Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

58
DEMOKRACIA Sipas definicionit onkologjik ne fjalorët e ndryshëm gjuhësor demokracia është qeverisja e popullit ku pushteti suprem i takon popullit i cili e ushtron atë vete ne mënyre te drejtpërdrejte apo nëpërmes përfaqësuesve te vet te zgjedhur ne sistem te lire zgjedhori. Ndërsa fjalori i gjuhës shqipe jep ketë definicion te varfër demokracia është regjim a sistem politik ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve te zgjedhura ku shtetasit gëzojnë liri dhe te drejta te barabarta . Nga greqishtja demos –popull dhe cratio qeverisje pra qeverisje e popullit. Elementet e Demokracisë Elementet kryesore te demokracisë janë: -Sovraniteti popullor, -qeverisja e se drejtës shteti ligjor, -ndarja dhe kufizimi i pushtetit, -zgjedhjet e lira re drejtpërdrejta dhe pluraliste, -sigurimi dhe garantimi i lirive dhe te drejtave të qytetarëve, -pluralizmi politik dhe ekonomik , -përgjegjësia politike, -procedura demokratike e ,marrjeve të vendimeve dhe -kultura dhe toleranca politike. Format e demokracisë sipas kriterit historik: 1-Demokracia e poliseve greke. 2-Demokracia liberale borgjeze 3-Demokracia socialiste e bazuar ne diktaturën e proletariatit 4-Demokracia bashkëkohore e bazuar në shtetin modern juridik. Sipas raporteve te demokracive me raportet shoqërore dallojmë: 1-DEMOKRACINË FIKTIVE-mospërputhja e plotë në mes te parimeve demokratike të proklamuara me aktet juridike dhe p[politike te një shtetit dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve . 2-DEMOKRACIA FORMALE- ku me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike dhe barazia para ligjit kurse ne jetën e përditshme këto parime nuk realizohen por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet shtetërore. 3--DEMOKRACIA REALE- ku parimet demokratike të proklamuara me akte juridike dhe politike zbatohen dhe materializohen nga organet dhe institucionet shtetërore. Sipas mënyrës së realizimit të demokracisë dallojmë dy forma : Demokracia e Drejtpërdrejt dhe e Tërthortë( përfaqësuese). DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTE bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit me pushtetin shtetëror, pra kjo shprehet me

Transcript of Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Page 1: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

DEMOKRACIASipas definicionit onkologjik ne fjalorët e ndryshëm gjuhësor demokracia është qeverisja e popullit ku pushteti suprem i takon popullit i cili e ushtron atë vete ne mënyre te drejtpërdrejte apo nëpërmes përfaqësuesve te vet te zgjedhur ne sistem te lire zgjedhori. Ndërsa fjalori i gjuhës shqipe jep ketë definicion te varfër demokracia është regjim a sistem politik ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve te zgjedhura ku shtetasit gëzojnë liri dhe te drejta te barabarta . Nga greqishtja demos –popull dhe cratio qeverisje pra qeverisje e popullit.

Elementet e Demokracisë Elementet kryesore te demokracisë janë:-Sovraniteti popullor, -qeverisja e se drejtës shteti ligjor, -ndarja dhe kufizimi i pushtetit, -zgjedhjet e lira re drejtpërdrejta dhe pluraliste, -sigurimi dhe garantimi i lirive dhe te drejtave të qytetarëve, -pluralizmi politik dhe ekonomik , -përgjegjësia politike, -procedura demokratike e ,marrjeve të vendimeve dhe -kultura dhe toleranca politike.

Format e demokracisë sipas kriterit historik: 1-Demokracia e poliseve greke.2-Demokracia liberale borgjeze3-Demokracia socialiste e bazuar ne diktaturën e proletariatit4-Demokracia bashkëkohore e bazuar në shtetin modern juridik.

Sipas raporteve te demokracive me raportet shoqërore dallojmë:1-DEMOKRACINË FIKTIVE-mospërputhja e plotë në mes te parimeve demokratike të proklamuara me aktet juridike dhe p[politike te një shtetit dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve .2-DEMOKRACIA FORMALE- ku me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike dhe barazia para ligjit kurse ne jetën e përditshme këto parime nuk realizohen por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet shtetërore.3--DEMOKRACIA REALE- ku parimet demokratike të proklamuara me akte juridike dhe politike zbatohen dhe materializohen nga organet dhe institucionet shtetërore.

Sipas mënyrës së realizimit të demokracisë dallojmë dy forma : Demokracia e Drejtpërdrejt dhe e Tërthortë( përfaqësuese).

DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTE bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit me pushtetin shtetëror, pra kjo shprehet me parimin “ sovranitetit buron nga populli dhe i takon atij” dhe format e kësaj demokracie janë: Referendumi, plebishiti, iniciativa popullore, tubimet zgjedhore dhe forma të tjera të deklarimit personal.

Referendumi nënkupton deklarimin e drejtpërdrejtë personal të qytetarëve ( popullit) për ndonjë akt juridik të pushtetit apo për ndonjë çështje tjetër për të cilën organi kompetent duhet të marr vendim. Vullneti përmes referendumit shpreh interesat e qytetarëve dhe ka fuqinë e ligjit dhe obligim te gjithë ta zbatojnë vendimin. Zakonisht çështja në referendum formulohet përmes pyetjeve konkret në të cilat shtetasit përgjigjen me po ose jo. Nëse shumica e trupit elektoral përgjigjet në mënyrë pozitive atëherë referendumi konsiderohet se është i suksesshëm. 

Page 2: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Referendumi sipas lëndës ( llojit të aktit) për të cilin vendoset ndahet në -referendum legjislativ, -referendum kushtetues, -referendum politik-statusor dhe -referendum lokal.

Referendumi Legjislativ është deklarimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve në procesin legjislativ dhe kjo pjesëmarrje mund të shprehet në dy mënyra : në miratimin e drejtpërdrejtë të ligjeve dhe me dhënjën paraprake të pëlqimit të popullit për nxjerrjen e ligjeve.

Referendumi Kushtetues- është deklarimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve për aktin themeltar juridik të shtetit-kushtetutën. Ky deklarim ka fuqi konstituive dhe vendimmarrëse dhe obligon parlamentin të shpall ose të refuzojë kushtetutën varësisht nga deklarimi.

Referendumi Politik-Statusor, është forma më e shpeshtë dhe përfshin marrjen e vendimit që përcakton statusin politik të shtetit dhe zbatohet kur formohet shteti i ri, shpallet shkëputja nga shteti ekzistues, shpallja e pavarësisë, bashkimi me shtetin tjetër, hyrja ose lidhja federale ose konfederate me shtet e tjera, ndërrimi i regjimit politik, përcaktimi i formës qeverisëse etj.

Referendumi Lokal- zbatohet në rastet kur merret vendim në sferën e urbanizimit, investimeve, infrastrukturën komunale, shpalljen e vetëkontributit të qytetarëve për ndërtimin e objekteve vitale.

Referendumi bazë të karakterit dhe pasojave juridike të vendimit të marra në referendum dallojmë: referendumin e detyrueshëm , referendumin fakultativ dhe referendumin konsultativ.

Referendumi I Detyrueshëm- Ku për miratimin e një akti juridik apo të ndonjë çështje tjetër politik në kushtetutë ose në ligj , caktohet shprehimisht vendosja përmes referendumit . në këto raste vendimi i marrë ka karakter obligues që organet shtetërore të marrin vendim në pajtim me rezultatin e referendumit.

Referendumi Fakultativ- Paraqet formën e drejtpërdrejtë të deklarimit të qytetarëve që nuk i obligon organet shtetërore në marrjen e vendimit , mirëpo ne rast se për shkak të rëndësisë se ndonjë vendimi organet shtetërore vendosin që çështja të nxirret në referendum atëherë vendimi i marrë përmes referendumit nga qytetarët i obligon organet që ta zbatojnë. ( Sidomos në raste kur ka mospajtime në opinion për marrjen ë një vendimi politik ose akti juridik)

Referendumi Konsultativ- zbatohet në raste kur organet para vendimit ose pas marrjes së tij dëshirojnë të njoftohen me mendimin dhe vullnetin e trupit elektoral. Shpallja e këtij deklarimi nuk ka detyrim ligjor për organet shtetërore dhe rezultatet e tij kanë karakter këshillëdhënës dhe jodetyrues.

Plebisciti- është formë e realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë kur vendoset për çështje të rëndësishme si forma e regjimit politik, bashkimi ose ndarja me një shtet tjetër, dhënia e besimit ndonjë lideri partiak etj. Pra por dallim pre referendumit për deklarim nuk ka ndonjë akt juridik konkret por çështje që janë të lidhura me strukturën e shtetit dhe mënyrën e qeverisjes. Dallim tjetër është se referendumi ka të bëjë me deklarim po ose jo ndaj një akti juridik kurse plebishiti deklarim ndaj një

Page 3: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

individi. Zbatimi i kombinuar referendum dhe plebishitit bëhet kur qytetarët krahas deklarimit për ndonjë akt juridik deklarohen edhe me atë se i japin besimin një individi për qeverisja.

Iniciativa Popullore- nënkupton autorizimin e trupit elektoral që të ndërmarrë iniciativë për fillimin e procedurës për nxjerrjen e kushtetutës, ligjit ose të ndonjë akti tjetër juridik për zgjedhjen ose shkarkimin e ndonjë funksionari nga funksionet politike. Pra për nxjerrjen e ndonjë akti juridik. Iniciativa më së shpeshti paraqitet si nismë që i drejtohet parlamentit për miratimin e ndonjë ligji dhe përmes mbledhjes se caktuar të nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve për parlament, shef shteti etj.

Tubimet E Zgjedhësve-Janë tubime ku zgjedhësit diskutojnë dhe marrin vendime për punën e përfaqësuesve të tyre në organet shtetërore dhe ushtrojnë kontrollin politik ndaj tyre si dhe bëjnë kandidimin për deputet, caktojnë listat kandiduese etj.

Anketat Dhe Intervistat- janë formë e deklarimit personal të qytetarëve përmes të cilave organet shtetërore , institucionet e tjera politike shtetërore dhe jo-shtetërore bëjnë hulumtimin e opinionit publik dhe te disponimit të tyre lidhur me ndonjë akt juridik apo politik apo veprim tjetër të organeve shtetërore . vendimet e tilla nuk kanë karakter obligues por ndihmojnë në marrjen e vendimeve . Anketa sidomos ndihmojnë lidhur me popullaritetin e personaliteteve publike në popull dhe sidomos aplikohen në prag të zgjidhjeve parlamentare , pastaj për prestigjin e kandidatëve etj.

Përparësitë dhe vështirësitë e realizimit te konceptit te demokracisë se drejtpërdrejtIthtarët e demokracisë se drejtpërdrejte theksojnë se ajo shpreh me se miri sovranitetin popullor dhe paraqet formën me te mire te pjesëmarrjes se popullit ne krijimin dhe realizimin politikave publike.Ata theksojnë tri përparësi te kësaj forme te demokracisë 1. Vendosja burimore e popullit 2. Depolitizomi i vendimeve politike3. Shoqërizimi i Pergjegjesise Ne anën tjetër autoret qe janë ithtarë te demokracisë përfaqësuese theksojnë këto vështirësi:1. Ngadalësia e marrjes se vendimeve politike2. Shpenzimet kostoja e larte e procesit te vednimarrjes politike3. Mungesa e kompetencës profesionale ne vendimmarrje politike.

DEMOKRACIA E PARLAMENTARE ( përfaqësuese)- është formë kryesore e demokracisë së tërthortë dhe sot paraqet model dominant te sistemeve bashkohese politike dhe nënkupton realizimin e vullnetit politik të popullit nëpërmjet institucioneve dhe trupave përfaqësues të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Kjo realizohet në ndërlidhje te ngushtë të tri institucioneve themelore: 1.trupit elektoral , 2.organit përfaqësues dhe 3.qendra e vendosjes politike. Trupi elektoral është bartës i sovranitetit dhe pasi që ai nuk mundet ta ushtrojë pushtetin drejtpërdrejtë ai zgjedh përfaqësuesit e tij-trupin përfaqësues parlamentin. Pra trupi elektoral zgjedh organet përfaqësuese duke i ngarkuar me mandat dhe ushtron kontroll politik ndaj tyre përmes procesit të zgjedhjeve. Trupi elektoral përbëhet nga të gjithë qytetarët.

E Drejta e zgjedhjes së përgjithshme kuptohet e drejta e çdo qytetari pa dallim feje,

Page 4: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

gjinie, kombi , përkatësi politike, pozitë etj. Që me votën e tij të merr pjesë në zgjedhjet e organeve përfaqësuese apo edhe vet të kandidohet në ato organe. Kjo e drejtë përfshin legjitimacionin aktiv dhe pasiv të zgjedhurit në proces.1-Legjitimacioni Aktiv përfshin të drejtën e çdo qytetari ai me votën e tij të zgjedhe anëtarët e organit përfaqësues( parlamentit, senatoret , shefin e shtetit etj.2-Legjitimacioni Pasiv përfshin të drejtën e çdo qytetari që të vet kandidohet dhe zgjedhën anëtar të organeve përfaqësuese politike dhe shtetërore. Zakonisht e drejta e votës vlen për arritjes së moshës 18 vjeçare. 3-E drejta e barabartë e votës që nënkupton se çdo votë e qytetarëve e ka fuqinë e njëjtë te votes

Organi përfaqësues i zgjedhur nga trupi elektoral paraqet tërësinë e e parlamentarëve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe ky organ paraqitet me emërtime të ndryshme si parlament . Ky organ edhe pas zgjedhjes se tij edhe pse marr mandat fuqi plotë për qeverisje periodike ai nuk ka garancion se do ta përfundojë mandatin e tij të plotë. Pra parlamenti mund te marr mandat të detyrueshëm dhe të lirë. Mandat i detyrueshëm është kur anëtarët e parlamentit mbesin të lidhur ngushtë me elektoratin kurse ne rastin me mandat të lirë gëzojnë një pavarësi më të madhe ndaj zgjedhësve por edhe në këtë rast nëse ju kundërvihen interesave të tyre –trupit elektoral mund të humbasin në zgjedhje e ardhshme.

Qendra e vendosjes politike.-Është nocion i gjerë dhe nënkupton të gjitha institucionet shtetërore dhe politike. Në shtet demokratike qendra e vendosjes politike koncentrohet në tri degë kryesore të qeverisjes; në degën legjislative e cila ushtrohet nga parlamenti, në degën ekzekutive që ushtrohet nga shefi i shtetit dhe qeveria si dhe dega gjyqësore që ju besohet gjykatësve të pavarur.

Përparësitë dhe vështirësitë ne implementimin e demokracisë përfaqësuesePerparsite janë 1. Vendimmarrja e shpejte ne procedure parlamentare2. Vendimmarrja parlamentare si rregull trajtohet si qeverisje kompetente dhe profesionale3. Siguron konkurrence dhe alternativa ne procesin e vendimmarrjes qe shprehet ne raport pozite opozite.Vështiresit 1. Nganjëherë nuk shprehe vullnetin e shumicës se qytetarëve 2. Vendosja parlamentare shpeshherë është e përkohshme3. vendimmarrja shpeshherë bie ne krize parlamentare

DEMOKRACIA MAZHORITARE DHE KONSENSUALEDemokracia mazoritare bazohet ne konceptin e qeverisjes se shumices. Ajo nënkupton ekzistimin e mazhorances stabile parlamentare e cila zgjedhe qeverinë dhe realizon programin qeveritar te qeverisjes i cili ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kjo demokraci është tipike ne sistemet parlamentare dypartiake ku vlen parimi fituesi merr gjithçka, humbsi kalon ne opozite dhe nuk participin ne qeveri.Demokracia Konsensuale funksionon ne shoqëri heterogjene politike me një spektër te gjere te diversiteteve politike. Qeverisa politike reflekton kompromiset e domosdoshme politike për te ndërtuar konsensusin e nevojshme politik i cili siguron qeverisjen e shumicës.

SHTETI LIGJOR1.1-Kuptimi i shtetit ligjor-tërësia e normave juridike të një shtetit paraqesin sistemin juridik në bazë të së cilave sigurohet qeverisje e se drejtës përkatësisht shtetit ligjor.

Page 5: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Pra shteti ligjor nënkupton sistemin në të cilin pushteti shtetëror, në veçanti ai ekzekutiv dhe administrativ është i kufizuar me normat e veta juridike në atë mënyrë që ju garantohet pacenueshmëria e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Sipas këtij parimi të gjitha organet shtetërore i nënshtrohen ligjit.Institucionalizimi i pushtetit shtetëror duhet të shprehet përmes tri atributeve themelore: legjimitetit, autoritetit dhe fuqia politike.1-Legjimiteti buron nga populli nga trupi elektoral i cili merr pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e organeve përfaqësuese dhe ne mandatimin e këtyre organeve për perioda të caktuara.2-Autoriteti- e ka burimin në kushtetutë dhe ligj andaj dhe ju nënshtrohen atyre. Njëkohësisht kushtetuta dhe ligji bëjnë dhe kufizimin e pushtetit.3-Fuqia Politike-paraqet tërësinë e kompetencave të organeve dhe institucioneve shtetërore dhe manifestohet veçanërisht mes legjislacionit dhe ekzekutivit pra parlamentit dhe qeverisë.

ELEMENTET E SHTETIT LIGJOR JANË: -Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, -Barazia para ligjit, -Parimi i mosdiskriminimit-Liritë dhe te drejtat e qytetarit dhe minoriteteve-Ndarja dhe kufizimi i pushtetit, -Gjyqësia e pavarur, -Depolitizimi i shërbimeve publike të shtetit-Shoqëria Civile etj.

Kushtetutshmëria- sipas kuptimit politik juridik me kushtetutshmëri kuptojmë procesin e harmonizimit të gjitha akteve juridike në mes veti dhe pajtueshmërinë e tyre me kushtetutën si dhe kufizimi dhe institucionalizimi i pushtetit shtetëror. Pra kushtetuta në kuptimin pozitiv-juridik nënkupton harmonizimin e të gjitha akteve juridike me kushtetutën ndërsa në kuptimin formal kushtetuta nënkupton respektimin e kushtetutës dhe harmonizimin e të gjitha akteve juridike me aktet me fuqi me të lartë.

Me Ligjshmëri kuptohet procesi i harmonizimit të gjitha akteve dhe veprimeve juridike me ligjin.

Barazia para ligjit dhe parimi i mos diskriminimit-Barazia para ligjit parqet një standard ndërkombëtar i cili duhet të realizohet edhe me përcaktimet ligjore e edhe me mekanizmat dhe institucioneve ligjore, me të cilat qytetaret mbrohen nga arbitrariteti i kujtdo qofte. Ndërsa lirit dhe të drejtat e qytetarit janë të përfshira në disa konventa ndërkombëtare të cilat shtetet e reja duhet të i zbatojnë në legjislacionet e tyre . Problemi i veçantë në këtë drejtim është e drejta e minoriteteve. Konventat ndërkombëtare që duhet të zbatohen janë:-Deklarata universale e të drejtave të njeriut -Konventa ndërkombëtare për ndaljen e dënimeve dhe krimeve të gjenocidit.-Konventa ndërkombëtare për të drejta civile dhe politike-Konventa ndërkombëtare ekonomike , sociale dhe ekonomike- Konventa ndërkombëtare për eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit racial.- Konventa ndërkombëtare kundër torturës dhe krimeve tjera- Konventa ndërkombëtare për eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj gruas.- Konventa ndërkombëtare mbi te drejtat ndaj femiut

Gjyqësia e Pavarur –nënkupton ekzistimin e gjykatave te pavarura dhe punën e tyte

Page 6: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

ne pajtim me ligjin., Disa nga kushtet për një gjyqësi të pavarur janë:a)pavarësia e gjykatave nga legjislativi dhe ekzekutivi, b) depolitizomi i gjykatave( anëtaret e saj nuk mund te merren drejtpërdrejt dhe aktivisht ne jetën politike. c) zgjedhja e gjyqtarëve me afate të gjata përmes kësaj ata marrin garancinë se do te jen të pavarur nga ndryshimet politiked) financimi i pavarur-të menagjojnë vet buxhetin e tyre.e) respektimi i procedurave gjyqësore- Paanshmëria e gjyqtarëve ne ushtrimin e funksionit të tyre –kjo sigurohet duk i mbrojtur gjyqtarët nga kërcënimet politike dhe duke zgjedhur gjyqtar me tipare te larta morale dhe profesionale.f) Paanshmëria e gjyqtareve

Depolitizomi i shërbimeve publike- Shërbimet publike paraqesin organet përmes te cilave shteti qytetarëve të tij ju ofron shërbimet publike në funksion të realizimit te interesave personale dhe publike dhe kane karakter kryesisht administrativ. Në këtë drejtim rëndësi të veçantë ka edhe depolitizimi i policisë dhe ushtrisë dhe vënia e tyre në kuadër të ligjit.

Shoqëria Civile- nënkupton strukturën jo shtetërore dhe jo qeveritare të cilat reflektojnë mendimin e lirë të qytetarëve. Koncepti i kësaj shoqërie bazohet në të drejtën e qytetarëve që lirisht të formojnë organizata dhe shoqata jo qeveritare dhe ne mënyrë të organizuar. Për të bërë presion në qendrat e vendosjes politike në artikulimin e kërkesave të tyre.

Mbrojtja e pronës dhe e pasurisë së qytetarëve paraqet parakusht për funksionimin e shtetit ligjor.

Ndërtimi i shtetit ligjor në Kosovë:-Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së Kosovës nën administrimin e OKB-ës kanë filluar hapa e parë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe vendosjen e sundimit të ligjit në shoqëri. Me themelimin e organeve ligjëdhënse , ekzekutive dhe gjyqësore në Kosovë janë krijuar kushte për ndërtimin e shtetit ligjor dhe sigurimin e parimit të sundimit të së drejtës.

FORMAT KRYESORE TË PUSHTETIT SHTETËROR JANË: pushteti kushtetutëdhënes dhe legjislativ, pushteti ekzekutiv-administrativ dhe pushteti gjyqësor.

Pushteti Kushtetutëdhënes Dhe Legjislativ konsiston në autorizimin e organeve më të larta shtetërore për të miratuar kushtetutën si akt më të lartë , ligjet , aktet nënligjore dhe aktet e tjera të përgjithshme juridike. Për mes këtij funksioni ndërtohet sistemi kushtetues dhe juridik i cili mundëson qeverisjen e së drejtës si parim themelor i demokracisë. Ky pushtet ushtrohet nga bartësit e sovranitetit ( parlamenti, kuvendi , senati etj. Në bazë të asaj se këtë funksion në mënyrë të pavarur e ushtrojnë organet legjislative – kemi shtetet parlamentare dhe kur ky funksion ushtrohet nën mbikëqyrje e shefit të shtetit kemi shtetet presidenciale.

Pushteti Ekzekutiv- Është formë e pushtetit që konsiston në zbatimin e drejtpërdrejtë te ligjeve dhe akteve tjera juridike në njërën anë dhe ne anën tjetër të politikës shtetërore. Bartës të këtij pushteti janë qeveria dhe organet administrative. Në shtet parlamentare qeveria formohet dhe mbikëqyret nga parlamenti . Qeveria formon dhe mbikëqyr organet administrative ndërsa roli i administratës është zbatimi i ligjeve, i planeve shtetërore, të politikës shtetërore etj. Organet e administratës janë : ministrit, sekretariatet, drejtorit etj.

Pushteti Gjyqësor-është formë pushtetit që konsiston në ndarjen e së drejtës apo

Page 7: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

sigurimin e ligjshmërisë në shoqëri. Këtë pushtet e ushtrojnë gjykatat e pavarura si organe tradicionale te shtetit. Funksionin e ushtrojnë si procedurë gjyqësore dhe në bazë të ligjit dhe sistemi gjyqësor zakonisht është unik. Sistemi i jurisprudencës ka dy kuptime: kuptimi i ngushte që nënkupton gjykatat dhe kuptimi i gjerë që nënkupton edhe prokurorit, avokaturën etj. Parimet kryesore të gjyqësisë janë: Ligjshmëria, parimi i së vërtetës materiale, dyshkallshmëria , publicitetit punës, pavarësia etj.

Ushtrimi i pushtetit shtetëror njeh dy parime kryesore: parimin e unitetit të pushtetit dhe parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror.

PARIMI I UNITETIT TË PUSHTETIT SHTETËROR është formë ku pushteti është i koncentruar në një organ suprem të pushtetit shtetëror i cili formon dhe mbikëqyr organet e tjera. Pra ky parim bazohet në dominimin organit legjislativ ndaj organeve ekzekutive dhe gjyqësore dhe shprehet në dy mënyra: zgjedhjen dhe formimin e këtyre organeve nga organi legjislativ dhe përfaqësues dhe në mbikëqyrjen dhe kontrollimin politik të punës së këtyre organeve nga organi legjislativ.

 Historikisht njihen tri forma të rregullimit shtetëror të bazuara në unitetin e pushtetit shtetëror: sistemi autokratik, sistemi i kuvendit dhe sistemi i konventës.

Sistemi Autokratik –Janë të bazuara në parimin e unitetit të pushtetit i cili realizohet në favor të organeve ekzekutive. Ato dominojnë mbi organet përfaqësuese dhe legjislative duke i mbajtur nën kontroll dhe duke marr vendime më të rëndësishme politike . Shembull janë regjimet fashiste.

Sistemi I Kuvendit- këtu kocentrimi i pushtetit është në kuvend si organ përfaqësues dhe legjislativ. Ky organ përveç funksionit legjislativ ushtron edhe funksionin e kontrollit ndaj organeve tjera të pushtetit. Zakonisht është zbatuar në sistemet socialiste dhe bazohet në sistemin e delegimit i cili mundëson përfaqësimin ne kuvend të tri bazave deleguese: të punës së bashkuar, organizatave shoqërore-politike dhe bashkësive shoqërore-politike. P.sh ish Jugosllavia dhe kuvendi i ish KSA të Kosovës me tri dhoma. Ndërsa në varantin sovjetik ky pushtet i takonte sovjetëve ku vend të rëndësishme kishin Presidiumi suprem dhe Këshilli i ministrave.

Sistemi I Konventës- është sistem në të cilin organi legjislativ pjesërisht dhe në mënyrë të tërthortë e ushtron edhe pushtetin ekzekutiv. Për herë të parë është aplikuar gjatë revolucionit francez në kohën e qeverisjes së jakobinëve. Shembull është Zvicra ku kuvendi federativ zgjedhë këshillin federativ prej 7 anëtareve në kompetencë të cilit është pushteti ekzekutiv. Parlamenti mund të anulojë ose pranojë propozimet e këtij këshilli.

PARIMI I NDARJES SË PUSHTETIT SHTETËROR-nënkupton formën e qeverisjes shtetërore që bazohet në ushtrimin e pavarur të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ekziston në ato shtet ku çdo njëra nga këto organe është kompetent për kryerjen e pavarur të punëve të caktuara me kushtetutë dhe me ligj. Kjo pavarësi shprehet me faktin se organet e një dege të pushtetit shtetëror nuk munden të urdhërojnë organet e degëve të tjera të nxjerrin ndonjë akt ose të ndërmarrin ndonjë veprim të caktuar. Ky sistem është paraqitur në kohën e revolucionit borgjez si përpjekje për kufizimin e pushtetit të monarkut. Përfaqësues kryesor i kësaj teorie është Monteskie. 

Page 8: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Janë tri sisteme të bazuara në parimin e ndarjës së pushtetit shtetëror-sistemi parlamentar, sistemi presidencial dhe sistemi i përzier.

Sistemi Parlamentar-është formë e ndarjes së pushtetit në të cilin rol dominant ka parlamenti si organ legjislativ dhe përfaqësues. Për herë të parë është aplikuar në Angli shek. XVIII. Në sistemet parlamentare sipërfaqësisht duket se vend qendror ka parlamenti , kurse në fakt këtë rol e ka qeveria të cilën e formon shumica parlamentare. Varësisht nga raporti në mes të parlamentit dhe qeverisë dallojmë dy modele: sistemin parlamentar anglez dhe sistemin parlamentar evropian. Në sistemi anglez parlamenti edhe pse e formon qeverinë( me propozimin e monarkut) nuk e ka të drejtën e shpërndarjes dhe marrjes së mandatit të tyre. Përkundër kësaj qeveria në raste të caktuara ka të drejtë të marr iniciativë që të shpërndaje parlamentin. Rolin e qeverisë e luan kabineti. Ndërsa në sistemin evropian pushtetin ekzekutiv e ushtron qeveria parlamentare të cilën e formon dhe kontrollon parlamenti. Mandatin për formimin e qeverisë e ka partia politike qe ka fituar zgjedhjet parlamentare .Në rast se asnjë parti nuk e ka shumicën vjen deri te formimi i qeverisë së koalicionit të cilën e formojnë dy apo më shumë parti. Parlamenti ka të drejtë të mbikëqyrë punën e qeverisë, ushtrojë votëbesimin , shkarkoj dhe zgjedhe qeverinë e re.

Sistemi Presidencial- është formë e qeverisjes shtetërore e bazuar në ndarjen e funksioneve në mes te parlamentit dhe shefit të shtetit. Shefi i shtetit në këto sisteme paraqitet si bartës i pushtetit ekzekutiv. Ai ka të drejta në radhe të parë që të kontrolloj aktivitetin legjislativ të parlamentit përmes përdorimit të vetos suspenzive në kthimin e ligjeve në rishqyrtim në parlament. Në anën tjetër ai është i obliguar tu përmbahet ligjeve të parlamentit. Shefi i shtetit për punën e tij nuk i përgjigjet parlamentit por trupit elektoral . në këto shtet presidentit formon kabinetin e tij i cili e ushtron funksionin e qeverisë. Anëtarët e kabinetit i emëron vetë presidenti i cili edhe mundet ti shkarkojë ata. Formë me të zhvilluar të këtij sistemi e kanë SHBA-të ku shprehet me pozitë të fortë presidenti ndaj kongresit dhe me funksion të pavarur të gjykatës kushtetuese.

Sistemi I Përzier- Ky sistem paraqet formën hibride të qeverisjes të bazuar në kombinimin e parimeve të sistemeve parlamentare dhe presidenciale. Në këto sisteme parlamenti edhe pse emëron shefin e shtetit dhe formon qeverinë nuk ka të drejtë të kontrollojë punë e tyre dhe ti shkarkojë ata. Për herë të parë është paraqitur ne Francë ne vitin 1958 me kushtetutën e DE GOLIT. Ku qeveria përcakton dhe udhëheq politikën shtetërore dhe për punën e saj i përgjigjet parlamentit. Kështu edhe pse kryetari i republikës emëron kryeministrin e me propozimin e tij edhe anëtarët e tjerë të qeverisë Parlamenti ka të drejtë të mbikëqyr punë e sajë dhe të ushtrojë çështjen e votëbesimit në parlament. Kur qeveria shkarkohet në parlament kryeministri jep dorëheqje . Në këto raste kryetari ka dy mundësi të emëroj kryeministër të ri ose të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja. Forma të caktuara të këtij sistemi e hasim edhe ne republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës.

PARLAMENTARIZMIParaqitja dhe zhvillim i parlamentarizmit në botë.-Parlamenti si institucion politik dhe bashkohës është paraqitur në shek. VVII dhe XVIII si një nga të arriturat e revolucionit borgjez dhe si një nga bazat e demokracisë qytetare dhe të shtetit ligjor. Është paraqitur në Angli si rezultat i luftës midis ushtrisë mbretërore dhe ithtarëve të parlamentarizmit që solli miratimin e dy akteve historike peticionit mbi të drejtat dhe aktit mbi tolerancën në vitin 1685. Me këtë në Angli u vendos sistemi i qeverisjes ne formë të monarkisë kushtetuese në atë mënyrë që mbreti në autorizimet e tij ishte i kufizuar me kushtetute dhe me ligj. Në këtë periudhë Anglia kishte sistemin e

Page 9: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

monarkisë kushtetuese dhe jo parlamentare. Pra monarku kishte të drejtë të emërojë kryetarin dhe anëtarët e qeverisë pa pëlqimin e parlamentit. Kjo zgjati deri në reformat e vitit 1832 kur u përcaktuan rregullat e sistemit parlamentar. Me këtë në Angli u zhvillua sistemi i demokracisë parlamentare i bazuar në ndarjen e pushtetit midis parlamentit , qeverisë apo kabinetit qeveritar dhe mbretit. Një shekull më vonë edhe ne Francë pas fitores së revolucionit pothuajse në mënyrë të njëjtë u përcaktuan rregullat e qeverisjes parlamentare më vonë në shekullin e XIX sistemi qeverisës i bazuar në rregullat e qeverisjes parlamentare u aplikua në shume vende të Evropës. Sistemi evropian dallon nga ai anglez kur është në pyetje raporti i parlamentit me qeverinë. Në sistemin anglez qeveria ka funksione më të gjera ekzekutive dhe ka një pavarësi më të theksuar ndaj parlamentit ( ka të drejtën e shpërndarjes së parlamentit) në sistemin evropian funksionon qeveria parlamentare e cila formohet dhe kontrollohet nga parlamenti. Sistemi parlamentar është dinamik dhe jo proces statik dhe është në konkurrencë të vazhdueshme me sistemet paralele politike si sistemet presidenciale , sistemet e kuvendit dhe sistemet e konventës.

Kuptimi i përgjithshm i parlamentarizmit- Kuptimi i sistemit parlamentar është se trupi elektoral ose tërësia e shtetasve që kanë të drejtë vote përcaktojnë njerëzit që do të i përfaqësojnë. Këta përfaqësuesit e popullit e përbejnë parlamentin dhe me anë të votëbesimit të tyre ngarkojnë qeveritarët me funksionimin e qeverisjes, te drejtimit politik dhe administrativ të vendit. Është sistem që për dallim nga ai presidencial ku ndarja e pushtetit shtetëror është rigoroze në sistemin parlamentar përcaktohen rregulla elastike të ndarjes së pushtetit në legjislativ ekzekutiv dhe gjyqësor. Pra këtu ekziston një kufizim dhe varshmëri funksionale në mes të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. 

Karakteristikat kryesore të sistemeve parlamentare janë: 1-Përcaktimi i raporteve specifike midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv . pushteti ekzekutiv në shumicën e vendeve parlamentare i nënshtrohet kontrollit të parlamentit. 2-Në këto sisteme organet ekzekutive po marrin rol kryesor politik përkatësisht të qendrës vendimtare të vendosjes politike. Kjo shprehet me faktin se shumica e akteve të cilat i miraton parlamenti i përgatit dhe propozon qeveria. 3- Qeveria formohet dhe funksionon sipas rregullave parlamentare. Mandatin për formimin e qeverisë e ka partia shumicë në parlament, në rast se asnjë parti nuk e ka shumicën atëherë qeveria formohet nga dy apo më shumë parti. 4-Karakteristik tjetër janë zgjedhjet e lira të drejtpërdrejta dhe shumë-partiake parlamentare. 5- Karakteristik tjetër është raporti i parlamentit me shefin e shtetit në sistemet tipike parlamentare si dhe kuvendore shefi i shtetit zgjidhet dhe kontrollohet nga parlamenti. Në këto sisteme ai së bashku me qeverinë ushtron pushtetin ekzekutiv. Ndërsa në sistemet e kombinuara parlamenti nuk ushtron kontrolle mbi shefin e shtetit i cili zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli.

LLOJET E SISTEMEVE PARLAMENTARE sistemet parlamentare tipizohen sipas tri kritereve kryesore:1. sipas formës së rregullimit shtetëror, 2. sipas raportit të parlamentit me qeverine dhe 3. sipas numrit të partive që marrin pjesë në jetën parlamentare.1. sipas formës së rregullimit shtetëror- janë të njohura dy forma kryesore : monarkitë parlamentare dhe republikat parlamentare.

Page 10: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Monarkitë Parlamentare-nënkuptojnë rregullimin shtetëror të bazuar në zgjedhjen e shefit të shtetit sipas parimit te trashëgimisë së postit mbretëror dhe në rolin dominant të parlament në të. Në këto shtete monarku nuk paraqet faktor të rëndësishëm politik dhe nuk qeveris me pushtetin. Ndërsa parlamenti ushtron pushtetin shtetëror me qeverinë. Kjo formë është na Angli., Spanjë, Suedi etj. Pra monarku ushtron funksione formale dhe ceremoniale.

Republika Parlamentare-parqet formën e rregullimit shtetëror të bazuar në ndarjen e pushtetit në legjislativ , ekzekutiv dhe gjyqësor. Bartës të pushtetit legjislativ është parlamenti, atij ekzekutiv është kryetari i republikës dhe qeveria dhe i atij gjyqësor janë gjykatat e pavarura. Për dallim nga monarkitë kryetari i republikës zgjidhet nga parlamenti ose nga zgjedhjet e drejtpërdrejta nga populli. Në këtë sistem dominon parlamenti sidomos në pushtetin ekzekutiv pra parlamenti formon qeverinë, kontrollon punën e sajë dhe mund ta shkarkojë me votëbesim.

Sistemet parlamentare sipas raportit të organeve shtetërore janë: -sistemet e pastërta parlamentare, -sistemet gjysëm parlamentare dhe -sistemet e përziera parlamentare .

Sistemet e pastërta parlamentare- Parlamenti paraqet qendrën kryesore të vendosjes politike. Ai zgjedh kryetarin si shef të shtetit dhe qeverinë si organ ekzekutiv. Edhe pse mandatarin( kryeministrin) për formimin e qeverise e propozon shefi i shtetit ajo i nënshtrohet kontrollit të plotë të parlamentit. Parlamenti e ka të drejtën që në çdo kohë të shtrojë çështjen e votëbesimit të qeverisë në parlament. Po ashtu parlamenti ka të drejtën e shkarkimit të shefit të shtetit.

Sistemet Gjysmë Parlamentare- paraqet formën dominonte të parlamentarizmit sot. Shefi i shtetit ka të drejtë të firmos ligjet e parlamentit ti riktheje ato për rishqyrtim në parlament dhe te përdor veton suspenzive ndaj ligjeve dhe akteve të tjera të miratuara nga parlamenti. Në anën tjetër shefi i shtetit zgjidhet nga parlamenti dhe është i obliguar tu përmbahet rregullave te parlamentit. Parlamenti ka të drejtën të fillojë procedurën për shkarkimin e shefit te shtetit dhe ta shkarkojë me procedurë sipas kushtetutës dhe ligjit. Janë të njohura dy modele të këtij sistemi:ai anglez dhe kontinental. Në sistemin kontinental qeveria parlamentare zgjidhet nga shumica parlamentare dhe kontrollohet nga parlamenti. Kjo qeveri zbaton vendimet dhe politiken e përcaktuar në parlament. Ndërsa roli i shefit të shtetit është i kufizuar dhe formal. Ndërsa në sistemin anglez Kabineti qeveritar ka rol dominant dhe ne raste të caktuara mund të propozoje monarkut të shkarkojë parlamentin. Shef i kabinetit emërohet lideri i partisë që ka fituar zgjedhjet dhe ai zbaton programin asaj partie.

Sistemet E Përziera Parlamentare .-Këto paraqesin kombinim të parimeve të sistemit parlamentar dhe presidencial. Në shtetet e tilla pushteti ndahet në mes të parlamentit që ushtron pushtetin legjislativ, zgjedhor dhe mbikëqyrës dhe shefit të shtetit i cili është bartës i pushtetit ekzekutiv-politik.

Sipas numrit të partive që marrin pjesë në jetën parlamentare sistemet parlamentare ndahen në : sisteme parlamentare një partiake, sisteme dy partiake dhe sisteme shumë partiake.

Sistemet Parlamentare Një Partiake-bazohen në parimin e monizmit politik të bazuara në ndalimin e veprimit të partive politike të tjera të pluralizmit politik. Ato këtë e shprehin përmes kushtetutës. Janë shtete totalitare dhe autokratike ku edhe pse funksionojnë organet përfaqësuese nuk aplikohen rregullat e demokracisë

Page 11: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

parlamentare.( shembull ish shtetet socialiste).

Sistemet Parlamentare Dy Partiake- është i bazuar në luftën dhe rivalitetin në mes të dy partive kryesore politike. Këto sisteme aplikojnë sistemin parlamentar të bazuar në sistemin shumë partiak mirëpo lufta për pushtet ushtrohet vetëm në mes të dy partive kryesore rreth të cilave pozicionohet shumica e trupit elektoral të një shteti. Pra në jetën politike marrin pjesë një numër i madh i partive me orientime të ndryshme politike mirëpo lufta bëhet vetëm në mes të dy partive . Karakteristik e këtyre sistemeve është se këto dy parti i ndërrojnë pozicionet në pushtet. Përfaqësues tipik janë SHBA- ku janë dy parti kryesore ajo Republikane dhe demokratike dhe Anglia ku dominojnë partitë :Konzervative dhe ajo Laburiste.

Sistemet Shumë Partiake- i hasim në ato shtete ku lufta parlamentare zhvillohet midis shumë partive të ndryshme politike prej të cilave asnjëra nuk ka rol dominant politik. Karakteristik tjetër është koalicionet e shpeshta politike të cilat lidhen në mes të partive me orientime te ngjashme politike. Këto sisteme janë mjaft të përhapura në shumë shtete si ne Francë, Gjermani, Itali, Spanje, Greqi, Poloni, Shqipëri etj.

PARLAMENTI1-Kuptimi dhe prejardhja e parlamentit-Parlamenti është institucion ku shqyrtohen apo diskutoje çështje të ndryshme( kuptimi etimologji) dhe parlamenti nënkupton trupin përfaqësues politik që ushtron funksionin ligjdhënës( kuptimi politik). Parlamenti sot në botë paraqet organin shtetëror të cilit I është besuar nxjerrja e ligjeve dhe paraqitet në forma të ndryshme si parlament, kuvend, senat, kongres etj. Parlamenti gjenezën e ka në Angli pas pushtimit nga nomadët dhe paraardhësi I tij është institucioni CURIA REGIS apo këshilli mbretëror. Që I kryente funksionet ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Parlamenti është paraqitur si shprehej e përpjekjeve të aristokracisë për të kufizuar pushtetin e monarkut. Dokumenti I parë si rezultat I këtyre përpjekjeve ishte MAGNA CARTA LIBERTATEM-me të cilën ju kufizua mundësia monarkut për caktimin e tatimeve pa pëlqimin e këshillit mbretëror. Ndërsa që nga shek. I XIV vendoset emërtimi parlament në vend të “ CONCILIUM” dhe “ CURIA” . Në fillim ky parlament kishte vetëm një dhomë dhe më vonë dy dhoma. Dhoma e Komunave e cila përbëhej nga përfaqësuesit e qytetarëve dhe fshatarëve dhe dhoma e Lordëve e cila përbëhej nga përfaqësuesit e shtresës së pasur aristokrate. Pra në fillim parlamenti nuk merrej me nxjerrjen e ligjeve por në dhënien e pëlqimit për caktimin e lartësive të tatimeve. Ndërsa teoria mbi parlamentin si organ legjislativ paraqitet në shek. XVIII nën ndikimin e filozofit Monteskies “ sikur ligjet do të nxirrte monarku nuk do të kishte liri dhe shumica më mirë e ushtron funksionin legjislativ se sa vetëm një njeri”. Kjo ide u materializua për herë të parë me kushtetutën e SHBA në vitin 1787 dhe me vonë me kushtetutën e Francës në vitin 1791. Nga aspekti I realizimit të demokracisë parlamenti paraqet formën dominonte te realizimit te demokracisë ,ku qytetaret në pa mundësi të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në jetën politike ata me votën e tyre zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilëve ju besohet ushtrimi I funksioneve qeverisëse. Pra: A-Fillimisht parlamenti ishte instrument përkufizimin e pushtetit të monarkut dhe bartjes së disa funksioneve të tij në organet përfaqësuese B-Krahas aplikimit të sistemit parlamentar si formë e qeverisjes parlamenti merr atributet e organet ligjëdhenes dhe përfaqësues .C- Aktualisht parlamenti në sistemet demokratike paraqet institucion kryesor politik që mundëson funksionimin e demokracisë parlamentare dhe pluralizmit .

Funksionet e parlamentit mund të ndahen në :legjislativ ,zgjedhor dhe mbikqyrs 

FUNKSIONI LEGJISLATIV-Parlamenti është trup ligjdhënës të cilit I besohet ushtrimi I

Page 12: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

pushtetit legjislativ. Funksioni ligjdhënës ka kufirin e lartë dhe kufirin e ulët. Kufiri I lartë përfshin të drejtë deri në nxjerrjen e aktit më të lartë kushtetutës dhe kufiri I ulët në nxjerrjen e urdhëresave dhe akteve nënligjore. Funksioni I nxjerrjes së ligjeve përfshin tri faza të procesit legjislativ: 1-Fazën e iniciativës legjislative 2- Fazën e shqyrtimit dhe të miratimit të ligjeve 3- faza e hyrjes në fuqi të ligje.1-Iniciativa legjislativ-nënkupton të drejtën e propozimit të ligjve në procedurën parlamentare . kjo e drejtë ju njihet në radhë të parë parlamentarëve , mirëpo në vendet me sistem parlamentar të qeverisjes propozues kryesor të ligjeve është qeveria. Përpos qeverisë kjo e drejtë I njihet edhe shefit të shtetit. Në shumë shtete parlamentare shefi I shtetit e ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve të parlamentit.2-Shqyrtimi I ligjeve në parlament-paraqet fazën ku parlamentarët japin vërejtjet dhe propozimet tyre ndaj tekstit të propozuar ligjor. Këto vërejtje mund të jepen në formë të amendamenteve. Pas shqyrtimit fillon procedura e miratimit ku propozimi mund të pranohet ose të hudhet poshtë. Ligjet mund të miratohen nga shumica parlamentare dhe në raste të caktuar nga shumica e kualifikuar e anëtarëve. Kjo procedurë është e ndërlikuar në parlamentet me dy dhoma ose bikamerale. Te këto sisteme ligjet aprovohen vetëm kur marrin shumicën në të dy dhomat e parlamentit.3-hyrja në fuqi- paraqet fazën e tretë dhe të fundit të procesit legjislativ ku ai fillon të prodhojë pasoja juridike. Lidhur me këtë rol të rëndësishëm kanë organet ekzekutive ( qeveria) të cilat mund t shtyjnë hyrjen në fuqi te ligjeve. Parimisht ligjet e miratuara hyjnë fuqi 8 dite pas miratimit ( VOCATIO LEGIS. Në raste te caktuara mund të vendoset se hyjnë në fuqi ditën e miratimit apo të shpalljes së tyre e në disa raste vendoset për fillimin e aplikimit të tryre pas një kohe të gjatë.-në kuptimin e gjerë funksioni ligjdhënës I parlamentit përfshin edhe këto autorizime nxjerrjen e buxhetit dhe llogarinë përfundimtare, ratifikimin marrëveshjeve ndërkombëtare që I lidh qeveria apo shefi I shtetit, Vendosja për luftën dhe paqen dhe Shpallja e referendumit.

FUNKSIONI ZGJEDHOR I PARLAMENTIT- përfshin funksionet si në vijim:a-zgjedhja dhe shkarkimi I shefit të shtetit.b- zgjedhja dhe shkarkimi I qeverisë apo anëtarëve të caktuar të sajë.3- zgjedhja dhe shkarkimi I eprorëve të organeve dhe organizatave administrative4- zgjedhja dhe shkarkimi I bartësve të funksioneve gjyqësore5- zgjedhja dhe shkarkimi I gjykatësve të gjykatave kushtetuese6-Zgjedhja dhe shkarkimi I bartësve të tjerë të autorizimeve publike.a) Në sistemet parlamentare dhe kuvendare parlamenti në mënyrë të pavarur zgjedhe dhe shkarkon qeverinë si dhe shefin e shtetit. Pra në këto sisteme qeveria dhe shefi I shtetit për punë e tyre I përgjigjen parlamentit.b-Në sistemet e përziera parlamentare –presidenciale ka të drejtë të zgjedhe dhe të shkarkojë vetëm qeverinë kurse shefi I shtetit zgjidhet nga të gjitha qytetarët me të drejtë vote.c) në sistemet presidenciale , parlamenti nuk ka autorizime zgjedhore në raport me shefin e shtetit dhe qeverinë. Në këto sisteme shefi I shtetit zgjidhet nga trupi elektoral dhe për punën e vet nuk I jep llogari parlamentit edhe pse kufizohet në disa obligime ndaj parlamentit.

FUNKSIONI MBIKËQYRËS I PARLAMENTIT-Ky funksion nënkupton ushtrimin e kontrollit politik ndaj pushtetit në veçanti të qeverisë. Pra në sistemet parlamentare apo kuvendare parlamenti zgjedhe dhe shkarkon qeverinë e edhe shefin e shtetit ( kryetarin e republikës) me shefin e shtetit autorizimet janë më të kufizuara. Qeveria e cila formohet dhe funksionon nën mbikëqyrjen e parlamentit njihet si qeveria parlamentare. Instrumentet e kontrollit parlamentar të punës së qeverisë është e drejta e parlamentit te miratoj buxhetin pastaj instrumentet me të cilat shtrohet përgjegjësia e qeverisë në parlament. Mjetet me të cilat shtrohet përgjegjësia e

Page 13: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

qeverisë janë raportet e rregullta të qeverisë në parlament e që paraqesin mjetet e përhershme . 

Mjetet e rregullta te kontrollit parlamentare janë Miratimi i buxhetit dhe paraqitja e raporteve periodike ne parlamentMiratimi i buxhetit paraqet një akt te rëndësishëm për punën e çdo qeverie duke përcaktuar lartësinë e buxhetit parlamenti përcakton te hyrat dhe te dalat e shpenzimeve publikeParaqitja e raporteve periodike, ne sistemet tipike parlamentare qeveria është e obliguar qe për punën e saj te njoftoje parlamentin përmes raporteve periodike

Mjetet e jashtëzakonshme te kontrollit parlamentare janë 1-pyetjet e deputetëve, 2- interpelanca e parlamentare 3- komisionet parlamentare.Pyetjet e deputetëve- Janë instrument I kontrollit parlamentar ku deputetët I drejtohen me pyetje të caktuara qeverisë apo ministrit . këto pyetje kanë të bëjnë me njoftimin e deputetëve për aspektet konkrete te punës së qeverisë. Pyetjet mund të parashtrohen me gojë ose me shkrim dhe zakonisht ne fund të seancës parlamentare. Ministri mund të përgjigjet drejtpërdrejtë apo edhe me shkrin ne seancën tjetër nëse pyetja është bërë me shkrim. Dhe lidhur me pyetjen e deputetit nuk hapet diskutimi parlamentar pasi që në këtë shqyrtim marrin pjesë vetëm deputeti që pyet dhe ministri I cili flet ne emër te qeverisë.

 interpelanca parlamentare- Është një nga institutet më të vjetra të kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Derisa të pyetjet e deputetëve marrin pjesë vetëm deputeti që pyet dhe ministri që përgjigjet te interpelanca parlamentare hapet debate dhe shqyrtimi ku marrin pjesë të gjithë parlamentarët dhe anëtarët e qeverisë dhe qëllimi I interpelancës është hapja e debatit për lëshimet dhe dobësitë eventuale të qeverisë apo ministrive përkatëse si dhe marrja e sanksioneve lidhur me këto lëshime. Zakonisht interpelanca ushtrohet nga partia opozitare Në parlament.komisionet anketuese parlamentare-zakonisht formohet në ato raste kur lidhur me ndonjë çështje në parlament ekzistojnë mendime të ndryshme midis partisë në pushtet dhe në opozitë Andaj formohet komisioni anketues me përbërje shumë partiake për mbledhjen e fakteve dhe provave relevante lidhur me ndonjë çështje . Pastaj në seancën e radhës prezantohet raporti I komisionit dhe hapet diskutimi parlamentar I cili përfundon me miratimin apo hedhjen e tij. Zakonisht ky funksion ushtrohet kur qeveria ka keqpërdorime apo edhe ministri të korruptuara.Votëbesimi I qeverisë- Përmes tij deputetët I marrin mandatin qeverisë para skadimit të afatit për të cilin është zgjedhur ajo. Propozimin për fillimin e një procedure te tillë mund ta jep një numër I caktuar I deputetëve. Ndërsa shkaqet për votëbesim janë të ndryshme dhe si pasojë e pakënaqësisë së parlamentit më punën e qeverisë dhe mosrealizimit të programit të punës së saj. Konsiderohet se qeveria a ka humbur votëbesimin nëse votëbesimin e saj e përkrah shumica e deputetëve në parlament. Votëbesimi mund të iniciohet edhe nga vet qeveria kur ajo dëshiron të dijë se a gëzon besimin e parlamentit për realizimin e programit te saj. Zakonisht në sistemet shumë-partiake partitë opozitare me anë të votëbesimit arrijnë që në rrugë parlamentare ta rrëzojnë qeverinë. Ndërsa në sistemet dy partiake kjo ndodhë shumë rrallë.shkarkimi I qeverisë- Në raste kur qeveris I merret votëbesimi ajo sipas fuqisë ligjore konsiderohet e shkarkuar dhe duhet të jep dorëheqje kolektive. Shkarkimi është akt me të cilin qeverisë parlamentare apo të asaj së koalicionit I merret mandati nga shumica parlamentare dhe zakonisht ndodhe në sistemet e pastërta parlamentare. Ndërsa procedura e zgjedhjes së qeverisë së re fillon që nga akti I shkarkimit të

Page 14: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

qeverisë aktuale dhe bëhet sipas rregullave parlamentare ku shefi I shtetit propozon mandatarin e ri I cili më pastaj propozon ministrat në qeverinë e tij.

-STRUKTURA E PARLAMENTIT- historia e zhvillimit parlamentar të vendeve të ndryshme njeh parlamentet njëdhomëshe ( monokamerale) dhe dy-dhomësh( bicameral) por ka pasur raste kur parlamenti është përbërë edhe nga tri e pesë dhoma. Parlamenti I par I Anglisë ka pasur dy dhoma: Dhomën e komunave dhe dhoma e lordëve megjithëse sot në realitet organ I vetëm ligjvënës është dhoma e komunave. Zakonisht ky sistem është I aplikuar në shtetet multinacionale dhe ato me rregullim federativ apo konfederativ. Struktura dy-dhomëshe mundëson përfaqësim me real të opinionit të vendit. Zakonisht në opinion profilizohen dy shtresa shoqërore: ajo novatore që angazhohet për ndryshime dhe ajo konservatore që ka për qëllim ruajtjen e status quo. Andaj struktura dy-dhomëshe mundëson që këto dy shtresa të përfaqësohen më mirë. Ndërsa sistemi një dhomësh është karakteristik për shtetet unitare dhe një-nacionale-ithtarët e këtij sistemi theksojnë përparësi në Sigurimin e veprimeve unike të parlamentit në mbrojtjen më efikase të pakicës opozitare etj. Sistemi një dhomësh është aplikuar edhe ne vendet ish-socialiste pas rrëzimit të regjimit komuniste. Në sistemin dy-dhomësh dhoma e lartë apo dhoma e dytë është organ federal dhe përfaqëson njësit federale . kjo dhomë paraqitet në dy forma kryesore A) Senati- si në ShBA , Zvicër, Kanada etj. Dhe b) në formë të këshillit – si në gjermani. Në pikëpamje të dhomës së dytë janë të njohura 4 sisteme.1-Sistemi sipas të cilit dhoma e dytë formohet në bazë të përfaqësimit të njësive federale dhe te shteteve anëtare-SBA, Zvicër, Gjermani etj,.2--Sistemi sipas të cilit dhoma e dytë formohet në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe aplikohet në senatin e Italisë.3- Sistemi sipas të cilit dhoma e dytë formohet në bazë të emërimit të anëtareve të sajë dhe aplikohet në Kanada ku kryeministri I cakton ata.4- Sistemi sipas të cilit dhoma e dytë formohet në bazë të trashëgimisë të funksionit . Në disa raste kompetenca e të dy dhomave është e njëjtë e ne disa raste apo vende kompetencat e dhomës së dytë janë më të kufizuara.

Organizimi I brendshëm I parlamentit –Dominon pikëpamja se organizmi I brendshëm paraqet qështje autonome të çdo parlamenti andaj shumica e parlamenteve nxjerrin rregulloret e punës pe qëllim për të rregulluar mënyrën e punës së tyre, organet, trupat dhe komisionet parlamentare , mënyra e marrjës së vendimeve etj. Mirëpo shumica e sistemeve kushtetuese kanë pranuar pikëpamjen se këto rregulla duhet të jenë në pajtim me parimet kushtetuese dhe të I nënshtrohen kontrollit të kushtetutshmërisë nga ana e gjykatave kushtetuese. Ky organizim ka rëndësi sidomos për mbledhjet e parlamentitt, udhëheqjen e parlamentit, grupet parlamentare dhe komisionet parlamentare

Mbledhjet (seancat) e parlamentit Mbledhjea e parlamentit nënkupton seancat e dhomave te tij. Lidhur me menyren e mbajtjes se mbledhjeve jane te njohura dy sisteme1) Sistemi i par i jep liri të plotë parlamentit që vet të përcaktoj mbledhjet, kohëzgjatjen e tyre dhe rendin e ditës. Pra parlamenti cakton vet orarin e seancave pa u kufizuar ne sesione të caktuara.2) Sistemi tjetër është I sesioneve. Sesion quhet mbledhja e përgjithshme e parlamentit e thirrur në mënyrë periodike për të vendosur për çështjet që janë nën kompetencat e sajë. Etj.Lidhur me organizimin dhe mbajtjen e mbledhjeve te parlamentit përkatësisht sesioneve te parlamentit janë me rëndësi tri çështje: 1-Konvokimi I mbledhjeve 2- caktimi I rendit te ditës dhe 

Page 15: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

3- Mënyra e marrjes së vendimeve.-Konvokimi I mbledhjeve e bën kryesuesi I parlamentit por në séance të jashtë zakonshme parlamenti konvokohet edhe me kërkesë të kryetarit të republikës , me kërkesë të qeverisë dhe me kërkesën e një të tretës të deputetëve së parlamentit.-Caktimi i rendit të ditës- zakonisht bëhet ne bazë të orarit të punimeve të parlamentit për një periudhë më të gjatë nga ana e parlamentit-dhe kjo vlen për sesionet e rregullta ndërsa për sesionet e jashtëzakonshme rendin e ditës e cakton propozuesi i sesionit pra qeveria, shefi i shtetit dhe grupi i deputetëve të parlamentit.

Vendimmarrja Parlamentare- Lidhur me këtë çdo parlament merr vendime të plotfuqishme sipas mënyrës së caktuar me rregulloren e tij ose sipas parimeve kushtetuese dhe natyrisht për marrjen e vendimeve është i nevojshëm prezenca e mjaftueshëm e deputetëve. Janë të njohura dy mënyra për marrjen e vendimeve: 1-marrja e vendimeve me shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve dhe 2- përmes shumicës së kualifikuar pre dy të tretave te deputetëve të parlamentit- zakonisht kjo bëhet për zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit te shtetit, të qeverisë, për votëbesimin të qeverisë etj. Ndërsa në rastet kur parlamenti ka dy dhoma apo edhe më shumë shpesh përcaktohet se për marrjen e ndonjë vendimi duhet të deklarohen njejtë të dy dhomat e parlamentit. Zakonisht votimi në parlament bëhet në mënyrë publike dhe në rast kur shprehimisht është përcaktuar bëhet ne mënyrë të fshehtë.

Udhëheqja e parlamentit- është organ i zgjedhur nga parlamenti i cili kryeson dhe udhëheq punën e tij. Zakonisht kryetari zgjidhet nga radhët e shumicës parlamentare dhe i nënshtrohet rizgjedhjes kur ndërron shumica parlamentare . në këto raste mandatarin për kryetar e propozon partia politke pozitare kurse partitë opozitare propozojnë kandidatët për nënkryetar të p[parlamentit. Kryetari duhet të ushtroj funksionin e tij në mënyrë objektive të kujdeset për ligjshmërinë e punës së parlamentit , efikasitetin e punë, procedurën e vendosjes etj.. Si rregull kryetari i parlamentit nuk merr pjesë në debat . në parlamentet me dy dhoma veçanërisht në dhomën e ulët mund të ketë dy kryesi-jopartiake dhe të depolitizuar për shembull kryesuesi i depolitizuar është spikeri i dhomës së ulët në Angli, ai zgjidhet nga radhët e anëtarëve të dhomës së komunave me propozim të qeverisë pas një konsulte me opozitën. Mënyrë tjetër është kur funksionin e kryetarit të parlamentit e ushtron sipas një funksioni tjetër p.sh në SHBA- nënpresidenti i shtetit është edhe kryetar i senatit.

Grupet parlamentare- paraqesin trupin punues të parlamentit që tubojnë deputetët e një partie politike apo të një koalicioni politik. Këto grupe harmonizojnë qëndrimet e deputetëve të partisë dhe marrin qëndrim për mënyrën e deklarimit të tyre kur në seancë të parlamentit vendoset për ndonjë yshtje. Qdo grup e ka kryetarin e vet. Varësisht nga pozita dhe përbërja e tyre grupet parlamentare ndahen në 1- grupe parlamentare të formuara nga deputetët e partive politike në pushtet 2- grupe parlamentare të formuara nga deputetët e partive opozitare 3-grupe parlamentare të formuara nga deputetët e pavarur.

Komisionet parlamentare- Janë trupa punues të parlamentit që ushtrojnë funksione të caktuara dhe janë të njohura dy lloje të tyre: 1-Komisionet e përhershme dhe 2-Komisionet parlamentare AD HOC.1.Komisionet e përhershme janë trupa të përhershëm punues që formohen pas fillimit dhe mandatimit të parlamentit . Ato përgatisin materiale të ndryshme dhe formulojnë qëndrime profesionale për çështjet për të cilat vendos parlamenti. Por vendimet dhe qëndrimet tyre nuk paraqesin detyrim gjatë marrjes ës vendimeve nga ana e parlamentit. Ndërsa komisionet Ad HOC janë trupa punues të parlamentit që

Page 16: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

formohen prej rastit në rast pra formohen për raste konkrete dhe zakonisht quhen komisione anketuese ku funksioni i tyre është informimi i parlamentit për çështjet e shtruara në bazë të anketimit.

Roli i Opozitës ne parlamentNe shtetet demokratike opozita ka për detyre kontrollin e qeveritare qe posedojnë mandatin qeverisës përkatësisht telekomandën. Kjo do te thotë se opozita kujdeset qe qeveritari ti prezanton interesat e atyre te cilët atij ja kane dhëne për një kohe te caktuar bateritë e tyre. Ajo kritikon zgjedhjen e programit dhe përpiqet te tregoj se cilin program me te mire do ta lëshonte ajo ne rast se votuesit do te ja kishin dhëne asaj bateritë e tyre.

Transparenca e punës se parlamentit Parlamentet si sinonim te sovranitetit popullor janë te hapura para opinionit dhe zgjedhëseve ne te gjitha segmentet e punës se tyre. Qytetaret dhe zgjedhësit kane nevoje te shohin se si punon parlamenti dhe sa i realizon pritjet e tyre si zgjedhës dhe si kontribuues te formimit te parlamentit. Transparenca e punës se parlamentit siguron një lloj kontrolli politik qe i bëjnë zgjedhësit punës se tij.

Disiplina parlamentare dhe mbajtja e rendit ne parlamentRregullorja e brendshme e punës se parlamentit qe me te drejte quhet shpesh edhe kushtetute e parlamentit, cakton procedurat parlamentare ne funksion te krijimit te rendit dhe mirëvajtjes se punës ne parlament. E cila duhet te siguroje një atmosfere demokratike parlament për te shmangur veprimet arbitrare.

Debati parlamentarParlamenti është institucion i debatit, ballafaqimit politik dhe shprehjes se mendimeve dhe opinioneve te ndryshme politike. Parlamenti është negacion i njemendesise politike dhe monizmit politik dhe vend i shprehjeve e diversiteteve dhe alternativave politike

Gjuha joparlamentareGjuhe joparlamentare konsiderohet fjala ose fjalimi fyes, i cili fyen dinjitetin personal te anuarve te parlamentit, anuarve te qeverise, kryeministrit, presidentit ose funksionarve tjere te larte ose dinjitetin dhe integritetin e bashksive etnike gjuhesore fetare ose nxisin urrejtje etnike raciale ose diskriminime tjera.

Marrja e fjalës parlamentareNëse deputeti nuk i përmbahet kohëzgjatjes se fjalimit te tij atij i merret fjala dhe vetëm me ndërhyrjen e kryetarit mund ti akordohet një kohe e shkurtër shtese. Fjala mund ti merret deputetit i cili arbitrarisht del ne foltore te parlamentit dhe pa ftese dhe leje merr fjalën.

Replika parlamentareReplika parlamentare paraqet institucionin te debatit parlamentar qe i jep te drejtën e një deputeti ti kundërpërgjigjet folësit, i cili ne mënyre te drejtpërdrejte ose te tërthortë la përmendur ose aluduar emrin e tij, qofte ne kontestin negativ ose ne forme tjetër fyese.

Kriza parlamentare-kuptimi, shkaqet dhe mënyrat e tejkalimitKriza parlamentare nënkupton pamundësinë e parlamentit për te ushtruar funksionet e veta kushtetuese. Ne radhe te pare kjo pamundësi shprehet ne bllokimin e parlamentit ne ushtrimin e funksionit legjislativ dhe ne zgjedhjen qeverise. Shkaqet

Page 17: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

me te shpeshta ne shfaqjen e krizave parlamentare janë:1. Mungesa e mazhorancave stabile parlamentare.2. Konfliktet ne mes te parlamentit dhe presidentit rreth zgjedhjes se kryeministrit dhe qeverise.3. Dështimi i koalicioneve parlamentare dhe qeveritare dhe pamundësia e ndërtimit te koalicioneve te reja4. Mosvotimi i buxhetit ne parlament.5. Obstruksioni parlamentar nga ana e opozitës.

Shpërndarja e ParlamentitShpërndarja e parlamentit paraqet një institucion parlamentar qe nënkupton përfundimin e mandatit para skadimit te mandatit te rregullt për te cilin është zgjedhur. Shpërndarja e parlamentit vjen si pasoje e rrethanave te caktuara kushtetuese dhe politike te cilat bllokojnë punën e tij, bëjnë te pamundshme ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe krizave te tjera parlamentare te cilat nuk mund te tejkalohen me mjete te tjera politike.

Koalicionet parlamentare dhe qeveritareJanë instrumente politike qe nënkuptojnë bashkimin e dy apo me shume partive politike me qellim te krijimit te mazhorancave parlamentare dhe qeverise se koalicionit. Koalicionet politike mund te klasifikohen sipas dy kritereve kryesore:1. Ne baze te kohës se lidhje s se tyre janë te njohura koalicionet parazgjedhore dhe ato pas zgjedhore2. Ne baze te numrit te partive qe formojnë koalicionet politike janë te njohura koalicionet biletarale qe ndërtojnë dy parti politike dhe koalicionet e gjera qe përfshinë një spektër te gjere te partive politike ne pushtet.

Mandati parlamentar- shpreh raportin në mes të zgjedhjeve dhe deputetëve në parlament dhe kuptohet në dy mënyra:a- në kuptimin të kohëzgjatjes ë funksionit të deputeteve në parlamentb-në kuptim të autorizimeve të deputetit në parlament dhe raportit të tij me zgjedhësit. Zakonisht mandati kohor zgjat 4 vjet, ndërsa në vartësi se qfar pozite ka deputeti në parlament dhe të raportit të tij me zgjedhësit janë të njohura dy lloje të mandatit parlamentar1-mandati imperativ dhe 2-mandati i lirë parlamentar.

Mandati imperativ( urdhërues , detyrues)-nënkupton kufizimin e fushëveprimit te deputetëve në parlament. Ai paraqitet si përfaqësues I njësisë së caktuar elektorale dhe I zgjedhësve te tij. Duke zgjedhur deputetin si përfaqësues zgjedhësit atij I japin autorizimin që ai të vendos në emër të tyre. Ky mandat quhet imperativ sepse deputeti nuk mund të bëjë asgjë jashtë asaj që është përfshirë në mandatin që ka marr nga zgjedhësit. Andaj zgjedhësit mund të I japin deputetit udhëzime duke I diktuar atij zgjedhjet për të cilat ai duhet ti votojë dhe në mungesë të këtyre udhëzimeve ai duhet te frymëzohet nga opinioni dhe interesat e zgjedhësve. Ky mandat ka për qëllim realizimin e demokracisë së drejtpërdrejt. Aktualisht shumica e parlamenteve e kanë braktisur këtë lloj mandati. Ky mandat e shëndrron deputetin në transmetues mekanik të dëshirave jashtë parlamentit.

Mandati i lirë- ky mandat nuk e kufizon veprimin e deputetit në parlament me qëndrimet e trupit te tij elektoral. Pra sipas këtij mandati deputeti nuk përfaqëson vetëm trupin e tij elektoral por ai përfaqëson tërë popullin e atij vendi. Mirëpo kjo nuk do të thotë që deputeti me mandat të lirë mund të ushtrojë funksionin në

Page 18: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

kundërshtim me interesat dhe vullnetin e zgjedhësve.

Revokimi- nënkupton marrjen e mandatit të deputetit para skadimit të mandatit për të cilin ai është zgjedhur. Është paraqitur për herë të par nën ndikimin e ideologëve të borgjezisë kur kjo po përgatitej për marrjen e pushtetit nga fisnikëria feudale. Revokimi ka gjetur zbatim sidomos në shtetet e regjimeve komuniste dhe socialiste. Përjashtimisht kësaj edhe sot revokimi gjen zbatim të kufizuar. Por për veq revokimit ekzistojnë edhe mënyra të tjera të revokimit të mandatit të deputetit para afatit. Siç janë : vdekja e deputetit, shpërndarja e parlamentit në mbarim të afatit të legjislaturës dhe para mbarimit të këtij afati, kur deputeti merr funksione të tjera që janë inkompatibile me mandatin parlamentar, me dorëheqjen e deputetit( pra askush nuk mund ta ndalojë atë nga e drejta e tij për dorëheqje.

Imuniteti parlamentar-Për herë të par u aplikua në Angli me ligjin mbi te drejtat( Bill of righs) . Imuniteti ju afron bartësve të funksioneve përfaqësuese dhe politike garancinë kushtetuese se gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve të tyre nuk do ti nënshtrohen masave represive shtetërore dhe përfshin papërgjegjësinë penale dhe paprekshmërinë penale të përfaqësuesit.

Papërgjegjësia penale- nënkupton që deputeti nuk ka përgjegjësi ligjore dhe nuk mund të ndiqet për shkak të mendimeve të shprehura dhe votës së dhënë gjatë funksionit si deputet.

Paprekshmëria penale- nënkupton këto kufizime: ndaj deputetit të parlamentit nuk mund të fillohet ndjekja penale e as që mund të privohet nga liria pa pëlqimin e parlamentit dhe se procedura penal ndaj deputetit mund të fillohet pa pëlqimin e parlamentit vetëm në rast se ai kryen vepër penale të dënueshme mbi 5 vjet. Paprekshmëria e deputetit pra nuk është absolute por relative ngase me vendimin e parlamentit atij mund të i merret kjo e drejtë. Dhe deputetin nuk e mbron imuniteti kur kryen vepër penale të dënueshme mbi 5 vjet. Paprekshmëria penale për dallim nga papërgjegjësia e deputetit –për mendimin dhe votën e dhënë në parlament ( e cila nuk është e kufizuar) paprekshmëria është e kufizuar në aspektin kohor sepse pas skadimit të afatit të mandatin nuk gëzon imunitet dhe barazohet me të gjithë qytetarët. Shumica e shteteve njohin imunitetin parlamentar për këto funksione:-deputet parlamentar qendror dhe ata te parlamenteve lokale, -shefit të shtetit, -eprorëve të organeve dhe organizatave administrative që i emëron parlamenti, -gjyqtarët, prokurorët publik, -gjyqtarët e gjykatave kushtetuese, dhe -persona të tjerë që gëzojnë imunitet parlamentar sipas ndonjë ligji të veçantë. Në republikën e Kosovës të njëjtat funksione si më lartë kanë imunitet dhe sipas kushtetutës se Kosovës për çështje të imunitetit parlamentar kuvendi formon komisionin imunitet-mandatar i cili vendos për raste konkrete.

SHEFI i shtetit është institucion i cili përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë dhe paraqitet në dy forma kryesore: në forme të monarkut dhe ne forme te kryetarit te republikës. Varësisht nga forma e e paraqitjes se shefit te shtetit ekzistojnë qeverisje shtetërore monarkike dhe republikane.1) Monarku zgjidhet në bazë të parimit të trashëgimisë dhe me mandat të përjetshëm. Ai nuk ka përgjegjësi politike ndaj organeve tjera shtetërore por përgjigjet materialisht në kontestet e ndryshme civile. Format më të njohura të monarkis janë monarkia absolute , monarkia kushtetuese dhe monarkia parlamentare

Page 19: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

2) Kryetari i republikës si shef i shtetit paraqet institucion zgjedhor, ai zgjidhet në dy mënyra: të drejtpërdrejtë nga trupi elektoral dhe nga ana e parlamentit. Mandati i tij është i kufizuar dhe si rregull i njëjti mundet të zgjidhet shef i shtetit më së shumti dy herë-dy mandate. Pozita e kryetarit të republikës është i kushtëzuar me formën e qeverisjes të cilën e aplikon një shtet. Në shtetet me sistem parlamentar dhe kuvendar ai zgjidhet nga parlamenti dhe së bashku me qeverinë ushtron funksion ekzekutiv. Në praktik në sistem të tilla kryetari ushtron vetëm funksione formale dhe nuk ka ndikim te theksuar në jetën politike. Në sistemet e përziera ( parlamentare-presidenciale) pozita e shefit të shtetit ndryshon ai zgjidhet nga trupoi elektoral dhe nuk është përgjegjës para parlamentit. Në këto shtet kryetari propozon mandatarin për formimin e qeverisë , dhe zgjedhë funksionar të tjerë. Në sistemet presidenciale kryetari i shtetit paraqet institucion kryesor politik. Në këto shtete pushteti është i ndarë në tri branzhe kryesore por presidenti është funksioni kryesor dhe i cili krahas funksionit ekzekutiv ushtron edhe kontroll ndaj funksionit legjislativ të parlamentit.

 Monocefalizmi dhe BicefalizmiNe sistemet bashkoheore shefi i shtetit eshte bartes i ekzekutivit te pushtetit shtetëror. Varësisht se a e ushtron funksionin ekzekutiv vet apo me qeverinë kemi tri lloje të pushteteve ekzekutive: pushteti monocefal, bicefal dhe të përzier.1.Pushteti ekzekutiv monocefal është kur shefi i shtetit është bartës i vetën i tërë pushtetit ekzekutiv dhe njëkohësisht është shef i qeverisë si p.sh SHBA.2.Pushteti ekzekutiv bicefal është kur dy organe të larat shtetërore e ushtrojnë paralelisht funksionet ekzekutive. Në këto shtet roli i shefit të shtetit është formal ndërsa bartës i vërtetë i pushtetit ekzekutiv është qeveria.( sistemet parlamentare)3.Pushteti Ekzekutiv i përzier ekziston në ato shtet ku shefi i shtetit dhe qeveria paralelisht ushtrojnë funksionin ekzekutiv p.sh Franca.Në aspektin organizativ shefi i shtetit mund të paraqitet në dy forma: individual dhe kolegial: Përderisa monarku paraqitet gjithmonë individual, kryetari mund te funksionoj edhe individual dhe kolegjial( komitetet, presidiumet etj) kjo formë kolegjial zbatohet vetëm ne Zvicër ku shef i shtetit është këshilli federal prej 7 anëtarëve.

Funksionet e shefit të shtetit-Funksion i përgjithshëm është përfaqësimi i shtetit brenda dhe jashtë . Si përfaqësues legjitim ai emëron dhe shkarkon përfaqësuesit diplomatik në botën e jashtme, pranon letra akreditive dhe kredenciale të përfaqësuesve te huaj , i jep mirënjohje dhe dekorata , bën faljen e kryesve te veprave penale. Ndërsa funksioni zgjedhor i tij është se propozon mandatarin e qeverisë, gjyqtarët e gjykatave kushtetuese dhe ushtarake. Në shumicën e vendeve është edhe komandant i forcave të armatosura . Shefi i shtetit miraton vendime dhe aktvendime, urdhëresa, dekorate dhe akte te tjera nënligjore. Ai nënshkruan dhe dekreton ligjet e miratuara në parlament.

Pozita dhe përgjegjësia e shefit të shtetit-Në sistemet monarkike shefi i shtetit nuk përgjigjet për veprimet e tij ai nuk i nënshtrohet përgjegjësive politike dhe penale. Në sistemet presidenciale shefi i shtetit nuk ka përgjegjësi politike ndaj ndonjë organi tjetër dhe nuk mund të shkarkohet para skadimit të afatit. Përgjegjësia e tij mund të shtrohet nga trupi elektoral vetëm në rastet e shkeljes së rëndë të dispozitave kushtetuese. Parlamenti në sistemet monarkike dhe presidenciale nuk ushtron kontrollin politik ndaj punës së shefit të shtetit. Përkundër kësaj parlamenti është i varur nga dy aspekte:1.Në këto shtete shefi i shteti ka të drejtë të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare., dhe 

Page 20: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

2. Shefi i shtetit nënshkruan dhe dekreton ligjet e miratuara në parlament dhe ka të drejtën e përdorimit të vetos ndaj akteve të miratuara në parlament.Ndërsa në sistemet parlamentare ku shefi i shtetit zgjidhet nga parlamenti ai mban përgjegjësin politike ndaj parlamentit deri në shkarkimin eventual të parlamentit. Në sistemet parlamentare ku shefi i shtetit zgjidhet nga qytetarët drejtpërdrejtë parlamenti nuk ka të drejtë ta shtrojë çështjen e përgjegjësisë politike të tij.

QEVERIA-si shefi i shtetit është qeveria është organ i pushtetit ekzekutiv por për dallim qeveria nuk ekziston në të gjitha shtetet pro vetën në ato shtete parlamentare me sistem bicefal të pushtetit ekzekutiv. Në sistem presidenciale qeveri nuk është organ i pavarur por trup këshillues i presidentit i cili e formon qeverinë. Ndërsa në sistemet kuvendare qeveria është organ të cilit parlamenti ja beson disa funksione ekzekutive qeverinë në sistemet presidenciale e formon parlamenti. Në sistemet presidenciale qeveria formohet dhe kontrollohet nga shefi i shtetit. Janë të njohura dy modele të qeverisë : qeveria parlamentare dhe qeveria e kabinetit.

Mënyra e zgjedhjes se qeveriseQeveria si organ i pushtetit ekzekutiv ne sistemet parlamentare e formon parlamenti. Ne sistemet parlamentare qeveria nuk paraqet organ autonom dhe zgjedhet e kontrollohet nga ana e parlamentit.. Ne shumicën e shteteve parlamentare rol te rëndësishëm ne formimin e qeveris e ka shefi i shtetit i cili propozon mandatarin për formimin e qeverise .

Qeveria parlamentare-zgjidhet sipas rregullave parlamentare pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare , ku krahas konstituivit të parlamentit zgjidhet edhe qeveria si organ ekzekutiv. Mandatin për formimin e qeverisë e ka partia e cila i ka fituar zgjedhjet. Në rastet kur asnjë parti nuk e ka shumicën atëherë formohet qeveria e koalicionit nga dy apo më shumë parti. Në sistemet politike ku zbatohet parimi i unitetit të pushtetit e sidomos ato kuvendare qeveria në tersi i nënshtrohet kontrollit të kuvendit. Ndërsa në sistemet bashkohore qeveria paraqet organ kryesor parlamentar dhe kjo qeveri udhëheq me pushtetin shtetëror.

Qeveria e kabinetit-edhe pse formohet nga parlamenti kjo qeveri funksionon si organ i pavarur shtetëror. Rolin dominant në formimin e saj e ka kryeministri i cili pas marrjes së mandatit nga ana e shefit të shtetit e formon kabinetin nga personat të cilët i zgjedh ai personalisht . Kjo qeveri ka funksione të gjëra shtetërore dhe politike. Parlamenti nuk mund të shtrojë çështjen e votëbesimit të qeveris së kabinetit. Qeverinë e kabinetit e formon partia politike e cila gjendet në pushtet dhe zakonisht ky sistem gjen zbatim në shtete dy partiake. Përpos në shtetet parlamentare qeveria formohet edhe nga presidenti në sistem presidenciale.

Qeveria teknike apo e eksperteve-Është qeveri me karakter jashtë partiak dhe nuk formohet dhe nuk funksionon në bazë të rregullave parlamentare . Atë e përbëjnë ekspertet nga parti të ndryshme ose dhe nga ekspert që nuk i takojnë asnjë partie politike. Mandati i tyre përfundon me eliminimin e shkaqeve që kanë shkaktuar krizën parlamentare.

Qeveria e shpëtimit kombëtar- aplikohet kur shteti është në krizë të thellë politike dhe ekonomike apo edhe i përfshirë në luftë civile ose ndëretnike. Qëllimi i sajë është shpëtimi i vendit dhe kombit kur i rrezikohet substanca e tij ekonomike dhe politike. Edhe kjo zgjidhet jashtë rregullave parlamentare dhe në të hyjnë personalitete të shquara. Mandati i saj është i kufizuar me eliminimin e gjendjes së jashtë zakonshme.

Qeveria ne hije

Page 21: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Qeveria ne hije paraqet qeveri opozitare e cila funksionon si kunderqeveri e ekzekutivit zyrtar. Ajo formohet nga partitë opozitare si alternative ekzistuese dhe si forme e luftës politike qe bën opozita

Funksionet e qeverisë- Qeveria si organ i pushtetit shtetëror ka autorizim të organit të pavarur vetëm në sistemet parlamentare të pushtetit. Në sistemet presidenciale dhe kuvendar qeveria është organ formal që ushtron pushtetin ekzekutiv në emër të parlamentit. Sot shumica e shteteve parlamentare qeveria është organ aktiv politik që përveç zbatimit të vendimeve të organeve të tjera shtetërore, ajo qeveris edhe me pushtetin , në përcaktimin dhe krijimin e sajë. Krahas funksionit ekzekutiv dhe operativ qeveria ka funksione zgjedhore, ajo zgjedhe dhe shkarkon bartësit e funksioneve shtetërore që nuk zgjidhen nga shefi i shtetit dhe parlamenti. Në gjendje të jashtë zakonshme politike dhe ekonomike shumica e shteteve përcaktojnë mundësin e bartjes së disa autorizimeve të parlamentit në qeveri.

Përgjegjësit e qeverisë-në sistemet ku zbatohet parimi i unitetit të pushtetit dhe në ato kuvendare qeveria zgjidhet dhe kontrollohet nga kuvendi. Pozitë të njëjtë qeveria e ka edhe në sistemet presidenciale ku formohet dhe kontrollohet nga shefi i shtetit. Përgjegjësia është me e theksuar kur ajo funksionon në formë të qeveris parlamentare duke u formuar nga shumica parlamentare apo koalicioni politik ku qeveria i nënshtrohet kontrollit si: instituti i interpelancës, instituti i votëbesimit dhe shkarkimi. Përgjegjësia mund të jetë individuale dhe kolektive. Individuale është kur ministri përgjigjet për gjendjen dhe problemet në resurse të caktuara ku ai kryeson apo udhëheq ndërsa përgjegjësia kolektive është kur qeveria nuk mund të zbatoj programin e sajë. Ndërsa qeveria e kabinetit ka më pak përgjegjësi ndaj parlamentit.

PARTITË politike si subjektet themelore parlamentare janë grupe të angazhuara të qytetarëve në baza të përcaktimeve politike dhe paraqesin subjekte themelore parlamentare. Me veprimin e tyre politik krijohen dhe funksionojnë rregullat e sistemet parlamentare ne bazë të konkurrencës shumë partiake dhe politike dhe e cila ka për qëllimi marrjen, ruajtjen dhe pjesëmarrjen në pushtetin shtetëror.

Paraqitja dhe zhvillimi i partive politike- janë paraqitur që nga shek. XII si rezultat i përpjekjeve të forcave progresive për të aplikuar parlamentarizmin si mjet kundër monarkisë absolute të monarkut. Fillimisht si formë e par e partive politike merret viti 1215 kur në Angli miratohet karta e madhe e lirive( Magna carta libertatem) si dokument i par historik më të cilin kufizohet pushteti absolut i monarkut. Ndërsa ne kuptimin bashkohor paraqiten prapë në Angli me bashkimin e sajë me Skocinë paraqitet partia “ TORY” e më vonë edhe e “ Ëigëve”. Partinë Tory e formuan shtresa e aristokracisë e lidhur me dhomën e lordëve që ishin pro monarkisë dhe partia e Ëigëve që ishin liberalët dhe industrialistët e ri me dhomën e ulët të parlamentit. Më vonë partia Tory transformohet në partin Konzervative dhe partia e Ëigonëve në atë Liberale. Më vonë paraqitet edhe partia Laturiste e cila së bashku me atë Konservatore paraqesin partner të barabartë politik në Angli. Edhe pse në Angli ka edhe pareti të tjera me ndikimi të vogël mund të thuhet se Anglia ka ndërtuar model dy partiak parlamentar. Edhe ne SHBA është ndërtuar siteni dy partiak. Partia më e vjetër është ajo demokratike e formuar nga Tomas Xheferson dhe partia republikane. Përpos tyre veprojnë edhe parti të tjera me ndikim të vogël më jetën politike. Për dallim nga Anglia roli i partive politike në SHBA është më i kufizuar pasi në SHBA vepron sistemi presidencial ku dominon presidenti. Parimet e shumë partive dhe të pluralizmit politik janë aplikuar edhe në shumë shtete të Evropës. Skema politike franceze paraqitet me një numër të madh të partive politike me orientime të ndryshme programore dhe politike dhe me të njohura janë: partia Socialiste, komuniste, republikane. Ndërsa ne Itali partitë më të njohura janë: partia Komuniste ,

Page 22: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

socialiste , demokristiane etj.

Kuptimi partive politike dhe karakteristika e tyreSipas teoricentit Fridrih partitë politike paraqesin një grup te qytetarëve te organizuar ne mënyre stabile me qellim te sigurimit dhe ruajtjes se pushtetit ndaj një grupi tjetër. Politologu Hasbahuva thekson se partitë politike paraqesin bashkimin e njerëzve me bindje dhe qëllime te njëjta politike me qellim te marrjes se pushtetit shtetëror dhe realizimin e qëllimeve te tyre politikeDisa nga karakteristikat e partive janë:1-partitë politike janë institucion dhe organizatat politike vullnetare që tubojnë njerëzit me orientime të njëjta politike.2-Qëllimi themelor i tyre është pjesëmarrja në jetën politike me qëllim të marrjes, ruajtjes dhe pjesëmarrjes në pushtetin shtetëror.3-partitë politike e ushtrojnë ndikimin e tyre politik në kuadër të sistemit parlamentar duke ju nënshtruar konkurrencës me partitë e tjera politike.4-Ato kanë strukturë të organizuar të brendshme në pikëpamje territoriale dhe organe drejtuese.5-Ato kanë programet e tyre ku shprehin qëllimet dhe kahjet e tyre politike.6-Ato kanë ë anëtarsin e tyre ku varësisht nga numri i anëtarëve ato shprehin forcën reale të tyre.7-partitë luftën për marrjen e pushtetit e bëjnë ne kuadër të zgjedhjeve të lira të drejtpërdrejta parlamentare dhe presidenciale.

Janë të njohura tri kushte për formimin e një partie për të vepruar në skenën politike të një shteti:1-Ato duhet të kenë numër të caktuar të anuarve dhe sillet nga 100 deri në 1000 anëtar2-duhet të ketë programin apo statusin politik ku shprehen orientimet programore te sajë, ku përcaktohet struktura e brendshme organizative dhe rregullohen çështjet e tjera.3-ato duhet të regjistrohen pranë organit kompetent shtetëror me të cilin akt ato bëhen pjesëmarrëse legjitime te jetës politike te një shteti.

Llojet e partive politikePartitë politike mund të ndahen në bazë të 4 kritereve kryesore:1-në bazë të orientimit të tyre programor2-Në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror3-në bazë të veprimit parlamentar 4- në bazë të kritereve tjera.

Partitë politike në bazë të orientimit të tyre programor mund të klasifikohen: 1-Partitë majtiste 2- Partitë djathtiste dhe 3-partitë e qendrës

Partitë majtiste- janë të gjitha ato parti të cikat angazhohen për masa liberale në shoqëri, për idenë socialiste dhe komunizmit dhe për programet e tjera sociale në shoqëri. Ato angazhohen për ndryshime evolutive në shoqëri dhe për krijimin e shoqërisë sociale të bazuar në mirëqenën politike dhe ekonomike të qytetarëve. Ata veprojnë me emërtime te ndryshme si : socialiste, social-demokratike , liberale etj. Në përgjithësi ndahen në dy grupe:a) në partitë majtiste bolshevike të bazuara ne ideoligjin marksiste dhe praktikën bolshevike mbi rolin udhëheqës të partisë komuniste dhe prisje ideore e shoqërisë. B) partitë majtiste të transformuara dhe të demokratizuara nga partitë e dikurshme bolshevike në parti moderne socialiste dhe social demokrate.

Page 23: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

Partitë politike djathtiste- për dallim nga ato majtiste këto angazhohen për programe antikomuniste dhe antisocialiste. Këto parti në programet e tyre angazhohen për shtet kombëtare të bazuara na shtetin e fortë juridik, dhe mund te ndahen ne:1.Partitë ekstremiste djathtiste janë parti nacionaliste dhe shoviniste që bazohen në programet nacionaliste-shoviniste. Pra angazhohen për hegjemonizmin e kombit të tyre dhe për shtyp[je klasore dhe politike te kombeve dhe popujve të tjerë port këtë qëllim ato nuk përjashtojnë edhe përdorimin e dhunës. 2.Partitë politike djathtiste të cilat anojnë kah qendra angazhohen për dezideologjizmin e shoqërisë, për shtetin ligjor , për qeverisje të së drejtës dhe për barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.

Partitë politike të qendrës-Konsiderohen ato të cilat pozicionohen në qendër duke marr atribute të partive majtiste dhe djathtiste. Konsiderohen të moderuara ngase angazhohen për metoda demokratike të veprimit politik.

Klasifikimi i partive politike në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror jane: 1.partitë politike në pushtet ( pozitë)dhe 2. partitë politike në opozitë( opozitare)

Partitë politike në pushtet konsiderohen të gjitha ato cilat në zgjedhjet e lira fitojnë shumicën e vendeve parlamentare nga trupi elektoral. Konsiderohet se një parti e ka shumicën relative të parlamentit po qe se fiton më së shumti vende parlamentare në raport me partitë e tjera. Këto parti në të shumtën e rasteve formojnë së bashku me parti të tjera qeverisin e koalicionit. Ndërsa shumicën absolute e kanë ato parti politike të cilat fitojnë më tepër se gjysmën e vendeve parlamentare. Kjo parti fiton mandatin për formimin e qeverisë së saj e cila njihet si qeveri parlamentare. Janë të njohura dhe rastet kur partitë politike fitojnë shumicën e kualifikuar por e 2/3 te vendeve parlamentare. Këto parti vendosin në mënyrë të pavarur për çështjet me të rëndësishme nga fushëveprimi i parlamentit ( ndryshimi i kushtetutës, zgjedhja dhe shkarkimi i qeverisë etj).

Partitë politike opozitare- janë ato parti që në parlament paraqesin pakicë pra kanë më pak vende në parlament se sa partitë në pushtet. Funksioni kryesor i partive politike opozitare është kritike e programit të partisë në pushtet dhe te qeverisë së sajë.Varësisht nga mënyra e veprimit të partive në parlament të gjitha partitë politike opozitare mund të ndahen ne : 1-partitë opozitare konstruktive dhe destruktive 2- partitë opozitare që participojnë në formimin e qeverisë dhe ato që nuk marrin pjesë në formimin e qeverisë.1.Partitë opozitare konstruktive janë ato që kritikojnë programin e partisë në pushtet dhe te qeverisë së sajë dhe duke ofruar programet e tyre. Ndërsa destruktive janë ato të cilat vetëm e kritikojnë veprimet e partisë në pushtet duke mos ofruar zgjedhjet e tyre alternative.Partitë opozitare të cilat marrin pjesë në formimin e qeverisë duke fituar resurse të caktuara në përbërjen e qeverisë përmes koalicioneve me partinë që ka fituar shumicën relative të vendeve në parlament. Ndërsa partitë politke që nuk marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror janë ato parti opozitare që nuk participojnë në strukturën e pushtetit shtetëror, zakonisht aty ku ka konfrontime dhe orientime të papajtueshme politike 

Klasifikimi i partive politike në bazë të pjesëmarrjes së tyre në parlament Partitë politike parlamentare janë të gjitha ato të cilat që në zgjedhjet parlamentare kanë fituar një ose më shumë vend parlamentare. Ndërsa jashtë parlamentare janë ato që nuk kanë arrit të fitojnë asnjë vend në parlament. Ose nuk fitojnë vota të

Page 24: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

mjaftueshme nga trupi elektoral për tu bërë parti parlamentare në bazë të parimit proporcional

ZGJEDHJET PARLAMENTARERoli i zgjedhjeve ne demokraciNuk ka sistem demokratik pa zgjedhje te lira te përgjithshme dhe te drejta . Sovraniteti i popullit ne demokraci realizohet me pjesëmarrjen e tij ne marrjen e vendimeve politike dhe te drejtën e zgjedhjeve te institucioneve demokratike te cilave ju besohet mandati për te qeverisur vendin.

Zgjedhjet si proces i funksionimit te demokracisëDemokracia funksionon nëpërmjet zgjedhjeve periodike ne te cilat krijohet legjitimiteti politike dhe merret mandati për qeverisjen e vendit. Zgjedhjet janë mjet me te cilat vihet ne funksion demokracia.

Zgjedhjet si instrument i krijimit te legjitimitetit te pushtetit dhe pjesëmarrjes se qytetarëve ne jetën publikePushteti shtetëror dhe qeveria legjitimohet përmes zgjedhësve . Përmes zgjedhjeve qytetaret me te drejte vote marrin pjese ne jetën publike duke i zgjedhur instuticionet përfaqësuese te cilave ju japin mandatin per drejtimin e vendit . Vullneti i popullit do te jete baze për autoritetet qeveritare,

Zgjedhjet si instrument i kontrollit politikDuke qene te karakterit periodik zgjedhjet shpërblejnë alternativat politike te qeverisjes se mire duke mandatar serish për qeverisjen e vendit dhe ndëshkojnë qeverisjen e keqe me një alternative te re politike duke i besuar asaj mandatin qe ne katër vitet e ardhshme ta drejtoj politiken e vendit.

Zgjedhjet si instrument i pluralizmit politikZgjedhjet mundësojnë konkurrencën politike te partive politike te cilat zgjedhësve u propozojnë alternative te ndryshme qeverisëse. Ne zgjedhje zhvillohet mejdani politik i partive politike. Partia qe fiton qeverise vendin kurse ajo qe humbe kalon ne opozite.

Llojet e zgjedhjeve ne demokraci – Janë ;1. Ne baze te organit përfaqësues qe zgjidhet kemi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale2. sipas nivelit te organeve qe zgjedhën kemi zgjedhje lokale dhe ato qendrore3. sipas mënyrës se zgjedhjes kemi zgjedhje te drejtpërdrejta dhe te tërthorta4. ne baze te periudhës kohore janë te njohura zgjedhje te rregullta, te jashtëzakonshme dhe te parakohshme.

Zgjedhejt parlamentare—nënkupton tërësinë e rregullave formale-juridike dhe procedurale me të cilat përcaktohet mënyra e zgjedhjes dhe konstituivit të organeve përfaqësuese. Ekzistojnë tri lloje të zgjedhjeve parlamentare: te rregullta, të jashtëzakonshme dhe zgjedhjet e parakohshme.

Zgjedhjet e rregullta parlamenater—Këto zgjedhje mbahen pas skadimit të mandatit të rregullt parlamentar dhe janë të njohura dy lloje:1-mënyra e par është që pas skadimit të mandatit të parlamentit të vjetër zgjidhet parlamenti i ri me përbërje te plotë. Ana pozitive është se gjatë gjithë kohës parlamenti ka përbërje homogjene dhe ana negative është së krijon zbrazëtirë parlamentare deri ne konstituimin e parlamentit të ri( kjo zbrazëtirë quhet CAPITAS

Page 25: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

MINUTIO-zhdukja e kreut)2-Mënyra e dytë nënkupton përtëritjen e pjeserishme te parlamentit ekzistues me anëtar të ri. Pra nuk bëhet zgjidhja e tërë parlamentit por vetëm e një pjese të anëtareve ju skadon mandati dhe në vend të tyre gjedhet një numër i deputetëve. Ana pozitive e kësaj është nuk krijohet zbrastirë apo capitas minutio ndërsa ana negative është zhvillimi i shpeshtë i zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Përpos këtyre dy sistemeve është i njohur edhe rasti i zgjedhjes së deputetëve në bazë të trashëgimisë së funksionit p.sh parlamenti anglez ku një pjesë e anëtarëve të dhomës së lordëve ka mandat të përjetshëm.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare-Mbajtja e tyre mbahet si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë mbajtjen e tyre dhe si shkas zakonisht merren krizat e ndryshme politike dhe ekonomike, gjendja e luftës apo edhe ndryshimet e tjera te thelle politike. Pastaj janë edhe krizat parlamentare të cilat kanë si pasojë bllokimin e punës së parlamentit dhe që paraqiten si rezultat i konflikteve te brendshme parlamentare midis partisë në pushtet dhe opozitë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare-Shpallja e tyre është rezultat i ndërprerjes së mandatit të parlamentit ekzistues me vendim te posaçëm të një organi tjetër shtetëror. Kjo vjen në shprehje kur shefi i shtetit ka të drejtë të shpërndaj parlamentin dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme.

Parimet themelore te zgjedhjeve demokratike parlamentare janë:1- E drejta e zgjedhjes së përgjithshme2- 2-E drejta e barabartë e votës3- Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta4- Votimi i fshehtë5- Zgjedhjet shumëpartiake6- Shtypi dhe informimi i lirë

E drejta e zgjedhjes së përgjithshme-Nënkupton e drejta e çdo qytetari pa dallim gjinie, moshe, përkatësie politike, profesion apo dallim tjetër që të marr pjesë me votën e tij në zgjedhjen e organeve përfaqësuese apo që edhe vet te kandidohet dhe të zgjidhet në ato organe. Kjo përfshin Legjitimacionin aktiv-të drejtën që të propozojë dhe të votojë për zgjedhjen e organeve përfaqësuese dhe legjitimacionin pasiv që përfshin të drejtën të kandidohet vet dhe të ushtroje funksione përfaqësuese.

E drejta e barabartë e votës-nënkupton fuqia e njëjtë e votës së çdo qytetari pra vota e çdo qytetari ka peshë të njëjtë dhe është e barabartë me votën e të tjerëve dhe siguron barazinë e të gjithë qytetarëve në procesin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta-konsiderohen si të tilla nëse sigurojnë kushtet e barabarta për kandisim dhe zgjedhje te te gjithë qytetarëve që marrin pjesë, procedurë demokratike për konkurrencë korrekte politike të partive politike që marrin pjesë, rolin objektiv dhe të paanshëm të mjeteve të informimit gjatë procesit zgjedhor,. Kontroll ndërkombëtar të procedurës së zgjedhjeve parlamentare.

Votimi i fshehtë-Përmes këtij votimi qytetarët lirisht në bazë të bindjeve të veta votojnë në procesin zgjedhor . kjo siguron qytetarin nga presionet eventuale për shkak të mënyrës së votimit. Zakonisht bëhet në atë mënyrë

Page 26: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

që qytetarët i plotësojnë fletëvotimet në lokalet dhe në hapësirë të mbyllur, të cilat më pastaj i hedhin në kutin e posaçme të zgjedhjeve

Zgjedhjet shumë partiake( pluraliste)-Cilësohen vetëm ato që zhvillohen në bazë të konkurrencës politike të partisë të cilat marrin pjesë në garën parlamentare me qëllim të marrjes apo të ruajtjes së pushtetit shtetëror, ndërsa zgjedhjet moniste në të cilat ndalohet pjesëmarrja e lirë e partive politike të tjera janë jodemokratike.

Shtypi dhe informimi i lirë-Një nga parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira është shtypi dhe informimi i lirë. Përmes tij krijohen kushtet për zhvillimin e një gare korrekte parlamentare në të cilën të gjithë pjesëmarrësit janë të barabartë. Roli i tyre është pozitiv kur ato depolitizohen dhe ofrojnë kushte për prezantim publik të programeve të partive politike dhe të aktivitetit të tyre parazgjedhor.

Procedura e zgjedhjeve parlamentareNë sistemet krahasuese zgjedhore procedura e zgjedhjeve parlamentare kalon më 5 faza kryesore:1-Shpallja e zgjedhjeve 2-fushata parazgjedhore 3-Votimi apo zgjedhja e deputetëve 4-Ndarja e Mandatave parlamentare dhe 5–Konstituimi I parlamentit

Shpallja e zgjedhjeve parlamentare- Momenti i shpalljes së zgjedhjeve parlamentare varet nga karakteri dhe forma e zgjedhjeve. Në rastet e zgjedhjeve te rregullta zakonisht shpallen tre muaj para skadimit të mandatit parlamentar të parlamentit të vjetër. Për zgjedhjet e jashtëzakonshme zgjedhjet shpallen dhe caktohen sipas marrëveshjes së partive politike në parlament apo me vendim të parlamentit. Ndërsa shpallja e zgjedhjeve te parakohshme zakonisht caktohet me aktin e organi mbi shpërndarjen e parlamentit. Në shtetet me rregullim parlamentar zgjedhjet I shpall kryetari I parlamentit ndërsa në sistemet presidenciale zgjedhjet I shpall presidenti apo shefi I shtetit. Aktivitet paraelektoral pas shpalljes së zgjedhjeve përfshin këto veprime: emërimin e komisioneve zgjedhore, hartimin e listave zgjedhore, caktimin e trupit elektoral, emërimin e këshillave të votim,it , caktimin e njësive elektorale , vendvotimet etj.

Komisionet zgjedhore- Këto udhëheqin dhe drejtojnë procedurën parlamentare duke filluar që nga shpallja e deri në kumtimin e rezultateve definitive zgjedhore. Në kompetencën e tyre janë këto çështje: -hartimi dhe shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha njësit elektorale, -Emërimi I procedurës se zgjedhjeve, -Emërimi I këshillave të votimit në njësit elektorale, -shpallja dhe kumtimi I rezultateve preliminare dhe definitive. -Shqyrtimi dhe vendosja në shkallë të parë lidhur me ankesat për parregullsitë e zgjedhjeve, dhe -punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Listat zgjedhore- Paraqesin dokumente publike në të cilat evidentohen të gjithë qytetarët që kanë të drejtën e zgjedhjeve dhe atë në listat zgjedhore

Page 27: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

të njësisë së caktuar zgjedhore.. Ata mund të realizojnë të drejtat e tyre zgjedhore vetëm nëse janë të evidentuar në listat zgjedhore. Në këto lista evidentohen të gjithë qytetarët e moshës madhore (mbi moshën 18 vjeçare) me përjashtim të atyre qytetarëve të cilëve ju është marrë kjo e drejtë me vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Në lista zgjedhore qytetarët evidentohen sipas vendbanimit të tyre.

Trupi zgjedhor-parqet numrin e përgjithshëm të qytetarëve të një shteti me të drejtë zgjedhore. Trupi elektoral caktohet në çdo njësi elektorale dhe varësisht nga numri I tij caktohen rezultate zgjedhore, përkatësisht shpallen kandidatët të cilët I kanë fituar zgjedhjet. Parimisht trupin elektoral e përbëjnë shtetasit të cilët në momentin e shpalljes së zgjedhjeve kanë vendbanim në shtetin ku mbahen zgjedhjet, përjashtimisht disa shtet në përbërje te trupit elektoral fusin edhe qytetarët me vendbanim në shtet tjera të cilët e kanë shtetësinë e shtetit ku mbahen zgjedhjet.

Këshilla e votimit-Janë komisione dhe trupa zgjedhor të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë udhëheqin me votimet ne zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Funksioni kryesor I tyre është kujdesi për mirëvajtjen e procedurës së zgjedhjeve. Ato kryejnë të gjitha veprimet teknike që ju mundësojnë qytetarëve deklarim të lirë në zgjedhjeve. Ato formohen në të gjitha njësit elektorale të përcaktuara me ligj apo edhe me vendim. Ato nga komisionet gjegjëse zgjedhore pranojnë materialin zgjedhor: kutiat e votimit, fletëvotimet, lista zgjedhore tej. Pas përfundimit të votimeve këshillat e votimit bëjnë numërimin e votave. Zakonisht sipas praktikës këshillat e votimit kanë përbërje shumë-partiake ku përfaqësohen te gjitha partitë që kanë kandidatët e tyre ne njësinë e caktuar elektorale përmes përfaqësuesve të tyre,dhe në krye gjendet kryetari të cilën e emëron komisioni kompetent zgjedhor.

Njësia Zgjedhore Elektorale- Paraqet vendin apo territorin në të cilin zgjidhet numri I caktuar I deputeteve. Pra në pamundësi që të gjithë qytetarët me të drejtë zgjedhore së bashku të zgjedhin të gjithë anëtarët e organit përfaqësues , I tërë trupi elektoral ndahet në njësi të caktuara elektorale në të cilat zgjidhet një apo më shumë deputet. Numri I njësive zakonisht varet nga numri I deputetëve që ka organi përfaqësues, nga numri I trupit elektoral. Zakonisht ky numër përputhet me njësit administrative-territoriale të shtetit. Në njësit elektorale zgjedhjet bëhen në dy mënyra: 1-sipas parimit një deputet një njësi elektorale ( praktikohet ne shtetet me numër të vogël të trupit elektoral dhe 2- sipas parimit të listës zgjedhore dhe zgjedhjes së më shumë deputeteve në një njësi elektorale( kjo zbatohet ku ka një numër të madh të trupit elektoral dhe numër të madh të deputeteve.

Vendi I Votimit- Parqet lokalin apo hapësirën në të cilën qytetarët votojnë me rastin e zgjedhjeve revokimeve apo të referendumit. Kjo hapësirë apo lokal duhet të sigurojë të gjitha kushtet teknike për një votim të lirë. Kjo bëhet në atë mënyrë që qytetarët në vende të posaçme I mbushin fletëvotimet pa praninë e askujt e të cilat pastaj I hedhin ne kutin e posaçme të votimit. Në këtë lokal është e ndaluar ekspozimi I çdo simboli partiak apo fotografie tjetër të kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhje. 

Fushata parazgjedhore-.Fillon që nga skadimi I afatit për paraqitjen e

Page 28: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

kandidatëve për zgjedhjet parlamentare nga ana e subjekteve që marrin pjesë në zgjedhje dhe zgjat deri në 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve, kur fillon e ashtuquajtura qetësi apo heshtja parazgjedhore.Qëllimi I fushatës parazgjedhore është njoftimi i trupit elektoral me programet e partive politke dhe të kandidatëve të pavarur si dhe dhenja e premtimeve parazgjedhore mbi masat dhe aktivitetet që do ti ndërmarrin poqe se zgjedhën në organet përfaqësuese. Aktiviteti parazgjedhor përfshin këto aktivitete të subjekteve që marrin pjesë në zgjedhje: -promovimi publik të programeve të partive politike, -mbajtjen e tubimeve parazgjedhore të partive që kanë kandiduar, -prezantimi përmes mjeteve të informimit publik të kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhje dhe -ballafaqimi publik I programeve te partive politike që marrin pjesë në zgjedhje.Rol të rëndësishëm luajnë mjetet e informimit publik të cilat duhet të sigurojnë trajtim të barabartë të të gjitha subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje . kontrollimin e këtyre mjeteve gjatë kohës së zhvillimit të fushatës parazgjedhore e bëjnë komisionet pluraliste të cilat e caktojnë orarin dhe terminët e prezantimit publik të subjekteve zgjedhore.

Qetësia ( heshtja) zgjedhore-është institucion I zgjedhjeve I cili nënkupton pushimin e aktivitetit dhe të prononcimit publik të subjekteve zgjedhore. Ajo në shumicën e sistemeve elektorale fillon 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe përfundon më komunikimin e rezultateve të para zgjedhore nga ana e komisionit qendror zgjedhor. Ky ndalim përfshin: Ndalimin e theksimit të simboleve partiake dhje politike në afërsi të vendvotimeve, ndalimin e kumtimit të parakohshëm të rezultateve zgjedhore nga ana e subjekteve zgjedhore dhe ndalesat e tjera të parcaktuara me ligjin zgjedhor dhe akte të tjera juridike.

Votimi( zgjedhja e deputetëve) Paraqet fazën finale të zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhja në shumicë e sistemeve parlamentare bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë , me votim të fshehtë dhe me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të cilët janë evidentuar në listat zgjedhore në momentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet mbahen në vende të caktuara dhe si rregull zgjasin një ditë. Ecuria dhe procedura e votimit mbikëqyret nga këshillat e votimeve dhe komisionet kompetente zgjedhore. Përjashtim nga votimi I drejtpërdrejtë bëjnë rastet kur votohet përmes letrës apo plikos së veçantë jashtë vendit të caktuar për votim, këto raste zakonisht përfshijnë personat të cilët për shkaqe të ndryshme shëndetësore nuk mund të vijnë në vendvotime si dhe personat që gjenden në shërbimin ushtarak apo në institucione për vuajtjen e dënimeve. Zgjedhjet parlamentare janë publike dhe zhvillohen nën mbikëqyrjen e mjeteve te informimit publik dhe të përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve kompetente ndërkombëtare. Pas përfundimit të zgjedhjeve komisioni qendror kumton rezultatet preliminare dhe pas afatit të caktuar edhe ato definitive.

Zgjedhjet njeraundesh dhe dyraundesheZgjedhjet njëraundesh nënkuptojmë përfundimin e zgjedhjeve ne rrethin e pare pa marre parasysh se a ka fituar një kandidat ose parti politike shumicën absolute te votaveZgjedhjet dyraundeshejane atëherë kur kërkohet ne raundin e pare fitimi i shumicës absolute nga kandidatet ose subjektet elektorale, ne rast mungese te kësaj shumice organizohet raundi i dyte zgjedhor pas dy javëve

Page 29: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

ne te cilin shpallet fitues kandidati i cili fiton shumicën.

Ndarja e mandateve parlamentare- Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kumtimit të rezultateve definitive bëhet ndarja e mandateve , përkatësisht bëhet strukturimi I parlamentit. Me këtë akt materializohet vullneti I trupit elektoral. Janë të njohura tri parime kryesore për ndahen e mandateve : 1- parimi I shumicës, 2-parimi I përfaqësimit proporcional dhe 3- parimi I kombinuar,.

Parimi i shumicës- mandate parlamentar sipas këtij parimi I ndahet kandidatëve të cilët në krahasim me të tjerët kanë fituar më shumë vota në njësit e caktuara. Ndërsa në bazë të parimit të shumicës bëhet në dy variante: Variantit të shumicës relative dhe te shumicës absolute.1-Parimi i shumicës relative-nënkupton ndarjen e grupit elektoral në njësi të vogla zgjedhore në të cilat zgjidhet nga një përfaqësues apo deputet në parlament. Kjo do të thotë se caktohet numër I njëjtë I njësive elektorale me numrin e deputetëve që ka parlamenti. Kandidati I cili ka fituar më shumë vota në raport me kandidatët e tjerë të së njëjtës njësi elektorale konsiderohet s ei ka fituar zgjedhjet.. Ky sistem I zgjedhjeve ndikon në zvogëlimin e numrit të partive që përfaqësohen në parlament dhe është në funksion të krijimit të sistemit dypartiak.2-Parimi i shumicës absolute- nënkupton ndarjen e mandateve sipas shumicës absolute të votave që kanë fituar kandidatët në njësit e caktuara elektorale. Sipas këtij parimi kandidati I cili ka fituar më tepër se 51 përqind të votave ka fituar mandatin parlamentar. Në rast se asnjë kandidat nuk e fiton shumicën absolute të votave përmbi mbi 51 përqind atëherë vjen deri te përsëritja e zgjedhjeve ku konsiderohet se ka fituar kandidati I cili fiton shumicën relative. Ky sistem është I njohur si sistemi I balotazhit. Që do të thotë se në rrethin e dytë marrin pjesë kandidatët të cilët në rrethin e par kanë fituar numër më të madh të votave. Për dallim nga sistemi I shumicës relative ky sistem nuk paraqet pengesë për përfaqësimin e numrit të madh të partive politike në parlament. Por edhe ndikon në lidhjen e koalicioneve politike në mes të partive politike në mënyrë që në rrethin e dytë( ballotash) ato të përkrahin njëri tjetrin.

Parimi përfaqësimit proporcional-në këtë sistem mandatet parlamentare ndahen proporcionalisht me numrin e përqindjeve të votave të cilat I fitojnë partitë politke që marrin pjesë në zgjedhje. Ndarja e mandateve në këtë sistem nënkupton votimin me listë dhe funksionimi I mirë I tij kërkon njësi elektorale mjaftë të gjëra në të cilat të zgjidhen së paku 4 apo 5 deputetë. Në çdo njësi elektorale një parti mund të paraqet aq kandidat sa ka vende ne parlament. Ndërsa votuesit në njësinë elektorale zgjedhin listën në të cilën gjenden emrat e disa kandidatëve. Që do të thotë se nuk votohet për kandidatin po për listën zgjedhore te partive . Pas përfundimit të votimeve përcaktohet cenzusi elektoral. Cenzuesi elektoral përcaktohet në atë mënyrë që numri I votave që ka fituar një listë zgjedhore pjesëtohet me numrin e vendeve në parlament. Pastaj numri I votave që ka fitua çdo listë pjesëtohet me cenzuesin elektoral dhe rezultati përcakton numrin e vendeve që I takon çdo liste zgjedhore.Sistemi I ndarjes së mandateve sipas përfaqësimit proporcional kanë dy karakteristika të përgjithshme:1- Ky sistem forcon rolin e partive politike ne zgjedhjet parlamentare. Pasi që zgjedhësit votojnë për programin e partive dhe 2- Ky sistem është në funksion të krijimit të një strukture multipatiake në

Page 30: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

parlament.. Pra shtetet që aplikojnë këtë sistem kanë një strukturë heterogjene dhe plurale të jetës parlamentare.

Parimi i kombinuar- Kjo bëhet me aplikimin e kombinuar të parimit të shumicës dhe të atij të përfaqësimit proporcional. Te ky parim deputet zgjedhën sipas dy bazave: 1- numrit të votave që kanë fituar individualisht kandidatët dhe numrit të votave që kanë fituar partitë politike. Sipas këtij parimi do të thotë se kandidati që kua humbur sipas parimit të shumicës mund të fitojë përsëri mandatin nëse lista zgjedhore e partisë së tij ka fituar përqindje tyë caktuar të votave të trupit elektoral( por jo edhe nëse ai individualisht ka fituar më pak se 5 përqind). Ky sistem gjen zbatim sidomos në parlamentet me dy dhoma. Në këto parlamente dhoma e përfaqësuesve zakonisht zgjidhet në bazë të parimit të shumicës ndërsa dhoma e ulët sipas parimit të përfaqësimit proporcional. Ky parim është aplikuar edhe me ligjin zgjedhor të Kosovës ku sipas parimit të shumicës në kuvendin e Kosovës zgjedhën 100 deputet ndërsa sipas parimit të përfaqësimit proporcional zgjedhën edhe 30 të tjerë. Ky sistem është aplikuar me qëllim të hyrjes s partive të vogla politke në parlamentin e Kosovës dhe të futjes së partive politike të pakicave kombëtare që jetojne ne Republikën e Kosovës në përqindje me numrin e votave që kanë fituar nga trupi elektoral. Me qëllim t krijimit të një parlamenti pluralist ligji zgjedhor I Kosovës ka përcaktuar ndarjen e 15 vendeve për partitë e pakicave kombëtare.

Përparësitë dhe mangësitë e sistemeve elektoraleSi përparësi e sistemeve mazhoritare janë:1. Krijimi i legjimitetit burimor te deputeteve te cilët ndonëse propozohen nga partitë politike zgjedhën drejtpërdrejt nga zgjedhësit e njësisë elektorale ne te cilën garojnë2. Mandati i lire parlamentare eshte nje efekt tjeter i sistemit elektoral mazhoritar3. Niveli i kualitetit te qeverisjes.Përparësitë e sistemit proporcional1. Mundësia e një qeverisje konsensuale me përfshirjen e një spektri te gjere politik ndëretnik dhe territorial2. Ju ofron partive te vogla dhe atyre te minoriteteve te cilat nuk mund te përfaqësohen ne parlament ne një sistem klasik mazhoritar.3. Është me lehte te zbatohet dhe ka implikime me te vogla bugjetore sepse procedurat zgjedhore jane shume me te thjeshta.

Konstituimi i parlamentit- paraqet aktin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Zakonisht bëhet në afat prej 30 ditësh nga dita e kumtimit të rezultateve definitive zgjedhore parlamentare. Mbledhja konstituive e parlament të porsazgjedhur përfshin këto aktivitete; 1-verifikimin e mandateve të deputeteve sipas njësive zgjedhore, 2- zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarit të parlamentit 3- zgjedhjen dhe konstituimin e komisioneve të përhershme parlamentare 4- formimi I grupeve parlamentare nga partitë politike dhe5-fillimi I procedurës për zgjedhjen e qeverisë së re etj.Lidhur me këtë janë të njohura dy mënyra të konvokimit të parlamentit: Nga ana e kryetarit të mëparshëm të parlamentit I cili e drejton deri ne zgjedhjen e kryetarit të ri dhe në bazë të forcës së ligjit në afatin e parashikuar me që rast mbledhjen e udhëheq deputeti me I vjetër partia e të cilit I ka fituar zgjedhjet. Pas kësaj fillon edhe procedura për zgjedhjen e

Page 31: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

qeverisë së re ku mandatin për këtë e ka qeveria e cila posedon shumicën e vendeve ne parlament dhe në atë mënyrë që shefi I shtetit e propozon mandatarin kryeministrin) I cili më pastaj në konsultim me partinë I prezanton parlamentit përbërjen e qeverisë së tij dhe programin e tij.

Përsëritja dhe anulimi i zgjedhjeve parlamentare- Në rate të caktuar me ligj zgjedhjet edhe mund të përsëriten dhe të anulohen. Vendimin për këtë mund të merret sipas kërkesës së subjekteve zgjedhore apo edhe sipas detyrës zyrtare nga organet kompetente të cila e përcjellin procedurën zgjedhore. Më së shpeshti bëhet në raste kur janë shkelur rregullat zgjedhore në atë masë që ato të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Përsëritja dhe anulimi I zgjedhjeve bëhet në dy mënyra:1-duke anuluar dhe përsëritur zgjedhjet vetëm në një ose disa njësi zgjedhore ku vërtetohet se ka pasur parregullsi në këtë rast zgjedhjet përsëriten pas afatit të caktuar kohor ( 15 ditë)dhe 2- Duke I përsëritur dhe anuluar zgjedhjet në përgjithësi në të gjitha njësit elektorale për shkak të lëshimeve në tërë procesin zgjedhor.. në këtë rast zgjedhjet përsëriten pas një afati më ta gjatë.Vendimin për këtë e merr komisionet kompetente zgjedhore dhe në shkallë të dytë gjykata kompetente.Sipas Ligjit zgjedhorë të republikës së Kosovës zgjedhjet përsëriten dhe anulohen në këto raste: Kur është shkelur procedura evidentimit të kandidimit të deputetëve, kur konstatohet se është shkelur heshtja zgjedhore, kur konstatohet se komisionet zgjedhore apo ato të votimeve nuk kanë pasur përbërjen shumë-partiake. Më këtë rast nuk anulohen veprimet ndërmarrura zgjedhore por bëhet vetëm evitimi I lëshimeve procedurale dhe votimi I serishëm në njësit e caktuara elektorale.Ndërsa anulimi I zgjedhjeve bëhet në këto raste: Po qe së rezultatet janë të rrejshme për shkak të falsifikimit të votave nga na e komisioneve zgjedhore apo të këshillave të votimit, po qe se le listat zgjedhore nuk janë përfshirë më tepër se 10 përqind të qytetarëve me të drejtë vote .Po qe sa materialet zgjedhore janë udhëhequr në kundërshtim me ligjin mbi zgjedhjet..

 SISTEMI PRESIDENCIAL- Esenca e sistemit presidencial konsiston në organizimin dhe pozitën e pushtetit ekzekutiv. I tërë pushteti ekzekutiv është I koncentruar në institucionin e kryetarit I cili është shef I pushtetit ekzekutiv. Në sistemet presidenciale shefi I shtetit ushtron njëkohësisht dy funksione: 1-Funksionin e shefit të shtetit dhe 2- funksionin e shefit të qeverisë. Si shef I shtetit ka të bëjë me përfaqësimin e shtetit Brenda dhe jashtë shtetit dhe ushtrimin e funksioneve të tjera sipas kushtetutës. Si shef I pushtetit ekzekutiv presidenti emëron dhe shkarkon qeverinë dhe eprorët e tjerë të organeve shtetërore të cilët për punën e tyre I përgjigjen drejtpërdrejtë atij. Presidenti në sistemet presidenciale parqet institucion zgjedhor I cili zgjidhet ne zgjedhjet presidenciale nga ana e trupit zgjedhor. Ai për punën e tij nuk I përgjigjet parlamentit përkundër kësaj ai ka instrumente të kontrollit të aktivitetit legjislativ të parlamentit. Por kjo nuk do të thotë se presidenti mund të ngritët mbi parlamentin sepse ai është I obliguar ti përmbahet ligjeve të parlamentit. Në këto sisteme parlamenti nuk e ka të drejtën e shkarkimit të qeverisë dhe nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga presidenti.’

KARAKTERISTIKAT DOMINANTE TË SISTEMIT PRESIDENCIAL JANË: Parlamenti dhe kryetari I republikës paraqesin organe të pavarura të cilat

Page 32: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

si rregull nuk mund ta kufizojnë njëra tjetrën. Parlamenti ushtron në mënyrë të pavarur pushtetin legjislativ dhe kryetari po që është shef I shtetit është edhe shef I pushtetit ekzekutiv. Në sistemet presidenciale qeveria zakonisht organizohet ne formë të kabinetit të cilin e formon dhe e kontrollon kryetari I republikës.. Sistemi presidencial është paraqitur për herë të par në SHBA ku që nga miratimi I kushtetutës së vitit 1787 funksionon një model specifik I qeverisjes shtetërore.

SISTEMI PRESIDENCIAL NË SHBA-Bazat e sistemit politik në SHBA janë përcaktuar me kushtetutën vitit 1787 e cila është plotësuar edhe me 26 amendamente dhe edhe sot e kësaj dite është në fuqi. Ky sistem bazohet në rregullat e qeverisjes shtetërore të sistemit presidencial. Dallimi nga format e tjera të qeverisjes është në faktin e ndarjes së pushtetit shtetëror në legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor. Pra institucionet kryesore janë të ndara sipas ndarjes horizontale të pushtetit shtetëror në : legjislativ, ekzekutiv , gjyqësor. Pra parimi themelor I këtij sistemi është se një pushtet e kufizoj pushtetin tjetër. Pushtetin legjislativ e ushtron Kongresi., pushtetin ekzekutiv e ushtron presidenti dhe ai gjyqësor që ushtrohet nga gjykata supreme.

KONGRESI I SHBA-ve-Kongresi amerikan përbëhet nga dy dhoma : dhoma përfaqësues dhe senatit .Puna dhe struktura e kongresit është e rregulluar me nenin 1. Dhoma e përfaqësuesve është dhoma e lartë e kongresit të cilën e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët me të drejtë vote. Në parim të dy dhomat e kongresit kanë fushëveprim të njëjtë. Dhoma përfaqësues ka tri grupe themelore të funksioneve që I ushtron në mënyrë të pavarur nga senati: Ajo shqyrton numrin më të madh të ligjeve të cilat pas miratimit nga ana e sajë shqyrtohen edhe ne senat. Ajo së pari deklarohet për vendimet që janë të lidhura me tatimet dhe ajo së pari ka të drejtë ekskluzive që të fillojë procedurën kundër funksionarëve të lartë shtetëror duke përfshirë këtu edhe kryetarin e shtetit të ashtuquajturin IMPEACHMENT.

SENATI- Është aplikuar në sistemin amerikan si zgjidhje kompromisi në mes të tendencave centraliste dhe federaliste me rastin e miratimit të kushtetutës së vitit 1787. Formimi I senatit, mënyra e zgjidhjes së tyre është në favor të shteteve të vogla. Në fakt sipas kushtetutës është përcaktuar që senati të përbëhet nga dy senator nga çdo shtet të cilët I zgjedh trupi ligjdhënës I shtetit., në do 6 vjet dhe çdo senator ka një votë me atë që çdo dy vite zgjidhet një e tretat e senatorëve të ri. Pasi që SHBA kanë 50 shtete senati I ka 100 anëtar. Senati ka ndikim më të theksuar në kongres: Senati e ka rolin e gjykatës së KASACIONIT( të instancës më të lartë gjyqësore) për shqiptimin e dënimeve ne bazë të të institutit të impeachemntit. Instituti I impeachmentit e ka origjinën nga Anglia. Ai është një procedim gjyqësore kundër nja anëtari të dhomës së lordëve ose të dhomës së komunave që akuzohej për një kundërvajtje politike. Në këtë procedim akuzues ishte dhoma e komunave ndërsa dhoma e lordëve ishte instancë gjyqësore e shqyrtonte çështjen. Ndjekja fillon nga deputetët por nuk është përdorur gjykimi I të pandehurit kurrë në kongres. Senati ka të drejtë të formojë komision hetues për çdo çështje të cilën e vlerëson të arsyeshme. Senati jep mendimin për zgjedhjen e disa funksionarëve të lartë shtetëror( ministrat , ambasadorët) të cilët I emëron kryetari SHBA-ve dhe senati karakterizohet me modelin dypartiak të bazuar në dominimin dhe rivalitetin në mes të dy partive kryesore politike Partisë demokratike dhe

Page 33: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

partisë republikane.

PRESIDENTI I SHBA-ve-Kryetari paraqet institucion kryesor ne ShBA në bazë të rolit the të ndikimit politik të tij edhe quhet sistem presidencial .Funksionet më të rëndësishme të tij janë është shefi I shtetit ,është komandant I forcave të armatosura ,shef I pushtetit ekzekutiv etj. Ai zgjidhet për përudhen prej 4 viteve dhe mund të zgjidhet më së shumti për 2 mandate radhazi. Kryetari zgjidhet drejtpërdrejt nga ana e zgjedhësve dhe kjo procedurë kalon nëpër 5 faza 1-partitë politike bëjnë marrëveshje Brenda partiake për nominimin e kandidatit të tyre në garën presidenciale 2-bëhen zgjedhjet brenda partiake në të cilat caktohen kandidatet e partive që do të hynë në garat presidenciale (këto zgjedhje bëhen vetëm në kuadrin e partisë republikane dhe demokratike )3-qytetaret zgjedhin përfaqësuesit e partive por edhe njërin nga kandidatet presidencial 4-bahet në mesin e dhjetorit ku zgjedhësit në çdo shtet federal me vota të fshehta deklarohet për zgjedhjen e kryetarit 5-inaugurimi I presidentit që bëhet me 3 janar

Raporti i kongresit dhe kryetarit të SHBARaporti I këtyre 2 organeve mund të përmblidhet si në vijim :A Kongresi nuk mund ta shkarkoj presidentin e as ministrin B-Presidenti nuk mund të shpërndaj kongresin C-As presidenti e as ministrat nuk asistojnë në seancat e kongresit e) pushteti ekzekutiv nuk ka iniciative legjislativePresidenti I ka këto institute të ndikimit në punën e kongresit:1- ai I drejton kongresit mesazh mbi gjendjen e federatës 2- I drejton mesazhe kongresit për buxhetin 3- çdo 6 muaj mund të I drejtoje mesazhe të tjera 4- ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve të miratuara nga kongresi.E drejta e vetos ndaj ligjeve të kongresit paraqet institutin kryesor të presidentit ndaj kongresit dhe janë të njohura dy lloje : vetoja suspenzive dhe vetoja e xhepit. Vetoja suspenzive është e drejta e e presidentit që të mos e nënshkruaj ligjin e miratuar në të dy dhomat e kongresit dhe që ta ktheje sërish në shqyrtim. Ky ligj I kthyer prapë për shqyrtim për të hyrë në fuqi duhet të miratohet nga dy të tretat e deputetëve. Duke e pasur parasysh strukturën dypartiake të kongresit është vështirë që të realizohet kjo.. ndërsa vetoja e xhepit është formë specifike e së drejtës së vetos me të cilën presidenti mund të parandalojë miratimin e ndonjë ligji në parlament. Kjo do të thotë se në rast se ligji është dorëzuar jo më par se 10 ditë para mbylljes se sesionit presidenti mund të mos e ktheje fare ligjin kongresit dhe të mos e nënshkruaj pa dhen shpjegime. Si rezultat I kësaj kongresit I mbetët që në legjislacionin e radhës të rifillojë nga fillimi procedurën e re legjislative. Ndonëse kryetari I SHBA-ve është politikisht jo përgjegjës ai sipas kushtetutës është penalisht përgjegjës. Dhe kjo përgjegjësi e tij mund të fillohet nga kongresi në bazë të institutit të impeachmentit. Në rastet kur dyshohet s presidenti ka kryer vepër të rëndë penale procedura kundër tij fillohet nga dhoma përfaqësuese ndërsa e gjykon dhe dënon senati. Kjo ka ndodhë vetëm një herë kundër kryetarit Xhonson I cili me atë rast është liruar nga akuza.

Gjykata supreme e shba-ve-ajo e ushtron në mënyrë të pavarur pushtetin gjyqësor. Ajo përveç kësaj ushtron edhe funksionin e kontrollit të kushtetutshmërisë . Ajo përbëhet nga 9 gjyqtarë të cilët I emëron kryetari I SBA-ve pas konsultimit dhe marrjes së mendimit nga senati. Mandati I tyre është I përjetshëm. Përveç çështjeve penal dhe civile ajo shqyrton edhe konfliktet e kompetencave ndërmjet federatës dhe shteteve federale. Çdo

Page 34: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

shtetas ka të drejtë të marrë iniciativë për fillimin e procedurës para kësaj gjykate.

SISTEMI PARLAMENTAR NË ANGLI—Anglia është vendi ku është paraqitur për herë të par regjimi parlamentar dhe rregullat e qeverisjes shtetërore të demokracisë përfaqësuese të bazuara në parlamentarizëm. Institucionet kryesore të sistemit politik në Angli janë: kurora mbretërore ( mbretëresha) ,parlamenti dhe qeveria. kurora mbretërore- është institucion që funksionon me shekuj mirëpo kjo pozitë ka evoluar prej formës MONARKISË ABSOLUTE, NE ATË PARLAMENTARE e deri ne formë e sotshme ku ajo më shumë paraqet institucion formal. Kompetencat e sajë janë si në vijim:a) ajo formalisht konvokon dhe shpërndan parlamentin, ajo jep pëlqimin dhe bën firmosjen formale të ligjeve dhe akteve të tjera të miratuara nga parlamenti.b) B) Ajo emëron ministrin e par( kryeministrin) duke I besuar këtë mandate liderit partiak të partisë dominuese në dhomën e ulët. Ajo I nënshkruan aktet e rëndësishme te qeverisë pas firmosjës nga ministri përkatës ose kryeministri.c) Sa I përket politikes së jashtme dhe të brendshme roli I sajë eshte mjaft I kufizuar.

Parlamenti anglez- është paraqitur për herë të par me emërtimin Magnum conzulium. Parlamenti anglez është I përbërë prej dy dhomave. Dhomës së lordëve dhe dhomës së komunave.: 1- Dhoma e lordëve përbëhet nga 1100 anëtar nga të cilët shumica zgjidhen sipas parimit të trashëgimisë. ndikimi I sajë ka rënë me kalimin e kohës.2-Dhoma e komunave paraqet dhomën e përfaqësuesve e cila paraqet shtyllën kryesore të sistemit parlamentar . Kjo dhomë ka 659 deputetë ku shumica e tyre 90 përqind janë nga dy partitë kryesore Konservatore dhe asaj laburiste. Kjo dhomë ka kompetencë të gjëra legjislative , ajo zgjedh dhe kontrollon punën e qeverisë miraton vendime lidhur me financa dhe politikën monetare etj. Punën e saj e udhëheq spikeri. I cili është jashtë-partiak.

Qeveria-Ajo është specifike dhe dallon nga shtete e tjera. Qeveria zgjidhet nga dhoma e komunave në bazë të propozimit të kryeministrit. Pas zgjedhjeve partia e cila ka fituar shumicën ka të drejtë ta nominoj për kryeministër liderin saj politik dhe kurora është e obliguar që atij të I ofrojë mandatin për formimin e qeverisë . qeveria I ka 22 ministra.. Qeveria për punën e saj ka përgjegjësi të dyfishtë : ndaj parlamentit dhe ndaj qeverisë. Raporti I mbretëreshës dhe qeverisë është I ngushte, parlamenti emëron kryeministrin I cili për punën ë tij duhet të njoftojë mbretëreshën. Në anën tjetër mbretëresha duhet të konsultohet për të gjitha çështjet me kryeministrin..Ndërsa sa I përket parlamentit ai ka të drejtë që të formojë dhe ushtrojë kontrollin parlamentar ndaj punës së qeverisë. Mirëpo në anën tjetër qeveria ka të drejtë të I propozojë mbretëreshës marrjen e vendimit për shpërndarjen e parlamentit. Qeveria në Angli funksionon sipas modelit të kabinetit. Ndërsa partia e cila është në opozitë formon të ashtuquajturën qeveri nën hije. E cila ofron zgjidhje alternative me ato të qeverisë në pushtet.

SISTEMI PARLAMENTAR NË FRANCË-Për dallim nga sistemi I Anglisë që ka pasur një zhvillim stabil , në Francë sistemi parlamentar ka pasur

Page 35: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

transformime te shpeshta. bazat e sistemit bashkohor janë të përcaktuara më kushtetutën e vitit 1958. Për dallim prej sistemi anglez Franca ka pasur ndryshime dhe reformat ë shpeshta politike , pastaj ka sistem shumë partiak ku dhe shpesh vjen deri te formimi I qeverisë së koalicionit dhe I nënshtrohet kontrollit parlamentar dhe shpesh q të rrëzohet si pasoje e marrjes së besimit nga parlamenti., dhe me fund edhe roli I kryetarit është më I avancuar se ai I monarkut në Angli.KRYETARI I REPUBLIKËS- është shef I shtetit dhe zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga ana e trupit elektoral. Dhe ka autorizime të gjëra . ai kujdeset për sigurimin e respektimit të kushtetutës dhe të kontinuitetit të funksionimit të pushtetit shtetëror. Kryetari nuk është politikisht përgjegjës por mban përgjegjësi penale për veprimet e inkriminuara. Hetimet eventuale ndaj tij I zhvillon gjykata e KASACIONIT ndërsa gjykimin eventual të tij e bën gjykata e lartë e cila është e përbërë nga 12 deputet dhe senator që I emëron parlamenti. Kryetari nuk mund të ndërroj dhe shkarkoj qeverinë.QEVERIA E FRANCËS- parqet organ ekzekutiv I cili zgjidhet nga ana e kryetarit të shtetit. Në fakt ai zgjedh vetëm ministrin e par I cili më vonë përpilon listën e të gjithë ministrave të tjerë dhe a ofron për miratim kryetarit. Qeveria formalisht I përgjigjet parlamentit ndërsa realisht I përgjigjet kryetarit. mbledhjet e qeveris I kryeson kryetari I shtetit dhe vetëm në mungesë të tij I kryeson kryetari I qeverisë.PARLAMENTI-përbëhet nga dy dhoma; nga asambleja nacionale dhe Senati. Asambleja paraqet dhomën e ulët me karakter përfaqësues popullor me mandate 5 vitesh. Senati parqet institucion me ndikim të theksuar të cilët zgjidhen ne bazë të parimit të përfaqësimit territorial te të gjitha viseve ne Francë dhe mandate I tyre zgjat 9 vite. ndërsa struktura e parlamentit francez është multi-partiake ku përfaqësohet një numër I madh I partive politike me orientime të ndryshme programore.

SISTEMI PARLAMENTAR NË ITALI-Parlamentarizmi ne Itali është relativisht I ri ne krahasim me Britaninë e madhe, ShBA dhe Francën. Bazat e tij janë përcaktuar pas luftës së dytë botërore kur rivendoset demokracia parlamentare.Parlamenti-përbëhet prej dy dhomave : dhomës së deputetëve dhe Senatit te republikës. Mandate I të dy dhomave është 5 vjet. Të dy dhomat e parlamentit kanë fushëveprim te barabartë.Presidenti – zgjidhet nga të dy dhomat e parlamentit me mandat 7 vjet dhe ai përfaqëson unitetin e popullit dhe ka kompetenca të gjëra. Ai shpall ligjet dhe nxjerr dekretet që kanë vlerën e ligjit si rregullore, shpall referendum,in popullor etj. Edhe pse ai zgjidhet nga parlamenti ai ka të drejtën që të marr vendimin për shpërndarjen e të dy dhomave dhe disponon me të drejtën e vetos ndaj ligjeve të miratuara në parlament. në raport me qeveri asnjë firmë e presidentit nuk vlen edhe pa firmën e ministrave përkatës të qeverisë.Qeveria-është e organizuar në formë të këshillit të ministrave. Kryetari dhe anëtarët e këshillit të ministrave emërohen nga presidenti para të cilit japin ehe betimin. Qeveria për punën e saj I përgjigjet presidentit dhe parlamentit. Parlamenti kë të drejtën e shtrimit te çështjes së votëbesimit të qeverisë por votimi I mosbesimit nuk do të thotë edhe shkarkimin e saje. Mirëpo qeveria pas emërimit të saj nga presidenti Brenda 15 ditëve duhet të marrë votëbesimin e të dy dhomave të parlamentit ( vota e inaugurimit). Po ashtu edhe Italia ka sistem shumë-partiak pra ekzistojnë një numër I madh e partive politike.

Page 36: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

SISTEMI PARLAMENTAR NË GJERMANI-Pas përmbysjes së fashizmit më mbarim të luftës së dytë botërore edhe në gjemani aplikohet regjimi parlamentar.Parlamenti- edhe këtu ka sistem bikameral dhe përbehet nga dy dhoma; Bundestagu ( dhoma federale) dhe Bundesrati ( këshilli federal). Deputetet e Bundestagut zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejtë dhe të lira , të fshehta me mandat prej 4 vetëve. Ndërkaq Bundesrati përbëhet prej 3,4.5 përfaqësuesve të qeverisë së çdo landi në varësi nga madhësia e popullsisë. Përpos këtyre dy dhomave në gjermani ekziston edhe asambleja federale e cila është e autorizuar që çdo 5 vjet të zgjedhe kryetarin e republikës federale. Ndërsa s ai [përket dhomave të parlamentit epërsi ka dhoma e Bundestagut që shprehet në të drejtën e sajë që të ushtroje kontrollin politik ndaj qeverisë dhe ne fushën e legjislativit. edhe në gjermani sistemi parlamentar është shumë partiak por roli I partive është më I vogël pasi që pushtetit politik është I koncentruar në qeveri përkatësisht ne kancelarin.Presidenti federal.- Parqet institucion me ndikim të kufizuar dhe është I ngjajshëmme atë të monarkut në Angli. Ai zgjidhet nga asambleja federale me mandate 5 vjetai nuk mund të shpërndajë parlamentin pa vendim nga partitë politike e sidomos të kancelarit.

Qeveria federale-përbëhet nga kancelari federal dhe nga ministrat federal. kancelari propozohet nga presidenti I republikës dhe zgjidhet nga Bundestagu me shumicën absolute. Në qofte se nuk zgjidhet ky kandidat parlamenti ka të drejtë ka të drejtë që me shumicën e njëjtë të zgjedhe nja kandidat vet. Pas emërimit të tij presidenti federal është obliguar që në afat prej 7 ditëve të emëroj këtë kandidat për kancelar federal. Kancelari paraqet figurën kryesore politike I cili qeverisë me pushtetin shtetëror. Kontrollin politik ndaj presidentit dhe kancelarit ka të drejtë ta ushtrojë Bundestagu. Ku në rast se Bundestagu me shumicë të votave voton mosbesimin ndaj kancelarit atëherë presidenti duhet të bëjë shkarkimin e tij. Ndërsa në anën tjetër nëse propozimi për marrjen e besimit të kancelarit nuk fiton shumicën e nevojshme atëherë kancelari ka të drejtë ti propozojë presidentit që të marr vendim për shpërndarjen e parlamentit Brenda 24 ditëve.

SISTEMI PARLMNTARNË DISA SHTETE TE TRANZICIONIT-BULLGARI- Bazat e sistemit parlamentar përcaktohen sipas nenit 1. Organizimi shtetëror në formë të republikës parlamentare bazohet në parimin e ndarjes së pushtetit.. Kuvendi popullor është organ përfaqësues I cili ushtron pushtetin ligjdhënës dhe kontrollin parlamentar. Përbëhet nga 240 anëtar me mandate 5 vjeçar të cilët zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ushtron funksionet klasike: legjislative, zgjedhore dhe mbikëqyrëse. Përbërja karakterizohet me veprimin e dy koalicioneve politike atij të majtë dhe atij të djathtë. Presidenti përfaqëson shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe personifikon unitetin e kombit. Ai ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve të kuvendit, ka të drejtë në shpërndarjen e parlamentit. Në anë tjetër kuvendi ka të drejtë të shtrojë përgjegjësin e kryetarit në rastet e tradhtisë së tij ndaj atdheut ose të shkeljes së kushtetutës. Presidenti pas konsultimit më partitë parlamentare ia ngarkon detyrën për formimin e qeverisë kandidatit për kryeministër të caktuar grupit më t madh parlamentar. Po qe se ky kandidat nuk është në gjendje që brenda 7 ditëve të propozojë përbërjen e plotë të qeverisë atëherë

Page 37: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

presidenti I ofron mandatin për kryeministër grupit të dytë për nga madhësia në parlament. Nëse edhe ky nuk arrin të formojë qeverinë presidenti mund të propozojë që kuvendi të zgjedh kandidatin për kryeministër.

RUMANIA-Dhe këtu aplikohet sistemi parlamentar I qeverisjes shtetërore I bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror dhe pluralizmit politik organet kryesore janë parlamenti dhe qeveria .Parlamenti përbehet prej 2 dhomave ,dhomës së deputetëve dhe të senatit të 2 dhomat zgjidhen me votim të përgjithshme me mandate prej 4 viteve ligjet dhe aktet e parlamentit miratohen kur votohen nga të 2 dhomat ,në rast se nuk arrihet pëlqimi për ndonjë ligj atëherë formohet komisioni I përbashkët I dhomave I cili duhet të mënjanoj mos marrëveshjet në mes 2 dhomave .Presidenti zgjidhet me mandate prej 4 vjetëve ,cakton kandidatin për kryeministër dhe emëron qeverinë pasi që ajo ta ketë marrë votëbesimin në parlament në rast se parlamenti nuk e jep vetëbesimin e qeverisjes brenda 60ditësh presidenti pas konsultimit me kryetaret e të 2 dhomave mund ta shpërndaj parlamentin .Qeverisja zgjidhet nga presidenti po pasi ta ketë marrë votë besimin në parlament dhe I nënshtrohet kontrollit të plotë parlamentar 

HUNGARIA forma e qeverisjes ne hungari eshte republik parlamentare e bazuar ne persin e legjislativit ne raport me ekzekutivin.-organet kryesore janë asambleja kombëtare presidenti I republikës dhe qeveria presidenti zgjedhet nga asambleja me mandat 4 vjeçar ndërsa qeveria është organ ekzekutiv që kontrollohet nga asambleja 

PARLAMENTARIZMI NË DISA SHTETET TE EVROPËS JUGLINDORE- fillimi I viteve 90 në këtë pjesë të Evropës shënon fillimin e ndryshimeve rrënjësore ne sferën politike, ekonomike dhe në të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore. Këto ndryshime erdhën si pasojë e ndërprerjes s luftë së ftohtë, rënies së murit të Berlinit, krizës së socializmit dhe proceseve te reja demokratike . Ky proces karakterizohet me : 1-përmbysjen e sistemeve diktatoriale dhe hegjemoniste dhe kriza e përgjithshme e socializmit si proces 2- Fundi I sistemeve moniste dhe fillimi I zbatimit të pluralizmit politik dhe të demokracisë parlamentare 3- realizimi I të drejtës së kombeve për vetëvendosje të cilat artificialisht ishin strukturuar Brenda federatës –ish jugosllave dhe sovjetike. 4-respektimi I lirive dhe te drejtave të qytetarëve dhe krijimi I mekanizmave për mbrojtjen e tyre. 5-vendosja e shtetit ligjor 6-Fillimi përshtatjes së procesit të integrimeve evropiane 7—Krijimi I mekanizmave për mbrojtjen të drejtave të pakicave 8-transformimi ekonomik dhe aplikimi I ligjeve të ekonomisë etj.Varësisht nga menyra se si u realizua tranzicioni dallojmë tri grupe të shteteve: 1- në disa shtete ndryshimet u kryen në mënyrë paqësore dhe demokratike 2- Në disa shtete u bë përmbysja e dhunshme e regjimeve diktatoriale përmes lëvizjeve popullore dhe 3- n ëish federatën jugosllave dhe sovjetike u bë përmes luftërave të përgjakshme.

TRANZICIONI NË SHTETET E REAJ, TË PAVARËSUARA NGA ISH-JUGOSLLAVIJA- Hapi I par ishte rrënimi kundër-kushtetues I pozitës së Kosovës dhe me pas okupimi I sajë në vitin 1990. Më vonë ky proces vazhdoj me shpalljen e pavarësisë së Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë dhe të Kosovës. Ndërsa ne vitin 1992 u krijua e ashtuquajtura RF e Jugosllavisë nga Serbia dhe Mali I zi. Më vonë u shëndrrua në unionin e Serbisë dhe te Malit t zi që shënon edhe fundin e ish-Jugosllavisë.

Page 38: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

 SISTEMI PARLAMENTAR NE RPUBLIKË E SHQIPËRISË- Bazat e par atë organizimit të shtetit shqiptar dhe katet e tij te para legjislative janë përcaktuar me vendimet e kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vendimet e këtij kuvendi kishin karakter kushtetues dhe sanksionin vullnetin e popullit për shkëputje nga perandoria osmane. Ky kuvend zgjodhi qeverinë në krye me Ismail Qemajlin. Ky kuvend nuk e mori në shqyrtim formën e qeverisjes por u kufizua në shpalljen e pavarësisë dhe në zgjedhjen e qeverisë dhe të pleqësisë.. Pas vendimeve të konferencës së ambasadorëve ne Londër me 1913 Shqipëria shpallet principatë autonome. Me 1914 në Durrës u miratua statusi I Shqipërisë me të cilin Shqipëria shpallet principatë kushtetuese , sovrane dhe trashëgimore nën garancën e fuqive të mëdha. Me këtë status përcaktoheshin tri organe kryesore: asambleja kombëtare si organ ligjdhënës, këshilli I ministrave dhe princi I cili kishte autorizime të gjëra në raport me asamblenë . Pas përfundimit të luftës së parë botërore janë dy ngjarje qe kanë rëndësi për zhvillimin e parlamentarizmit në Shqipëri: mbajtja e kongresit të Durrësit dhe atij të Lushnjës. Kongresi I Durrësit u mbajt me 1918 ku u mor Vendim për formimin e Pleqësisë si organ këshillëdhënës I qeverisë e cila nuk arrit fare te konstitutohet. Ndërsa kongresi I Lushnjës shpalli të rrëzuar qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi qeveri të re., si organe të reaj përcaktoj këshillin e lartë të shtetit dhe këshillin kombëtar. Këshilli kombëtar kishte atribute te organit ligjdhënësi cili u shpërnda më vone për shkak të dorëheqjes së 18 deputeteve. Më vonë u zgjodh këshilli I ri kombëtar ku dominonin dy parti politik ; partia popullore e kryesuar nga Noli dhe partia përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Më vonë partin popullore e mori Amet Zogu dhe ithtarët e tij që përfaqësonin rrymën konservatore në parlament. Ky këshill miratoj ndryshimin statusit të Lushnjës me që rast e sanksionua qeverisja monarkike. Më vonë në zgjedhjet e reja u zgjodhe parlamenti I ri ku prapë dominoj krahu konservator I cili angazhohej për monarki. Kjo shkaktoj kryengritje e cila në vitin 1924 solli të ashtuquajturën Qeveri demokratike të kryesuar nga Noli. Më vonë kjo qeveri I rrëzuar nga Ahmet zogu. Dhe që nga kjo kohë deri në luftën e dytë botërore zhvillimi I parlamentarizmit ka kaluar në dy periudha kryesore: periudhe e republikës dhe ajo e monarkisë.Periudha e republikës u shpall me 1925 nga kuvendi ku cekej se Shqipëri është republikë parlamentare e kryesuar prej kryetarit. Për nga mënyra e organizmit shumë teoricienë mendojnë se republika shqiptare ishte e bazuar në formë e SHBA-ve dhe gjatë kësaj periudhe kryetari I republikës ishte edhe kryetar I qeverisë. Me këtë status për herë të par vendoset edhe sistemi dy dhomësh I parlamentit : Dhoma e deputetëve dhe senati. Dhoma e deputetëve kishte karakter përfaqësues ndërsa senati dy te tretat zgjidheshin nga populli dhe pjesa tjetër nga kryetari I republikës. Mosmarrëveshjet në mes të dy dhomave zgjidhte kryetari I republikës dhe kishte të drejtë që pas marrjes së pëlqimit nga senati të shpërndajë dhomën e përfaqësuese dhe ti shpallë zgjedhjet E reja për këtë dhomë. Presidenti zgjidhej nga parlamenti me mandate 7 vjeçar dhe qeveria funksiononte sipas modelit evropian. Ndërsa forcat monarkike me në krye me Ahmet zogun të pakënaqura me ketë sistem me 1928 shpallen Ahmet Zogun si Mbret të Shqipërisë. Dhe të shpallin Shqipërinë mbretëri parlamentare .Qeverisja sipas këtij sistemi bazohej në ekuilibrimin e pushtetit midis parlamentit I cili përbëhej vetëm nga një dhomë dhe Mbretit. Qeveria trajtohej si organ ekzekutiv dhe për punën e vet I përgjigjej mbretit dhe parlamentit. ndërsa pas luftë së dytë botërore sistemi në Shqipëri sikurse edhe ne vendet e tjera socialiste ishte I bazuar në monizëm politik dhe në rolin udhëheqës të partisë së punës. Si organe me të larta të pushtetit ishin : kuvendi popullor, presidiumi I kuvendit popullor, kryesia e presidiumit të kuvendit popullor , këshilli I ministrave si dhe

Page 39: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

organe të tjera gjyqësore.

Tranzicioni në republikën e Shqipërisë- ka filluar në vitet e 90. përmbysja e diktaturës socialiste u bë përmes një lëvizja popullore demokratike e cila e detyroj pushtetin që të pranoj reformat politike dhe të filloj procesin e demokratizimit të vendit. Hapi I par ishte aplikimi I pluralizmit politik dhe zgjedhjet demokratike. Procesi I tranzicionit është duke ndeshur një varg kundërthëniesh te brendshme si pasojë e trashëgimit të një shkalle të ulët të zhvillimit ekonomik dhe të një periudhe të rëndë të shkeljes së të drejtave të qytetarëve dhe të instrumentalizimit të shtetit për nevojat e një partie politike dhe te ideologjisë së saj. Kriza kushtetutë në Shqipëri u tejkalua me miratimin e kushtetutës s ëvitit 1998.

Rilindja e parlamentarizmit në Shqipëri- formimi I partive politike dhe aplikimi I rregullave parlamentare rezultojë me mbajtje te zgjedhjeve te para parlamentare në vitin 1991 me anë të ligjit të ri Shqipëria është republikë parlamentare, ku sovraniteti buron dhe I takon popullit. Po ashtu bëhet edhe ndarja e pushtetit në pushtetin legjislativ –që ushtrohet nga kuvendi popullor , pushteti ekzekutiv- që ushtrohet nga presidenti dhe këshilli I Ministrave, dhe pushteti gjyqësor I cili ushtrohet nga gjykatat e pavarura.

Kuvendi Popullor- është organi më I lartë I pushtetit shtetëror dhe është organ ligjdhënës, është një dhomësh dhe përbëhet prej 150 deputetësh të zgjedhur me mandate prej 4 vjetëve dhe ai ka kompetenca të ngjajshem me ato të parlamenteve te Evropës. Sa i për ketë partive politike dominojnë partia Socialiste dhe partia demokratike. 

Presidenti i republikës së Shqipërisë- është kryetar I shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Ai zgjidhet nga ana e kuvendit me një shumicë prej dy te tretave të votave të të gjithë deputetëve. Presidenti nuk mban përgjegjësi politike me përjashtim të tradhtisë ndaj atdheut dhe shkeljes së ligjit. Ai me propozim të kryetarit të ministrat mund të marr vendim për shpërndarjen e parlamentit para skadimit të afatit dhe te shpall zgjedhjet e reja. Po ashtu ai ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve të miratuara në parlament. Në raport me qeverinë ai emëron kryetarin e ministrave dhe pranon dorëheqjen e tij. Me propozimin e kryetarit të ministrave emëron dhe shkarkon anëtarët e qeverisë dhe eprorë të tjerë të institucioneve kryesore shtetërore.

Këshilli i minstrave- Është organ me i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës. Përbërja e plotë e tij pas propozimit të kryeministrit nga ana e presidentit duhet të merr votëbesim nga kuvendi popullor në afat prej 5 ditësh. Në rast se nuk e merr votëbesimin kryetari I këshillit të ministrave paraqet dorëheqjen e tij kryetarit I cili cakton kryetar të ri të këshillit. Për punë e tij ky këshill I përgjigjet kryetarit të republikës dhe kuvendit popullor. Kuvendi popullor ushtron kontrollin parlamentar ndaj këshillit të ministrave përmes institutit të interpelancës parlamentare, votëbesimit dhe shkarkimit të qeverisë.

FILLET E TRANZICIONIT NË KOSOVË- ka filluar në vitet 90 kur shqiptarët e kosovës krahas deklarimit të pavarësisë braktisën sistemin monist dhe bënë hapat e par drejt pluralizmit politik dhe organizimit demokratik. Mirëpo si pasojë e okupimit të Kosovës nga Serbia pas vitit 1990 tranzicioni demokratik ishte I vështirë. Pas vendosjes së administrimit ndërkombëtar me rezolutën 1244 në Kosovë ka filluar një proces shumë dimensional I ndryshimeve demokratike. 

INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETQEVERISJËS NË KOSOVË-Kuvendi I Kosovës

Page 40: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

është organi më I lartë përfaqësues dhe ligjvënës në Kosovë dhe ka tri atribute kryesore:1-Është organ ligjvënës që miraton ligje 2-Është organ me I lartë dhe shtyllë kryesore e demokracisë parlamentare3- Është trup përfaqësues I zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët në zgjedhjet e drejtpërdrejta.Kuvendit I kufizohet e drejta që të shpallë ligje nga PSSP-ja sipas rezolutës 1244, pra nëse ato janë në kundërshtim me rezolutën vetoja e PSSP-ës ka efekt suspenziv dhe kjo nuk mund të anulohet nga kuvendi I Kosovës me një votim të serishëm. Po ashtu kuvendi nuk ka autorizim që të nxjerr ligje për të ndryshuar kornizën kushtetuese , ketë te drejtë e ka vetëm PSSP-ja. Pra kuvendi ka të drejtë vetëm të marr inisiativ për ndryshimin e kornizës, ai me dy të tretat e anëtarëve mund të propozoj për fillimin e procedurës.

STRUKTURA E KUVENDIT TË KOSOVËSKuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon: (1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10); (2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.Këto Vende ju ndahen sipas votave të fituara në zgjedhje te partive te tyre. Për veç si mandate të rezervuara këto mandate mund të kenë edhe mandate të fituara në zgjedhjet e drejtpërdrejta.Pra në kuvendin e Kosovës kemi dy lloj mandate: mandatet që burojnë nga zgjedhjet dhe që kanë legjimitet demokratik dhe mandatet e rezervuara të cilat paraqesin koncesion që nuk përkon me rregullat e demokracisë dhe praktikës ndërkombëtare parlamentare.

Sistemi Elektoral Zgjedhja e deputetëve bëhet në bazë të sistemit elektoral të përcaktuar më ligj: ku të drejta të zgjidhen kanë të gjithë qytetarët e Kosovës të moshës madhore që I plotëson kriteret për të drejtën e votimit dhe që propozohet nga partitë politike apo edhe në cilësi të kandidatit të pavarur e I përkrahur nga numri I caktuar I qytetarëve- Nuk mund të kandidohen dhe as të zgjidhen deputetë të Kuvendit, pa hequr dorë paraprakishtnga detyra e tyre:(1) gjyqtarët dhe prokurorët;(2) pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës;(3) pjesëtarët e Policisë së Kosovës;(4) pjesëtarët e Doganave të Kosovës;

Page 41: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

(5) pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;(6) udhëheqësit e agjencive të pavarura;(7) përfaqësuesit diplomatikë;(8) kryetarët dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Nuk mund të kandidohen për deputetë personat e privuar nga zotësia juridike për të vepruar, me vendim përfundimtar të gjykatës.Kryetarët dhe zyrtarët e tjerë, të cilët mbajnë përgjegjësi ekzekutive në nivel komune, nuk mund të zgjidhen si deputetë të Kuvendit pa hequr dorë paraprakisht nga detyra e tyre.

PËRGJEGJËSIT (KOMPETENCAT) E KUVENDIT-Kuvendi I Kosovës ushtron tri funksione klasike: legjislativ, zgjedhor dhe të kontrollit politik. Funksioni ligjëvëvnes përfshin të drejtën në nxjerrjen e ligjeve, të drejtën sa I përket funksionit zgjedhor e ka në zgjedhjen e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë si dh në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe të kryetarit të Kosovës.. ndërsa sa I përket kontrollit politik nëpërmjet instrumenteve të kontrollit parlamentar mund të shtrojë përgjegjësin politike të Kryetarit të Kosovës sipas procedurës të paraparë.Kuvendi i Republikës së Kosovës:(1) miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme;(2) vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë;(3) shpall referendum, në pajtim me ligjin;(4) ratifikon traktatet ndërkombëtare;(5) miraton Buxhetin e Republikës së Kosovës;(6) zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit;(7) zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në pajtim me këtë Kushtetutë;(8) zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj;(9) mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike, të cilat, në bazë tëKushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit;(10) zgjedh anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë;(11) propozon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;(12) mbikëqyr politikën e jashtme dhe të sigurisë;(13) jep pëlqimin për dekretin e Presidentit mbi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme;(14) vendos për çështjet me interes të përgjithshëm, të përcaktuara me ligj.

UDHËHEQJA E KUVENDIT-Kuvendi I Kosovës udhëhiqet nga kryetari dhe kryesia. Kryesia përbëhet nga 7 anëtar si në vijim: dy emërohen nga partia që ka marrë shumicën e votave, dy anëtar zgjidhen nga partia që ka marrë vendin e dytë sipas votave, dy anëtar emërohen nga partia që ka marrë vendi e tretë sipas votave, një anëtar nga parti që ka marrë vendin e tretë, një anëtar nga deputetët që janë deklaruar se ju përkasin komunitetit serb. Dhe një anëtar nga deputetët të deklaruar se ju përkasin komuniteteve jo shqiptar dhe jo serbë. Kryesia e kuvendit I jep rekomandime kuvendit mbi çështjet organizative të mirëvajtjes së kuvendit duke përfshirë edhe rendin e ditës, kontakte të jashtme etj.

KRYETARI I KUVENDIT- kryetari I kuvendit të Kosovës zgjidhet me një votë formale nga radha e njërit nga anëtarët e kryesisë së kuvendit I cili propozohet nga partia apo koalicioni që ka fituar numrin më të madh te votave në zgjedhje .Ai udhëheq me

Page 42: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

punën e kuvendit, kryeson mbledhjet e tij, konvokon mbledhjet dhe të tjera.

KOMISIONET PARALAMENTARE-këta janë trupa të përhershme që konstituohen pas konstituimit parlamentar. Ato pregadisin materiale të ndryshme dhe formulojnë qëndrime profesionale për çështjet për të cilat vendos parlamenti. Kuvendi I Kosovës ka dy komisione kryesore: a) për buxhet dhe b) për të drejtat e komuniteteve. Komisioni I buxhetit përbëhet nga 12 anëtar të shpërndarë në mënyrë proporcionale nëpër partitë e përfaqësuara në parlament. Ndërsa komisioni I të drejtave të komuniteteve përbëhet nga dy anëtar nga secili komunitet I përfaqësuar në Kuvend. Nëse ndonjë komunitet përfaqësohet vetëm nga një deputet atëherë ai do të jet I vetëm në këtë komision. Nëse ndonjë parti që ka vende ne parlament nuk ka asnjë deputet në komisionet e parlamentit atëherë ka të drejtë te dërgojë një deputet në cilësi të vëzhguesit.

PROCEDURA E MIRATIMIT TË LIGJEVE NË KUVEDNIN E KOSOVËSMiratim,I I ligjit në kuvendin e Kosovës kalon në këto faza:-Iniciativa legjislative-shqyrtimi I projektligjit ne komisionet kryesore dhe funksionale të kuvendit-shqyrtimi I ligjit në seancën plenare-Shpallja dhe hyrja në fuqi Iniciativa legjislative në radhë të parë ju njihet deputetëve dhe sipas praktikës parlamentare te shteteve me sistem te ngjashëm me të Kosovës propozues kryesor I ligjeve është qeveria

 SHQYRTIMI I PROJEKTLIGJIT NË KOMISIONET KRYESORE DHE FUNKSIOANLE TË KUVENDIT1. Shqyrtimi i par I ligjit fillon me dhënien e iniciativës nga një apo më shumë deputet ose nga qeveria, pas marrjes së projektligjit ai dërgohet për shqyrtim ne komisionet kryesore dhe funksionale të cilat mund të propozojnë amendamente përkatëse. Me qëllim të mbrojtjes së komuniteteve pakicë Korniza ka paraparë që me kërkesën e çdo anëtari të kryesisë së kuvendit projektligji mund të paraqitet para komisionit për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve. në këtë rast ky komision me shumicën e votave të anëtarëve të tij vendos nëse do të bëjë rekomandime dhe është I obliguar që Brenda dy javëve nga dita e marrjes se projektligjit ti dërgojë kuvendit rekomandimet dhe amendamentet përkatëse me qëllim që të sigurohet se të drejtat e pakicave janë trajtuar siç duhet.2. Shqyrtimi I dytë fillon në kuvend pas dërgimit të projektligjit nga komisionet me që rast hapet debat parlamentar . Pas përfundimit të debatit projektligji hidhet në votim: fillimisht votohet për ndryshimet e propozuara veç e veç e pastaj edhe për projektligjin si tërësi. dhe nëse miratohet nga shumica konsiderohet se është miratuar. 3. Shqyrtimi I tretë Kuvendi vendos të paraqes një projektligj që nuk arrin të marrë numrin e duhur të votave gjatë shqyrtimit të dytë për një shqyrtim të tretë së bashku me amendamentet e tjera që janë miratuar.

Page 43: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

PROCEDUAR SHTESË PAS VOTIMIT TË LIGJIT- korniza ka paraparë të drejtën q ë çdo deputet I cili mbështet nga 5 deputet të tjerë që në afatin Brenda 48 orësh nga miratimi I ligjit në kuvend të paraqes një nocion pran kryesisë duke parashtrua se ligji ose disa pjesë të tij shkelin interesat jetike te komunitetit të cilit ata ju përkasin. Pas kësaj kryesia këtë nocion ja dërgon propozuesit të projektligjit dhe kërkon nga të dy palët të caktojnë nga një përfaqësues në komisionin e përbashkët. Nëse periudhën prej 5 ditësh kryesia nuk arrin një koncezus atëherë formohet një komision nga tre anëtar: një nga ata që e mbështesin ligjin, një anëtar nga propozuesi I ligjit dhe një anëtar nga PSSP-ja e marrin çështjen në shqyrtim. Ky komision merr brenda 5 ditrësh marr vendim duke ja ofruar kuvendit tri zgjidhje të mundshme: të kundërshtojë nocionin e paraqitur kundër ligjit, të kundërshtoj ligjin ose dispozitën që është atakuar me nocionin e paraqitur dhe propozimi I zgjedhjeve të tjera të arritura me koncezus.. Pas kësaj kuvendi mblidhet për të shqyrtuar propozimin e tihj , në këtë debat nuk mund të propozohet asnjë propozim dhe amendament tjetër përpos atij të rekomanduar me koncezus nga kryesia. Ku kuvendi ka dy mundësi ta aprovojë atë ose ta kundërshtojë propozimin e kryesisë me që rast ligji mbetet I pandryshuar ashtu siç është miratuar nga kuvendi I parë.

NËNSHKRIMI DHE SHPALLJA E LIGJIT 1. Ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë.2. Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë marrë ligjin.3. Nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit. Presidenti i Republikës së Kosovës të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë.4. Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti i Republikës, dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur.5. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.6. Ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligj nuk përcaktohet ndryshe.

SHPËRNDARJA E KUVENDIT- Kuvendi shpërndahet në këto raste:(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverise.

Presidenti i Republikës së Kosovës-Ai përfaqëson unitetin e popullit dhe garanton funksionimin demokratik të institucioneve. Në kompetencë të tija janë;1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;3) shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij;4) nxjerr dekrete në pajtim me këtë Kushtetutë;5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Page 44: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;7) nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me këtë Kushtetutë;8) propozon amendamente për këtë Kushtetutë;9) mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;10) udhëheq politikën e jashtme të vendit;11) pranon letrat kredenciale të shefave të misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës;12) është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës;13) udhëheq Këshillin Konsultativ për Komunitete;14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;15) emëron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;16) emëron dhe shkarkon gjyqtarët e Republikës së Kosovës me propozimin e KëshillitGjyqësor të Kosovës;17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës;18) emëron dhe shkarkon prokurorët e Republikës së Kosovës, me propozimin të Këshillit Prokurorial të Kosovës;19) emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit;20) emëron Komandantin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit;21) së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë;22) vendos për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, në konsultim me Kryeministrin;23) mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Kosovës dhe i kryeson ato në kohën e Gjendjes së Jashtëzakonshme;24) vendos për formimin e misioneve diplomatike e konsullare të Republikës së Kosovës,në bazë të konsultimit me Kryeministrin;25) emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë;26) emëron Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;27) emëron Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i cili shërben edhe si Drejtor Menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës;28) jep medalje, mirënjohje dhe çmime, në pajtim me ligjin;29) shpall falje individuale, në pajtim me ligjin;30) sё paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj Mandati I tij zgjat 5 vite dhe skadon : me vdekje, me dorëheqje dhe në rast të shkarkimit me votën e dy te tretave të deputetëve. Kryetari gëzon imunitet në ushtrimin e funksionit të tij.

QEVERIA- është organ I pushtetit ekzekutiv që zbaton ligjet e miratuar në kuvend. Si organ ekzekutiv qeveria merret me zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjeve te kuvendit dhe të politikes së përcaktuar nga ai. Qeveria e Kosovës është qeveri parlamentare pasi që buron nga kuvendi.

PËRBËRJA DHE STRUKTURA E QEVERISË – Përbëhet nga kryeministri dhe ministrat. Ku të paktën dy ministra janë nga radhët e komuniteteve të tjera përveç komunitetit që

Page 45: Teoria Dhe Praktika Parlamentare- Literatura

e ka shumicën në parlament. Rol dominant ka kryeministri I cili edhe propozon përbërjen e qeverisë. Si dhe ka të drejtë të zëvendësojë secilin ministër pa pëlqimin e kuvendit. Në rast te dorëheqjes së kryeministrit të gjithë qeveria jep dorëheqje. Qeveria për pune e saj I përgjigjet kuvendit. ( Ministritë janë: Për ekonomi dhe financa, e tregtisë dhe industrisë, e shkencës dhe teknologjisë, e kulturës rinisë dhe sporteve, e shëndetësisë mjedisit dhe planifikimit hapësinor, e punës dhe mirëqenës sociale, e transportit dhe telekomunikacionit. E shërbimeve publike, e bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural, e punëve të brendshme , e drejtësisë..

POZIAT DHE ROLI I KRYEMINSTRIT- Mbledhjet e qeverisë I thërret dhe I kryeson kryeministri, ai përfaqëson dhe nënshkruan aktet në emër të qeverisë. Qeveria përpiqet të I marr vendimet e saja me konsensus, në rast se nuk arrihet kjo atëherë në rast të votave të barabarta vendos vota e kryeministrit. Kryeministri dhe ministrat gëzojnë imunitet në ushtrimin e detyrave të tyre. kabineti I kryeministrit ka një sektor ku përfshihen këshilltar politik në përbërje të së cilës janë zyrat si në vijim: Zyra e shërbimeve për ndihmë juridike, për informim publik, këshidhënës për qeverisje të mirë dhe të drejtave njeriut, këshidhënëse e komuniteteve dhe për emërimin e funksionarëve.

Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese]1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të respektohen.2. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.3. Vendimi për të propozuar shtatë (7) nga gjyqtarët, varet nga miratimi i dy të tretave (2/3) të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë. Vendimi për të propozuar dy (2) gjyqtarët e tjerë, merret me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.4. Nëse mandati i gjyqtarit përfundon para mbarimit të mandatit të rregullt, emërimi i gjyqtarit të ri bëhet në pajtim me këtë nen, me mandat të plotë, pa të drejtë rizgjedhjeje.5. Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, për mandat trevjeçar. Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e gjyqtarit.