Udhezues biologjia 12

29
Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Transcript of Udhezues biologjia 12

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Mirela Bega

Udhëzues për mësuesin për tekstin shkollor

“Biologjia 12”

Botime shkollore Albas

1

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Këtë material mund ta shkarkoni falas nga faqja jonë e internetit: www.albas-shb.com.

2

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

3

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

4

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

5

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

6

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

7

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

8

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Linja I STUDIMI I SË GJALLËSNënlinja I Energjia kimike për jetënKreu I Metabolizmi qelizor

Tema 1. Ç’është metabolizmi?Objektivat:Në fund të orës mësimore nxënësi:- të përshkruajë format e ndryshme të energjisë; - të shpjegojë procesin e metabolizmit në qelizë;- të analizojë shndërrimet energjetike në sistemet e gjalla;- të krahasojë reaksionet ekzotermike me ato endotermnike.

Konceptet kryesore: energji kinetike, energji potenciale, metabolizëm, reaksione katabolike, reaksione anabolike.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësveParashikimi Diskutim për njohuritë paraprake Diskutimi i ideve Punë individuale

Ndërtimi i njohurive Pyetja sjell pyetje Të lexuarit ndërveprues Punë në grup

Përforcimi Diagrami i Venit Paraqitje grafi ke e informacionit Punë me gjithë klasën.

Zhvillimi i mësimitParashikimi. Diskutim për njohuritë paraprakeNxënësve, mësuesi u kërkon të thonë çfarë ata dinë rreth koncepteve të energjisë kinetike e potenciale,

bazuar në njohuritë ndërlëndore të marra në lëndën e kimisë apo të fi zikës; çfarë dinë për metabolizmin, bazuar në njohuritë e marra në lëndën biologjia 11.

Mësuesi i orienton nxënësit me anë të këtyre pyetjeve:- Cili është kuptimi për energjinë kinetike e potenciale?- Ç’është metabolizmi?Një nxënës shkruan në tabelë mendimet që japin nxënësit e tjerë për to.- Energjia kinetike është energjia që zotëron trupi në lëvizje ndërsa energjia potenciale është energjia e depozituar në strukturën e brendshme të trupit, por që mund të kthehet në energji kinetike.Nxënësi e konkretizon me një shembull shndërrimin e dy lloj energjive.- Metabolizmi është tërësia e reaksioneve të sintezës (anabolike) dhe të shpërbërjes (katabolike), që ndodhin në qelizë e në gjithë organizmin.

Ndërtimi i njohurive. Pyetja sjell pyetjenMësuesi u kërkon nxënësve që të studiojnë në dyshe informacionin e ri lidhur me shndërrimet energjetike në

qelizë dhe të shkëmbejnë mendime midis tyre për pjesën e lexuar.

Mësuesi: Cilat janë tri format kryesore të shndërrimit të energjisë në botën e gjallë?Nxënësi 1: Në botën e gjallë ka tri forma të shndërrimit të energjisë.

- Energjia diellore (Energji kinetike) që shndërrohet në energji potenciale.- Energjia kimike e molekulave organike të qelizës që shndërrohet në energji të lidhjeve makroenergjitke të molekulave të ATP.- Energjia e lidhjeve makroenergjitike të ATP-së, e cila është energji që përdoret nga qeliza për të kryer punë.

9

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Mësuesi: Sa llojesh janë reaksionet që kryhen në qelizë nga pikëpamja energjetike?Nxënësi 2: Janë 2 lloje reaksionesh:

a. ekzotermikë me çlirim energjie;b. endotermik me thithje energjie.

Mësuesi: Cilat janë 2 proceset që përfshin metabolizmi?Nxënësi 3: a) Shpërvetësimi ose reaksionet e shpërbërjes (katabolike).

b) Përvetësimi ose reaksionet e sintezës (anabolike).

Mësuesi: Cilat janë reaksionet më të rëndësishme katabolike e anabolike në qelizë?

Nxënësi 4: Reaksionet më të rëndësishme katabolike janë ato të frymëmarrjes qelizore, ndërsa reaksionet anabolike janë ato të sintezës së proteinave, sheqernave, lyrave.

Përforcimi. Diagrami i Venit

Nxënësve u kërkohet të krahasojnë reaksionet katabolike me ato anabolike, duke u mbështetur në njohuritë e sapomarra përmes një organizuesi grafik (Diagrami i Venit).

Në pjesën e bashkimit të dy rrathëve do të vendosin të përbashkëtat e tyre, në pjesët e tjera do të shkruajnë të veçantat. Mësuesja cakton tre nxënës të plotësojnë diagramin e Venit në tabelë.

Reaksionet eReaksionefrymëmarrjeskatabolikeqelizore

Shpërbëjnëmakromolekulat

Janë reaksione që realizojnë metabolizmin

qelizor

Janë Janë endotermike

ekzotermike

Reaksione Reaksionet eanabolike fotosintezës

Sintetizojnë molekulat e mëdha duke u nisur nga ato

të voglat

Detyrë. Renditni emrat e makromolekulave që organizmi ynë i përdor si burim energjie për procesin e metabolizmit.

• Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për:

- përshkrimin e formave të ndryshme të energjisë;- shpjegimin e shndërrimeve energjetike në qelizat e gjalla;- krahasimin e reaksioneve anabolike me ato katabolike.

• Nga përvoja: Përdorimi i organizimeve, paraqitjeve grafike (Diagrami i Venit) ka përparësi në përfshirjen në orën e mësimit të nxënësve që e përvetësojnë me vështirësi mësimin vetëm duke e lexuar atë, të ndihmuar edhe nga grafike.

10

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Tema 2. ATP-ja, monedha e shkëmbimit në shndërrimet komike Objektivat:Në fund të orës së mësimit nxënësi:

- të tregojë se ATP-ja është një nukleotid;- të përshkruajnë rolin e ATP në metabolizëm; - të analizojë se si formohet ATP-ja.

Konceptet kryesore: nukleotidi, riboza, ademina, fosforilimi.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturës Metodat Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

Parashikimi LINK Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe

Ndërtimi i njohurive DRTA Ndërtimi i shprehive studimore Punë në grupe e drejtuar

PërforcimiTë menduarit e të lexuarit e drejtuar

Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe- Rishikimi në dyshe

Zhvillimi i mësimitParashikimi. LINK (Kërko, Rendit, Shëno, Mëso)Mësuesi shkruan në tabelë konceptin “ATP – adenozin triforfati”. Kërkon që nxënësit, pasi të kenë punuar për 3-4 minuta në dyshe, të renditin në letër lidhjet e këtij koncepti me njohuritë që ata mund të kenë për të.

Mësuesi u kërkon nxënësve të thonë se çfarë kanë shkruar.Nxënësi 1: ATP-ja: molekulë energjetike e qelizës.Nxënësi 2: ATP-ja – është një lloj nukleotidi me 3 grupe fosfate.Nxënësi 3: ATP-ja – ka një molekulë adeninë e një sheqer ribozë.Nxënësi 4: ATP-ja – formohet përmes procesit të fosforilimit.

Mësuesi aktivizon nxënësit më pak aktivë duke synuar përfshirjen e gjithë klasës.Nxënësit përgjigjen lirshëm dhe mësuesi i shënon ato në tabelë.

molekulë energjetike e qelizës një lloj nukleotidi me 3 grupe fosfateATP

ka një molekulë adeninë formohet përmes procesit e një sheqer ribozë

të fosforilimit

Ndërtimi i njohurive. DRTA (Veprimtari e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar)Mësuesi u kërkon nxënësve të lexojnë pjesën: “Si formohet ATP-ja”. Gjatë kohës që nxënësit fi llojnë të

lexojnë, mësuesi paraqet në tabelë dy mënyrat e fosforilimit: atë në nivelin e substratit dhe forforilimin kimioosmotik, për të cilat nxënësit do të japin shpjegimet e tyre, të cilat plotësohen e saktësohen nga mësuesi.

Parashikimi. Rishikimi në dysheNë këtë fazë të orës së mësimit nxënësit refl ektojnë sasinë dhe qëndrueshmërinë e të nxënit mbi konceptet dhe

shprehitë e fi tuara në temën e sipërpërmendur, duke zbatuar atë në detyrën që u afrohet me anë të teknikësMendo/Puno në dyshe/Shkëmbe mendime për afërsisht 7 minuta.

11

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 12”

Detyrë. Përse ATP-ja është shumë e rëndësishme në procesin e metabolizmit?Pas punës individuale mbi detyrën e dhënë, nxënësit diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime me shokun e

bankës. Më pas, ata kalojnë në një diskutim me gjithë klasën mbi rolin e ATP-së e ndërtimin e saj.

Nxënësi 1: ATP-ja përbëhet nga 3 pjesë: aderime + riboza + 3 grupe fosfate. Nxënësi 2: ATP-ja transferon energjinë nga reaksionet katabolike tek ato anabolike.Nxënësi 3: ATP-ja prodhohet në citoplazmën e qelizës por edhe në organelet e saj si mitokondria e kloroplasti. Nxënësi 4: ATP-ja formohet përmes dy procedurave të fosforilimit.

Vlerësimi i nxënësve. nxënësit vlerësohen për:- përshkrimin e ndërtimin e rolit të ATP-së;- analizën se si ATP-ja shërben si monedhë që shkëmben energji në reaksionet kimike.

Përparësitë e metodave: Nxënësit ndjehen të motivuar dhe marrin pjesë gjallërisht në mësim.

Per te shkarkuar librin te plote shikoni poshte tek pershkrimi ose shkoni tek :http://88.99.38.121/blog/libri-i-mesuesit-biologjia-12