U POLISGAZETË INFORMATIVE 24.pdf · punët e diplomave të studentëve të Universtitetit Polis si...

1
U POLIS //////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// ////////// Nëntor 2015 Konkursi Ndërkombëtar i për të Propozuar Idenë e Zhvillimit Pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat - Programi Tempus i Bashkimit Evropian - Laboratorë të Rinj në U_POLIS- Bashkëpunime Frytdhënëse Midis Universitetesh - Studioja arkitektonike “Metropolis” - Botime të Reja -High Tech Show (Tirana Expo Centre) - Jeta Sociale në Polis - M.A.D Center - Tirana Design Week 2015 UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universite Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Polikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kua Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitepolis.edu.al NR.24 Bashkëpunime Frytdhënëse Midis Universitetesh Bashkëpunimet midis fakulteteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit janë një fokus i rëndësishëm në edukimin e mësimdhënies. Gjithnjë e më shumë universitetet e kuptojnë se për të qenë sa më inovativë, nuk mund të mbështeten ekskluzivisht vetëm te përvoja dhe puna e tyre e brendshme. Bashkëpunimi me partnerë i lejon të disponojnë mjete të ndryshme dijesh dhe të shkëmbejnë përvoja, talente dhe aftësi të ndryshme. Universiteti POLIS ka qenë gjith- monë i hapur ndaj bashkëpunimeve të tilla dhe ka mbetur gjithmonë i kënaqur prej tyre. Ndër bashkëpunimet e hershme të POLIS, të cilat janë të shumta, këtë vit janë zhvilluar takime me universitete të ndryshme jashtë vendit. Një ndër këto takime ishte edhe ai me një delegacion nga universiteti Riga Building College nga Riga e Latvisë , zhvilluar në datën 6 tetor 2015. Kështu, në kuadër të Programit Erasmus+, Veprimit Kyç 1 – Mobilizim për nxënësit dhe stafin – Mobilizimi i studentëve të Arsimit të Lartë dhe Stafit, universiteti Riga Building College dhe universiteti POLIS firmosën një marrëveshje ndërinstitucionale që i lejon dy universitetet të shkëmbejnë staf midis tyre në kuadër të këtij projekti. Shkëmbimi ka nisur në datën 6 tetor 2015, nëpërmjet takimit të kryer në ambjentet e POLIS. Programi Tempus i Bashkimit Evropian mbështet modernizimin e arsimit të lartë në Vendet Partnere të Evropës Lindorë, Azisë Qendrore, Ball- kanit Perëndimor dhe rajonit mesdhetar, kryesisht përmes projekteve bashkëpunuese me universitetet. Tashmë, edhe Universiteti POLIS është bërë pjesë e këtij programi, i cili ka kryer financime të ndryshme për POLIS në kuadër të disa projekteve: Projekti ‘Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (ConSus)’, i udhëhequr nga Universiteti i Graz-it në Austri, synon të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe praktikës si dhe të promovojë arritjet e përbashkëta dhe metoda inovatore nëpërmjet zhvillimit të work- shopeve dhe seminareve që rrisin zhvillimin e qëndrueshëm. Universiteti POLIS vazhdon angazhimin e tij në projektet e financuara nga BE-ja edhe në programin Horizon 2020. Nëpërmjet projektit “H2020-MSCA-RISE: ‘Kultura e Sigurisë së Trafikut (TraSaCu) synon në zhvillimin e një përqasjeje kulturore në sigurinë e trafikut rrugor dhe parandalimit të aksidenteve”, kërkuesit e U_POLIS janë të angazhuar me zhvillimin e një kuadri veprimi për implementimin e kulturave të sigurisë së trafikut në programet e sigurisë rrugore dhe udhëzime sipas procedimeve të Montana State University dhe për të siguruar eksperticë në rritje si edhe transferim dijesh nga SHBA-ja. Studioja arkitektonike “Metropolis” ka punuar gjatë periudhës kohore të vitit të fundit mbi një sërë projektesh të rëndësishme si Rikonstuk- sioni i Ministrisë së Arsimit; Konkursi i Rivierës , i parë si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin ne lidhje me vlerat mjedisore dhe për të financuar mbrojtjen e zonave natyrale ; Rivitalizimi i Shëtitores Përgjatë Lumit Tamarë, projekt i cili prek tre aspekte. Ballinat, hapësirën mes vendbanimit dhe Lumit, zgjatimin e sheshit apo “Itinerari i Cemit” dhe në veri të vendbanimit, “Lulishten e Postës” dhe “Sheshin e Kishës”. Projekti detajon dy aspektet e para dhe bën një preventivim të përgjithshëm të aspektit të tretë i konsideruar gjithashtu i rëndësishëm nga autoritetet; Parku “Dëshmorët e Kombit”, Berat ku ndërhyrja e propozuar ka për qëllim bazë theksimin e raportit mes parkut dhe dy pjesëve të qytetit e pas kësaj gjetja e një mënyre për ndryshimin e strukturës hapësinore të parkut ; “Sheshi i Pustecit” Korçë ; Rivitalizimi i Rrugicave në Qendrën Historike të Shkodrës ; Rikualifikimi i Rrugicës Përpara Sheshit Gjon Pali, Shkodër. Laboratori i HVAC Me mbështetjen e programit Tempus dhe në përputhje me vëmendjen e artikuluar të qeverisë shqiptare ndaj arsimit profesional në vend, POLIS ka dy vjet që ka aktivizuar programin e studimit profesional në efiçencë energjitike. Edhe në këtë rast POLIS është përpjekur që të perqasë sa më shumë që të jetë e mun- dur ofertën akademike të tij me nevojat e tregut të punës në vend dhe rajon, duke ofruar një alternativë të munguar në tregun akademik dhe shumë të kërkuar nga tregu i punës në Shqipëri. Programi është konceptuar si një projekt pilot për t`u pasuar më tej me programe të ngjashme që ofrojnë akses në edukim për një masë më të gjerë të rinjsh. Falë këtij programi u bë e mundur ngritja e një laboratori modern praktikash për ngohje –ftohje- ventilim ( HVAC), e cila është tërësisht funksionale dhe bën të mundur trajnimin e të rinjve në këtë fushë. Laboratori i Mjedisit Përmes bashkëpunimit dhe suportit të projektit EU Tempus/Erasmus+ është kompletuar tashmë Laboratori Shkencor i Mjedisit, i cili ofron mundësine për një gamë të gjërë analizash dhe ekspertizash. Ky laborator është plotësuar me 12 profile të llojeve të ndryshme të tokave, harta të ndryshme të rreziqeve natyrore dhe tokës, një numër të konsiderueshëm kampionaturash të llojeve të ndryshme të drurëve si dhe forma e lloje të ndryshme shkëmbinjsh. Gjithashtu, janë shtuar pajisje të thjeshta si : epruveta, beker, pipepa me të cilat studentët e mjedisit njihen me çështje që kanë të bëjnë me metodat analitike per vlerësimin e substancave ndotëse dhe toksike në mjedis. Laboratori disponon një sërë pajisjesh të specializuara për këto analiza. Ndërtimi i tij mund të konsiderohet një nga arrtijet kryesore të këtij viti akademik për POLIS. Konkursi Ndërkombëtar i “kërkimit Nëpërmjet Projektimit” për të Propozuar Idenë e Zhvillimit Pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat, u zhvillua në 10 shkurt të vitit 2014, Atelier Albania, me kërkesën e Bashkisë së Beratit dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, për të gjetur mënyra për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore, duke e përdorur ishullin si vend testimi. U_POLIS ishte një ndër konkurentët e përzgjedhur që zbuloi një nga zgjidhjet më të mira të projektimit nëpërmjet ushtrimeve kërkimore, të cilat kanë për qëllim të hulumtojnë bashkëjetesën urbane pranë natyrës. Fituesit e këtij konkursi janë vlerësuar në bazë të krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmërisë, lidhjes dhe impaktit të propozimit me kontekstin dhe raportit kosto-impakt (kosto e ulët, impakt i madh). Konkurzi zgjati deri në 11 prill 2014, ku u shpallën edhe fituesit. Në këtë konkurs u dhanë tre çmime. U_POLIS u vlerësua me çmimin e dytë dhe ky është një tjetër çmim që i shtohet këtij universiteti dhe arkitektëve që punojnë pranë tij. Ne i përgëzojmë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në të gjitha konkurset që Universiteti POLIS do të marrë pjesë, duke dhënë kështu kontributin e tij në vend dhe duke i shtuar vlerat vetes. High Tech Show (Tirana Expo Centre) “IF Innovation Factory” ishte pjesë e High Tech Show, Tirana Expo Centre, në datat 11 – 13 Maj 2015. Të prezantuara në pavilion ishin disa nga punët e diplomave të studentëve të Universtitetit Polis si dhe dy produkte të realizuara nga studentët e degës Master Shkencor në Dizajn të Aplikuar; makina go-kart dhe prototipi i biçikletës elektrike. Makina MS-07 Go Kart ishte një produkt diplome masteri, i realizuar nga studenti Rezart Struga, si një produkt i realizuar në mënyrë manuale nga fillimi në fund, kurse biçikleta elektrike u realizua nga studentët e Dizajnit të Aplikuar të udhëhequr nga petagogët Arjol Ndreka, Renis Batalli dhe Rezart Struga, të cilët ndërmorën një iniciativë sa ekologjike aq edhe sensibilizuese: transformimin e një biçiklete të përdorur në një prototip biçiklete elektrike; në një proçes kombinimi të njohurive inxhinierike me një dizajn inovativ. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Eco Bicycle. Botime të Reja Shkenca Mjedisi dhe Planifikimi Urban nga prof. Nacip Meçaj; FORUM A+P 14 : Visions for new Tirana, një volum i dedikuar vizioneve dhe korkurseve të organizuar për Qytetin e Tiranes; FORUM A+P 15 TIRANA DESIGN WEEK, numër i dedikuar plotësisht aktivitetit të edicionit të parë të bienales Tirana Design Week 2013, ku përmblidhen eventet dhe punët më të mira të studentëve; MAD MAGAZINE # 4 : Balkan- Bulding Structures nga Ardit Lila dhe Erdi Myftaraga. Libri jep një përshkrim të shkurtër të objekteve më të famshme nga gjashtë vende të Ballkanit : Sh- qipëri, Bosnie Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia; HABITAT MAGAZINE # 3 : Quality of life changes the quality of space nga E.Dobjani(POLIS), I.Barandovski (Serbi) dhe O.Nelkovska(Maqedoni). Libri përmbledh gjetjet nga një kërkim shkencor i kryer nga tre arkitektet lidhur me strehimin në tre vende ballkanike :Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi gjate regjimit komunist dhe pas shembjes së tij; ALBANIA 2030, studim inovativ i realizuar në kuadër të njësive kërkimore “IF, Innovation Factory” dhe “R&DI, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim”, ku përmbliden disa baza teorike, praktike dhe ide konkrete mbi çështje të vizionimit, planifikimit dhe zhvillimit territorial-hapësinor në nivel kombëtar; Durana, Albania’s New Sustainable Image,studim inovativ i realizuar në kuadër të njësive kërkimore të Universitetit POLIS: “IF, Innovation Factory” në bashkëpunime me njësin e Kërkimit të Universitetit të Ferrares. Materiali paraqet studimin e aplikuar për korridorin strategjik të zonës metropolitan Durrës-Tiranë, në Shqipëri dhe nevojën për të krijuar një imazh të ri si dhe për të zhvilluar një pol të ri ekonomik në hyrjen e këtij metropoli. Tirana Design Week 2015 Edicioni i dytë i bienales TDW- Tirana Design Week, u zhvillua në datat 14 shtator – 3 tetor. TDW - Tirana Design Week është një event bienal që sjell një seri ngjarjesh në qytet me qëllim shkëmbimin e njohurive midis profesionistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të rritur interesin publik mbi dizajnin, arkitekturën dhe artizanatin, si disiplina që janë të lidhura ngushtë me zhvillimin kontemporan të imazhit të qyteteve dhe pjesëmarrjes aktive. TDW është eventi i parë totalisht i dedikuar dizajnit në Shqipëri, dhe është krijuar me qëllim për të atakuar manifestimet e kreativitetit me një fokus specifik në kontekstin bashkëkohor. Gjatë 5 viteve të fundit disa fenomene shumë interesante janë shfaqur përgjatë debatit artistik. Kriza financiare globale dhe situata gjeopolitike kanë krijuar një fushë të përbashkët për një retorikë nacionaliste dhe vizione totalitare në Europë. Industria kreative, në veçanti DIZAJNI nuk mund të qëndrojë indifferent në ndryshimet mbi mentalitetin e përgjithshëm, aty ku diversiteti dhe larmia e shoqërisë bashkëkohore po vihen gjithnjë në pikëpyetje. Tirana Design Week 2015, me moton “DIZENJO TANI”, kishte si qëllim hulumtimin mbi tendencat më të fundit të dizajnit, me qëllimin eksplorimin e mjeteve të reja konceptuale dhe praktike për gjeneratat e ardhshme të dizajnerave në rajon, si dhe të provokojë në mënyrë aktive për të shfaqur karakterin veprues të të dizenjuarit. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky vit ishte akoma më sfidues, duke qenë se çdo event dhe aktivitet u nxorr jashtë ambienteve të U_POLIS, duke u zhvilluar në Tiranë dhe duke i dhënë kuptimin e plotë motos së vetë U_POLIS, “hapesirë për mendimin”. Gjatë këtij edicioni ishin të ftuar disa nga dizajnerat më të njohur nga bota, si Matteo Ragni, Neil Denari, Giuseppe Mincolelli, Atelier Crilo, Elisa Leoncini, Danica Karaicic, të cilët udhëhoqën workshope me tematika të ndryshme dizajni, së bashku me dizajnerat dhe arkitektët pjesë e stafit të U_POLIS dhe organizues të TDW. Si pjesë e TDW 2015 u zhvilluan 10 workshope të lidhura me di- zajnin e produkteve, vizualizimin, ushqimin, modën, etj; si dhe u organizuan ekspozita dhe leksione të hapura të cilët zunë vend në hapësira të ndryshme të qytetit. Këtë vit u krijua një hapësirë e dyfishtë, “për mendimin”, por edhe për “veprim”, ku u realizuan shumë produkte interesante, te cilat në fund të fundit u krijuan mbi dhe për qytetin dhe njerëzit, dhe do t’i mbesin atyre për një kohë të gjatë. Gjatë vitit të fundit në M.A.D Center, pranë U_POLIS janë zhvilluar një sërë ekspozitash dhe eventesh, të tilla si : “Multimedia Collage Poster” (nëntor 2014), me punë të studentëve të vitit të dytë, dega Art & Design, me kurator Ermal Bezhanin. “Danish Jukniu” (dhjetor 2014), nën kurimin e G.Qëndros, solli mbi 60 punë të mjeshtrit të pikturës moderne, Danish Jukniu, pjesë e një koleksioni të arkitektit Maksi Mitrojorgji, kryesisht bocete që tregojnë proçesin e tij krijues. “Objekti Subjekt / Urban Art” (shkurt 2015) me projekte të studentëve të degës Art & Design, viti i tretë, kuruar nga pedagogu Agron Mesi, me fokus në trajtimin e objekteve në funksionalitetin dhe estetikën e tyre; si dhe hapësirën publike si një rrafsh topologjik mbi të cilën ndërtohet vepra e artit. “Fenomenologjia e Objektit” (mars 2015), me projekte të studentëve të degës Art & Design, viti i dytë, kuruar nga Ermal Bezhani. Problematikat me të cilët studentët u përballën vinin nga një analizë e nevojave të tregut dhe tendencave bashkëkohore, ku objektet e projektuara ishin kryesisht propozime nga ana e tyre tek klienti (industria), për në treg. “Monumens” (prill 2015), me punime të artistit shqiptar Dritan Hyska, kuruar nga Ermal Bezhani. “URBAN ACTIVISM / Aktivizëm Urban për Qytet-bërje Proaktive” (qershor 2015). Ky aktivitet shënoi dhe përmbylljen e projektit me të njëjtin emër, mundësuar me financimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Light Design” (qershor 2015) me punë nga studentë të degës Art & Design 2,3 dhe Arkitekturë 4. “Adaptive Rituals” (korrik 2015) me punë të artistes amerikane Brooks Harris Stevens. U_POLIS nuk identifikohet vetëm me orë të gjata pune dhe studimi, por edhe me një jetë të pasur sociale e mbushur me aktivitete argëtuese e edukuese të natyrave të ndryshme, duke angazhuar kështu të gjithë studentët aktualë dhe të diplomuar, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit, për t’i dhënë një frymë të re jetës kulturore në POLIS. Nuk janë të pakta aktivitetet që organizohen, ndër të cilët mund të përmendim Forumet e Hapura, MAD Center (Qendra e Multimedias dhe Art Dezajnit), eventet sportive, siç janë ndeshje futbolli dhe volejbolli me skuadra të përbërë nga studentët dhe stafi i POLIS. Ne besojmë që mendja është çelësi kyç për të krijuar gjëra sa më të bukura. Prandaj nuk ka sesi të mungojë edhe POLIS_BookClub, një ak- tivitet që i dedikohet librit dhe leximit, duke nxitur dëshirën për lexim, një dëshirë që me zhvillimin e teknologjisë për fat të keq ka ardhur duke u zbehur tek brezi i ri . Por shpesh janë vetë studentët të cilët marrin nisma të organizojnë aktivitete të ndryshme me një temë të caktuar. E tillë ishte edhe “Trevat at Polis”, ku në kuadër të festave të fund nëntorit studentët rikujtuan traditat, kulturën dhe ushqimin tipik të secilës prej trevave shqiptare, duke shpalosur kështu një mori elementësh historike e kulturore shoqëruar me gatime tipike nga zona të ndryshme të Shqiperisë. Aktivitete të tilla mirëpriten gjithmonë nga POLIS, ndaj të gjithë studentët e POLIS janë të ftuar të kontribuojnë me krijimtarinë dhe idetë e tyre gjeniale për të organizuar gjëra të bukura si kjo, të cilat nuk mbeten kurrë pa vlerësuar nga Universiteti POLIS. Laboratorë të Rinj në U_POLIS GAZETË INFORMATIVE

Transcript of U POLISGAZETË INFORMATIVE 24.pdf · punët e diplomave të studentëve të Universtitetit Polis si...

Page 1: U POLISGAZETË INFORMATIVE 24.pdf · punët e diplomave të studentëve të Universtitetit Polis si dhe dy produkte të realizuara nga studentët e degës Master Shkencor në Dizajn

U POLIS

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// //////////Nëntor 2015Konkursi Ndërkombëtar i për të Propozuar Idenë e Zhvillimit Pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat - Programi Tempus i Bashkimit Evropian - Laboratorë të Rinj në U_POLIS- Bashkëpunime Frytdhënëse Midis Universitetesh - Studioja arkitektonike “Metropolis” - Botime të Reja -High Tech Show (Tirana Expo Centre) - Jeta Sociale në Polis - M.A.D Center - Tirana Design Week 2015

UNIVERSITETI POLIS ESHTE AKREDITUAR ME URDHER TE MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES NR.227, DATE 22.07.2009. I LICENSUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, NR. 698, DATE 11.10.2006 BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE NR 114, FAQE 4475, VITI 2006. PER ME SHUME MUND TE KLIKONI NE : WWW.QPZ.GOV.AL OSE WWW.MASH.GOV.AL. U_POLIS është anëtar i shoqatës së shkollave evropiane te arkitektures (AEEA). Anëtar i shoqatës së shkollave evropiane të planifikimit (AESOP) dhe nënshkrues i “Magna Charta” te Bolonjës. Universiteti Polis – Shkolla ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22. Mob. +355 (0) 69 40 88 111. www.universitetipolis.edu.al

NR.24

Bashkëpunime Frytdhënëse Midis UniversiteteshBashkëpunimet midis fakulteteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit janë një fokus i rëndësishëm në edukimin e mësimdhënies. Gjithnjë e më shumë universitetet e kuptojnë se për të qenë sa më inovativë, nuk mund të mbështeten ekskluzivisht vetëm te përvoja dhe puna e tyre e brendshme. Bashkëpunimi me partnerë i lejon të disponojnë mjete të ndryshme dijesh dhe të shkëmbejnë përvoja, talente dhe aftësi të ndryshme. Universiteti POLIS ka qenë gjith-monë i hapur ndaj bashkëpunimeve të tilla dhe ka mbetur gjithmonë i kënaqur prej tyre. Ndër bashkëpunimet e hershme të POLIS, të cilat janë të shumta, këtë vit janë zhvilluar takime me universitete të ndryshme jashtë vendit. Një ndër këto takime ishte edhe ai me një delegacion nga universiteti Riga Building College nga Riga e Latvisë , zhvilluar në datën 6 tetor 2015. Kështu, në kuadër të Programit Erasmus+, Veprimit Kyç 1 – Mobilizim për nxënësit dhe stafin – Mobilizimi i studentëve të Arsimit të Lartë dhe Stafit, universiteti Riga Building College dhe universiteti POLIS firmosën një marrëveshje ndërinstitucionale që i lejon dy universitetet të shkëmbejnë staf midis tyre në kuadër të këtij projekti. Shkëmbimi ka nisur në datën 6 tetor 2015, nëpërmjet takimit të kryer në ambjentet e POLIS.

Programi Tempus i Bashkimit Evropian mbështet modernizimin e arsimit të lartë në Vendet Partnere të Evropës Lindorë, Azisë Qendrore, Ball-kanit Perëndimor dhe rajonit mesdhetar, kryesisht përmes projekteve bashkëpunuese me universitetet.Tashmë, edhe Universiteti POLIS është bërë pjesë e këtij programi, i cili ka kryer financime të ndryshme për POLIS në kuadër të disa projekteve:Projekti ‘Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (ConSus)’, i udhëhequr nga Universiteti i Graz-it në Austri, synon të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe praktikës si dhe të promovojë arritjet e përbashkëta dhe metoda inovatore nëpërmjet zhvillimit të work-shopeve dhe seminareve që rrisin zhvillimin e qëndrueshëm. Universiteti POLIS vazhdon angazhimin e tij në projektet e financuara nga BE-ja edhe në programin Horizon 2020. Nëpërmjet projektit “H2020-MSCA-RISE: ‘Kultura e Sigurisë së Trafikut (TraSaCu) synon në zhvillimin e një përqasjeje kulturore në sigurinë e trafikut rrugor dhe parandalimit të aksidenteve”, kërkuesit e U_POLIS janë të angazhuar me zhvillimin e një kuadri veprimi për implementimin e kulturave të sigurisë së trafikut në programet e sigurisë rrugore dhe udhëzime sipas procedimeve të Montana State University dhe për të siguruar eksperticë në rritje si edhe transferim dijesh nga SHBA-ja.

Studioja arkitektonike “Metropolis” ka punuar gjatë periudhës kohore të vitit të fundit mbi një sërë projektesh të rëndësishme si Rikonstuk-sioni i Ministrisë së Arsimit; Konkursi i Rivierës , i parë si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin ne lidhje me vlerat mjedisore dhe për të financuar mbrojtjen e zonave natyrale ; Rivitalizimi i Shëtitores Përgjatë Lumit Tamarë, projekt i cili prek tre aspekte. Ballinat, hapësirën mes vendbanimit dhe Lumit, zgjatimin e sheshit apo “Itinerari i Cemit” dhe në veri të vendbanimit, “Lulishten e Postës” dhe “Sheshin e Kishës”. Projekti detajon dy aspektet e para dhe bën një preventivim të përgjithshëm të aspektit të tretë i konsideruar gjithashtu i rëndësishëm nga autoritetet; Parku “Dëshmorët e Kombit”, Berat ku ndërhyrja e propozuar ka për qëllim bazë theksimin e raportit mes parkut dhe dy pjesëve të qytetit e pas kësaj gjetja e një mënyre për ndryshimin e strukturës hapësinore të parkut ; “Sheshi i Pustecit” Korçë ; Rivitalizimi i Rrugicave në Qendrën Historike të Shkodrës ; Rikualifikimi i Rrugicës Përpara Sheshit Gjon Pali, Shkodër.

Laboratori i HVAC Me mbështetjen e programit Tempus dhe në përputhje me vëmendjen e artikuluar të qeverisë shqiptare ndaj arsimit profesional në vend, POLIS ka dy vjet që ka aktivizuar programin e studimit profesional në efiçencë energjitike. Edhe në këtë rast POLIS është përpjekur që të perqasë sa më shumë që të jetë e mun-dur ofertën akademike të tij me nevojat e tregut të punës në vend dhe rajon, duke ofruar një alternativë të munguar në tregun akademik dhe shumë të kërkuar nga tregu i punës në Shqipëri. Programi është konceptuar si një projekt pilot për t`u pasuar më tej me programe të ngjashme që ofrojnë akses në edukim për një masë më të gjerë të rinjsh. Falë këtij programi u bë e mundur ngritja e një laboratori modern praktikash për ngohje –ftohje- ventilim ( HVAC), e cila është tërësisht funksionale dhe bën të mundur trajnimin e të rinjve në këtë fushë.

Laboratori i Mjedisit Përmes bashkëpunimit dhe suportit të projektit EU Tempus/Erasmus+ është kompletuar tashmë Laboratori Shkencor i Mjedisit, i cili ofron mundësine për një gamë të gjërë analizash dhe ekspertizash. Ky laborator është plotësuar me 12 profile të llojeve të ndryshme të tokave, harta të ndryshme të rreziqeve natyrore dhe tokës, një numër të konsiderueshëm kampionaturash të llojeve të ndryshme të drurëve si dhe forma e lloje të ndryshme shkëmbinjsh. Gjithashtu, janë shtuar pajisje të thjeshta si : epruveta, beker, pipepa me të cilat studentët e mjedisit njihen me çështje që kanë të bëjnë me metodat analitike per vlerësimin e substancave ndotëse dhe toksike në mjedis. Laboratori disponon një sërë pajisjesh të specializuara për këto analiza. Ndërtimi i tij mund të konsiderohet një nga arrtijet kryesore të këtij viti akademik për POLIS.

Konkursi Ndërkombëtar i “kërkimit Nëpërmjet Projektimit” për të Propozuar Idenë e Zhvillimit Pejsazhistik të Ishullit të Osumit në Berat, u zhvillua në 10 shkurt të vitit 2014, Atelier Albania, me kërkesën e Bashkisë së Beratit dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, për të gjetur mënyra për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore, duke e përdorur ishullin si vend testimi. U_POLIS ishte një ndër konkurentët e përzgjedhur që zbuloi një nga zgjidhjet më të mira të projektimit nëpërmjet ushtrimeve kërkimore, të cilat kanë për qëllim të hulumtojnë bashkëjetesën urbane pranë natyrës. Fituesit e këtij konkursi janë vlerësuar në bazë të krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmërisë, lidhjes dhe impaktit të propozimit me kontekstin dhe raportit kosto-impakt (kosto e ulët, impakt i madh). Konkurzi zgjati deri në 11 prill 2014, ku u shpallën edhe fituesit. Në këtë konkurs u dhanë tre çmime. U_POLIS u vlerësua me çmimin e dytë dhe ky është një tjetër çmim që i shtohet këtij universiteti dhe arkitektëve që punojnë pranë tij. Ne i përgëzojmë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në të gjitha konkurset që Universiteti POLIS do të marrë pjesë, duke dhënë kështu kontributin e tij në vend dhe duke i shtuar vlerat vetes.

High Tech Show (Tirana Expo Centre) “IF Innovation Factory” ishte pjesë e High Tech Show, Tirana Expo Centre, në datat 11 – 13 Maj 2015. Të prezantuara në pavilion ishin disa nga punët e diplomave të studentëve të Universtitetit Polis si dhe dy produkte të realizuara nga studentët e degës Master Shkencor në Dizajn të Aplikuar; makina go-kart dhe prototipi i biçikletës elektrike. Makina MS-07 Go Kart ishte një produkt diplome masteri, i realizuar nga studenti Rezart Struga, si një produkt i realizuar në mënyrë manuale nga fillimi në fund, kurse biçikleta elektrike u realizua nga studentët e Dizajnit të Aplikuar të udhëhequr nga petagogët Arjol Ndreka, Renis Batalli dhe Rezart Struga, të cilët ndërmorën një iniciativë sa ekologjike aq edhe sensibilizuese: transformimin e një biçiklete të përdorur në një prototip biçiklete elektrike; në një proçes kombinimi të njohurive inxhinierike me një dizajn inovativ. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Eco Bicycle.

Botime të RejaShkenca Mjedisi dhe Planifikimi Urban nga prof. Nacip Meçaj; FORUM A+P 14 : Visions for new Tirana, një volum i dedikuar vizioneve dhe korkurseve të organizuar për Qytetin e Tiranes; FORUM A+P 15 TIRANA DESIGN WEEK, numër i dedikuar plotësisht aktivitetit të edicionit të parë të bienales Tirana Design Week 2013, ku përmblidhen eventet dhe punët më të mira të studentëve; MAD MAGAZINE # 4 : Balkan- Bulding Structures nga Ardit Lila dhe Erdi Myftaraga. Libri jep një përshkrim të shkurtër të objekteve më të famshme nga gjashtë vende të Ballkanit : Sh-qipëri, Bosnie Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia; HABITAT MAGAZINE # 3 : Quality of life changes the quality of space nga E.Dobjani(POLIS), I.Barandovski (Serbi) dhe O.Nelkovska(Maqedoni). Libri përmbledh gjetjet nga një kërkim shkencor i kryer nga tre arkitektet lidhur me strehimin në tre vende ballkanike :Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi gjate regjimit komunist dhe pas shembjes së tij; ALBANIA 2030, studim inovativ i realizuar në kuadër të njësive kërkimore “IF, Innovation Factory” dhe “R&DI, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim”, ku përmbliden disa baza teorike, praktike dhe ide konkrete mbi çështje të vizionimit, planifikimit dhe zhvillimit territorial-hapësinor në nivel kombëtar; Durana, Albania’s New Sustainable Image,studim inovativ i realizuar në kuadër të njësive kërkimore të Universitetit POLIS: “IF, Innovation Factory” në bashkëpunime me njësin e Kërkimit të Universitetit të Ferrares. Materiali paraqet studimin e aplikuar për korridorin strategjik të zonës metropolitan Durrës-Tiranë, në Shqipëri dhe nevojën për të krijuar një imazh të ri si dhe për të zhvilluar një pol të ri ekonomik në hyrjen e këtij metropoli.

Tirana Design Week 2015Edicioni i dytë i bienales TDW- Tirana Design Week, u zhvillua në datat 14 shtator – 3 tetor. TDW - Tirana Design Week është një event bienal që sjell një seri ngjarjesh në qytet me qëllim shkëmbimin e njohurive midis profesionistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të rritur interesin publik mbi dizajnin, arkitekturën dhe artizanatin, si disiplina që janë të lidhura ngushtë me zhvillimin kontemporan të imazhit të qyteteve dhe pjesëmarrjes aktive. TDW është eventi i parë totalisht i dedikuar dizajnit në Shqipëri, dhe është krijuar me qëllim për të atakuar manifestimet e kreativitetit me një fokus specifik në kontekstin bashkëkohor. Gjatë 5 viteve të fundit disa fenomene shumë interesante janë shfaqur përgjatë debatit artistik. Kriza financiare globale dhe situata gjeopolitike kanë krijuar një fushë të përbashkët për një retorikë nacionaliste dhe vizione totalitare në Europë. Industria kreative, në veçanti DIZAJNI nuk mund të qëndrojë indifferent në ndryshimet mbi mentalitetin e përgjithshëm, aty ku diversiteti dhe larmia e shoqërisë bashkëkohore po vihen gjithnjë në pikëpyetje. Tirana Design Week 2015, me moton “DIZENJO TANI”, kishte si qëllim hulumtimin mbi tendencat më të fundit të dizajnit, me qëllimin eksplorimin e mjeteve të reja konceptuale dhe praktike për gjeneratat e ardhshme të dizajnerave në rajon, si dhe të provokojë në mënyrë aktive për të shfaqur karakterin veprues të të dizenjuarit. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky vit ishte akoma më sfidues, duke qenë se çdo event dhe aktivitet u nxorr jashtë ambienteve të U_POLIS, duke u zhvilluar në Tiranë dhe duke i dhënë kuptimin e plotë motos së vetë U_POLIS, “hapesirë për mendimin”. Gjatë këtij edicioni ishin të ftuar disa nga dizajnerat më të njohur nga bota, si Matteo Ragni, Neil Denari, Giuseppe Mincolelli, Atelier Crilo, Elisa Leoncini, Danica Karaicic, të cilët udhëhoqën workshope me tematika të ndryshme dizajni, së bashku me dizajnerat dhe arkitektët pjesë e stafit të U_POLIS dhe organizues të TDW. Si pjesë e TDW 2015 u zhvilluan 10 workshope të lidhura me di-zajnin e produkteve, vizualizimin, ushqimin, modën, etj; si dhe u organizuan ekspozita dhe leksione të hapura të cilët zunë vend në hapësira të ndryshme të qytetit. Këtë vit u krijua një hapësirë e dyfishtë, “për mendimin”, por edhe për “veprim”, ku u realizuan shumë produkte interesante, te cilat në fund të fundit u krijuan mbi dhe për qytetin dhe njerëzit, dhe do t’i mbesin atyre për një kohë të gjatë.

Gjatë vitit të fundit në M.A.D Center, pranë U_POLIS janë zhvilluar një sërë ekspozitash dhe eventesh, të tilla si: “Multimedia Collage Poster” (nëntor 2014), me punë të studentëve të vitit të dytë, dega Art & Design, me kurator Ermal Bezhanin. “Danish Jukniu” (dhjetor 2014), nën kurimin e G.Qëndros, solli mbi 60 punë të mjeshtrit të pikturës moderne, Danish Jukniu, pjesë e një koleksioni të arkitektit Maksi Mitrojorgji, kryesisht bocete që tregojnë proçesin e tij krijues. “Objekti Subjekt / Urban Art” (shkurt 2015) me projekte të studentëve të degës Art & Design, viti i tretë, kuruar nga pedagogu Agron Mesi, me fokus në trajtimin e objekteve në funksionalitetin dhe estetikën e tyre; si dhe hapësirën publike si një rrafsh topologjik mbi të cilën ndërtohet vepra e artit. “Fenomenologjia e Objektit” (mars 2015), me projekte të studentëve të degës Art & Design, viti i dytë, kuruar nga Ermal Bezhani. Problematikat me të cilët studentët u përballën vinin nga një analizë e nevojave të tregut dhe tendencave bashkëkohore, ku objektet e projektuara ishin kryesisht propozime nga ana e tyre tek klienti (industria), për në treg. “Monumens” (prill 2015), me punime të artistit shqiptar Dritan Hyska, kuruar nga Ermal Bezhani. “URBAN ACTIVISM / Aktivizëm Urban për Qytet-bërje Proaktive” (qershor 2015). Ky aktivitet shënoi dhe përmbylljen e projektit me të njëjtin emër, mundësuar me financimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Light Design” (qershor 2015) me punë nga studentë të degës Art & Design 2,3 dhe Arkitekturë 4. “Adaptive Rituals” (korrik 2015) me punë të artistes amerikane Brooks Harris Stevens.

U_POLIS nuk identifikohet vetëm me orë të gjata pune dhe studimi, por edhe me një jetë të pasur sociale e mbushur me aktivitete argëtuese e edukuese të natyrave të ndryshme, duke angazhuar kështu të gjithë studentët aktualë dhe të diplomuar, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit, për t’i dhënë një frymë të re jetës kulturore në POLIS. Nuk janë të pakta aktivitetet që organizohen, ndër të cilët mund të përmendim Forumet e Hapura, MAD Center (Qendra e Multimedias dhe Art Dezajnit), eventet sportive, siç janë ndeshje futbolli dhe volejbolli me skuadra të përbërë nga studentët dhe stafi i POLIS. Ne besojmë që mendja është çelësi kyç për të krijuar gjëra sa më të bukura. Prandaj nuk ka sesi të mungojë edhe POLIS_BookClub, një ak-tivitet që i dedikohet librit dhe leximit, duke nxitur dëshirën për lexim, një dëshirë që me zhvillimin e teknologjisë për fat të keq ka ardhur duke u zbehur tek brezi i ri . Por shpesh janë vetë studentët të cilët marrin nisma të organizojnë aktivitete të ndryshme me një temë të caktuar. E tillë ishte edhe “Trevat at Polis”, ku në kuadër të festave të fund nëntorit studentët rikujtuan traditat, kulturën dhe ushqimin tipik të secilës prej trevave shqiptare, duke shpalosur kështu një mori elementësh historike e kulturore shoqëruar me gatime tipike nga zona të ndryshme të Shqiperisë. Aktivitete të tilla mirëpriten gjithmonë nga POLIS, ndaj të gjithë studentët e POLIS janë të ftuar të kontribuojnë me krijimtarinë dhe idetë e tyre gjeniale për të organizuar gjëra të bukura si kjo, të cilat nuk mbeten kurrë pa vlerësuar nga Universiteti POLIS.

Laboratorë të Rinj në U_POLIS

GAZETË INFORMATIVEGAZETË INFORMATIVE