��UDH�ZIM NR.2 Tranzicioni te...
date post
29-Oct-2020Category
Documents
view
1download
0
Embed Size (px)
Transcript of ��UDH�ZIM NR.2 Tranzicioni te...
2016
UDHËZIM NR.2
Tranzicioni te Standardet ISO
9001:2015 dhe ISO 14001:2015
Ky dokument parashtron udhëzimet e EQSC për klientët e saj, për periudhën e tranzicionit të zbatimit e Sistemeve të Menaxhimit sipas standardeve të miratuara në Shtator 2015.
Rr. Sulejman Pasha, Pallati 70/1, Kati 1, Nr.1 1016 Tiranë
Cilësia dhe Mjedisi
Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 1 e 6
Përmbajtja E përgjithshme ................................................................................................................................................................... 2
1. Rishikimi dhe Publikimi i standardeve ................................................................................................................... 3
2. Periudha e tranzicionit .............................................................................................................................................. 3
2.1 Klientët ekzistues ....................................................................................................................................................... 3
2.2 Klientët e rinj ............................................................................................................................................................. 3
3. Rishikimi i Sistemeve të Menaxhimit nga Klientët ................................................................................................. 5
4. Përfundimi i periudhës së tranzicionit .................................................................................................................... 5
5. Ndryshimet thelbësore të standardeve .................................................................................................................... 5
Cilësia dhe Mjedisi
Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 2 e 6
1
Publikimi 15.09.2015
2
15.09.2016
3
31.12.2017
4
14.09.2018
ISO 9001:2008 & ISO 14001
nuk ekzistojnë më
E përgjithshme Rishikimi i ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001 (më parë OHSAS 18001) hap mundësi të reja për
projektimin e sistemit tuaj të menaxhimit: një paraqitje më të qartë të strategjisë së kompanisë,
trajtimin e rreziqeve dhe mundësive, avancimin e fokusimit te procesi dhe një vështrim intensiv mbi
performancën dhe efikasitetin, janë vetëm disa prej tyre.
Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë rreth mënyrës se si mund të kaloni me sukses periudhën e
tranzicionit për të qenë në përputhje me kërkesat e rishikuara të ISO 9001:2015 dhe ISO
14001:2015.
Diagrami i mëposhtëm është një paraqitje vizuale e periudhës së tranzicionit, me afatet e përcaktuara
nga EQSC.
Periudha 3 vjeçare e tranzicionit
Ky dokument shërben për të informuar klientët, stafin dhe palët e interesuara, mbi procedurën e
tranzicionit, e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë klientët e EQSC, në proces certifikimi apo
klientë të rinj. EQSC e ka organizuar procesin e tranzicionit në 4 etapa, siç janë shpjeguar më poshtë.
30.06.2018
Cilësia dhe Mjedisi
Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 3 e 6
1. Rishikimi dhe Publikimi i standardeve
Më 15 shtator 2015 u publikuan dy standardet e rishikuara ISO 9001: 2015 dhe ISO 14001:2015.
Për këtë arsye të gjithë organizmat/kompanitë e certifikuara sipas standardeve të mëparshme ISO
9001:2008 dhe ISO 14001:2004, duhet të kalojnë sistemin e tyre ekzistues të menaxhimit të cilësisë
dhe mjedisit në përputhje me kërkesat e standardeve të 2015, deri më 15 shtator 2018. Kjo periudhë
tranzicioni tre vjeçare është vendosur nga organizata ISO për këtë arsye respektohet edhe nga EQSC.
Rishikimi i ISO 9001:2015 ka si qëllim ta përshtatin këtë standard me kushtet vazhdimisht në
ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më tepër bëhet dinamik dhe kompleks. Për
këtë arsye ishte i nevojshëm bërja e më e lehtë e përdorimit të tij nga kompani të ndryshme.
Gjithashtu, përdorimi simultan i disa standardeve (Sistemet e Integruara të Menaxhimit) nëpërmjet
këtij rishikimi do të bëhet më i thjeshtë, pasi struktura e të gjithë standardeve do të jetë e njëjtë, sipas
Aneksit SL.
Në këtë dokument janë paraqitur disa nga ndryshimet thelbësore të standardeve të mësipërme.
2. Periudha e tranzicionit
2.1 Klientët ekzistues
EQSC ka përcaktuar që për klientët ekzistues, periudha nga publikimi i standardit 15.09.2015 deri në
datën 31.12.2017 është e nevojshme që klientët të vlerësojnë mundësinë për tranzicionin e
sistemit të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, klientët kanë të drejtë përpara auditimeve mbikëqyrëse dhe të ricertifikimit, të kërkojnë auditimin sipas standardeve të rishikuara versionet e vitit 2015.
Në rast se klienti kërkon një auditim të veçantë, pasi e ka kaluar auditimin e planifikuar mbikëqyrës apo të ricertifikimit, ju njoftojmë se ky auditim mund të kryhet por do të ketë
orë auditimi shtesë duke qenë auditim jo i planifikuar.
2.2 Klientët e rinj
Klientët e rinj, të cilët hyjnë në Sistemin e certifikimit të EQSC gjatë periudhës nga publikimi i
standardit 15.09.2015 deri në datën 31.12.2017, kanë mundësi të përzgjedhin nëse duan të
certifikohen sipas ISO 9001:2008 apo ISO 9001:2015.
Në rast se përzgjedhin të zbatojnë standardin ISO 9001:2008, atëherë do të zbatojnë kërkesat
sipas Hapit 3 më poshtë, të Periudhës së tranzicionit.
Në rast se përzgjedhin direkt të zbatojnë Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO
9001:2015, klientët e rinj do të ndjekin procedurën e certifikimit të EQSC dhe nuk do të kenë
kufizime në periudhën e tranzicionit.
Cilësia dhe Mjedisi
Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 4 e 6
Kuptoni sa më mirë standardet e reja dhe ndryshimet krahasuar me versionet
e mëparshme. Standardet kanë terma e koncepte të reja, ndaj është e rëndësishme studimi i tyre,
marrja pjesë në trajnimet e organizuara nga EQSC apo kompani të tjera, si dhe të
studiohen me vëmendje Anekset e standardeve të cilat japin shpjegime të
rëndësishme.
Identifikoni pikat më të rëndësishme dhe përdorini ato në zhvillimin e sistemit
tuaj Në këtë kontekst disa nga ndryshimet më të rëndësishme dhe me vlerë për
kompaninë, janë rreziku dhe mundësitë si dhe konteksti i organizatës: p.sh. plani i
biznesit, planifikimi dhe kryerja e vlerësimit të kompetencës dhe/ose njohurive të
organizatës. Këto janë pika të cilat duhet të adresohen sa më shpejt në mënyrë që
të lehtësohet procesi i tranzicionit.
Përcaktuar momentin kur do të ndryshoni sistemin sipas standardeve të
ndryshuara Duhet të zgjidhni momentin më të përshtatshëm për ju, për të kryer ndryshimin. Ky
moment duhet të vlerësohet duke pasur në konsideratë këtë udhëzim, por edhe
kontakte për sqarime me EQSC.
Realizoni ndryshimet! Zbatimi i kërkesave të rishikuara të standardeve kërkon një kohë të mjaftueshme
për të dhënë rezultatet e saj. Për këtë arsye është e nevojshme që përpara se të
aplikoni për certifikim sipas standardeve të reja, të kryeni një Auditim të brendshëm
nëpërmjet të cilit do të keni një pasqyrë më të qartë të realizimit të ndryshimeve
dhe nevojës për përshtatje të reja.
Aplikoni për Certifikim Pasi të siguroheni se procesi i zbatimit të ndryshimeve është i finalizuar, EQSC ju
mirëpret për aplikimin për certifikim sipas standardeve të ndryshuara. EQSC ka
filluar procesin e akreditimit për këto standarde dhe në momentin e aplikimit të
parë, do të mundësojë dhënien e certifikatave sipas standardeve të reja, të
akredituara.
Rekomandimet e EQSC për procesin e
tranzicionit
Këto janë thjesht Rekomandime! Kini parasysh se vetë kompania juaj është
përgjegjëse për procesin e tranzicionit dhe përputhjen e Sistemit tuaj me kërkesat
e standardit
Cilësia dhe Mjedisi
Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe