UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja...

7
2016 UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015 Ky dokument parashtron udhëzimet e EQSC për klientët e saj, për periudhën e tranzicionit të zbatimit e Sistemeve të Menaxhimit sipas standardeve të miratuara në Shtator 2015. Rr. Sulejman Pasha, Pallati 70/1, Kati 1, Nr.1 1016 Tiranë

Transcript of UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja...

Page 1: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

2016

UDHËZIM NR.2

Tranzicioni te Standardet ISO

9001:2015 dhe ISO 14001:2015

Ky dokument parashtron udhëzimet e EQSC për klientët e saj, për periudhën e tranzicionit të zbatimit e Sistemeve të Menaxhimit sipas standardeve të miratuara në Shtator 2015.

Rr. Sulejman Pasha, Pallati 70/1, Kati 1, Nr.1 1016 Tiranë

Page 2: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 1 e 6

Përmbajtja E përgjithshme ................................................................................................................................................................... 2

1. Rishikimi dhe Publikimi i standardeve ................................................................................................................... 3

2. Periudha e tranzicionit .............................................................................................................................................. 3

2.1 Klientët ekzistues ....................................................................................................................................................... 3

2.2 Klientët e rinj ............................................................................................................................................................. 3

3. Rishikimi i Sistemeve të Menaxhimit nga Klientët ................................................................................................. 5

4. Përfundimi i periudhës së tranzicionit .................................................................................................................... 5

5. Ndryshimet thelbësore të standardeve .................................................................................................................... 5

Page 3: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 2 e 6

1

Publikimi 15.09.2015

2

15.09.2016

3

31.12.2017

4

14.09.2018

ISO 9001:2008 & ISO 14001

nuk ekzistojnë më

E përgjithshme Rishikimi i ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001 (më parë OHSAS 18001) hap mundësi të reja për

projektimin e sistemit tuaj të menaxhimit: një paraqitje më të qartë të strategjisë së kompanisë,

trajtimin e rreziqeve dhe mundësive, avancimin e fokusimit te procesi dhe një vështrim intensiv mbi

performancën dhe efikasitetin, janë vetëm disa prej tyre.

Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë rreth mënyrës se si mund të kaloni me sukses periudhën e

tranzicionit për të qenë në përputhje me kërkesat e rishikuara të ISO 9001:2015 dhe ISO

14001:2015.

Diagrami i mëposhtëm është një paraqitje vizuale e periudhës së tranzicionit, me afatet e përcaktuara

nga EQSC.

Periudha 3 vjeçare e tranzicionit

Ky dokument shërben për të informuar klientët, stafin dhe palët e interesuara, mbi procedurën e

tranzicionit, e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë klientët e EQSC, në proces certifikimi apo

klientë të rinj. EQSC e ka organizuar procesin e tranzicionit në 4 etapa, siç janë shpjeguar më poshtë.

30.06.2018

Page 4: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 3 e 6

1. Rishikimi dhe Publikimi i standardeve

Më 15 shtator 2015 u publikuan dy standardet e rishikuara ISO 9001: 2015 dhe ISO 14001:2015.

Për këtë arsye të gjithë organizmat/kompanitë e certifikuara sipas standardeve të mëparshme ISO

9001:2008 dhe ISO 14001:2004, duhet të kalojnë sistemin e tyre ekzistues të menaxhimit të cilësisë

dhe mjedisit në përputhje me kërkesat e standardeve të 2015, deri më 15 shtator 2018. Kjo periudhë

tranzicioni tre vjeçare është vendosur nga organizata ISO për këtë arsye respektohet edhe nga EQSC.

Rishikimi i ISO 9001:2015 ka si qëllim ta përshtatin këtë standard me kushtet vazhdimisht në

ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më tepër bëhet dinamik dhe kompleks. Për

këtë arsye ishte i nevojshëm bërja e më e lehtë e përdorimit të tij nga kompani të ndryshme.

Gjithashtu, përdorimi simultan i disa standardeve (Sistemet e Integruara të Menaxhimit) nëpërmjet

këtij rishikimi do të bëhet më i thjeshtë, pasi struktura e të gjithë standardeve do të jetë e njëjtë, sipas

Aneksit SL.

Në këtë dokument janë paraqitur disa nga ndryshimet thelbësore të standardeve të mësipërme.

2. Periudha e tranzicionit

2.1 Klientët ekzistues

EQSC ka përcaktuar që për klientët ekzistues, periudha nga publikimi i standardit 15.09.2015 deri në

datën 31.12.2017 është e nevojshme që klientët të vlerësojnë mundësinë për tranzicionin e

sistemit të tyre.

Gjatë kësaj periudhe, klientët kanë të drejtë përpara auditimeve mbikëqyrëse dhe të

ricertifikimit, të kërkojnë auditimin sipas standardeve të rishikuara versionet e vitit 2015.

Në rast se klienti kërkon një auditim të veçantë, pasi e ka kaluar auditimin e planifikuar

mbikëqyrës apo të ricertifikimit, ju njoftojmë se ky auditim mund të kryhet por do të ketë

orë auditimi shtesë duke qenë auditim jo i planifikuar.

2.2 Klientët e rinj

Klientët e rinj, të cilët hyjnë në Sistemin e certifikimit të EQSC gjatë periudhës nga publikimi i

standardit 15.09.2015 deri në datën 31.12.2017, kanë mundësi të përzgjedhin nëse duan të

certifikohen sipas ISO 9001:2008 apo ISO 9001:2015.

Në rast se përzgjedhin të zbatojnë standardin ISO 9001:2008, atëherë do të zbatojnë kërkesat

sipas Hapit 3 më poshtë, të Periudhës së tranzicionit.

Në rast se përzgjedhin direkt të zbatojnë Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas ISO

9001:2015, klientët e rinj do të ndjekin procedurën e certifikimit të EQSC dhe nuk do të kenë

kufizime në periudhën e tranzicionit.

Page 5: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 4 e 6

Kuptoni sa më mirë standardet e reja dhe ndryshimet krahasuar me versionet

e mëparshme. Standardet kanë terma e koncepte të reja, ndaj është e rëndësishme studimi i tyre,

marrja pjesë në trajnimet e organizuara nga EQSC apo kompani të tjera, si dhe të

studiohen me vëmendje Anekset e standardeve të cilat japin shpjegime të

rëndësishme.

Identifikoni pikat më të rëndësishme dhe përdorini ato në zhvillimin e sistemit

tuaj Në këtë kontekst disa nga ndryshimet më të rëndësishme dhe me vlerë për

kompaninë, janë rreziku dhe mundësitë si dhe konteksti i organizatës: p.sh. plani i

biznesit, planifikimi dhe kryerja e vlerësimit të kompetencës dhe/ose njohurive të

organizatës. Këto janë pika të cilat duhet të adresohen sa më shpejt në mënyrë që

të lehtësohet procesi i tranzicionit.

Përcaktuar momentin kur do të ndryshoni sistemin sipas standardeve të

ndryshuara Duhet të zgjidhni momentin më të përshtatshëm për ju, për të kryer ndryshimin. Ky

moment duhet të vlerësohet duke pasur në konsideratë këtë udhëzim, por edhe

kontakte për sqarime me EQSC.

Realizoni ndryshimet! Zbatimi i kërkesave të rishikuara të standardeve kërkon një kohë të mjaftueshme

për të dhënë rezultatet e saj. Për këtë arsye është e nevojshme që përpara se të

aplikoni për certifikim sipas standardeve të reja, të kryeni një Auditim të brendshëm

nëpërmjet të cilit do të keni një pasqyrë më të qartë të realizimit të ndryshimeve

dhe nevojës për përshtatje të reja.

Aplikoni për Certifikim Pasi të siguroheni se procesi i zbatimit të ndryshimeve është i finalizuar, EQSC ju

mirëpret për aplikimin për certifikim sipas standardeve të ndryshuara. EQSC ka

filluar procesin e akreditimit për këto standarde dhe në momentin e aplikimit të

parë, do të mundësojë dhënien e certifikatave sipas standardeve të reja, të

akredituara.

Rekomandimet e EQSC për procesin e

tranzicionit

Këto janë thjesht Rekomandime! Kini parasysh se vetë kompania juaj është

përgjegjëse për procesin e tranzicionit dhe përputhjen e Sistemit tuaj me kërkesat

e standardit

Page 6: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 5 e 6

3. Rishikimi i Sistemeve të Menaxhimit nga Klientët

Të gjithë klientët aktualë dhe të rinj, ët cilët aplikojnë për certifikim pranë EQSC sipas ISO

9001:2008 dhe ISO 14001:2004, kanë afat deri në 31.12.2017 të njoftojnë EQSC rreth statusit të

zbatimit të kërkesave të standardeve të rishikuara në Sistemin e tyre të Menaxhimit.

Në Janar – Shkurt 2018 EQSC do të vlerësojë këto njoftime, dhe planifikojë auditimet sipas

standardeve të reja, për të gjithë klientët e saj.

Afati më i fundit i zhvillimit të auditimit sipas standardeve të reja, do të jetë data 30.06.2018.

Kjo periudhë prej mbi 2 muajsh do të shërbejë për të dhënë mundësinë kohore të duhur për mbylljen

e jokonformiteteve të evidentuara gjatë auditimit si dhe përfundimin e procesit të vendimmarrjes së

certifikimit. Në këtë mënyrë klientët dhe EQSC do të kenë mundësi të respektojnë afatin e mbarimit

të certifikatave të lëshuara sipas standardeve të vjetruara, dhe do të jenë të gjithë klientët e pajisur

me certifikatat sipas standardeve të rishikuara.

EQSC nuk do të pranojë auditime sipas ISO 9001:2008 dhe ISO 14001:2004 pas datës

30.06.2018.

4. Përfundimi i periudhës së tranzicionit

Pas datës 14.09.2018 vlefshmëria e të gjitha certifikatave të lëshuara, sipas ISO 9001:2008 dhe ISO

14001:2004 do të pushojë së ekzistuari.

Pas kësaj date, nuk mund të pranohen nga EQSC aplikime për certifikim sipas këtyre standardeve.

5. Ndryshimet thelbësore të standardeve

Të dy standardet e rishikuar, kanë ndryshime të rëndësishme. Më poshtë përmbledhim disa prej tyre:

· Është ndryshuar struktura e standardeve duke lehtësuar kështu integrimin e disa standardeve në

një Sistem të vetëm Menaxhimi.

· Janë reduktuar kërkesat administrative, pra më pak dokumente (p.sh nuk kërkohet më me

detyrim që të ketë një manual të cilësie apo mjedisi, etj.). Por janë shtuar kërkesat e tjera, p.sh

në pikën 3 janë shtuar 27 kërkesa të reja.

· Sa i takon Dokumentimit, standardet e rishikuara kanë konsideruar evoluimin e përdorimit të

kompjuterëve, bazave të të dhënave, sistemeve “cloud”, etj., duke zëvendësuar termat

dokument“ dhe “regjistrim/record” me termin e ri “informacion i dokumentuar”.

Page 7: UDHËZIM NR.2 Tranzicioni te Standardet ISO 9001:2015 dhe ... Nr2 Tranzicioni ne standardet e reja te 2015.pdf · ndryshim të mjedisit ku një biznes operon, i cili sa vjen e më

Cilësia dhe Mjedisi

Udhëzim Nr 2 , 8.06.2016 Faqe 6 e 6

· Është theksuar rëndësia e kufijve të sistemit të menaxhimit dhe zbatueshmërisë së tij.

· Është përfshirë pikë e re rreth të kuptuarit të Kontekstit të organizatës, dhe se si kjo të jep

mundësi të identifikosh mundësitë dhe përfitimet si për vetë organizatën (Cilësia) ashtu dhe për

mjedisin.

· Është përfshirë si pikë e veçantë, Lidershipi, si mënyra më e mirë për të siguruar suksesin e

Sistemit të Menaxhimit. Kjo do të mundësojë që politikat dhe objektivat si të cilësisë edhe të

mjedisit të jenë më në harmoni me strategjinë e përgjithshme të kompanisë.

· I është vënë me tepër theks orientimit drejt “procesit”.

· Në ISO 14001 është përfshirë, Perspektiva e ciklit të jetës, duke kërkuar që organizata të

kontrollojë dhe ndikojë në efektet në mjedis të aktivitetit të saj, përgjatë ciklit të jetës së

produktit/shërbimit.

· Është hequr pika që trajtonte veprimet parandaluese, pasi kjo çështje tashmë mbulohet nga

Vlerësimi i rrezikut.

· Është përshirë si çështje e re Vlerësimi i rrezikut.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e ndryshimeve thelbësore të standardeve. Për tu njohur më

tepër me ndryshimet e standardeve, jeni të mirëpritur të merrni pjesë në trajnimet profesionale të

ofruara nga EQSC.