UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Osmani... · fëmija,burrërohet adoleshenca,dinjiteti...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Plagët sociale në prozën e Migjenit MENTORJA: KANDIDATI: Dr. Rovena Vata Arianita Osmani Gjakovë, 2018

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Osmani... · fëmija,burrërohet adoleshenca,dinjiteti...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Plagët sociale në prozën e Migjenit

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Arianita Osmani

Gjakovë, 2018

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Plagët sociale në prozën e Migjenit

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr.Rovena Vata Arianita Osmani

Gjakovë, 2018

3

PASQYRA E LËNDËS

1. Hyrje....................................……………..............................…………………………………... 4

2. Objekti dhe motivimi i temës...................................................................................................... 4

3. Metodologjia dhe metodat e punes……………........….………................................................. 5

4. Baza teorike e punimit dhe synimi i temes.................................................................................. 5

KREU I: Migjeni dhe letërsia shqipe................................................................................................. 6

1.1 Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe.......................................................................................... 6

KREU II: Titujut që përçojnë plagët e prozës së Migjenit................................................................ 7

2.1 Zoti të dashtë................................................................................................................................ 7

2.2 Luli i vocërr................................................................................................................................... 8

2.3 A do qymyr, zotni......................................................................................................................... 10

2.4Legjenda e misrit........................................................................................................................... 12

2.5Bukuria që vret............................................................................................................................... 14

2.6Zeneli............................................................................................................................................. 15

2.7 Studenti në shtëpi.......................................................................................................................... 16

2.8 Të çelen arkapiat........................................................................................................................... 19

2.9 Historia e njerës nga ato................................................................................................................ 21

2.10 Bukën tonë të përditshme falna sot............................................................................................. 23

KREUIII: Personazhet të cilët mbartin plagët sociale migjeniane...................................................... 24

3.1 Lypsi............................................................................................................................................. 24

3.2 Malsorja........................................................................................................................................ 25

3.3 Simbolika e mistrit........................................................................................................................ 25

3.4 Bukuria që vret.............................................................................................................................. 26

3.5Zeneli............................................................................................................................................. 26

3.6 Nushi............................................................................................................................................. 27

3.7 Oso Bakalli.................................................................................................................................. 28

3.8 Lukja............................................................................................................................................. 29

3.9Lili.................................................................................................................................................. 31

Përfundime.......................................................................................................................................... 33

Bibliografia......................................................................................................................................... 36

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Migjeni është shkrimtari që bën pjesë në një ndër katër shkrimtarët tanë që në historinë e

letërsisë shqiptare kanë tërhequr dhe vazhdojnë të tërheqin më së shumti vëmendjen e

studiuesve.Identifikimi me mjerimin shoqëror kombëtar të kohës në të cilën jetoi Migjeni del si

rezultat i natyrshëm nga konteksti dhe nga rrethanat historike e ato shoqërore, aq sa edhe natyra e

brendshme e njeriut.Temat, motivet dhe personazhet e Migjenit janë realë nga mjedisi ku ai u rrit

dhe u burrërua, duke i mëshuar fort faktit të plagëve shoqërore siç ishin:skamja, varfëria deri në

poshtërim,prostitucioni,lypja etj.Të gjitha këto ishin ulur këmbëkryq në vepren Migjeniane.

Personazhet e veprës së Migjenit janë pothuajse identifikim me plagët që ai trajtoi siç ishin:

lypësat,malsorët që vuajnë për kokrrën e misrit,femra që shesin trupin e tyre për të ushqyer

fëmijët e tyre,madje në veprën e Migjenit edhe bukuria ishte vrasëse.

Migjeni është shkrimtar i madh që shpërthen kundër fyerjes së dinjitetit njerëzor,kundër

skllavërisë që poshtëron njeriun.Skllavëri në krijimet e tij është pushtimi i tokës mëmë, pushtimi

i shpirtit,i ëndrrës e i dëshirave.

Pasqyrimi i mjerimit në tërë format është dërrmimi i plotë i njeriut,shkallmimi i dinjitetit është

vrasja e shitja e trupit është ç‟nderimi i familjes.Në këtë përcaktim psikologjik-social-artistik të

shoqërisë e të sistemit ku jeton, poeti ka sjellë demaskim përtej kohor.

Në veprën e Migjenit flitet shumë për mjerimin, ku ai vetë e titullon një poemë me të njëjtin titull

“Poema e mjerimit”,ku në qendër të saj është kriza morale,më tragjikja për një komb.Aspektet

jetësore që kapërthehen me të na sjellin një botë të re ku personazhet përftohen artistikisht me një

figuracion e konceptim shumë origjinal e të fuqishëm. Në krijimtarinë e Migjenit,në akuzën e

plotë që i bën ai shoqërisë nuk mohohet njeriu.E keqja nuk ka lindur me njeriun, por rritet e

zhvillohet në një shoqëri të caktuar.

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Temat me plagë sociale të veprës së Migjenit,për të dhënë sa më të detajuar në letërsi duhet të

përdorim një metodologji shkencore dhe akademike. Për të analizuar hollësisht plagët sociale

duhet në ndalemi si fillim te metoda biografike e jetës së shkrimtarit,atë fëmijëri dhe

inteligjencen natyrore që autori shpreh pothuajse në mendimin e çdo personazhi dhe që

psikologjikisht e shpresh përmes personazhet fëmijë.Ata adoleshentë me impulse të frenuara nga

vrulli tragjike i jetës familjare,atë rini dashuri-braktisur,të trupëzuar në protestën, në pasionin e

në tronditjen e tij për t‟i sjellë botës shkëndijat e jetës me të vërtetat e saj. Përmes metodës

psikologjike shohim se Migjeni është gjeniu krijues në zbërthimin psikologjik të

shoqërisë.Përplasja e tij me jetën është përplasja e të kundërtave,autori bën gjyqin më të rreptë

një realiteti që gjëmon dhe që ka ngjyrë të zezë.Duke bërë një gërshëtim metodash shkencore

arrijmë në atë që përbën metodologjinë kërkimore për një punim diplome.

3. Baza teorike e punimit

Për të realizuar këtë punim jemi mbështetur si fillim në literaturën bazë me të cilën do punojmë

dhe kjo është vetë vepra e Migjenit e më pas në një sërë studimesh që na japin dorë të fortë për të

përmbushur synimin që kemi me ketë temë.Kemi shfrytëzuar studime, monografi, artikujt që

lidhen drejtpërdrejtë me temën në fjalë, me studiues të Kosovës dhe të Shqipërisë.

4. Synimi i temës

Synimi që kemi përmes realizmit të kësaj teme diplome është sjellja e plagëve sociale në mënyrë të

letrarizuar të cilat askush më mirë se Migjeni nuk mund t‟i sillte në letërsinë shqipe. Synimi ynë

përmes realizimit të kësaj teme është sjellja e personazheve jetësore në mënyrë të fuqishme, por këto

personazhe sjellin tronditjet e mëdha të shoqërisë njerëzore.Migjeni tregon përmes temave, motiveve

dhe sidomos personazheve si gjymtohet vajza,rrënohet gruaja,shkatërrohet familja,kërruset

fëmija,burrërohet adoleshenca,dinjiteti nuk ekziston, mendimi nuk është i lirë. Ky është thelbi i

tronditjeve te Migjenit, që duke dhënë një botë të uritur dha një sistem ku po aty ai kërkon të gjejë

filizën-shpresë për të ardhmen.Migjeni ndien impulset e një bote që po trazohet e po zgjohet prandaj

ashtu si krijues të tjerë bashkëkohorë është për ikjen e temave romantike dhe kthimin e kokës në

realitetin që ziente në vend.

6

KREU I: Migjeni dhe letërsia shqipe

1.1 Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe

Në veprën e Millosh Gjergj Nikollës jeta hyri si një mendim i ngulët që u bart nën motivin e

shqetësimit të thellë për dinjitetin njerëzor. Njeriu ishte për të universi konkret i pranishëm,ishte

një vetvete që i shfaqej vazhdimisht.Tek njeriu nis dhe vijon për të jeta edhe arti.Me lindjen e

njeriut në shoqërinë njerëzore ndodhën ndryshime themelore përsa i përket fushës së fenomeneve

estetike. Njeriu,duke qenë pjellë e zhvillimit të botës materiale dhe pjesë e pandashme e saj, u bë

si bartës i fenomeneve estetike sociale.

Migjeni ishte një zë i veçantë i një brezi letrar në Shqipërinë e viteve të tridhjeta. Një krijues i

zhytur tërësisht emocionalisht në kohën e tij e cila me ngjyrat e relikteve të përditshme

përjashtonte zërat himnizues të shqiptarëve, qofshin ata ideologë apo këngëtarë. Arti i tij,në fakt

është një reagim i fortë emocional ndaj fenomeneve e pamjeve të përditshme në botën shqiptare.

Ai jetoi e veproi në Shkodër,që ishte qendra kulturore e letrare e Shqipërisë, ku ishin të gjallë e

krijonin ende disa nga autoritetet më të mëdha letrare të kohës si:Fishta,Mjeda,Koliqi e të tjerë.

Në këtë strukturë letrare e kulturore krijuesi i ri, Migjeni, mund të dëgjohej vetëm duke qenë i

veçantë e kurrësesi duke i ngjarë dikujt tjetër.

Talenti i tij u pa në fillim dhe u respektua ngadalë duke u shfaqur botimet e tij nëpër revistat e

kohës.Karakteri i veprës së tij sado i ngritur mbi një rebelim tematik e social, ashtu dhe një

rebelim kundrejt formave mbizotëruese letrare të kohës asnjëherë nuk del në nivelin e

militantizmit.Kjo vepër në të vërtetë është një shpërthim vullkanik më tepër i brendshëm, që në

vete mban masën e mos shfaqjes së plotë asnjëherë. Veprën letrare të Migjenit nuk e

karakterizon transparenca, as në shprehje as në ide por përkundrazi ajo është e krijuar nga

thellësitë e trazimeve shpirtërore.Ajo artikulon emocionet personale,synon veprimin, e gjithnjë

është e zhytur në dilema dhe në dyshime1.

1Sabri Hamiti, Letërsia modern shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 140-141.

7

KREU II: Titujt që përçojnë plagët e prozës së Migjenit

2.1 Zoti të dhashtë

Një ndër temat ku Migjeni qëllon në shenjë me origjinalitet e thellësi është ajo e paraqitjes së

jetës së fshatit,të varfër e të mjeruar.Të sjellim ndërmend tituj si më poshtë: Zotë të dhashtë, Luli

i vocërr, A do qymyr zotni, Legjenda e misrit etj.

Një pamje tjetër e jetës së mjeruar të masave qytetare Migjeni na e ka dhënë te “Zoti të dhashtë”.

Protagonisti i saj është një lypës,që troket derë më derë e dëgjon po atë përgjigje: “Zoti të

dhashtë!”. E kjo është e barabartë si të mos kesh ngrënë kurrë.Ai ngul këmbë,i bie portës me

forcë por merr vetëm një përgjigje.. Zoti të dhashtë! A merr vesh? E lypsi s‟mund ta durojë atë

“Zoti të dhashtë!”; ai i urren ata, që e përcjellin me ato fjalë.

Te “Zoti të dhashtë”, kemi jo vetëm një pasqyrë varfërije,por aty tërthorazi goditet vetë regjimi i

kohës së Zogut,ashtu si goditet mëshira e feja.Aty gjejmë protestë kundër sistemit shoqëror të

asaj kohe.

Lypësi e len atë derë,mësyen të dytën,të tretën,të katërtën e me radhë të gjitha dyert e asaj rruge.

Kjo rrugë sot për sot është fusha e veprimit të tij.Nesër është ndonjë rrugë tjetër.Fushat e

veprimit të qytetarit janë të ndryshme.Ato ndryshojnë njëra fushë nga tjetra sic ndryshon parajsa

nga ferri.Atij diku i falin ndoj send,diku i thotë e zoja e shtëpisë: s‟kam,besa” e lypësi atëherë

është i butë,vazhdon duke e mbajtur në mend këtë derë për të ardhur ndonjë ditë tjetër. Por atë

“Zoti të dhashtë” lypsi s‟e duron,s‟don ta dëgjojë.Ai e di se ç‟do të thotë “Zoti të dhashtë”. Edhe

atë i cili e përcjell me ato dy fjalë,ai fillon ta mbajë mëri. Kurr ai s‟i ka ndarë këto dy fjalë njenën

nga tjetra.Kudo që dëgjon fjalën “Zot”, ai pa dashje ia shtonte atë “të dhashtë” dhe në trurine tij

krijohet dicka që s‟kuptohet.Ai ishte i sigurtë se “Zoti të dhashtë” do të thotë tallje.

Një ditë, me një buzëqeshje ironike, doli lypësi nga një ndërtesë me kryq në majë,ku kishte

vështruar këto fjalë: “Zoti që kujdeset për zoqët e qiellës, s’ka me i lanë njerëzit të vdesin nga

uja”. Eh,thoshte lypçsi duke dalë,sot nuk është ashtu.Zoti ndoshta kujdeset për trumcakë edhe

për priftënt,por për mua s’e besoj.Mua dhe shokët e mi po na harron dhe bota...E si mos të na

8

harrojë Zoti që s’na ka parasysh. Por thonë, se Zoti.. Këtu lypësi i preu mendimet dhe shpejtoi

mbrapa një plaku me bastun.

Zotni, të lutem, më fal ndoj send...

Zoti të dhashtë!2.

Lypësi asgjë përveç objekteve nuk sheh,ai e kishte kohën e caktuar për të lypur dhe në çdo rast i

thonin Zoti të dashtë.Lypësi gjithmonë ishte i lumtur kur siguronte diçka nga lypja e tij.

Lypsi shtrëngoi dhëmbët për ta ndalë gjuhën e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerëzisë.

Shtrëngoi edhe grushtat e thonjtë që tashmë sa kohë nuk i kishte prerë.Përpara vetes nuk sheh

asgjë tjetër,veç objekte.I bie ndër mend koha kur s‟kishte nevojë të lypte.Kujtohet si i ndihmonte

lypsarët që vinin ditën e shtunë në pragun e dyqanit të tij,kur ishte farkatar..E sot? Atij pak kush i

ndihmon,janë shumë lypsa. Kujt t‟i ndihmojnë më parë?Arsyetonte lypësi së fundmi.Po inati

vetvetiu,pa arsye,rritej e pushtonte zemrën dhe trunin e tij dhe në atë çast donte të shfrejë në një

mënyrë,duke rrahë hekurin e skuqur.Kur nuk ka hekur dhe çekiç,puna del e dyshimtë dhe e

rrezikshme. Prandaj me taktikë, zotëri mos thoni “Zoti të dashtë!”3.

2.2 Luli i vocërr

Migjeni në veprën e tij nuk harron t‟u lëjë hapësirë edhe fëmijëve.Ai shkroi një tregim të titulluar

Luli i vocërr,ku bëhet fjalë për Lulin që fati i tij i keq e kishte hedhur në një qoshe të shkollës të

pa veshur,të pa ngrënë dhe të pa ngrohur.

Migjeni i donte shumë fëmijët.Fati e solli që të bëhej mësues e t‟i njhte më mirë ata.Ai ishte

“mësues katundi”.Fëmijët që mësonte ishin pothuajse të gjithë të varfër,shokë të Lulit të vocërr,

shokë të Zenelit.Duke i njohur ata Migjeni njohu më mirë mjerimin e pasi që i donte ata,deshi

edhe mjerimin e tyre.Migjeni qe misionar edhe në jetë. Me atë pasion që shkroi për të ngritur e

për të ngushëlluar skamnorët e të mjerët,me atë pasion ai mësoi në shkollën e katundit për të

ndritur errsësirën e mëndjes së trashëguar prej shekujsh robërije.

Askush s‟e njeh Lulin.As shokët e tij,që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e

njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe

2Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.101.

3Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.101.

9

telashet e veta, ashtu edhe fëmijt, ashtu dhe Luli. More Lul! Shum herët ke fillue me shikue

punën tande4.

Mjerimi në veprën e Migjenit ishte i zi dhe lakuriq.I tillë ishte edhe personazhi i Lulit të vocërr

qe e kishte të përcaktuar qoshen e tij e nuk shihte as nga e majta as nga e djathta dhe nuk fliste e

as nuk buzëqeshte me askënd.

Kur Luli hyn n‟oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, po askuj asnjë fjalë s‟i thotë. Ecën

ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, derisa ta mrrijë në cak të vet. Aty te

dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e

ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës5.

Migjenin e lindi koha.Ai është pjellë e kërkesave të kohës e një toke faktorësh e kërkesash

objektive që gjetën pasqyrimin e tyre subjektiv në veprën letrare të Migjenit6.

Mjerimi në personazhin e Lulit të vocërr ipet edhe në sjelljen e tij.Pasi Luli shkonte në shkollë ai

mbështetej të muri,për tu ngrohur Luli i fuste duart e tij në xhepa,kurse hundën e skuqur nga i

ftohti ia ngrohte rrezja e rrejshme të diellit në dimër.Lulit ia sheh syri çizmet e shokëve të cilat

janë të reja dhe të bukura kurse këmbët e tij ishin jashtë dhe kishin prekur tokën.

Mbështetet Luli për mur,grushtat e vegjël i shtie ndër xhepa,hundën picrrake të kuqun nga të

ftohtit e mëngjesit ia sjell diellit dhe.. shikon. Gjaja që ma tepër ia tërhjek vrejtën janëçizmet, që

i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukra janë! Si shkëlqejnë!-mendon Luli dhe pa dashje i

shkojnë syt ndër tollumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambve të

zbathura. Nga kureshta i afrohet një shoku që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e

çizmës kambët e veta të zbathuna-aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme

fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t‟i ngrofi kambët. Po kur nuk ka diell, si ia ban

i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë disi hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Ndoshta,

ndoshta7.

4Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.98.

5Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.98.

6Migjeni, vepra 4-Kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 34.

7Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.98.

10

Mjerimi të lë pa njerëz, kur je i mjerë askush nuk të do dhe askush nuk të afrohet.Fytyra e Lulit

është e pastër dhe pa puçrra dhe kishte raste që mësuesi herë pas here i afrohej Lulit, ia ledhaton

faqet,gushën e pastaj Luli ia merr dorën atij e shikon në sy.Dëshira e tij ishte që t‟i falte mësuesit

diçka,po çfarë t‟i falte i shkreti Lul.Ai asgjë nuk kishte përveç shpirtit të tij, ah.. po mund t‟i falte

gishtat e tij që i kishin dalë nga këpucat e vjetra dhe sikur thonin do ta hamë mësuesin. Këtë

pamje të fytyrës kishte mjerimi dhe plagët që ai shkaktonte në veprën e Migjenit.

2.3 A do qymyr, zotni

Mjerimi ka ngjyrë të zezë në veprën Migjeniane ku autori e ka shprehur në çdo fjalë e në çdo

titull.E tillë është edhe novela “A do qymyr, zotni”.Qymyri siç e dimë ka ngjyrë të zezë,e

përmes tij kërkohet të fitohet para.Malësorja shet qymyr, malësorja bën paraz si të ishte

mashkull.

Dy thasë qymyr mbi kalë. Pranë,malsorja.Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu dhe majtas.

Kali dhe malësorja në parakalim. Qymyri në konkurs. Shikon njeriu-artist dhe ia prish sytë kjo

dis harmoni.Malësorja i fryen hundët,prodhimin e hedh për trotuar dhe gishtat i fshin për

xhubletë.Veprim i thjeshtë,por motiv delikat.Thupra në dorë të malsores zhgrryhet përtokë dhe

shkruan vijë kilometri gjatë rrugës.Keshtu malësorja nënvizon mendimet e veta.

Malësorja e kërkon zotninë për të ia blërë qymyrin asaj siç edhe shprehet në këto rreshta:

A do qymyr, zotni?

Sa?

Dymbëdhetë lekë.. Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?

Në kët vapë dymbëdhetë lekë? -pyet një tjetër tue përqeshë.

Po sa je ti, pra?

Jo, mue nuk më duhet.

“Vërtet, vapë ban. Pak kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhetë lekë”-mendon malsorja dhe ec nëpër

hije rrugës të qytetit.Kali lëviz në symbyllë.Ndoshta ëndërron. Tash në pleqëri ëndërron

dashurinë e dikurshme të pelës.Malësorja s‟e trazon.Nuk e trazon në kënaqësi të tij të

11

pavarshme.Është duruese.Kur dalin në diell,përdhe zhgërryhet një hije.Dy hije. Dy hije të

ngatrruara..Hija e kalit dhe hija e malësores.Nuk mund t‟i dallosh këto dy hije8.

Bashkë me shitjen e qymyrit malësorja shet edhe atë që ajo e kishte të shtrenjë për veten dhe për

kulturën e vendit të cilës i përkiste,pra nderin e saj.

Një dhimbje e këndshme shtrëngon zemrën e malsores.

Sa at qymyr, fisnike?

Malsorja sillet.E njeh njeriun që pyet.I ka shitë edhe një herë qymyrin. I thotë:

Tetë lekë?

Jo, shtrenjt e ke.. Më ke hidhëruar atë ditë,i thotë lehtë njeriu malsores dhe shikon djathtas e

majtas.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme.E fsheh fytyrën.

Skuqet. Nuk e shikon në sy njeriun. Pyet e friguar:

Sa për ty, pra?

Pesë!

Merre shtatë!

Hajde gjashtë!

Malësorja rri pezull. Mendohet, shikon diellin.Ia pashë hajrin!-thotë, dhe i shkon prapa blersit. E

ai njeri që qe aty ai që tash po ec përpara saj,peshon shumë rëndë në kujtesën e malësores, e cila

kuqet e skuqet nga turpi9.

8Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 89.

9Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.90-91.

12

2.4 Legjenda e misrit

Në “Legjenda e misrit”,një nga skicat më të goditura,shkrimtari trajtoi problemin e bukës.Në

kundërshtim me disa shkrimtarë të veriut dhe borgjezë të letërsisë që e lustronin jetën e mjerë të

malësisë,ai tejkaloi kufinjtë e këtij problemi duke e përshkruar fshatin malor ashtu sic ishte,të

uritur e të c‟veshur.Burri i malit që bëhet servil për nji torbë misër të mjerë.

Fjala misër përmban në vete legjenda të lindura nga dëshira për jetë.Dëshira për jetë është e

madhe dhe e mahnitshme sa malet tona e në lartësinë e maleve vigane,legjendë është edhe lindja,

legjendë është edhe jeta,lëgjendë është edhe vdekja.Kjo legjendë e hidhur dhe plot vuajtje

historike.Në shekullin njëzetë është e thekshme,zemërbrerëse dhe të bën të qash10

.

Shekujt janë sjellë. Atmosfera poetike ka ndërruar faqe.Mali që dikur këndohej si simboli i lirisë

dhe i trimërisë është bërë këtu simboli i robërisë dhe i mjerimit.Malësori i “Lahutës” i lëshon

vendin malësorit të mjerë,të coroditur,të “Legjendës së Misrit”11

.

Ushtojnë luginat e maleve nga fjalët e malësorëve të uritur,që varg,njëri pas tjetrit ecin të

ngarkuar me nga një gjysëm thesi misër.Vargu i tyre është i gjatë,pa fund,si është e gjatë e

pafund vuajtja e tyre.Mbi kurriz të vet bartin nga një gjysmë thesi misër,bartin jetën e tyre.

Bartin perëndin.Perëndi i vërtetë-misër i dëshiruem!12

.

Problemi i bukës është motivi i thuajse të gjitha prozave të Migjenit të frymëzuara nga jeta e

malit.Epopeja e heroizmës malësore i lëshon vendin dramës së përditshme të urisë. Protagonisti i

kësaj drame:Nji Zot i ri që quhet Misër.Kjo dramë është epike,por një epikë e ndryshme, që nuk

ngrit,nuk dalldisë,përkundrazi të bën të qash”13

.

Misër! Misër!

10

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 109. 11

Arshi Pipa, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, f. 38. 12

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.109. 13

Arshi Pipa, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, f.38.

13

Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi drejt e thellë deri te gjymtyrët e

mpita të dheut që quhet shtet.Bëri të dridhen nga gëzimi frymorët që s‟kanë me çka ta mbajnë

frymën14

.

Malësorët ishin të gëzuar dhe të lumtur vetëm një ditë të caktuar e ajo ditë ishte dita kur

shpërndahet misri. E lajmi për shpërndarjen e tij të kallte datën,pasi ata rrinin në rradhë për të

marrë thesin e misrit e lumturia e tyre ishte në foletë e shqipeve.

Misër për fëmijë të nxirë nga mjerimi,të cilët kur duart shtrijnë u përngjajnë lugatëve të vocërr..

Dhe këta fëmijë janë dëshmorët e vërtetë të tragjedisë njerzore.Dëshmorët tragjikë në këtë skaj të

dheut,të cilët njerzit e huaj i kujtojnë në legjenda historike.Legjenda historike me një lumturi

legjendare se lumturia e vërtetë është larg,tepër larg nga këto foletë e shqipeve15

.

Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së ngushtë të malit dhe të jetës.

Ndodh që njenit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku mbrapa pa i pa, e

shkel, i treti shok as një as dy ia hjedh mallikin e pamërshirshëm: “Mos e shkel, he të shitoftë

Zana!” Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër foletë e Shqipeve16

.

Gjithçka mund të durohet prej shqiptarit,por jo turpi,jo humbja e burrërisë,me të cilën ai

gjithmonë është mburrur.E madhe ka qenë gjithmonë varfëria e tij por krenare e dinjitoze. Bukë

e krypë! Por nderë e lavdi burrash!17

.

14

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 110. 15

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.110. 16

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.110. 17

Arshi Pipa, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, f. 38.

14

2.5 Bukuria që vret

“Bukuria që vret” sjell një pamje edhe më tragjike.Ky talent i tij i veçantë i jep artit të Migjenit

disa karakteristika e tipare që e bëjnë të dallohet nga cdo autor i letërsisë sonë18

.

Një natë dimri,në një kasolle të varfërish ngriu një fëmijë.

Dhe agimi zbardh me bukurin e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpime dhe me kujtim

në ndërgjegjë se u kalue dhe një natë e vështirë. U çuen, po nuk çohen një vocrrak. Dora e

s‟amës shtrihet mbi të dhe m‟at çast një britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasolles. Dhimba e

një nanës i shkrin zemrat në vaj, po ç‟e do, kur nuk shkrin zemrën e ngrime të vocrrakut19

.

Po, ishte ngrimë loka e nanës. Gjaku i tij i kuq e i purpurt osh ngri ndër dej dhe në zemër, ish

bamë kristal, që të bahet një servis për milionarin; jo, gjaku ish ba rubis, për gjerdhanet e

metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurët. Shtatore e

ngurët e zhgulun nga gjini i nanës. Merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore. Vendosnie në një

shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për kët

vend! Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër... E në rasë se nuk gjeni ndonjë njeri që ka

merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndis klasike20

.

Për ta ruajtur nga të ftohtit lopën,burimin e vetëm të jetesës,prindërit u bënë padashje shkaktar të

vdekjes së fëmijës.

Rreshtat flasin qartë për dhimbjen që shkakton ajo që e karakterizon “të bukurën” brenda kësaj

pjese.Bukuria në veprën e Migjenit nuk është bukuri e gëzueshme,ajo bukuri të vriste,të

mundonte dhe të hidhte në skaje të pamundura për tu kapur dhe dashur nga askush.

18

Migjeni, vpera 4, Kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 47-48. 19

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.112. 20

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 112.

15

2.6 Zeneli

Përmes pjesës “Zeneli” autori paraqiti edhe një herë gjendjen e prapambetur të fshatarësisë

punonjëse.Me figurën e këtij nxënësi shkrimtari dha tipin e vogëlushit malësor,i cili kishte etje të

madhe për nxënie dhe ndonëse i mitur ishte aq i zgjuar dhe i vetëdijshëm sa të kuptonte gjendjen

aq të vajtueshme në të cilën jetonte.Ai ishte tipi i fëmijës që mbi dhembjen vetjake ndjenje

dhembjen e popullit.

Nganjëherë, gjtihashtu rrallë, i futet Zenelit dhe thotë: “s‟dij, zotni”. Atëhere mësimi nuk shkon

si duhet. Nuk don me ditë për të. Nganjëherë, gjtihashtu rrallë, i futet Zenelit gëzimi fëminuer

mu në zemër, asgjasend e ban të qeshi, dridhet nga gazi, s‟rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk

ndihmojnë as qortimet, as interesi i mësimit. Mue atëhere më bahet se dhe më tall dhe më qorton

Zeneli në këtë mënyrë: Mjaft ma, zoti mësues, mjaft, mjaft na mësuet si duhet me jetue, c‟ka asht

mirë e bukur mjaft na mësuet, megjithatë, na po rrojmë si rrojtën stërgjyshnit tonë, po n‟ato

gëzime e po n‟ato mjerime, të lanum e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe, na shiko njëherë, njenit

nëpër këmishë të shkyeme i shifet supi i verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje gati t‟i bijë të fikët

nga uria, një tjetër prap mezi përmbahet mos t‟i bajnë dhambët brrr nga ethet... Kështu më dukej

se më qortonte me tallje ftyra inteligjente e Zenelit, ndërsa qeshej. Pra, na len pak të qeshemi, më

dukej se thoshte, të gëzohemi derisa jem në shkollë. Rroftë shkolla! Rroftë arsimi!-sa herë kemi

këndue, e në shtëpi s‟ka gaz, s‟ka të qeshun.. rroftë shkolla! Rroftë arsimi! që na mëson këndim e

shkrim, të cilët me të vërtetë nuk kanë me na hymë shumë në punë nëjetën tonë, por mjaft që

kemi me marrë një hu... jo gja tjetër por, për të shkrue në qiellë: Rroftë shkolla! Rroftë arsimi!21

.

Zeneli asht si ajo tokë e mirë plleshme ku fara dosido e hjedhun zen, rritet dhe ep fryt ma tepër

se pritej. Çka Migjeni shkruen për Zenelin mund të përsëritet për artin e tij22

.

Shpeshherëmë pëlqente të mendoj mbi ardhmënin e Zenelit. Por ç‟e do. Nuk mjafton vullneti i

mirë i em, që ta baj Zenelin të hypi ndër majat e nalta kah shpërthejnë horizontet e dritës. Mandej

dhe pjesa e eme fataliste arsyetonte: lene Zenelin të rrojë jetën stërgjyshore, primitive, e ka ma

mirë, mos e merr në qaf me e hypë ndër majat e nalta nga mund të thejë qafën i dëshpruem, tue

pa të vetët të dashtun tepër ultë dhe tue mos mujtë me i ndihmue. Prandaj kur erdhi koha, ia

21

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.120. 22

Arshi Pipa, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006, f. 47.

16

dhash Zenelit dëftesën e lirimit, u përshndetëm dhe kur shkoi, m‟erdh keq që s‟do shifemi ma

kurr23

.

I la fëmitë t‟argtohen dhe sillem nga dritorja. Vërej. M‟at bjeshkë të naltë përball asht një pyll i

madh, të cilit s‟i dihet kufini e ku shkuem një herë në shëtit; asht një visar, që s‟bahet. Vërej

shpatet e kodrave, të brigjeve, vërej ndoj anë të vetmueme në largësi, drujët, dhenë e kuq dhe

gjelbërimin e verdhë; ma afër vërej kasollet e rrasuna për dhe e që përbahen vetëm nga mbuloja e

kashtës... Tretem në kontemplacion të mërzitshëm e buzët e mia makinalisht lëvizin, flasin me

vetevete. Shpejt kujtohem se më shikojnë fëmitë, sillem e Zeneli: Zotni, a po bajmë mësim? Orë

gjeografie. Marr globin në dorë. U flas. Po shqipnia ku asht?-pyesin dy-tre veta e tjerët i grehin

qafat që të shofin ma mirë. Kur ua dëftoj shejin: një pikë e kuqe në mes të ngjyrave tjera,

ndëgjohen zane të pakënaqun, disi të shqetsuem: Sa e vogël!... E vocërr e vocërr, mezi shifet....

Po si, zotni, kaq e vogël Shqipnia?- çohet njeri tue kundërshtue me dorë. Të gjithë flasin njeni

me tjetrin të shqetsuem, thue se tashti, në kët cast u ba Shqipnia e vogël, ku duhet me u vra për

me qëndrue mbrenda kufinit. Vetëm Zeneli s‟flet gja; më shikon në dritzën e synit me syt e tij të

mençëm, si me më thanë: zotni, shpëto situatën, si tjera herë që e shpëtove kur kemi folë për

mjetet teknike të bujqsis dhe shkakun pse s‟i kemi, kur kemi folë për komoditetet e jetës, të cilat

s‟i kemi, për shtetet e pasun, çka na nuk jemi, gjithëherë ke shpëtue situatën, shpëtoje dhe tash.

Vërej shpirtet e vegjël të shqetsuem, pse atdheu i tyne kaq i madh si u duket atyne në natyrë asht

i vizatue aq i vogël dhe mendojnë se asht gabim. E dij se neser Shqipnia në glob ka me u rritë, ka

me u ba kushedi sa e madhe prej dorës së ndonjenit nga shqipot e klasës24

.

2.7. Studenti në shtëpi

“Studenti në shtëpi” ka për temë jetën e një familje borgjeze krahinore.Nushi, student i mjekësisë

në një qytet të Evropës, kthehet në shtëpi për të martuar të motrën Agën.Babai në familje krijon

frikë e jo dashuri.Fjala e tij është ligj.Ai e jep Agën për një tregtar të moshuar të cilin ajo nuk e

do.Të gjitha këto Nushi i vështron si gjëra që pengojnë përparimin e shoqërisë.Ai nuk mundi të

kundërshtonte konservatorizmin patriarkal që shihte në jetën familjare e shoqërore por e vetmja

gjë që mundi ta bënte ishte të shprehte mospelqimin e tij në lidhje me martesën e motrës së tij.

23

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.121-122. 24

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.120-121.

17

Hë, ashtu unë due. Ndëgjo ti babën, dhe nuk do pendohesh. Ti duhesh me pasë një shoqni prej së

cilës do mësojsh ndoj gja. Po prej asaj shoqnie, të cilën pate sot, çka mundesh me mësue? Ata

t’asaj feje, sado shkollë me ba, prapseprapë njerëz nuk bahen. Ndëgjo ti babën.

E Nushi dëgjon.Don me qenë djal i mirë.Si mos e degjojë babën e cili e rriti dhe e bëri

kaq!Shumë shpejt mjedisi rrethues dhe ideologjia patriarkale mundën ta mposhtin atë.Heqja dorë

nga synimi për të kontribuar në emancipimin e shoqërisë ngjante sepse Nushi nuk ishte

shkëputur plotësisht nga e vjetra e vazhdonte t‟i quante “të shenjta” parimet.

Migjeni preku disa tema që përcjellin plagë shoqërore në jetën e shqiptarëve, por edhe disa tema

që më parë ishin tabu nga të tjerët.Diku në një rresht të novelës Studenti në shtëpi,ai shprehet se

sa vështirë është t‟i ruash vajzat!

Mos të më korisin, mendon kryetari i familjes, tue i shikue me rend të gjith pjestarët. Mos të më

korisin, prandaj shtrëngo frenat, shtrëngo sa të mundësh, e nëse nuk mund të marrin frymë-të

pëlcasin. Sa vështirë asht me rritë fëmi në kohë të soçme!Sa vështirë asht me i ruejtë vajzat! Eh,

kohët e kalueme!Por a e dini ju, mori fëmi, se unë njaq sa ju ishte,kur fillova me fitue bukën..

Edhe qe, ka dashtë zoti, edhe ju me pasë mjaft, sa me ju plasë planci25

.

Nushi një student shqiptar në një vend të huaj,është kthyer nga studimet në shtëpinë dhe në

vendlindjen e tij.Atë herë pas here e zinte nostalgjia për viset e largta,për qytetin e tij të

studimeve,por u kthye në vatrën e tij familjare, ku pranë vetes kishte prindërit, motrat e vëllëzerit

e tij, por që atë e mundonte fort në shpirt e në zemër ky mentalitet që duhej t‟i nënshtrohej edhe

pse nuk e donte.

Një buzëmbrëmje Nushin e kish zënë nostalgjia për viset e largëta,për qytetin e studimeve të

tij.Ai e don kët votër,më mirë me thënë këtë gji rreth votrës: prindërit,motrat e vëllezërit,por

diçka si ma e fortë e lidh edhe për ato vise.Ato vise ku jeta impulsive të lejon ta shijosh dhe si i ri

dhe si plak,si filozof ose si njeri i thjeshtë.Nushi vëren kontrastin e tmerrshëm në mes të vendit të

vet dhe të atyre viseve.Si i ri që është,ndjenjat e tij mënjanojnë për mrekullirat e largërta,e në

mendime gjurmon shkaqet pse vendi i tij është aq prapa.Dhe ato shkaqe,me gjith zjarrminë e

rinisë,i urren.Urren të kaluarën që është aq e afërme,si baba i tij.Baba është i afërm,si babë, por i

25

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.131.

18

largët si përfaqësues i shoqërisë,si person.E gjith mosmarrëveshja,të gjitha moskuptimet vijnë

ngase të gjith kemi nëpër shtëpia, nëpër votra,nga një ose më tepër të këtillë të dashur dhe të

urrejtur përnjëherësh26

.Nushi e kishte inatin me traditat dhe me të atin,ai rrinte dhe mendonte,por

unë babain nuk e ndryshoj dot thoshte me vete.Ai kujtonte se kur ishin të vegjël, tradita e

kërkonte që fëmijët të mos rrinin në një vend me të rriturit dhe me të ardhur shoqëria e babait ata

zhdukeshin.

Çështja me ta qëndron si çështja e një operacioni:ose ta presh këmbën dhe të rrosh ose mos ta

presh kambën dhe të vdesësh.Nushi e din që edhe baba i tij s‟ka faj se është i tillë.Po vëllezërit e

tij e motrat a thua e dojnë babën?27

.

Nushi kujtonte periudhen fëminore të tij, që kishte kaluar me të motrën e cila ishte afër me vite

me të, asnjëherë nuk ishin ndarë së bashku.Ai për motrën më të madhe, e cila me vjet i afrohej

ndiente një dashuri të pasur me kujtime fëmijërore.Gjithmonë bashkë.Ndër mbrëmje të

dimnit,kur u duhej me ra me fjetë,duke ngrirë nga çarçafi i ftoftë i dyshekut,i afroheshin njëri-

tjetrit.

Një ndër temat që Migjeni preku si plagë të shoqërisë në atë kohë ishte edhe nderi i shoqërisë

shqiptare,ku sipas tij nderi i kësaj shoqërie ishte i pacenueshëm dhe ai që guxonte ta prekte dihej

fundi i tij.Nderi i shoqërisë është i pacenueshëm.I mjeri ai i cili provon ta cenojë.Mos të prishet

lustra e shoqërisë së qytetit tonë.Të shkëlqejë lustra e marrëdhënieve tona të përditshme me një

grua duke fjetur me burrin e vet plak ose idiot.Vuan dhe mendon ndonjë tjetër,s‟ka gjë.Një

grua,pranë burrit të pamashkulli,merr fshehtas një tjetër që ta përkëdheli.Prap s‟ka

gjë.Njësoj.S‟ka rëndësi.Jeta bashkëshortore njësoj është e hyjnueshme.Këtë e ka vërtetuar

instituti fetar.Vetëm diçka:skandali nuk durohet.Bëni çmos që të mos shkaktoni skandal se

skandali shkakton vdekjen e nderit,si për shembull grada 42 e temperaturës vdekjen e

njeriut.Shoqëria lëngon,lëngon me temperatura të ndryshme,por shikoni mos të arrini gradën e

fundit, po deshët të jetoni me nder e me moral të pacenueshëm28

.

Mbas sa kohësh në shtëpinë e Agës krijohet raporti tresh:burrë –grua-dashnor.Agëja,merr rrugën

e papëlqyer.Jo sepse është e degjeneruar,por e detyron mjedisi ku jeton.I treti këtu është Luli,

26

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.131. 27

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.131. 28

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.138.

19

shegërti i burrit të saj,një djalë i ri.Tanimë edhe Nushi,kur kthehet nga studimet e zbulon këtë

marrëdhënie që e dinë të gjithë të tjerët dhe e heshtin.Vazhdon harmonia e rrejshme në shtëpinë e

Agës.Tregimi përmbledh në vete kuptimin e thellë të një morali të gënjeshtërt dhe luftën për

prishjen e konvencioneve,duke i ruajtur ato.Agëja për konvencion martohet me burrin që nuk e

do,por e prish këtë rregull duke bërë të dashur shërbëtorin e tij. Nushi,sikur pajtohet me të gjitha

përkundër ndërgjegjës së vet29

.

2.8 Të çelen arkapijat

Një tjetër temë që Migjeni trajtoi në veprën e tij kishte të bënte edhe me fenë ku ai flet për heqjen

e ferexhesë të gratë dhe vajzat por që të bëhej kjo si fillim duhet të çelen arkapiat dhe si

personazh për të realizuar ishte Oso Bakalli.Shkrimtari vë në lojë fanatikët e tërbuar nga shtesa e

pasur e qytetit që nuk lënë gjë pa bërë për të penguar emancipimin e gruas.

Nevoja për ndërrimin e formave të shoqërisë dhe kundërvënia e brendshme bëhet temë e tregimit

“Të çelen arkapijat”.Lajmin për heqje të ferexheve, pra për zbulimin e grave, burrat e marrin si

një tronditje kurse gratë fshehtas si festë të shpirtit Hajria e bukur vallëzon nga gëzimi, kurse i

vëllai Oso Bakalii ia jep një të rënë të përgjakshme për gjestin e saj.Kjo gjendje në familje nga

Migjeni karakterizohet kështu30

:

Pranvera e kësaj pranvere nuk ra në sy. Nuk u shijua as aroma e pemëve të lulëzuara,as që u

admirua bukuria e tyre.Truri dhe shpirti i një pjese të madhe të qytetit ishte zënë me ca mendime

krejt tjera e pranvera që aq pritej erdhi dhe po kalon si një udhëtare pa rëndësi.Njerëzit tanë janë

shumë shpirtngushtë.Kur u kërcenohet ndonjë rrezik mbi kokë,mendojnë vetëm atë rrezik që të

jenë vetëm e vetëm më të dëshpruar,nuk mendojnë sadopak ndër gjëra të tjera.E pra, sa shpresa e

sa dëshira përfton pranvera nëpër kopshte,ku enden vajzat dhe gratë e fshehura duke fshehë

ndjesitë e tyre.Hajria e shtërngoi fort për supit shoqen e kjo e puthi në skaj të buzve.Nga njëra

anë gëzimi pse do dalin te zbuluara e nga tjetra anë frika e një pasigurie përftoi një ndjesi, të

cilën kurr s‟e kishin ndier më parë31

.

29

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 150. 30

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f.151. 31

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.147.

20

Në novelën “Të çelen arkapijat”, Migjeni vë në lojë pseudoreformën demagogjike që bëri Zogu

për heqjen e ferexhesë e cila do të ishte një shenjë emancipimi i gruas shqiptare.

Në tanë shtëpinë një heshtje, sikur ndodhet ndokush n’agoni të vdekjes. Po, ka agoni, por jo

mjerim. Si në kët shtëpi dhe me qinda e qinda shtëpia tjera kanë diçka si agoni vdekje. Po vdes

një e kalueme shekullore aq e ndjeme dhe aq e jetueme. Po i hiqet guri i qoshes kështjellit

mijëvjeçar dhe zemrat e njerëzve po helmohen nga rroposja e tij. (Disa, përkundra, gëzohen si

me u pas vramë një shtazë përbindshe që rronte dhe helmonte jetën nëpër shtëpia).

Mendimi e mundonte Osjen.Ai rrinte në divan,pinte cigare pas cigares dhe në mëndje i vinin

shumë mendime në lidhje më femrat.Mendon se si meshkujt janë me të vërtetë të këqinjë,si kanë

dëshirë ta shohin gruan e huaj dhe të shokut të vet.I di Osja mendimet e meshkujve se dhe vetë

është mashkull.Edhe ai vetë mendon ashtu,me gjithë të katërdhjetë vitet e tij dhe me gruan

pranë32

.

Hallet merrnin fund kur gjinia femërore mendonte se ishin të lira, por si? Të lira vetëm brenda

arkapiave të veta. Të celën arkapiat me komshijtë ishte një arritje për të gjitha gratë dhe vajzat.

E gratë? Disa shikoheshin ndër pasqyra të vogla, fshehtas,për të parë dhe konstatuar a janë në të

vërtetë të denja që të dalin të zbuluara.Plakat rënkonin,“merrshin hallallin”njena nga tjetra.Nuk

qanin pse do t‟ua hanë burrat fytyrat.Një pakicë shumë e vogël qante se do humbin Xhennetin

(parajsën).Vajzat e reja, kur të fshehura nga pleqët e shtëpisë ecshin ma krenisht,stërviteshin si

do ecin rrugave pa ferexhe në fantazi e emocionoheshin dhe jetonin çaste lumnie.

Hajrija një personazh i kësaj novele ishte veshur alafranga,pra jo me veshje tradicionale ose sic

dihej me ferexhenë, por veshja e tyre tani do ishte sipas modes.Bukuria e trupit të saj ishte e

dukshme, pasi i dalloheshin format, veshje ishte provokuese dhe pozat e saj ngacmuese.

Nga dhoma ku shkuen fëmitë, u ndëgjue një potere gazit dhe fjalësh. Çka asht kjo? tha Osja dhe

çue me rrëmbim. Në dhomë e gjet Hajrijen të veshun dhe të gaditun “alafranga”.Ajo s‟e shifte

Oson përmbrapa, por vazhdonte të imitonte gratë “allafrënga” dhe përdredhej si “mbas modës”.

Fëmijët qeshnin dhe brohoritnin duke u argëtuar.Kur Osja,fuqishëm i ra Hajrijes në kokë kjo u

përplas për mur e fëmijët përnjëherë heshtën të tmerruar.Mund të dëgjoheshin zemrat e tyre si

32

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.148.

21

rrihnin.Më i vogli filloi të qajë. Hajria vetëm që lëshoi një zë të pakontrolluar.Pas dy çastesh u

ngrit si e hutuar e nga hunda dhe balli i pikonte gjaku.Osja,duke murmuruar si qen i tërbuar,doli

nga dhoma dhe vetëm i kuptoheshin fjalët: “si kurvë...si kurvë”33

.

2.9 Historia e njenës nga ato

Novela “Historia e njenës nga ato” përshkruan pikërisht rrugën jetësore të femrës, e cila

mundohet ta krijojë fatin e vet në një shoqëri të moralit të maskave.Lukja malësore zbret në qytet

dhe bëhet prostitutë.Profesionin e saj autori do ta shenjojë në mënyrë të zbutur: femër

publike.Pra, tregohet tragjikja e kalimit të femrës nga jeta private,në femër publike.Ky është akti

i parë i dramës së saj34

.

Kush nuk e kujton? Kush nuk e kujton, or shok, atë? Kë? Cilën? Cilën? Atë? Njerën nga ato! Po

cila asht njena nga ato? Ato janë shum! Cili i ri ose plak nuk njef së paku dhetë nga ato?! Pse

ato janë shumë.Pse shumë ka meshkuj,shumë ka pare,prandaj duhet në numër relativ të kenë dhe

trupna që shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?

Te kjo novelë protagoniste asht Lukja, nji prostitutë.Ajo e bën këtë jetë për nji kohë të gjatë. E

nga fitimet,që nxjerr,arrin të kursejë dyqind napolona.Migjeni,edhe në këtë novelë akuzon.

Akuza e tij asht e hollë,e thellë.Prostituta Luke mendon,dëshron,ëndërron të krijojë edhe ajo

familjen e vet. Kjo do të thotë se megjithëse ka qenë e detyruar të bëjë atë jetë përsëri në të ka

mbetë dicka njerëzore,e bukur,e pastër,dicka më tepër se në zojat e mëdha,që bëhen prostituta

për qejf.

Lukja personazhi më i njohur i shkrimtarit e cila guxon dhe fiton.Por cfarë guxon? Guxon të

tradhëtoje dhe cfarë guxon? Guxon të fitojë para, me kë t‟i dali përpara,me djem të papjekur

mirë, më studenta dhe me burra sa dy herë mosha e saj.

Lulja, Lukja! A s’e kujtoni Luken? S’e besoj.. shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni?

Më falni, por këu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon-fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe

se e njihni Luken? Me pretekst se jeni të ndershëm... Të mos kini, të mos kini frigë se nuk do ju

33

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.150. 34

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f.151.

22

quej të pandërshëm. Po ju, së paku, me siguri do njihni ndonjenën nga motrat legjitime të Lukes,

asht njësoj si me njofto Luken vetë. Jeta e tyne asht një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju apin

atë që kërkoni-me pare në dorë35

.

Lukja mund të ishte si çdo femër tjetër,të dashuronte dhe të dashurohej,ishte e mirë,.Pak a shumë

Lulja ishte një hyjneshe. Por Lukja askujt nuk i thoshte jo.Ajo madje i pyeste se sa lekë kishin në

xhep,ajo kishte raste që edhe e ulte pazarin.

Së parit studentat, me të hymen brenda, kuqeshin, por kur vijoshin për së dyti, para se të hyjnë

shikofshin djathtas e majtas mos t’i shofi kush, dhe mandej shpejt nëpër derë fut brenda si plumb

pushke. Lukja kanjëherë merrte pozë serioze dhe u bërtiste:

Pse kni ardhë? Ke kërkoni? Nuk asht këtu ai që kërkoni..36

.

Studentat hutoheshin, iu merrte fjala në gojë, shikofshin shoqi-shoqin, skuqeshin në ftyrë dhe

niseshin të kthehen. Atëherë Lukja plaste gazit, qeshej me gjithë zemër dhe i merrte për dore

n’odë të saj. Kanjëherë ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte

ose e ledhatonte për ftyre, ashtu si ka të drejtë të kapi gruen e vet vetëm burri që ka vue kunorë

te prifti ose te hoxha, atëherë Lukja i thoshte:

Mos luej, more vagabond! Rri urtë, dhe ia kërsitte shuplakë fytyrës. Djaloshi nuk tundej, qeshej

dhe mundohej t’ia kapi dorën. Kur këta vonoheshin në kafe në bashkëfjalim e sipër, ajo u thoshte

të gjithve: ikni se po iu vinë babat ose kanjiherë i thoshte vetëm ma të riut:

Shko, se asht bamë vonë.. Tash asht kohë me t’ardhë yt atë37

Kur martohet, i qëndron besnike të shoqit. Por është e kotë. Etja e parasë,interesi prishin atë

andërr.Rruga që ajo mori e gjymtoi shumë moralisht.Përfundimi,natyrisht është më tragjiku.

Lukja është çmendur.Varianti i jetës së Lukes, që është vetëm njëra nga ato,është një dëshmi

tronditëse letrare për një jetë në realitetin e kohës e cila me ashpërsinë e vet i vret të gjitha

ëndrrat e mundshme.Këtu individi, femra,nuk mundet tjetër përpos të shpalosë fatin e vet38

.

35

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.152. 36

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.152-153. 37

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.153. 38

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 151.

23

Tek ky tregim,shkrimtari sulmon me mëri moralin hipokrit të shoqërisë feudalo-bogjeze,që

rreket më kot të mbulojë shëmtinë e vet dhe grave u shkatërron jetën duke i bërë gra të përdala.

2.10 Bukën tonë të përditshme falna sot

“Bukën tonë të përditshme falna sot” pason me një temë të ndjeshme dhe mjaft prekëse ku

tregohet se si papunësia shkatërron familjet dhe i shtyn njerëzit në udhën e rrënimit moral.

Personazhi i tregimit,Kola,më parë kishte qenë kamarier,kurse tani kishte mbetur pa punë.Cdo

ditë,që nga mëngjesi e deri në mbrëmje,ai kot përpiqet të gjejë punë por ishte e kotë.Në shtëpi

mungon edhe gjëja më e domosdoshme,buka.Nga uria,fëmija i vetëm sëmuret rëndë.Për të gjetur

një punë,Kola shkon në qytet tjetër.

Thueji nanës të çojnë paret, po desht me i dhanë bukë. Moj nanë! Nuk m’i ka dhanë paret… S’ka

bukë, ka thanë, britte Lilin që nga dera e oborrit.

Grueja mbetet vetëm me djalin.S‟kanë bukë,barna,asgjë.Nji grua,një nga „ato‟,Lezja,i thotë që

për të holla,të presë në shtëpi një „mik‟.E„zotëria‟vjen.Kur ai asht duke dalë,Kola kthehet në

shtëpi nga kryeqyteti.Dyshon.Hyn.Gjen te shoqen duke numëruar paratë.Ai kupton.Çast i

rëndë,dramatik,që autori e përshkruan me mjeshtëri të madhe.Heshtje.E zemra donte të bërtasë,të

ulurijë si bisha së cilës ia kanë prishë strofullën39

. E atij nuk i mbetet gjë tjetër vec të mbyllë sytë.

Duhesh me u kujdesë shum për fëmin, përndryshe do ta humbish. Shum kohë ka pasë zjarrmi të

madhe, mezi iu kujtua mjekut me folë dhe mori të shkruejë recetën. Kur u nis me shkue, grueja e

pyeti sa duhet t’i paguajë. Por ky i tha të blejnë barnat me ato të holla. Ajo ulet në një vend si e

mpime, shikonte mjekun, i cili iu avitte derës s’oborrit në shpinë mbrapa dhe iu avulluan syt.

Mbet ashtu një kohë..Gjëmimi i Lilit e tërhoq.Ngau te djali, u shtri pranë tij,zu ta rroki,ta

përkëdheli me fjalë: Do shndoshesh, moj nanë, do shndohesh, pëllumb! Tash të blen ty nana me

hangër të gjitha të mirat. Çka don me të ble?40

.

Kjo novelë ka përmbajtje vërtetë e fortë.Duke treguar me një realizëm të ashpër historinë tragjike

të kësaj familje,Migjeni cjerr maskën shoqërisë borgjeze.Atij i vie keq për ata që nuk kuptojnë

ende arsyet e vërteta të mjerimeve.

39

Migjeni, vepra 4, Kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 66. 40

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 179-180.

24

KREU III: Personazhet të cilët mbartin plagët e prozës migjeniane

3.1 Lypsi

Personazhi letrar ekziston brenda kufijve të një subjekti, i cili nuk u përket strukturave fikse, por

një logjike dhe dinamike të papërsëritshme të çdo rrëfimi.Duke qenë subjekti një veprim i

strukturës një forcë formuese dinamike e ligjërimit narrativ,personazhi fiton një rol të vecantë në

organizmin e rrëfimit41

.

Por lypsi e di se ç’domethanë “zoti të dhashtë”: mos me pas kurr,mos me ngranë kurr.Prandej

me ma tepër fuqi i bie derës.E tash përmbrenda asht zani ma i rreptë: Hajt, more! Zoti të

dhashtë! A merr vesht?

Lypsit medoemos i duhet me marrë vesht. E len atë derë, msyn të dytën, të tretën, të katërtën, e

kështu me radhë, të gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rrugë sot për sot asht fusha e veprimit të tij.

Nesër asht ndoj rrugë tjetër. Fushat veprimit të qytetarit tonë janë të ndryshme. Dhe ndyrshojnë

njena fushë nga tjetra, siç ndryshon parajsa nga ferri, me të gjitha variacionet piktoreske dhe

mallëngjyese. E lypsit, që trokit nga dera në derë, diku i falin ndaj send, diku i thotë e zoja e

shtëpisë: “s’kam, besa”-dhe lypsi atëherë asht i butë, shkon tue mbajtë në mend këtë derë për me

ardhë ndoj ditë tjetër.

Lypsi shtrëngoi dhambët për ta ndalë gjuhën e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerzis. Shtërngoi

dhe grushtat, e thojt që tash sa kohë nuk i kishte premë, iu ngulën në dhanat e duerve. Përpara

vetes nuk shef asgja tjetër, veç objekte mnie. I bjen ndër mend koha kur s‟ka pasë nevojë me

lypë. Përkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat që vijoshin ditë shtune në parkun e dyqanit të

tij, kur ishte farkëtar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse janë shumë lypsa. Kujt t‟i epet ma

parë? Arsyetonte lypsi së fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemrën dhe trunin

e tij dhe m‟at çast donte të shfrejë në një mënyrë, makare tue rrahë hekurin e kuqun. E kur nuk

ka hekur dhe çekiç, puna del e dyshimtë dhe e rrezikshme. Prandej me taktik, zotni, mos thoni

“zoti të dhashtë!”42

.

41

Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, f. 85. 42

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 100-101.

25

3.2 Malsorja

Djaloshin e tërheq bukuria e malësores.Miqësisht i afrohet dhe i thotë sa është ora. E pyet sa e

mban qymyrin. Bën pazarllëk edhe pse s‟ka qëllim ta blejë.Por malësorja është e bukur dhe e

re.Përse mos të kuvendojë pak me të? “Asht e ndytë, konstaton djaloshi. Sa teveqele janë këto

katundaret. Nuk të kuptojnë.. duhet me i thanë..dhe atë që nuk thohet”.Dhe djaloshi shkon në

punë të vet. E malsorja fillon të shqetësohet për kthimin në malësi.Shikon diellin si gjithnjë po

afrohet nga perëndimi.Si ka për t‟u kthyer në malsi nëpër terr? Me të vërtetë,ajo nuk dron prej

lugetënve dhe bubazhelave.Po të ishte plakë nuk do të kishte aspak frikë, por.. Kujtohet si nja dy

tri herësh i janë vu mbrapa do njerëz, dhe së pari nuk dinte se ç‟lypshin prej saj... Ajo i dron

njerëzit... Njerzit i ka ajo frikë. E pse? Pse është e re dhe pak e bukur43

.

3.3 Simbolika e misrit

Simbolet që i përdorte Migjeni,sado që dukeshin se ishin nga përditshmëria ato në të vërtetë,

ishin edhe fjalë nga e përditshmja por ishin edhe majat e miteve të cilat si në poezinë ashtu edhe

në skicat e tij nuk e kishin atë ftohtësi që me vete e sjellin mitet nga e kaluara.Shtrirja e tyre në

fjalorin e përditshmërisë sado që ato i bënte të përafërta me lexuesin në vete fshehin shumë

rrafshe kuptimore44

.

“Nëpër luginat e maleve përshkrohet malsori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat,

për të arritur në qendrën e nënprefekturës të marrë misër.Krahërori i tij është një copë graniti që

u shkëput nga mali dhe u vendos mby dy këmbë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet

copa e malit pa bëzajtë.E përpara depos së misrit bjerr cilin karakteristike të vetën, dhe bahet

firgacak.Bahet servil, frikacak, pse-mendoi ai-njashtu e don ligji, nëpunsi; përndrsyhe s;ka

misër. “si urdhnon, zotni”, përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me t’u marrun zani, me

gjeste majmuni, vetëm e vetëm mos me zgjua mninë engjëjve që ndajnë misër. Dhe kur marrin

misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së ngushtë të malit dhe të jetës. Ndodh që njenit i

derdhen kokrrat e mistrit nëpër birë të vogël tëthesit, shoku mbrapa pa i pa, i shkel, i treti shok

as një as dy ia hjedh mallkimin e pamërshirshëm: “Mos e shkel, he të shitoftë Zana”! se shekulli

i njezetë asht shekulli i apotezës së misrit ndër foletë e Shqipeve”45

.

43

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.90. 44

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik I Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.160. 45

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 110.

26

3.4 Bukuria që vret

Migjeni edhe në këtë pjesë prek fatin e mjerë të njerëzve që vuajnë nga varfëria të cilët

gjithmonë janë të sprovuar me tragjedi që ju servon jeta.I vogli i nënës vdes nga i ftohti.

“Hana e zbehtë, si ftyra e një të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës. Kundron botën e maleve të

kristalizueme nga bora.Kundron kasollet e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk

marrin. Të gjitha janë mbështjellë në bardhsin e borës. Dhe të vret kjo bukuri e bardhë. Vret

shpirtin e malsorit, siç vret shpirtin e artistit shtatorja e bardhë e ftohtë e një grues së lakuriqët.

E në kasolë, e cila gjëmon nën barrën e borës, dedhen dy ngjyra, kuq e zi. I kuq zjarrmi i votrës

në mes të kasolles, e i zi rrethi. Të zeza, t’errta janë skutat e kasolles nga ndëgjohet blegrim’ e

mekun e ndoj delje, ose kumbona e lopës. Ehe ata u vret bukuria e bardhë. Nga goja u del avulli

i afsheve që ngrihen n’ajr, bjen mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje. Gjithshkafja

e kristalizueme. Një dorë shtrihet, zen një dru, e shpupurish zjarrmin. Rropos një botë gacash.

Flaka lëpin errsinën e shkëndijat kërcejn nën tra dhe nëpër ftyra rreth votrës. E trupat e njerëzve

dridhen, nëpër korriz u përshkohet të ftohtit që vjen nga skutat, andej nga errsina. Brr... uf...

andej mprapa shpinet përpijnë errsina me të ftohtit e saj”46

.

3.5 Zeneli

Zeneli,nxënësi më i dashur për Migjenin gërshëton idetë rreth botës së atëhershme duke paraqitur

detajisht në një moshë të re gjendjen aktuale të vendit që Migjeni vazhdimisht mundohej ta

mbulonte me teori të përditshme.Kjo ishte arsyeja pse ai ishte i vecantë në sytë e autorit tonë ose

thënë më mirë mësuesit të tij.

“Zeneli asht si ajo tokë e mirë, e pëlleshme, ku fara dosido e hjedhun, zen, rritet dhe ep fryt ma

tepër se pritej. I tham:

Zenel, thueje ti atë që s’diti shoku...

Çohet me syt e tij të gështenjtë të përqendruem mendueshëm ndër syt e mi. Dhambët e bardhë,

ftyra e zeshkët, balli i rregullt, kryet e zgjatun përmbrapa. Flet. Përgjigjet me besim të madh ë

vetvete. E at besim e fitoi me shumprova, mbasi gjithmonë kur s’dijnë tjerët, atij i takon me folë.

Dhe flet me ball pak të rrudhun ne mes të syve. Nganjëherë, ashtu tue folë, e tradhton Zenelin

46

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 111.

27

fantazia fëminore, i hyp kalit imagjinar me flatra dhe fluturon nga reja në re, por, me të rumun

re buzëqeshjen teme, kujtohet se asht tue gabue, ndalet, disi ndjehet ngushtë, ulet pa i thanë unë

me ndejë, dhe mbulon ftyrën me duer nga turpi. Atëhere qeshem unë, qeshen shokët e tij dhe

sjellin kryet herë nga unë, herë nga Zeneli. Ndonjëherë, rrallë, i mbushet mendja Zenelit dhe

thotë: “shij, zotni”. Atëhere mësimi nuk shkon si duhet. Nuk don me ditë për të. Nganjëherë,

gjithashtu rrallë, i futet Zenelit gëzimi fëminuer mu në zemër, asgjësend e ban të qeshi, dridhet

nga gazi, s’rri urtë dhe trazon shokët. Dhe nuk ndihmojnë as qortimet, as interesi i mësimit. Mue

atëherë më bahet se dhe më tall dhe më qorton Zeneli në këtë mënyrë: Mjaft ma, zoti mësues,

mjaft, mjaft na mësuet si duhet me jetue, ç’ka asht mirë e bukur mjaft na mësuet, megjtihatë, na

po rrojmë si rrojtën stërgjyshnit tonë, po n’ato gëzime e po n’ato mjerime, të lanim e të tretun

ndër këto bjeshkë”47

.

3.6 Nushi

Nushi student i mjekësisë në një qytet të Europës kthehet në shtëpi për të martuar të motrën

Agën.

Kthimi tij në shtëpi nxjerrë në pah gjithë karakteristikat e jetës nëpërmjet atyre pak të

ndodhurave.Babai në familje në vend se të sjellë lumturi ai sjellë frikë.

Fjala e tij është ligj të cilit duhet t‟ i binden që të gjithë.Ai e jep Agën për një tregtar të cilin ajo

nuk e do.

Në një ndër qytetet e Evropës së Mesme Nushi po lexon letrën që posa ia kish prumë

letërshpërdasi.Edhe në dorë të shpërdasit e njofti letrën se ishte nga shtëpia. Po, zarf i bardhë në

formë katrore, shtëpia e ulët, me një oborr të vogël me lule shumë. Mandej i ati iu parafytyronte

Nushit, mbasi ai e ka shkruem letrën tue hymë n’at shtëpi, në muzg të mbrëmjes, dhe tue prue

natën me vete. Se mbas tij dera u mbyllte, dhe atëherë të hymet e të dalmet ishin jashtëzakonisht

të rralla, dhe vetëm kur lajmonte kush ndoj lindje, ndoj vdekje ose vinte ndoj mik i papritur, çka

ngjante shum rrallë, u prishte kjo ligjë patriarkale. Ligjë, edhe çfarë ligje! Kush e shkelte at

ligjë, gjith at natë do ta çonte në një ndjenjë si me pasë shkelë diçka të fothtë, të rrëshqitshme si

gjarpri. E syt e t’et që të përshkojnë me ftoftsi përftojshin tamam një aso ndinje te Nushi. Si me

pasë shkelë gjarprin. Edhe kjo ishte një arsye për Nushin dhe nuk iu mbushte mendja me u kthye

n’atdhe, në shtëpi aq shpejt. Ka ma se tri vjet që ka ardhë n’universitet për studime, e tash një

47

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.119.

28

vjet e sa asht tue vendosë jo po shkoj në shtëpi për këto Këshndella, jo për këto Pashkë, por

vendimi rrite pa u ba veprim. Çka do të baj atje?-thoshte së fundi Nushi. Por letra që mori tashti,

i jepte afatin e fundit48

.

3.7 Oso Bakalli

Oso Bakallin që në radhët e para, e gjejmë në hall të madh. Djali gazetashitës jep me të madhe

lajmin: tash e tutje, gratë do të dalin të zbuluara.Osos s‟i bëhet të besojë.Ai djalë e bën nervoz.

Do të donte t‟ia blente të gjitha gazetat,mjaft që mos ta dëgjonte ate lajm! Ka ardhur pranvera.

Por,s‟e shijojnë dot një pjesë fanatikësh si Oso Bakalli.Vajzat e reja duan të dalin të zbuluara.

Midis tyre edhe motra shtatëmbëdhjetëvjecare e Osos.Po ky i fundit i ndalon të gjitha femrat e

shtëpisë të bëjnë këmbë në rrugë49

.

E vërtetë, me tamam!-pëshpriti Oso Bakalli, tue ndejë përpara dyqanit të vet. Uçue, hyni brenda,

nuk i lëshon syt si përherë mbi mall, të cilën në kohët e fundit e kishte shtue, por me mërzi u rras

mbas banakut. Aty e pushtoi një ndjesi, si me iu zhgatrrue qenia e tij. Tashti ma nga helmi as nuk

mejtonte gja. Donte të shkojë te dyqanxhiu ngjitë dhe ta marri vesht mirë punën, por s’kishte

guxim, mbasi e dinte se çka do t’i thoshte.Por mjafton me pa dhe me ndëgjue at kopil me gazeta

që po bërtet, si po çirret anembanë dhe po shtie çerekët e lekut në xhep50

.

Leximet që i janë bërë Migjenit në kohët e ndryshme organonin e tij estetik e kanë cilësuar në atë

mënyrë që atë ta vënë në shërbim të ideologjisë komuniste. Leximet e tilla, veprën e Migjenit e

varfërojnë,pavarësisht se pozicioni i tij politik dhe filozofik është në të mirë të shtresave të

shtypura. Qëllim kryesor i Migjenit ka qenë mbrojtja e njeriut51

.

Osja rri në minder, pin cigare mbas cigares, dhe mendon gjithçka dhe asgja nuk mendon. Po,

mendonn se si meshkujt janë me të vërtetë të këqij, si kanë qejf me e pa gruen e huej, dhe të

shokut të vet, si i shkon mendja mandej te puna ma e keqe. I din Osja mendiet e meshkujve se

edhe vetë asht mashkull. Dhe ai vetë mendon ashtu, me gjithë të katërdhetë vjetët e tij dhe me

gruen pranë52

.

48

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.128. 49

Migjeni, vepra 4, Kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 68. 50

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 146. 51

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik I Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.164. 52

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.148.

29

Dy net para se t’u vente në zbatim ligja e dekretuese për zbulimin e grave, mbasdarket, erdhi te

Oso Bakalli vllau i tij me të gjithë pjestarët e familjes. Erdhën për me u pa gratë për së mbramit

herë, se kushedi kur kanë për t’u pamë ma. Burrat u ndanë në një anë të dhomës, gratë në një

skaj tjetër, e varzat dhe fëmitë një nga një ikën në dhomën tjetër, për me gëzue ma tepër liri.

Gratë fliteshin për vete e burrat për vete, vetëm nganjëherë merrshin pjesë në bisedën e njeni-

tjetrit53

.

Kur u kthye Osja në dhomën e mdhajve, njena nga gratë i tha se të Dan Hoxhës kishin çelë

arkapinë vjetër me kojshin, të cilën e kishin mbyllë para tridhet bjetve pse ishin idhnue dy

familjet. Tash e kishin çelë at arkapi për me muejtë, nëpër oborr të kojshis, me shkue te

kushrinët, nga të cilët, prap me anë t’arkapive, mujshin me shkue nëpër shum familje të njoftuna

të lagjes pa i pa kush dhe pa pasë nevojë me dalë në rrugë54

.

3.8 Lukja

Personazhet e Migjenit, si njerëz realë jetojnë brenda shoqërisë dhe përballen me mekanizmat e

funksionimit të saj, pavarësisht shëmbëllimit të plotë të figurshëm. Ato japin mundësinë e

studimit të tyre në planin social dhe individual, me theks të veçantë në ndërtimin e

marrëdhënieve me njëri-tjetrin, gjë që ndikon në funksionimin e familjes dhe shoqërisë. Përmes

pikëpamjeve të ndryshme, që personazhet kanë mbi jetën dhe botën, qoftë në mënyrë individuale

apo kolektive, ata krijojnë filozofinë e tyre tipike shqiptare, por edhe një dëshmi universale të

qenies, ndërsa me përjetimet dhe forcën e përballimit të vështirësive në për të cilat kalojnë,

ndërkaq na mundësojnë t’i analizojmë edhe në rrafshin psikologjik. Analiza e personazheve në

rrafshin social, etik, filozofik, psikologjik, paraqet njëherësh edhe vetë thelbin e letërsisë

moderne, ku duke i shqyrtuar nga këndvështrime të ndryshme, personazhet e këtyre autorëve na

shfaqen me tërë kompleksitetin e tyre55

.

Kanjëherë dhe Luken e zente një trishtim i pakufishëm. I dhimbste ajo gja që e quejmë shpirt, por

vetëm kanjëherë, pse po t’i dhimbste më shpesh zotni do ta qitte jashtë, pse Lukja atëherë ndër

ato çaste të rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t’i vinte për dore. N’ato çaste as nuk

pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse të gjitha energjitë e djemve nëpër të

53

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 149. 54

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 150. 55

Jorida Sotiri, Sintaksa modern e personazhit, në Java e shkencës, Prishtinë, 2017, f. 78.

30

shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte që të prodhojë, si prodhon nana-tokë dhe çdo krijesë

tjetër? O sa trishtim, pothuaj një dhimbë fizike ndiente, kur u kujtonte se asht një grue që nuk

prodhon. Një kukull, një lodër me pasë për t’ia kushtue dhe harrue gjithë ato orët e mbrapshta

kur e shef veten të zhigatun në baltë56

.

Një ditë të kristaltë dimni, kur frynte veriu e acari kish ngri vesën, Lukja zbriti në qytet.

Biografia e saj deri m’at ditë asht e thjeshtë, por plot vuajtje si e të gjitha femrave të malsis. E

jeta në qytet, prej së largu, dukej e bukur. Sidoqoftë, buka fitohej; sidomos kur ke rininë dhe

shëndet. Por kur Lukja bani dështimin e parë, pau se për ato që s’kanë, jeta gjithkah asht e

njëllojtë. Dhe desh të bajt diçka nga vetja, por i thanë:

Rri, moj budallaqe! Ti je e re... mundesh me fitue pare... e me pare në qytet gjendet shum kollaj

burri, i cili ka me t’u dashtë në pleqni. Dhe Lukja ishte aq e zgjuat, saqë e kuptoi shpejt filozofinë

e qytetit në të cilin rronte. Për një kohë jo fort të gjatë, Lukja bani dyqind napolona. Nga tre

lekët e studentave dhe tre frangat e zotnive; tue numrue lakmueshëm si një koprac, ajo

grumbulloi at shumë të bukur të hollash. Tue fitue të hollat, mendohet Lukja se do gjejë një

zemër të humbun si veten, që në pleqni të ndihmojnë shoqi-shojnë. Nuk dëshronte ajo shumë. As

nuk dëshronte të bajt parakalime reklamuese me burr në krah, a stë bajt ndoj qejf tjetër, të cilin

kanë të drejtë ta bajnë gratë e martueme me nder dhe faqebardhë. Dëshronte vetëm të futet në

ndoj skutë shtëpie, të presi pleqnin tue pasë një njeri pranë për të këmbye fjalët rreth zjarrmit

ndër netët e ftofta e të gjata të dimnit, në mnyrë që me ia largue mërzinë e jetës shoqi-shojt. Qe e

tanë dëshira e vakët e Lukes57

.

56

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 155. 57

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 156.

31

3.9 Lili

Në letërsinë shqipe “vëzhgimi i procesit letrar që nga vitet njëzet do të tregojë se as modernia as

avangarda nuk u konstituan si formacione letrare, po letërsia shqiptare njohu zhvillime të tilla

stilistike58

, në kuadër të këtij zhvillimi stilistik, mund të radhitet Migjeni i cili do të sjellë në

krijimtarinë e tij edhe përmbajtje të letërsisë moderne. Vepra e tij shpreh elemente të të dy

prirjeve të avangardës evropiane59

.

Dhe mjeku erdhi. Një burr i shtyem në mot me ungjill në dorë. Hyni tue shikue djathtas e majtas

që të shofi kënd. I doli e ama e Lilit. Lili ndër shtresa ish bamë palmuc. Mjeku iu avit, nxori

termometrin t’ia vejë nën sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi të qamit dhe

i shmangej mjekut. E ama iu avit, e mori me të mirë, e përkëdhelte, e puthte dhe së fundi mezi ia

vunë termometrin. Mandej mjeku e mori ta preki nëpër trup fëmin. Gishtat e ftohta të mjekut iu

dukën si thika Lilit. Dridhej i tanë nga friga e mjekut, nga të ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se

ç’bahej me të. Vec kur e mbuluen dhe e lanë të qetë ndër ethet e tij, mori frymë thellë me të tanë

gjoksin. Mjeku i kish rrudhë buzët dhe mendohej. Sikonte përqark e në parakalim ndër sy të tij

pasqyroheshin plaçkat e një stëpie varfanjake. Dritorja me xhama të thyem e të ngjitun me letër,

dy karriga jo të sigurta, një tavolinë e shtrembtë mbi një qilim të arnuem, në qoshe fuguret e

ndër qoshe tjera pëlhura merimangash si trofejet e mshefuna të mjerimit. Së fundi, syt e mjekut

ndeshën në syt e grues, e cila e shikonte me frigë.

Duhesh me u kujdesë shum për fëmin, përndryshe do ta humbish. Shum kohë ka pasë zjarrmi të

madhe, mezi iu kujtua mjekut me folë dhe mori të shkruejë recetën. Kur u nis me shkue, grueja e

pyeti sa duhet t’i paguajë. Por ky i tha të blejnë barnat me ato të holla. Ajo ulet në një vend si e

mpime, shikonte mjekun, i cili iu avitte derës s’oborrit në shpinë mbrapa, dhe iu avulluan syt.

Mbet ashtu një kohë.. Gjëmimi i Lilit e tërhoq60

.

58

Bajram Krasniqi, Kode të zhvillimit letrar, Rilindja, Prishtinë, 1988, f. 27. 59

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik I Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 138. 60

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f.179.

32

Kritika shqiptare, në të shumtën e rasteve sigurisht nën ndikime të ndryshme dhe me pa të drejtë,

veprën e Migjenit do ta shpjegojë në raport me kushtet dhe rrethanat shoqërore duke ia veshur

petkun e realizmit social. Migjeni jetoi në horizontin historik të avangardës shoqërore, në

horizontin e krijimit të projekteve të reja sociale, sic qe ideja e komunizmit si proces botëror,

veçse autori ynë i ri nuk e përqafoi atë si mit mbi parajsën e ardhshme të popujve, por si

projeksion optimal61

.

Lili kish qitë kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amën. Mezi e njofti. Kurr s’e ka

pamë nanën kaq bukur të veshun e të goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbështjelli me jorgan dhe në

grykë, emori në dhomë të zjarrmit. I shtroi pranë votrës dhe i tha të rrijë urtë se ka me ardhë një

zotni në dhomë tjetër. Lili shikonte t’amën me admirim fminuer, gati ishte të rrafi shplakët nga

gëzimi. Por kur i foli kjo seriozisht për ardhjen e një zotnis në dhomë tjetër, ai s’bani za; si duket

e kuptoi randsin e çastit. U shtri ratë, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy të

mbyllun shifte nanën aq bukur të veshun e të goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomën dhe

ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qëndrue në mes të dhomës në mendim62

.

61

Sefedin Fetiu, Vepra e Migjenit dhe kritika e saj, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 76. 62

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 180.

33

PËRFUNDIME:

Në veprën e Millosh Gjergj Nikollës jeta hyri si një mendim i ngulët që u bart nën motivin e

shqetësimit të thellë për dinjitetin njerëzor.Njeriu ishte për të universi konkret.Tek njeriu nis dhe

vijon për të dhe jeta edhe arti.Me lindjen e njeriut ndodhën ndryshime themelore përsa i përket

fushës së fenomeneve estetike.Migjeni ishte një zë i veçantë i një brezi letrar në Shqipërinë e

viteve të tridhjeta.Një krijues i zhytur tërësisht emocionalisht në kohën e vet e cila me ngjyrat e

relikteve të përditshme përjashtonte zërat himnizues të shqiptarëve qofshin ata ideologë apo

këngëtarë.Arti i tij në fakt është një reagim i fortë emocional ndaj fenomeneve e pamjeve të

përditshme në botën shqiptare të kohës.Zë tepër i veçantë për të hyrë në skemën e një shkolle të

mëparshme apo të kohës së tij.Ai jetoi e shkroi në Shkodër,që ishte qendra kulturore e letrare e

Shqipërisë ku ishin të gjallë e krijonin ende disa nga autoritetet më të mëdha letrare të kohës si:

Fishta, Mjeda, Koliqi e të tjerë.Në këtë strukturë letrare e kulturore, krijuesi i ri Migjeni, mund të

dëgjohej vetëm duke qenë i veçantë e asesi duke i ngjarë dikujt tjetër.Vetëm kështu talenti i tij u

pa në fillim dhe u respektua ngadalë siç u shfaqën botimet e tij nëpër revistat e kohës.

Karakteri i veprës së tij sado e ngritur mbi një rebelim tematik e social ashtu dhe një rebelim

kundrejt formave mbizotëruese letrare të kohës, asnjëherë nuk del në nivelin e militantizmit.

Veprën letrare të Migjenit nuk e karakterizon transparenca, as në shprehje as në ide. Përkundrazi

ajo është e krijuar nga thellësitë e trazimeve shpirtërore duke kërkuar thellësinë ndjesore të

personazheve të veta.Ajo artikulon emocionet personale po aq dhe zjarminë e mendimit, synon

veprimin, po gjithnjë është e zhytur në dilema dhe në dyshime.

Personazhet e veprës së Migjenit janë pothuajse identifikim me plagët që ai trajtoi siç ishin:

lypësat,malsorët që vuajnë për kokrrën e misrit,femra që shesin trupin e tyre për të ushqyer

fëmijët e tyre, madje në veprën e Migjenit edhe bukuria ishte vrasëse.

Migjeni është shkrimtar i madh që shpërthen kundër fyerjes së dinjitetit njerëzor,kundër

skllavërisë që poshtëron njeriu.Skllavëri në krijimet e tij është edhe pushtimi i tokës mëmë,

pushtimi i shpirtit,i ëndrrës,i dëshirave.Pasqyrimi i mjerimit në tërë format është dërrmimi i plotë

i njeriut,shkallmimi i dinjitetit është vrasja dhe shitja e trupit,shkatërrimi dhe ç‟nderimi i

familjes.Në këtë përcaktim psikologjik-social-artistik të shoqërisë e të sistemit ku jeton poeti ka

sjellur demaskim përtej kohor.

34

Në veprën e Migjenit flitet shumë për mjerimin, ku ai vetë e titullon një poemë me të njëjtin titull

“Poema e mjerimit” e në qendër të saj është kriza morale më tragjikja për një komb. Aspektet

jetësore që kapërthehen me të na sjellin një botë të tërë personazhet që përftohen artistikisht me

një figuracion e konceptim shumë origjinal e të fuqishëm.Në krijimtarinë e Migjenit në akuzën e

plotë që i bën ai shoqërisë nuk mohohet njeriu.E keqja nuk ka lindur me të, por rritet e zhvillohet

në një shoqëri të caktuar.

Në temat me plagë sociale të veprës së Migjenit dhe për të dhënë sa më të detajuar sjellin e tyre

në letërsi duhet të përdorim një metodologji shkencore dhe akademike. Për të analizuar hollësisht

plagët sociale duhet në ndalemi si fillim te metoda biografike e jetës së shkrimtarit, atë fëmijëri

dhe inteligjencen natyrore që autori shpreh pothuajse në mendimin e çdo personazhi dhe që

psikologjikisht e shpresh përmes personazhet fëmijë, ata adoleshentë me impulse të frenuara nga

pasha tragjike e jetës familjare dhe më në fund atë rini dashuri-braktisur,të trupëzuar në

protestën,në pasionin e në tronditjen e tij për t‟i sjellë botës shkëndijat e jetës me të vërtetat e saj.

Përmes metodës psikologjike shohim se Migjeni është gjeniu krijues në zbërthimin psikologjik të

shoqërisë.Përplasja e tij me jetën është përplasja e të kundërtave.Autori i bën gjyqin më të rreptë

një realiteti që gjëmon dhe që ka ngjyrë të zezë.Duke bërë një gërshëtim metodash shkencore

arrijmë në atë që përbën metodologjinë kërkimore për një punim diplome.

Synimi në këtë temë është sjellja e plagëve sociale në mënyrë të letrarizuar të cilat askush më

mirë se Migjeni nuk mund t‟i sillte në letërsinë shqipe.Synimi ynë përmes realizimit të kësaj

teme është sjellja e personazheve jetësore në mënyrë të fuqishme, por këto personazhe sjellin

tronditjet e mëdha të shoqërisë njerëzore.

Migjeni tregon përmes temave,motiveve dhe sidomos personazheve se si gjymtohet vajza,

rrënohet gruaja,shkatërrohet familja,kërruset fëmija,burrërohet adoleshenca,dinjiteti nuk

ekziston,mendimi nuk ishte i lirë.Ky është thelbi i tronditjeve te Migjenit që duke dhënë një botë

të uritur dha një sistem që e prodhon e mbron këtë uri për gjithçka dhe po aty ai kërkon të gjejë

filizën-shpresë për të ardhmen.

35

Migjeni ndjen impulset e një bote që po trazohet e po zgjohet prandaj ashtu si krijues të tjerë

bashkëkohorë të tjerë është për ikjen e temave romantike dhe kthimin e kokës në realitetin që

ziente në vend.Titujt që përçojnë plagët e prozës së Migjenit janë:“ Zoti të dashtë”,“Luli i

vocërr”,“A do qymyr zotni”,“Legjenda e misrit”,“Bukuria që vret”,“Zeneli”,“Studenti në

shtëpi”,“Të çelen arkapiat”, “Historia e njerës nga ato”,“Bukën tonë të përditshme falna sot” etj.

Personazhet të cilët mbartin plagët e prozës migjeniane,lypsi,malsorja,simbolika e misrit,

simbolika e së bukurës,Zeneli,Oso Bakalli, Nushi, Lukja, Lili etj.

Të gjitha këto personazhe kanë që të gjitha vulën e mjerimit por janë të shprehura secila në

formën dhe mënyrën e tij ose të saj.

36

BIBLIOGRAFIA:

Migjeni, vepra 4, Kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1977.

Migjeni, vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002.

Nikolla, Gjergj, Millosh: “Migjeni”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1989.

Pipa, Arshi : “Kritika” Esse 1940-1944,SH.B “Princi”,Tiranë, 2006.

Pipa, Arshi : “Për Migjenin” SH.B “Princi”, Tiranë, 2006.

Pipa, Arshi- Revista “Kritikë”, Tiranë, 1944.

Pipa, Arshi, Për Migjenin, Princi, Tiranë, 2006.

Qosja, Rexhep: “Panteoni i rralluar”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988.

Qosja, Rexhep: “Studime dhe Kritikë Letrare”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1983.

Raifi, Mensur: “Mozaik letrar” Sh. B. “Dukagjini” Pejë, 1998.

Rugova,Ibrahim: “Kah Teoria”, SH.B “Faik Konica”, Prisahtinë, 2005.

Rugova,Ibrahim: “Refuzimi Estetik”, SH.B “Faik Konica”, Prishtinë, 2005.

Rugova,Ibrahim: “Strategjia e Kuptimit”, Sh.B “Faik Konica”, Prishtinë, 2005.

Shuteriqi, Dhimitër: “Antologji e Letërisisë Shqipe”, Botime shkollore, Tiranë, 1964.

Sopaj, Nehas: “Paralelet Letrare”, Sh. B. “Shkupi”, Shkup, 1998.

Sotiri, Jorida, Sintaksa modern e personazhit, në Java e shkencës, Prishtinë, 2017.

Todorov, Tzvetan: “Poetika e prozës” Sh. B. “Panteon” Tiranë, 2000.

Uçi, Alfred, Estetika jeta arti, Shtëpia Botuese e Librit Politik, Tiranë, 1973.

Uçi, Alfred: “Estetika” 1,Sh.B “Mihal Duri”, Tiranë, 1986.

Uçi, Alfred: “Estetika” 2, Sh. B. “Mihal Duri”, Tiranë, 1986.

Vinca, Agim: “Alternativa Letrare Shqiptare”, Sh. B. “Shkupi”, Shkup, 1995.