Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · për synim që të marrë sa më shumë informacion...

43
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Dega: Program Fillor Punim diplome Zbatimi i metodave arsimore në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina Denisa Duraku Gjakovë, 2018

Transcript of Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” · për synim që të marrë sa më shumë informacion...

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Dega: Program Fillor

Punim diplome

Zbatimi i metodave arsimore në shkollat fillore të Komunës së

Gjakovës

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Shemsi Morina Denisa Duraku

Gjakovë, 2018

2

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA ......................................................................................................................... 2

MIRËNJOHJE .............................................................................................................................. 4

- ABSTRAKT ............................................................................................................................ 5

1. H Y R J E ................................................................................................................................. 6

2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT .................................................................................... 8

2.1 Objekti i hulumtimit ........................................................................................................... 8

2.2 Qëllimi dhe detyrat e hulumtimit ...................................................................................... 8

2.3 Hipotezat e hulumtimit ....................................................................................................... 9

2.4 Metodologjia e hulumtimit shkencor ................................................................................. 9

2.4.1 Metodat ........................................................................................................................... 9

2.5 Instrumentet për hulumtim ................................................................................................. 9

2.6 Grupi reprezentativ ........................................................................................................... 10

2.7 Organizimi i hulumtimit .................................................................................................. 10

3. METODAT E MËSIMDHËNIES ......................................................................................... 11

Roli dhe rruga evolutive e metodave mësimore ..................................................................... 11

Kriteret për zgjedhjen e metodave mësimore ......................................................................... 13

Përdorimi i metodave në mësim ............................................................................................. 14

3.1 Metodat verbale – tekstuale dhe e punimeve grafike ....................................................... 14

3.2 Metodat verbale ose e fjalës së gjallë ............................................................................... 14

Metoda e monologut ose parafolëse ............................................................................................. 15

- Sqarimi ................................................................................................................................ 16

- Raportimi ............................................................................................................................ 16

Metoda e dialogut ......................................................................................................................... 16

- Pyetja .................................................................................................................................. 17

- Përgjigja ............................................................................................................................. 18

3.3 Metoda e punës mësimore me tekste dhe të punimeve të tjera të shkruara ose të

shtypura – grafike ................................................................................................................... 18

3.4 Metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit në mësim ........................................................... 20

- Metoda ilustrative ............................................................................................................... 22

Ilustrimi i objekteve dhe i modeleve ............................................................................. 22

Ilustrimi i fotografive artistike ..................................................................................... 23

3

Ilustrimi i fotografive ................................................................................................... 23

Ilustrimi i vizatimeve .................................................................................................... 23

Ilustrimi i skicave, skemave, diagrameve, grafikëve, simboleve, ................................. 23

3.5 Metodat laboratorike–eksperimentale dhe e punimeve praktike ...................................... 24

Puna praktike .......................................................................................................................... 26

Metoda e punës praktike ......................................................................................................... 26

4 ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE ........................................................ 28

5. DISKUTIMI I REZULTATEVE ........................................................................................... 39

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ............................................................................. 40

6.1. Përfundime ...................................................................................................................... 40

6.2 Rekomandime ................................................................................................................... 40

L I T E R A T U R A .................................................................................................................. 43

4

MIRËNJOHJE

Për realizimin e këtij punimi të diplomës me titull “Zbatimi i metodave arsimore në shkollat

fillore të Komunës së Gjakovës”.

Së pari dëshiroj të falënderoj udhëheqësin shkencor Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina për

mbështetjen që më ka ofruar rreth kësaj teme me ide dhe sugjerime.

Së dyti dua të falënderoj familjen time e në veçanti (motrën), të cilët më kanë mbështetur dhe

përkrahur gjatë gjithë kohës.

5

- ABSTRAKT

Mësuesit e suksesshëm, ose ata që shquhen në shkollë për suksesin e punës së tyre në arritjen e

rezultateve të larta të të nxënit të nxënësve, dallohen në punë, ata janë ndryshe nga të tjerët.

Ata u mundësojnë nxënësve që të mësojnë më shumë.

Ata janë të prirë për të qenë entuziastë, të organizuar, të vendosur, inkurajues, njohës të lëndës

së tyre dhe të interesuar për mbarëvajtjen e nxënësve që u japin mësim.

Asnjë nga nxënësit nuk është i njëjte ashtu sikurse nuk është e njëjtë asnjë orë mësimore dhe

asnjë lëndë mësimore. Ka shumë metoda dhe teknika që e bëjnë të veçantë një orë por sa

përdoren ato dhe cilat prej tyre aplikohen më shumë.

Kur kemi të bëjmë me demonstrimin dhe paraqitjen e detajuar për diçka në klasë, ne këtë e

bëjmë përmes metodave të cilat përmenden në pjesën e parë të këtij punimi.

Të gjitha këto metoda kanë dallimet e tyre e për të gjitha këto janë mësimdhënësit ata të cilët

kanë përgjigjet dhe duhet përdorur sa më shumë në karrierën e tyre.

Fjalët kyçe: metodë, nxënës, mësimdhënës, shkollë, demonstrim, etj.

6

1. H Y R J E

Qëllimi kryesor i arsimimit është të krijojë njerëz, që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo

thjesht të përsërisin ato që kanë bërë brezat e kaluar.

Mësimdhënia ashtu si çdo dukuri tjetër e jetës së përditshme, ndryshon me kohën në të njëjtën

mënyrë siç ndryshojnë dhe interesat e kërkesat e nxënësve, që janë objekt i këtij procesi.

Mësuesit kanë qenë gjithnjë në mëdyshje, nëse një metodë mësimdhënie është më e mirë apo

nëse mënyra e zhvillimit të mësimit prej tyre është më e përshtatshmja, pasi është pikërisht

mësuesi ai që me zgjedhjet që bën përcakton suksesin ose mos-suksesin e procesit të

mësimdhënies.

Për të realizuar plotësisht potencialin e nxënësve ne duhet të jemi bashkëpunues, të kemi

besim në vetvete, të marrim përsipër rreziqe, të përballemi me vështirësi dhe sfida.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se rruga për në vendarritje nuk është e lehtë. Gjatë kësaj rruge

ne duhet të organizojmë, të analizojmë udhëtimin tonë.

Të mësuarit na ndihmon të zgjidhim problem dhe të marrim vendime kur ballafaqohemi me to

gjatë jetës. Kjo duhet të jetë synimi kryesor i çdo mësimdhënësi për nxënësit e tij.

Pos tjerash, ajo do me thënë mënyrë e përgjithshme e të afruarit të dukurive në rastin konkret

në lëmin e shkencave shoqërore, paraqet mënyrën e përgjithshme të hulumtimit në faza të

ndryshme të tij. Çdo shkencë i ka metodat e veta të veçanta në të afruarit e dukurive të cilat i

hulumton.

Së pari gjatë këtij punimi do të paraqes ndarjen e metodave dhe rendësin e zbatimit të secilës

prej tyre gjatë tërë procesit mësimor. Ç’është metoda? Si bëhet zgjedhja dhe aplikimi i tyre?

Të gjitha këto me një vështrim do të shtjellohen në këtë punim.

Metodat luajnë rol me rëndësi sepse mënyra se si realizohen ato, ndikon në zhvillimin psiko-

fizik të tyre.

Së dyti do të paraqesim analizën dhe interpretimin e rezultateve te shkollave të Gjakovës si

dhe shkollave të komunës së Gjakovës. Realizimi i secilës fazë të orës mësimore kërkon

aplikim e njërës nga metodat arsimore, në mënyrë që ora të jetë sa me produktive.

7

Faktorët kryesor të cilët e ndihmojnë fëmijën në përvetësimin e mësimeve janë familja dhe

mësimdhënësit. Secila prej tyre ka një rëndësi të veçantë dhe duhet të jenë në bashkëpunim të

vazhdueshëm që nxënësi të ketë më të lehtë realizimin e mësimeve gjatë tërë kohës.

8

2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Punimi ka për qëllim të shtron si problem çështjen e Zbatimit të metodave arsimore në

Komunën e Gjakovës dhe problemet e vështirësitë që hasin mësimdhënësit gjatë zbatimit të

këtyre metodave në praktikë.

Arsimi para universitar duhet të mundësojë që nxënësit tanë të ndërtojnë kompetencën për të

nxënë gjatë gjithë jetës. Nga ana tjetër, reforma arsimore duhet të përafrojë sa më mirë që të

jetë e mundur kushtet e të nxënit në institucionet arsimore para universitarë.

2.1 Objekti i hulumtimit

Objekti i hulumtimit Zbatimi i metodave arsimore në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës

shikuar nga perspektiva e mësimdhënësve të arsimit fillor është si më poshtë:

Çdo mësimdhënës në mënyrë individuale të japë mendimin e tij mbi zbatimin e

metodave arsimore;

prezantimi i rezultateve për secilën nga pyetjet e parashtruara për mësimdhënësit;

prezantimi i rekomandimeve duke u bazuar në gjetjet e këtij procesi.

2.2 Qëllimi dhe detyrat e hulumtimit

Qëllimi dhe detyrat e hulumtimit është se në çfarë mase po zbatohen metodat arsimore në

shkollat fillore të Komunës së Gjakovës, mbështetem në qëndrimet dhe opinionet e

mësimdhënësve.

Për të arritur qëllimin e lartpërmendur ne duhet përmbushur një varg detyrash si:

Të sigurohet literatura adekuate për problematikën

Të sigurohen mjetet e studimit të nevojshme nga të cilat varet ana teknike për kryerjen

e hulumtimit

Të përzgjidhen shkollat ku do të kryhet hulumtimi

Të hartohen pyetësorët për mësimdhënës

Për mbarëvajtjen e punës hulumtuese mbështetemi në të dhënat e DKA-së dhe drejtorëve të

shkollave ku do të kryhet hulumtimi.

9

2.3 Hipotezat e hulumtimit

Hipoteza themelore:

Metodat arsimore zbatohen në nivel të kënaqshëm në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës.

Hipotezat ndihmëse:

Përvoja e punës së mësimdhënësve ndikon në zbatimin e këtij modaliteti në shkolla.

Mësimdhënësit me kualifikim më të lartë tregojnë efikasitet më të kënaqshëm në

zbatimin e metodave arsimore.

Mësimdhënësit e trajnuar janë më efikas në zbatimin e metodave arsimore, krahasuar

me ata që nuk ka trajnime të kryera.

2.4 Metodologjia e hulumtimit shkencor

2.4.1 Metodat

Në përpilimin e këtij studimi kam përdorur metodën përshkruese, po ashtu metodologjia e

kërkimit ka përfshirë gjetjen dhe studimin e literaturës nga autorë të ndryshëm me qëllim të

studimit të temës Zbatimi i metodave arsimore. Vazhdimësia e punimit ka rrjedhur me

hulumtimin e planifikuar i cili zhvillohet përmes pyetësorëve. Popullata e përzgjedhur kanë

qenë mësimdhënësit e pesë shkollave fillore të Komunës së Gjakovës, dy nga shkollat e

përfshira në hulumtim janë në qytet dhe tri të tjerat në fshatrat për rreth.

Analiza e të dhënave të mbledhura nga pyetësorët e aplikuar tek mësimdhënësit është

përpunuar me programeve kompjuterike Microsoft Word dhe Microsoft Excel të paketës së

Microsoft Office. Paraqitja e të dhënave u bë me anë të grafikëve, vlerave mesatare, tabelave

përshkruese dhe përqindjeve.

Po ashtu edhe metoda krahasuese është pjesë përfshirëse e këtij punimi.

2.5 Instrumentet për hulumtim

Për realizimin e studimit është përdorur pyetësori i cili është i ndërtuar nga 8 pyetje me anë të

së cilave synojmë të masim ndryshimet që ka sjellë zbatimi i metodave arsimore. Pyetësori

është aplikuar tek mësimdhënësit të cilët janë pjesë e këtyre pesë shkollave. Ky instrument ka

për synim që të marrë sa më shumë informacion mbi zbatimin e metodave arsimore në shkolla.

Gjatë aplikimit të pyetësorëve u morën parasysh çështjet etike duke siguruar ruajtjen e

anonimitetit.

10

2.6 Grupi reprezentativ

Meqë zbatimi metodave arsimore është mjaftë e domosdoshme gjatë punës me nxënës, nuk

është studiuar sa duhet dhe pikërisht për këtë është një problem që kërkon të ndriçohet më

shumë.

Mostra e studimit është planifikuar të përfshijë 63 mësimdhënës nga gjithsej pesë shkolla në

komunën e Gjakovës në këto lokacione:

Shkolla e mesme e ulët “ Emin Duraku” - Gjakovë

Shkolla e mesme e ulët “Zekeria Rexha” - Gjakovë

Shkolla e mesme e ulët “Ganimete Terbeshi”- Ponoshec

Shkolla e mesme e ulët “Durak Ahmeti” - Damjan

Shkolla e mesme e ulët “Sylejman Vokshi” - Smolic

2.7 Organizimi i hulumtimit

Hulumtimi do të organizohet në Komunën e Gjakovës, në gjithsej pesë shkolla fillore. Do të

përgatis pyetësorë për mësimdhënësit të cilët tashmë janë duke i zbatuar metodat arsimore. Do

të analizohen rezultatet përmes metodës statistikore, gjithashtu do të jepet një përfundim rreth

të dhënave dhe rezultateve.

11

3. METODAT E MËSIMDHËNIES

Kur flasim për metodat mësimore kemi parasysh këto çështje si: nocioni i metodës, roli i tyre

në procesin mësimor, rruga evolutive e metodave të punës mësimore në formimin e

personalitetit të fëmijës.

Në teorinë dhe në praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga problemet me

rëndësi të veçantë, meqë ato shoqërojnë tërë ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor.

Mësuesit që kalojnë lehtësisht nga një metodë tek tjetra gjatë instruktimit të lëndës së re, janë

në gjendje të mbajnë më mirë të fokusuar vëmendjen e nxënësit.1

Problemet e metodave të mësimdhënies, në përgjithësi kanë të bëjnë me zgjedhjen dhe

organizimin e veprimtarive pët të arritur një synim.2

Roli dhe rruga evolutive e metodave mësimore

Me qenë se mësimi është veprimtari shoqërore e ndërlikuar dhe mjaft delikate, e cila

planifikohet ose orientohet për arsimin e gjeneratave të reja, suksesi i tij varet edhe nga një

komponent shumë i rëndësishëm - metoda e punës se arsimtarit në procesin mësimor -

edukativ.

Për rolin e tyre ka folur pedagogu amerikan Xhon DJUJ në librin “Demokracioni” e shkolla

“ thotë:” Ashtu si mjeku qe duhet t’i dijë të gjitha mënyrat (metodat) në përcaktimin e

diagnozës së pacientit të vet, po ashtu edhe arsimtari duhet të dijë (e zotërojë) të gjitha

metodat mësimore në organizimin e mësimit”.

Në kushtet dhe rrethanat ekzistuese të punës mësimore, në të kaluarën nuk ishin të rralla

mendimet se mjafton vetëm përdorimi i një metode universale mësimore, nëse krejt kjo arrihet

do të zhvillohet me një metodë të njëjtë të përhershme.3

Kështu, roli i tyre në procesin mësimor është aq i dukshëm dhe evident sa që mund të themi se

asnjë njësi mësimore që mendohet nga arsimtari për t’u zhvilluar, interpretuar, përsëritur,

përforcuar, nuk mund të paramendohet pa aplikimin e metodave mësimore.

1 Sofokli Garo, Teoria dhe praktika e mësimdhënies, Tiranë, 2013, fq. 122.

2 Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003, fq. 15

3 Jan Amos Komenksi, Velika didaktika, Zagreb, 1954, fq. 116.

12

Rruga evolutive e metodave mësimore konsiston në: njohjen e metodave mësimore, në

zgjedhjen e metodave mësimore, në zbatimin e tyre në punën mësimore, në mendimin e

pedagogëve-didakticientëve të dhëna për metodat mësimore, në sistemet e metodave të punës

mësimore etj.4

Fjala metodë rrjedh nga gjuha greke (methodos), që do të thotë rrugë ose mënyrë me të cilën

udhëhiqemi me rastin e realizimit të detyrave dhe veprimeve të punës. Përdorimi i metodave

është tejet i gjerë, sepse me ato udhëhiqemi në çdo fushë të veprimtarisë. Në lëmenjtë

shkencorë përdorimi i metodave shpie drejt zbulimeve dhe shpikjeve të reja, kurse në punën

mësimore, të udhëhequr me metoda të ndryshme, realizojmë qëllimet dhe detyrat edukative

dhe arsimore, përkatësisht organizojmë ecuritë didaktike të punës mësimore.

Metodat mësimore, si procese të veprimeve të përbashkëta të arsimtarit dhe të nxënësve në

mësim, janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të planifikuara drejt

organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive dhe

shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre, me qëllim të zbatimit praktik të

njohurive teorike dhe të përgatitjes së nxënësve për jetë dhe punë.

Në të kaluarën kryesisht kanë mbizotëruar metodat që kishin në qendër mësimdhënësin.

Zgjedhja dhe përdorimi me sukses i metodave mësimore mundëson realizimin e qëllimeve dhe

detyrave të shtruara.

Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të nxënësve,

duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vet arsimim dhe vet mësim,

si një ndër kërkesat më bashkëkohore që i shtrohet shkollës sonë.5

Mësimdhënësit duhet ta pasurojnë punën e tyre mësimore me përdorimin e shumë metodave

mësimore, kurse zgjedhja dhe përdorimi i tyre do të varet nga shumë faktorë, në radhë të parë

nga aftësia e tyre profesionale dhe didaktike-metodike, si dhe nga kushtet dhe rrethanat e tjera

që krijojnë situatat e caktuara mësimore.

Një çështje tejet me rëndësi e cila shtrohet gjatë organizimit të punës mësimore, është zgjedhja

e metodave mësimore.

4 Besim Dyla, Didaktika, Gjakovë, 1995, fq. 150

5 Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 307.

13

Kriteret për zgjedhjen e metodave mësimore

Kriteret me të cilat udhëhiqemi me rastin e zgjedhjes së metodave mësimore janë:

Lënda mësimore;

Përmbajtja mësimore (njësia mësimore);

Tipi i orës mësimore;

Mosha dhe shkalla e zhvillimit psikofizik i nxënësve;

Numri i nxënësve në klasë;

Forma didaktike e organizimit të punës mësimore;

Koha në dispozicion për përdorimin e metodës përkatëse mësimore;

Aftësia profesionale dhe pedagogjike e mësimdhënësit dhe e bashkëpunëtoreve

mësimorë etj.6

Metodat mësimore fitojnë kuptim, rol, funksion dinamik dhe didaktik varësisht nga aftësitë e

arsimtarit. Arsimtari i aftë zgjedhë, përdor dhe ndërlidh përshtatshëm zbatimin e metodave

mësimore, në varësi nga natyra e përmbajtjeve mësimore, përvoja, para njohuritë, interesimet,

prirjet dhe nga aftësitë psikofizike të nxënësve.7

Një çështje po ashtu mjaft serioze që shtrohet në teorinë dhe në praktikën mësimore është ajo

që ka të bëjë me kriteret e zgjedhjes dhe të përdorimit të drejtë të metodës, përkatësisht të

metodave mësimore si dhe krijimin e kushteve për realizimin e drejtë të organizimit të punës

mësimore. Kjo çështje është një nga problemet themelore të efikasitetit të përdorimit të

metodave.

Kombinimi i metodave është pjesë përbërëse e organizimit të tyre në punën mësimore. Duke u

mbështetur në qëllimet dhe detyrat edukative dhe arsimore të mësimit, kombinimi pasqyron

karakterin dinamik dhe dialektik të metodave në praktikën mësimore.

6 Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 310

7 Riza Brada, Didaktika, Pejë, 2007, fq. 141

14

Përdorimi i metodave në mësim

Në mësimin bashkëkohor të shkollës fillore përdoren metoda të ndryshme të njohjes dhe të

edukimit në mësim.

Ndër metodat të cilat kanë gjetur zbatim në shkollat fillore mund t’i veçojmë:

Metoda verbale - tekstuale dhe e punimeve grafike;

Metoda verbale ose e fjalës së gjallë;

Metoda e punës mësimore me tekste dhe të punimeve të tjera të shkruara ose të

shtypura -grafike;

Metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit në mësim;

Metodat laboratorike - eksperimentale dhe e punimeve praktike.

3.1 Metodat verbale – tekstuale dhe e punimeve grafike

Në punën mësimore metodat verbal – tekstuale kanë një histori të gjatë të përdorimit, sepse ato

shoqërojnë mësimin në të gjitha fazat e zhvillimit dhe krahas zhvillimit të kësaj veprimtarie,

janë zhvilluar dhe përsosur edhe variantet e ndryshme të kësaj metode komplekse.8

Gjatë organizmit të punës mësimore edhe sot i aplikojmë me të madhe variantet e ndryshme

verbale-tekstuale, si metoda mjaft efikase mësimore, duke i kombinuar dhe plotësuar ato me

metoda të tjera të punës mësimore.

Kjo metodë është tejet komplekse dhe përbëhet nga:

a) Elemente të metodës verbale dhe

b) Elemente të metodës tekstuale.

3.2 Metodat verbale ose e fjalës së gjallë

Veçoria kryesore e metodës verbale qëndron në të shprehurit e fjalës, si mjet i komunikimit

dhe i informimit në mësim. Si metodë konsiderojmë se është një ndër metodat më të vjetra,

pasi është përdorur që nga kohët më të hershme në veprimtarinë edukative dhe arsimore.

Metoda verbale zhvillohet në dy trajta si:

8 Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 318.

15

a) metodë e monologut ose parafolëse dhe si

b) metodë e dialogut ose bashkëbiseduese.

Metoda e monologut ose parafolëse

Në literaturë pedagogjike njihet edhe si metodë akromatike. Variantet e kësaj metode janë të

shumta. Por duke u nisur nga kriteret e racionalizimit dhe ekonomizimit të punës mësimore si

dhe nga kriteret objektive të vlerësimit pozitiv të tyre.

Variantet më të njohura të metodës së monologut në teorinë dhe praktikën mësimore janë:

- Ligjërimi

Është një nga variantet më të vjetra të monologut i cili zë një vend të veçantë në organizimin

dhe zhvillimin e procesit mësimor.

Meqë ligjërimet kanë karakter të shtjellimit kontinuel dhe të pandërprerë që zakonisht zgjatë

një orë mësimi (45’) ose më tepër, por jo edhe më shumë se 2 orë, mund të themi se kjo

metodë nuk rekomandohet për nxënësit e klasave të ulëta, për arsye se ata nuk mund ta

përqendrojnë ende vëmendjen e tyre për një kohë aq të gjatë.9

Shikuar nga aspekti i vlerës didaktike që ka ky variant i monologut, ligjërimi në mësim ka

përparësitë, por edhe dobësitë e veta.

Përparësia e këtij varianti të monologut qëndron në faktin se gjatë ligjërimit përfshihet në kohë

të njëjte të punës një numër i madh i nxënësve në mësim. Nga ana tjetër ligjërimi i pandërprerë

shkakton lëkundje në përqendrimin e vëmendjes dhe lodhjen. Kështu moskuptimi i pjesëve të

ligjërimit ndikon në ndërprerjen e përvetësimit të njohurive dhe gjatë këtij procesi humb

interesimi i mëtejmë për përcjelljen me vëmendje të procesit të punës mësimore. Një dobësi

karakteristike të këtij varianti është ajo se duke ja përshtatur ecurinë e punës mësimore

mesatares (së imagjinuar) të nxënësve, mund të lihen pas dorë veçoritë individuale, përvoja

dhe para njohuritë e tyre.

9 Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 320.

16

- Rrëfimi

Rrëfimi ose metoda narrative (lat. narattio) është një variante specifike e monologut, e cila

përdoret me të madhe në punën mësimore.

Si variant i përhershëm i monologut, rrëfimi kryesisht përdoret për realizimin e përmbajtjeve

historike, letrare si dhe përmbajtjeve të tjera mësimore, kur duhet nxitur dhe angazhuar

emocionet e nxënësve në mësim. Ky variant i metodës parafolëse ndikon pozitivisht edhe në

përqendrimin e vëmendjes dhe në motivimin e nxënësve për përvetësimin sa më të

suksesshëm të përmbajtjeve mësimore.10

- Përshkrimi

Nisur nga roli dhe rëndësia e përshkrimeve, mund të themi se ky variant zë një vend me

rëndësi në të gjitha etapat e punës mësimore dhe në shkallët e arsimit të nxënësve. Përshkrimi

i suksesshëm varet edhe nga njohja jo vetëm e veçorive të jashtme që duhen përshkruar në

mësim, por edhe nga struktura e elementeve përbërëse dhe të marrëdhënieve të ndërsjella të

tyre.

- Sqarimi

Si variant i përhershëm i metodës akromatike, ka të bëjë me shpjegimin e përmbajtjeve të

panjohura në mësim, duke i bërë më të kuptueshme dhe më të afërta për nxënësit.

- Raportimi

Si metodë e monologut zbatohet në ato situata mësimore kur prej nxënësve ose prej ndonjë

personi tjetër në mësim kërkohet që të informojë për rezultatet e një veprimi të caktuar. Çdo

variant i kësaj metode të përbërë ka për qëllim ta nxitë aktivitetin e nxënësve dhe karakterin

integral të tyre ndaj përmbajtjes dhe strukturës didaktike të organizimit të punës mësimore.11

Metoda e dialogut

Metoda e bashkëbisedimit emërtohet edhe si metodë dialogjike (nga gre. dialogos-bisedë) dhe

erotematike (nga gr. erotema-pyetje) po me të njëjtin kuptim. Në esencë do të thotë bisedë

ndërmjet arsimtarit-nxënësit-nxënësve, e cila zhvillohet përmes pyetjeve dhe përgjigjeve në

10

Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 322. 11

Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 323.

17

funksion të mobilizimit të tyre psikik që të përmirësojnë dhe plotësojnë përvojën dhe njohuritë

e fituara më parë dhe të nxënë njohuri të reja në mënyrë aktive dhe të vetëdijshme.

Bashkëbisedimi përdoret në të gjitha etapat e procesit të njohjes në mësim, përkatësisht në të

gjitha tipat e orëve mësimore dhe në të gjitha etapat e një ore mësimore.

Metoda e dialogut me karakterin e saj interaktiv në punën mësimore mobilizon tërë

personalitetin psikik dhe fizik të nxënësit, prandaj edhe është pjesë përbërëse e veprimeve në

të gjitha etapat e organizimit të mikrostrukturës mësimore dhe të mësimdhënies.12

Metoda e dialogut kryesisht zhvillohet me anën e:

1. Pyetjeve dhe

2. Përgjigjeve.

- Pyetja

Si pjesë përbërëse e veprimtarive dialogjike janë shprehje verbale e arsimtarit ose e ndonjë

personi profesionist të angazhuar në mësim dhe të nxënësve, me të cilën zhvillohet procesi i

bashkëpunimit në drejtim të përvetësimit të njohurive të reja dhe të kontrollimit dhe të

verifikimit të diturive të fituara.

Në përgjithësi pyetjet mund t’i klasifikojmë në pyetje të thjeshta dhe ato të përbëra, megjithëse

me këtë nuk përfundon mundësia e klasifikimeve të tyre.

Me pyetje të thjeshta zakonisht përcaktohet kërkesa rreth përmbajtjes cilësore dhe sasiore,

perceptimi kohor dhe hapësinor i lokalitetit të zhvillimit të ngjarjes ose të dukurisë dhe

përdorimi i mjeteve të veprimit. Këto pyetje quhen pyetje të nivelit të ulët me të cilat kërkohet

riprodhimi i informacionit.

Pyetjet e përbëra ose të nivelit të lartë përpos elementeve të cekura më sipër, shtrojnë edhe

njohjen e problemit në tërësi duke kërkuar paraqitjen e zhvillimit të gjitha formave shkakësore

të proceseve të shumta në veprimet bashkëbiseduese mësimore.

12

Riza Brada, Didaktika, Pejë, 2007, fq. 147.

18

Në literaturën didaktike pyetjet i gjejmë të klasifikuara edhe si:

1. Pyetje konvergjente gjatë të cilave përqendrimi bëhet në një temë qendrore, me përgjigje

të shkurtra dhe nivel më të ulët të menduarit, më tepër të nivelit përsëritës sesa analitik;

2. Pyetjet divergjente shtrojnë kërkesa për përgjigje më të gjata dhe më analitike, duke u

thelluar në shpjegime.

Pyetjet janë të shtruara sipas mënyrës së angazhimit gradual nga niveli më i ulët i të menduarit

deri tek ai më i larti, duke i orientuar nxënësit për të menduar të lirë dhe kritik.

- Përgjigja

Është një ndër kërkesat parësore për formulimi e drejtë gjuhësor, gramatikor dhe logjik për

pyetjet e shtruara më parë. Gjatë përgjigjes nuk preferohet as një ndërhyrje qoftë edhe me

qëllim të inkurajimit të nxënësve. Pra intervenimet si nga mësimdhënësi, ashtu edhe nga vetë

nxënësit duhet të bëhen pas mbarimit të përgjigjes.

Përgjigjet e nxënësve duhet të jenë në përputhje më përmbajtjen mësimore dhe në bazë të

fakteve shkencore të përvetësuara më parë.

3.3 Metoda e punës mësimore me tekste dhe të punimeve të tjera të shkruara

ose të shtypura – grafike

Tekstet ose siç quhen ndryshe në literaturën didaktike manualet dhe punimet e ndryshme me

shkrim janë pjesë e pandarë e punës së mësimdhënësve dhe e nxënësve.

Teksti e ruan përvojën historike të cilën bartë nga gjenerata në gjeneratë dhe shërben si burim i

njohurive aktuale, jo vetëm të arsimit të përgjithshëm, por edhe të arsimit profesional. 13

Në mësim teksti përdoret si burim i njohurive por edhe si mënyrë e mjet për të aftësuar

nxënësit që ta përdorin në procesin e mësim nxënies së pavarur dhe të arsimit permanent.

Përdorimi i suksesshëm i metodës së punës me tekst, kërkon nga arsimtari kulturë leximi.

Kultura e leximit përfshin leximin teknikisht të drejtë, logjik, të natyrshëm dhe artistik.Këto

lloje të leximit duhet kultivuar edhe te nxënësit. Kultura e leximit te nxënësit zhvillohet që nga

puna me abetare.

13

Njazi Zylfiu, Didaktika, Pishtinë, 2004, fq. 328.

19

Leximi shembullor i arsimtarit i paraprinë aftësimit të nxënësve që të lexojnë pa gabime,

natyrshëm, të theksojnë drejt tingujt në fjalë, fjalët në fjali dhe fjalitë në tërësinë e pasusit,

sipas vlerës logjike dhe efektit psikologjik të tyre.14

Leximi i tekstit do t’i mundësoi lexuesit:

- të njohë konceptet kryesore të kësaj problematike,

- të njoh format e partneritetit dhe karakteristikat dalluese midis tyre,

- të kuptoj se cilat janë anët pozitive dhe mangësitë e secilës formë veç e veç. 15

Përdorimin e tekstit nxënësit duhet ta kuptojnë si një formë primare për burime themelore dhe

të sigurta të përfitimit dhe të plotësimit të diturive të reja.

Përdorimi i tekstit në mësim fillon që nga klasa e parë e shkollës fillore e më tej, ndërkohë që

nxënësit njihen me brendinë, përmbajtjen e njohurive të reja të cilat ndodhen të shkruara dhe

të sistematizuara në mënyrë të veçantë në tekste.16

Përgatitja dhe përpilimi i teksteve mbështetet në disa kërkesa.

Si kërkesa më themelore konsiderojmë:

Përshtatjen e përmbajtjes së tekstit sipas moshës shkollore të nxënësve me qëllim të nxitjes

dhe zhvillimit të drejtë të aktiviteteve psikofizike të tyre;

Përmbajtja e librit shkollor duhet të jetë burim informacionesh më të reja dhe më

bashkëkohore të arritjeve shkencore dhe teknike në fusha të ndryshme të dijes njerëzore;

Teksti mësimor duhet të krijojë mundësi për zhvillimin e ecurisë së organizimit didaktik të

punës mësimore në formë të integrimit të suksesshëm në mësim dhe pas mësimit në kryerjen e

suksesshme të detyrave shkollore dhe shtëpiake.17

Çdo tekst i mirë duhet në të njëjtën kohë:

a) t’i nxitë emocionet e nxënësve,

b) të ofrojë material për vetëveprimin e nxënësve,

14

Riza Brada, Didaktika, Pejë, 2007, fq. 150. 15

Afërdita Deva-Zuna, Partneriteti Shkollë – Familje – Komunitet, Prishtinë, 2009, fq. 199. 16

Avdyl Ramaj, Funksioni didaktik i pyetjeve dhe detyrave në tekstin shkollor, Prishtinë, 1982, fq. 337. 17

Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004,fq. 336.

20

c) të shërbejë për nxënie, kur ai të kuptohet drejt, përkatësisht ta nxisë nxënësin

për përvetësimin e njohurive të reja.

Në literaturën didaktike pos teksteve flitet edhe për vlerën didaktike që ka përdorimi i llojeve

të ndryshme grafike.

Një nga format e klasifikimit të llojeve të punimeve grafike janë:

a. Punimet me shkrim, që përfshijnë:

kopjimin,

shënimet e përmbajtjeve të përvetësuara;

b. vizatimet e objekteve, njerëzve, shtazëve dhe ngjarjeve,

c. vizatimi i skemave,

d. vizatimi i planetëve, hartave dhe i hartografëve.

Në punën mësimore pos teksteve (librave) përdoren edhe përmbajtje të tjera grafike e më së

shumti doracaket mësimore, të cilat janë të destinuara për:

a. Mësimdhënës,

b. Personel profesional të angazhuar për punë teorike dhe praktike si dhe për

c. Nxënës.

Po ashtu për qëllime arsimore dhe mësimore përdoren edhe: Monografitë, artikujt, tekstet

shkencore-profesionale, enciklopeditë, leksionet, fjalorët, romanet, tregimet, novelat, dramat,

fletushkat dhe revistat, punimet me shkrim të mësimdhënësve dhe të nxënësve etj.

3.4 Metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit në mësim

Përdorimi i demonstrimit dhe ilustrimit në mësim mbështetet në të njohurit shqisor, prej nga

zhvillohet të njohurit mendor, duke vazhduar me zbatimin e njohurive teorike në praktikë.18

Kjo metodë ka të bëjë me të vërejturit e gjallë të situatave, marrëdhënieve, lëvizjeve,

operacioneve punuese, organizimit të punës si dhe aktivitete të tjera, funksionimit të

makinave, aparateve, instrumenteve teknike, krijuesit në lëmin e muzikës, emisionin TV-

18

Njazi Zylfiu, Didaktika, Pishtinë, 2004, fq. 345

21

Radios, reproduktimi i shiritit të gramafonit, magnetofonit etj. Është njëra ndër metodat më të

kërkuara e të përdorura në prezantimin, paraqitjen lëndës mësimore sa më mirë e drejtë.19

Demonstrimi (ose metoda deitike) posaçërisht ka qenë nën ndikimin e përsosjes dhe zhvillimit

të bazës materiale të organizimit të punës mësimore gjë që jo vetëm pasuroi mundësitë e

organizimit të mësimit por edhe zhvilloj aspekte të ndryshme teorike dhe praktike të tij.

Demonstrimi krijon kushte të volitshme edhe për realizimin me sukses të përmbajtjeve

mësimore.

Esenca e demonstrimit qëndron në demonstrimin e sendeve, dukurive dhe të veprimeve, në

mënyrë që nxënësit të vërejnë sa më mirë këto përmbajtje dhe fenomene më qëllim të

formimit të përfytyrimeve, koncepteve, konkluzioneve dhe përgjithësimeve në mësim.

Me aplikimin e demonstrimit realizojmë detyrat elementare që shtron parimi i konkretizimit,

kështu nxisim aktivitetin e vetëdijshëm të nxënësve dhe qëndrueshmërinë e njohurive të

fituara në mësim.

Zhvillimi dhe përdorimi i të vërejturit aktiv është një nga faktorët vendimtarë në realizimin e

suksesshëm të kësaj metode. Të vërejturit në mësim paraqitet çdo herë si faktor me rëndësi,

sepse nxënësve u shërben që të kalojnë nga bota shqisore në atë mendore. Prandaj “të

vërejturit do të ketë vlerën më të madhe për zhvillimin e nxënësve, nëse të vërejturit është

shkolluar në drejtim të vërejturit aktiv.20

Të vërejturit aktiv në mësim është faktor vendimtar në angazhimin e gjithanshëm të nxënësit

për përvetësimin me sukses të përmbajtjeve mësimore. Në këtë proces është me rëndësi

aftësimi i nxënësve që gjatë të vërejturit të bëjnë krahasime të duhura duke nxjerrë përfundime

dhe përgjithësime mbi përmbajtjet mësimore të vërejtura me të cilat plotësohen përmbajtjet e

njohurive.

Demonstrimi i përmbajtjeve mësimore kryesisht zhvillohet nën udhëheqjen e mësimdhënësit, i

cili duke demonstruar, udhëheq dhe drejton të vërejturit analitik-sintetik të nxënësve, kështu

që mësimi merr karakter dinamik të zhvillimit si proces i përbashkët (i veprimit të

19

Besim Dyla, Didaktika, Gjakovë, 1995, fq.153 20

Njazi Zylfiu, Didaktika, Pishtinë, 2004,fq. 347.

22

mësimdhënësit dhe të nxënësve) drejt përfitimit të njohurive të reja dhe zbatimit të tyre në

praktikë.

Kërkesa kryesore që shtrohen me rastin e demonstrimit të objektivave, të dukurive dhe të

proceseve të ndryshme nga përmbajtja e teorisë dhe e praktikës mësimore kanë të bëjnë me:

a. Sasinë e mjaftueshme të përmbajtjes së demonstrimit për të gjithë nxënësit;

b. Përmbajtja që demonstrohet duhet të vendoset ashtu që të mund të shihet pa pengesa

nga të gjithë nxënësit;

c. Mbajtja e shënimeve nga mësimdhënësit në tabelë dhe nxënësit në fletore duhet

praktikuar gjatë tërë procesit të demonstrimit;

d. Demonstrimi duhet të karakterizohet nga siguria për shëndetin dhe ruajtja nga lëndimet

e ndryshme trupore, gjë që më tepër ka të bëjë me demonstrimin e eksperimentit ose të

funksionimit të makinave në shkollë dhe në procesin e prodhimit, në uzina dhe

punëtori të ndryshme.

- Metoda ilustrative

Ilustrimi (lat. Ilustatio-sqarim) përfshin gjithë atë që e përdorim për të sqaruar ose për të qenë

më të kuptueshëm në mendimet tona të shkruara ose të shprehura me gojë.

Në ilustrime kryesisht përdoret materiali vizual ose audio-akustik me ç’rast toni, fotografia

dhe lëvizjet e ndryshme krijojnë efekte pozitive në të kuptuarit më mirë të përmbajtjeve

mësimore. Metoda e ilustrimit kërkon njohuri didaktiko-metodike dhe përvojë të

konsiderueshme në përdorimin e ilustrimeve me rastin e përgatitjes së teksteve mësimore dhe

në punën mësimore.21

Kjo metodë mësimore siguron kontaktin e drejtpërdrejtë me objekte e modele të tjera

mësimore dhe ka variantet si në vijim:

Ilustrimi i objekteve dhe i modeleve

Kur kemi ilustrim të drejtpërdrejtë të objektit dhe modelit mund vijë në konsideratë edhe më

tepër: të vrenjturit, krahasimi, zgjerimi i kufijve të vëmendjes, vlerësimi e cilësimi i nxënësve.

Ilustrimi i tyre lypset të bazohet edhe në këto momente si: të ilustrimit me një ritëm spontan,

pra as shumë ngadalë e as shumë shpejtë.

21

Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 347.

23

Ilustrimi i fotografive artistike

Këtu vjen në shprehje moment motiv e estetik në ilustrimin e objekteve artistike. Në procesin

mësimor vlera e tij pothuaj është e pa zëvendësueshme sepse tek nxënësit zgjon e zhvillon

interesin, kureshtjen për punë dhe mësim. Kjo vjen ngase vetë ana estetike e objektit e ofron

nxënësin përnjohjen e tij të plotë. Bie fjala në lëndën e biologjisë për klasën e VIII-të fillore,

nxënësve u flasim për temën “Organet e qarkullimit të gjakut”. Veçoritë estetike i japin

objektit mundësinë që nxënësi jo vetëm të shpreh interesim për to, por atë do ta kuptojnë e

përvetësojnë më bukur e më drejtë si dhe më shpejtë.

Ilustrimi i fotografive

Luan rol te madh në konkretizim në mësimin bashkëkohorë. Posaçërisht kjo vërehet kur

fotografia ka mungesat bardh e zi ose fotografi me ngjyra. Po ashtu ilustrimi i fotografisë si

metodë e punës mësimore mund të praktikohet në shumë lëndë mësimore, por nënkuptohet

diku më shume, varësisht prej natyrës, karakterit, qëllimit dhe detyrave të lëndës,

lëmisë apo temës mësimore. Kur e bëjmë ilustrimin e fotografive lypset pasur kujdes dhe në

formimin e tyre duke ua përshtatur kërkesave të asaj teme mësimore. Formatet mund të jenë

me dimensione të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Kështu, kur flasim për ilustrimin, mund të themi se ky jo vetëm që nxitë interesimet e

nxënësve për mësim, por edhe motivon ata që dituritë e fituara të bëhen më të qëndrueshme

dhe më të qartë.22

Ilustrimi i vizatimeve

Aplikohet shumë në praktikën shkollore në procesin mësimor-edukativ. Shkaku kryesor i

aplikimit të tij kaq të madh është edhe adaptimi didaktik i nxënësit ndaj procesitmësimor.

Këso ilustrime mund të bëjë vetë nxënësi, vetë arsimtari si dhe vetë një profesionist tjetër.

Këto mund të jenë të përpunuara-fabrikuara (artificial) dhe të punuara nga vetë dora e

nxënësit, arsimtarit apo e profesionistit.

Ilustrimi i skicave, skemave, diagrameve, grafikëve, simboleve, zvogëlon elementet

konkrete e zmadhon elementet abstrakte.23

22

Nijazi Zylfiu, Mendimet pedagogjike dhe humaniste të Naim Frashërit, Prishtinë, 1980, fq. 53. 23

Besim Dyla, Didaktika, Gjakovë, 1995, fq. 155. Po aty, fq. 156.

24

Përmbajtja e materialit ilustrues është e shumëllojshme dhe kryesisht bëhet fjalë për:

a. Mjetet natyrore dhe

b. Mjetet artificial të ilustrimit, që përbëhen nga:

Ilustrimet me vizatime;

Ilustrimet me fotografi;

Ilustrimet me diagrame, grafikone etj.

Kështu kur flasim për ilustrimin mund të themi se ky jo vetëm që nxit interesimet e nxënësve

për mësim por edhe motivon ata që dituritë e fituara të bëhen më të qëndrueshme dhe më të

qarta. Nga ana tjetër ilustrimet e bëjnë mësimin më të kuptueshëm sepse me anën e tyre

sqarimet bëhen më të afërta për nxënësit.

3.5 Metodat laboratorike–eksperimentale dhe e punimeve praktike

Metoda laboratorike-eksperimentale është në funksion direkt të realizimit të konkretizimit dhe

të demonstrimit në mësim.

Meqë puna laboratorike-eksperimentale ka të bëjë me forma të ndryshme vrojtimesh, matjesh,

provash dhe zgjidhjesh të detyrave eksperimentale, mund të themi se me këtë metodë

mësimore vihet kontakti i drejtpërdrejtë me materialin, përkatësisht me dukurinë e zhvilluar.

Për realizimi e kësaj metode nevojiten kushtet paraprake të krijuara, të cilat përfshijnë:

Kushtet materialo-teknike, që përfshijnë pajisjet e ndryshme me mjete dhe materiale të

duhura;

Kushtet organizative, përkatësisht didaktike-metodike të formësimit të punimeve dhe

Kushtet hapësinore të zhvillimit të punimeve në hapësirat e specializuara (kabinete dhe

laboratorë).24

Si çdo veprimtari tjetër ashtu edhe puna laboratorike-eksperimentale duhet të zhvillohet në

disa etapa:

24

Njazi Zylfiu, Didaktika, Prishtinë, 2004, fq. 254.

25

Etapa përgatitore në të cilën mësimdhënësi bën përgatitjen e punimeve laboratorike-

eksperimentale;

Përgatitja e nxënësve që përfshin informimin e tyre për punën që do të zhvillohet në

laborator;

Ndarja e detyrave dhe dhënia e udhëzimeve;

Me rastin e organizimit të punës laboratorike mësimdhënësi pos demonstrimit të

provave dhe udhëzimeve për punë të mëtejme të nxënësve gjatë tërë kohës bën

mbikëqyrjen e zhvillimit të veprimeve laboratorike-eksperimentale të punimeve;

Nxjerrja e përfundimeve, konkluzioneve dhe përgjithësimeve bëhet në mënyrë të

organizuar dhe me pjesëmarrjen aktive të gjithë nxënësve.

Gjatë punimeve laboratorike dhe zhvillimit të eksperimenteve të ndryshme nxënësit duhet të

mbajnë sistematikisht shënime për dukuritë e shfaqura dhe për etapat e zhvillimit të veprimeve

dhe të dukurive të ndryshme, në mënyrë që në fund të mund të nxjerrin konkluzionet e duhura.

Puna laboratorike u mundëson nxënësve të zhvillojnë punime praktike, duke krijuar tek ata

shprehi pune, shkathtësi dhe aftësi për përdorimin e mjeteve të ndryshme laboratorike-

eksperimentale dhe të materialit të punës.

26

Puna praktike

Mësimi duhet ta ketë edhe veçorinë e tij praktike, sepse vetëm në këtë, mënyrë mund të

arrijmë më shpejtë në njohuri dhe dituri të reja. Reforma shkollore (e fundit) ndër detyrat e saj

kishte edhe lidhjen e mësimit teorik me punën prodhuese. Puna praktike, nxënësin e aftëson në

shumë aktivitete e profesione të ndryshme. Por puna praktike s’mund të realizohet në nivel të

duhur, nëse ajo s’është e “armatosur” me teori.25

Nënkupton zbatimin e njohurive teorike minimale në aktivitet prodhuese (psikomotorike), në

formë të aftësimit për zejtari, nën udhëheqjen e mentorit mjeshtër të dalluar. Mund të

ushtrohet edhe rreth mbjelljes dhe kultivimit të bimëve (dekorative…), rreth punëve të

dobishme shoqërore, në pyllëzim, mbledhje të bimëve mjekësore etj.

Zbatimi me sukses i metodës së aktiviteteve praktike kërkon nga arsimtari ta njeh fare mirë

përmbajtjen mësimore dhe strukturën e njohurive që ofron ajo e që mund t’i përvetësojnë

nxënësit edhe duke i zbatuar në praktikë për zgjidhjen e detyrave konkrete praktike. Përveç

kësaj arsimtari duhet të vlerësoj se aktivitetet e caktuara praktike a i përgjigjen moshës së

nxënësve dhe qëllimit të edukatës, përkatësisht a i kontribuojnë zhvillimit fizik, mendor,

punues, moral dhe estetik të tyre.

Nuk duhet zhvilluar aktivitete praktike, të cilat rrezikojnë shëndetin fizik dhe mendor të

nxënësve.26

Metoda e punës praktike

Është aktiviteti i ynë në raport ndaj materies e natyrës në tërësi për ndryshimin e saj, apo është

mënyra e punës së arsimtarit e nxënësit në materie konkrete.

Kushtet për punë praktike janë:

Material për punë praktike;

Energjia për punë praktike;

Organi i punës;

Dora (organi i njeriut për praktikë është dora);

Veglat për pune.

25

Besim Dyla, Kuptimësia dhe formësia e diturive në mësim, Gjakovë, 2001, fq. 310. 26

Riza Brada, Didaktika, Pejë, 2007, fq. 155.

27

Struktura e punës praktike

Ka të bëjë me një numër operacionesh punuese. Mes punës praktike dhe operacionit praktik

ekziston raporti sikurse mes tërësisë e pjesës.

Operacionet praktike janë si:

Sharrimi,

Modelimi,

Larja,

Montimi,

Lidhja,

Bashkimi etj.

Kërkesat e punës praktike janë:

Njohja e punës në tërësi,

Bërë në tërësi e analizës së punës,

Njohja e rendit të operacionit të punës prej fillimit e gjer në fund.

Përmbajtja e punës praktike:

Punët praktike të dorës,

Punët e dorës të femrave,

Amvisëria.

Operacioni intelektual i punës praktike:

Analiza e punës për njohjen e elementeve të saj,

Ndarja,

Veçimi i disa operacioneve,

Krahasime me operacione të njëjtë,

Identifikimi i elementeve të përbashkëta,

Cilësimi i ndryshimeve të atyre elementeve,

Parashtrimi i drejtë i qëndrimeve,

Sistematizimi i fazave të punës,

Sintetizim i veçantë në tërësinë.27

27

Besim Dyla, Didaktika, Gjakovë, 1995, fq. 155.

Po aty fq.156.

28

4 ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE

1. Sa aplikohen metodat arsimore në shkollën tuaj?

Graf. Nr.1.

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Gjakovës të cilët janë

përfshirë në këtë hulumtim janë gjithsejtë 17 mësimdhënës. Sa i përket pyetjes së parë se sa

aplikohen metodat arsimore në shkollën tuaj, 16 mësimdhënës ose 94% e tyre kanë

përzgjedhur opsionin Shumë, 1 mësimdhënës ose 6% e kanë përzgjedhur opsionin Pak, ndërsa

0 mësimdhënës ose 0% e tyre e kanë përzgjedhur opsionin As pak.

- Në shkollën fillore “ Zekria Rexha” në Gjakovë ku nga 23 mësimdhënës, 20 ose 87% e tyre

janë përgjigjur opsionit të parë Shumë, 2 mësimdhënës ose 9% e tyre kanë përzgjedhur

opsionin e dytë Pak dhe 1 mësimdhënës ose 4% e tyre është përgjigjur opsionit tretë As pak.

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Terbeshi” në fshatin Ponoshec, janë përgjigjur

si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 4 mësimdhënës ose 66% e tyre janë përgjigjur opsionit parë

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'Durak Ahmeti''Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Shumë 94% 87% 66% 73% 83%

Pak 6% 9% 17% 18% 17%

As pak 0% 4% 17% 9% 0%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

29

Shumë, 1 mësimdhënës ose 17% e tyre është përgjigjur me opsionin e dytë Pak dhe

1mësimdhënës ose 17% e mësimdhënësve janë përgjigjur me opsionin tretë As pak.

- Mësimdhënësit e shkollës fillore “Durak Ahmeti” në Damjan janë përgjigjur si në vijim ku

nga 11 mësimdhënës, 8 mësimdhënës ose 73% e tyre janë përgjigjur opsionit parë Shumë, me

opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 2 mësimdhënës ose 18% e tyre, ndërsa ne opsionin e tretë

As pak janë përgjigjur 1mësimdhënës ose 9% e tyre.

- Mësimdhënësit e shkollës fillore “Sylejman Vokshi” në Smolicë janë përgjigjur si në vijim

ku nga 6 mësimdhënës, 5 mësimdhënës ose 83% janë përgjigjur opsionit të parë Shumë, 1

mësimdhënës ose 17% kanë përzgjedhur opsionin e dytë Pak, ndërsa në opsionin e tretë As

pak nuk është përgjigjur asnjë mësimdhënës ose 0%.

2. Sa aplikohet Metoda verbale - tekstuale dhe e punimeve grafike në shkollën tuaj?

Graf. Nr.2.

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Gjakovës të cilët janë

përfshirë në këtë hulumtim u përgjigjën si në vijim. Nga 17 mësimdhënës, 14 mësimdhënës

ose 82% e tyre janë përgjigjur me opsionin e parë Pak, 2 mësimdhënës ose 12% e tyre janë

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'DurakAhmeti'' Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Pak 82% 83% 17% 64% 17%

Shumë pak 12% 13% 66% 27% 66%

As pak 6% 4% 17% 9% 17%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

30

përgjigjur me opsionin e dytë Shumë pak dhe 1 mësimdhënës ose 6 % e tyre janë përgjigjur

me opsionin As pak.

- Në Shkollën Fillore “Zekria Rexha” në Gjakovë nga 23 mësimdhënës, 19 mësimdhënës ose

83% e tyre janë përgjigjur opsionit parë Pak, 3 mësimdhënës ose 13% e tyre janë përgjigjur

me opsionin e dytë Shumë pak dhe 1 mësimdhënës ose 4% e tyre janë përgjigjur me opsionin

tretë As pak.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Terbeshi” në Fshatin Ponoshec u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 1mësimdhënës ose 17% e tyre janë përgjigjur me

opsionin parë Pak, 4 mësimdhënës ose 66% e tyre janë përgjigjur me opsionin dytë Shumë

pak, dhe 1 mësimdhënës ose 17% e tyre janë përgjigjur me opsionin e tretë As pak.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Durak Ahmeti” në Fshatin Damjan u

përgjigjen si në vijim. Nga 11 mësimdhënës, 7 mësimdhënës ose 64% e tyre janë përgjigjur

opsionin parëPak,3 mësimdhënës ose 27% e tyre janë përgjigjur me opsionin e dytë Shumë

pak, 1 mësimdhënës ose 9% janë përgjigjur me opsionin e tretë As pak.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “SylejmanVokshi” në Fshatin Smolicë u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 1 mësimdhënës ose 17% e tyre janë përgjigjur

opsionit të parë Pak, në opsionin e dytë Shumë pak janë përgjigjur 4 mësimdhënës ose 66% e

tyre, ndërsa ne opsionin e tretë As pak është përgjigjur 1 mësimdhënës ose 17% e tyre.

31

3. Sa shpesh aplikohet metoda verbale ose fjalës së gjallë në shkollën tuaj?

Graf. Nr. 3.

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Gjakovës të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën si në vijim.

Nga 17 mësimdhënës të cilët janë përfshirë në hulumtim, 1 mësimdhënës ose 6% e tyre , janë

përgjigjur opsionit të parë Të paktën 1 herë në javë, 13 mësimdhënës ose 76% e tyre janë

përgjigjur me opsionin e dytë Disa herë në javë, me opsionin Çdo ditë janë përgjigjur 3

mësimdhënës ose 18% e mësimdhënësve.

- Në Shkollën Fillore “ Zekria Rexha” në Gjakovë nga 23 mësimdhënës të cilët janë përfshirë

në hulumtim, 2 mësimdhënës ose 9% e tyre janë përgjigjur me opsionin e parë Të paktën 1

herë në javë, 18 mësimdhënës ose 78% e tyre janë përgjigjur me opsionit të dytë Disa herë në

javë dhe 3 mësimdhënës ose 13% janë përgjigjur opsionit tretë Çdo ditë.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Terbeshi” në Fshatin Ponoshec u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 5 prej tyre ose 83% janë përgjigjur opsionit pare

Të paktën 1 herë në javë, 1 mësimdhënës ose 17% e tyre janë përgjigjur me opsionin dytë Disa

herë në javë, ndërsa as një mësimdhënës nuk e ka përzgjedhur opsionin tretë Çdo ditë.

'EminDuraku''

Qytet

'ZekriaRexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'DurakAhmeti''

Fshat

'SylejmanVokshi''

Fshat

Të paktën 1 herë në javë 6% 9% 83% 64% 67%

Disa herë në javë 76% 78% 17% 27% 33%

Çdo ditë 18% 13% 0% 9% 0%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

32

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Durak Ahmeti” në Fshatin Damjan u

përgjigjen si në vijim. Nga 11 mësimdhënës, 7 janë përgjigjur opsionit parë Të paktën 1 herë

në javë ose 64% e tyre, ne opsionin e dytë Disa herë në javë janë përgjigjur 3 ose 27%, ndërsa

ne opsionin e tretë Çdo ditë janë përgjigjur 1 mësimdhënës ose 9% e tyre.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “SylejmanVokshi” në Fshatin Smolicë u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 4 mësimdhënës ose 67% e tyre janë përgjigjur

opsionit të parë Të paktën 1 herë në javë, në opsionin e dytë Disa herë në javë janë përgjigjur

2 mësimdhënës ose 33% e tyre, dhe me opsionin e tretë Çdo ditë nuk është përgjigjur as një

mësimdhënës.

4. Sa aplikohet metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit në mësim?

Graf. Nr.4

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Gjakovë të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën. Nga 17 mësimdhënës 1 mësimdhënës ose 6% e tyre janë përgjigjur

me opsionin e parë Shpesh, 16mësimdhënës ose 94% e tyre kanë përzgjedhur opsioni të dytë

Shumë Shpesh, ndërsa as një mësimdhënës nuk e ka përzgjedhur opsionin tretë Asnjëherë.

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'DurakAhmeti''

Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Shpesh 6% 9% 83% 82% 33%

Shumë shpesh 94% 91% 17% 18% 67%

As një herë 0% 0% 0% 0% 0%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

33

- Në Shkollën Fillore “Zekria Rexha” në Gjakovë nga 23 mësimdhënës, vetëm 2

mësimdhënës ose 9% janë përgjigjur opsionit parë Shpesh, 21 mësimdhënës ose 91% e tyre

janë përgjigjur me opsionin të dytë Shumë Shpesh ndërsa as një mësimdhënës nuk e ka

përzgjedhur opsionin tretë Asnjëherë.

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec, nga 6 mësimdhënës, 5

mësimdhënës ose 83% e tyre janë përgjigjur opsionit të parë Shpesh, 1 mësimdhënës është

përgjigjur me opsionin të dytë Shumë shpesh, ndërsa as një mësimdhënës nuk e ka

përzgjedhur opsionin tretë Asnjëherë.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Durak Ahmeti” në Fshatin Damjan u

përgjigjen si në vijim. Nga 11 mësimdhënës, 9 mësimdhënës ose 82% e tyre janë përgjigjur

opsionit parë Shpesh ne opsionin e dytë Shumë shpesh janë përgjigjur 2 mësimdhënës ose

18% e tyre, ndërsa as një mësimdhënës nuk e ka përzgjedhur opsionin tretë Asnjëherë.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “SylejmanVokshi” në Fshatin Smolicë u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës 2 mësimdhënës ose 33% e tyre janë përgjigjur me

opsionin e parë Shpesh, në opsionin e dytë Shumë shpesh janë përgjigjur 4 ose 67%, ndërsa

as një mësimdhënës nuk e ka përzgjedhur opsionin tretë Asnjëherë.

5. A i pëlqejnë nxënësit këto metoda që ju i përdorni?

Graf. Nr. 5.

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'Durak Ahmeti''Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Po 71% 74% 66% 73% 50%

Jo 12% 9% 17% 9% 17%

Nuk e di 17% 17% 17% 18% 33%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

34

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Gjakovë të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën. Nga 17 mësimdhënës, 12 prej tyre ose 71% janë përgjigjur me

opsionin e parë Po, 2 mësimdhënës ose 12% janë përgjigjur me opsionin dytë Jo dhe me

opsionit Nuk e di janë përgjigjur 3 mësimdhënës ose 17% e tyre.

- Në Shkollën Fillore “Zekria Rexha” në Gjakovë nga 23 mësimdhënës, 17 mësimdhënës ose

74% e tyre janë përgjigjur opsionit parë Po, 2 opsionit të dytë Jo ose 9%, dhe 4 janë përgjigjur

opsionit tretë Nuk e di ose 17%.

- Mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec, nga 6 mësimdhënës, 4

mësimdhënës ose 66% e tyre janë përgjigjur opsionit të parë Po, 1 mësimdhënës ose 17%

opsionit të dytë Jo, dhe1mësimdhënës ose 17% opsionit të tretë Nuk e di.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Durak Ahmeti” në Fshatin Damjan u

përgjigjen si në vijim. Nga 11 mësimdhënës, 8 mësimdhënës ose 73 % e tyre janë përgjigjur

opsionit parë Po, ne opsionin e dytë Jo është përgjigjur 1 mësimdhënës ose 9% e tyre, ndërsa

ne opsionin e tretë Nuk e di janë përgjigjur 2 mësimdhënës ose 18% e tyre.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “SylejmanVokshi” në Fshatin Smolicë u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 3 mësimdhënës ose 50% janë përgjigjur opsionit

të parë Po, në opsionin e dytë Jo janë përgjigjur 1 mësimdhënës ose 17%, ndërsa ne opsionin e

tretë Nuk e di është përgjigjur 2 mësimdhënës ose 33% e tyre.

35

6. Sa mendoni se përdorimi i llojllojshmërisë së metodave lehtëson punën tuaj?

Graf. Nr.6.

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Gjakovë mësimdhënësit të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën si në vijim. Nga 17 mësimdhënës të cilët janë përfshirë në hulumtim,

15 mësimdhënës ose 88% e tyre janë përgjigjur opsionit të parë Shumë, 2 mësimdhënës ose

12% e tyre janë përgjigjur me opsionin e dytë Pak, dhe as një mësimdhënës nuk është

përgjigjur më opsionin e tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “Zekria Rexha” në Gjakovë mësimdhënësit u përgjigjën: Nga 23

mësimdhënës, 20 mësimdhënës ose 84% e tyre janë përgjigjur me opsionin parë Shumë, 2

mësimdhënës ose 9% e tyre kanë përzgjedhur opsionin të dytë Pak, dhe 1 mësimdhënës ose

4% e tyre janë përgjigjur me opsionin tretë As pak.

- Mësimdhënësit nga Shkolla Fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec janë përgjigjur, nga 6

mësimdhënës, 2 prej tyre ose 33% janë përgjigjur opsionit parë Shumë, 4 mësimdhënës ose

67% e tyre kanë përzgjedhur opsionin e dytë Pak, në opsionin e tretë Aspak nuk është

përgjigjur as një mësimdhënës.

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'Durak Ahmeti''Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Shumë 88% 87% 33% 73% 50%

Pak 12% 9% 67% 18% 33%

As pak 0% 4% 0% 9% 17%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

36

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Durak Ahmeti” në Fshatin Damjan u

përgjigjen si në vijim. Nga 11 mësimdhënës, 8 mësimdhënës ose 73% e tyre janë përgjigjur

opsionit parë Shumë, ne opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 2 mësimdhënës ose 18%, ndërsa

ne opsionin e tretë Aspak është përgjigjur 1mësimdhënës ose 9% e tyre.

- Në këtë pyetje mësimdhënësit e Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” në Fshatin Smolicë u

përgjigjen si në vijim. Nga 6 mësimdhënës, 3 mësimdhënës ose 50% janë përgjigjur opsionit

të parë Shumë, në opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 2 mësimdhënës ose 33%, ndërsa ne

opsionin e tretë Aspak është përgjigjur 1 mësimdhënës ose 17%.

7. Sa mendoni se përdorimi i metodave u përshtatet stilit të nxënit të nxënësve?

Graf. Nr.7.

- Në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Gjakovë mësimdhënësit të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën si në vijim. Nga 17 mësimdhënës, 13 prej tyre ose 67% janë përgjigjur

opsionit të parë Shumë, 3 opsionit të dytë Pak ose 18%, dhe 1 mësimdhënës ose 6% e kanë

përzgjedhur opsionin e tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “Zekria Rexha” në Gjakovë mësimdhënësit u përgjigjën nga 23

mësimdhënës, 18 mësimdhënës ose 78% prej tyre janë përgjigjur opsionit parë Shumë, 3

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'Durak Ahmeti''Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Shumë 76% 78% 50% 73% 67%

Pak 18% 13% 33% 27% 33%

As pak 6% 9% 17% 0% 0%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

37

mësimdhënës ose 13% opsionit të dytë Pak, dhe 2 mësimdhënës ose 9% janë përgjigjur

opsionit tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec nga 6 mësimdhënës, 3 prej tyre ose

50% janë përgjigjur me opsionin e parë Shumë, 2 mësimdhënës ose 33% e kanë përzgjedhur

opsionin dytë Pak, dhe 1 mësimdhënës ose 17% janë përgjigjur me opsionin tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “Durak Ahmeti” në Damjan nga 11 mësimdhënës, 8 mësimdhënës ose

73% e tyre janë përgjigjur me opsionit parë Shumë, në opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 3

ose 27%, ndërsa 0 ne opsionin e tretë Aspak ose 0%.

- Në Shkollën Fillore “SylejmanVokshi” në Smolicë nga 6 mësimdhënës, 4 mësimdhënës ose

67% e tyre janë përgjigjur opsionit të parë Shumë, në opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 2

mësimdhënës ose 33%, ndërsa 0 ne opsionin e tretë Aspak ose 0%.

8. Sa mendoni se përdorimi i metodave u përshtatet inteligjencave të nxënësve?

Graf. Nr. 8.

Në këtë pyetje mësimdhënësit u përgjigjen si në vijim:

- Në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Gjakovë mësimdhënësit të cilët janë përfshirë në këtë

hulumtim u përgjigjën si në vijim. Nga 17 mësimdhënës, 12 mësimdhënës ose 71% janë

'Emin Duraku''Qytet

'Zekria Rexha''Qytet

'GanimeteTerbeshi''

Fshat

'Durak Ahmeti''Fshat

'SylejmanVokshi'' Fshat

Shumë 71% 65% 83% 64% 50%

Pak 23% 22% 17% 27% 33%

As pak 6% 13% 0% 9% 17%

Totali 100% 100% 100% 100% 100%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

120%

38

përgjigjur opsionit të parë Shumë, 4 mësimdhënës ose 23% kanë përzgjedhur opsionin e dytë

Pak, dhe 1mësimdhënës ose 6% e kanë përzgjedhur opsionin e tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “ Zekria Rexha” në Gjakovë nga 23 mësimdhënës, 15mësimdhënës ose

65% e tyre janë përgjigjur opsionit parë Shumë, 5 mësimdhënës ose 22% e tyre kanë

përzgjedhur opsionin e dytë Pak, dhe 3 ose 13% janë përgjigjur me opsionin tretë Aspak.

-Në Shkollën Fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec nga 6 mësimdhënës, 5 prej tyre ose

38% janë përgjigjur opsionit parë Shumë, 1 mësimdhënës ose 17% kanë përzgjedhur

opsionin e dytë Pak, ndërsa opsionin e tretë Aspak nuk e ka përzgjedhur as një mësimdhënës.

- Në Shkollën Fillore “Durak Ahmeti” në Damjan nga 11 mësimdhënës, 7 prej tyre ose 64%

janë përgjigjur opsionit parë Shumë, ne opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 3 mësimdhënës

ose 27% e tyre, ndërsa 1 mësimdhënës ose 9 % janë përgjigjur në opsionin e tretë Aspak.

- Në Shkollën Fillore “SylejmanVokshi” në Smolicë nga 6 mësimdhënës, 3 mësimdhënës ose

50% e tyre janë përgjigjur opsionit të pare Shumë, në opsionin e dytë Pak janë përgjigjur 2

mësimdhënës ose 33% e tyre, ndërsa 1 mësimdhënës ose 17% ka përzgjedhur opsionin e tretë

Aspak.

39

5. DISKUTIMI I REZULTATEVE

Në këtë hulumtim janë përfshirë 63 (gjashtëdhjetë e tre) mësimdhënës të cilët japin mësim nga

klasa I-rë deri në klasën V-të në 5 (pestë) shkolla fillore, 2 (dy) nga këto shkolla janë në

qytetin e Gjakovës ndërsa 3 (tri) shkolla të cilat janë përfshirë në hulumtim janë në fshatrat e

Komunës së Gjakovës.

Pyetësori i cili është përdorur në hulumtim përmban gjithsejtë 8 (tetë) pyetje e që i bie se këta

63 (gjashtëdhjetë e tre) mësimdhënës kanë dhënë gjithsejtë 504 (pesëqind e katër) përgjigje.

Në pyetjen sa aplikohen metodat arsimore ne shkollën tuaj, mësimdhënësit e përfshirë në

hulumtim janë përgjigjur si në vijim:

Në Shkollën Fillore “Emin Duraku”, nga 17 mësimdhënës, 16 prej tyre ose 94% u përgjigjën

për opsionin shumë. Po ashtu edhe mësimdhënësit e shkolles “Zekria Rexha” nga 23

mësimdhënës, 20 prej tyre ose 87% thanë se i perdorin shumë këto metoda.

Ndërsa shkolla Fillore “Gnimete Terbeshi” nga 6 mësimdhënës 4 prej tyre ose 66% thanë se i

përdorin shumë këto metoda.

Kurse shkolla Fillore “Durak Ahmeti” nga 11 mësimdhënës, 8 prej tyre ose 73% u përgjigjën

se i përdorin shumë këto metoda.

Po ashtu shkolla Fillore “Sylejman Vokshi”, nga 6 mësimdhënës, 5 prej tyre ose 83% u

përgjigjën se i përdorin shumë këto metoda.

Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se zbatimi i metodave arsimore në shkollat fillore

të cilat janë përfshirë në hulumtim, ka një shtrirje të dukshme dhe pothuajse është në nivelin

afërsisht të kënaqshëm.

Gjatë përdorimit të metodës krahasuese në hulumtim është vërejtur se në shkollat fillore në

qytet, zbatimi i metodave arsimore është në nivel më të lartë se sa në shkollat e përfshira në

hulumtim të fshatrave për rreth.

40

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

6.1. Përfundime

Gjëja më e mirë e të qenurit mësues është se pavarësisht çdo gjëje nëse je një mësues i mirë e i

përkushtuar e ke mundësinë të ndryshosh nxënësit për të mirë. Ndikimi i një mësuesi të mirë

asnjëherë s’do të shkojë dëm. Por për të qenë një mësimdhënës i tillë nevojitet shumë punë e

përkushtim, teknika të avancuara e metoda të larmishme.

Duhet të jemi të tillë, të inkurajojmë mendjet e vogla të mendojnë e duart e vogla të krijojnë.

Duhet të jemi të tillë që të gjejmë mënyra për të zbuluar më të mirën tek nxënësit.

Nxënësit ndihmohen nga mësuesit për të gjetur atë çfarë kanë humbur, nganjëherë mund të

jetë goma, lapsi, letra por herëve të tjera është kurajo, besimi, buzëqeshja.

Ajo çka nevojitet nga ne është t’u tregojmë atyre ku të shikojnë por jo t’u tregojmë atyre se

çfarë ka për të parë.

6.2 Rekomandime

Duhet të vazhdohet trajnimi i mësimdhënësve për përdorimin e metodave të reja të

punës.

Ministria e arsimit duhet të përmirësoje kushtet e ambientit për mësim.

Administratorët e shkollave duhet të përfshihen në trajnime, sepse po që se ata nuk do

të trajnohen do të konsiderohen si pengesë për ndjekjen e trajnimeve nga ana e

mësimdhënësve.

Administratorët të nxisin mësimdhënësit e pa trajnuar për ndjekjen e trajnimeve për

përdorimin e metodave arsimore të punës.

Mësimdhënësit e trajnuar të shkëmbejnë njohurit dhe idetë e tyre me mësimdhënësit e

pa trajnuar.

41

SHTOJCA

Pyetësor për mësimdhënës

Të nderuar mësimdhënës!

Ju faleminderit për kohën që do të ndani për t’u përgjigjur pyetjeve të parashtruara në këtë

pyetësor. Pyetësori do të shërbejë ekskluzivisht për qëllime studimore, për temë diplome

“Zbatimi i metodave arsimore në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës”.

Përgjigjja juaj do të përdoret vetëm për qëllime kërkimore, ndërsa identiteti i mësimdhënësit

do të mbetet anonim.

Ju lutem shënoni emrin e shkollës ____________________________

Specifiko gjininë:

a) Femër b) Mashkull

Specifiko vendin:

a) Fshat b) Qytet

1. Sa aplikohen metodat arsimore në shkollën tuaj?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

2. Sa aplikohet Metoda verbale - tekstuale dhe e punimeve grafike në shkollën tuaj?

a) Pak

b) Shumë pak

c) Aspak

3. Sa shpesh aplikohet metoda verbale ose fjalës së gjallë në shkollën tuaj?

a) Të paktën 1 herë në javë

b) Disa herë në javë

c) Çdo ditë

42

4. Sa aplikohet metoda e demonstrimit dhe e ilustrimit në mësim?

a) Shpesh

b) Shumë shpesh

c) Asnjëherë

5. A i pëlqejnë nxënësit këto metoda që ju i përdorni?

a) Po

b) Jo

c) Nuk e di

6. Sa mendoni se përdorimi i llojllojshmërisë së metodave lehtëson punën tuaj?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

7. Sa mendoni se përdorimi i metodave u përshtatet stilit të nxënit të nxënësve?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

8. Sa mendoni se përdorimi i metodave u përshtatet inteligjencave të nxënësve?

a) Shumë

b) Shumë pak

c) Aspak

43

L I T E R A T U R A

Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003.

Garo Sofokli, Teoria dhe praktika e mësimdhënies, Tiranë, 2013

Brada Riza, Didaktika, Pejë, 2007.

Zylfiu Njazi, Didaktika, Prishtinë, 2004.

Dyla Besim, Didaktika, Gjakovë, 1995.

Deva-Zuna Afërdita, Partneriteti Shkollë – Familje – Komunitet, Prishtinë, 2009.

Ramaj Avdyl, Funksioni didaktik i pyetjeve dhe detyrave në tekstin shkollor, Prishtinë, 1982.

Dyla Besim, Kuptimësia dhe formësia e diturive në mësim, Gjakovë, 2001.

Zylfiu Nijazi, Mendimet pedagogjike dhe humaniste të Naim Frashërit, Prishtinë, 1980,

Komenksi Jan Amos, Velika didaktika, Zagreb, 1954.