UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” ROGOVA.pdf · është vendosur që gjuha shqipe të...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema:SI TË ZBATOHEN DIFTONGJET TE KLASËT E PARA UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA: Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Ema Rogova Gjakovë,2019

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” ROGOVA.pdf · është vendosur që gjuha shqipe të...

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I EDUKIMIT

    PROGRAMI FILLOR

    PUNIM DIPLOME

    Tema:SI TË ZBATOHEN DIFTONGJET TE KLASËT E PARA

    UDHËHEQËSE SHKENCORE: KANDIDATJA:

    Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Ema Rogova

    Gjakovë,2019

  • 2

    Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

    1. ___________________ Kryetar

    2. ___________________ Anëtar

    3. ___________________ Anëtar

    Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.

    Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

    1. ___________________ Kryetar

    2. ___________________ Anëtar

    3. ___________________ Anëtar

    Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

    Bachelor i Edukimit - Programi Fillor.

  • 3

    Dedikuar

    Familjes, e cila është busulla që na udhëheq dheinspirimi për të arritur lartësitëmë të mëdha.Pasuria më e madhe në jetë – familja ime!

  • 4

    TABELA E PËRMBAJTJES

    Mirënjohje...................................................................................................................................6

    Abstrakti......................................................................................................................................7

    HYRJE…………………………………………………………………………………………8

    KAPITULLI I…………………………………………………………………………………9

    1. FONETIKA………………………………………………………………………………….9

    1.1. Pjesët përbërëse të fonetikës……………………………………………………….........9

    1.2. Metodat e studimit të fonetikës………………………………………………………….10

    1.3. Lidhja e fonetikës me disiplinat tjera……………………………………………………11

    KAPITULLI II………………………………………………………………………………...12

    2. ZANORET…………………………………………………………………………………...12

    2.1. Klasifikimi nyjëtimor i zanoreve……………………………………………………......13

    2.2. Zanoret e trashëguara……………………………………………………………………15

    2.3. Zanoret e formuara brenda shqipes……………………………………………………...16

    KAPITULLI III………………………………………………………………………………..17

    3. DIFTONGJET………………………………………………………………………………..17

    3.1. Diftongjet e trashëguara…………………………………………………………………17

    3.2. Diftongjet e formuara në gjuhën shqipe…………………………………………………18

    3.2.1. Diftongu /je/…………………………………………………………………………...18

    3.2.2. Diftongu /ja/…………………………………………………………………………...19

    3.3. Togu zanor /ie/…………………………………………………………………………..20

  • 5

    3.4. Togjet e zanoreve /ua/ dhe ue/………………………………………………………….21

    3.5. Togu zanor /ye/………………………………………………………………………….21

    3.6. Grupi tingullor /vo-/ va-/………………………………………………………………..22

    KAPITULLI IV……………………………………………………………………………….23

    4. SI TË ZBATOHEN DIFTONGJET TE KLASËT E PARA………………………………..23

    4.1. Të mësuarit sipas strukturës ERR……………………………………………………....23

    4.1.1. Evokimi……………………………………………………………………………….24

    4.1.2. Realizimi i kuptimit…………………………………………………………………...25

    4.1.3. Reflektimi……………………………………………………………………………..26

    4.1.4. Hartimi i një programi mësimor cilësor……………………………………………….27

    4.2. Mësimi model…………………………………………………………………………..28

    4.2.1. Zbatimi i diftongjeve………………………………………………………………….28

    4.2.2. Pjesa hyrësë (evokimi)………………………………………………………………..29

    4.2.3. Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit)…………………………………………..30

    4.2.4. Pjesa përfundimtare (reflektimi)……………………………………………………...31

    PËRFUNDIMI…………………………………………………………………………………33

    LITERATURA………………………………………………………………………………..34

  • 6

    MIRËNJOHJE

    Rrugëtimi i studimeve të mia katërvjeçare, po përfundon këtu. Një rrugëtim i mbushur me shumë

    sfida, angazhime, gëzime, përjetime dhe përvoja.

    Njëfalënderim i veçantë dhe i sinqertë i përket profesoreshës, njëherit edhe mentores sime Prof.

    Asoc. Dr. Sindorela Doli – Kryeziu, për mbështetjen,bashkëpunimin, kontrollin e detajuar të

    punimit, si dhe sugjerimet adekuate, të cilat e ngritën kualitetin dhe përmbajtjen e këtij

    punimi.Me afërsinë, korrektësinë, kujdesin dhe sinqeritetin e saj, ajo na dha pasqyrën e një

    mësimdhënësi model, duke na motivuar të vazhdojmë tutje rrugëtimeve të suksesit.

    Falënderimi i radhës i kushtohet shoqërisë sime të dashur e të çmuar. Studimet, pa ato, nuk do

    të kishin kuptim dhe do ishin boshe.

    Një falënderim i pafund dhe mirënjohje e thellë, rreth përkrahjes, motivimit dhe përkushtimit, i

    takon medoemos, familjes sime, e cila më ndoqi në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ata ishin shtytja

    mëe fuqishme, që më përcollën drejt triumfit, duke ma bërë të mundur ta gëzoj titullin

    “mësuese”, andaj edhe unë asnjëherë nuk do t’i zhgënjej, por do të mundohem të bëhem një

    mësuese e zellshme dhe e suksesshme në të ardhmen.

  • 7

    Abstrakti

    Qëllimi i kësaj teme të diplomës,është që të arrij në disa përfundime, në lidhje me fonetikën, dhe

    zbatimin e saj në praktikë, duke përfshirënyjëtimin e qartë të tingujve zanorë e veçanërisht

    diftongjeve. Jemi munduar të përshkruajmë edhe zbatimin dhe realizimin e një ore mësimore, ku

    kemi praktikuar mësimin e diftongjeve në klasën e parë, si dhe kuptimin dhe shqiptimin sa më të

    saktë të tyre.

    Synimi im kryesorishte të zbatuarit e njësisë mësimore mbi diftongjet, te nxënësit e klasës

    sëparë. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me fëmijë të vegjël, u mundova të praktikoj të

    mësuarit përmes lojës. Mënyra më e mirë, qëkëta nxënës të arrijnë njohuriështëtë praktikuarit

    përmes figurave dhe përmes shqisave, pasi që gjithmonë do t’i memorizojnë më lehtë.

    Ky hulumtim, përveç se ka rëndësi të madhe për mua në të tashmen time si studente, ai

    gjithashtu do të luajë edhe një rol të veçantë në të ardhmen time si mësimdhënëse, pasiqë

    gjithmonë do të jetë udhërrëfyes imi, se si të planifikohet një orë mësimore kreative, që nxënësve

    do të iu mundësojë përvetësimin e njohurive, në mënyrën më të lehtë të mundshme.

    Fjalët kyçe: Fonetika, zanoret, tingujt, diftongjet, nxënësit.

  • 8

    HYRJE

    Gjuha shqipe është përfaqësuesja e vetme e një dege të veçantë në trungun e familjes sëgjuhëve

    indoevropiane. Gjuha zhvillohet e ndryshon gjithnjë në rrjedhë të shekujve. Në evolucionin e saj,

    që përfshin mijëvjeçarë, ndryshojnë fjalët, format gramatikore dhe fonemat, që janë elementet

    përbërëse të fjalëve. Që nga koha kur u botua veprae parë në gjuhën shqipe (1555) e deri në ditët

    tona leksiku i shqipes ka pësuar ndryshime të mëdha.

    Vepra e parë e Gjon Buzukut “Meshari” që daton qënga viti 1555, vjen si e para vepër që e

    dokumentoi shkrimin shqip. Që nga fjalët e para, të paraqitura në këtë vepër, Buzuku përpiqet të

    na flasë shqip, duke përdorur fjalë dhe mendime shqiptare, prandajedhe mund të themi që kjo

    vepër hyn në dokumentimin origjinal të gjuhës sonë të lashtë.

    Gjuha shqipe në të sotmen përdoret si gjuhë zyrtare nëShqipëri dhe Kosovë. Gjuha shqipe

    nënkupton gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, të miratuar në Kongresin e

    Drejtshkrimit tëShqipes në vitin 1972 në Tiranë. Ndër të tjera, gjuha shqipe në brumin e saj

    përfshin edhe të dy dialektet, nëndialektet dhe të folurat, që fliten nga shqiptarët anëmbanë globit

    tokësor. Ajo ka dy dialekte kryesore, si: gegërishtja dhe toskërishtja, si dhe një kronolekt siçështë

    arbërishtja.1 Fjalori i shqipes përfshin huazime të shumta, siato nga greqishtja e lashtë,

    latinishtja, gjuhët sllavo- jugore, greqishtja e re, osmanishtja si dhe nga italishtja e frëngjishtja,

    por edhe nga shumëgjuhëtë tjera, me të cilat ka qenë në kontakt.

    Alfabeti i gjuhës shqipe ka tridhjetë e gjashtëshkronja, nga të cilat shtatë janë zanore, dhe njëzet

    e nëntëjanë bashkëtingëllore. Në Kongresin e Alfabetit të mbajtur në vitin 1908 në Manastir,

    është vendosur që gjuha shqipe të shkruhet sipas variantit të alfabetit latin, që përdoret i njëjtë

    edhe në të sotmen. Shumë hulumtime nga studiuesit e huaj, por edhe nga ata vendas kanë sjellë

    fakte, se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe se gjuha shqipe mbijetoi si pasardhëse e

    ilirishtes.

    1https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha_shqipe (vizituar së fundmi më 7.11.2019)

  • 9

    Kapitulli I

    1. Fonetika

    Fonetika është shkenca që merret me studimin e rrafshit ose anës tingullore të zërit dhe rrjedh

    nga greqishtja (phonetikos, kuphone -tingull, zë). Ajo studion njësitë tingullore të gjuhës,

    domethënë, mënyrën e prodhimit, transmetimit dhe përceptimit të tingujve, si dhe aspektin

    funksional, pra rolin që luajnë ose funksionin që kryejnë njësitë tingullore, në një gjuhë të dhënë.

    Fonetika studion, substancën tingullore, si dhe funksionin që kryen ajo në të folur. Këto dy

    aspekte (tingullor dhe funksional) nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri në procesin e

    komunikimit, por çdonjëri prej tyre, mund të veçohet për nevoja studimi dhe të bëhet objekt i një

    analize të veçantë. Në njësitë tingullore të gjuhës përfshihen tingujt dhe rrokja, theksi dhe

    intonacioni.

    Përpjekjet e para për studimin e substancës tingullore i gjejmë, që nga gramatikanët indianë

    (rreth viteve 500 para erës sonë), tëcilët kanë bërë përshkrimin e detajuar të mënyrës së formimit

    të tingujve. Pra, fonetika si shkencë, me një bazë teorike tëcaktuar, lindi rreth gjysmës së dytë të

    shek. XIX. Ajo përbën një degë më vete të gjuhësisë, që ka objektin dhe metodën e vet të

    studimit.2

    1.1.Pjesët përbërëse të fonetikës

    Fonetika në vartësi nga objekti dhe qëllimi i studimit, mund të jetëpërshkruese dhe historike.

    Fonetika përshkruese merret me studimin e aspektit nyjëtor, fizik, perceptiv dhe

    funksional të mjeteve tingullore të një gjuhe në një moment tëcaktuar. Fonetika

    përshkruese ndahet nëfonetikë nyjëtimore, fonetikë akustike, fonetikë dëgjimore ose

    auditive dhe në fonetikë funksionale ose fonologji. Po ashtu, në të mund të përfshihet

    edhe fonetika kombinatore dhe fonostilistika.Fonetika kombinatore merret me

    modifikimin e tingujve në rrjedhën e të folurit, dukuritë dhe rregullat e ndryshimit të tyre

    në pozita të ndryshme.

    2Beci, Bahri, “Fonetika e gjuhës shqipe” Tiranë, 2004, f. 10-11.

  • 10

    Fonetika historike studion evolucionin e mjeteve tingullore të një gjuhe gjatë historisë së

    zhvillimit të saj.3

    1.2.Metodat e studimit të fonetikës

    Fonetika ka metodat e veta të studimit, të cilat shpjegohen me faktin që objekti i fonetikësështë i

    veçantë (njësitë e nyjëtimit të dytë të gjuhës). Tingulli është rezultat i dridhjeve të një trupi

    tingullor. Të analizosh elementet e sistemit fonetik të një gjuhe do të thotë të analizosh lartësinë,

    gjatësinë dhe instiktin e valëve tingullore. Gjithashtu, duhet të dimë se si prodhohen tingujt.

    Tingujt kanë një numër të madh veçorish akustike dhe nyjëtimore, tëcilat duhet dalluar nga

    pikëpamja e rolit që luajnë në dallimin e kuptimeve leksikore dhe gramatikore të fjalëve.4

    Në nyjëtimin e tingujve të shqipes standarde marrin pjesë: mushkëritë, nga të cilat del rryma e

    ajrit, tejzat e zërit që dridhen ose jo gjatë kalimit të ajrit, qiellza e butë që ngrihet ose ulet,

    gjuha dhe buzët,që zënë pozicione të ndryshme. Fonetika është dije e sistemit tingullor të të

    folurit.

    Tingujt mund të trajtohen në këto aspekte themelore:

    Në vështrimin e mënyrës, se si prodhohen ata nga organet e të folurit;

    Në vështrimin e cilësive akustike të valëve tingullore, që lëvizin nga folësi e dëgjuesi;

    Në ndryshueshmërinë e tingujve gjatë kombinimit të tyre për të krijuar fjalë;

    Në vështrimin e veprimit fizik të veshit të njeriut dhe mekanizmave që lidhen me ta.5

    6Foto. 1.

    3Aty, f. 11.4Po aty, f. 11.5https://www.academia.edu/30007847/Gjuh%C3%AB_shqipe_I (vizituar së fundmi më 7.11.2019)

  • 11

    1.3.Lidhja e fonetikës me disiplinat tjera

    Fonetika ka lidhje të ngushta me lëndet shoqërore dhe ato natyrore.

    Lidhja e fonetikës me fonologjinë. Ekziston lidhja e ngushtë në mes tyre e ndër të tjera fonetika e

    fonologjia e plotësojnë njëra-tjetrën. Deri vonë fonologjia është marrë si nëndegë e fonetikës. Me

    kalimin e kohës dhe zgjerimin e dijeve për to, fonetika dhe fonologjia janë bërë si dy dije më

    vete, por kanë ndërlidhje shumë të ngushtë mes tyre.

    Lidhja e fonetikës me morfologjinë. Këmbimet e tingujve, janë lëndë e fonetikës, ndërsa

    këmbimet e fonemave janë lëndë e fonologjisë.

    Lidhja e fonetikës me sintaksën. Lidhjet e këtyre vërehen sidomos në intonacion. Pauzat, ngritja

    dhe ulja e zërit në ligjërimin e folur përmitojnë kumtimin në fjalë e togfjalësha, ndërsa e lidhin

    atë në njësi të mëdha, në fjali e periudha, që për nga qëllimi dhe përbërja mund të jenë të

    ndryshme.

    Lidhja e fonetikës me leksikologjinë, semiologjinë dhe me semantikën. Tingujt në gjuhë

    përmbushin dy funksione: perceptive dhe shenjuese. Funksioni perceptiv i bën njësitë gjuhësore

    të kapshme për ne (tingujt t’i dëgjojmë, shkronjat t’i shohim). Funksioni shenjues (diferencues)

    apo kuptimdallues bën që në bazë të përbërjes tingullore të dallojmë kuptimin e njësive

    gjuhësore.7

    6Aty, f. 11.7https://www.academia.edu/30007847/Gjuh%C3%AB_shqipe_I (vizituar së fundmi më 7.11.2019)

  • 12

    Kapitulli II

    2. Zanoret

    Sistemi zanor i shqipes së sotme përbëhet prej shtatë fonemash, që janë: /a/, /e/, /i/, /o/, /u/, /y/,

    /ë/. Këto zanore ruajnë dallime lidhur me gjatësinë e tyre, duke u ndarë në dy seri: të shkurtra e

    të gjata.8

    Veçoria nyjëtimore themelore e zanoreve është kalimi i lirë i rrymës së ajrit, duke filluar që nga

    hapësira e nënlaringut. Gjatë nyjëtimit të zanoreve, rryma e ajrit, qëprodhohet nga lëkundjet

    periodike të tejzave të zërit, kalon nëpër faring dhe gojë pa hasur ndonjë pengesë.

    Modifikimi i vetëm që mund t’i bëhet rrymës së ajrit është rezonanca, pra, përforcimi i disa

    frekuencave të pjesshme nga rezonatorët.Për nyjëtimin (artikulimin) e zanoreve të shqipes

    standard, funksionojnë dy rezonatorë, rezonatori gojor dhe ai buzor. Forma e rezonatorit të gojës

    ndryshon në vartësi të lëvizjes horizontale dhe vertikale të gjuhës dhe pjesëmarrjes së buzëve.

    Gjuha duke u zhvendosur para ose prapa, e ndan hapësirën gojore në dy pjesë, në hapësirën e

    përparme dhe në hapësirën e prapme. Dallimi i dy grupeve kryesore zanore/bashkëtingëllore

    është shumë i hershëm dhe lidhet me grekërit e vjetër. Sipas tyre zanoret mund të shqiptoheshin

    më vete dhe të formonin rrokje, kurse bashkëtingëlloret nuk mund të qëndronin dhe të formonin

    rrokje pa ndihmën e një zanoreje9.

    8Topalli, Kolec, “Fonetika historike e gjuhës shqipe”, Dituria, 2007, f, 106.9 Beci, Bahri, “Fonetika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004, f, 23-25.

  • 13

    Foto.2.

    2.1.Klasifikimi nyjëtimor i zanoreve

    Gjatë nyjëtimit të zanoreve, forma e rezonatorit të gojës ndryshon në vartësi të lëvizjeve

    horizontale e vertikale të gjuhës, si dhe pjesëmarrjes së buzëve. Në qoftëse vendi i nyjëtimit

    është në drejtim të pjesës së përparme të qiellzës, pra, kur gjuha lëviz përpara dhe pjesa e mesme

    e shpinës së gjuhës ngrihet në drejtim të pjesës së përparme të qiellzës kemi zanore të

    përparme: (i), (y), (e).

    10

    Foto.3.

    Vendi i nyjëtimit vendoset në drejtim të pjesës së prapme të qiellzës, pra, kur trupi i gjuhës

    zhvendoset prapa dhe pjesa e prapme e shpinës së gjuhës ngrihet drejt pjesës së prapme të

    qiellzës, ndërsa maja largohet pak nga dhëmbët e poshtëm, kemi zanore të prapme: (u), (o).11

    10Beci, Bahri, “Fonetika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004, f. 24-25.11Aty, f.25.

  • 14

    Foto.4.

    Vendi i nyjëtimit kur vendoset në drejtim të mesit të qiellzës, pra, kur gjithë shpina e gjuhës

    zhvendoset drejt mesit të qiellzës, kemi zanore qendrore ose të mesme: (ë), (a).Zanorja (ë)

    quhet nganjëherë neutrale, sepse ajo nuk është as e përparme, as e prapme, as e mbyllur, as e

    hapur, as buzore, as jobuzore. Ka edhe një timbër të paqartë dhe të papërcaktuar mirë.

    12Foto.5.

    Në qoftëse gjuha zbret në maksimum kemi zanore të hapura, në qoftëse gjuha ngrihet në

    maksimum kemi zanore të mbyllura.

    Shqipja standarde ka tri shkallë të hapjes:

    Zanore të mbyllura;

    Zanore të hapura;

    12Aty, f. 26.

  • 15

    Zanore të mesme.13

    Foto. 6.

    2.2.Zanoret e trashëguara

    Nga zanoret e shqipes, katër prej tyre, pra fonemat /a/, /e/, /i/, /u/, vijnë drejtpërdrejt nga zanore

    të trashëguara që nga periudha indoeuropiane; zanorja /o/është formuar nga evolucioni i

    zanoreve të gjata.

    Faza e zhvillimit Zanoret Shembuj

    Faza e trashëguar

    A

    I athët : ie. aṡ-, gr. ἄκρος “majë”, lat. acidus “i thartë”,

    lit. asztrùs “i mprehtë”;

    Atë : ie. atta, gr. ἄττα “plak”, got. atta “atë”, lat. atta

    “kujdestar”;

    Amë : ie. amma, isl. vj. amma “gjyshe”, ”, gr. ἄμμα

    “nënë”.

    I

    Hi : lat. cinis;

    Lidh : ie. liĝ-, lat. ligāre “lidh”.

    U

    Ujë: ie. ud-, ind. vj. udán(i) “ujë”, gr. ὕδωρ “ujë”; (e) tu

    : ie. tu, ind. vj. tú, gr. (dor.) τύ;

    Tul : ie. tu- “fryhem”, ind. vj. tūlam “tufë puplash,

    pambuk”, gr. τύλος “kallo, fryrje”.

    13Beci, Bahri, “Fonetika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004, f. 26-27.

  • 16

    E

    Mbledh : ie. leĝ- “mbledh”, gr. λέγω, lat. legō “mbledh e

    lexoj”;

    Kredh : “hidhem, kërçej”, irl. vj. focerdaim “hedh”, bret.

    vj.credam “shkoj”.

    Faza parahistorike O

    O-ja (e trashëguar): natë: ie. nokt-, lat. nox,noctis;

    O-ja ( e sotme): motër: ie. māter, lat. māter, ind. vj.

    mātár.

    2.3. Zanoret e formuara brenda shqipes

    Gjuha e vjetër indoeuropiane nuk e ka pasur fonemën /y/ në sistemin e saj zanor. Në gjuhën

    shqipe zanorja /y/është një shfaqje e mëvonshme, një zhvillim i saj i brendshëm. Zanorja /y/është

    formuar nga bashkimi i/u/-së me gjysmëzanoren /i/, p.sh.: tek emrifryt nga frujt, që e kanë

    shkrimtarët e vjetër.Zanorja /ë/ po ashtu është formuar brenda shqipes. Kemi /ë/-në e patheksuar

    dhe /ë/-në e theksuar në toskërisht.14

    Faza historike

    Y

    Hyll : ie. Sūl- “diell”, brymë: lat. Bruma

    Myk : lat. mucus , shtyllë: gr. στύλος

    Ë

    I. ë-ja e patheksuar: amë : lat. amma,atë : lat. atta,

    pëllambë: gr. vj. παλάμη

    II. ë-ja e theksuar (tosk.): zë : ie. ĝỊh on,

    këmbë: lat.camba,

    mëngër : gr. mάγγανον.

    14Topalli, Kolec, “Fonetika historike e gjuhës shqipe”, Dituria, 2007, f. 96-98.

  • 17

    Kapitulli III

    3. Diftongjet

    Dy zanore që shqiptohen si një rrokje e vetme përbëjnë një diftong. Gjuha shqipe është e pasur

    me diftongje, por ato janë formuar gjatë zhvillimit të saj të brendshëm, në periudha historike.

    Diftongjet e shqipes janë krijuar përgjithësisht nga zbërthimi i zanoreve të thjeshta, në kushte

    tëcaktuara fonetike dhe kanë ndjekur një rrugë të gjatë evolucioni, duke kaluar nëpër disa rrugë e

    duke u kthyer përsëri në zanore të thjeshta. Ato kanë kaluar në togje zanoresh, në grupe

    tingullore, por shqipja ka pasur edhe diftongje të trashëguara nga gjuha indoeuropiane, që janë

    kthyer në zanore të thjeshta, ashtu si në shumicën e gjuhëve të kësaj familjeje. Grupi tingullor

    është përdorur për rrokjet, që përbëhen nga një bashkëtingëllore e një zanore, kur kanë origjinë

    diftongore, si rasti i grupit /vo/, /va/, që ka dalë nga diftongimi i zanores /o/.15

    3.1.Diftongjet e trashëguara

    Gjuha indoeuropiane ka pasur diftongje të shkurtra e të gjata, që janë formuar me gjysmëzanoret

    /i/ dhe /u/. Nga këto më të shpeshta kanë qenë diftongjet zbritëse, ku në vend të parëështë

    zanorja e plotë e në vend të dytë gjysmëzanorja. Shndërrimi i diftongjeve të trashëguara në

    zanore të thjeshta ka ndodhur në gjuhën nënë në një periudhë të hershme, shumë shekuj para

    dokumentimit të shqipes. Kalimi i diftongjeve në zanore të thjeshta ka ndodhur më herët te

    15Aty, f. 154.

  • 18

    zanoret e gjata, se te zanoret e shkurtra, për arsye se veprimi i theksit dinamik, që shkakton

    rënien e gjysmëzanores, ka qenë më i fuqishëm te zanoret e gjata. Gjysmëzanoret e trashëguara,

    si pjesë e një diftongu, kur kanë qenë në ballë të fjalës,kanë ndjekur një evolucion të veçantë.16

    3.2.Diftongjet e formuara në Gjuhën Shqipe

    Diftongjet e shqipes së sotme janë formime të brendshme të gjuhës. Ato janë formuar me rrugë

    të ndryshme, si:

    nëpërmjet rrugës fonetike nga zbërthimi i një zanoreje të thjeshtë( /e/ > /je/, /ja.);

    me rrugë morfologjike, nga bashkimi i dy morfemave (vëllai, bleu) dhe

    me rrugë sintaksore, nga ndeshja e dy zanoreve që u përkasin fjalëvë të ndryshme (trajta e

    shkurtër ja nga i + e).17

    3.2.1. Diftongu /je/

    Diftongu /je/është formuar nga zbërthimi i zanores /e/ të shkurtër. Nga kjo zanore është formuar

    edhe diftongu /ja/ e togu zanor /ie/. Këto diftongje janë formuar në një periudhë të hershme të

    zhvillimit të shqipes dhe kanë lidhje me njëri- tjetrin, pasi që kanë burim të njëjtë.

    Diftongu /je/është më i përgjithshëm, duke përfshirë thuajse të gjitha fjalët me zanoren /e/ të

    shkurtër, si:

    tjerr : ie. ter- “fërkoj”, lat. tero;

    pjek : ie, peq- “pjek”

    bie ~ bjerë : ie. bher- “mbaj, sjell”

    16 Po, aty, f. 155-157.17Aty, f. 158.

  • 19

    njeri : ie. ner- “njeri”, irl.vj. nert “forcë”, lat. neriosus “ i fortë, i qëndrueshëm”

    rrjedh : ie. reg- “lag, shi”, lat. rigare “ujis”, gjerm. Regan “bie shi”.

    Diftongu /je/, që ka dalë nga zanorja /e/, në disa fjalëështë kthyer përsëri në zanoren /e/. Kjo,

    dukuri në gjuhën shqipe quhet rikthim (restauracion),që ka ndodhur për shkak të ndeshjes së

    gjysmëzanores me disa bashkëtingëllore që ndodheshin para këtij diftongu.18

    3.2.2. Diftongu /ja/

    Ashtu si diftongu /je/, edhe diftongu /ja/është formuar nga zbërthimi i /e/-së së shkurtër

    indoeuropiane. Diftongu /ja/ gjendet në një numër më të kufizuar fjalësh, që janë kryesisht fjalë

    të trashëguara. Zanorja /e/është e hapur në diftongun /ja/, megjithëse bashkëtingëlloret para

    zanores /e/ janë të njëjta me ato të fjalëve që dalin me diftongun /je/, bashkëtingëlloret prapa

    kësaj zanoreje,mund të kenë ndikuar në kthimin e diftongut /je/ në/ja/, janë:

    1) lëngëzorja anësore /l/ vetëm ose në një grup bashkëtingëllor, p.sh.:

    djalë : lat. filius, “bir”;

    pjalm : ie. pel- “pluhur, miell”, lat. pulvis-eris “pluhur”;

    mjaltë : lat. mel.

    2) lëngëzoret dridhëse /r/, /rr/, p.sh.:

    zjarm/ zjarr : lat. formus “i ngrohtë” .

    3) bashkëtingëllorja hundore /m/, p.sh.:

    dhjamë : ie. dem- “dhjame”, arm. Tamuk “i njomë”.

    4) një fërkimore, vetëm ose në grup bashkëtingëllor, p.sh.:

    jashtë: ie. eks-, lat, ex

    djathë: ind. vj. dadhi “qumësht i thartë”, lat. dexter.

    18 Aty, f.159-164.

  • 20

    Pra, për kthimin e diftongut /je/ në /ja/ kanë ndikuar bashkëtingëlloret që janë ndodhur pas

    zanores /e/, si: lëngëzoret /l/, /r/, /rr/, hundorja /m/ etj., sidomos kur kanë qenë në grupe

    bashkëtingëlloresh.19

    3.3.Togu zanor /ie/

    Ky tog zanor është një shkallë e mëtejshme e diftongut /je/, iciliështë zhvilluar në kushte të

    veçanta. Togu /ie/është ruajtur vetëm pjesërisht, dhe më tepër në të folmet e ngulimeve shqiptare

    dhe në veprat e autorëve të vjetër. Ky tog zanor gjendet:

    para lëngëzores anësore (ll) në fjalë me rrokje të mbyllura; si p.sh.:

    emrat miell, diell, qiell te foljet siell, mbiell, shtiell, viell, ndiell;

    para lëngëzores dridhëse /r/ në fjalë me rrokje të mbyllura; si p.sh.:

    te emrat fierdhe foljet nxier, vier, zbier;

    në fjalë me rrokje të hapura fundore, si p.sh.:

    te foljet bie, shpie, shtie, që kanë pasur në fund të tyre lëngëzoren dridhëse -r,

    bjerë, shpjerë, shtjerë.

    Pra, shkaku i krijimit të këtij togu zanor janë bashkëtingëlloret lëngëzore /ll/, /r/ kur kanë qenënë

    rrokje të mbyllura fundore. Kalimi i diftongut në tog zanor ka ndodhur kur theksi i fjalës u

    zhvendos nga zanorja /e/ në gjysmëzanoren e diftongut, për shkak të lëngëzoreve që mbyllnin

    rrokjen. Disa fjalë nuk dalin me togun /ie/, megjithëse përmbajnë zanoren /e/, të ndjekur nga një

    bashkëtingëllore lëngëzore që mbyll rrokjen. Fjalë të tilla janë: qell, zell, faqell, fëner, vërer etj.

    Arsyeja e mungesës së diftongimit mund të jetë mosha e tyre relativisht e re në gjuhën shqipe,

    meqenëse këta emra janë huazime të vona: zell nga italishtja, faqell e fter nga greqishtja e re; si

    19Aty, f. 164-167.

  • 21

    rrjedhim, ato kanë hyrë në shqipen mesjetare kur nuk vepronte më procesi i zbërthimit të zanores

    /e/ në diftong.20

    3.4.Togjet e zanoreve /ua / ue/

    Togjet e zanoreve -ua/ -uekanë origjinë diftongore, pasi që janë krijuar nga zbërthimi i një

    zanoreje të thjeshtë dhe rruga e formimit të tyre ka kaluar nëpërmjet një diftongu. Ky tog zanor

    është i pranishëm kryesisht në emra e folje.

    Në sistemin emëror ai gjendet më shumë në trajtën e pashquar të numrit njëjës, që del pa

    mbaresë, si p.sh.: thua/ thue, grua / grue, muaj / muej, kraharuar / krahnuer, në formën e

    shumësit duar / duer, etj.

    Në të kryerën e thjeshtë, në foljet e tipit bluaj, shkruaj tema me diftong del në numrin shumës

    (bluam,bluat, bluan).

    Nga fjalët me togjet e zanoreve -ua- / -ue- paraqesin interes disa trajta, që dalin me

    bashkëtingëlloren -j në fund të tyre, si: emrat muaj / muej, duaj / duej“dorëza gruri”, mbiemri (i)

    huaj / (i) huejetj.

    Trajtat emërore ftoni, kroni, thoni në të folmet e Veriut,na dalin me bashkëtingëllore hundore në

    trajtën e shquar dhe në rasat e zhdrejta të së pashquarës. Me rrugë fonetike këto forma nuk gjejnë

    shpjegim, meqenëse trajta e pashquar del me diftong (ftue ~ ftoni).21

    3.5.Togu zanor /ye/

    Togu zanor /ye/ ka gjithashtu origjinë diftongore, meqenëse është formuar nga diftongimi i një

    zanoreje të thjeshtë. Fjalët, që përmbajnë togun zanor /ye/, janë kryesisht emra e folje, ku ky tog

    del në disa trajta tëcaktuara. Në sistemin emëror ai gjendet më shumë në trajtën e pashquar të

    20Aty, f. 167-170.21Aty, f. 170-182.

  • 22

    numrit njëjës, që del pa mbaresë, si p.sh.: tek emrat arsye, krye, mye“ zemra e drusë”,

    dyell“dell”, fyell.Togu zanor /ye/ i këtyre fjalëve këmbehet kudo me zanoren -e-. Kjo dukuri

    vërehet sinë fjalët që dalin me diftong në rrokje të hapura, ashtu edhe në të tjerat me rrokje të

    mbyllura.

    Kështu, shumësit dyeri përgjigjet njëjësi derë, kurse njejësit kryei përgjigjet shumësi krerëdhe

    trajtat e shquara kreu, krei, kresë e ndjafolja krejt.22

    3.6.Grupi tingullor /vo- /va-/

    Ky grup tingullor, historikisht ka origjinë diftongore, meqenëse është formuar nga zbërthimi në

    diftong i zanores /o/ në një periudhë të hershme të shqipes, gjë që duket në rrethin e ngushtë të

    fjalëve që ka përfshirë. Nga fjalët e trashëguara, këtij diftongimi i janë nënshtruar këto fjalë:

    vorr / varr : gjerm. l. vj. erda “dhe, tokë”; votër / vatër: pers. re adar “zjarr”; vojta / vajta : lat.

    eo “eci”.

    I vetmi kusht fonetik që ka përcaktuar krijimin e këtij grupi, ështëprania e zanores o- në ballë të

    fjalës, në rrokje të theksuar. Ky kusht ndryshon nga rasti kur zanorja /o/ ka dhënë togjet zanore

    /ua/ ue/, kur ka qenë në rrokje të mbyllura fundore para sonanteve /n/, /ll/, /r/; prandaj edhe

    rrugët e ndjekura dhe përfundimet e diftongimit në të dyja këto raste janë të ndryshme.

    Formimi i këtij grupi tingullor është mjaft i hershëm. Fazat e ndryshme të kësaj dukurie shtrihen

    në një periudhë kohore mjaft të gjatë, prej disa shekujsh, duke qenë të lidhura me zhvillimet që

    ka sjellë në shqipe ndryshimi i pozicionit të theksti të fjalëve. Një tregues lashtësie, që na çon në

    periudhën e marrëdhënieve të hershme me latinishten, është edhe zhvendosja e theksit në

    gjysmëzanore në ballë të fjalës, qëështë arritur në kohën kur shqipja ruante theksin nistor,

    domethënë në kohën e marrëdhënieve të hershme me latinishten. Një fazë tjetër është edhe

    zhvendosja e theksit nga pozicioni nistor në trup të fjalës, që ka si shkak rregullimin mekanik, i

    22 Aty, f. 182-189.

  • 23

    ciliështë zhvilluar kur shqipja kishte kaluar në theksimin parafundor të fjalëve, që i përket

    periudhës së vonë latine, domethënë shekujve të fundit tëmesjetës së hershme.23

    Kapitulli IV

    4. Si të zbatohen diftongjet te klasët e para

    Këtu fillon një ndër fazat e para të strukturës për zhvillimin e të menduarit dhe të nxënit

    lidhur me të konceptuarit e diftongjeve. Në këta hapa fillestar kryhen veprimtari të ndryshme

    njohëse. Së pari, nxënësi është i përfshirë gjallërisht në transmetimin e asaj,se ҫka di rreth temës

    sëtingujve. Kjo veprimtari e përqendron atë të shqyrtojë njohuritë e tij/saj dhe të fillojë të

    mendojë rreth temës që së shpejti do ta shqyrtojë mëdetajisht, duke ndërlidhur tingujt zanorë për

    të arritur deri te diftongjet. Ky angazhim fillestar ka rëndësi të dorës së parë, pasi në këtë fazë

    fillestare, nxënësi nxjerr në pah njohuritë, shqyrton, një nivel bazë të njohurive vetjake mbi

    tingujt, të cilave mund t’u shtohen njohuri të tjera rreth dallimeve në mes zanoreve e

    bashkëtingëlloreve, për të arritur te konceptimi më efektiv mbi diftongjet.

    4.1. Të mësuarit sipas strukturës ERR

    Struktura e mësimit ERR, quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit ose struktura e zhvillimit

    tëtë menduarit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit, e cila përbëhet nga tri faza.

    23Aty, f. 189-193.

  • 24

    Foto.7.

    Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji ose teknika mësimdhënieje.

    4.1.1. Evokimi

    Në fazën e evokimit kryhen veprimtari njohëse. Qëllimi i evokimit është rikujtimi i nxënësve për

    njohuritë e mëparshme që shërbejnë si një bazë për t’i lidhur me njohuritë e reja në procesin e të

    nxënit.Është e rëndësishme të nxirret çdo gjë që mendojnë rreth temës.

    Po ashtu, rëndësore është edhe përfshirja aktive e nxënësve, qëprovojnëtë mendojnë duke

    përdorur gjuhën e tyre dhe më pas shprehin të menduarit, tëshkruarit dhe të folurit.Procesi i

    lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme, përbën qëllimin kryesor, përmes tëcilit

    përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.

    Gjatë fazës së evokimit, rolet e mësuesit janë:

    Drejtimi i mendimeve të nxënësve;

    Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve;

    Realizimii

    kuptimit

    Reflektimi

    Evokimi

  • 25

    Kuptimi i mendimeve apo ideve të nxënësve.24

    Teknikat që mund të përdoren tek evokimi janë: imagjinatë e drejtuar (vizatim, fotografi),

    parashikim me terma paraprak, ese, shkrim i lirë, shoqërim idesh, stuhi mendimesh.

    4.1.2. Realizimi i kuptimit

    Kjo është faza kur nxënësit bien në kontakt me njohuritë e reja, e cila mund të konsiderohet si

    faza kryesore gjatë procesit të të nxënit. Mësuesi në këtë fazë ka ndikim më të paktë te nxënësi.

    Nxënësi duhet të jetë i përfshirë në kuptimin e njohurive të reja, po ashtu të jetë i gatshëm.

    Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje:

    1) Të mbajë të aktivizuar nxënësin, duke ruajtur interesin dhe ritmin e fituar gjatë fazës së

    evokimit;

    2) Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

    Në këtë fazëmund të përdoren strategji të mësimdhënies, që i ndihmojnë nxënësit të marrin pjesë

    në mënyrë të qëndrueshme. Pa kontrolluar të kuptuarit, leximi bëhet i paqëllimshëm dhe nxënësit

    nuk përfshihen gjallërisht në procesin e leximit.25

    24http://shkolla-jone.simplesite.com/418677778 (vizituar së fundmi më 7.11.2019)25http://shkolla-jone.simplesite.com/418677778 (vizituar së fundmi më 7.11.2019)

  • 26

    Teknikat që mund të sherbejnë te realizimi i kuptimit janë: DRTA (në një tekst të shtjellohet

    tema, tëcaktohet titulli), DLTA (çfarë ndodhi, çfarë do të ndodhë), mendo dhe puno në dyshe,

    tryeza rrethore, kubimi, të nxënit me këmbime, insert etj.

    4.1.3. Reflektimi

    Faza e tretë e strukturës mësimore është faza e reflektimit. Gjatë kësaj faze, lexuesit përforcojnë

    të nxënit e ri dhe po ashtu në mënyrë aktive ata e rindërtojnë skemën e tyre duke e përshtatur me

    studimet e reja. Është kjo fazë kur nxënësi nxjerr njohuri të rejavetë. Kjo ndodh te të nxënit e

    qëndrueshëm.

    Në fazën e reflektimit, nxënësit filojnë të shprehin me fjalë dhe mendime të veta idetë apo edhe

    informacionin e marrë gjatë fazës së realizimit. Kjo është e rëndësishme, pasi që ata mund të

    ndërtojnë plane të reja, dhe mund të arrijnë objektivat e tyre.

    Qëllim tjetër ështënxitja e shkëmbimit të fuqishëm të ideve midis nxënësve për ta zgjeruar

    fjalorin shprehës. Diskutimi në klasë fillon në çastin kur nxënësit drejtojnë pyetje dhe kur një

    nxënës përgjigjet për atë që ka thënë një nxënës tjetër.

  • 27

    Të nxënit afatgjatë dhe arsyetimi në thellësi është vetjak, pasiqë secili nxënës e ka ritmin e

    ndryshëm të të mësuarit.26

    Teknikat që përdoren te reflektimi janë: diagrami i venit, pesëvargëshi, ese, shkrim i lirë,

    vlerësimi i shpejtë, rrjeti i diskutimit (nxiten nxënësit të mendojnë me kokën e tyre).

    4.1.4. Hartimi i një programi mësimor cilësor

    Sipas studiuesve, programi mësimor cilësor duhet të ketë të përcaktuara disa cilësi, si:

    Të jetë i këndshëm;

    Të jetë i fokusuar, jo konfuz;

    Të ofrojë zgjidhje për nxënësin;

    Të angazhojë ata nga ana emocionale;

    Të jetë i qartë në atë që kërkon të arrijë;

    Të lejojë dhe stimulojë bashkëpunimin me nxenësit;

    Të fokusohet në produktet e nxënësve, që kanë rëndësi për ta;

    Të ketë lidhje me jetën e nxënësve;

    Të jetë i freskët dhe befasues;

    Të jetë real, koherent dhe sfidues për nxënësit;

    26http://shkolla-jone.simplesite.com/418677778 (vizituar së fundmi më 7.11.2019)

  • 28

    Të ftojë nxënësit të përdorin atë që kanë mësuar në mënyrë të dobishme;

    T’i përfshijë ata në vendosjen e qëllimeve dhe në vlerësimin e përparimit të tyre.27

    4.2. Mësim model

    Në vazhdim do të paraqesim disa orë mësimore, të cilat i kam zhvilluar në bashkëpunim me

    mësuesen mentore. Jam munduar që nxënësve tëklasës së parë të iu bëjë sa më të kuptueshëm

    dhe sa më praktik kuptimin mbi diftongjet e gjuhës shqipe. Duke e ditur, se loja për nxënësit e

    kësaj shkalle është mënyra më e mirë që ndihmon të kuptuarit e njësisë, andaj jam munduar që

    këtë njësi ta praktikoj përmes lojës.Hulumtimet mbi funksionimin e trurit, dëshmojnë se mënyrat

    e të nxënit aktiv më së shumti ndihmojnë nxënësit të ruajnë për një kohë më të gjatë atë çka kanë

    mësuar, në vend që ta ruajnë atë në kujtesë në formën pasive.

    4.2.1. Zbatimi i diftongjeve

    Fusha: Gjuhë dhe komunikim;

    Lënda: Gjuhë shqipe;

    Klasa: I

    Lidhja me lëndet tjera: Art figurative;

    27Gaxhiqi, Behxhet, “Lënda e studimit të didaktikës-teoria e mësimit”.

  • 29

    Metodat mësimore: Fonetikë-alfabetike, ilustruese, demonstruese;

    Mjetet mësimore: Abetarja, fletorja, lapsi, goma, ngjyrat, shkronjat;

    Fjalët kyçe: Zanore, tinguj, diftong;

    Objektivat:

    Të nyjëtojë qartë tingujt e shqipes; Të formojë fjalë me diftongje; Të rilexojë fjalët me diftongje; Të plotësojëme shkronja, zbrazëtitë që mungojnë në fjalë.

    Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:

    Nxënësi lexon fjalë me diftongje; Nxënësi dallon diftongjet në fjalë; Nxënësi plotëson dhe qarkon diftongjet në fjalë; Nxënësi kupton dhe analizon diftongjet brenda një fjale.

    4.2.2. Pjesa hyrëse (evokimi)

    Pasi që nxënësit kanë njohuri për zanoret, atëherë në hamer kam paraqitur figurën e një libri, ku

    janë të vendosura shtatë figura fluturash. Një përfaqësues prej secilit grup të nxënësve, ka për

    detyrë që të del e tëshkruajënjë zanore nënjërën nga fluturat. Në këtë mënyrë nxënësit do të

    tregojnëdhe shqiptojnëse cilat janë zanoret e gjuhës shqipe dhe do të shpjegojnë se përse iu themi

    zanore, tingujve të tillë.

  • 30

    Foto.8.

    4.2.3. Pjesa kryesore e orës (realizimi i kuptimit)

    Pasi që nxënësit vetëm kanë shkruar shtatë zanoret e gjuhës shqipe, më pastaj i pyesim nësë ka

    ndodhur që të shohin ose dëgjojnëdy zanore të bashkuara, si p.sh. shkruajmë në tabelë:ae, ai, ua,

    ye,. etj. Nga nxënësit më pastaj kërkojmë që tëgjejnë fjalë me zanore të bashkuara, si: luaj,

    gëzuar, dheu, bluaj, fyell, etj, atëherë bëhet ndërlidhja me temën që do bëjmë mbi“diftongjet e

  • 31

    gjuhës shqipe”. Më pas kam paraqitur katër figura, ku nxënësit do të dalin për tëgjetur dhe

    rrethuar diftongjet në fjalët e shënuara në hamer, si: dielli, violina, avioni, dhia.

    Foto.8.

    Foto.9.

    4.2.4. Pjesa përfundimtare (reflektimi)

    Në pjesën e fundit për të kuptuar nësë nxënësit e kanë kuptuar fjalën diftong dhe për të parë nësë

    në të ardhmen janë në gjendje të dallojnë dy zanore të bashkuara, unë kam planifikuar që t’iu jap

    për detyrëqëtë kompletojnë fjalët,përmes lidhjes së fonemave bashkëtingullore me diftongjet e

  • 32

    shkruara veçmas e të vendosura në një shportë. Ata më pastaj krijuan fjalët, si: ariu, luani, fyelli,

    miell, dua, Real.

    Foto.10.

    Foto.11.

  • 33

    Foto.12.

    Gjatë praktikës në vitin e katërt në shkollën “Kelmend Rizvanolli”, Gjakovë, 2019.(Foto e publikuar me lejen e mesueses).

  • 34

    PËRFUNDIMI

    Betimii mësuesit

    “Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.Nxënësite mi nuk do jenë vetëm nxënës,

    por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj, gjithashtu për fatin e tyre edhe vetëdo të mbaj një

    pjesë të përgjegjësisë. Do ta mbroj me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të

    arsimtarit”.

    Përkushtimi im për këtë temë ishte maksimal, pasi që dëshira më e madhe ishte të arrij një punim

    të suksesshëm dhe të veçantë, i cili mund të kontribuojë edhe për punime të tjera në të ardhmen.

    Qëllimi i kësaj teme ishte që të realizoj një orë mësimore, duke iu shpjeguar nxënësve për

    zbatimin e diftongjeve në praktikë, si dhe për kuptimin sa më të lehtë të tyre. Që kuptimi të jetë i

    qartë kam përdorur teknika si: të nxënit në bashkëpunim dhe copëza të përziera. Këto teknika

    janë përdorur për të inkurajuar dhe për të nxitur të menduarit dhe përmes aktiviteteve

    tëndryshme, ata të mund praktikojnë njohuritë e reja. Për fëmijëte klasës së parë, mësimi është

    lojë, kurse loja është mësim dhe këto nuk ndahen nga njëra-tjetra, në mënyrë që të arrihet të

    kuptuarit e duhur të njësisë mësimore. Hapat e parë të fëmijëve në procesin e edukimit kanë një

    rëndësi të madhe për formimin dhe aftësimin e tyre për jetë. Gjatë përpilimit të planprogramit të

    tyre, mendoj se edhe mësueset duhet të bëjnë përzgjedhjen e temave sa më atraktive dhe sa më të

    përshtatshme për moshën e fëmijëve.

    Po ashtu, me përdorimin e hamerave jam munduar të ndikoj në të nxiturit e shqisës së të parit,

    pasi kam përgatitur figura me ngjyra të ndryshme, duke e ndërlidhuredhe me shqisën e të

    prekurit, ku ata përmes copëzave me shkronjado të formonin fjalë me diftongjet e caktuara. Një

    gjë të tillë e kam bërë, me arsyen që të iu bëj të mundur memorizimin e asaj që mësuan, për të

    mos e harruar asnjëherë.Gjithmonëështë kënaqësi që të punosh me femijë, dhe të japësh më të

    mirën nga vetja, ndaj jam munduar që ky punim dhe planifikimi i orës mësimore të rezultojë me

    sukses.

  • 35

    LITERATURA

    Topalli, Kolec,“Fonetika historike e gjuhës shqipe”, Dituria, Tiranë,2007.

    Beci, Bahri,“Fonetika e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004.

    Gaxhiqi, Behxhet,“Lënda e studimit të didaktikës- teoria e mësimit”.

    https://www.academia.edu/30007847/Gjuh%C3%AB_shqipe_I?fbclid=IëAR1JRzv9mX

    FJywpr8UJtLVNECpLyqlp-pItPC8b1vxdHp--uZEV2jyqI7oM

    http://shkolla-jone.simplesite.com/418677778

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha_shqipe

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Alfabeti_shqip

    https://www.ashak.org/repository/docs/Ligjerata_e_antarsimit_182237.pdf?fbclid=IwAR0l

    pv5vYfnmkAHqOBZotRSELngvLum8YELpszpBy2DxsjHEly-CviExZHY

  • 36

    Punimi me titull: SI TË ZBATOHEN DIFTONGJET TE KLASËT E PARA

    Autore: EMA ROGOVA

    Lektore: Mr. Sc. Elinda Rexha Pruthi; Nënshkrimi:

    Gjakovë, 2019