Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

25
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT TEZA E PROVIMIT KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE te dates 30 prill 2011 A. KONTABILITETI FINANCIAR (70 pikë) I. SHPJEGONI : 1. Çfare eshte jeta e dobishme e nje aktivi? (2 pikë) Përgjigja: Jetë e dobishme e nje aktivi është: - Periudha gjatë së cilës një aktiv pritet të përdoret nga njësia ekonomike, ose (1 pikë) - Numri i produkteve (ose njësive të tjera të ngjashme) që njësia ekonomike pret të përftojë nga përdorimi i aktivit. (1 pikë) 2. Çfare eshte aktivi i kushtezuar? (2 pikë) Përgjigja: Aktiv i kushtezuar eshte nje kerkese e krijuar nga ngjarje te shkuara, ekzistenca e se ciles konfimohet vetem nese ndodh ose nuk ndodh nje ose disa ngjarje te ardhshme te pasigurta, 1

description

kontabilitet

Transcript of Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Page 1: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

TEZA E PROVIMIT

KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE

te dates 30 prill 2011

A. KONTABILITETI FINANCIAR (70 pikë)

I. SHPJEGONI :

1. Çfare eshte jeta e dobishme e nje aktivi? (2 pikë)

Përgjigja:

Jetë e dobishme e nje aktivi është:

- Periudha gjatë së cilës një aktiv pritet të përdoret nga njësia ekonomike, ose (1 pikë)

- Numri i produkteve (ose njësive të tjera të ngjashme) që njësia ekonomike pret të përftojë nga përdorimi i aktivit. (1 pikë)

2. Çfare eshte aktivi i kushtezuar? (2 pikë)

Përgjigja:

Aktiv i kushtezuar eshte nje kerkese e krijuar nga ngjarje te shkuara, ekzistenca e se ciles konfimohet vetem nese ndodh ose nuk ndodh nje ose disa ngjarje te ardhshme te pasigurta, (1 pikë) qe nuk jane nen kontrollin e plote te njesise ekonomike raportuese. (1 pikë)

3. Si trajtohet qiraja financiare tek mikronjesite? (4 pikë)

Përgjigja:

1

Page 2: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Qiraja financiare tek mikronjesite trajtohet si qira operative. (2 pikë) Regjistrimi i saj behet ne baze te parimit te bazes monetare, pra kestet regjistrohen ne momentin kur ndodhin arketimet dhe pagesat. (2 pikë)

II. PERZGJIDHNI DHE SHKRUANI NE FLETORE ALTERNATIVEN E SAKTE

1. Cili nga zërat në vijim NUK përfshihet në pasqyrën e të ardhurave sipas SNRF/SNK të periudhës aktuale: (2 pikë)

a) efektet e korigjimeve të gabimeve të periudhave të shkuara. b) të ardhurat dhe humbjet nga veprimtaritë jo të vijueshme. c) të ardhurat ose humbjet nga zërat e jashtëzakonshëm.d) rregullimet që vijnë nga ndryshimet në politikat kontabël.

2. Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit nr.2 është që të japë: (2 pikë)

a) informacione shtesë mbi veprimtarinë e njësisë ekonomike. b) konceptet dhe rregullat bazë të përcaktuar në SNRF lidhur me zbatimin e politikave

kontabël, vlerësimet dhe korigjimet e gabimeve. c) konceptet dhe rregullat bazë vetëm për ndërtimin e bilancit dhe pasqyrës së të ardhurave. d) konceptet dhe rregullat bazë të përcaktuara në ligjin “Për kontabilitetin dhe

pasqyrat financiare” si dhe të vendosë rregullat për zbatimin e politikave kontabël, vlerësimet, korigjimet e gabimeve etj.

Përgjigja: (d)

3. Aktivi Afatgjate Jomaterial fillimisht regjistrohet me: (2 pikë)

a. Kosto.b. Shumën e rivlerësuar.c. Të dyja.

Përgjigja: (a)

4. Nje humbje e parashikuar (e pritur) nga kontrata e ndertimit duhet te: (2 pikë)

a. Mos merret ne konsiderateb. Njihet ne fund te kontrates.c. Shperndahet gjate jetes se kontrates.d. Njihet menjehere.

2

Page 3: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Përgjigja: (d)

III. ZGJIDHNI USHTRIMET E MEPOSHTME

Ushtrimi 1. (5 pikë)Njesia ekonomike “Besa” sh.p.k shet nje paisje zyre me date 1 prill 2011. Ne bilancin e celjes kemi keto te dhena lidhur me te:

- Vlera fillestare 150.000 leke

- Norma e amortizimit 20%

- Amortizimi i akumuluar 90.000 leke

- Çmimi i shitjes i arketuar ne banke 70.000 leke

Kerkohet: Te regjistrohet ne ditar shitja e pajisjes se zyres dhe te percaktohet dokumentacioni i perdorur.

Zgjidhja:

Fillimisht llogaritet amortizimi i pajisjes se zyres nga data 01 janar – 01 prill 2001Amortizimi vjetor = 150.000*0.2 = 30.000Amort. 3 mujor = 30.000/ 12 *3 = 7.500

Regjistrimi ne ditar : Debi : Shpenzime amortizimi 7.500Kredi: Amortizimi i akmuluar 7.500 sipas pasqyres amortizimit ……..

Regjistrimi i shitjes dhe cregjistrimit te kompjuterit nga librat e kontabilitetit:Debi : Amortizimi i akumuluar 97.500Debi : Banka 70.000Kredi : Pajisje Zyre 150.000Kredi : Fitimi nga shitja e pajisjes 17.500 sipas fat shitjes ….. MA bankes …..

Shenim: 1. Do te konsiderohet e sakte amortizimi i llogaritur me metoden lineare, qofte i thjeshte, qofte me vlere te mbetur.

3

Page 4: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

2. Kontabilizimi i shitjes do te konsiderihet e sakte me aplikim te t.v.sh ose pa aplikim te t.v.sh.

Ushtrimi 2 (5 pikë)Alfa sh.p.k gjate vitit 2010 ka shitur me para ne dore 50 kompjutera me nje cmim 30 000 leke copa me 1 vit garanci. Gjate kesaj periudhe shoqeria per riparimin e defekteve te garancise ka paguar nga banka 15.000 leke shpenzime riparimi. Nga eksperinca e viteve te kaluara rezulton se 5% e vleres se kompjuterave te shitur eshte harxhuar nga shoqeria per riparimin e defekteve brenda garancise. Me 31.12.2010 shoqeria per te mbuluar shpenzimet e riparimit te defekteve te periudhes se garancise a duhet te llogarise nje detyrim per shitjet me garanci (provizion)? Nese po sa duhet te jete ai ?Te kryhen veprimet ne ditar lidhur me :

a. Shitjet e kompjuterave b. Pagimin e shpenzimeve te riparimit c. Llogaritjen e provizionit

Zgjidhja:

Per shitjen e kompjuterave :

Debi: Llogari te arketueshme 1.500.000 lekeKredi: Te ardhura nga shitja 1.500.000 leke

Per llogaritjen e provizionit :(30.000* 50 )* 5%Debi: Shpenzime per riparime te defekteve 75.000 leke Kredi: Provizone per shpenzime riparimi 75.000 leke

Per pagesen e provizionit :Debi: Provizione per shpenzime riparimi 15.000 lekeKredi: Banka 15.000 lekeShenim: Konsiderohet zgjidhje e sakte mbyllja e llogarise Provizione per shpenzime riparimi, ashtu sikurse edhe lenia hapur e kesaj llogarie.

Ushtrimi 3 (4 pikë)Auto Star Albania shet vetura të markës mercedez benz. Për shitjet e bëra jep një garanci prej 3 vitesh për riparimin e defekteve të ndërtimit të makinave të shitura. Sipas eksperiencës së viteve të mëparshme rezulton se rreth 10% e makinave të shitura gjatë një viti dalin me defekte të rënda, 40% dalin me defekte normale dhe 50% pa defekte. Nga eksperienca kosto e riparimit të një defekti të rëndë është 2 milione lekë dhe e një defekti normal ishte 500 mijë lekë. Gjatë vitit 2007 janë shitur 30 autovetura të cilat do të gëzojnë të drejtëtn e garancisë për tre vitet e ardhme.

4

Page 5: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Kërkohet:1. A duhet të njohë Autostar Albania një provizion në fund të vititi 2007? (1 pikë)2. Nesë po cila do të jetë vlera e provizionit? (3 pikë)

Zgjidhja: 1. Po, sepse ka mundësi që të ndodhin difekte dhe të dalin burime në të ardhmen (1 pikë)2. Vlera mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme:

Kostoja mesatare e pritshme do të jetë: (30 vetura x 10%) x 2.000.000 + (30 vetura x 40%)x 500.000 = 6.000.000 + 6.000.000 = 12.000.000 (3 pikë)Ushtrimi 4 (3 Pikë) Shoqëria Pepsi sha ka marrë nga Autostar shpk me qira një autoveturë për një periudhë qiraja 5 vjeçare. Jeta ekonomike e autoveturës parashikohet të jetë 7 vjet. Kontrata e qirasë parashikon që Pepsi sha të blejë autoveturën në fund të afatit të qirasë me ½ e vlerës së tregut në atë moment plus dhe një shumë prej 0.2 % të vlerës së tregut të autoveturës në datën e shitjes, e cila do t’i shërbejë Autostar për të përballuar shpenzimet e shitjes.Kërkohet: Tregoni si duhet të klasifikohet kontrata e qirasë nga Pepsi sha.

Përgjigje:Kontrata e qirasë nga Pepsi sha do të klasifikohet si qira financiare (SNK 17, pika 10b & 10c ose SKK 7, pika 12b & 12c) sepse në rastin e kësaj shoqërie afati i qirasë përfshin pjesën më të madhe të jetës ekonomike të aktivit ~ 71% (5 vjet/ 7 vjet) dhe opsioni i blerjes së aktivit në fund të afatit të qirasë me ½ e vlerës së tregut në atë moment është qartë më i ulët se vlera e vërtetë e aktivit.

Ushtrimi 5 (10 pikë) Njesia ekonomike “Dea” tregton detergjente. Ne date 01/01/2011 ajo ka gjendje per artikullin (X) 100 cope me cmimin 2 000 leke copa me vlere 200.000 leke. Gjate vitit ka blere me likuidim te mevonshem edhe 100 cope me cmim blerjeje 2 300 leke dhe ka shitur 150 cope me cmim shitje 3000 leke copa. Ne date 31/12/2011 behet inventarizimi fizik ne magazine dhe rezulton gjendje 40 cope. Pra konstatohen 10 cope mangut nga te cilat 6 cope iu ngarkuan magazinierit per faj te tij, kurse per 4 cope ai nuk u percaktua fajtor. Ne date 31.12.2011, cmimi I artikullit X ne treg ishte 3200 leke/cope.Kerkohet: Te regjistrohen veprimet e mesiperme ne ditar, ne kushtet kur njesia perdor metoden e invertarizimit te vazhdueshem ( FIFO).

Zgjidhja:

a) Debi : Mallra 230.000

5

Page 6: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Kredi : Llogari te pagueshme 230.000

b) Debi : Llogari te arketueshme 450.000 Kredi : Te ardhura nga shitja 450.000

c) KMSH 315.000 Mallra 315.000

KMSH= gj.fillim + blerjet – gj.fund = 200.000 + 230.000 - ( 50 njesi * 2.300 )

Gjendja e inventarit sipas kontabilitetit paraqitet :

Gj.Fillestare + Blerjet – Gj.Fund (100 + 100 – 40) = 160 cope Diferenca = 160 – 150 shitja = 10 cope

Sistemimi i diferencave : 6 cope * 3.000 (cmimi i shitjes) = 18 000 i ngarkohet magazinierit 4 cope * 2.300 (kosto FIFO ) = 9.200 si humbje

Debi: Debitore te ndryshem 13.800 ose 18.000 ose 19.200Debi: Humbje nga mungesat ne magazine 9.200Kredi: Mallra 23.000Kredi: Te ardhura te tjera 0 ose 4.200 ose 5.400

Shenim: Vleresimi i diferences ne ngarkim te magazinierit eshte ne kompetence te organeve drejtuese dhe mund te behet ose me kosto ose me cmimin e shitjes ne momentin e konstatimit te diferences.

Ushtrimi 6 (10 pikë)Per ndermarrjen SEDNI , lidhur me listepagesen e muajit Mars kemi keto te dhena :

Administratori: paga baze mujore 150.000 leke i cili ka dhe keto shtesa: shtese funksioni 10% dhe shtese per vjetersi ne pune 10 000 leke.

Drejtori i prodhimit:, paga baze mujore 100.000 leke, i cili ka dhe keto shtesa : shtese per veshtiresi ne pune 10.000 leke dhe shtese per vjetersi ne pune 10.000 leke.

Kontabilisti: paga baze mujore 75.000 leke , shtesa per vjetersi 5%.

Gjate muajit Mars drejtori i prodhimit (punon ne ndermarrjen Sedni prej 11 vitesh) per arsye shendetesore nuk eshte paraqitur ne pune dhe ne date 30 Mars sjell ne zyren e finances nje raport mjekesor me 14 dite pushimi.

6

Page 7: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

1. Llogarisni tatimin mbi te ardhurat personale mbi cdonjerin (shkalla tatimore 10% per pagat mbi 30.000 leke) (2 pikë)

2. Llogarisni kontributin e sigurimeve shoqërore (paga referuese minimale 16.820 leke dhe maksimale 84.100 lekë, kontributi ndërmarrjes = 16.7 % dhe i punëmarrësit = 11.2 %) (2 pikë)

3. Llogarisni vleren qe duhet ti paguhet drejtorit te prodhimit per ditet me raporte. Kontabilisti vleren e raportit mjekesor mendon se duhet ta paguaje Insituti i Sigurimeve Shoqerore.dhe nuk i llogarit ato si detyrime te shoqerise. Si mendoni ka vepruar drejt ai? (4 pikë)

4. Kontabilizoni shpenzimet për pagat për ndërmarrjen SENDI, ndalesat për TAP (tatimi mbi të ardhurat personale), për sigurimet shoqërore dhe shendetesore detyrim te ndermarrjes dhe punonjesve. (2 pikë)

Administratori :

Paga Bruto = 150.000 + 15.000+ 10.000 = 175.000TAP = 175 000 X 0.1 = 17 500Sigurime Punedhenesi ( 16.7 % ) = 84.100 *0.167 = 14.045Sigurime punemarresi ( 11.2% ) = 84.100 * 0.112 = 9.419

Paga neto = 175.000 – 17.500 – 9.419 = 148.081

Drejtori i prodhimit Paga Bruto = 87.269 + 10.000 + 10.000 = 107.269 Ditet me raport = 14 * ( 4.545 *0.8 )=50.904 Paga Baze per 8 dite pune 4.545 * 8 = 36 365TAP = 107.269 x 0.1 = 10.727Sigurime punedhenes ( 16.7 % ) = 36.365 * 0.167 = 6.073 Sigurime punemarres ( 11.2% ) = 36.365 * 0.112 = 4.073Paga neto = 107.269 – 10.727 – 4.073 = 92.469

Deri ne 14 dite raport detyrimet likujdohen nga punedhenesi , kontabilisti nuk ka vepruar drejte.

Kontabilisti Paga Bruto = 75.000 + 3..750 = 78.750TAP = 78.750 X 0.1 = 7.875Sigurime Punedhenes ( 16.7 % ) = 78.750 *0.167 = 13.151Sigurime punemarres ( 11.2% ) = 78.750 * 0.112 = 8.820

7

Page 8: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Paga neto = 78.750 – 7.875 -8.820 = 62.055

Debi: Shpenzime paga personeli 361.019Debi : Shpenzime per sigurime shoqerore dhe shendetesore 33.269Kredi : Tatim mbi ta ardhurat personale ( TAP ) 36.102Kredi : Sigurime Shoqerore dhe Shendetesore 55.581Kredi: PagaPersoneli 302.605

Ushtrimi 7 (12 pikë)Gjendja e llogarive të shoqërisë OVS me pronar X me kapital 40% dhe Y 60% në 31 Dhjetor 2010 paraqitet si vijon:

Arka 10,000Banka 920,000Materiale të para 75,000Produkte të gatshme 570,000Furnitorë 870,000Parapagime (qira ndërtese 6 muaj) 120,000Fitim i pashpërndarë 450,000Hua afatshkurtër (Overdraft) 100,000Klientë për shitje 640,000Kapitali aksionar 1,500,000Rezerva të tjera 210,000Pajisje informatike 100,000Mjete Transporti 720,000Amortizim i Pajisjeve 25,000

Gjatë muajit Janar 2011 kanë ndodhur veprimet e mëposhtme:1. Janë shitur me arkëtim të mëvonshëm të gjitha produktet me vlerë të tatueshme 900,000 lekë2. Është deklaruar nga Asambleja dhe është shpërndarë i gjithë fitimi sipas kësaj skeme: 5% në

rezerva ligjore, 45% në rezerva të tjera dhe pjesa tjetër në mjete monetare3. Është blerë një makineri nga importi që nuk përfiton lehtësimin e shtyrjes së pagimit të

TVSH. Fatura e furnitorit 10,000 €uro, transporti 500 €uro, taksa doganore 5%, TVSH 20%, shpenzime të tjera doganore 10,000 lekë, transporti i brendshëm 15,000 lekë, shpenzime instalimi 5,000 lekë. Kursi i këmbimit i përdorur nga dogana 140 lekë/€

4. Janë llogaritur pagat e punonjësve 650,000 lekë, paga e administratorit 100,000 lekë, raporte mjekësore 15,000 lekë, normat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe TAP janë ato në fuqi (15% dhe 1.7% punëdhënësi dhe 9.5% dhe 1.7% punëmarrësi, paga maksimale mbi të cilën llogariten kontributet 84,100, TAP 10%)

5. Janë blerë materiale të para me pagesë të mëvonshme me vlerë të tatueshme 120,000 lekë. (100 njësi x 1200 lekë/njësi), kur u morën në dorëzim rezultuan 5 njësi më shumë.

8

Page 9: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

6. Ka rritur detyrimin për overdraftin e përdorur me 100,000 lekë të tjera7. Është njoftuar nga banka për interesin e overdraftit në vlerën 10,000 lekë për muajin janar.8. Gjendja e materialeve të para të papërdorura në prodhim në 31 janar rezultoi të ishte 90,000

lekë.Kërkohet: a) Të ndërtohet bilanci i periudhës që mbyllet në 31.12.2010; (2 pikë)b) Të regjistrohen veprimet e muajit janar dhe veprimet rregulluese të nevojshme (në ditar, kursi i këmbimit më 31 dhjetor 2010 1 euro = 141 lekë); (8 pikë)c) Të ndërtohet pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve për muajin janar. Përdoren normat fiskale të amortizimit; (2 pikë) (Për Pasqyrat Financiare të përdoret formati i thjeshtuar i rekomanduar nga SKK 2)

Zgjidhja:

a)

SHUMA SHUMA

ARKA 10,000 HUA ASH (OVERDRAFT) 100,000

BANKA 920,000

FURNITORE 870,000

KLIENTE PER SHITJE 640,000 970,000

MATERIALE TE PARA 75,000

PRODUKTE TE GATSHME 570,000 -

QIRA NDERTESE (6 muaj) 120,000 970,000

2,335,000

MJETE TRANSPORTI 720,000 KAPITALI AKSIONAR 1,500,000

PAJISJE INFORMATIKE 100,000 REZERVA TE TJERA 210,000

AMOR. PAJISJE (25,000) FITIM I PASHPERNDARE 450,000

795,000 2,160,000

3,130,000 3,130,000

AKTIVET

FINANCIARE

INVENTARE

Bilanci (në lekë)Shoqëria OVS

31.12.2010PASIVET & KAPITALI

totali AAGJTOTALI I AKTIVEVE

PASIVE ASH

HUA AFATSHKURTER

totali PASIVE ASH

totali PASIVE AGJ

TOTALI I PASIVEVE

HUA & PARAPAGIME

PARAPAGIME

totali AASHAAGJ

AAGJ MATERIALE

AASH

M. MONETARE

PASIVE AGJ

KAPITALI

totali I KAPITALITTOTALI I PASIVEVE & KAPITALIT

b) LLOGARITJET

9

Page 10: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

KOSTO E MAKINERISE NE LEKEC. BLERJES 10000 EU 1,400,000 TRANSPORTI 500 EU 70,000 TAKSA DOGANORE 5% 1470000 73,500 TE TJERA 20,000

1,563,500

TVSH 20% 1543500 308,700

PAGAT PAGAT E PUNONJESVE 650000ADMIN 100000GJITHESEJ 750000

SIG. PUNEDHENESI 16.70% 734100 122,595 SIG PUNEMARRESI 11.20% 82,219 TOT DETYRIME SIG SHOQ 204,814

TAP 10% 75,000

DATA PERSHKRIMI DEBI KREDI

janar 2010 KLIENTE   1.080.000  

  TE ARDHURA NGA SHITJA 900.000

    TVSH E MBLEDHSHME   180.000

  PAKESIMI I GJENDJES SE P.G. 570.000  

  PRODUKTE TE GATSHME 570.000

  FITIM I PASHPERNDARE 450.000  

  REZERVA LIGJORE 22.500

  REZERVA TE TJERA 202.500

  DET. PER TATIMIN NE BURIM 22.500

  MJETE MONETARE 202.500

  MAKINERI   1.563.500  

  TVSH E ZBRITSHME 308.700  

  FURNITORE NE EURO 1.470.000

  BANKA 382.200

    DETYRIME TE TJERA   20.000

  SHPE. PAGE 750.000  

  SHP. KONTRIBUT SIG. SH. 122.595  

  DET. SIG SHOQ 204.814

  DET.TAP 75.000

    PAGA TE PAGUESHME   592.781

  TE DREJTA NDAJ SIG. SHOQ. 15.000  

  PAGA TE PAGUESHME 15.000

  MATERIALE TE PARA 120.000  

  TVSH E ZBRITSHME 24.000  

    LLOG. TE PAGUESHME   144.000

  MATERIALE TE PARA 6.000  

10

Page 11: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

    TE ARDHURA TE TJERA 6.000

  BANKA   100.000  

    HUA ASH OVERDRAFT   100.000

31 JANAR SHP. INTERESI 10.000  

    INTERES I PAGUESHEM 10.000

  SHP. MATERIALE 111.000  

    MATERIALE   111.000

  SHP. AMORTIZIMI M. TRANSPORTI 12.000  

    AMOR.AKM. M.TRANSPORTI 12.000

  SHP. AMORTIZIMI PAJISJE 1.563  

    AMOR.AKM. PAJISJE   1.563

  HUMBJE NGA NDRYSHIMI KK 10.500  

    FURNITORE NE EURO   10.500

  SHP. QIRAJE 20.000  

    QIRA E PARAPAGUAR 20.000

c)

TE ARDHURA NGA SHITJA 900,000 TE ARDHURA TE TJERA 6,000 PAKESIMI I GJENDJES SE P.G. (570,000) SHP. MATERIALE (111,000) SHP. QIRAJE (20,000) SHPE. PAGE (750,000) SHP. KONTRIBUT SIG. SH. (122,595) SHP. AMORTIZIMI M. TRANSPORTI (12,000) SHP. AMORTIZIMI PAJISJE (1,563)

Fitimi (Humbja) nga veprimtarite e shfrytezimit (681,157)

HUMBJA NGA NDRYSHIMI I KK (10,500)

Fitimi (Humbja) nga veprimtarite financiare (10,500)

Fitimi (Humbja) para tatimit (691,657)

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (në lekë)Shoqëria OVS

JANAR 2011

Ushtrimi 8 (5 pikë)

11

Page 12: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Për blerjen e kompjuterave një donator jep grante. Në se njësia ekonomike do të blejë kompjutera në shumën prej €.100,000, asaj do t`i jepet një grant prej €.20,000. Kompjuterat e blerë amortizohen për një periudhë kohe prej 4 vjetësh.Sa eshte shuma e Grantit qe do te merret dhe si do te perfshihet ai ne te ardhurat e njesise ekonomike per kater vite

Zgjidhja:Meqenese kompjuterat amortizohen per 4 vjete, kjo do të thotë se të ardhurat nga granti do të merren brenda kësaj periudhe prej 4 vjetësh.Skematikisht regjistrimet do te paraqiteshin

Aktive materiale Afatgjata 100,000Banka/Para (likuiditete) 100,000

Llogari të arkëtueshme 20,000Te ardhura te shtyra nga Grantet qeveritare 20,000 Ky veprim shërben për të regjistruar blerjen e kompjuterave dhe vendimit për marrjen e grantit

Shpenzime Amortizimi i kompjuterave 25,000Amortizimi i akumuluar i kompjuterave 25,000

Te ardhura te shtyra nga grantet qeveritare 5,000Shpenzime Amortizimi 5,000Ose (te Ardhurat e tjera)Ky veprim shërben për të regjistruar amortizimin e periudhës dhe për të kredituar pasqyrën e të ardhurave (rezultatit)

B. ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE (15 pikë)

I . ZGJIDHNI USHTRIMET E MEPOSHTME

Ushtrimi 1 (6 pikë)Disa prej raporteve te zgjedhura nga korporata Hurtal per fundin e vitit 1 jane:

Borxh/kapital i vet 0.8

Raporti i mbulimit te intersave 3.0

Raporti rrjedhes 1.2

12

Page 13: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Flukset e arkes me kosto fikse 2.8

Me poshte keni disa transakione qe nuk jane reflektuar ne raporte e mesiperme. Konsideronin secilin transaksion ne menyre te pavarur, dhe tregonin ndikimet e tij ne secilen prej raporteve te mesiperme. Shpiegoni pergjigjet tuaja.

1- Ulje ne perqindjen e takses per vitin 12- Emetimi i 1,000 $ aksionetezakonsheme per tepaguar 1,000 $

borxhafatgjate ne fillimtevitit 13- Jetegjatesia e aktivevetezhvleresueshmerritet ne fillimtevitit 1

Pergjigja: 1. Nje ulje ne perqindjen e takses do te rris fitimet dhe kapitalin. Si rrjedhim:

Borxh/kapital i vet UletRaporti i mbulimit te intersave Nuk ndikohet (para taksa e matshme)Raporti rrjedhes Nuk ndikohetFlukset e arkes Nuk ndikohet (para taksa e matshme)

2. Ne menyre te dukshme kjo do te conte ne rritjen e kapitalit dhe uljen e borxhit. Sic ndodhi ne fillim te vitit, shpenzimet e interesit gjate vitit do te jene me te ulta.

Borxh/kapital i vet UletRaporti i mbulimit te intersave RritetRaporti rrjedhes Nuk ndikohetFlukset e arkes Rritet

3. Kjo do te conte ne rritjen e te ardhurave operative dhe fitimit te raportuar, por nuk do te kishte efekt mbi fluksin e arkes.

Borxh/kapital i vet UletRaporti i mbulimit te intersave RritetRaporti rrjedhes Nuk ndikohetFlukset e arkes Nuk ndikohet

Ushtrimi 2 (4 pikë)

Indentifikoni nese secili nga zerat e meposhtem eshte fluks hyres ose dales operativ, investuesose financiar,apo eshte fluks jo ne para,sipas SNK 7.

Blerja e letrave me vlere te tregtueshme Dividenti i aksioneve Pagat e punonjesve Zhvleresimi Emetimi i aksioneve te reja

13

Page 14: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Interesi i paguar Amortizimi i emrit te mire Blerja te kompanise duke perdorur kontabilitetin bleres Shitja e tokes Taksa te paguara nga shitja e tokes Para te marra nga klientet

Përgjigja:

Blerja e letrave me vlere te tregtueshme (Fluks dales investues) Dividenti i perfituar (Fluks hyres operativ) Pagat e punonjesve (Fluks dales operativ) Zhvleresimi (Ze jo ne para) Emetimi i aksioneve te reja (Fluks hyres financiar) Interesi i paguar (Fluks dales operativ) Amortizimi i emrit te mire (Ze jo ne para) Blerja te kompanise duke perdorur kontabilitetin bleres (Fluks dales investues) Shitja e tokes (Fluks hyres investues) Taksa te paguara nga shitja e tokes (Fluks dales operativ) Para te marra nga klientet (Fluks hyres operativ)

II. PERZGJIDHNI DHE SHKRUANI NE FLETORE ALTERNATIVEN E SAKTE ( 2

pikë )

Ju po mundoheni te percaktoni se cilat nga dy kompanite eshte më me perfitim. Cila nga te meposhtemet do te ishte treguesi me i mire i perfitueshmerise relative:

a) E ardhura neto me e larteb) Fitimi i pashperndare me i lartec) Kthim me i larte i kapitalitd) Marzhi operativ me i larte

Përgjigja (c) ose( d)

III. PERCAKTONI DHE SHKRUANI NE FLETORE NE SE JANE TE VERTETA APO TE GABUARA SHPREHJET E MEPOSHTME (1 pikë secila)

1. Raporti rrjedhes eshte mjeti me i rendesishem per preventivin e flukseve te arkes dhe per te bere nje tabele paraprake financiare per vleresimin e likuiditetit afatshkurter.

2. Nesenjekomapnikaraportinrrjedhes me temadh se nje, ateherenukkamundesiqeajotefalimentoj per vitinqevjen.

14

Page 15: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

3. Fluksi i arkes nga operacionet eshte nje mates me i mire i fitimit se e ardhura neto ose eshte me pak i prekshem (i ndjeshem) nga manaxhimi.

1. Pergjigjia: E gabuar2. Pergjigjia: E gabuar3. Pergjigjia: E gabuar

C. KONTABILETITI I KOSTOS (15 pikë)

I.Zgjidhni alternativën e saktë, duke rrethuar dhe argumentuar përgjigjen përkatëse

(2 pikë secila)

1. Cila prej kostove të mëposhtme NUK përfshihet në shpenzimet e përgjithshme

a) materialet indirekteb) puna indirektec) puna direkted) taksa e pasurisë për fabrikën e prodhimit

Pergjigja: (c)

2. Materialet e konsumuara gjatë procesit të prodhimit të një porosie të caktuar në prodhimin individual regjstrohen në debi të:

a) Shpenzime prodhimi porosiab) Materiale direkte (llogari inventariale)c) Produkte të gatshme (llogari inventariale)d) Shpenzime të përgjithshme

Pergjigja: (a)

3. Cilat nga sistemet e kostove i konsideron shpenzimet e përgjithshme të prodhimit si kosto e periudhës:

a) sistemi i llogaritjes së kostos në prodhimin e vazhdueshëmb) sistemi i llogaritjes së kostos në prodhimin individualc) sistemi i llogaritjes së kostos variable (apo direkte)d) sistemi i llogaritjes së kostos së plotë (apo e absorbuar)

Pergjigja: (c)

15

Page 16: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

II. Ushtrim – llogaritja e kostos Kompania K prodhon shume produkte. Një nga produktet është produkti “Z”. Bordit manaxherial të kompanisë i është propozuar që të miratojë aplikimin e sistemit të llogaritjes së kostos sipas aktiviteve (sistemi ABC) në vend të sistemit tradicional të përcaktimit të kostos së prodhimit, i cili bazohet në shpërndarjen e shpenzimeve të përgjithëshme të prodhimit sipas orëve të punës direkte. Shpenzimet e përgjithëshme të prodhimit janë planifikuar që të evidentohen sipas aktiviteteve kryesore. Shumat e parashikuara për disa kategori të shpenzimeve dhe treguesit përkatës për të gjithë kompaninë për muajin Tetor, paraqitet në pasqyrën e mëposhtme:

Lloji i shpenzimit Shuma në lekë Treguesi i faktorit përcaktues

Puna direkte 128,000 8,000 orë të punës direkte

Shpenzimet përgatitore 22,000 88 procese përgatitore në muaj

Shpenzimet e kontrollit të cilësisë* 34,000 40 teste cdo muaj

Shpenzime të përgjithëshme të prodhimit të tjera

32,000 Orët e punës direkte

* kontrolli i cilesise realizohet pas prodhimit të 75 njësive për cdo produkt.

Për produktin “Z” disponohet informacioni i mëposhtëm:

Materialet direkte 21.5 lekë për njësi

Puna direkte 0.3 orë për njësi

Përmasa e një parti –prodhimi 30 njësi

Procese përgatitore 2 procese për një parti prodhimi

Prodhimi i parashikuar 150 njësi

Kërkohet:

1. Kalkuloni koston e prodhimit për njësi për produktin “Z” sipas sistemit tradicional të kalkulimit të kostos (3 pikë)

2. Kalkuloni koston e prodhimit për njësi për produktin “Z” sipas sistemit ABC të përcaktimit të kostos. (5 pikë)

3. Argumentoni se cili prej prej dy sistemeve duhet të përdoret. (1 pikë)

16

Page 17: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Përgjigja pika 1

Koeficienti i rëndimit = lekë/orë të punës direkte

Elementet e kostosMateriale Direkte 21.5 lekë/njësiPuna Direkte 0.3 x 16*= 4.8 lekë/njësiShPP 0.3 x 11= 3.3 lekë/njësiTotali 29.6 lekë/njësi

* Tarifa orare= 128,000 / 8,000 = 16 lekë/orë pune

Përgjigja pika 2

Koef. i rënd përgat. = lekë/proces pergatitor

Koef. i rënd.kont.cilesi = lekë/test

Koef. i rënd.shpenz tjera = lekë/orë të punës direkte

Elementet e kostosMateriale Direkte 21.5 lekë/njësiPuna Direkte 4.8 lekë/njësiShPP:ShPP përgatitoreShPP kont.cilShPP. Të tjera

250 x ((150/30)x 2)= 2500 lekë850 x (150/75) = 17004 x 0.3= 1.2

29.2 lekë/njësi16.67 lekë/njësi11.33 lekë/njësi1.2 lekë/njësi

Totali 55.5 lekë/njësi

Përgjigja pika 3

Sipas sistemit tradicional te kalkulimit te kostos shpenzimet e pergjitheshme te prodhimit shperndahen duke u mesatarizuar midis produkteve te prodhuara bazuar ne nje tregues te vetem qe perdoret si baze shperndare. Metoda e mesatarizimit te shpenzimeve te cilat jane shume heterogjone ne llojshmerine e tyre si dhe nga shkaku i formimit eshte nje metode qe mbarte pasaktesi ne llogaritjen e kostos se cdo produkti.

17

Page 18: Teza Provimi Pare Me Pergjigjet

Ndersa sistemi ABC i grupon shpenzimet e pergjitheshme te prodhimimit duke marre ne konsiderate lidhjen shkake pasoj midis aktiviteteve kryesore qe shkakton kostot indirekte te prodhimit dhe nivelit real te absorbimit te cdo aktivittei specifik nga cdo lloj produkti. Ne kete menyre kjo metode eshte me e sakte per kalkulimin e kostos se prodhimit te cdo produkti te vecant duke saktesuar me shume nivelin e shpenzimeve indirekte te prodhimit qe perfshihet ne koston e prodhimit te cdo produkti, pra duke kalkuluar nje kosto me te sakte te prodhimit.

Dukshem kemi nje kosto te ndryshem te llogaritur sipas dy metodave dhe kjo tregon edhe shkallen e pasaktesise se metodes tradicionale te llogaritjes se kostos, fakt i cili mund te coje ne vendimarrje te gabuara. Pra duhet te perdoret sistemi ABC per llogaritjen e kostos se prodhimit.

18