TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka...

14
MBRËMJE INFORMUESE ME PRINDËR TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ Data: E mërkurë, 16 nëntor 2016 Vendi: Shkolla Sihlfeld, dhoma 7 (përdhesë) Koha: Prej orës 19.00 deri në 20.30

Transcript of TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka...

Page 2: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Stadt Zürich Schule Sihlfeld Sihlfeldstr. 165 8004 Zürich Tel. 044 413 28 70 Fax 043 311 12 56

Të dashur prindër Në kohën e sotme të shumtën e herëve teknika e përcakton lojën e fëmijëve tanë. Është dëm ngase me pak të holla por me shumë gëzim, lojërat mund të krijohen edhe vetë. Në këtë mbrëmje informuese me prindër ne dëshirojmë t'ju paraqesim ide, të cilat pastaj ju mund t'i provoni në shtëpi me fëmijët tuaj.

Rrjedha:

19.00 Përshëndetja

19.05 Hyrje e shkurtër

19.15 Paraqitja e punishteve

19.30 Provimi i pavarur i ideve

20.30 Përfundimi i tubimit Rrjedha e lëvizjes nëpër punishte:

Për këtë eveniment janë lajmëruar rreth 80 persona. Kjo i bën 4 grupe nga 20 persona, të cilët do të njihen nëpërmjet të ngjyrës së perit. Për secilën punishte ne kemi planifikuar 15 min. Ndërrimin do ta sinjalizojmë me një goditje të gongut.

Punishtet:

1. Plastelinën ta prodhojmë vetë (Zonja Fischer) 2. Lojë me zari (Zonja Staub) 3. Lojë shkathtësie (Zotëri Coradi) 4. Lojë gotash për palosje (Zonja Kleiner)

Page 3: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

5. Tavolina e ideve: Këtu ju mund të shikoni vetë ide të tjera dhe nëse keni interes mund t'i merrni udhëzimet me vete në shtëpi.

Hyrje e shkurtër

Loja është një punë e rëndësishme për fëmijët. Zhvillimi i sistemit nervor varet nga sqarimet dhe përvojat. Ajo ka nevojë për stimuj dhe informacione të llojllojshme dhe vazhdimisht të përsëritura. Prandaj, veprimet praktike dhe konfrontimi me materiale të ndryshme gjatë prerjes, pikturimit dhe modelimit luajnë një rol të rëndësishëm. Në këto aktivitete, fëmijët mbledhin informacione të panumërta, nëpërmjet të të cilave zgjerohet sistemi nervor. Ata mbledhin përvojat themelore, praktike, "të prekshme" të cilat i përdorin si bazë për ta përballuar më mirë jetën e tyre. Shumë gjëra të cilat janë të vetëkuptueshme për ne të rriturit, fëmijët duhet së pari t'i mësojnë dhe t'i zbulojnë. Për shembull:

Fenomenet fizike: Çfarë ndodh nëse unë shqyej diçka? Si ndihet kjo? Çfarë ndodh nëse unë pres diçka? Si ndihet kjo? Çfarë ndodh gjatë përpunimit të materialit të butë? Çfarë me materialin e fortë, ose me atë të ashpër ose të mprehtë? Dozimi i fuqisë: çfarë fuqie duhet për të prerë, për të shqyer, për të vizatuar, për të vrapuar, për të kërcyer...? Sa fuqi është e nevojshme këtu? Çfarë ndodh nëse unë qëndroj në fund të një dërrase? Çfarë nëse qëndroj në mes? etj. Përvojat gjeometrike dhe hapësinore Fëmijët duhet, me plotkuptimin e fjalës, të jenë në gjendje t'i kuptojnë trupat gjeometrikë dhe format. Përvojat në të lëvizurit përpara dhe prapa janë të rëndësishme për një parafytyrim të hapësirës së numrave. Zbulimi i modeleve dhe rregullave si dhe të krijuarit e tyre nga vetë ne, sjellin njohuri të tjera bazë matematikore.

Përvojat praktike Zotërimi i detyrës me mungesë informacionesh: 1. Lidheni perin e trashë rreth gishtit ose rreth kyçit të dorës si një kordele, me sy të mbyllur ose prapa shpinës.

Page 4: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

2. Mbështillni dy deri në tre gishtërinj të një dore me shirit ngjyrosjeje dhe përvetësojeni këtë detyrë edhe një herë. Çfarë përvoje keni bërë?

Ju lutemi mbajeni perin tuaj, ai e përcakton përkatësinë e grupit tuaj.

Gjatë kohës sa jeni bashkë ,kur bëni vetë lojëra'..., ... ua mundësoni fëmijëve tuaj përvojat themelore, të cilat ata i

përdorin në jetë si dhe në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.

... fëmija juaj e përjeton se ai/ajo vetë mund të prodhojë gjëra. Produktet e prodhuara vetë i mbushin me krenari dhe forcojnë vetëbesimin e tyre.

... fëmija juaj i ushtron kompetencat sociale. Për shembull, si mund të ballafaqohet me frustrimin. Fëmija e përjeton frustrimin nëse duhet të presë, nëse nuk ia del diçkaje ose nëse humb. Ju si prindër, për fëmijën tuaj, jeni mësuesit më të mirë për jetën.

më së miri fëmija juaj i mëson kompetencat jetësore nëse ai mund ta përjetojë, se edhe ju nuk i keni të gjitha ,në dorë'. Përshkojeni rrugën bashkë me fëmijën tuaj nga problemi tek zgjidhja, rrugën nga pyetja tek përgjigjja ose rrugën nga frustrimi deri tek zotërimi i frustrimit.

Page 5: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Punishtja 1: Plastelinën ta prodhojmë vetë Fëmijët e duan plastelinën. Tek plastelina e blerë shpesh është e paqartë se çfarë është me të vërtetë në paketën brenda. Një alternativë e bukur është të bëhet vetë plastelina. Me këtë plastelinë fëmija juaj mund të luajë dhe të ushtrojë për mrekulli motoriken e tij, sepse ajo nuk është aq e fortë si plastelina e blerë. Natyrisht plastelina duhet të ruhet gjithashtu në mënyrë hermetike që të shmanget tharja e saj.

Udhëzimi: Plastelina e bërë vetë

1. Në një enë të madhe përziejeni me një lugë miellin me kripën.

2. Pastaj i hidhni vaj, lëng limoni dhe ujë të vluar.

3. Përziejeni të tërën me një garuzhdë druri.

4. Ngjisheni fort me dorë

Këshillë: Nëse masa e plastelinës duket se ngjitet për dore, ia hidhni

edhe një lugë çaji më shumë.

5. Ndajeni plastelinën në pjesë dhe ngjyroseni sipas dëshirës me ngjyrë

të gjërave ushqimore.

Materiali:

2 gota miell (400 g)

1 gotë kripë (200 g)

2 lugë të lëngut të limonit

½ l ujë

2 lugë vaj

1 lugë ngjyrë të gjërave ushqimore*

1-2 lugë ngjyrë pllakati ose e lëngët

Enë

Page 6: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Punishtja 2: Të prodhohet vetë loja e zarit

Tek lojërat e zarit të këtij lloji fëmija juaj mbledh bazat e para të matematikës: Ai/Ajo zbulon rregullin e tabelës një-në-një, dhe fiton një ide të hapësirës së numrave. Për këtë lojë vlen: më të mirë të luhet shkurt dhe shpesh. Fëmija ka ende një kohë të shkurtër të vëmendjes dhe stimuli i përsëritur për të fituar është vendimtar për fëmijën. Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura të legos, apo të tjera si këto. Me forma të thjeshta të tilla si qarqet, trekëndëshat, katërkëndëshat apo lulet, do të shënohen fushat individuale. Për të bërë më të qartë rrjedhën e rrugës, këshillohet që fushat të lidhen me vija. Pastaj të shënohen edhe fillimi dhe fundi, të vendosen rregullat dhe ju tashmë mund të hidhni zarin. Tek fëmijët e vegjël, është e mjaftueshme tashmë, thjesht për të hedhur zarin në fund. Më vonë, rregullat mund të zgjerohen me fusha të veçanta në të cilat një p.sh. duhet të kthehen tre hapësira prapa apo edhe një herë duhet të pushojë. Fantazitë këtu janë të pafund. Turbo-ylli:

"Turbo-ylli" është një lojë e parë me zari me rregulla krejt të thjeshta, por që megjithatë mund të bëhet shumë qejf me të. Të dy fushat e mëdha janë fillimi dhe fundi. Do të hedhet zari me ndërrime dhe do të ecet aq larg sa do të jenë pikat e zarit. Nëse zbritni në një fushë ku është një "turbo-yll" atëherë keni të drejtë të shkoni përpara deri te ylli tjetër. Kush e arrin i pari fundin, fiton. Rregullat plotësuese si p.sh., se a duhet saktësisht të arrihet në fund ose që bashkëlojtari gjatë parakalimit do të kthehet prapa, mund të vendosen sipas dëshirës ose të ndërrohen. Gjithsesi kjo do të duhej të ndodhte para fillimit të lojës. KËSHILLË: Lojërat e zarit të cilat ngjiten në një karton janë po aq të forta sa edhe lojërat e blera.

Page 7: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Punishtja 3: Lojë shkathtësie „Peri të mbështillet“ (individualisht ose në garë) Mbështjellja kërkon shumë shkathtësi dhe mund të jetë e vështirësisë së ndryshme: Me çka shkon mbështjellja e perit më lehtë - me një top letre higjienike apo me një laps? Sigurisht, fëmija tashmë ushtron shkathtësitë e tij dhe imagjinatën e tij hapësinore.

Për çfarë materiali kemi nevojë:

Karton ose letër e fortë

Lapsa me ngjyra ose ngjyra për vizatim

Pe i trashë

Gërshërë

Ngjitës shiriti

Lapsa për të mbështjellur perin gjatë lojës

Ja si shkon kjo:

Vizatoni ose shtypni skemën e dëshiruar dhe ngjyroseni dhe dekorojeni sipas qejfit dhe disponimit tuaj. Pastaj e preni, vrimat i bëni me një shpues të vrimave, dhe një pe (së paku 1,5 m të gjatë) e ujdisni dhe pastaj e forconi. Këtë pe pastaj e lidhni në një top letre higjienike, laps, në një degë të vogël etj. ose e ngjitni me shirita ngjitësi.

Formën e preni I bëni vrimat

Page 8: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Perin e preni Perin e forconi

… dhe pastaj është gati për lojë!

Secili e mbështjell perin e tij në lapsin përkatës dhe e lëviz kërmillin e tij apo një motiv tjetër të modeluar në shpejtësinë e vet përpara. Bashkëlojtari më i shpejtë dhe më i shkathtë e fiton vrapimin!

Ngasja e makinës: Fëmijët ulen në dysheme dhe provojnë nëpërmjet të mbështjelljes së një peri, ta tërheqin sa më shpejt të jetë e mundur nga vetja një makinë lodër. Kështu zhvillohet një ngasje e lezetshme e makinave. Ja se si: Makina lodër forcohet në perin, pastaj peri forcohet në shkop, laps ose top të letrës higjienike, markohen fillimi dhe fundi dhe pastaj sa më

Page 10: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Punishtja 4: Lojë gotash për palosje

Palosja përkrah imagjinatën për hapësirën dhe motoriken e imtë. Pastaj ushtrohet shkathtësia gjatë hedhjes dhe kapjes .

Materiali:

1 katror nga letra me një gjatësi anësore prej afër 15 cm. 1 top druri me vrimë 1 pe i trashë

Udhëzimi për modelim për një lojë:

Vendose katrorin ashtu para teje që të tregojë një kënd para teje.

Palose këndin e poshtëm me të epërmin. Tërhiqe fort linjën e palosur (edhe të gjitha të tjerat).

Page 11: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Tash palose anën e djathtë të pjesës së lartë me anën e poshtme (për të arritur pikën, shiko ilustrimin).

Palose majën e djathtë tek pikëtakimi me anën e majtë dhe linjën e fundit të palosjes.

Palose majën e vendosur lart teposhtë.

Palose përsëri prapa dhe fute pastaj në "qese" që është shkaktuar nga hapi i fundit i palosjes.

Ktheje punën e palosur ashtu që pjesa e prapme të qëndrojë tash lart.

Page 12: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Palose këndin e djathtë me këndin tjetër përballë.

Palose këndin e lartë përsëri teposhtë dhe fute atë pastaj në "qese" që është shkaktuar nga hapi i fundit i palosjes.

Gota është e përfunduar.

Shpoje një vrimë me një gjilpërë ose me majën e një lapsi në mes të gotës (nga poshtë)

Zmadhoje vrimën p.sh. me majën e një lapsi, ashtu që të mund ta përbirosh perin.

Page 13: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Lidhe një nyje në brendi të gotës.

Lidhe në fundin e pjesës tjetër të perit topin e drurit.

Merre gotën në njërën dorë, sille topin në ajër dhe mundohu ta kapësh atë me gotë.

Ide të tjera me gota plastike:

Page 14: TEMA: „TË BËSH VETË LOJËRA“ - stadt-zuerich.ch · Për këto lojëra të thjeshta nuk ka nevojë për shumë gjëra: Një zari dhe figura për lojë si pulla, rruaza, figura

Burimi:

www.basteln-gestalten.de www.kreativ-portal.de www.kleinkind-online.de www.kigaportal.com www.liliput-lounge.de