Universiteti i Gjakovës “ Fehmi Agani nimani.pdf · domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm....
Transcript of Universiteti i Gjakovës “ Fehmi Agani nimani.pdf · domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm....
Universiteti i Gjakovës “ Fehmi Agani “
Fakulteti i Edukimit
Programi: Parashkollor
PUNIM DIPLOME
Ndotja fizike, kimike dhe biologjike e ujërave
Mentori: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Skender Beqa Shkelqesa Nimani
Gjakovë, qershor 2019
2
TITULLI: Ndotja fizike, kimike dhe biologjike e ujërave
EMRI DHE MBIEMRI: Shkelqesa Nimani
STATUSI I STUDENTIT: E rregullt
NUMRI I ID: 150102056
NIVELI I STUDIMEVE: Bachelor
DEPARTAMENTI: Fakulteti i Edukimit
PROGRAMI I STUDIMIT: Programi Parashkollor
MENTORI I PUNIMIT: Prof. Ass. Dr. Skender Beqa
Aprovuar prej komisionit:
1. _______________________________ Mentor
2. _______________________________ Anëtar
3. _______________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________
Data e aprovimit: _______________________________
3
PËRMBAJTJA
Falënderime... ...............................................................................................................................4
Abstrakt .……………………………………………………………………………………......5
Hyrje ............................................................................................................................................6
Qëllimi …………………………………………………………………………………………..7
1. Ndotja e ujit…………………………………………………………………...……………….8
1. 2 Ndotja biologjike e ujit ……………………………………………………………….…..9
1.3 Indikatorët biologjikë të ujërave ………………………………………………………….10
1.4 Avantazhet e trajtimit biologjik………………………………………………...…………11
1.5 Llojet kryesore të Mikroorganizmave dhe roli i tyre……………………………………...13
1.6 Archaea………………...…………………………………………………………………15
1.7 Eucarya……………...…………………………………………………………………….16
1.8 Autopurifikimi i ujërave ……………………………………………………...…………..17
1.9 Ndotja fizike e ujit ……………………………………………………………………….19
1.10 Ndotja kimike e ujit ……………………………………………………………...……..19
1.11 Ndotja kimike inorganike ……………………………………………………………….20
1.12 Ndotja kimike organike ……………………………………………………… …………21
1.13 Menaxhimi i cilësisë së ujërave ………..………………………………………………..22
1.14 Eutrofikimi …………………………………………………………………………...….23
2.Dezinfektimi ….……………….…………………………………………………………...….24
2.1 Llojet e dezinfektuesve…………………………………………………………………...25
2.2 Dezinfektimi me klor …………………………………………………………………….25
3. Plani i orës mësimore …………………………………………………………………………27
Përfundim ………………………………………………...……………………………………...29
Literatura ………………………………………………………..……………………………….30
4
FALËNDERIMET
Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi: Prof. Ass. Dr. Skender Beqa, profesor
i Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani” Gjakovë, i cili në çdo kohë ka qenë i gatshëm për të më
dhënë këshilla, sugjerime dhe mendime për realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.
U jam mirënjohëse të gjithëve, që në çfarëdo mënyre kontribuan në kryerjen dhe përfundimin e
këtij punimi si miqtë dhe sidomos familja, e cila gjendet gjithmonë pranë meje dhe është
mbështetja ime më e madhe emocionale dhe morale.
5
ABSTRAKT
Uji është thelbësor për jetën. Mjaftueshmëria, furnizimi i sigurt dhe i arritshëm duhet të jetë në
dispozicion për të gjithë. Për më tepër, në shpërthimet e sëmundjeve infektive shpesh nuk është e
mundur të identifikohet shkaku i shpërthimit dhe faktorët e rrezikut që përfshihen. Kudo në botë,
është faktuar se uji nëntokësor i ndotur dërgon në shpërthimin e sëmundjeve dhe kontribuon në
sëmundjet endemike në situata ku burimet nëntokësore të përdorura për t’u pirë janë të ndotura.
Fjalët kyçe: Uji, mjedisi, ndotja, indikatorët, shëndeti etj.
6
HYRJE
Uji është komponimi kimik më i përhapur në natyrë dhe më i përdorshëm në të gjitha fushat e
veprimtarisë njerëzore.
Përdorimi i ujit në industri, bujqësi dhe në aktivitetin e përditshëm të jetës se njeriut është i
domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.
Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim dhe rëndësi të madhe në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja
për një kohë të gjatë.
Ndotja e ujit të pijshëm mund të shkaktojë një numër të madh sëmundjesh, sëmundje të cilat kanë
marrë me mijëra viktima njerëzore. Po ashtu, efektet e ndotjes së ujit përveç botës njerëzore ndikon
edhe në botën bimore, shtazore dhe në çrregullime të sjelljes së organizmave ujor.
Që jeta e të gjithë oraganizmave të mos vihet në rrezik dhe të mos ketë ndikime negative në
mjedisin natyror, duhet që t’i largojnë kontaminantët kimik, fizik, dhe biologjik nga uji.
Këto njohuri duhet përcjellur tek gjeneratat e reja, ku mund të planifikojmë plane mësimore dhe
aktivitete-eksperimente duke prezantuar ndotjen e ujit dhe ndikimin e ujit të papastër duke filluar
nga vetë njeriu.
Fëmijët në parashkollor duhet të marrin shembull dhe të rriten të vetëdijësuar për rëndësinë e ujit
dhe kujdesi i tij të jetëi vazhdushëm në çdo fazë të jetës duke i pasur parasysh shkaqet që vijnë nga
mos mbrojtja dhe kursimi i tij.
7
Qëllimi i temës
Qëllimi i kësaj teme është të tregohet në mënyrë më të detajuar dhe përgjithësuar për ndotësit e
ujit, më konkretisht për ndotësit fizik, kimik dhe biologjik. Ndotës të cilët bëjnë ujin e ndotur dhe
kjo ndotje e tepruar depërton në mënyrë graduale tek njeriu dhe ndikon në shëndetin e tij, ku vetë
njerëzit janë ata që me vetëdije apo jo e mundësojnë këtë ndotje.Qëllimi i temës është që të
diskutohen faktorët negativ dhe përmes eliminimit të tyre të zvogëlohet niveli i ndotjes së ujit.
8
1. Ndotja e ujit
Kualiteti i ujit të pijshëm ka qenë faktor, që ka përcaktuar mirëqenien e njerëzimit. Ndotja
e ujit të pijshëm ka shkaktuar sëmundje dhe si pasojë janë zhdukur civilizime të tëra.
Edhe pse, tani ka raste të epidemive të baktereve dhe sëmundjeve virusale, të bartura me
ujë, sëmundjet që barten me ujë në përgjithësi janë kontrolluar si duhet. Uji i pijshëm
sidomos në vendet me teknologji të zhvilluar, është pastruar nga agjentët që shkaktonin
sëmundjet, vetëm disa dekada më parë.
Mirëpo, tani kimikatet toksike që barten me ujë, janë kërcënim i madh për vendet e
industrializuara. (Daci-Ajvazi, Daci, 2014, f. 167).
Duke u ballafaquar me ndotjen në rritje, sot ndotja e ujit ka marrë përmasa globale. Kjo
ngase ujërat nuk ndahen dhe ndalen me kufij administrativ, ato qarkullojnë prej një shteti
në tjetrin, prej një rajoni në tjetrin duke bartë ndotjen. Për këtë arsye sot janë të mëdha
veprimet në nivel rajonal dhe lokal për mbrojtjen e ujërave dhe ujë rrjedhave nga ndotja.
Ndotjen e ujërave mund ta ndajmë në ndotje urbane, industriale, bujqësore etj.
Sipas burimit të ndotjes, ndotja e ujit mund të jetë:
Ndotja nga burime të palëvizshme- kur ndotësit e ujit vijnë nga burime që identifikohen
qartë siç janë: vend-derdhja e ujërave të zeza, derdhja e ujërave industrial.
Ndotja nga burime të papërcaktuara- është ndotja që vije nga burime që nuk mund të
caktohen. (Veselaj, 2009, f. 48).
Llojet e ndotjes së ujërave (Sarnoll, 1971)
Komunale Industriale Bujqësore Të tjera
Mbeturinat njerëzore Kimikalet Mbeturinat e shtazëve
dhe bimëve
Drenazha e
xeherorëve të
thengjillit
Mbeturinat e ushqimit Metalet Mbeturinat e anijeve
Detergjentët Gomat dhe plastika Plehrat Mbeturinat
radioactive
Agjensët infektivë Mbeturinat e naftës Lymi mineral Nxehtësia
9
Ndysitë e rrugëve Mbeturinat e letrës Pesticidet
Mbeturinat e
ndërtimtarisë
Mbeturinat e
tekstilit
1.2 Ndotja biologjike e ujit
Me ndotje biologjike të ujërave nënkuptohet prezenca e organizmave patogjen të cilët paraqiten
qoftë si shkaktar direkt ose si bartës të sëmundjeve infektive. Agjentët që shkaktojnë sëmundje
quhen agjentë patogjenë. Këtu futen bakteret, viruset, protozoarët dhe krimbat parazitarë, që hyjnë
në ujë nga sistemet e kanaleve të ujërave të zeza, si dhe mos trajtimi i mbeturinave të krijuara nga
njerëzit apo kafshët dhe kështu vijnë në kontakt me ujin që përdoret për pije. Meqë uji ka përdorim
të gjerë për pije dhe nevoja tjera, ndotja biologjike mund të shkaktojë sëmundje që kanë karakter
epidemik, veçanërisht në zona me koncentrim të lartë të popullatës. Sëmundjet kryesore që janë si
rezultat i ndotjes biologjike janë: ethet e tifos, dizenteria, kolera etj. Si rezultat i ndotjes së ujit,
sipas OBSH çdo vit vdesin në mbarë botën rreth 1.8 milion njerëz, nga të cilët gjysma fëmijë.
Sëmundjet kryesore e që shkaktohen nga bakteret, viruset, protozoarët dhe krimbat parazit janë:
Tifoja (sëmundje ngjitëse që shkakton plagë në zorrë).
Kolera (njësëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse që shkakton jashtëqitje dhe të vjella).
Dizenteria bakteriale dhe ajo amebike (infeksioni i zorrëve që paraqet ç’rregullime të aparatit
tretës dhe në mënyrë të veçantë i zorrës së trashë).
Hepatiti viral (Hepatiti Viral është një inflamacion i mëlçisë, shkaktuar nga infeksionet virale) etj.
(Veselaj, 2009, f. 49).
(Figura 1: Tifoja) (Figura 2: Kolera)
10
(Figura 3: Dizentaria amberike) (Figura 4: Hepatiti viral)
1.3 Indikatorët biologjikë të ujërave
Gjatë evolucionit të tyre, llojet bimore dhe shtazore janë përshtatur vazhdimisht kushteve të
mjedisit të jashtëm. Disa organizma madje janë përshtatur edhe në kushte shumë ekstreme të jetës.
Në këtë mënyrë prania e tyre në mjedise të caktuara paraqet një indikacion të qartë për krijimin
dhe ekzistencën e kushteve që i duhet atij lloji për të jetuar në atë zonë. Termi indikatorë biologjik
i dedikohet bimëve, shtazëve dhe mikroorganizmave që janë tregues të kushteve të caktuara
ekologjike. Kështu p.sh, prania e disa algave tregon ndotjen e ujit: prania e algës cianofite Anabena
sp. tregon për shkallën serioze të ndotjes së ujit, prania e algës Chlorella tregon për ndotjen e ujit
me mbetje urbane.
Prania e baktereve koliforme e posaçërisht e E. coli në ujëra të caktuara tregon për ndotjen e tij me
fekale pasi që E. Coli është paraziti në organet e tretjes së njeriut dhe shtazëve. Disa organizma që
jetojnë në ujëra alkalike ose acidike mund të jenë indikatorë të ndryshimit të pH, prania e
organizmave që jetojnë në përqendrime të larta ose të ulëta të oksigjenit tregon për koncetrimin e
tij aty. (Veselaj, 2009, f. 50).
(Figura 5: Alga Anabena) (Figura 6: Alga Chlorella)
11
(Figura 7: Bakteria E.coli)
1.4 Avantazhet e trajtimit biologjik
Pothuajse në të gjitha metodat biologjike, trajtimi realizohet në temperaturën e ambientit, fakt i
cili përbën një avantazh në krahasim me disa nga metodat e tjera të trajtimit, pasi në këtë mënyrë
nuk është e nevojshme shpenzim energjie për realizimin e temperaturës së kërkuar. Funksionimi
nën kushtet e ndryshimeve sezonale të temperaturës është një nga kushte kryesore që metodat e
trajtimit të ujërave të ndotur duhet të plotësojnë. Metodat biologjike duke qënë se përfshijnë lloje
të ndryshëm mikroorganizmash, janë të afta të përshtaten në mënyrë natyrore si me ndryshimet e
temperaturave dhe me ndryshimet në përbërje të ujit të ndotur.
Avantazhet kryesore të trajtimit biologjik janë:
1- Kosto të ndërtimit dhe funksionimit më të ulët krahasuar me metodat alternative si proçeset
oksiduese-kimike.
2- Realizon oksidimin e një numri të madh komponimesh organike.
3- Largimin e komponimeve inorganik të reduktuara, të tilla si sulfidet dhe amoniakun dhe
largimin e azotit total nëpërmjet denitrifikimit.
4- Funksionim fleksibël për të përballuar një shkallë të gjerë prurjesh dhe karakteristikash të
ujit të ndotur.
5- Reduktim të toksicitetit ujor
Të përgjithshme rreth funksionimit biokimik të metodave të trajtimit biologjik
Trajtimet biologjike të ujërave të ndotur, me bazë biokimike, vetëm sa shndërrojnë dhe
shkatërrojnë lëndët mbi të cilat veprojnë mikroorganizmat, ato lëndë të cilat i nënshtrohen
biodegradimit ose biotransformimit. Në qoftëse ndotësit e tretshëm janë rezistentë ndaj
veprimit mikrobial, ata shkarkohen nga njësia funksionale biokimike me të njëjtin përqendrim
12
me të cilin ato kanë hyrë, ka përjashtim vetëm në rastet kur veprojnë mekanizma kimike ose
fizike siç janë absorbimi ose avullimi (volatizimi). Në funksionet biokimike me rritje në
suspensë, hyrja e ndotësve të patretshëm përzihet me biomasën duke u bërë një njësi e
pandashme. Si rrjedhim, inxhinierët këtë përzierje të biomasës me ndotësit e patretshëm të
pranishme në ujërat e ndotur e quajnë Lëndë në Suspensë në rezervuarin e ajrimit (MLSS). Në
qoftëse ndotësit e patretshëm janë të biodegradueshëm, atëherë sasia e tyre reduktohet. Në rast
të kundërt, nëqoftëse ata nuk janë të biodegradueshëm, mënyra e vetme e largimit të tyre nga
sistemi është ndërmjet largimit të mbeturinave ne formën e MLSS-së. Sasia e shkarkimit të
tyre me mbetjet e MLSS duhet të jetë e barabartë me sasinë që futen në sistem. Proçeset me
rritje të fiksuar zakonisht kanë ndikim të vogël mbi ndotësit e pa biodegradueshëm e të
patretshëm, edhe pse në disa raste këta ndotës flokulohen dhe largohen bashkë me biomasën e
shkarkuar nga njësia funksionale. Për projektimin e njësive funksionale biokimike përdoren
ciklet natyrore, në mënyrë që të realizohet për një kohë të shkurtër atë që natyra do ta realizonte
për një kohë të gjatë të shoqëruar zakonisht me dëme mjedisore. Psh, në qoftëse lëndët organike
të biodegradueshme do të shkarkoheshin në rrjedhën ujore, bakteret e pranishme në këtë
rrjedhë uji do t’i përdornin këto lëndë si burim karboni dhe energjie (elektrone) për rritje. Gjatë
këtij proçesi ato do të inkorporonin një pjesë të karbonit në materialin qelizor të qelizave të
reja dhe pjesa tjetër e karbonit do të oksidohej në dioksid karboni për të prodhuar energji për
këtë sintezë. Elektronet e larguara gjatë proçesit të oksidimit do të transferoheshin (kalonin)
në oksigjenin e rrjedhës ujore, por nëqoftëse rezervat e oksigjenit do të ishin të pamjaftueshme,
përqëndrimi i oksigjeni të tretur (DO) do të zvogëlohej, duke shkaktuar ngordhjen e peshqëve
dhe efekte të tjera anësore. Ndërkohë në një njësi funksionale biokimike të projektuar mirë,
rritja mikrobiale ndodh në një mjedis ku mund të sigurohet sasia e nevojshme e oksigjenit,
duke shkatërruar lëndët organike dhe lejuar shkarkimin e ujit të trajtuar pa shkaktuar dëmtimin
e mjedisit. Dy ciklet kryesore që përdoren në funksionet biokimike janë cikli i karbonit dhe
cikli i azotit. Aktualisht pjesa më e madhe e operacioneve biokimike përdorin vetëm gjysmën
e ciklit të karbonit, d.m.th oksidimin e karbonit organik duke çliruar dioksidi karboni. Disa
funksionime të tjera biokimike përdorin alga dhe bimë për të fiksuar apo kapur dioksidin e
karbonit dhe për të çliruar oksigjenin, duke përdorur gjysmën tjetër të ciklit të karbonit.
Megjithatë këto njësi operacionale nuk janë shumë të përhapura.
13
1.5 Llojet kryesore të Mikroorganizmave dhe roli i tyre
(Figura 8: Archea, Bacteria, Eucarya)
Organizmat ndahen në tre grupe kryesore: Archea, Bacteria dhe Eucarya. Përfaqësuesit e grupit të
Archea dhe Bacteria janë mikroskopikë dhe prokariotë (nuk kanë membranë bërthamore), ndërsa
përfaqësuesit e grupit Eucarya janë eukariote, kanë membranë bërthamore dhe variojnë në përmasa
nga mikroskopike (protozoarët) në makroskopike (kafshët). Llojet e mikroorganizmave më të
përdorshëm në trajtimet biologjike i përkasin grupit të Bacteria dhe Archea pasi kanë edhe
rendimentin më të lartë në proçes, por edhe protozoarët dhe Eucarya e tjerë mikroskopikë kanë
gjithashtu një rol të rëndësishëm në proçes. Në këtë pjesë është e rëndësishme të qartësohet se
çfarë roli kanë mikroorganizmat e ndryshëm në proçesin e trajtimit biologjik të ujërave të ndotur.
Bacteria Bacteria mund të klasifikohet në shumë mënyra, megjithatë më e rëndësishme nga
pikëpamja inxhinierike është mënyra si ato funksionojnë (mënyra funksionale). Për këtë arsye edhe
ne do të fokusohemi në mënyrën si funksionojnë bakteriet. Si të gjitha organizmat, përfaqësuesit
e tipit Bacteria e përftojnë energjinë dhe aftësinë reduktuese nga reaksionet e oksidimit, gjatë të
cilëve ndodh transporti i elektroneve. Si rrjedhim, natyra e dhënësit të elektroneve është një kriter
14
i rëndësishëm për klasifikimin e tyre. Dy burimet më të rëndësishme të elektroneve në
funksionimet biokimike janë komponimet organike dhe inorganike që janë të pranishme në ujin e
ndotur ose çlirohen gjatë trajtimit të tij. Bakteriet që përdorin komponimet organike si dhënës
elektronesh dhe si burim karboni për sintezën qelizore quhen baktere heterotrofike, ose thjesht
heterotrofe. Duke qenë se përdorimi më i rëndësishëm i funksionimit biokimik është largimi dhe
stabilizimi i lëndëve organike, si pasojë bakteret heterotrofe janë bakteriet mbizotëruese në
sistemet e trajtimit. Bakteriet që përdorin komponimet inorganike si dhënës elektronesh dhe
dioksidin e karbonit si burim karboni quhen bakterie kemioautotrofe, megjithese shkurt ato quhen
bakterie autotrofike ose thjesht autotrofe. Bakteriet më të rëndësishme autotrofe në funksionimet
biokimike janë ato që përdorin azotin amoniakal NH3-N dhe azotin nitrik NO2 - -N. Ato janë
përgjegjëse për nitrifikimin dhe përmenden si nitrifikuese. Në natyrë dhe në ujërat e ndotura janë
të rëndësishme dhe baktere të tjera autotrofe, por në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura ato
luajnë një rol të vogël. Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e bakterieve është tipi i marrësit të
elektroneve që ato përdorin. Në funksionimet biokimike marrësi më i rëndësishëm i elektroneve
është oksigjeni. Bakteriet që përdorin vetëm oksigjenin quhen bakterie aerobe të detyruara, ose
shkurt aerobe të detyruara. Bakteriet nitifikuese janë bakteriet më të rëndësishme aerobe të
detyruara që zakonisht gjenden në funksionimet biokimike. Në anën tjetër të spektrit janë bakteret
anaerobe të detyruara, të cilat funksionojnë vetëm në mungesë të oksigjenit molekular. Ndërmjet
dy ekstremeve të detyruara janë bakterie anaerobe fakultative ose thjesht bakteriet fakultative. Ato
e përdorin oksigjenin si marrës të elektroneve kur ai është i pranishëm në sasi të mjaftueshme, por
mund tëpërdorin edhe një marrës tjetër në mungesë të tij. Prandaj ato tentojnë të mbizotërojnë në
njësitë biokimike. Disa bakterie fakultative janë fermetuese, që do të thotë se ato mund të përdorin
komponimet organike si marrës përfundimtar alternativ të elektroneve në mungesë të oksigjenit,
duke prodhuar produkte përfundimtare organike të reduktuara. Të tjera realizojnë frymëmarrje
anaerobe, në të cilën si marrës alternativ i elektroneve shërben një komponim inorganik. Ky proçes
ndodh në mjediset anoksike, në të cilat oksigjeni mungon dhe si marrës i elektroneve shërben
nitrati i pranishëm. Si pasojë e përhapjes së madhe të zonave të tilla në njësitë biokimike të
impianteve të trajtimit, bakteriet fakultative më të rëndësishme janë ato që kryejnë denitrifikimin,
reduktimin e azotit në formën NO3 - në azot të gaztë. Bakterie të tjera fakultative dhe anaerobe të
detyruara reduktojnë komponime të tjera inorganike, por me përjashtim të protoneve (H+ ), pjesa
më e madhe nuk kanë rëndësi të madhe në funksionimet biokimike. Nga reduktimi i protoneve, i
15
cili ndodh në funksionimin anaerobik, prodhohet hidrogjen gaz (H2), i cili është një marrës i
rëndësishëm i elektoneve gjatë formimit të metanit. Bakteriet të cilat janë përgjithësisht
përgjegjëse për këtë fenomen janë quajtur bakterie flokë-formuese dhe në këtë kategori bëjnë pjesë
një shumëllojshmëri speciesh. Gjithashtu bakteriet mund t’i klasifikojmë bazuar në funksionin e
tyre në njësitë funksionale biokimike. Disa sillen si shpërbërës primarë dhe veprojnë mbi
komponimet organike të pranishme në ujin e ndotur, duke filluar shpërbërjen e tyre. Në qoftëse
një komponim organik gjendet normalisht në natyrë (është biogjenik), shpërbërësit primarë në një
mjedis aerobik zakonisht do ti metabolizojnë ato, duke i konvertuar në dioksid karboni (CO2), ujë
(H2O) dhe biomasë të re. Shkatërrime të tilla përfundimtare quhen mineralizim, i cili është qëllimi
i pjesës më të madhe të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. Nga ana tjetër, në qoftëse një
komponim organik është sintetik dhe i huaj në biosferë (xenobiotic – ksenobiotik), asnjë tip
bakteriesh nuk mund ta mineralizojë atë. (Daci-Ajvazi, Daci, 2014)
1.6 Archaea
Shumë bakterie të grupit Archaea janë të afta të rriten në mjedise ekstreme, të tilla si ato me
temperatura të larta (më të mëdha se 90°C), potencial të lartë jonik dhe kushte të larta
reduktuese. Si pasojë në fillim u mendua se rritja e specieve të këtij grupi në mjedise të tilla
(njësive biokimike) do të ishte e kufizuar, megjithatë u vërtetua se ky supozim ishte i pavërtetë.
Studime të kohëve të fundit kanë treguar se Archaea janë të përhapura gjerësisht në një
shumëllojshmëri të madhe mjedisesh. Megjithatë aktualisht përdorimi kryesor i tyre në trajtimin
biologjik të ujërave të ndotura është në trajtimet anaerobe, ku ato luajnë një rol të rëndësishëm në
prodhimin e metanit. Archaea metan-prodhuese, zakonisht të quajtura metanogjene, janë
anaerobe të detyruara që shkaktojnë largimin e lëndës organike nga faza e lëngët (enfluentin)
duke prodhuar gaz të pasur me energji dhe tretshmëri të ulët. Kjo bën të mundur thithjen e energjisë
së ndotësve në një formë të dobishme. Për arsye se metanogjenët i kanë shumë të
limituar substancat që mund të përdorin ato rriten në një kompleks mikrobial me Bakteriet
(Bacteria), të cilat kryejnë “sulmin” fillestar mbi ndotësit dhe çlirojnë si produkte të fermentimit
substrate të metanogjeneve. (Minear, 1996)
16
(Figura 9: Bakteria Archaea)
1.7 Eucarya
Edhe pse kërpudhat mund të përdorin lëndë organike të tretshme në krahasim me Bacteria, në
kulturat me rritje në suspense, ato rrallë konkurojnë në kushtet normale dhe zakonisht ato nuk
përbëjnë një përqindje të rëndësishme të komunitetit mikrobial. Nga ana tjetër, kur furnizimi me
oksigjen dhe azot është i pamjaftueshëm ose kur pH është i ulët, kërpudhat mund të shumohen,
duke shkaktuar probleme të ngjashme me ato që shkaktojnë bakteriet fijëzore. Në ndryshim nga
kulturat me rritje në suspensë, kërpudhat zakonisht luajnë një rol të rëndësishëm në kulturat me
rritje të fiksuar, duke përbërë një pjesë të madhe të biomasës. Megjithatë, në kushte të caktuara,
ato mund të bëhen një pengesë në sisteme të tilla duke u rritur më tepër dhe bllokuar hapësirat
(ndërmjet mjediseve poroze) si rrjedhojë duke penguar depërtimin e rrjedhës (influentit). Protozoa
luan një rol të rëndësishëm në kulturat me rritje në suspensë duke u ushqyer me lëndët
organike koloidale dhe bakteriet e shpërndara. Në këtë mënyrë reduktohet turbiditeti i mbetur pas
largimit të bioflokut me dekantim. Gjithashtu protozoarët janë të njohur për kontibutin e tyre në
bioflokulim, megjithatë kontributi i tyre mendohet të jetë më pak i rëndësishëm se ai i baktereve
flok-formuese. Edhe pse disa protozoarë mund të përdorin komponime organike të tretura gjatë
rritjes, dyshohet se ato mund të konkurojnë bakteriet në atë rol, prandaj largimi i substancave
organike të tretura konsiderohet të jetë pasojë e veprimit të bakterieve. Protozoarët gjithashtu
17
luajnë një rol të rëndësishëm në bioreaktorët me kulturë të fiksuar ku bashkësia e protozoas është
më e pasur se në kulturat me rritje në suspensë. Sidoqoftë roli i tyre duket të jetë i njëjtë me atë
në kulturat me rritje në suspense. Eucarya të tjerë, në kulturat me rritje në suspensë, zakonisht janë
të limituar në rotiferë dhenematodë, por prania e tyre është shumë e varur nga mënyra e rritjes së
kulturës. Edhe pse këtoorganizma ushqehen me protozoa dhe pjesë biofloku, kontributi i tyre në
njësitë funksionalebiokimike me rritje në suspensë është i panjohur, sepse vetëm ndryshime të
vogla nëperformancën e sistemit mund të jenë atribut i pranisë së tyre.
Ndryshe ndodh në bioreaktorët me rritje të fiksuar, ku si pasojë e pranisë së një sipërfaqeje
organizmat e lartë mund të “kullosin” (ushqehen), nuk është e pazakontë për reaktorë të tillë që
përveç rotiferëve dhe nematodëve të ketë një zhvillim të madh dhe të bashkësive të tjera të
makroinvertebrorëve. Natyra e këtyre bashkësive varet shumë nga karakteristikat fizike të
bioreaktorëve dhe në disa raste prania e bashkësive të larta nuk ka efekte të dëmshme në
rendimentin e sistemit. Megjithatë, në disa raste bashkësitë “kullotëse” mund të pengojnë
zhvillimin e biofilmit primar, i cili është përgjegjës për zhvendosjen e ndotësve duke
përkeqësuar në këtë mënyrë performancën e sistemit. (Minear, 1996)
(Figura 10: Eucarya)
1.8 Autopurifikimi i ujërave
Është i njohur fakti se ujërat kanë aftësi të vetë pastrimit ose autopurifikimit. Ky proces i pastrimit
të ujërave të ndotur, para së gjithash të atyre të ndotur me materie organike, të cilat janë
biologjikisht të zbërthyeshme, shkon nëpërmes proceseve oksidative të lidhura për metabolizmin
e mikroorganizmave, para së gjithash baktereve. Dendësia e popullacionit të baktereve është
veçanërisht e madhe në ujërat në shkallë të lartë të ndotjes organike. Pos pasurisë së
18
jashtëzakonshme të ujërave të ndotur me ushqim, dendësisë së lartë të popullacionit të baktereve
dhe këpurdhave saprofite, i kontribuon edhe mungesa e oksigjenit, me çka nga konkurenca
mënjanohen një varg organizmash të lartë të cilët zakonisht ushqehen me këto organizma.
Autopurifikimi i ujërave është njëproces vargor, i cili varësisht nga koha, përkatësisht vendi i
derdhjes së ujërave efluente, ka karakteristikat e veta kohore dhe hapësinore.
Në rrjedhën e lumit, menjëherë nën vendin e derdhjes së ujërave efluente fillon zona polisaprobe,
e cila kimikisht karakterizohet me ujëra veçanërisht të pasur me molekula të mëdha të substancave
organike: proteinave, hidrateve të karbonit, yndyrave dhe mbeturinave të tjera organike. (Rozhaja,
D & Jabllanovic, 1983, f. 138)
Në rrjedhën e mëtutjeshme, krahas zvogëlimit të përqendrimit të amoniakut shkon rritja e
përqendrimit të nitrateve. Rënia rapide e koncentrimit të oksigjenit në zonën polisaprobe është
shkaku kryesor i mungesës së një varg organizmash. Diversiteti (llojllojshmëria) i organizmave që
jetojnë në zonën polisaprobe nuk është i madh (bakteret, kërpudha dhe flagjelat) mirëpo ata
paraqiten në populacione jashtëzakonisht të mëdha.
Zona mezosaprobe (alfa dhe beta) është zona pasuese e cila për kah vëllimi i ndotjes organike dhe
dëndësia e popullacioneve të organizmave saprobik është mesatare. Këtu fillon edhe procesi i
autopurifikimit të ujërave që shënon edhe fillet e paraqitjes së bimëve, por edhe e rritjes së
organizmave shtazorë që janë karakteristik për ujërat e pastër. Ende është prezent përqendrimi i
lartë i nitrateve që lidhet me procesin në vazhdimësi të zbërthimit të proteinave.
Zona pasuese oligosaprobe (zona e ujërave të pastër) paraqitet në fundin e procesit të
autopurifikimit. Ujërat e kësaj zone karakterizohen me sasi të vogël të amoniakut, nitrateve dhe
fosfateve në një anë dhe me përqendrim të lartë të O2 dhe vlerë të ulët të shpenzimit biologjik të
tij. Numri i organizmave saprob reduktohet në minimum, ndërsa që rritet llojllojshmëria e bimëve
dhe shtazëve që jetojnë në ujëra të pastër.
Gjatësia e zonës polisaprobe, mezosaprobe dhe oligosaprobe në radhë të parë varet nga lloji dhe
vëllimi i ndotjes që derdhet në lumenjë, si dhe nga sasia e ujit që rrjedhë në shtratin e tij. Mundësitë
e autopurifikimit realisht janë shumë të kufizuara, për shkak të ndotjes së madhe në aspektin
hapësinor dhe kohor. Me një fjalë shtimi permanent i pikave të derdhjes së efluentëve (sidomos
efluentëve urbane) në lumenjë e pamundëson mbylljen e qarkut prej zonës polisaprobe deri te ajo
oligosaprobe. (Veselaj, 2009, f. 51).
19
1.9 Ndotja fizike e ujit
Me ndotje fizike nënkuptohen ndryshimet e karakteristikave elementare fizike (temperatura,
tejdukshmëria, turbullësia, radioaktiviteti etj) të ujërave, të cilat janë të rëndësishme për jetën e
organizmave të ujit dhe në përgjithësi për mundësinë e shfrytëzimit të ujërave.
Sedimentet (lënda pezull)-grimcat e patretshme të tokës dhe trupat e ngurtë kthehen në lëndë
pezulli në ujë, kryesisht kur dheu është gërryer nga toka. Për nga pasha, kyështë ndotësi më i madh
i ujit. Sedimentet turbullojnë ujërat, pengojnë fotosintezën dhe shkatërrojnë zingjirin ushqimor
ujor. Uji mund të jetë subjekt edhe i ndotjes radioaktive të shkaktuar nga tretja në ujë të izotopeve
radioaktive dhe ndotjes termale që krijohet pas përdorimit të ujit për të ftohur uzinat industriale
dhe centralet elektrike. (Veselaj, 2009, f. 52).
(Figura 11: Ndotja fizike e ujit)
1.10 Ndotja kimike e ujit
Ndotja kimike paraqet formën më të spikatur të ndotjes së ujit, para së gjithash për arsye se është
e bazuar jo vetëm në shumë burime (vendbanime urbane, industria, bujqësia etj), por edhe se këto
burime janë gjithnjë e me më shumë ndotës. Trendet e prodhimtarisë bashkëkohore dhe mënyra e
jetës karakterizohen me inkuadrimin e sasive gjithnjë e më të mëdha si për nga kualiteti ashtu edhe
llojllojshmëria e materieve, prej të cilave shumica derdhen në rrjedhat e lumenjëve e më tutje në
liqene dhe detra. Burimi kryesor i ndotjes kryesor të ujërave pa dyshim qëështë industria me të
gjitha format e saj. Kështu p.sh. ujërat efluente të industrisë bujqësore dhe ushqimore (industria e
konservave, pemëve, perimeve, patateve etj) kanë në përbërjen e vet sasi të mëdha materiesh
koloide dhe tretje të materieve organike si amidoni, sheqeri, gjaku etj. Fabrikat e qumështit, birrës,
sheqerit etj në efluentet e veta kanë përbërje të proteinave, yndyrnave, sheqernave dhe fermenteve
të ndryshme. Në degët e përmendura të industrisë gjithashtu ka përdorim të madh detergjentësh që
20
më pas lirohen në ujë. Industria e prodhimeve sintetike, plehërave kimike etj, derdhen në rrjedhat
ujore, materie sintetike, fosfatet, fenolet, bashkëdyzime nitrike etj.
Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta dhe derivatet e saj. Ajo mund të
shpërndahet në ujëra nga problemet që shkaktojnë naftëmbajtëset. Nafta shpërndahet në sipërfaqe
të detrave duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës, gjë e cila qon në
asgjësimin e ekosistemeve detare. Për shkak se nafta nuk tretet në ujë ajo krijon një shtresë të
trashë ngjitëse, e cila pengon bimët ujore në kryerjen e fotosintezës dhe ngjitet në krahët e
shpendëve detar duke i penguar në fluturim.
Ndotësit kimik të ujit mund të jenë me natyrëorganike dhe inorganike. (Veselaj, 2009, f. 52).
(Figura 12: Ndotja kimike e ujit nga industritë; Figura 13: Ndotja ujit nga nafta dhe derivatet e saj)
1.11 Ndotja kimike inorganike
Ndotësit inorganik të ujit përmendim: metalet e rënda, SO2 (disoksidi i sulfurit) nga
termoelektranat, mbeturinat kimike industrial, plehërat inorganike (nitratet dhe fosfatet) etj.
Nitratet dhe fosfatet e tretshme në ujë mund të shkaktojnë rritje të tepërt të algave dhe të bimëve
të tjera detare. Njerëzit që pijnë ujë, i cili përmban nivele të larta nitrati, vuajnë nga zvogëlimi i
aftësisë mbajtëse të oksigjenit në gjak.
Bujqësia është burimi kryesor i kësaj lloj ndotjeje. Kimikatet inorganike të tretshme në ujë janë
acidet, kripërat dhe përbërësit e metaleve toksike, si merkuri (Hg) dhe plumbi (Pb). Nivelet e larta
të këtyre kimikateve mund ta bëjnë ujin të papërshtatshëm për t’u pirë, të dëmtojnë peshqit dhe
jetën tjetër, të shkatërrojnë prodhimet bujqësore dhe të përshpejtojnë gërryerjen e makinerive që
përdorin këtë ujë.
Zhiva- është e njohur se bashkëdyzimet inorganike të saj në ambientin ujor transformohen me anë
të metilimit në derivate të zhivës (metal mërkuri). Një prej rasteve drastike të helmimit me zhivë
21
është regjistruar në Japoni (Gjiri Minamata) në vitin 1950. Peshkatarët janë sëmurë prej një
sëmundjeje nervore deri atëherë të panjohur. Si shkaktar i kësaj sëmundjeje është identifikuar
zhiva, e cila në organizmin e njeriut ka arritur përmes ushqimit, përkatësisht me mish peshku. Ky
bashkëdyzim ka arritur deri tek shpezët nëpërmes zingjirëve të ushqimit nga organizmi i peshqve.
(Rozhaja, D & Jabllanovic, 1983, f. 135).
(Figura 14: Ndojta kimike inorganike që arrinë deri tek dëmtimi i jetës ujore)
1.12 Ndotja kimike organike
Burimet kryesore të ndotjeve organike të ujërave janë mbeturinat urbane, industria, para se gjithash
ajo ushqimore, pastaj bujqësia dhe blegtoria etj. Si komponente kryesore të ndotjes organike të
ujërave janë: fijet bimore, yndyrnat bimore e shtazore, fekalet, mbeturinat e pemëve dhe perimeve
si dhe mbeturinat e ujërave të fabrikave të celulozës dhe letrës, sheqerit dhe birrës, prodhimeve të
mishit dhe qumështit, ëmbëlsirave.
Në këto ujëra afër 60% të materieve janë me prejardhje organike.Në bazë të prezencës sasiore
konstituentët kryesorë të ndotjes organike të ujërave janë: hidratet e karbonit, proteinat, yndyrnat,
acidet nukleike dhe një numër i madh i kombinimeve të këtyre bashkëdyzimeve. Mbeturinat
bimore përbëjnë përqindje të lartë të hidrateve të karbonit, celulozës, ligninës, bazhkëdyzimeve
aromatike, ndërsa mbeturinat shtazore janë më të pasura me protenia dhe lipide. Me mbeturina
blegtorale ujërat janë ndotur deri në atë masë sa që për të mundur të përdoren prapë ato duhet të
klorizohen me sasira të klorit edhe dhjetë herë më të mëdha se zakonisht. Përndryshe, llogaritet se
në krahasim me njeriun një lopë len dhjetë herë më shumë mbeturina të tipit të fekaleve, urinës etj.
22
Prezenca e materieve organike të pasura me amoniak, nitrate, fosfate e stimulon rritjen e bimëve
ujore-algave, të cilat në ujë lirojnë prodhimet metabolike, që ia ndërrojnë ujit shijen dhe erën.
(Rozhaja, D & Jabllanoviç 1983, f. 138).
1.13 Menaxhimi i cilësisë së ujërave
Një rëndësi të madhe paraqet qasja e një ideje të detajuar të gjendjes së ndotjes për çdo trup ujor,
sepse në këtë mënyrë administron më mirë menaxhimin e këtyre ujërave. Përcaktimi i përafruar i
vetive fiziko-kimike nëpërmjet monitorimit të ndotjes së ujërave është mënyra më e përdorshme
(zakonshme), por që të jep një mozaik jo të plotë të gjendjes së mjedisit. Analizat kimike,
megjithëse të vlefshme dhe të domosdoshme, nuk ofrojnë të gjithë informacionin e kërkuar në
vlerësimin e ndotjes. Edhe korrelacioni i ndotësve nuk mjafton si informacion. Transporti dhe
shpërndarja hapësinore si dhe efektet e këtyre ndotëse japin një informacion më të plotë të gjendjes
mjedisore të lumenjve (ose trupave ujorë). Ndotja e shkaktuar nga aktivitetet antropogjene luan
një rol negativ si në shëndetin e njerëzve ashtu edhe në jetën ujore (ekosistem). Për këtë arsye
është rritur interesi në kuptimin dhe studimin e proçeseve mjedisore për të përmirësuar kështu
planifikimin e tij si dhe për një menaxhim më të mirë të mjedisit. Mjetet e këtij menaxhimi
Monitorimi dhe Modelim-Simulimi duhen parë të integruar me njëri-tjetrin në varësi të
funksioneve që kryejnë, për një menaxhim të mirë të cilësisë së ujërave sipërfaqësore. Monitorimi
dhe modelim-simulimi i mjedisit ujor duhet të shërbejnë si një paraqitje e re që ka për qëllim të
bëjë kalimin nga mjedisi real, me të dhënat aktuale të përftuara nga monitorimi në mjedisin virtual
ku kryhet hedhja e rezultateve të analizave, krijimi i bazës së të dhënave dhe përpunimi statistikor
i tyre, në hapin e fundit atë të parashikimit të ndotjes; modelim simulimi. Modelim-Simulimi mund
të bëhet një mjet i vlefshëm për të vlerësuar impaktet e infrastruksturës ekzistuese si dhe të
parashikojë pasojat e skenareve të ndryshme.
Qëllimi i procesit të trajtimit është që të largoj kontaminantët kimik, fizik dhe biologjik nga uji në
mënyrë që të mundësohet ripërdorimi për nevoja të ndryshme pa pasur ndikime negative në
mjedisin natyror. Për të menaxhuar cilësinë e ujërave trajtimi mund të kalojnë përmes tri niveleve
të pastrimit:
1. Trajtimi primar i mbeturinave
2. Trajtimi dytësor i ujërave të zeza
3. Trajtimi i përparuar i ujërave të zeza- niveli i tretë. (Veselaj, 2009, f 53)
23
1.14 Eutrofikimi
(Figura 15: Eutrofikimi)
Eutrofikimi është proces i rritjes së neutrientëve në ekosistemet ujore dhe zakonisht në liqej dhe
zonat ujore afër brigjeve. Në një formë eutrofikimi paraqet dukurinë e plakjes së ekosistemeve
ujore në liqene. Nutrientë janë materie ushqimore ose materie kimike të cilat i nevojiten organizmit
për jetë dhe rritje që përbajnë azot dhe fosfor. Termi eutrofikim zakonisht përdoret për të treguar
rrritjen e prodhimtarisë primare të ekosistemit (rritjen e tepruar) që çon drejt efekteve tjera siç janë:
mungesën e O2 si dhe ndikimet e dëmshme në cilësinë e ujit, jetën e peshqve dhe organizmave
shtazorë tjerë ujorë. Në funksion të kohës, liqeni ujorë kalon gradualisht prej gjendjes oligotrofe,
nëpërmes asaj mezotrofe drejt gjendjes eutrofe që nënkupton liqenin e ngopur. Ujërat eutrofe kanë
ngjyrë të gjelbër dhe tejdukshmëri të vogël e cila shkaktohet nga sasi të mëdha të lymit të bartur
nga erozioni, sasia e madhe e fosfateve dhe nitrateve si dhe dendësia e madhe e algave.
Ujërat e pellgut të liqeneve sjellin me vete materiale të ndryshme: mbeturina të ndryshme, material
nga erozioni dhe vërshimet, të cilat gradualisht sedimentohen në fund të liqenit së bashku me
mbeturinat e bimëve dhe të shtazëve.
24
Ndër efektet kryesore të eutrofikimit janë: rritja e biomasës së fitoplanktonit, specie e pangrënshme
të tij, zvogëlimi i algave bentonike dhe epifitike, ndryshimi i diversitetit të specieve të bimëve të
larta, rritja e turbullirës të ujit, shfaqet ngjyra dhe aroma e ujit, rritja e ngordhjes së peshqve dhe
shtazëve tjera ujore si dhe humbja e vlerave estetike të atyre ujërave. Për ta evituar eutrofikimin
duhet që të gjendet formula e zvogëlimit të fosfateve që më së shumti janë të pranishëm në
detergjente. (Veselaj, 2009)
2. Dezinfektimi
Trajtimi i ujit është një teknologji në zhvillim. Hapi përfundimtar i pastrimit të ujit, është
dezinfektimi, një procedurë për mbrojtjen e ujit të pijshëm gjatë shpërndarjes kundër ndotjes së
jashtme dhe ri-rritjes së baktereve. Klori duke qenë i lehtë për përdorim, sidomos në formën e tij
më të zakonshme si hipoklorit, paraqet dezinfektuesin kryesor i ujit të pijshëm për parandalimin e
sëmundjeve hidrike.
Përveç inaktivimit të patogjeneve, dezinfektuesit përdoren edhe si oksidues në trajtimin e ujit të
pijshëm për:
- heqjen e shijes dhe aromës,
- oksidimin e hekurit dhe manganit,
- ruajtjen e një rezidue (mbetje) për të parandaluar ri-rritjen biologjike në sistemin e shpërndarjes
- përmirësimin e koagulimit dhe efikasitetin e filtrimit,
- parandalimin e rritjes së algave në bazenin e sedimentimit dhe në filtra.
Kohëve të fundit është konfirmuar se dezinfektimi i ujit e përmirësoi dukshëm shëndetin e njeriut
gjatë shekullit të kaluar. Dezinfektimi i ujit, së bashku me teknikat e tjera sanitare, ka zhdukur
pothuajse shumë sëmundje hidrike. Sipas Rregullores Kombëtare Primare të Ujit të Pijshëm të
EPA SHBA, u kërkua që uji i pijshëm të dezinfektohet një herë para përdorimit. Ky proces u quajt
dezinfektimi primar. Pasi u përmirësua teknologjia e trajtimit të ujit, u bë e qartë se dezinfektimi
dytësor ishte i nevojshëm për të siguruar ujë të pijshëm për publikun e gjerë. Dezinfektimi dytësor
ka për qëllim ta mbajë ujin mikrobiologjikisht të sigurt pasi ai rrugëton nëpër tubat e shpërndarjes
duke siguruar një dezinfektues rezidual në rrjetin me ujë.Uji i pijshëm zakonisht dezinfektohet me
klor ose dezinfektues të ngjashëm me qëllim që prej ujit të eliminohen bakteret, viruset dhe
25
mikroorganizmat, të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme tek njeriu dhe kafshët. Megjithatë,
gjatë dezinfektimit të ujit të pijshëm, materiet organike të pranishme në të veprojnë me klorin dhe
bromin duke dhënë NPD. Kjo nuk ndodhi deri në vitet e 70-ta kur shkencëtarët zbuluan se krijohen
NPD kur bëhet dezinfektimi i ujit. Gjithashtu në këtë periudhë kohore u zbuluan për herë të parë
efektet negative të NPD në shëndetin e njeriut. Dezinfekantët përdoren në ujin e pijshëm për të
mbrojtur popullatën prej mikroorganizmave patongjene, por ka patur njoftime për formimin e
trihalometaneve, të cilat janë kancerogjene për njeriun. (Minear, 1996)
2.1 Llojet e dezinfektuesve
Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat, dioksidi i klorit, ozoni dhe rrezatimi
ultravjollcë. Në kohën më të re përdoret kombinimi i dezinfektuesve.
2.2 Dezinfektimi me klor
Klori dhe komponimet e tij janë dezinfektuesit më të përdorur në trajtimin e ujit. Popullariteti i
klorit nuk është vetëm për shkak të kostos më të ulët, por për potencialin oksidues të tij më të lartë,
i cili siguron një nivel minimal të klorit të mbetur në të gjithë sistemin eshpërndarjes dhe e mbron
atë nga rindotja mikrobiale. Aplikimi i klorimit në trajtimin e ujit të pijshëm rezultoi me ulje të
ndjeshme të sëmundjeve hidrike në mbarë botën, të tilla si tifoja dhe pas Luftës së Dytë Botërore,
dezinfektimi me klor u bë një trajtim që është standard në mbarë botën.
Kur klori vepron me ujin (sepse i vetëm në ujë ka veti helmuese) formon acid hipokloror, i cili pastaj
i nënshtrohet reaksionit acid-bazë për të formuar jonin hipoklorit. Shpërbërja e klorit në HOCl dhe
OCl–varet nga pH.
HOCl (acid i hipoklorit) është një dezinfektues më i fortë sesa OCl–, prandaj një pH e ulët
preferohet për dezinfektimin me klor. Klori (HOCl ose OCl–) i sulmon qelizat bakteriale dhe
shtresën e proteinave të viruseve, duke i vrarë ato. (Minear, 1996)
26
(Figura 16: Dezinfektimi i ujit me klor)
27
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Nr. i orës:_____ Data:_____ Klasa: Parashkollor
Fusha kurrikulare:Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla kurrikulës:I
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Ndotja e ujit
Fjalët kyçe: Ndotja, uji, kujdesi, shëndeti Format e punës:Frontale, grupore, individuale
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Të njohin ujin e pastër nga ai i ndotur
Të klasifikojnë ndotësit e ujit
Të eksperimentojnë me ndotësit në ujë
Kriteret e suksesit:
Dallo ujin e pastër nga uji i ndotur
Klasifiko në dy grupe ndotësit e ujit
Identifiko nga eksperimenti ndotësit e ujit
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
Gotë qelqi, mbeturina, dheu, detergjente, letër e pastër dhe e ndotur, fleta A4
Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:
Gjuhë amtare, Matematikë, Edukatë fizike
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS
MËSIMORE
Hyrja e orës: Takimi i ditës dhe plotësimi i kalendarit.
Fillojmë të diskutojmë në mënyrë frontale rreth njësisë së re mësinore. Para fëmijëve demonstrojë dy gota
qelqi njëra e mbushur me ujë të pastër dhe tjetra me ujë të ndotur. Nxënësit vështrojnë gotat deri në 2 minuta.
Pastaj tregojnë se çfarë po shohin. Dhe, kështu arrihet deri tek qëllimi i orës, ku njohin ujin e pastër nga ai i
ndotur.( Këtu bëhet ndërlidhja me gjuhën amtare).
Pjesa kryesore e orës: Fëmijët udhëzohen të punojnë në mënyrë individuale, u shpërndahen fletë A4 ku janë
të ilustruara dy lumenjë, dy liqej, dy pishina, dy burime ( njëri i pastër dhe tjetri i ndotur). Fëmijët klasifikojnë
në dy grupe ujin e pastër dhe ujin e ndotur. Pastaj në secilin ilustrim janë të paraqitura disa figura si ndotës dhe
28
jo ndotës të ujit, psh: lulja, flutura, gjethet, letra, mbeturinat, shishe vaji etj. Fëmijët me fjalë tregojnë ndotësit
që shihen në ilustrime si tek lumi, liqeni dhe pishina e ndotur.
Që ora të jetë më atraktive fëmijët udhëzohen të luajnë një lojë dhe njëherit bëhet ndërlidhja me ed.fizike.
Secilit grup ua shpërndajë disa fleta të grimcuara të grumbulluara, disa të pastërta dhe disa të ndotura. Në mes
të klasës vendosen dy shporta dhe nxënësit udhëzohen të bëjnë klasifikimin e letrave të grimcuara. Ato që janë
të pastërta t’i vendosin në shportë, ndërsa ato të ndoturat t’i hudhin në koshin e plehrave.
Pjesa përfundimtare: Në pjesën e fundit të orës prapë fëmijët udhëzohen të punojnë në mënyrë frontale dhe
më pas individuale. Mbi tavolinë vendosi një tenxhere të mbushur me ujë dhe detyrë e fëmijëve është që secili
në atë tenxhere të hudh një nga ndotësit, si psh: plastikë, letër, lëngje, ngjyra, vaj etj. Kështu, fëmijët nga ky
eksperiment mësojnë që vetë njeriu është shkaktari kryesor i ndotjës së ujit. Po ashtu, nga kjo orë mësimore,
mësojnë ta ruajnë dhe të kujdesen më shumë për t’iu shmangur sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga uji i
ndotur.
VLERËSIMI I NXËNËSVE: Vlerësimi i vazhdueshëm
DETYRA DHE PUNA E PAVARUR: Nga eksperimenti identifikojnë ndotësit e ujit
VLERËSIMI I RRJEDHES SË ORËS: 1 2 3 4 5
29
Përfundimi
Ky punim diplome paraqet disa nga problemet dhe shkaktarët që janë prezente në botën tonë dhe
që janë indikatorë të mëdhënjë për ndotjen e ujit. Vetë njeriu bën që këto probleme të jenë
gjithmonë prezente dhe të rrotullohen rreth nesh duke e rrezikuar jetën e çdo kujt.
Përmes këtij punimi është studiuar çështja rreth ndotjes së ujit duke diskutuar nga prejardhja e tyre
që ka qenë dhe vazhdon të jetë ende prezente, si dhe llojet e ndotjeve si komunale, industriale,
bujqësore e shumë të tjera.
Andaj, mbrojtja e ujit është në dorën tonë, ne mund ta kursejmë dhe ta mbrojmë, uji është vetë
jeta, asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa të!
Njeriu duhet të kujdeset për mbrojtjen e ujit përmes dy parimeve kryesore: mbroj dhe kurse.
Kjo arrihet duke shfrytëzuar me qëndrueshmëri dhe me mençuri resurset ujore përmes metodave
të kursimit dhe ripërdorimit të ujit si dhe duke e zvogëluar nivelin e ndotjes së resurseve ujore.
30
LITERATURA
1. Daci, N & Daci, M (2014) “Shkenca e Mjedisit” (Zhvillim i qëndrueshëm). Akademia e
Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2. Minear, R. A. and Amy, G. L. (1996). Disinfection By-Products in Water Treatment: The
Chemistry of Their Formation & Control. Boca Raton: FL, CRC Press.
3. Rozhaja, D & Jabllanovic (1983) “Ndotja dhe mbrojtja e ambientit” Prishtinë.
4. Veselaj, Z (2009) “Njeriu dhe mjedisi jetësor”. Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
Të gjitha fotografitë e punimit janë marrë nga interneti www.google.com me datë: 7/5/2019
5:58 PM- 9:42PM