TERRE - 3rd Transnational e-newsletter...

11
e-Newsletter Botimi i tretë Shtator 2014. Përmbajtja: 1. Hyrje 2. Investimet Pilot 2.1 Bashkia e Odorheiu Secuiesc 2.2 Agjensia Rajonale e Energjisë Istrian 2.3 LIR Evolution 3. Projekti Territorial i partnerëve në Odorheiu Secuiesc 4. Partneriteti 1. Hyrja Qëllimi i TERRE e-Newsletter është informojë audiencën e jashtme, si kompani RES, aktorët publik, OJQ-të, agjensitë vendore të zhvillimit, komunitetet vendore, fermerët, mbarështuesit, kompanitë e drurit dhe grupe të tjera interesi reth aktiviteteve TERRE, nismave të reja, ngjarjeve dhe rasteve studimore interesante . “Për një të ardhme më të gjelbër në zonat rurale” http://www.terre-project.eu

Transcript of TERRE - 3rd Transnational e-newsletter...

e-Newsletter

Botimi i tretë

Shtator 2014.

Përmbajtja:

1. Hyrje

2. Investimet Pilot 2.1 Bashkia e Odorheiu Secuiesc 2.2 Agjensia Rajonale e Energjisë Istrian 2.3 LIR Evolution

3. Pro jek t i Territorial i partnerëve në Odorheiu Secuiesc

4. Partneriteti

1. Hyrja

Qëllimi i TERRE e-Newsletter është që të informojë audiencën e jashtme, si kompani RES, aktorët publik, OJQ-të, agjensitë vendore të zhvillimit, komunitetet vendore, fermerët, mbarështuesit, kompanitë e drurit dhe grupe të tjera interesi reth aktivi teteve të TERRE, nismave të reja, ngjar jeve dhe rasteve studimore interesante .

“Përnjëtëardhmemëtëgjelbërnëzonatrurale”

http://www.terre-project.eu

2. Investimet Pilot

3 Projekte pilot te projektit TERRE do të vendosen si pjesë e strategjisë së zhvillimit në planet vendore, dhe do te ndahet me komunitetet vendore dhe grupet e interesit.

Projektet Pilot do të kenë një efekt të qëndrueshëm; këto projekte do t’i demonstrojnë grupeve të interesit vendor dhe komunave dobinë e invenstimeve në RES, dhe kjo mund të sjellë zhvillimin vendor dhe krijimin e hapësirave të reja për punë. Informacioni në lidhje me këto investime pilot do të transferohet nëpërmjet takimeve ndërkombëtare, konferencave, faqeve të internetit dhe mediave vendore; gjë e cila do të sigurojë transferimin e investimeve në të gjitha zonat e projektit.

Projektet pilotë do të realizohen nga tre partnere projektesh:

• Bashkia e Odorheiu Secuiesc do të instalojë një bolier me karburant biomase në gjimnazin profesional „Bányai János” • IRENA – Agjencia Rajonale e Energjisë Istrian do të ndërtojë një impiant të vogel diellor 6kW në çatinë e shkollës fillore Ivan Goran Kovačić në Čepić.

• LIR Evolution do të implementojë panele fotovoltaike prej 5 kw në tarracën e ndërtesës publike të quajtur "House of Culture" në Bashkinë Gradiska.

Bashkia e Odorheiu Secuiesc

Investimi Pilot: • Një boiler me karburant

biomase • Vendndodhja: Gjimnazi Profesional „Bányai

János” • Buxheti: 50.000

EUR

Investimi pilot ne Odorheiu Secuiesc konsiston në instalimin e një bolieri me karburant biomase në gjimnazin profesional „Bányai János”. Qëllimi është përdorimi i këtyre burimeve në mënyrë më efiçente të mundshme , prandaj është e nevojshme të identifikohen praktikat më të mira dhe pajimet më të mira për të minimizuar humbjet në kosto në përdorimin e biomasës së drurit. (Bashkitë kanë në pronësi rreth 1000 Ha pyje). Prerjet e pyjeve për përpunimin e drurit dhe drutë e vjetër si skrap mund të përdoren për të përfituar energji duke përdorur teknologji miqësore ndaj mjedisit. Karburanti i drurit ka disa avantazhe mjedisore krahasuar me karburantin fosil. Avantazhi kryesor është se druri është burim i ripërtëritshëm i cili ofron një ofertë të qëndrueshme dhe variabël. Avantazhe të tjera përfshijnë faktin se sasia e dioksidit të karbonit e shkarkuar gjatë proçesit të djegies është zakonisht 90% më pak se sa gjatë djegies së karburantit fosil. Në zonën e qytetit ka më shumë fabrika të vogla të përpunimit të drurit, ka investime në lidhje me përpunimin e drurit (industri mobiljesh) Këto aktivitete po shkaktojnë prerje masive të druve të cilat mund të përdoren si burime energjie jokonvencionale

Të dhëna teknike: - Fuqia e boilerit – Q= 150 Kw - Puffer – 3.000 l - Rezervuari – 300 l - Elektropompe – Q = 6,62 mc/h dhe H = 2,5 MH2O

- Kapaciteti i ruajtjes: max. 52 m3

Agjencia Rajonale e Energjisë Istrian

Investimet pilot: - Impianetet diellore prej 6kw - Shkolla Fillore Ivan Goran Kovačić, Čepić - Buxheti: 24.000 EUR

IRENA po ndërton një panel diellor të vogël prej 6kv i cili do të prodhojë energji elektrike diellore për t’i ofruar energji një ndërtese. Paneli do të vendoset në zonën e fushës Cepic, ose më saktësisht në çatinë e shkollës fillore Ivan Goran Kovačić, Čepić. Çdo vit, paneli do të prodhojë rreth 7,500 kWh of el.en. Kjo ndërtesë u përzgjodh pasi ishte ideale për vendodhjen e këtij lloji paneli; ndërtesa ka nja tarracë të sheshtë ku mund të vendosen lehtësisht panelet diellore dhe përllogaritet se çdo vit harxhon rreth 9.775,00 kWh energji elektrike, që do të thotë se zbatimi i paneleve diellore do të mbulojë rreth 70-80% të energjisë elektrike që është propozuar për nevojat e kësaj ndërtese. Gjithashtu, falë faktit që paneli do të vendoset mbi shkollë, do të ketë një pamje të mirë dhe qëllim demonstrues.

Komponentët kryesor:

1. Modulet fotovoltaike - 24 PV me njësi moduli prej një energjie të kombinuar prej 6kW 2. Kabineti kryesor i shpërndarjes (GRO) – pika e lidhjes së instalimeve të klientëve, instalimeve të panelit të energjisë PV dhe rrjetit publik të jashtëm.. 3. Kabineti i akomodimit të pajisjeve energjitike; invertor, bateri, dhe pajisje për mbrojtjen dhe menaxhimin e paneleve të energjisë PV.

4 . Invertori i energjisë el.en. (invertori DC / AC) - shndërron energjinë DC nga modulet PV në energji të përdorur AC integron mbrojtjen elektrike dhe voltaike në anën e DC dhe AC.

5. Invertori i energjisë me dy drejtime (AC / DC and DC / AC) dhe bateritë - përdorin el.en. e prodhuar sipas nevojave të konsumatorit apo tepricës së depozituar të prodhuar nga el. në bateri. Invertori mund të punojë në dy mënyra; Mënyra normale – në rastin kur marrim energji nga rrjeti publik, invertori i furnizon konsumatorët me energji nga rrjeti publik dhe nga paneli d iellor. Mënyra rezervë- në rast të dështimit të rrjetit publik, invertori do të furnizojë konsumatorët e rëndësishëm të elektricitetit me energjinë e depozituar në bateri

6.Pajisjet e survejimit dhe komunikimit- mikrokompjuter/njësia e komunikimit me faqet e internetit- sistemi qëndror i kontrollit dhe monitorimit i cili mundëson monitorimin dhe menaxhimin e funksionimit të impiantit.

7. Sistemi mbrojtës i dritave të jashtme

- LPS – do të sigurojë mbrojtjen maksimale të impiantit të energjisë dhe ndërtesës së shkollës.

LIR Evolution

Paneli diellor PV prej 5kW

- "Shtëpia e Kulturës" në Bashkinë e Gradiska-s - Budxheti: 14.400,00 EUR

Evolucioni LIR vendosi të ndërtojë një panel diellor të vogël prej 5kW sepse energjia diellore përfaqëson një shembull të rëndësishëm të energjisë së ripërtëritshme dhe si e tillë një investim në panelet PV është plotësisht i lidhur me projektin TERRE objektivi kryesor i të cilës është motivimi i zhvillimit vendor nëpërmjet shfrytëzimit të RES. Përdorimi i sistemeve diellore në botë është duke u rritur ndjeshëm, jo vetem ne formën e impianteve diellore të lidhur me prodhimin e eletricitetit ne shitje, por po përdoret gjerësisht edhe në shtëpi, qëndra tregtare, vende parkimi etj. për të mbështetur nevojat e energjisë. Në këtë mënyrë është siguruar autonomi e plotë ose e pjesëshme e furnizimit me energji për lehtësira të tilla. Një numër i madh objektesh bashkëkohore janë modeluar në mënyrë të tillë që të përdorin maksimalisht energjinë diellore (në mënyrë direkte ose indirekte). Një nga arsyet për rritjen e përdorimit të energjisë diellore është fakti se kostoja e mirëmbajtjes së tyre është shumë e ulët, krahasuar me koston e mirëmbajtjes së burimeve të tjera të energjisë. Si pasojë mund të ketë një rritje të interesit të investitorëve për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Panelet fotovoltaike (PV) prej 5 kW do të ndërtohen në çatinë e ndërtesës publike "Shtëpia e Kulturës" në Komunën e Gradiska-s.Shtëpia e Kulturës është një objekt i vendosur në qendër të Komunës së Gradiska afër lumit Sava dhe një vend ku organizohen ngjarje të ndryshme të tilla si ekspozita të artit, koncerte, shfaqje të modës, panaire dhe prezantime.

Realizimi i një centrali diellor, përveç efekteve pozitive financiare, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin teknik midis grupeve të interesit dhe vizitorëve të Shtëpisë së Kulturës në lidhje me trendet në mbarë botën, aplikimin e energjisë së rinovueshme dhe projektimin e sistemit "on-grid". Ajo gjithashtu ka efekte të tërthorta për të reduktuar shkarkimet e CO2 duke ulur përfshirjen e termocentraleve. Edhe pse ky ndikim është modest, ai përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit

Instalimi i paneleve PV do të kryhet nëpër këto faza: 1. Dizajni dhe zhvillimi i dokumentacionit të projektit , 2. Vendimi për pozicionimin dhe ngritjen e paneleve diellore PV, 3. Zgjedhja e paneleve të përshtatshme PV, 4. Përgatitja dhe instalimi i strukturës mbështetëse për panelet, 5. Instalimi i paneleve PV, 6. Lidhja e paneleve PV me kabllo, 7. Instalimi i Inventorve, pajisjet mbrojtëse dhe kabinetit të portit dhe integrimi i tyre në njësi funksionale, 8. Matëse final i sistemit me autorizimin e sistemit në funksion dhe testimin e parametrave të sistemit, 9. Prokurimi i licencave;

3. Takimi territorial almidis partnerëve të projektit në Odorheiu Secuiesc

Takimi i katërt i radhës midis partnerëve të projektit Terre - Territor, Energji dhe Punësim, i cili është bashkë-financuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Territorial të Europës Juglindore u mbajt më 11 dhe 12 shtator 2014 në Odorheiu Secuiresc, Rumani. Në takim morën pjesë anëtarët e 11 partnerëvë të projektit nga 7 vende të ndryshme.

Në pjesën e parë të takimit, përfaqësues nga IUAV dhe EURIS paraqitën politikat e reja për energji dhe klimë, në kuadrin Evropian; Planet e vlerësimit: Monitorimi dhe Vlerësimi për Kornizën Evropiane 2014-2020 dhe Bashkëpunimi Territorial Evropian si dhe Bahkëpunimi 2014-2020 në mbështetje të investimeve mbi energjinë dhe klimën të TERRE. Në pjesën e dytë të takimit, koordinatorët e paketave të punës prezantuan gjëndjen zbatimit të aktiviteteve të projektit dhe të partneritetit të diskutuar në lidhje me atë që është ende për t'u bërë përpara përfundimit të projektit.

Ditën tjetër, pjesëmarrësit vizituan parkun diellor dhe impiante të biomasës në Odorheiu Secuiesc, dhe mikro hidrocentralin në Zetea.

4. Partnerët

PARTNERI LIDER Provinca e Riminit C.so D’Augusto 231 Rimini, Itali Tipi i institucionit : Local Authority Legal representative : Mr. Stefano Vitali Tel: +39 0541 716224 Fax: +39 0541 716273 Website: www.provincia.rimini.it

Provinca e Rovigo

Rr. Celio 10, 45100 Rovigo Tel: +39 425 386171 Fax: +39 425 386170 Website: www.provincia.rovigo.it

Bashkia e Szolnok Toën of County Rank H-5000 Szolnok Kossuth tér 9.,Hungari Tel: +36 56 503 821 Fax: +36 56 503 424 Website: www.szolnok.hu

Universiteti Iuav i Venicias Ca’Tron, S.Croce 1957 Venecia, 30135 Itali Tel: +39 041 2571726 Fax: +76 041 2572424 Website: www.iuav.it/climatechange

Technology Promotion Burgenland Ltd. Marktstraße 3,7000 Eisenstadt, Austria Tel: +43(0)5 9010-2220 Fax: +43(0)5 9010-2210 Website: www.tobgld.at

Pushteti Vendor i Ujszilvas Szent Istvan utca 6, Ujszilvas, 2768, Hungari Tel: +36 53 387 001 Fax: +36 53 587 519 Website: www.ujszilvas.hu

Qendra Evropiane për Energjinë e RipërtëritshmeLtd. A-7540 Güssing, Europastraße 1, Austria Tel: 00433322 9010 85020 Fax: 0043 3322 9010 85012 Website: www.eee-info.net

Bashkia e Odorheiu Secuiesc Piaţa Városháza, no. 5, Odorheiu Secuiesc, 535600 Rumani Tel: +40 266 218145 Fax: +40 266 218032 Website: www.varoshaza.ro

Qendra për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural Kranj Strahinj 99A, 4202 Naklo, Slloveni Tel: + 386 4 257 88 26 Fax: + 386 4 257 88 29 Website: www.ctrp-kranj.si

Bashkia e Dimitrovgrad 15 “G. S. Rakovski” Blvd, Dimitrovgrad 6400, Bullgari Tel: +359 391 68228 Fax: +359 391 66996 Website: www.dimitrovgrad.bg

Agjencia Rajonale e Energjisë Istrian Rudarska 1, 52220 Labin, Kroaci Tel: +385 52 351 550 Fax: +385 52 351 555 Website: www.irena-istra.hr

LIR Evolution Petra Kovačića 3, 78000 Banja Luka , Bosnje

Hercegovinë Tel: +387 51 329 750 Fax: +387 51 329 751 Website: www.lir.ba

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Rruga “Ludovik Shllaku”, Pallati Kultures, Kati II, Tirane 1001, Shqiperi Tel: +355 4 5800932 Fax: +355 4 2227997 Website: www.cci.al

�����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������