UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: EKOSISTEMET DHE LLOJET E TYRE UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Edona Tafa GJAKOVË, 2018

Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë...

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA: PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA:

EKOSISTEMET DHE LLOJET E TYRE

UDHËHEQËS SHKENCOR: KANDIDATJA:

Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Edona Tafa

GJAKOVË, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

1

PËRMBAJTJA

FALENDERIME ............................................................................................................................................... 3

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 4

1.EKOSISTEMI ................................................................................................................................................ 5

1.1.Energjia në ekosistem ......................................................................................................................... 6

1.2.Llojet e ekosistemeve ......................................................................................................................... 7

2.EKOSISTEMET UJORE ................................................................................................................................. 8

2.1.1. Lumenjtë ..................................................................................................................................... 8

2.1.2. Liqenet ...................................................................................................................................... 10

2.1.3. Moçalet ..................................................................................................................................... 12

2.1.4. Kënetat ...................................................................................................................................... 13

2.2. Ekosistemet bregdetare ................................................................................................................... 14

2.3. Ekosistemet e ujërave të njelmëta.................................................................................................. 14

2.3.1. Detet ......................................................................................................................................... 14

2.3.2. Oqeanet .................................................................................................................................... 16

3. EKOSISTEMET TOKËSORE-NATYRORE ..................................................................................................... 17

3.1. Biomet pyjore ................................................................................................................................... 17

3.1.1. Pyjet Halore ............................................................................................................................... 18

3.1.2. Pyjet Gjetherënëse .................................................................................................................... 19

3.1.3. Pyjet Tropikale .......................................................................................................................... 20

3.2.Biomet barishtore ............................................................................................................................. 21

3.2.1.Stepat ......................................................................................................................................... 21

3.2.2. Savanat ...................................................................................................................................... 22

3.2.3.Tundrat....................................................................................................................................... 23

3.2.4. Livadhet dhe kullotat ................................................................................................................ 24

4.SHKRETËTIRAT .......................................................................................................................................... 25

5.AKUARIUMI – EKOSISTEM NË MINIATURË .............................................................................................. 27

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................... 28

LITERATURA ................................................................................................................................................ 31

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

2

Ky punim diplome u mbajt më para komisionit vlerësues në përbërje.

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

3

FALENDERIME

Jam një person që kam shumë për të falënderuar dhe për të qenë mirënjohese në jetë. Jam një

natyrë qëënderroj shumë dhe punoj shumë për realizimin e ëndrrave të mia.

Së pari falënderoj Fakultetin e Edukimit “ Fehmi Agani” – Programi Fillor në Gjakovë që ma

dha mundësinë të studio pranë tij, si dhe stafin profesional të profesorëve të këtij programi, për

angazhimin dhe ndihmën e tyre gjatë këtyre katër viteve studime. Një falënderim të veçantë kam

për Prof.Ass.Dr. Skender Beqa që më udhëhoqi gjatë realizimit të kësaj teme, për këshillat dhe

gadishmërinë e tij ndaj meje gjatë gjithë kohës. Gjithashtu falënderoj Stafin Udhëheqës,

Mesimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Ultë “ Mustafa Bakija” dhe “ Emin

Duraku” në Gjakovë, ku kam ushtruar Mësim Praktik gjatë studimit.

Falënderime të pakufishme kam për familjën time, për mbështetjën morale e financiare, durimin

dhe mirëkuptimin që kishin gjatë këtyre katër vite studime të mia, për shoqërinë dhe kolegët e

fakultetit.

Së fundi dhe më e rëndësishmja, falënderoj Zotin që m’i ka dhënë të gjitha mundësitë në jetë.

Me respekt:

Edona Tafa

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

4

ABSTRAKT

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive për llojet e ekosistemeve që

gjenden në planetin tonë.Toka është e pasuruar me ekosisteme të ndryshme ujore e tokësore,

duke filluar nga lumenjtë, liqenet, detet, oqeanet, stepat, savanat, pyjet tropikale, shkretëtirat etj,

si dhe me florë dhe faunë me mijëra lloje të ndryshme.

Punimi përmban karakteristika për secilin ekosistem, shtrirjen e tyre, klimën që mbizotëron në

to.Në këtë punim kam paraqitur ciklin jetësor të organizmave, prodhuesit, konsumuesit,

shpërbërësit dhe mënyrën e jetesës së tyre.

Meqenëse shtrihen në pjesë të ndryshme të globit, klima për secilin ndryshon gjë që bën që secili

ekosistem të ketë bimë dhe shtazë të veçanta që i janë përshtatur ambientit. Jeta nuk do të

zhvillohej po tëmos ekzistonin këto ekosisteme, prandaj edhe detyrë parësore e njeriut është

ruajtja dhe përkujdesja ndaj tyre, si vlera themelore jetësore.

Fjalët kyçe: ekosistem, flora, fauna, klima, cikël jetësor etj.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

5

1. EKOSISTEMI

Të gjitha qeniet e gjalla brenda një sipërfaqeje formojnë së bashku me mjedisin një sistem

ekologjik-ekosistem. Pra, ekosistemet janë bashkësi të formuara nga qeniet e gjalla dhe mjedisi

jo i gjallë1 . Kjo do të thotë se ato kanë ndërmjet tyre bashkëveprim e lidhje të ndërsjella.

Termi "ekosistem" u përdor për herë të parë në vitin 1935 në një botim nga ekologu britanik

Arthur Tansley.2

Ekosistemi ndërtohet nga dy përbërës. Njëri përbërës paraqet tërësinë e individëve të llojeve të

ndryshme, që marrin pjesë në ekosistem, dhe njihet me emrin biocenozë, ndërsa përbërësi tjetër i

ekosistemit është jo i gjallë, ai përfaqësohet nga mjedisi ku jeton biocenoza dhe quhet biotop.

Biocenoza është tërësia e bimëve dhe e shtazëve që gjenden në një biotop.

Biotopi paraqet vendjetesën e organizmave të gjallë.

Biotopi + Biocenoza = EKOSISTEMI

Fig.1. Ekosistemi

1 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 19 2https://www.google.com/search?q=Who+coined+the+term+ecosystem+and+in+which+year%3F&sa=X&ved=0ahUKEwjsupmc-ZPbAhWLZpoKHUGmByYQzmcIUw&biw=1366&bih=662

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

6

1.1. Energjia në ekosistem

Një ekosistem ka nevojë për energji pasi që qeniet e gjalla, të cilat jetojnë në të, e shfrytëzojnë

energjinë. Kështu p.sh. kur një lule lulëzon, kur krimbi i dheut hap kanale në dhe, kur ameba

ushqehet përmes këmbëve të saj të rreme, për t’i kryer këto veprime, këta organizma kanë nevojë

për energji.

Faktori më i rënësishëm i cili përcakton numrin dhe llojet e organizmave të cilët jetojnë në një

ekosistem është sasia e energjisë ne dispozicion. Burim parësor i energjisë në ekosistem është

Dielli3. Jeta ekziston pasi që organizmat e quajtur prodhues e marrin energjinë e mjedisit dhe e

akumulojnë atë në molekulat komplekse organike. Në grupin e organizmave prodhues bëjnë

pjesë: bimët, algat dhe bakteriet.

Të gjithë organizmat e tjerë janë konsumatorë – shpenzues. Ata e sigurojnë energjinë e tyre duke

u ushqyer me organizma të tjerë. Të gjitha shtazët, kërpudhat e shumica e bakterieve janë

konsumator.

Çdo ekosistem në përbërjen e tij ka konsumatorë të cilët quhen shpërbërës.Shpërbërësit e

sigurojnë energjinë për nevojat e tyre jetësore, duke konsumuar mbeturinat organike dhe trupat e

vdekur. Kërpudhat dhe disa lloje të bakterieve janë shpërbërës.Të gjitha komponentat janë njëlloj

të rëndësishme për funksionimin e ekosistemit dhe nëse mungon vetëm një komponentë,

ekosistemet nuk do të mund të ruhen.

3 Grup autorësh, “ Biologjia 12”, Prishtinë, 2016, f, 65

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

7

1.2.Llojet e ekosistemeve

Ekosistemet ndahen në dy grupe të mëdha:

1.2.1. Ekosistemetujore - përfshijnë 71.7% të sipërfaqes së rruzullit tokësor .4

1.2.2. Ekosistemet tokësore –përfshijnë rreth 28.3 % të biosferës.5

Fig.1.2. Përqindja e ekosistemeve ujore dhe tokësore

4 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 51 5 Po aty.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

8

2. EKOSISTEMET UJORE

2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla

2.1.1. Lumenjtë

Fig.2. Lumi

Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja në ndonjë lumë tjetër,

liqen apo det. Lumenjtë e marrin ujin nga përrenjtë dhe burimet dhe me rrjedhjen e tyre formojnë

shtratin e lumit. Sipas ligjit mbi administrimin e ujërave lumë është trupi i ujërave të brendshëm

që rrjedhin në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës, por që mund të rrjedhin edhe nën tokë

në pjesën e saj rrjedhëse.

Lumenjtë së bashku me detrat dhe liqenet bëjnë pjesë në hidrosferë. Ata klasifikohen në lumenjtë

malor dhe fushor. Lumenjtë malor burojnë nga malet e larta, kurse lumenjtë fushor kanë shtrat

me pjerrësi të vogël. Lumenjtë e vegjël mund të referohen duke përdorur emra të tillë si përrenj,

përrua, rrëketë dhe rrëpirë.Ujërat rrjedhës prej burimit të lumit deri në derdhje në det ndahen në

disa zona: pjesa më e sipërme njëkohësisht me lartësi më të madhe mbi nivelin e detit quhet

krenon dhe përfaqëson burimet dhe degët e tyre. Kjo pjesë përfaqëson një biotop me natyrën e

përroit, i cili shpesh, gjendet në zona malore.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

9

Ritron përfaqëson pjesën e sipërme të rrjedhave ujore ( p.sh lumenj të vegjël); kjo zonë ka ujëra

të shpejta dhe mjaft të oksigjenuara. Pjesa e poshtme e rrjedhave ujore që shtrihen në fushë,

quhen potamon, dhe përmban ujëra me rrjedhje të qetë.Zona e fundit ajo e estuarit, përfaqëson

zonën e përzierjes së ujërave të lumit me ato detare. Në këtë zonë ka rritje shkallëzore të

kripësasisë, në drejtim të grykës dhe një turbullirë të ujërave të ngarkuara me sedimente.

Zona e sipërme – karakterizohet me lëvizje të shpejtë të ujit, temperaturë të ulët dhe sasi të

madhe të oksigjenit. Është vendbanim i përshtatshëm për jetën e këtyre peshqve: trofta e përroit,

trofta, mrena etj.

Zona e mesme – karakterizohet me lëvizje të ngadalshme të ujit, temperaturë të afërt me atë të

ajrit dhe sasi më të vogël të oksigjenit. Për këto zona janë karakteristike këta peshq: siluri, krapi,

mlyshi etj.

Zona përfundimtare e ujit- paraqet vendin e derdhjes së lumit në det ku uji iëmbël përzihet me

ujin e njelmët të detit. Është vendbanim i këtyre peshqve: ngjala, blini etj.

Ndërtimi i këtyre zonave varet nga:

- temperatura e ujit (e cila varet prej stinës së vitit, përkatësisht rrezatimit të diellit, klimës);

- shpejtësia e rrjedhës së lumit (varet prej pjerrësisë);

- përmbajtja e oksigjenit në ujë (varet prej shpejtësisë së rrjedhës dhe temperaturës së ujit);

- dhe nga përbërja e materieve minerale në ujë.

Temperatura e ujit varet prej pozitës gjeografike dhe nga ndikimi i stinëve të vitit.Gjatë dimrit

temperatura e ujit të lumit është më e lartë se gjatë verës. Përmbajtja e oksigjenit varet nga

shpejtësia e rrjedhës së ujit dhe temperatura. Kur uji është i ftohtë mund të lirohet më tepër

oksigjen sesa kur uji ështëi nxehtë.Temperatura maksimale e krenonit është nën 20°C. Gjallesat

mund të marrin sasi të mjaftueshme të oksigjenit dhe kushtet jetësore gjatë vitit ndryshojnë

shumë pak. Mirëpo ato duhet t’iu përshtaten kushteve që ekzistojnë në rrjedhën e përroit malor.

Nga kjo del se në ujërat që rrjedhin me shpejtësi mungon planktoni. Vetëm peshqit mund të jenë

gjithmonë në gjendje të përshtaten në kushte të tilla ( trofta për shkak të notimit të përhershëm).

Prej gjallesave të tjera në përroin malor gjenden larvat e insekteve.Si kusht themelor për jetën e

shtazëve në një përrua malor është gjelbërimi, por kjo varet dhe nga rënia e gjetheve të drurëve

në përrua malor.

Lumi më i gjatë në botëështë lumi Nil në Afrikë- 6695 km.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

10

2.1.2. Liqenet

Fig. 2.2. Liqeni

Liqenet janë hapësira gjeografike të mëdha të mbushura me ujë e të rrethuara nga të gjitha anët

me tokë, e që mund të kenë origjinë nga reshjet, burimet, lumenjtë, por mund te kenë origjinë

edhe nga deti.6 Ata mbulojnë 1.8% të sipërfaqes së tokës7. Liqenet kur janë të mëdhenj dhe të

thellë zbutin klimën e mjedisit përreth. Shkenca që merret me studimin e tyre quhet limnologji.8

Dallojmë dy lloje të liqeneve: natyrore dhe artificiale.Në secilin liqen dallohen zona të

ndryshme. Në përgjithësi janë katër sosh:

• Zona litorale

• zona limnetike

• zona profundale dhe

• zona bentike.

Zona litorale: Quhet litorale ngase në gjuhën latine litoralis do të thotë bregdet. Kjo zonë

përfshin zonën pranëbregore të liqenit, ku uji është i cekët dhe zhvillohen bimë që rrënjosen. Me

afër bregut disa nga bimët, siç janë shavari, kallamishtja etj., me rreth 2/3 e trupit të tyre dalin

mbi sipërfaqen e ujit; disa të tjera si lëkoi i verdhë, lëkoi i bardhë etj., notojnë mbi sipërfaqen e

ujit, ndërsa në këtë zonë rriten edhe bimë që janë plotësisht të zhytura në ujë.

Zona limnetike: Përfshin rajonin që njihet me emrin ‘ uji i lirë ose i hapur ‘ dhe shtrihet prej

sipërfaqes së ujit deri në thellësi ku depërton drita. Në këtë zonë fitoplanktoni është më i

shprehuri, prandaj është pjesa më fotosintetike e liqenit. Nga kjo kuptojmë se sasia e ushqimit

dhe e oksigjenit për zooplanktonin dhe kafshët e tjera të liqenit kryesisht sigurohet nga kjo zonë.

6Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 56 7Grup autorësh, “ Biologjia 12”, Prishtinë, 2016, f, 83 8https://geoprespa.wordpress.com/2013/01/27/liqenet-dhe-klasifikimi-i-tyre-3/

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

11

Zona profundale: Përfshinë shtresën e ujit nën zonën limnetike, deri në fund të liqenit. Kjo

zonëështë e pafavorshme për rritjen e bimëve që rrënjosen dhe algave , sepse nuk ka aspak ose

fare pak dritë.

Zona bentike: Përfshinë fundin e liqenit. Në këtë zonë jetojnë të papërforcuara ose të

përforcuara gjallesa të ndryshme si butakë, krimba, larva insektesh etj., pra kryesisht gjallesa që

janë të përshtatura në temperatura të ulëta dhe me sasi të ulët të oksigjenit.

Në bazë të prezencës së botës bimore në liqene dallojmë:

1. Liqenet oligotrofike

2. Liqenet eutrofike

Liqenet oligotrofike janë liqene me ujë të kthjellët dhe të thellë, të varfër me azot, fosfor dhe

kalcium, prandaj rriten pak bimë. Sasia e vogël e bimëve ndikon që gjallesat shtazore të jenë të

pakta. Liqen oligotrofik, p.sh Liqeni i Ohrit.

Liqenet eutrofikejanë të cekëta, të pasura me lëndë ushqyese e si rezultat i kësaj janë të

begatshme me bimë e shtazë. Liqenet e tilla kanë pak oksigjen sepse atë e përdorin organizmat

zbërthyes siç janë bakteret gjatë zbërthimit të bimëve dhe shtazëve të vdekura. Liqen i tillë është

ai i Drojanit ( që ndahet midis Maqedonisë dhe Greqisë). Në liqen mund të jetojnë numër i madh

i gjallesave të ndryshme.

Fakt: Liqeni Baikal në pjesën qëndrore jugore të Siberisëështë liqeni më i thellë në botë 1.7 km.

Është rreth 20 milionë vite i vjetër dhe mban 20% të ujit të freskët të tokës9.

9https://americaneye.al/disa-kuriozitete-qe-duhet-ti-dini-mbi-lumenjte-dhe-liqenet

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

12

2.1.3. Moçalet

Fig.2.3. Moçali

Moçalet janë ujëra të ndenjur të cekët. Ato formohen nga suksesioni i ekosistemit të liqenit,

ndryshimi i rrjedhës së lumenjve nga të cilët ka mbetur ujë në shtratin e mëparshëm, pastaj nga

mbushja e gropave në sipërfaqen e tokës të krijuara si rezultat i gërmimeve apo i nxjerrjes së

thëngjillit, mineraleve etj., në tokë. Në aspektin ekologjik paraqesin zonën litorale të liqenit.

Kushtet e volitshme për formimin e moçaleve janë edhe në luginat e gjera të lumenjve, në të

lumenjtë vërshojnë gjatë kohës së nivelit të lartë të ujit, si edhe në brigjet detare të ulëta. Ato

karakterizohen me vegjetacion të bujshëm moçalik ( zhavor, kallam, myshk, bar të rrallë moçalik

dhe dru siç janë verri, mështekna dëllinja e pisha) gjë që varet prej gjerësisë gjeografike të

moçalit.

Duke u dëmtuar disa pjesë të bimëve, bien në fund dhe shpejt shkatrrohen. Për këtë arsye uji në

moçale është i pasur me materie organike, të cilat i japin ngjyrë të verdhë e të murrme. Me rritjen

e thartirës organike në ujë, zvogëlohet sasia e oksigjenit dhe e baktereve të ndryshme. Prandaj

shkatërrimi i mbeturinave të bimëve në ujë ndërprehet dhe fillon karbonizimi, duke u shëndrruar

në thëngjill moçalik.Me kalimin e kohës thëngjilli moçalik mund të shëndrrohet në

linjit.Moçalet gjenden më së shumti ndërmjet 50 - 60° të gjerësisë gjeografike veriore, ku ka

mjaft ngrohtësi dhe lagështi për zhvillimin e bimëve. Moçalet përfshijnë një sipërfaqe prej 2,6

milionë km².

Më së tepërmi shtrihen në pjesën veriore të Azisë, të Evropës dhe Amerikës Veriore10.Tash

sipërfaqet me moçale janë duke u zvogëluar të cilat po shndërrohen në fusha pjellore të

punueshme dhe në kullota të pasura me bar.

10https://ozoni1.blogspot.com/2016/11/mocalet.html

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

13

2.1.4. Kënetat

Fig. 2.4. Këneta

Janë pjesë tokësore me sipërfaqe që kanë thellësi të cekëta të mbushur me ujë të ndenjur ose me

ujë që ka rrjedhje të ngadalshme. Në këneta është i vështirësuar qarkullimi i oksigjenit dhe

dioksidit të karbonit. Prandaj në to zhvillohet bota bimore specifike e përshtatur me kushtet e

vendbanimit shumë të lagshtë dhe përqëndrimit të ulët të oksigjenit. Kënetat gjenden në ultësira

dhe në zonën malore.11 Ato të ultësirave quhen këneta të ulëta dhe janë krijuar në vendet ku më

parë kanë qenë liqene dhe moçale, apo në zgjerimet e lumenjve. Në kënetat e tilla uji rritet nga

reshjet, rrjedhja e lumenjve gjatë përmbytjeve dhe ujërave nëntokësorë.Uji i këtyre kënetave ka

sasi të mëdha të kripërave minerale. Llojet bimore më karakteristike të këtyre kënetave janë

myshqet e gjelbra, lëpushtra e kënetës, kallami, këpuja etj. Ndërsa nga ato drunore mështekna ,

verri i zi, shelgu i hirtë.Në zonat malore kënetat formohen kryesisht nga reshjet. Ato quhen

këneta të larta. Ujërat e tyre janë të varfëra me kripëra minerale dhe oksigjen. Llojet bimore më

karakteristike të këtyre kënetave janë myshku i bardhë, rozmarina e kënetave, presja etj. Nga

bota shtazore në këneta rriten siluri i vogël, mushkonjat, pilivesat etj.

11 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 59

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

14

2.2. Ekosistemet bregdetare

Këto janë zona ku bëhet përzierja e ujit të detit me ujërat e lumenjve si rezultat i baticave dhe

zbaticave. Në hidrosferë tërësia e ujërave kontinental zë 2 %.

2.3. Ekosistemet e ujrërave të njelmëta

2.3.1. Detet

Fig. 2.5.Deti

Detet kanë ujë të njelmët, përkundër ujërave tokësorë, të cilët karakterizohen kryesisht si

vendbanime me ujë të ëmbël. Ujërat detarë janë në lëvizje të vazhdueshme si rezultat i

zhvendosjeve vertikale dhe horizontale. Rrymat detare e nxjerrin kripën në shtresat e larta. Në

ujërat e deteve dhe të oqeaneve bota e gjallë quhet talasion.Veçori e rëndësishme e ekosistemeve

të deteve ështëzonimi vertikal dhe horizontal i hapësirës detare.Në fundin e deteve dhe oqeaneve

ka vargje malore, vullkane, fusha dhe humnera.12

Sipas mënyrës së jetesës organizmat detarë zakonisht ndahen në:

1. Pranëbregdetarë ( litoralë)

2. të lirë ( pelagjialë)

3. të fundit të detit ( bentalë).

12http://zoneelire.blogspot.com/2011/06/detet-dhe-ishujt.html

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

15

Organizmat e lirë ( pelagjialë ) quhen ata të cilët jetojnë në ujë pavarësisht prej substratit,

ndërkaq ndahen në planktonikë dhe nektonikë.

Organizmat planktonikë përfshijnë organizmat bimorë-fitoplanktoninë edhe organizmat

shtazorë- zooplanktoninë, të cilët qëndrojnëpezull në ujë dhe lëvizin zakonisht në mënyrë pasive,

varësisht prej lëkundjeve të ujit.

Organizmat nektonikë janë ata të cilët lëvizin në mënyrë aktive në saje të forcës së tyre. Në

kuadër të këtyre bëjnë pjesë: peshqit, gjitarët, kryekëmborët etj.

Organizmat bentalë quhen ata të cilët janë ngushtë të lidhur me substrat, në të cilin janë të

përforcuar ose lëvizin drejtpërdrejt mbi të.

Ekosistemet detare janë të larmishme sa edhe ato tokësore. Sipas kushteve klimatike dallohen

ekosistemet e deteve të ngrohta, të mesme dhe të ftohta.Detet veriore janë të ftohta me

temperaturë mesatare rreth 2 °C. Temperatura e tyre gjatë dimrit dhe verës ndryshon shumë.

Temperatura e ujit të deteve në ekuator është mbi 25°C dhe nuk ndryshon shumë gjatë vitit.

Temperatura bie me rritjen e thellësisë. Kështu në detet e zonës tropikale në thellësi prej 100 m

temperaturaështë 4-5°C. Në detet e kthjellëta drita e mjaftueshme arrin deri 100 m, në thellësi

prej 200 m është e pamjaftueshme. Në këtë thellësi prej bimëve rriten vetëm algat e kuqe. Në

thellësi nën 550 m nuk ka fare dritë. Në ujëra të cekët ose sipërfaqe të hapur të detit ose të

oqeanit, depërtimi i rrezeve të dritës mundëson procesin e fotosintezës nga ana e fitoplanktonit.

Algat mundësojnë jetën e popullatës të pasur të peshqve, bretkosave, zogjve detarë etj.

Në zonën e thellë të detit zakonisht mungojnë prodhuesit parësorë (I), kështu që këto ekosisteme

varen nga burimet e jashtme të ushqimit. Të tilla janë fundërrimi nga sipërfaqja, transporti si

rezultat i rrymimit të ujit.

Produktiviteti biologjik në dete sikurse edhe në liqene rritet përmes bregdetit nga shpërlarja e

mineraleve prej sipërfaqes së tokës. Shpesh hallkat zinxhirore të ushqimit të popullatave

tokësorejanë të lidhura me ato të popullatave ujore.13

13 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 62

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

16

2.3.2. Oqeanet

Fig. 2.6. Oqeani

Oqeanet mbulojnë 71% të sipërfaqes së planetit tonë dhe përbëjnë deri 95% të hapësirave që janë

të përshtatshme për jetesë.14

Valët e mëdha, qetësia e akullt ose akulli i ftoftë që shohim në sipërfaqet e oqeaneve fshehin

diversitetin e jashtëzakonshëm të botës nënujore – prej koraleve që ndriçohen nga drita e diellit

deri te brazdat e errëta dhe të thella, prej pyjeve të algave të mëdha deri te grupet e guacave që

mblidhen rreth ujërave hidrotermalë, prej shkurreve të baticës deri te oqeanet e hapura.

Jeta ka filluar në oqeane dhe vazhdon të zhvillohet në këto habitate të shumëllojshme. Me më

shumë se 100 milion specie – prej kafshës më të madhe që ndonjëherë ka jetuar ne Tokë, balenës

së kaltërt deri te bakteriet më të vogla – biodiversiteti i detit ia kalon atij toksor. Dhe specie të

reja zbulohen çdo herë.Oqeanet po ashtu kanë ndikim të madh në të gjithë që duan tokën.

Oqeanet prodhojnë 70% të oksigjenit tonë, absorbojnë nxehtësinë dhe ridistribuojnë atë nxehtësi

në planet, dhe dominojnë të gjitha sistemet klimatike botërore.

14 Peja,N., “ Ekologjia”, Tiranë, 1995, f, 335

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

17

3. EKOSISTEMET TOKËSORE-NATYRORE

Në rruzullin tokësor ekziston një numër i madh dhe i llojllojshëm i ekosistemeve tokësore me

shtrirje horizontale dhe vertikale. Disa ekosisteme të ngjajshme formojnë kategorinë e quajtur

biom.

Pra kur është fjala për biome duhet kuptuar se kemi tëbëjmë me territore të mëdha. P.sh. kur

flitet për biomin e pyjeve tropikale duhet të jemi të vetëdijshëm se flasim për pyjet tropikale të

mbarë planetit, kjo vlen edhe për gjithë biomet tjera.Klima është faktori dominues për shtrirjen e

biomeve në rruzullin tokësor, veçanërisht temperaturat dhe reshjet përcaktojnë vendshtrirjen e

biomeve.

3.1. Biomet pyjore

Përfaqësojnë biomet më të ndërlikuara dhe më të pasura me lloje bimore e shtazore.

Përfshijnë sipërfaqe të mëdha në lëmshin tokësor. Këtu marrin pjesë pyjet halore,

gjetherënëse, përherë të gjelbra dhe pyjet tropikale. Në këto pyje dominojnë llojet e

ndryshme drunore.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

18

3.1.1. Pyjet Halore

Fig. 3. Tajgat ( pyjet halore)

Shtrihen nën zonën e tundrës në veri dhe të pyjeve gjetherënëse në jug duke përfshirë një pjesë të

Azisë, Evropës dhe Amerikës Veriore.Këto pyje janë të njohura edhe me emrin tajga.

Tajga përfshin një sipërfaqe prej afro 2milion km2.Klima e këtij biomi karakterizohet me verëra

të freskëta dhe të shkurtra dhe me dimra të ftohtë dhe të gjatë.Në këto pyje dominojnë llojet e

haloreve si pisha, bredhi, selvia etj., të cilat arrijnë gjatësinë prej 40-60m.

Cilësohen me gjethe në formë të halave ( nga edhe ka ardhur emri i tyre). Gjethet janë të mbulura

me shtresë të trashë të kutikulës dhe dyllit, duke i mbrojtur nga humbja e ujit. Gjethet qëndrojnë

prej dy deri në disa vjet dhe gradualisht zëvendësohen me të reja, kështu që drunjtë janë gjithnjë

me gjethe. Meqenëse pyjet halore janë të dendura, depërtimi i dritës në to është i vogël, andaj në

katet e poshtme hasen më tepër bimë njëvjeçare me lule të bardha ose të verdha të çelta të cilat

maksimalisht shfrytëzojnë dritën e dobësuar, si dhe myshqe e likene që jetojnë në lëvoren e

bimëve halore. Haloret janë të përhapura edhe në viset e larta malore. Tek ne më së shumti

gjenden në Malin e Sharrit dhe në Bjeshkët e Nemuna si arneni, hormolqi, bredhi etj.Bota

shtazore në pyjet halore është e pranishme me numër të madh të llojeve.Pakurrizorët dhe brejtësit

dimërojnë në po këtë zonë, kurse shpendët migrojnë drejt jugut.Këtu takojmë edhe drerin

brilopat. Tajga gjithashtu strehon mjaft mishngrënës, si: ujkun,ariun, luqerbullin, dhelprën etj.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

19

3.1.2. Pyjet Gjetherënëse

Fig. 3.2. Pyjet gjetherënëse

Quhen gjetherënëse sepse drunjtë dhe shkurret e këtyre pyjeve gjatë vjeshtës i hedhin gjethet e

tyre dhe bien në gjendje të qetësisë për të kaluar periudhën e ftohtë dimërore.

Rajonet ku janë të përhapura këto pyje ( zona e klimës mesatare ) cilësohen me klimë të nxehtë

gjatë verës dhe dimëra mjaft të ftohtë. Varësisht prej kushteve klimatike paraqiten disa tipe të

pyjeve gjetherënëse me dominim të tyre të ahut dhe të dushkut.

Te këto bimë sythat nga të cilët pranverën e ardhshme do të krijohen pjesët e reja të bimëve janë

të mbrojtura në mënyra të ndryshme, ndërsa lëvorja e trashë e mbron kërcellin nga ngrirja. Llojet

barishtore njëvjeqare këtë periudhë e kalojnë në formë të farave ose të kërcejve nëntokësorë.

Qepujkat dhe zhardhikët e këtyre llojeve bimore janë ushqim i mirë për shtazët që jetojnë në tokë

siç janë ariu, urithi, lepuri, ketri etj.

Problemi mëi madh gjatë dimrit të ftohtë paraqitet për shtazët e këtyre pyjeve. Për to pengesa

janë temperaturat e ulta dhe mungesa e ushqimit. Problemin e temperaturave të ulëta shumë

shtazë e kanë zgjidhur duke migruar në vende më të nxehta ( shumë shpendë) ose duke ndërruar

puplat, formimin e gëzofit më të trashë ( disa gjitarë), ndryshimi i ngjyrës së qimeve.Mungesa e

ushqimit poashtu është zgjidhur në mënyra të ndryshme.Kështu, ketri para dimrit grumbullon

sasi të ushqimit dhe bie në gjumë dimëror. Gjatë këtij gjumi ritmi i rrahjes së zemrës bie në

minimum 3-4 rrahje në minutë, ulja e temperaturës së trupit ( prej 37 °C në 2-3 °C). Gjumi i tij

zgjatë 6 muaj.15Ariu para rënies në gjumë dimëror në trupin e vet grumbullon sasi të mëdha të

dhjamit, të cilat i përdorë gjatë kësaj periudhe. Gjatë kësaj kohe aktivitetet jetësore të tij janë në

minimum. Shumë parruazorë gjatë dimrit futën në tokë, ku temperatura është më e volitshme për

të mbijetuar dimrin. Karakteristikë për pyjet, sidomos ato gjetherënëse, është prania e stelës.

Stelën e formojnë gjethet e rëna, degët e thata si dhe ekskrementet e shtazëve të ngordhura.

15 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 70

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

20

Në stelë jeton numër i madh i baktereve, kërpudhave dhe i shumë parruazorëve (skranja,

qindkëmbëshitë, akrepat etj.) të cilët ushqehen me të.

Këta organizma bëjnë grimcimin dhe zbërthimin e stelës, duke e kthyer atë në kripëra minerale të

cilat bimët autotrofe i përdorin për procesin e fotosintezës.Po ashtu, stela ka rëndësi në ruajten e

temperaturës së tokës posaçërisht gjatë dimrit.

3.1.3. Pyjet Tropikale

Fig. 3.3. Pyjet tropikale

Janë të përhapura në tëdy anët e ekuatorit dhe paraqesin pyjet më të pasura me lloje bimore dhe

shtazore. Ndryshe quhen edhe pyje të pashkelura.Kjo begatshmëri në lloje është arritur në saje të

temperaturës shumë të volitshme gjatë tërë vitit (25-30°C) si dhe reshje të shpeshta dhe të

shumta ( 2000-4500 mm në vit ).16 Numri i llojeve bimore drunore është shumë i madh dhe arrin

lartësinë edhe mbi 50 m.

Karakteristikë për to është se degëzohen vetëm në pjesën e epërme të tyre, duke formuar kurorë

shumë të dendur e cila pengon rënien e dritës në katet e poshtme.Për këtë arsye këto pyje janë

mjaft të errëta, prandaj në katet e poshtme të tyre ka pak lloje bimore, të cilat janë përshtatur

dritës së pamjaftuar. Në kërcellin dhe degët e drunjëve të lartë jetojnë shumë lloje të orkideve, të

lianeve apo të bimëve kacavjerrëse. Po ashtu, është karakteristike se disa lloje drunore të këtyre

pyjeve krijojnë lulet dhe frytat në kërcell.

Shtazët e pyjeve tropikale kryesisht janë forma jetësore që jetojnë në drunj si shpendë,

zvarranikë, gjitarë, madje edhe amfibe.Është karakteristike se lagështia e lartë atmosferike në

këto pyje ua mundëson jetën pakurrizorëve të ndryshëm ( planarieve, shushunjave) në sipërfaqe

16 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 73

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

21

të tokës ose degë të drunjëve që, përndryshe, këto shtazë në ekosistemet e tjera jetonë vetëm në

mjediset ujore.Klima në këtë biom është e nxehtë dhe e lagësht me lëkundje shumë të vogla të të

reshurave të shiut dhe të temperaturës.Sot pyjet tropikale janë duke u shkatërruar me aq

shpejtësisa që parashikohet se, nëse vazhdon ky trend, ato do të zhduken në 40 vjetët e

ardhshme.17

3.1.Biomet barishtore

Në pjesët e Tokës ku kushtet jetësore janë të pavolishme për zhvillimin e pyjeve janë të

përhapura biomet ku dominojnë bimët barishtore.Për zhvillimin e tyre rolin kryesorë e kanë

faktorët klimatikë.Rajonet ku janë të përhapura këto biome në kushtet e klimes mesatare

cilësohen me dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta dhe të thata, ndërsa në viset subtropike me

dimëra të butë dhë të pasur me reshje dhe vera të gjata dhe shumë të thata. Në kuadër të

biomeve barishtore marrin pjesë stepat, savanet, livadhet dhe kullotat.

3.1.1. Stepat

Fig. 3. 4. Stepat

Përfshijnë rajonet e gjera rrafshinore të brezit me klimë mesatare të Evropës, Azisë dhe

Amerikës Veriore. Në stepa është e përhapur vetëm bimësia barishtore e përfaqësuar nga llojet e

familjes së fluturave, zhabioreve, por me dominim të barërave. Krahasuar me pyjet, stepat kanë

ndërtim më të thjeshtë, edhe pse në to mund të dallohet kati i bimëve të larta dhe i atyre të ulëta

barishtore. Megjithatë numri i llojeve është mjaft i madh.

Karakteristike është se në stepa gjatë periudhës vegjetative ( pranverë-verë) zëvendësohen llojet

e ndryshme të cilat ciklin e zhvillimit të tyre e kryejnë për një kohë të shkurtër, prandaj në stepa

vërehet laramani e ngjyrave të llojeve të ndryshme në fazat e zhvillimit të tyre.Nga kjo botë

shtazore në stepa jeton numër i konsiderueshëm i insekteve, i fluturave, i shpendëve të cilat me

17 Grup autorësh, “ Biologjia 12”, Prishtinë, 2016, f, 85

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

22

ngjyrat e puplave i përshtaten ambientit si dhe shumë gjitarë e sidomos brejtës të cilët në tokë

formojnë korridore të shumta.Në stepat e Amerikës Veriore, që quhen preri jeton edhe bizoni.

Dikur bizoni ka qenë shumë i pranishëm në këto stepa dhe ka paraqitur kafshën kryesore për

banorët vendas. Nga gjuetia e pakontrolluar numri i tyre është zvogëluar shumë, kështu që sot

gjenden vetëm në rezervate të caktuara dhe të mbrojtura.Shumë nga llojet shtazore për t’u

mbrojtur nga armiqtë e tyre dhe nga nxehtësia gjatë ditës, jetën e kalojnë nën sipërfaqen e tokës.

Në gjah dalin kur bie muzgu ose gjatë natës. Shpendët çerdhet e tyre i bëjnë në barë, ku vendosin

vezët të cilat me ngjyrën e tyre i përshtaten vendit ku janë të vendosura dhe bëhen të

padallueshme për armiqtë. Sot pjesa më e madhe e stepeve janë shndërruar në tokë pjellore ku

mbillen kulturat bimore ( gruri, elbi, misri, patatja etj.).

3.2.2. Savanat

Fig. 3.5. Savanat

Përfshijnë sipërfaqe të mëdha të viseve subtropike sidomos në Afrikë ku dominon vegjetacioni i

lartë barishtor me praninë e drurëve mjaft të rrallë. Rajonet ku janë të përhapura savanet

karakterizohen me dimëra te butë dhe të pasur me reshje dhe vera të nxehta dhe të thata.

Periudha e thatësisëmund të zgjatë deri në 7 muaj. Në savane dominojnë bimë barishtore.

Zhvillohen kryesisht gjatë periudhës me lagështi. Nga bimët drunore karakteristike është

baobabi. Ky lloj bimor është mjaft i rrallë. Arrin gjatësinë deri në 25 m dhe gjerësi të kërcellit

deri në 9m. Jeton deri në 5000 vjet.

Në kurorën e tij të gjerë strehohen shumë shtazë, sidomos shpendë dhe gjitarë, posaqërisht gjatë

ditëve të nxehta. Duhet përmendur edhe llojet shkurrore të akacieve që janë mjaft të pranishëm

në savana.Këto shkurre kanë formën e ombrellës në hije tësëcilës gjatë ditëve të nxehta

strehohen shumë shtazë. Bota shtazore në savaneështë shumë e pasur me lloje, posaçërisht me

gjitarë bimëngrënës, por edhe me mishngrënës.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

23

Rëndom shtazët në gjah dalin më tepër në fillimin e muzgut, ndërsa gjatë ditës pushojnë në hije

të bimëve të ndryshme.Në savana hasim kope të mëdha të antilopave, zebrave, bujave,

elefantëve, por edhe shtazëve mishngrënëse, si luani, gepardi, leopardi etj. Gjatë periudhës së

thatësisë shtazët migrojnë prej një vendi në tjetrin duke kërkuar burimet e ujit dhe ushqimit

3.2.3. Tundrat

Fig. 3.6. Tundrat

Paraqet biomin i cili shtrihet në pjesën më veriore të rruzullit tokësor në mes borës dhe akullit të

përhershëm në veri dhe biomit të pyjeve halore ( tajgës ) ne jug.Kushtet jetësore në tundër janë

shumë të pavolitshme për jetesë. Dimrat janë të gjatë dhe me temperatura shumë të ulëta ( gati

përherë nën 0°C ) dhe vera të shkurta dhe mjaft të ftohta ( me temp. deri në +10°C ) dhe erërat të

cilat fryjnë gati pandërprerë. Për shkak të këtyre kushteve në tundër nuk zhvillohen drunjtë, por

dominojnë likenet, myshqet dhe disa lloje të bimëve barishtore, të cilat me veçoritë e tyre u janë

përshtatur kushteve të jetesës në rajonet ku tundra është e përhapur.Gjatë verës së shkurtër në

tundër hasen disa shpendë migrues dhe mjaft insekte, ndërsa gjatë tërë vitit ariu polar, dhelpra

polare, ujku polar, dreri polar etj.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

24

3.2.4. Livadhet dhe kullotat

Fig. 3.7. Livadhet

Paraqesin ekosisteme barishtore të krijuara kryesisht nga veprimtaria e njeriut me prerjen e

pyjeve dhe me tharjen e moçaleve. Ekzistojnë edhe livadhet e krijuara nga vetë natyra.

Të tilla hasen në pellgjet e lumenjëve rrafshinorë. Dallimi në mes të livadheve dhe kullotave

është se livadhet përbëhen prej bimëve të larta barishtore dhe kositen disa herë në vit, ndërsa

kullotat përbëhen prej bimëve të ulta barishtore të cilat bagëtia iha gjatë kullotjes.

Ndërsa livadhet nën kujdesjen e njeriut nuk kositen rregullisht, ndërsa në kullota nuk lëshohet

bagëtia, pas një kohe vërehet se në to fillojnë të zhvillohen lloje të ndryshme të shkurreve e me

vonë edhe të drunjëve. Kjo tregon për prejardhjen e tyre. Livadhet dhe kullotat cilësohen me

begatshmërinë të llojeve bimore dhe shtazore.

Nga llojet barishtore kemi përfaqësuesit e familjeve të ndryshme siç janë grami, telishi, terfili,

zhabinorja e livadheve etj, të cilat formojnë bashkësi jetësore shumë të dendur.Nga shtazët në

livadhe më së shumti hasen marimanga, karkalecat, milingonat, brumbujt, bletët etj.Shumica e

tyre me ngjyrën e trupit i përshtaten mjedisit, kështu që vështirë dallohen nga armiqtë.Nga

shpendët gjenden stërqoku, fazani, thëllënza, harabeli etj., ndërsa nga gjitarët lepuri, brejtësit e

ndryshëm, urithi etj.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

25

4. SHKRETËTIRAT

Fig. 4. Shkretëtira

Shtrihen në shumë rajone të botës, duke përfshirë supërfaqe të mëdha.Shkretëtira më e madhe në

botëështë ajo e Saharasëe cila shtrihet në pjesën veriore të Afrikës.Të njohura janë edhe ajo e

Arabisë, Gobi në Azi si dhe shkretëtirat në Amerikën Veriore, Australi etj.

Shkretëtirat cilësohen me reshje të pakta dhe të rralla gjatë vitit, me temperatura të larta të ajrit

dhe të tokës gjatëditës ( mbi 50°C) dhe ato të ulta gjate natës ( deri në -0°C).Substati është

kryesisht ranor ose guror. Kushtet e tilla jetësore kanë kushtëzuar që në shkretëtira të jetojnë

numër i vogël i llojeve bimore e shtazore. Zhvillimi i bimëve është më tepër në pranverë kur

sasia e reshjeve është pak më e madhe.Bimët më të përhapura në shkretëtirë janë kaktusët, të

cilët me veçoritë e veta janë përshtatur për jetesë në këto vende.Karakteristikë kryesore e tyre

është se përmbajnë inde ujmbajtëse, ku grumbullohet uji, prandaj ndryshe quhen edhe bimë

sukulente.Dallohen sukulentet gjethore dhe kërcëllore, te të cilat gjethet janë të stërkuqura.

Vetëm në oaza18 hasen disa lloje të bimëve barishtore si dhe palma.

18 Oaza është vend pak i ulët ose gropë e cekët me ujë dhe me gjelbërim në shkretëtirë.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

26

Nga llojet shtazore hasen disa lloje të gjarpërinjëve, hardhucave, devja një dhe dy gungore, minjë

(të cilët gjatë ditës futen në tokë për ti ikur të nxehtit të madh) si dhe disa lloje të insekteve të

cilët janë rezistentë ndaj nxehtësisë dhe thatësisë.Banorët të cilët jetojnë pranë oazave në

udhëtimet e tyre si mjet transportues përdorin deven e cila një kohë të gjatë ( mbi 4 javë ) mund

të qëndrojnë pa ujë.19

Kaktusi – bimë – deve

Ngjashëm me deven, por kuptohet në mënyrë tjetër, janë përshtatur kaktusët të cilët shpesh

quhen edhe bimë-deve. Këto bimë jetojnë në shkretëtira dhe në trupin e tyre deponojnë sasi të

madhe të ujit. P.sh kaktusi gjigand ( Cereus gigantues) që arrin gjatësinë deri në 10 m deponon

mbi 1000 litra ujë. Ujin e thithur me anë të rrënjëve, kryesisht sipërfaqësore e dërgojnë në

kërcellin që është i ulët dhe aty e deponojnë. Për të penguar humbjen e ujit, gjethet në këto bimë

janë shndërruar në gjemba, të cilët bimët i mbrojnë edhe nga shtazët bimëngrënëse.20

19 Peja,N., “Ekologjia”, Tiranë, 1995, f, 326 20 Grup autorësh, “ Biologjia 8”, Pejë, 2014, f, 20

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

27

5. AKUARIUMI – EKOSISTEM NË MINIATURË

Fig. 5. Akuariumi në miniaturë

Akuariumi është vërtetë një ekosistem në miniaturë që ngjan në hurdhë peshqish ose në liqen. Ai

ju ofron shumë kënaqësi dhe pandërprerë u tërheqë vëmendjen, ndërsa në përgjithësi mbahet

lehtë dhe kërkon pak kujdes. Çdo banor i akuariumit luan rol të caktuar. Llojet bimore që jetojnë

aty “ prodhojnë” oksigjen dhe ushqim për shtazë, p.sh. për peshq, gaforre, guaca, kërminj etj.

Mbeturinat nga bimët dhe shtazët e vdekura paraqesin ushqim për organizmat-zbërthyes, p.sh.

për disa baktere dhe kërpudha, kurse përmes tyre edhe për bimët.Akuariumi mund të jetë me ujë

të ftohtë ose të nxehtë, me ujë tëëmbël ose të njelmët, që do të thotë ekzistojnë 4 tipa

akuariumesh.Tipi më i thjeshtë i akuariumit është ai me ujë të ftohtë të njelmët. Akuariumi me

ujë deti mund të bëhet lehtë për ata që jetojnë jo shumë larg detit, sepse marrin lehtë ujë të

freskët dhe mund ta ndërrojnë atë më shpesh.

Mirëpo, edhe ata që jetojnë larg nga deti mund të ndërtojnë akuariume duke përdorur kripë

detare speciale. Edhe pse dihet se procesi i shndërrimit të ujit tëëmbël në ujë deti është i

ndërlikuar dhe akuariumi i tillë kërkon shumë më tepër përkushtim sesa tipi me ujë tëëmbël.

Për kushtet tona akuariumi më i lehtë për t’u mbajtur është ai me ujë të ftohtë të ëmbël.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

28

PËRFUNDIMI

Në këtë punim jam munduar të tregoj mbi ekosistemet dhe llojet e tyre që shtrihen në natyrë.

Ekosistemet janë bashkësi të formuara nga qeniet e gjalla dhe mjedisi jo i gjallë. Ekzistojnë lloje

të ndryshme ujore dhe tokësore ku secili ka rolin dhe veçantitë e tij për jetesën e organizmave të

gjallë.

Me shtrirje të ndryshme të tyre klima vazhdimisht ndryshon, gjë që ndikon për rritje dhe zhvillim

të florës dhe faunës në natyrë. Ekosistemet ujore duke marrë parasysh që përfshijnë 71.7% të

sipërfaqes së tokës paraqesin rol kyç për jetën e organizmave të gjallë. Llojet e ndryshme të

ekosistemeve kanë ndikuar që në tokë të mbizotërojë shumëllojshmëri e organizmave dhe secili

lloj i është përshtatur kushteve jetësorë të ofruara nga ekosistemet.Rajonet ku janë të përhapura

ekosistemet tokësore me shtrirje prej 28.3% cilësohen me klimë mesatare, me dimëra të ftohtë

dhe vera të nxehta dhe të thata. Përveç ekosistemeve të krijuara nga natyra, ekzistojnë edhe

ekosisteme të krijuara nga njeriu me prerjen e pyjeve dhe me tharjen e moçaleve.

Njeriu me veprimtaritë e tij ka ndikuar në ndryshimin e kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar në

zhdukjen e shumë specieve dhe në ndryshimin e përbërjes së ekosistemeve. Secili organizëm e

ka rolin e tij në natyrë dhe me zhdukjen e vetëm një lloji do të ndryshohej rrjedhshmëria e ciklit

jetësor.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

29

PLANIFIKIMI I NJË ORE MËSIMORE

Lënda: Njeriu dhe natyra Data: 26.2.2018

Klasa: IV

Tema: Livadhet si bashkësi jetësore e bimëve dhe e shtazëve

Objektivat:

1. Të dallojë llojet e ekosistemeve

2. Të njohë bimët dhe shtazët që jetojnë në livadh

3. Të kuptojë ndërvarësinë e bashkëjetesës së bimëve dhe shtazëve

Fjalët kyçe: livadh, bimë, shtazë, bashkëjetesë, kullotë etj.

Mjetet mësimore: ilustrime, video me projector, libri etj.

Struktura e zhvillimit të orës mësimore

Evokimi D.L.T.A 5’

Realizimi i kuptimit Di, Dua të di, Mësova 25’

Reflektimi Ese 10’

Evokim – në këtë pjesë të orës mësuesja përdor disa ilustrime të llojeve të ndryshme të

ekosistemeve dhe nxënësit japin përgjigjet e tyre se për cilin lloj të ekosistemit bëhet fjalë. Pastaj

mësuesja ndalon tek livadhi si ekosistem dhe i pyet nxënësit për karakteristikat qëi shohin në

ilustrimin e dhënë. Kjo shërben si nxitje për temën që do të trajtohet. Në këtë pjesë të orës është

përdorur forma frontale e punës.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

30

Realizim i kuptimit– në vazhdim të orës përdoret teknika Di, Dua të di, Mësova

Di Dua të di Mësova

Në këtë rubrikë shkruhen

njohuritë e mëparshme të

nxënesve për temën

Shkruhen pyetjet e nxënësve

(paqartësitë) për temën.

Shkruhen informacionet e reja

që i kanë përvetësuar.

Gjatë zhvillimit të orës mësimore është përdorur forma frontale e punës.Përmes përdorimit të

kësaj teknike bëhet aktivizimi i tërë klasës. Në fillim të kësaj pjese të orës në rubrikën e parë Di,

nxënësit shkruajnë vetëm ato njohuri që i dinë lidhur me temën, pastaj në rubrikën Dua të di

shkruajnë paqartësitë ose pyejtet që u interesojnë, dhe me të përfunduar plotësimi i dy rubrikave

Di dhe Dua të di, nxënësve u japim kohë 10 minuta ta lexojnë tekstin në libër dhe të plotësojnë

rubrikën e tretë Mësova, duke i shënuar përgjigjiet e pyetjeve të parashkruara më parë.

Reflektimi – në pjesën përfundimtare të orës mësimore nxënësit në mënyrë individuale

shkruajnë njëesesi përmbledhje e njohurive të përvetësuara gjatë zhvillim të orës. Kjo teknikë

shërben për të kuptuar se sa kanë arritur nxënësit të kuptojnë njohuritë e nxëna.

Vlerësimi: në bazë të aktivitetit të nxënësve.

Detyrë: Tregoni cilat bimë dhe shtazë i keni hasur gjatë shëtitjes në livadh (Ese)

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...2.1. Ekosistemet e ujrave të ëmbla 2.1.1. Lumenjtë Fig.2. Lumi Lumenj quajmë rrjedha të mëdha ujore, nga burimi deri te grykderdhja

31

LITERATURA

Peja, Niko, “Ekologjia”, Tiranë, 1995.

Hoxha, Esat., B. Mustafa, E. Dauti, R. Rrustemi ( 2014) “ Biologjia 8”, Pejë.

Bajraktari, Ismet., A. Berisha, A. Gashi,F. Halili, (2016) “ Biologjia 12”, Prishtinë.

BURIME NGA INTERNETI

https://www.google.com/search?q=Who+coined+the+term+ecosystem+and+in+which+year%3F

&sa=X&ved=0ahUKEwjsupmc-ZPbAhWLZpoKHUGmByYQzmcIUW&biW=1366&bih=662

https://geoprespa.wordpress.com/2013/01/27/liqenet-dhe-klasifikimi-i-tyre-3/

https://americaneye.al/disa-kuriozitete-qe-duhet-ti-dini-mbi-lumenjte-dhe-liqenet

https://ozoni1.blogspot.com/2016/11/mocalet.html