Uji eshte jete

10
KristianPren di Uji është jetë

Transcript of Uji eshte jete

Page 1: Uji eshte jete

KristianPrendi

Uji është jetë

Page 2: Uji eshte jete

Uji është burim i jetës• Dimë që gjatë gjithë historisë njerëzore, në rajone të

ndryshme të botës uji pranohet si i shenjtë dhe ai është bërë objekt i vjershave, poemave, legjendave dhe tregimeve. Gjithashtu për ujin janë bërë edhe luftëra… Dimë edhe atë që uji është një nga elementet bazë në zhvillimin e civilizimit dhe arritjes së qytetërimeve në ditët e sotme…

• Uji është burim i jetesës…Ky fakt është provuar edhe shkencërisht… Në fillim kishte ujë, më pas lindën në tokë gjallesat… Është e mundur që historia botërore të shpjegohet me lidhjen e të gjitha gjallesave, pra njerëzve, bimëve dhe kafshëve me ujin…

• Mbi faqen e tokës, përveç ujit, asgjë tjetër nuk do ta zinte vendin e tij për t’iu përgjigjur proceseve jetësore. Shkenca ka vërtetuar se, uji është i domosdoshëm për kryerjen e të gjitha proceseve jetesore që ndodhin brenda trupave të gjallesave

• Pa ujë, jeta është e pamundur. Kur flitet mbi mundësinë e jetës në ndonjë planet tjetër, pyetja e parë që shtrohet është: A ka ujë që të mbështesë zhvillimin e jetës?

• Jeta është me të vërtetë e lidhur me prejardhjen ujore.

Page 3: Uji eshte jete

Ku gjendet ujë ..?• Mbi dy të tretat e sipërfaqes së lëmshit tokësor janë të

mbuluara me ujë, 97,2% , e të cilit ndodhet në pesë oqeane. Shtresa e akullt në Antarktik përmban 90% të të gjithë ujit të embel të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në forme reve, në atmosfere shikohet me ngjyren e bardhe si dhe vrojtohet ne raste reshjesh.

• Në Tokë ndodhen rreth 1360 milion kilometra kub ujë. Nëse i gjithë uji që ndodhet në planetin tonë në oqeane, liqene, lumenj, në atmosferë, dhe nëse dëbora e akullnajat do të shkrinin menjëherë, atëherë sipërfaqja e Tokës do të mbulohej me një shtresë uji, thellësi të përgjithshme prej tre kilometrash. Uji është burim natyror, ashtu siç është edhe qymyri, nafta, hekuri dhe mineralet e tjera.

•  97% e ujit që gjendet në botë përbëhet nga uji i kripur i oqeaneve dhe deteve…3% të ujit është uji i ëmbël 3/4 e përbëhet nga akujt në pole… kurse ¼ e përbëjnë ujërat nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve

Page 4: Uji eshte jete

Çfare është uji ?• Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije

dhe pa erë. Pra 2 atome hidrogjen dhe 1 oksigjen… Kjo formulë, mbase është formula që njihet më shumë në botë… Dhe në të gjithë gjuhët ka të njëjtin kuptim: Ujë

• Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si kaltër në sasi të mëdha. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

• Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.

Page 5: Uji eshte jete

Uji i pijshëm, si duhet të jetë?• Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë

i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe quhet ujë i sigurt.

• Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.

Page 6: Uji eshte jete

Uji dhe trupi i njeriut • Uji është i domosdoshëm për çdo organ, në mënyrë që ai të kryejë funksionin

e vet. Uji është baza e përbërjes së qelizës. Ai është shkak për butësinë e trupit dhe përbën 69 % të peshës së trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg. 75% e një trupi të shëndetshëm përbëhet nga uji…

• Shpërndarja e ujit në trup tregon më qartë rëndësinë e tij jetësore. • 85% e trurit, 90% e gjakut, 75% të muskujve, 82% të veshkave dhe 22% të

kockave përbëhen nga uji…• Një person i rritur, humb 2.5 litra ujë në ditë nëpërmjet rrugës së djersitjes,

urinimit dhe të frymëmarrjes… • Një njeri normal duhet të konsumojë 6-8 gota ujë në ditë për të marrë sasinë

e nevojshme të ujit që humbet trupi… • Nëse trupi nuk merr sasinë e duhur të lëngjeve atëherë qelizat fillojnë të

marrin lëngje nga sistemi i qarkullimit, pra i gjakut; dhe kjo shkakton sforcim të zemrës… Veshkat e një trupi që ka nevojë për lëngje nuk punojnë rregullisht… Në një situatë të tillë, funksionin e veshkave e sipërmarrin mëlçia dhe organet e tjera…

• Njeriu jeton 60 ditë pa ushqim, por nuk jeton më tepër se 10 ditë pa ujë.

Page 7: Uji eshte jete

Si konsumohet uji? • Gjatë një viti, konsumi i ujit në botë për një

person është mesatarisht 800 metra kub. • Në botë• 70% e konsumimit të ujit harxhohet në

bujqësi për të vaditur, • 22% në industri dhe rreth 8% si ujë i pijshëm

dhe ujë që përdoret për nevojat e njeriut… • Në Evropë • 33% e konsumimit të ujit përdoret në industri, • 51% në bujqësi për të vaditur dhe rreth 16% si

uji i pishëm dhe për nevojat e njeriut.• Uji mbase është burimi më i vyer që kemi…

Vlera të tilla që na vijnë menjëherë në mendje dhe që na duken të pazëvendësueshme si nafta dhe floriri nuk kanë asnjë kuptim po nuk pati ujë…

Page 8: Uji eshte jete

Çfarë problemesh ka sot për ujin?• Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa

vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

• Këtu nuk shtrohet vetëm çështja e ujit për nevoja biologjike; uji duhet jo vetëm për t’u pirë, por edhe për të gatuar e për t’u larë. Nevoja kolosale për ujë ka industria dhe bujqësia. Nevojat biologjike dhe ato shtëpiake mund të plotësohen duke siguruar 100 litra ujë për njeri në ditë. Për të siguruar shëndetin e njerëzve, duhet jo vetëm i mjaftueshëm në sasi, por edhe i pastër.  

• Është llogaritur se 60 milion njerëz në vit vdesin nga sëmundja e diarresë, ngaqë përdorin ujë të pakontrolluar dhe nga të ushqyerit e keq, dhe, shumica e këtyre viktimave janë fëmijë.

• Në shekullin e fundit popullsia e botës është dyfishuar, kurse konsumi i ujit është gjashtëfishuar.

• 40 për qind e popullsisë së botës, vuan nga mungesa e ujit … • Pjesa më e madhe e viktimave të ujit të ndotur janë në vendet në

zhvillim. 1 miliardë e 200 milion njerëz nuk mund të gjejnë ujë të pastër për të pirë…

• Një e treta e popullsisë botërore, nuk ka sistem për pastrimin e ujit. • Në vendet në zhvillim, 70% e mbeturinave industriale dhe 90% e

ujërave të kanalizimeve përzien me ujrat e burimeve nëntokësore, pra uji i pastër ndotet me shpejtësi … Mesatarisht 2 milionë ton mbeturina çdo ditë derdhen në lumenj, liqene dhe përrenj. 1 litër ujë i pisët ndot 8 litra ujë të pastër.

• 70% e tokës bujqësore në botë kërcënohet për tu bërë shkretëtirë.•  

Page 9: Uji eshte jete

Uji, një e mirë që duhet përdorur me kujdes nga çdo njeri

• “Sipas ligjit të natyrës këto gjëra janë të përbashkëta për komunitetin: ajri, uji i rrjedhshëm, deti dhe bregdeti…”.

• Më shumë se çdo burim tjetër, uji duhet të mbetet një e mirë publike dhe s’duhet shpërdoruar, por të përdoret me kujdes nga çdo njeri. Në pjesën më të madhe të shoqërive, uji ka qenë dhe është një e mirë që nuk mund të zotërohet nga privatët. Shkrimet e vjetra tregojnë se uji dhe burimet e tjera natyrore janë të mira publike:

Page 10: Uji eshte jete

Faleminderit