TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

16
Banka e Shqipërisë TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020 Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë. KORRIK 2020 Olta Manjani, Sofika Note dhe Anjeza Gazidede Departamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Transcript of TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Page 1: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 1

Banka e Shqipërisë

TENDENCAT NË KREDITIMT2 - 2020

Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bankës së Shqipërisë.

KORRIK 2020

Olta Manjani, Sofika Note dhe Anjeza GazidedeDepartamenti i Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë

Page 2: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

2 Banka e Shqipërisë

Page 3: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 3

P Ë R M B A J T J A

HYRJE 4

PËRMBLEDHJE 5

1. KREDIA PËR BIZNESE 6

2. KREDIA PËR INDIVIDË 11

3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË RAJON 14

Page 4: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

4 Banka e Shqipërisë

HYRJE

Ky material synon të japë një panoramë të prirjes së aktivitetit kreditues në vend. Për të përmbushur këtë qëllim, në të analizohen të dhënat monetare, si dhe kushtet e kreditimit, bazuar në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues. Pjesë e këtij materiali është edhe një përmbledhje e zhvillimeve të fundit të aktivitetit kreditues në disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore (EQJL).

Statistikat kryesore të analizuara në material janë: a) të dhënat për aktivitetin kreditues të bankave për sektorin rezident të ekonomisë; b) të dhënat cilësore të marra nga vrojtimi i aktivitetit kreditues; c) statistikat për normat e interesit të kredisë, si në monedhën vendase ashtu edhe në euro; d) të dhënat monetare për vëllimin e kredisë për vendet e rajonit. Vendet e përfshira në analizë janë: Bullgaria (BU), Kroacia (CR), Rumania (Ro), Serbia (Sr), Polonia (Pl), Hungaria (Hu), Republika Çeke (CZ), Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV).

Të dhënat e kredisë merren nga bilancet e bankave dhe i referohen financimit të bankave vendase për sektorin privat rezident - bizneseve dhe individëve. Analiza e portofolit të kredisë bazohet në të dhënat e kredisë të rregulluara për efektin e kursit të këmbimit dhe për kreditë e fshira nga bilanci, proces të cilin bankat e kanë ndërmarrë bazuar në vendimin nr. 50, datë 30.3.2015, “Për ndryshimin e rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë”.

Materiali mbulon të dhënat e disponueshme deri më 24 korrik 2020, të cilat përshijnë të dhënat monetare dhe financiare në vend, deri në muajin qershor 2020, dhe të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2020. Të dhënat e kredisë për vendet e rajonit janë deri në muajin maj 2020.

Të dhënat e deritanishme financiare në vend tregojnë për një ndikim të përmbajtur të pandemisë mbi aktivitetin kreditues. Masat e marra nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë për përballimin e pasojave të pandemisë kanë dhënë ndikim pozitiv, duke zbutur kështu efektet negative në aktivitetin kreditues.

Page 5: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 5

PËRMBLEDHJE

Ecuria e aktivitetit kreditues në tremujorin e dytë të vitit përmblidhet si vijon:

• Kredia për biznese ka shënuar norma rritjeje më të larta se në tremujorin e parë të vitit. Zgjerimi i kredisë gjatë kësaj periudhe është mbështetur nga stimuli monetar dhe paketat e masave për zbutjen e efekteve negative, ndër to skema e kredisë me garanci sovrane. Megjithatë, në tremujorin e dytë, kushtet e kreditimit në këtë segment janë raportuar të shtrënguara dhe kërkesa për kredi me rënie, në reflektim të zhvillimeve negative si pasojë e pandemisë Covid-19.

• Kredia për individë shfaq norma rritjeje në ngadalësim në tremujorin e dytë të vitit. Kjo ecuri ka prekur të dy segmentet, kredinë konsumatore dhe atë për blerje banese. Kredia për individë vijon të mbështetet nga ecuria e qëndrueshme e kredisë në monedhë vendase.

• Normat e interesit për kreditë e reja në lekë dhënë bizneseve kanë shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit. Kjo ecuri është mbështetur si nga lehtësimi i politikës monetare, ashtu edhe nga skema e kredive me garanci sovrane. Me rënie kanë rezultuar gjithashtu edhe interesat e kredive për individë. Ndërkohë, interesi për kreditë në euro vijon të jetë relativisht i qëndrueshëm, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Sa i takon kushteve dhe termave joçmim, për individët kanë rezultuar me shtrëngim këtë tremujor.

• Aktiviteti kreditues në vendet e rajonit ka shënuar rritje të moderuar, ngjashëm me tremujorin e parë të vitit. Me qëllim zbutjen e efekteve negative në ekonomi nga pandemia Covid-19, të gjitha vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa të ndryshme në formën e paketave financiare dhe fiskale. Këto masa duket të kenë mbështetur zgjerimin e kredisë për sektorin privat gjatë kësaj periudhe.

• Për gjashtëmujorin në vijim, pritjet e bankave në rajon për kreditimin e ekonomisë, si në terma të ofertës, ashtu dhe të kërkesës, rezultojnë në kahun shtrëngues.

Page 6: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

6 Banka e Shqipërisë

1. KREDIA PËR BIZNESE

Kredia për biznese ka shfaqur norma rritjeje lehtësisht më të larta së në tremujorin e parë. Kjo ecuri është mbështetur nga kredia në monedhën vendase, në reflektim të masave të marra në kuadër të pandemisë Covid-19. Në terma të madhësisë së biznesit, kredia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka dhënë kontribut më të lartë në rritje.

Kredia për biznese ka shënuar rritje vjetore mesatare me rreth 7.3% në tremujorin e dytë të vitit1, megjithë raportimin e bankave për kushte të shtrënguara të kreditimit dhe kërkesë të perceptuar me rënie. Shtrëngimi i kushteve të kreditimit dhe rënia e kërkesës gjatë kësaj periudhe reflekton efektet negative të pandemisë globale Covid-19. Me qëllim lehtësimin e këtyre pasojave në aktivitetin kreditues dhe në ekonomi, janë ndërmarrë një paketë masash nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë2. Stimuli monetar, i përcjellë kryesisht në formën e uljes së normës bazë të interesit dhe ofrimit të likuiditetit pa kufizim për bankat, ka ndikuar pozitivisht në mbështetjen e sistemit bankar përgjatë situatës së pandemisë. Në vijim, në Vrojtimin e Aktiviteti Kreditues për tremujorin e dytë të vitit3, bankat janë shprehur se një ndër faktorët që ka vepruar në kahun pozitiv për nxitjen e kërkesës për kredi është dhe skema e kredisë me garanci sovrane. Rënia e kërkesës për kredi – e ofruar me kushte normale tregu – duket të jetë kompensuar nga kërkesa e gjeneruar nga skema e garancisë ofruar me kushte të favorshme, me qëllim lehtësimin e bizneseve në përballimin e nevojave të tyre për financim në situatën e krijuar nga pandemia.

Gra�k 1. Struktura e kredisë sipas madhësisë së biznesit dhe ecuria vjetore e tyre (%).

Burimi: Banka e Shqipërisë.

5.5%

18.1%

26.4%

50.0%

Struktura e kredisë sipas madhësisë së biznesit

Biznesi mikroBiznesi i vogëlBiznesi i mesëmBiznesi i madh

-10.0%

-5.0%

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

2017T4

2018T1

2018T2

2018T3

2018T4

2019T1

2019T2

2019T3

2019T4

2020T1

2020T2

Ndryshime vjetore të kredisë për biznese (%)

Kredi për bizneseKredi për korporata

Kredi për SME

1 Korrektuar për kreditë e nxjerra jashtë bilancit dhe efektin e kursit të këmbimit.2 Për më shumë detaje mbi masat e ndërmarra, referojuni hapësirës informuese 1, Raporti

Tremujor i Politikës Monetare 2020/II.3 Më shumë detaje rreth këtij vrojtimi gjeni në adresën e mëposhtme: https://www.bankofalbania.

org/rc/doc/Analiza_VAK_T2_2020_17340.pdf

Page 7: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 7

Stoku i kredisë për biznese shënoi rritje me rreth 12 miliardë në terma absolutë, e përqendruar kryesisht në muajin qershor. Ecuria në terma të madhësisë së biznesit tregon për zgjerim më të shpejtë të kredisë në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në fund të muajit qershor, kredia për këtë segment zë një peshë prej 50% në totalin e kredisë për biznese. Rritja e këtij portofoli është mbështetur gjerësisht nga sasia e lartë e kredive të reja të disbursuara në tremujorin e dytë të vitit. Si raport ndaj PBB-së, ky portofol vlerësohet në rreth 13.2% në fund të tremujorit të dytë, duke shënuar një rritje me rreth 2.3 pikë përqindjeje nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Portofoli i kredisë për korporata ka shënuar ngadalësim të normave të rritjes prej dy tremujorësh. Kredia për këtë segment vlerësohet gjithashtu në rreth 13.2% si raport ndaj PBB-së, në fund të muajit qershor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky raport vlerësohet me një rritje me rreth 0.5 pikë përqindjeje.

Gra�k 2. Kredia për biznese ndaj PBB-së dhe kërkesa për kredi.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-40

-30

-20

-10

0

10

20T4 '17

T1 '18

T2 '18

T3 '18

T4 '18

T1 '19

T2 '19

T3 '19

T4 '19

T1 '20

T2 '20

Balanca neto (në pp)

Standardet për korporataKërkesa nga SME-të

Standardet për SMEKërkesa nga korporatat

0%

5%

10%

15%

20%

25%

2016T4

2017T1

2017T2

2017T3

2017T4

2018T1

2018T2

2018T3

2018T4

2019T1

2019T2

2019T3

2019T4

2020T1

2020T2

Kredi për biznese/ PBB

Kredi për korporatat/PBBKredi për SME/PBB

Kredia për biznese përbën rreth 66.3% të kredisë në total disbursuar për agjentët ekonomikë privatë. Struktura e kredisë për biznese sipas monedhës dominohet nga kredia në valutë. Në fund të muajit qershor, portofoli i kredisë për biznese në monedhë të huaj përbën rreth 39% të kredisë për sektorin privat gjithsej, ose rreth 59% të vetë portofolit të kredisë për biznese. Kërkesa e lartë e kredisë në valutë në këtë segment reflekton, ndër të tjera, natyrën e bizneseve që kryejnë aktivitet në monedhë të huaj, të tilla si ato që operojnë në fushën e import-eksporteve. Në vitet e fundit, orientimi i huamarrjes drejt monedhës vendase, ka ndikuar në uljen graduale të peshës së saj në totalin e portofolit. Në harkun kohor të një viti, kjo peshë ka rënë me thuajse 2 pikë përqindjeje, nga rreth 61% që zinte kredia për biznese në valutë në fund të muajit qershor 2019.

Page 8: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

8 Banka e Shqipërisë

Gra�k 3. Struktura e kredisë për biznese sipas monedhës; shpërndarja gjeogra�ke e kredisë për biznese.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

80.6%

7.6%

1.9%

1.5%1.4% 2.1% 4.7%

Shpërndarja gjeogra�ke e kredisë për biznese

TiranëDurrësElbasanShkodër

KorçëVlorëTë tjera

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

2016M06

2016M10

2017M2

2017M06

2017M10

2018M2

2018M6

2018M10

2019M2

2019M6

2019M10

2020M2

2020M6

Kredia për biznese sipas monedhës ndaj KSP total

Biznese në lekëBiznese në valutë

Në terma gjeografikë, shpërndarja e kredisë për biznese vijon të mbetet shumë e përqendruar. Mbi 80% e stokut të kredisë për biznese është disbursuar në qarkun e Tiranës, pasuar nga qarku i Durrësit dhe i Vlorës, me rreth 8% dhe 2% përkatësisht. Përqendrimi i lartë i kredisë në qarkun e Tiranës reflekton nga njëra anë fluksin e lartë të aktivitetit ekonomik dhe financiar në këtë qark, dhe nga ana tjetër përqendrimin relativisht të lartë demografik në këtë zonë.

Normat e interesit për kreditë për biznese në lekë kanë rënë në tremujorin e dytë, duke reflektuar efektin e politikave stimuluese dhe mbështetëse të ndërmarra nga autoritetet për të adresuar vështirësitë ekonomike në këtë periudhë. Normat e interesit kanë mbetur të pandryshuara për kreditë në euro.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja dhënë bizneseve është shfaqur në rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Ajo rezultoi 5.1%, nga 5.5% që ishte në tremujorin e mëparshëm dhe mesatarisht 6.0% në vitin 2019. Faktorët kryesorë pas kësaj ecurie janë lehtësimi i politikës monetare dhe skema e garancisë sovrane, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në lehtësimin e financimit për bizneset në këta muaj të vështirë për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre. Për më tepër, edhe vëllimi i lëvruar në këtë tremujor është shfaqur në rritje. Sipas madhësisë së kredisë, normat e interesit kanë rënë për kreditë e vogla (deri në 35 milionë lekë) dhe ato mesatare (35-140 milionë lekë). Ato shënuan përkatësisht 4.6% dhe 4.4%, nga 5.7% dhe 5.4% që ishin një tremujor më parë. Përjashtim nga kjo ecuri bëjnë kreditë e mëdha (mbi 140 milionë lekë), norma mesatare e të cilave është rritur këtë tremujor, duke shënuar 6.0%, nga 5.4% që ishte në tremujorin e parë të vitit. Ky nivel është pranë nivelit mesatar të vitit 2019.

Page 9: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 9

Gra�k 4. Ecuria e normave të interesit për kreditë në lekë për bizneset private.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

total deri 35 mln leke

35-140 mln leke

mbi 140 mln leke

2019 Q1 20 Q2 20

4.00

5.00

6.00

7.00

8.00

9.00

10.00

01/15

06/15

11/15

04/16

09/16

02/17

07/17

12/17

05/18

10/18

03/19

08/19

01/20

06/20

TotalDeri 35 mln leke35-140 mln leke

Mbi 140 mln leke

Ecuria historike e normave të interesit sipas madhësisë së kredisë tregon se normat e interesit kanë qenë sistematikisht më të ulëta për kreditë e madhësisë 35-140 milionë lekë, të cilat mund të shoqërohen me kolateral dhe të jepen për biznese të konsoliduara, e për pasojë me rrezik më të ulët kredie. Ndërkohë, si kreditë në shuma të vogla, ashtu edhe ato të mëdha, kanë pasur norma më të larta interesi. Ato reflektojnë rrezik më të lartë për kreditë e vogla, të lidhura me aktivitete të biznesit të vogël (segment me akses më të ulët në financim bankar), dhe për kreditë e mëdha, të cilat përbëjnë ekspozim të madh të një banke ndaj një biznesi të vetëm.

Norma mesatare e interesit për kreditë në euro të bizneseve ka mbetur e pandryshuar në tremujorin e dytë të këtij viti, në 5.3%. Në krahasim me vitin 2019, ato janë lehtësisht më të larta, me 0.2 pikë përqindje. Sipas madhësisë së kredisë, normat e interesit kanë shënuar rënie të lehtë për kreditë deri në 1 milionë euro.

Gra�k 5. Ecuria e normave të interesit për kreditë në euro për bizneset private.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

total deri 35 mln leke

35-140 mln leke

mbi 140 mln leke

2019 Q1 20 Q2 20

3.00

4.00

5.00

6.00

7.00

8.00

9.00

01/15

06/15

11/15

04/16

09/16

02/17

07/17

12/17

05/18

10/18

03/19

08/19

01/20

06/20

TotalDeri 250 mijë euro250 mijë deri 1 mln euro

Mbi 1 mln euro

Page 10: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

10 Banka e Shqipërisë

Ndërkohë, interesi për kreditë më të mëdha se 1 milionë euro ka shfaqur rritje të qenësishme, shoqëruar edhe më rënie të vëllimit të kredisë së lëvruar. Sikurse edhe te kredia në lekë, normat e interesit për kreditë në euro janë më të ulëta për segmentin e kredive mesatare (250 mijë deri 1 milionë euro) dhe më të larta për ato mbi 1 milionë euro.

Diferenca e normës së interesit të kredisë në lekë me atë në euro për bizneset ka rënë këtë tremujor, diktuar nga rënia e normës së interesit për kreditë në lekë. Ajo qëndron në -0.2 pikë përqindje në tremujorin e dytë, nga 0.2 pikë përqindje dhe 0.8 pikë përqindje që ishte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2019. Ecuria e ndryshme e tyre gjatë këtij tremujori dëshmon për efektin që kanë dhënë masat e bankës qendrore dhe të qeverisë në mbështetje të biznesit gjatë kësaj krize.

Gra�k 6. Kushtet joçmim për kreditë e reja të bizneseve.

Për informacion më të detajuar lutemi referojuni rubrikës mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues në linkun:https://www.banko-falbania.org/Politika_Monetare/Vrojtimet/Vrojtimi_i_aktivitetit_kreditues/.

Burimi: Banka e Shqipërisë, llogaritje të sta�t.

-30

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2018 2019 2020

Kushte dhe termatë përgjithshëm

Shtrëngim

-35

-30

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2018 2019 2020

Kushtëzimet nga marrëveshja

Maturiteti maksimal i kredisë

Kërkesë për kolateral ndaj madhësisë së kredisë

Madhësia e kredisë

Komisione

Lehtësim ↑

Shtrëngim ↓

Situata e paprecedentë e shkaktuar prej pandemisë globale ka shtuar pasiguritë për të ardhmen, duke i orientuar bankat të bazojnë vendimet e tyre brenda një niveli më të ngushtë tolerance ndaj rrezikut të perceptuar. Prudenca e shtuar e bankave tregtare është shfaqur ndër të tjera dhe në përcaktimin e kushteve e termave më të shtrënguara se një tremujor më parë në kreditë akorduar bizneseve. Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u arrit nëpërmjet aprovimit të një madhësie kredie më të ulët sesa ajo e kërkuar prej bizneseve, kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe shtimit të kufizimeve në marrëveshjen e kredisë së nënshkruar mes dy palëve. Thellimi i balancave negative, si për kushtet e termat e përgjithshëm ashtu edhe për elementet që e formojnë atë, tregojnë për rritje të numrit të bankave që kanë aplikuar të tilla kushte nga një tremujor më parë.

Nga ana tjetër, ndonëse bankat janë treguar më diskrete, duke përcaktuar marzhe më të larta sidomos kundrejt kredive me rrezik, marzhet në tërësi për tremujorin e dytë duket të jenë reduktuar. Marzhet më të ulëta aplikuar për kreditë e bizneseve duket të jenë diktuar më së shumti prej fondit të garancisë sovrane të lëvruar gjatë tremujorit të dytë, i dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet nga ana e bizneseve. Qeveria shqiptare garantoi një shumë prej 11 miliardë lekësh, që do u jepej bizneseve në përballimin e

Page 11: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 11

shpenzimeve për pagat e punonjësve, kundrejt një norme jo më të lartë sesa 2.85%. Interesat e kredive të klasifikuara në skemën e garancisë sovrane shlyhen nga qeveria shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga MoFE, nga fondi i garancisë sovrane janë përdorur gjithsej 6.3 miliardë lekë4.

2. KREDIA PËR INDIVIDË

Kredia për individë shfaqet në ngadalësim në tremujorin e dytë të vitit. Kjo ecuri ka prekur të dy segmentet, kredinë konsumatore dhe atë për blerje banese. Zgjerimi i kredisë për individë vijon të mbështetet nga rritja e qëndrueshme e kredisë në monedhë vendase.

Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë shënoi rritje mesatare vjetore me 6.1%, rreth 1.4 pikë përqindjeje më e ulët krahasuar me tremujorin paraardhës. Si raport ndaj PBB-së, stoku i kredisë për individë vlerësohet në rreth 13.4% në fund të muajit qershor. Struktura e kredisë sipas qëllimit të përdorimit tregon për dominim të këtij portofoli nga kredia e dhënë në segmentin për blerje banese. Ky portofol përbën mbi 64% të stokut të kredisë për individë dhe rreth 22% të stokut total të kredisë për sektorit privat. Rrjedhimisht, kredia për konsum zë një peshë më të ulët në stokun e kredisë për individë. Ky portofol vlerësohet në rreth 3.9% si raport ndaj PBB-së në fund të muajit qershor, me një rritje prej 0.2 pikë përqindjeje nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Kërkesa e individëve për financim me kredi nga sistemi bankar është raportuar me rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit. Në kahun e ofertës, standardet e kreditimit të këtij segmenti janë raportuar gjithashtu të shtrënguara gjatë kësaj periudhe, ku të gjithë faktorët përcaktues janë raportuar në kahun shtrëngues. Kjo ecuri është ndikuar në një masë të gjerë nga situata e krijuar për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, efektet e së cilës janë materializuar që në muajin mars dhe kanë vijuar edhe në tremujorin e dytë.

Gra�k 7. Kredia për individë në raport me PBB-në; standardet dhe kërkesa për kredi e individëve.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

-80

-60

-40

-20

0

20

40

T4 '17

T1 '18

T2 '18

T3 '18

T4 '18

T1 '19

T2 '19

T3 '19

T4 '19

T1 '20

T2 '20

Balanca neto në pp)

Kërkesa për blerje baneseKërkesa për konsum

Standardet për blerje baneseStandardet për konsum

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

2016T4

2017T1

2017T2

2017T3

2017T4

2018T1

2018T2

2018T3

2018T4

2019T1

2019T2

2019T3

2019T4

2020T1

2020T2

Kredi për individë/ PBB

Kredi për konsumKredi për blerje banese

4 Skema e garancisë sovrane 1 u miratua nga ana e qeverisë më 6 prill 2020 dhe afati i fundit për aplikim ishte 20 qershor.

Page 12: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

12 Banka e Shqipërisë

Shpërndarja gjeografike e kredisë për individë tregon një panoramë të ndryshme në terma të segmenteve të kredisë sipas qëllimit të përdorimit. Portofoli i kredisë për blerje banese evidenton një përqendrim të lartë në qarkun e Tiranës, i cili zë mbi 70% të kredisë në total dhënë për këtë qëllim. Qarku i Durrësit dhe ai i Vlorës përbëjnë rreth 8.1% dhe 4.3% të kredisë së disbursuar për blerje banese. Financimi i lartë i këtij segmenti të tregut me kredi lidhet me përqendrimin demografik dhe çmimet e larta të banesave në këtë qark, e cila nxit kërkesën për kredi për strehim. Ndërkohë, portofoli i kredisë konsumatore evidenton një shpërndarje më të njëtrajtshme në terma gjeografikë. Rreth 44% e kredisë për konsum është disbursuar në qarkun e Tiranës, 8.9% e saj në atë të Durrësit, 5.6% në qarkun e Fierit dhe 5.5% në atë të Vlorës.

Gra�k 8. Shpërndarja gjeogra�ke e kredisë për individë sipas qëllimit të përdorimit.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

44.0%

8.9%

5.0%4.4%

4.9%

5.5%

5.6%

3.4%

18.2%

Shpërndarja gjeogra�ke e kredisë konsumatore

Tiranë

Durrës

Elbasan

Shkodër

Korçë

Vlorë

Fier

Lezhë

Të tjera

70.3%

8.1%

3.0%2.6%

2.4%4.3%

4.1%

2.1%3.1%

Shpërndarja gjeogra�ke e kredisë për blerje banese

Tiranë

Durrës

Elbasan

Shkodër

Korçë

Vlorë

Fier

Lezhë

Të tjera

Normat e interesit për kreditë për individë kanë rezultuar me rënie në tremujorin e dytë të vitit, edhe duke veçuar luhatshmërinë e lartë të tyre në muaj të caktuar. Interesi për kreditë në euro mbetet i qëndrueshëm. Kushtet joçmim janë në kahun shtrëngues.

Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për individë shënoi rënie në tremujorin e dytë të vitit. Ajo rezultoi 5.9%, nga 6.8% që ishte në tremujorin paraardhës dhe 6.5% në vitin 2019. Në muaj të caktuar gjatë këtij viti, normat e interesit të kredisë për individë kanë shfaqur luhatshmëri të shtuar në segmentin e kredisë konsumatore dhe asaj hipotekare. Në mungesë të këtyre episodeve, norma e interesit për kreditë për individë në këtë tremujor shfaqet më pak e luhatshme dhe më e ulët se në tremujorin e parë të vitit dhe viti i mëparshëm.

Normat e interesit për kreditë konsumatore kanë rezultuar veçanërisht të ulëta në muajin prill (5.4%), duke ndikuar edhe mesataren e ulët të regjistruar për tremujorin e dytë të vitit, prej 7.2%. Në muajin maj dhe qershor, kreditë konsumatore janë lëvruar me normë mesatare prej 8.1%, duke qenë pranë mesatares së tremujorit të parë të vitit (8.3%) dhe asaj të vitit 2019 (8.1%).

Page 13: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 13

Gra�k 9. Ecuria e normave të interesit për kreditë në lekë për individët.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

0

2

4

6

8

10

12

01/15

06/15

11/15

04/16

09/16

02/17

07/17

12/17

05/18

10/18

03/19

08/19

01/20

06/20

KonsumatoreHipotekareTotal

-

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

7.0

8.0

9.0

konsumatore hipotekare të tjera total

2019 Q1 20 Q2 20

Interesi mesatar i kredisë hipotekare rezultoi 4.6%, duke qëndruar pranë mesatares së tij në tremujorin e parë të vitit. Normat e interesit për kreditë hipotekare janë shfaqur të luhatshme gjatë vitit 2020; ato u rritën në muajt mars dhe prill, në mesatarisht 4.9%, dhe në muajt maj dhe qershor u rikthyen në nivelin e dy muajve të parë të vitit, prej 4.3%, si dhe pranë mesatares së vitit 2019 (4.2%).

Gra�k 10. Ecuria e normave të interesit për kreditë në euro për individët.

Burimi: Banka e Shqipërisë.

2

3

3

4

4

5

5

6

6

01/15

06/15

11/15

04/16

09/16

02/17

07/17

12/17

05/18

10/18

03/19

08/19

01/20

06/20

KonsumatoreHipotekareTotal

-

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

konsumatore hipotekare të tjera total

2019 Q1 20 Q2 20

Norma mesatare e kredive në euro për individë u shfaq e qëndrueshme në tremujorin e dytë të vitit. Ajo rezultoi 4.1%, sa edhe në tremujorin e mëparshëm dhe në vitin 2019. Sipas qëllimit të përdorimit, interesi për kreditë hipotekare ka mbetur i pandryshuar, në 4.0%. Ndërkohë, ai për kreditë konsumatore ka rezultuar 4.4%, ose 0.5 pikë përqindjeje më i ulët se në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2019. Diferenca e interesit të kredisë në lekë me atë në euro për individët, prej 1.8 pikë përqindjeje në këtë tremujor, rezultoi në ngushtim krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe vitin 2019, duke faktorizuar normat më të ulëta të interesit për kredinë në lekë.

Page 14: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

14 Banka e Shqipërisë

Politika e kujdesshme e huadhënies së bankave u reflektua në kushte e terma kreditimi më të shtrënguar edhe në kreditë e reja dhënë individëve. Balanca negative që përfaqëson kushtet e termat e kreditimit për individët në tërësi u thellua më tej në tremujorin e dytë, kryesisht në sajë të kushtëzimeve më të larta të përcaktuara prej bankave në marrëveshjet e kredisë. Po ashtu, bankat përcaktuan reduktim të lehtë të madhësisë së kredisë për individët, krahasuar me një tremujor më parë.

Gra�k 11. Kushtet joçmim për kreditë e reja të individëve.

Për informacion më të detajuar lutemi referojuni rubrikës mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues në linkun:https://www.banko-falbania.org/Politika_Monetare/Vrojtimet/Vrojtimi_i_aktivitetit_kreditues/.

Burimi: Banka e Shqipërisë, llogaritje të sta�t.

-30

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2018 2019 2020

Kushte dhe terma të përgjithshëm_individë

Shtrëngim

Leht

ësim

-10

-5

0

5

10

15

T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2018 2019 2020

Maturiteti maksimal i kredisë

Kushtëzimet nga marrëveshja

Kërkesë për kolateral ndaj madhësisë së kredisë

Madhësia e kredisë

Komisione

Lehtësim

Shtrëngim

3. TENDENCAT E KREDITIMIT NË RAJON

Aktiviteti kreditues në vendet e rajonit të EQJL-së në muajt prill dhe maj ka ruajtur norma të ngjashme rritjeje me tremujorin e parë të vitit.

Kredia për sektorin privat në rajon ka vijuar të zgjerohet me ritme të moderuara. Në muajt prill dhe maj, ky portofol shënoi rritje vjetore me 2.8% mesatarisht, krahasuar me normën prej 2.6% në tremujorin e parë të vitit. Qeveritë dhe bankat qendrore në vendet e rajonit, duke filluar nga muaji mars, kanë ndërmarrë një sërë masash në formën e paketave të ndryshme financiare për minimizimin e pasojave në ekonomi të pandemisë globale Covid-195. Këto masa kanë synuar, ndër të tjera, zbutjen e pasojave negative në aktivitetin kreditues dhe efektet zinxhir në zhvillimet ekonomike dhe financiare. Ndër masat e përbashkëta të ndërmarra në të gjithë rajonin e EQJL-së kanë rezultuar aprovimi i moratoriumeve për ristrukturimin e kredive bankare për shtyrjen e pagesave të kredive të bizneseve dhe individëve për një periudhë të paktën 3 mujore ose më shumë, si edhe ulja e normës bazë të interesit nga bankat qendrore. Ato janë pasuar nga paketa të ndryshme financiare dhe fiskale në mbështetje të individëve dhe bizneseve

5 Për një përmbledhje të këtyre masave në rajon, shihni hapësirën informuese në materialin “Tendencat në Kreditim T1-2020” në adresën e mëposhtme: https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Tendencat_ne_kreditim_prill_2020_ëeb_16918.pdf

Page 15: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

Banka e Shqipërisë 15

për përballimin e vështirësive të tyre në rrafshin ekonomik, financiar dhe operacional. Ruajtja e ritmeve të kreditimit të sektorit privat në një trajektore pozitive edhe në muajt prill dhe maj është një tregues i efekteve pozitive të këtyre masave në aktivitetin kreditues. Kjo ecuri vërehet edhe sipas një shpërndarjeje më të ngushtë gjeografike. Kredia për sektorin privat shënon rritje më të shpejtë dhe në përmirësim në vendet e Ballkanit, ku edhe zgjerimi i kredisë për sektorin privat në vend rezulton pranë mesatares së këtij rajoni. Vendet e Evropës Qendrore, të cilat kanë peshën kryesore të portofolit në rajon, shënojnë gjithashtu përmirësim të normave të rritjes, por me ritme më të moderuara. Ndërkohë, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues në vendet e rajonit6, oferta për kredi është lehtësuar disi, ndërsa kërkesa për kredi është rritur me ritme më të ulëta. Për gjashtëmujorin e ardhshëm bankat presin shtrëngim të ofertës dhe rritje më të ulët të kërkesës.

Gra�k 12. Ecuria e kredisë për sektorin privat në vendet e rajonit të EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë; bankat e vendeve të rajonit; BEI-Vrojtimi i aktivitetit kreditues në vendet e EQJL-së; llogaritje të autorëve.

-6%

-2%

2%

6%

10%

2015M5

2016M5

2017M5

2018M5

2019M5

2020M5

ShqiperiBallkanEvropë Qendrore

KSP (Rritje vjetore reale)

-20

-10

0

10

20

30

40

50

Tet'13- Mars'14

Prill'14- Shtat '14

Tet'14- Mars'15

Prill'15- Shtat'15

Tet'15- Mars'16

Prill'16- Shtat '16

Tet'16-Mars'17

Prill'17- Shtat'17

Tet'17-Mars'18

Prill'18- Shtat'18

Tet'18- Mars'19

Prill'19-Sht'19

Tet'19- Mars'20

Prill'20-Sht'20

KërkesaOferta

T'

Prill

Portofoli i kredisë për biznese në rajonin e EQJL-së shënoi rritje mesatare vjetore me 1.9% në muajt prill dhe maj, krahasuar me normën prej 1.2% në tremujorin e parë të vitit. Kreditimi i këtij segmenti ka qenë prioritet i masave të ndërmarra në kuadër të zbutjes së efekteve të pandemisë Covid-19. Këto paketa masash duket të kenë ndikuar në përmirësimin e ritmeve të kreditimit të këtij segmenti me 0.7 pikë përqindjeje mesatarisht nga tremujori i parë i vitit. Në terma gjeografikë, ky përmirësim shfaqet i shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në vendet e Ballkanit dhe të Evropës Qendrore, duke reflektuar masat e marra në të gjitha këto vende. Ritmet e rritjes së kredisë për biznese në vend rezultojnë më të shpejta se ato të vendeve të rajonit. Ndër të tjera, zhvillimet afatgjata të këtij portofoli reflektojnë edhe efektin catchup të procesit të konvergjencës.

6 Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues së EIB jepen të detajuara në adresën në vijim: https://ëëë.eib.org/attachments/efs/economics_cesee_bls_2019_h2_ en.pdf

Page 16: TENDENCAT NË KREDITIM T2 - 2020

16 Banka e Shqipërisë

Gra�k 13. Kredia për biznese në rajonin e EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë; bankat e vendeve të rajonit; BEI-Vrojtimi i aktivitetit kreditues në vendet e EQJL-së; llogaritje të autorëve.

-10%

-8%

-6%

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

2015M5

2016M5

2017M5

2018M5

2019M5

2020M5

ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

Kredi për biznese, ndryshim vjetor real %

-4%

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

Serbi

Mqdn. Veriut

Kroaci

Shqipëri

Bullgari

Rumani

Çeki

Poloni

Hungari

Kredia për biznese, ndryshim vjetor real %

20172018

2019

2020M5

Stoku i kredisë për individë ka shënuar rritje vjetore me 3.4% mesatarisht në periudhën prill-maj, duke ruajtur norma të ngjashme rritjeje me tremujorin e parë të vitit. Ky portofol vijon të shënojë norma më të shpejta rritjeje krahasuar me kredinë për biznese, pavarësisht ngadalësimit të shfaqur që prej fillimit të vitit. Ky ngadalësim është i dukshëm edhe në rajonin e Ballkanit, edhe në atë të Evropës Qendrore. Në vrojtimin e BEI mbi aktivitetin kreditues në vendet e rajonit, bankat parashikonin tkurrje të kërkesës për periudhën prill’20-shtator’20, veçanërisht segmentin e individëve. Kërkesa më e ulët, e kombinuar me kushte të shtrënguara nga ana e ofertës duket të kenë ndikuar në ngadalësimin e mëtejshëm në ritmet e rritjes së këtij portofoli.

Gra�k 14. Kredia për individë në rajonin e EQJL-së.

Burimi: Banka e Shqipërisë; bankat e vendeve të rajonit; BEI-Vrojtimi i aktivitetit kreditues në vendet e EQJL-së; llogaritje të autorëve.

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

2015M5

2016M5

2017M5

2018M5

2019M5

2020M5

ShqipëriBallkanEvropë Qendrore

Kredi për individë, ndryshim vjetor real %

-2%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

Serbi

Mqdn. Veriut

Kroaci

Shqipëri

Bullgari

Rumani

Çeki

Poloni

Hungari

Kredia për individë, ndryshim vjetor real %

20172018

20192020M5