Turizmi shqiptar

98

description

Turizmi shqiptar

Transcript of Turizmi shqiptar

Page 1: Turizmi shqiptar
Page 2: Turizmi shqiptar
Page 3: Turizmi shqiptar

1

Albanian Nature

Natyra

Bregdeti

Sport dhe Aventurë

Page 4: Turizmi shqiptar

relievi dhe klimaShqipëria me një sipërfaqe prej 28.748 km2 shquhet për një reliev mjaft të larmishëm dhe hera herës spektakolar. Pjesa më e ma-dhe e territorit e cila zë 2/3 e tij, përbëhet nga male dhe kodra, ndërsa 1/3 e saj është ultësirë e shtrihet kryesisht në perëndim përgjatë bregut të detit Adriatik. Pika më e lartë e vendit ndodhet në zonën e Dibrës dhe është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit.

Ky reliev i pasur, me thyerje dhe mikroforma të shumta, i pasur me burime hidrike, pyje dhe florë e faun të pasur ofron mundësi për një gamë të gjerë aktivitetesh turistike në natyrë. Brenda një kohe të shkurtër vizitori mund të përjetojë eksperienca nga zonat me klimë të freskët malore në ngrohtësinë mesdhetare të bregdetit.

2

Page 5: Turizmi shqiptar

Natyra

3

Page 6: Turizmi shqiptar

4

relievi dhe klima

Page 7: Turizmi shqiptar

Një nga potencialet natyrore më të mëdha të Shqipërisë është numri i lartë i orëve me diell, tregues për të cilin Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Europë. Gjatësia e bregdetit të Shqipërisë është 450 km dhe ofron potenciale dhe produk-te të shumta turistike. Relievi malor ofron spektakël dhe aktivitete të ndryshme turis-tike. Shtresa e dëborës në male, e cila qën-dron për muaj të tërë garanton mundësi për admiruesit e sporteve dimërore.

Relievi i Shqipërisë është mjaft i pasur me lumenj dhe liqene të cilët janë pika mjaft të rëndësishme dhe atraktive për turizmin dhe për organizmin e aktiviteteve të ndryshme. Treguesit klimaterikë në Shqipëri, janë mjaft të përshtatshëm për të garantuar një sezon relativisht të gjatë prej 5 muajsh lidhur me frekuentimin e plazheve. Vera është e nxehtë dhe kryesisht e thatë dhe dimri i butë dhe me reshje. Temperatura mesatare në breg-det është 17.50C dhe në zonën malore ajo shkon 7.50C. Kjo shumëllojshmëri relievi dhe klime përbën një pasuri të madhe dhe mundësi të pafundme kreative dhe turistike për t’u shijuar.

Natyra

5

Page 8: Turizmi shqiptar

detetBregdeti shqiptar fillon në veriperëndim në grykëderdhjen e Bunës, që është dhe kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe vazh-don deri në Kepin e Stillos në jug të vendit, në kufi me Greqinë. Gjatësia e tij, prej 450 km duke përfshirë dhe lagunat, fillon në de-tin Adriatik dhe mbaron në detin Jon. Ky bregdet është mjaft i bukur dhe i larmi-shëm. Nga njëra anë ofron plazhe masive ra-nore, shumë të përshtatshme për pushimet e familjarëve, si dhe plazhe të vegjël ekzo-tikë, intimë dhe të thellë. Format e bregut janë të pasura me kepe, gjire të mbrojtur, laguna dhe delta të shumta. Shumë pjesë të këtij bregdeti janë të pastra ekologjikisht dhe ende të pa cënuara nga veprimtaria njerëzore. Gjithashtu, lagunat dhe deltat janë disa nga vendet më të mrekullueshme për të dashuruarit me natyrën, si dhe për amatorët e peshkimit dhe të gjahut. Ato përbëjnë ekosisteme shumë të rëndë-sishme dhe janë potenciale për zhvillimin e ekoturizmit. Bota nënujore është e pasur me objekte arkeologjike. Të apasionuarit mund të shohin florën, faunën e mahnit-shme nënujore, anijet dhe objekte që nga kohët e lashta, deri në kohët moderne. Çdokush mund të shijojë bukurinë e kështjellave dhe parqeve arkeologjike, që zbukurojnë bregdetin shqiptar.

6

Page 9: Turizmi shqiptar

Natyra

7

Page 10: Turizmi shqiptar

liqenet

8

Page 11: Turizmi shqiptar

Shqipëria është shumë e pasur me liqene. Krahas liqeneve të mëdhenj të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës gjenden disa dhjetra liqene të vegjël të mrekullueshëm dhe shumë liqene artificiale mjaft atraktivë. In-teresant është fakti që çdo liqen i madh në Shqipëri përbën një rekord në gadishullin e Ballkanit. Liqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqe më të madhe në Ballkan, 368 km2, nga të cilat 149 km2 me një gjatësi brigjesh prej 57 km i takojnë Republikës së Shqipërisë. Liqeni i Ohrit është liqeni me thellësinë më të madhe në Ballkan, 289 m i thellë. Liqenet tektonike të Prespës ndo-dhen në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit duke përbërë liqenet më të larta tektonike të gjithë gadishullit Ballkanik .

Liqeni i Shkodrës gjendet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ulët të “marsheve” në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet e Shirokës dhe të Zogajt. Fauna e liqenit të Shkodrës është një nga më të pasurat në Shqipëri. Në këtë liqen dhe në natyrën përreth tij jetojnë 45 lloj peshqish dhe 281 specie shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87 % të gjithë Ortinofau-nës (shpendëve) të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është patjetër pelikani, zogu më i madh në Evropë.

Natyra

9

Page 12: Turizmi shqiptar

liqenetLiqeni i Ohrit është një nga liqenet tekton-ike më të bukur të Ballkanit dhe të Evropës. Ai është midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky liqen ka një sipërfaqe 358 km2 dhe ndo-dhet në lartësinë 695 m mbi nivelin e detit. Ai ofron një klimë mjaft të shëndetshme, sidomos në stinën e nxehtë të verës. Liqeni i Ohrit ka një moshë 4 milionë vjeçare. Këtu gjenden 30 lloje molusqesh, Sfungjerin e Ohrit që gjendet vetëm këtu dhe në liqenin Bajkal. Në këtë liqen rritet peshku i fam-shëm Koran dhe Belushka, një lloj trofte shumë e shijëshme. Bregu i këtij liqeni of-ron një infrakstukturë për turizmin duke përfshirë hotele, restorante peshku, bare, etj. Kjo zonë është e njohur veçanërisht për turizmin familjar. Ky breg përveç qytetit të Pogradecit ka dhe pika të tjera të njohura turistike si Lini, Pojska, Tushemishti, etj .

10

Page 13: Turizmi shqiptar

Natyra

11

Page 14: Turizmi shqiptar

liqenet

12

Page 15: Turizmi shqiptar

Liqenet e Prespës. Liqeni i Prespës së Madhe ndodhet në territorin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, me një sipërfaqe prej 285 km2 nga të cilat Shqipërisë i takojnë 44 km2. Liqeni i Prespës së Vogël, me një sipërfaqe 44 km2, ndodhet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ujërat e liqeneve të Prespës, sidomos Prespës së Madhe, shquhen për një bukuri dhe kthjellësi të lartë. Përreth kë-tyre liqeneve është mjaft i zhvilluar turizmi rural, ekoturizmi, si dhe sporte të ndryshme të ujit. Për të apasionuarit e natyrës liqenet e Prespës përbëjnë një spektakël mbresëlë-nës sidomos për ata që janë të interesuar për florën ujore.

Natyra

13

Page 16: Turizmi shqiptar

liqenetLiqenet e vegjël. Në hapësirën e Shqipërisë ndodhen edhe dhjetra liqene të vegjël me origjinë akullnajore, karstike dhe artificiale. Nga liqenet e shumta me origjinë akull-najore dallohet kompleksi i 12 liqeneve akullnajore të Lurës, liqenet e Doberdol - Sylbicës në Alpet e Tropojës, Balgjait në Bulqizë, liqeni i Zi në Martanesh, liqeni i Du-shkut në Gramsh, liqenet e Rajcës në Libra-zhd dhe liqeni i Shelgurit në Ersekë. Liqenet karstike përfaqësohen nga 69 liqenet e plla-jës së Dumresë, ku dallohet liqeni i Mer-hojës, liqeni i Çestijes, liqeni i Gjatë, i Belshit, i Seferanit, etj .

Liqeni i Lurës - Bulqizë

Liqeni i Lurës - Dibër

14

Page 17: Turizmi shqiptar

Liqenet artificiale. Liqenet artificialë më të mëdhenj janë ato të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës e Shkopetit. Liqene të tjera ar-tificiale janë ato të Tiranës, ujëmbledhësat e Farkës, të Thanës në Lushnjë dhe Gjancit në Vithkuq të Korçës. Liqenet ofrojnë kënaqësi argëtuese dhe sportive. Ato karakterizohen nga një florë dhe faunë mjaft e pasur në bimë, lule, pyje, kafshë dhe shpendë nga më interesantët. Gjithashtu liqeni i Koma-nit shërben edhe si rrugë lundruese duke ju ofruar pamje të ngjashme me “fiordet nor-vegjeze”.

Liqeni i Komanit - Tropojë

Liqeni artificial - Tiranë

Natyra

15

Page 18: Turizmi shqiptar

the rivers

Natyra shqiptare është e pasur me burime ujore, lumenj dhe përrenj të shumtë. Bu-rime me vlera kurative janë edhe ato të ujërave termale të quajtura llixha. Këto bu-rime ndodhen në Leskovik (Vronomero), Dibër, Elbasan, Fushë Krujë (Bilaj), dhe në afërsi të Përmetit (Bënjë). Burimet e ujrave të Syrit të Kaltër në Delvinë, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Syrit të Sheganit pranë liqenit të Shkodrës, të Drilonit afër liqenit të Ohrit, të Viroit në Gjirokastër, të Poçemit në Mallkastër janë të shquar për bukurinë dhe veçantinë e tyre. Rrjeti hidrografik i territorit të Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesore, që së bashku me degët

Vronomero - Leskovik

Benja - Përmet

Page 19: Turizmi shqiptar

e tyre dhe përrenjtë e mëdhenj me ujë të vazhdueshëm arrijnë numrin 152. Lumi më i gjatë është lumi i Drint të Zi, 285 km. Dega kryesore e Drinit të Zi buron nga liqeni i Ohrit dhe hyn në Shqipëri nëpër-mjet grykës së Radikës. Lumenj të tjerë janë Valbona, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbi-ni, Semani, Vjosa, Osumi, Shushica, Devolli, Langarica, Drino, Bistrica, etj. Lumenjtë kri-jojnë hapësira, lugina dhe kanione të mreku-llueshëm. Disa nga luginat më të bukura janë lugina e Valbonës dhe e Shalës në Alpet Lumi i Bunës - Shkodër

“Syri i Kaltër” - Sarandë

Natyra

17

Page 20: Turizmi shqiptar

e Veriut, lugina e Tomorricës, gryka e Kël-cyrës në lumin Vjosë, kanionet e përroit të Bënçës e Osumit, etj. Këto kanione, përveç bukurisë dhe madhështisë së tyre natyrore , janë dhe një vend ideal për praktikimin e sporteve të ujit si vozitja me kanoe dhe raf-ting. Një element tjetër i lumenjve të Shqi-përisë janë kataraktet e mrekullueshme, si ai i Grunasit në përroin e Thethit në Alpet e Veriut, i Shoshanit në luginën e Valbonës, i Kokotrafit në Konispol, ujëvara e Progonatit në Kurvelesh, etj.

lumenjte

Kanioni i Osumit

Lumi i Shalës

Lumi i Vermoshit

18

Page 21: Turizmi shqiptar

Natyra

Page 22: Turizmi shqiptar

ishujtIshulli i vogël i Franc Jozefit ndodhet në grykëderdhjen e Bunës. Ishulli mbulohet nga korije të bukura kryesisht me pemë ple-pi, verri dhe drurë të tjerë fletorë. Ai shquhet për natyrën e tij të qetë dhe është vend ideal për ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë larg zhurmave.Ishulli ranor i Kunës ka një sipërfaqe 125 ha dhe ndodhet pranë deltës së Drinit në rrethin e Lezhës. Aty do të gjeni një bimësi të harlisur që nga shkurret tipike mesdhe-tare, lianet e bukura kacavjerrëse, pyje të vegjël me shelgje lotues dhe pemë frashëri. Fauna e këtij ishulli është nga më të pa-surat në Shqipëri me 70 lloj shpendësh, 22 lloj reptilesh, 6 lloj amfibësh dhe 23 lloj gji-tarësh. Nga shpendët shquhen rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, shapkat dhe rosa e madhe kryekuqe. Që në kohët e lashta perandorët e Romës merrnin nga kjo zonë peshk dhe shpendë të ndryshëm, të cilët shquheshin për shijen e tyre unike dhe cilësitë e larta gastronomike.

20

Page 23: Turizmi shqiptar

Natyra

21

Page 24: Turizmi shqiptar

ishujt

22

Page 25: Turizmi shqiptar

Ishulli i Zvërnecit është një nga ishujt e la-gunës së Nartës në Vlorë. Ai është një ishull mjaft piktoresk i mbjellë i gjithi me pemë qiparisash. Në këtë ishull ndodhet kisha e Shën Marisë, një kishë e vjetër dhe me mjaft vlera.

Ishulli i Shurdhahut është ishull i vogël, por mjaft piktoresk që gjendet në liqenin e Vaut të Dejës. Në këtë ishull ndodhen rrënojat e lashta të qytetit mesjetar të Sardës. Këtu ka qenë rezidenca e familjes feudale të Du-kagjinasve.

Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë me një sipërfaqe 5.7 km2, me gjatësi 4.8 km dhe gjerësi 2 km. Ishulli kry-esisht është shkëmbor dhe ka një plazh të vogël në formë gjiri në drejtim të Vlorës. Emri i lashtë i ishullit të Sazanit është Sason. Ky ishull është një vend i përsosur për ama-torët e nënujit dhe peshkimit.

Natyra

23

Page 26: Turizmi shqiptar

Ishulli i Maligradit është në liqenin e Pre-spës së Madhe pranë fshtatit të Liqenasit. Ai është një ishull mjaft i vizituar me lundra për kishën e tij eremite të Shën Marise .

Ishujt e Ksamilit. Katër ishujt e mrekul-lueshëm të Ksamilit kanë një sipërfaqe prej 8.9 ha. Ato janë shumë afër bregut dhe of-rojnë një spektakël të rrallë natyror. Këto ishuj janë të gjelbër në çdo stinë të vitit. Disa prej tyre kanë dhe plazhe të vegjël shumë të pastër. Deti përreth këtyre ishujve shquhet për një kthjellësi të mahnitshme dhe peisazhi i tyre të dhuron një kënaqësi të veçantë.

ishujt

24

Page 27: Turizmi shqiptar

Natyra

25

Page 28: Turizmi shqiptar

malet

26

Page 29: Turizmi shqiptar

Malet zënë 2/3 e hapsirës së vendit. Ata of-rojnë potenciale për aktivitete të shumta të turizmit të gjelbër e të bardhë si treking, ec-jet malore, alpinizëm, kanotazh në luginat e lumenjëve malore, sportet ajore, biçikletat malore, rally me automjete 4 x 4, speleologji, peshkimin sportiv në përrenjtë malore, etj. Një nga zonat mjaft të rëndësishme turistike malore janë Alpet e Shqipërisë, të cilat gjen-det në veri të vendit. Pikat kryesore të tyre janë: Theth, Razma, Boga, Vermoshi lugina e Valbonës, etj. Maja më e lartë e Alpeve është Jezerca me lartësi 2693 m mbi nivelin e detit . Zona të tjera malore atraktive janë zonat Korçës si: Vithkuqi, Drenova, Dardha dhe Voskopoja, të cilat krahas turizmit malor ofrojnë edhe turizmë kulturor, falë kom-plekseve të kishave dhe manastireve. Mali i Korabit, më i larti në Shqipëri, 2.751 m, për-faqëson një sfidë për amatorët e alpinizmit në zonën e Dibrës.

Natyra

27

Page 30: Turizmi shqiptar

malet

28

Zonat malore janë të njohura për pelegri-nazhet, që organizohen aty. Të tilla janë pelegrinazhi i organizuar për çdo muaj gusht në malin e Tomorrit për nder të Abaz Aliut (sekti bektashian), pelegrinazhi në malin e Sari Salltikut mbi qytetin e Krujës, pelegrinazhi më i madh katolik për nder të Shën Ndout, në majë të kodrës shkëmbore mbi qytetin e Laçit, etj. Gjatë pelegrinazhit pjesëmarrësit ndeshen me një pamje spek-takolare. Në zonat malore janë shumë të përhapur formacionet gëlqerore dhe zhvillimet e larmishme të formacioneve karstike ku ekz-istojnë një numër i madh shpellash që janë një parajsë për t’u zbuluar nga amatorët e speleologjisë.

Page 31: Turizmi shqiptar

Natyra

29

Page 32: Turizmi shqiptar

malet

30

Page 33: Turizmi shqiptar

Natyra

31

Vetëm në malësinë e Shkodrës ndodhen 35 shpella të tilla. Shpella më e madhe në Shqi-përi është shpella e Pirogoshit në rrethin e Skraparit në fshatin Radesh në një lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë është 1.500 m e gjatë. Zona ma-lore në lindje të Tiranës është mjaft e pasur me shpella. Shpellat më të njohura janë ato të: Pëllumbasit dhe Shpella e Mirë, në malin e Brarit. Shpella e Pëllumbasit ndodhet mbi kanionin spektakolar të Skoranës në lumin Erzen.

Page 34: Turizmi shqiptar

parqet kombetare natyroreParku Kombëtar i Dajtit. Ky park është në malin e Dajtit, 26 km në lindje të kryeqytetit. Parku i Dajtit ka një sipërfaqe prej 3.300 ha. Bimësia është e vendosur me kate, duke fi-lluar që nga shkurret me gjelbërim të përhershëm, dushqet dhe ahishtet. Ai ofron kushte të mira për ecje, eskursione, etj. Prej tij ofrohet një pamje e bukur dhe e hapur drejt perëndimit. Ai quhet ndryshe “ballkoni natyral i Tiranës”. E veçanta e tij është se aty mund të shkohet edhe me teleferik “dajti Ex-press”, udhëtim i cili zgjat vetëm disa minuta dhe që përshkon pamje mjaft të bukura natyrore.

32

Page 35: Turizmi shqiptar

Natyra

33

Page 36: Turizmi shqiptar

34

parqet kombetare natyrore

Page 37: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të alpeve shqiptare, në zonën e “Bjeshkëve të Namuna”, me një sip. 2.630 ha. Peisazhi madhështor i këtij parku zbu-kurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, ku rritet trofta e mermertë, katarakti magjepës i Grunasit, etj. Parku shquhet për mbulesën e tij të dendur drunore ku mbizotërojnë ahishtet, disa prej të cilëve janë 200 vjeçare. Për t’u përmendur është fakti se parku i Thethit përbën zonën më të populluar në Shqipëri me riqebullin, i cili është specie e pakësuar. Parku ofron akomodim në struk-turat e tipit të “haneve”. Mundësi të shumta për një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitje malore, trekking, biçikleta sportive, speleo-logji, peshkim sportiv, etj.

Natyra

35

Page 38: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Lurës. I pozicionuar në masivin pyjor “Kunora e Lurës”. Veçantia e parkut të Lurës janë kompleksi i 12 liqeneve akullnajore, të cilat shquhen për bukurinë e tyre të rrallë. Liqeni më i bukur është ai i “Lu-leve”. Në stinën e verës sipërfaqja e tij mbu-lohet nga zambakë të bardhë uji. Mbulesa drunore përbëhet nga drurë të ndryshëm ku shquhen masivet me ahishte. Parku of-ron mundësi për aktivitete në natyrë , eko-turizmin, ecjet me kuaj, etj.

Parku Kombëtar “Pisha e Divjakës”. Ky park është pjesë e zonës së lagunës së Karavastasë. Parku është i mbuluar nga një bimësi e dendur, ku mbizotërojnë pishat e buta bregdetare. Parku ofron mundësi për ekoturizmin, vëzhgimin e shpendëve, pesh-kimin në lagunë, notin, banjat e diellit, etj.

36

parqet kombetare natyrore

Page 39: Turizmi shqiptar

Natyra

37

Page 40: Turizmi shqiptar

38

parqet kombetare natyrore

Page 41: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet 40 km në jug të qytetit të Vlorës. Ky park shquhet për kombinimin e ajrit malor me atë detar.Parku është i mbuluar me masiv të dendur halorësh dhe shquhet veç të tjerash edhe pikë klimaterike. Si rezultat i drejtimit të erërave aty mund të shikoni “pishën flamur”, që është monument natyror. Ky park është një vend ideal për ushtrimin e sporteve ajrore.

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Ky park është në krahinën e Frashërit, 35 km në verilindje të Përmetit. Bredhi i Hotovës është një nga pemët relike të Mesdheut. Ky park ofron mundësi të mëdha për ekotur-izëm me hapësirat e tij rezidenciale dhe për kampingje. Ekskursionistët dhe të dashuru-arit me natyrën këtu mund të provojnë kënaqësi të panumërta. Parku shquhet për masivet pyjore të bredhave.

Natyra

39

Page 42: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”. Ky park konsiderohet si një nga mreku-llitë natyrore shqiptare. Ai është vetëm 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Panorama e tij midis kreshtave të Alpeve dhe Luginës së Valbonës është një kënaqësi më vete. Biodiversiteti i pasur i këtij parku ështe një atraksion turistik dhe shkencor. Mundësira të shumta për ngjitje malore në shpatet e luginës, peshkim sportiv, ecje me kuaj, etj.

Parku Kombëtar “Zall Gjocaj” është një tjetër park i mrekullueshëm, 40 km në ver-ilindje të qytetit të Burrelit. Ai është mjaft i bukur dhe i pasur me burime dhe disa për-renj.

40

parqet kombetare natyrore

Page 43: Turizmi shqiptar

Natyra

41

Page 44: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ndodhet në verilindje, 25 km nga qyteti i Krujës. Parku njihet si një qendër klimaterike. Në këtë park ndodhet burimi i famshëm i “Nënës Mbretëreshë” prej të cilit buron ujë me kua-litetet të lartë dhe shumë i shëndetshëm.

Parku Kombëtar i Tomorrit. Ndodhet në malin e Tomorrit në jug të qytetit muze të Beratit. Hapësira e parkut kombëtar është 4.000 ha. Në këtë park gjendet Tyrbja e Abaz Aliut, që konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Aktivitet tjetër i cili organizohet aty është ngjitja malore.

Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” ka një sipërfaqe 1.380 ha dhe ndodhet në Ma-lin e Moravës në Korçë. Lartësia gjeografike e këtij parku e bën atë mjaft të frekuentuar në dimër dhe sidomos në verë. Karakteris-tikë e këtij parku janë burimet e shumta me ujë të ftohtë të cilat banorët vendas i kanë pagëzuar me emra të ndryshëm, si: “Burimi i Plakës”, “Burimi i Pilikës”, “Burimi i Shën Gjergjit”, etj. Bimësia përfaqësohet nga masivet e bredhave. Këtu gjendet edhe gjeo munumenti i “ Gurit të Capit”.

42

parqet kombetare natyrore

Page 45: Turizmi shqiptar

Natyra

43

Page 46: Turizmi shqiptar

44

parqet kombetare natyrore

Page 47: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Prespës. Parku më i madh në Shqipëri, me një sip. 27.750 ha përfshin dy liqenet e Prespës. Ky park shtrihet në territorin e tre shteteve të ndry-shme, si Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia. Ky park është mjaft i pasur me vlera kultu-rore, arkitektonike, arkeologjike dhe naty-rore. Këtu ndodhet rrënoja e kështjellës së Trajanit si dhe një numër kishash eremite bi-zantine dhe pasbizantine të dekoruara me afreske të mrekullueshme. Një kishë e tillë është Shën Maria, e cila ndodhet në ishullin e vogël të Maligradit pranë fshatit të Liqe-nasit në Prespën e madhe. Shpella e Trenit me pikturat e saj neolitike është një vend i rrallë dhe shumë i këndshëm për t’u vizituar. Gjithashtu, së fundmi në hapësirën afër liqe-neve është zbuluar një vendbanim neolitik dhe objekte të shumta që dëshmojnë për një civilizim shumë të hershëm në këtë pellg.

Natyra

45

Page 48: Turizmi shqiptar

Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një zonë prej 2.500 ha. Klima e favorshme sub-tropikale e këtij parku e bën atë të frekue-ntuar nga turistë shqiptarë dhe të huaj. Fauna dhe Flora e kësaj zone janë shumë të larmishme. Mund të përmendim mi-dhjen që kultivohet në liqenin e Butrintit, e cila shquhet për vlerat e saj ushqyese. Qyte-ti antik i Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO, është “kryeqyteti” i këtij parku. Në amfiteat-rin e Butrintit zhvillohen shpesh aktivitete kulturore artistike kombëtare dhe ndërkom-bëtare.

46

parqet kombetare natyrore

Page 49: Turizmi shqiptar

Natyra

47

Page 50: Turizmi shqiptar

plazhi i VelipojesBregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 450 km, duke përfshirë këtu edhe sipërfaqet e lagunave që gjenden në të. Ai është i pasur në forma të shumëllojshme që nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjël zallore, shpellat detare etj. Disa pjesë të këtij bregdeti janë mjaft të pas-tra nga pikëpamja ekologjike, dhe në këtë përmbajtje ato përfaqësojnë zona të rralla që kanë mbetur ende të paprekura në pell-gun e Mesdheut. Në veri, bregdeti shqiptar fillon nga grykë-derdhja e lumit Buna, i cili shërben edhe si kufi me Republikën e Malit të Zi. Pikërisht këtu, si rezultat i aluvioneve të lumit është formuar ishulli i vogël i Franc Jozefit, i cili në varësi të prurjeve kthehet edhe në gadi-shull. Franc Jozefi është një pikë mjaft e fa-vorshme për ata që dëshirojnë natyrën dhe që preferojnë të qëndrojnë larg zhurmave. Bimësia e tij është e tipit të korijeve ku mbi-zotëron plepi, verri dhe nga shpendët mbi-zotërojnë çafkat. Plazhi më verior i vendit është ai i Velipojës, që gjendet 22 km larg qytetit të Shkodrës. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës, temperaturat arrijnë mbi 200 C. Pranë plazhit të Velipojës ndo-dhet laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej 130 hektarë. Ky është një ekosistem natyror i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje. Pranë plazhit të Velipojës ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarësh.

48

Page 51: Turizmi shqiptar

Bregdeti

49

Page 52: Turizmi shqiptar

plazhi i Shengjinit

50

Page 53: Turizmi shqiptar

Plazhi i Shëngjinit është plazh ranor që i përket rrethit të Lezhës, Ai gjendet vetëm 8 Km larg nga qyteti. Shëngjini është i njohur për rërën kualitalive. Ky plazh ka 200–300 ditë me diell në vit. Në veri të Shëngjinit rrëzë kodrave të Rencit gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i “Ra-nës së hedhun”. Bregdeti i Lezhës ka eko sisteme të shkëlqyera natyrore të vlefshme për zhvillimin e eko turizmit, observimit të shpendëve etj. Zona e grykëderdhjes së Drinit si rezultat i drejtimit të erërave është e përshtatshme për “surfing”. Në grykëderd-hjen e tij gjendet sistemi lagunor i Kune – Vainit, ku folezojnë shumë shpendë ujorë. Këtu gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sipërfaqe 235 hektarë dhe e Merxhanit 77 hektarë. Surpriza më e këndshme për turis-

Bregdeti

51

tin është ishulli ranor i Kunes me një sipër-faqe prej 125 hektarë. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur higrofile. Aty rriten shkurre të gjelbërta mesdhetare si: liane, shelgje, frashëri, etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunës nga shpendët përmendim: rosat e egra, fa-zanët, qukapikët, karabullakët, çafkat, rosën e madhe kryekuqe, etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh, 22 reptile, 6 lloje amfibësh dhe 13 lloje gjitarësh. Në jug të Kunes gjenden plazhe të tjerë të frekuentuar të zonës së Tales. Ende më në jug, gjenden plazhet e lagunës së Patokut si dhe grykëderdhja e lu-mit Mat, e cila ofron një zonë natyrore mjaft tërheqëse për të apasionuarit e natyrës dhe peshkimit.

Page 54: Turizmi shqiptar

gjiri i LalzitGjiri i Lalzit shtrihet nga Kepi i Rodonit deri në Bishtin e Pallës. Kepi i Rodonit është një vend mjaft i bukur natyror me një gjatësi prej 7.5 km. Zona rreth tij është një nga vendet më interesante të bregdetit shqiptar për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Plazhet e Gjirit të Lalzit janë plazhe ranore. Disa prej tyre janë të rrethuar nga një brez bimësie natyrore halorësh. Për t’u përmendur janë plazhet e Shën Pjetrit dhe Rrushkullit që shquhen për cilësinë e lartë të pastërtisë së ujërave detare.

52

Page 55: Turizmi shqiptar

Bregdeti

53

Page 56: Turizmi shqiptar

plazhi i Durresit

54

Page 57: Turizmi shqiptar

Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh dhe më popullor i vendit, ka një gjatësi prej 6 km dhe një gjerësi të konsiderueshme rëre. Thellësia e ujërave të detit rritet gradua-lisht, tregues ky që bën mjaft të preferuar këtë plazh për fëmijët dhe pushimet e familjarëve. Këtu gjenden shumë hotele, komplekse vilash, bare, restorante, disko, etj. Vitet e fundit krahas numrit të madh të pushuesve ditorë nga kryeqyteti, plazhi i Durrësit është kthyer në pikën numër një të përqëndrimit të turistëve që vijnë nga Ko-sova dhe Maqedonia. Në veri të qytetit të Durrësit, rrëzë kodrave të tij ndodhet plazhi i njohur i Currilave, ku ujërat e detit janë të thella.

Bregdeti

55

Page 58: Turizmi shqiptar

Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit janë një vazhdim i plazhit të Durrësit, duke për-bërë pothuajse një njësi të vetme për nga karakteristikat. Këtu bie në sy bimësia me pisha që rrethon plazhin. Në plazhet që i përkasin Rrethit të Kavajës janë për t’u për-mendur plazhet e Karpenit dhe të Spillesë. Këto plazhe shquhen për cilësinë kualitative të rërës, ujërat e pastër detarë dhe bimësinë me pisha që i rrethon. Vitet e fundit në këto plazhe kanë filluar investimet për krijimin e kushteve për akomodimin e turistëve.

Kepi i Lagjit e mbyll gjirin e Durrësit nga Jugu. Ai është një vend natyror mjaft i për-shtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënu-jore. Pranë tij gjenden plazhet e vegjël me bukuri të rrallë të Bardhorit, plazh shkëmbor, dhe ai i Gjeneralit. Plazhi i Gjeneralit është i rrethuar me bimësi dhe i përngjet një am-fiteatri natyror. Këto janë plazhe të veçuara, mjaft të qeta dhe më një cilësi shumë të lartë të ujërave detare.

plazhi i Golemit

56

Page 59: Turizmi shqiptar

Bregdeti

57

Page 60: Turizmi shqiptar

laguna e Karavastase

58

Page 61: Turizmi shqiptar

Plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavas-tasë. Plazhi ranor i Divjakës, pylli dhe la-guna përbëjnë një kompleks natyror me një rëndësi të madhe turistike. Pylli i Divjakës shtrihet nga gryka e Semanit deri në grykë-derdhjen e Shkumbinit. Laguna e Karavas-tasë ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarë duke përbërë në këtë mënyrë lagunën më të madhe të gjithë bregdetit shqiptar. Ajo përbën një prej 12 Parqeve Kombëtare që ka Shqipëria. Laguna e Karavastasë është pika me perëndimore në Europë ku folezon peliakani kaçurrel (pelicanus crispus). Për këto vlera që prej vitit 1994 laguna e Kara-vastasë ndodhet nën ruajtjen ndërkom-bëtare të Konventës së RAMSAR-it. Në këtë ekosistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje reptilesh. Ujërat e lagunës të cilat arrijnë thellësi maksimale 1.5 metra janë të pasur me peshq, ku llojet kryesore janë qefulli dhe ngjala. Bimësia e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet për bukurinë dhe freskinë e veçantë. Këtu mbi-zotërojnë sipërfaqet me halorë, me pishë të butë dhe të egër. Pylli është me kate duke filluar që nga bimët barishtore e deri tek drurët e lartë. Plazhi i Divjakës ka rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi dhe temperatura mbi 200C. Kjo është një zonë ku kombinohen aktivitetet e plazhit me ekoturizmin.

Bregdeti

59

Page 62: Turizmi shqiptar

laguna e Nartes Laguna e Nartës, me një sipërfaqe prej 4.180 hektarë, përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Brezi tokësor që ndan lagu-nën nga deti është i mbuluar nga një pyll pishe. Laguna e Nartës është një tjetër eko- sistem natyror me mundësi për zhvillimin e ekoturizmit, vëzhgimit të shpendëve, peshkimit etj. Ajo përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri përsa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden 195 lloje shpendësh. Vetëm gjatë stinës së dimrit aty folezojnë 48.700 krerë shpendësh ujorë .Krahas rosave të egra janë prezent edhe shqiponja bishtbardhë, skifteri pelegrin, skifteri kthetra zi, etj. Zona e Nartës është e njohur për prodhimin artizanal të verës së cilësisë së lartë. Turizmi natyror në lagunë ndërthuret me “turin e verës “ që prodhohet këtu. Në ujërat e lagunës gjenden peshq të shumtë ku për t’u përmendur janë ngjala dhe levreku i Nartës.

60

Page 63: Turizmi shqiptar

Bregdeti

61

Page 64: Turizmi shqiptar

plazhi i Vlores

62

Page 65: Turizmi shqiptar

Qyteti i Vlorës është porti i dytë i vendit për nga madhësia dhe një prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit duke ofruar në radhë të parë produktin “sun & sea“ (diell dhe det). Zona pranë qytetit përgjatë pla-zheve të gjirit të Vlorës shquhet për hotelet e rinj e modernë si dhe lehtësirat e tjera si baret, restorantet, diskot, klubet etj. Zona turistike fillon në jug të qytetit përgjatë plazheve të vegjël dhe shkëmborë të gjirit të Vlorës. Përballë tyre ndodhet gadishulli i Karaburunit, gadishulli më i madh i breg-detit dhe ishulli i Sazanit, ishulli më i madh i Shqipërisë. Plazhet e Jonufrit që ndodhen në këtë zonë të gjirit të Vlorës zgjaten deri në përroin e Dukatit pranë qytetit të vogël të Orikumit. Plazhi rrethohet nga një zonë kodrinore e mbuluar me agrume që kon-traston mjaft bukur me ujërat blu të detit.

Bregdeti

63

Page 66: Turizmi shqiptar

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit. Kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arke-ologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo-greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut. Zonat e përshtat-shme për zhytje janë: Uji i Ftohtë dhe plazhi i Zhironit.

Këtu vëzhgohen algat e zeza e të gjel-bërta. Në perëndim gjiri i Vlorës mby-llet me gadishullin e Karaburunit, gadishu-lli më i madh i Shqipërisë. Bregu perëndi-mor i Karaburunit është spektakolar me brigje të larta dhe të copëzuara, gjire e pla-zhe të vogla. Në veri të gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alisë, shpella më e madhe detare e vendit, me një thellësi prej 30 metrash. Përsa i përket plazheve të ve-gjël të Karaburunit, duhet të përmendim ato të gjirit të Arushës, plazhet e Gramës dhe Dafinës, të cilët shquhen për ujërat e thella.Pranë plazhit të Gramës ndodhet shpella e Skllevërve. Në murin e plazhit të Gramës gjenden mbishkrime antike dhe mendohet se këtu ka qenë një tempull i Dioskurëve pellazgë. Faqja perëndimore e Karabu-runit është një prej pikave më tërheqëse të bregut shqiptar.

64

plazhi i Vlores

Page 67: Turizmi shqiptar

65

Bregdeti

Page 68: Turizmi shqiptar

66

plazhi i Vlores

Page 69: Turizmi shqiptar

Pranë gadishullit të Karaburunit gjendet ishulli i Sazanit. Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë me sipërfaqe 5.7 km2, me një gjatësi 4.8 km dhe gjerësi maksimale 2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti i Vlorës. Në antikitet ishulli është quajtur Sa-son. Ishulli përfaqëson një bllok shkëmbor me brigje të ashpra sidomos pjesa perën-dimore e ishullit. Në pjesën juglindore të ishullit gjendet plazhi zallor i Admiralit që shquhet për ujërat mjaft të pastra të detit. Sa-zani paraqet një interes të veçantë për zhyt-jet dhe së bashku me gadishullin e Karabu-runit përbëjnë një “park të vërtetë nënujor”.

67

Bregdeti

Page 70: Turizmi shqiptar

Riviera

Mbas qafës së Llogarasë ndodhen plazhet e Jonit apo siç quhen ndryshe plazhet e “Rivi-erës Shqiptare”. “Riviera Shqiptare” është një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë ku takohen dielli, deti i thellë, plazhet e vegjël shkëmborë dhe intime. Kjo është krahina më e ngrohtë e Shqipërisë ku tem-peratura mesatare e janarit është 100C dhe e korrikut 250C. Zona ka 300 ditë me diell. Nga Qafa e Llogarasë 1.057 metra mbi nive-lin e detit, hapet një pamje madhështore e bregut. Plazhi i parë është ai i Dhraleos në Palasë, i cili është një prej plazheve më ek-zotik të gjithë bregdetit shqiptar. Ai shquhet për qetësinë, ujërat shumë të thellë dhe blu të theksuar. Dhërmiu është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë Jaliksari, Shkambo dhe Gji-pea. Plazhi i Gjipesë i formuar nga një pë-rrua ka në sfond një kanion me mure deri në 70 metra të lartë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e Piratëve. Bar-kat ofrojnë dërgimin e turistëve në shpellë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhen disa hotele, restorante dhe disko të hapura verore. Në gjithë këtë zonë, duke përfshirë edhe fsha-trat e tjerë është i zhvilluar “turizmi familjar”, ku turistët mund të akomodohen në shtëpi me qera. 8 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi nga ku merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur të Jalës.

68

Page 71: Turizmi shqiptar

69

Bregdeti

Page 72: Turizmi shqiptar

Riviera

70

Page 73: Turizmi shqiptar

Himara është qendra kryesore e “bregdetit Jonian të sipërm”. Plazhet që përbëjnë Hi-marën janë: Spillea, Potami, Llamani dhe Li-vadhja. Të gjithë shquhen për ujërat e thellë, karakterin shkëmbor dhe cilësinë e mirë të ujërave të detit. Përpara Borshit ndodhen plazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektonik i Porto-Palermos ku gjendet kalaja e Ali Pa-shait . Borshi përbën plazhin më të gjatë të rivi-erës shqiptare me një gjatësi prej 6 km. Ky plazh shquhet për një konfiguracion të bu-kur i rrethuar nga masive me bimësi mes-dhetare. Turizmi familjar është forma krye-sore e akomodimit në këtë zonë. Deri në qytetin e Sarandës janë për t’u përmendur plazhet e Bunecit, Kakomesë dhe Krorëzit, plazhe këto me bukuri të rrallë dhe që shquhen për ujëra të kthjellëta.

71

Bregdeti

Page 74: Turizmi shqiptar

RivieraQyteti i Sarandës është qendra më e ma-dhe e banuar e “ Rivierës Shqiptare” dhe një nga pikat turistike më të rëndësishme të vendit. Qyteti dhe zona rreth tij ofrojnë një rrjet hotelesh që nga ata me pesë yje deri në hotele për “budget travelers” si dhe shtëpi me qera. Saranda është një pikë mjaft e frekuentuar edhe nga turistët evro-pianë dhe ndërkombëtarë që vijnë nga Kor-fuzi, i cili ndodhet vetëm 9 km larg ishullit. Vend të rëndësishëm zë pika arkeologjike e Butrinit e përfshirë në listën e UNESCO-s, që ndodhet 18 km në jug të qytetit. Në qyte-tin e Sarandës ndodhen plazhet e vogla të Centralit, Pllakave dhe Limanit. Pika më e frekuentuar është ajo e Ksamilit, i cili ndo-dhet midis gadishullit me të njëjtin emër dhe lagunës së Butrintit. Përballë tij shtrihet ishulli i Korfuzit dhe katër ishuj të vegjël të mbuluar krejtësisht nga bimësi e gjelbërt mesdhetare. Në Ksamil gjenden disa hotele dhe restorante.

72

Page 75: Turizmi shqiptar

73

Bregdeti

Page 76: Turizmi shqiptar

laguna e ButrintitLaguna e Butrintit ka një sipërfaqe prej 16 km2 dhe komunikon në ujërat e detit nëpërmjet kanalit të Vivarit 3.6 km i gjatë. Ky është një vend mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e sportit të varkave me vela. Nga pikëpamja e faunës aty jetojnë rosa e egër, rosa qafëzezë, bajza, shqiponja e fushës, skifteri kthetra zi, shqiponja bishtbardhë, lakuriqi hundëpatkua etj. Për t’u përmendur është prezenca e bretkocës epirote, e cila gjendet vetëm në këtë vend, në Shqipëri. Ekosistemi është gjithashtu i përshtatshëm për vëzhgimin e shpendëve në të cilin gjen-den 90 lloje shpendësh ujorë. Ekstremi më jugor i bregdetit shqiptar deri në kepin e Stillos përbëhët nga plazhe të virgjëra.

74

Page 77: Turizmi shqiptar

75

Bregdeti

Page 78: Turizmi shqiptar

destinacionetShqipëria shtrihet në bregun lindor të gadi-shullit Ballkanik dhe përfshihet në zonën kli-materike mesdhetare, me dimër të lagësht dhe relativisht të butë dhe me verë të nxehtë e të thatë. Si rezultat i relievit të thyer, klima është e ndryshueshme nga një krahinë në tjetrën, me kontraste në temperaturë, e cila e bën Shqipërinë një destinacion shumë të pëlqyer për turistët. Kjo hapësirë e pasur me florë dhe faunë është një ambient perfekt për aktivitete të ndryshme turistike. Detet e Adriatikut dhe të Jonit, ftojnë vizitorët të shijojnë peisazhin e mrekullueshëm si dhe kënaqësitë e kulinarisë. Lumenjtë që përsh-kojnë hapësirën e mrekullueshme shqiptare ofrojnë mundësinë e praktikimit të disa sporteve malore si : rafting, kanoe, kajak etj. Sipërfaqja e Shqipërisë dominohet nga kod-rat dhe malet. Maja më e lartë është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit.

76

Page 79: Turizmi shqiptar

Sport dhe Aventurë

Page 80: Turizmi shqiptar

ecjet & ngjitjet malore

78

Alpinizmi në Shqipëri ka mundësi të shumta për t`u aplikuar. Zonat më të rëndësishme për sportin e alpinizmit janë: Jezerca, mali i Hekurave, Razma e shumë të tjera në Alpe, Munella në Pukë, Korabi, Radomira dhe Lura në rrethin e Dibrës, Biza në rrethin e Tiranës, mali i Çikës në rrethin e Vlorës, mali i Tomo-rrit në Berat, Gjinari në Elbasan, mali i Run-gajës në Vithkuq, parku i Qafë Shtamës në rrethin e Krujës, etj. Territoret malore janë tërheqëse gjithashtu për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodi-min me çadra.

Page 81: Turizmi shqiptar

Territori i Shqipërisë ofron mundësi të mëdha për të ushtruar edhe veprimtaritë e trekingut dhe ngjitjeve malore. Tërheqës është programi treking i quajtur “trekingu i Çikës”, duke përshkuar luginën e përroit të Dukatit, vargun e Çikës, zonën e Kurveleshit dhe përfundon në bregdetin Jonian. Treking zhvillohet përgjatë itinerarit Dukat-Tërbaç-Vranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo. Zona të tjera të përshtatshme për treking dhe ngjitje ma-lore janë Alpet e Shqipërisë në pika të tilla si: Vermosh, Theth, Razëm, Bogë, Valbonë, etj. Mali Tomorrit i shtrirë në rrethet e Beratit dhe Skraparit. Vithkuqi, Voskopoja, Drenova në rrethin e Korçës, Guri Kamjes në rrethin e Pogradecit, lugina e Drinos në zonën e Dro-pullit në rrethin e Gjirokastrës si dhe itinerari Borsh-Zhulat që përshkon Kurveleshin.

Shëtitjet me këmbë janë një mënyrë tjetër për të shijuar natyrën, duke bërë njëkohë-sisht edhe aktivitet fizik. Në Shqipëri ecja në këmbë është gjithashtu një sport tepër i aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta dhe monopate, ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

79

Sport dhe Aventurë

Page 82: Turizmi shqiptar

Sporti i skive është aktivitet që i jep mundësi turistëve të shijojnë bukuritë e relievit malor shqiptar. Ai aplikohet më shumë në zonën e Korçës, e cila njihet për resortet e saj të skive si ato të Voskopojës dhe pista e Bigëllit pra-në Boboshticës (1.160 mbi nivelin e detit), ku zhvillohen edhe garat e Kampionatit Kom-bëtar të skive. Ia vlen të përmendet këtu edhe fshati i Razmës i cili është vetëm 41 km nga qyteti i Shkodrës, Boga dhe Thethi, Shishtaveci në zonën e Kukësit, Grabova në rrethin e Gramshit, Dardha në rrethin e Kor-çës. Shumë prej këtyre resorteve njihen si vënde ideale për praktikimin e sporteve të tjera si treking, alpinizëm, etj.

sportet dimerore

80

Page 83: Turizmi shqiptar

81

Sport dhe Aventurë

Page 84: Turizmi shqiptar

bicikletat malore & eksplorimi i shpellave

82

Një aktivitet i veçantë në zonat malore janë edhe turet me biçikleta malore. Këto pajime duhen marrë me vehte, mbasi nuk ofrohen me qera. Disa nga këto ture organizohen në Alpet Shqiptare, si në Theth, Bogë, Vermosh etj. Janë itinerare të cilat alternohen duke përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi. Har-tat e këtyre itinerareve janë përgatitur nga studentë të universiteteve të Shkodrës dhe Podgoricës.

Page 85: Turizmi shqiptar

Si rezultat i përhapjes së madhe të forma-cinoneve gëlqerore në territorin e Shqi-përisë, ka një zhvillim të formave të shumë-llojshme karstike, gjë e cila ka mundësuar ekzistencën e shumë shpellave karstike me interes të madh për turizmin. Vetëm në zo-nën e Shkodrës gjenden 35 shpella të tilla si: e Zhylës, Jubanit, Murriqit, Pusit, e Birrëve me rrathë, etj. Me interes të veçantë turistik mund të përmendim “Shpellën e Pëllum-basit”, e cila ndryshe quhet dhe “Shpella e Zezë”, ajo ndodhet në juglindje të Tiranës. Shpellë tjetër tërheqëse dhe njëkohësisht më e madhja në Shqipëri, është shpella e Pirrogoshit, e cila gjendet në rrethin e Skra-parit në jug të vendit. Shpella të tjera janë: shpella e Nezirit (Mat), shpella e Lekë Petës në Kurvelesh, e Trenit në Devoll etj.

83

Sport dhe Aventurë

Page 86: Turizmi shqiptar

peshkim & hipizemPeshkimi është një veprimtari që zhvillohet në bregdet, liqene dhe lumenj. Peshkimi është një burim të ardhurash për shumë banorë të bregdetit. Ndër zonat ideale për peshkimin malor janë lugina e lumit Val-bonë, përroi i Thethit ku gjuhet trofta e mermertë, lugina e sipërme e Vjosës etj. Peshkimi sportiv me grepa ka mundësi të ushtrohet në grykëderdhjet e lumenjve si ato të Vjosës, Semanit, Matit, Drinit, etj. Kënaqë-si më vete është edhe peshkimi në laguna sidomos në Karavasta, Nartë, Kune-Vain, etj.

84

Page 87: Turizmi shqiptar

Fillesat e sportit të hipizimt në Shqipëri da-tojnë rreth 100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës, ndonëse ai është praktikuar që në lashtësi. Më pas kanë vazhduar të organi-zuara më mirë, gjatë periudhës së Mbretërisë së Zogut. Pas luftës së dytë botërore, për rreth dyzet vjet hipizmi, ushtrohej vetëm nga segmente të ushtrisë shqiptare në kompeticione të ndryshme. Ky sport është praktikuar kryesisht në ato rrethe që kanë

85

qendrat më cilësore të mbarështrimit të kuajve si: në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan (Cërrik), Korçë, Divjakë, Berat, Vlorë, Fusha e Pelave në Lurë, Shishtaveci në Kukës, etj. Shtrirja gjeografike e këtij sporti është tepër interesante, ku natyra tipike për secilin nga vendet e përmendura, gërshetohet me ele-mente të veçanta natyrore, historike dhe tradicionale.

Sport dhe Aventurë

Page 88: Turizmi shqiptar

sportet ujoreSportet ujore si rafting, zhvillohen në lugi-nat tërheqëse të lumenjve dhe përrenjve të shumtë. Ushtrimi i tyre është veçanërisht i njohur në luginat e sipërme të Osumit. Gjatë këtij itinerari përshkohen kanionet e mreku-llueshme të Osumit. Itinerar tjetër është dhe ai që përshkon zonën Ura e Dashit, kanioni i Lengaricës në luginën e Vjosës. Rajone të tjera ku ushtrohen këto sporte janë lugina e Devollit në jug të vendit, Luginat e Shalës dhe Valbonës në Alpet shqiptare etj.

86

Page 89: Turizmi shqiptar

Sport dhe Aventurë

Page 90: Turizmi shqiptar

fluturimet e lira

88

Page 91: Turizmi shqiptar

Sporti i aeronautikës i ka fillimet e veta në vitet `90. Natyra shqiptare ofron mundësi të shumta për këto lloj sportesh e cila është e lidhur me kushtet e përshtatshme topografike dhe natyrore të Shqipërisë. Pika më e përshtatshme për të praktikuar këtë sport është Qafa e Llogarasë (1.052 m mbi nivelin e detit) në zonën e Vlorës, ku drejtimi i erës është shumë i favorshëm. Këtu janë zhvilluar mitingje ndërkombëtare me pjesë-marrjen e parashutistëve të huaj sidomos atyre nga Italia, Franca etj. Përveç Llogarasë, vende të tjera të përshtatshme për këtë sport janë Morava, Dajti dhe Taraboshi.

89

Sport dhe Aventurë

Page 92: Turizmi shqiptar

Mundësitë për zhytje profesionale janë zhvilluar vetëm gjatë dekadës së fundit. Zbulimet e pasura nënujore në detet e Shqipërisë ofrojnë një mundësi unike për zhytësit, për te eksploruar jetën në det dhe anijet e mbytura. Qendrat e sporteve nën-ujore gjenden në veri të Vlorës (Deti Adria-tik). Drejt jugut, nga Vlora në Sarandë ka qendra të lakmueshme dhe mundësi për t’u përfshirë në këtë lloj sporti i cili është në rritje. Vitet e fundit ekspeditat e përbashkë-ta shqiptaro-amerikane kanë arritur të zbu-lojnë anije të vjetra të mbytura në këtë zonë. Vendet më të përshtatshme për të ushtruar këtë lloj sporti janë gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, zonë në veri të Sarandës, gjiri i Vlorës, Dhërmiu, Jali, kepi i Lagjit, kepi i Rodonit etj. Në veçanti Gjiri i Vlorës ruan ani-je të mbytura, që prej antikitetit. Megjithatë më e njohura dhe më popullorja është anija e spitalit italian “PO”, e cila u mbyt në mars 1941 e qëlluar nga një aeroplan britanik “Swordfish”. Objekti i fundosur arrin një thellësi prej 33 m dhe 150 m gjatësi. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është në veri të gjirit të Sarandës, ku është zbuluar një anije e fundosur, e cila i përket shek. III ose IV B.C. Aty janë gjetur edhe amfora të mëdha. Men-dohet se ky relikt i zbuluar është ndër më të ruajturit e Mesdheut. Krahas objekteve te mbytura interesante janë edhe vëzhgimi i algave të gjelbërta dhe të zeza, koraleve etj.

90

zhytjet nenujore

Page 93: Turizmi shqiptar

91

Sport dhe Aventurë

Page 94: Turizmi shqiptar

92

zhytjet nenujore

Page 95: Turizmi shqiptar

Ishulli i Sazanit ofron më shumë përsa i përket jetës në det, me shkëmbinj të ndry-shëm nënujor, të cilët shërbejnë si një habi-tat për një varietet të gjerë peshqish dhe fauna jetësore. Pjesa lindore e ishullit është zona e preferuar për zhytje dhe ofron ske-narin më interesant. Kompani të ndryshme ofrojnë guida zhytjeje.Gadishulli i Karaburunit është një zonë e madhe dhe e paprekur, perfekte për zhytje dhe për eksplorim nënujor. Një rrymë ju-gore mban ujë të pastër dhe dukshmëri të shkëlqyer. Kjo zonë është krejtësisht e paprekur dhe e zhvilluar si një destinacion zhytjeje. Bukuria e tij është madhështore dhe potenciali i tij është i mrekullueshëm.

93

Sport dhe Aventurë

Page 96: Turizmi shqiptar
Page 97: Turizmi shqiptar
Page 98: Turizmi shqiptar

Rruga “Abdi Toptani”, Nr.4, AL 1010 Tiranë, Tel: +355 42 273 778, Tel/Fax: +355 42 260 224

www.akt.gov.al www.albaniantourism.com

[email protected] [email protected]