UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të...

16
UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA E GJUHËS SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: ETNOGRAFIA E TË FOLURIT NË DASMA NË RAJONIN E HASIT MENTORI: STUDENTJA: Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Liridona Sufaj Gjakovë, 2017

Transcript of UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të...

Page 1: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA E GJUHËS SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ETNOGRAFIA E TË FOLURIT NË DASMA NË RAJONIN E

HASIT

MENTORI: STUDENTJA:

Prof. ass. dr. Fridrik Dulaj Liridona Sufaj

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

2

Përmbajtja

0. Hyrje………………………………………………………………… 3

0.1 Qëllimi i studimit dhe metodologjia……………………………………………… 3

1. Sociolinguistika ose studimi i ligjërimit si pjesë e sjelljes shoqërore………..…….. 4

1.1 Përkufizimi i sociolinguistikës……………………………..………………………… 4

2. Lidhja e gjuhës me etnografinë……...……………………………………… 5

3. Ceremonitë që i paraprijnë dasmës……………………………………..…..…… 5

3.0 Fejesa…………………………………………………………………………… 5

3.1 “Ndarja e vades”………………………………………………………………… 6

4.Dasma……………………………………………………….………… 7

4.0 Nata e dasmës……………………………………………………………………..... 7

4.1 Përhajëra…………………………………………………………………………… 7

4.2 Kulaçi i nuses……………………………………………………………………… 8

4.3 Zbritja e nuses……………………………………………………………………… 9

4.4 Zbritja e dhëndrit…………………………………………………………………….. 9

4.5 Ndarja e kulaçit……………………………………………………………………… 10

4.6 Dita e tretë………………………………………………………………………….. 10

5. Kanaxheqi…………………………………………………………………………..… 11

5.0 Të marrit ngryk……………………………………………………………………… 11

5.1 Përcjellja…………………………………………………………………………… 13

6. Përfundimi……………………………………………………………………………… 15

Literatura………………………………………………………………………………… 16

Page 3: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

3

0. Hyrja

0.1 Qëllimi i studimit dhe metodologjia

Qëllimi i këtij studimi është të paraqet etnografinë e të folurit në dasma, llojshmërinë,

pasurinë që ka pasur me atë që ka sot, fjalëorthin e saj dhe traditat që janë përcjellë brez pas

brezi.

Etnografia e të folurit në dasma në përgjithësi është shumë e pasur me fjalë e shprehje,

me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas

brezi. Edhe në rajonin e Hasit dasmat tradicionale dhe etnografia e saj kanë qenë shumë të pasura

me elemente tipike shqiptare, por që edhe sot janë ende të pranishme me disa ndryshime të kohës

moderne. Etnografinë e dasmave do ta shqyrtojmë në planin krahasues në rrjedhë të kohës dhe

vendit, duke nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë pësuar.

Metodat që kemi përdorur në këtë punim janë metodat krahasuese dhe përshkruese.

Metoda krahasuese më ka ndihmuar për të bërë krahasimin e etnografisë së dasmave më të

hershme me ato të kohës së sotme në rajonin e Hasit, ndërsa metoda përshkruese më ka

ndihmuar për përshkrimin e ceremonisë së dasmave.

Page 4: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

4

1.Sociolinguistika ose studimi i ligjërimit si pjesë e sjelljes shoqërore

Ҫdo shkencë ka një fushë të caktuar studimi së cilës i referohet. Ajo përmbahet edhe në

termin a emërtimin përkatës, si p.sh.: arkeologjia, historia, gjeografia, kimia. Edhe

sociolinguistika, ndonëse ka emërtim të përbërë nga dy rrënjë të ndryshme (socio “shoqëri” +

linguistikë “gjuhësi”) ka fushat e veta të studimit, të cilat, si kundër e parakupton edhe emërtimi i

saj, janë jo një, por disa. Kjo disiplinë, që mbahet disi në mes tëdy kaheve studimore: të

gjuhësisë, që ka për objekt studimin e gjuhës e të sistemeve a nënsistemeve të saj, dhe të aspektit

shoqëror a, më saktë, të studimit dhe vlerësimit të faktorëve jashtë gjuhësor në jetën e gjuhës së

folur e të shkruar tëҫdo shoqërie të caktuar. Fusha e studimit të sociolinguistikës nuk është

struktura e shoqërisë, por gjuha e shoqërisë1.

1.0 Përkufizimi i sociolinguistikës

Në “Dizionario di Linguistika” (Fjalor i Gjuhësisë) jepet ky përkufizim:

“Sociolinguistika është degë e gjuhësis që merret me studimin e marrëdhënieve ndërmjet

shoqërisë dhe veprimtarisë gjuhësore: dallimet gjuhësore dhe dallimet e klasave, të statusit dhe të

përdorimit të varieteteve të ndryshme të pranishme në një shoqëri, të kuptuarit shoqëror të

gjuhës, përdorimin e sjelljeve (komportimeve) gjuhësore për qëllime të kontrollit shoqëror etj2.

1Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 17

2 Shih: Giogio Raimondo Cardona, Dizionario di Linguistica, Armando Editore, 1989, f. 286-287

Page 5: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

5

2. Lidhja e gjuhës me etnografinë

Çdo fushë është tërësi e njësive leksikore në lidhje midis tyre dhe secila njësi është e

ndashme në pjesë semantike më të vogla (minimale), (ku është e dukshme analogjia me

konceptin e fonemës si “lidhëse e tipareve dalluese”). Pra, analiza gjuhësore është parë si mjet

për të kuptuar se si është strukturuar fusha për një kulturë të caktuar dhe për t’i dhënë asaj mjë

përfaqësim formal. Kjo “etnosemantikë” është përpunuar më pastaj në mënyrë të shkallëzuar

derisa të bëhej një “etnoshkencë” më e gjerë, një etnoepistemologji, domethënë një shkencë e

kompetencave kulturore (etnobotanika, etnoanatomia etj3.)

3.Ceremonitë që i paraprijnë dasmës

Sikur edhe në rajonet e tjera, edhe në Has martesat bëhen ndërmjet fshatrave të këtij

rajoni e më pak me qytete dhe me zonat tjera. Kjo lidhet me shprehjen: dhe me dhe, fe me fe, që

do të thotë miku të jetë me doke e zakone të njëjta4.

Martesat ndëretnike nuk ekzistojnë. Edhe nëse ndodhin ato mund të jenë ose kanë qenë

shumë të rrallla dhe janë shumë specifike dhe pa pëlqimin e familjeve dhe si të tilla nuk

përkrahen e miratohen kurrë. Akti që i prinё dasmës, pas fejesës, është ndarja e vades (ose

marrja e penit). Caktimi i kohës për marrjen e nuses i ka paraprirë përgatitjes për dasmë nga ana

e atij që merrte nuse dhe kanaxheqit, nga ana e atij që përcillte vajzën5.

3.0 Fejesa në mes të rinjëve kryhej me anë të një ndërmjetësi ose si e quajmë ne msiti, i

cili dërgohet nga familja e djalit për të kërkuar dorën e vajzes (çikës) për nuse, ku zgjedhej miku

që i përshtatej asaj familje, por që sot krahas fejesës me misit po bëhen edhe fejesat me pëlqimin

e të rinjëve në mes veti apo me vetënjoftim.

Pasi të bëhet fejesa urohet familja e vajzes për miqasinë e re, si p.sh: përher çe e dhe

çikën, ishalla t’rahatohet, çika asht për derë t’huj, ishalla ia nin zânin e mir, përher miqasia e

re etj.

Kurse në shtëpinë e djalit ceremonia dhe gëzimi është më i madh, që përcillet me urimet,

si p.sh: e paski feju djælin a? Përher t’koft! Ishalla i ki me ymer e ja sheh hejrin! Përher e

t’ardhshëm gjithmon për gzime! Pritsh e çitsh gjithmon për t’mir!

Këngët që këndoheshin në fejesë iu dedikoheshin misitit, i cili mbante përgjegjsinë mbi

supe për nusen që e ka qitë. Këto këngë këndoheshin nga të afërimit e familjes së djalit, ku msiti

lëvdohej me fjalë të mira nëse ia ka qitë nusen e mirë dhe shahej nëse ia ka qitë nusen “e keqe”

3 Gj. Shkurtaj, Etnografia e të folurit të shqipes, Tiranë, 2010, f. 25

4 F. Dulaj, E folmja e Rahovecit me rrethinë, Prishtinë, 2016, f.320

5 Po aty, f. 321

Page 6: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

6

Na pas qit msiti nusen e mire,

Shpatlla e dashit i baft mir;

Na pas qit msiti nusen e keqe,

J’u boft rruga o leqe-leqe;

Ose:

Shka pat msiti që u vonue,

I kish pas pantollt pa arnue;

Gruja e keqe i kish qëllu,

T’u dalë n’kujshi tuj kërku;

Ose:

Mos e nxani msitin çusht, ta len lugen ja nis me grusht;

Mos e leni msitin gjân, e len lugen ja nis me sahan.

3.1 Ndarja e vades (caktimi i ditës së martesës) është akti pas fejesёs, ku caktohet data e

marrjes së nuses nga familja e dhëndrit dhe njëkohësisht lihet një shumë e caktur e parave në

kafe (apo në tabakë) si ndihmesë për përcjelljen e vajzes. Pasi të bëhet përhajër caktimi i datës së

martesёs dhe këputja e perit pas kësaj miku nuk ka të drejtë të kërkojë më asgjë (miku nuk ka

t’drejt me lyp sen edhe nëse ka met mangi naj sen për çikën). Caktimi i datës së dasmës përcillet

me këto urime, si p.sh: Përher t’koft që e dave ditën! Her paç edhe ty t’koft përher!

Nëse është shpërfillur caktimi i datës së dasmës nga ana e mikut janë kënduar vargje

fyese për babain e nuses, si p.sh:

Qen o i birt i qenit shumë na rrejte

Her n’kit dille e her n’kit enjte

Si akt ceremonial i paradasmës ishte edhe mi çu teshat (gjithçka që ishte blerë për nusen,

nga këpucët te stolitë e arit). Ashtu si në Rahovec edhe në Has dërgimi i teshave shoqërohej me

një drekë për miq. Në përfundim të bukës paguhej “dashi”. Pra lihej një shumë simbolike nga

ana e mikut. Ndërsa në ditet e sotme kjo shumë e parave lihet për rregullimin e nuses.

Page 7: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

7

4. DASMA

Sipas zakoneve në Has dasmat kanë filluar në ditën e dielë ku janë mbledhur të afërmit e

familjes dhe bijat, duke vazhduar me përhajren që është mbajtur në ditën e hënë pastaj me

marrjen e nuses në ditën e enjte dhe me një ceremoni pas martesore të premten, ku sipas tradites

rregullohej nusja dhe vallëzohej e këndohej. Ndërsa në ditët e sotme nusja mirret zakonisht të

shtunen ose të dielën dhe dasma fillon të mërkuren që njihet si nata e dasmes (darka e qenve),

pasohet nga përhajra që mbahet të enjёten duke vazhduar me ceromonin e natës së kulaçit një

ditë para marrjes së nuses. Kohëzgjatja e ceromonisë së dasmёs varet nga mjetet materiale që

posedon familja.

Një fakt i rëndësishëm është se dasmat janë bërë në stinën e vjeshtës ose të dimrit, pas

përfundimit të punëve bujqësore, pas mbledhjes së grurit dhe korrjes së misrit (kallamoqit), pasi

kështu shtëpia do të jetë më e përgatitur materialisht për fillimin e dasmës. Një tjetër arsyeje

ishte edhe koha e nxehtë, e cila do të ndikonte në prishjen e gjësendeve e sidomos mishit, pasi që

nuk kishte mjet për ftohje. Ndërsa sot dasmat mbahen më shumë verës por edhe dimrit, ashtu siç

iu përshtatet familjarëve.

4.0 Nata e dasmës ose darka e qenve ështa nata e parë e fillimit të dasmës, e cila mbahet

të mërkuren. Emërtimi i tillë i kësaj nate është sepse mblidhen familjartë dhe të afërmit për të

“hônger pa teklif” ose siç i thojnë “me honger si qentë”. Në këtë natë është bërë mbledhja e

bijave, hallave dhe familjarëve të tjerë në mënyrë që të jenë të përgatitur për ditën e nesërme që

është përhajëra. Po ashtu është bërë edhe mbledhja edhe këngëtareve ose “dajregjive”, të cilët

kanë qëndruar deri në përfundimin e dasmës, ndërsa në ditet e sotme ky fakt nuk qëndron sepse

këngëtaret vijnë në ditët e caktuara të dasmës.

Të mërkurën janë caktuar dy gra më të zonjat si maxhetore për gatimin e bukës,

hyzmetqarët si ndihmës dhe shërbyes gjatë dasmës dhe akçit të cilët janë marrë me përgatitjen e

gjellërave, ku i zoti i shtëpisë i kontrollonte nëse kishin harxh të mjaftueshëm për përgatitjen e

ushqimit. Ai iu drejtohej me këto fjalë: puna e marë ju koft! A keni boll harxh, mos m’kurseni,

mos t’jet kurgjo mangi. Mos ki dert kam me ta kry si asht mas miri, ia kthen akçia.

4.1 Përhajëra (përhera) - koha e pritjes për urime nga familjarët është dita e parë e

fillimit të dasmës, e cila mbahet në ditën e enjëte, kohëve të fundit organizimet nuk bëhen vetëm

ditëve të diela, prandaj edhe dita e urimeve lëviz nga e enjëta në ditët e tjera, ku janë të ftuar

familjarë, miq dhe rrethi më gjerë i familjes. Kjo ditë është përcjellë me muzikë të ndarë, te gratë

kanë kënduar defatoret (magjupet ose jevget), ndërsa te burrat tupanxhit.

Këngët e dasmës te gratë, janë këngë që kryesisht u japin epitete të mira qiftit martesor,

djalit dhe vajzës. Në ato raste ngritet lartë këkesa për jetë të lumtur të të rinjëve. Ata

konsideroheni si student edhe atëherë kur janë të tillë. Më herët janë kënduar këngë që kanë

Page 8: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

8

pasur përmbajtje serioze, por edhe gazmore, kurse kohët e fundit ka hyrë (për fat të keq) edhe

stili i ashtuquajtur tallava, ku përveç ritmit nuk ka asgjë përmbajtesore6.

Edhe vendi i qëndrimit ka qenë i ndarë, burrat kanë qëndruar në kulla ose “oda e

burrave”, ndërsa gratë nëpër dhomat e shtëpisë. Kurse sot dasmat mbahen në ambiente të

përbashkëta në shtëpi ose restorante, ku çdo gjë është e rregulluar nga ekipi i restorantit.

Kjo ditë përcillet me këto urime, si p.sh: Ishalla me gzime e me t’mira ta kryn zoti!

Ishalla ta kryn zoti me t’mira! etj.

Në këtë ditë dërgohen teshat te shtëpia e nuses, e cila përcillet me këngë të ndryshme me

def, si p.sh:

U nis dasma për mu nis, përher t’koft o zoti i shpisë;

Po i qojmë kutiat e kuqe,

Sot një javë po vijn me nuse;

A mun erdht a munt shkut

Ju me mikun qysh e qut.

4.2 Kulaçi i nuses

Gatimi i kulaçit paraqet aktin më interesant që zhvillohet natën e dasmës (të nesërmen

merret nusja) në mesin e grave. Në një dhomë tubohen gra dhe vajza, e shtrojnë sofrën në mes të

dhomës, merret miell, vezë, qumësht, sheqer dhe yndyrë dhe fillon gatimi. Në Rahovec me

rrethinë, gatimin e kulaçit e fillon një vajzë e re dhe e përfundon një grua e moshuar.7 Ndërsa në

Has gatimin e bënë një djalë (me nënë e me babë), i cili ka të vendosur në kokë tre plisa si

simbol që nusja të bëjë djemë dhe gjatë gatimit e deri në pjekje ai nuk duhet të flasë. Të

mosfolurit e djalit që e gatuan kulaçin lidhet me atë që edhe nusja të jetë e pafjalë, ose siç

shprehet populli: e pagojë. Në kulaçin e gatuar vendosen monedha, të cilat nuk numërohen, si

simbol që shtëpia të këtë të mira material të panumrueshme. Procedura e gatimit të kulaçit

shoqërohet me këngë nga më të ndryshmet, si:

Sitet milli n’magje t’kuqe,

Përher t’koft o babë kjo nuse;

Sitet milli n’magje t’re,

6 Po aty, f.323

7 Po aty, f.324

Page 9: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

9

Përher t’koft oj nân kjo re;

Pastaj këngë drejtuar djalit që gatuan kulaçin, si p.sh:

Kush e çet kulaçin, kulaçin o,

Të dy durt ju rritshin e ju trashin o.

4.3 Zbritja e nuses

Me të arritur në oborrin e dhëndrit rreth kerrit të nuses mblidhen më të afërmit. Përgatitet

një djalë i moshës një deri në dy vjeçare, që njihet si djali i duvakut. Ai mbështillet me marhamë

të kuqe dhe i vihet nuses në prehër. Ideja e këtij veprimi lidhet me dëshirën që nusja të bëjë djem.

Nusja i jep një dhuratë (bakshish) djalit të duvakut. Përveç djalit të duvakut në kerr të nuses janë

edhe djali dhe qika e kerrit. Vjehrri dhe daja i dhënëdrit e morin përdore dhe e zhdrypin nusen

nga kerri. Kur ajo zbret në tokë, dhëndëri hedh sheqer nga drejtarja. Sipas zakonit shtihet edhe

me armë zjarri. Në vazhdim nusja e shoqëruar nga vjehrra dhe dhëndëri dhe drejtohet nga hyrja

e shtëpisë. Ideja e këtij veprimi lidhet me atë që nusja ta kalojë një jetë të ëmbël me vjehrren dhe

me shtëpinë8.

Shoqërohet me këngë të llojllojshme, si:

Edhe kur ta zhdrypim o Lulijen prej kerrit,

Edhe do ta ja merr o rrezet e diellit.

Edhe kur ta zhdrypim o Lulijen prej drames,

Edhe do ta ja merr o rrezet e hânes.

Fjalët dhe shprehjet që e përcjellin këtë pjesë të ceremonisë së dasmës janë: Mashalla i

koft! Nusja si bajrak! Përher e ishalla me nafa:k! Ishalla e ka kâmen e mar! Ishalla ta mush

shpijen me djem!

4.4 Hyrja e dhëndrit

Pas kryerjes së të gjitha ceremonive të pritjes vjen moment i hyrjes së dhëndrit. Teshat i

shtrojnë dy fëmijë që i kanë prindërit gjallë, që përcillet me këngë, si p.sh: Na u shtru shtrati i ri,

shti matmot nusja me fmi; Na u shtru qarqafi i bardhë, shti matmot nusja me djalë. Në atë

ceremoni marrin pjesë familja e ngushtë. Në hyrje të dhomës disa të rinj qëndrojnë të gatshëm

8 Po aty, f. 326

Page 10: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

10

për t’ia dhënë ndonjë grusht në shpinë, si shenjë adeti. Dhëndëri pasi hyn Brenda e nxjerr një

dhuratë për jashtë duke e hedhur në mesin e turmës. Ai që arrin ta kap dhuratën quhet me fat. Më

tej nga të pranishmit hidhen valle e këndohen këngë. Dhëndri ngacmohet me këngë, si p.sh: o

vlla mos u bân belezh, se sonte t’knon turreci n’vesh. Derës së dhëndërit i vihet një sofër, e cila

simbolizon begatinë.

4.5 Ndarja e kulaçit

Të nesërmen në mëngjes vjherra gatuan petullat e nuses. Tubohen të afërmit dhe gjithë

farefisi në dhomën e dhëndrit. Nusja ua merr dorën vajzave dhe grave që kanë hyrë në dhomë,

pasi që burrave nuk është zakon. Vjen moment i thyrjes së kulaçit. Kapet kulaçi nga nusja në

njërën anë dhe nga dhëndri në anën tjetër dhe bëhet njëfarë gare në mes tyre, ai që merr më

shumë supozohet që do të sundojë mbi tjetrin, që zakonisht është dhëndri. Akti përmbyllet duke

lënë para në sofër, të cilat i takojnë nuses.

Këtë ditë dhëndri mban një dhuratë simbolike në xhep dhe ai person i cili e sheh i pari i

takon dhurata.

4.6 Dita e tretë

Në ditën e tretë pas marrjes së nuses është zakon që nusja të veshet me veshjen hasjane

ose me veshen e kuqe dhe të njihet me ambientet e shtëpisë. Kjo ceremoni quhet me çit nusen

n’shpi, ku nusja dërgohet në shtëpinë e zjarrit (aty ku përgatitet buka) dhe i hedhin kokrra të

fasules dhe sheqerit në mënyrë që nusja t’i pastrojë. Nuses iu jepet buka dhe sheqeri që t’iu

shpërndahet të gjithë familjarëve.

Pas kësaj nusja dërgohet te bunari i shtëpisë i shoqëruar me një djalë të vogël. Ajo duhet

të nxjerrë ujë nga bunari dhe ta përdorë atë ujë për shërbim ndaj djalit që e shoqëron, i cili në

fund shpërblehet me një bakshish.

Nusja këndohet nga vajzat e shtëpisë duke i lavdëruar vëllezërit dhe nuset e tyre:

Vllaznit ton presin lira

Pik e pik nuset ma t’mira.

Page 11: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

11

5. Kanaxheqi

Me rastin e martesës bëhen ceremoni, po ashtu madhështore, edhe në familjen e vajzës, e

njohur si kanaxheqi. Dikur edhe kanaxheqi, ashtu sikur edhe dasmat zgjaste katër ditë. Ditët e

kanaxheqit janë ditët e fundit të vajzërisë. Më herët, po ka raste edhe tashti, pasi i kanë ardh

teshat vajzes nga ana e shtëpisë së dhëndrit, ajo nuk ka dalë më përjashta shtëpisë. Ajo iu ka ikur

kontakteve me njerëz, e veçanërisht me moshën e rritur e pleq. Kjo ka ndodhur sepse vajzat kanë

pasur turp t’u dalin përpara të moshuarve.

Kanaxheqi ka filluar me mbledhjen e bijave dhe ka përfunduar me rastin e nisjes së

vajzës për në shtëpinë e burrit. Aktin kulmor të kanaxheqit e paraqet moment i ngjitjes së kânes.

Ngjitja e kanes(ngjurosjes së flokëve të vajzës) përcillet me këto vargje9:

Ngjitet kana me pika-pika t’ka pas nana bajrak nër çika;

Ngjitet kana me pika t’kuqe tash e mas bajrak nër nuse.

Me këtë rast, dikur, ky akt paraqiste momente emocionuse, që përcillej me vaj, jo vetëm

të vajzes që bëhej gati për të shkuar nuse, por edhe të gjithë të pranishmeve, sidomos të

bashkëmoshatarve.

5.0 Të marrit ngryk (apo vaji i çikës)

Është përcjellë edhe me derdhje lotësh nga vajza që martohej dhe të gjithë të pranishmit,

sidomos bashkëmoshataret, sepse ky momenr paraqiste hapin e parë të ndarjes së përjetshme të

vajzës nga familja dhe rrethi i gjerë me të cilët ishte rritur.

Kur vajza ka filluar t’i merr ngryk të pranishmit duke shqiptuar tri herë: hajj hajj hajj,

kori i vajzave dhe i grave (knojseve) duke kënduar vargje prekëse, si p.sh:

Kaj moj Xhemile n’prag t’çelerit, ty t’ka lân loja e Shingjergjit.

Kaj moj Xhemile n’prag t’hamarit, ty t’ka lân loja e Bajramit.

Kaj Xhemile lot sa grushti

Shka pat baba moj që t’përzuni?

Sofra e vogël nuk na nxuni ose kur u rrita ju mërzita,

Për Shingjergj kule i lypa.

9 Po aty, 328

Page 12: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

12

Këngë kushtuar vëllaut:

Vllau yt ka ba be eee,

Tana hijet mori kam m’i pre eee

Kam m’i pre e kam m’i sharrit

Ka m’ka çejt ee Shkurta çikë ee.

Hajjj hajjj hajjjj…

Në këngën në vijim këndohet vajza duke i kujtuar “çiknin” që s’do t’i kthehet më:

Kallet zjemi mori fshihet shpia,

Ulu n’shkom oj kaje çiknin eee.

Ose :

Po vjen vakti me hanger da:rk

Luga tepër e veni that.

Vargjet e këngëve të kanaxheqit shkojnë edhe më larg se rrethi i ngushtë familjar, vajzat

e këndojnë vajzën edhe për dajtë:

Kaj Xhemile niju n’ara

Kush ju del dajve përpara

Une motres ia lash amanet

Për m’i prit ma mirë se vet

Në fund të ceremonisë së marrjes ngryk këndohen vargjet:

Oj xhemile oj rremi i hanes

Amanet shka pi len nânes për mall

Dhe pasojnë vargjet që vajzat e paragjykojnë si përgjigjeje e vajzës që martohet:

Po ja lâj dhet gishta kân.

Page 13: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

13

Me atë rast i është ofruar ena me kânë në të cilën i ka ngjyer dy duart dhe i ka vendosur

në mur, duke i lënë gjurmët e gishtërinjve, të cilat ka ndodh që nuk janë fshirë deri sa ka kaluar

një vit10

.

Përveç këngëve kushtuar vajzës ngacmohen me këngë thumbuese edhe dhëndri dhe

familjartë e tjerë:

Shka ka pre miku pram

Ka pre thi me kater kâm

E kish zgedh ku âsht ma tul

E kish zi me pasul.

Për dhëndrin:

Ka hyp dhânçrri n’maje t’lisit

Pi krun qelet me maje të briskit

Ish shku dhânçri ka zadruga

Ju kish djeg kaquba (flokët)

Oj Xhemile mos ki dert se kaquba i del apet.

Ose:

O Hajdar o shkollavan

Lapsin n’tok e libret n’tavan11

.

Procedura e ngjitjes së kanës përfundon me marrjen ngryk të vajzës me nënën, motrat,

hallat e familjarët e tjerë. Nga kjo vajza shkon në një dhomë dhe nuk del nga dhoma deri në ditën

që bëhet nuse.

5.1 Pas kësaj vjen dita e përcjelljes së çikes, ditë e cila fillon me përgatitjen e vajzës si

nuse, me veshjen dhe stolisjen e saj nga telatorja (Rahovec: telexhisja).

Ashtu si edhe në Rahovec në shqyrtimin që i ka bërë kësaj teme Fridrik Dulaj “E folmja e

Rahovecit me rrethinë” edhe në Has, kur është marrë nusja miku ka lënë para për telatoren si

shpërblim për punën që e ka kryer. Telatore është caktuar dikush nga familja, motrat, kunatat apo

tezet. Ajo nuk është dashur të jetë më çdo kusht njohëse e mirë për këtë punë, sepse në ndihmë të

10

Po aty, f.329 11

Po aty, f. 330

Page 14: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

14

saj kanë shkuar ato gra dhe vajza që e kanë njohur mirë zanatin. Tashti asnjë nuse nuk përgatitet

në shtëpi, të gjitha shkojnë në sallone bukurie dhe përgatiten në mënyrë profesionale, siç i quajnë

frizerka. Por çmimi i bërjes gati paguhet nga ana e mikut (familja e dhëndrit).

Një moment tejet prekës, ka qenë moment i nisjes së nuses. Ka pasur raste kur nga gratë

dhe vajzat janë kënduar edhe këngë me përmbajtje fyese për gratë e kerrit12

:

Vjehrra jote me patika me ngjyra

Futbollistja ma e mira

Ose:

Kur t’thot vjehrra fshije shpin

Ulu n’shkâm e plasja mushknin

Ose:

Kur t’thot vjehrra qu lidhi lopt

Merri gërshant e preja flokt.

Edhe “gratë e kerrit” nuk kanë heshtur, por edhe ato ua kanë kthyer fyerjet, si p.sh:

Vllaznit tonë kan pare boll, babes nuses mja ble nipar pantoll

Shka t’i mesin pare t’ima, nânes nuses nipar kllina.

Ose:

Baba i nuses me traktor, sikur Qumili n’telivizor

Shuni shuni kush po pisket nana e nuses rruxa po shet.

Nga familjartë dhe të pranishmit dëgjohen urimet për përcjelljen e çikes, si p.sh: përher

ishalla t’rahatohet! Shɳ eta ta mart! Ishalla t’bohet rahat! Krahas këtyre urimeve kanë filluar të

dëgjohen edhe togfajalshat bashkëkohor, sidomos nga brezi i ri, si p.sh. u trashëgofshin, jetë të

lumtur etj.

Tradita e vjetër e kanaxheqit kishte filluar të humbasë, por që sot kjo traditë është bërë si

modë për vajzat e reja në organizimin e kanaxheqit tradicional.

12

Po aty, f. 330

Page 15: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

15

6. Përfundimi

Nga e gjithë kjo që shqyrtuam në temën “ Etnografia e të folurit në dasma në rajonin e

Hasit” mund të themi se dasmat si ceremoni të pashmangshme të popullit shqiptar kanë në vete

tradita shumë të pasura dhe të vjetra, të përcjellura me këngë e vargje shumë të bukura që janë

ruajtur deri në ditët e sotme në trojet shqiptare, por edhe në Has.

Në përgjithësi traditat e dasmave shqiptare nuk kanë shumë dallime. Dallime të pakta

mund të vërehen në vargjet e këngëve ose aty-këtu edhe ndonjë dallim tjetër, si përshembull në

Rahovec gatimin e kulaçit e bën një vajzë, ndërsa te ne në Has e gatuan një djalë, kjo ndoshta si

traditë e hasianëve për gatim. Dallime të pakta ka edhe për emërtimin e gjërave, si përshembull

për gruan që përgatit nusen në Rahovec e quajnë telexhise ndërsa në Has telatore.

Traditat e vjetra të dasmave janë pasuri kombëtare me vlera të veçanta që i përkasin një

populli dhe që e veçojnë atë nga një popull tjetër, prandaj duhen ruajtur.

Page 16: UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I … Shqipe... · me këngë e vargje shumë të bukura dhe me tradita shumëvjeçare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi.

16

Literatura e shfrytëzuar

Shkurtaj, Gj. (2004) Etnografia e të folurit, SHBLU:Tiranë.

Shkurtaj, Gj. (2009) Sociolinguistikë e shqipes: Nga dialektologjia te

etnografia e të folurit, Botimi i dytë, Morava: Tiranë.

Dulaj, F. (2016) E folmja e Rahovecit me rrethinë, Insituti Albanologjik:

Prishtinë.

Gjinari, J., Shkurtaj, GJ. (2000) Dialektologjia: Tiranë.

ADGJSH, (2007-2008) (pika 37), ASHSH: Tiranë