Teoria e shpenzimeve

21
UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Biznesit – Pejë Departamenti – Administrim Biznesi Punim Seminarik Lënda:Ekonomia e Ndërmarrjes Tema:Teoria e Shpenzimeve Kandidati: Mësimdhënësi: Shpejtim Rudi Prof.Mr.Sci.Fjolla Trakaniqi Nr. Index: 160122011 Pejë, Mars 2012

Transcript of Teoria e shpenzimeve

Page 1: Teoria e shpenzimeve

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Biznesit – Pejë Departamenti – Administrim Biznesi

Punim Seminarik

Lënda:Ekonomia e Ndërmarrjes Tema:Teoria e Shpenzimeve Kandidati: Mësimdhënësi:

Shpejtim Rudi Prof.Mr.Sci.Fjolla Trakaniqi

Nr. Index: 160122011 Pejë, Mars 2012

Page 2: Teoria e shpenzimeve

Teoria e shpenzimevePermbajtja

• 1. Hyrje-Ekonomia e ndërmarrjes si shkencë• 2.Si ndahet ekonomia e ndërmarrjes• 3. Shpenzimet dhe menaxhimi i shpenzimeve.• (1 Kuptimi i shpenzimeve, 2. Llojet e shpenzimeve, 3. Raporti

ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve, 4. Menaxhimi i shpenzimeve.)• 4.Llojet e shpenzimeve• 5. Katër shembuj dhe figura për Shpenzimet fikse dhe të

ndryshueshme.• 6.Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve• 7.Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit• 8. Menaxhimi i shpenzimeve• 9.Përfundimi

Page 3: Teoria e shpenzimeve

1 Hyrje Ekonomia e ndërmarrjes si shkencë

• Si shkencë, ekonomia e ndërmarrjes I studjon problemet ekonomike të ndermarrjeve, hulumton faktorët e suksesit dhe njofton për ligjshmëri edukative afariste . Si diciplinë mësimore, ekonomia e ndërmarrjes na njofton me të ariturat e reja shkencore në lëmin e vet,pranon njohuri të vërtetuara shkencore dhe mëson për çdo gjë që është e rëndësishme për ngritjen bahkëkohore të ekonomistëve. Ekonomia e ndërmarrjes njëkohësisht është diciplinë teorike dhe praktike.Rëndësia e saj teorike qëndron në atë se bën përkrahjen e njohurive ekzistuese dhe tenton në zgjerimin e mëtutjeshëm gjer në arritjen njohurive të reja ,kurse rëndësia praktike në fakt niset nga problemet ekzistuese të ndërmarrjes dhe se në praktikë bën mbikëqyrejn e rregullsisë së hipotezave dhe njohurive,me këtë lidhshmëri dhe varshmëri të ndërsjellë të teorisë dhe rëndësi praktike të ekonomis së ndërmarrjes.

Page 4: Teoria e shpenzimeve

3 Si ndahet Ekonomia e Ndermarrjes ?

• Ekonomia e ndërmarrjes ndahet në disa pjesë edhe atë: -Ekonomia e ndërmarjes së përgjithshme,-Ekonima e ndërmarrjes së vecantë -Sipas veprimtarisë ekonomike të prodhimit -Sipas funksioneve afariste -Sipas kriterit të kombinimit etj. E pastaj na njofton se pagesat e faturave për furnizim me lëndë të parë,materialin ndihmës,shpenzimet e rrymës,telefonit,qirasë,etj,jane veprime te zakonshme të cdo ndermarrje e cila zhvillon aktivitet ekonomik.Ndermarrja nuk mund ti kryen asnjërën nga këto punë dhe shumë punë te tjera të kësaj natyre nëse nuk ka mjete financiare.Secila ndërmarrje ben shpenzime pa mar parasysh madhësinë apo veprimtarinë të cilën e kryen.Me shpenzimet ballafaqohen njëlloj edhe firmat të cilat realizojnë rezultate positive financiare,ashtu edhe ato të cilat realizojnë rezultate negative financiare. Çka në të vërtet paraqesin shpenzimet ?

Page 5: Teoria e shpenzimeve

4 Shpenzimet dhe menaxhimi i shpenzimeve

• 1 Kuptimi i shpenzimeve .- Shpenzimet janë shprehje në para të elementeve të harxhuara në procesin e punës që mundë të kalkulohen në çmimin e efekteve të krijuara. Për këtë arsye ato quhen edhe si të hyra afariste të kalkuluara. Në aspektin kuptimor ato duhet të dallohen nga harxhimet, nga të dalat dhe nga dhëniet.

• • Harxhimet – janë shprehje natyrale që tregon sa elemente të

ndryshme janë harxhuar në procesin e krijimit të efekteve shembull, sasia e lëndëve të para dhe e materialit të harxhuar, orët e punës etj.

• • Të dalat – janë harxhimi i përfshirë në efektet e shitura për

shembull, vlera e blerjes së mallit tregtar të shitur ose shpenzimet e prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të shitura.

• Dhëniet – janë të gjitha daljet e materialit, prodhimeve ose shërbimeve nga depoja, si dhe zvogëlimi i parasë në arkë ose në llogarinë e bankës.

Page 6: Teoria e shpenzimeve

5 Llojet e shpenzimeve .-

• Klasifikimi themelor dhe më i rëndësishëm i shpenzimeve është ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas natyrës së tyre. Ky klasifikim bazohet në prejardhjen e tyre sipas së cilës si lloje të natyrshme ose themelore të shpenzimeve konsiderohen: shpenzimet e lëndëve të para dhe materialit, shpenzimet e shërbimeve, shpenzimet e amortizimit, shpenzimet e pagave bruto, tatimet dhe kontributet pavarësisht nga rezultati i punës. Ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas funksioneve afariste në procesin e punës nënkupton kategorizimin e shpenzimeve sipas asaj se cili funksion i sistemit afarist i shkakton. Një klasifikim sipas këtij kriteri është ndarja në: shpenzimet e menaxhmentit, shpenzimet e furnizimit, prodhimit, shitjes, financimit, kontabilitetit dhe shpenzimet e funsionit të përgjithshëm dhe të kuadrove.

Page 7: Teoria e shpenzimeve

• Shpenzimet sipas kohës së krijimit - Ndarja e shpenzimeve sipas kohës së krijimit të tyre bëhet me qëllim që ndërmarrësi me rastin e vendimarrjes afariste t’i dallojë qartazi shpenzimet që janë krijuar në periudhën e mëhershmë nga shpenzimet që do të krijohen në të ardhmen. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e mëhershme(reale), shpenzimet e planifikuara(të ardhshme).

• Shpenzimet e mëhershme.- Shpenzimet e mëhershme quhen edhe shpenzimet reale, ngase janë krijuar gjatë periudhës paraprake llogaritare të afarizmit dhe përfshijnë të gjitha ato shpenzime që i ka evidentuar shërbimi i kontabilitetit në periudhën e shkuar llogaritare.

• Shpenzimet e planifikuara.- Shpenzimet e planifikuara janë ato që ndërmarrësi i parashikon për ndonjë periudhë të ardhshme, në pikëpamje kohore më të shkurtër ose më të gjatë, në shumën totale, në strukturë ose sipas njësisë së prodhimit.

Page 8: Teoria e shpenzimeve

• Shpenzimet sipas vendit të krijimit të tyre .- Vendin e krijimit të shpenzimeve përgjithësisht mund ta definojmë si vend në të cilin është evidentuar krijimi i shpenzimeve të ndonjë elementi të procesit të punës. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e administratës.

• Shpenzimet e prodhimit.- Shpenzimet e prodhimit krijohen në ato reparte në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit të efekteve, andaj i quajmë shpenzime të repartit në të cilat përfshihen shpenzimet e të gjitha elementeve të prodhimit të efekteve.

• Shpenzimet e administratës.- Shpenzimet e administratës përfshijnë shpenzimet e atyre shërbimeve që veprojnë jashtë repartit të prodhimit. Shpenzimet sipas mënyrës së llogaritjes në çmimin e prodhimit Shpenzimet e ndërmarrësit janë rezultat i realizimit të efektit, përkatësishtë prodhimit të caktuar. Mënyra e llogaritjes së shpenzimeve në çmimin e efekteve të veta (prodhimet, mallrat, shërbimet) është tejet e rëndësishme për ndërmarrësin, ngase në këtë mënyrë shpenzimet shpërndahen sipas bartësve të tyre. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e drejtpërdrejta, shpenzimet totale.

Page 9: Teoria e shpenzimeve

• Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta.- Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta janë ato shpenzime të veçanta që mund të përcillen edhe që ekonomikisht është e arsyeshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve që i shkaktojnë, përkatësisht llogariten sipas kriterit të përcaktuar kundrejt njësisë së prodhimit.

• Shpenzimet totale indirekte ose të regjisë.- Shpenzimet totale indirekte ose të regjisë janë ato shpenzime që është e pamundur të përfshihen drejtpërdrejt sipas efekteve ose ekonomikisht është e paarsyshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve, ngase zakonisht bëhet fjalë për një numër të madh të shpenzimeve të llojllojshme nga njëra anë dhe për shkak se sipas rregullit kanë të bëjnë njëkohësisht me disa efekte. Shpenzimet sipas shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve Me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, është e nevojshme njohja e strukturës së tyre e bazuar në shfytëzimin e kapaciteteve, ngase ekziston një korrelacion thelbësor ndërmjet shpenzimeve dhe shfrytëzimit të kapacitetit. Sipas këtij kriteri dallojmë: Shpenzime totale fikse(TFC), Shpenzime totale variabile (TVC).

Page 10: Teoria e shpenzimeve

• Shpenzimet totale fikse(TFC).- Shpenzimet totale fikse(TFC), janë ato shpenzime që nuk ndryshojnë brenda një afati të shkurtër të veprimtarisë së ndërmarrësit, pa marrë parasysh se a ndryshon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve.

• Shpenzime totale variabile (TVC).- Shpenzimet totale variabël janë shpenzimet që ndryshojnë, variojnë në pajtim me angazhimin e faktorëve variabël të prodhimit. I quajmë edhe shpenzime të ndryshueshme ngase ndryshohen me ndryshimin e vëllimit të prodhimit. Dallojmë dy lloje të shpenzimeve variabël e këto janë: shpenzimet variabël proporcionale, shpenzimet variabël joproporcionale.Ja Katër shembuj dhe figura për Shpenzimet fikse dhe të ndryshueshme.

Page 11: Teoria e shpenzimeve
Page 12: Teoria e shpenzimeve
Page 13: Teoria e shpenzimeve
Page 14: Teoria e shpenzimeve
Page 15: Teoria e shpenzimeve

• Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve .- Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve i quajmë edhe shpenzime sipas sasisë së efekteve. Ndarja e shpenzimeve sipas këtij kriteri është i rëndësishëm ngase na e bënë të mundur një analizë të tërsishme të të gjitha shpenzimeve sipas sasisë së efekteve, e kësisoj edhe zotësinë e ndërmarrësit që t’i menaxhojë shpenzimet. Mbi bazën e këtij kriteri dallojmë këto lloje të shpenzimeve: shpenzimet totale, shpenzimet mesatare.

• Shpenzimet totale (TC).- Shpenzimet totale (TC) janë dhëniet totale në para të nevojshme për prodhimin e sasisë së caktuar të efekteve (Q). Shpenzimet totale përfshijnë të gjitha shpenzimet fikse dhe variabël të periudhës së caktuar dhe kanë të bëjnë me të gjitha efektet e kësaj periudhe. Mund ti shënojmë me këto simbole TC= TFC + TVC.

• Shpenzimet mesatare.- Shpenzimet mesatare janë ato që kanë të bëjnë me një njësi të efekteve dhe nxirren me pjestimin e shpezimeve me sasitë e efekteve. Sipas njësisë së efekteve mund të vështrohen shpenzimet fikse, shpenzimet variabël dhe shpenzimet totale prandaj i dallojmë: shpenzimet mesatare fikse (AFC), shpenzimet mesatare variabile (AVC), shpenzimet mesatare totale (ATC).

Page 16: Teoria e shpenzimeve

6 Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve -

• Ndërmarrësia nënkupton përpjekjet e ndërmarrësit që me inicimin e veprimtarisë ekonomike të realizojë rezultate sa më të mira afariste, përkatësisht një fitim dhe dobi sa më të madhe. Fitimi është diferenca ndërmjet të dalave totale dhe të hyrave totale në një cikël ose periudhë llogaritare. Ndërmarrësi i realizon të hyrat e veta me shitjen e efekteve, përkatësishtë të prodhimeve të veta në treg. Me këto të hyra ndërmarrësi do të përpiqet t’i mbulojë shpenzimet e bëra për prodhimin e këtyre efekteve dhe të realizojë një fitim sa më të madh. Për të realizuar këtë qëllim duhet të përpiqet që nga njëra anë t’i Minimizojë shpenzimet dhe nga ana tjetër t’i Maksimizojë të hyrat e kjo do të thotë se duhet të vendos një raport optimal ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve që do t’i realizojë në procesin e punës.

• Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve .-Çdo ndërmarrës angazhohet që tregut t’i ofrojë prodhime dhe shërbime sa më atraktive dhe cilësore me një afat sa më të gjatë të përdorimit, për të realizuar një çmim dhe të hyra sa më të larta. Mirëpo, po këtë qëllim e kanë edhe ndërmarrësit e tjerë, kështu që çmimi i shitjes së efekteve do të formohet nën ndikimin e ofertës dhe kërkesës, që janë kritere dhe ndikime eksterne në formimin e çmimit në të cilat ndërmarrësi nuk mund të ndikojë ose fare pak mund të ndikojë.

Page 17: Teoria e shpenzimeve

7 Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit

• Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit janë: minimizimi i shpenzimeve, - ndarja e shpenzimeve sipas efekteve, harmonizimi kohor dhe planifikimi.

• Pika e mbulimit.- Pika e mbulimit (PM) është kriteri mbi bazën e të cilit ndërmarrësi mund të merr vendime lidhur me prodhimin e efekteve ngase bënë me dije për faktin se shpenzimet dhe të hyrat janë të njëjta, përkatësisht kur rezultati (RF) është i barabartë më zero. Me analizimin e kësaj pike mund të konkludohet se çfarë ndikimesh negative në afarizëm mund të përballojë ndërmarrësi, e që mos të punojë me humbje. Metoda e pikës së mbulimit si kriter përbëhet nga bilanci dhe grafikoni i shpenzimeve totale (ShT) dhe i të hyrave totale (HT), me ç’rast pikë e mbulimit është vendi në të cilin takohen vijat e të hyrave dhe shpenzimeve, kurse rezultati financiar është i barabartë me zero.

Page 18: Teoria e shpenzimeve

8 Menaxhimi i shpenzimeve .-• Menaxhimi i shpenzimeve në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton

përpjekjet që në kushte të caktuara të afarizmit, me zvogëlimin e shpenzimeve, të realizojë rezultate më të mira afariste. Pra, me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, përkatësisht që me shpenzime sa më të vogla të realizohen sa më shumë efekte dhe një fitim sa më të madh, pa pasoja negative afatgjate për afarizmin dhe pozitën në treg. Ekzistojnë modele të ndryshme të menaxhimit të shpenzimeve: Modeli procesual i menaxhimit të shpenzimeve presupozon se është e nevojshme që shpenzimet e prodhimit të përcillen dhe vlerësohen duke ndjekur rrjedhën e prodhimit në faza, me thjeshtësimin dhe shkurtimin e proceseve të caktuara të prodhimit.

• Menaxhimi i shpenzimeve .- Modeli ABC i menaxhimit të shpenzimeve bazohet në përcjelljen dhe përzgjedhjen e aktiviteteve afariste që krijojnë të hyra dhe harxhojnë resurse prodhuese dhe nënkupton angazhimin e menaxhmentit për ti dalluar ato aktivitete që kanë ndikim më të madh në krijimin e fitimit., dhe që aktivitetin e vet ta orientojë në përparimin e këtyre aktiviteteve, dhe që me zvogëlimin e shpenzimeve dhe/ose me rritjen e qarkullimit të efekteve të rritet fitimi. Modeli tradicional i menaxhimit siç dihet edhe nga vetë emri i tij, është modeli më i vjetër i menaxhimit të shpenzimeve. Bazohet në ndarjen tradicionale të shpenzimeve në shpenzimet direkte, që përfshijnë vetëm shpenzimet direkte të lëndëve të para, shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë dhe shpenzimet direkte të pasurisë afatgjatë (amortizimi) që është përdorë në procesin e punës.

Page 19: Teoria e shpenzimeve

Analiza

• Me analizen e bere nenkuptohet qe Ndermarrja nuk mund ti kryen asnjërën nga këto punë dhe shumë punë te tjera të kësaj natyre nëse nuk ka mjete financiare.Secila ndërmarrje ben shpenzime pa mar parasysh madhësinë apo veprimtarinë të cilën e kryen.Me shpenzimet ballafaqohen njëlloj edhe firmat të cilat realizojnë rezultate positive financiare,ashtu edhe ato të cilat realizojnë rezultate negative financiare. E persa I perket pyetjes se Çka në të vërtet paraqesin shpenzimet ?

• Shpenzimet paraqesin te dalura te ndërmarrjes në formë të mjeteve financiare.

Page 20: Teoria e shpenzimeve

Konkluzion

• Duke e studiuar kete shkence, pra ekonomin e ndermarrjes,kam konkluduar se Lënda e ekonomisë së ndërmarrjes afariste na ndihmon që më së miri ta përvetësojmë bazën e ekonomisë, në realitet të njofton me problemet që mund të hasim në afarizmin e ndermarrjes.Kjo ndikon që gjatë studimeve më së miri ta kuptojmë problematikën e materies që do të përpunohet edhe në disiplinat tjera ekonomike. Ekonomia e ndërmarrjes është diciplinë shkencore-mësimore e cila I studion problemet ekonomike të ndërmarrjes dhe sjelljet e tyre ne tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar

Page 21: Teoria e shpenzimeve

9 Përfundimi

• Punoi :studenti:Shpejtim Rudi• Drejtimi:Administrim Biznesi F.SH.A.B-Pejë

• Literatura:

• Lënda:Ekonomia e Ndërmarrjes.Prof.Mr.Sci.Fjolla Trakaniqi.

• Njohurite e mia.• Interneti etj.• Faleminderit.