UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT …«zues_për... · Aneksi 10 1...

3
Aneksi 10 1 UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E TESTIMIT ME SHKRIM A. PËRMBAJTJA E TESTIMIT ME SHKRIM 1. Testimi me shkrim për zyrtarët policorë përbëhet prej 100 pyetjeve dhe koha e testimit zgjat 2 orë e 30 minuta; 1.1. Testimi është i dizajnuar që t’i testojë kandidatët në këto fusha: 40 % në fushën e njohurive të përgjithshme; 30% gjuhë dhe letërsi dhe 30% matematikë. Rezultati minimal i kërkuar për ta kaluar me sukses testin është 70% të përgjigjeve nga testi; B. RREGULLAT GJATË TESTIMIT ME SHKRIM 1. Kandidati duhet të ulet në vendin që ia cakton anëtari i panelit; 2. Kandidati duhet ti dëgjojë me vëmendje dhe t’u përmbahet udhëzimeve të shkruara dhe të dhëna nga anëtari i panelit; 3. Me fillimin e testimit nuk lejohet parashtrimi i pyetjeve; 4. Gjatë testimit rreptësisht ndalohen bisedat ndërmjet kandidatëve; 5. Nuk lejohet të shikohet në fletëpërgjigjen e tjetrit; 6. Para fillimit të testimit të shkyqen telefonat dhe pajisje tjera elektronike. 7. Kandidatët janë të obliguar të mbajnë qetësi, të mos e kthejnë kokën anash apo mbrapa, të mos lëshojnë çfarëdo zëri apo të bëjnë mimikë; 8. Me fillimin e testimit nuk lejohet dalja nga vendi ku mbahet testimi; 9. Nëse kandidati e lëshon vendin gjatë testimit pa ndonjë arsye, ai/ajo nuk do të lejohet që të vazhdojë më testimin; 10. Kandidati që përfundon testimin para kohës së paraparë, e ngrit dorën dhe me leje të anëtarit të komisionit, dorëzon testin së bashku me materialin tjetër përcjellës; 11. Asnjë dokument i testimit me shkrim nuk lejohet të nxirret jashtë ambientit ku mbahet testimi; 12. Në përfundim të kohës së caktuar të testimit, kandidatët duhet të përfundojnë me testim duke lënë të gjitha materialet e dhëna në tavolinën e punës; 13. Në rast të përjashtimit të kandidatit nga procesi i testimit me shkrim, anëtari i panelit do ti lëshojë kandidatit urdhrin me shkrim për përjashtim nga vazhdimi i testimit; 14. Kandidati i cili përjashtohet është i detyruar që menjëherë ta lëshojë objektin ku mbahet testimi me shkrim;

Transcript of UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT …«zues_për... · Aneksi 10 1...

Page 1: UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT …«zues_për... · Aneksi 10 1 UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E TESTIMIT ME SHKRIM

Aneksi 10

1

UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E

TESTIMIT ME SHKRIM

A. PËRMBAJTJA E TESTIMIT ME SHKRIM

1. Testimi me shkrim për zyrtarët policorë përbëhet prej 100 pyetjeve dhe koha e testimit zgjat 2

orë e 30 minuta;

1.1. Testimi është i dizajnuar që t’i testojë kandidatët në këto fusha: 40 % në fushën e njohurive

të përgjithshme; 30% gjuhë dhe letërsi dhe 30% matematikë. Rezultati minimal i kërkuar

për ta kaluar me sukses testin është 70% të përgjigjeve nga testi;

B. RREGULLAT GJATË TESTIMIT ME SHKRIM

1. Kandidati duhet të ulet në vendin që ia cakton anëtari i panelit;

2. Kandidati duhet t’i dëgjojë me vëmendje dhe t’u përmbahet udhëzimeve të shkruara dhe të dhëna

nga anëtari i panelit;

3. Me fillimin e testimit nuk lejohet parashtrimi i pyetjeve;

4. Gjatë testimit rreptësisht ndalohen bisedat ndërmjet kandidatëve;

5. Nuk lejohet të shikohet në fletëpërgjigjen e tjetrit;

6. Para fillimit të testimit të shkyqen telefonat dhe pajisje tjera elektronike.

7. Kandidatët janë të obliguar të mbajnë qetësi, të mos e kthejnë kokën anash apo mbrapa, të mos

lëshojnë çfarëdo zëri apo të bëjnë mimikë;

8. Me fillimin e testimit nuk lejohet dalja nga vendi ku mbahet testimi;

9. Nëse kandidati e lëshon vendin gjatë testimit pa ndonjë arsye, ai/ajo nuk do të lejohet që të

vazhdojë më testimin;

10. Kandidati që përfundon testimin para kohës së paraparë, e ngrit dorën dhe me leje të anëtarit të

komisionit, dorëzon testin së bashku me materialin tjetër përcjellës;

11. Asnjë dokument i testimit me shkrim nuk lejohet të nxirret jashtë ambientit ku mbahet testimi;

12. Në përfundim të kohës së caktuar të testimit, kandidatët duhet të përfundojnë me testim duke

lënë të gjitha materialet e dhëna në tavolinën e punës;

13. Në rast të përjashtimit të kandidatit nga procesi i testimit me shkrim, anëtari i panelit do t’i

lëshojë kandidatit urdhrin me shkrim për përjashtim nga vazhdimi i testimit;

14. Kandidati i cili përjashtohet është i detyruar që menjëherë ta lëshojë objektin ku mbahet testimi

me shkrim;

Page 2: UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT …«zues_për... · Aneksi 10 1 UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E TESTIMIT ME SHKRIM

Aneksi 10

2

C. UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E TESTIT ME SHKRIM

1. Fletëpërgjigjet plotësohen me laps kimik ngjyrë të katërt;

2. Në fletpërgjigjje duhet të vendoset nr. i letërnjoftimit, datëlindja, gjinia, etniciteti, nr. i

aplikacionit, data e testimit dhe nënshkrimi i kandidatit;

3. Në fletëpërgjigje përkujdesuni që të mbushni tërë katrorin që i përket përgjigjes;

4. Kujdesuni të jeni në numrin dhe kolonën e saktë të fletës së përgjigjeve që i korrespondon

pyetjes në broshurën e testit përpara se të bëni shenjën përkatëse në fletën e përgjigjeve;

5. Mos shpenzoni shumë kohë për një pyetje. Rezultati juaj në këtë testim bazohet në numrin e

pyetjeve të cilave ju u jeni përgjigjur saktë. Nëse nuk jeni i sigurt për përgjigjen e një pyetjeje,

shënoni përgjigjen që mendoni se mund të jetë e saktë;

6. Mos vendosni shenja tjera në letër;

7. Mos e thyeni apo rrudhni fletëpërgjigjen;

8. Shënoni vetëm NJË përgjigjje për çdo pyetje në fletëpërgjegje;

9. Nëse vendosni më shumë se një shenjë për pyetje atëherë nuk do të fitoni pikë për atë pyetje (më

detajisht shiko mënyrën se si plotësohet fletëpërgjigjja).

Page 3: UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT …«zues_për... · Aneksi 10 1 UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E TESTIMIT ME SHKRIM

Aneksi 10

3

1. Mos shënoni asgjë në katrorët e zbrazët

2.Mbush (hijezo) rrethin● me nr.tuaj personal të letërnjoftimit

3.Mbush hijezo rrethin● për datën, muajin dhe vitin e lindjes,

4. Mbush (hijezo) rrethin● për gjininë

5. Mbush (hijezo) rrethin● për nr. të aplikacionit

6. Nënshkrimi i kandidatit vjen këtu!

7. Data e testimit vjen këtu,

Kujdes ! Çdo pyetje ka vetem një(1) përgjigjëje të saktë, psh’’ (B) është përgjigjëje e sakt (A, ,, C , D)

1234 56789

1011

Shqipëtar / AlbanacSerb / SrbinTurk / TurcinBoshnjak / BosnjakRom / RomAshkali / AskaliEgjiptian / EgipcanGoran / GoranMalazez / CrnogoracKroat / HrvatTë tjerë / Druge