UAMD FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DEGA...
Transcript of UAMD FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DEGA...
Universiteti "Aleksander Moisiu"
1
TEMA: SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
UAMD
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
DEGA: ADMINISTRIM PUBLIK
MASTER PROFESIONAL
DREJTUES SHKENCOR DR. BRUNELA KULLOLLI PUNOI: SABRI HOXHA
Universiteti "Aleksander Moisiu"
2
Përmbajtja
1. Abstrakt…………………………………………………….1
2. Hyrje …………………………………………………… ...2
3. Shqyrtimi i literaturës - Parashtrimi i problematikës……..3
4. Prezantimi i metodologjisë së kërkimit dhe rezultatet e tij ...................................................................................................12
a) Koordinimi i sigurimeve shoqërore në teori dhe praktikë
b) Krahasimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e huaj
c) Dispozita model për një marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore.
5. Gjetjet kryesore dhe konkluzionet…………………….57
6. Literatura dhe refencat…………………………………58
1 2
Universiteti "Aleksander Moisiu"
3
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Abstract
‘The best thing about the future it is that it comes one day at a time’
Abraham Lincoln 1809-1865
We do not believe that this saying of Abraham Lincoln requires translation, because if we try to do
that we won’t succeed into conveying its exact meaning. The only thing we can say is that it reflects
exactly the current situation of our country. Albanians have faced many challenges as a result of
the communist regime and the years of transition. With the opening of the borders the new “dream”
of Albanians is to become part of the European Union, as an integral part of it and why not as a
decision making body, because Albanian citizens abide and conduct their lives in all European
Countries and in the ëhole ëorld.
Will we be in the future part of the European Union? Will be able to benefit from the cooperation
and collaboration that the European countries have? Will we find support where we go? To
accomplish all these things the Albanian state has initiated cooperation and completed agreements
with many countries of the European Union so that our citizens who live throughout Europe become
protected in the juridical and social aspects. Let’s hope that these achievements will happen in the near future.
1.Abstrakt “The best thing about the future is that it comes one day at a time”
Abraham Lincoln
1809 -1865
Nuk besojmë se kjo thënie Abraham Lincoln ka nevojë për përkthim, pasi sa do të
mundohemi ne nuk mundemi ta bëjmë dot saktë atë. Të vetmen gjë që mund të themi është se
kjo është shprehja perfekte për kushtet që ndodhet sot vendi ynë. Shqiptarët janë përballur me
plot sfida që u ka sjellë si komunizmi ashtu edhe këto vite të tranzicionit. Me hapjen e kufijve
“ëndrra” e shqiptarëve është të bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, si pjesë integrale dhe pse jo
vendimarrëse, për aq kohë sa shtetasit tanë janë të shpërndarë në të gjithë Evropën, për mos të
thënë në të gjithë boten.
A do të jemi ne në të ardhmen në Bashkimin Europian? A do të mund të përfitojmë ne
nga bashkëveprimi që kanë shtetet europiane me njëra – tjetrën? A do të gjejë populli
ynë mbështetje atje ku shkon? Për të gjitha këto shteti shqiptar ka nisur një rrugë të
marrëveshjeve dhe bashkëveprimeve me shumë vende të Bashkimit Europian në mënyrë që
shtetasit tanë të ndjehen të mbrojtur si nga ana juridike ashtu dhe socilae kudo që të
ndodhen nëpër Europë. Le të shpresojmë që kjo e ardhme nuk është shumë e largët!
Universiteti "Aleksander Moisiu"
4
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
2. Hyrje
Administrimi i migrimit të ligjshëm, ashtu sikurse edhe i atij të parregullt është bërë, si
asnjëherë tjetër, një sfidë e madhe politike. Në përpjekje për të realizuar të drejtat e tyre për
mbrojtje sociale, migruesit hasin pengesa të shumta. Ja përse, përherë e më shumë po bëhet e
rëndësishme të përmirësohet koordinimi i sistemeve të sigurimeve shoqërore midis vendeve
pritëse dhe vendeve të origjinës. Instrumentat e koordinimit të Këshillit të Evropës synojnë të
mënjanojnë disa dobësi të migrimit1, kur është fjala konkretisht për pagesa afatgjata, sikurse
janë për shembull pensionet e pleqërisë. Dispozitat e tyre nuk i detyrojnë shtetet të ndryshojnë
përmbajtjen e legjislacionit të sigurimeve shoqërore. Instrumentat e koordinimit prekin një
gjendje të caktuar për migruesit, për shembull duke i detyruar shtetet të mos i trajtojnë ata
ndryshe nga shtetasit e tyre.
Synimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet anëtarëve të tij
me qëllim që të ruajnë dhe realizojnë idealet dhe parimet që janë trashëgimi e tyre e përbashkët
dhe për të lehtësuar përparimin ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht nëpërmjet ruajtjes dhe
realizimit të metëjshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Kodi evropian i sigurimeve
shoqërore, i çelur për nënshkrim më 16 prill 1964, përcakton, në nenin 73 të tij, që Palët
kontraktuese në Kod do të përpiqen të zgjidhin, me anë të një instrumenti të posaçëm, çështjet
që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore për të huajt dhe refugjatët, konkretisht për sa i përket
trajtimit të tyre të barabartë si vendasit dhe ruajtjes të të drejtave që kanë arritur apo janë duke
arritur.
Vendet Bashkimit Evropian gjithmonë janë duke kooperuar me njëra – tjetrën për të bërë
një koordinim të sigurimeve shoqërore në mënyrë që shtetasit të gëzojnë të gjitha të drejtat
nga skemat e sigurimeve kudo që të ndodhen. Ndërkohë edhe Shqipëria po mundohet
që të bashkeveprojë nëpërmjet ratifikime të shumta ligjore që u janë berë
konventave dhe marrëveshjeve dypalëshe. Ky studim fillon pikerisht me një koordinim
teorik dhe praktik të sigurimeve shoqërore, më pas bëhet një krahasim i përfitimeve nga
skema e sigurimeve shoqërore të Shqipërisë me vendet e BE si dhe në fund paraqitet ideja se
për të pasur marrëveshje dypalëshe, Këshilli Europian ofron Dispozita Model se cilat janë
rregullat që duhet të ndiqen për lidhjen e këtyre marrëveshjeve.
1 Termi është përdorur në dy kuptimet e veta emigrant / migrantë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
5
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
3. Shqyrtimi i literaturës - Parashtrimi i problematikës
Për hartimin e këtij studimi jemi mbështetur në instrumentat juridikë të tilla si:
Ligji Nr. 7703 datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, Udhëzimi
Nr. 24 datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 4 datë
30.01.2006 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme te sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, Ligji Nr. 9034, datë 20.3.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive
punësimi”, Ligji Nr. 8960, datë 24.10.2002 “Për ratifikimin e Kartës Sociale Evropiane, e
Ndryshuar”, Ligji Nr. 9320, datë 25.11.2004 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 97 të Organizatës
Ndërkombëtare të Punës, për Migracionin për Punësim, e rishikuar”. Ligjit Nr. 9555,
datë 08.06.2006, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane “Për statusin Ligjor të
Punëtorëve Migrantë”, Ligjin Nr. 9564, datë 19.6.2006 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 143
“Për punëtorët migrantë (dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të
Punës, bërë në Gjenevë”, Ligjit Nr. 9703, datë 2.4.2007 “Për aderimin e Republikës së
Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve
migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”; Karta Sociale (e rishikuar), Strasburg, 3 Maj 1996;
Konventa Evropiane. Ndërkohë që kërkimet për kryerjen e këtij studimi janë bërë dhe në ëebside
të ndryshëm në internet. Si përshembull në faqen kryesorete Institutit të Sigurimeve Shoqërore
dhe në ëebsite të cilat janë të paraqitura tek referencat në fund të këtij studimi.
Ndryshimet politike në Shqipëri kanë bërë që shumë shtetas shqiptarë të kalojnë
kufirin dhe pranojnë të jetojnë e të punojnë në shtete të tjera. Shteti shqiptar garanton lëvizjen
e lirë të shtetasve për qëllime punësimi, lidh marrëveshje punësimi me shtetet pritëse,
ndihmon dhe lehtëson integrimin e emigrantëve në vendet pritëse, në zbatim të të drejtave dhe
detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë.
Shtetasit shqiptarë që dëshirojnë te emigrojnë jashtë Shqipërisë për qëllime punësimi,
regjistrohen në një regjistër të veçantë “Për emigrantët”, i cili mbahet nga Ministria e Punës dhe
Çështjeve Sociale2
Ligji Nr. 9034, datë 20.3.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive
punësimi”3 në nenin Neni 15 thuhet se sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë afatgjatë
dhe afatshkurtër rregullohen në bazë të legjislacionit për sigurimet shoqërore të shtetit shqiptar
dhe shtetit pritës, marrëveshjeve dypalëshe në këtë fushë dhe konventave ndërkombëtare për
sigurimet shoqërore ku Republika e Shqipërisë është palë. Shteti shqiptar, nëpërmjet strukturave
përkatëse, nxit hapjen e agjencive për derdhjen e kontributeve të sigurimit vullnetar të
emigrantëve në vendet pritëse. Edhe në mungesë të marrëveshjeve shteti shqiptar njeh dh
2 Ligji nr. 9034, datë 20. 03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” Neni 8 “Garantimi i lëvizjes së lirë”. 3 Ky ligj rregullon marrëdhëniet në fushën e emigracionit të shtetasve shqiptarë, që largohen nga Republika e Shqipërisë për motive punësimi. Shteti garanton
përkujdesjen dhembrojtjen e shtetasve të tij emigrant, si dhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve të tyre me Republikën e Shqipërisë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
6
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES përkrah veprimtaritë e agjencive private të punësimit që konsistojnë në:
a) shërbime që lidhen me ndërmjetësimin midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve
jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pa qenë palë e marrëdhënieve të punësimit, që mund
të lindin nga ky ndërmjetësim;
b) shërbime për informimin lidhur me trajnimin e punëkërkuesve, për t’i bërë ata të
disponueshëm për subjekte fizike ose juridike;
c) dhënien e informacionit dhe ndërmjetësimin për menaxhimin e punësimit të
shtetasve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.4
Por, ndërkohë, me hapjen e kufijve, plot shtetas të huaj kanë ardhur dhe kanë investuar në
Shqipëri, për mos të thënë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Shteti shqiptar ka bërë përpjekjet
për mbrojtjen e shetasve të tij, ashtu si kundër detyron edhe shtetasit e huaj që të ndjekin
ligjet dhe rregullat e tij. Për këtë arësye shteti shqiptar ka bërë disa marrëveshje me vendet e
Bashkimit Europian. Për këtë në Udhëzimin nr. 24 datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, pika 11 “Negocimi, nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve
ndërkombëtare” thuhet, se negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare tatimore dhe nënshkrimi
i tyre bëhet nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të
Tatimeve, në përputhje me dispozitat e Ligjit "Për lidhjen e marrëveshjeve dhe traktateve
ndërkombëtare".5
Iniciativa për lidhjen e traktateve dhe të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe mund të
merret nga shteti ynë ose nga shtetet e tjera. Për marrëveshjet, ku si palë janë shtetet ose
qeveritë dhe iniciativa është e palës sonë, ministritë përkatëse marrin me parë mendimin e
Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të ministrive dhe institucioneve të tjera qendror e të
interesuara, para se t'i propozohet Këshillit të Ministrave lidhja e traktateve dhe e
marrëveshjeve. Këshilli i Ministrave jep miratimin në parim për traktatet dhe marrëveshjet
ndërkombëtare që lidhen në emër të shtetit ose të qeverise.
Po sipas pikës 11 të udhëzimit të mësipërm, zbatimi i dispozitave tatimore të
marrëveshjeve apo konventave dypalëshe dhe shumëpalëshe, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme
e Tatimeve (shkurt "DPT") dhe jo nga degët rajonale te tatimeve. Kërkesat e tatimpaguesve për
zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare drejtohen në DPT. Në rastet kur
tatimpaguesit paraqiten ne drejtoritë rajonale të tatimeve dhe kërkojnë përjashtime, lehtësira
fiskale, vërtetime, rezidencë apo dokumentacione dhe udhëzime qe lidhen me zbatimin
e marrëveshjeve ndërkombëtare të përfunduara nga vendi ynë, ato [kërkesat] duhet t'i
4 Ligji nr. 9034, datë 20.03.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” Neni 18 “Agjencitë private të punësimit” 5 Ligji nr. 8371, datë 09.07.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, Neni 3 E drejta për të lidhur tractate dhe marrëveshje “Të drejtën për të lidhur tractate dhe marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe e kanë Presidenti i Republikës dhe Këshilli I Ministrave, sipas noramve kushtetuese
në fuqi, Ministritë, institucionet qendrore dhe organet e pushtetit local kanë të drejtë të lidhin marrëveshje me karakter shkencor, kulturor, arsimor, teknik etj,
brenda kuadrit të fushës apo juridiksionit të tyre, duke marrë më parë mendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme”
Universiteti "Aleksander Moisiu"
7
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES kalohen për shqyrtim Drejtorisë se Përgjithshme të Tatimeve. Ky rregull do të zbatohet
edhe për marrëveshjet dypalëshe për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe për
parandalimin e evazionit fiskal, të përfunduara nga vendi ynë, si dhe për dispozitat tatimore
që mund të përmbajnë marrëveshje të tjera, të tilla si marrëveshjet për transportin
ndërkombëtar, marrëveshjet e ndihmave, marrëveshjet e kredive, marrëveshjet
koncensionare, marrëveshjet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, etj.
Drejtoritë rajonale të tatimeve veprojnë drejtpërdrejt sipas dispozitave te marrëveshjeve
ndërkombëtare vetëm kur dispozitat ligjore e nënligjore tatimore e parashikojnë një gjë të tillë
ose në rastet kur marrin përgjigje apo udhëzime zyrtare me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme
e Tatimeve.
Në serinë e ligjeve të paraqitura më sipër do të interpretojmë vetëm ato pjesë, të cilat
kanë të bëjnë pikërisht me mbrojtjen nga ana sigurimeve shoqërore të shtetasve shqiptarë dhe
të huaj njëkohësisht.
Kështu në Ligji Nr. 7703 datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë”, i cili ka për objekt të rregullojë marrëdhëniet në fushën e sigurimeve
shoqërore, tregon se sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: sigurimi i
detyrueshëm, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shtetërore të posaçme.
Dhe konkretisht Neni 2 “Sigurimet shoqërore të detyrueshme”, ne të cilin thuhet, se
sigurimi shoqëror i detyrueshmë është jo fitimprurës, që mbron me të ardhura:
a) Personat e punësuar në lidhje me:
paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes;
barrëlindjen;
pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes;
aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale;
papunësinë;
b) personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) në lidhje me:
barrëlindjen;
pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes.
Me kontributet e derdhura garantohet pagesa në para për të kompensuar pakësimin e të
ardhurave në një shumë që mbulon të paktën një standard minimal jetese, i cili përcaktohet
nga Këshilli i Ministrave. Kur shihet e përshtatshme, mund të jepen përfitime në natyrë, në vend
ose si shtesë e të ardhurave, në përputhje me rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni bazë, Këshilli i Ministrave ka të drejtë
të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi.
Në Nenin 3 “Sigurimi shoqëror vullnetar” thuhet se “Personi i siguruar në mënyrë të
detyrueshme, kur për një kohë dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të sigurohet detyrimisht, ka të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
8
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
drejtën e vazhdimit të sigurimit sipas sistemit vullnetar. Sigurimi vullnetar është i mundur edhe
për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për
këtë periudhë përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura. Sigurimi vullnetar mund të
shtrihet edhe te personat që nuk përcaktohen në Nenin 2. Sigurimi vullnetar që parashikohet
nga kjo dispozitë, bëhet në kushtet e përcaktuara nga rregullorja e Institutit të
Sigurimeve Shoqërore.”
Sigurimi suplementar paraqitet në Nenin 4 të këtij ligji dhe pikërisht Neni 4 “Sigurimi
shoqëror suplementar” ka të bëjë me “Sigurimi shoqëror suplementar për personat që ushtrojnë
funksione ose detyra të veçanta kushtetuese, për punonjësit e shtetit, për ushtarakët që
shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për punonjësit
e Policisë së Shtetit dhe ata të Shërbimit Informativ të Shtetit bëhet sipas kritereve të
përcaktuara me ligje të veçanta. Organi i ngarkuar nga Këshilli i Ministrave ka të drejtë të
autorizojë çdo person juridik për të dhënë pension suplementar në kushtet e përcaktuara me ligj
të veçantë. Ndërsa, për sa i përket pensioneve të posaçme në ligj në Nenin 5 të tij thuhet, se kanë
të drejtë për pensione të posaçme që jepen nga shteti personat që: kanë marrë pjesë në
lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve
nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit
territorial të Shqipërisë dhe në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta; kanë
arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe
politikës; kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist, i cili është i zbatueshëm
si për shtetasit shqiptarë ashtu edhe të huaj.6
Ky ligj nuk është i zbatueshëm vetëm për shtetasit shqiptarë, por edhe për të shtetasit e
huaj që jetojën dhe punojnë në Republikën e Shqipërisë. Kështu në Nenin 7 “Mbrojtja
për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj“ të këtij ligji thuhet se sigurimet
shoqërore u japin mbrojtje shtetasve shqiptar jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj si më poshtë:
a) shtetasve shqiptarë dhe personave pa shtetësi7, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë
shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe Rregulloren e Institutit të
Sigurimeve Shoqërore;
b) shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që punojnë në Shqipëri
Gjithashtu, Neni 9 parashikon se cilat janë llojet e detyrimeve për çdo lloj sigurimi:
Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje,
barrëlindje dhe pensione në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk
mund të caktohet nën një pagë minimale dhe mbi një pagë maksimale mujore. Punëdhënësit
6 Mbështetja ligjore 1. Ligji nr. 8607, datë 27.4.2000 “Statusi i dëshmorit të Atdheut” 2. Ligj Nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës
Antifashiste Nacionalclirimtare të Popullit shqiptar” 7 Person, i cili nuk konsiderohet si shtetas i ndonjë shteti sipas veprimit të ligjit të tij
Universiteti "Aleksander Moisiu"
9
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES detyrohen të paguajnë kontribut për aksident në punë e sëmundje profesionale dhe për
papunësinë.
Personat ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe
për pensione në masën e nivelit bazë.
Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribut për barrëlindje
dhe për pensione. Masat dhe kriteret caktohen nga Këshilli i Ministrave.
Shteti paguan kontribute në varësi të veprimtarisë ekonomike të zhvilluar më parë për
kohën që shtetasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të gjithë kategoritë e
personave të përcaktuar me ligje dhe me vendime të Këshillit të Ministrave.8
Sipas Udhëzimit Nr. 4 datë 30.01.2006 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme
të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” shtetasit e huaj dhe ata pa shtetësi, të cilët kanë
një marrëdhënie punësimi të çfarëdo forme, apo ushtrojnë aktivitet ekonomik në
Republikën e Shqipërisë, janë të detyruar të kontribuojnë në skemën sigurimeve shoqërore,
pra paguajnë rregullisht kontributet. Në këtë kuptim, përfitojnë mbrojtjen nga sigurimet shoqërore
dhe ndërkohë kanë detyrimin për të paguar kontribute edhe shtetasit huaj dhe ata pa shtetësi,
që punojnë si punëdhënës, të vetëpunësuar ose si sipërmarrës në subjekte që janë të
regjistruara ose kanë detyrim për regjistrim në organet tatimore të Shqipërisë.
Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore;
a) shtetasit e huaj që punojnë në subjekte, të cilat mbi bazën e një aktmarrëveshje
qeveritare, nuk kanë detyrimin për t’u regjistruar, për ontributet, në organet tatimore shqiptare.
b) shtetasit e huaj, pjestarë të subjekteve punëdhënëse të huaja, të cilat nuk kanë detyrimin
për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare
Këtu përfshihen shtetasit e huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri për një punë të caktuar, mbi bazën
e një kontrate ligjore punësimi apo shërbimi të lidhur midis punëdhënësit të tyre (i cili nuk ka
detyrim për t’u regjistruar në organet tatimore shqiptare) dhe subjektit të regjistruar në organet
tatimore shqiptare. Sipas përcaktimit që duhet të jetë vendosur në kontratë dhe në zbatim, këtyre
shtetasve të huaj paga nuk i jepet nga subjekti i regjistruar në organet tatimore shqiptare, por i
transferohet zyrtarisht punëdhënësit të tij nga është dërguar.
Ligji Nr. 8960, datë 24.10.2002, “Për ratifikimin e Kartës Sociale9
Evropiane, e
Ndryshuar” , Neni 12 “E drejta për sigurim shoqëror” dhe neni 13 “E drejta për asistencë
mjekësore dhe sociale” paraqesin se çfarë parashikon ky ligj në lidhje me sigurimin shoqëror dhe
të asistencës sociale që përfitojnë shtetasit që kanë nënshtruar këtë kartë. Nëse Shqipëria do të
8 Më pas pjesa tjetër e këtij ligji zbatohet njësoj për të gjithë punonjësit e regjistruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, por për efekt të këtij studimi do të paraqesim vetëm pjesët që lidhen me mbështetjen nga ana e sigurimeve shoqërore të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Udhëzimi nr. 4, datë 30.01.2006 “Për
mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, pika 8”
9 Karta sociale është një traktat I një marrëveshje solemne ndërkombëtare, të cilën shtetet premtojnë se do ta respektojnë, pasi ta kenë ratifikuar atë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
10
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES ishte tashmë pjesë e Bashkimit Europian, shtetasit shqiptarë që kanë emigruar në këto vende do
të kishin përfituar me kohë nga kjo kartë. Me synimin për të siguruar një ushtrim efektiv të së
drejtës për sigurim shoqëror, palët angazhohen: 1. të krijojnë ose mbajnë një sistem të sigurimit
shoqëror; 2. të mbajnë sistemin e sigurimit shoqëror në një nivel të kënaqshëm, të paktën të
barabartë me atë të nevojshëm për ratifikimin e Kodit Europian të Sigurimit Shoqëror; 3. të
përpiqen të ngrenë sistemin e sigurimit shoqëror në një nivel më të lartë; 4. të ndërmarrin hapa,
me përfundimin e marrëveshjeve të përshtatshme dypalëshe dhe shumëpalëshe ose me mjete të
tjera dhe duke iu nënshtruar kushteve të përcaktuara në ato marrëveshje për të siguruar:
a) trajtim të barabartë me atë të shtetasve të tyre, të shtetasve të palëve të tjera lidhur me
të drejtat e sigurimit shoqëror, përfshirë mbajtjen e përfitimeve që rrjedhin nga legjislacioni i
sigurimit shoqëror, pavarësisht nga lëvizjet që personat e mbrojtur mund të bëjnë ndërmjet
territoreve të palëve;
b) dhënia, mbajtja dhe rifillimi i të drejtave të sigurimit shoqëror me mjete të tilla si
akumulim i periudhave të sigurimit ose punësimit të plotësuara sipas legjislacionit të secilës nga
palët.
Me synimin për të siguruar një ushtrim efektiv të së drejtës për asistencë mjekësore dhe
sociale, palët angazhohen: 1. të sigurojnë që çdo personi, i cili është pa burime të mjaftueshme
dhe i cili nuk ka mundësi të sigurojë këto burime si nëpërmjet përpjekjeve të tij, ashtu edhe nga
burime të tjera, veçanërisht nga përfitimet prej një skeme të sigurimit shoqëror, t’i jepet asistencë
e përshtatshme dhe, në rast sëmundjeje, kujdesi i nevojshëm për atë gjendje; 2. të sigurojnë që
personat që marrin asistencë të tillë nuk do të vuajnë, për këtë arsye, nga zvogëlimi i të drejtave
të tyre politike ose sociale; 3. të marrin masa që cilido të mund të marrë nga shërbimet e
përshtatshme, publike ose private, këshilla dhe ndihmë personale, ashtu siç mund të kërkohet për
të parandaluar, eliminuar ose lehtësuar gjendjen nevojtare personale ose të familjes; 4. të
zbatojnë dispozitat e referuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni në mënyrë të barabartë me
shtetasit e tyre ndaj shtetasve të palëve të tjera, që ndodhen ligjërisht brenda territorit të tyre, në
përputhje me detyrimet e Konventës Europiane për Asistencën Mjekësore dhe Sociale, të
nënshkruar në Paris më 11 dhjetor 1953.
Ligji Nr. 9320, datë 25.11.2004 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 97 të Organizatës
ndërkombëtare të punës, për migracionin për punësim, e rishikuar”10
, në nenin 6 parashikon se
çdo shtet palë për të cilin kjo konventë është në fuqi merr përsipër të zbatojë, pa diskriminim
lidhur me kombësinë, racën, fenë ose seksin, për imigrantët që qëndrojnë ligjërisht në territorin e
tij, trajtim jo më pak të favorshëm sesa ai që zbatohet për shtetasit e vet lidhur me çështjet e
10 Rishikuar në 1949, hyrë në fuqi më 22 janar 1952 Konferenca e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare të punës, e mbledhur në Gjenevë nga grupi drejtues I
zyrës ndërkombëtare të punës, në sesionin e saj të tridhjetë e dytë më 8 qershor 1949, duke vendosur për miratimin e disa propozimeve lidhur me rishikimin e Konventës së migracionit për punësim 1939, miratuar nga Konferenca në sesionin e saj të njëzet e pestë, që përfshihet në pikën e njëmbëdhjetë të kalendarit të këtij
sesioni; duke pasur parasysh që këto propozime duhet të marrin formën e një konvente ndërkombëtare, miraton në ditën e 1 korrik 1949 Konventën e mëposhtme
me emrin Konventa për migracionin për punësim (e rishikuar)
Universiteti "Aleksander Moisiu"
11
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES mëposhtme:
a) Për çështjet që rregullohen nga ligji ose rregullat, ose që i nënshtrohen kontrollit të
autoriteteve administrative:
i) shpërblimi, përfshi të ardhurat familjare kur këto përbëjnë pjesë të shpërblimit,
orët e punës, puna jashtë orarit, pushimet e paguara, kufizimet për punën në shtëpi, mosha
minimale për punësim, trajnimi dhe kualifikimi, puna e grave dhe puna e personave në moshë të
re;
ii) anëtarësimi në sindikata dhe përfitimet e marrëveshjeve kolektive;
iii) strehimi.
b) Sigurimet shoqërore (d.m.th. masat ligjore lidhur me dëmtimin në punë,
shtatzaninë, sëmundjen, invaliditetin, pleqërinë, vdekjen, papunësinë dhe përgjegjësitë familjare
dhe çdo ngjarje tjetër të paparashikuar që, sipas ligjeve dhe rregullave vendase, mbulohet nga një
skemë e sigurimeve shoqërore, që i nënshtrohen kufizimeve të mëposhtme:
i) mund të ketë masa të veçanta për ruajtjen e të drejtave të fituara ose të të
drejtave në proces fitimi;
ii) ligjet ose rregullat vendase të vendeve të imigracionit mund të përcaktojnë
masa të veçanta lidhur me përfitimet ose pjesët e përfitimeve që janë të pagueshme plotësisht nga
fondet publike, dhe lidhur me pagesat për personat që nuk përmbushin kushtet e kontributit të
parashikuara për të marrë pension normal.
c) Taksat e punësimit, detyrimet ose kontributet që paguhen lidhur me personin e
punësuar.
d) Procedurat ligjore lidhur me çështjet të cilave u referohet kjo Konventë.
Në rastin e një shteti federal masat e këtij neni zbatohen deri në nivelin ku çështjet e trajtuara
rregullohen nga ligji ose rregullat federale ose i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve
administrative federale. Shtrirja dhe mënyra sesi zbatohen këto masa lidhur me çështjet që
rregullohen nga ligji ose rregullat e shteteve përbërëse, provincave apo kantoneve11
, ose që i
nënshtrohen kontrollit të autoriteteve administrative, përcaktohen nga çdo Shtet Palë. Shteti Palë
tregon në raportin e përvitshëm mbi zbatimin e konventës shtrirjen në të cilën rregullohen
çështjet e trajtuara në këtë nen nga ligji ose rregullat federale ose i nënshtrohen kontrollit të
autoriteteve administrative federale. Lidhur me çështjet që rregullohen nga ligji ose rregullat e
shteteve përbërëse, provincave apo kantoneve ose i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve
administrative, Shteti Palë ndërmerr hapat e përcaktuara në paragrafin 7 (b) të nenit 19 të
Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës.12
11 Ndarje territorial që përdoret në Zvicër 12 Organizata ndërkombëtare e punës (ILO) miratoi më 18 qershor 1998 në Gjenevë Deklaratën e ILO lidhur me parimet dhe të drejtat themelore në punë dhe
ndjekjen e saj
Universiteti "Aleksander Moisiu"
12
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Ligjit Nr. 9555, date 08.06.2006, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane “Për statusin
Ligjor të Punëtorëve Migrantë”. Ky ligj për sigurimet shoqërore parashikon si më poshtë:
Neni 18 Sigurimet shoqërore
1. Çdo Palë kontraktuese do të marrë përsipër brenda territorit të saj trajtimin e barabartë të
punëtorëve migrantë dhe familjeve të tyre me vendasit për çështjen e sigurimeve shoqërore, në
bazë të kushteve të kërkuara nga legjislacioni vendas dhe marrëveshjeve dypalëshe apo
shumëpalëshe tashmë të përfunduara apo që do të përfundohen ndërmjet palëve përkatëse
kontraktuese. 2. Palët kontraktuese do të përpiqen gjithashtu t'u sigurojnë punëtorëve migrantë
dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre ruajtjen e të drejtave të fituara apo në proces fitimi, si edhe të
përfitimeve të tjera jashtë shtetit, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe apo shumëpalëshe.
Neni 19 Asistenca sociale dhe mjekësore
Çdo palë kontraktuese merr përsipër t'u japë asistencë sociale dhe mjekësore punëtorëve
migrantë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, të cilët qëndrojnë ligjërisht brenda territorit të saj
njësoj si shtetasve të vet, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e tjera
ndërkombëtare dhe në veçanti nga Konventa Europiane për Asistencë Sociale dhe Mjekësore e
vitit 1953.
Neni 20 Aksidentet industriale dhe sëmundjet profesionale, higjiena industriale
1. Duke synuar parandalimin e aksidenteve industriale dhe sëmundjeve profesionale
si dhe higjienën industriale, punëtorët migrantë do të përfitojnë të njëjtat të drejta
dhe mbrojtje si punëtorët vendas, në zbatim të ligjeve të një pale kontraktuese dhe
marrëveshjeve kolektive dhe duke pasur parasysh situatat e veçanta. 2. Një punëtor
migrant, i cili është viktimë e një aksidenti industrial apo ka marrë një sëmundje
profesionale në territorin e shtetit pritës, do të përfitojë rehabilitim profesional në të
njëjtat kushte si ato të punëtorëve vendas.
Ligji Nr. 9564, datë 19.6.2006 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 143 “Për punëtorët migrantë
(dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bërë në Gjenevë”.
Kjo konvente është mbajtur për të theksuar nevojën për shmangien e rritjes së skajshme
dhe të pakontrolluar, ose të paasistuar të lëvizjeve migratore për shkak të pasojave negative
sociale dhe humane; duke marrë parasysh se për të kapërcyer zhvillimin e
pamjaftueshëm dhe papunësinë kronike dhe strukturore, qeveritë e shumë vendeve, këmbëngulin
vazhdimisht për nxitjen e zhvendosjes së kapitalit dhe teknologjisë sesa me transferimin e
punëtorëve në përputhje me nevojat dhe kërkesat e këtyre vendeve, në interesin e ndërsjellë të
vendeve të origjinës dhe të vendeve të punësimit; duke marrë parasysh të drejtën e secilit për t'u
larguar nga çdo vend, përfshirë edhe atë të tijin, sikurse edhe për të hyrë në vendin e tij. Në nenin
9 të këtij ligji për sigurimet shoqërore pa cenuar masat e hartuara për kontrollin e lëvizjeve të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
13
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES migrantëve me motive punësimi, duke u siguruar, që punëtorët migrantë hyjnë në
territorin kombëtar dhe pranohen për motive punësimi, në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore
përkatëse punëtori migrant në të gjitha rastet kur këto ligje dhe akte nënligjore nuk janë
respektuar dhe kur situata e tij, nuk mund të rregullohet, do të gëzojë barazi trajtimi për
veten dhe pjesëtarët e familjes së tij lidhur me të drejtat e fituara nga punësimi i mëparshëm,
shpërblimi, sigurimet shoqërore dhe përfitime të tjera. Në çdo rast mosmarrëveshje lidhur me
të drejtat e përmendura në paragrafin pararendës, punëtori duhet të ketë të drejta ta
parashtrojë rastin e tij pranë një organi kompetent, personalisht ose me përfaqësues. Ndërsa në
rastin e dëbimit të punëtorit ose të familjes së tij shpenzimet nuk do të përballohen nga ana
e tyre. Asgjë e shprehur në këtë konventë nuk do t'i parandalojë anëtarët që t'u japin
personave që qëndrojnë apo punojnë jo ligjërisht në territorin e tyre të drejtën e qëndrimit dhe
të punësimit të ligjshëm.
Çdo anëtar për të cilin kjo konventë është në fuqi, zotohet të hartojë dhe të zbatojë një
politikë kombëtare të hartuar sipas metodave të përshtatshme për kushtet dhe praktikat
kombëtare, që synon nxitjen dhe garantimin e barazisë së mundësive dhe të trajtimit lidhur me
punësimin dhe profesion, sigurimet shoqërore, të drejtat sindikaliste dhe kulturore, si dhe liritë
individuale dhe kolektive për personat që si punëtorë migrantë ose pjesëtarë të familjeve të tyre
qëndrojnë ligjërisht brenda territorit të tyre.13
Ligjit Nr. 9703, datë 2.4.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën
Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të
familjeve të tyre”. Kjo konventë është mbajtur për të njohur përparimin e bërë nga disa shtete
mbi baza rajonale apo dypalëshe kundrejt mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve migrantë dhe
anëtarëve të familjeve të tyre; për të kuptuar rëndësinë dhe masën e fenomenit të migrimit që
përfshin miliona njerëz dhe prek një numër të madh shtetesh në komunitetin ndërkombëtar; për
të ndërgjegjësuar të gjithë opinionin për ndikimin e fluksit të punëtorëve migrantë mbi shtetet
dhe popujt përkatës dhe me dëshirën për të vendosur norma që mund të kontribuojnë në
harmonizimin e qëndrimeve të shteteve nëpërmjet pranimit të parimeve bazë në lidhje me
trajtimin e punëtorëve migrantë dhe anëtareve të familjeve të tyre; për të pasur parasysh pozitat e
pambrojtura në të cilat gjenden shpesh punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre,
ndërmjet të tjerash, për shkak të mungesës së tyre nga shteti i origjinës dhe vështirësive që ata
mund të hasin për shkak të pranisë së tyre në shtetin e punësimit; për të bindur opinionin publik
që të drejtat e punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre nuk janë njohur kudo
plotësisht, duke pasur nevojë për mbrojtjen e duhur ndërkombëtare; për të marrë parasysh faktin
që migrimi shpesh është shkaku i problemeve serioze për anëtarët e familjeve të punëtorëve
13 Ligji nr. 9564, datë 19.06.2006 “Për ratifikimin e Konventës nr. 143 “Për punëtorët migrant (dispozita plotësuese), 1975 “të Organizatës Ndërkombëtare të punës,
bërë në Gjenevë” Pjesa e II Barazia e mundësive dhe e trajtimit, neni 10
Universiteti "Aleksander Moisiu"
14
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES migrantë, si dhe për vetë punëtorët, veçanërisht për shkak të ndarjes së familjeve; duke mos
harruar që problemet njerëzore që përfshihen në migrim janë më serioze në rastin e migrimit të
parregullt dhe të bindur që duhet të nxiten masa të përshtatshme, me qëllim parandalimin dhe
eliminimin e lëvizjeve klandestine dhe trafikimin e punëtorëve migrantë, ndërsa në të njëjtën
kohë duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore njerëzore; për të pasur parasysh që
punëtorët, të cilët nuk janë të pajisur me dokumente apo janë në një situatë të
parregullt, punësohen shpesh në kushte më pak të favorshme pune në krahasim me punëtorët
e tjerë dhe shumë punëdhënës e shohin këtë si nxitje për të kërkuar punëtorë të tillë, me qëllim
që të vjelin përfitimet e konkurrencës së pandershme; për të pasur parasysh që përdorimi i
punësimit të punëtorëve migrantë që janë në një situatë të parregullt do të zvogëlohet, nëse të
drejtat njerëzore themelore të gjithë punëtorëve migrantë do të njihen më gjerësisht dhe mbi të
gjitha, dhënia e disa të drejtave shtesë për punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre
në një situatë të rregullt, do të nxisë të gjithë migrantët dhe punëdhënësit të respektojnë dhe
veprojnë sipas ligjit dhe procedurave të caktuara nga shtetet përkatës; për të bindur para së
gjithash për nevojën e realizimit të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të punëtorëve
migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, duke rikonfirmuar dhe caktuar normat bazë në një
konventë të plotë që do të mund të zbatohej në mënyrë universale.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
15
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
4. Prezantimi i metodologjise së kërkimit dhe rezultatet e tij
I. Koordinimi i sigurimeve shoqërore në teori dhe praktikë
Komiteti i ekspertëve për koordinimin në fushën e sigurimeve shoqërore ka për detyrë të
zhvillojë pikërisht koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore duke u mbështetur pikërisht
në konventat e përmendura më sipër. Konferenca e tetë e ministrave evropianë që përgjigjen
për sigurimet shoqërore, e cila u mbajt në maj 2002 në Bratislavë14
, i dha një impuls të ri punës
së këtij komiteti. Ajo e ngarkoi konkretisht komitetin të çojë përpara njohjen dhe ratifikimin e
instrumentave juridikë të Këshillit të Evropës që synojnë të lehtësojnë integrimin e punonjësve të
migruar, e në mënyrë më të veçantë instrumentat që kanë për qëllim të krijojnë një rrjet
panevropian të koordinimit të sigurimeve shoqërore, d.m.th. marrëveshjet e përkohshme
evropiane për skemat e sigurimeve shoqërore dhe Konventën evropiane të sigurimeve shoqërore.
A) Koordinimi i sigurimeve shoqërore në teori
1) Territorialiteti dhe diversiteti kombëtar i sigurimeve shoqërore
Sigurimet shoqërore janë të lidhura kryesisht me legjislacionin kombëtar. Në skemat e
sigurimeve shoqërore, shuma e përfitimeve, kushtet e dhënies dhe kohëzgjatja e derdhjeve
përcaktohen nga legjislacioni kombëtar. Këto skema administrohen nga organe kombëtare15
mbi
bazën e rregullave dhe normave kombëtare. Ankimet individuale lidhur me përcaktimin apo
shumën e përfitimeve zgjidhen nga ana e gjykatave kombëtare. Fusha e zbatimit e skemave të
sigurimeve shoqërore është kështu tradicionalisht e kufizuar brenda territorit të një shteti të
veçantë, madje edhe të një rajoni të caktuar të një shteti. Ky aspekt territorialisht i kufizuar mund
të shprehet nëpërmjet rregullash kombëtare që bëjnë shprehimisht të ditur se vetëm shtetasit e një
vendi do kenë të drejta për përfitime apo që këto përfitime u derdhen vetëm atyre që banojnë
brenda kufijëve të një shteti. Karakteri territorial i sigurimeve shoqërore shpjegon se skemat
kombëtare apo rajonale të sigurimeve shoqërore janë zhvilluar secili në mënyrën e vet. Këto
skema pasqyrojnë në vetvete trashëgiminë ekonomike, politike, sociale, gjeografike dhe
kulturore të çdo territori. Pavarësisht nga fakti që një territor i caktuar mund të ndikojë me
shembullin e tij tek një tjetër, nuk mund të thuhet se gjenden dy territore që të kenë një skemë të
vetme sigurimi shoqëror tërësisht të ngjashëm.
Një shtet A, për shembull, mund ta kushtëzojë dhënien e një përfitimi të veçantë sigurimi
shoqëror, si pensioni i paaftësisë, me vendin e banimit. Shteti A do t’u derdhë pensione paaftësie
në këtë rast vetëm rezidentëve të ligjshëm në këtë territor, nëse këta bëhen të paaftë për punë.
14 Kryeqyteti i Sllovakisë 15 Për shembull Instituti i sigurimeve shoqërore
Universiteti "Aleksander Moisiu"
16
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Shteti B, në të kundërt, mund ta bazojë të njëjtin tip përfitimi tek punësimi, duke derdhur
shpërblime vetëm për ata që ishin të punësuar deri në çastin e paaftësisë së tyre. Shteti C, nga ana
e tij, mundet fare mirë ta mbështesë një pagesë të tillë në fuqinë e veprimtarisë ekonomike, duke
derdhur përfitime vetëm për ata që gëzojnë status si punonjës me pagë apo punonjës të
vetëpunësuar deri në çastin e paaftësisë. Kushtet e dhënies të një përfitimi të veçantë mund
të ndryshojnë gjithashtu nga një territor në tjetrin. Kështu, shteti A i përmendur më lart mund
të mos derdhë pension nëse personi i interesuar nuk është në gjendje të përligjet me
një kohëqëndrim banimi minimal prej 20 vjetësh brenda territorit konkret. Shteti B mund të
mos pranojë të derdhë përfitime nëse personi nuk përligjet nëpërmjet një punësimi prej 15
vjetësh brenda territorit të tij, ndërsa shteti C mund ta kushtëzojë çdo dhënie përfitimi me një
periudhë prej 10 vjetësh në kryerjen e një veprimtarie ekonomike brenda kufijëve të tij.
Metoda e përllogaritjes për përfitim paaftësie mund të ndryshojë gjithashtu midis shteteve A,
B dhe C. Shteti A do derdhë për shembull një shumë të caktuar për çdo vit banimi në vend.
Shteti B mund të derdhë ndoshta një shumë bazë të caktuar, duke e shtuar këtë shumë për
çdo vit pune në territorin e tij. Shteti C do derdhë, nga ana e tij, një përqindje të caktuar,
mbi bazën e të ardhurave të mëparshme dhe duke e shtuar këtë përqindje për çdo vit
veprimtarie ekonomike ushtruar në vend nga personi në fjalë. Mënyra e financimit të
përfitimeve për paaftësi mund të ndryshojë po ashtu nga një shtet te tjetri. Shteti A do financojë
për shembull përfitimet nëpërmjet një taksimi, të cilit i nënshtrohen tërë rezidentët, ndërsa shteti
B do zbatojë një kontribut sigurimi shoqëror prej 6% mbi tërësinë e rrogave. Shteti C do
financojë, nga ana e tij, pensionet e paaftësisë nëpërmjet një kontributi në sigurimet shoqërore
prej 5% tërhequr nga tërë të ardhurat e veprimtarisë ekonomike. Karakteri territorial dhe
diversiteti i sigurimeve shoqërore mund të krijojnë problem kur personat mërgojnë nga një
shtet tek tjetri. Në kontekstin e sigurimeve shoqërore, migrimet duhet të shihen në aspektin
më të gjerë. Ato kanë të bëjnë si me personat që vendosin të ikin nga një shtet e të vendosen
përfundimisht në një tjetër, ashtu dhe me personat që banojnë në një shtet, por punojnë në një
tjetër, duke u kthyer çdo ditë, çdo javë, çdo muaj apo një herë në vit në vendin e tyre të banimit.
Përfshihen këtu gjithashtu edhe ata që jetojnë në një vend, punojnë në një tjetër dhe ushtrojnë një
veprimtari si punonjës të vetëpunësuar në një vend të tretë. Personat e shkëputur përkohësisht
nga punëdhënësi i tyre në një vend tjetër konsiderohen edhe ata si migrues. Në fakt, në këtë
kontekst, termi “migrim” përfshin të gjitha gjendjet në të cilat një person kalon një kufi të
caktuar. Edhe turistët e pushuesit mund të konsiderohen si migrues në këndvështrimin e
sigurimeve shoqërore. Natyra territoriale dhe e larmishme e sigurimeve shoqërore është
një burim potencial problemor, si për vetë të migruarit, ashtu dhe për sistemet e sigurimeve
shoqërore kombëtare mes të cilave ata lëvizin.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
17
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
2) Rreziqet e migrimit për të mirguarit dhe sistemet kombëtare të sigurimeve
shoqërore
Të migruarit rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga shtetasit e një vendi në të cilin kanë migruar.
Fare mirë mund të ndodhë që ky shtet të mos pranojë të japë përfitime për jo shtetasit e tij.
Territorialitet i sigurimeve shoqërore do të thotë që personat, të cilët vendosin të migrojnë për
një periudhë afatgjatë drejt një shteti tjetër, mund të përfitojnë disa nga të drejtat e
sigurimeve shoqërore që kanë arritur në vendin e tyre të origjinës. Për shembull, mund të
përfitojnë për periudhat e banimit, punësimit apo veprimtarisë ekonomike të realizuara në
shtetin e tyre të origjinës, periudha këto që nuk mbahen parasysh në legjislacionin e
sigurimeve shoqërore të vendit të tyre të ri. Ky problem merr një shtrirje të gjerë për
pensionet e pleqërisë apo të invaliditetit, kur pagesa apo shuma e pensionit shihen në
funksion të periudhave të njohura si periudha banimi, punësimi apo veprimtarie ekonomike.
Mund të ndodhë që migruesit në një vend të ri të humbasin të drejtën për një përfitim që u
ishte njohur në vendin e tyre të origjinës.
Le të marrim shembullin e një personi, i cili del në pension në shtetin A dhe merr një
pension të plotë pleqërie dhe vendos të shkojë të jetojë në një vend me klimë më të butë,
konkretisht në shtetin B. Natyra territoriale e sigurimeve shoqërore mund të sjellë për
pasojë që, sipas legjislacionit kombëtar, shteti A nuk derdh pension për personat që ikin nga
territori i tij për t’u vendosur në një vend tjetër. Me të mbërritur në shtetin B, do të jetë
sigurisht e pamundur për pensionistin të bazohet në legjislacionin e shtetit B për të fituar
derdhjen e pensionit të tij, sepse periudhat e kohëbanimit, punësimit dhe veprimtarisë
ekonomike të realizuara në shtetin A ka të ngjarë të mos njihen nga legjislacioni i shtetit B.
Le të marrim rastin e një migruesi që banon në shtetin A, por që punon në shtetin B. Pëfitimi
për paaftësi pune të shtetit A u derdhet atyre që banojnë brenda territorit dhe financohet nga një
taksë që paguajnë të gjithë rezidentët. Në shtetin B, përfitimi për paaftësi u derdhet tërë
personave me rrogë dhe financohet nëpërmjet një kontributi derdhur në sigurimet shoqërore
përllogaritur mbi bazën e rrogave.
Personi që morëm si shembull do të mbulohet atëherë nga të dy vendet dhe kështu,
megjithëse përfiton teorikisht të drejtën për pagesa nga të dy shtetet, atij do t’i duhet të japë
kuotë në të dy vendet. Kjo gjendje paraqitet si një “konflikt pozitiv ligjor”. Në të kundërt, nëse
personi punon në shtetin A, por jeton në shtetin B, ai nuk do të jetë i mbuluar nga asnjë prej të dy
skemave: në rast paaftësie, ai nuk do të marrë asnjë përfitim. Kjo gjendje zakonisht njihet në këtë
rast si “konflikt negativ ligjor”.
Migrimet janë gjithashtu burime problemesh për vetë sistemet kombëtare të sigurimeve
shoqërore. Një konflikt negativ ligjor do të thotë se mund të ketë persona që t’i shpëtojnë
detyrimeve të tyre ndaj sigurimeve shoqërore, qoftë rastësisht, qoftë me ndërgjegje. Mospajtimet
Universiteti "Aleksander Moisiu"
18
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES ligjore fiskale e kotizuese në sigurimet shoqërore midis shteteve u lejojnë këtyre personave të
përfitojnë nga një sistem kombëtar në vend të një tjetri, për t’i shpëtuar kështu përgjegjësive të
tyre lidhur me detyrimet.
3) Legjislacioni ndërkombëtar i sigurimeve shoqërore
Mund të themi se sigurimet shoqërore në thelb përcaktohen nga legjislacioni kombëtar.
Megjithatë, ky legjislacion kombëtar mund të ndikohet fuqimisht nga legjislacioni ndërkombëtar.
Ligjet ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shoqërore mund të ndahen në dy kategori:
instrumentat harmonizues dhe instrumentat koordinues.
Instrumentat harmonizues i detyrojnë shtetet të ndryshojnë përmbajtjen e legjislacionit të tyre
të sigurimeve shoqërore. Shtetet ndoshta do duhet të ndryshojnë kohëzgjatjen e periudhës që
duhet marrë parasysh përpara se një person të mund të pretendojë për një përfitim, apo shumën e
këtij përfitimi. Harmonizimi mund të marrë formën e një “unifikimi” apo të një “harmonizimi
minimal”. Unifikimi, i quajtur shpesh “strandartizim” nënkupton që tërë skemat kombëtare
miratojnë të njëjtat rregulla, as më shumë e as më pak. Harmonizimi minimal realizohet
nëpërmjet përcaktimit të normave minimale, duke u dhënë shteteve mundësi, në dëshirojnë, të
vendosin dispozita më të favorshme. Instrumentat harmonizues cënojnë legjislacionet kombëtare,
kanë rrjedhoja mbi të gjithë ata që mbulohen nga këto ligje dhe jo vetëm mbi migruesit.
Instrumentat koordinues kanë të bëjnë vetëm me migruesit. Ato nuk e ndryshojnë
përmbajtjen e sistemit kombëtar të sigurimeve shoqërore dhe nuk kanë pasoja mbi shumën e
përfitimeve apo kushtet e dhënies së tyre. Zbatohen vetëm për rrethanat kur ndërhyn një faktor
ndërkufitar. Këto instrumenta u sigurojnë migruesve një trajtim të drejtë. Nëse sigurimet
shoqërore varen nga legjislacioni kombëtar, koordinimi varet nga legjislacioni ndërkombëtar dhe
mbështetet fuqimisht mbi bashkëpunimin midis shteteve.
4) Katër parimet bazë të koordinimit në fushën e sigurimeve shoqërore
16
Legjislacioni koordinues mbështetet në katër parime themelore, që synojnë të mbrojnë
sigurimin shoqëror të migruesve dhe të korrigjojnë problemet e krijuara nga territorialiteti dhe
diversiteti i sistemeve kombëtare të sigurimeve shoqërore. Këto katër parime janë:
Parimi i Parë: Barazia në trajtim
Ky parim nuk i lejon shtetet t’i trajtojnë shtetasit e huaj ndryshe nga vendasit. Në të kundërt,
do ketë diskriminim, i cili do jetë i drejtpërdrejtë apo i tërthortë. Diskriminimi i drejtpërdrejtë
bëhet kur një rregull apo një normë kombëtare i trajton hapur shtetasit e një vendi dhe jo shtetasit
16
Marrë nga botimi i Këshillit të Europës / Raport I hartuar nga Jason Nickless dhe Helmut Siedl. Versioni anglez Coordination of Social Security in the Council
of Europe: Short guide ISBN 92 871 5391 4, Qershor 2004
Universiteti "Aleksander Moisiu"
19
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES në mënyrë të ndryshme. Është rasti për shembull kur mbulimi i një skeme të veçantë sigurimi
shoqëror rezervohet vetëm për shtetasit e vendit. Diskriminimi i tërthortë përputhet me një
gjendje të tillë kur një rregull apo një normë kombëtare duket à priori si neutrale, ndërkohë që ka
në të vërtetë një efekt më të ashpër tek jo shtetasit sesa tek shtetasit e vendit. Kërkesa në bazë të
së cilës kompensimet familjare do derdhen vetëm për fëmijët e lindur në territorin e një shteti
është në këtë rast një shembull tipik. Rrjedhimisht, shtetasi i një vendi, fëmija i të cilit ka
lindur në një shtet tjetër nuk do marrë asnjë të ardhur. Megjithëse ky rregull duket
paraprakisht sikur zbatohet si për vendasit ashtu dhe për të huajt, në realitet, një shtetas i huaj
ka shumë më tepër mundësi për të patur fëmijë të lindur jashtë vendit. Norma e caktuar në këtë
rast ka pasoja shumë më tepër tek të huajt sesa tek vendasit: ajo është diskriminuese në mënyrë të
tërthortë.
Parimi i Dytë: Përcaktimi i legjislacionit të zbatueshëm
Problemet që shkaktohen nga konfliktet ligjore pozitive e negative mund të shmangen nëse
parashikohet shprehimisht që, në çdo rrethanë, gjen zbatim vetëm legjislacioni i një shteti, dhe
duke përcaktuar me këtë rast një rregull apo një sistem rregullash për ta bërë këtë legjislacion të
zbatueshëm. Me përcaktimin e legjislacionit të zbatueshëm, migruesit do t’i duhet të derdhë
kontributet e veta dhe do gëzojë përfitime në bazë të këtij legjislacioni. Legjislacioni i
zbatueshëm mund të përcaktohet në shumë mënyra. Metoda e zakontë është të zbatohet
legjislacioni i shtetit të punësimit (lex loci laboris), megjithëse mund të zgjidhet edhe
legjislacioni i shtetit të vendbanimit.
Përcaktimi i legjislacionit të zbatueshëm jo gjithnjë është gjë e lehtë dhe shpesh janë të
domosdoshme rregulla të veçanta për të zgjidhur raste më të ndërlikuara që mund të shfaqen në
kuadrin e migrimeve. Kështu, në të shumtën e rasteve nevojiten rregulla të posaçme për
punonjësit e sektorit të transporteve, që “punojnë” për këtë arsye në shumë vende. Në këtë
rrethanë, legjislacioni i zbatueshëm shpesh është ai i vendit ku ndërmarrja ka vendosur qendrën e
saj sociale. Marinarët përgjithësisht mbulohen nga legjislacioni i flamurit. Rregulla të veçanta
zbatohen gjithashtu për personat që punojnë në më shumë se një shtet, apo për ata që kanë status
punonjësi të vetëpunësuar në një vend dhe status rrogtari në një vend tjetër. Rregullat
e përcaktimit të legjislacionit të zbatueshëm mund të ndryshojnë nga njëri lloj i përfitimit tek
tjetri, por përgjithësisht, duhet të zbatohet një dhe i njëjti legjislacion për të njëjtin person,
për të njëjtën punë apo për të njëjtën veprimtari ekonomike. Kështu, përfitimet në të mira
materiale, sikurse përkujdesjet mjekësore, mund të trajtohen ndryshe nga përfitimet në të holla,
siç janë për shembull raportet mjekësore apo pensionet e pleqërisë.
Parimi i Tretë: Ruajtja e të drejtave të arritura
Sikurse e përmendëm më lart, personat që migrojnë në një tjetër shtet, rrezikojnë të humbasin
Universiteti "Aleksander Moisiu"
20
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES të drejtat që kanë arritur gjatë periudhës së banimit apo punësimit në vendin e tyre të origjinës.
Për personat që kanë qenë të punësuar në vendin e tyre të origjinës për 15 apo 20 vjet, pasojat
mund të jenë dramatike. Parimi bazë i ruajtjes të së drejtave të arritura parashikon që periudhat e
banimit, punësimit apo të çdo aktiviteti tjetër ekonomik të realizuara në një shtet duhet të njihen
po ashtu edhe nga shtetet e tjera. Kjo shumë e përgjithshme e periudhave të banimit, punësimit
apo veprimtarisë ekonomike quhet “totalizim”. Kështu, shteti A kërkon 20 vjet banim para se një
person të pretendojë për derdhjen e një pensioni pleqërie, ndërkohë që shteti B kërkon 15 vjet
punësim dhe shteti C 10 vjet veprimtari ekonomike. Dikush që ka jetuar dhe punuar 10 vjet në
shtetin A, 8 vjet në shtetin B dhe 3 vjet në shtetin C nuk ka se si të pretendojë në këtë rast për
pension pleqërie, duke e parë veten të përjashtuar nga çdo sistem kombëtar. Por, nëse parimi i
totalizimit vihet në zbatim, personi në fjalë mund të përligjë fare mirë 21 vjetët e
punësim/banimit dhe të jetë kështu brenda rregullave të çdonjërit prej këtyre tre vendeve.
Periudhat e banimit, punësimit dhe veprimtarisë ekonomike jo vetëm që lejojnë të përcaktohen të
drejtat e një personi për përfitim, por ato shpesh merren parasysh edhe në përllogaritjen e shumës
së këtij përfitimi. Sistemet e sigurimeve shoqërore funksionojnë sipas një ekuilibri kombëtar
shumë të brishtë midis shumave që derdhen në formë përfitimesh dhe shumës që arrihet nga
kontributet. Nëse ky parim i totalizimit do zbatohej drejtpërdrejt në proçesin e përllogaritjes së
përfitimit, ai do të shkaktonte në këtë rast pabarazi serioze. Megjithëse problemi shtrohet më pak
për përfitimet afatshkurtra, siç janë raportet mjekësore, përsëri ai mund të bëhet i mprehtë për
përfitimet afatgjata në rast invaliditeti a pleqëria.
Le të marrim shembullin e një njeriu që banon e punon për 15 vjet në shtetin A ku paguan
taksë vendqëndrimi, e destinuar për të mbuluar kostot e sigurimit të tij shoqëror. Nëse ky person
vendos të shkoj në shtetin B, ku punon edhe 10 vjet para se të dalë në pension e të kërkojë një
pension pleqërie, nuk do të ishte e drejtë që shteti B t’i derdhte pension të barabartë me atë të një
individi që ka punuar 25 vjet në po këtë shtet B. Rrjedhimisht, shteti A do ketë përfituar 15 vjet
kontribute, pa bërë kurrfarë derdhjeje, ndërkohë që shteti B është i detyruar të derdhë një
përfitim afatgjatë kur në fakt ka vjelur kontribute vetëm për 10 vjet. Kjo padrejtësi shmanget në
sajë të rregullit të “pro rata temporis”, sipas së cilës, çdo shtet jep pension përllogaritur për aq
kohë sa përfituesi i pensionit ka derdhur kontribute/taksa në atë shtet. Kështu, në shembullin që
morëm, shteti A do japë pension në bazë të 15 vjetëve të banimit në të, dhe shteti B një pension
që i takon 10 vjetëve punë. I interesuari do marrë dy pensione, një për çdo shtet. Mënyra e
përllogaritjes së këtyre pensioneve proporcionale mund të ndryshojë sipas marrëveshjeve
koordinuese të sigurimeve shoqërore dhe do të trajtohet më në hollësi në kapitujt pasues të këtij
studimi.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
21
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Parimi i Katërt: Eksportimi i përfitimeve
Ky parim zbatohet kryesisht për përfitimet afatgjata, si pensionet e pleqërisë apo pensionet e
invaliditetit, që i paguhen një personi për tërë jetën apo për një periudhë relativisht të gjatë. Nëse
një person ka përfituar tashmë pension pleqërie, legjislacioni kombëtar mund t’i japë fund
dhënies së këtij pensioni nëse përfituesi largohet nga vendi. Do kishim në këtë rast një padrejtësi
të rëndë për këdo që dëshiron apo është i detyruar të vendoset jashtë vendit për arsye familjare.
Parimi i eksportimit të përfitimeve parashikon që nëse personi, i cili përfiton apo mund të
përfitojë një nga pagesat e mbuluara nga instrumenti koordinues, vendoset në një shtet tjetër,
përfitimi që i takon duhet të jepet nga shteti i origjinës. Sasia e përfitimit nuk duhet të pakësohet,
as të përshtatet thjesht me arsyetimin se është ndryshuar vendbanim. Parimi i eksportimit të
përfitimeve zbatohet gjithashtu për përfitime afatshkurtra, si alokacionet për papunësi: personat
në kërkim të një pune në një shtet tjetër do të vazhdojnë të marrin përfitimet që kanë pasur në
vendin e tyre të origjinës. Edhe përfitimet në të mira materiale mund të eksportohen, për
shembull një trajtim mjekësor do të vazhdojë të sigurohet në një shtet tjetër me shpenzimet e
vendit të origjinës së pacientit. Kjo mundësi merr rëndësi të veçantë kur një person sëmuret gjatë
pushimeve të tij, por mund të zbatohet gjithashtu për këdo, kur gjendja e tij shëndetësore kërkon
një ndërhyrje të veçantë që nuk praktikohet në vendin e tij të origjinës.
B) Koordinimi i sigurimeve shoqerore ne praktikë
Në paragrafin e mësipërm kemi trajtuar konceptin teorik, mbi të cilën mbështetet
koordinimi ndërkombëtar i sigurimeve shoqërore. Tani do të trajtojmë instrumentat konkretë të
këtij koordinimi duke u mbështetur kryesisht në marrëveshjet dypalëshe, marrëveshjet
shumëpalëshe dhe legjislacionin mbikombëtar.
1) Marrëveshjet dypalëshe
Marrëveshjet dypalëshe priren të pasqyrojnë skemat e migrimit midis vendeve. Në
praktikë, marrëveshjet dypalëshe janë mëse të larmishme. Ato bëjnë të mundur të respektohen
më së miri veçoritë e skemave të sigurimeve shoqërore të secilit vend, nëpërmjet marrëveshjes së
arritur midis dy shteteve. Marrëveshjet dypalëshe ndryshojnë përsa i përket fushës së mbulimit të
personave të mbrojtur. Disa marrëveshje dypalëshe janë të kufizuara në këtë drejtim, duke mos
mbuluar veçse shtetasit e të dy vendeve, ndërsa marrëveshje të tjera, që nuk i nënshtrohen
kufizimeve të tilla, zbatohen për çdo person (cilado qoftë shtetësia e tij) të mbrojtur nga skemat e
sigurimeve shoqërore të Palëve kontraktuese. Ato ndryshojnë gjithashtu edhe përsa i përket
fushës zbatuese materiale, mund të kufizohen vetëm për disa risqe sociale apo vetëm për disa
përfitime kontributive, duke mos marrë parasysh karakterin jo kontributiv.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
22
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES 2) Konventat shumëpalëshe
Instrumentat shumëpalësh koordinues përgatiten përgjithësisht nga organizata
ndërkombëtare, të cilat përpunojnë konventa dhe ua propozojnë më pas shteteve të tyre anëtare
për t’i njohur ato. Këto shtete anëtare nuk janë të detyruara t’i ratifikojnë instrumenta të tillë, por
vendosin të marrin pjesë në to dhe janë kështu të lidhura nëpërmjet dispozitave të tyre. Dy
organizata të mëdha ndërkombëtare merren sot me hartimin e marrëveshjeve shumpalëshe
koordinuese të sigurimeve shoqërore për Evropën: Organizata ndërkombëtare e punës dhe
Këshilli i Evropës.
a) Organizata ndërkombëtare e punës (OIT) është krijuar më 1919. Është fjala për një
Organizatë në shkallë botërore, e ngarkuar për të mbrojtur të drejtat shoqërore nëpërmjet
vendosjes së normave për shëndetin dhe sigurinë, nxitjes së barazisë, luftës kundër përjashtimit
social dhe organizimit të fushatave për dinjitet në punë. Ajo vazhdimisht ka qenë e angazhuar në
mbrojtjen e të drejtave shoqërore të punonjësve migrues. Ka miratuar instrumentin e parë
koordinues më 1925: Konventën n°19 për barazinë në trajtim (dëmshpërblim për dëmtimet në
punë), që parashikon barazinë në trajtim të shtetasve të Palëve kontraktuese viktima të
aksidentimit në punë. Po ashtu, ka miratuar më 1935 Konventën n° 48 për ruajtjen e të drejtave
për pension të personave migrues, që ka të bëjë me eksportimin, mbledhjen dhe pagesën e
kuotave të caktuara të pensioneve (proratës).
ISSH me donator ILO-n realizoi gjatë vitit 2010 Seminarin mbi modelimet aktuariale.
Gjithashtu, për ILO-n, në kuadër të raportimeve pas ratifikimit të Konventës nr. 102 “Mbi
Sigurimet Shoqërore”, (standartet minimale), me Ligj nr. 9442, datë 16.11.2005, u përgatit
raporti “Për arritjen e standarteve”. Ndërsa nga datat 25 - 27 Maj 2011, u organizua në
bashkëpunim me ISSH Seminari me temë "Mbi reformen e pensioneve".17
b) Këshilli i Evropës është themeluar më 1949 nga 10 vende anëtare: ka tani në gjirin e tij
45 vende anëtare dhe mbulon Evropën perëndimore, qendrore, lindore e jugore. Është i
angazhuar për mbrojtjen e të drejtave shoqërore dhe për forcimin e kohezionit social.
Instrumentat e Këshillit të Evropës për koordinimin e sigurimeve shoqërore përgjithësisht
përpunohen nga Komiteti i ekspertëve për sigurimet shoqërore dhe miratohen nga Komiteti i
Ministrave të Organizatës. Po japim më poshtë instrumentat shumëpalësh koordinues të
përpunuar e miratuar:
Marrëveshja e përkohshme evropiane lidhur me skemat e sigurimeve shoqërore për
pleqërinë, invaliditetin dhe personat e mbijetuar: ky instrument ka hyrë në fuqi më 1954 dhe ka
shënuar etapën e parë në koordinimin e sigurimeve shoqërore në gjirin e shteteve anëtare të
Këshillit të Evropës. Zbatohet për përfitimet në rast pleqërie, invaliditeti apo mbijetese (por nuk
17
ëëë.issh.gov.al Marrëdhëniet ndërkombëtare
1
Universiteti "Aleksander Moisiu"
23
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES gjen zbatim për ndihmë financiare në rast vdekjeje) për aq kohë se këto përfitime nuk merren në
kuadrin e një skeme për aksidentim në punë. Edhe pse përfshin në vetvete si skemat kontributive
ashtu dhe ato jo kontributive, ai nuk e mbulon asistencën sociale apo skemat e veçanta për
nëpunësit shtetërorë apo invalidët e luftës. Kjo Marrëveshje e përkohshme merret edhe me
barazinë në trajtimin e personave migrues. Një trajtim i barabartë duhet të sigurohet për të gjithë
shtetasit e palëve të tjera kontraktuese. Kështu, kur një shtetas i një prej palëve kontraktuese
(vendi i tij i origjinës) vendoset në territorin e një pale tjetër kontraktuese (shteti pritës), ai duhet
të gëzojë të njëjtat përfitime, në bazë të të njëjtave modalitete, sikurse shtetasit e palës pritëse.
Megjithatë, e drejta për barazi trajtimi nuk jepet automatikisht; ajo mund të njihet në bazë të disa
kushteve të veçanta të vendbanimit, për pensionet e invaliditetit jo kontributiv për shembull.
Marrëveshja e përkohshme parashtron gjithashtu që çdo marrëveshje dypalëshe apo
shumëpalëshe, e arritur midis dy a më shumë palëve kontraktuese duhet të shtrihet tek shtetasit e
palëve të tjera kontraktuese. Kështu, një shtetas i një pale kontraktuese largohet nga vendi i tij i
origjinës, shteti A, vendoset në territorin e një pale tjetër kontraktuese, shteti B, dhe më pas
migron drejt një pale të tretë kontraktuese, shteti C. Midis shteteve B dhe C, është në fuqi një
marrëveshje dypalëshe koordinuese e sigurimeve shoqërore për shtetasit e vendit A dhe të vendit
B. Rrjedhimisht, nisur nga marrëveshja midis B dhe C, personi migrues trajtohet si të ishte
shtetas i B dhe C, duke përfituar kështu tërë avantazhet që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Marrëveshja e përkohshme evropiane lidhur me sigurimet shoqërore, pa skemat që kanë
të bëjnë me pleqërinë, invaliditetin dhe të mbijetuarit: ky instrument ka hyrë gjithashtu në fuqi
më 1954. Ai i shtrin dispozitat për barazi trajtimi të marrëveshjes së përkohshme evropiane
lidhur me skemat e sigurimeve shoqërore për pleqërinë, invaliditetin dhe të mbijetuarit deri tek
skemat që kanë të bëjnë me përkujdesjet mjekësore, përfitimet në të holla për sëmundje dhe leje
lindje, përfitimet për papunësi, ndihma financiare për raste vdekjeje, përfitime për dëmtim në
punë dhe kompensime familjare. Mbulimi i përgjithshëm dhe struktura e kësaj marrëveshje të
përkohshme janë të ngjashme me ato të marrëveshjes së përkohshme evropiane për skemat e
sigurimeve shoqërore lidhur me pleqërinë, invaliditetin dhe të mbijetuarit. Rregulli i
përgjithshëm kërkon megjithatë që i intresuari të ketë vendbanimin e tij të zakontë në territorin
e palës kontraktuese pranë së cilës ai bën kërkesën për përfitim (me përjashtim të përfitimeve për
dëmtim në punë). Një nga arsyet që përligjin vendosjen e dy marrëveshjeve të veçanta është se
disa vende mund të tregohen të gatshme për të koordinuar përfitimet afatshkurtra (për shembull
përfitimet në të holla për raporte mjekësore), por jo përfitimet afatgjata (për shembull pensionet e
pleqërisë).
Konventa evropiane e asistencës sociale dhe mjekësore: ky instrument ka hyrë gjithashtu
në fuqi më 1954. Ai është hartuar kryesisht për të plotësuar boshllëqet e dy marrëveshjeve të
përkohshme të paraqitura më sipër. Konventa mbulon skemat në të cilat dhënia e përfitimeve
mbështetet në nevojën dhe mungesën e burimeve të mjaftueshme. Ajo mbështet barazinë në
Universiteti "Aleksander Moisiu"
24
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES trajtim të shtetasve të palëve të tjera kontraktuese dhe kufizon rrethanat kur personat migrues
mund të riatdhesohen me të vetmen arsye se kanë nevojë për asistencë sociale. Ajo bën të
mundur që vende të ndryshme të vendosin një numër minimal periudhash vendbanimi përpara se
një person të fitojë të drejtën për të mos u riatdhesuar thjesht për faktin se ka nevojë për asistencë
sociale. Ajo garanton gjithashtu që riatdhesimi bëhet vetëm në rast nevoje të domosdoshme dhe
se nuk bëhet për kurrfarë arsyeje që të cënojë ndjenjat njerëzore.
Konventa evropiane e sigurimeve shoqërore: ky instrument ka hyrë në fuqi më 1977 dhe
siguron një koordinim shumë më të plotë se instrumenti i vendosur gjatë dy Marrëveshjeve të
përkohshme. Konventa evropiane e sigurimeve shoqërore e shtrin koordinimin e skemave të
sigurimeve shoqërore përtej parimit të barazisë në trajtim, dhe vendos parimet që përcaktojnë
legjislacionin e zbatueshëm, ruajtjen e të drejtave të arritura dhe eksportimin e përfitimeve.
Konventa evropiane nuk bën dallim midis përfitimeve afatshkurtra dhe përfitimeve afatgjata, ajo
mbulon tërësinë e skemave të mëposhtme:
përfitime për sëmundje e leje lindjeje,
përfitime invaliditeti,
përfitime pleqërie,
përfitime për të mbijetuarit,
përfitime për dëmtime në punë dhe sëmundje profesionale,
ndihmë financiare për rast vdekjeje,
përfitime papunësie, dhe
kompensime familjare.
Konventa evropiane, me një gamë edhe më të gjerë, ka gjithashtu për qëllim të zëvendësojë
marrëveshjet e përkohshme nëpërmjet vendosjes së një mekanizmi koordinues më të plotë. Vlen
për t’u theksuar se dispozitat e Konventës mund të klasifikohen në dy kategori: dispozita me
efekt të menjëhershëm që me ratifikimin e Konventës nga ana e një shteti, dhe ato që hyjnë në
fuqi vetëm pas marrjes së masave zbatuese midis palëve kontraktuese. Për këto të fundit, edhe në
rast ratifikimi të Konventës, një vend nuk është i lidhur nëpërmjet këtyre dispozitave të veçanta
për aq kohë sa nuk është arritur një marrëveshje dypalëshe zbatuese me një tjetër palë
kontraktuese. Duke mos hyrë menjëherë në fuqi, këto dispozita shërbejnë thjesht si dispozita
model.
Protokolli i Konventës evropiane të sigurimeve shoqërore: e shtrin fushën zbatuese personale
të Konventës tek tërë personat që i nënshtrohen apo i janë nënshtruar legjislacionit të një a shumë
prej palëve kontraktuese, si dhe tek anëtarët e familjeve të tyre dhe tek të mbijetuarit. Kjo do të
thotë se fusha zbatuese personale e Konventës, ashtu siç është amenduar nga Protokolli, nuk
kufizohet vetëm për shtetasit e palëve kontraktuese. Protokolli është miratuar më 1994, por ende
nuk ka hyrë në fuqi.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
25
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
3) Legjislacioni mbikombëtar
Është fjala për instrumenta të krijuar nga organe mbikombëtare. Janë të detyrueshëm për
tërë shtetet anëtare, të cilave nuk u jepet mundësia të zgjedhin për t’i ratifikuar ose jo. Një
instrument mbikombëtar i këtij lloji jo vetëm që ka forcë ligjore për shtetet anëtare, por ai
qëndron nga ana tjetër edhe mbi çdo legjislacion kombëtar që trajton të njëjtat çështje. Me fjalë
të tjera, nëse legjislacioni kombëtar i kundërvihet legjislacionit mbikombëtar, ky i fundit merr
përparësi dhe duhet të gjejë zbatim. Në Evropë, ekziston vetëm një organ mbikombëtar:
Bashkimi Evropian. Ai aktualisht përbëhet nga 15 shtete anëtare dhe së shpejti do shtrihet në
Evropën qendrore e lindore. Bashkimi Evropian përpiqet të përmirësojë standartet e jetesës të
popujve që e përbëjnë duke zhvilluar një treg të brendshëm. Një treg i brendshëm do të thotë
qarkullim i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve brenda kufijve të vendeve
anëtare. Që në fillim, u duk qartë se qarkullimi i lirë i punonjësve kërkonte domosdoshmërisht
mbrojtjen e pozitës së personit migrues në lidhje me sigurimet shoqërore. Individët s’ka se si të
largohen nga vendi i tyre i origjinës nëse humbasin me këtë rast të gjitha të drejtat për pension
apo nëse nuk mund të pretendojnë për përfitim papunësie në rast humbjeje të vendit të punës
duke u vendosur në një shtet tjetër anëtar. Që me lindjen më 1957 të Bashkësisë ekonomike
evropiane (emri i atij organi në atë kohë), u vendosën dispozita koordinimi të sigurimeve
shoqërore në gjirin e shteteve anëtare të institucionit. Bashkësia ekonomike evropiane është
zhvilluar së tepërmi që prej viteve 1950. Theksi nuk vihet më thjesht në aspektin ekonomik, por
edhe në drejtim të nevojës për rregullime sociale dhe për mbrojtje të të drejtave sociale.
Instrumenti kryesor koordinues i sigurimeve shoqërore në gjirin e Bashkimit Evropian është
Rregullorja 1408/71. Ajo zbaton parimet e barazisë në trajtim, të përcaktimit të legjislacionit të
zbatueshëm, të ruajtjes së të drejtave të fituara dhe të eksportimit të përfitimeve në të gjitha
skemat e sigurimeve shoqërore të mbuluara nga Konventa evropiane dhe Konventa n° 102 e
OIT-së. Fillimisht, fusha e zbatimit të saj personal kufizohej tek punonjësit me pagë si shtetas të
vendeve anëtare dhe tek familjet e tyre, por ajo u shtri gradualisht edhe tek punonjësit e
vetëpunësuar, tek skemat e posaçme për studentët e nëpunësit shtetërorë dhe kohët e fundit
për shtetasit e një vendi të tretë. Masat administrative të domosdoshme për zbatimin e
Rregullores 1408/71 u trajtuan në Rregulloren 574/72. Dispozitat e mekanizmave koordinues të
sigurimeve shoqërore të Bashkimit Evropian u shtrinë më tej tek tre shtetet e Shoqatës
evropiane të këmbimit të lirë (AELE) që janë Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, në kuadrin e
marrëveshjes mbi hapësirën ekonomike evropiane, si dhe tek shteti i katërt i AELE-s, Zvicra,
nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë. Rajoni i Ballkanit po shkon drejt koordinimit të sistemit
të sigurimeve shoqërore për pensionet. Ministrat e ngarkuar me cështje te sigurimeve
shoqerore ne vendet e Ballkanit kanë nënshkruar të ashtuquajturën Deklarata e Tiranës,
një dokument që shpreh vullnetin e vendeve nënshkruese për të nxitur reformat në
Universiteti "Aleksander Moisiu"
26
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES sistemin e sigurimeve shoqërore.
Deklarata ministrore e miratuar ne mbyllje te Konferences së Dytë Rajonale per koordinimin e
sigurimeve shoqërore në Ballkanin Perëndimor i detyron këto vende të koordinojnë bashkërisht
sistemet e tyre të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët e tyre të gëzojnë të drejtat e tyre
për pensionin dhe sigurimet shëndetësore në vendet ku ata jetojnë e punojnë. “Koordinimi i
skemave te sigurimeve shoqerore per punonjesit migratore është pjesë e kuadrit ligjor te
Bashkimit Evropian. Në Evropën Juglindore, ky koordinim është gjithashtu një faktor kyc drejt
stabilizimit. Komisioni Evropian ka financuar një program rajonal që i adresohet në vecanti
cështjeve të bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e mbrojtjes sociale dhe ngritjes se kapaciteteve
për një zhvillim cilësor në sektorin social.
4) Gjendja e nënshkrimeve dhe ratifikimeve të instrumentave të Këshillit të
Evropës lidhur me koordinimin në fushën e sigurimeve shoqërore
Tabela 1. Gjendja e nënshkrimeve dhe ratifikimeve të instrumentave të Këshillit të Evropës
lidhur me koordinimin në fushën e sigurimeve shoqërore
ETS No. 012 ETS No. 012 A ETS No. 013 ETS No. 013 A ETS No. 014 ETS No. 014 A
Marrëveshja e Protokolli Marrëveshja e Protokolli Konventa Protokolli
përkohshme shtesë i përkohshme shtesë i evropiane për shtesë i
evropiane Marrëveshj evropiane Marrëveshjes asistencën sociale Konventës
lidhur me es së lidhur me sëp ërkohshme e mjekësore evropiane për
sigurimeve përkohshme sigurimet evropiane asistencën
shoqërore për evropiane shoqërore lidhur me sociale e
pleqërinë, lidhur me pa kemat sigurimet mjekësore
invaliditetin skemat për shoqërore pa
dhe personat e shoqërore pleqërinë, skemat për
mbijetuar për invaliditetin pleqërinë,
pleqërinë, dhe invaliditetin
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
03/04/1957 03/04/1957 03/04/1957 03/04/1957 24/07/1956 24/07/1956
01/05/1957 01/05/1957 01/05/1957 01/05/1957 01/08/1956 01/08/1956
03/03/1972 03/03/1972 03/03/1972 03/03/1972
14/03/1973 14/03/1973 14/03/1973 14/03/1973
01/04/1973 01/04/1973 01/04/1973 01/04/1973
25/02/1998 25/02/1998 25/02/1998 25/02/1998
08/09/2000 08/09/2000 08/09/2000 08/09/2000
01/10/2000 01/10/2000 01/10/2000 01/10/2000
Botim i Këshillit të Europës - Raport i hartuar nga Jason Nickless dhe Helmut Siedl. Versioni Anglez-Co-ordination of Social Security in the
Council of Europe: Short guide ISBN 92-871-5391-4, Qershor 2004. – Shtojca II.
Në mars të vitit 2010, në Bruksel, u zhvillua raundi i parë i bisedimeve dypalëshe për marrëveshjen e mbrojtjes shoqërore midis dy vendeve.
Midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke ka një Marrëveshje, të nënshkruar më 30 qershor 1960, për bashkëpunimin në fushën e
mbrojtjes sociale, e cila nuk ka hyrë në fuqi asnjëherë. Ndërkohë, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke nuk kanë filluar ende
negociatat për një marrëveshje të re dypalëshe. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Çekisë dhe konkretisht Zyra e Koordinimit për Skemat
e Mbrojtjes Sociale është shprehur se Pala Çeke është e gatshme të nisë negociatat për realizimin e një marrëveshjeje në fushën e mbrojtjes
sociale. Pala Çeke ka marrë përsipër të përgatisë draftin e marrëveshjes. Nga ISSH është dërguar dhe vënë në dispozicion të Palës Çeke gjithë
informacioni i kërkuar prej tyre për Legjislacionin e sigurimeve shoqërore
18
ETS No. 078 ETS No. 078°
Konventa Marrëveshja
evropiane e plotësuese për
sigurimeve zbatimin
shoqërore Konventës
evropiane të
sigurimeve
shoqërore
14/12/1972 14/12/1972
10/06/1975 10/06/1975
01/03/1977 01/03/1977
26/11/1976 26/11/1976
21/01/1986 21/01/1986
22/04/1986 22/04/1986
21/06/2002 21/06/2002
Data
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Shtetet
Austri
Belgjikë
19
Qipro
Republika
Ceke20
18
19
20
Universiteti "Aleksander Moisiu"
27
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
11/12/1953 04/03/1965 11/12/1953 04/03/1965 11/12/1953 11/12/1953
30/06/1954 05/05/1965 30/06/1954 05/05/1965 30/06/1954 30/06/1954
01/07/1954 01/11/1965 01/07/1954 01/06/1965 01/07/1954 01/07/1954
01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999
17/04/2002 17/04/2002 17/04/2002 17/04/2002
01/05/2002 01/05/2002 01/05/2002 01/05/2002
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 14/12/1972 14/12/1972
18/12/1957 18/12/1957 18/12/1957 18/12/1957 30/10/1957 30/10/1957
01/01/1958 01/01/1958 01/01/1958 01/01/1958 01/11/1957 01/11/1957
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
24/08/1956 24/08/1956 24/08/1956 24/08/1956 24/08/1956 24/08/1956
01/09/1956 01/09/1956 01/09/1956 01/09/1956 01/09/1956 01/09/1956
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 21/04/1977 25/05/1978
29/05/1961 29/09/1961 29/05/1961 29/09/1961 23/06/1960 23/06/1960
01/06/1961 01/10/1961 01/06/1961 01/10/1961 01/07/1960 01/07/1960
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
04/12/1964 04/12/1964 04/12/1964 04/12/1964
01/01/1965 01/10/1965 01/01/1965 01/01/1965
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
31/03/1954 31/03/1954 31/03/1954 31/03/1954
01/07/1954 01/10/1954 01/07/1954 01/10/1954
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
26/08/1958 26/08/1958 26/08/1958 26/08/1958
01/09/1958 01/09/1958 01/09/1958 01/09/1958
13/04/2000 13/04/2000 13/04/2000 13/04/2000
13/08/2001 13/08/2001 13/08/2001 13/08/2001
01/09/2001 01/09/2001 01/09/2001 01/09/2001
19/11/1997 19/11/1997 19/11/1997 19/11/1997
18/11/1999 18/11/1999 18/11/1999 18/11/1999
01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999 01/12/1999
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
18/11/1958 18/11/1958 18/11/1958 18/11/1958
01/12/1958 01/12/1958 01/12/1958 01/12/1958
Ndërmjet ISSH-së dhe Institutit Kombëtar të Sigurimit për Pensione të Francës (CNAV), është nënshkruar në maj të vitit 2005 një Protokoll
Teknik Bashkëpunimi, i cili është në fuqi. Në kuadër të këtij Protokolli janë bërë disa vizita studimore nga punonjës të ISSH-së në Francë
Bashkëpunimi me institucionet gjermane është nxitur edhe për faktin se Gjermania është vendi i tretë përsa i përket numrit të emigrantëve
shqiptarë. Në mars të vitit 2005, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis ISSH-së dhe Institutit Gjerman të Sigurimit të Punonjësve
(BfA). Ky Protokoll është në fuqi dhe me Federatën e Instituteve të Sigurimit për Pensione (VDR)”, institucion i cili është emërtuar nga transformimi i BfA, në kuadër të reformimit të sistemit të sigurimeve shoqërore në Gjermani
Një hap të mëtejshëm në këto marredhënie shënoi rinovimi i Protokollit të Bashkëpunimit midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Greke në
gusht të vitit 2006 dhe ngritja e një grupi pune, për t’i dhënë shtysë të mëtejshme bisedimeve. Në nëntor të vitit 2008, në një takim pune, u ra dakort për nisjen e procedurave për nënshkrimin e një Protokolli Teknik Bashkëpunimi midis ISSH-së dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore të
ISSH ka nënshkruar protokolle teknike bashkëpunimi me një sërë institucionesh homologe italiane, ku palët janë angazhuar që t’iu ofrojnë (pa
pagesë) emigrantëve shqiptarë lehtësira për informimin e tyre në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe t’u krijojnë kushte për derdhjen e kontributeve
vullnetare, në mënyrë që, duke jetuar e punuar në Itali, të mund të plotësojnë periudhat e nevojshme për të përfituar pension në Shqipëri, si një mundësi në mungesë të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore midis dy vendeve.Qeverinë dhe Institucionet Homologe Italiane janë
realizuar këto aktivitete: -Më datë 26 prill 2005, në Romë u rinënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis Institutit të Sigurimeve
Shoqërore të Shqipërisë dhe Institutit të Mbrojtjes Shoqërore të Italisë (INPS);- Në datën 30.11.2007, në Romë, u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet ISSH-së dhe Institutit Kombëtar të Asistencës Sociale të Italisë, INAS-CISL (Instituto Nazionale Assistenza Sociale –
Patronato CISL), i sindikatës italiane, CISL; - Në datën 06.06.2008, në Torino, u nënshkruan dy Protokolle Bashkëpunimi ndërmjet ISSH-së dhe
Entit Kombëtar të Asistencës Sociale të Italisë dhe Institutit të Mbrojtjes Sociale A.C.A.I. (Shoqata Kristiane e Artizanëve Italianë);- Më 15.01.2010 u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis ISSH-së dhe Patronato ACLI-t, Italian;- Në datat 14-16 janar 2010 u realizuan
në Itali takimet me Zv/Presidentin e Komisionit të Punës të Dhomës së Deputetëve,me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të
Sigurimeve Shoqërore në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale dhe takimet në Toskana me përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetin e
emigracionit shqiptar.- Për zgjerimin e bashkëpunimit me Sindikatat Italiane më datat 3-4 mars 2011 u realizua në Romë takimi mes drejtuesve të
ISSH-së dhe drejtuesve të INAS-it. Emigrantët shqiptarë në Itali mund të verifikojnë periudhat kontributive ose të paguajnë për plotësimin e
viteve të punës për efekt pensioni në Shqipëri, në vendet ku ata jetojnë. Ky hap u bë i mundur falë marrëveshjes më të fundit të arritur ndërmjet ISSH-së me Bankën Intesa San Paolo dhe marrëveshjes me patronatin më të madh italian që asiston në dhënien e informacionit dhe plotësimin e
dokumenteve për të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali. INAS ofron informacion falas që do të shpërndahen nga mbi 800 zyra të tij në gjithëItalinë.
27
Danimarkë
Estoni
Francë
21
Gjermani
22
Greqi
23
Islandë
Irlandë
Itali
24
Letoni
Lituani
Luksembu
rg
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
11/12/1953 11/12/1953
04/12/1964 04/12/1964
01/01/1965 01/01/1965
11/12/1953 11/12/1953 23/02/1979 23/02/1979
31/03/1954 31/03/1954
01/07/1954 01/07/1954
11/12/1953 11/12/1953 14/12/1972 14/12/1972
01/07/1958 01/07/1958 11/01/1990 11/01/1990
01/08/1958 01/08/1958 12/04/1990 12/04/1990
11/12/1953 11/12/1953 14/12/1972 14/12/1972
18/11/1958 18/11/1958 13/11/1975 13/11/1975
01/12/1958 01/12/1958 01/03/1977 01/03/1977
21
22
23
Greqisë, IKA. 24
Universiteti "Aleksander Moisiu"
28
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
07/05/1968
06/05/1969
01/06/1969
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
11/03/1955 11/03/1955 11/03/1955 11/03/1955 20/07/1955
01/04/1955 01/04/1955 01/04/1955 01/04/1955 01/08/1955
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
09/09/1954 09/09/1954 09/09/1954 09/09/1954 09/09/1954
01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954
27/04/1977 27/04/1977 27/04/1977 27/04/1977 27/04/1977
21/04/1978 21/04/1978 21/04/1978 21/04/1978 04/07/1978
01/05/1978 01/05/1978 01/05/1978 01/05/1978 01/08/1978
09/02/1981 09/02/1981 09/02/1981 09/02/1981 09/02/1981
31/01/1984 31/01/1984 15/01/1987 15/01/1987 21/11/1983
01/02/1984 01/02/1984 01/02/1987 01/02/1987 01/12/1983
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
02/09/1955 02/09/1955 02/09/1955 02/09/1955 02/09/1955
01/10/1955 01/10/1955 01/10/1955 01/10/1955 01/10/1955
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
14/04/1967 14/04/1967 14/04/1967 14/04/1967 02/12/1976
01/05/1967 01/05/1967 01/05/1967 01/05/1967 01/01/1977
11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953 11/12/1953
07/09/1954 07/09/1954 07/09/1954 07/09/1954 07/09/1954
01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954 01/10/1954
Krahasimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e huaj
Krahasimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e huaj
Përgjegjësia për mbledhjen e kontributeve te detyrueshme
Shqipëri
Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të sigurimeve shoqërore dhe të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit shëndetësor, ne përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Punësimit të Hollandës, nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë në Tiranë, ka sjellë në ISSH draftmarrëveshjen
“Mbi eksportimin dhe detyrimin për dhënien e përfitimeve të mbrojtjes sociale”. Kjo draft-marrëveshje u diskutua dhe iu bënë vërejtjet përkatëse nga specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në pritje të vazhdimit më tej të negociatave.
Marrëveshja Bilaterale midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në fushën e Mbrojtjes Shoqërore u
ratifikua më 15.05.2003 dhe hyri në fuqi më datë 15.04.2005. Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Mbrojtjen Shoqërore, duke realizuar kështu të drejtat e shtetasve
shqiptarë dhe turq për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje ka hyrë në një fazë të re të zbatimit të saj me rritjen e numrit të punonjësve turq në
Shqipëri, dhe kryesisht atyre që punojnë në firmat për ndërtimin e rrugëve. Kërkesat nga institucionet homologe turke dhe nga ISSH, kanë si
subjekt shtetas shqiptarë dhe turq që punojnë në Shqipëri apo Turqi. Deri tani janë ndjekur rreth 330 procedura, në zbatim të marrëveshjes dhe në
përputhje me rregullat e vendosura në marrëveshjen administrative.
Maltë
Moldavi
Hollandë
25
Norvegji
Portugali
Spanjë
Suedi
Turqi
26
Mbretëri e
Bashkuar
II.
A)
1.
07/05/1968
22/05/2002 22/05/2002
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifkimi
Hyrje në fuqi
Nënshkrim
Ratifikim
Hyrje në fuqi
11/12/1953
20/07/1955
01/08/1955
11/12/1953
09/09/1954
01/10/1954
27/04/1977
04/07/1978
01/08/1978
09/02/1981
21/11/1983
01/12/1983
11/12/1953
02/09/1955
01/10/1955
11/12/1953
02/12/1976
01/01/1977
11/12/1953
07/09/1954
01/10/1954
05/11/1975 05/11/1975
08/02/1977 08/02/1977
09/05/1977 09/05/1977
24/11/1977 24/11/1977
18/03/1983 18/03/1983
19/06/1983 19/06/1983
12/11/1984 12/11/1984
24/01/1986 24/01/1986
25/04/1986 25/04/1986
14/12/1972 14/12/1972
02/12/1976 02/12/1976
01/03/1977 01/03/1977
25
26
Universiteti "Aleksander Moisiu"
29
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Itali
Institutet e fondeve të pensionit janë përgjegjës për mbledhjen e kontributeve të
detyrueshme në përputhje me legjislacionin përkatës.
Francë
Institutet e fondeve të pensionit, të kategorizuara sipas fushave përkatëse, janë përgjegjës për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme në përputhje me legjislacionin përkatës.
Gjermani
Institutet e fondeve të pensionit, të kategorizuara sipas fushave përkatëse, janë
përgjegjës për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme në përputhje me legjislacionin përkatës.
Belgjikë
Institutet e fondeve të pensionit, të kategorizuara sipas fushave përkatëse, janë
përgjegjës për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme në përputhje me legjislacionin përkatës.
Skemat e pensioneve
Shqiperi
Statuset e mundshme të personit fizik janë:
I vetëpunësuar i vetëm.
I vetëpunësuar me punëmarrës.
I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.
I vetëpunësuar pa punëmarrës, me punonjës të papaguar të familjes.
Skemat e sigurimit në Shqipëri janë:
Sëmundjeve (paaftësi e përkohshme)
Barrëlindjeve
Pensioneve
Aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale
Papunësisë
Shuma sigurim shoqëror
Shuma sigurim shëndetësor
Itali
Skemat e pensioneve në Itali janë:
Fondi profesional i pensionit
Fondet e hapura të pënsionit, me amëtar kolektiv dhe individual
Fondet e mbyllura të pensionit
Në skemat e hapura mund të përfshihen çdo përson që plotëson kushtet për derdhjen e
kontributeve pa qenë nevoja në përfshirjen në njërin nga grupet e pensionit.
Punonjesit që paguajnë kontributet e tyre janë në një sistem publik janë të ndarë në:
Të punësuar
Të vetëpunësuar
Universiteti "Aleksander Moisiu"
30
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Të vetëpunësuar profesional
Gjermani
Sistemi i sigurimit social mbulon shëndetin e papunësisë, pensioneve, sëmundjet dhe
sigurimit kujdestari-së, përfitimet e lindjes, shpërblimet e fëmijëve financuar nga
kontributet e të punësuarve, punëdhënësit dhe vetëpunësuarit, si dhe të shtetit, në katër
skemat e sigurimit:
Shëndeti sigurimit
Sigurimi i papunësisë
Infermieri kujdes të sigurimit
Pension të sigurimit
Belgjikë
Shuma e kontributit mund të llogaritet në portalin belg të sigurimit social:
Vetëpunësimi, llogaritja e sigurimit Social:
Për një listë të fondeve të sigurimeve shoqërore
Për një listë të fondeve të sigurimeve shëndetësore
Fondi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore është i ndarë dhe menaxhohet nga zyrat përgjegjëse
për lloje të ndryshme të përfitimeve në kategori të trajtuara më poshtë:
Përfitime familjare
Përfitime të papunësisë
Përfitime të paaftësisë
Aksidentet në vendin e punës
Sëmundjet profesionale
Pensionet
Pushimet vjetore të paguara
Francë
Skemat e përgjithshme e pensioneve paguhen nga pensionet dhe rreziqet në punë, 2010
Reforma e pensioneve ngre moshën minimale për personat e lindur pas 1 korrik 1951, i
cili do të rritet në mënyrë progresive nga 60 në 62 vjet. Nën 2012, kjo rritje është sjellë përpara.
Në të njëjtën kohë, mosha për të drejtën automatike për pension të plotë (mosha minimale ligjore
e pensionit + 5 vjet) rritet në 67 për personat e lindur pas 1 janarit 1955.
Personat me shumë vjet në shërbimit, të cilët kanë një paaftësi të rëndë ose që kanë
punuar në një mjedis të sëmurë ose fizikisht të stresues mund të pretendojnë pensionin e tyre
para se të arrijnë moshën minimale ligjore të daljes në pension.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
31
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
2. Trajtimi i skemës shendetësore
Shqipëri
Në bazë të nenit 22 të ligjit nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të
detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, çdo i punësuar mund të apelojë me shkrim pranë Institutit të Sigurimeve shoqërore
dhe/ose Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për llogaritjen e shumës së kontributeve
te mbajtura nga punëdhënësi. Subjekti punëdhënës dhe personi i vetëpunësuar mund të apelojnë
me shkrim në organet tatimore, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008
“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Itali
Nëse kontributi bazë është më pak se norma minimale e përfitimit të garantuara me
ligj, Italia i paguan një “shtesë të mirëqenies”, për të sjellë normën e përfituar deri në
minimumin e caktuar.Tipar i pazakonshëm i sistemit të Italisë është se shtojca mirëqenies është
paguar jashtë, si dhe në Itali (me përjashtim të vendeve të Bashkimit Evropian).
Gjermani
Punonjësit janë të regjistruar pasi të kenë firmosur një kontratë pune me punëdhënësin.
Punëdhënësi është përgjegjës për të njoftuar degët përkatëse të sigurimeve shoqërore. Numëri i
regjistrimit të sigurimit është lëshuar për të punësuarit, pasi të kenë një identitet të sigurisë
sociale. Qytetarët e BE-rezidentë në Gjermani kanë në përgjithësi të drejtë për sigurimet
shoqërore dhe përfitimet e papunësisë, si dhe mbështetjen e të ardhurave, por duhet të
paraqesë dëshmi të kontributeve të para në vendin e tyre të mëparshme të banimit. Nuk ka
periudhë minimale kualifikuese për sigurimin shëndetësor, por paditësit duhet të kenë punuar
të paktën 360 ditë gjatë tre viteve të fundit.
Kontributet e pacientëve bëjnë pagesa të vogla shtesë për shpenzimet shëndetësore të
caktuara dhe faturat mjekësore (afërsisht 10 për qind dhe 10 për tremujorin për konsultime), të
tilla si recetat, shpenzimet spitalore dhe kostot e transportit, ose kur konsultat e mjekëve e tyre;
faturat e shëndetit profesional. Fëmijët nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga kjo tarifë dhe ku
pacienti merr pagesat sociale që përfiton, tarifa është reduktuar shumë. Kujdes dentar është i
mbuluar pjesërisht, nga 20 në 70 për qind mund të paguhet nga qeveria, por procedura të
caktuara dhe materialet nuk janë të mbuluara.
Skema shtetërore e sigurimeve administrohet nga fondet lokal etë sigurimeve
shëndetësore dhe trajtimet e mëposhtme janë dhënë nga profesionistë të shëndetit sipas kontratës
me këto fondeve:
Trajtimi mjekësor dhe dentar
Trajtim spitalor
€
Universiteti "Aleksander Moisiu"
32
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Trajtim plotësuese të tilla si masazhet dhe mjeteve të tilla si aparate dëgjimi dhe karrige
me rrota
Takime forum ndihme, nëse personi i siguruar ka një fëmijë nën 12 vjeç, i cili jeton
në shtëpinë e tyre dhe duhet të shkojë në spital dhe është në gjendje të kujdeset
pranë familjes
Azil pleqeire në qoftë se kjo ndihmon për të shmangur ose të shkurtuar një
qëndrim në spital
Trajtim ortodontik deri në moshën 18 vjeçare
Masat parandaluese dhe rehabilituese
Belgjikë
Sistemi shëndetësor i Belgjikës është një parim kyç i skemës sociale të vendit të
mirëqenies. Pasi të regjistrohen, të gjithë banorët janë të mbuluar për të paktën një kujdes
mjekësor të subvencionuar (disa banorë të kualifikohen për trajtim mjekësor të financuar
plotësisht). Mjekimi është paguar zakonisht për nga pacient në pikën e kujdesit dhe pastaj
pjesërisht apo plotësisht kthehet në varësi të nivelit të përfitimit për të cilën pacienti kualifikohet.
Punonjësit paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe përveç kësaj shpesh
janë të nevojshme për t'u bashkuar me një skemë të sigurimeve shëndetësore të drejtuar nga një
nga siguruesit privat ose reciprok. Disa njerëz zgjedhin që të marrin sigurim shëndetësor shtesë,
por skema e sigurimit shëndetësor nuk rimburson çdo sasi.
Francë
Sistemi i sigurimeve shëndetesore siguron përfitime në natyrë (rimbursimi i kostove
të kujdesit shëndetësor) për personat e siguruar dhe vartësit e tyre, si dhe përfitime n ë
të holla (përfitime të përditshme të sëmundjeve për shkak të paaftësisë së përkohshme për
punë) për personat e siguruar.
Fusha e mbulimit:
Të gjithë pacientët mbi 16 vjeç duhet të zgjedhin një mjek që kujdeset dhe duhet të
kartelizohen me qëllim që kur janë të sëmurë të dihet historia e sëmundjes, që t ju jepet në
mënyrë adeguate mjekimi i duhur.
Mjeku duke patur dokumentacionin mjekësore të pacientëve e ka të lehtë të
dirigjojë pacientët tek mjekët specialist, të cilët japin konkluzione të sakta mbi sëmundjet e
tyre dhe mjekimi përkatës vazhdon në varësi të konkludimeve të specialistëve.
Të gjitha procedurat mjekësore të kryera apo të rekomanduara nga mjeku kurues kthehen në
normën normale, duke pasur parasysh se pacienti është duke ndjekur rrugë të koordinuar të
kujdesit.
Pacienti duhet të mbajë në përgjithësi një pjesë të kostos mjekësore. Në
raste të veçanta si në rastin e sëmundjeve të rënda afatgjatë, që kërkon trajtim të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
33
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES kushtueshëm (sëmundje të tilla duke u detajuar në një listë të veçantë), pacienti përjashtohet nga
bashkëpagesa. Pagesa do të jetë më e lartë në qoftë se pacienti trajtohet pa u referuar
nga mjeku kurues.
Pacienti, gjithashtu mbart kosto të tjera, përveç bashkëpagesës: pagesa
fikse për procedurat paramjekësore dhe mjekësore dhe udhëtimet për qëllime mjekësore.
Ilaçet përshkruhen në receta. Sistemi i sigurimit social mbulon një pjesë të kostos së
ilaçeve të përfshira në listën e produkteve të rimbursueshme farmaceutike. Disa ilaçe
rimbursohen në bazë të çmimit të referencës përcaktuar sipas çmimit të ekuivalentit të
ulët me çmim të përgjithshëm. Çmimi maksimal ose çmimi referencë jepet në pullën e
paketimit.
Sistemi i sigurimeve shoqërore kontribuon në shpenzimet e spitalit, shkaktuar nga
personat e siguruar dhe vartësit e tyre. Sistemi mbulon të gjitha shërbimet spitalore, duke
përfshirë tarifat për procedurat mjekësore dhe kirurgjikale të kryera gjatë qëndrimit të pacientit
në spital, medikamentet etj. S igur imet n uk m bulo jn ë koston jo mjekësore ekstra, si një
dhomë private, telefon, televizion etj .
Për të mbuluar shpenzimet e kujdesit shëndetësor, që nuk janë mbuluar nga skema
e detyrueshme, personat e siguruar kanë mundësinë e marrjes së sigurimit suplementar me një
fond të përbashkët. Personat me të ardhura të ulëta kanë të drejtë për mbulim suplementar të
sigurimeve shëndetësore, I cili mbulon të gjitha shpenzimet.
3. Ndihmë papunësie
Shqipëri
Kushdo që humbet punën e vetë ka të drejtë për pagesën e papunësisë për aq kohë sa
ata të plotësojnë kriteret e caktuara. Individët duhen të kenë punuar gjatë vitit të fundit pa
ndërprerje. Vlera e pagesës së asistencës varet nga fakti nese eshte kryefamiljar apo jo, nese
ka femije apo jo dhe ne rast se nuk eshte larguar vete nga puna.
Gjermani
Asistenca mbulon të gjithë njerëzit e papunësuar, duke përfshirë punonjësit në shtëpi.
Ajo përjashton punëtorët e vetëpunësuar dhe njerëzit e përfshirë në të
ashtuquajturin "punë me kohë të pjesshme" (punëtorët që fitojnë më pak se 400 Euro në muaj.
Shuma dhe kohëzgjatja e përfitimit do të varet nga të ardhurat e mëparshme dhe kohëzgjatja e
punësimit të mëparshëm.
.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
34
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Përfituesit duhet të jenë të regjistruar në zyrën lokale të punësimit dhe të jenë të aftë
për punë dhe të gatshëm të provojnë se ata janë aktivë në kërkim të punësimit. Përfituesit
nuk duhet të mungojë nga vendi i tyre i zakonshëm i banimit për më shumë se tre javë në çdo
vit. Në periudhën e festave duhet të kenë rënë paraprakisht dakord me agjentin e zyrës së
papunësisë.
Në qoftë se përfituesi nuk ka fëmijë do të marrin 60 për qind të të ardhurave të tij të
mëparshme neto. Nëse kujdeset për fëmijët nën moshën 18 vjeç, kjo rritet në 67 për qind. Ky
përfitim është i pagueshëm për 90-360 ditë, në varësi të kohëzgjatjes së punësimit të siguruar
më parë dhe në varësi të moshës. Përfiton një vit të plotë papunësie nëse personi ka punuar për dy vjet kalendarike ose më shumë (18 muaj për ata të moshës mbi 55).
Belgjikë
Kushdo që humbet punën e tij ka të drejtë për pagesën e papunësisë për aq kohë sa ai
plotëson kriteret e caktuara. Përfituesi duhet të ketë punuar për një numër të caktuar ditësh
brenda një periudhe të caktuar dhe të jetë në gjendje dhe në dispozicion për të punuar.
Emigrantët e rinj, të cilët nuk kanë punuar ende në Belgjikë normalisht do t i refuzohet pagesa e
papunësisë.
Francë
Skema e sigurimit të papunësisë është produkt i një marrëveshje në mes të "partnerëve
socialë" (të dy palët e interesit). Liria e partnerëve socialë për të negociuar është i kufizuar
nga ligji dhe nga dispozitat për zbatimin e ligjit. Marrëveshja e negociuar në këtë mënyrë
duhet të jetë më pas të miratuar nga qeveria. Në mungesë të ndonjë marrëveshje ose
miratimit të saj, dispozitat e zbatimit vendosen me urdhër të Këshillit të Shtetit.
Zbatueshmëria
Skema është e zbatueshme për të gjithë punonjësit e kompanive të përfshira në marrëveshje.
Përfitimet
Shuma dhe kohëzgjatja e pagesave të përfitimeve varet nga përiudha gjatë së cilës
përfituesi ka kontribuar në skemën e kontributeve të paguara gjithsej.
Për t'u kualifikuar për pagesën e papunësisë, kërkuesi duhet të plotësojë kushtet e
mëposhtme:
të ketë humbur punën e tij nga ana e punëdhënësit brenda afatit kohor të kontratës
kontratës së punësimit, ose të ketë përfunduar me marrëveshje të përbashkët apo
dorëheqje për një arsye të vlefshme
të jetë fizikisht punëtor
të jetë regjistruar si punëkërkues me një kërkesë personal për kthimin në punë.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
35
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
4. Barrëlindje
Shqipëri
Koha e pushimit fillon 45 ditë para lindjes dhe është në total 1 vit ose 6 muaj, kjo
me kërkesë të vetë nënës. Gjashtë mujorin e parë paguhet me 80%, ndërsa 6-mujorin e dytë
paguhet me 50%. Nuk ka leje lindje për meshkujt kur bëhen prind.
Gjermani
Periudha e lejes së lindjes statutore prej 12 javësh, 6 javë para dhe 6 javë pas lindjes,
mund të zgjatet kur ka rrezik për shëndetin e nënës ose të fëmijës ose në rast të lindjeve të
shumta.
Përfitimet e lindjes janë në dispozicion për të gjithë të punësuarit, të cilët janë kontribues aktiv
në një fond të sigurimeve shëndetësore. Nënat kanë të drejtë të plotë të të ardhurave të tyre
neto, nga të cilat një përqindje e caktuar i është paguar në muaj nga fondi i sigurimeve
shëndetësore dhe pjesa tjetër nga ana e punëdhënësit të tyre.
Përfitimi prindërore: Prindërit kanë të drejtë të përfitojnë deri në 14 muaj të kohës së
paguar të marra së bashku për dy prindërit (ose 12 muaj në qoftë se p ë r f i t o n v e t ë m
n j ë r i p r e j t y r e ). Ai paguhet deri në 67 për qind të pagës së tij. Ky pushim është në dispozicion vetëm pas lindjes së fëmijës.
Belgjikë
Gratë marrin pushimin e lindjes me përfitim 82% të pagës për 30 ditët e para dhe
pastaj të bie në 75 %, në pajtim me një page maksimale. Pushimi i shatatëzanisë tek gratë
mund të zgjasë deri në 15 javë. Pas lindjes së një fëmijë, babai ka të drejtë për dhjetë ditë
pushim atësie, shtatë prej të cilave do të paguhet nga sistemi i sigurimeve shoqërore në 82 %
të pagës.
Francë
Sigurimi shoqërore për përfitimet leje lindje janë dhënë në Metropolitan Francë nga
Fondet lokale të Sigurimeve Shëndetësore dhe nga fondet e përgjithshme të sigurimeve shoqërore.
Përfitimet jepen për gratë që janë të siguruara dhe bashkëshortët.
Paraqitësi i kërkesës duhet të njoftojë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore sa më shpejt të
jetë e mundur dhe t'i paraqesë kërkesën e detyrueshme para dhe pas lindjes.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
36
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
E drejta për përfitime, të përcaktuara në datën e parashikuar e konceptimit (ose nëse nuk
ka pasur të drejta në atë datë, në datën e lejes së paralindjes) udhëhiqet nga të njëjtat kushte si të
zbatueshme për sigurimin shëndetësor. Të gjitha ekzaminimet të detyrueshme para-lindjes janë tëmbuluara me bashkë-pagesë për t'u paguar.
Përfitimet monetare janë dhënë kur personi në fjalë ndalet duke punuar. Përveç
përfitimeve në të holla jepen pushime para dhe pas lindjes, jo vetem për gratë por edhe për
burrat. Për birësimet, përfitimet ditore mund të ndahen në mes të dy prindërit. Për t'u kualifikuar për këto përfitime, personi i siguruar duhet të ketë paguar shumat e kërkuara në kontributet ose duhet te kete punuar numrin e duhur të orëve, dhe duhet gjithashtu ketë qenë i regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore të paktën dhjetë muaj para datës së pritur të linjes së fëmijës.
Shuma e pagesës, përfitimit të përditshem është e barabartë me pagën mesatare ditore të periudhës tre-mujore para lindjes, pas zbritjes së pjesës te kontributeve statutore shoqërore dhe taksave.
Nënat kanë të nevojshme për të marrë një minimum tetë javëve të pushimit të lindjes, por
kanë të drejtë në një total 16 javë të pushimit (zakonisht gjashtë javë para datës së pritur të lindjes dhe dhjetë javë pas). Dy javë shtesë para dorëzimit mund të jepet në rast të një shtatzëni mekomplikacione. Me rekomandim të mjekut, nëna mund të marrë një pjesë të pushimit të paralindjes pas lindjes. Për një fëmijë të tretë, leje shtrihet në 26 javë (tetë para-lindjes dhe 18 paslindjes).
Universiteti "Aleksander Moisiu"
37
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES Pushimi i atësisë është 11 ditë rresht, ose 18 ditë të njëpasnjëshme në rastin e një lindje të
shumëfishtë.
Adoptimi është dhjetë javë, ose 22 javë për miratimin e më shumë se një fëmijë. Nëse
fëmija i adoptuar është të paktën fëmija i tretë në shtëpi, periudha e pushimit shtyhet për 18 javë.
Nëse babai dhe nëna kanë të drejtë të përfitojnë pagesat gjatë pushimit të tyre prindërore dhe
nëse leja prindërore është e ndarë nga prindërit, periudha e pushimit të shtyhet për 11 ditë, apo
18 ditë në qoftë se më shumë se një fëmijë është perfituar.
5. Aksidentet në punë
Shqipëria
Pensionet e invaliditetit të të gjitha llojeve që parashikon ligji nr.7703, datë 11.5.1993
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, caktohen në bazë të kërkesës
me shkrim, sipas formularit tip bashkëlidhur dhe dokumenteve të përcaktuara në këtë rregullore.
Kërkesa për pension plotësohet në ALSSH nga vetë personi, në prani të pritësit, në tri
kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë
ngelet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletë kërkesa në këtë moment shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen.
Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-në e vendbanimit, sipas
gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension invaliditeti.
Inspektori pritës i ALSSH-së është i detyruar dhe mban përgjegjësi për: - pajisjen me
formularin tip të dokumenteve për pension invaliditeti (bashkëlidhur kësaj rregulloreje);
pajisjen me listën e dokumenteve mjekësore, e cila është e veçantë sipas diagnozës për të
cilën pretendohet pension invaliditeti;
informimin dhe sqarimin e të interesuarit se kur i lind e drejta për pension, si dhe
procedurën që do të ndiqet me dokumentet për pension;
kontrollin nëse dokumentet e paraqitura për pension invaliditeti janë të plota, nga ana
formale të plotësuara në të gjitha rubrikat, nëse kanë ose jo korrigjime, të meta, mangësi etj.,
nëse janë të regjistruara të gjitha dokumentet në kërkesë, janë të gjitha dokumentet mjekësore
sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti;
sqarimin e të interesuarit, kur dokumentet kanë të meta apo kur dokumentet nuk janë të
plota.
Procedura e pranimit dhe regjistrimit të kërkesës për pension invaliditeti nuk fillon nëse nuk
paraqiten dokumentet, të cilat janë certifikatat e gjendjes civile: të lindjes, familjare,
të martesës, fletëdrejtimi për në KMCAP, epikriza dhe dokumentet mjekësore, sipas diagnozës
për të cilën kërkohet pension invaliditeti.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
38
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Inspektori pritës dorëzon në fund të ditës dokumentet për pension invaliditeti te
përgjegjësi i ALSSH-së, i cili kontrollon procedurat, regjistron kërkesën në regjistrin e kërkesave
për pension dhe me postë ose protokoll, i dërgon në DRSSH brenda ditës ku ALSSH-ja ka selinë
në DRSSH ose një herë në javë për ALSSH-të e tjera.
Në DRSSH, pas protokollimit, drejtori i DRSSH-së i adreson dokumentet te kryetari i
degës së përfitimeve. Ky i fundit i kalon dokumentet tek inspektori përpunues, ndërsa
dokumentet mjekësore te mjeku i ekspertizës.
Mjeku i ekspertizës mjekësore shprehet me shkrim për bazueshmërinë ligjore dhe
shkakun nëse është aksident në punë, sëmundje profesionale apo sëmundje e përgjithshme,
nëpërmjet formularit tip (bashkëlidhur). Mjeku i ekspertizës bën të gjitha verifikimet që
nevojiten për dokumentacionin mjekësor, ballafaqon fletëdrejtimin me kartelën klinike të
shtrimit apo shërbimit ambulator, cakton datën e paraqitjes për në KMCAP ose përgatit shkresën
zyrtare, nëse personi nuk plotëson kushtet për pension invaliditeti.
Dosja i dorëzohet kryetarit të degës së përfitimeve, brenda 5 ditëve kalendarike nga dita e
marrjes në dorëzim.
Kryetari i degës së përfitimeve ia paraqet për firmë drejtorit të DRSSH-së shkresën për
ALSSH, sipas rastit, për ta njoftuar kërkuesin për datën e paraqitjes për në KMCAP ose për
refuzimin e kërkesës për pension invaliditeti.
Përgjegjësi i ALSSH-së dërgon me postë shkresat dhe afishon datat e paraqitjes në
KMCAP.
Belgjikë
Punëdhënësit duhet të kenë sigurim adekuat kundër aksidenteve në punë. Incidentet në
Rrugë, ose ne pune klasifikohen si aksidente në punë dhe punëtorët janë të mbuluar.
Nëpunësit civilë janë të mbuluara nga një skemë të veçantë.
Vetëpunësuar nuk janë të siguruar ndaj aksidenteve në punë..
Francë
Çdo aksident në punë duhet të raportohen te punëdhënësi brenda 24 orëve. Punëdhënësi duhet të raportojnë në aksident lokal Fondin e Sigurimeve Shëndetësore punonjësit brenda 48 orëve dhe ti japë punëmarrësit një formë të veçantë rekomandimi, të cilen punonjësi pastaj e mer me mjekun e tij.
Një periudhë e përkohshme (totale ose të pjesshëme) çaktivizimi, e fillon menjëherë pas lëndimit ose n g a diagnoza e sëmundjes dhe përfundon me rimëkëmbjen e punonjësit ose shërimin efektiv të lëndimit. Pagesa e aksidentit në punë dhe sëmundjet ne pune përfitimet nuk jane të kushtëzuar për regjistrimin ne sistemin e sigurimeve shoqërore nga periudha e kontributeve.
Perfitimet
Universiteti "Aleksander Moisiu"
39
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Punonjësi i plagosur ka të drejtë të pagës së tij të plotë për ditën e aksidentit, e cila
paguhet nga punëdhënësi. Pas kësaj, punëtori paguhet me një kompensim të përditshme në
shumën 60 për qind të pagës ditore marrë si 1/30.42 e pagës së muajit të kaluar për deri në një
limit prej 0.834 për qind të tavanit vjetor të sigurimeve shoqërore (maksimumi përditshme
pagesës:
€) dhe kjo nuk ka asnjë kërkesë për punonjësit që të ketë një fëmijë ne perkujdesje si në rastin e sigurimit te sëmundjes.
Shuma e përfitimit të përditshem nuk mund të kalojë neto pagë ditore nga punonjësit para
lëndimit.
Përfitimet e përkohshme paaftësisë
Nëse një aksidentne ne pune ndodh, dhe konfirmohet nga mjeku , si i paaftë për të kryer punën për të cilën ishte punësuar, punëdhënësi brenda një muaji do tëpropozojë një pozicion alternativ ose në mungesë, duhet të largojë nga puna mbi bazen e paaftësisë.
Në periudhën gjatë së cilës punëmarrësi nuk ka tërhequr as rrogë e as përfitime të
përditshme, ata mund të kenë të drejtë për përfitime të përkohshme paaftësisë. Këto
janë të pagueshme në të njëjtin ritëm si përfitimet e semundjeve të paguara ndërsa punonjësi
ishte në pushim mjekësor p e r para paaftësia së tij duke u vendosur. Në qoftë se punonjësi ka
tërhequr pensionin e aftësisë së kufizuar për shkak të lëndimit të pësuar në punë, përfitimet e
përkohshme të paaftësisë zbriten nga shuma mesatare mujore e pensionit invalidor. Përfitimet e
përkohshme të paaftësisë paguhen për një periudhë maksimale prej një muaji.
Perfitimet përhershme
Fondi për Sigurimet përcakton nivelin aktual e punonjësit me aftësi të kufizuar në bazë
të një vlerësimi të ekspertëve dhe statusin e përgjithshëm të punonjësit shëndetësor, mosha,
aftësitë dhe shkathtësitë profesionale.
Tabelë 1. Përmbledhëse e të dhënave të mësipërme.
Belgjikë Francë
Pasi të regjistrohen, të gjithë Sistemi i sigurimeve shendetesore
banorët janë të mbuluar për siguron përfitime në natyrë
të paktën një kujdes (rimbursimi i kostove të kujdesit
mjekësor të subvencionuar shëndetësor) për personat e siguruar
(disa banorë të kualifikohen dhe vartësit e tyre, si dhe përfitime të
për trajtim mjekësor të holla (përfitimet e përditshme
financuar plotësisht). sëmundje për shkak të paaftësisë së
Mjekimi është paguar përkohshme për punë) për personat e
zakonisht për nga pacient në siguruar.
pikën e kujdesit dhe pastaj
pjesërisht apo plotësisht
kthehet në varësi të nivelit të
përfitimit për të cilën
€ 182). Nga dita e 29 të pushimit, pagesa janë rritur për 80 për qind të pagës ditore
(maksimale: 242,67
Shqipëri
Çdo i punësuar mund të
apelojë me shkrim pranë
Institutit të
Sigurimeve Shoqërore
dhe/ose Institutit të
Sigurimeve
të Kujdesit Shëndetësor
për llogaritjen e shumës
së kontributeve te
mbajtura nga
punëdhënësi, kontribute
qe jane 1.7% te
punedhenesit dhe 1.7% te
Gjermani
Skema shtetërore e sigurimeve
administrohet nga fondet lokal
etë sigurimeve shëndetësore
dhe trajtimet e mëposhtme janë
dhënë nga profesionistë të
shëndetit sipas kontratës me
këto fondeve:
• Trajtimi mjekësor dhe dentar
• Trajtim Spitalor • Trajtim
plotësuese të tilla si masazhet
dhe mjeteve të tilla si aparate
dëgjimi dhe karrige me rrota •
Tarajtimi i
skemes
shendetesore
39
Universiteti "Aleksander Moisiu"
40
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
punemarresit Takime Forum Ndihme, nëse pacienti kualifikohet.
personi i siguruar ka një fëmijë
nën 12 vjet jetojnë në shtëpinë
e tyre dhe duhet të shkojnë në
spital dhe është pra në gjendje
të kujdeset për familjen • shtëpi
kujdesi pleqeire në qoftë se kjo
ndihmon për të shmangur ose
të shkurtuar një qëndrim në
spital • Trajtim ortodontik deri
në moshën 18 vjeçare • Masat
parandaluese dhe rehabilituese
Kushdo që humbet punën Shuma dhe kohëzgjatjen e Kushdo që humbet punën e Skema është e zbatueshme për të
e tyre ka të drejtë për përfitimit do të varet nga të tyre ka të drejtë për pagesën gjithë punonjësit e kompanive të
pagesën e papunësisë për ardhurat e mëparshëm dhe e papunësisë për aq kohë sa përfshira në marrëveshje.
aq kohë sa ata të kohëzgjatja e punësimit të ata të plotësojnë kriteret e Përfitimet
plotësojnë kriteret e mëparshëm. caktuara. Ata duhet të ketë Shuma dhe kohëzgjatja e pagesave të
caktuara. Ata duhet të Kjo pagesë është më e ulët sesa punuar për një numër të përfitimeve varet nga përiudha gjatë
ketë punuar për nje vit papunësia e zakonshme dhe caktuar ditësh brenda një së cilës paditësi e ka kontribuar në
gjate pa nderprerje gjate është e pagueshme kur paditësi periudhe të caktuar dhe të skemën e kontributeve të paguara
vitit të fundit. Vlera e nuk mund të marrë përfitim të jenë në gjendje dhe në gjithsej.
pagesës së asistencës plotë ose të periudhës së dispozicion për të punuar. Për t'u kualifikuar për pagesën e
varet nga fakti nese eshte përfitimit ka ardhur në një papunësisë, kërkuesi duhet të
kryefamiljar apo jo, nese fund, por ata janë ende të aftë plotësojnë kushtet e mëposhtme:
ka femije apo jo dhe ne të punojnë dhe të regjistruar si kanë humbur punën e tyre më tej me
rast se nuk eshte larguar punë kërkues. ndërprerjen nga ana e punëdhënësit,
vete nga puna. Përfitojnë një vit të plotë e në fund të kontratës me afat të
papunësisë është pranuar nëse punësimit, përfundimin me
personi ka punuar për dy vjet marrëveshje të përbashkët apo
kalendarike ose më shumë (18 dorëheqjes për një arsye të vlefshme
muaj për ata të moshës mbi të jenë fizikisht punëtor.
55).
Koha e pushimit fillon 45 Periudha e lejes së lindjes Përfitimi është e barabartë Përveç përfitimeve në të holla jepen
dite para lindjes dhe eshte statutore prej 12 javësh, 6 javë me 82 për qind të pagës për pushime para dhe pas lindjes, jo vetem
ne total 1 vit ose 6 muaj, para dhe 6 javë pas lindjes, 30 ditët e para dhe pastaj të për gratë por edhe për burrat. Për
kjo me kërkesë të vetë mund të zgjatet kur ka rrezik bie në 75 për qind, në pajtim birësimet, përfitimet ditore mund të
nënës. Gjashtë muaj të për shëndetin e nënës ose të me një pagë maksimale. ndahet në mes të dy prindërit.
parë paguhet me 80%, fëmijës ose në rast të lindjeve Gratë mund të zgjasë deri në Për t'u kualifikuar për këto përfitime,
ndërsa 6-mujori i dytë të shumta. 15 javë pushim të personi i siguruar duhet të ketë paguar
paguhet me 50%. Nuk ka Prindi (s) paguhet deri në 67 shataezanisë. Pas lindjes së shumat e kërkuara në kontributet ose
leje lindje për meshkujt për qind të pagës së tyre; një fëmijë, babai ka të drejtë punuar numrin e duhur të orëve, dhe
kur behen prind. pagesat janë të bazuara në të për dhjetë ditë pushim duhet gjithashtu kanë qenë të
ardhura dhe kllapa e marrësit atësisë, të shtatë prej të regjistruar në sistemin e sigurimeve
tatimore. Ky pushim është në cilave do të paguhet për nga shoqërore të paktën dhjetë muaj para
dispozicion vetëm pas lindjes sistemi i sigurimeve datës së pritur të dorëzimit apo të
së fëmijës. shoqërore në 82 për qind të fëmijës data e mbërritjes në familje.
Vetë-punësuar individë janë të pagës (subjekt në një Nënat kanë të nevojshme për të marrë
ligjshëm te marrin perfitimet maksimum). një minimum tetë javëve të pushimit
barrelindjes. Për ata që nuk të lindjes, por kanë të drejtë në një
punojnë para lindjes, eshte një total 16 javë të pushim.
pagesë minimale mujore në Pushimi i atësisë është 11 ditë rresht,
dispozicion. ose 18 ditë të njëpasnjëshme në rastin
Ndihmë
papunësie
Barrëlindje
40
Universiteti "Aleksander Moisiu"
41
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
e një lindje të shumëfishtë.
Shuma e pagesës përfitimit të
përditshem është e barabartë me pagën
mesatare ditore të periudhës tre-
mujore para lindjes të lënë, pas
zbritjes së pjesës te kontributeve
statutore shoqërore dhe taksat.
Tabela 3. Përmbledhëse e rolit të aktorëve pjesëmarrës në sigurimet shoqërore
Mjeku Ekspertzës Punëdhësi Punëmarrësi
Mjeku i ekspertizës mjekësore Punëdhënësit duhet të kenë sigurim Punonjësi i plagosur ka të
shprehet me shkrim për adekuat kundër të aksidenteve në drejtë të pagës së tyre të plotë
bazueshmërinë ligjore dhe punë. Incidentet në rrugën drejt ose për ditën e aksidentit, e cila
shkakun nëse është aksident në nga puna klasifikohen si aksidente paguhet nga punëdhënësi. Pas
punë, sëmundje profesionale apo në punë dhe punëtorët janë të kësaj, punëtori paguhet me një
sëmundje e përgjithshme, mbuluara, pra për këto shumë. kompensim të përditshme në
nëpërmjet formularit tip Nëpunësit civilë janë të mbuluara shumën 60 për qind të pagës
(bashkëlidhur). Mjeku i nga një skemë të veçantë. ditore marrë si 1/30.42 e pagës
ekspertizës bën të gjitha Vetëpunësuar nuk janë të siguruar së muajit të kaluar për deri në
verifikimet që nevojiten për ndaj aksidenteve në punë. një limit prej 0.834 për qind të
dokumentacionin mjekësor, tavanit vjetor të sigurimeve
ballafaqon fletëdrejtimin me shoqërore (maksimumi
kartelën klinike të shtrimit apo përditshme pagesës: € 182).
shërbimit ambulator, cakton datën Nga dita e 29 të pushimit,
e paraqitjes për në KMCAP ose pagesa janë rritur për 80 për
përgatit shkresën zyrtare, nëse qind të pagës ditore
personi nuk plotëson kushtet për (maksimale: 242,67 €) dhe nuk
pension invaliditeti. ka asnjë kërkesë për punonjësit
Shuma e perfitimit eshte e që të ketë një fëmijë i varur si
perkohshme dhe e perhershme, kjo në rastin e sigurimit sëmundje.
ne varesi te ekspertizes.
model për një Marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve
1. Dispozita Model
Këshilli i Evropës ka botuar një përmbledhje dispozitash model për marrëveshjet
dypalëshe. Këto dispozita u vijnë vendeve të ndryshme në ndihmë gjatë arritjes së marrëveshjeve
të tyre për të koordinuar sigurimet shoqërore. Ato nuk janë detyruese dhe u japin shteteve
mundësi për të vepruar lirshëm. Këto dispozita model synojnë të lehtësojnë dhe të shpejtojnë
bisedimet dhe vënien në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe. Kur dy vende merren vesh të
koordinojnë skemat e tyre të sigurimeve shoqërore, ato shmangin në këtë mënyrë ndërlikimet,
energjinë dhe rreziqet e secilit për përpunimin e dispozitave të veta. Dispozitat model të Këshillit
të Evropës mbulojnë katër parimet bazë të koordinimit të sigurimeve shoqërore: barazi trajtimi,
Roli
C. Dispozita
shoqërore
41
Universiteti "Aleksander Moisiu"
42
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES përcaktim të legjislacionit të zbatueshëm, ruajtje e të drejtave të arritura dhe eksportim të
përfitimeve.
Më 1994, Komiteti evropian i sigurimeve shoqërore të Këshillit të Evropës ngarkoi
Komitetin e ekspertëve për sigurimet shoqërore të hartojë një marrëveshje dypalëshe tip që mund
të shërbente si bazë për marrëveshjet e arritura midis shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, me
qëllim që të krijohet një lidhje midis skemave të ndryshme të sigurimeve shoqërore për mbrojtjen
e të drejtave të personave migrues. Kështu, u përpunua një instrument elastik, që përfshin të
katër parimet themelore të koordinimit ndërkombëtar në fushën e sigurimeve shoqërore: barazinë
në trajtim, përcaktimin e legjislacionit të zbatueshëm, ruajtjen e të drejtave të arritura dhe
eksportimin e përfitimeve.
Dispozitat model nuk janë të detyrueshme: ato shërbejnë thjesht për t’i orientuar shtetet
që duan të arrijnë marrëveshje dypalëshe. Këto nuk janë të detyruara të miratojnë tërë dispozitat
dhe fare mirë mund të modifikojnë përmbajtjen e secilës prej tyre. Nga ana tjetër, mund të bëjnë
lirisht përzgjedhje në tërë gamën e përfitimeve që mbulohen njëpërmjet marrëveshjesh
dypalëshe.
Dispozitat model respektojnë dallimet kombëtare në trajtimin dhe organizimin e
sigurimeve shoqërore, në mënyrë të tillë që japin, në rast nevoje, zgjidhje alternuese për
koordinim. Mbështeten nga një raport shpjegues hartuar nga Komiteti i ekspertëve, që Komiteti i
Ministrave i Këshillit të Evropës e konsideron si dokument zyrtar.
Koordinimi i skemave te sigurimeve shoqerore te vendeve te ndryshme eshte konsideruar
se ka te beje me problemet specifike me te cilat ndeshen emigrantet veçanerisht si rezultat i
statusit te tyre prej te huaji. Per te qene i efektshem, nje koordinim i tille duhet te trajtoje
eleminimin e dispozitave diskriminuese te bazuara ne kombesine, neutralizimin e kufizimeve ne
shtirjen territoriale te legjislacionit, hartimin e regjistrave kombetare të sigurimit për emigrantet
dhe vendosjen e bashkepunimit ndermjet institucioneve te sigurimeve shoqerore kombetare dhe
organeve pergjegjes per dhenien e perfitimeve, si dhe shperndarjen e kostove te asistences
reciproke ne çeshtje administrative.
Koordinimi kerkon zbatimin, ne nje forme a ne nje tjeter, te kater parimeve baze te
percaktuar per t’u ofruar emigranteve mbrojtje te plote:
barazi trajtimi: ne Shtetet e lidhura nga ky instrument, emigrantet duhet te kene te njejtat
te drejta dhe detyrime te sigurimeve shoqerore si banoret vendas ne te njejtat rrethana;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
43
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES përcaktimi i legjislacionit te zbatueshem: ai duhet te sigurohet se emigrantet
jane, ne lidhje me te njejtin aktivitet profesional, objekt i dispozitave te vetem nje vendi;
ruajtja e te drejtave te fituara: vetem e drejta per perfitime qe eshte fituar apo po fitohet
ne nje Shtet te lidhur nga instrumenti, duhet te mbetet e disponueshme nga emigranti i interesuar
ne çdo Shtet tjeter;
dhënia e perfitimeve jashte: dhenia e perfitimeve te fituara ne njerin Shtet duhet të
sigurohet per perfituesit ne Shtetin tjeter te lidhur nga intrumenti.
Rregullat qe i takojne koordinimit jane percaktuar ne menyre te tille qe te sigurojne qe
skemat e vendeve te ndryshme te jene te lidhura bashke, pa krijuar nje sistem te perbashket
sigurimesh shoqerore. Nese rregullat duhet te behen te efektshme, duhen marre parasysh
karakteristikat specifike te secilit organ perkates te legjislacionit. Ne menyre te veçante, eshte e
nevojshme te vendoset nje lidhje ndermjet skemave te bazuara ne sigurimin dhe skemave
universale dhe te sigurohet e drejte e barabarte per perfitime, niveli i te cileve nuk eshte i lidhurme kohezgjatjen e periudhave te references te plotesuara, si dhe te sigurohet se perfitime jo-kontribuese te dhena pa nje kontroll te ardhurash jane te pagueshme jashte. Instrumenta bilaterale, te bazuar ne legjislacionin e dy shteteve kontraktuese, ofrojne nje veshtrim qe I pershtatet ne menyre te veçante kerkesave te legjislacionit te vendeve. Megjithate, zakonisht instrumentat bilaterale nuk i zgjidhin veshtiresite e shtetasve te vendeve te tjera qe jane objekt I legjislacionit te dy vendeve kontraktuese; kjo varet nga shtrirja personale.
Shtrirja personale
Ne pergjithesi, instrumentat bilaterale zbatohen per te gjithe shtetasit e Vendeve
Kontraktuese, per sa kohe ato mbulohen nga legjislacioni mbi çeshtjet e mbuluara nga keto
instrumenta. Si rezultat, instrumentat mund te mbulojne te gjitha kategorite e punonjesve (te
punesuar, te vete-punesuar, kufitare, sezonale, e keshtu me radhe) ose te gjithe rezidentet, duke
perfshire ata qe nuk kane pune ne rastin e nje kufizimi tek vendasit ne pergjithesi. Ato zbatohen
gjithashtu edhe per pjesetaret e familjeve te vendasve te vendeve Kontraktuese dhe
trashegimtaret e tyre, pavaresisht nga kombesia e tyre, kur te drejtat e tyre rrjedhin nga te drejta
te fituara nga ata vendas. Disa nga keto instrumenta bilaterale bazohen nje nje shtrirje me te gjere
personale e cila shtrihet tek te gjithe personat e siguruar, pavaresisht nga kombesia e tyre,
persona pa shtet dhe refugjate, pjesetare te familjeve te tyre dhe trashegimtaret e tyre qe banojne
ne territorin e njerit prej vendeve Kontraktuese.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
44
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
1. Pjesët përbërëse të dipozitave model29
Pjesa e parë: dispozita të përgjithshme
Dispozitat model fillojnë duke bërë përkufizimin e disa termave si “legjislacion”,
“përfitim” dhe “vendbanim”1. Të gjitha termat që nuk janë përkufizuar konsiderohen se kanë
kuptimin që u është dhënë nga vetë legjislacioni kombëtar30
. Kur arrijnë një marrëveshje
dypalëshe, Palët kontraktuese duhet fillimisht të merren vesh për risqet që do mbulojnë.
Dispozitat model janë pra tepër elastike dhe propozojnë dy variante: Palët mund të paraqesin ose
legjislacionin (varianti 1), ose përfitimet (varianti 2) përkatëse31
. Megjithëse shumica e
instrumentave dypalëshe përfshijnë të gjitha apo gati të gjitha degët e sigurimeve shoqërore, disa
shtete mund të vendosin ta kufizojnë fushën zbatuese të marrëveshjeve të tyre deri tek përfitimet
afatgjata (përfitime invaliditeti, pleqërie dhe mbijetese). Dispozitat model tregojnë qartë se
marrëveshja do të zbatohet menjëherë për çdo ndryshim të mëpasshëm në legjislacionin
kombëtar të synuar në fushën zbatuese materiale32
. Më në fund, sipas rrethanave, instrumentat
dypalëshe mund të zbatohen njëkohësisht për skemat kontributive e jo kontributive (domethënë
skema përfitimesh, dhënia e të cilave nuk varet nga kontributet e drejtpërdrejta të personave të
mbrojtur apo nga punëdhënësi i tyre) apo vetëm për skemat kontributive. Ashtu si për fushën
zbatuese materiale, dispozitat model propozojnë dy variante të fushës zbatuese personale të një
marrëveshjeje33
. E para është e përgjithshme, duke qenë se fusha zbatuese përfshin tërë personat
që kanë qenë mbuluar nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore të një apo dy Palëve kontraktuese
(cilado qoftë shtetësia e tyre). E dyta është më e kufizuar, duke qenë se zbatohet vetëm për
shtetasit e çdo Pale kontraktuese, si dhe për refugjatët e personat pa shtetësi. Si në njërin rast,
ashtu dhe në tjetrin, janë të mbuluar anëtarët e familjes dhe të mbijetuarit e personave të
mbrojtur; në variantin e dytë, ata janë të mbuluar, pavarësisht nga shtetësia e tyre.
Dispozitat model kanë parasysh që shtetasit e një Pale kontraktuese, të mbuluar nga fusha
zbatuese personale e marrëveshjes, të trajtohen në të njëjtën mënyrë si dhe shtetasit e një Pale
tjetër kontraktuese34
. Këta persona marrin pra të njëjtat përfitime dhe u nënshtrohen të njëjtave
kushte. Sipas dispozitave model, barazia në trajtim nuk u jepet veçse personave që banojnë në
njërën nga Palët kontraktuese të marrëveshjes. Parimi i barazisë në trajtim nuk shtrihet në
pjesëmarrjen e të interesuarve në administrim apo në juridiksionet e sigurimeve shoqërore. Disa
vende e organizojnë sistemin e tyre të sigurimeve shoqërore në mënyrë të tillë që përfaqësues të
Model Dispozitash per nje Marreveshje Dypaleshe te Sigurimeve Shoqerore dhe Raport Shpjegues nga Komiteti I Eksperteve Per Zbatimine
Konventes Evropiane Per Sigurimet Shoqerore (Ss-Ac)
Neni 1 (2) i dispozitave model.
Neni 2 (1) i dispozitave model.
Neni 2 (2) i dispozitave model.
Neni 3 i dispozitave model.Neni 4 i Dispozitave Model
44
29
30
31
32
33
34
Universiteti "Aleksander Moisiu"
45
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES të siguruarve apo të punëdhënësve të marrin drejtpërdrejt pjesë në proçesin vendimor. Dispozitat
model u lejojnë këtyre vendeve t’ua ndalojnë shprehimisht të huajve të votojnë apo të paraqesin
në zgjedhje përfaqësuesit e tyre; ato i autorizojnë gjithashtu t’i mbajnë të huajt larg
juridiksioneve gjyqësore të ngarkuara për të zgjidhur mosmarrëveshjet e sigurimeve shoqërore
lidhur për shembull me dhënien e përfitimeve, shumën apo pezullimin e tyre.
Dispozitat model e bëjnë eksportimin e përfitimeve një rregull të përgjithshëm. Ato
tregojnë qartë se dhënia e përfitimeve nuk mund të kufizohet thjesht për arsyen se përfituesi
banon në territorin e një Pale tjetër kontraktuese35
. Me fjalë të tjera, dhënia e përfitimit nuk mund
as të pezullohet, as të ndalet, as të ulet dhe as t’i nënshtrohet kushteve të tjera dhënëse, thjesht
për arsyen se përfituesi i saj banon në një Palë tjetër kontraktuese. Ky rregull i përgjithshëm njeh
dy përjashtime të mëdha: e para ka të bëjë me përfitimet për papunësi. Shpesh në fakt, shtetet e
kushtëzojnë derdhjen e këtij përfitimi me premtimin për punësim së shpejti. Nuk është e
pamundur të verifikohet respektimi i këtij premtimi duke e detyruar përfituesin të regjistrohet në
një zyrë lokale punësimi. Ky kontroll do të ishte më i vështirë nëse kërkuesi për t’u punësuar do
ishte i autorizuar të banonte në një vend tjetër. Përjashtimi i dytë ka të bëjë me përfitimet e
veçanta për asistencë që u jepen personave nevojtarë. Këto përfitime janë të lidhura ngushtë me
kushtet dhe nivelin e jetesës së çdo vendi. Për më tepër, është fjala përgjithësisht për përfitime jo
kontributive – me fjalë të tjera kërkuesi nuk ka pse të ketë kontribuar drejtpërdrejt në financimin
e tyre. Ndryshe është fjala për përfitimet kontributive, në financimin e të cilave përsoni kërkues
ka marrë pjesë në njëfarë mënyre duke “fituar” kështu të drejtën e tij për përfitime.
Çdo skemë e sigurimeve shoqërore përmban një numër rregullash apo rregulloresh të
destinuara për të parandaluar akumulimin e një përfitimi nëpërmjet përfitimesh të tjera apo të
ardhurash të tjera, apo si rezultat i një veprimtarie profesionale. Një nga objektivat e tyre
kryesore është të pengohet një derdhje e dyfishtë apo, me fjalë të tjera, që i interesuari të
përfitojë dy herë për të njëjtin risk social. Rregullat lidhur me akumulimin ndryshojnë sipas
vendeve dhe shpesh përdoren për të çuar përpara disa politika sociale. Kështu, për shembull,
fakti që lejohet një akumulim i rëndësishëm midis të ardhurave profesionale, nga njëra anë, dhe
një pensioni pleqërie, nga ana tjetër, ky fakt nuk bën gjë tjetër veçse nxit mbajtjen e një personi
në aktivitet pas moshës së pensionit ; pensionistët që nuk e lënë punën, vazhdojnë kështu të kenë
të ardhura dhe të japin kontributet e sigurimeve shoqërore për këto të ardhura, duke marrë pjesë
kështu në forcimin e ekonomisë. Dispozitat model nuk e cënojnë të drejtën e çdo vendi për të
vendosur rregulla lidhur me akumulimin, duke i lejuar kështu një Pale kontraktuese të mbajë
parasysh përfitimet që jepen apo të ardhurat që nxirren, si dhe veprimtarinë profesionale të
ushtruar në një Palë kontraktuese36
. Çdo Palë kontraktuese mund t’i trajtojë më pas këto derdhje,
Neni 5 i Dispozitave Model
Neni 6 i Dispozitave Model
35
36
Universiteti "Aleksander Moisiu"
46
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES të ardhura apo veprimtari profesionale, si të ishin lokalizuar në territorin e saj dhe të zbatojë ndaj
tyre rregullat e veta lidhur me akumulimin.
Zbatimi i rregullave në fushën e akumulimit të përfitimeve që merren në Palën tjetër
kontraktuese përmban një përjashtim, që ka të bëjë me përfitimet e pleqërisë, invaliditetit dhe të
mbijetesës. Legjislacioni ndërkombëtar për sigurimet shoqërore kërkon në mjaft raste që
përfitimet afatgjata të jepen nga shumë shtete, dhe kjo me të drejtë, duke qenë se çdo shtet derdh
një pension që përkon me kohën gjatë së cilës përfituesi është mbuluar nga skema e tij e
sigurimeve shoqërore. Dispozitat model tregojnë se si Palët kontraktuese ndajnë mes tyre
dhënien e përfitimeve afatgjata Pensionet e derdhura në bazë të këtyre dispozitave përjashtohen
nga fusha e zbatimit të rregullave kombëtare lidhur me akumulimin.
Pjesa e dytë: Përcaktimi i legjislacionit të zbatueshëm
Dispozitat model përcaktojnë se vetëm një legjislacion zbatohet në çdo rrethanë për të
njëjtën e të vetmen punë apo për të njëjtën e të vetmen veprimtari. Pala kontraktuese që ka
legjislacionin e zbatueshëm, është “shteti kompetent”, ndërsa organi administrativ i ngarkuar në
këtë të fundit për të organizuar skemën përkatëse është “institucioni kompetent”. Dispozitat
model parashtrojnë tri rregulla themelore për të përcaktuar legjislacionin e zbatueshëm. Këto
rregulla mbështeten mbi parimin e legjislacionit të shtetit të punësimit (lex loci laboris)37
:
punonjësit me pagë mbulohen nga legjislacioni në fuqi në Palën kontraktuese ku
punojnë, edhe pse banojnë në një Palë tjetër;
punonjësit e pavarur mbrohen nga legjislacioni i Palës kontraktuese ku ushtrojnë
veprimtarinë e tyre ekonomike;
nëpunësit shtetërorë i nënshtrohen legjislacionit të Palës kontraktuese nga varet
administrata që i ka në punë.
Këto janë vetëm rregulla bazë, për të cilat dispozitat model parashikojnë një numër
përjashtimesh dhe rastesh të veçanta. Përfshihen këtu edhe për punonjësit e dërguar nga
punëdhënësi në një Palë tjetër kontraktuese për një periudhë kohore të kufizuar, një punonjës me
pagë, për shembull, i ngarkuar me detyrë të veçantë apo për të punuar në një filial. Gjatë kohës
së shkëputjes nga vendi i zakonshëm i punës, punonjësi me pagë mbetet i mbuluar nga
legjislacioni i Palës kontraktuese nga është shkëputur. Një punonjës mund të shkëputet deri në 12
muaj nëse, nga çasti i dërgimit, nuk tejkalohet koha e parashikuar e punës në shtetin tjetër.
Shkëputja duhet të jetë një rast përjashtimi dhe jo një praktikë e rregullt e punëdhënësit
(me qëllim që të shmanget një pagesë kuotash sociale më e lartë në shtetin tjetër). Dispozitat
model parashikojnë edhe një mundësi alternative, e cila autorizon një shkëputje me kohëzgjatje
Neni 1 i Dispozitave Model
37
Universiteti "Aleksander Moisiu"
47
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES maksimale prej 24 muajsh. Ato u lejojnë po ashtu punonjësve të pavarur të bëjnë shkëputje për
12 apo 24 muaj, kur ushtrojnë një veprimtari të caktuar në një Palë tjetër kontraktuese, por
gjithmonë duke mbetur të siguruar nga legjislacioni i shtetit të tyre të origjinës1. Nga ana tjetër,
dispozitat model përmbajnë rregulla të veçanta për personat e punësuar në transportin
ndërkombëtar, marinarët dhe personelin e shërbimit të misioneve diplomatike38
. Rregullat lidhur
me përcaktimin e legjislacionit të zbatueshëm që figurojnë në dispozitat model janë të thjeshta
por të mjaftueshme për t’iu përgjigjur me efektshmëri shumicës së rasteve që mund të paraqiten.
Dispozita më të sakta janë megjithatë të domosdoshme në rastet kur punonjësit me pagë apo ata
të pavarur ushtrojnë veprimtari në të dyja Palët kontraktuese njëkohësisht. U takon atëherë
shteteve të gjejnë zgjidhje me marrëveshje të përbashkët. Rregullat më të hollësishme që
parashtrohen në Konventën evropiane të sigurimeve shoqërore të Këshillit të Evropës mund t’i
drejtojnë në rrugën që duhet ndjekur.
Pjesa e tretë: dispozita të veçanta lidhur me kategoritë e ndryshme të përfitimeve
Përfitime për sëmundje e lejelindje
Dispozitat model lidhur me përfitimet për sëmundje e lejelindje mbulojnë si përfitimet në
të mira materiale (trajtime mjekësore, spitalore apo produkte farmaceutike) ashtu dhe përfitimet
në të holla (shpërblime për raste sëmundjeje e lejelindjeje). Nëse një Palë kontraktuese e sheh të
drejtën për përfitime (në të holla apo në natyrë) të kushtëzuar nga realizimi i një periudhe
minimale sigurimi, ajo duhet të mbajë parasysh krejt periudhat e sigurimit të realizuara në një
Palë tjetër kontraktuese39
. Dispozitat model mbështesin kështu parimin e totalizimit. Periudhat e
sigurimit përcaktohen sipas legjislacionit të vendit ku janë realizuar. Le të marrim shembullin e
një shteti A dhe të një shteti B që arrijnë marrëveshje dypalëshe duke u mbështetur në dispozitat
model. E drejta për përfitime sëmundjeje varet në shtetin A nga një periudhë punësimi, dhe në
shtetin B nga periudha banimi. Dispozitat model e detyrojnë shtetin A të mbajë parasysh kohën
gjatë së cilës i interesuari ka banuar në shtetin B, ndërsa ky i fundit duhet të marrë në konsideratë
vetëm kohën gjatë së cilës i interesuari ka punuar në shtetin A. Dispozitat model parashikojnë
edhe mundësinë e përfshirjes të një paragrafi shtesë për vendet ku e drejta për përfitime në të
holla nuk varet nga gjendja konkrete e sigurimit në një çast të dhënë, por nga sigurimi i
mëparshëm. Në fakt, parimi i totalizimit nuk do të zbatohet për shpërblimet për sëmundje e
lejelindje veç nëse veprimtaria e fundit e paguar e të interesuarit ka qenë ushtruar në territorin ePalës kontraktuese ku është bërë kërkesa. Kështu, kur një person kërkon shpërblime përsëmundje apo lejelindje në një Palë të ndryshme nga ajo ku punonte më parë, shteti përkatës nuk duhet të marrë parasysh periudhat e sigurimit të realizuara në shtetin tjetër.
Neni 8,9,10, 11 i Dispozitave Model
Neni 13 i Dispozitave Model
38
39
Universiteti "Aleksander Moisiu"
48
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Le të mendojmë për shembull që shtetet A dhe B kërkojnë, lidhur me të drejtën për
përfitime lejelindjeje në bazë të të ardhurave, periudha punësimi dhe nga ana tjetër, që të dy
vendet të zbatojnë dispozitat tip. Një grua banon në shtetin A, ku ka punuar gjatë 18 muajve para
se të fillojë një punë në shtetin B, punë të cilën e ka lënë pas gjashtë muajsh për shkak të
shtatzanësisë. I kërkon shtetit A – shtetit të vendbanimit – t’i japë përfitime lindjeje në të holla.
Mirëpo, sipas rregullave të shtetit A, shpërblimet në të holla në bazë të të ardhurave jepen vetëm
për ato që mund të përligjin dy vjet sigurim. Duke qenë se shteti A, nuk është shteti ku e
interesuara ka ushtruar veprimtarinë e saj të fundit profesionale, ky shtet nuk është i detyruar të
mbajë parasysh gjashtë muajt ku ajo ka punuar në shtetin B dhe në këtë rast, mund të
kundërshtojë të paguajë përfitimet në fjalë. E interesuara do ketë sigurisht të drejtë për një
përfitim lejelindjeje në shtetin B, që duhet të marrë parasysh periudhat e sigurimit të kryera në
shtetin A. Ata që mbulohen nga fusha zbatuese personale e dispozitave model kanë të drejtë për
përfitime në natyrë e në të holla kur largohen nga shteti kompetent dhe shkojnë në një Palë tjetër
kontraktuese. Dhënia e këtyre përfitimeve varet nga natyra e qëndrimit në Palën tjetër – a është
fjala për qëndrim të përkohshëm (udhëtim për punë apo për kënaqësi për shembull) apo i
interesuari e ka vendbanimin e tij të zakontë (të përhershëm) në atë shtet? Karakteri i
përkohshëm i një qëndrimi nuk diktohet nga asnjë kufizim i ngushtë kohëqëndrimi. Por duhet
ditur se në ç’vend i interesuari ka banimin e tij të zakontë, gjë që do të thotë vendosje lidhjesh
me vendin përkatës. A gëzon të mira materiale në Palën tjetër kontraktuese? A është pronar apo
qiraxhi në banesën e tij? Në është qiraxhi, për sa kohë e ka të drejtën e qirasë? Ku banojnë, në
fund të fundit, bashkëshorti dhe fëmijët? Personat që banojnë përkohësisht në Palën tjetër
kontraktuese kanë të drejtë për përfitime në natyrë vetëm kur gjendja e tyre kërkon përkujdesje
mjekësore të menjëhershme – është rasti, për shembull, i një turisti plagosur në një aksident në
ski, apo i një afaristi viktimë e një krize kardiake.
Përfitimet në natyrë shërbehen këtu nga Pala kontraktuese në kuadrin e sistemit të saj të
përkujdesjeve shëndetësore, sikur i interesuari të ishte i mbuluar nga ana e kësaj të fundit40
. Kjo
pikë është e rëndësishme, sepse gama e trajtimeve të mundshme në sistemin e përkujdesjeve
shëndetësore në bazë të sigurimeve shoqërore ndryshon nga shteti në shtet. Që ky sistem të jetë i
efektshëm, shteti duhet të kontrollojë mundësitë e marrjes në ngarkim, duke përjashtuar ndoshta
kirurgjinë estetike, ndërhyrjet alternative, apo trajtimet që ende i quan në fazë eksperimentale. Po
kështu edhe për ilaçet dhe aparatet mjekësore: disa shtete mund të japin vetëm medikamente
gjenerike, ndërsa produkte që mbahen të sigurta në një vend, nuk autorizohen në një tjetër. Kur
gjendja e një individi që bën një qëndrim të shkurtër në një vend tjetër kërkon përkujdesje të
menjëhershme, mjekët që e kurojnë mund të verifikojnë vetëm nëse trajtimet mjekësore e
Neni 14 i Dispozitave Model40
Universiteti "Aleksander Moisiu"
49
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES farmaceutike të nevoshme i përshtaten gjendjes shëndetësore të pacientit. Në këtë rast pacienti
trajtohet thjesht sikur të ish i mbuluar nga shteti kompentent që i bën trajtimin mjekësor. Kostua
e këtyre ndërhyrjeve urgjente nuk merret në ngarkim nga Pala kontraktuese ku qëndron
përkohësisht i interesuari, por nga shteti kompetent41
që duhet të rimbursojë palën që ka
shpenzuar për trajtimet mjekësore. Nëse kjo e fundit u propozon shtetasve të vet një gamë
përkujdesjesh shumë më të gjerë nga ai që propozon shteti komepetent, rreziku për këtë të fundit
është se do t’i duhet t’u bëjë ballë shpenzimeve relativisht më të larta. Për t’i lejuar shtetit
kompetent të ruajë njëfarë kontrolli të kostove, Palët kontraktuese mund të vendosin që t’i
kushtëzojnë përkujdesjet mjekësore më të shtrenjta (proteza apo aparate të tilla si stimuluesit
kardiakë) me një miratim paraprak nga ana e shtetit kompetent, me përjashtim të rastit kur
shtyrja e një përkujdesi të caktuar vë në rrezik të rëndë jetën apo shëndetin e pacientit.
Përfitime për sëmundje e lejelindje u jepen gjithashtu të gjithë atyre që, gjatë një
qëndrimi të përkohshëm në një Palë tjetër kontraktuese sëmuren apo janë viktima të një
aksidenti. Këto përfitime derdhen nga shteti kompetent, sipas përqindjes së fiksuar prej tij.
Personat që banojnë zakonisht në një Palë kontraktuese e ndryshme nga shteti kompetent kanë të
drejtë për përfitimet në natyrë të parashikuara nga shteti i banimit, si të ishin të mbuluar prej
legjislacionit të tij. Jemi në këtë rast në të njëjtën gjendje që përmendëm më sipër për
përkujdesjet mjekësore të domosdoshme gjatë një qëndrimi të përkohshëm, me të vetmin
ndryshim se në këtë rast parashikohen të gjitha përkujdesjet mjekësore, dhe jo vetëm
përkujdesjet për rast urgjence. Ashtu sikurse veprohet për ata që janë me qëndrim të përkohshëm,
shteti kompetent duhet të rimbursojë shpenzimet që kërkojnë krejt përkujdesjet mjekësore të
dhëna në shtetin e banimit. Duke parë koston e lartë që mund t’i kushtojë shtetit kompetent, Palët
kontraktuese mund të vendosin që ta kushtëzojnë dhënien e aparateve e të përkujdesjeve
mjekësore të shtrenjta me miratimin paraprak të shtetit kompetent. Dispozita të veçanta janë
miratuar për punonjësit kufitarë që mund të marrin gjithashtu përfitime në shtetin kompetent4.
Përsa i përket përfituesve të pensioneve që marrin nga dy Palët kontraktuese, si dhe për
anëtarët e familjeve të tyre, dispozitat model parashikojnë që shteti kompetent është shteti i
banimit42
. Dispozita të ngjashme ekzistojnë për të gjithë ata që marrin pension në njërën nga
Palët kontraktuese duke qenë me banim në Palën tjetër, si dhe për
familjet e tyre dhe tërë personat e mbuluar (shih më lart)6. Siç e shpjeguam më parë, shteti
kompetent e ka për detyrë të rimbursojë Palën tjetër kontraktuese kur kjo jep përfitime në natyrë
për të gjithë ata që banojnë në mënyrë të përkohëshme a të përhershme në territorin e saj.
Neni 15 i Dispozitave Model
Neni 16 dhe 17 i Dispozitave Model
41
42
Universiteti "Aleksander Moisiu"
50
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Dispozitat model parashikojnë këtu dy variante43
. Varianti i parë është që shteti
kompetnet t’i rimbursojë shtetit që ka shpenzuar lidhur me përkujdesjet shumën reale të
përfitimeve në fjalë. Me fjalë të tjera, kostoja e saktë e çdo trajtimi i paraqitet e i faturohet shtetit
kompetent. Varianti i dytë lejon një elasticitet më të madh, duke qenë se Palët kontraktuese janë
të lira të vendosin vetë rregullat e tyre në këtë drejtim. Në të dy rastet, Palët kontraktuese mund
të merren vesh për të hequr dorë reciptorkisht nga rimbursimi. Kështu, kur shumat që njëra Palë
kontraktuese i detyrohet tjetrës janë pak a shumë të barasvlefshme, do të kushtonte më pak, në
rrafsh administrativ, të procedohej thjesht në heqjen dorë nga çdo lloj rimbursimi.
Përfitime invaliditeti, pleqërie dhe për personat e mbijetuar
Këto përfitime janë përgjithësisht përfitime afatgjata, derdhur me intervale të rregullta dhe
shpesh dhënia e tyre varet nga një kohë e gjatë pjesëmarrjeje në sigurim. Kur e drejta për
përfitim kushtëzohet nga një kohëzgjatje minimale sigurimi, Palët kontraktuese e kanë për detyrë
të mbajnë parasysh çdo periudhë sigurimi shoqëror realizuar në kuadrin e legjislacionit të Palës
tjetër kontraktuese2. Disa shtete vendosin skema të veçanta pensioni për disa kategori
profesionesh – arsimtarë, minatorë, sportistë, për shembull – duke marrë parasysh periudhat e
sigurimit të kryera në Palën tjetër kontraktuese vetëm nëse i interesuari bënte pjesë në një skemë
të veçantë të ngjashme, apo ushtronte të njëtën veprimtari3. Le të marrim për shembull shtetin A
dhe shtetin B, që kanë miratuar dispozita model, dhe le të marrim rastin e dikujt që ka ushtruar
profesionin e minatorit gjatë dhjetë vjetëve në shtetin A dhe gjatë pesë vjetëve në shtetin B, ku
më pas ka punuar si nëpunës zyre për pesë vjetë të tjera. Shteti A parashikon një skemë të
veçantë për minatorët, duke u dhënë një pension të plotë për 15 vjet veprimtari. Shteti B nuk ka
skemë të veçantë; megjithatë, pesë vjetët që i interesuari ka kaluar aty si minator, do të merren
parasysh. Ky person do të ketë pra të drejtë për një pension në shtetin A. Nëse në shtetin A,
periudha minimale e punësimit do ishte 20 vjet për minatorët, ky person nuk do të kishte të drejtë
për të marrë pensionin e minatorit, por thjesht do të përfshihej në skemën e përgjithshme të
punonjësve me pagë, duke u trajtuar sikur kishte në punën e tij 20 vjet pjesëmarrje në sigurim.
Disa shtete e kushtëzojnë dhënien e një pensioni për invaliditet apo mbijetesë mbi bazën
e riskut social (paaftësi afatgjatë për punë apo rast vdekjeje) në territorin e tyre. Me fjalë të tjera,
legjislacioni i tyre nuk parashikon derdhjen e asnjë pensioni nëse i interesuari ndërron jetë në një
vend tjetër (gjatë pushimeve, për shembull). Në këto raste, dispozitat model tregojnë se kur risku
realizohet në Palën tjetër kontraktuese, ai duhet konsideruar si të kish ndodhur në shtetin
kompetent1. Dispozitat model paraqesin dy variante për llogaritjen e përfitimeve që u shërbehen
Neni 19 i Dispozitave Model43
Universiteti "Aleksander Moisiu"
51
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES personave që mbulohen nga legjislacionet e dy Palëve kontraktuese në fushën e pensioneve të
derdhura në bazë të sigurimeve shoqërore. Varianti i parë është “përllogaritja pro rata temporis”.
Çdo Palë kontraktuese duhet të ndjekë etapat e mëposhtme:
Etapa e parë: çështja e parë që duhet ditur është nëse i interesuari ka të drejtë për pension
në bazë të legjislacionit, për periudhat kur ka qenë i siguruar në kuadrin vetëm të atij
legjislacioni. Në këtë stad të parë, nuk ka asnjë totalizim. Nëse i interesuari ka të drejtë për
përfitime bazuar vetëm në periudhën e sigurimit të kryer në territorin e Palës kontraktuese
përkatëse, kjo Palë është e detyruar t’i paguajë përfitime. Nëse asnjë pension nuk mund të jepet
pa zbatuar parimin e totalizimit, kalohet atëherë në etapën e dytë.
Etapa e dytë: periudhat e sigurimit të realizuara në çdo Palë kontraktuese mblidhen.
Nëse janë të mjaftueshme për t’i lejuar Palës kontraktuese në fjalë të japë pension, kalohet në
etapën e tretë. Nëse jo, asnjë pension nuk mund të jepet në këtë fazë.
Etapa e tretë: ka të bëjë me përllogaritjen e shumës teorike të përfitimit, domethënë të
pensionit që i interesuari do marrë nëse realizon tërë periudhat e sigurimit në Palën kontraktuese
përkatëse.
Etapa e katërt: Pala kontraktuese përkatëse duhet të derdhë një pension në përputhje me
periudhën e sigurimit të realizuar në territorin e saj. Nëse parashikohet një periudhë maksimale
sigurimi, kjo duhet të pasqyrohet edhe në shumën e mbledhur gjatë llogaritjes së përfitimeve.
Për të kuptuar sa më mirë këtë proçes me etapa, le të marrim shembullin e një shteti A
dhe të një shteti B që kanë zgjedhur këtë variant në dispozitat model. Shteti A derdh një pension
(bazë) prej 800 Euro në muaj për personat që kanë në aktivin e tyre 40 vjet pjesëmarrje në
sigurime (me 2% në vit), me kusht që të kenë qenë të siguruar jo më pak se 20 vjet. Shteti B nga
ana e tij jep një pension që përfaqëson 50% të pensionit kombëtar maksimal (1000 Euro), plus
1% në vit për personat që kanë qenë të siguruar gjatë të paktën 25 vjetëve, ndërkohë që periudha
maksimale e sigurimit është 50 vjet.
Le të mendojmë që një punonjës ka qenë i siguruar 18 vjet në shtetin A dhe 24 vjet në
shtetin B.
Etapa e parë: asnjë nga të dy Palët kontraktuese nuk mund t’i japë pension këtij
punonjësi në bazë të legjislacionit të vet, nisur vetëm nga periudha e sigurimit të realizuar në
territorin përkatës.
Etapa e dytë: duke totalizuar periudhat e sigurimit në secilën Palë kontraktuese, arrihet
në 42 vjet, gjë që është e mjaftueshme për dhënie përfitimesh në të dy shtetet.
Etapa e tretë: shuma teorike e pensionit të shtetit A është 800 Euro dhe ajo e shtetit B
është (50% e 1000 Euro) + (42 x 1% e 1000 Euro), domethënë 920 Euro.
Etapa e katërt: shteti A duhet të derdhë një pension mujor të barabartë me shumën 18/40
Universiteti "Aleksander Moisiu"
52
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES x 800 Euro, domethënë 360 Euro (shënojmë se numri i viteve të sigurimit në shtetin A (18) nuk
pjestohet me 42 por me 40, që është periudha maksimale e sigurimeve në këtë shtet). Pensioni
mujor i shërbyer nga shteti B do të jetë i barabartë me 24/42 x 920 Euro, domethënë 526 Euro (të
rrumbullakosura). I interesuari do të marrë pra një pension mujor të përgjithshëm prej 886 Euro.
Varianti i dytë është ai i “përllogaritjes së drejtpërdrejtë”. Këtu pensionet, si rregull i
përgjithshëm, llogariten në bazë të periudhave të realizuara në territorin përkatës. Leverdia e
këtij varianti është se s’ka pse të dihet periudha e saktë e sigurimeve në një vend tjetër ; mjaft të
dihet ç’duhet bërë për të patur të drejtë për pension. Një llogaritje e veçantë përpjestuese
parashikohet vetëm në dy raste, duke u mbështetur jo mbi periudhat e realizuara në Palën tjetër
kontraktuese, por mbi një emërues të caktuar – të njëjtë me ato që përdoren në Konventën
evropiane të sigurimeve shoqërore lidhur me barazinë në trajtim dhe për llogaritjen e shumës
teorike të përfitimeve të veçanta jo kontributive:
kur shuma e një pensioni apo një pjese pensioni nuk varet drejtpërdrejt nga periudhat e
sigurimit të realizuara, atëherë kjo shumë llogaritet në përpjestim me kohëzgjatjen e periudhave
të sigurimit të mbajtura parasysh në vendin përkatës, dhe kjo gjer në 30 vjet.
nëse, në bazë të legjislacionit të një vendi, periudhat pas realizimit të mundësisë për të
përfituar, merren parasysh për të llogaritur përfitimet për invaliditet dhe mbijetesë, këto periudha
janë në përpjestim në këtë rast vetëm me kohëzgjatjen e periudhave të sigurimit realizuar në
vendin përkatës, në raport kjo me dy të tretat e kohës që ka kaluar nga data në të cilën i
interesuari ka arritur moshën 16 vjeç deri në datën e realizimit të mundësisë për të përfituar.
Le të mendojnë që dikush ka dhjetë vjet sigurim në një vend të caktuar, që risku social i
ndodh në moshën 36 vjeç dhe që “periudhat shtesë” janë të kontabilizuara gjer në moshën 60
vjeç; në këtë rast, vendi në fjalë nuk duhet të marrë në konsideratë periudhën e plotë (24 vjet),
por vetëm 12 vjet (24 x 10/20). Nëse periudhat e realizuara në një Palë kontraktuese janë më të
larta se emëruesi i paracaktuar, përfitimi apo periudha shtesë do duhen ruajtur në totalin e tyre.
Duhet theksuar se kjo llogaritje e veçantë përpjestuese (au prorata) nuk zbatohet për pensionet e
sigurimit plotësues, as për përfitimet e kushtëzuara nga të ardhura të cilat garantojnë një
minimum të mjaftueshëm. Përfitimet në këto raste do të jepen të plota.
Për të kuptuar sa më mirë metodën e llogaritjes së drejtpërdrejtë, do të rimarrim
shembullin e mësipërm:
Etapa e parë: asnjëra nga të dyja Palët kontraktuese nuk mund t’i japë pension punonjësit
në bazë të legjislacionit të vet, nisur vetëm nga periudhat e sigurimit të realizuara në territorin e
tyre (etapë e ngjashme me atë të llogaritjes përpjestuese).
Etapa e dytë: duke totalizuar periudhat e sigurimit të realizuara në secilën Palë
kontraktuese, arrihet në 42 vjet sigurim, gjë që është e mjaftueshme për të përmbushur kushtin
për të drejtat përfituese në të dy vendet (etapë e ngjashme me atë të llogaritjes përpjestuese).
Universiteti "Aleksander Moisiu"
53
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Etapa e tretë: Shteti A llogarit pensionin e tij drejtpërdrejt mbi bazën e 18 vjetëve dhe
duhet pra të derdhë 18 x 2% të 800 Euro, domethënë 288 Euro në muaj. Në shtetin B, gjysma e
shumës maksimale të pensionit kombëtar nuk varet nga periudhat e realizuara, kështu që ky shtet
detyrohet vetëm 24/30 të këtij pensioni. Shteti B duhet pra të paguajë çdo muaj një pension të
barabartë me 24/30 të (1000 Euro x 50%) + 24 x (1000 Euro x 1%), domethënë 400 Euro + 240
Euro ) = 640 Euro. I interesuari do të marrë në këtë rast çdo muaj një pension prej 928 Euro. Në
kuadrin e dispozitave model, nëse krejt periudha e sigurimit realizuar nën legjislacionin e një
Pale kontraktuese nuk e arrin një vit, dhe nëse nisur nga ky fakt, asnjë e drejtë nuk arrihet në
bazë të këtij legjislacioni, Pala kontraktuese përkatëse nuk ka pse të japë pension1. Kjo periudhë
sigurimi duhet megjithatë të mbahet parasysh nga Pala tjetër kontraktuese nëse i interesuari ka
qenë siguruar aty në më shumë se një vit44
. Le të marrim rastin e një shteti A dhe të një shteti B
që miratojnë dispozitat model. I pari kërkon 20 vjet sigurim për dhënie pensioni, i dyti 15 vjet.
Le të mendojmë që një person ka punuar 19,5 vjet në shtetin A dhe gjashtë muaj në shtetin B; ai
nuk ka të drejtë për asnjë përfitim në bazë të legjislacionit të shtetit B, i cili, duke qenë se ka
punuar më pak se një vit, nuk ka pse të zbatojë dispozitat model lidhur me totalizimin, etj. Në të
kundërt, shteti A duhet të zbatojë dispozitat model dhe të mbajë parasysh gjashtë muajt e
sigurimit të realizuara në shtetin B, jo vetëm për të dhënë të drejtën për pension, por edhe për të
llogaritur shumën e pensionit. I interesuari ka të drejtë në këtë rast t’i kërkojë pension shtetit A
mbi bazën e 20 vjetëve të sigurimit që ai ka bërë.
Pagesë në rast vdekjeje
Alokacionet për vdekje janë shuma të paracaktuara që derdhen kur një i siguruar ndërron
jetë. Dhënia e tyre shpesh varet nga një periudhë minimale sigurimi, që përgjithësisht duhet të
jetë arritur nga personi që ndërron jetë dhe jo nga personat që lë pas. Nëse arrihet një periudhë
minimale e caktuar, zbatohet parimi i totalizimit.45
Kur një person ndërron jetë në territorin e
njërës prej Palëve kontraktuese, rasti i vdekjes duhet konsideruar nga Pala tjetër si të kish
ndodhur në Territorin e vet. Ky rregull ka të bëjë me vende që derdhin alokacione vetëm kur
risku shkaktohet në territor të tyre1. Ndodh që e drejta për alokacion vdekjeje ekziston në të dy
Palët kontraktuese; në këtë rast shtet kompetent është shteti në territorin e të cilit ndodh rasti i vdekjes. Nëse vdekja ndodh jashtë territorit të të dy palëve, alokacioni për vdekje jepet nga vendi
ku personi ka qenë i siguruar për herë të fundit.
Përfitimet për aksidentim në punë dhe për sëmundje profesionale
Neni 22 i Dispozitave Model
Neni 23 i Dispozitave Model
44
45
Universiteti "Aleksander Moisiu"
54
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Ky risk social mbulon paaftësinë afatgjatë e afatshkurtër në punë si dhe rastet e vdekjeve
shkaktuar nga aksidentimi në punë apo sëmundja profesionale. Përfitimet që jepen janë qoftë
përfitime në natyrë, qoftë përfitime në të holla. Këto të fundit mund të jepen periodikisht apo
edhe në formën e shumave të paracaktuara. Sëmundjet profesionale zakonisht shfaqen pas
njëfarë kohe në kontakt me substanca të dëmshme si amianti, apo në një mjedis profesional me
rreziqe e tensione nervore, si minierat apo uzinat e zhurmshme. Shpesh shtrohen probleme kur
një individ ka qenë në territoret e dy Palëve kontraktuese në kontakt me substancat e dëmshme
apo në mjediset e rrezikshëm. Dispozitat model parashtrojnë në këtë rast se cila Palë duhet të
japë përfitimet e nevojshme të parashikuara (në të holla apo në të mira materiale). Dhe
konkretisht, është fjala për Palën ku i interesuari përmbushte për herë të fundit kushtet për të
patur të drejtën për këto përfitime. Nuk është fjala detyrimisht për Palën kontraktuese ku ai ka
ushtruar një veprimtari të rrezikshme për herë të fundit; mund të jetë edhe shteti tjetër, nëse është
ivetmi ku janë përmbushur kushtet në fjalë46
. Një nga kriteret që shtrojnë shpesh shtetet për
çeljen e të drejtave për përfitime në raste sëmundjesh profesionale është që kjo sëmundje të jetë
diagnostikuar për herë të parë në territorin e tyre. Dispozitat model e shmangin këtë pengesë
duke përcaktuar që kur sëmundja e një personi është konstatuar në një Palë kontraktuese, ajo
konsiderohet po ashtu si e konstatuar edhe në Palën tjetër. Një Palë kontraktuese nuk mund të
mbështetet pra mbi këtë kriter për t’iu shmangur detyrimeve të saj dhe për të mos derdhur
përfitime për sëmundjen profesionale. Një tjetër kusht që mund të vendoset për të pranuar këto
përfitime është që sëmundja të jetë diagnostikuar në një afat të përcaktuar pas ushtrimit të
veprimtarisë së rrezikshme nga ana e të interesuarit.
Dispozitat model parashikojnë se duhen mbajtur parasysh këtu periudhat e punësimit të
kryera në Palën tjetër kontraktuese. E njëjta gjë mund të thuhet për çdo kusht që do të paraqitej
lidhur me kontaktin me një substancë të dëmshme apo me një mjedis profesional të veçantë, për
një periudhë minimale. Për të ditur se cila Palë kontraktuese duhet të marrë në ngarkim
përfitimet që i takojnë një personi që ka marrë sëmundje profesionale në kontakt me një
substancë të dëmshme apo në një mjedis profesional të rrezikshëm në dy Palët kontraktuese,
duhen shqyrtuar para së gjithash kushtet e çeljes së të drejtave në secilën Palë. Shteti që duhet të
japë përfitimet është ai ku ishin plotësuar për herë të fundit kushtet në fjalë. Le të marrim rastin e
një shteti A dhe të një shteti B që zbaton dispozitat model.
Shteti A derdh një pension për shurdhim profesional në bazë të kushteve të mëposhtme:
i) ekspozim i rregullt ndaj një zhurme më e lartë se 100 decibal gjatë të paktën katër vjetëve;
ii) shfaqje e shurdhimit vitin që pason përfundimin e atij profesioni;
iii) konstatim i shurdhimit nga ana e një mjeku në territorin e shtetit A.
Neni 24 i Dispozitave Model46
Universiteti "Aleksander Moisiu"
55
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
Shteti B nga ana e tij vendos kushtin e mëposhtëm:
i) ekspozim i rregullt ndaj një zhurme më e lartë se 100 decibal gjatë të paktën gjashtë vjetëve.
I tillë është rasti i një anëtari të personelit të një rrjeti aeroportuar që punon në pistat e
avionëve dhe që rregullisht është i ekspozuar ndaj zhurmës që shkaktojnë avionët gjatë
shkëputjes. Ai e ushtron këtë veprimtari në shtetin A gjatë tre vjetëve, më pas në shtetin B gjatë
dy vjetëve. E lë punën e tij kur një mjek i shtetit B diagnostikon një shurdhësi profesionale. Pala
kontraktuese e ngarkuar për derdhjen e përfitimeve është shteti A. Shteti B është ai në të cilin
veprimtaria profesionale ka qenë ushtruar për herë të fundit, por kushti prej gjashtë vjetësh
ekspozim ndaj riskut nuk plotësohet, edhe duke kontabilizuar vitet e kryera në shtetin A. Është
pra shteti A ku plotësohen për herë të fundit kushtet për pranimin e së drejtës për përfitime –
ekspozim gjatë katër vjetëve. Në fakt, ky shtet duhet të marrë parasysh periudhat e punësimit të
realizuara në shtetin B. Shteti A nuk mund të kërkojë që sëmundja të jetë konstatuar në territorin
e vet, sepse dispozitat model e ndalojnë shprehimisht. Po ashtu, nuk mund të pretendojë se
sëmundja nuk është konstatuar vitin që pason mbarimin e punësimit në territorin e tij, sepse
dispozitat model e detyrojnë të trajtojë periudhën e punësimit të realizuar në shtetin B si një
periudhë punësimi të kryer tek ai. Përsa i përket rasteve të pneumokoniozës sklerogjene (e në
mënyrë më të veçantë abestozës e silikozës), dispozitat model parashikojnë dy mundësi: ose
ndarjen midis të dy Palëve të marrjes në ngarkim të përfitimeve në të holla (apo vetëm të rentës),
ose dhënien e një rente nga të dy palët në përpjestim me periudhat e realizuara në territoret e tyre
reciproke si pension pleqërie. Dispozita të veçanta zbatohen për viktimat e një sëmundjeje
profesionale apo të një aksidentimi në punë gjatë kohës që banojnë në një Palë tjetër
kontraktuese47
. Ndryshe nga dëmtimet apo sëmundjet që nuk lidhen me punën, ato trajtohen në
këtë rast në barazi të plotë, qoftë e përkohshme apo e përhershme prania e tyre në territorin e një
Pale tjetër kontraktuese; ato, sidoqoftë, do të kenë të drejtë për përfitime në natyrë (përkujdesje
mjekësore, etj) parashikuar nga shteti i vendqëndrimit në bazë të sistemit të tij shëndetësor, dhe
kjo me shpenzimet e shtetit kompetent3. Nëse qëndrimi është i përkohshëm, nuk është e
nevojshme të vërtetohet nevoja urgjente për të patur të drejtë për përkujdesje mjekësore.
Përfitimet në të holla duhet t’u jepen gjithashtu edhe atyre që banojnë në mënyrë të përhershme
apo të përkohshme në një Palë tjetër kontraktuese. Këto përfitime jepen nga shteti kompetent
sipas legjislacionit të tij.
Një person viktimë e një sëmundjeje profesionale që përfiton tashmë një përfitim në
ngarkim të njërës prej Palëve kontraktuese (shteti A), sëmundja e të cilit rëndohet gjatë kohës që
është duke punuar në Palën tjetër (shteti B) mund të kërkojë një shtesë përfitimi për rëndimin e
semundjes. Çështja është se cila Palë duhet të marrë në ngarkim këtë shtesë dhe deri në ç’masë
Neni 25 i Dispozitave Model47
Universiteti "Aleksander Moisiu"
56
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES konkretisht. Nëse viktima nuk ka ushtruar veprimtari që të provokojë apo rëndojë sëmundjen në
territorin e shtetit B, do jetë shteti A që duhet të rishikojë shumën e pensionit dhe të marrë
përsipër anën financiare. Në rast se personi ka ushtruar një veprimtari të këtij lloji në territorin e
shtetit B, këtij të fundit i takon të marrë në ngarkim koston e rëndimit të sëmundjes. Për këtë
qëllim, shtetit B, në përputhje me legjislacionin e tij, i takon të përcaktojë shumën e përfitimit që
do duhej dhënë sikur sëmundja të ish shfaqur kur i interesuari mbulohej nga legjislacioni i këtij
shteti. Më pas, duhet llogaritur shuma e përfitmit për krejt invaliditetin, pas rëndimit, gjithmonë
duke patur parasysh legjislacionin e duhur. Diferenca midis këtyre dy shumave që duhet të japë
shteti B, do të përbëjë pikërisht shtesën e nevojshme për përfitimet që merr viktima nga ana e
shtetit A.
Përfitime për papunësinë
48
Përfitimet për papunësinë, në mënyrë të veçantë ato me karakter kontributiv, shepsh
varen nga realizimi i periudhave minimale të sigurimit. Po ashtu, dhënia e përfitimeve për
papunësinë mund të ndryshojë në funksion të pjesëmarrjes në sigurimet shoqërore para humbjes
së vendit të punës. Në të dyja rastet, dispozitat model i detyrojnë Palët kontraktuese të mbajnë
parasysh periudhat e sigurimit të realizuara në Palën tjetër kontraktuese. Rregulla të veçanta
zbatohen për punonjësit kufitarë në papunësi të plotë apo të pjesshme – papunësi e pjesshme do
të thotë kur personi është i shtrënguar të pakësojë orët e tij të punës. Këto rregulla të veçanta u
japin Palëve kontraktuese dy variante për të përcaktuar se cila Palë duhet të marrë përsipër
dhënien e përfitimeve për punonjësit kufitarë të prekur nga një papunësi e plotë.
Kompensimet familjare
Dispozitat model trajtojnë vetëm kompensimet familjare Para së gjithash, ato i
përmbahen parimit të totalizimit, që e detyron çdo Palë kontraktuese të mbajë parasysh periudhat
e sigurimit të realizuara në Palën tjetër49
. Më pas trajtojnë problemin e personave që punojnë në
një Palë kontraktuese (shteti kompetent), por që i kanë fëmijët banorë të një Pale tjetër
kontraktuese. Në këtë rast, Palët kontraktuese kanë disa variante për dhënien e alokacioneve
familjare50
. Varianti i parë: përfitimet për anëtarët e familjes që banojnë në Palën tjetër
kontraktuese derdhen nga shteti kompetent në bazë të legjislacionit të tij, sikur të interesuarit të
ishin banorë në territorin e tij. Palët kontraktuese mund të vendosin që shteti kompetent t’i dedhë
këto përfitime nëpërmjet institucioneve të sigurimeve shoqërore të shtetit të banimit. Me fjalë të
tjera, shteti kompetent llogarit shumën e përfitimeve në bazë të rregullave të tij; po ashtu, ai që
Neni 27 dhe 28 i Dispozitave Model
Neni 29 i Dispozitave Model
Neni 30 i Dispozitave Model
48
49
50
Universiteti "Aleksander Moisiu"
57
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES do t’i financojë, por do të jetë administrata e shtetit të banimit të familjes që do të sigurojë
pagesën. Varianti i dytë: shteti i vendbanimit u jep anëtarëve të familjes përfitime të llogaritura
sipas rregullave që ka në fuqi. Kjo zgjidhje u jep u lejon Palëve kontraktuese të zgjedhin se kush
prej shtetit kompetent apo prej shtetit të banimit do të marrë në ngarkim koston e përfitimeve.
Zgjedhja e legjislacionit për të llogaritur shumën e përfitimeve për anëtarët e familjes që
banojnë jashtë shtetit kompetent është e rëndësishme, sepse niveli i jetesës dhe shuma e
përfitimeve mund të ndryshojnë mjaft sipas vendeve. Nëse niveli i jetesës në shtetin A është
shumë i lartë dhe ai i shtetit B është shumë më poshtë, alokacionet familjare që jepen në shtetin
A do jenë shumë më të mëdha se ato të dhëna në shtetin B. Le të marrim rastin e dikujt që punon
në shtetin A, familja e të cilit banon në shtetin B. Nëse është legjislacioni i shtetit A që merret
parasysh, alokacionet familjare për fëmijët e të interesuarit do të jenë më të larta se ato për
fëmijët e tjerë në shtetin B. Në të kundërt, ai që punon në shtetin B, dhe që e ka familjen me
banim në shtetin A do marrë nga shteti A përfitime për fëmijët që do të jenë relativisht të ulta.
Gjithë kjo shpjegon përse organizimi i sistemit të alokacioneve familjare u është lënë Palëve
kontraktuese në dorë, me shpresë që ato do të shqyrtojnë variantet e ndryshme të propozuara nga
dispozitat model dhe do zgjedhin ato që do jenë më të drejtat në raport me gjendjen e tyre të
veçantë. Mund të ndodhë që një fëmijë të ketë të drejtë për dy përfitime njëkohësisht. Eshtë
shpesh rasti kur i ati dhe e ëma punojnë, gjë që u jep që të dyve të drejtën për alokacione
familjare për të njëjtin fëmijë. Në këtë rast, do jetë Pala kontraktuese në territorin e së cilës
banon fëmija që duhet të derdhë përfitimet sipas legjislacionit të saj dhe në ngarkim të saj.
Megjithatë, në rastin kur shuma e përfitimit do kish qenë më e lartë nëse do ishte derdhur nga
Pala tjetër, kjo e fundit duhet të marrë në ngarkim diferencën në formë shtese për të plotësuar
përfitimin që jep shteti i banimit51
.
Pjesa e katërt: dispozita të ndryshme
Administrimi i një marrëveshjeje dypalëshe bazuar mbi dispozitat model mbështetet
kryesisht mbi kooperimin midis Palëve52
. Këto nxiten të krijojnë organizma lidhjeje në secilin
vend, për të trajtuar falas e me operativitet tërë kërkesat për informim e ndihmë që vijnë nga Pala
tjetër. Komunikimi për zbatimin e dispozitave model duhet bërë në gjuhën zyrtare të çdo pale të
interesuar53
. Asnjë kërkesë apo dokument nuk mund të kundërshtohen për faktin se janë hartuar
në gjuhën zyrtare të Palës tjetër kontraktuese. Nëse janë caktuar afate për bërjen e një kërkese
përfitimesh, apo për një rekurs përfitimesh, çdo dosje që i drejtohet Palës kontraktuese jo
Neni 31 i Dispozitave Model
Neni 32 i Dispozitave Model
Neni 33 i Dispozitave Model
51
52
53
Universiteti "Aleksander Moisiu"
58
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES kompetente duhet trajtuar si t’i ish drejtuar Palës kompetente
54. Masa të veçanta janë parashikuar
për kthimin e shumave të marra në mënyrë të padrejtë. Me fjalë të tjera, nëse një Palë
kontraktuese i ka derdhur një përfituesi që ndodhet në një Palë tjetër kontraktuese një shumë që e
tejkalon atë për të cilën ai ka të drejtë, mund të merren masa të veçanta që kjo shumë të zbritet
nga përfitimet që i jepen të interesuarit dhe të kalohet te shteti kompetent55
. Çdo Palë
kontraktuese duhet gjithashtu të respektojë vendimet e formës së prerë të gjykatave apo çdo akt
juridik të detyrueshëm lëshuar në Palën tjetër kontraktuese si akt kuotativ për sigurimet
shoqërore e të tjera kredite, duke i trajtuar si të ishin vendime e akte si ato që merren në territorin
e vet56
. Përsa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, dispozitat model nxisin Palët kontraktuese
të zgjedhin fillimisht rrugën e bisedimeve. Në rast dështimi, mosmarrëveshja mund të paraqitet
në gjykatë arbitrazhi. Dispozitat model tregojnë përbërjen e kësaj gjykate dhe caktojnë afate për
ngritjen dhe vënien e saj në funksionim sa më shpejt57
. Vendimi i arbitrazhit është i formës së
prerë.
Pjesa e pestë: dispozita të përkohshme e përfundimtare
58
Masat e përkohshme që figurojnë në dispozitat model u propozojnë Palëve kontraktuese
dy variante. Këto variante kanë të bëjnë me kontabilizimin e periudhave të sigurimit të realizuara
para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, si dhe me prapaveprimin dhe rishikimin e përfitimeve
(vetëm varianti i dytë). Dispozitat përfundimtare kanë të bëjnë me ratifikimin dhe hyrjen në fuqi
të marrëveshjes. Dispozitat model parashikojnë që çdo marrëveshje e mbështetur mbi to, do të
mbetet në fuqi pa kufizim kohe, dhe Palët kontraktuese janë të lira për ta denoncuar atë.
Denoncimi mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk i nënshtrohet asnjë kushti. Megjithatë, përfitimet
e dhëna apo të eksportuara në kuadrin e marrëveshjes duhet të vazhdojnë të derdhen. Periudhat e
sigurimit të realizuara para denoncimit duhet të ruhen dhe mund të paraqiten për efekt totalizimi
dhe përllogaritjeje të përfitimeve. Të dy Palët, në rast denoncimi të marrëveshjes, nga njëra apo
tjetra Palë, duhet të vendosin se si do t’i trajtojnë periudhat e sigurimit të realizuara gjatë
periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes; në të kundërt, kjo pikë do të përcaktohet nga
legjislacioni i çdo Pale kontraktuese.
Neni 35 i Dispozitave Model
Neni 37 i Dispozitave Model
Neni 38 i Dispozitave Model
Neni 40 i Dispozitave Model
Nenet 41,42,43,44 të Dispozitave Model
54
55
56
57
58
Universiteti "Aleksander Moisiu"
59
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES
5. Gjetjet kryesore dhe konkluzionet
Janë bërë një sërë përpjekjesh nga ana e shtetit shqiptar për të bërë ratifikim e
konventave të ndryshme evropiane në mënyrë që shtetasit shqiptarë të kenë mbrojtje socilae
dheshëndetsore kudo që shkojnë për në Evropë
Per sa i perket migrimit duhet patur parasysh harmonizimi dhe koordinimi i
legjislacioneve te vendeve duke marrë parasysh edhe faktin që mospajtimet ligjore fiskale në
sigurimet shoqërore midis shteteve u lejojnë disa personave të përfitojnë nga një sistem kombëtar
në vend të një tjetri, për t’i shpëtuar kështu përgjegjësive të tyre lidhur me detyrimet.
Mbi bazen e krahasimit te aspekteve dhe bazës ligjore të realizuar më lart arrijmë në
përfundimin se:
Ka ngjashmeri të bazës ligjore shqiptare “Për ligjin për sigurimet shoqërore dhe akteve
dhe vendimeve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij” me ato të vendeve të BE, duke qenë se
kemi marrë për studim vetëm këto vende, duke e marrë si një avantazh kryesor, por pavarësisht
kësaj, në secilën prej këtyre aspekteve do vemë re afate, shuma të ndryshme, kjo në paaftesi në
punë, aksidente apo barrëlindje.
Vemë re një ndryshim më të madh në skemat e pensioneve, ku secili prej këtyre vendeve
ka specifika të caktuara, shumë të ndryshme nga legjislacioni shqiptar. Në këtë pikë, shohim
gjithashtu mungesën e skemave private të pensioneve, që përbëjnë bazën kryesore në vendet e
sipërcituara
Këshilli i Evropës ka vënë në dispozicion modele te ndryshme për të bërë të
mundur njohjen e rregullave se si lidhen marrëveshjet midis palëve.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
60
SIGURIMET SHOQERORE NE SHQIPERI DHE REKOMANDIMET E KESHILLIT TE EVROPES 6. Literatura dhe refencat
Ligji Nr. 7703 date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“
Udhëzimi Nr. 24 datë 2.9.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”
Udhëzimi Nr.4 datë 30.01.2006 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme te
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Ligji Nr. 9034, datë 20.3.2003 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive
punësimi”
Ligji 8960, datë 24.10.2002 “Për ratifikimin e Kartës Sociale Evropiane, e
Ndryshuar”
Ligji Nr. 9320, datë 25.11.2004 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 97 të Organizatës
Ndërkombëtare të Punës, për Migracionin për Punësim, e rishikuar”
Ligji Nr. 9555, date 08.06.2006, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane “Për statusin
Ligjor të Punëtorëve Migrantë”
Ligji Nr. 9564, datë 19.6.2006 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 143 “Për punëtorët
migrantë (dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bërë në
Gjenevë”
Ligjit Nr. 9703, datë 2.4.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën
Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe
anëtarëve të familjeve të tyre”;
Karta Sociale (e rishikuar), Strasburg, 3 Maj 1996;
Konventa Evropiane.
Model dispozitash per nje marreveshje dypaleshe te sigurimeve shoqerore dhe raport
shpjegues nga Komiteti i Eksperteve per zbatimine Konventes Evropiane per Sigurimet
Shoqerore (ss-ac)
http://www.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CSocSec%20coordination%20Short%20G
uide_Albanian.pdf
http://www.fahcsia.gov.au/guides_acts/ssg/ssguide‐1.html
http://www.cleiss.fr/docs/regimes/regime_france/an_2.html
http://berlin.angloinfo.com/countries/germany/socsecurity.asp#Old‐age%20pension
http://brussels.angloinfo.com/countries/belgium/socsecurity.asp
http://www.ikub.al/LIGJE/304240004/Article-Per-aderimin-e-Republikes-se-Shqiperise-
ne-Konventen-per-statusin-e-personave-pa-shtetesi-.aspx
Nr.