TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e...

24
TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI

Transcript of TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e...

Page 1: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

TIR ANA INTERNATIONAL AIRPORTPORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI

Page 2: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

2

the Airport

Page 3: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Falë procesit gjithpërfshirës të moderni-zimit dhe ndërtimit të një terminali të ri e mbresëlënës për pasagjerët, aeroporti - i cili mban emrin e misionares së njohur shqiptare, Nënë Tereza - është tashmë një qendër moderne e transportit ajror, me mjedise të këndshme për pasagjerët dhe me standarde të larta të sigurisë, një fakt ky që konfirmohet nga organi-zata ndërkombëtare dhe nga kompani ajrore me përvojë.

Që prej 23 prillit të 2005-ës, aeroporti është menaxhuar privatisht. Brenda kornizës së një Marrëveshjeje Koncesioni të tipit BOOT (Ndërto, Zotëro, Opero, Transfero), një kompani e re me të drejtat e plota të pronarit mori përsipër drejtimin e aeroportit si dhe kryerjen e veprimeve për përmirësimin infrastrukturor dhe të shërbimeve në të. Në fund të periudhës së koncesionit, në vitin 2025, aeroporti do t’i rikthehet shtetit shqiptar.

Mirësevini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza

I vendosur rreth 17 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë

Tereza është qendra më e rëndësishme e transportit ajror në vend. Aeroporti lidh këtë vend të

Evropës juglindore me qendrat kryesore evropiane të biznesit, dhe ndër kontributet e veta më të

rëndësishme, rendit mbështetjen për zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit mesdhetar prej 450

kilometrash të gjatë të Shqipërisë. Gjatë vitit 2007, aeroporti vendosi rekorde të reja në numrin e

pasagjerëve, lëvizjet e trafikut ajror dhe transportin e mallrave, ndërsa 14 kompani ajrore siguruan

lidhje të qendrueshme të Tiranës me 29 vendmbërritje.

3

Page 4: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Synimi që kompania Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës SHPK (TIA) - më

parë e njohur si Tirana Airport Partners - i ka vënë vetes, është që të drejtojë

aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit në përputhje me standardet më të

larta të sigurisë dhe të cilësisë së shërbimit, duke ofruar njëkohësisht, linja të

reja fluturimesh e duke përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve.

Në mars të vitit 2007, me hapjen e terminalit të ri të pasagjerëve, u kurorëzua faza më e rëndësishme për modernizimin e aeroportit. Ky përurim u parapri nga përfundimi i rrugës që lidh aeroportin me kryeqytetin. Në harmoni me zhvillimin e vrullshëm të trafikut të pasagjerëve, TIA ka nisur fazën e zgjerimit të terminalit të pasagjerëve.

rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza

4

Page 5: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Gjatë kësaj periudhe zhvillimesh, menaxhimi i aeroportit mbështetet në

njohurinë dhe përvojën e tre aksionerëve të TIA-s:

• HOCHTIEF AirPort GmbH (HTA), një nga liderët e nivelit botëror në menaxhim dhe investime në fushën e aeroporteve, me aksione në pesë aeroporte ndërkombëtarë, është investitori strategjik që ofron ekspertizën e nevojshme të operimit dhe menaxhimit

• Deutsche Investitions- und Entwick-lungsgesellschaft (DEG), anëtar i Grupit Bankar KfW i specializuar në financimin e koorporatave dhe inves-timet infrastrukturore në Evropë, kon-tribuon me përvojën financiare

• Albanian-American Enterprise Fund (AAEF), një kompani investuese e themeluar nga Kongresi Amerikan për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, i ofron TIA-s ekspertizën financiare. Në vitin 2004, përmes një konkursi të vështirë, kjo kompani fitoi tenderin ndërkombëtar, ku shteti shqiptar i hapi rrugën marrëveshjes 20-vjeçare të koncesionit për operimin e Tirana International Airport

5

HOCHTIEF AirPort GmbH (HTA)

DEG Deutsche Investitions-und Entwicklungs-gesellschaft (DEG)

Albanian-American Enterprise Fund (AAEF)

47% 31.7% 21.3%

Tirana International Airport SHPK

Page 6: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Misioni i Tirana International Airport Shpk është t’i ofrojë Shqipërisë një infrastrukturë prestigjioze

aviacioni ndërkombëtar me shërbim të sigurtë e të klasit të parë, për pasagjerët dhe kompanitë

ajrore. Për ata që do të vizitojnë këtë vend, përshtypja e parë dhe e fundit do të jetë aeroporti i

kryeqytetit të tij i menaxhuar më së miri.

Misioni i TIA-s

6

Page 7: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Misioni i TIA-s

7

Page 8: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Shqipëria

Pak fjalë rreth Shqipërisë

Shqipëria është një ndër destinacionet më tërheqëse në rajon. Deri më tani,

e vizituar nga pak njerëz, Shqipëria premton një ndërthurje frymëzuese

qytetërimesh dhe kulturash, që e bëjnë këtë vend evropian krejt unik.

8

Shqipëria ka një vijë të bukur bregdetare që zgjatet në brigjet e detit Adriatik duke nisur prej Malit të Zi deri në gjirin e Vlorës, ku Adriatiku takon detin Jon. Prej këtu e më tej, në drejtim të jugut, shtrihet bregdeti shkëmbor i krijuar prej zbritjes së thiktë në det të maleve të larta që mbushin atë zonë.

Malet dhe lumenjtë e shumtë të Shqipërisë ofrojnë mundësi të ndryshme për turizëm sportiv, përfshirë shumë lloje sportesh, përkrah mundësisë për shijimin e një natyre të mrekullueshme.

Historia dhe kultura e vendit është magjepsëse. Disa qytete shqiptare ruajnë një paraqitje që ka ndryshuar pak me kalimin e shumë brezave dhe ruajnë në gjirin e vet zbulime arkeologjike që shkojnë prapa në histori për më shumë se 2000 vjet. Vendzbulime të shumta arkeologjike e bëjnë Shqipërinë tejet të përshtatshme për turizëm të interesave të veçanta.

Page 9: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Shqipëria

9

Page 10: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Historia e aeroportit

10

Page 11: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Historia e aeroportit

Aeroporti i Tiranës u ndërtua në vitet 1955 – 1957 dhe fillimisht nisi funksionimin nën emrin Aeroporti

i Rinasit. Deri në rënien e regjimit komunist, në fillim të viteve 90-të, trafiku në këtë aeroport ishte

tejet i kufizuar. Me hapjen e vendit ndaj botës, që u shoqërua me largimin e një numri të madh të

qytetarëve shqiptarë për të punuar e jetuar jashtë vendit, frekuentimi i aeroportit u rrit ndjeshëm.

I përballur me nevojën e vazhdueshme për të përmirësuar aeroportin, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë lëshoi një ftesë për investitorët ndërkombëtarë që ishin të interesuar të ndërmerrnin ndërtimin e një terminali të ri dhe mjediseve të tjera, si dhe të merrnin përgjegjësi për funksionimin e aeroportit. Për këtë qëllim u organizua një tender, i cili u fitua nga konsorciumi Tirana Airport Partners (tashmë shndërruar në kompaninë e menaxhimit Tirana International Airport SHPK). Kjo kompani mori në dorë menaxhimin e aeroportit më 23 prill 2005.

Që nga kjo datë aeroporti ka qenë objekt i ndryshimeve rrënjësore. Çdo mjedis është modernizuar dhe u ngrit një terminal i ri pasagjerësh. Tashmë, në aeroport përmbushen standardet më të larta ndërkombëtare në terma të shërbimit, infrastrukturës dhe kujdesit për mjedisin e zhvillimet sociale në zonën përreth.

11

Page 12: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

zgjerimi dhe modernizimi

12

Page 13: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

13Që prej fillimit të Marrëveshjes së Koncesionit, TIA ka qenë tejet e suksesshme në përmbushjen

e detyrimeve të veta në përputhje me marrëveshjen. Gjatë 2007-ës, TIA përuroi brenda afateve

kohore terminalin e ri të pasagjerëve dhe vepra të tjera infrastrukturore. U shënuan, gjithashtu,

arritje të tjera që dëshmojnë suksesin në rritje të kompanisë. Para përfundimit të vitit, aeroporti priti

pasagjerin e vet të njëmiliontë, sërish përpara parashikimit.

Shifra rekord u regjistruan, gjithashtu, në sasinë e mallrave të përpunuara dhe në lëvizjet ajrore. Aktualisht 14 kompani fluturimesh përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe lidhin kryeqytetin shqiptar me 29 vendmbërritje në vende të ndryshme.

Për më tepër, janë kryer punime për-mirësuese dhe riparime që përfshijnë shndërrimin e mjediseve të terminalit të vjetër në zyra për administratën e TIA-s si dhe përmirësime në pistë.

Gjithë zhvillimet që ndodhin në TIA bëhen me kujdes të veçantë për të siguruar që mjedisi dhe zhvillimi social i zonës përreth aeroportit të jenë në qendër të vëmendjes gjatë marrjes së çdo vendim në TIA.

Rritja e regjistruar në numrin e pasagjerëve dhe në fushat e tjera të aktivitetit çoi drejt vendimit për të ndërmarrë investime të mëtejshme, me objektiv zgjerimin e terminalit të ri të pasagjerëve. Faza e dytë e modernizimit për zgjerimin e terminalit, e parashikuar në projektin e përkryer të arkitektit malajzian Hin Tan, tashmë ka nisur. Një investim në shifrat 20 – 30 milionë euro do të përfundojë në vitin 2009. Puna do të nisë në muajt e parë të 2008-ës dhe do të rrisë dukshëm kapacitetin vjetor të aeroportit për pritjen e pasagjerëve.

Page 14: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Standardet e cilësisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hartuar një Politikë të Cilësisë që synon

përmbushjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në infrastrukturë, siguri

dhe komoditet, e që përqendrohet në kënaqësinë e pasagjerëve, kompanive të

fluturimit si dhe të përdoruesve të tjerë.

TIA kryen rregullisht studime për të vlerësuar se sa të kënaqur mbeten klientët prej shërbimeve të ofruara, si dhe për të parë respektimin e standardeve të cilësisë në terma të lehtësirave, sigurisë dhe rehatisë në aeroport. Në opinionin e klientëve tanë, TIA ofron një cilësi shumë të mirë shërbimesh. Në veçanti janë të vlerësuara nga klientët lehtësitë në orientim, cilësia e shërbimeve në mjedise, kontrollet e sigurisë dhe shërbimet para fluturimit.

14

TIA siguron që mjediset, pajisjet dhe stafi të jenë në dispozicion gjatë gjithë kohës për të menaxhuar aeroportin dhe për të treguar aftësitë e tij në ofrimin në mënyrë të pandërprerë të shërbimeve që përmbushin nevojat e klientëve.

Në TIA klientët do të gjejnë lehtësirat e duhura për njerëzit me nevoja të veçanta, ndërkohë që brenda terminalit ndodhet një qendër shëndetësore, që kujdeset për çdo urgjencë gjatë 24 orëve.

Page 15: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Marketingu

TIA ka përshtatur një politikë që synon nxitjen e kompanive për të hapur

linja të reja të fluturimit nga dhe drejt Tiranës. Ritmet e shpejta të rritjes

tregojnë se deri më tani TIA ka qenë e suksesshme në këto përpjekje.

Ndër cilësitë që e bëjnë TIA-n një vendmbërritje tërheqëse për kompanitë

ajrore janë:

• Fleksibiliteti • TIA në bashkëpunim me Drejtorinë

e Përgjithshme të Aviacionit Civil ofron fleksibilitet të lartë në dhënien e orareve

• Orari i operimeve TIA funksionon 24 orë gjatë 7 ditëve

të javës

• Shërbim i shkëlqyer Ekipet tona janë të organizuar në

mënyrë perfekte për të maksimizuar efektivitetin dhe fleksibilitetin. Ne ofrojmë kohë të shkurtër përgatitjeje për fluturimet në kthim, shpërndarje të shpejtë bagazhesh, personel të trajnuar mirë, etj, të cilat janë disa nga kërkesat e shoqërive ajrore, dhe që TIA i ofron.

15

Page 16: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

16Transporti i mallrave

Transporti ajror i mallrave në Shqipëri është në konkurrim me forma të tjera të

transportit dhe pjesa e tij e tregut është relativisht e ulët. Megjithatë, ka pasur

një rritje domethënëse në këtë sektor gjatë viteve të fundit. Në vitin 2007, pas

hapjes së terminalit të ri të transportit të mallrave, TIA regjistroi një rritje në

masën 65% krahasuar me vitin 2006, që gjithashtu kishte shënuar epërsi me

vitin paraprirës. Në të ardhmen e afërt pritet rritje e mëtejshme në paraqitjen

e këtij shërbimi, falë infrastrukturës tërësisht të përmirësuar dhe zhvillimeve

përreth aeroportit.

Disa tregues teknikë të terminalit të transportit të mallrave:• sipërfaqja e terminalit është 1,021m²• shërbim i përkushtuar doganor• nivel i lartë sigurie• sistem kontrolli me kartë hyrjeje• mbrojtje e automatizuar nga zjarri• sistem IT manovrimi

Pozicioni gjeografik i TIA-s:• 32 km nga porti i Durrësit• 17 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.• udhëkryq dhe pikëlidhje mes jugut dhe

veriut të Shqipërisë• lehtësisht i arritshëm për industrinë

shqiptare të përqendruar në Tiranë apo rrethinat e saj.

Page 17: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

17

Page 18: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

18

Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje

Page 19: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

19Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron një llojshmëri të gjerë shërbimesh

duke nisur nga dyqanet e luksit deri tek kafenetë, ndërsa restoranti ofron një

mjedis të këndshëm për të pushuar dhe shijuar udhëtimin.

Në TIA klientët gjejnë mundësi të shumta për të blerë dhurata për të dashurit

e tyre. Një llojshmëri e gjerë dyqanesh të tillë si La Charme, Gjikondi, Adrion,

Nino Vitali dhe të tjerë ofrojnë artikuj zbukurues, muzikë, veshje të modës apo

pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet

në zonën pa taksa janë gjithashtu një mundësi e mirë për blerje cilësore dhe

të leverdisshme para udhëtimit.

Kafenet dhe baret e aeroportit, Café Albania, Segafredo dhe Coli’s Bar i ngjasojnë oazeve me atmosferën e tyre plot gjallëri, ku mund të mblidhen shijuesit e kafes. Këtu pasagjerët tanë mund të çlodhen dhe të shijojnë ushqime të shijshme, lëngje të freskëta të frutave apo ëmbëlsira të ndryshme, në një mjedis tejet qetësues.

Në restorantin e aeroportit mund të provohen ushqimet e shijshme të kuzhinës shqiptare dhe asaj mesdhetare. Restoranti Piazza është i mirënjohur për mikpritjen e tij si dhe për shumëllojshmërinë e gatimit. Gjithçka është prodhim i freskët i një stafi të specializuar.

Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje

Page 20: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

20

Të dhëna teknike Gjatësia e pistës 2,750 metra Gjerësia e pistës 45 metra Orientimi i pistës 176°/356° (18/36) Kategoria ICAO e aeroportit Kategoria e I-rë Mbulimi ICAO i mbrojtjes nga zjarri Kategoria e VII-të Koordinatat gjeografike 41.414742 N, 19.720561 E

Statistikat për 2007 Pasagjerë 1,107,325 Lëvizjet ajrore 18,264 Transporti i mallrave 3,483 tonë Personeli i kompanisë së aeroportit rreth 250 Personeli i të gjitha kompanive në aeroport rreth 700 Numri total i punonjësve rreth 950

Page 21: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

fakte dhe shifra

21

Page 22: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

22Si mund të shkohet në aeroport?

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ndodhet rreth 17 kilometra larg kryeqytetit

shqiptar. Eshtë shumë e lehtë të shkosh atje nëpërmjet autostradës me katër

korsi Tiranë – Durrës.

Rinas Express, një shërbim transporti 24-orësh, ofron udhëtime të rregullta me autobus, drejt aeroportit dhe në drejtimin e kundërt, çdo një orë. Çmimi i biletës për një udhëtim është 200 lekë.

Një tjetër mënyrë e lehtë për të udhëtuar drejt aeroportit është me taksi. Shërbimi i taksive mundësohet nga çdo qytet shqiptar e në qytetet kryesore ky shërbim mund të sigurohet përmes telefonit. Udhëtimi nga Tirana në aeroport zgjat rreth 20 – 30 minuta, megjithëse koha e udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të trafikut.

Page 23: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

23

Adria Airwayswww.adria-airways.comTel: 00355 4 272 666

Albanian Airlineswww.albanianairlines.com.alTel: 00355 4 235 162

Alitaliawww.alitalia.comTel: 00355 4 230 023

AlpiEagleswww.alpieagles.comTel: 0039 499 793 624

Austrian Airlineswww.aua.comTel: 00355 4 235 029

Belleairwww.belleair.itTel: 00355 4 240 194

British Airwayswww.britishairways.com Tel: 00355 56 460 000

Club Airwww.clubair.itTel: 00355 4 239 982

Hemus Airwww.hemusair.bgTel: 00355 4 230 410

JAT Airwayswww.jat.comTel: 00355 4 251 033

Lufthansawww.lufthansa.comTel: 00355 4 258 010

Malev Hungarian Airlineswww.malev.huTel: 00355 4 234 163

Olympic Airlineswww.olympicairlines.comTel: 00355 4 228 960

Turkish Airlineswww.turkishairlines.comTel: 00355 4 234 902

Kompanitë e fluturimit në TIA

Page 24: TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT PORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI · pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet në zonën pa taksa janë gjithashtu një

Statusi: Mars 2008Me kalimin e kohës informacioni në këtë botim mund të ndryshojë.

Tirana International Airport Nënë Tereza

Tirana International Airport SHPK

Godina e Administratës

Rinas, Tiranë

Shqipëri

Tel: 00355 4 381 600

Faks: 00355 4 379 065

[email protected]

www.tirana-airport.com