Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë...

20
Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve teknologjike në klasë Projekti ‘Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve’ Zbatuar nga: Planet, Sofreco dhe WUS Austria

Transcript of Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë...

Page 1: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

1

Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve teknologjike në klasë

Projekti ‘Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve’Zbatuar nga: Planet, Sofreco dhe WUS Austria

Page 2: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

2

Page 3: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

PËRMBAJTJA1. HYRJE 4

2. PSE DUHET PËRDORUR TIK NË SHKOLLA? 72.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 72.1. TIK-u përmirëson angazhimin dhe motivimin e nxënësit 72.2. TIK-u ndihmon në zhvillimin e aftësive të të menduarit të shkallës më të lartë dhe aftësive të pavarura të të mësuarit 82.3. TIK-u ka ndikim pozitiv në arritshmëri 82.4. Të kuptuarit e TIK-ut dhe aftësitë në zbatimin e saj janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së dijes 8

3. ELEMENTE TË KULTURËS DIGJITALE 93.1. VIDEOT EDUKATIVE NË PROCESIN E MËSIMIT 93.2. KODET QR 103.3. E-MËSIMI DHE LOJËRAT EDUKATIVE 113.4. ZHVILLIMI I AFTËSIVE KOMUNIKUESE DHE PREZANTUESE 113.5. SIGURIA NË INTERNET (eSAFETY) 11

4. APLIKACIONE TË DOBISHME 134.2 Gjuha shqipe dhe gjuhët e huaja 134.3 Shkathtësi për jetë 144.4 Arte 144.5 Shoqëria dhe mjedisi 144.6 Matematikë 144.7 Shkenca natyrore 14

5. AKTIVITETE ME PAJISJE TË TIK 15

6. FORMULARËT E RAPORTEVE PËR PËRDORIMIN E TIK PËR MËSUES 176.1. Raporti i vetëvlerësimit të mësuesve për mësimdhënien duke përdorur pajisje teknologjike 176.2. Model i formularit të vëzhgimit të mësimit për vlerësim në klasë 186.3. Raport tremujor për përdorimin e TIK-ut dhe / ose pajisjeve teknologjike në klasë 19

3

Page 4: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

4

1. HYRJEPër të pasur sukses në botën moderne, nxënësit e sotëm duhet të jenë shumë të aftë në përdorimin e teknologjisë. Në Kosovë ka pasur një sërë iniciativash për të përmirësuar njohuritë kompjuterike dhe informatike të nxënësve, më e fundit prej të cilave është Klasat e së Ardhmes, nga Këshilli Britanik. Kjo skemë kërkon të ofrojë njohuri kompjuterike për nxënësit në Arsimin Themelor nga klasa 6 e tutje duke u mësuar aftësi të kodimit dhe programimit. Aftësitë që nxënësit do të fitojnë përmes këtij programi padyshim që do t’i përgatisin më mirë ata për të ardhmen qoftë për botën e punës, qoftë për arsimin e lartë.

Projekti ZHPMK ka një përmbledhje që përqëndrohet në zhvillimin profesional për mësimdhënësit e nxënësve nga parashkollor deri në klasën 5. Gjatë këtyre klasave fillore është e rëndësishme të vendosni me nxënësit disa nga parimet themelore se si njerëzit ndërveprojnë me teknologji. Në një nivel, këtu mund të përfshihet vetëm informacioni themelor në lidhje me përdorimin e përgjegjshëm të telefonave celularë dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve për qëllime edukimi dhe mësimi; në një nivel tjetër, atë të përgatitjes që nxënësit të mësojnë në lidhje me kodimin kompjuterik, ku duhet të jenë në gjendje të mendojnë dhe të analizojnë situatat dhe problemet në një mënyrë logjike dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë të organizuar hap pas hapi dhe metodike – e që është të mësuarit themelor që do të çojë në programim kompjuterik për nxënësit e klasës 6 e tutje. Modulet e ZHPMK – Të Menduarit Kritik dhe Kreativ dhe përdorimi i TIK-ut në shkollën fillore, të dyja janë të hartuara për të përgatitur terrenin në këto klasa të hershme për kodimin dhe programimin në të cilin nxënësit do të angazhohen kur të rriten.

Si edukatorë, ne duhet të pranojmë që aftësitë kompjuterike dhe informatike nuk janë aftësi që zhvillohen vetëm në kabinetin e informatikës, përkundrazi, për pjesën më të madhe, vetëm seri të kufizuara të aftësive lidhur me funksionimin e kompjuterave personal (PC) mësohen në kabinetet e informatikës. Shumë larg prej shkathtësive të kufizuara të TIK-ut që nxënësit i marrin në kabinetet e informatikës, nxënësit në klasat 0-5 kanë pak mundësi që madje të fitojnë qasje në kabinetin e informatikës në shkollën e tyre. Në shumicën e shkollave në Kosovë kërkesa për përdorimin e kabinetit të informatikës është shumë më e madhe nga mësuesit e nxënësve në klasat 6-9, duke rezultuar kështu në më pak mundësi për mësuesit e nxënësve në klasat më të ulta për përdorimin e kabinetit gjatë një jave mësimore. Megjithatë, nxënësit në këto klasa të ulta duhet të kenë mundësi për zhvillimin e njohurive dhe të kuptuarit të TIK-ut. Kurrikula kombëtare e Kosovës përfshin aftësi të caktuara dhe rezultate të të nxënit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për këta nxënës, që të arrijnë rezultatet e mëposhtme:

Page 5: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

5

TIK-u në Kurrikulën e Kosovës në Klasat 1-5

Fusha kurrikulare Klasat 1-2 Klasat 3-5

MatematikaPërdorimi mjeteve të thjeshta të TIK. Përdorimi i kalkulatorit.

Përdorimi i kalkulatorit.

Shkenca Natyrore Orientimi në hapësirë.Sistemi diellor. Prezantimi i të dhënave përmes TIK.

Shoqëria dhe mjedisiPërdorimi i TIK-ut dhe teknologjive tjera moderne.

Përdorimi i TIK-ut dhe mjeteve multimediale për hulumtim dhe mësimnxënie të avancuar. Përdorimi i TIK-ut për mësimnxënie / prezantim / komunikim.

Jeta dhe puna

Përdorimi i TIK-ut për të përmirësuar mësimnxënien dhe cilësinë e jetës së përditshme. Përdorimi i PC për komunikim fillestar dhe përdorimi i TIK-ut për zhvillimin e aftësive.

Përdorimi i TIK-ut për të krijuar projekte të ndryshme, planifikim të aktiviteteve, hulumtime dhe aftësi praktike. Zhvillimi i njohurive.

Meqenëse ka të ngjarë që shumica e nxënësve në klasat 0-5 rrallë kanë qasje në kompjuterët që gjenden në kabinetin e informatikës të shkollës, mësuesit klasor duhet të jenë disi imagjinarë në mënyrat se si ata mendojnë për përdorimin e teknologjisë për mësimnxënie dhe mësimdhënie..

Pajisjet më të përsosura të TIK-ut në shkolla ka të ngjarë të gjenden jo në kabinetin e informatikës, por në xhepat, çantat e shpinës dhe çantat e nxënësve dhe mësimdhënësve. Posedimi dhe qasja në teknologjinë dixhitale përmes smartfonave tani janë përhapur në shumicën e komuniteteve në të gjithë botën, por vetëm në një pakicë të vendeve përdoren në mënyrë efektive për qëllime arsimore.

Përdorimi i smartfonëve në klasë për qëllime arsimore ka të ngjarë të jetë kontravers në disa shkolla, dhe mësimdhënësit nuk duhet të promovojnë përdorimin e tyre në shkollë pa lejen e qartë të Drejtorit të Shkollës. Ky udhëzues tregon një gamë të përdorimeve dhe aplikacioneve pa pagesë për përdorimin e smartfonëve për qëllime arsimore; të paktën, kur ka arsye të forta që smartfonët të mos përdoren në klasë, mësuesit mund të caktojnë detyra interesante dhe sfiduese të shtëpisë për nxënësit. Në nivelin më të thjeshtë, kjo thjesht mund të realizohet si ditar i fotografive për të organizuar raportin e një nxënësi për një dalje familjare ose një vizitë në shkollë. Në një nivel tjetër, ky udhëzues jep një listë të disa aplikacioneve falas që mund të shkarkohen për qëllime specifike arsimore - për shembull – the Sky at Night (Qielli Natën), ose gjurmimi i imazheve të tokës që vijnë gjatë gjithë ditës dhe natës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Pavarësisht nëse mësuesit klasor të fëmijëve në klasat 0-5 janë apo jo përdorues ekspertë të TIK-ut, ka shumë mësime të thjeshta që mund të përdoren për të nxitur fëmijët që të përdorin teknologjinë në mënyrë të përgjegjshme - dhe, të paktën, disa rregulla eSafety (Siguria në Internet) që mund t’u mësohen studentëve të cilat do të shërbejnë për t’i ndihmuar ata të jenë të sigurt në internet dhe të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përfshira - prindërit gjithashtu mund të bëhen pjesë e këtij mësimi, pasi edhe ata shpesh duhet të edukohen në minimizimin e rreziqeve që u nënshtrohen fëmijët e tyre gjatë përdorimit të TIK-ut në përgjithësi dhe smartfonëve në veçanti.

Një pjesë e të mësuarit zyrtar duke përdorur aplikacione në Smartfonë me siguri nuk do të ndodhë derisa nxënësit të dalin në klasën 5. Megjithatë, siç e dimë këto ditë, fëmijët nga një moshë shumë e re kanë samrtfonë dhe, si edukatorë, ne nuk mund të injorojmë faktin se, pa arsimim dhe udhëzime për përdorimin e këtyre telefonave, nxënësit rrezikojnë jo vetëm të zhvillojnë varësi, por të ekspozohen ndaj rreziqeve të shfrytëzimit në internet.

Page 6: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

6

Për këto arsye, është e rëndësishme që, me njohuri të plotë dhe autorizim nga lidershipi i shkollës dhe prindërit, është e rëndësishme që përdorimi i smartfonëve të përfshihet në kurrikulën e shkollës.

Edhe pse telefonat mobil janë ndaluar zyrtarisht nga shkollat - për të shmangur shpërqendrimet në klasë 1 , sipas gjykimit të drejtorëve të shkollave, telefonat inteligjentë mund të përdoren për qëllime specifike arsimore. Më poshtë në këtë udhëzues ka sugjerime mësimore dhe disa sugjerime për mësuesit se si mund të përdoren smartfonat për qëllime arsimore. Gjithashtu, ofrohet një seri aplikacionesh arsimore që mund të shkarkohen falas - këto janë posaçërisht për pajisjet Android që shkarkohen nga Google Playstore por ka të ngjashme në dispozicion edhe në Apple iStore.

Kur nxënësit kanë pajisjet e veta TIK, siç janë smartfonët, ata mund të fuqizohen të marrin kontrollin e të mësuarit të tyre duke mësuar me ritmin e tyre, me sfida individuale që i’u paraqiten atyre nga programi ose aplikacioni eLearning.

Duke ditur që shumica e aplikacioneve të disponueshme aktualisht janë në gjuhën angleze, aplikacionet e instaluara paraprakisht janë zgjedhur për shkak të lehtësisë së përdorimit të tyre; ndërfaqja grafike dhe numri relativisht i ulët i udhëzimeve tyre janë të gjitha në anglishte të thjeshtë.

Interneti është plot me këshilla, truqe dhe sugjerime të dobishme për përdorimin e TIK-ut në mënyrë efektive në klasën fillore. Meqenëse, World Wide Web ishte konceptuar si një vend ku flitet vetëm anglisht, pothuajse të gjitha faqet që me të vërtetë janë të përditësuara dhe të dobishme janë vetëm në gjuhën angleze – na falni të dashur mësimdhënës, por ky është fakt.

Më poshtë janë vetëm disa sugjerime të disa faqeve të dobishme (me bazë në Mbretërinë e Bashkuar):

Materiale mësimore në dispozicion për t’u shkarkuar:

https://www.twinkl.co.uk , një faqe komerciale për arsimin fillor me shumë oferta falas të planeve mësimore.

https://www.barefootcomputing.org/ faqe nga Shoqëria Kompjuterike Britanike.

Kurse falas për të mësuar online (Kurset Masive të Hapura Online - MOOC)

https://www.coursera.org/learn/ict-primary-education , faqe nga Universiteti i Londrës dhe instituti i UNESCO-s për arsimim për TI në Moskë.

https://www.futurelearn.com/courses/teaching-primary-science-getting-started , faqe nga Open University në MB.

Listë e zgjeruar referencash tjera

Në portalin edukativ ZGJOI janë të përmbledhur një numër referencash: artikuj shkencor, materiale pedagogjike, video edukative dhe frymëzuese, lojëra edukative, etj., që mund të ju shërbejnë për ngritje personale në fushën e kulturës digjitale dhe për përgatitjen e mësimit të bazuar në përdorimin e TIK, https://bit.ly/2sNmDjH .

Page 7: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

7

2. PSE DUHET PËRDORUR TIK NË SHKOLLA?2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore

Aftësia e TIK-ut përfshin aftësi teknike dhe njohëse për t’u qasur, përdorur, zhvilluar, krijuar dhe komunikuar informacionin e duhur duke përdorur mjetet e TIK-ut. Përmirësimi i aftësive komjuterike (përpunimi i tekstit, skedarëve, PowerPoint dhe aplikacione të tjera), rrit produktivitetin e nxënësve veçanërisht me detyra të përsëritura, të nivelit të ulët që përfshijnë shkrimin, vizatimin dhe llogaritjen. Gjithnjë e më shumë, nxënësit në shkollë të mesme marrin pjesë në aktivitete të kodimit dhe programimit; zhvillimi i aftësive themelore të analizës, të menduarit logjik dhe kritik te fëmijët e vegjël hedh themelet e aftësive të të menduarit metodik që janë të nevojshme për të pasur sukses në botën moderne.

2.1. TIK-u përmirëson angazhimin dhe motivimin e nxënësit

Nxënësve iu pëlqen përdorimi i TIK-ut pasi u jep atyre më shumë mënyra për të mësuar dhe mundësinë për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë plotësisht në një shoqëri të pasur me teknologji. Së bashku me të dëgjuarit dhe të lexuarit, nxënësit kanë mundësi të kalojnë më shumë kohë duke mësuar në grup, duke punuar me nxënës të tjerë, duke qenë krijues, duke mësuar përmes aktiviteteve sfiduese, të ngjashme me lojën dhe me materiale që përshtaten me nivelin dhe ritmin e duhur për nevojat e secilit përdorues; përcaktohen qëllime të qarta personale të cilat nxënësit i përcaktojnë për veten e tyre. Më e rëndësishmja, nxënësit bëhen më të aftë për të dalluar se: çfarë TIK-u është në dispozicion, kur ta përdorin atë dhe pse është e përshtatshme për detyrën.Kur nxënësit zhvillojnë një nivel të duhur aftësish, ata bëhen më të angazhuar në mësimnxënie dhe arrijnë rezultate më të mira të të mësuarit. TIK e bën mësimnxënien më të përqendruar tek nxënësit, inkurajon të mësuarit bashkëpunues dhe stimulon rritjen e ndërveprimit mësimdhënës/nxënës. Përmes përdorimit të TIK-ut, kurrikula mund të përshtatet për nevojat individuale të nxënies

Page 8: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

8

të nxënësve dhe mund të përshtatet lehtësisht për të përmbushur nevojat e studentëve me aftësi të kufizuara mësimore ose fizike.

2.2. TIK-u ndihmon në zhvillimin e aftësive të të menduarit të shkallës më të lartë dhe aftësive të pavarura të të mësuarit

Nxënësit që përdorin TIK-un në mënyrë efektive janë përzgjedhës në përdorimin e informacionit dhe mjeteve të TIK-ut, dhe sistematikë në rishikimin dhe vlerësimin e kontributit që TIK-u mund të japë në progresin e punës së tyre. Për shembull, kur nxënësit krijojnë një prezantim, ata përdorin aftësinë e tyre të TIK-ut për të zgjedhur programin e duhur, konsiderojnë përshtatshmërinë e programit për qëllimet e tyre dhe e përshtatin përmbajtjen dhe stilin për një audience të caktuar. Mësimet nuk jepen nga softueri ose teknologjia por përqëndrohen në objektiva të qarta në lëndë, TIK-u përdoret si mjet për të mbështetur arritjen e këtyre objektivave dhe për të përmirësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien në të gjitha lëndët. Zhvillimi i aftësive të të menduarit të shkallës më të lartë për nxënësit është rritur sepse TIK-u u lejon atyre të hulumtojnë më hollësisht botën reale duke përdorur informacione dhe mjete të përditësuara për të ndërtuar një bazë të gjerë dhe më të thellë të njohurive. TIK-u rezulton në përvoja të reja të të mësuarit që kërkojnë nivele më të larta të të menduarit dhe zgjidhjes së problemeve. Mjetet e TIK-ut mund të përdoren për të krijuar të dhëna të të menduarit dhe për të mbështetur reflektimin dhe vlerësimin e progresit. Mjetet softuerike mund të përdoren për të mbështetur aplikimin, analizën dhe sintezën. Derisa nxënësit zhvillojnë stilet e tyre të pavarura të të mësuarit, ata kuptojnë se si mësojnë më mirë dhe janë të përgatitur mirë për t’u bërë nxënës inteligjentë për gjithë jetën. Ata e dinë se ku të gjejnë rrugët e duhura për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme, mund të kërkojnë informacione shpejt dhe me efikasitet dhe mund t’i përdorin ato në mënyra të përshtatshme për secilin kontekst të ri të punës në të cilën e gjejnë veten.

2.3. TIK-u ka ndikim pozitiv në arritshmëri

Nxënësit demonstrojnë përmirësim të aftësive dhe të të kuptuarit duke aplikuar teknologjinë për të zgjidhur problemet, duke analizuar dhe shkëmbyer informacione, zhvilluar ide, krijuar modele dhe pajisje kontrolli. Në matematikë, për shembull, ekzistojnë dëshmi të qarta të arritjshmërisë nga ata nxënës që kanë arritur të rrisin njohuritë dhe të kuptuarit e tyre përmes përdorimit të kompjuterit dhe modelimit. Derisa një grup i përshtatshëm i programeve kompjuterike po zhvillohet në fushat e tjera lëndore, ky lloj i arritjeve të mëdha është duke u përhapur. Qasja në internet u lejon nxënësve të bashkëveprojnë me materialet elektronike nga e gjithë bota për të përmirësuar njohuritë dhe të kuptuarit e lëndëve kurrikulare.

2.4. Të kuptuarit e TIK-ut dhe aftësitë në zbatimin e saj janë thelbësore për zhvillimin e ekonomisë së dijes

Aftësitë për TIK janë shumë më të gjera se sa përvetësimi i një numri të aftësive teknike në programet softuerike. Përderisa këto janë të rëndësishme, karakteristika më e rëndësishme në përdorimin e TIK-ut nga nxënësit është aftësia e tyre për të kuptuar se si teknologjia mund të zgjidhë problemet dhe të mundësojë krijimin e modeleve për të eksploruar dimensione të reja të të kuptuarit. Akterë të suksesshëm në ekonominë globale janë ata që janë në gjendje të përdorin teknologjinë për përfitime në industritë ekzistuese dhe për të maksimizuar kthimin në industritë e reja të bazuara në dije dhe sektorët e shërbimeve, siç janë zhvillimi i softuerëve, sigurimet, bankat dhe shërbimet e klientit. Të gjithë këta sektorë mund të funksionojnë, zhvillohen dhe rriten vetëm përmes ekzistencës së një fuqie punëtore shumë të arsimuar dhe të aftë, e cila mund të aplikojë TIK-un për të zgjidhur probleme, modeluar zgjidhje dhe për të zbatuar strategji të cilat janë mjaftueshëm efikase, me kosto efektive dhe fleksibile për të akomoduar ndryshime të shpejta.

Page 9: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

9

3. ELEMENTE TË KULTURËS DIGJITALE3.1. VIDEOT EDUKATIVE NË PROCESIN E MËSIMIT

Videot janë formë shumë e përshtatshme dhe efektive në proceset e të mësuarit. Një studim interesant për këtë temë shumë aktuale, është dhënë në referencën nr. 1., ku tregohet ndikimi pozitiv i krijimit të videove si strategji instruksionale ose mësimore.

YouTube është i populluar me një numër jashtëzakonisht të madh të videove dhe nuk ka temë për të cilën nuk mund të gjendet një numër i madh videosh. Mirëpo, videot me përmbajtje të mirëfilltë edukative, nuk janë dhe aq të shpeshta. Andaj, autorët kanë bërë përzgjedhjen e kujdesshme të videove, duke përfillur një sërë kriteresh, që nga kredibiliteti i autorëve, saktësia shkencore e materialit, rrjedhshmëria e prezantimit të materialit, elokuenca dhe diksioni i folësit e deri te cilësia teknike e videos.

Përveç projektimit në klasë nga ana e mësuesit, këto video mund të përdoren edhe nga nxënësit në shtëpi me ndihmën e prindërve dhe pajisjeve të tyre, telefonit, PC-së ose TV. Për zhvillimin e njësive mësimore në klasë duhet siguruar qasjen në Internet, një laptop ose një telefon si dhe një ekran TV me dimensione të mëdha ose video-projektor me altoparlantë.

Në rrethanat kur mungon qasja në Internet në shkollë, mësuesi duhet t’i shkarkojë videot nga webi për t’i shfaqur më vonë në klasë në projektor ose TV, duke përdorur laptopin, tabletin ose telefonin. Nxënësit duhet ta përdorin telefonin në klasë kur i punojnë projektet e tyre, zakonisht në grupe të vogla nga 2-3 veta.

Për disa nga mësuesit, edhe kjo mund të duket e papërballueshme. Por, për ta bërë realitet zbatimin e kurrikulës së re në sistemin tonë të edukimit, krahas angazhimit dhe investimeve të shtetit, një rol vendimtar e kanë mësuesit. Pëveç pjesëmarrjes aktive në kurset dhe në trajnimet për mësues, nisiativa vetanake për t’i shfrytëzuar mundësitë që ofron teknologjia dhe burimet e webit, për vetëmësim dhe ngritje profesionale, duhet kuptuar si sfidë dhe

Page 10: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

10

domosdoshmëri e kohës.

Një shembull ilustrativ se si mund të përdoren videot në procesin edukativ, si në klasë ashtu edhe në shtëpi është dhënë në vegzën https://www.zgjoi.com/archives/11098 . Në këtë shembull janë dhënë dy video: - E para është video hyrëse në temë, ndërsa e dyta është video udhëzuese për punimin e

projekti të urës vetëmbajtëse të Leonardo da Vincit. Videoja e parë mund të projektohej para tërë klasës nëse në klasë ka projektor/TV,

- Ndërsa videon e dytë me udhëzime për punim të urës mund ta shikojnë nxënësit në grupe nga 2-3 veta, duke përdorur telefonin, sepse projekti më së miri realizohet me punë në grupe. Natyrisht, nxënësit duhet të jenë të pajisur me materiale për punimin e projektit në orën paraprirëse, kur edhe përcaktohen grupet punuese.

REFERENCAT1. George Mason University, “Video Production as an Instructional Strategy: Content Learning and Teacher Practice”, https://goo.gl/Rc7R6s.2. Scholastc, “How Video Can Help Students, and Teachers, Learn”, https://goo.gl/SLEFaM.3. Indiana University, “Effectively Using Videos in the College Classroom”, https://goo.gl/tcdqcb.4. University of Toronto, Andrea Wilson, Master thesis, “YouTube In The Classroom”, https://goo.gl/Jvh4Ao.5. Vanderbilt University, Cynthia J. Brame, “Effective Educational Videos”, https://

goo.gl/Ah8zPq.6. Edutopia, Monica Burns, “Harnessing the Power of YouTube in the Classroom”, https://goo.gl/UFXcN2.7. Edudemic, Kristen Hicks, “The Teacher’s Guide to Using YouTube in the

Classroom”, https://goo.gl/3tekhj.8. TED, Salman Khan, “Let’s use video to reinvent education”, video, https://goo.gl/XvLNFS.

3.2. KODET QR

Kodi QR (shkurtesë nga Kodi i Shpejtë i Reagimit) është një lloj barkodi dydimensional/matricë i zbatuar për herë të parë në vitin 1994 për industrinë e automobilave në Japoni. Kodet QR tani përdoren gjerësisht për qëllime të ndryshme, shpesh keni rastin për t’i parë në vendet e trashëgimisë kulturore dhe atraksionet për vizitorë, dhe u mundësojnë vizitorëve të skanojnë kodin QR dhe të mësojnë më shumë duke u lidhur me një uebfaqe në internet me më shumë informacione për atë vend.

Në videot në vijim mund të mësoni se si përdoren kodet QR në klasë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme me nxënës: https://bit.ly/39K1Gqm dhe https://bit.ly/2QMBR0t.Në mënyrë që të mund të përdorni këtë teknikë në klasën tuaj, së pari duhte të mësoni të bëni gjenerimin e kodeve QR. Një aplikacion praktik, tejet i thjeshtë për përdorim dhe pa pagesë është QR Creator, https://qr-creator.com/ . Ky aplikacion është on-line dhe më së miri mund ta përdorni me laptop.

Aplikacioni i dytë është skeneri ose lexuesi i kodeve QR që sot është aplikacion standard i instaluar në pothuaj secilin telefon. Mirëpo, nëse telefoni është më i vjetër mund të mos e ketë atë prandaj mund ta instaloni nga App Store ose Google Play, duke kërkuar me fjalët kyçe: QR scanner free.

Një shembull ilustrativ i përdorimit të kodeve QR në klasë është përpilimi i kuizeve/testeve që duhen zgjidhur duke i përdorur kodet QR. Në vegzën në vijim është paraqitur një shembull që mund të ju

Page 11: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

11

japë idenë se si mund të përdoren këto kode praktikisht, https://www.zgjoi.com/archives/11060 .

Ky shembull është krijuar me MS Excel dhë është shndërruar në fajll .pdf me opcionin Save As PDF. Dokumenti mund të shkarkohet nga portali ZGJOI, të printohet dhe t’i ipet nxënësve për të ushtruar punën me kode QR.Për më shumë ide rreth përdorimit të kodeve QR në klasë, shikoni videon në vijim, https://bit.ly/2STQzoZ.

3.3. E-MËSIMI DHE LOJËRAT EDUKATIVENjë zhvillim i rëndësishëm në proceset edukative janë materialet interaktive online ose e-mësimi (Ang.: e-Learning) si dhe lojërat edukative. Vetë procesi i krijimit të materialeve të tilla sot e ka edhe emërtimin e vet, në g j u h ë n angleze: gamification, që nënkupton përdorimin e logjikës dhe të mekanizmave të lojërave në kontekst të edukimit dhe të zgjidhjes së problemeve.

Nga ana tjetër, hulumtimet më të reja që janë bërë në Univrsitetin e Gjenevës dhe në universitetet amerikane, Columbia, Santa Barbara dhe Wiskonsin, në lëmin e psikologjisë, tregojnë për efektet pozitive që ka luajtja e lojërave në ngritjen e aftësive kongnitive të trurit të njeriut, aftësive për t’u fokusuar në probleme, shpejtësi të reagimit dhe njëkohësisht edhe në aftësitë e syrit të njeriut për dallimin e hollësive dhe objekteve të holla, ( shih artikullin e botuar në Universitetin e Gjenevës, në referencën nr.1.).

REFERENCAT1. Universite de Geneve, Action games expand the brain’s cognitive abilities, (press

release), https://goo.gl/VCK7tY .

3.4. ZHVILLIMI I AFTËSIVE KOMUNIKUESE DHE PREZANTUESE Një kërkesë e rëndësishme e kurrikulës së re është edhe zhvillimi i aftësive komunikuese dhe prezantuese të nxënësve. Për ta jetësuar me sukses këtë kërkesë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duhet praktikuar metoda dhe veprime si në vijim:- Puna në grupe gjatë realizimit të punimeve të nxënësve, sidomos kur projektet janë

më komplekse. Përveç kësaj duhet favorizuar edhe bashkëpunimin në mes grupeve.- Prezantimi i punimeve të nxënësve pas përfundimit të tyre para tërë klasës. Punimet

më të mira të nxënësve duhet prezantuar para audiencës së nxënësve dhe prindërve/ kujdestarëve të tyre, në fund të secilit gjysmëvjetor.

Page 12: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

12

REFERENCAT1. Edutopia, “Communication Skills”, https://goo.gl/kqdF7z.2. WikiHow, “How to Develop Good Communication Skills”, https://goo.gl/wnSgQf.3. Portland State University, Gayle Y. Thieman, “Using Technology as a Tool for Learning

and Developing 21st Century Citizenship Skills: An Examination of the NETS and Technology Use by Preservice Teachers With Their K-12 Students”, https://goo.gl/Wat2LL.

3.5. SIGURIA NË INTERNET (eSAFETY)

Viruse dhe malwareKëto janë problemet më të zakonshme që shoqërojnë sistemet e TI si online ashtu edhe offline. Kjo vlen veçanërisht për shkollat, bibliotekat dhe kafenetë e internetit, ku qasja në kompjuter është e përbashkët dhe disqet USB përdoren për të ruajtur dhe shkëmbyer informacione. Problemet janë relativisht të lehta për t’u zgjidhur përmes përdorimit të softuerit antivirus që përditësohet rregullisht. Të gjithë kompjuterët e konfiguruar në sistemet MoEYS duhet të kenë një ‘firewall’ aktiv për të shmangur sulmet nga viruset në internet dhe për të kufizuar qasjen në materiale të papërshtatshme.

NgacmimiËshtë e rëndësishme që shkolla të ketë një politikë në lidhje me ngacmimet në internet – si të veprohet, te kush të raportohen dhe proceset e përcaktuara qartë se si të trajtohet kjo formë e abuzimit. Nxënësve duhet t’u sqarohen rreziqet dhe pasojat e ngacmimit në internet. Përdorimi i softuerit kontrollues është detyrë e drejtpërdrejtë për të identifikuar individët përgjegjës, dhe nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për sanksionet e forta që do të vendosen mbi ta nëse ata angazhohen në ndonjë formë të sjelljes anti-sociale në internet.Një shembull të zhvillimit të kësaj teme në klasë, që përmbanë një video edukative dhe një aktivitet për nxënës, mund ta shkarkoni në vegzën në vijim, https://www.zgjoi.com/archives/11110 .

ReputacioniNxënësit lehtë mund të harrojnë se kur hyjnë në një kompjuter të lidhur me internet ata po krijojnë një dëshmi të sjelljes së tyre që mund të gjurmohet dhe për të cilën ata mund të mbahen përgjegjës për pjesën tjetër të jetës së tyre. Ata duhet të mbajnë mend se çdo fjalë ose imazh që ata publikojnë ose ndajnë mund të riprodhohet pafundësisht. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha për karrierën e tyre të ardhshme, punët e tyre dhe shanset e tyre për hyrje në universitet.

Kontrollimi i uebfaqeveMësuesit duhet të kontrollojnë gjithmonë uebfaqet e internetit që ua rekomandojnë nxënësve të tyre, pasi interneti është një mjedis i ndryshueshëm dhe dinamik ku uebfaqet lehtë mund të ndryshojnë, ato mund të kopjohen ose të imitohen me keqdashje nga kriminelë të paskrupull, të cilët janë duke bërë ‘phishing’ me të dhëna personale nga njerëzit ose që kanë synime edhe më të këqija. Ekzistojnë disa kontrolle të lehta që mund të bëhen, si këto më poshtë:

Enkriptimi (kodimi)Mësuesit duhet të kontrollojnë URL-në e çdo uebfaqeje që ua rekomandojnë nxënësve të tyre dhe të shohin nëse fillon me ‘http’ ose ‘https’. ‘S’-ja që gjendet në fund do të thotë ‘siguria’ dhe do të thotë që faqja është regjistruar me një çertifikatë sigurie për të konfirmuar që të gjitha informacionet që rrjedhin midis shfletuesit tuaj dhe faqes janë të koduara. Një mjet falas është në dispozicion nga Google për të kontrolluar nëse faqet janë shenjuar si potencialisht të pasigurta.

Hapni faqen https://transparityreport.google.com/safe-browser/searching . Vizitimi i kësaj faqeje dhe ngjitja (‘paste’) e URL-së së faqes që po kontrolloni do të krijojë një raport nga Google në lidhje me statusin dhe / ose rreziqet e mundshme që lidhen me atë faqe.

Page 13: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

13

4. APLIKACIONE TË DOBISHME4.1. e-Mësimi

Khan Academy, https://bit.ly/35DeLyo , sajt i nivelit botëror me video edukative për shkenca dhe matematikë.

CK-12, https://www.ck12.org/ , platformë me tekste online për të gjitha lëndët e ciklit fillor mësues dhe nxënës.

E-Learning for Kids, https://bit.ly/2QDhSlQ , tema mësimore me materiale në formatin e-learning, me lojëra interaktive nga lëmenj të ndryshëm.

Elevate your Brain Training, https://bit.ly/37TkMJ9 , aplikacion për trajnimin e trurit i krijuar për të përmirësuar përqëndrimin, aftësitë e të folurit, shpejtësinë e përpunimit, kujtesën, aftësitë matematikore, dhe më gjerë.

Brain Games Kids, https://bit.ly/2m5ukhX , 12 lojëra edukative për të mbajtur mendjen aktive dhe për argëtim: labirinte, bashkim pjesësh të figurës, alfabeti, lojëra zgjuarsie, ushtim i kujtesës/memories, mprehtësi vizuale, vizion hapësinor, minierë, sudoku, gjejë objekte e shumë më tepër!

Zgjoi, https://www.zgjoi.com/ , sajt me video të përzgjedhura dhe materiale edukative për arsimtarë për shkenca, teknologji, inxhinieri, arte dhe matematikë.

4.2 Gjuha shqipe dhe gjuhët e huaja

Fjalorthi , https://bit.ly/2tIolmu , Shtesë (Ang.: Extension) për Google Chrome me fjalor të pasur on-line të gjuhës shqipe.

British Council: Learn English Kids, Games, https://bit.ly/2T4NeDs , burim i pasur për mësimin e gjuhës angeze për fëmijë me video-lojëra.

Page 14: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

14

4.3 Shkathtësi për jetë

Kids Educational Games 3, https://bit.ly/2nK8ocp është aplikacion që përmban 12 lojëra: emrat dhe zëri i kafshëve, numrat dhe shkronjat, gjuhët anglishte, spanjishte dhe portugeze, dallim formash, dallim ngjyrash, bashkim pikash. Lojërat kanë ndikim pozitiv në përmirësimin e kujtesës, logjikës dhe përqendrimit të tyre. Ndikojnë pozitivisht edhe në aftësitë e tyre motorike dhe vizionin hapësinor.

Kids Games – Profession, https://bit.ly/2FAa9Pe lojëra edukative për profesione të ndryshme, që ndihmon të menduarit logjik dhe aftësi të kërkimit dhe krijimit..

Project Board, https://bit.ly/301ZO88 , media sociale për punimin e projekteve të ndryshme dhe këmbimin e tyre.

4.4 Arte

Pixel Art: Color by Number, https://bit.ly/2ml6sqD , aplikacion inventiv për vizatim që e lidhë artin figurativ me njohuritë mbi numrat.

Paint the World: SUPER COLORING, https://bit.ly/36BsoQ4 , sajt me mijëra tema për ngjyrosje, vizatim me udhëzime hap-pas-hapi, lojëra, etj.

Prodigies Music Lessons, https://bit.ly/37Tw4NA , bibliotekë me mbi 300 mësime të muzikës me lojëra dhe me video për fëmijë të moshave prej 2-12, ku mësohen bazat e solfegjios dhe elementet e të luajturit me instrumente muzikore.

4.5 Shoqëria dhe mjedisi

Garbage Gobblers: Recycling game for kids, https://bit.ly/2lC8QJ7 , lojë shumë e këndshme riciklimi për fëmijë, e cila frymëzon të mësoni rreth riciklimit dhe përgjegjësisë mjedisore në një mënyrë argëtuese dhe tërheqëse.

Environment Challenge, https://bit.ly/2N7tz1R , aplikacion për të bërë ndryshime në planet dhe për ta bërë atë vend më të mirë për ju dhe gjeneratat e ardhshme.

4.6 Matematikë

Prodigy, https://bit.ly/2TebOCd , sajt me lojëra edukative për matematikore, e bazuar në kurrikul, që përdoret nga më shumë se një milion mësues, tre milion prindër dhe 50 milion studentë në të gjithë botën.

4.7 Shkenca natyrore

Star Walk - Explore the Sky, https://bit.ly/2Fx9BcH , udhëzues për të eksploruar qiellin gjatë natës, si ditën ashtu dhe natën, për të identifikuar yjet, konstelacionet, planetët, satelitët, asteroidet, kometat, ISS, Teleskopin hapësinor Hubble dhe objektet e tjera në kohë reale në qiell.

Solar Walk, https://bit.ly/2T74UOX , aplikacion për të eksploruar universin dhe planetët me informacione rreth astronomisë dhe hapësirës, krejt këto të paraqitura si një model 3D i sistemit tonë Diellor që mund të rrotullohet dhe zmadhohet lehtë. Është një mënyrë për të parë të gjithë sistemin Diellor dhe për të mësuar fakte astronomike në lidhje me planetët dhe yjet, yjet e vegjël, satelitët, asteroidet, kometat dhe trupat e tjerë qiellorë.

Page 15: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

15

Satellite Tracker Ky aplikacion ofron disa metoda kërkimi për të gjurmuar satelitët në kohë reale. Përdoruesit mund të kërkojnë nga një bazë e të dhënave mbi 15,000 objekte hapësinore të gjurmuara, përfshirë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, Teleskopin Hapësinor Hubble, satelitët e mbikqyrjes dhe satelitët e tjerë të njohur.

National Geographic Kids, https://bit.ly/2sZYCWA , sajt i pasur me foto mahnitëse të botës së gjallë, lojëra edukative dhe materiale pedagogjike për shkenca.

5. AKTIVITETE ME PAJISJE TË TIKNë vijim janë paraqitur disa aktivitete që mund të zhvillohen në klasë me përdorimin e pajisjeve TIK.

1. Scavenger hunts (Shqip: Në kërkim të gjahut): Lojë e që realizohet përmes smartfonëve është një mënyrë e famshme për mësuesit që të ofrojnë mësime ndërvepruese për çdo gjë, që nga historia natyrore e deri te natyra. Është një koncept i thjeshtë për t’iu përshtatur. Nxënësve u jepen të dhëna për të eksploruar një lëndë të cilën e cakton mësuesi; në secilën prej vendndodhjeve të kërkuara, nxënësit duhet të skanojnë një kod QR i cili u lejon atyre qasje në burimet elektronike dhe një seri udhëzimesh se ku duhet të drejtohen për të kërkuar burimet tjera (shiko më poshtë).

Disa ide për përdorim falas për të bërë aktivitete në klasë të llojit “Skavenger hunts” mund të gjeni në sajtin “Teacher pay Teachers”, në vegzën https://bit.ly/35r1SYj .

2. Qasshmëria: Shpjegimi i potencialit të smartfonëve në krijimin e qasjes më të madhe për studentët me nevoja të veçanta është një gjë në vete, pasi që ekzistojnë shumë aplikime për kërkesa të ndryshme që ndryshojnë sipas gjendjes.

Një shembull i aktiviteteve në klasë më nxënës me nevoja të veçanta mund ta gjeni në videon në vijim https://bit.ly/2QvnBKt .

3. Inkurajoni shkrim-leximin: Pa marrë parasysh a mësoni nxënës të gjuhës angleze, me nevoja të veçanta, ose nxënës të zakonshëm, aplikacione të shumta, detyra dhe veçori të smartfonëve u mundësojnë përdoruesve të mësojnë gramatikë, drejtshkrim, shqiptim dhe aftësi të tjera

Page 16: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

16

thelbësore të shkrim-leximit.Një prej shumë aplikacioneve që mund të gjenden për telefon për lexim në gjuhën angleze mund të instalohen nga “Play Store” është “Kids Learn English Reading” https://bit.ly/2QK8mMs

4. Alarmet dhe kohëmatësit: Pothuajse çdo smartfon vjen me një kohëmatës dhe një funksion për alarm, kështu që përdorini këto kur nxënësit kanë për të kryer detyrat brenda kufijve të caktuar kohorë.

5. E-mail: Meqenëse shumica e smartfonëve sinkronizohen me ofruesit e postës elektronike, kjo gjë mundëson një kanal komunikimi më të përshtatshëm midis mësuesve dhe nxënësve.

Në vegzën në vijim në portalin ZGJOI, mund ta gjeni një material për mbajtjen e një ore mësimi për hapjen e kontos dhe përdorimin e emailit, https://bit.ly/2FoogqR .

6. Google Maps: Hartat dhe aplikacionet e ngjashme ofrojnë mundësi të shumta arsimore për gjeografi dhe klasat e historisë në veçanti. Disa mësues madje mund të pëlqejnë idenë e hartimit të udhëtimeve virtuale në terren ku nxënësit mund të marrin pjesë përmes smartfonëve.

Aplikacioni “Flags and Capitals” është i dizajnuar për mësim, testim dhe lojë në fushën e gjeografisë dhe mund të përdoret edhe për kuize të diturisë për grupe të nxënësve, https://bit.ly/39Gngw2 .

7. Storyboarding: (Shqip: Tabela me tregime): Kërkoni nga nxënësit të vizatojnë ose bëjnë foto të imazheve sekuenciale dhe sfidojini që të hartojnë tregimet e tyre ose tabelat me tregime që përfshijnë tekst dhe pamje vizuale. Një gjë e thjeshtë sa për fillim mbase mund të jetë që nxënësit të bëjnë një tabelë me tregime të përbërë nga fotografi të udhëtimit të tyre për në shkollë.

Në vegëzën në vijim mund të shkarkoni një formë të tabelës për vendosjen e fotove të bëra gjatë udhëtimit nga shtëpia për në shkollë të dizajnuar në MS Word, https://bit.ly/2Fp6ZO3 , mirëpo një tabelë të tillë mund ta bëni vet duke e përdorur MS Excel.

8. Shkrimi me tastjerë me Kidztype: Përdorimi i drejtë i tastjerës është njëra prej shkathtësive të rëndësishme që nxënësit duhet ta përvetësojnë që në moshëm më të re. Një shembull ilustrativ i mësimit të përdorimit të drejtë të punës me tastjerë, përmes e-lojërave është aplikacioni KidzType. Udhëzime të hollësishme për përdorimin e këtij aplikacioni janë dhënë në vegzon në vijim, https://bit.ly/2ZXM91H .Për më shumë rreth kësaj teme shikoni artikullin: Teacherswithapps, Learn to Type with Kidztype.com!, https://bit.ly/2QubbSY .

9. Internet Seraching: (Shqip: Kërkimi në Internet) Shkathtësia e kërkimit të videove edukative në YouTube ka shumë rëndësi për të nxitur kurreshtjen dhe iniciativën vetanake për eksplorim dhe mësim të pavarur. Nxënësit e moshave deri në kl.5 e kanë pak të vështirë të bëjnë kërkime vetanake të suksesshme në Google. Për ta arritur këtë, nxënësve duhet sugjeruar falët kyçe të përzgjedhura me kujdes, ashtu që rezultatet e kërkimit të tyre të dalin sa më të suksesshme. Rekomandoni nxënësve që përveç fjalëve kyçe që kanë të bëjnë me subjektin e kërkimit, të përdorin gjithmonë edhe fjalën kyçe shtesë si: education, kids, grade 3,4,5, classroom, etj. sepse këto fjalë e ngushtojnë kërkimin duke i eliminuar përmbajtjet jo të përshtatshme dhe joedukative. Pë rmë shumë rreth kësaj teme mund të mësoni nga artikulli: University of Warwick, Graham Lewis, “Developing Students’ Web Searching Skills”, https://goo.gl/W3o6kZ.

10. Kalkulatori: Kalkulatorët vijnë si aplikacione standarde në pothuajse çdo smartfon, dhe aplikacione të shumta ekzistojnë për ata që ose nuk i kanë kalkulatorët ose kur mungojnë funksione më të avancuara.

Page 17: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

17

6. FORMULARËT E RAPORTEVE PËR PËRDORIMIN E TIK PËR MËSUES6.1. Raporti i vetëvlerësimit të mësuesve për mësimdhënien duke përdorur pajisje teknologjike

Emri / kodi i shkollësEmri i mësimdhënësit Lënda e mësimit dhe klasa e nxënësve ku janë përdorur pajisjet teknologjike

Tema e mësimit ku janë përdorur pajisjet teknologjike

Dita e javës së mësimore M / T / W / Th / F / S Koha Numri i mësimit

Objektivat e të nxënit të mësimit duke përdorur pajisje teknologjike

Cilat ishin pikat e mira të mësimit / çfarë shkoi mirë?

Çfarë nuk rezultoi të ishte aq e suksesshme në mësim?

Ndonjë veçori specifike e mësimit në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike

A keni pasur ndonjë problem në lidhje me pajisjet teknologjike?

Ju lutem përshkruani

Kur përdorni përsëri pajisjet teknologjike, cilat janë gjërat që do të ndryshoni / përmirësoni

Cilat do të ishin këshillat tuaja për mësuesit që përdorin pajisje teknologjike në mësimet e tyre?

Komente tjera

Page 18: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

18

6.2. Model i formularit të vëzhgimit të mësimit për vlerësim në klasë

Formulari i Vëzhgimit të MësimitData:- / / 20…….

Numri i referencës së formularit

Kodi recensues

Kodi i shkolles

KlasaKodi i

mësuesitPeriudha e

mësimdhëniesLënda

Kohëzgjatja e vëzhgimit

(min)Pjesëmarrja

djemvajza

GJITHSEJ

Klasa Kriteret Dëshmitë e ndikimit në të mësuarit e nxënësve, me shembuj

Për

mba

jtja

e m

ësim

it

Njohuri për përmbajtjen dhe pedagogjinë

Njohuri për teknologjinë

Përcaktimi i rezultateve të qarta arsimore

Njohuri për tiparet dhe aplikacionet e pajisjes teknologjike

Hartimi i udhëzimeve koherente

Hartimi i vlerësimit të përshtatshëm të nxënësve

Për

dorim

i i te

knol

ogjis

ë

Krijimi i mjedisit të respektit dhe raportit

Krijimi i kulturës së të mësuarit

Menaxhimi i procedurave në klasë

Menaxhimi i sjelljes së nxënësve

Organizimi i pajisjeve teknologjike - si ndahen ato?

Men

axhi

mi i

kla

sës

Mundësitë për kreativitet

Përdorimi i pyetjeve dhe diskutimeve efektive - dëshmi e sondazhit elektronik?

Mundësitë që studentët të bashkëpunojnë

Përdorimi i vlerësimit në mënyrë efektive

A ruhet me sukses puna e studentëve?

Përmbledhje

Page 19: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

19

6.3. Raport tremujor për përdorimin e TIK-ut dhe / ose pajisjeve teknologjike në klasë

Emri i shkollës dhe DKA DataEmri i zyrtarit që plotëson këtë raportA janë përdorur pajisjet teknologjike rregullisht gjatë javës mësimore - më pak se 25% të kohës së mësimdhënies / më shumë se 25% të kohës së mësimdhënies / deri në 50% të kohës së mësimdhënies / më shumë se 50%(zgjidhni njërën prej mundësive të mësipërme)

Në cilat fusha kurrikulare përdoren më shpesh pajisjet teknologjike?

Jepni një përmbledhje të komenteve të mësuesve për përdorimin e pajisjeve teknologjike në klasë

Jepni një përmbledhje të komenteve të nxënësve për përdorimin e pajisjeve teknologjike në klasë

A është në gjendje shkolla të tregojë ndonjë dëshmi të ndikimit pozitiv në arritshmëri?

A është në gjendje shkolla të tregojë ndonjë dëshmi të ndikimit pozitiv në cilësinë e mësimit, p.sh., motivimin e nxënësve dhe qëndrimet pozitive ndaj mësimeve?

Përmblidhni pikat e forta të përdorimit të pajisjeve teknologjike në klasë

Përmbledhni dobësitë në përdorimin e TIK-ut dhe / ose pajisjeve teknologjike në klasë

Për vendosjen e ardhshme të pajisjeve të TIK-ut dhe / ose atyre teknologjike në shkolla të tjera, a ka ndonjë këshillë për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave lidhur me përdorimin e pajisjeve teknologjike?(Përmblidhni)

Komente tjera – positive ose negative

Page 20: Udhëzues për mësimdhënës mbi përdorimin e paisjeve … · 2020. 5. 21. · 2.1 Njohuritë kompjuterike si aftësi themelore thelbësore 7 2.1. TIK-u përmirëson angazhimin

Ky botim është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi ekskluzive e konsorciumit zbatues dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.