Thembra e Akilit

5
Thembra e Akilit Akili, heroi grek i përfshirë në Luftën kundër trojanëve, nuk është një njeri i vdekshëm si gjithë të tjerët, por bir i një nereide të njohur, perëndeshës Tetidë dhe i mbretit Peleu, një njeri i thjeshtë dhe i vdekshëm. Akilit i është parathënë se do të vdesë i ri, në kulmin e betejës. Nëna e tij e di se askush nuk mund t’i shpëtojë fatit, por megjithatë përkshtohet që ta shndërrojë fatin e të birit. Dhe është pikërisht kjo që e bën tronditëse historinë e tij, të rrëfyer tek Iliada e Homerit: a do të arrijë Akili ta shndërrojë fatin e tij? A mund ta bëjë këtë një qenie njerëzore? Tetida di se një larje në Stiks, lumi i Hijeve, në mbretërinë e Hadit, do ta bëjë të birin të pavdekshëm; pra, ajo çon fëmijën në atë botë të poshtme për ta zhytur në ujërat e errëta të lumit, por meqë e mban nga thembra, kjo e fundit mbetet jashtë ujit dhe mbetet i vetmi vend i prekshëm i trupit yë Akilit të ri. Kur shpërthen Lufta e Trojës, Tetida e vesh të birin me rroba gruaje, që t’i shpëtojë trysnisë së luftëtarëve. Odiseja, i dërguar në Trojë nga Agamemnoni, përmes dredhisë, e nxit djaloshin të bashkohet me grekët: ai u fryn trumbetave për një kohë shumë të gjatë, si për të larguar një rrezik tepër të afërt dhe kërcënues, që Akili të flakë fustanin dhe të rrëmbejë ushtën dhe mburojën për t’u hedhur në përleshje. Ka dhjetë vjet që ka vazhdon Lufta e Trojës dhe ka shkaktuar viktima të shumta. Ndërkaq lind një grindje që

description

Mitologji

Transcript of Thembra e Akilit

Page 1: Thembra e Akilit

Thembra e Akilit

Akili, heroi grek i përfshirë në Luftën kundër trojanëve, nuk është një njeri i vdekshëm si gjithë të tjerët, por bir i një nereide të njohur, perëndeshës Tetidë dhe i mbretit Peleu, një njeri i thjeshtë dhe i vdekshëm. Akilit i është parathënë se do të vdesë i ri, në kulmin e betejës. Nëna e tij e di se askush nuk mund t’i shpëtojë fatit, por megjithatë përkshtohet që ta shndërrojë fatin e të birit. Dhe është pikërisht kjo që e bën tronditëse historinë e tij, të rrëfyer tek Iliada e Homerit: a do të arrijë Akili ta shndërrojë fatin e tij? A mund ta bëjë këtë një qenie njerëzore?

Tetida di se një larje në Stiks, lumi i Hijeve, në mbretërinë e Hadit, do ta bëjë të birin të pavdekshëm; pra, ajo çon fëmijën në atë botë të poshtme për ta zhytur në ujërat e errëta të lumit, por meqë e mban nga thembra, kjo e fundit mbetet jashtë ujit dhe mbetet i vetmi vend i prekshëm i trupit yë Akilit të ri.

Kur shpërthen Lufta e Trojës, Tetida e vesh të birin me rroba gruaje, që t’i shpëtojë trysnisë së luftëtarëve. Odiseja, i dërguar në Trojë nga Agamemnoni, përmes dredhisë, e nxit djaloshin të bashkohet me grekët: ai u fryn trumbetave për një kohë shumë të gjatë, si për të larguar një rrezik tepër të afërt dhe kërcënues, që Akili të flakë fustanin dhe të rrëmbejë ushtën dhe mburojën për t’u hedhur në përleshje.

Ka dhjetë vjet që ka vazhdon Lufta e Trojës dhe ka shkaktuar viktima të shumta. Ndërkaq lind një grindje që kundërvë Agamemnonin, prijësin e grekëve, me Akilin. Në fakt, Agamemnoni, i joshur nga skllavja e bukur me të cilën Akili është dashuruar, Briseida, vendos ta rrëmbejë atë. I çmendur nga tërbimi, Akili braktis luftën dhe tërhiqet në çadrën e tij, mospërfillës nga humbjet që pësojnë grekët. Ai nuk që të dëgjojë më asgjë, madje sa lutjet përgjëruese të mikut të tij më të mirë, Patroklit. Vetë Tetida, duke harruar atë që ishte

Page 2: Thembra e Akilit

parathënë, shqetësohet për nderin e të birit dhe nuk duron ta shohë Akilin e saj trim aq moskokëçarës për fatin e grekëve. Në Olimp, perëndesha shkon t’i lutet Zeusit të bëjë gjithçka që Agamemnoni t’i kthejë Briseidën të birit. Zeusi, që kishte dobësi për Tetidën, me të cilën dontë të martohej, ndërhyn dhe i ndihmon trojanët të korrin fitore të tilla që do ta nxitin Akilin që të kthehet përsëri në luftë. Nga ana tjetër, Agamemnoni jo vetëm që vendos t’i kthejë briseidë Akilit, por i ofron edhë një pjesë të madhe të tij të luftës, që Akili gjysmëperëndi të pranojë të rinisë betejën. Megjithatë, mbreti i madh grek vazhdon të mos pranojë të kërkojë të falur dhe akili mbetet në çadrën e tij.

Atëherë çdo gjë shkon keq e më keq për grekët dhe humbja duket se po afron. Akili i jep armatimin e vet Patroklit, mikut të tij, duke bërë kështu që të gjithë të besojnë se ai e nisi sërish luftën. Ndërkaq, Hektori, kundërshtari i madh i Akilit dhe i përkrahur nga Apoloni, vret Patroklin. Akili, me të mësuar për vdekjen e mikut të tij, lëshon një britmë të tillë dhimbjeje, sa trojanët ia mbathin me të katra. Pastaj çdo gjë përshpejtohet. Duke iu bindur vetëm dëshirës së tij për t’u hakmarrë për vdekjen e mikut të vet. Akili i thotë Agamemnonit se është gati të pajtohetme të. Agamemnoni i kërkon të falur dhe i jep Briseidën. Akili hidhet në luftë dhe vret shumë armiq para se të hasë Hektorin; përleshja midis dy heronjve është e llahtarshme. Zeusi, përballëluftëtarësh aq trima, duhet të marrë një vendim: ail ë në jetë Akilin, ndërsa Hektori vdes.

Atëherë Akili vepron kundër çdo ligji hyjnor: e lidh trupin e Hektorit në koçinë e tij, për ta tërhequr në pluhur përmes qytetit, para se ta braktisë para kampit, pastaj shkon t’I bëjë kujti met mikut të vet, Patroklit. Megjithatë, kur babai i Hektorit, vetë Priami, mbreti i Trojës, vjen t’I lutet tërë përgjërim për t’I dhënë kufomën e të birit, gjysmëperëndia e harron zemërimin e tij dhe i dorëzon babait fatkeq trupin e të birit të vrarë në betejë.

Para se Akili të rrëmbejë armët, Tetida i kërkon Hefestit, perëndisë së zjarrit dhe të metaleve, t’I farkëtojë një mburojë magjike. Pavarsisht nga kjo fati ndjek rrjedhën e vet. Grekët

Page 3: Thembra e Akilit

hidhen përsëri në sulm kundër mureve të Trojës, kur një shigjetë e Paridit, ëllai më i vogël i Hektorit, që kishte rrëmbyer Helenën e bukur dhe kishte shkaktuar tër atë luftë, e plagos për vdekje Akilin në thembër. Është e vërtetë që Apoloni, i cili mbështeste trojanët, e drejtoi shigjetën në të vetmin vend të trupit të heroit. Varrimi i Akilit vazhdoi për shtatëmbëdhjetë dite; gjatë kësaj kohe, Tetida dhe nereidat e tjera përgjuan të vdekurin. Vetë Atena mirosi trupin e Akilit, që u dogj ditën e tetëmbëdhjetë.

Vrulli i Akilit të pashëm dhe ngulmi i tij krijojnë unitetin e Iliadës së Homerit, ajo çka ishte parathënë dhe përpjekjet e nënës së tij për të luftuar kundër fatit, i japin gjithë forcën regimi, që në të vërtetë nuk do të kishte eksistuar pa thembrën r famshme të Akilit.

JETA E MITITBurimet – Zemërimi i Akilit është tema kryesore e Iliadës së Homerit (shek IX J.K.) , një epope me më shumë se 15000 vargje. Aty bëhet fjalë vetëm për një episod të luftës së Trojës, një episod i shkurtër, por përcaktues. Çdo gjë nis nga grindja që kundëervë mbretin grek, Agamemnonin me Akilin,

gjithashtu po grek. Më pas vjen zemërini i Akilit dje pasojat e tij.

Më pas , poeti romak Publius Papinius Statius ( rreth viteve 45 – 96 pas J.K.), shkroi epopenë Akili. Duke dashur të tregojë fatin e heroit, ai përpilon vetëm një pjesë shumë të vogëk të planit të tij. Vepra mbetet e papërfunduar. Ndoshta në qendër ishte historia e dashurisë midis Akilit dhe Deidaminës, vajzës së mbretit të Skirosit.

Letërsia – Akili nuk është paraqitur gjithmonë si hero. Në tragjedi – komedinë e tij Trilusi dhe Kresida Uilliam Shekspiri (1564 – 1616), e tregon në

Page 4: Thembra e Akilit

një kënd jo dhe aq miklues. I mbetur në kamp dhe pa asnjë shpetësim, ai matet me shakara me mikun e tij, Patroklin. Pjesa e Shkspirit është një parodi e Iliadës. Dy shekuj më vonë, Akili shfaqet nën një dritë tjetër të Johan Volfgand von Gëtes (1749 – 1832), në një pjesë të veprës së tij Akili, që duhej të përfshinte shtatë këngë. Gëtja shkroi vetëm këngën e parë, në të cilën mendimi dhe shqetësimi i Akilit vërtyten rreth vdekjes, përherë të pranishme.

Muzikë - Historitë e ndryshme të dashurive të Akilit shërbejnë për sfond në shumë opera, sidomos në epokën baroke. Zhan – Baptist Lyli (1632 – 1687), kompozoi një suitë për balet mbi këtë temë, Alsidiana dhe Poleksandri.Fidrih hendelit (1685 – 1759), e titulluar Deidamina , është e viti 1739; historia merr aty një kthesë groteske.

Iconografia – Një gotë shumë e famshme, e datuar në shekullin V para

J. K, nxjerr në skenë Akilin dhe Briseidën, autori i saj është quajtur sipas emrtit të heroit; Piktori Akil. Ky objekt bën pjesë në koleksionin e Vatikanit. Pier Paul Rubensi (1577 – 1640) ka pikturuar Tetida zhyt Akilin në stiks dhe Zemërimi i Akilit kundër Agamemnonit, dy tablo që gjenden në Museum Boymans-van Beuningen të Roterdamit. Zhan Ogyst Dominik Ingres (1780 – 1867), realizoi tablonë Akili pret të dërguarit e Agamemnonit, që ndodhet në muzeun e Ecole des Beaux – Arts të Parisit.

Page 5: Thembra e Akilit