Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

28
TESTE TE BIOFARMACISE 1. Supozimet mbi tё cilat ngrihen modelet farmakokinetike kompartimentale janё: A) Procesi qё e sjell barin nё kompartiment mund tё jetё i rendit tё parё ose tё dytё B) Procesi qё e sjell barin nё kompartiment ёshtё i rendit zero C) Kompartimenti mund ta ndryshojё vёllimin e tij nё kohё D) Pёrqendrimi i barit nё kompartiment ёshtё nё pёrpjesёtim tё drejtё me dozёn e marrё (pёrgjigja e saktё D) 2. Ne modelet kompartimentale nje kompartiment i korrespondon: A) Njё indi tё veçantё B) Sistemit tё qarkullimit tё gjakut C) Njё indi apo grupi indesh me fluks tё pёrafёrt tё gjakut D) Njё indi me vaskularizim mё tё lartё (pёrgjigja e saktё C) 3. Parametrat farmakokinetik qё nxirren nё bazё tё modeleve fiziologjike kanё karakteristikё se: A) Janё parametra abstrakte qё nuk i korrespondojnё realitetit B) Pёr llogaritjen e kёtyre parametrave ёshtё e mjaftueshme tё njihet vetёm pёrqendrimi urinar i barit. C) Pёrftohen duke u bazuar nё studimet nё kafshё D) Jane parametra mё pak tё besueshёm sesa ata qё nxirren nё bazё tё modeleve kompartimentale ((Pёrgjigja e saktё C) 4. Modelet fiziologjike kanё karakteristikё se: A) Janё mё larg realitetit se ata kompartimentale B) Pёrmes tyre nuk mund tё studiohet ndikimi i patologjive tё ndryshme mbi parametrat farmakokinetike C) Janё tё vёshtirё pёr t’u realizuar krahasuar me modelet kompartimentale sepse kёrkojnё mё shumё informacion farmakokinetik D) Janё tё thjeshtё pёr t’u realizuar sepse nuk kanё nevojё pёr shumё informacion farmakokinetik (pёrgjigja e saktё C) 5. Pёrthithja e shpejtё dhe e plotё e barnave ka pёrparёsi sepse: A) Veprimi i barit bёhet mё i zgjatur B) Veprimi i barit fillon mё shpejt C) Lidhja me proteinat plazmatike fuqizohet

description

Pyetje Teknologji Farmaceutike. Pyetje provim shteti te zgjidhura Farmaci .

Transcript of Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

Page 1: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

TESTE TE BIOFARMACISE1. Supozimet mbi tё cilat ngrihen modelet farmakokinetike kompartimentale janё:A) Procesi qё e sjell barin nё kompartiment mund tё jetё i rendit tё parё ose tё dytёB) Procesi qё e sjell barin nё kompartiment ёshtё i rendit zeroC) Kompartimenti mund ta ndryshojё vёllimin e tij nё kohёD) Pёrqendrimi i barit nё kompartiment ёshtё nё pёrpjesёtim tё drejtё me dozёn e marrё

(pёrgjigja e saktё D)2. Ne modelet kompartimentale nje kompartiment i korrespondon:A) Njё indi tё veçantёB) Sistemit tё qarkullimit tё gjakutC) Njё indi apo grupi indesh me fluks tё pёrafёrt tё gjakutD) Njё indi me vaskularizim mё tё lartё

(pёrgjigja e saktё C)3. Parametrat farmakokinetik qё nxirren nё bazё tё modeleve fiziologjike kanё karakteristikё

se:A) Janё parametra abstrakte qё nuk i korrespondojnё realitetitB) Pёr llogaritjen e kёtyre parametrave ёshtё e mjaftueshme tё njihet vetёm pёrqendrimi urinar

i barit.C) Pёrftohen duke u bazuar nё studimet nё kafshёD) Jane parametra mё pak tё besueshёm sesa ata qё nxirren nё bazё tё modeleve

kompartimentale((Pёrgjigja e saktё C)

4. Modelet fiziologjike kanё karakteristikё se:A) Janё mё larg realitetit se ata kompartimentaleB) Pёrmes tyre nuk mund tё studiohet ndikimi i patologjive tё ndryshme mbi parametrat farmakokinetikeC) Janё tё vёshtirё pёr t’u realizuar krahasuar me modelet kompartimentale sepse kёrkojnё

mё shumё informacion farmakokinetikD) Janё tё thjeshtё pёr t’u realizuar sepse nuk kanё nevojё pёr shumё informacion

farmakokinetik(pёrgjigja e saktё C)

5. Pёrthithja e shpejtё dhe e plotё e barnave ka pёrparёsi sepse:A) Veprimi i barit bёhet mё i zgjaturB) Veprimi i barit fillon mё shpejtC) Lidhja me proteinat plazmatike fuqizohetD) Eliminimi i barit kryhet mё ngadalё

(Pёrgjigja e saktё B)6. Nё cilat nga mёnyrat e mёposhtme tё administrimit tё barit kёrkohet njё fazё paraprake

pёrthithjeje:A) Injeksioni intramuskularB) Administrimi me perfuzion intravenozC) Injeksioni bolus intravenozD) Administrimi intraarterial.

(Pёrgjigja e saktё A)7. Transporti pasiv i barnave pёrmes membranave qelizore ndikohet nga:A) Forma farmaceutike e pёrdorurB) Natyra lipofile apo hidrofile e baritC) Madhёsia e grimcave tё barit nё formulimin farmaceutikD) Numri i enzimave permeaza tё pranishme nё membranё

(pёrgjigja e saktё B)

Page 2: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

8. Gradienti i pёrqendrimit tё barit ndikon nё transportin:A) pasivB) aktivC) tё aminoacideve D) tё barit L-dopa

(pёrgjigja e saktё A)9.Shumica e barnave qё merren nga goja pёrthithen kryesisht nga:A) Zorra e hollёB) StomakuC) MёlçiaD) Tubulat renal

( pёrgjigja e saktё A)10. Levizja e barit nga vendi i administrimit per ne sistemin e qarkullimit te gjakut quhet:

A) MetabolizёmB) PёrthithjeC) ShpёrndarjeD) Biotransformim

( pёrgjigja e saktё B)11. Barnat qё administrohen nё rrugё intravenoze shfaqin biodisponibilitet:

A) Tё pjesshёmB) Me vlerё 75%C) Tё plotёD) Me vlerё 50%

(pёrgjigja e saktё C)12. Biodisponibiliteti i njё bari i dhёnё nga njё produkt krahasuar me njё produkt standard tё

njohur i cili pёrmban tё njёjtin bar dhe tё administruar nё tё njёjtёn rrugё quhet:A) Farmakokinetikё e njё bariB) Biodisponibilitet relativ i njё bariC) Biodisponibilitet absolut i njё bariD) Biodisponibilitet standard i barit

(pёrgjigja e saktё B)13. Shkalla e pёrthithjes sistemike tё barit nuk ndikohet nga:

A) Rruga e administrimit tё baritB) Fluksi i gjakut nё vendin e pёrthithjesC) Madhёsia e sipёrfaqes pёrthithёseD) Pёrqendrimi i barit nё vendin e veprimit

(pёrgjigja e saktё D)14. Sipёrfaqja pёrthithёse e murit tё zorrёve rritet dukshёm pёr shkak tё elementёve tё

meposhtёm strukturor:A) Palave rrethore tё mukozёs intestinale dhe vileve.B) Palave rrethore tё mukozёs intestinale dhe mikrovileve.C) Palave rrethore tё mukozёs intestinale, vileve dhe mikrovileveD) Enёve tё gjakut qё vaskularizojnё intestinin. (pёrgjigja e saktё C)

15. Njё bar do tё kalojё me lehtёsi membranat qelizore nёse molekulat qё e pёrbёjnё atё janё:

A) Tё tretshme nё lipideB) Tё jonizuaraC) Mё tё mёdha se poret e membranёsD) Polare

(pёrgjigja e saktё A)

Page 3: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

16. Lёvizshmёria gastrike ёshtё e rёndёsishme nё fillimin e veprimit tё barnave sepse:A) Shton metabolizimin e baritB) Zvogёlon shkallёn e lidhjes sё barit me proteinat plazmatikeC) Ndikon nё shpejtёsinё dhe shkallёn e kontaktit tё barit me mukozёn intestinale.D) Frenon sekretimin aktiv nё tubulat renal

(pёrgjigja e saktё C)17. Mbi shpejtёsinё e zbrazjes sё stomakut nuk ndikon:

A) Gjendja emocionale e pacientitB) Temperatura e ushqimitC) Aftёsia ekskretuese e veshkaveD) Aktiviteti fizik i pacientit

(pёrgjigja e saktё C)18. Mbi lёvizshmёrinё gastrointestinale ndikon cili nga faktorёt e mёposhtёm:

A) Patologjitё e traktit gastrointestinalB) Aftёsia e barit tё administruar pёr t’u fiksuar nё indeC) Administrimi i njё bari qё lidhet fort me proteinat plazmatikeD) Administrimi i njё bari qё lidhet dobёt me proteinat plazmatike

(pёrgjigja e saktё A)19. Duke u bazar nё teorinё e pH-shpёrndarjes, barnat acide tё dobёta do tё pёrthithen mё

mirё nё:A) IleumB) JejunumC) KolonD) Stomak

(pёrgjigja e saktё D)20. Cila nga format e mёposhtme farmaceutike ёshtё mё e pёrshtatshme pёr pёrthithje nga

ana e mukozёs gastrointestinale?A) drazheB) kapsulёC) pezulliD) tretёsirё

(pёrgjigja e saktё D)21. Sipёrfaqja specifike e njё bari rritet me:

A) rritjen e madhёsisё sё grimcave tё tijB) zvogёlimin e madhёsisё sё grimcave tё tijC) pёrdorimin e veshjeve enterosolventeD) pёrdorimin e formave farmaceutike me çlirim gradual

(pёrgjigja e saktё B)22. Sipёrfaqja efektive e barnave ёshtё:

A) e barabartё me sipёrfaqen specifikeB) ajo pjesё e sipёrfaqes specifike qё njomet nga tretёsiC) ajo pjesё e sipёrfaqes specifike qё nuk njomet nga tretёsiD) ajo pjesё e barit qё kalon membranat qelizore

(pёrgjigja e saktё B)23. Shtimi i lёndёve tensiovepruese nё formёn farmaceutike ndikon:

A) gjithmonё nё rritjen e pёrthithjesB) gjithmonё nё zvogёlimin e pёrthithjesC) pozitivisht ose negativisht mbi pёrthithjen nё varёsi tё pёrqendrimit tё tyreD) nё uljen e sipёrfaqes efektive tё barnave hidrofobe

(pёrgjigja e saktё C)

Page 4: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

24. Dukuria e polimorfizmit ka tё bёjё me:A) praninё e grimcave me madhёsi tё ndryshme nё formёn farmaceutikeB) praninё e lёndёve tensiovepruese nё formёn farmaceutikeC) vendosjen e ndryshme tё molekulave nё rrjetin kristalor tё lёndёsD) praninё e formave tё ndryshme kripore tё njё bari

(pёrgjigja e saktё C)25. Format metastabёl kanё pёrparёsi biofarmaceutike pasi : A) kanё veti kimike tё ndryshme nga format stabёl B) kanё shpejtёsi tretjeje mё tё madhe se format stabёl C) kanё veti farmakologjike mё tё mira se format stabёl D) lidhen mё pak me proteinat plazmatike se format stabёl (peёrgjigja e saktё B)

26. Pёr njё bar me tretshmёri tё ulёt nё ujё, intensifikimi i çlirimit tё tij nga forma farmaceutike mund tё realizohet duke :

A) rritur madhёsinё e grimcave tё baritB) pёrdorur njё promedikament tё patretshёm nё ujёC) zgjedhur njё formё tё hidratuar tё baritD) e formuluar barin si dispersion molekular nё njё mbartёs inert tё tretshёm nё ujё

(pёrgjigja e saktё D)27. Me biodisponibilitet tё barit kuptojmё:

A) Shkallёn e kalimit tё barit nga forma farmaceutike nё tretёsirёB) Shpejtёsinё e depёrtimit tё barit nё membranat biologjikeC) Shkallёn e metabolizimit tё barit gjatё kalimit fillestar nё mёlçiD) Shkallёn dhe shpejtёsinё me tё cilёn bari bёhet i disponueshёm nё vendin e

veprimit(pёrgjigja e saktё D)

28. Bioekuivalenca e barnave pёrcaktohet nё mёnyrё mё tё pёrshtatshme duke u bazuar mbi :

A) tё dhёnat e biodisponibilitetit tё barnaveB) rezultatet terapeutike tё pёrftuara nga barnatC) rezultatet klinike tё pёrftuara nga barnatD) tё dhёnat e pёrftuara nga provat fiziko-kimike tё barnave (pёrgjigja e saktё A)

29. Biodisponibiliteti i barnave nuk mund tё vlerёsohet pёrmes:A) Studimit tё efekteve anёsore tё barnaveB) Studimit tё pёrgjigjes terapeutikeC) Studimit tё nivelit plazmatik tё baritD) Studimeve in vitro

(pёrgjigja e saktё A)30. Njё ndёr parametrat qё vlerёsojnё biodisponibilitetin e njё bari gjatё studimit tё

nivelit plazmatik tё tij ёshtё:A) Sipёrfaqja nёn lakore (AUC)B) Kohezgjatja e efektitC) Klirensi i baritD) Koha e fillimit tё efektit

(pёrgjigja e saktё A)31. Cili nga parametrat e mёposhtёm shpreh vetёm shpejtёsinё e pёrthithjes sё barit:

A) Pёrqendrimi i pikut (Cmax)B) Koha e pikut (tmax)C) Sipёrfaqja nёn lakore (AUC ose SNL)D) Konstantja e eleminimit (ke)

Page 5: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

(pёrgjigja e saktё B)32. Cili nga parametrat e mёposhtёm ёshtё tregues vetёm i shkallёs sё pёrthithjes sё

barit:A) Pёrqendrimi i pikut (Cmax)B) Koha e pikut (tmax)C) Sipёrfaqja nёn lakore (AUC ose SNL)D) Gjysmёjeta e barit (t1/2)

(pёrgjigja e saktё C)33. Cili nga parametrat e mёposhtёm ka varёsi tё dyfishtё si nga shkalla ashtu edhe nga

shpejtёsia e pёrthithjes sё barit:A) Pёrqendrimi i pikut (Cmax)B) Koha e pikut (tmax)C) Sipёrfaqja nёn lakore (AUC ose SNL)D) Klirensi i barit (Cl)

(pёrgjigja e saktё A)34. Faktorёt qё rrisin pёrthithjen e barit nga forma farmaceutike ndikojnё nё:

A) Rritjen e biodisponibilitetit tё baritB) Uljen e biodisponibilitetit tё baritC) Nuk ndikojnё mbi biodisponibilitetin e baritD) E modifikojnё biodisponibilitetin nё mёnyrё tё paparashikueshme

(pёrgjigja e saktё A)35. Mungesa e bioekuivalencёs mes dy produkteve farmaceutike rrezikon mё seriozisht

pacientin kur:A) Bari ka dritare tё gjerё terapeutikeB) Bari ёshtё njё produkt OTC (qё jepet pa recetё)C) Bari ka dritare tё ngushtё terapeutikeD) Bari pёrdoret nga njё grupmoshё 30-40 vjeçare.

(pёrgjigja e saktё C)36. Pёrgatesa e cila ёshtё autorizuar pёr t’u hedhur nё treg pёr herё tё parё nё bazё tё

dokumentacionit tё plotё tё paraqitur quhet bar:A) XhenerikB) ShumёburimёshC) OTCD) Patentё

(pёrgjigja e saktё D)37. Cili nga tipet e mёposhtёm tё kembimit tё barnave ёshtё nё kompetencёn e

farmacistit:A) kёmbimi xhenerikB) kёmbimi terapeutikC) kёmbim klinikD) kёmbim farmakologjik

(pёrgjigja e saktё A)38. Protokolli i studimit tё bioekuivalencёs mes dy barnave zakonisht ёshtё ai i tipit:

A) retrospektivB) observacional C) crossover (model i kryqёzuar)D) me kohort

(pёrgjigja e saktё C)39. Dy produkte farmaceutike mund tё ndёrkёmbehen atёhere kur ata :

A) Janё ekuivalentё farmaceutikB) Janё alternativё farmaceutik

Page 6: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

C) Janё barna cilёsore, efikase dhe tё sigurtaD) Janё bioekuivalente

(pёrgjigja e saktё D)40. Rёndёsia klinike e ndryshimeve nё biodisponibilitet mes dy produkteve farmaceutike

varet nga:A) shpejtёsia e eliminimit tё tyreB) natyra e sёmundjes pёr tё cilёn pёrdorenC) shkalla e shpёrndarjes sё tyreD) afiniteti pёr indet

(pёrgjigja e saktё B)41. Pёr vlerёsimin e bioekuivalencёs janё tё domosdoshme edhe njohuritё mbi :

A) kiminё klinikeB) statistikёn mjekёsoreC) farmakoekonominёD) farmakovigjilencёn

(pёrgjigja e saktё B)42. Tё gjitha karakteristikat e mёposhtme lidhen me proçesin e transportit tё lehtёsuar tё

barnave PËRVEÇ:A) mekanizmi i transportit ngopet nё pёrqendrime tё larta tё baritB) proçesi nuk nevojit energjiC) nёse dy komponime transportohen me tё njёjtin mekanizёm, njёri do tё frenojё

nё mёnyrё konkuruese transportin e tjetritD) bari e pёrshkon membranёn kundёr gradientit tё pёrqendrimit dhe proçesi ka

nevojё pёr energji qelizore (pёrgjigja e saktё D)

43. Cila nga rrugёt e mёposhtme tё administrimit e ekspozon mё shumё barin ndaj efektit tё kalimit fillestar:A) IntravenozeB) TransdermaleC) OraleD) Sublinguale

(pёrgjigja e saktё C)44. Barnat mund tё çlirohen ngadalё nga rezervat indore tё organizmit pёr periudha tё

gjata kohe. Rezervuari indor qё mbart sasinё mё tё madhe tё barbituratit tiopental ёshtё:A) Indi yndyrorB) MushkёriaC) MёlçiaD) Muskuli

(pёrgjigja e saktё A)45. Cila nga rrugёt e mёposhtme tё ekskretimit tё barnave ёshtё mё pak e rёndёsishme?

A) Rruga biliareB) VeshkoreC) MushkёroreD) Me qumёsht

(pёrgjigja e saktё D)46. Nёse njё bar administrohet si regjim shumёdozёsh nё intervale dozimi tё barabarta

me gjysmёjetёn e tij tё eleminimit, numri i dozave tё nevojshme nё mёnyrё qё pёrqendrimi plazmatik tё arrijё gjendjen e qёndrueshme ёshtё:A) 2-3B) 4-5

Page 7: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

C) 6-7D) 8-9

(pёrgjigja e saktё B)47. Parametri farmakokinetik qё reflekton mё mirё sasinё e barit qё arrin nё indin target

pas administrimit oral tё barit ёshtё:A) Pёrqendrimi plazmatik pikB) Koha pёr arritjen e pёrqendrimit pikC) Prodhimi i vёllimit tё shpёrndarjes me konstanten e eleminimitD) Sipёrfaqja nёn lakoren pёrqendrim-kohё

(pёrgjigja e saktё D)48. Tё gjitha reaksionet e mёposhtme janё biotransformuese tё fazёs sё parё, PËRVEÇ:

A) Formimi i sulfoksideveB) Nitro reduktimiC) Hidroliza e estereveD) Sulfato-konjugimi

(pёrgjigja e saktё D)49. Produktet medikamnetoze mund tё emёrtohen nё mёnyra tё ndryshme. Nga

emёrtimet e mёposhtme, cili ёshtё ai qё konsiderohet zyrtar dhe i referohet vetёm njё bari dhe jo njё produkti tё veçantё:A) Emri xhenerikB) Emri patentёC) Emri tregtarD) Emri pronёsor

(pёrgjigja e saktё A)50. Njё formёdoze orale e veshur me çlirim enterik mund tё pёrdoret pёr tё evituar tё

gjithё problemet e mёposhtme, PËRVEÇ:A) Irritimin e mukozёs gastrikeB) Shkatёrrimin e barit nga lёngjet gastrike apo nga enzimat digjestiveC) Shijen e papёlqyeshme tё baritD) Variabilitetin nё pёrthithje tё shkaktuar nga variacionet nё kohёn e zbrazjes

gastrike(pёrgjigja e saktё D)

51. Tё gjitha thёniet e mёposhtme lidhur me lidhjen e barit me proteinat plazmatike janё tё vёrteta PËRVEÇ:A) Barnat acide lidhen zakonisht me albuminat plazmatike; barnat bazike lidhen mё

me preference me α1-glukoproteinёn acideB) Lidhja e barit me proteinat plazmatike ёshtё njё proçes i kthyeshёmC) Fraksioni i lidhur i barit nё plazёm ёshtё inaktiv dhe zakonisht i padisponueshёm

pёr shpёrndarje indoreD) Lidhja me proteinat plazmatike zakonisht rrit filtrimin glomerular nё veshka

(pёrgjigja e saktё D)52. Pёrqindja mё e madhe e dozёs sё njё bari tё administruar nga goja do tё pёrthithet nё

zorrёn e hollё. Gjithsesi, bazuar mbi faktin se transporti pasiv i formёs sё pajonizuar tё njё bari pёrcakton shkallёn e tij tё pёrthithjes, cili nga komponimet e mёposhtme do tё pёrthithet nё shkallё mё tё ULËT nё stomak?A) Ampicilina (pKa=2.5)B) Aspirina (pKa= 3.0)C) Warfarina (pKa= 5.0)D) Propranololi (pKa = 9.4)

(pёrgjigja e saktё D)

Page 8: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

53. Cili nga reaksionet e mёposhtme tё biotransformimit nuk ёshtё reaksion biotransformimi i fazёs sё dytё?

A) GlukuronimiB) SulfatimiC) AcetilimiD) Hidroliza

(pёrgjigja e saktё D)54. Cili nga reaksionet e mёposhtme tё biotransformimit ёshtё i fazёs sё dytё dhe jo tё

parё?A) OksidimiB) ReduktimiC) KonjugimiD) Dezaminimi

(pёrgjigja e saktё C)55. Cili nga organet ose indet e mёposhtme pёrbёn organin kryesor biotransformues tё

ksenobiotikёve?A) LёkuraB) VeshkatC) MushkёritёD) Mёlçia

(pёrgjigja e saktё D)56. Lidhur me sistemin metabolizues mikrozomial tё barnave, njё pacient pёrdorues

kronik i barbiturateve do tё nevojisё dozё mё tё madhe bari pёr tё pёrftuar tё njёjtin efekt pёr shkak tё cilit prej koncepteve tё mёposhtme?A) Induktimit enzimatik tё shtuarB) Induktimit enzimatik tё reduktuarC) Frenimit enzimatik tё shtuarD) Frenimit enzimatik tё reduktuar

(pёrgjigja e saktё A)57. Njё litёr pёrmban 1000 mg tё njё bari. Pas njё ore, nё njё litёr kemi 900 mg tё tij.

Cili ёshtё klirensi pёr kёtё bar?A) 100 mlB) 100 ml/orёC) 1 mg/mlD) 100 mg

(pёrgjigja e saktё B)58. Nёse njё bar me gjysmёjetё 2 orё jepet me njё dozё fillestare prej 8 mcg/ml, sa bar

do tё mbetet nё organizёm pas 6 orёsh? (supozojmё kinetikё tё rendit tё parё)A) 8 mcg/mlB) 4 mcg/mlC) 2 mcg/mlD) 1 mcg/ml

(pёrgjigja e saktё D)59. Ksenobiotikёt konsiderohen substanca:

A) EndogjeneB) ToksinaC) LigandёD) Ekzogjene

(pёrgjigja e saktё D)

60. Cili nga tё mёposhtmit nuk ёshtё njё veprim i organizmit mbi barin?

Page 9: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

A) PёrthithjaB) ShpёrndarjaC) MetabolizimiD) Efektet anёsore

(pёrgjigja e saktё D)61. Nёse nje bar lidhet 80% me proteinat plazmatike, sa pёrqind mendoni se ёshtё forma

e lirё?A) 20%B) 40%C) 80%D) 100%

(pёrgjigja e saktё A)62. Cili nga pohimet e meposhtёm pёrshkruan pёrqendrimin minimal efektiv?

A) Pёrqendirmi mё i vogёl i barit qё mund tё pёrcaktohet eksperimentalishtB) Pёrqendrimi mё i vogёl i barit qё arrin nё indeC) Pёrqendrimi mё i vogёl i barit qё jep efekte anёsoreD) Pёrqendrimi mё i vogёl i barit qё jep efekt

(pёrgjigja e saktё D)63. Nёse membrana qelizore qё bari duhet tё pёrshkojё e dyfishon trashёsinё e saj,

atёhere kalimi pasiv i barit pёrmes saj do tё:A) RritetB) ReduktohetC) Nuk do tё ndryshojёD) Jetё i menjёhershёm

(pёrgjigja e saktё B)64. Cili nga konceptet e mёposhtёm shpreh sasinё e barit tё pёrthithur kundrejt sasisё sё

barit tё administruar?A) BioekuivalencaB) BiodisponibilitetiC) BioinekuivalencaD) Raporti i ekstraktimit

(pёrgjigja e saktё B)65. Cili nga kriteret e mёposhtёm nuk nevojitet tё plotёsohet pёr tё dёshmuar

bioekuivalencёn?A) I njёjti pёrbёrёs aktivB) E njёjta dozё ose pёrqendrimC) E njёjta formё farmaceutikeD) Tё njёjtat efekte anёsore

(pёrgjigja e saktё D)66. Cila nga rrugёt e mёposhtme tё administrimit paraqet me siguri biodisponibilitet

100%?A) inhalatoreB) rektaleC) transdermaleD) intravenoze

(pёrgjigja e saktё D)67. Cili nga tё mёposhtmit nuk ёshtё njё proçes farmakokinetik?

A) Pёrndryshimi kimik i barit nga enzimat hepatikeB) Largimi i barit pёrmes urinёsC) Kalimi i barit nga trakti gastrointestinal pёr nё qarkullimin e pёrgjithshёm tё gjakutD) Dilatacioni qё bari shkakton nё enёt koronare tё gjakut

Page 10: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

(pёrgjigja e saktё D)68. Cila nga format e mёposhtme tё barit mund tё prodhojё pёrgjigje terapeutike nё

receptorёt e indit muskulor?A) Bari i lidhur me albuminat e plazmёsB) Bari i pёrqendruar nё lёngun biliarC) Bari i pёrqendruar nё urinёD) Bari i palidhur me proteinat plazmatike

(pёrgjigja e saktё D)69. Shumica e barnave janё acide tё ______ ose baza tё_____:

A) Fortё, fortaB) Fortё, bobёtaC) Dobёt, dobёtaD) Dobёt, forta

(pёrgjigja e saktё C)70. Nёse pH=pKa, sa pёrqind e njё baze tё dobёt do tё jetё e pajonizuar?

A) 99%B) 90%C) 50%D) 10%

(pёrgjigja e saktё C)71. Ndikimi mbi ekskretimin e barit jashtё tubulit renal mund tё realizohet pёrmes:

A) Acidifikimit tё urinёsB) Rregullimit tё pH urinar pёr tё protonizuar barnat acide tё dobёtC) Rregullimit tё pH urinar pёr tё deprotonizuar barnat bazike tё dobёtD) Rregullimit tё pH urinar pёr tё jonizuar barin

(pergjigja e sakte D)72. Pёr cilin nga barnat e mёposhtёm ekskretimi urinar shpejtohet mё ndjeshёm pёrmes

acidifikimit tё urinёs:A) Acide tё dobёt me pKa= 5.5B) Acide tё dobёt me pKa= 3.5C) Baza tё dobёta me pKa= 7.5D) Baza tё dobёta me pKa= 7.1

(pёrgjigja e saktё C)73. Biodisponibiliteti abosult ka tё bёjё me pёrqindjen apo fraksionin e barit tё

administruar qё arrin sistemin e qarkullimit tё gjakut, krahasuar me cilёn rrugё administrimi?

A) OraleB) IntravenozeC) CerebrospinaleD) Intratekale

(pёrgjigja e saktё B)74. Cili organ ёshtё zakonisht pёrgjegjёs per “efektin e kalimit fillestar” (first pass)?

A) TruriB) ZemraC) VeshkaD) Mёlçia

(pёrgjigja e saktё D)75. Cili nga indet e mёposhtёm e merr barin mё ngadalё?

A) MёlçiaB) VeshkaC) Muskuli

Page 11: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

D) Yndyra(pёrgjigja e saktё D)

76. Cili bar do tё kalojё mё lehtё barrierёn hematoencefalike pёrmes difuzionit pasiv?A) Me pёrmasa tё mёdha dhe i tretshёm nё yndyrnaB) Me pёrmasa tё mёdha dhe i patretshёm nё yndyrnaC) Me pёrmasa tё vogla dhe i tretshёm nё yndyrnaD) Me pёrmasa tё vogla dhe i patretshёm nё yndyrna

(pёrgjigja e saktё C)77. Barnat acide tё dobёt tentojnё tё lidhen kryesisht me:

A) Eritrocitet B) Albuminat e plazmёsC) Globulinat e plazmёsD) Alfa 1 glikoproteinёn

(pёrgjigja e saktё B)

78. Barnat bazike tё dobёt tentojnё tё lidhen kryesisht me:A) Albuminat e plazmёsB) LeukocitetC) Eritrocitet D) Globulinat e plazmёs

(pёrgjigja e saktё D)79. Reduktimi i lidhjes sё barit me proteinat plazmatike do tё çojё nё:

A) Rёnie tё pёrqendrimit tё palidhur tё baritB) Rritje tё pёrqendrimit tё barit tё lirёC) Rёnie tё klirensit tё pёrgjithshёmD) Fuqizim tё ciklit enterohepatik

(pёrgjigja e saktё B)80. Cili nga organet e mёposhtme mund tё grumbullojё barna tё tretshёm nё yndyrna?

A) MёlçiaB) VeshkaC) YndyraD) Shpretka

(pёrgjigja e saktё C)81. Cili nga vendet e mёposhtme ka fluks tё lartё gjaku dhe ёshtё vend ekskretimi pёr

barnat?A) MёlçiaB) VeshkaC) YndyraD) Sistemi nervor qendror

(pёrgjigja e saktё B)82. Cili nga pёrqendrimet e mёposhtёm tё barit ёshtё mё i pёrdorshmi nё pёrcaktimin e

eleminimit tё barit nё tёrёsi nga organizmi?A) Pёrqendrimi i barit nё lёngun biliar B) Pёrqendrimi i barit nё feçe C) Pёrqendrimi i barit nё gjakD) Pёrqendrimi i barit nё sistemin nervor qendror

(pёrgjigja e saktё C)83. Cilat janё njesitё e klirensit tё njё bari?

A) mg/mlB) mg/orёC) ml/orё

Page 12: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

D) 1/orё(pёrgjigja e saktё C)

84. Cilat janё njёsitё e konstantes pjesore tё eleminimit tё barnave?A) mg/mlB) mg/orёC) ml/orёD) 1/orё

(pёrgjigja e saktё D)85. Cilat janё njёsitё e pёrqendrimit tё barit nё fazё stacionare (nё gjendjen e

qёndrueshme)?A) mg/mlB) mg/orёC) ml/orёD) 1/orё

(pergjigja e sakte A)86. Cili nga elementet e mёposhtёm pёrbёn njё disavantazh tё administrimit oral:

A) Kompliancё e ulёtB) Ekonomikisht e paleverdisshmeC) Bari mund tё shkatёrrohet nё pH-in acid tё stomakutD) Metodё invasive

(pёrgjigja e saktё C)87. Cili nga elementёt e mёposhtёm pёrbёn njё avantazh tё administrimit oral?

A) Bari i marrё nga goja mund tё irritojё stomakunB) Bari i marrё nga goja mund tё biotransformohet nga flora mikrobike intestinaleC) Bari i marrё nga goja mund tё ndёrveprojё me elementё tё ndryshёm ushqimorD) Bari i marrё nga goja paraqet kompliancё tё mirё pёr pacientin

(pёrgjigja e saktё D)88. Cila nga vetitё e mёposhtme nuk ёshtё njё veti e transportit tё barnave pёrmes

bartёsve?A) Transport i pangopurB) Transport aktivC) Transport i frenueshёmD) Transport qё kёrkon energji

(pёrgjigja e saktё A)89. Forca lёvizёse e proçesit tё difuzionit pasiv pёrmes membranave qelizore ёshtё:

A) Konsumi i energjisёB) Transporti i lehtёsuarC) Gradient i pёrqendrimit tё baritD) Biotransformimi i barit

(pёrgjigja e saktё C)90. Proçesi ekskretues qё ndikohet mё shumё nga shkalla e jonizimit tё barit ёshtё:

A) Ekskretimi me ajrin e ekspiruarB) Ripёrthithja tubular pasive nё veshkaC) Ekskretimi me feçeD) Sekretimi tubular aktiv nё veshka

(pёrgjigja e saktё B)91. Pёr barnat me raport tё lartё tё ekstraktimit hepatik, ndryshimi i biodisponibilitetit

nga pacienti nё pacient nuk mund t’i dedikohet ndryshimeve nё:A) Funksionin hepatikB) Fluksin e gjakut nё heparC) Praninё e sёmundjeve tё heparit

Page 13: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

D) Fluksin e gjakut nё veshka(pёrgjigja e saktё D)

92. Cilёt nga faktorёt e mёposhtёm tё lidhur me pёrthithjen e barit nga trakti gastrointestinal nuk çon nё pёrthithje tё pjesshme?

A) Metabolizimi i barit nga flora gastrointestinaleB) Prania e ushqimit nё trakktin gastrointestinalC) Prania e ujit nё traktin gastrointestinalD) Paqёndrueshmёria e barit nё mjedisin gastrik

(pёrgjigja e saktё C)93. Cila nga alternativat e mёposhtme pёrbёn njё karakteristikё tё administrimit

intravaskular?A) Mё pak i parashikueshёm krahasuar me administrimin oralB) I papranueshёm pёr pacientё nё gjendje tё pavetёdijshmeC) Shkalla e arritjes sё barit nё qarkullimin e pёrgjithshёm nuk ndikohet nga tretshmёria e barit

nё lengjet intestinaleD) Paraqet biodisponibilitet tё ulёt

(pёrgjigja e saktё C)94. Cila nga karakteristikat e mёposhtme nuk pёrbёn njё avantazh tё administrimeve

transdermale?A) Pёrqendrim plazmatik relativisht konstantB) Zakonisht incidencё e ulёt e efekteve anёsoreC) Kompliancё mesatarisht e mirёD) Biodisponibilitet jo i plotё dhe i parashikueshёm

(pёrgjigja e saktё D)95. Cili nga barnat e meposhtёm ka mё shumё shanse pёr tё kaluar membranat qelizore?

A) Bari i lidhur me proteinat plazmatikeB) Bari i ngarkuar me ngarkesё pozitiveC) Bari i ngarkuar me ngarkesё negativeD) Bari i pajonizuar

(pёrgjigja e saktё D)96. Cili nga pohimet e mёposhtёm nuk ka tё bёjё me efektin e kalimit fillestar (first

pass)?A) Biotransformimi i barit mund tё ndodhё nё murin intestinalB) Efekti first pass mund tё reduktojё biodisponibilitetin e baritC) Efekti fist pass mund tё reduktojё efikasitetin e baritD) Efekti first pass mund tё shtojё ndёrveprimin e barit me komponentёt ushqimor

(pёrgjigja e saktё D)97. Cili nga faktorёt e mёposhtёm nuk ndikon mbi vёllimin aparent tё shpёrndarjes?

A) Prania e sёmundjeveB) pKa-ja e baritC) shkalla e ndёrveprimit tё barit me receptorin e tijD) shkalla e lidhjes sё barit me proteinat plazmatike

(pёrgjigja e saktё C)98. Dy vende qё konsiderohen mё tё rёndёsishme pёr eleminimin e barit janё:

A) mushkёria dhe mёlçiaB) mёlçia dhe trakti gastrointestinalC) veshkat dhe mёlçiaD) lёkura dhe mёlçia

(pёrgjigja e saktё C)99. Cila nga karakteristikat e mёposhtme i pёrket ekskretimit veshkor tё barit?

A) Pothuaj tё gjithё barnat filtrohen nё glomerul

Page 14: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

B) Barnat acide tё dobёt ekskretohen mё lehtё kur mjedisi urinar ёshtё acidC) Bazat e dobёta ekskretohen mё lehtё kur mjedisi urinar ёshtё bazikD) Barnat e lidhur me proteinat plazmatrike e kanё mё tё lehtё tё filtrohen nё veshka

(pёrgjigja e saktё A)100. Cili ёshtё kuptimi i klirensit plazmatik?

A) Pёrqindja e barit qё largohet nga plazma nё njёsinё e kohёsB) Vёllimi plazmatik hipotetik qё pastrohet nga bari nё njёsinё e kohёs pёrmes tё gjitha

proçeseve eleminuese nё organizёmC) Vёllimi plazmatik hipotetik qё pastrohet nga bari nё njё minutё gjatё kalimit nё mёlçiD) Vёllimi plazmatik hipotetik qё pastrohet nga bari nё njё minutё gjatё kalimit nё veshkё

(pёrgjigja e saktё B)101. Cili nga faktorёt e mёposhtёm nuk vlerёson biodisponibilitetin e barit?

A) Vlera e sipёrfaqes nёn lakoren C/t (pёrqendrim/kohё)B) Pёrqendrimi plazmatik maksimalC) Dritarja terapeutikeD) Koha pёr arritjen e pёrqendrimit maksimal

(pёrgjigja e saktё C)102. Cili ёshtё kuptimi i gjysmёjetёs biologjike tё barit?

A) Koha gjatё sё cilёs gjysma e barit biotransformohet nё organizёmB) Koha gjatё sё cilёs realizohet gjysma e efektit biologjikC) Koha gjatё sё cilёs gjysma e barit çlirohet nga lidhja me proteinat plazmatikeD) Koha gjatё sё cilёs sasia e barit nё organizёm pёrgjysmohet

(pёrgjigja e saktё D)103. Cilat janё pasojat e tё qenit bar i lidhur me proteinat plazmatike?

A) Krijohet njё depozitё e barit dhe mund tё zgjatet koha e veprimit tё tijB) Rritet mundёsia e barit pёr t’u filtruar nё glomerulatC) Ulet mundёsia pёr ndёrveprimeD) Rritet mundёsia pёr t’u grumbulluar nё indet yndyrore

(pёrgjigja e saktё A)104. Ekskretimi veshkor i bazave tё dobёta:

A) Reduktohet pёrmes acidifikimit tё urinёsB) Fuqizohet pёrmes acidifikimit tё urinёsC) Nuk ndryshon pёrmes modifikimeve tё pH-it urinarD) Mund tё rritet nga administrimi i bikarbonatit tё natriumit

(pёrgjigja e saktё B)105. Kur pёrcaktohet njё regjim dozimi, cili nga faktorёt e mёposhtёm duhet

mbajtur parasysh?A) Gjysmёjeta biologjikeB) Vёllimi urinar i ekskretuarC) Numri i metabolitёve tё ekskretuarD) Sasia e eksipientёve tё pёrthithur nga forma farmaceutike

(pёrgjigja e saktё A)106. Cila nga thёniet e mёposhtme e pёrshkruan mё mirё farmakokinetikёn e

barit?A) Studimi i arritjes sё barit nё vendin e tij tё veprimit dhe se si kjo rrugё e barit ndikohet nga

faktorё tё ndryshёmB) Studimi i modelimit tё barit pёrmes modelimit molekular tё bazuar mbi grupet farmakofore

tё tijC) Studimi i ndёrveprimit tё barit me vendin e tij tё veprimit nё nivel molekularD) Studimi i grupeve funksionale tё rёndёsishme pёr lidhjen e barit nё vendin e tij tё veprimit

dhe identifikimi i grupeve farmakofore

Page 15: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

(pёrgjigja e saktё A)107. Cili nga infeksionet e mёposhtme mund tё trajtohet nё rrugё orale pёrmes njё

agjenti antibakterial me polaritet tё lartё?A) Infeksion nё sistemin nervor qendrorB) Infeksion nё veshkaC) Infeksion nё traktin gastrointestinalD) Infeksion nё mushkёri

(pёrgjigja e saktё C)108. Cili nga pohimet e mёposhtme lidhur me barrierёn hematoencefalike ёshtё i

gabuar?A) Muret e kapilarёve qё ushqejnё trurin janё shumё tё ngjeshur pas njёri-tjetrit dhe nuk lejojnё

kalimin e barnave pёr nё kёtё organB) Barnat me natyrё hidrofobe kalojnё mё lehte se barnat hidrofile pёrmes barrierёs

hematoencefalikeC) Barnat polare kalojnё mjaft thjesht pёrmes barrierёs hematoencefalike me difuzion pasivD) Disa barna shfrytёzojnё mekanizma tё transportit aktiv pёr tё kaluar nё tru

(pёrgjigja e saktё C)109. Parametri farmakokinetik qё vlerёson mё mirё proçesin e eleminimit tё

barnave ёshtё:A) Vёllimi aparent i shpёrndarjesB) Fraksioni i mbetur nga dozaC) Klirensi i pёrgjithshёmD) Sipёrfaqja nёn lakore

(pёrgjigja e saktё C)110. Parametri farmakokinetik qё vlerёson mё mirё proçesin e shpёrndarjes sё

barit nё organizёm ёshtё:A) Gjysmёjeta biologjikeB) Vёllimi aparent i shpёrndarjesC) Konstantja pjesore e eleminimitD) Klirensi plazmatik

(pёrgjigja e saktё B)111. Cila nga tipet e mёposhtme tё lidhjeve kimike nuk ekziston zakonisht nё

lidhjen e barnave me proteinat plazmatike?A) Lidhje Van Der ValsB) Lidhje hidrofobeC) Lidhje kovalenteD) Lidhje hidrogjenore

(pёrgjigja e saktё C)112. Bari konsiderohet i lidhur nё shkallё tё lartё me proteinat plazmatike kur ai

lidhet me proteinat:A) Mbi 90%B) Mbi 70%C) Mbi 50%D) Mbi 10%

(pёrgjigja e saktё A)113. Bari konsiderohet i lidhur nё shkallё tё ulёt me proteinat plazmatike kur ai

lidhet me proteinat:A) Nёn 10%B) Nёn 20%C) Nёn 50%D) Nёn 60%

Page 16: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

(pёrgjigja e saktё B)114. Nёse pёr njё tё rritur normal klirensi total ёshtё 200 ml/min dhe klirensi

veshkor ёshtё 10 ml/min, mund tё themi se:A) Bari biotransformohet nё shkallё tё lartёB) Ekskretimi veshkor ёshtё i theksuarC) Bari nuk lidhet me proteinat plazmatikeD) Bari pёrqendrohet nё indet yndyrore

(pёrgjigja e saktё A)115. Rruga kryesore e administrimit tё njё bari pёr tё realizuar njё efekt lokal

ёshtё:A) OraleB) TopikeC) ParenteraleD) Subkutane

(pёrgjigja e saktё B)116. Rruga mё efikase dhe e shpejtё pёr tё administruar njё bar me qёllim arritjen

e njё efekti sistemik ёshtё:A) TopikeB) OraleC) Bolus intravenozD) Transdermale

(pёrgjigja e saktё C)117. Administrim intravaskular i njё bari do tё thotё administrimi i tij nё cilёn nga

mёnyrat e mёposhtme:A) Nё rrugё oraleB) Nё rrugё inhalatoreC) Nё rrugё intramuskulareD) Nё rrugё intravenoze

(pёrgjigja e saktё D)118. Katёr proçeset kryesore farmakokinetike janё:

A) Receptorёt, kanalet jonike, sistemet e transportit dhe enzimatB) Administrimi, pёrthithja, metabolizimi dhe eleminimiC) Pёrthithja, shpёrndarja, biotransformimi dhe ekskretimiD) Stomaku, hepari, veshkat dhe mushkёritё

(pёrgjigja e saktё C)119. Kalimi i barnave nё veshkё mund tё pёrshkruhet si:

A) Sekretim pasiv dhe ripёrthithje pasiveB) Sekretim aktiv dhe ripёrthithje pasiveC) Sekretim aktiv dhe ripёrthithje aktiveD) Sekretim pasiv dhe ripёrthithje aktive

(pёrgjigja e saktё B)120. Konstantja e ndarjes vaj / ujё tё njё bari ndikon:

A) Nё pёrpjesёtim tё drejtё mbi shpejtёsinё e difuzionit pasiv pёrmes membranaveB) Nё pёrpjesёtim tё zhdrejtё mbi shpejtёsinё e difuzionit pasiv pёrmes membranaveC) Nё pёrpjesёtim tё drejtё mbi shpejtёsinё e transportit aktiv pёrmes membranaveD) Nё pёrpjesёtim tё zhdrejtё mbi shpejtёsinё e transportit aktiv pёrmes membranave

(pёrgjigja e saktё A)121. Klirensi i kreatininёs ёshtё tregues i funksionalitetit:

A) HepatikB) BiliarC) Veshkor

Page 17: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

D) Mushkёror(pёrgjigja e saktё C)

122. Doza fillestare ngarkesё nё njё regjim shumёdozёsh synon:A) Uljen e efekteve anёsoreB) Ndryshimin e gjysmёjetёs biologjikeC) Arritjen sa mё tё shpejtё tё niveleve efektive tё pёrqendrimit tё baritD) Rritjen e aftёsisё sё barit pёr tё ndёrvepruar me receptorёt

(pёrgjigja e saktё C)123. Regjimi i administrimit (regjimi i dozimit) tё njё bari bazohet kryesisht mbi:

A) Ritmin e eleminimitB) Ritmin e qarkullimit enterohepatikC) Ritmin e grumbullimit tё tij drejt indeve periferikeD) Ritmin e pёrshkueshmёrisё sё membranёs hematoencefalike

(pёrgjigja e saktё A)124. Koha e arritjes sё pёrqendrimit maksimal (pik) pas administrimit oral varet

nga:A) Ka dhe Kel (konstantja e pёrthithjes dhe konstantja e eleminimit)B) Kel (konstantja e eleminimit)C) Kel dhe F (konstantja e eleminimit dhe biodisponibiliteti)D) Vshp (vёllimi aparent i shpёrndarjes)

(pёrgjigja e saktё A)125. Cili nga faktorёt e mёposhtёm nuk ndikon mbi klirensin veshkor tё barnave?

A) Numri i nefroneve funksionaleB) Prania e sёmundjeve tё veshkёsC) Fluksi i gjakut nё veshkaD) Biodisponibiliteti i administrimit oral (F)

(pёrgjigja e saktё D)126. Cili nga faktorёt e mёposhtёm nuk ndikon mbi sekretimin aktiv tubular nё

veshka?A) Prania e heteroatomeve nё molekulёn e baritB) Ngopja e enzimave transportueseC) Shkalla e lidhjes sё barit me proteinat plazmatikeD) Fluksi veshkor i gjakut

(pёrgjigja e saktё A)127. Cili ёshtё tipi i lidhjes kimike qё mbizotёron gjatё kalimit tё barit lipofil nё

membranat qelizore?A) KovalenteB) ElektrostatikeC) HidrofobeD) Hidrogjenore

(pёrgjigja e saktё C)128. Cila nga mёnyrat e mёposhtme tё kalimit tё barnave pёrmes membranave

qelizore paraqet njё proçes tё ngopshёm?A) Difuzioni pasivB) Difuzioni pёrmes poreve tё membranёsC) Difuzioni lipidikD) Transporti aktiv

(pёrgjigja e saktё D)129. Bari A i tipit bazё e dobёt ka pKa= 6.5. Nёse pH i mjedisit ёshtё 9.5, bari

gjendet kryesisht nё formё:A) Pothuaj plotёsisht tё jonizuar

Page 18: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

B) Pothuaj plotёsisht tё pajonizuarC) 50% tё jonizuarD) 50% tё pajonizuar

(pёrgjigja e saktё B)130. Cila nga lidhjet e mёposhtme kimike konsiderohet si “mё e forta”?

A) Van Der ValsB) DipolareC) HidrofobeD) Kovalente

(pёrgjigja e saktё D)131. Proçesi gjatё tё cilit njё substancё inglobohet nga muri qelizor brenda njё

vezikule dhe nё kёtё mёnyrё arrin tё hyjё brenda qelizёs quhet:A) EkzocitozёB) Difuzion i thjeshtёC) Difuzion i lehtёsuarD) Endocitozё

(pёrgjigja e saktё D)132. Dёmtimet apo patologjitё e cilit nga organet e mёposhtme do tё ndikonin mё

shumё nё biotransformimin e fazёs sё dytё?A) LёkurёsB) MushkёriveC) MёlçisёD) Traktit gastrointestinal

(pёrgjigja e saktё C)133. Pёrthithja e pёrbёrёsit aktiv zakonisht ёshtё e pavarur nga:

A) Pёrmasat e molekulёsB) Tretshmёria C) pH i mjedistD) pika e shkrirjes e pёrbёrёsit aktiv

(pёrgjigja e saktё D)134. Cila nga rrugёt e mёposhtme tё administrimit konsiderohet si “invazive”?

A) Administrimi subkutanB) Administrimi okularC) Administrimi nazalD) Administrimi rektal

(pёrgjigja e saktё A)135. Cili nga pohimet e mёposhtёm tё lidhur me biodisponibilitetin ёshtё i saktё?

A) Biodisponibiliteti relativ vlerёsohet pёrmes pёrgatesave intravaskulareB) Administrimi i njё perfuzioni pёrbёn bazёn krahasuese pёr biodisponibilitetinC) Njёsia e biodisponibilitetit ёshtё mg/orёD) Biodisponibiliteti ёshtё ajo pjesё e barit qё ushtron efekt terapeutik pas çlirimit

me njё shpejtёsi tё caktuar nga forma farmaceutike, pas pёrthithjes dhe arritjes sё vendit tё veprimit(pёrgjigja e saktё D)

136. Cili nga faktorёt e mёposhtёm ka mё shumё ndikim mbi pёrthithjen e njё formёdoze orale nga trakti gastrointestinal?A) Ndryshimi i pH-it pёrgjatё traktit gastrointestinalB) Kalimi i ngadalshёm pёrmes ezofagutC) Sipёrfaqja pёrthithёse e kolonitD) Sipёrfaqja e kavitetit oral

(pёrgjigja e saktё A)

Page 19: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

137. Cili nga pohimet e mёposhtёm lidhur me ekskretimin ёshtё i gabuar?A) Organe tё tjera pёrveç veshkёs mund tё marrin pjesё nё ekskretimin e baritB) Dalja e barit nё qumёshtin e gjirit nuk quhet proçes ekskretimiC) Vlera e klirensit pёrbёn njё karakteristikё tё ekskretimitD) Vlera e klirensit renal jep informacione lidhur me funksionimin e veshkёs

(pёrgjigja e saktё B)138. Cili nga pohimet e mёposhtёm lidhur me proçesin e shpёrndarjes sё barit

ёshtё i saktё?A) Shpёrndarja e barit ndodh gjithnjё pёrpara çlirimit nga forma farmaceutikeB) Shpёrndarja ёshtё njё proçes qё tregon se sa ka arritur bari nё qarkullimin

sistemikC) Shpёrndarja ёshtё njё proçes qё varet nga shkalla dhe shpejtёsia e perfuzimit tё

indeve dhe organeve me gjakD) Pёrqendrimi i barit nё fund tё proçesit tё shpёrndarjes ёshtё i njёjtё kudo nё tё

gjithё organizmin(pёrgjigja e saktё C)

139. Cila nga zonat e traktit gastrointestinal ka pH>8?A) StomakuB) DuodeniC) Kaviteti oralD) Jejunumi

(pёrgjigja e saktё D)140. Cili nga faktorёt fiziologjik tё mёposhtёm nuk ndikon dukshёm mbi

pёrgjigjen biologjike tё barit nё njё tё rritur tё shёndetshёm?A) Vetitё lipofile apo hidrofile tё baritB) Shpejtёsia e zbrazjes gastrikeC) Efekti i kalimit fillestar (first pass)D) Gjendja fizke nё pёrgjithёsi

(pёrgjigja e saktё D)141. Cili nga pёrkufizimet e mёposhtёm i pёrket indeksit terapeutik (dritares

terapeutike) tё njё bari?A) Diferenca mes dozёs toksike dhe dozёs efektiveB) Diferenca mes barit tё biotransformuar pas efektit tё kalimit fillestar dhe sasisё

totale tё baritC) Diferenca mes pёrqendrimit fillestar plazmatik dhe klirensit tё baritD) Diferenca mes dozёs sё administruar dhe pёrqendrimit plazmatik tё barit

(pёrgjigja e saktё A)142. Cili/cilёt nga parametrat e mёposhtёm nevojitet pёr tё vёrtetuar

bioekuivalencёn mes dy pёrgatesave?A) Klirensi i pёrgjithshёmB) CmaxC) tmaxD) SNL (AUC), Cmax dhe tmax

(pёrgjigja e saktё D)143. Cili nga pohimet e mёposhtёm lidhur me regjimet shumёdozёshe tё

administrimit ёshtё i saktё?A) Kur aplikohen doza shumёfishe, luhatja e pёrqendrimeve plazmatike nuk duhet

tё kalojё vlerёn 5%B) Komplianca e pacientit rritet nga zgjatja e intervalit kohor ndёrmjet marrjes sё

dozave

Page 20: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

C) Doza e parё nё çdo regjim shumёdozёsh merret e lartё nё vlerё, pasuar nga dozat e tjera mё tё ulёta

D) Nё rast tё harrimit tё njё doze nё njё regjim shumёdozёsh, nuk ka ndryshime nё efektin terapeutik(pёrgjigja e saktё B)

144. Cili nga pohimet e mёposhtёm lidhur me jonizimin e barit ёshtё i saktё?A) Jonizimi i barit luan vetёm njё rol tё vogёl nё efektin e baritB) Forma e pajonizuar e barit kalon mё thjesht pёrmes membranave qelizore nё sajё

tё karakterit lipofil tё kёtyre tё funditC) Shkalla e jonizmit tё barit ёshtё e pavarur nga pH-i i mjedisit ku bari ndodhetD) Shkalla e jonizimit varet nё radhё tё parё nga pёrmasat e molekulёs sё barit

(pёrgjigja e saktё B)145. Cili nga proçeset e mёposhtme ёshtё njё proçes eleminues i barit nga

organizmi?A) Çlirimi i barit nga forma farmaceutikeB) Biotransformimi i barit nё metabolit inaktivC) Pёrthithja e barit nё qarkullimin sistemikD) Grumbullimi i barit lipofil nё indin yndyror

(pёrgjigja e saktё B)146. Cilёt janё proçeset farmakokinetike qё pёson bari nё organizёm pas

administrimit intravenoz?A) Pёrthithje, shpёrndarje, biotransformim, ekskretimB) Pёrthithje, shpёrndarje, ekskretimC) Pёrthithje, shpёrndarje, biotransformimD) Shpёrndarje, biotransformim, ekskretim

(pёrgjigja e saktё D)147. Cili nga pohimet e mёposhtёm ёshtё i saktё nё momentin kur ёshtё arritur

tmax pas njё administrimi oral?A) Nё kёtё kohё shpejtёsia e pёrthithjes ёshtё e barabartё me shpejtёsinё e eleminimitB) Nё kёtё kohё shpejtёsia e pёrthithjes ёshtё mё e ulёt se shpejtёsia e eleminimitC) Nё kёtё kohё shpejtёsia e eleminimit ёshtё mё e ulёt se shpejtёsia e pёrthithjesD) Qё nga ky moment konstantja e pёrthithjes vjen duke u rritur

(pёrgjigja e saktё A)148. Njёsia e konstantes sё pёrthithjes sё barit gjatё administrimit oral (ka ose kp)

ёshtё:A) LB) Mg/mlC) Orё -1

D) Ml/orё(pёrgjigja e saktё C)

149. Kёmbimin e njё bari me njё bar tjetёr tё sё njёjtёs klasё farmakologjike mund t’a bёjё vetёm:A) MjekuB) FarmacistiC) InfermieriD) Mamia

(pёrgjigja e saktё A)150. Cila nga rrugёt e mёposhtme tё administrimit nuk konsiderohet “invazive”?

A) Intramuskulare (nё muskul)B) Sublinguale (nёn gjuhё)C) Subkutane (nёn lёkurё)

Page 21: Teknologji_Farmaceutike_Bruna+Ledjani_(50+210) pjesa 1

D) Intravenoze (nё venё)(pёrgjigja e saktё B)