UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË · SHKRIMI UNIVERSITAR DHE ROLI I TIJ NE FORMIMIN E...

410
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË Buletini shkencor Numër 3, Vëllimi 1, 2015 ISSN 2310-6719

Transcript of UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË · SHKRIMI UNIVERSITAR DHE ROLI I TIJ NE FORMIMIN E...

  • UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË

    Buletini shkencor

    Numër 3, Vëllimi 1, 2015ISSN 2310-6719

  • BULETINI SHKENCORUniversiteti “Ismail Qemali” Vlorë

    Numër 3, Vëllimi 1, 2015ISSN 2310-6719

    Bordi Editorial

    Redaktore e gjuhës angleze:Ma. Erida Prifti

    Redaktore letrare:MSc. Etjona Hoxha

    Person Kontakti:Ma. Erida Prifti

    Editore:MSc. Roksana Nowak

    MSc. Ina Çobani

    Bordi Shkencor

    Prof. Dr. Albert Qarri, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Shqipëri (Kryetar)Prof. David M. Kemme, University of Memphis, Tennessee, USAProf. Ronald W. Spahr, University of Memphis, Tennessee, USAProf. Dr. Dhori Kule, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Jorgo Kaçani, Universiteti Politeknik i Tiranës, ShqipëriPhD. Bill Croft, Sandhills Community College, North Carolina, USAProf. Dr. Llukan Puka, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Shezai Rrokaj, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Genci Burazeri, Universiteti i Mjekësisë, ShqipëriProf. Dr. Sulo Hadërri, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Aurela Anastasi, Universiteti i Tiranës, ShqipëriPhD. Aleks Konomi, Seattle University, Washington, USAProf. Dr. Sherif Bundo, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Bardhosh Gaçe, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ShqipëriProf. Asoc. Kristofor Lapa, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ShqipëriProf. Asoc. Mira Shehu, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ShqipëriDr. Arjan Gjonça, the London School of Economics and Political Science, Londër, AngliProf. Dr. Fatmir Mema, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Mynyr Koni, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Pranvera Lazo, Universiteti i Tiranës, ShqipëriProf. Dr. Kozeta Sevrani, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

    Buletini shkencor / Universiteti “Ismail Qemali” VlorëEmail: [email protected] / Tel. 00355 33 22 49 52

  • INFORMACION

    Buletini Shkencor boton punime origjinale që sjellin njohuri të reja dhe të rëndësishme përavancimin e shkencës.

    Ky organ botues është krijuar me idenë fillestare të promovimit të gjetjeve shkencore tëakademikëve shqiptarë brenda dhe jashtë mjedisit universitar shqiptar. Rëndësia e botimit tëbuletinit disa herë në vit qëndron në dhënien e mundësisë për të gjithë kërkuesit akademik dhejo vetëm të bëjnë të njohura gjetjet më të reja në fushat përkatëse të tyre si dhe në përditësiminnë kohë të gjetjeve të mëparshme.

    Dërgimi i dorëshkrimit nënkupton që punimi i paraqitur në të nuk është botuar më parë (përveçsenë formën e një përmbledhjeje, leksioni apo tezave akademike), nuk është në shqyrtim për t’ubotuar gjetkë dhe se botimi është aprovuar nga të gjithë autorët, si dhe autoritetet përgjegjëseku hulumtimi është kryer. Autorëve do t’ju kërkohet që të paraqesin, nëse ka ndonjë konfliktinteresash, si dhe ndonjë burim financiar të veçantë të përdorur për kryerjen e kërkimit. Nësedorëshkrimi pranohet për botim ai nuk mund të botohet në të njëjtën formë diku tjetër pa marrëmë parë leje me shkrim nga Bordi i Buletinit Shkencor.

    Plagjiatura nuk lejohet dhe do t’u raportohet si autorit, ashtu edhe autoriteteve përkatëse.Konkluzionet duhet të justifikohen nga skema eksperimentale dhe të dhënat e paraqitura.Informacioni duhet të jetë i detajuar në mënyre që të lejojë përsëritjen e punës nga shkencëtarëtë tjerë të së njëjtës fushë. Autorët duhet t’i ruajnë të dhënat eksperimentale dhe t’ia paraqesinKëshillit Botues, nëse u kërkohen. Shkrimi duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, konçiz dhekorrekt nga ana gramatikore. Autorët mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe formale tëmaterialeve që paraqesin, si dhe për çdo korrespondencë me redaktorët.

    Të interesuarit të paraqiten me arritjet më të reja nga fushat e angazhimeve të tyre profesionale– shkencore.

    Artikujt duhet të jenë origjinale (të pakumtuara në ndonjë aktivitet tjetër), të pabotuara dhe jonë proces vlerësimi ose botimi (në ndonjë redaksi tjetër).

    Autorët janë përgjegjës për redaktimin gjuhësor të tekstit të përmbledhjeve të tyre, qoftë nëshqip, qoftë në anglisht.

    Të gjithë autorët e interesuar për të botuar në Buletinin Shkencor të Universitetit “Ismail Qemali”Vlorë mund të na kontaktojnë në adresën email: [email protected]

  • Përmbajtja

    FAKTORËT E TREGTISË NDËRKOMBËTARE DHE MODELI I GRAVITETIT: RASTI I SHQIPËRISËVisar Malaj (Dr), Soana Teka (Dr), Ahmet Mançellari (Prof. Dr.)

    KOSTOT E TRANSAKSIONIT DHE EKONOMIKSI I RI INSTITUCIONALFlorian Miti , Ilira Pulaj

    A MANIFESTOJNË SJELLJE TË KONTROLLUARA NDAJ RISKUT, NË JETËN E TYRE TË PËRDITSHME,QYTETARËT DHE FAMILJARËT NË VENDIN TONË?Fjona Zeneli

    EKSTRADIMI, SI NJË FORMË E VEÇANTË E BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË FUSHËN PENALEAleks Prifti

    TRAFIKU I DROGES NE SHQIPERIAriana Llano

    PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË NË SHQIPËRIMSc. Ertil MEÇAJ

    IMPACT OF CONSTITUTIONAL CHANGES 2008.IS ALBANIA READY FOR A NEW CONSTITUTIONAL REFORM?MND Oljana Hoxhaj

    ZHVILLIMET E FUNDIT NË DISIPLINËN E QARKULLIMIT TË SHTETASVE TË VENDEVE TË TRETA NËBE. RIKTHIMI I KONTROLLEVE NË KUFIJTË E BRENDSHËMErvis Moçka

    DEMOKRACIA SI PRODUKT I ZHVILLIMIT TË SHOQËRISËDr. Ferit BAÇA

    KONCEPTI I VEPRËS PENALE TË PASURIMIT TË PALIGJSHËM DHE MUNDËSITË E ZBATIMIT TË TIJNË LEGJISLACIONIN SHQIPTARPhd (cand). Fjorida BALLAURI (KALLÇO)

    PËRBALLIMI I TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË MJEDISIN E DETYRUAR (BURG)Ardita Prendi

    VOCATIONAL EDUCATION IN THE REPUBLIC OF ALBANIAMSc: Belinda HALILAJ

    VLERESIMI POTENCIALEVE NATYRORO-GJEOTURISTIKE: GJEOPARQET DHE GJEOMONUMENTETGJEOLOGJIKE TE RAJONIT TE VLORES.Msc. Ing. Ana QORRI, Prof.Dr. Çerçis DURMISHI, Dr. Shkelqim DAJA

  • DISA METODA EKSTRAKTIMI PËR PËRCAKTIMIN E DISA NDOTËSVE ORGANIKË NË MATRICAMJEDISORE NDJEKUR NGA TEKNIKA GAZ KROMATOGRAFIKEAnida Dukaj, Bilal Shkurtaj, Aurel Nuro

    NUMRI I PËRGJITHSHËM I MIKROORGANIZMAVE TË STUDIUAR NË EPIDERMËN E GRURITLorena Memushaj, Donika Prifti

    VARIETETET DHE VAJRAT E ULLIRIT NË DISA VENDE TË MESDHEUTMarinela Muço, Anila Kopali

    DE RADA DHE VEPRA E TIJ “PARIMET E ESTETIKËS”Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

    SHKRIMI UNIVERSITAR DHE ROLI I TIJ NE FORMIMIN E STUDENTEVEDafina Nazaj Ph.D student , Mcs.Suela Fakaj

    VËZHGIM MBI DISA RASTE HUAZIMESH LEKSIKORE NGA GREQISHJA TË FJALORIT TEKNIK TËSHQIPESEljana Mosko, Evanthia Baruta, Katerina Vasili

    LEXICOGRAPHIC REFLECTION OF PHRASEOLOGICAL ASSET IN THE DICTIONARIES OF ALBANIANAND ENGLISH LANGUAGEEvis Çelo (Ph.D)

    MITOLOGJIA NË EPIKËN HISTORIKE TË LUFTËS SË VLORËSMSc. Albert Habazaj

    DUKURIA KUPTIMORE E SINONIMISË NË TERMINOLOGJINË E SË DREJTËS GJATË LUFTËS SËDYTË BOTËRORESvjetllana Titini

    SI NDIKOJNE PROFESIONET E NDRYSHME NE SHREHITE GJUHESORE (KRAHASIMI NDERMJETGJUHES ANGLEZE DHE GJUHES SHQIPE)MA Gerta SHAQE

    KULTI I DETIT, ULLIRIT DHE I DIELLIT, SI KANË MBIJETUAR NË SHEKUJ NË BRIGJET E JONITPALASIKOTOdise Çaçi

    MËSUESI DHE ROLI I TIJ PARËSOR NË PROÇESIN E MËSIMDHËNIESPhd.Candidate Eliona Naqo

    NDIKIMI I MJEDISIT LETRAR FAMILJAR NË ZHVILLIMIN GJUHËSOR NË MOSHËN PARASHKOLLOREDrnt. Stela Dhima

    PINOKU I SJELLË NË GJUHËN SHQIPE. MODALITETE TË NDRYSHME PËRSHTATJEJE

  • Manjola Sulaj

    NJOHJA E KUPTIMIT TЁ FJALËS DHE LEKSIKUDr. Kozeta Hyso

    DUKURITË GJUHËSORE PËRMES TEKSTIT LETRARGreta Jani

    VORBULLA E PASHMANGSHME “GOOGLE TRANSLATE”Dr. ILDA KANANI

    EFFECTS OF SOCIAL MEDIA IN PROCESS ACADEMIC OF ADOLESCENTSIrma LEKA (PEZA)

    EFEKTI SOCIAL I EDUKIMIT GJINORDr.Elvira DODE

    FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KOHËZGJATJEN E USHQYERJES EKSKLUZIVE ME GJIEmirjona Kiçaj, Rudina Çerçizaj, Ela Peto, Emiljana Coraj

    NURSE AND ERRORS THAT OCCURRED DURING THE ADMINISTRATION OF PHARMACEUTICALSRudina Cercizaj

    ARE ROUTINE PREOPERATIVE MEDICAL TESTS NEEDED WITH CATARACT SURGERY?Arjeta Grezda, Ermal Simaku, Mirela Hoxha

    STUDIM KRAHASUES MBI GJENERATAT CELULARE 1G-5G, AVANTAZHET E RRJETIT 5G.Msc.Ing.Eriselda MALAJ

  • REMINISHENCA MITOLOGJIKE NËEPIKËN HISTORIKE TË LUFTËS SËVLORËS

    MSc. ALBERT HABAZAJBiblioteka Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, [email protected]@gmail.com

    AbstraktQëllimi i këtij punimi është që, nëpërmjet një vështrimi etnofolklorik, tëprezantojmë reminishencën mitologjike, ardhur si mbjetojë e shtresësmitologjike me ngjyrimet natyrale, që zbukurojnë ciklin e këngëve të Epikëshistorike të luftës së Vlorës (EHLV). Metodologjia e punimit është gërshetimi itrajtesës përshkruese me atë analitike, duke operuar në rrafshin folkorik menjë prerje mitologjike për Epopenë termopiliane të Njëzetës. Jemi mbështeturnë studimin e botimeve të nivelit akademik me literaturë nga Folklori dheMitologjia, duke shfrytëzuar fondet e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhetë Studimeve të Artit, Tiranë, për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sëShqipërisë. Njohja e arealit gjeografik dhe folklorik, ku u zhvillua kjo ngjarje,përvoja vetiake gati 40 vjeçare me kërkime, vëzhgime, mbledhje, studime,krahasime, klasifikime e përshkrime konkrete të lëndës folkorike, me mushtartistik nga qeniet mitike e kultet e natyrës, si dhe ekspeditat në terren, na kanëndihmuar të ndikojmë sapopak në pasurimin e folklorit shqiptar dheetnokulturës shqiptare, për sa i përket luftës së Vlorës. Puna në terren dhekonsultimi me literaturën e shkruar për këtë ngjarje dhe për personazhet që erealizuan, na ka mundësuar të prezantojmë, ndoshta për herë të parë, se sa njësifolklorike me profil mitologjik bëjnë jetë aktive në hapësirat e caktuara nëkohën e sotme, arsyet e këtyre mbijetojave dhe disa përfundime.Fjalë çelës: mbijetoja të figurave mitologjike, folklor, histori, lufta e Vlorës.

  • AbstractThe purpose of this paper is to present the mythological mantle withmythological coloring which enhance the songs cycle of Historical Epic of VloraWar (HEVW) through an ethno-folkloric overview. The methodology of thework is the interweaving of narrative with analytical treatment, operating in thefolkloric field with a mythological incision about thermopylae Epic of 1920s. Weare based on the publications studies at academic level from folklore andmythology literature, using funds of the Cultural Anthropology and Art StudiesInstitute in Tirana for this important event in the history of Albania. Perceptionof geographic and folkloric realm, where this event took place, personalexperience of nearly 40 years with research, surveys, meetings, studies,comparisons, real classifications and descriptions of folkloric case, with artisticcider from mythical cults and beings of the nature as well as the fieldexpeditions have helped us to influence somehoë in the enrichment ofAlbanian Folklore and Ethnoculture, regarding the Vlora War. The fieldworkand written literature reference about this event and characters whoaccomplished, have enabled us to present, probably for the first time, hoë manyfolkloric elements of mythological profile actively live in certain spaces atpresent, reasons of these survivals and some conclusions.Key - words: mythological reminiscence, folklore, history, War of Vlora.1. HyrjeKur flasim për mitologji e besime popullore, kemi parasysh çfarë kambetur nga ato ç’ka mendohej e besohej në kohët parake dhe çfarë e si kaardhur në kohët e sotme: e pandryshuar, e ndryshuar, e mitizuar, e ç’mitizuar,sakrale apo e desakralizuar. Në këtë punim do të trajtojmë reminishencën eqenieve mitike në ciklin epik të këngëve për Epopenë e Vlorës, cili është dallimimidis mitologjisë (në rastin e këtij artikulli, i mbijetojave mitologjike, që vijnënatyrshëm si jehonë rikujtimi) dhe folkorit në tërësi, midis qenieve mitike dheepikës historike të Luftës së Vlorës që, me shkurtim emërtimesh, e quajmëEHLV, cili është raporti midis këtyre disiplinave dhe nëndisiplinave shkencore,etj. Kur filloi besimi? Si ndjenjë sigurie, si bindje e fortë, besimi filloi kur njeriu unda nga bota shtazore. Po ç’është besimi? Po miti? Besimi është bindje seekziston e mbinatyrshmja, ndërsa miti është një rrëfim, një tregim që flet për: 1.të mbinatyrshmen, 2. ka bindjen se është kështu, 3. besimi. Miti besohet nga ataqë e bëjnë, se do të ndodhë ashtu siç dëshiron. Miti ka brenda si përbërës anëntregimtare, rituale dhe besimin. Sot janë zbehur aq shumë, saqë duhen lente tëfuqishme etnokulturore për t’i vërejtur dhe për t’i studiuar. Shoqëria parakekishte totemizmin si formë të lashtë besimi religjoz, si trajtë feje, sepse në

  • rendin fisnor mendohej prejardhja nga një i parë që mund të ishte një dru,shkëmb, yll, kafshë prej nga ka ardhur ky apo ai fis dhe adhurohej eshenjtërohej, sepse quhej themelues a mbrojtës i fisit. “Pa mitin - thotë Niçe -çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet tënatyrshme”1.Besimet popullore dhe krijimet folklorike kanë lidhje të ndërsjelltagjenetike dhe historike. Ato janë krijimtari kolektive, qarkulojnë gojë më gojëdhe kanë karakter sinkretik, por nuk mund të njësohen, sepse janë shtresa mepërmbajtje dhe funksione të ndryshme në etnokulturën shqiptare. Sipasprofesor Uçit, “figurat folklorike të përbindëshave nuk na duken me vend të quhenfigura demonologjike”2. Në demonologji, dragoi, kuçedra etj., janë përbindësha,egërsira tmerruese e shkatërruese, ndërsa në folklor, lënda mitike profanizohet,ritrajtohet e shfrytëzohet për funksione artistike, etiko - morale, në përshtatjeme parimet specifike që ka. Me përshkrimin metaforik dhe alegorik e himnizonhijeshinë dhe bukurinë e njeriut të dalluar nga të tjerët, sipas parimit tëzbukurimit, e lartëson, e himnizon trimin, heroin. Miti është dukuri etnologjike;kur përfshihet në folkor kthehet në estetikë. Lënda me burim mitologjikmodifikohet, shndërrohej, përpunohej sipas ligjësorive të përvetësimit estetik.Çmitizimi i motiveve dhe i figurave me origjinë mitologjike, gjatë përfshirjes sëelementëve mitikë në folklor, i jep një konceptim të ri, duke marrë një kuptimdhe funksion tjetër, atë estetik, duke e bërë një mjet të fuqishëm për edukiminshoqëror të njeriut në grup, në kolektiv.2. Një vështrim i përgjithshëm mbi mitologjinë dhe mitetTrajtimi i qenieve mitike dhe metamorfizimi i tyre në funksion të EHLVna kërkon të bëjmë një udhëtim përmes kohëve me trenin e literaturësshkencore, kapur nga studimet e dijetarëve të ndryshëm: gjuhëtarë, historianë,etnologë, folkoristë, antropologë, sociopsikologë, paleontologë. Meqenësefolkoristika ka marrëdhënie e raporte të caktuara me mitologjinë shqiptare dherajonale, gjykojmë të trajtojmë lakonikisht disa të dhëna për mitologjinëpërgjatë rrjedhave të kohës, në hapësirën ku banojmë ne dhe ku kanë banuar tëparët tanë, si dhe në hapësirën afër nesh, ku banojnë fqinjët tanë dhe ku kanëbanuar të parët e tyre. Në thelb, mitologjia është studimi i miteve që mbetenthemelore për vetëdijen njerëzore. Me mitologji kuptohet “tërësia e miteve të njëpopulli; pasqyrimi fantastik i botës në ndërgjegjen e njerëzve në periudhat më tëhershme të jetës së popujve si përpjekje e parë për të shpjeguar dukuritë e

    1 ) Nietzsche, Friedrich: “Lindja e tragjedisë”, Tiranë, Eugen, 2008, f. 183.2 ) Uçi, Alfred: “Mitologjia. Folkori. Letërsia”, Tiranë, “Naim Frashëri”,1982, f. 197.

  • pakuptueshme të natyrës e të shoqërisë dhe si një nga elementët e çdo feje”3.Botimi më i ri i Fjalorit të Gjuhës Shqipe shpjegon: “Miti është rrëfenjë a tregimpër qenie të mbinatyrshme ose për ngjarje të çuditshme; legjendë; fig. njeri,ngjarje ose diçka tjetër që mbivlerësohet me qëllim, duke e veshur me një petkpërrallor”4. Njihet mitologjia shqiptare, ilire, ajo parailire, si dhe mitologjiagreke, romake, kelte, spanjolle, apo miti pellazgjik, etj. Këndvështrimi istudiuesit, mitin pellazgjik e trajton si mit romantik jo si mit shkencor.Mitologjia klasike ka të bëjë me mitet e Greqisë dhe Romës së lashtë. Mitologjiaështë tërësia e miteve, është doktrinë, teori shkencore ose filozofike, si tërësi eparimeve teorike që shpjegon a që përligj qenien e miteve. E përdorim shpeshfjalën “mit”, por jo pak herë kuptimi i termit interpretohet jo ashtu si duhet.Fjala “mit” e ka burimin nga greqishtja “mithos” e nga latinishtja “mithus”, që dotë thotë “tregim”, “fabul”, “rrëfenjë”, “përrallë”, “legjendë”. Miti, sipas mitologutM. Tirta, “në kuptimin e shkencës së etnologjisë, është tregim a rrëfenjë meorigjinë popullore, që paraqet lidhje të së natyrshmes me të mbinatyrshmen, nënatyrë e në shoqëri”5. Nga bashkimi i fjalëve të greqishtes “mythos” (rrëfim,gojëdhënë ose ligjërim: shën. im - AH) dhe “logos” (doktrinë) është formuaredhe fjala mitologji, e cila, sipas Prof. Uçit, përdoret në disa kuptime: “a) sishkenca ose teoria që studion mitet; b) si tërësia e miteve të një populli; c) sikrijimtari specifike shpirtërore krijuese, që përpunon mite”6. Pra, miti ështërrëfenjë tradicionale për të kaluarën, që rrjedh si tregim i shkurtër për njëndodhi të vërtetë ose të trilluar,zakonisht me shtjellim të thjeshtë, që shpesh herë përmban elemente fetare osefantastike. Miti është një lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore, rrëfenjëpër një qenie të mbinatyrshme, përheronj legjendarë, për ngjarje e dukuri tëçuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive(parake) të njerëzve përprejardhjen e botës mbi tokë, përnatyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar përdiçka që nuk ka qenë e nuk ështëe vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e grekëvetëvjetër. Miti i Anteut. Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Diellit. Miti izjarrit. Miti i Krishtit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit). Mitet efesë. Antropologët janë përpjekur të dallojnë mitin nga historia, por është eqartë se historia mund të kryejë po ato funksione si edhe miti dhe të dy llojet errëfimit për të kaluarën mund të përzihen njeri me tjetrin. Etnologu anglezJames George Frazer (Frejzën) i konsideron mitet si formë e mendimit të3 ) “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe”: Akademia e Shkencave e RPS tëShqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980, f. 1151.4 ) “Fjalor i Gjuhës Shqipe”: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti iGjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2006, f. 635.5 ) Tirta, Mark: “Etnologjia e Shqiptarëve”, Tiranë, Geer, 2003, f. 397.6 ) Uçi, Alfred: “Mitologjia. Folkori. Letërsia”,Tiranë, “Naim Frashëri”,1982, f. 13.

  • hershëm fetar ose shkencor. Antropologu Bronislaw Malinoëski e kundërshon,duke i parë mitet si një përligjje të rendit shoqëror. Historiani i fesë, rumuno-amerikani Mircea Eliade e shihte mitin “si dukuri fetare, orvajtje të njeriutpërt’u rikthyer në aktin fillestar të krijimit. Strukturalisti mitolog dheantropologu i njohur Claude Lévi - Strauss ka argumentuar se nuk është brendiapor struktura e mitit ajo që është e rëndësishme, me që ajo [struktura mitike,shën. im, AH] zbulon proceset universal mendore”7. Me qeniet mitike, për tëcilat është besuar ndër shekuj se kanë patur atribute të mbinatyrshme (tëdobishme apo të dëmshme, pozitive apo negative, të mira apo të liga) ështëmarrë mitologjia dhe demologjia, ku, pas autorëve të lashtësisë, Herodotit,Platonit, Ciceronit, Strabonit e Plutarkut, spikasin studiues të njohur, si JohannGeorg von Hahn, Émile Durkheim, Edith Durham, Holger Pedersen, Franz Baronvon Nopca, Maksimilian Lambreci, Alexander Haggerty Krappe, AleksandarStipçeviq, etj. Studiuesit e huaj kanë eksploruar etnokulturën tonë dhe na kanëlënë studime albanologjike serioze.Gjithsesi, na duhet të pohojmë se, disa prejtyre e kanë njejtësuar mitologjinë shqiptare thjesht me besimet fetare, papërfillur sa duhet fondin mitologjik të folklorit dhe aspekte estetike të këtijfondi. Janë pikërisht studiuesit shqiptarë, që i kanë trajtuar me dinjitetshkencor dhe ndershmëri profesionale, në vështrim krahasimtar. Literaturamitologjike pasurohet me autorët e njohur shqiptarë si Sh. Gjeçovi, A. Xhuvani,E. Çabej, Sh. Demiraj, Rr. Zojzi, A. Kostallari, M. Tirta, M. Korkuti, M. Krasniqi, Q.Haxhihasani, Z. Sako, Gj. Komnino, etj. Fusha e mitologjisë ka qenë objektstudimor edhe për mjaft studiues të tjerë shqiptarë si I. Elezi, A.Uçi, Sh. Sinani, A.Xhagolli, B. Gaçe, Rr. Berisha, S. Fetiu, U. Xhemaj, M. Mustafa, M. Zeqo, K. Kasmi,B. Palaj, A. Gjergji, A. Onuzi, M. Dibra, Gj. Zheji, Todi Dhama, M. Begolli, A. Bido,B. Palaj, A. Belluschi, F. Altimari, N. Draga, A. Çetta, F. Gjabri, Z. Dukagjini, N.Bardhoshi etj. Mitologjia e mirëfilltë, sipas Prof. Tirtës, “përbën një gjymtyrë tërëndësishme të kompleksit kulturor etnik të Shqiptarëve; përshkon të gjithëdamarët e kësaj etnokulture sikundër gjaku organizmin e njeriut”8Areali i figurave mitike, i legjendave mitike, i demonëve, kulti i gjarprit(me gjarprin në folklor) nuk është vetëm hapësira shqiptare; ato qarkullojnë nëarealin ballkanik, ndër popujt mesdhetarë, indoeuropianë, euroaziatikë e më tejdhe burimi i tyre, si duket, është kroi pagan me tisin e tij mistik. Mitet, sirrëfenja, si histori të vjetra, janë përfytyrime të mbinatyrshme edhe për ngjarjea persona, për njerëz realë, që bëmat e tyre i shndërrojnë në personazhe dhe7 ) “Enciklopedia e Përgjithshme e Oksfordit”: Tiranë, Instituti i Dialogutdhe Komunikimit, 2006, f. 838.8 ) Tirta, Mark: “Mitologjia ndër shqiptarë”, Tiranë, Akademia eShkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Dega e Etnologjisë,2004, f. 15.

  • folklori i legjendarizon. Kur flasim për fondin mitologjik të folklorit shqiptar nëEHLV, edhe pse numerikisht i vogël është i mjaftueshëm për të dalluarngarkesën mitologjike në ato njësi folkorike që kemi regjistruar e klasifikuar.Edhe pse EHLV duket që është çliruar nga përfytyrimet mitologjike, edhe pselënda mitologjike ka pësuar transformime e forca emocionale është e ndezur sibulëzim nga Eposi i Kreshnikëve, nga kënga “Fuqia e Mujit” dhe “Gjergj ElezAlia”, EHLV është aq e plotë me informacion, saqë feshitizimi mitologjik i luftësdhe i heronjve nuk ia dëmton fizionominë, por hijeshon thelbin estetik të këngëshistorike të Luftës së Vlorës. Nuk është parësor petku legjendar që u vesh kënga,por bëmat e tyre heroike, historia e tyre e merituar për këngë dhe legjenda. Nëse në epikën legjendare kënga ka shtresë mitologjike, në epikën historike kjoshtresë vjen duke u tkurrur, deri sa në EHLV, nga kjo shtresë pikojnë thërrimediellore, ku e bukura operon ndritshëm si kategori estetike.Vatra e kujtesës mitologjike në EHLV nuk është e ndezur, e zjarrtë, nuk flakëron,por as e shuar nuk është. Vera e vitit 2015 përkon me 95 vjetorin e kësajngjarjeje të madhe për kombin e për kohën dhe Lufta e Vlorës është histori edhimbshme, por që i përket të kaluarës. Po afron një shekull dhe gjurmimet,gjetjet, studimet e botimet e nivelit akademik janë tregues që kjo vatër s’ështëfikur. Figurat e dragoit, të ezhdërhasë (kuçedrës, me kuptim pozitiv: shën. im -AH), të gjarprit (astritit me pika), të drërit, etj., futen në këngë si elementë mekarakter të drejtpërdrejtë mitologjik. Fakti që gjenden ende mbijetoja gati 100vjeçare, tregon se këngë të tilla janë transmentuar e bartur gojë më gojë,qarkullojnë dhe pëlqehen, pra që ka edhe në kohën e sotme, sidomos nëhapësirat e Labërisë njerëz e komunitete që i kanë për zemër dhe jo vetëm pleq.Qeniet mitike të desakralizuara në opusin sinkretik të këngës epike i qëndrojnëhistorisë së Luftës së Vlorës si dekorim, i rrinë si kostum folkorik, bukur dhehijshëm. Mitologjia me besimet, e marrë në një kuptim të veçantë etnokulturor,ka formuar një nëndisiplinë të kërkimeve shkencore, që quhet etnologjireligjioze. Etnologjia religjioze ose etnologjia e fesë, e besimeve operonmeeksplorime në terren, në thesaret folklorike, në arkiva, në literaturën eshkruar, në monumentet historikë e arkeologjikë, në figura, në simbole besimime origjinë parake, etj.3. Lufta e Vlorës me syrin e mitologut dhe të folkoristitNjë nga parimet specifike, që e përveçojnë folkorin, si një lloj i veçantëartistik, është parimi i zbukurimit. Për të realizuar këtë funksion, edhe epikahistorike e shqiptarëve, si një nënndarje e folklorit shqiptar e gjen pa vështirësiburimin e frymëzimit në gurrën popullore, që e ka zanafillën tek mitologjia e tëparëve tanë. Me qenë se Lufta e Vlorës është një realitet historik, një ngjarjehistorike që ka ndodhur në një hapësirë konkrete, në një kohë të caktuar, nga

  • persona e bashkësi njerëzore përkatëse, me logjistikën, veshjen, ushqimin, mearmatimin e mundshëm të kohës së zhvillimit, edhe këngaapo cikli i këngëve qëi kushtohet kësaj ngjarjeje quhet Epika Historike e Luftës së Vlorës (EHLV), qëoperon mendërgjegjen poetike historike dhe është pasqyrim artistik i realitetithistorik të ndodhur në Vlorë e në krahinat e saj gjatë verës së vitit 1920. Shpeshherë, cikli i këngëve për LV, të japin përshtypjen sikur janë fotografim i realitetitnë vargje, autobiografia e kësaj epeopeje, që kalon gojë më gojë nga luftëtarëtkëngëtarë, nga banorët e bashkëkohësit, që qarkullon hapësirash dhe brezash.Kështu kënga historike na shfaq pamjen e saj realiste, e cila realizohet ngainterpretuesit e bartësit, që bëjnë pasqyriomin e atypëratyshëm të ngjarjes sëmadhe dhe qarkullimit të nënngjarjeve reale të Vlorës së Njëzetës. EpikënHistorike të Njëzetës, të cilën prof. Xhagolli e klasifikon në “këngë të periudhës sështetit të pavarur shqiptar”9, do ta quanim stërmbesë të epikës legjendare, që katrashëguar nga Mëmëzonja dhe ka ruajtur në një sepete filigrani të kujtesëssociale mbijetojat fantastike me mjete si personifikimi dhe hiperbolizimi ipersonave, që, nëpërmjet metamorfizimit, realizonin aktet heroike e bëmat epadëgjuara më parë. Edhe nga kushërirat më të mëdha, nga familja e epikëshistorike, EHLV ka marrë të gatshme formula klishe të tipit “Kishin pjellë atonëna,/ kishin pjellë e bërë drëra”. Në frymëzimet e reja të kësaj periudhe,vazhdojnë të përdoren elemente të traditës folklorike, si epitetet me karaktermitologjik: dragua, ezhdërha, gjarpër, shejtan etj., të cilat folkoristi i njohur Q.Haxhihasani i klasifikon “me zanafillë nga mendimi poetik primitive”10 i të parëvetanë në këto troje, sepse pranohen, pëlqehen, praktikohen e përhapen nëkomunitete lokale, ku ngjarja paraqet edhe interes shpirtëror. Me ciklin ekëngëve të Njëzetës në fokus, nuk mund të bëhet fjalë për prurje masive ngamitologjia, as dhe për fragmente mitologjike, por kemi mundur të sigurojmëdisa pikatore mitologjike shumë të çmueshme, të cilat e zbukurojnë dhe ehijeshojnë ciklin e këngëve të LV, sepse, përmes kategorisë estetike të sëmadhërishmes, i japin, në një trajtë tjetër, monumentalitetin karakteristik qëgëzon eposi shqiptar i kreshnikëve, i ngarkuar mirë me shtresimet mitologjike.Trimat e Njëzetës kënga na i sjell si heronj mitikë, se ashtu i ndjen, i mendon, inderon emocionalisht për aktin që kryen më sakrifikueshëm se të tjerët, kursehistoria i ka personazhe realë, e i paraqet ashtu siç kanë qenë e ç’kandodhur meta, na njeh me njerëz konkretë dhe i përshkuan me vërtetësi e koherencë, pazbukurime.Nga studimi i literaturës mitologjike, mund të shprehemi në trajtëlakonike për disa nga figurat mitike, të cilat paraqesin interes për EHLV, nga që9 ) Xhagolli, Agron: “Etnologjia dhe Folklori Shqiptar”, Vlorë, Triptik, 2007,f. 247.10 “Epika Historike”, 3: Tiranë, Akademia e Shkencave e RPSSH, 1990, f.25.

  • krijuesi anomim apo këngëtari luftëtar i kësaj ngjarjeje historike me rëndësikombëtare, pikërisht ato e aq sa ka dashur ka marrë nga shporta mitologjikedhe u ka veshur kostum folkorik heronjve të tij, shokëve të tij më të mirë që kanjohur dhe që janë shquar për bëma jehonëmëdha: Dragoi, në rrafshinmitologjik, është figurë e besimeve popullore, e përrallave popullore shqiptare,e tregimeve të moçme shqiptare, që përfytyrohej si një njeri shumë i fuqishëm, icili luftonte me kuçedrën deri sa e vriste. Pra, dragoi ishte figurë mitologjike, qëmendohej se mund të lindte si fëmija nga ndonjë grua, por ishte djalë me krahëdhe zhvillim të shpejtë. E ëma e mbante sekret, se, po ta tregonte, ai do të vdistemenjëherë. Ai i shfaqej në ëndërr gruas, një natë para se të lindte. Dragoifluturonte natën, shkonte luftonte me lubinë apo e kuçedrën, besohej se dragoi evriste kuçedrën. Në rrafshin figurativ (folkorik) dragoi simbolizon një trim tërrallë, që nuk e ka shokun. Kemi dëgjuar kur thonë e këndojnë: “Dragonjtë eSkënderbeut”, “Trimat e Njëzetës luftan si dragonj”, “Përpara shokëve shkoi/Selam Musai dragoi”, etj. Ezhdërhaja, në aspektin mitologjik, është figurë ebesimeve popullore që përfytyrohej si kuçedër; bollëshárde, që zoologjikishtështë një gjarpër i madh rreth dy metra e gjysmë, me lëkurë të trashë, tëpërhime e lara- lara, që i ngjan bollës, ndërsa mitologjikisht, si qenie qëpërfytyrohet në përrallat popullore si një gjarpër i madh me shumë koka. Sipasstudiuesit B. Hysenaj, “ka predominuar mendimi se, prejardhja e ezhdërhave mefuqi të mbinatyrshme mund të ishte diçka që nuk ishte parë nga njeriu. Më tëmundshmit për tu bërë ezhdërha ishin gjarpërinjtë. Kur ktheheshin në ezhdërha,merrnin përmasa gjigande dhe ishin në gjendje të shkatërronin çdo gjë.Ezhdërhatë kishin armikun e vet, i cili ishte një zog i vogël cicërues, që nuk ishpëtonte asgjë pa parë. Ai u priste rrugën kafshëve që kërkonin të bëheshinezhdërha. Kur ezhdërhaja shikonte cicërimat, lajmëronte një forcë të madhe ëmbinatyrshme dhe aty ku ishte ezhdërhaja fillonte goditja e rrufeve, lëshoheshinzinxhirët nga qielli që mbërthenin trupat e vrarë të ezhdërhave, duke i ngritur lartnë qiell. Njerëzit e fortë në punë ose në luftë barazoheshin me një nga figuratmitologjike si ezhdërhaja. Ezhdërhaja është e urtë, ashtu si edhe melaqetë, saqënuk i afrohen dot as xhindet. Rapsodi në vargjet për Luftën e Vlorës 1920 përmenddisa figura mitologjike: “Doli xhenerali, tha:/ -nga m’u futën në kala/ me pushk’ eflamur në dorë/ si dragonj, si ezhdërha””11. Figurativisht, me ezhdërha kuptojmënjë njeri me trup shumë të madh e të fortë; trim i madh, dragua. Ja dy vargjekënge: “Bëjnë hyxhym përmbi ta/ u derdhnë si eshdërha”. Lubia përfytyrohej sinjë gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe ipangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën. Në krahinën e Labërisë mendohej si njëqenie gjigande, në formë bualli me shtatë kokë, ose gjarpër gjigand. Gojëdhënat,përrallat dhe legjendat tregojnë se kur inatosej lubia, shkaktonte shira,11 ) Hysenaj, Bardho: “Histori e Labërisë”, Tiranë, Redona, 2011, f. 366-367.

  • shtërngata, bënte përmbytje, prishte të mbjella. Mund të qetësohej po t’i jepejbagëti për të ngrënë. Lubia e egërsuar shpesh herë zinte burimet, çezmat e ujit,duke ndaluar rrjedhën e tyre. Dëgjohet edhe sot shprehja habitore ndaj një tëpangopuri: “Po paska qenë lubi!”. Në kohën e luftës së Njëzetës dhe pas sajkëndohej: “U shofsh me ujë Itali/ se paske qenë lubi/ matesh me një Shqipëri…”.Kuçedra na vjen si figurë e përrallave popullore, që përfytyrohej si gjarpërshumë i madh me 7 deri 12 koka, i cili hante njerëz dhe bënte dëme e të këqia;përbindësh. Kur themi i përbindshëm, parafytyrojmë një qenie me përmasajashtëzakonisht të mëdha e tipare shumë të shëmtuara, që të kall tmerrin, qëështë si përbindësh, që mund të shkaktojë dëme shumë të rënda e shkatërrimejashtëzakonisht të mëdha. Qenie e përbindshme. Mjetet (armët) e përbindshmetë shfarosjes në masë; në kuptimin figurativ keqësues. Shumë i shëmtuar e ineveritshëm, që bëhet me egërsi të madhe e pa pikë mëshire, në mënyrë tëposhtër e të pabesë. Fytyra e përbindshme e pushtuesve të huja. Krimet epërbindshme të nazistëve, të kolonizatorëve, të imperialistëve). Vetëpërbindshi ishte një qenie përrallore që, sipas besimeve të njerëzve të fillimit,përfytyrohej si një kafshë grabitqare me trup jashtëzakonisht të madh e mepamje të shëmtuar dhe që u kallte datën, tmerrin njerëzve. Si term mjekësor,përbindëshi kupton një qenie njerëzore ose kafshë me formim krejt të çrregullt,ndërsa figurativisht na jep imazhin e një njeriu jashtëzakonisht të pashpirt e tëneveritshëm, që mund të kryejë veprat më mizore e më të poshtra, vrasës eshfrytëzues shumë i egër e gjakpirës. Përdoret shprehja: “Përbindëshat fashistë(nazistë)”. Kënga e regjistruar na jep këtë informacion artistik të ngjarjes sëpushtimit të Vlorës më para se të shpërthente Lufta Çlirimtare e Njëzetës:“Si njëpërbindësh i detit/ sulen breshkaxhinjt’ e mretit”. Gjarpri, për njerëzit që ruajnëbesimin, është kulti i të parëve dhe është quajtur symbol fati e mbarësie. Thonë,se diku në malësitë e Labërisë, ruhej një gorricë mbi 100 vjeçare (dardhë eegër). Ruhej me kujdes nga të gjithë pasardhësit e çdo brezi, me porosi që nëkëtë pemë të mos vihej sëpatë, të mos pritej, se ishte rrisku (fati) i shtëpisë, senë rrënjët e saj qëndronte një gjarpër i madh, i cili dilte shumë rrallë, të cilin s’guxonte njeri ta prekte. Besohet si ruajtës i varrit. Ai është personifikim ishpirtit të të vdekurit, prandaj edhe në çdo hyrje të varrezave gjeje të gdhendurnë dru ose në gurë figurën e gjarpërit, si dhe në çdo arkivol. Gjarpri, siç besonin,ruan edhe shtëpinë, njerëzit e gjallë nga çdo fatkeqësi e sëmundje dhe ky quhejgjarpëri i shtëpisë. Në anë të vatrës, në vrim ëtë murit, sipas besimevepopullore, rri vitorja a Gjarpri i shtëpisë, që quhet dhe bolla. Është e tija vatra,shtëpia. Shtëpisë i sjell mbarësi në njerëz e në mjete jetese: bujqësi e blegtori.Kur një familjeje i ndodhnin fatkeqësi, thuhej se i është ligështuar vitorja, bollae shtëpisë ose i ka vdekur… Sipas studimeve dhe ekspeditave të kryera nëkrahinat jugperëndimore të Shqipërisë, gjarpri i shtëpisë vigjëlon mbi shëndetindhe mbron shtëpinë. Gjarpri i shtëpisë, sipas miteve është pari i shtëpisë, prastërgjysh i saj, shpirt i Shtëpisë, Ora mbrojtëse e vatrës, e shtëpisë. Kemi të

  • bëjmë me një zanafillë totemi. Gjarpri si figurë mitike, totemike, sipasakademikut Mark Tirta, “na dëshmohet qartas te Ilirët, te Arbërit e Mesjetës e, pokështu, na del shumë qartë e me identitet të veçantë te Shqiptarët si Vitore, siBollë, si zotërues i vatrës, i shtëpisë. Pra këtu kemi një vazhdimësi të identitetit sipopull, si shqiptarë, me shumë doke e besime të natyrës së një organizimisedentary që nga Lashtësia. Kuptim totemik të veçantë gjarpri ka pasur dhe ndërIlirë. Kjo flet shumë për këtë vazhdimësi iliro- shqiptare, shprehur qartë dhe nëkultin e vatrës, në mite e besime që e bëjnë atë të shenjtë”12. Ja ç’pasqyrim artistikna sjell kënga e Njëzetës: “ Që në Gjorm e Llogora,/ Bir, o bir, Hodo Zeqiri,gjarpër-o Hysen Beqiri!/ një mjegull e madhe ra,/ ball’ i burrave ç’u vra…”.Astriti, zoologjikisht, është një gjarpër i madh me ngjyrë të verdhë e shpesh ishkruar me pika, që është shumë i shpejtë e i shkathët. Si figurë, astriti na jepnjë njeri shumë të shkathët, trim e sypatrembur. Mbahet mend kënga e vjetër:“Nuk njohu çar’ ishte frika/ Selmani, astrit me pika”.4. Njësi folkorike me profil mitologjikMe gjithë peshën e madhe të epizmit, këngët e Njëzetës, që quhenkryesisht këngë burrash, edhe pse na duken sikur e ndjekin në mënyrë shumërigoroze luftën, me të gjithë rrjedhat e saj, si një fotoreporter epiko- historik,kanë vlera estetike. Këto vlera evidentohen sidomos nëpërmjet tekstit tëkënduar apo të hedhur valle në zjarrin e luftës, në teatrin luftarak, nëpërtranshe e bregore, në fusha e llogore, në gryka lumenjsh e qafa malesh, nëullishte e vreshta. Nuk është synimi ynë të bëjmë dublikata të regjistrimeve tëbëra, të cilat janë botuar edhe në vëllimet e EH dhe ruhen në arkivin e IAKSA,por të gjejmë gjallimin e sotëm të asaj ç’ka ngelur nga mbijetojat e shtresësmitologjike (nga ato pikatoret e thesarta të EHLV), të vëzhgojmë jetën e gjallë tërepertorit aktiv, në se ka, edhe pse një pjesë e konsiderueshme ka kaluar nëarkiva e klasifikohet repertor pasiv. Synojmë të vëzhgojmë atje ku ka lindurkënga, gjithashtu, ta pasurojmë më shumë ciklin e Njëzetës me regjistrimeautentike, që mendojmë se përbëjnë vlera të mirëfillta folklorike, që kanë vleranjohëse, edukative, etiko- morale, estetike e artistike, që gjykojmë se janëfolklor dhe mund të shërbejnë si gjurmime folkloristike, që, ndërkohë, nuk janëpërfshirë në botimet e cituara apo të mëparshme. Distanca dhe afria mengjarjen, kur historia lokale dhe ajo kombëtare, me koherencë të ftohtë, ecilëson si pavarësia e dytë e vendit, ndërsa folklori lokal e këndon, ashtu siç endjen, me emocion të fuqishëm dhe na fokuson në literaturën e klasifikuar12 ) Tirta, Mark “Vatra - simbol i jetës e i mbarësisë në traditënshqiptare”, shih: “Perla” 1, revistë shkencore- kulturore tremujore, 2011,nr.58, f.84.

  • folklorisike. Duke e ngushtuar në thellësi kërkimin e njësive folklorike me profilmitologjik, jemi përqëndruar në tre botime të nivelit akademik dhe pikërisht në:“Këngë popullore historike”, “Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare tëviteve 1918-1920” dhe në vëllimin e tretë të Epikës Historike. Puna në terrendhe konsultimi me literaturë e shkruar në këtë fushë na ka dhënë dorë tëshqyrtojmë sinkretizimin e folklorit të EHLV me “trampolinë” mite e besime tëburimit pagan, që, parë në kontekst, i japin tingull moral e atdhetar tëfisnikëruar. Me gjithë rrudhjet që ka pësuar ky cikël, për shkak të përdorimit tërrallë dhe të ndryshimit kulurore, të rrethanave ekonomiko-sociale egjeopolitike, përsëri nga pikatorja e çmuar mitologjike mund të japim këtëstatistikë folkoriko-mitologjike, të cilën po e paraqesim sipas rendit kronologjiktë botimit, duke respektuar parimin fonetik.4.1 Njësi folklorike me musht mitologjik nga vëllimi “Këngëpopullore historike”E quajmë më me vend të ravijëzojmë më tepër optikën e këtij punimivetëm në ato njësi, që janë spikatur me lëng mitologjik dhe që ende jetojnë sifolklor aktiv, të cilat janë regjistruar në ato fshatra e krahina të Shqipërisë prejtë cilave u nisën luftëtarë vullnetarë për në Vlorë në tërësi dhe veçanërisht ngaVlora dhe krahinat e saj, të cilat kishin dhe peshën kryesore të luftës.Në librin “Këngë popullore historike” përfshihet edhe cikli i i këngëve përLV, me 43 njësi folkorike, nga të cilat, në 6 prej tyre kemi përdorim të figuravemitologjike. Përkatësisht, në njësinë nr. 289 përdoret si krahasim ezhdërhaja,(me burim nga turqishtja), që si figurë e besimit popullor përfytyrohej sikuçedër dhe në tekstin poetik të këngës ka kuptimin e figurshëm pozitiv: trim imadh, dragua: “Kur ra komita në Kotë,/ Në Kot’ komita kur ra,/ Ç’u vra Ziguri nëportë,/ U vra Zigur Leluà.../ Dolli xhenerali thotë:/ ‘nga m’u funë në kalà?/ Mepushk’e flamur në dorë,/ Si trima si ezhdërhà!”13. Njësia folkorike nr. 295:“Evropa shkruajn’ e thonë:/ “Ç’është kështu si dëgjijmë?/ “Bënet-ë dyfek në Vlorë,/Shqipëtarët po lëfojnë/ Me një mbret dyzet melonë”/ “Po me se lëftojnë valë?”/ Mesëpata, me hanxharë,/ Dyfeqet lidhur me gjalmë,/ Fyshekët në xhep i mbajnë”./Paskan pjellë ato nëna,/ Paskan pjell’ e bërë drëra,/ Lëftojnë e s’u tundetkëmba!”14. Dreri është specia më madhështore, më trimërore, më e fuqishme esorkadhes, e drenushës, e sutës. Dreri është simbol që mbron tufën dheterritorin e vet deri në vetsakrifikim; vritet dhe nuk e lë tufën. Thonë, kur vritetsorkadhja, derdh lot si njeri. Dreri vjen si mit e bëhet motiv, është simbol, ështëpersonifikim, është mishërim i trimit shqiptar në shekuj. Drerit, në dialektin e13 ) “Këngë popullore historike”, bot. i Institutit të Shkencave, Instituti iHistorisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, “Mihal Duri”, 1956, f. 303.14) Po aty, f. 305.

  • krahinës etnografike të Lumit të Vlorës, i thonë drë (drëra-shumës) dhekonsiderohet mburoja e vatrës, e shtëpisë, e fisit, e fshatit, e vendit. Në këngën ecituar, vjen si metaforë me burim mitik, në trajtën e një kaprolli vigan. Njësiafolkorike nr. 307 na sjell vargjet: “Qaf’ e Vlorës maja-maja,/ Ç’e qëllon me topItalja,/ Ç’i vete tymi dumana,/ Dumana ç’i vete tymi,/ Sokëllin Caush Tafili,/Sorkath mali e gju’ birbili...” 15 . Kënga e popullit sorkadh mali cilësonfigurativisht një djalë të lehtë e të shkathët, një luftëtar që lufton si dre, sikaproll e thërret me zë të lartë, kur lëshohet me tingull të fortë e tëkumbueshëm, që bën jehonë në ballë të zjarrit çlirimtar. Thonë që sokëllimat eluftëtarëve i trembnin deri në lebeti agresorët në Kotë e në Gjorm, nëDrashovicë e në Llogora, në Vreshtat e Mëdha e në Qafën e Koçiut. Lufta e Vlorëspati karakter popullor mbarëshqiptar, ishe masive dhe e rregullt. Banorëteorganizuar në çeta ishin edhe luftëtarë të çlirimit, njëkohësisht edhe këngëtarëtë këngëve kushtruese, frymëzuese, trimëriore, epike, që i thurnin e i këndoninaty për aty. Nuk kishte grupe polifonike, solistë skenashapo ansamble artistikenë front. Për vullnetarëttrima, lufta dhe kënga kishin marrëdhënie njëkohësie,siç e kuptojmë dhe nga rasti i luftëtarit të dalluar Caush Tafil “gjuhëbirbilit”, qëlufton dhe në të njëjtën kohë këndon e matet me biblilat. Këtë informacionartistik të realitetithistorik na jep kënga e sipërpërmendur. Njësia folkorike nr.308 nis me vargjet: “Babicë, përmbi hapsanë,/ Dy djema, si dy asllanë...”16. Epiteti“asllan” vjen nga turqishtja dhe në shqip ka kuptimin “luan”, shumë i fortë,simbol i guximit. Kuptohet që krijimi i kësaj kënge i përket një kohe më pas, nukështë këngë fronti, ndërsa krijuesi i saj duhet të ketë qenë i shkolluar, krahasuarme bashkëkohësit, ose “i dalë”, sepse luani nuk rron as në Vlorë, as në Labëri eas në Shqipëri, por rron në Afrikë, në Azi etj. Dhe në EHLV vjen si figurë ehuazuar. Në vijim vjen kënga nr. 309 me vargjet: “Mesovuni maja-maja!/ Tëxhuman’ u bë hataja,/ U vranë djemt’ nga kazaja:/ Brahim Velo eshdërhaja...”17.(Është interpretuar figura, kështu që s’po e përsërisim). Mbyllet ky libër, qëështë dhe botimi i parë i nivelit akademik (1956) me njësinë folkorike nr. 319,që finalizohet me vargjet mallkuese: “Itali, të rëntë pika!/ Ç’i bëre këshllat errymta?”/ “I lashë në vënt e ika,/ Se kishte pjellë Haxhika./ Kishin pjellë ato nëna,/Kishin pjell’ e bërë drëra”. (Është interpretuar figura).4.2 Njësi folklorike me veshje mitologjike nga vëllimi “Kujtime dhekëngë popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920” dhe“Epika Historike”, 3

    15 ) Po aty, f. 310.16 ) Po aty, f. 311.17 ) Po aty, f. 311.

  • Në librin “Kujtime dhe këngë popullore për Luftën Çlirimtare të viteve1918-1920”, nga 108 këngë popullore historike, 100 i kushtohen LV. Ndërkëngët e EHLV, figurat mitologjike përmenden në 15 njësi folklorike. Në tekstetpoetike vërejmë figurat si dragoi, kuçedra (shih: ezhdërha), drëri, sorkadh mali,që i kemi gjetur deh në vëllimin e parë “Këngë popullore historike” , 1956. Vihenre edhe figura që s’përmenden në librin e sipërcituar si “mali i shenjtë”, “diell”,“gjarpër”, “gjarpër me pika”, “astrit me pika”, “ujk” e “shejtan”. Po i marrim meradhë: kënga nr.18: “Maji më njëzet e nënt,/ Baçalla, në mal të shënjt,/ Ngrenëpllan populli vetë:/ - Të desëm për Dhen’ e shtrenjtë”18. Mitologjikisht, njihen ngabesimet popullore kultet e bujqësisë dhe të blegtorisë, njihet dhe festa e Kultittë Malit. Trupat Kombëtare, që u mblodhën vullnetarisht në vendin e quajturBarçalla, mbi mal të Dukatit, në juglindje të Vlorës, se i thirri zjarri i vatrës edinjittet i rrezikuar i Atdheut, e quajtën Barçallanë mal të shenjtë, vend tëbekuar. Historia shkruan se më 29 maj 1920 në Barçalla u mbajt mbledhja epërfaqësuesve të popullit, që miratuan njëzëri fillimin e kryengritjes sëarmatosur kundër pushtuesve imperialistë, kolonizatorëve italianë. Caktimi ikryetarëve të çetave, sikundër këndohet dhe në këngë, u bë në mbledhjen eBeunit, më 2.06. 1920. Rrapi, rreth të cilit u mblodhën trimat ishte shekullordhe quhej Rrapi i Gurrave. Ai u shndërrua në rrap historik dhe luftëtarët equajtën Rrapi i Burrave. Sipas kujtimeve të Beqir Velos, i cili ishte komandant içetës së Kaninës, kënga “Maji më njëzet e nënt’” është arketipi i folkorit të EHLVMund të jetë kështu, se ai ka qenë dëshmitar okular dhe në ballë tëforcave tëçlirimit. Veterani i Njëzetës shkruan: “Mbledhja e Barçallasë është bërë më 29Maj 1920. Kjo tregohet dhe në këngën labe, që këndojmë qysh nga viti 1920...”19dhe citon të plotë këngën e mësipërme, që nis me vargjet e cituara e vijon meemrat e “kumandarëve” të çetave pjesëmarrëse, përmendja e të cilëve e zgjeronobjektin e këtij punimi . Përse e quajtën banorët mal të shenjtë Barçallanë?Dikur, populli bënte pelegrinazhe në male, në vende që i besonte si të shenjta.Atje, dilnin që natën, ndizeshin zjarre, i faleshin diellit, bëheshin kurbane nëgërmadhat e ndonjë kishe, xhamie, teqeje a të ndonjë varri të shenjtë tëbektashinjve. Edhe pse kishin dukje bektashiane, në përmbajtjen e tyrekryesore ishin ishin parakristiane. Me studimin e këtyre kulteve të natyrës janëmarrë në gjerësi e në thellësi studiuesit Mark Tirta e Bardhosh Gaçe. Në rastinkonkret, kënga e shenjtëron vendin ku u mblodhën burrat në Kuvendin e18 ) “Kujtime dhe këngë popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920”, përgat. Muin Çami, Qemal Haxhihasani, Zihni Haskaj, Zihni Sako,Tiranë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe iGjuhësisë, 1970, f. 244.19 ) “Kujtime dhe këngë popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920”, vep. e cit., shih: Velo, Beqir: “Demonstrata antiimperialiste eVlorës e 28Nëntorit 1919”, f. 117.

  • Çlirimit, që të marrë bekim lufta e drejtë, se luftojnë “për dhenë e shtrenjtë”.Përdoret si simbol artistik dhe pasqyron estetikisht forcën e besimit tëvullnetarëve në të drejtën e tyre te Zoti. Kënga nr. 20: “Memet Selimi,dragoi,/ Ipari aty qëlloi,/ Mori Kartën edhe shkoi,/ Kumandës ja dorëzoi”. Nga historiadimë se është fjala për ultimatumin që Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” tëVlorës, nëpërmjet trimit Mehmet Selimi, i dorëzon më 3 qershor komandantit tëforcave italiane, S. Piaçentinit, ku ftohej të përgjigjej brenda datës 4 qershor.Komanda e pushtimit i dha përgjigje tallëse kërkesës serioze të Komitetit. Tënesërmen, më 5 qershor, shpërthen sulmi i përgjithshëm kundër garnizoneveitaliane të pushtimit. Ngjarjet rrjedhin....Në demonologji, siç e kemi trajtuar,dragoi njihet si kryefigurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej sinjeri shumë i fuqishëm, i cili luftonte me një trimëri të rrallë me kuçedrën, derisa e vriste. Bëhet fjalë kur kuçedrës i është hequr legjendariciteti i mirë dhe ivishet simboli i së keqes, i shkatërrimit, i zhdukjes së përparimit të njerëzve.Sipas besimeve popullore, kur trimat dragonj, me zjarrin e qiellit, me kokrrën errufesë, që quhet arma e Zotit, ndeshen, gjuajnë, mbysin e vrasin kuçedrën,fatkeqësitë marrin fund, sepse është realizuar paqtimi i furtunës.Përmbledhtazi, dragoi përmendet si figura më domethënëse e demonologjisëshqiptare, si hyjni mbrojtëse e bashkësisë njerëzore, e fisit, e krahinës, eprodhimtarisë së tyre, e lindur për të ndalur veprimet shkatërrimtare tëkuçedrës (kulçedrës). Në gjuhët e ndryshme të Europës, emërtimi Dragon,Drako, Drakone, po thuaj ka kuptimin e një kuçedre, të një gjarpri a reptili tjetër,përbindësh, ndërsa në shqip, dragoi, gjithnjë, është heroi që lufton kundërkuçedrës, për të mirën e njerëzve, është hyjni. Njerëzit e përmendur si luftëtarëtë dëgjuar besohet se kanë qenë dragonj. Ndër veçoritë kryesore të tyre,spikasin trimëria dhe guximi. Edhe Atlasi Folklorik i Njëzetës na jep të drejtën tëkuptojmë se pa guxim s’ka lavdi. Dragoi është i lindur për ndeshje të mëdha, “menjë shtet dyzet melonë”, siç këndohet kënga. Besohet se, atë që është Dragua, aspushka s’e zë. Për cilësitë e larta dhe me këto besime fluturoi Ultimatumi mbipelë të bardhë nga burri dragua Mehmet Selim Shahaj Mallkeqi, njeri real, heroluftëtar, kalorës luftëtar, ndryshe nga Kreshnikët e këngëve legjendave që janëheronj kulturorë. Në popull besohej se Selam Musai, Sali Murati, Zigur Lelo,Kanan Maze, Selman Hyseni etj., kanë qenë vërtetë dragoj. Akti i tyre sublim ishndërroi në heronj të Çlirimit, por ata s’lindën spontanisht në Luftën e Vlorës.Ata kishin një përvojë të gjatë luftarake të mëparshme, që me luftën e Janinës(18.11. 1912- 07.03. 1913) apo dhe në luftime të tjera lokale e kombëtare; ataishin burra kuvendi, “burra kazaje”, si thuhej në atë kohë. 58 ditë e netë vere ebënë Vlorën me Labëri e me Qafën e Koçiut një kurorë nderi e mburrjeje tëmerituar për kombin shqiptar, një Mekë, vend të shenjtë për shqiptarët, prandajme të drejtë Halim Xhelo i jep përmasa legjendare kësaj epopeje, duke hequr

  • paralele me Spartën dhe Termopilet e Greqisë së Moçme20 e duke na paraqiturnjë vështrim të goditur në mënyrë të krahasuar, ku koherenca rezononfuqishëm me emocionin e motivuar. Në tekstet që po marrim në shqyrtim, kurgjenden figura që i kemi trajtuar, ato vetëm sa do t’i citojmë një njësitëfolklorike ku janë pjesë organike specifike e tekstit poetik, nuk do t’iinterpretojmë. Në njësinë folklorike nr. 29, kemi vargjet: “Mbi tela seç u vërvinë,/S’na vlen jeta pa lirinë,/ Kudhësi në tjetrin krà/ U derdhë si eshdërhà”21; nr. 36,kemi vargjet: “Si trima, si eshdërhà,/ bëjnë hyxhym përmbi ta!”22; nr. 37:“Ç’paskan pjellë ato nëna?!/ Paskan pjell’ e bërë drëra!”23; njësia folklorike nr. 40vjen me këtë tekst poetik lakonik: “Që në Gjorm e Llogora,/ Bir, o bir, HodoZeqiri,/ Gjarpër- o Hysen Beqiri!/ Një mjegull e madhe ra, /Ball’ i burrave ç’uvra,/ Hodua që bën shaka,/ Hysen Beqir Jazuà/, Zenel Ramohituà..”.24, [Tërbaç-Vlorë, 1959], që mendojmë se është këngë e përvajshme. Nga mitologjia, ndërkultet e familjes, të të parëve e të të vdekurve, për kultin e gjarprit nëshenjtërimin e tij janë ruajtur gjurmë të lashta të totemizmit, si mit që i takonfamiljes. Gjarpri ka atributet e mbinatyrshme të një qenieje që i përket kultit tëtokës, “dheut”. Të parët tanë e konsideronin “të shenjtë”, “roje të shtëpisë”,fatndjellës në familje, simbarësiprurës në njerëz dhe në pasuri. Ende mbahenmend ritet me gjarprin për pjellori e mbarësi në malësitë e Labërisë, se emendonin që gjarpri ishte shërues, del si shpirt i vatrës, si shpirt i shtëpisë, sishpirt i shqiptarit. Gjarpri i shtëpisë në të folurën popullore dhe në këngëthistorike të Jugut quhet edhe “bollë”; në këngët lirike quhet “vitore”. Kulti i tijështë i lidhur ngushtë me kultin e vatrës, me animizimin e vatrës. Sidomos nëkëngët epike të LV , ai ka kuptim mirësues, pozitiv shumë të lartë, porsi dragoi ilegjendave mitike, edhe si demon i pjellorisë së tokës, si zotërues i tokës. Dukelundruar në lundrën e këngës, siç këndon me frymëzim Lefter Çipa, marrimnjësinë folklorike nr. 50, ku gjejmë variantin “Sokëllin si ezhdërhà”25. Njësia nr.54, regjistruar në Dhemblan, Tepelenë, 1963, fillon me vargjet: “- Dielli maleveku bie?/- Në male të Salarie!/ Selam Musai kur vije,/ Kal’ i kuq e guna çile!../Selam, zemërën me çika,/ e zure topin nga gryka!” 26 . Përveç kontributitetnografik në lëmin e kostumologjisë, vargjet e këngës na fusin në një mjedis20) “Halim Xhelo-militant dhe ideolog i shquar revolucionar”, përgat.Viron Koka, Sazan Xhelo,Tiranë, Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë, 1975,

    f. 97.21 ) “Kujtime dhe këngë popullore…”, vep.e cit., f. 255.22 ) Po aty, f. 262.23 ) Po aty, f. 263.24 ) Po aty, f.266.25 ) Po aty, f. 278.26 ) Po aty, f. 284.

  • melëndë mitologjike. Nga mbijetojat e kuleteve të lashtësisë është ruajtur kulti iDiellit. Kujtesa sociale na sjell shembuj të freskët, që banorë të vjetër të trevavemalore të Mesaplikut e të Kurveleshit, të cilët kanë mundur të arrijnë pleqërinëe thellë deri në fund të shek.XX, betoheshin: “Për atë Diell, që shkon i lodhur nëÇikë”! Dielli, qoftë edhe në mënyrë të zbehtë, shfaqet në kultin e vatrës, tëzjarrit, të ujit e të maleve; ai gdhendej me gurë në oxhakun e vatrës, në portëne shtëpisë, punohej me dru në djepe etj. Motivet e Diellit ndër ne dëshmojnëkarakterin religjioz, magjik e mbrojtës të vendeve të besuara si mikpritësediellore. Me kultin e Diellit banorët frikësonin Kuçedrën a Lubinë. Në malësinëe Labërisë, kulti i Diellit me maja të larta është shumë idukshëm në Kurorën e Malit, në majë të Këndrevicës (2122 m mnd), më i lartimal në Shqipërinë Jugperëndimore, që ndodhet afër Salarisë, vëndlindjes sëSelam Musait. Fuqia e kultit të Kurorës së Malitështë ruajtur dhe ruhet edhe sote kësaj dite me pelegrinazhejo vetëm nga banorët e zonës, por edhe me flijimebagëtishë sikurse në Majë të Tomorrit, në Gjallicë të Lumës, në Pashtrik të Hasit,në Rumie të Krajës (ndër Shqiptarët e Malit të Zi), në Malin e Shën Ilisë enë atëtë Bukanikut në Shpat të Elbasanit. Për EHLV Selam Musai është kryeheroipopullor për luftën legjendare të Njëzetës e me këtë gjykim, i përqasin portretittë tij epik diellin e madhërishëm, pikërisht atij, vetëm atij dhe jo një tjetri, sepsepër banorët e bashkëkohësit ai ishte personifikimi Luftës së Vlorës. Kjo ndodhse veprimi i pabesueshëm guximtar i Selam Musait la mbresa të pashlyeshmendër bashkëluftëtarët dhe banorët e krahinës, sepse akti i trimit të luftës, i heroittë këngës ishte i madhërishëm, në kufijtë sipërorë të sublimes. Në këngët e LV,malet vijnë me hije të lartë të rëndë, të pushtetshme. Malet-pushtet, me pushtettrimi, pushtet legjendar i gjen vetëm në këngën epike. Në vijim kemi njësinë nr.58: “Gunën mbi tela ç’e shtroi,/ I shkreti Selam dragoi/ Me krahë mu si fajkoi”27dhe atë me nr. 66, ku kemi vargun: “Sorkath mali e gju’ birbili”28. (Fajkoi ështëpetrit, sokol, djalë a burrë trim e i fuqishëm). Në njësinë folkorike nr. 67 kemivargjet kushtuar trimit të tërbuar, Selman Hyseni, komandant i çetës sëTërbaçit; “Selman, gjarpëri me pika,/ Nga Tërbaçi, ng’ato gryka,/ Që s’e nji’ seçishte frika./ Vetëtimë shënëndreu,/ Si ujku në dhën kërceu,/ Italianët -ë ishqeu”29. Vargu “Vetëtimë shënëndreu” na kujton atë dritë të fortë, që flakëronpër një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijashzigzake a të degëzuara, e cila shkaktohet nga shkarkimet elektrike në atmosferëdhjetorit dimërak; rrufe, shkreptimë, bubullimë, [këtu ka kuptimin shumë ishpejtë, shumë i shkathët e i fuqishëm, tërësisht në vlera morale e dokesoreshumë i ndritshëm]. Nga mitologjia, rrufeja, guri i rrufesë, si gur reje, është njëmbetje e shenjtë meteore ndër shqiptarë e vjen si komunikim vertikal i qiellit27 ) Po aty, f. 288.28 ) Po aty, f. 296.29 ) po aty, f. 297.

  • me tokën. me rrufe gjuhet i paudhi, i mallkuari, kuçedra. Tërbaçiotët e Lumit tëVlorës, që kishin komandant çete Selmani Hysen Gjondedën, besonin se ai qevetëtimë shënndeu, i paparë, fat që sillte mbarësi, që kishte me vete gurin errufesë, që e mbante në udhëtim, në luftim e që s’e zinte plumbi. Dhe interesant.Trimi i madh, gjithë ai bredh shpirtëror e lavdie i Tërbaçit, nuk ra nga plumbi ipushtuesit, s’e nuk e zinte dot plumbi rrufenë, por nga bredhi natyror në njëshpatull mali me borë, sipër Vargmaleve të Vetëtimës. Jemi në kufijtë e tëpabesueshmes, por në territorin real të së vërtetës, sepse e shkruan historialokale, e këndon kënga, e kujton memoria sociale e komunitetit tërbaçiot dhe tëatyre që e kanë njohur nga afër heroin, që s’ezinte plumbi, se paskej lindur mekëmishë...ndër kultte e gjallesave të natyrës, për popullin tonë ujku ështëegërsirë me atribute të mbinatyrshme, me origjinë ilire. Thuhet se ujku, kur biendër bagëti, ha vetëm pjesën e vet, gjënë e haramit; ai merr vetëm një ngabagëtitë, ndërsa të tjerat vetëm i dëmton e i lë në vend, në se janë të haramit.Lëkura a dhembi i ujkut përdoret si hajmali, si nuskë për fëmijën, që të mossëmuret e të mos dëmtohet nga shtrigat a nga syri i keq, që mbahet me vete dheqë mendohet se të shëron e të sjell fat. Dhëmbin e ujkut ia varin në ballë dhekalit, që të mos e zërë syri i keq. Në këngë, ujku simbolizon një njeri shumë tëshëndetshëm, shumë të forë, shumë të aftë, të paparë për mirësi dhe nukkëndohet vend e pa vend, jo kujtdo mund t’i thuret ky epitet. Njësia nr. 84,përsëri në një variant tjetër, ka vargun më përfaqësues të EHLV: “.../kishin pjell’e bërë drëra!”30. Njësia nr. 86 vjen me vargjet: “Një djalë nga Karbunari/ Britishokëve: “Amáni!/ Mos lini këmbë dushmáni,/ Se nuk ka takat shajtani,/ Gjithëme dhëmbë t’i hani!”31. Sipas besimeve të të parëve, shejtani ishte i paudhi, djalli,dreqi, q ësjell fatkeqësi, që të thith e të mbyt në ujë. Në rastin e këngës, dukerespektuar kriterin kronologjik, mendojmë se krijuesi folkorik ka qenëbashkëkohës i dinamikës së luftimeve e ngjarjeve lidhur me LV, kur forcatpushtuese po tërhiqeshin dallueshëm dhe po humbisnin hapësirat e pushtuara,prandaj ai i ironizon por pa i mëshiruar, me logjikën që pushtuesi ështëpushtues, me uniformë ushtarake dhe armatim luftarak, nuk është turist,udhëtar, donator apo bamirës civil. Është interesant fakti, se në këtë botim,gjendet edhe një tekst poetik [njësia nr. 87] , regjistruar në Vranisht, Vlorë,1956, që nis me vargjet : “Shqiptarët, bijt’ e Pellazgut,/ Trima dhe të zot’ egjakut,/ Me pushkë të austriakut,/ U grinë zhapën e barkut,/...Në Fushë tëPeshkëpisë,/ Aropllan’ i Italisë,/ U këput e ra si mizë”32. Ndërkaq, unë di, që nëkëmbë të fshatit Tërbaç, afër vendit të quajtur Sinadane (tej shtëpitë të XheloJahos, mu në majë, në qafë të Shurbes, përballë shtëpive të Jaupit) përdorettoponimi “Varri i Pellazgëve”. E kam dëgjuar nga gjyshja ime, Shero Lushaj, që30 ) Po aty, f. 316.31 ) Po aty, f. 318.32 ) Po aty, f. 319.

  • rrojti 100 vjeçe (1912- 2012), e cila e kishte dëgjuar nga nëna e saj, Bako, e ciladhe ajo kishte rrojur 100 vjet, e kam dëgjuar dhe nga pleq të tjerë që kanë ikur,po ashtu, nga nëna ime, që rron, si dhe nga banorët përrreth. Nga sa kemistudiuar tipologjinë e figurave stilistike të artit specifik në tekstet poetike tëEHLV, ku dominon hiperbola, bukurisht fisnike qëndron dhe litota, si në rastinkonkret të aeroplanit të pushtimit, që për banorët e asaj kohe ishte përbindësh,të cilit sofistikimi i egër shfarosës i zbutet, i zvogëlohet, i pakësohet, sa që “ukëput e ra si mizë”, duke krijuar tek njerëzit një ndikim të fuqishëm emocional,nxit përshtypje po aq të fuqishme, s ae madhja hiperbolë përballë. Litota përaeroplanin përbindësh që ra si mizë, është e pikuar, e qëndisur, të këputartistikisht. Ndërsa vargu i parë i këngës, në qoftë se s’kemi se si ta mohojmë qëekziston në folkorin polistadal, shkencërisht ka dritëhije dhe mbetet një çështjedelikate për diskutim serioz dhe debat shkencor. Pellazgët ishin popullsi qëbanonte kryesisht në Pellgun e Egjeut dhe në krahat jugore të Ballkanit parahelenëve dhe ilirëve. Mendohet që ilirët janë pasardhës të pellazgëve, por nukmund të thuhet ende me garanci shkencore, bazuar në dokumente origjinae apoedhe me metodën e karbonit C14, që pellazgët janë ilirë. Literatura e shkruar, qëkemi në dispozicion nga studiuesit e huaj dhe ata shqiptarë thotë, se shqiptarëtjanë pasardhës të ilirëve. Kemi informacion shkrimor, që ilirët kanë pasë jetuarnë një hapësirë të madhe, por që ka ardhur duke u tkurrur nga pushtimet ehuaja dhe zaptimete fqinjve dhe të jofqinjve. Kënga “Shqiptarët, bijt’ ePellazgut...” këndohet edhe sot nga moshatarët dhe vlera e folkorit qëndron tekjeta sinkretike aktive që bën me tekst, me muzikë ( melodia), me kostume, mekërcime, në hapësirë dhe në kohë, me variante, se, ndërkohë, folkori sjell prurjenga koha në kohë, huazime shpirtërore, që vijnë natyshëm si përcjellje organikejomaterale. Në këngë, ky varg vjen nga përcjellja gojore brezave dhe qarkullimifolkorik. (I një legjende rurale?!). Sipas një bisede që kemi bërë në vitin 2011 meprof. Tirtën, dokumentohet qysh në shek. 15 p.e.r që indoeuropianët janë tëardhur nga jugu i Rusisë, pjesa aziatike. Ka pasur poullsi edhe më përpara joindoeuropiane, para indoeuropiane - Pellazgët. Ata u shkrinë me popujt, që nëlindje të Mesdheut deri në Gjibraltar. Ç’u bënë më tej pellazgët? U përzien mekulturën e popujve ardhës, u shkrinë me ta? Ndoshta studimet e thelluara ëvijimësi ndoshta do të hedhin fasha dritë kaq shumë pas. Kënga e ka lënë ndezurnjë pishë të saj... Njësia folkorike nr.93 na rijep variantin: “Brahim Veloezhdërhaja”33, trajtuar në pikën 4.2. Studiuesja M. Dibra, duke u bërë një leximmetaforik personazheve në këngët historike shprehet: “Mjaft të shfryëtëzuarajanë metaforat e realizuara me elemente miologjik si trashëgimi e hershme, engulitur, të përcjella prej shekujsh si bartje me sukses të sigurt. P.sh...Mehmet

    33 ) Po aty, f. 325.

  • Selimi drangoi,/ i pari aty qëlloi”34 dhe më tej: “Trimi krahasohet me lulet nëpranverë, me zogj të fortë si shqiponja, shpend simbolik për popullin tonë...trimimetaforizohet duke e krahasuar me gjarpërin:...Selmani, gjarpri me pika,/ ngaTërbaçi n’ato gryka,/ që s’e njeh se ç’ishte frika”35. Në këngët historike të Jugut tëShqipërisë për LV (ndërkohë që popullsia veriore luftonte me kuçedrënpushtuese në Koplik dhe në Dibër) “është zgjedhur një rrëshqanor i rrezishëmpër t’u krahasuar me trimin. Figura funksionon, sepse është shfrytëzuar forca egjarpërit për të nënvizuar forcën dhe guximin e personazhit historik, madje tentontë shprehë edhe vizionin e formuar të krijuesit popullor për të bukurën”36 .Libri vijues i nivelit akademik “Epika Historike, 3”37, që kemi nëshqyrtim, ka 500 këngë për të tri periudhat historike të gjysmës së parë të shek.XX, që shtrihen në kohë nga viti 1913-1939. Nga këto, 159 këngë i kushtohenngjarjev që zhvillohen, personazheve që veprojnë brenda 2 muajve të stinës sëverës të vitit 1920. Po të bëjmë një krahasim për të tri periudhat, kur përperiudhë 6 vjeçare 1913-1919 janë regjistruar 183 njësi folkorike, përperiudhën e tretë 14 vjeçare 1925-1939 jan ëshënuar 78 këngë, vërejmë se,EHLV është numerikisht superiore dhe artistikisht shumë e pasur, tëpëlqyeshme, interesante, ku del në pah shpirti i zjarrtë liridashës shqiptar, pasingjizja e realiteti të ndjenjës kombëtare qe realizuar qysh me rilindasit. Lufta eNjëzetës u zhvillua në Vlorë e në rrethinat e saj, por pjesëmarrësit ishin gati ngatë gjitha trevat shqiptare. Shqiptarët u ngritën kundër perandorisë së re tëkohës: “Breshkaman i Breshkanmanit,/ Dil steresë, jo limanit!”. Në ciklin e pasurtë EHLV, gjejmë 43 njësi fokorike me figura mitologjike. Për ciklin e këngëve, qëi kushtohet epopesë së madhe të Luftës së Vlorës më 1920, prof. Xhagollinënvizon: “Ai paraqitet nga më të plotët, nga më të bukurit, shumë i larmishëm,me një intensitet të madh ngjarjesh, tablosh, figurash, që sjellin informacione aq tëgjera, sa që në një farë mënyre, e gjthë tabloja historike të duket sikur të vjenpërpara syve”38. Për referencën morale, estetikën mitologjike dhe boën e pasurshpirtërore të këngës historike të epopesë së Vlorës kundër pushtuesve italianë,studiuesi B. Gaçe është i mendimit se vihet re natyrshëm sfondi atdhetar, i cilimë von vjen e theksohet në skena monumentale të mbrojtjes së vendit. Ai vëtheksin se një vend më të gjerë në këtë gjini të folkorit ka zënë cikli apo më34 ) Dibra, Miaser: “Metafora në këngët popullore shqiptare”, bot. iAkademisë së Shencave të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore,Tiranë “Nënë Tereza”, 2007, f. 279-280.35 ) Po aty, f. 281.36 ) Po aty, f. 282.37 ) “Epika Historike”, vëll. 3, bot. i Akademisë së Shkencave të RPSSH,IKP, Tiranë, 1990 [1989].38 ) Xhagolli, Agron: “Etnologjia dhe folklori shqiptar”, Vlorë, Triptik,2007, f. 251.

  • saktë mikrocikli i këngëve himn, në të cilat shprehet vlerësimi për figurat eshquara të LV, si Osman Haxhiu, Sado Koshena, Selam Musai, Zigur Lelo, SaliVranishti, Selman Hyseni, Mehmet Selimi,etj., që janë asete të historisë kombëtare. “Me ndërtimin e tyre strukturor ekompozicional të veçantë, me figura artistike të bukura,- shkruan prof. Gaçe - atohimnizojnë luftrat dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi”39.5. PërfundimeNë ciklin e pasur të EHV pati një lulëzim energjish shpirtërore të mëdha,që motivohej nga fryma e lirisë, shpresa e fitores, që përjetohej me javë, me ditë,me orë...Sipas studiuesit B. Hysenaj, një historian francez thotë: “Kulti i vërtetë ishqiptarëve është kulti i Atdheut”40. Nga gjurmimet e thelluara nëpër odatfoklorike të EHLV, gjykojmë se, simboli i luftëtarëve të Njëzeëts ishte shamia ezezë, e lidhur në ballë, mbi kapele (feste), si shenjë dalluese e nisjes me dëshirëvullnetar për në luftë. Djali takohej me familjen, në fund e puthte nëna dhe nëmomentin e ndarjes ajo vinte një gjalmë të zi mbi ballë, duke e lidhur mbrapaflokëve. Kurse djali lidhte shaminë e zezë mbi ballë, pasi merrte bekimin enënës: “O djalë, të vaftë mbarë,/ m’u kthefsh me faqe të bardhë”! Pastaj djali iahipte kalit (ose nisej me shokët në çetë) për në luftë. Këta quheshin bijtë egjalmëzezave (në kuptimin luftëtar). Në luftën e Njëzeëts, kur hidheshin çetat nësulm, ata ngjanin si shqiponja në fluturim. Është domethënëse dhe me mesazhetë qarta mbartja apo rimarrja e traditave atdhetare, etiko- morale dhe emotiveve folkorike te balada e djalit të vrarë në luftë, me fillesë individuale sikrijim folkorik poetin e kulturuar popullor, dragoin e këngës labe Kujtim Mici(Tërbaç, Vlorë, 1937, me arsim të lartë): “Ti grise këmishën,/ e ngjeve në gjak,/ma dërgove nënës/ ta qëndis bajrak./ un’shamin’ e zezë/ e preva shqiponjë,/ iaqepa flamurit/ shokëve t’ua dërgojë”41Për mitologjinë në këngën epike të Luftës së Vlorës (EHLV) kemi operuarvetëm me grimca të qenieve mitike dhe kulteve të natyrës, se vetëm me“thërrime” mund të operohet, ngaqë folkori për këtë ngjarje, si nëndarje eepikës popullore, klasifikohet epikë historike dhe është pasqyrim i ndërgjegjeshistorike, riprodhim artistik i realitetit, ndërsa nëndarja tjetër, epika legjendareka shtresa mitologjike, jo grimca, sepse ky lloj i krijimeve epike ka natyrëlegjendare dhe karakterizohet nga zotërimi i trillimit, i elementëve fantastikëdhe i fantazisë artistike, që ka në qendër veprimin legjendarizues dhe operon39 ) Gaçe, Bardhosh: “Kënga popullore e Lumit të Vlorës”, Tiranë, Toena,2009, f. 28.40 ) Hysenaj, Bardho: vep. e cit., f. 375.41 ) Regjistrim gjatë ekspeditës vetiake, më 20.03. 1973, në Tërbaç, Vlorë,bartëse Shpresa Kapo, 55 vjeçe, me arsim të lartë.

  • me poetikën mitike, përrallore, fantastike, sepse zotërohet nga tipi i mendimitpoetik legjendar. Harta fokorike e Njëzetës, me trashëgiminë sinkretike, qëpërmban EHLV, me dorëshkrimet e botimet për të, është e mjaftueshme dhe ebollshme për të dhënë mikrobotën mitologjike të barësve të kësaj poeziepopullore të veçantë. Motivet dhe personazhet mitologjikë, me përfshirjen etyre në krijimtarëinë folkorike, zhvishen nga fryma mistike, religjioze dhendikimet e saj, duke rritur ngarkesën e tyre estetike. Liria, nga brezi në brez,përcjell mesazhin “nderimi për dëshmorët, për njerëzit, që në solidaritet menjeri - tjetrin, bënë sakrificën sublime për vatrën e ndezur dhe mirëqenie, ështënjë detyrim i brendshëm me përmasa shenjtërimi.

  • EKSTRADIMI, SI NJË FORMË EVEÇANTË E BASHKËPUNIMITNDËRKOMBËTAR NË FUSHËNPENALE

    MSc. (Kandidat i Shkencave Juridike-Penale. Doktor) AleksPriftiUniversiteti “Ismail Qemali” Vlorë

    AbstraktShqipëria është një vend me kriminalitet relativisht të lartë. Duke bërë njëanalizë të përgjithshme lidhur me kapjen e autorëve të ngjarjeve kriminale,rezulton se disa autorë kapen në flagrancë, menjëherë mbas kryerjes së krimit,disa identifikohen me vonesë dhe kapja e tyre realizohet në banesë ose nëvende të frekuentuara prej tyre, ndërsa të tjerë largohen jashtë shtetit për t'iushmangur përballjes me hetimin. Sidoqoftë, organet e zbatimit të ligjit,analizojnë provat dhe faktet e grumbulluara në vendngjarje dhe në bazë tëhetimeve, pasi është bërë identifikimi i saktë i autorit apo i autorëve të kryerjessë veprës penale, kërkojnë ndalimin e tyre dhe bëjnë shpalljen në kërkimkombëtar ose ndërkombëtar, me qëllim kapjen dhe ndalimin e tyre. Kur kainformacion, se ndodhen jashtë shtetit, angazhohen shërbimet policorekombëtare të shteteve të ndryshme, të cilat mbasi bëjnë kapjen, koordinojnë menjëra-tjetrën nëpërmjet Interpolit, për t'u siguruar lidhur me identifikimin eplotë të personit dhe përcjelljen e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim qëtë realizojnë ekstradimin e tyre në vendin, që e ka shpallur në kërkim.Nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale, shtetet kanë arritur tëbëhen ndikuese pozitive në nxitjen e frymës së bashkëpunimit në fushën penale.Një nga instrumentet më efikas, që i shërben luftës ndaj kriminalitetit ështëekstradimi.Fjalët kyҫe: ekstradimi, marrëveshje bilaterale, marrëveshje multilaterale,kriminaliteti etj.

  • AbstractAlbania is a country with relatively high crime. By making an overall analysisregarding the capture of the perpetrators of criminal events, it turns out thatsome authors are caught in the act, immediately after the crime, some areidentified late and realized their capture in flat or in places frequented by them,while the others flee abroad to avoid confrontation with the investigation.However, law enforcement, analyze evidence and evidence collected at thescene and on the basis of an investigation, as is done correctly identify theauthor or authors of the offense, seeking their detention and search related adin national or international, to catching and stopping them. When there isinformation, that are overseas, undertake national police services of variouscountries, which do after catching coordinate with each other through Interpol,to ensure full on identification of the person and the transmission of documentsnecessary, in order to realize their extradition in the country, which is seeking.Through bilateral and multilateral agreements, states have managed to becomeinfluential in promoting positive spirit of cooperation in criminal matters. Oneof the most effective instruments that serve the fight against crime isextradition.Key words: extradition, bilateral agreement, multilateral agreement,criminality etc.Historik i shkurtër rreth ekstradimitFillimi i shekullit të XX u shoqërua me një zhvillim të vrullshëm ekonomik dheshoqëror dhe kjo solli një lëvizje masive të njerëzve nga njëri vend në tjetrin. Nëkëto kushte ishte tepër evident fakti, se po përgatitej një terren i volitshëm përrritjen e kriminalitetit. Tashmë individët, që kryenin vepra penale dukepërfituar nga parimi i sovranitetit dhe juridiksionit territorial mund tëlargoheshin nga shteti ku e kishin kryer veprën penale për në një shtet tjetër metë cilin shteti i tyre ose shteti ku kishin ndërmarrë sjelljen kriminale nuk kishinnjë marrëveshje ekstradimi. Në këtë mënyrë, këta individë arrinin të shmangninpërgjegjësinë penale.Megjithatë disa shtete evropiane kishin marrë masa qysh në shekullin XIX dukenënshkruar traktate të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dheveçanërisht traktate ekstradimi. Në këtë kontekst na rezulton, se traktati më ihershëm është ai i ekstradimit dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushënpenale mes Italisë dhe Monakos, që daton më 19.05.1866. Ndërsa, traktati1, mesItalisë dhe Salvadorit i datës 21.09.1872 parashikonte një rregullim specifik përçështjet e ekstradimit të personave.1Traktati mes Italisë dhe Salvadorit i datës 21.09.1872.

  • E veçanta e këtyre traktateve qëndron në faktin, se udhëhiqeshin nga parimi ireciprocitetit. Por, problemi lindte kur shteti kërkues nuk ishte në gjëndje tëpërmbushte parimin e reciprocitetit. Evidentojmë këtu, se Belgjika është vendi iparë, që me ligjin mbi ekstradimet të vitit 1833 parashikonte klauzolën ereciprocitetit, si kusht për lejimin e ekstradimit në mungesë të marrëveshjes.Ky parim parasheh rëndësinë e tij, që Evropa pikërisht mbi besimin reciprokkërkon të ndërtojë një hapësirë lirie, sigurie dhe drejtësie.Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund dhe përpara shteteve viheshin detyratë rëndësishme për zgjidhje, sigurisht kujdes i veçantë i duhej kushtuar edheluftës kundër krimit. Në këto kushte nisi të merrte jetë një formë më esofistikuar bashkëpunimi ndërmjet shteteve, u krijuan organizata tërëndësishme veprimtaria e të cilave i shtriu efektet e veta edhe në adaptimin ezgjidhjeve efikase në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjetpenale. OKB e krijuar fill pas Luftës së Dytë Botërore për të ruajtur paqen dhesigurinë në botë, nxori një sërë aktesh të rëndësishme edhe në lidhje mebashkëpunimin ndërmjet shteteve në fushën penale.Përmendim këtu një sërë aktesh, të cilat specifikonin në përmbajtjen e tyre njësërë rregullash të rëndësishme në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar nëfushën penale si: Traktati model2 për ekstradimet i miratuar me rezolutën40/32 më 29.11.1985 nga Asambleja e Përgjithshme, kujtojmë këtu se përparakëtij traktati të rëndësishëm OKB miratoi dhe një sërë konventash në fushënpenale3: "Konventa për parandalimin e krimit të genocidit" 1948, Konventamiratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 23/91 në vitin1968 “Mbi mosparashikimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundërnjerëzimit", “Parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me zbulimin,arrestimin, ekstradimin dhe ndëshkimin e individëve fajtor për krime lufte dhekrime kundër njerëzimit", etj.Krijimi i Këshillit të Evropës më 05.05.1949 shënoi një hap të rëndësishëm nëpërforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve evropiane. Këshilli i Evropës idha një shtysë të fuqishme bashkëpunimit në fushën penale ndërmjet shteteveevropiane nëpërmjet miratimit të dokumenteve të rëndësishme në këtë fushë,përmendim këtu: Konventën "Për ekstradimet" të vitit 1957 dhe dy protokollete saj shtesë përkatësisht të vitit 1957 dhe 1978, Konventën "Për transferimin eprocedimeve në fushën penale", Konventën Evropiane "Për shtypjen eterrorizmit”, etj.Në lidhje me legjislacionin shqiptar, mund të themi se në etapa të ndryshme kambajtur një qëndrim pro bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sidomos në fushënpenale, ku ky bashkëpunim është i domosdoshëm. Në lidhje me ekstradiminmund të themi se, qysh në legjislacionin e Ahmet Zogut parashikohej një2Rezoluta 40/32 me 29.11.1985 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.3Konventa e OKB, e datës 09.12.1948 “Për parandalimin e krimit të genocidit”.

  • rregullim ligjor në lidhje me aplikimin e ekstradimit. Kështu në vitin 1926 kalidhur traktate ekstradimi me Britaninë e Madhe dhe me Kroacinë, ku këtotraktate përcaktonin rregulla të detyrueshme mes Shqipërisë dhe këtyreshteteve në fushën e ekstradimeve. Në vitin 1933 Mbretëria Shqiptare lidhi njëtraktat ekstradimi me SHBA-në, rëndësia e të cilit u evidentua deri në ditët esotme.Nëpërmjet këtij traktati, vendi ynë i shtriu marrëdhëniet e bashkëpunimitpërtej kontinentit evropian, që dëshmonte veç të tjerash edhe për marrëdhëniete mira, që ekzistonin mes dy vendeve në këtë periudhë. E veçanta e këtij traktatiqëndronte në faktin, se për herë të parë në historinë e bashkëpunimitndërkombëtar në fushën penale parashikohej lejimi i ekstradimit të shtetasveshqiptarë në Amerikë dhe anasjelltas (pra i shtetasve amerikanë në Shqipëri).Pas Luftës së II Botërore, Republika e Shqipërisë lidhi të tjera marrëveshje nëfushën penale ku përmenden; marrëveshja për ekstradimin dhe ndihmën endërsjelltë në fushën penale me Çekosllovakinë e vitit 1959 dhe ajo meHungarinë e vitit 1960, por zhvillimet e mëvonshme politike bënë, që Republikae Shqipërisë të hiqte dorë nga këto marrëveshje. Shqipëria totalitariste kishte siprioritet të saj bashkëpunimin në arenën ndërkombëtare.Miratimi i Kodit Penal dhe i Kodit të Procedurës Penale përkatësisht në vitin1994 dhe 1995 shënuan një hap të rëndësishëm në rrugën e gjatë, që sapokishte nisur vendi. Kështu neni 11 i Kodit Penal parashikon njohjen eekstradimit, si formë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushënpenale, ndërsa K.Pr.P në një titull të veçantë parashikon format ebashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale ku ekstradimi zë një vend tëveçantë (ekstradimi në K.Pr.P është parashikuar nga neni 488 deri tek neni505).Pas viteve '90 Republika e Shqipërisë është bërë palë kontraktuese nëKonventën për Ekstradimet4 dhe dy protokollet e saj shtesë, ratifikuar me ligjinnr. 8322, datë 02.04.1998 duke e shndërruar këtë konventë në pjesë tëpandashme të sistemit juridik të brendshëm dhe njëkohësisht duke marrëpërsipër të drejtat dhe detyrimet, që kjo konventë ka parashikuar. Gjithashtu,RSH numëron një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh dypalëshe nëfushën e ekstradimeve5. Duhet nënvizuar fakti, që vetëm në dy marrëveshjebilaterale, atë me SHBA-në (01.03.1933) dhe atë me Italinë6 ratifikuar me ligjinnr. 9871 (11.02.2008), Republika e Shqipërisë ka pranuar të lejoj ekstradiminpasiv të shtetasve të saj në kushtet e reciprocitetit.4Kërkesa për ekstradim bëhet nga një shtet, që është anëtar i Këshillit të Evropës,por jo i Bashkimit Evropian. Mund të jetë, gjithashtu një shtet joevropian.5Marrëveshje bilaterale e RSH me SHBA-në e datës 01.03.1933.6Marrëveshje bilaterale e RSH me Italinë, ratifikuar me ligjin nr. 9871, datë11.02.2008.

  • Aktualisht, Republika e Shqipërisë është palë kontraktuese në një numër tëmadh konventash të cilat rregullojnë sfera të rëndësishme në fushën ebashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet penale, ku këto të fundit kanëparashikuar edhe rastet dhe mënyrat e ekstradimit për lloje të caktuara tëveprave penale, përmendim këtu: Konventën "Për ndihmën e ndërsjelltëjuridike në fushën penale", Konventën ndërkombëtare "Për luftën kundërfinancimit të terrorizmit", Konventën "Për transferimin e procedimeve nëfushën penale", Konventa "Për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të genocidit",etj. Kështu, Republika e Shqipërisë i është përgjigjur denjësisht frymës sëbashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale dhe në veçanti, për sa i përketekstradimit.Sipas legjislacionit shqiptar ekstradimi është një instrument i rëndësishëm dhetradicional i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale, i cili konsiston nëdorëzimin e një personi nga shteti në të cilin gjendet në shtetin tjetër, që duhetta gjykojë ose për ekzekutimin e një dënimi tashmë të dhënë. Pra, kemi nërastin e parë ekstradimin njohës, ku dorëzimi i personit bëhet me qëllim, që tëvihet përpara organeve të drejtësisë të vendit, që e kërkon. Ndërsa, në rastin edytë kemi të ashtuquajturin ekstradim ekzekutiv, ku ekstradimi konsiston nëfaktin, që personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar tashmë dhedënimin, që rrjedh nga ky gjykim kërkohet ta vuaj në territorin e shtetit, qëkërkon ekstradimin.Llojet e ekstradimitLegjislacioni ynë në përputhje të plotë edhe me aktet më të rëndësishmendërkombëtare në lidhje me ekstradimin ka parashikuar dy forma ose lloje tëekstradimit:

    • Ekstradimi aktiv• Ekstradimi pasivNë kuadrin e ekstradimit aktiv7 evidentojmë, se Republika e Shqipërisë ka nisuraktualisht disa kërkesa ekstradimi shoqëruar me dosjet përkatëse, nëpërmjet tëcilave kërkohen të ekstradohen kriminel të rrezikshëm, të cilët janë arrestuarnë vendin në të cilin ndodhen, dhe janë në pritje të vendimit të gjykatëskompetente, e cila ka të drejtë të vendos mbi bazën e provave të paraqitura ngashteti shqiptar. Duhet thënë, se në jo pak raste ka dështuar përpjekja eautoriteteve shqiptare për ekstradimin e shtetasve të saj nga jashtë shtetit, përshkak të mangësive të dosjes së dërguar për ekstradimin e këtyre shtetasve tëndodhur jashtë kufijve të territorit shqiptar. Megjithatë, në mjaft rasteautoritetet kompetente shqiptare kanë treguar vendosmëri dhe seriozitet nëndjekjen e proçedurave për ekstradimin e të shumëkërkuarve nga drejtësia

    7Neni 504-505 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

  • shqiptare, ku ka rezultuar e suksesshme iniciativa për ekstradimin e këtyreshtetasve.Pra, mund të ndodhë që një shtetas shqiptarë, pasi kryen një vepër penale lëterritorin shqiptar dhe shkon në një shtet tjetër për t’i shpëtuar ndjekjes penale.Më parë nuk ka pasur asnjë rregullim ligjor procedural për zgjidhjen e këtijproblemi, një situatë e tillë sot zgjidhet nëpërmjet rrugës së ekstradimit ngajashtë shtetit, pra nëpërmjet kërkesës, që i bëhet shtetit të huaj ku ndodhetpersoni, që ka kryer një vepër penale brenda territorit të Republikës sëShqipërisë dhe që duhet të përgjigjet për të sipas ligjit shqiptar. Është Ministriae Drejtësisë, e cila autorizohet sipas ligjit t’i drejtojë një kërkesë për ekstradimautoritetit kompetent të shtetit të huaj ku ndodhet personi i kërkuar. Ajo e bënkëtë kur ka një kërkesë paraprake nga prokurori pranë gjykatës në të cilënkërkohet të procedohet ose është dhënë vendimi.Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet tërë dokumentacioni, që nevojitet për njëkërkesë ekstradimi për jashtë shtetit, si dhe dokumentacioni shtesë që mund tëkërkohet nga autoritetet e huaja. Kështu, autoritetet kompetente të huaja mundtë vendosin pro ose kundër dhënies së ekstradimit të kërkuar nga autoritetetkompetente shqiptare. Mund të ndodhë, që shteti i huaj pranon të ekstradojëpersonin e kërkuar, por për këtë vendos disa kushte, në një rast të tillë ështëMinistria e Drejtësisë, ajo që i pranon ose jo ato.Nëse pranon ekstradimin me kushtet e vëna atëherë prokuroria dhe gjykatajanë të detyruara të respektojnë kushtin e pranuar. Në praktikën tonëgjyqësore të bashkëpunimit në fushën penale me autoritetet e huaja janë mjaftraste kur, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë është bërë i mundur dorëzimime anë ekstradimi të shtetasve shqiptar të cilët, pasi kanë kryer vepra penalenë Shqipëri janë larguar në vende të tjera duke qënë se qëllimi i bashkëpunimitpenal është vënia përpara përgjegjësisë të personave, që kryejnë vepra penalekudo që ata ndodhen, nëpërmjet ekstradimeve është bërë e mundur, që këtapersona të procedohen penalisht apo të vuajnë një dënim me burgim të formëssë prerë të dhënë nga gjykatat shqiptare. Kështu, legjislacioni ynë në përputhjeme dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare ka parashikuar mënyrën erregullimit të ekstradimit duke pasur, si qëllim avancimin e mëtejshëm tëbashkëpunimit në këtë fushë.Ndërsa, ekstradimi pasiv8 ka të bëjë me dorëzimin e personit të kërkuar ngashteti shqiptar në territorin e të cilit ndodhet, drejt shtetit të huaj në territorin etë cilit personi i kërkuar ka kryer veprën penale. Ky dorëzim përbën edheobjektin e kërkesës për ekstradim të bërë nga shteti i huaj drejt shtetit shqiptar.K.P. dhe K.Pr.P kanë rregulluar në mënyrë të hollësishme ekstradimin pasiv.Aspekte procedurale në lidhje me ekstradimin pasiv

    8Neni 488-503 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

  • Në lidhje me procedurat, që duhen ndjekur legjislacioni në fuqi ështëpërshtatur më së miri me ndryshimet për shkak, se RSH ka nënshkruarKonventën për Ekstradim dhe dy Protokollet e saj shtesë dhe disa marrëveshjebashkëpunimi në fushën penale dhe veçanërisht në lidhje me ekstradimet.Kështu, Kodi i Procedurës Penale ka parashikuar një tërësi rregullash, që janëtë domosdoshme të respektohen në çdo rast kur një shtet tjetër mbi bazën enjë marrëveshje i kërkon shtetit shqiptar ekstradimin e një personi, qëndodhet në territorin e RSH. Në vijim, po paraqesim aspektet procedurale tëparashikuara nga K.Pr.P në kuadrin e ekstradimit pasiv.Në kontekstin e lartpërmendur neni 489 parashikon9:1.Ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë sëDrejtësisë.

    2. Kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten:a) Kopja e vendimit të dënimit me burgim ose e aktit të procedimit;b) Një relacion mbi veprën penale, që i ngarkohet personit për të cilinkërkohet ekstradimi duke kërkuar kohën dhe vendin e kryerjes sëveprës penale dhe cilësimin ligjor të saj;c) Teksti i dispozitave ligjore, që do të zbatohen duke treguar nëse përveprën për të cilën kërkohet ekstradimi është parashikuar nga ligji ishtetit të huaj dënimi me vdekje;d) Të dhënat individuale dhe çdo informacion tjetër të mundshëm,