Tranzicioni nga Shkollat Speciale në Qendra Burimore...3 1. Qendrat Burimore Qendra burimore (QB)...

21
Tranzicioni nga Shkollat Speciale në Qendra Burimore Prishtinë, 2004

Transcript of Tranzicioni nga Shkollat Speciale në Qendra Burimore...3 1. Qendrat Burimore Qendra burimore (QB)...

Tranzicioni nga Shkollat Speciale në Qendra Burimore

Prishtinë, 2004

2

Përmbajtja: 1. Qendrat Burimore 3 2. Kosova sot 3 3. Përgatitja edukative për nxënësit e ES 6

3.1. Shkollat speciale 7 3.2. Klasët e bashkangjitura 7

4. Model i së ardhmes për Kosovën 8 5. Shpenzimet 9 12. Konkludimet 10 APENDIKS I Qendrat Burimore: dy modele APENDIKS II Organizimi I ES në komuna / një model APENDIKS III Klasët e bashkangjitura në Kosovë APENDIKS IV Roli i mësuesit në Qendër Burimore (QB) (Një model finlandez – shkolla e Jyväskylä-s për fëmijë me dëmtime në të parë) APENDIKS V Detyrat në rrjet APENDIKS VI Studimet e rrethanave

3

1. Qendrat Burimore Qendra burimore (QB) është një institucion i cili duhet të siguroj shërbimet për shkolla të rregullta me nxënës të integruar apo me klasë të bashkangjitura. Një qëllim i rendësishëm është që të ndërtohet një kompetencë në qendër, të zhvillohen metodat e mësimdhënies dhe të përgatiten materiale për shfrytëzim në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta. QB duhet të përfundoj vlerësimet lidhur me nevojat e nxënësve me nevojat të veçanta. Bazuar në vlerësim, PIE duhet të përpilohet në bashkëpunim me prindërit, mësuesit dhe me ekspertët tjerë përkatës. Kushti paraprak i rëndësishëm për integrim të suksesshëm është si rrjedhojë e qendrave burimore. Që të ndryshohet shkolla speciale në qendër burimore është proces. Mirëpo, që të organizohet kjo, do të thotë që “mësimi afatgjatë” për mësuesit e qendrave burimore është kusht. Ju e jepni din-si dhe njohurinë tuaj dhe ju duhet të lejoheni që të përtrini din-si tuajen në intervale të shkurta kohe. Aspekti më i rendësishëm i qendrës burimore është në atë mënyrë që duhet të jetë “I modernizuar” në mënyrë që të ndahen metodat më të reja përmes regjioneve. Dy modelet e qendrave burimore do të jepen në Apendiksin I 2. Kosova sot Ligji i ri merr parasysh përgatitjet për Edukimin Inkluziv. Edhe pse koncepti i qendrave burimore nuk është i vendosur në ligj, shumë seksione përmbajnë paragrafe që japin themelet e shkollave ekzistuese speciale për tranzicion të suksesshëm në qendra burimore dhe formojnë rrjetet e domosdoshme që të sigurojnë ndihmë për të gjithë nxënësit me nevojë për edukim special. 1. Është detyra e përgjithshme e MASHT-it, që në bazë të dispozitave të këtij

Ligji dhe ligjit përkatës, të nxitë arsimin e njerëzve në Kosovë dhe të kenë një program të përshtatshëm dhe të efektshëm të arsimit fillor dhe të mesëm, të pranueshëm për të gjithë. (3.1)

2. MASHT-i mund të nxjerrë udhëzime për të plotësuar qëllimet dhe parimet e përgjithshme të arsimit (4.3)

4

TË DREJTAT E FËMIUT 3. Asnjë fëmiu nuk i duhet mohuar e drejta për arsim (…) (3.2). 4. I gjithë procesi mësimor duhet t’I përshtatet aftësive, prirjeve dhe moshës së

secilit nxënës (4.2). 5. Prindërit kanë të drejtë dhe detyrë të sigurojnë që fëmijët e tyre të arsimohen

në përputhje me këtë ligj (9.1.). DETYRAT E MASHT-it 6. MASHT-i do të: a) nxitë barazinë në mundësinë për të ndjekur arsimin fillor

dhe atë të mesëm, në zhvillimin dhe aftësimin e stafit dhe në të gjitha aspektet tjera të arsimit (10.1.a.)

7. MASHT-i planifikon dhe krijon strukturën për (…)nevojën e edukimit special(11.2).

8. MASHT përmes institucioneve përkatëse bën kontrollimin profesional të cilësisë mësimore në shkollën fillore e të mesme (12.7).

9. MASHT harton politikën dhe protokolle për arsimin e personave me nevoja të veçanta dhe në veçanti:ndihmon komunat përmes financimeve shtesë ose me mjete të tjera, në mënyrë që ato të përmbushin detyrimet e tyre ndaj personave me aftësi të kufizuara apo personave të tjerë që kanë nevojë për Arsimin Special (15.1.a).

10. Merr masa për përgatitjen e teksteve shkollore dhe mjeteve të tjera arsimore të nevojshme për arsimin special (15.1.b).

11. Nxjerr udhëzime për arsimin special (15.1.c). 12. MASHT-i mund të nxjerrë udhëzime lidhur me inspektimin mjekësor dhe

ndihmën për fëmijët që marrin arsimin special. DETYRAT E KOMUNËS 13. Komuna nxitë bashkëpunimin midis mësuesve, prindërve, nxënësve,

institucioneve arsimore dhe familjes (17.2.). 14. Një komunë bashkëpunon me komuna të tjera në projekte të përbashkëta

arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe në caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla (18.2.).

15. Miraton rregullat se cilat shkolla janë përcaktuar për kapje të fushave specifike në komunë (19.1.b).

16. Komuna është përgjegjëse për identifikimin e nevojave dhe në bashkëpunim me zyrtarët e lartë të arsimit për komunë, konkurrimin pranë trupit përgjegjës për trajnimin në-shërbim të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave komunale (20.2.d).

5

17. Marrjen e masave për të siguruar përdorimin e ndërtesave dhe ambienteve të shkollave komunale pa pagesë nga mësuesit dhe personeli përkrahës i institucioneve arsimore, për qëllime të zhvillimit profesional të tyre (20.2.e).

18. Komuna: shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special. Në realizimin e kësaj detyre dhe në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, komuna konsultohet me MASHT-in dhe komunat tjera për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special (23.b).

19. Të gjithë mësimdhënësit duhet t’i nënshtrohen rikualifikimit dhe zhvillimit përkatës profesional sipas kërkesës së MASHT-it. I gjithë përsoneli I shkollës, duke përfshirë stafin përkrahës dhe administrativ, duhet t’I nënshtrohet kualifikimit që do t’u afrohet pa shkëputje nga puna (32.2).

20. Komunat u sigurojnë mësimdhënësve stazhierë kushte për kualifikim dhe stazh praktik në institucionet arsimore, në përputhje me vendimet e MASHT-it. (32.7.).

21. Para se komuna të marrë vendim për arsimin special për një fëmijë, bëhet vlerësimi profesional i nevojave specifike të këtij nxënësi. Ky vlerësim përcakton nëse nxënësi ka nevojë për arsim special dhe se çfarë lloj mësimdhënie t’u sigurohet (37.1.).

22. Nxënësit që nuk përfitojnë ose që nuk kanë mundësi të përfitojnë mësimdhënie të zakonshme në mënyrë të kënaqshme kanë të drejtë për arsim special dhe është detyra e komunës ta sigurojnë këtë arsim në bazë të dispozitave të këtij Ligji (…) (35.1).

23. Në vlerësimin se çfarë lloj mësimdhënie speciale do të jepet i kushtohet vëmendje e veçantë mundësive të individit për zhvillim (35.2.).

24. Përmbajtja e kurseve të ofruara për arsim special është e tillë që individi të përfitoj në mënyrë të përshtatshme nga mësimdhënia në përputhje me objektivat arsimorë, të realizueshme nga ai apo ajo. (…) (35.3).

25. Me kërkesë të nxënësit ose prindit të nxënësit, komuna bën verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse ekziston nevoja e arsimit special për nxënësin dhe nëse po, çfarë lloj mësimdhënie nevojitet (36.1.).

26. Arsimi special planifikohet në bashkëpunim me prindin (prindërit) e nxënësit dhe për aq sa është e mundur me nxënësin. Mendimeve të tyre u kushtohet vëmendje (36.3).

27. Vlerësimi profesional (…) shqyrton dhe përcakton çështjet në vijim: Ø Nëse nxënësi mund të përfitoj nga mësimdhënia e rregullt; Ø Vështirësitë e nxënësit në të mësuar dhe kushte të tjera të veçanta me

rëndësi për mësimdhënie; Ø Synime të përshtatshme arsimore për nxënësin, dhe Ø Çfarë lloj mësimdhënie është e përshtatshme dhe nëse është e mundur të

jepet ndihmë për vështirësitë në kuadër të dispozitave të rregullta arsimore (37.2 a-d).

28. (…) Për nxënësit që marrin arsim special, përgatiten Plane Individuale të Edukimit (PIE). Planet e këtilla duhet të specifikojnë synimet dhe përmbajtjen arsimore si dhe mënyrën e realizimit të mësimdhënies (38.1).

29. Çdo komunë themelon vetë ose në bashkëpunim me komunat tjera një shërbim këshillimor arsimor dhe psikologjik (…) (39.1.).

6

30. Ndihmon institucionet arsimore në komunë-a që të zhvillojnë kapacitetin e specializuar për të përmirësuar përshtatjen e mësimdhënies në institucione ndaj nxënësve me nevoja speciale (39.1.a).

31. Përgatit vlerësime profesionale sa herë që kjo kërkohet në bazë të këtij ligji (39.1.b).

Sipas ligjit, komunave u janë dhënë detyrat lidhur me arsimin special si në vijim:

1. Bashkëpunimi në mes të mësuesve, nxënësve, institucioneve arsimore dhe familjeve;

2. Projektet edukative, shkëmbimi i burimeve të personelit; 3. Transportimi; 4. Identifikimi i nevojave, trajnimi në shërbim për drejtorët dhe personelin; 5. Zhvillimi profesional, qasja në lehtësime; 6. Koordinimi i kushteve për përgatitje të AS me MASHT-in dhe komunat

tjera; 7. Nevoja për vlerësim dhe AS në bashkëpunim me prindërit; 8. PIE; 9. Vet apo në bashkëpunim me komunat tjera themelohen shërbime të

këshillimit arsimor dhe psikologjik; 10. Ndihmon institucionet arsimore që të zhvillojnë ekspertizë në arsimin

special; 11. Përgatitja e vlerësimit të ekspertëve.

Personeli kryesor i arsimit në zyrën komunale përbëhet, sipas l igjit, nga 3 persona: zyrtar i l artë, drejtor komunal i arsimit dhe një udhëheqës-zyrtar ekzekutiv. Komuna gjithashtu mund të ketë edhe një zyrtar të arsimit special. Është e pamundur të realizohen detyrat e dhëna pa bashkëpunim, pika e parë, p.sh bashkëpunimi në mes të mësuesve, nxënësve, institucioneve arsimore dhe familjarëve formojnë bazat e planifikimit dhe implementimit të suksesshëm të shërbimeve për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara. Modeli i planit të veprimeve me bashkëpunim të mundshëm është cekur në Apendiksin II.

7

3. Përgatitjet arsimore për nxënësit me aftësi të kufizuara Mundësitë që një nxënës me aftësi të kufizuara të vijoj shkollën për momentin nuk janë të dyfishta. Ata mund të vjojnë mësimin në shkollë speciale apo në klasë të bashkangjitura. Për momentin vetëm disa nxënës janë të integruar në klasë të rregullta. Në Kosovë janë 7 shkolla speciale. 5 nga shkollat janë të përcaktuara për dëmtime intelektuale, 1 shkollë për dëmtime në të dëgjuar dhe një shkollë për dëmtime në të parë. Nuk ka ndonjë shkollë për dëmtime fizike, apo për nxënës me dëmtime të tjera. OJQ-ja HANDIKOS ka një program për fëmijët me dëmtime fizike dhe familjet e tyre. Numri i klasëve të bashkangjitura po rritet shumë shpejt dhe për momentin ka hyrjen kryesore të nxënësve me dëmtime. 3.1. Shkollat Speciale Ndërtesat dhe pajisjet Dy shkollat për fëmijët me dëmtime shqisore (dëmtime në të parë, të shurdhër dhe me vështirësi dëgjimi) sot janë të pajisura në atë mënyrë që u ofrohen mjaft shumë standardeve evropiane. Megjithatë, ka mungesë të mjeteve ndihmëse të dëgjimit dhe pajisje të zmadhimit të zërit për dëgjim në shkollën për të shurdhër dhe me vështirësi dëgjimi. Shkollave për dëmtime intelektuale, fatëkeqësisht, nuk u është kushtuar vëmendje e njejtë nga donatorët ndërkombëtar. Burimet njerëzore Të gjitha shkollat speciale kanë mësues të cilët kanë marrë pjesë në trajnimin e Zhvillimit Profesional dhe / ose në trajnimin TESFA të mbajtura nga FSDEK-u, e gjithashtu edhe defektologët me njohuri të mësimdhënies së nxënësve me dëmtime të llojeve të ndryshme. Kjo nënkupton se është një pellg i madh i ekspertëve të cilët mund të shfrytëzohen dhe janë shfrytëzuar si trajnerë / mësues itinerar. Përderisa numri i klasëve të bashkangjitura po rritet, theksimi i vendosur në burimet ekzistuese është i tmerrshëm. Trajnimi i ri i zhvillimit profesional (70 mësues specialist të rinj në 4 vjet), programet për Master dhe Doktoraturë, plus trajnimi i vazhdueshëm TESFA do të ndihmoj gjendjen / situatën. Megjithatë, këto aktivitete do të zënë vend deri në fund të vitit 2007. Shfrytëzimi i duhur i burimeve të reja njerëzore do të jetë i domosdoshëm që të vazhdoj drejtimet pozitive.

8

Materialet e mësimdhënies Edhe pse shumë shkolla speciale janë mirë të pajisura, kur të arrijnë kompjuterët dhe pa jis jet t jera, megjithatë mungesa e materialeve të përditshme të mësimdhënies ende është evidente. 3.2. Klasët e bashkangjitura Numri i klasëve të bashkangjitura, siç është e cekur, po rritet shumë shpejt. Për momentin (15.3.2004) 36 klasë po funksionojnë. Nga këto 11 klasë të reja + 8 klasë të reja në ndërrime po planifikohen,në përgjithësi numri i tyre është 55 klasë. Dy nga klasët ekzistuese janë për të shurdhër, 2 klasë për fëmijë me dëmtime të shumëfishta dhe të tjerat për nxënësit me dëmtime intelektuale. (Apendiks III.) Vendosja në klasë të bashkangjitur duhet të jetë hapi i parë drejt inkluzionit. Qëllimi kryesor i vendosjes do të duhej të ishte për t’i dhënë fëmiut kompetencat e nevojshme për të kaluar në klasë të rregullt tek bashkëmoshatarët e tij. Në fazën kalimtare/tranzicionale ekzistenca e mësuesit të arsimit special në shkollë (mësuesi i klasës së bashkangjitur), çfarë do të thotë se ndihma e menjëhershme është e mundur për mësuesin në klasë të bashkangjitur. 4. Modeli i së ardhmes Më sipër na tregon neve se blloqet e para për ndërtimin e funksionimit të shoqërisë së arsimit inkluziv në Kosovë tashmë janë aty. Arsimi inkluziv pa qendrat burimore funksionale, krijon shqetësim për komunat, të cilat mund të jenë tejet të mbingarkuara. Në shumë vende (p.sh. Danimarkë dhe Norvegji) termi qendra burimore është ndryshuar në qendrat e kompetencës si përqëndrim kryesor brenda qendrës për të ngritur kompetencën në mes të mësuesve të personelit. Përmes rrjetit ose ndërtimit të departamenteve (mjekësore, psikologjik, terapeutike, etj) qendrat burimore kanë zgjëruar bazat e tyre në mënyrë që të mbulojnë të gjitha nevojat e nxënësve. Qëllimi është të zhvillohen qëndrimet, hartimi i politikës dhe provizioni në mënyrë që të ngritet/promovohet integrim i kualitetit të mirë. Detyrat e MASHT-it Ø Përmes legjislacionit të caktoj shkollat që duhet të funksionojnë si qendra

burimore. Ø Të vendos rreth misionit të qendrave burimore. Ø Të pranoj organizimin e ri brenda shkollave. Ø Ndryshoj përshkrimet e punës për mësuesit, të cilët punojnë si mësues

itinerar. Ø Të vendos rreth nevojës për personel tjetër përveç personelit arsimor.

9

Ø Të siguroj ndërtimin e kompetencës brenda shkollës burimore. Ø Të vendos rreth regjioneve të cilat do të mbulohen nga qendrat burimore

(ndarjen në regjionet përkatëse gjeografike të mbulimit të personave me dëmtime në të pamur, dhe të shurdhërit/gjysëm të shurdhërit, me dëmtime në të pamur në tërë Kosovën).

Ø Të udhëtohet mundësisht në të gjitha regjionet. Ø Kontrollimin e kualitetit të AS. Detyrat e shkollave speciale/qendrave burimore Ø Organizoni shkollën/qendrën që të takoj nevojat e të gjithë nxënësve me

dëmtime kurdo që ata të arsimohen. Ø Së bashku me prindërit dhe me specialistët tjerë përgatit, monitoro dhe

ndihmo implementimin e PIE për çdo nxënës që ka nevojë për arsimin special.

Ø Në bashkëpunim me organet tjera siguro që të gjitha nevojat e nxënësve janë takuar (arsimore, mjekësore, terapeutike etj).

Ø Organizo kurse profesionale për nxënësit, mësuesit, prindërit, personelin dhe persona të tjerë që kanë nevojë për njohuri.

Ø Prodho, zhvillo dhe demonstro pajisjet dhe mjetet ndihmëse, e gjithashtu edhe materialet e mësimdhënies dhe të të mësuarit, të cilat janë të vlefshme veçanërisht për nxënësit individual.

Ø Jep trajnim direkt në fusha specifike të planprogramit/ kurrikulumit. Ø Zhvillo mësimdhënien dhe të mësuarit dhe përmirëso qasjen kurrikulare për

nxënësit përmes metodologjive të reja të mësimit. Ø Inico dhe koordino projekte zhvillimore në shkollë dhe komunitet. Ø Siguro të dish-si dhe aftëso personelin brenda qendrave burimore përmes

“arsimimit afatgjatë”. Ø Përmes informatave funksionojnë organet e ngritjes së vetëdijës. Ø Në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitet dhe MASHT-in

përfundon gjurmime dhe kontrollon kualitetin e aktiviteteve brenda qendrës dhe aktiviteteve të jashtme të qendrës.

Ø Ndërto rrjetin e mësuesve, profesionistëve të tjerë, grupeve të prindërve, shkollave dhe kolegëve. Qendrat burimore mund të jenë rrjet apo mund të punojnë që të zhvillojnë një rrjet efektiv në mes të organizatave dhe personelit kyç.

Ø Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, mbaj kontakt me zhvillimet fqinje dhe merr pjesë në trajnimin në shërbim.

Sipas paragrafit 11.2 në Ligjin e Arsimit të MASHT-it, duhet në veçanti të planifikohen dhe zhvillohen lehtësimet për (…) nevojën e arsimit special e gjithashtu edhe çështja e mësimdhënies në AS (15.1.c). Kështu që përmes aktiviteteve të MASHT-it që qendrat burimore mund të themelohen në Kosovë dhe është MASHT-i i cili lëshon udhëzimet se si këto qendra duhet të organizohen.

10

5. Costs Inkluzioni si politikë arsimore nuk nënkupton se ti do të kursesh të holla. Por nuk është e domosdoshme mënyra më e shtrenjtë e arsimit. Trajnimi në-shërbim dhe ndërtimi i kapacitetit është ndërtuar në sistem përmes legjislacionit të ri. Kjo nuk është e veçantë vetëm për shkollat speciale (qendrat burimore) mirëpo është filozofi e të gjithë sistemit shkollor. E njejta shkon edhe për prodhimin e materialeve. Në një rajon të vogël siç është Kosova, shpenzimet e udhëtimit nuk do të jenë edhe aq të shtrenjta. Qendrat burimore mund të kenë nevojë për personel shtesë. Kjo prapë se prapë do të jetë e pashmangshme, gjithashtu në rastet e lejimit të të gjithë nxënësve me dëmtime në shkolla speciale. Dhe, pasi që numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët nuk vijojnë shkollën është i tmerrshëm, nevoja për të ndërtuar më shumë shkolla speciale në mënyrë që të sigurohet arsimimi për të gjithë do të vendoste një tendosje të madhe në buxhetin e Njësisë së arsimimit special në MASHT. Kështu që janë shpenzime afatshkurtëra brenda kornizës normale të përgatitjes arsimore. Përmes krijimit të klasëve të bashkangjitura dhe arsimit inkluziv ata vetëm formojnë një pjesë të nevojës për krijimin e shkollave dhe arsimit për të gjithë në Kosovë. Filozofia e re duhet të ndërtoj shkolla të reja, të mira për të gjithë nxënësit. Ashtu siç Kosova duhet të ndërtoj shkolla të reja në të ardhmen, kjo filozofi do të ishte në përputhshmëri me deklaratat e të drejtave të të gjithë fëmijëve dhe me një çmim të ndershëm. Dhe, në një përspektivë afatgjate, arsimi i personave me nevoja të arsimit special është detyrë e kursimit të shpenzimeve. Dhe për më tutje, kualiteti i jetës së fëmijëve nuk ka etiketë të ngjitur me çmim. 6. Konkludimet Ø Koncepti i qendrave burimore është qendror në qëllimin e arsimit inkluziv dhe

politikës përmes botës perëndimore. Ø Në mënyrë që të themelohet një qasje efektive drejt inkluzionit të gjitha

shkollat dhe siguruesit e arsimit duhet të konsiderojnë funksionet e tyre në marrëdhënie me nxënësit me nevoja specifike të arsimit.

Ø Suksesi i përgatitjes inkluzive së pari është i varur nga struktura,kualiteti dhe kuantiteti i burimeve të shpërndara. Qendrat burimore janë burime të rëndësishme.

Ø Qendrat burimore mund të ekzistojnë në llojllojshmëri të formave. Nuk ka ndojnë urdhër por ata sigurojnë shërbime specialiste, esenciale që të përkrahin arsimin e integruar dhe të mësuarit në komunitet.

Ø Theksimi i qendrave burimore është në kualitetin dhe përgatitjen e mësimdhënies dhe të mësuarit në modelin e rrjedhës së rregullt shkollore.

Ø Roli qendror për qendrën burimore është që të përkrah trajnimin në-shërbim për të gjithë mësuesit e nxënësve me nevoja të veçanta në klasët e tyre.

Ø Përmes konferencave, seminareve, buletinit informativ dhe përdorimit të internetit, qendrat burimore mund të përkrahin gjurmimin dhe përtërirjen në zhvillimin e praktikave ndër-disiplinare.

11

Ø Qendrat burimore duhet të kërkojnë rrjetin me njëri-tjetrin në mënyrë që të vlerësojnë kualitetin dhe efektivitetin e shfaqjes së tyre në përkrahjen e nxënësve me nevoja të veçanta, mësuesve të tyre dhe prindërve.

Ø Qendrat burimore duhet të qëndrojnë të hapura për kontribuimin e ideve të reja, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. (HELIOS II / EU 1997)

Referencat:

12

Ligji nr. 2002/________ për Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë \ Helios II (1997) Roli i Qendrave Burimore në Përkrahjen e Integrimit në Arsim. EU, Sjöstedt, S (1997) Sex små punkter, vägen till kunskap (Six small dots, the road toëards knoëledge) Editum.

13

APENDIKS I QENDRAT BURIMORE Dy modele: Modeli 1 Ky model mund të përdoret gjatë periudhës së tranzicionit. Shumica e mësuesve në shkolla speciale janë të përgjegjshëm për numër të caktuar të integrimit të nxënësve me aftësi të kufizuara në vend. Detyrat e mësuesve janë të ndara në mes të mësimdhënies në klasë-në shkollë speciale, mësuesit itinerant, detyrat drejtuese e gjithashtu edhe detyrat zhvilluese. Në këtë mënyrë mësuesit ende mbesin si mësues klase, kështu që mund të mbajnë kontakt me mësimdhënien e përditshme të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kur jepet një ditë e “lirë” për mësimdhënien itinerante apo detyrat zhvilluese, mësuesi mund të përfundoj detyrat trefishuese të dhëna. Modeli merr në konsideratë kompetencat ekzistuese brenda shkollës / Qendrave Burimore. Kjo përfshin zhvillimin progresiv profesional që drejton në modelin e II-të të qQendrave burimore.

14

Modeli 2 Mësuesit e interesuar në punën si mësues itinerant janë zgjedhur. Shkolla është e ndarë në departamente të ndryshme, ku disa mësues kujdesen për mësimdhënien në shkollë, funksionet e të tjerëve si mësues itinerant dhe mentorët për mësuesit në rrjedhën e rregullt, e gjithashtu edhe për ekspertët rreth nxënësve. Njësia e prodhimit të materialeve siguron prodhimin e materialeve të mësimdhënies dhe një grup (re)habilitues që përmban p.sh. personelin shëndetësor dhe terapistët të cilët janë në detyrë të mirëqenies dhe habilitimit të nxënësve. Në vendet ku p.sh integrimi i fëmijëve me dëmtime në të parë është bërë pothujase tërësisht, nxënësit të cilët vijojnë shkollat speciale janë fëmijët me dëmtime shtesë sepse fëmijët me dëmtime shtesë vijojnë shkollat lokale. Në disa vende (Suedi dhe Norvegji) të GJITHË fëmijët (përveç fëmijët me dëmtime në të dëgjuar, përderisa gjuha e shenjave konsiderohet të jetë gjuhë minoritare dhe shurdhësia jo si dëmtim; të shurdhërit kanë kulturë në vete) janë rreth integrimit në shkolla të rregullta. QENDRA BURIMORE MODELI II

NJËSIA E MËSIMDHËNIES (KURSET)

NJËSIA E MËSUESVE ITINERAR

Eksternale MËSUESIT SPECIALIST REGJIONAL

NJËSIA E VLERËSIMIT

NJËSIA E (RE) HABILITIMIT

NJËSIA E PRODHIMIT TË MATERIALEVE

KURSI KONVIKTET

Specializimi. Puna, eksternale dhe internale, është bërë në bashkëpunim të ngushtë përmes konferencave javore brenda shkollës.

15

APPENDIKS IV ROLI I MËSUESIT NË QENDRËN BURIMORE (RC) (një model finlandez – shkolla nga Jyväskylä për fëmijët me dëmtime në të parë) 1. Shpërndarja e informatave: Ø Rreth arsimimit të nxënësve me nevoja të veçanta Ø Rreth shkollave të tyre / RC 2. Trajnimi në-shërbim: Ø Nxënësi Ø Shtëpia e nxënësit Ø Shokët e nxënësit Ø I tërë komuniteti rreth nxënësit Kjo është e dhënë përmes: Ø Vizitave të shkollës Ø Vizitave të shtëpive Ø Përmes telefonit Ø Përmes letrave Ø Periudhave të asistimit për nxënësit në qendrat burimore Ø Ligjëratat në qendra burimore apo në komuna: çështje pedagogjike; gjendja

sociale; mundësitë arsimore; çështja e shërbimeve për nxënësit; çështja mjekësore

3. Diskutimet dhe kontaktet lidhur me nxënësin: Ø Autoritetet shkollore Ø Autoritetet sociale Ø Spitalet 4. Materialet e të nxënit / mësimdhënies: Ø Vlerësimi i nevojave Ø Përdorimi i mësimdhënies Ø Nëse është e nevojshme, pjesëmarrja në planifikimin dhe përgatitjen e

materialeve Ø Nëse është e nevojshme, ndihma me teste 5. Ndihma teknike: Ø Informata rreth mundësive Ø Vlerësimi i nevojave dhe përshtatshmëria në arsim Ø Ndihma në pajisjen me mjetet ndihmëse 6. Organizimi i udhëtmit në qendra burimore:

16

7. Bashkëpunimi me profesionistët tjerë: Ø Brenda qendrave burimore Ø Në shkollën (komunën) e nxënësit 8. Organizimi i kurseve për nxënësit në qendra burimore: Ø Përpilimi i sfondit të materialeve Ø Organizimi i bashkëpunimit të njerëzve të cilët marrin pjesë në vlerësimin e

mësimdhënies / vëzhgimit në qendrat burimore Ø Përgatitja e PI për secilin pjesëmarrës në kurs Ø Pjesëmarrja së bashku me edukatorët / ekspertët tjerë në implemetimin e

kursit Ø Pjesëmarrja në planifikimin e tranzicionit të nxënësve Ø Pjesëmarrja në planifikimin profesional për nxënësit Ø Përgatitja e vlerësimit dhe raporteve tjera informative në shkollat e rregullta

dhe prindërit Ø Pjesëmarrja në zhvillimin e arsimit 9. Organizimi i informacionit për mësuesit përmes: Ø Materialit informativ Ø Prodhimi i materialeve arsimore në distancë Ø Vizitat në qendra burimore Ø Planifikimi i kursit dhe përfundimi i kurseve, p.sh. arsimi i të rriturve 10. Puna në të shkruar: Ø Informacioni i nxënësve Ø Raportet e udhëtimeve Ø Shkruarja e raporteve deklaruese nëse kërkohet Ø Artikujt në arsimin special 11. Bashkëpunimi: Ø Shkollat tjera speciale, qendrat burimore, dhe OJQ-të Ø Administratorët e shkollave Ø Siguruesit e mjeteve ndihmëse dhe shërbimeve të tjera Ø Spitalet 12. Pjesëmarrja në arsimin e mëtutjeshëm lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar: 13. Aktivitetet tjera: Ø Pjesëmarrja në kurse dhe konferenca si specialist Ø Pjesëmarrja në aktivitete të tjera brenda kësaj fushe.

17

APENDIKS V DETYRAT E RRJETIT: Ø Vendosja e ekspertizës / dëmtimeve jashtë shkollës së sotme Ø Vendosja e grupeve vlerësuese të ekspertëve / vlerësimi Ø Koordinimi i trajnimit në-shërbim Ø Shmangia nga bllokimi i aktiviteteve Ø Koordinimi aktiv i monitorimit të PIE Ø Prodhimi i materialit Ø Zhvillimi i metodave të mësimdhënies / të mësuarit Ø Seminaret / trajnimet Ø Informatat / vetëdijësimi Ø Projektet Ø Aktivitetet ekstra-kurrikulare Ø Gjurmimi Ø Kontrolli i kualitetit Ø Rrjetet e mëtutjeshme Ø Grupi nxitës Ø Shpërndarja e informatave Ø Përmirësimi i nivelit të edukimit special në Kosovë

./…

18

APENDIKS VI RAST STUDIMOR 1 Një vajzë 8 vjeçare me sindrom të Daunit, që jeton në Prizren Kariera arsimore e nxënësit Përderisa nxënësja D ka pasur vetëm dëmtime të lehta intelektuale, prindërit së bashku me Njësinë e arsimit special brenda komunës, një mësues specialist nga shkolla speciale dhe qendra burimore “Lef Nosi” për dëmtime intelektuale, pasi kanë bërë vlerësimin kanë vendosur që D duhet të vijoj mësimin në klasën e bashkangjitur brenda shkollës së rrjedhës së rregullt afër shtëpisë së saj. Kjo klasë është shumë heterogjene përderisa disa nga nxënësit kanë probleme të rënda në nxënie dhe dy kanë dëmtime të lehta në të dëgjuar. D ka mësuar shkrim dhe lexim edhe pse shkrimi i tij ende është i vështirë të kuptohet edhe nga vet ajo. Ajo, megjithatë është në gjendje të ketë paqe/qetësi me shumicën e shokëve dhe shoqeve të klasës në shumë lëndë që mësohen në klasë. Kushtet për përkrahje Përkrahja është siguruar në përputhshmëri me Ligjin e arsimit dhe në statutet e lëshuara nga MASHT-i. Komuna e Prizrenit ka formuar grupet përkrahëse të arsimit special në bashkëpunim me shkollën “Lef Nosi”, e cila formon bazat për përkrahje të dhënë në këtë fushë. Monitorimi, përkrahja dhe këshilla e dhënë është drejtuar në përmirësimin e kushteve të mësimit në klasë. Mësuesit të klasës i jepet trajnimi në-shërbim që t’i ngritë aftësimin. Përkrahja e siguruar Mësuesi i klasës pranon përkrahje javore nga mësuesi itinerant nga “Lef Nosi”. Përmes kësaj përkrahje të dhënë në klasë, PIE nuk është përpiluar vetëm për D-në, mirëpo për të gjithë nxënësit në klasë. Planprogrami është i adaptuar që të takoj nevojat e nxënësit në të gjitha fushat. Shkathtësitë akademike, gjithashtu edhe aktivitetet e përditshme dhe shkathtësitë sociale janë pjesë e asaj që e siguron shkolla. Orari i përditshëm gjithashtu është riorganizuar në bashkëpunim me personelin nga qendra burimore, kështu që nxënësit në vend të orëve normale mësimore 45 minutëshe, kanë një orar fleksibil që varet nga detyrat e përfunduara gjatë ditës. Çdo vjet klasa përfundon projekte speciale në bashkëpunim me studentët e

19

zhvillimit profesional në Universitetin e Prishtinës. Këto projekte mund të vazhdojnë me javë ku të gjitha subjektet integrohen në projekt. Mësuesit gjithashtu janë të regjistruar në programin e trajnimit TESFA në mënyrë që të ngrisin nivelin e njohurisë dhe të kenë mundësinë të marrin pjesë në rrjetin e mësuesve me nxënës me nevoja të veçanta. Trajnerët TESFA janë gjithashtu të regjistruar në vlerësimin kualitativ të punës në klasë. Ekipi rreth klasës për më tutje siguron përkrahjen e familjes dhe bashkëpunimin në mes të shkollës dhe shtëpisë dhe kjo po përmirësohet gjatë tërë kohës. Përcjell / Komentet D kishte disa subjekte shkollore të cilat ajo me të vërtetë i ka pëlqyer. Ajo kishte zë të mirë, sens të mirë të ritmit dhe i pëlqente vizatimi. Është sygjeruar që ajo të integrohet në klasë të rregullt në muzikë dhe art vitin tjetër. Kjo gjithashtu do të rritë aftësimin e saj shoqëror (ajo është dalluese dhe gjithmonë në disponim të mirë, mirëpo ka vështirësi në pritjen e radhës për të folur në një bisedë). D nuk është parashikuar që të vijoj këtë klasë kudo në shkollë. Ajo do të përfshihet në shumë lëndë vitin e ardhshëm dhe shkathtësitë e saj përmirësohen shumë shpejt. Ajo, megjithatë, ende do të ketë nevojë për trajnim special në matematikë gjatë disa viteve të ardhshme. “Lef Nosi”, kur ajo të jetë e gatshme të shkoj nga shkolla, ka kthyer në qendër të tërësishme burimore gjithashtu edhe për trajnime profesionale të cilat do të asistojnë atë në shkollimin e saj profesional. RAST STUDIMI 2 Një djalë 12 vjeçar S me dëmtime në të parë (të pamurit e dobët) që jeton në Pejë Karriera arsimore e nxënësit: Fëmiu S me dëmtime në të parë , i zbuluar në vitet e hershme. Dëmtimi i tij në të parë është për shkak të degjenerimit makular. Ai ka vijuar orët mësimore dhe një zmadhues nga oftalmologu. S së pari ka vijuar shkollën speciale për dëmtime në të parë “Xheladin Deda” në Pejë. Ai ka shkuar në atë shkollë në moshën 7 vjeçe. Pasi që shkolla ka marrë pjesë në Pilot Projekte të arsimit inkluziv, S ishte në mes të 10 nxënësve më të shkathët të cliët janë zgjedhur për projekt. Ai është vendosur në shkollë me klasë

20

të bashkangjitur (KB) afër shtëpisë së tij. Ai megjithatë nuk është vendosur në KB por në klasë të rregullt së bashku me shokët e tij të klasës. Mësuesit e KB, drejtori i shkollës, e gjithashtu edhe mësuesit e klasëve të rregullta kanë marrë pjesë në trajnimin special TESFA për dëmtimet në të parë. Mësuesi i klasës së rregullt për më tutje është pranuar si “student me gjysëm-orari” gjatë modules së dëmtimeve në të parë nga trajnimi i zhvillimit profesional, ofruar nga UP. Asaj gjithashtu i janë dhënë orë mësimore në Braill dhe për përdorimin e numratores në qendrën burimore “Xheladin Deda”. Kjo është pranuar nga Njësia e arsimit special brenda komunës së Pejës. Kushtet e përkrahjes MASHT-i së bashku me komunën e Pejës dhe “Xheladin Deda” kanë pranuar idenë e Pilot Projektit. Fondet janë caktuar për aktivitetet e mësuesve itinerant, trajnim të mësuesve dhe disa ndryshime/modifikime në kushtet fizike për shkollën siç janë ngjyrosja për të rritur kontrastet në ndërtesë dhe klasë, ndriçim më të mire, perde). Përkrahja e siguruar Qendra burimore ka siguruar llampa të punës e gjithashtu CCTV për nxënësit, p.sh. e njejta që ai e ka përdorur edhe në shkollë speciale. Mësuesit e klasëve të bashkangjitura dhe mësuesit e klasëve të rregullta kanë formuar një ekip në shkollë. Së bashku me mësuesin itinerant ata kanë përgatitur PIE për S-në. Pasi që ai është një djalë mendjemprehtë, nuk kishte nevojë për përshtatje kurrikulare. Fokusi kryesor është vendosur në metodat e mësimdhënies (p.sh. prospekti i informatave në dërrasën e zezë, gjatë eksperimenteve në kimi, gjërat që konsiderohen në sporte etj.) Mësuesi itinerant i viziton shkollat / klasa në baza të rregullta Kushtet e të parit të S-së, fatëkeqësisht po dobësohen gjatë tërë kohës. Atij mund t’i nevojitet Brailli dhe udhëzime në lëvizshmëri në të ardhmen. Ekipi rreth S po i diskuton këto çështje me S dhe familjen e tij. Ata për momentin kanë vështirësi të pranojnë se S mund të verbohet plotësisht. Përcjell / Komentet S ka të gjitha mundësitë që t’ia dalë mirë me modulin e inkluzionit në shkollë. Me një përkrahje të përshtatshme dhe përmes të mësuarit të teknikave ai do të jetë në gjendje të shkoj nëpër shkollë si më i pari i klasës së tij. Ai është pranuar shumë mirë në mesin e shokëve të tij dhe është përshtatur mjaft mirë.

21

Është vështirë të parashikohet në këtë fazë zgjedhja e tij profesionale për të ardhmen. Ai është nxënës me një diapazon të gjerë të aftësive. Përpiluar nga grupi punues: Vedat Bajrami/MASHT - koordinator Solveig Sjostedt/FSDEK- II anëtar i grupit Muharrem Cërmjani – anëtar i grupit Ahmet Mahmutaj - anëtar i grupit Gëzim Kajtazi – anëtar i grupit Naser Zabeli- anëtar i grupit