UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din...

27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME FIGURAT STILISTIKE NË POEZINË E DIN MEHMETIT Mentori: Studenti: Prof. asoc. dr. Besim MUHADRI Ulvan BERISHA Gjakovë, 2019.

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din...

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

FIGURAT STILISTIKE NË POEZINË E DIN MEHMETIT

Mentori: Studenti:

Prof. asoc. dr. Besim MUHADRI Ulvan BERISHA

Gjakovë, 2019.

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

2

FALËNDERIM

Suksesi dhe rezultatet e duhura gjatë studimeve kërkonin mund, përkushtim dhe përkrahje

nga shoqëria dhe rrethi i afërt. Sigurisht, rruga deri këtu nuk ishte aspak e lehtë, prandaj dua t`ua

dedikoj disa falënderime disa personave, të cilët më ndihmuan dhe më përkrahën gjatë studimeve.

Së pari, do të doja të falënderoja mentorin tim, profesor Besim Muhadri, pa të cilin ky

punim nuk do të realizohej në nivelin e kërkuar. Këshillat dhe udhëzimet e tij më ndihmuan shumë

në ngritjen time akademike.

Falënderoj familjarët, shoqërinë dhe koleget për përkrahjen e tyre, të cilët më kanë

mbështetur dhe përkrahur në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë këtij punimi.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

3

PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………………………4

Hyrje ……………………………………………………………………………………………5

Poezia e Din Mehmetit.................................................................................................................8

Figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit..............................................................................11

Vlerësime për veprimtarinë e Din Mehmetit..............................................................................22

Përfundim...................................................................................................................................25

Literatura ...................................................................................................................................26

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

4

ABSTRAKT

Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në

Kosovë. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë

e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime.

Është quajtur ndryshe poeti i shpërthimeve poetike, e këto lloji shpërthimesh të ngarkuara

emocionalisht, formojnë në poezi një lloji figuracioni që lulëzon plot potencë dhe trill artistik.

Vështirë mund të gjendet në poezinë tonë një poet i tillë që të ketë rritje të ndjeshme nga libri në

libër, duke krijuar pothuajse të njëjtën linjë artistike. Po ai shqetësim, po ajo mënyrë krijimi, po ai

varg, po ato figura të përpunuara artistikisht.

Në këtë punim janë analizuar poezitë e Din Mehemetit në kontekstin e figuracionit stilistik.

Qëllimi i këtij punimi është të gjinden figurat stilistike në poezi dhe të shpjegohen më gjerësisht

shprehjet figurative, të cilat kanë pasuruar mendimin e thellë të autorit, duke e bërë ligjërimin

artistik më të fuqishëm dhe më domethënës.

Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në

çdo varg, mendimi i poetit është i thellë, temat që ka prekur autori janë të shumta. Megjithatë, ne

kemi përmendur vetëm disa nga figurat stilistike të cilat kanë përdorim më të shpeshtë, si: metafora,

epiteti, simboli, krahasimi, antiteza, anafora, aliteracioni, personifikimi etj.

Fjalët kyçe: Din Mehmeti, figurat stilistike, poezia.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

5

HYRJE

Din Mehmeti ka lindur më 7 maj të vitit 1929, në fshatin Gjocaj, afër Junikut dhe ka vdekur

më 12 nëntor të vitit 2010, në Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu në Junik, të mesmin në Gjakovë,

ndërsa studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në

Katedrën e Gjuhës Shqipe të këtij Universiteti. Pas kryerjes së studimeve, ai filloi të punonte në

arsim. Nga viti 1967 deri në pension punoi si profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram

Curri” e cila më vonë u shndërrua në Fakultet të Edukimit në Gjakovë1.

Din Mehmeti njihet për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12

vëllime. Në poezitë e tij janë trokmat e një jete, ku ndjeshmëria popullore ka krijuar një figurë

poetike tejet të vlerësuar. Ai është përzgjedhur dhe përkthyer nga akademiku i mirënjohur edhe në

fushën e letrave shqipe, Robert Elsie, por edhe nga figura të mirënjohura të letrave shqipe dhe

botërore që kapërcejnë kufijtë. Si i tillë ai mbetet poeti që ka griluar ndjeshmërinë popullore në

mesin e vargut të tij. Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ai mbështetet në

shumë figura, metafora dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur

dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara më vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse ishte një fllad i

lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky

përdorim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rjedhë realiste, herë-herë ironike, që

buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit dhe Esad Mekulit. Shqetësimi poetik i

Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës së artit poetik dhe

figuracionin e vargjeve të tij2.

Poezia e tij është një ndjesi poetike e shkruar plot vitalitet që formon një kontribut të

ndjeshëm në krijimtarinë shqiptare. Në poezinë e tij janë kualitete të pakapshme të gjuhës, që me

plot gojën mund të themi se janë arritje të mëdha, jo vëtëm për poezinë, por edhe për tërë kulturën

letrare të nisur nga koha e lëvrimit të tij në fushën e letrave3.

Poetika e Din Mehmetit është strukturuar duke u bazuar në poetikën e këngës popullore, në

shumë raste, pasi ajo ka qenë burim frymëzimi. Mehmeti është lindur, rritur dhe ka jetuar me

bukurinë e këngës popullore, rrjedhimisht, në poezinë e tij ndihet qartë poetika e këngës popullore.

Autenticitetin poetik “ia jep inkuadrimi i ligjëratës specifike popullore me të gjitha elementet e saj

1 Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), "Litografia", Prishtinë, 2016, fq. 9. 2 Terziu, F., Kritika ndryshe: Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare II, "Lulu", USA, 2010, fq. 353. 3 Po aty, fq. 356.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

6

siç janë vokabulari poetik popullor, frazeologjia dhe sintaksa… Madje mund të bëjmë fjalë edhe

për struktura të të menduarit popullor që vërehen të përpunuara dhe të inkuadruara në këtë poezi”4.

Din Mehmeti ishte poet, i cili kishte motiv të fortë të shkruante një poezi të tipit atdhetar të

brumosur nga thellësia e mendimeve dhe kuptimësia e filozofisë së metaforave poetike5.

Din Mehmeti në poezinë e tij, krahas gamës së gjerë tematike dhe motivore, përdor edhe

figuracion poetik. Poezia e tij, ngërthen në brumin e saj luftën kundër të keqes, thirrjen e

vazhdueshme poetike për një qendresë sublime6. Prandaj, në këtë punim do të trajtojmë dhe

analizojmë poezinë e këtij autori, duke u ndalur në figurat stilistike që ky autor ka përdorur në

vargjet e poezisë së tij.

Poezia e D. Mehmetit, si pjesë e pandashme e vlerës kulturore, artistike dhe gjuhësore

kombëtare, është bërë pjesë e librit të vlerësimeve të shumta në hapësirën shqiptare, por jo vetëm.

Poezia e tij është bartëse e vlerësimeve të mëposhtme:

1972 - Çmimi i Dhjetorit për librin “Heshtja e kallur“.

1978 – Shpërblimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Ikje nga vdekja“.

1984 – Shpërblimi i Rilindjes dhe Mitingut të poezisë për përmbledhjen poetike “Fatin tim

nuk e nënshkruaj“.

2005 – Shpërblimin Kombëtar “Azem Shkreli” për veprën jetësore në krijimitarinë artistike

që iu dha nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës7.

Poezia antologjike e Din Mehmetit është bërë objekt i kritikës letrare shqiptare, pasi ajo

bart vlera të shumta estetike, tematike, kulturore, shpirtërore dhe gjuhësore. Kjo poezi është bërë

objekt studimi nga shumë studiues si: Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Fatos Arapi, Mensur

Raifi, Robert Elsie, Hans – Joachim Lankosh, Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Elisabeth Cahbuell,

Mehmet Kraja, Besim Muhadri, Halil Haxhosaj, Basri Çapriqi, Emin Kabashi, Ali. D. Jasiq dhe

shumë kritikë të tjerë8.

Disa nga vëllimet e tij poetike, të botuara janë:

1. “Në krahët e shkrepave” (1961),

2. “Rini diellore” (1966),

3. “Dridhjet e dritës” (1969),

4 Mekuli, H., Tri shkrime, Din Mehmeti, Vepra letrare Nr. 5, "Drenusha", Prishtinë, 2009, fq. 25. 5 Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), "Litografia", Prishtinë, 2016, fq. 12. 6 Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), "Litografia", Prishtinë, 2016, fq. 12. 7 Punim doktorate: Ollomani, F., Semantika e figurshmërisë në artin poetik të Ali Podrimjes dhe Din Mehmetit, Tiranë, 2015, fq.

39. 8 Po aty, fq, 39.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

7

4. "Heshtja e kallur" (1971),

5. "Ora" (1974),

6. “Ikje nga vdekja” (1978),

7. “Fanar në furtuna” (1981),

8. “Fatin tim nuk e nënshkruaj” (1984),

9. “As në tokë, as në qiell” (1988),

10. “Gjaku që këndon” (1993),

11. “Prapë fillimi” (1996),

12. “Lumturia është mashtrim” (1999),

13. “Mos vdis kur vdiset” (2001),

14. “Verbim i bardhë” (2004),

15. “Zjarri i këngës” (2007),

16. “Vajet e shiut” e botuar pas vdekjes së tij.

17. Drama “Agu”, e cila u botua në vitin 19829.

9 Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), "Litografia", Prishtinë, 2016, fq. 10.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

8

POEZIA E DIN MEHMETIT

Siç duket, Zoti disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuese. Këtë dhuratë e pati

privilegj edhe Din Mehmeti, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin. Zoti

e solli tek ne, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara

me shekuj, për t’u bërë realitet historik, çfarë edhe u bënë. Din Mehmeti me poezinë e vet i dha

frymë popullit kur ishte gati pa frymë i shtrirë për tokë, i dha zemër, kur shpirti e zemra e tij fillonte

të molisej në luftë, të vazhdueshme, me armiqtë të cilët na rrinin në qafë, asnjëherë me fajin tonë,

gjatë historisë tonë të përgjakshme dhe krenare. Ai ishte fanari ndriçues gjatë rrugëtimit tonë

kolektiv, i cili kurrë nuk e nënshkroi fatin e hidhur të popullit të tij, të cilin na servonin, pushtuesit,

nëpër tavolinat e tyre. Të përkujtojmë librin e tij: “Fatin tim nuk e nënshkruaj”, dhe vërtetë, Din

Mehmeti, kurrë, nuk e nënshkroi fatin e hidhur e tragjik të shqiptarëve të Kosovës. Këtë e dëshmoi

si njeri dhe poet, me të gjitha veprat e tij poetike, dhe me ato, që nga:”Në krahët e shkrepave”, të

botuar në vitin 1961 e gjer te libri i tij i fundit, i shtatëmbëdhjeti me radhë:”Zjarri i Këngës“, të

botuar në Tiranë, në vitin 200710.

Vlerat poetike, temat dhe motivet tematike të lidhura ngushtësisht me natyrën komplekse

dhe universale të racës njerëzore, marrëdhënia e pashmangshme mes njeriut dhe tokës prej nga ai

vjen (atdheu), lidhja me traditën dhe kulturën, bashkëjetesa në kushte multietnike dhe sociale ka

bërë që poezia e Din Mehmetit të jetë pjesë e mundësisë komunikative, jo vetëm në gjuhën shqipe,

por edhe në shumë gjuhë të ndryshme të botës si vëllime më vete apo si pjesë e antologjive të

ndryshme11.

Motivet tematike: kohë, jetë, vdekje, atdhe, këngë, kullë, baba, dashuri, vashëz, etj., kanë

bërë që të kemi një gjuhë që shkon drejt harmonizimit, figuracionit poetik të lartë. Në këtë

përmbledhje shmanget në mënyrë të dukshme grumbullimi metaforik nga një poezi në një tjetër,

kemi një shmangie të emërtimit konvencional, kemi krijimin e imazheve dhe asociacioneve nga

forca e fjalës poetike. Përpos metaforës mbretëreshë në poetikën e Din Mehmetit, kësaj të fundit i

shërbejnë për një poezi me shprehje të fortë poetike edhe një varg figurash që e shoqërojnë poezinë

e njëmendtë, pavarësisht se cila është më dominante se tjetra. Nëse do të bëjme një kronologji të

mbizotërimit të figuracionit në poezinë e Mehmetit, do të vëmë re se simboli është një përftesë jo

e vogël në mozaikun figurativ të kësaj poezie. Simbolika e poezisë së Din Mehmetit është e bazuar

10 http://www.lajmishqip.com/?p=3969 11 Punim doktorate: Ollomani, F., Semantika e figurshmërisë në artin poetik të Ali Podrimjes dhe Din Mehmetit, Tiranë, 2015, fq.

39.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

9

mbi botën psikologjike, kulturore, shpirtërore, historike zhvillimore të shqiptarit në tërësi dhe në

veçanti të shqiptarit që jeton vitet e vështira të Kosovës përgjatë gjysmës së dytë të shek. XX.

Shprehja poetike e Din Mehmetit, krahas metaforave dhe simboleve, është e mbarsur me larmi

figurash të tjera siç janë antitezat, krahasimet, metonimitë, përshkallëzimi, epitet të tipit metaforik,

nuk mungon edhe ironia lirike. Ironia lirike buron nga rebelimi poetik ndaj situatave jetësore të

societetit ku bën pjesë. Kjo ironi vihet re në poezitë “Avulli i zi” dhe “Balada” për frazën e fryrë

të përmbledhjes poetike “Ora”. Krijimtaria poetike e Mehmetit qëndron si një zë i veçantë mes

tradtiës dhe modernes. Tradita poetike e pararendësve i shërbeu si një bazë e fortë në krijimin e

konstrukteve poetike të poezisë së tij, ajo i dha mundësi të bartë unikalitetin simbolik të simbolikës

poetike shqiptare. Din Mehmeti këtë mundësi e rimodeloi sipas strukturave moderne të ligjërimit

poetik. Ai tentoi të shkonte drejt surrealizmit dhe hermetizmit, por kurrë nuk u burgos në strukturat

poetike të këtyre drejtimeve letrare. Poezia e Mehmetit nuk mund të kuptohet pa botën psikologjike

të shqiptarit në të gjitha trevat ku jeton, madje ajo ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me

shqiptarin e Kosovës në shek. XX dhe shek. XXI. Në poezinë e Mehmetit shqiptari e shikon veten

në të gjitha dimensionet e tij, ai shfaqet si individ, si qenie e një etnie në kërkim të mbijetesës, si

pjesë e një shoqërie shumëdimensionale e lakuriqësisë politike të kohës dhe si qënie që kërkon në

pafundësi lirinë e munguar ndër shekuj. Kjo e bën poezinë e tij si një zë të veçantë në letërsinë

shqipe dhe veçanërisht në letërsinë shqipe të lëvruar në Kosovë gjatë shekujve XX dhe XXI12.

Frymëzim i parë i Din Mehmetit për t`u bërë poet ishin Bjeshkët e Nemuna, pamja e tyre

mahnitëse, në të cilat kaloi fëmijërinë e tij, bashkë me familje. Bjeshka atë e bëri të lumtur dhe të

guximshëm, duke ia mprehur shikimet “për të parë përtej brigjeve”13. Po ashtu, një frymëzim të

madh i dha edhe kënga popullore, sidomos ato këngët e kreshnikëve të epikës legjendare, ku

përfshihen përrallat, tregimet, legjendat, anektodat, fjalët e urta, që në atë kohë përbënin letërsinë

e famshme të fëmijërisë së poetit të ardhshëm14.

Din Mehmeti është një nga poetët shqiptarë që në poezinë e tij ëshë munduar dha ia ka

arritur që të trajtojë tema, të cilat janë thellë të lidhura me fatin e individit dhe të shoqërisë15.

12 Ollomani, F., Din Mehmeti një zë i veçantë në letrësinë shqipe, gjatë shek. XX. (II).

13 Muhadri, B., Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit, "Bogdani", Has, 2008, fq. 20. 14 Po aty, fq. 21. 15 Muhadri, B., Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit, "Bogdani", Has, 2008, fq. 31.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

10

Siç, vlerëson Rexhep Qosja: “Din Mehmeti është një poet që e ka shumë të zhvilluar prirjen

e rrëfimit intimist”16. Duke vazhduar më tej, ai thekson:”Mehmeti nuk dëshiron ta zhveshë poezinë

nga misioni shoqëror, e as ta tjetërsojë prej njeriut”17.

Ndërsa, Agim Vinca do të shprehej kështu për këtë poet të shquar:”Poezia e Din Mehmetit

është një këngë e gjatë, në variacione, për rëniengritjet e njerëzve të këtij trualli, gjatë shekujve”.

Ai vazhdon kështu për poezinë e Mehmetit:”…është një poezi që mbështet efektin e vet, kryesisht

mbi porosinë që komunikon dhe mbi mesazhin që ofron, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e retorike

(në fillimet e saj), e herë në mënyrë të tërthortë e metaforike më vonë)”18.

16 Qosja, R., Prej letërsisë romatike deri te letërsia moderne, „Instituti Albanologjik i Prishtinës", Prishtinë, 1993, fq. 253. 17 Po aty, fq. 453. 18 Vinca, A., Orët e poezisë, „Rilindja“, Prishtinë, 1990, fq. 204.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

11

FIGURAT STILISTIKE NË POEZINË E DIN MEHMETIT

Kritiku Ramadan Musliu, duke folur për metaforën si një nga elementet karakteristike të

poezisë së Din Mehmetit, thotë: „Metafora e zgjeruar dhe e hipertrofuar reduktohet në metaforë

semantike. Madje, ka raste kur ndërtimi i saj ka për bazë paradoksin“19.

Anafora – (gr. anaphero – përsëris) – është përsëritja e të njëjtës fjalë, në fillim të vargjeve20.

"Po ec kulla ime e lashtë

Me shtatë vëllezër rreth sofrës,

Me frengji të çala nga sterra e loti,

Me oxhak të tymosur nëpër kohë21."

(KULLA IME E LASHTË)

"…Për ngadhnjimet e humbjet e veta nëpër kohë

Për drithërat që piqen në sytë e rreshkur,

Për zogjtë që fluturojnë nga plisi i ngrohur…22"

(SYRI I GURIT)

"Shumë kohë u përkund rruga në atë refren,

Shumë kohë përtypi gështenjat e tij23."

(LAMI)

Te këto vargje përveç anaforës, është shprehur edhe metafora. E sigurisht që brenda një

vargu mund të shprehen disa figura njëkohësisht, prandaj edhe në këto vargje mjaft shprehëse e të

thella, poeti ynë shpreh metaforikisht qëndresën e shqiptarëve e cila është shprehur me anë të

kullës. Ndërsa anafora, si një figurë mjaft e përdorur në poezitë e Dinit, i jep ritëm vargjeve të

poezisë së tij për ta bërë atë më ritmike, më shprehëse dhe më të fuqishme te lexuesi.

19 Musliu, R., Ironia poetike dhe kuptimi i saj, „Din Mehmeti, vepra letrare 5“,“Rilindja”, Prishtinë, 1984, fq. 147. 20 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 72. 21 Mehmeti, D., Zogu i diellit, “Rilindja”, Prishtinë, 1982, fq. 37. 22 Po aty, fq. 40. 23 Po aty, fq. 44.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

12

Aliteracioni – (lat. littera – shkronjë, germë) - është përsëritje e bashkëtingëlloreve të njëjta

ose e togjeve apo rrokjeve në fillim të vargjeve, për t`i dhënë forcë shprehëse ligjëratës artistike24.

"…E jashtë ulurinte era

E brenda gërrhiste shoku25."

(LOJA E FUNDIT)

"E çdo gjë shkon për të mbërritur në të ardhmen e emrit tim.

E çdo gjë vjen që të marrë kuptimin e vërtetë në rrjedhje26."

(RRJEDHJET)

"E s`më le lis të thatë duke ëndërruar veten në rrugë

E s`më le të zvetëruar, sythatë, pa të blertat fletë

E s`më le pa atdhe, pa fat, pa këngë në këtë pranverë27."

(NË KËNDIN E SHPRESËS)

"I verbët – agimet i rreshk me kangë;

I shurdhët – netët i varros n`gjamë28."

(NJERIU)

"I rriti n`leqet e lotëve të mij,

I përgdheli n`mallin e brengave t`strukuna n`gji29."

(KUSHTUE BABËS)

E njëjta gjë ndodh edhe në këto vargje ku është përdorur aliteracioni. Edhe pse në këto

vargje të thella, të thëna me plot shpirt nga Din Mehmeti, të cilat kanë të bëjnë më shpresën si një

degë në të cilën është mbajtur me vite populli i okupuar shqiptar, për rrjedhën e jetës së njeriut

tonë, i cili dita ditës, agim e mbrëmje pret që të dalë nga gjendja e vështirë, për të përfunduar me

figurën e babës, si një shtyllë e familjës e cila tashmë ishte rrëzuar, pra kishte vdekur, dhe tani

24 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 71. 25 Mehmeti, D., Dridhjet e dritës, “Rilindja”, Prishtinë, 1969, fq. 40. 26 Po aty, fq. 57. 27 Po aty, fq. 64 28 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq, 54. 29 Po aty, fq. 5.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

13

jetonte vetëm kujtimi për të, ëndërrat që ai kishte, por që nuk arriti t`i jetonte, ashtu siç edhe

shprehet duke thënë se tani vetëm lulet e varrit të tij i rrit me lot dhe i përqafon me mall, i cili mban

brenda vetës shumë mërzi e dhimbje.

Krahasimi - (lat. comparatio – krahasim) – krijohet kur krahasohen gjërat, personat,

ngjarjet apo konceptet. Ai ndërtohet me anë të lidhëzave si, sikur, sikurse, ashtu si, posi, nga

sendi i cili krahasohet dhe sendi me të cilin krahasohet30.

"Jam rrëxue si zog me krih t`thyem n`mjegullime

E n`prehnin e vorrit tand puthi lulet e zbërthyeme31."

(KUSHTUE BABËS)

Në këto vargje autori krahason vetën me një zog krahthyer, duke e përshkruar rëndë jetën

pa babën, ashtu si një shpend që s`mund të fluturojë e nuk di nga të shkojë, ku të gjejë forcë për ta

gjetur rrugën e për ta vazhduar jetën.

"Sot n`brengat e do rreshtave

E pashë nanën tue përkund

Nji hije të shprazun n`djep

Sa bjeshka

Sa bjeshka

N`ballë rrudhat e trasha iu zmadhuan32."

(LETËR S`KAM PËR TY)

Përveç krahasimit, këtu gjejmë edhe metaforë e hipërbolë, kur autori hipërbolizon përmes

krahasimit një hije të cilën nëna përkund në djep, dhe rrudhat e ballit që janë aq të thella e të mëdha,

sa bjeshka.

"Nata vjell ndryshk.

Dridhet para thellsis së vorrit

Si murgeshë e çalë…

…Mbas këtij veli të gjatë

30 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 79. 31 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq. 37. 32 Po aty, fq. 41.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

14

Si shigjetë e shtrëmbnueme n`flakë

Fugojnë pishtarët e agut:…33

…Qante si fëmija:

O` t`i gjeta lotët, bablok!

E tash, e dij

Se buzët t`shkrumohen për ujë,

Syt t`verbohen për diell.34...

...Dhe u ngrí.

Vetëm duert i mbetën të ngrituna

Si disqe flamujsh35."

(VALLZIMET N`BUZËT E SHKAMBIJVE)

Metafora (gr. meta – përtej, phero – mbaj që andej, metaphore – bartje, transferim) – është

një nga figurat kryesore poetike. Metafora është ajo figurë më anë të së cilës fjala e humb kuptimin

themelor, kuptimin parësor dhe për shkaqe letrare e artistike merr kuptim figurativ. Ajo ndërtohet

me emra, mbiemra dhe folje36.

"Vonë jemi zgjue

Me lidhë telat n`syt e diellit...

- A thue sa vërshimë t`detnave

t`ngarkuem me dhimbje

n`gojën e hapun t`furtunës,

rrëshqitën n`lugjet e fushave tona

me thithë syt e njerëzve t`urtë?...37

...mos u rrëxoni bjeshkë n`vargun tim

33 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq. 43. 34 Po aty, fq. 44. 35 Po aty, fq. 45. 36 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 63 37 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq. 15.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

15

Se asht i pafuqishëm më i shërue plagët

E shndërueme n`lumenj!38"

(NË PARMAKËT E AGIMIT)

Metafora këtu qëndron te dhimbja që ndjen poeti, saqë atë dhimbje ia mvesh detit të

thellë, e furtunave të cilat vijnë furishëm e kaosi i tyre mbetet për kohë të gjatë. Pastaj zgjimi i

vonë i shqiptarëve, e për ata që zgjohen vonë nuk mund ta shohin lindjen e diellit, prandaj populli

duhet t`i hap sytë herët, në mënyrë që të punojë shumë për ta gëzuar lirinë e për ta shijuar dritën e

diellit.

Aq shumë ka dhimbje poeti, sa ai bën thirrje të keqes të mos e ngarkojë më shumë, sepse

nuk mund ta përballojë, se tanimë i janë shterur fuqitë.

"E vaji mashtron gazin

E vdekja jetën 39."

(RRUGËT E FRYERA)

Këtu kemi një metaforë shumë të thellë e paradoksale. Si është e mundur që vaji e gazi,

vdekja e jeta të mbështesin njëra-tjetrën? Çështja qëndron në atë se pas vajit, pas natës, pas

vështirësive do vijë dita e lehtësimi, ndërsa flijimet do sjellin jetën e qetë për brezat e ardhshëm.

"Të kërkoj ndër libra

E të gjej në gjuhë –

rrethatore e ngrirë e brezit

Të kërkoj nëpër dete

e të gjej në shkëmb –

fanar i dritës dhe i gjakut

të kërkoj ndër varre

e të gjej në tufat e kallinjëve

si mustaqet e rritura të nipave40."

(KOSOVË ZOG I DIELLIT)

38 Po aty, fq. 15. 39 Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 62. 40 Po aty, fq. 76.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

16

Kosova, ky atdhe që historinë e ka shkruar në çdo shkëmb, varr, në çdo shkronjë, në tokë

e në det, ku çdo lis mban në vete një legjendë, çdo gur një histori, çdo varr një flijim, e çdo

shkëmb një qëndresë.

Ja edhe disa vargje tjera metaforike.

"Ditët e shpresave

I fshehin nën jastëk

Vdekja duke bredhur

Bie në kurthin e sëmundjes41."

(NGA QIELLI PIKON VERDH)

"Ora tetë e mëngjesit Liti vdiq

Shkoi buzagaz në krahët e një përralle

Të pafund ishte vapë dielli shkrumbonte

Klithmat dhe gjëmat rreth tij e pastaj

Më bëhej shkretëtirë në dhomë shpirti42.”

(ORA E VDEKJES)

Simboli (gr. symbolon – shenjë, shenjë konvencionale njohëse te grekët e vejtër për

anëtarët e organizatave të fshehta) – është një ndër figurat më të ndërlikuara të përfytyrimit.

Përmes tij bëjmë zëvendësimin e ndonjë fjale, dukurie jetësore me shenjën e saj kushtëzuese

alegorike43.

"Ti kohërat e djegura në zemër i qorton,

I ruan, i ndërton dhe sërish i rrënon

Që të ketë dritë e përtej dritës liri

Që të ketë yj që ndizen e shqymben për ty44."

(KËSHTJELLA)

41 Mehmeti, D., Zogu i diellit, “Rilindja”, Prishtinë, 1982, fq. 246. 42 Mehmeti, D., Vajet e shiut, "Litografia”, Gjakovë, 2010, fq. 67. 43 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 69. 44 Mehmeti, D., Heshtja e kallur, „Rilindja“, Prishtinë, 1972, fq. 9.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

17

Kështjella këtu simbolizon forcën, qëndresën, mburojen, fortifikatën e shqiptarëve.

Pavarësisht rrënimeve të saj, prap do të ngrihet për të qëndruar në këmbë e për t`i bërë ballë

furtunave të kohës.

Personifikimi (lat. persona – personi, facare dhe facere – bëj, punoj) – është një nga figurat

më të vjetra, në mos më e vjetra dhe më e përdorura në folklore. Përmes kësaj figure artistike,

gjërave, sendeve abstrakte, kafshëve e bimëve u jepen cilësi njerëzish. Pra, shpirtëzohen gjërat e

pashpirt45.

"Atëherë kënga ime

Luftonte me veten e me zjarre,

por zjarret kurrë

s`patën as lot as hije46."

(AS LOT AS HIJE)

"O inat o inat

Farë e zezë

E mbjellë

në gjakun tonë

shtiresh se fle

e syrin e ndezur e mban

si të gjarprit në pusi

duke e pritur gjahun

për ta zgrapua47."

(O INAT O INAT)

"Dua të ik nga poezia

Të mos më gjejë më kurrë

Më zverdhi më rrudhi meit më bëri

Nuk më la as fjalë as pështymë në gojë48."

(UNË E POEZIA)

45 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 67. 46Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 21. 47 Mehmeti, D., Vajet e shiut, „Litografia“, Gjakovë, 2010, fq. 83. 48 Po aty, fq. 51.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

18

"Amfiteatrit të qiellit

Lehin erërat49."

(MË LERËNI TË DIGJEM)

Në këto vargje janë personifikuar kënga, inati, poezia dhe era, duke i përshkuar ato si

qënie të gjalla. Secili varg mban në vete forcë të madhe shprehëse, ashtu siç di vetëm ky poet i

jashtëzakonshëm t`i thurë e t`i qëndisë, për t`ia servuar lexuesit një botë të magjishme të cilën

mund ta imagjinojë gjatë leximit dhe përjetimit të tyre.

Epiteti (gr. epitheton – shtesë) – në stilin artistik ka rolin të cilin e ka atributin në fjali. Ky

është një mbiemër që qëndron pranë një emri për të përcaktuar veçoritë e tij50.

"Të shkreta janë rrugët e qytetit tim

Sepse ato i bren vetmia

Të përhirta të përmjegullta

Të përklithura të përvrara

Dhe nuk të çojnë më te Urat e Bardha

Mbi lumenjtë e zi51."

(RRUGËT E MËRZITURA)

"Lindje, lindje,

ti je gjuhëz flake që ia ngjet krahët qiellit

dhe i pagëzon rrasat e vrara në trollin e erërave52."

(DITËLINDJET E VJETIT)

49 Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 23. 50 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 61. 51Mehmeti, D., Vajet e shiut, „Litografia“, Gjakovë, 2010, fq. 41. 52 Mehmeti, D., Dridhjet e dritës, “Rilindja”, Prishtinë, 1969, fq. 62.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

19

"N`akullin e humnerës rrëshqiti nata e verbueme

Me eshtna të thyeme - shtrigë53."

(POEZIJA E NJË POEZIE)

Ndonëse edhe në vargjet që përshkruajnë epitet mund të gjejmë brenda edhe metaforë ose

alegori (kuptim të fshehur të vargjeve), megjithatë epiteti është mjaft shprehës p.sh tek “nata e

verbueme” e cila shpreh errësirën e cila ka mbuluar tërësinë, pastaj fjala “shtrigë” simbolizon të

keqën që vjen bashkë me errësirën. Ndërsa rrugët i përshkruan si të braktisura, të mjegulluara, të

shkreta duke dashur të na tregojë përmes tyre vetminë dhe jogjallërinë që ka kapluar vendin…

rrugë këto në të cilat mungon fryma jetësore, gëzimi e hareja.

Antiteza - (anthisesis – kundërvënie, anti – kundër dhe thesis – vendosje) – është figurë

stilistike, përmes së cilës vihen përballë njëra-tjetrës dy fjalë a mendime të kundërta të një

personazhi, për të vënë në dukje tiparet dalluese të tyre54.

"E lumi po zbret në zemrën e detit

Për t`u ngjitur pastaj në kurorat e bardha

Të agimeve të pathyeshme

Me lerëni

Të vdes e të lindi sonte

Në flakadajt e fjalëve të mia.55"

(MË LERËNI TË DIGJEM)

"Të bardhat

Të nxirat…56"

(MENDIM KRAHËTHYER)

"Të dua kur qeshi kur qaj

Kur ngritem kur zbres

Kur eçtohem kur kam uri

53 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq. 9. 54 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 78. 55 Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 22. 56 Mehmeti, D., Vajet e shiut, „Litografia“, Gjakovë, 2010, fq. 79.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

20

Kur dashuroj kur çmendem57."

(KOSOVË ZOG I DIELLIT)

Në pozitë e Din Mehmetit është e pranishme edhe kjo figurë e cila i pasuron edhe më tepër

vargjet dhe i bën më artistike. Në të shumtën e rasteve, antitëza mbetet gjithnjë në nivelin e njësisë

vargore dhe në kundërvënien e njësive semantiko-leksikore, duke mos krijuar asesi sisteme

paradigmale në raporte anitetike58.

Propopeja – (gr. pròsõpon – person + poiéõ – bëj) – është një lloj personifikimi në të cilin

poetët gjërat e pajetë i paraqesin si të gjalla59.

"Barkat dehen mbi valë

Rrjeta ëndërron thellësitë

Shkëmbinjtë klithin

Flaka na emëron

Syri e shpëton nga tufani

Një pulëbardhë"60.

(DETI NË GJUHË)

"Qyteti fle nën mjegull

Si liqen i përgjumur duket61".

(KUR MARR FRYMË)

Në vargjet e mësipërme i janë dhënë cilësi njerëzore barkave, rrjetës, shkëmbinjëve, syrit,

qytetit.

Metonimia – (gr. metonimia – meta =pas, përtej dhe onoma- emër ndërrim, zëvendësim

emrash) krijohet kur një objekt shprehet me një nocion apo objekt tjetër, pra lidhja mes tyre bëhet

në bazë të afërsisë e jo në bazë të ngjashmësirë sikur te metafora62.

57 Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, fq. 80. 58 Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), “Litografia”, Prishtinë, 2016, fq. 260. 59 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 68. 60 Mehmeti, D., Zogu i diellit, “Rilindja”, Prishtinë, 1982, fq. 229. 61 Mehmeti, D., Zogu i diellit, “Rilindja”, Prishtinë, 1982, fq. 74. 62 Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008, fq. 66.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

21

"Kqyrmi –o, duert e plasarueme

Më dridhen, biro.

Lëkurën n`dorëzën e pllugut e kam vorrue.

(Nëse kthehesh e s`më gjen tue tjerrë

n`furkë nën hijen ë mollës,

thithi lotët e mij t`skurruem

nëpër shkrepa e fusha...

Në qoftë së kambët e tua

Rrëshqasin mbi lotët e mij –

O, të thahen gishtat e njomë

Pa lanë gjurmë mbas vedi.63"

(SYT QË SHKREPIN DASHNI)

Metonimia në këto vargje është shprehur te vargjet "Kqyrmi–o duert e plasarueme/Lëkurën

n`dorëzën e pllugut e kam vorrue/O, të thahen gishtat e njomë“, ku pleqëria është shprehur me

duart e vrara e të plasaritura të nënës, e cila na tregon për punët e rënda në fushë të cilat i kanë

shkaktuar mjaft mundime, gjë që na jep të kuptojmë se bëhet fjalë për nënë loke e cila tashmë është

moshuar dhe pret vdekjen, ndërsa rinia e djalit të saj shprehet me "me gishtat e njomë", të cilët i

pret nëna të kthehen.

63 Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave, “Rilindja”, Prishtinë, 1961, fq. 13.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

22

VLERËSIME PËR VEPRIMTARINË E DIN MEHMETIT

Për këtë poet të shquar janë dhënë vlerësime të shumta, çmime, kritikë letrare e lavdërime

nga letrarët tanë e botëror. Tani do të përmendim disa nga kritikët tanë letrar që kanë vlerësuar dhe

analizuar krijimtarinë poetike të Din Mehmetit.

Rexhep Qosja

Është njeri ndër kritikët më të shquar të letërsisë sonë që vlerëson lartë krijimtarinë e këtij

poeti të shquar shqiptar. Ai thotë se Din Mehmeti është njëri prej poetëve tanë të parë, i cili jo

vetëm që është frymëzuar prej gjendjes sociale dhe historike të njerëzve të këtij mjedisi, po, në të

njëjtën kohë, është përpjekur shpesh me sukses, që fjalën e tij poetike ta ngrejë në nivelin e

përsiatjeve rreth pozitës ekzistenciale të njeriut të kësaj treve. Krijimtaria poetike e Din Mehmetit,

në të vërtetë, është porsi krijimtaria poetike e Migjenit dhe e Esad Mekulit, më tepër zë i durimit, i

vuajtjeve, por edhe i dëshirave të pashuara. Rruga krijuese e poetit Din Mehmetit është dëshmia

më e sigurt se si me thellimin e përvojës jetësore dhe artistike, me zgjrimin e kulturës dhe të

njohurive vjen duke u thelluar dhe duke u pasuruar edhe prirja e poetit dhe se si, më në fund,

përkushtimi ndaj krijimtarisë bëhet një prej faktorëve të rëndësishëm, që ndikon në lulëzimin dhe

në realizimin poetik të prirjes64.

Agim Vinca

Çdo përmbledhje poetike e Din Mehmetit karakterizohet nga një unikalitet i shprehjes,

ashtu siç e vlerëson edhe kritika. Nëse metaforën e gjejmë në një masë të konsiderueshme të çdo

poezi e Mehmetit, antitezat i gjejmë në një masë të tillë në përmbledhjen poetike "Fatin tim nuk e

nënshkruaj". Prania e antitezave krijon një ide që poezitë e kësaj përmbledhjeje janë ngjitur për të

dëshmuar paradoksin që shoqëron njeriun në çdo hap të jetës. Të krijohet përshtypja se antitezat

janë mjeti më i fuqishëm për të përmbysur "normalitetin" e unit individual karshi unit kolektiv.

Përmes paradoksit, D. Mehmeti dëshmon se normaliteti nuk ekziston ashtu siç e shohim ne, ose në

këndvështrimin tonë ky normalitet nuk është i tillë, por ashttu siç e parashtron poeti. "Poezia dhe

64 Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, “DRENUSHA”, Prishtinë, 2009, fq. 55.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

23

shprehja poetike e Din Mehmetit përgjithësisht është e paradokseve dhe e antonimeve. Poeti nuk

nguron t`i vërë pranë njëra-tjetrës, kontraste, koncepte me kuptime antitetike. Madje mund të thuhet

se parimi i antonimisë dhe aplikimit të figurës së paradoksit është më i shprehur këtu se në asnjë

libër tjetër65.

Besim Muhadri

Është një letrar që ka studiuar mjaft thellë poezinë e Mehmetit. Ai vlerëson lartë këtë poet

të shquar, duke u shprehur se poezia e këtij poeti, me praninë e vazhdueshme të temës së madhe të

qendresës dhe të lirisë është një poezi model, e cila në kontekstin e saj ka një domethënie të qartë

dhe një mesazh të qëndrueshëm. Duke parashtruar, shtjelluar dhe sublimuar kërkesën e tij poetike,

ky autor është i vetëdijshëm për qëllimin human dhe kombëtar, por edhe estetik që i ka vënë vetës

si krijues dhe si njeri. Duke qenë një këngëtar autokton i këngës së vendlindjes, Din Mehmeti

njëkohësisht është edhe një poet i shqetësimit atdhetar, ndërkaq poezia e tij është poezi e përmasave

kombëtare, e cila në fokus të interesimit permanent të saj ka fatin e pazgjidhur të atdheut të ndarë

dhe të mungesës së lirisë. Kjo do të thotë se me artin e tij poetik, Din Mehmeti, duke i rënë fort

telit të temës së atdheut, temës së qendresës dhe të kërkimit të lirisë së munguar, është shndërruar

edhe vet në një poet simbol. Në një poet metaforë. I asaj metaforës së ëndrrës së bukur të lirisë, të

ngulfatur gjatë nga ankthi i mungesës dhe i ndrydhjes së kujtesës kombëtare66.

Halil Haxhosaj

Në mesin e krijuesve tanë që me sukses e kultivoi vargun e tij poetik duke e ngritur, jo

vetëm poetikisht, por edhe figurativisht, është padyshim poeti ynë i njohur Din Mehmeti. Kjo rrugë

te ky poet nuk u trasua vetëm gjatë kësaj periudhe, por atë ai e kishte trasuar edhe më herët, madje

që nga përmbledhja “Dridhjet e ditës” e sidomos nga “Ora”, si në formë, në gjuhën poetike, në

figuracion, në shtresime, e sidomos në strukturimin poetik të vargut dhe të veprës poetike në

përgjithësi. Dhe mu për këtë, poeti Din Mehmeti, gjatë përvojës krijuese, e formoi individualitetin

65 Vinca, A., Bota poetike e Din Mehmetit, Din Mehmeti, Klithëm është emri im, “Toena”, Tiranë, 2002, fq. 29. 66 Muhadri, B., Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit, "Bogdani", Has, 2008, fq. 142.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

24

poetik, e pse jo edhe stilin e vet që me të drejtë mund të quhet stil mehmetian i vargut poetik në

letërsinë e sotme shqiptare.

Klithma poetike - metaforë e shqetësimeve, të gjitha veprat poeike të Din Mehmetit të

botuara deri tash kanë në embrionin e vetë metafora dhe figura poetike që në të vërtetë janë shprehje

sinjifikative të gjendjes së popullit dhe individit nëpër epoka dhe kohë kyçe të historisë sonë67.

67 Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, “DRENUSHA”, Prishtinë, 2009, fq. 60.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

25

PËRFUNDIM

Duke e vështruar në tërësi poezinë e Din Mehmetit, mund të themi se gjatë realizimit të vet

poetik e artistik, ai është ngritur kryesisht në bazë të një evoluimi të vazhdueshëm dhe kualitativ.

Brenda këtij evoluimi ai gjithnjë e ka pasuruar objektin poetik të tij, që u shfaq që në librat e parë

të poezisë e deri te poezitë më të reja. Ai gjithnjë i ka hulumtuar mundësitë e asaj bote autentike të

ambientit të caktuar, që ne e theksuam, si temë qëndrore dhe të temave të tjera që e plotësojnë

poezinë e tij.

Në këtë vështrim të përgjithshëm për poezinë e tij, e mora në vështrim vetëm aspektin e

figurave stilistike, edhe pse ka çështje tjera që janë realizuar mirë dhe me aftësi poetike.

Sigurisht që të analizosh poezitë e këtij poeti artistik është mjaft e vështirë, mirëpo qëllimi

i këtij punimi ishtë analiza e poezive në aspektin e figuracionit stilistik, megjithëse i shumtë, kam

përmendur dhe analizuar vetëm disa prej tyre, gjë që rezultoi që vargjet e poezive të ishin mjaft të

pasura me këto figura, të cilat ishin shprehur me një fryme poetike mjaft të fuqishme.

Krijimtaria poetike e Mehmetit është e pasur dhe e larmishme, si në temë, ashtu edhe në

formë, ajo shtrihet në një hark kohor jo të vogël, duke u bërë pjesë e thesarit kombëtar të

trashëgimisë letrare.

Poezia e Din Mehmetit është e strukturuar mbi bazën e një poetike të shëndoshë të shprehjes

popullore të ligjërimit popullor me një shije tepër të hollë, e cila buron nga një brengosje

psikologjike e diktuar nga kushtet historike në kohën dhe vendin ku jetonin. Ligjërimi artistik në

poezitë e tij ka një specifikë të mbishtresëzimit kuptimor, ku kalimet kuptimore nga kuptimi

konkret drejt kuptimit figurativ është realizuar në mënyrë mjeshtërore, duke mos pasur aspak

pengesën e kuptimeve urë, duke u shndërruar në mundësi të pasurimit semantik të leksikut të gjuhës

shqipe.

Në poezitë e Din Mehmetit gjejmë një sintaksë të veçantë poetike e diktuar nga përdorimet

figurative të fjalëve. Në këtë mënyrë, i vetëdijshëm për rolin e madh në aktualizimin e kuptimeve

të përdorimit të fjalës aktualizon dhe krijon struktura të reja kuptimore të fjalëve të veçanta.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

26

LITERATURA

1. Mekuli, H., Tri shkrime, Din Mehmeti, Vepra letrare Nr. 5, "Drenusha", Prishtinë 2009.

2. Ollomani, F., Semantika e figurshmërisë në artin poetik të Ali Podrimjes dhe Din

Mehmetit, Tiranë, 2015. (Punim doktorate).

3. Ollomani, F., Din Mehmeti një zë i veçantë në letrësinë shqipe, gjatë shek. XX. (II).

4. Mehmeti, D., Zogu i diellit, “Rilindja”, Prishtinë, 1982.

5. Mehmeti, D., Dridhjet e dritës, “Rilindja”, Prishtinë, 1969.

6. Mehmeti, D., Në krahët e shkrepave,“Rilindja”, Prishtinë, 1961.

7. Mehmeti, D., Poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1978.

8. Mehmeti, D., Heshtja e kallur, "Rilindja", Prishtinë, 1972.

9. Mehmeti, D., Vajet e shiut, „Litografia“, Gjakovë, 2010.

10. Mehmeti, D., Antalogji personale, “Ora”, Tiranë, 2004.

11. Muhadri, B., Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), "IAP", Prishtinë,

2016.

12. Muhadri, B., Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit, "Bogdani", Has, 2008.

13. Muhadri, B., Tw jesh poet, (Dialog me Din Mehmetin), Klubi letrar "Gjon N. Kazazi",

Gjakovë, 2006.

14. Musliu, R., Ironia poetike dhe kuptimi i saj, "Din Mehmeti, vepra letrare 5","Rilindja”,

Prishtinë, 1984.

15. Ollomani, F., Semantika e figurshmërisë në artin poetik të Ali Podrimjes dhe Din Mehmetit,

Tiranë, 2015.

16. Qosja, R., Prej letërsisë romatike deri te letërsia moderne,"Instituti Albanologjik i

Prishtinës", Prishtinë, 1993.

17. Rrahmani, Z., Teoria e letërsisë, "Faik Konica", Prishtinë, 2008.

18. Terziu, F., Kritika ndryshe: Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare II, "Lulu",

USA, 2010.

19. Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, "DRENUSHA", Prishtinë, 2009.

20. Vinca, A., Orët e poezisë, „Rilindja“, Prishtinë, 1990.

21. Vinca, A., Bota poetike e Din Mehmetit, Din Mehmeti, Klithëm është emri im, "Toena",

Tiranë, 2002.

22. https://www.forumishqiptar.com/threads/2752-Din-Mehmeti

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · Ndërsa, figurat stilistike në poezinë e Din Mehmetit janë mjaft të pranishme, pothuajse në çdo varg, mendimi i poetit është

27

23. http://www.lajmishqip.com/?p=3969