Udhëzues për përgatitjen e Projekt- propozimeve për...

29
Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Janar 2017 1 Projekti SENiOR-II Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri Paketat e Punës të Mbështetjes së Projekteve (Grantet) Udhëzues për përgatitjen e Projekt- propozimeve për Grantet Operacionale Përgatitur në Janar 2017 Tiranë, Shqipëri Kujdes: Program-propozimi duhet të paraqitet në zyrën e REC brenda afatit të rradhës. Për datat e sakta të afateve të aplikimit vizitoni adresat e internetit: http://albania.rec.org/; http://senior-a.al/ dhe www.mjedisisot.info ose interesohuni pranë Zyrës së REC Shqipëri

Transcript of Udhëzues për përgatitjen e Projekt- propozimeve për...

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Janar 2017 1

Projekti SENiOR-II Mbështetje për Organizatat Mjedisore të

Shoqërisë Civile në Shqipëri

Paketat e Punës të Mbështetjes së Projekteve (Grantet)

Udhëzues për përgatitjen e Projekt-propozimeve

për Grantet Operacionale

Përgatitur në Janar 2017 Tiranë, Shqipëri

Kujdes: Program-propozimi duhet të paraqitet në zyrën e REC brenda afatit të rradhës. Për datat e sakta të afateve të aplikimit vizitoni adresat e internetit: http://albania.rec.org/; http://senior-a.al/

dhe www.mjedisisot.info ose interesohuni pranë Zyrës së REC Shqipëri

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Janar 2017 2

Projekti SENiOR-II Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë

Civile në Shqipëri

Mbështetja Financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile (Grantet)

Thirrje për Grantet Operacionale Donatori: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në emër të Ambasadës së Suedisë

Objektivat strategjikë:

Nga organizata të dobëta në OShC të forta dhe të institucionalizuara me funksionim më të mirë demokratik (në vendimmarrje, transparencë, etj.) dhe shoqëri civile mjedisore më të fortë (të drejtuara nga misioni, fokusi i qartë dhe qëndrueshmëri afatgjatë). Nga organizata me bazë projektet të orientuara nga donatorët në planifikim dhe mbështetje me bazë programet (planifikim strategjik më i mirë, numër të qëndrueshëm programesh, qëndrueshmëri afatgjatë) dhe OShC/Rrjetëzime të specializuara / Rrjetet (me ekspertizë mjedisore specifike të zhvilluar). Nga organizata individuale me nivel të kufizuar bashkëpunimi në Rrjetëzime dhe koalicione mjedisore (bashkëpunim konkret dhe efektiv, si dhe partneritet në çështje të veçanta mjedisore).

Shuma totale: Shuma totale e programit SENiOR-A është 1.400.000 € Shuma e mundshme për Grante Operacionale:

Grante Operacionale – shuma në LEKË e barazvlefshme me 15.000 €

Grupet e synuara:

Organizata jofitimprurëse në fushën e mjedisit në Shqipëri Institucione të qeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë, përgjegjës për mjedisin Komunitete vendore

Procesi i përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në vijim të datës së pranimit të projekt-propozimeve. Të gjithë aplikantët do të njoftohen për vlerësimin e propozimeve të paraqitura, brenda gjashtë javësh nga afati i paraqitjes së projekt-propozimeve.

Shtrirja kohore e granteve:

Kohëzgjatja varet dhe nga lloji i grantit, por sidoqoftë ato do të zbatohen për një periudhë jo më shumë se 18 muaj.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 3

1. RRETH PROGRAMIT SENIOR-II Programi është bazuar në përvojën e fituar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, (REC) Shqipëri gjatë zbatimit të programit të parë të ngjashëm “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri – SENiOR-A” për periudhën 2012-2015, sio dhe projekte të tjera që REC ka pasur në fushën e mbështetjes së shoqërisë civile dhe në vlerësimet e kryera në vazhdimësi nga REC për stadin e zhvillimit të sektorit të OJF-ve për mjedisin dhe në të gjithë informacionin e grumbulluar nga një numër i madh aktorësh për mjedisin në të gjitha nivelet. Pas analizës së bërë pë programin e parë, nevojat e identifikuara nëpërmjet këtij procesi janë trajtuar përmes aktiviteteve të përcaktuara në kuadër të 3 Paketave të Punës (PP) të këtij programi:

PP1 – Konsolidimi i OShCM-ve

Rritje e kapacitetet dhe zhvillim institucional përmes paketave të posaçme të trajnimit dhe përfshirja e të rinjve dhe grave në aktivitetet e shoqërisë civile mjedisore. Rritja e qëndrueshmërisë institucionale, funksionimit demokratik, bashkëpunimit me bashkitë dhe të shikueshmërisë së OShCM-ve të vogla dhe/ose vendore.

PP2 – Rrjetëzimi i OShCM-ve

Mbështetje për OShCM-të e konsoliduara për të pasur grupe që të kenë të njëjtën tematikë mjedisore, duke ardhur nga zona të ndrysnme gjeografike, dhe për të adresuar probleme specifike me programim disavjeçar dhe duke rritur dhe profilin e tyre.

PP3 – Ndërgjegjësimi për sfidat mjedisore

Përfshirja e insitucioneve edukuese dhe OShCM-ve në edukimin mjedisor. Promovimi i mënyrës më të mirë për shpërndarjen e mesazheve, instrumentave dhe aktiviteteve të OShCM-ve dhe të vetë programit përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit

Me anë të këtij programi, REC Shqipëri dhe donatorët synojnë mbështetjen e OSHC-ve mjedisore për të arritur që:

OShCM të jenë të qëndrueshme nga ana organizative dhe hartojnë dhe zbatojnë strategjikisht programet e projektet e tyre

OShCM të jenë më të specializuara, organizohen në rrjete bazuar mbi tematikat dhe të adresojnë nevojat mjedisore dhe ndikojnë politikat mjedisore.

Komunitetet vendore të kenë rritur njohuritë dhe nivelin e ndërgjegjësimit dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen mjedisore.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 4

Më shumë informacion mund të gjeni në faqet e internetit: http://senior-a.al/ ose http://albania.rec.org

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 5

2. PAKETA E PUNES 1 – KONSOLIDIMI I OSHCM NË PROGRAMIN SENiOR-II

2.1 HYRJE Në kuadër të programit “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri – SENiOR-II”, REC Shqipëri do të japë Grante për Organizatat Jofitimprurëse (OJF) shqiptare. Fokusi kryesor i mbështetjes me grante është krijimi i mundësive për OJF-të që të forcohen nga pikëpamja institucionale, të rrisin ekspertizën e tyre, të rrisin forcën e tyre në marrëdhëniet me aktorët e tjerë duke rritur profilin e tyre dhe/ose duke u bashkuar me njëra-tjetrën

Në kuadër të granteve, metodologjitë e përdorura nga OJF-të duhet të fokusohen në rritjen e tyre institucionale, shtrirjen e anëtarësisë së tyre, përfshirjen e komunitetit në aktivitetin e tyre dhe bashkëpunimin mes tyre dhe me pushtetin qendor e vendor. Grantet do të jetë të ndryshëm në shtrirje dhe në rezultatin që kërkojnë të arrijnë. Programet kanë në fokus të tyre një sërë aktivitetesh që fokusohen në forcimin e organizatave.

Gjatë procesit të vlerësimit të propozimeve për grante, kriteret e mësipërme do të shqyrtohen e vlerësohen për të siguruar që, gjatë zbatimit të granteve, të plotësohen të gjitha këto kritere.

Çështjet që projektet duhet të adresojnë janë:

Forcimi i OSHC-ve mjedisore, përmes zbatimit të aktiviteteve të organizatave dhe kryerjes së aktivitetit normal operativ të organizatës;

Forcimi i rolit të OSHC-ve mjedisore në nivel vendor, përmes zbatimit të projekteve mjedisore të përbashkëta me pushtetin vendor në këto zona;

Rritja e bashkëpunimit midis OSHC-ve për tematika të caktuara, përmes organizimit në grupe të përbashkëta dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendor dhe qendror;

Forcimi i kontributit të OSHC-ve në hartimin e raporteve teknikë, dokumenteve strategjik, raporteve të ecurisë etj., në lidhje me prioritetet kombëtare në fushën e mjedisit.

REC Shqipëri ka publikuar në adresën e mëposhtme të internetit: http://senior-a.al/ informacione më të zgjeruara mbi çështjet e mësipërme.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 6

2.2 DETAJE TË PROCESIT TË GRANTEVE Në kuadër të këtij programi, mund të paraqesin program-propozime vetëm ato OJF, që përmbushin kushtet për t’u përzgjedhur. Përgatitja e program-propozimit duhet të bëhet sipas Udhëzimeve të paraqitura në këtë dokument dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat e Programit të Granteve të REC Shqipëri.

2.2.1 Procesi administrativ Grantet në kuadër të programit SENiOR-II menaxhohen nga Zyra e REC Shqipëri. Kjo përfshin:

Publikimin e thirrjeve për propozime, përgatitjen e udhëzuesve, kushteve dhe kërkesave për përzgjedhje;

Mbështetjen e OJF-ve për përgatitjen e program-propozimeve, nëpërmjet programit të trajnimeve;

Organizimin e Bordit, me ekspertë të pavarur, për të vlerësuar propozimet;

Mbështetjen e OJF-ve për zbatimin e programeve të tyre, duke ofruar këshillime mbi buxhetimin, raportimin, etj.;

Krijimin e mundësive për promovimin e rezultateve përfundimtare të programeve të OJF-ve.

Shtrirja kohore e procesit të vlerësimit1

Afatet e paraqitjes së Projekt-propozimeve: Janë planifikuar gjatë gjithë periudhës Janar 2017 – Maj 2018, me intervale të rregullta, në varësi të granteve për të cilat do të aplikohet. Për datat e sakta të këtyre afateve, kontaktoni me Zyrën e REC Shqipëri.

Vlerësimi i Program-propozimeve kryhet brenda 4 javësh nga afati i paraqitjes së program-propozimeve.

Takimi i fituesve të granteve kryhet brenda 4 javësh nga vendimi përfundimtar mbi propozimet.

2.2.2 Linjat e granteve Programi SENiOR-II është konceptuar si një program i gjerë shumëvjeçar, që synon të mbulojë disa aspekte të forcimit të shoqërisë civile. Si rrjedhim, do të ketë disa linja grantesh, të cilat janë:

1 Vini re se të gjitha afatet e paraqitura këtu janë të ndryshueshme. Për datat dhe afatet e sakta kontaktoni me Zyrën e REC Shqipëri.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 7

Grante Operacionale - adreson OJF-të e vogla të cilat kërkojnë të rrisin aktivitetin e tyre dhe njëkohësisht të forcohen institucionalisht, duke rritur anëtarësinë, numrin e vullnetarëve etj.

Projekte pilot me Partneritet Vendor - adreson OJF-të e vogla të cilat kërkojnë të rrisin profilin e tyre, duke bashkëpunuar strategjikisht me njësi të pushtetit vendor

Grante për rrjetëzim tematik - të fokusuara në mbështetjen e shoqatave që janë grupuar sipas tematikës dhe që kërkojnë të trajtojnë këtë tematikë në nivel kombëtar dhe lokal

Grante për përgjigjen e shoqërisë civile ndaj prioriteteve kombëtare - ka të bëjë me kontributin cilësor që, shoqëria civile apo ekspertët që militojnë në të, do të japin në adresimin e çështjeve të mprehta mjedisore që ka realiteti shqiptar

Secili nga këto grante ka kushtet, detajet dhe specifikat e veta, të cilat do të paraqiten të ndara pas kushteve të përgjithshme që ka për grantet.

Cilado qoftë linja e granteve, ato duhet të marrin parasysh dhe parimet bazë të programit, të cilat janë:

Projekti duhet të bazohet në menaxhimin me bazë rezultatin;

Të promovohet Qasja bazuar në të Drejtat e Njeriut (Human Rights Based Approach) gjatë zbatimit të projektit;

Të nxitet demokracia e brendshme brenda organizatës; dhe

Të ruhen, për aq sa është e mundur, balancat gjinore dhe të respektohet barazia gjinore.

Grantet Operacionale 2.2.3 Shuma e fondeve për grantet Shuma maksimale që mund të përfitohet për secilin grant operacional është shuma në LEKË e barazvlefshme me 15.000 €.

Kursi i këmbimit, që do të përcaktojë vlerën në lekë, do të jetë sipas kursit zyrtar, në ditën e miratimit përfundimtar të projekt-propozimit.

Në përgjithësi, REC sugjeron që OJF-të të sigurojnë fonde shtesë (bashkëfinancime) nga burime të tjera, që mund të mbështesin nismat e tyre.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 8

2.2.4 Periudha kohore e zbatimit të grantit Kohëzgjatja e zbatimit të granteve operacionale është në varësi dhe të llojit të grantit për të cilin aplikohet, sidoqoftë ato nuk duhet të kenë kohëzgjatje më të madhe se 18 muaj. Zbatimi duhet të fillojë brenda një muaji pas miratimit përfundimtar të grantit. Zbatimi i granteve, vetëm në raste shumë specifike dhe të mirë argumentuara, mund të zgjasë më shumë se 18 muaj. Kjo zgjatje duhet të miratohet me shkrim nga REC. Në çfarëdo rasti, grantet do të mbarojnë brenda muajit nëntor 2018.

Kujdes: Në rastet kur ka nevojë për shtyrje të kohës së zbatimit të grantit, OJF-ja duhet të paraqesë kërkesë paraprake me shkrim pranë REC të paktën një muaj përpara datës së përfundimit të projektit.

2.2.5 E drejta për t’u përzgjedhur Kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program grantesh vetëm Organizata Jofitimprurëse:

Të regjistruara sipas kuadrit ligjor shqiptar në fuqi, me:

Vendim gjykate;

Numër regjistrimi në zyrën e tatim-taksave (NIPT)

Që kanë më shumë se 12 muaj të regjistruara sipas kuadrit ligjor në fuqi, llogaritur me datën e daljes së thirrjes për aplikim (përveçse kur parashikohet ndryshe në thirrje);

Që punojnë në Shqipëri, në nivel vendor, rajonal apo kombëtar;

Që kanë e mund të provojnë përvojë në menaxhim dhe zbatim projektesh (në fushat përkatëse të mjedisit);

Që kanë në fokusin e punës së tyre:

mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit;

përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të energjive të ripërtëritshme;

njohuritë që çojnë në uljen e ndikimeve mjedisore të shoqërisë;

zhvillimin, politikat, projektet miqësore me mjedisin;

parimet e mirëqeverisjes që sjellin krijimin e një mjedisi të favorshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm (pjesëmarrje publike, ndërgjegjësim, etj.);

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 9

Që kanë dhe mund të provojnë përvoja të mëparshme me REC apo me donatorë të tjerë;

Që janë të gatshme të bashkëpunojnë me aktorë të tjerë për realizimin e projektit.

OJF-të e regjistruara sipas ligjit, që punojnë në fusha të tjera, nxiten të marrin pjesë për zbatimin e grantit, si partnerë të OJF-ve aplikuese. Këto mund të përfshijnë grupet për zhvillimin e komunitetit, grupet sociale, grupet gjinore, etj.

2.2.6 Të drejtat e njeriut dhe Partneriteti Ky program grantesh është përgatitur edhe për të treguar forcimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Për këtë arsye, aplikantët duhet të bëjnë kujdes që në propozimet e tyre të tregojnë se si do të forcohet Organizata e tyre së brendshmi dhe se si do të respektohen të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore aty ku është e mundshme, si dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve.

2.2.7 Parimet e programit Aplikantët duhet të kenë parasysh që, krahas fokusit për përmirësimin e mjedisit, për rritjen e nivelit të pjesëmarrjes dhe ndërgjegjësimit të publikut, ky Program synon të promovojë e të zbatojë edhe disa parime që shkojnë përtej objektivave konkrete të këtij programi. Sipas çdo rasti, aplikantët duhet të kenë parasysh në përgatitjen e propozimit dhe të sigurojnë, gjatë zbatimit të tij, parimet e mëposhtme:

Projekti duhet të bazohet në menaxhimin me bazë rezultatin;

Të promovohet Qasja bazuar në të Drejtat e Njeriut (Human Rights Based Approach) gjatë zbatimit të projektit;

Të nxitet demokracia e brendshme brenda organizatës; dhe

Të ruhen, për aq sa është e mundur, balancat gjinore.

2.3 E drejta për të aplikuar në varësi të llojit të granteve Duke qenë se grantet janë të fokusuara në shoqata të ndryshme dhe në çështje të ndryshme, ato nuk mund të jenë të aplikueshëm për të gjitha organizatat njëkohësisht. Kështu që, në aplikimet për organizatat do të ketë disa kushte përjashtuese, të cilat janë paraqitur më poshtë:

Organizatat të cilat janë pjesë e Rrjeteve Tematike nuk mund të aplikojnë për Grante Operacionale

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 10

Organizatat të cilat kanë fituar një herë në Projektet Pilot me Partneritet Vendor gjatë programit SENiOR-II nuk mund të aplikojnë më për Grante Operacionale gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të programit SENiOR-II;

2.3 KËRKESA SPECIFIKE TË PROGRAMIT Në përgatitjen e propozimit të plotë, shikoni me kujdes këtë listë të kërkesave, të cilat janë specifike dhe të një rëndësie të veçantë për këtë Thirrje, në varësi të llojeve të grantit:

Grantet Operacionale Kohëzgjatja e zbatimit të grantit nuk mund të jetë më shumë se 18 muaj.

Zbatimi i grantit duhet të fillojë jo më vonë se një muaj nga vendimi për miratimin e grantit;

Grantet nuk mund të mbështesin projekte që përqëndrohen në kërkimin shkencor (përveçse në rastet kur ato lidhen me aspekte të tjera të projektit); në blerjen e tokës, të ndërtesave, blerje automjetesh, etj., që nuk janë të justifikuara në bazë të qëllimeve të programit;

Për këto lloje grantesh, fondi për aktivitetet e organizatës duhet të jetë jo më pak se 40% e fondit të kërkuar;

OJF-ja mund të paraqesë vetëm një projekt-propozim për çdo afat të pranimit të projekt – propozimeve;

Do të vlerësohen më shumë organizatat aplikuese që kanë qendrën e tyre në zonën për të cilën aplikohet. Në rastet kur kjo nuk është e mundur, OJF-ja duhet të sigurojë kontakte vendore;

Do të kenë përparësi në vlerësim ato organizata të cilat nuk kanë përfituar grante operacionale gjatë thirrjeve të programit të mëparshëm (SENiOR-A);

Mbështetja nga grantet nuk mund të përdoret për të paguar administratën publike, autoritetet dhe zyrtarë të nivelit vendor e kombëtar. Çdo pagesë e kryer për këto grupe do të çojë në anullimin e grantit;

OJF-të nga vende të tjera nuk mund të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga granti si organizatë partnere. Megjithatë, ato mund të japin mbështetje ose ekspertizë;

OJF-të që kanë ndërkohë në zbatim një grant të mbështetur nga REC, nuk mund të përfitojnë një grant tjetër, përpara se të jetë miratuar raporti përfundimtar i projektit të mëparshëm.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 11

2.4 PROCESI I PROPOZIMIT TË PLOTË Ky Udhëzues u drejtohet vetëm atyre OJF-ve që përmbushin të gjitha kushtet e paraqitura në paragrafin 2.2.5 “E drejta për t’u përzgjedhur”.

2.4.1 Procesi i përgatitjes së propozimit OJF-ja, për përgatitjen e projekt-propozimit, duhet të marrë parasysh të gjitha kërkesat e paraqitura në këtë Udhëzues dhe të përdorë formularët e posaçëm të përgatitur për këtë projekt.

Aplikimi duhet të plotësohet në gjuhën shqip. Vetëm në shtojcën A, seksioni përshkrimi i shkurtër të projektit, duhet të jetë si në shqip ashtu dhe në anglisht

OJF-ja aplikuese duhet të përfshijë në procesin e përgatitjes së projekt-propozimit partnerët e përzgjedhur, për sa kohë që kërkohet kontributi i tyre dhe në zbatimin e projektit, sidomos në rastet kur kërkohet bashkëfinancim.

Aplikantët mund të kontaktojnë me Zyrën e REC Shqipëri për informacione dhe sqarime mbi Udhëzuesin dhe Formularët e Aplikimit (shikoni Seksionin të këtij Udhëzuesi për të dhënat e kontaktit).

2.4.2 Procesi i vlerësimit Aplikimet që do të mbështeten, do të përzgjidhen në një proces konkurrimi. Bordi Vlerësues i REC Shqipëri për programin SENiOR-II, i përbërë nga ekspertë të pavarur, vlerëson propozimet tërësisht në bazë të dokumentacionit të paraqitur.

Të gjitha propozimet e plota do të shqyrtohen paraprakisht, për t’u siguruar që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Aplikantët kanë të drejtë të përfitojnë një grant (shiko paragrafin mbi të drejtën për t’u përzgjedhur);

Aplikimet e dorëzuara, përfshirë dhe ato të dërguara me postë janë të plota dhe përmbajnë të gjithë dokumentacionin dhe formularët e aplikimit, në kopje origjinale, të firmosura dhe me vulë.

Vendimin për vlerësimin e propozimeve e merr Bordi Vlerësues i programit SENiOR-II, i cili bëhet vendim përfundimtar pas miratimit prej Drejtorit të REC Shqipëri.

2.4.3 Kriteret e përzgjedhjes Propozimet që do të kalojnë shqyrtimin paraprak, do të vlerësohen nga paneli i vlerësimit, bazuar mbi disa parime të përgjithshme, në varësi edhe të llojit të grantit:

Grantet Operacionale

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 12

Ndikimi në mjedis

Objektivat dhe rezultatet e projektit janë të arritshme, të mundshme dhe mund të realizohen në kuadër të projektit dhe fondit në dispozicion. Plani i zbatimit është real dhe çon në rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata. Është paraqitur qartë vazhdimësia e projektit.

Ka ndikim pozitiv në mjedis dhe/ose në mënyrën e trajtimit të problemeve mjedisore, nëpërmjet treguesve të matshëm, që do të çojnë në rezultate të arritshme dhe të qëndrueshme.

Mënyra e trajtimit dhe metodologjia

Projekti paraqet të qartë rritjen e Qëndrueshmërisë Organizative të OJF-së në ato aspekte që ajo ka identifikuar si mangësi të saj;

Plani i zbatimit dhe metodologjia janë realiste dhe sjellin rezultate të qëndrueshme. Vazhdimësia e projektit është paraqitur dhe shpjeguar qartë.

Projekti ka një mënyrë zbatimi gjithëpërfshirëse dhe integruese. Projekti është bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Projekti tregon se janë identifikuar dhe përfshirë në mënyra të përshtatshme, të gjithë aktorët e interesuar për aktivitetet dhe rezultatet e projektit. Projekti ndjek një metodë gjithëpërfshirëse drejt zhvillimit.

Bashkëpunimi (partnerët dhe aktorët)

Është provuar mundësia e bashkëpunimit me aktorë të tjerë. Aktorët e përfshirë në projekt ndajnë përgjegjësitë për zbatimin e projektit në mënyrë të përshtatshme.

Projekti mbështet përfshirjen e anëtarëve të rinj, si dhe të pjesëtarëve të komunitetit. Projekti provon bashkëpunimin afatgjatë, të ngritur në sajë të tij.

Projekti, gjithashtu, mbështet dhe sinergjinë me aktivitete të tjera që mbështeten në kuadër të programit SENiOR-II.

Është siguruar përfshirja dhe angazhimi i aktorëve të përshtatshëm, si dhe janë paraqitur letrat e mbështetjes/angazhimit të tyre. Gjithashtu, janë përcaktuar qartë roli dhe pritshmëritë nga aktorët kyç dhe përfitimet nga përfshirja e tyre në aktivitete të ndryshme mund të vlerësohen realisht.

Cilësia e propozimit

Plani i veprimit është i qartë, i arsyeshëm dhe realist.

Buxheti është efektiv dhe i përshtatshëm me veprimet e parashikuara.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 13

Treguesit e suksesit dhe mënyra e matjes së tyre janë përcaktuar qartë dhe janë parashikuar në buxhet

Qëndrueshmëria organizative: projekti bazohet dhe kontribuon për zhvillimin dhe vijimësinë e punës së organizatës dhe të rolit të saj;

Raportimi do të bazohet mbi Qasjen me Bazë Rezultatin.

Aftësitë organizative

Stafi i projektit ka përvojën dhe kompetencën e duhur. CV-të e stafit të projektit provojnë aftësitë dhe përvojat e nevojshme.

Është siguruar infrastruktura e përshtatshme (zyra, pajisje) për zbatimin e projektit.

Zyra e REC do të kontribuojë në vlerësimin e propozimeve me komente mbi çështjet mjedisore, metodologjinë e përzgjedhur nga organizata dhe aftësitë organizative të saj.

2.4.4 Njoftimi i vendimit

Të gjithë aplikantët do të njoftohen për vendimin përfundimtar të Bordit Vlerësues me një letër zyrtare nga REC, brenda pesë javësh nga afati i aplikimit të Projekt - Propozimit. Organizatat fituese do të ftohen të marrin pjesë në Takimin e Fituesve, i cili do të organizohet brenda tre javësh nga vendimi përfundimtar për miratimin e projektit.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 14

3. PËRGATITJA E PROPOZIMIT TË PLOTË 3.1 HYRJE Ky seksion i Udhëzuesit përshkruan formularët e ndryshëm që duhet të plotësohen për të përgatitur propozimin e plotë. Lexojeni me kujdes! Formularët e Aplikimit mund të gjenden në fund të këtij dokumenti.

Propozimi i plotë duhet të përmbajë Formularët e mëposhtëm:

Shtojca A: Kapaku i Propozimit

Shtojca B: Kuadri Logjik (RAF)

Shtojca C: Përshkrimi i Projektit

Shtojca D: Referencat e projekteve

Shtojca E: Përmbledhja e Buxhetit për të gjithë projektin

Shtojca H: Deklarata e Bashkë-aplikantit (nëse ka)

Shtojca I: Deklarata e Aplikantit

Dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

Regjistrimin e Organizatës:

o në Gjykatë (fotokopje e vendimit)

o në Zyrën e Tatim-taksave (fotokopje e NIPT-it)

Përshkrimin e aktivitetit të OJF-së, qëllimeve dhe misionin e saj. Këtij përshkrimi i bashkangjitet Statuti i organizatës (fotokopje e statusit);

CV-të e drejtuesit të projektit dhe të personave të tjerë kyç, të përfshirë në projekt (partnerë dhe ekspertë);

Dokumente për bashkëfinancime (nëse ka); dhe

Dokumente mbështetëse nga aktorë të ndryshëm.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 15

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Paraqitja e Aplikimeve:

Datat për afatin e paraqitjes së Propozimeve për Grantet në kuadër të programit SENiOR-II do të publikohen periodikisht nga REC Shqipëri Për t’u njohur me datat vizitoni faqen e internetit të programit SENiOR-II dhe të REC Shqipëri, si dhe lexoni lajmet ditore “Mjedisi SOT”. Në disa raste, njoftimet mund të botohen dhe në gazeta të përditshme kombëtare.

Dorëzoni propozimin në origjinal pranë Zyrës së REC Shqipëri. Propozimi mund të paraqitet me postë ose dorazi, brenda afatit të caktuar, përndryshe nuk do të merret parasysh. Me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e sasisë së përdorimit të letrës, do t'ju kërkonim që të dorëzonit propozimin tuaj të printuar në të dyja faqet. Brenda aplikimit duhet që detyrimisht të jete dhe një CD ku të jete i gjithë aplikimi edhe në format elektronik identik me atë të shkruar.

Aplikimet me vonesë apo ato të dërguara me e-mail apo faks,, nuk do të merren parasysh. Të gjitha aplikimet duhet të jenë të firmosura e të vulosura në vendet e treguara në formatin e aplikimit.

Për më shumë informacion, aplikantët mund të kontaktojnë me z. Rezart KAPEDANI, Menaxher Grantesh, REC Shqipëri; e-mail: [email protected]; tel/faks: (04) 2232928

3.2 PËRGATITJA E PROPOZIMIT OJF-të dhe partnerët duhet të punojnë së bashku për të përgatitur projekt-propozimin e plotë. Bëni kujdes me formularët e aplikimit ku kërkohen firmat dhe vulat përkatëse. Aplikimi duhet të ketë përmbajtjen sipas rendit të mëposhtëm:

Shtojca A: Kapaku i Propozimit – duhet të plotësohet qartë dhe plotësisht nga OJF-ja.

Shtojca B: RAF-i dhe tabela e tij. Përpara përshkrimit të detajuar të projektit, duhet të merren parasysh një sërë elementësh. REC Shqipëri kërkon që aplikantët të përdorin si Kuadër Logjik modelin për Kuadrin e Vlerësimit të Rezultateve (Result Assessment Framework = RAF) për të hartuar projekt-propozimin, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

RAF është një mjet për hartimin e projektit dhe menaxhimin e tij. Ai ka dy faza: atë të analizës dhe të planifikimit. Rezultati i RAF është tabela e tij, që tregon qëllimet, objektivat, rezultatet dhe aktivitetet e projektit, treguesit që do të përdoren për të vlerësuar projektin, aktorët dhe përfituesit e projektit.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 16

Rezultatet duhet të përmblidhen në Tabelën e RAF (Shtojca B). Bëni kujdes që Tabela e RAF për projektin të mos jetë më shumë se dy faqe (informacioni në tabelë duhet të jetë konciz dhe i saktë). Sidoqoftë, informacioni i detajuar mbi projektin duhet të përfshihet në përshkrimin e projektit (siç shpjegohet më poshtë).

Si mund të përgatitet Kuadri logjik

Hartimi i projektit fillon nga përcaktimi i zonës së ndërhyrjes së projektit dhe detajimi i një liste të të gjitha problemeve që lidhen me të. Një analizë e problemeve të identifikuara u mundëson palëve të projektit të vendosin për problemet më të rëndësishme që do të trajtohen nga projekti dhe të zgjedhin më pas problemin kyç.

Analiza: problemetobjektivatstrategjia

Faza e analizës fillon me një ide bazë të aktorëve, duke marrë shkas nga një problem ekzistues. Analiza duhet ta detajojë këtë problem në probleme më të vogla, të cilat duhet të listohen sipas lidhjes shkak-pasojë. Logjika vertikale është baza për kuadrin logjik. Ajo vizualizon lidhjen hierarkike dhe shkakësore ndërmjet aktiviteteve, rezultateve, objektivave dhe qëllimit të përgjithshëm të projektit.

Hapi vijues është miratimi i strategjisë së projektit. Kjo arrihet nëpërmjet hartimit të disa zgjidhjeve, të nevojshme për të arritur objektivat, dhe përcaktimit se cilët do të përfshihen në projekt dhe cilët jo. Strategjia dhe objektivat e përzgjedhura përbëjnë fokusin e projektit dhe shërbejnë për të plotësuar tabelën e kuadrit logjik.

Tabela e kuadrit logjik duhet plotësuar në bazë të rezultateve të një analize dhe arsyetimi të kujdesshëm, që duhet kryer paraprakisht.

Shtojca C: Përshkrimi i Projektit – për këtë aplikanti duhet të plotësojë të gjitha seksionet në Shtojcën C, duke iu përgjigjur në mënyrë të detajuar pikave të mëposhtme. Kjo pjesë e dokumentit duhet të jetë rreth 2 faqe (përfshi dhe planin e projektit).

a) Projekti

o Cili është/janë problemi/et specifike që lidhen me forcimin e organizatës, të cilat i adreson projekti?

o Pse janë të rëndësishme?

o A janë në përputhje dhe me domethënie për vendin?

b) Plani i detajuar i projektit

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 17

Qëllimi i përgjithshëm

Cili është qëllimi i përgjithshëm që do të arrijë projekti? Bëni kujdes që qëllimi i përgjithshëm i projektit tuaj të përputhet me qëllimin e përgjithshëm të programit SENiOR-II (dhënë më parë në këtë dokument).

Si integrohet ky qëllim me objektivat e përgjithshme të programit të granteve.

Objektivat e projektit

o Cilat janë objektivat specifike të projektit? Ato duhet të përputhen me qëllimin kryesor të të gjithë programit SENiOR-II.

o Si ndihmojnë ato, drejtpërdrejt apo tërthorazi, këto objektiva për:

- Forcimin institucional të organizatës dhe rritjen e rolit të saj në komunitet;

- Rritjen e rolit të organizatës në lidhje me pushetin vendor e qendror;

- Aktivizimin e saj më të madh në trajtimin e prioriteteve kombëtare e vendore në fushën e mjedisit dhe të ndryshimeve klimatike;

- Aftësimin e organizatës për të hartuar dhe zhvilluar projekte praktike demonstrimi për procese konkrete vendimmarrjeje mjedisore, procese të vlerësimit të ndikimit në mjedis, planifikim për mjedisin apo fusha të tjera që lidhen me të.

Aktivitetet/shtrirja kohore

o Cilat janë hapat që do të ndërmerren për secilin aktivitet dhe kush do t’i realizojë ato?

o Cila është shtrirja kohore e të gjitha aktiviteteve të planifikuara? Një tabelë përmbledhëse që tregon shtrirjen kohore të secilit aktivitet.

o Si janë përcaktuar aktorët dhe cilat janë lidhjet e tyre me problemin? Në ç’mënyrë do të përfshihen në zbatimin e projektit? Cilët janë kontributet e aktorëve për zbatimin e secilit aktivitet?

o Si i zbaton projekti parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ato të programit?

o Cilat janë grupet e synuara për secilin aktivitet?

o Si kontribuon secili aktivitet për të arritur objektivat?

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 18

Rezultatet e pritshme

o Cilët do të jenë rezultatet e aktiviteteve të propozuara?

o Cilët janë ndikimet mjedisore dhe përfitimet e projektit, çfarë ndryshimesh pozitive sjell ai?

o Si përfiton organizata nga aktivitetet? A ka përfitues të tjerë? Si do të maten këto përfitime?

o Si do të vlerësohet nëse aktivitetet kanë përmbushur objektivat?

o Çfarë mjetesh do të përdoren për të përcaktuar se si ka kontribuar projekti për qëllimin e përgjithshëm të programit?

o Çfarë treguesish sasiorë dhe cilësorë do të përdoren për të matur se sa projekti ka arritur rezultatet e pritshme?

o Çfarë produktesh do të dalin nga projekti? Listojini ato.

o Si do të shpërndahet informacioni i grumbulluar në kuadër të projektit, për publikun dhe komunitetin? Çfarë kostosh sjell kjo?

Vazhdimësia

o A janë rezultatet e projektit të qëndrueshme (hapat e mëtejshëm) dhe si do të përdoren ato në vijimësi?

o A janë planifikuar aktivitete për vazhdimësinë? Përshkruajini ato.

o A mundet që rezultatet e këtij projekti të përdoren si shembull për të tjerët? Si?

c) Aktorët

Siç është përshkruar në të gjithë aplikimin, REC kërkon përcaktim të qartë dhe përfshirje të të gjithë aktorëve kyç në program. Në këtë seksion duhet të shpjegoni si janë identifikuar këta aktorë, cilat janë lidhjet e tyre me problemin dhe në ç’mënyrë/a janë përfshirë ata në përgatitjen e projektit. Plotësoni informacionin e kërkuar në Shtojcën C për secilin nga aktorët në veçanti.

Shtojca D: Referencat e Projekteve – Paraqet aktivitetin dhe projektet e mëparshëm që ka kryer Organizata. Ajo duhet të plotësohet qartë dhe tërësisht sipas formatit që është dhënë. Në rastet kur ka organizata ka zbatuar shumë projekte, duhet të vendosen projektet më të rëndësishme, ato që lidhen më shumë me propozimin dhe ato që janë zbatuar së fundmi.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 19

Shtojca E: Përmbledhja e Buxhetit – Përshkruan buxhetin për të gjithë projektin. Ajo duhet të plotësohet qartë dhe tërësisht për pjesën e buxhetit që kërkohet nga REC dhe pjesën e bashkëfinancimit (nëse ka). Shumat duhet të paraqiten në LEKË.

Në Përmbledhjen e Buxhetit do të paraqitet shuma e përgjithshme e projektit, që përfshin dhe fondet e siguruara nga donatorë të tjerë (nëse ka të tillë).

Këtu janë listuar zërat e buxhetit:

Pagesat

Specifikoni sasinë e kohës që drejtuesi dhe stafi i projektit do të shpenzojnë për zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke treguar se sa do të paguhen ata për këto aktivitete gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Personeli i kontraktuar (për punë të përkohshme)

Vlerësoni për secilin konsulent, sa kohë do të shpenzojnë për projektin dhe sa do të paguhen.

Udhëtimet

Për secilin udhëtim, listoni mjetet e transportit, destinacionin, qëllimin, numrin e personave, koston e udhëtimit për person.

Akomodimi dhe ushqimi

Vlerësoni vlerën për person për natë, vlerën e dietës, numrin e personave që do të udhëtojnë dhe numrin e ditëve të udhëtimit.

Pajisjet

Specifikoni llojin e pajisjeve, sasinë e nevojshme dhe çmimin për njësi. Pse është e nevojshme kjo pajisje? Sipas rregullave financiare të REC, “pajisje” konsiderohet një pajisje që kushton më shumë se vlera në LEKË e barazvlefshme me 200 € dhe që mund të përdoret për më shumë se një vit. Pajisje zyre, kompjutera e mjete të tjera (pajisje ferme) janë shembuj të pajisjeve. Programet kompjuterike mund të futen në zërin pajisje, në varësi të vlerës së tyre.

Materialet

Listoni zërat dhe sasitë, çmimet për njësi dhe qëllimin e tyre. Materialet mund të përfshijnë letër, bojë printeri, CD, etj.

Shpenzime komunikimi

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 20

Vlerësoni shpenzimet për telefoninë, e-mail dhe faksin, kostot e shërbimit postar, etj., duke detajuar qëllimin e shpenzimit.

Shpenzime publikimi

Vlerësoni numrin e faqeve, kopjeve, gjuhën, fokusin, koston për kopje dhe kostot për përgatitjen, redaktimin, shtypin dhe shpërndarjen.

Shërbime përkthimi

Specifikoni gjuhën, vlerësoni numrin e orëve, faqeve, koston për faqe, për orë dhe përshkruani qëllimin e përkthimeve.

Shpenzime të tjera

Specifikoni (p.sh. qeraja e mjedisit për konferencë, numri i ditëve, çmimi për ditë, qëllimi, etj.)

Kur vlerësoni kostot, duhet të keni parasysh që REC nuk mund të mbulojë shpenzime të paparashikuara, përfshirë dhe rritjen e madhe të inflacionit.

Fondet e tjera, të siguruara nga burime të tjera, (sipas kërkesave për secilin lloj granti të mundshëm) apo mbështetje në natyrë duhet të paraqiten në Shtojcën D (Përmbledhja e Buxhetit), si dhe në Shtojcën E për secilin aktivitet në kolonën përkatëse.

Shtojca H: Deklarata e Bashkëaplikantit – Shtojca H duhet të tregojë angazhimin e një organizate tjetër për të marrë pjesë në projekt, përfshirë dhe rolin që do të luajë. Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga drejtuesi i shoqatës. Një deklaratë e tillë duhet të nënshkruhet me secilin nga aktorët e përcaktuar.

Shtojca I: Deklarata e Aplikantit – Shtojca I duhet të tregojë angazhimin e një organizatës aplikuese për të marrë pjesë në projekt, dhe njëkohësisht për të pranuar vërtetësinë e dokumentave që ajo ka dorëzuar. Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga drejtuesi i shoqatës.

Dokumentacioni i OJF-së

Dokumentet e regjistrimit të OJF-së:

Vendimi i regjistrimit në gjykatë (përfshirë dhe ndryshimet e ndodhura me vendim gjykate)

Regjistrimi i organizatës në Zyrën e Tatim-taksave (NIPT)

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 21

Statusi i Organizatës (versioni i përditësuar). CV-të e koordinatorit të projektit dhe të personave të tjerë kyç të përfshirë në projekt

CV duhet të jetë e përditësuar dhe sipas formatit Europass (jo më shumë se 4 faqe).

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 22

4. DETYRIMET DHE KUSHTET 4.1 HYRJE Për këtë program grantesh dhe për të përgatitur propozimin ka një sërë kërkesash dhe kushtesh që aplikanti duhet t’i ketë parasysh. Më të rëndësishmet prej tyre janë përshkruar më poshtë.

4.2 PROCESI I DHËNIES SË GRANTIT 4.2.1 Parakushte Në shumicën e rasteve, parakushtet për grantet vendosen nga Bordi Vlerësues. Këto fokusohen në përmbajtje (rezultatet dhe treguesit) ose çështje financiare dhe në aspekte të metodologjisë dhe kohëzgjatjes. Këto duhet të plotësohen brenda afatit të caktuar në letrën e njoftimit dhe Marrëveshjen për Ndihmë, përpara kalimit të këstit të parë të grantit.

4.2.2 Takimi i fituesve Fituesit e granteve duhet të marrin pjesë në Takimin e Fituesve, organizuar nga REC. Në këtë takim, secila organizatë, përfshirë dhe ato bashkëaplikuese, do të paraqesë projektin e vet, do të takohet me fituesit e tjerë të granteve dhe Menaxherët e granteve të REC për trajnim. Në këtë aktivitet do të kryhet dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Ndihmë.

4.2.3 Marrëveshja për Ndihmë Të gjitha Marrëveshjet për Ndihmë do të përgatiten në LEKË.

Kjo marrëveshje paraqet buxhetin e miratuar për grantin, shpërndarjen e kësteve dhe kërkesat për raportim. Me nënshkrimin nga organizata dhe drejtori i REC për Shqipërinë, kjo marrëveshje kthehet në një dokument ligjor.

Marrëveshja për Ndihmë parashikon që projekti do të zbatohet sipas përshkrimit në projekt-propozim dhe vendimit të Bordit Vlerësues. Nëse ka ndryshime thelbësore nga propozimi, kërkesa për këto ndryshime duhet të paraqitet me shkrim dhe të miratohet nga REC, përpara se të zbatohet. Ndryshime thelbësore mund të jenë: ndryshimet në secilin prej zërave të buxhetit me më shumë se 10%, ndryshimet në datat e zbatimit të projektit dhe ndryshimet në qëllimet e projektit.

Marrëveshja për Ndihmë duhet të ketë firmat e:

Drejtuesit të projektit që nënshkruan për zbatimin e projektit;

Drejtuesit të organizatës, që nënshkruan në emër të organizatës përfituese;

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 23

Drejtorit të REC, që nënshkruan në emër të institucionit donator.

Të gjitha firmat duhet të shoqërohen me vulat përkatëse të organizatës dhe REC. Me të gjitha këto të plotësuara, Marrëveshja kthehet në një dokument detyrues ligjor. Gjithashtu, kushtet dhe kërkesat e përshkruara në Udhëzues për përgatitjen e projekteve janë ligjërisht detyruese.

Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet me mirëkuptim ndërmjet palëve. Në rastet kur kjo është e pamundur, mosmarrëveshjet do të zgjidhen në gjykatën kompetente në Shqipëri.

4.3 MENAXHIMI I GRANTEVE 4.3.1 Pagesat e Granteve OJF-ja duhet të kenë llogari bankare aktive për këtë grant. Fondet e grantit transferohen nga llogaria e REC në llogarinë bankare të organizatës. Pagesat e kësteve nuk mund të bëhen kesh apo me çek.

Fondet transferohen në të paktën tre këste, bazuar në planin e pagesave, paraqitur në Marrëveshjen për Ndihmë. Nëse ka kushte paraprake për buxhetin, OJF-ja duhet të përgatisë një përmbledhje të re të buxhetit, për t’u diskutuar në Takimin e Fituesve.

Pagesa e parë e grantit bëhet kur janë plotësuar të gjitha kushtet paraprake dhe REC ka marrë Marrëveshjen për Ndihmë të nënshkruar dhe të vulosur sipas kërkesave. Pagesat e kësteve vijuese bëhen pasi menaxheri i granteve dhe ai financiar miratojnë raportin progresiv të rradhës. Pasi miratohet Raporti Përfundimtar nga REC, transferohet kësti i fundit i grantit (zakonisht 10% e shumës).

4.3.2 Kërkesat e raportimit OJF-ja është përgjegjëse për të paraqitur të gjitha raportet e projektit. OJF-ja duhet të përgatisë Raport aktivitetesh dhe financiar për projektin dhe ta dorëzojë atë në REC, së bashku me faturat origjinale përkatëse, të cilat i rikthehen organizatës pas verifikimit fizik.

Të gjitha raportet duhet të paraqiten sipas planit kohor, të përcaktuar në Marrëveshjen për Ndihmë.

Organizatat fituese do të marrin udhëzime të plota për raportimin në Takimin e Fituesve.

4.3.3 Ndryshimet e buxhetit Megjithëse REC nuk mund të rrisë shumën e përgjithshme të grantit, buxheti i paraqitur në Marrëveshjen për Ndihmë mund të pësojë ndryshime në zëra. Nëse është

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 24

e nevojshme, për të zhvendosur më shumë se 10% të njërit zë të buxhetit në një zë tjetër, duhet që të paraqitet një kërkesë me shkrim në REC dhe kjo të miratohet nga menaxheri i granteve i REC.

4.3.4 Monitorimi Stafi i REC, përfaqësues të Ambasadës së Suedisë, ose monitorues të pavarur mund të monitorojnë projektin në çdo kohë. REC ruan të drejtën për të kontrolluar shpenzimet dhe financat e grantit gjatë periudhës së zbatimit të grantit, dhe deri në një vit pas përfundimit të tij. Të gjitha faturat origjinale duhet të ruhen në një dosje të veçantë, për të paktën një vit pas përfundimit të projektit.

4.3.5 Kthimi i fondeve Nëse, për çfarëdo arsye, granti nuk realizohet, të gjitha fondet e transferuara duhet t’i kthehen REC. Marrëveshja për Ndihmë është një dokument ligjor dhe OJF-ja dhe REC duhet të përmbushin të gjitha kërkesat në të. Në rast mosmarrëveshjesh, zgjidhja e tyre do të bëhet sipas ligjeve në fuqi në Shqipëri.

4.4 INFORMACIONI DHE FALËNDERIMET 4.4.1 E drejta për informacion Propozimet që nuk janë miratuar nuk mund t’i jepen publikut, vetëm në rastin kur OJF-ja përkatëse i jep leje REC për këtë.

Të gjitha propozimet e miratuara dhe produktet e tyre janë të hapura për publikun. Çdo informacion që është rezultat i grantit është i hapur për publikun. OJF-të nxiten që të përgatisin në faqet e internetit të organizatës hapësira, ku mund të paraqesin rezultatet e projektit për publikun dhe aktorët e interesuar.

Nëse një projekt përfshin dhe botime, grantmarrësi duhet të paraqesë në Zyrën e REC kopje të mjaftueshme për shpërndarje dhe përdorim publik.

Në rastet e botimeve duhet shkruar në hyrjen e botimit:

“Ky botim u mundësua nga një grant i dhënë nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri përmes programit SENiOR-II. Ky publikim paraqet pikëpamjet e autorit/autorëve mbi këtë temë. Këto pikëpamje nuk janë adoptuar apo aprovuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe nuk duhet të shihen si qëndrime të REC apo të Ambasadës së Suedisë në Shqipëri. REC Shqipëri nuk garanton saktësinë e të dhënave të përfshira në këtë publikim e nuk mban përgjegjësi për përdorimin e këtij publikimi”

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 25

4.4.2 Falënderimi për grantet Falënderimi për mbështetjen e Ambasadës së Suedisë dhe REC Shqipëri do të vlerësohet veçanërisht. Në çdo material të botuar apo të publikuar, si artikull gazete, fletëpalosje, broshurë, etj., duhet të paraqitet falënderimi i mëposhtëm:

"Ky program është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit “SENiOR-II - Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.”

4.4.3 Përdorimi i logove të REC Shqipëri dhe të Mbështetjes nga Qeveria Suedeze OJF-të që duan të përdorin këto logo në botimet e tyre, produktet e tjera, etj, duhet të kontaktojnë paraprakisht me menaxherin e granteve të REC Shqipëri. REC do të japë logot zyrtare në bazë të kërkesës. Logot duhet të përdoren së bashku me falënderimin e mësipërm, ku është e mundur. Po kështu REC Shqipwri ka edhe njw udhwzues nw lidhje me pwrdorimin e logove dhe tw mirwnjohjes nw varwsi tw materialeve ndwrgjegjwsuese qw prodhohen.

4.4.4 Përgjegjësitë dhe shmangia e tyre Mbështetja financiare nga donatorët (REC dhe Ambasada e Suedisë) e çdo granti, nuk do të thotë që ata marrin përsipër përgjegjësitë që rrjedhin nga rezultatet e tyre. REC Shqipëri dhe Ambasada e Suedisë nuk marrin asnjë përgjegjësi, të shprehur apo të nënkuptuar, për çdo dëmtim që rrjedh nga çdo aktivitet i grantit. Opinionet e shprehura në lidhje me projektin (ose në publikime), nuk paraqesin detyrimisht politikat apo qëndrimet e donatorëve të mësipërm.

4.5 KUSHTE TË VEÇANTA 4.5.1 Prokurimet Ky seksion është për blerjet e mallrave dhe pajisjeve në kuadër të grantit. Këtu aplikohen dhe kërkesat specifike të legjislacionit vendas për këto lloj blerjesh, të cilat duhet të plotësohen nga organizata.

4.5.1.1. Blerja e Pajisjeve dhe Materialeve

Në kuptimin e këtij projekti “Pajisje dhe Materiale” do të jenë mjetet që duhet të sigurohen për të rritur qëndrueshmërinë e organizatës. “Pajisjet dhe Materialet” mund

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 26

të blihen vetëm nëse janë të parashikuara dhe të justifikuara në projekt (nevoja për to dhe buxheti përkatës)

4.5.1.2. Blerja e Pajisjeve

Në këtë zë të buxhetit bëhet fjalë për pajisjet që, sipas rregullave financiare të REC, quhen ato mjete që kushtojnë më shumë se vlera në LEKË e barazvlefshme me 200 € dhe mund të përdoren për më shumë se një vit. (Në shpjegimin e zërave të buxhetit ka më shumë informacion dhe shembuj për këto mjete). Në kuadër të procedurave të REC dhe të këtij programi ka kushte të veçanta për blerjen2 e pajisjeve:

Fatura duhet të përmbushë kushtet e legjislacionit për blerjen e pajisjeve. Fatura duhet të jetë në emër të organizatës që kryen blerjen e pajisjes.

Fatura duhet të jetë në emër të organizatës, pavarësisht se në Marrëveshjen për Ndihmë parashikohet se REC ruan pronësinë mbi pajisjet për periudhën e zbatimit të grantit. Gjatë kësaj periudhe, REC ia jep pajisjen në përdorim organizatës. Për më tepër, në Marrëveshjen për Ndihmë, parashikohet që nëse OJF-ja pushon së ekzistuari, ose nuk ka më nevojë për pajisjen, ajo duhet t’i kthehet zyrës së REC Shqipëri.

Bazuar në rezultatet e kënaqshme të OJF-së gjatë zbatimit të grantit, REC mund të aprovojë kalimin e pronësisë të pajisjes tek OJF-ja. Në rast se granti është mbyllur “Anormal” ose justifikimi për përdorimin e mëtejshëm të pajisjes nuk është i mjaftueshëm, REC ka të drejtën të kërkojë kthimin e menjëhershëm të pajisjes në Zyrën e REC. Këto pajisje të kthyera mund t’i kalojnë për përdorim një organizate tjetër, në kuadër të programit të granteve.

4.5.2 Korrupsioni dhe Konflikti i interesave REC pret që grantmarrësit:

Të bashkëpunojnë për parandalimin e korrupsionit në kuadër të granteve të dhëna dhe do të ndërmarrin masat përkatëse për të ndaluar, hetuar dhe akuzuar çdo palë, e dyshuar mbi baza të forta për korrupsion ose keqpërdorim të burimeve.

Të sigurojnë që asnjë dhuratë, pagesë, ofertë ose përfitim tjetër, që mund të konsiderohet si një praktikë joligjore dhe korruptive, nuk do të ofrohet ose të pranohet, drejtpërdrejt apo tërthorazi, si një nxitës apo shpërblim për zbatimin e grantit në fjalë. Çdo veprim i tillë do të sjellë përfundimin e Marrëveshjes për Ndihmë dhe marrjen e masave përkatëse.

2 Për më shumë detaje mbi procedurat e blerjes së pajisjeve shikoni pikën 4.5.1.3

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 27

Nuk do të angazhohen në asnjë punë tjetër, nuk do të përfshihen në sipërmarrje apo biznese dhe nuk do të kenë interesa individuale ose nëpërmjet një subjekti, të cilat janë ose mund të jenë në konflikt interesi me përfshirjen e tyre në zbatimin e grantit.

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 28

5. KONTAKTE DHE INFORMACION BAZË

Afati për paraqitjen e Projekt Propozimeve në kuadër të programit SENiOR-II do të publikohet nga zyra e REC Shqipëri. Propozimi në origjinal duhet të dorëzohet në Zyrën e REC Shqipëri. Me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e sasisë së përdorimit të letrës, do t'ju kërkonim që të dorëzonit propozimin tuaj të printuar në të dyja faqet. Propozimi duhet të DORËZOHET me postë ose dorazi, brenda afatit të publikuar, përndryshe nuk do të merret parasysh. Brenda propozimit duhet tw jetw edhe njw CD ku tw jetw versioni elektronik i projekt propozimti tw dorwzuar. Aplikimet me vonesë apo ato të dërguara me e-mail ose faks nuk do të merren parasysh. Të gjithë aplikimet duhet të nënshkruhen e të vulosen sipas kërkesave. Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë me

Rezart Kapedani (Menaxher i Granteve) e-mail: [email protected], tel/faks: (04) 2232928; adresa: Rr. Ismail Qemali Nr. 27, Kutia postare 127, Tiranë. AMBASADA E SUEDISË NË SHQIPËRI

Informacion të detajuar në lidhje me Ambasadën e Suedisë në Shqipëri dhe aktivitetet e saj mund të gjeni në adresën e internetit: www.swedenabroad.com. Ndërkohë që informacion më të gjerë mbi Agjencinë Suedeze të Mbështetjes dhe Zhvillimit Ndërkombëtar mund të gjeni në adresën e internetit: www.sida.se.

QENDRA RAJONALE E MJEDISIT (REC)

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është një organizatë ndërkombëtare me mision mbështetjen në adresimin e problemeve mjedisore. REC e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet qeverive, organizatave joqeveritare, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore.

REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e nënshkruar nga qeveritë e mbi 30 vendeve. Organizata bazohet mbi një rrjet zyrash e ekspertësh të Evropës Qendrore dhe Lindore e më gjerë. Zyra qendrore ndodhet në Szentendre, Hungari.

Më shumë informacion mund të gjeni në internet: www.rec.org dhe http://albania.rec.org

Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt-Propozimeve, Dhjetor 2012 29

SHTOJCAT

Shtojca A – Kapaku i kërkesës

Shtojca B – Kuadri Logjik

Shtojca C – Përshkrimi i Projektit

Shtojca D – Referencat e Projekteve

Shtojca E – Buxheti

Shtojca H – Deklarata e Bashkëaplikantit

Shtojca I – Deklarata e Aplikantit