TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

21
TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE Emertimi Flasim Lexojme Shkruajmë E R R 1.Stuhi mendimi(Brainsto rming) + + 2.Harta e mendjes (Kllaster) + + + + + 3.INSERT + + + + 4.Di dua, të di,mesova + + + + 5.Pesëvargëshi + + + + 6.DRTA/DLTA + + 7.PTP + + + 8.Rrjeti i diskutimit + + 9.Ditaret e te nxënit + + + + 10.Diagrami i venit + + + + 1o.Kubimi + + + + 11.Grupet e ekspeteve + + + + 12.Imagjinata e drejtuar + + + + + 13.Diskutimi + + + + 14.Puna me projekte + + + + + + 15.Studimi i rastit + + + + 17.Gazetat e shkollës + + + + + 18.Ekspozitat e + + + + +

description

6t

Transcript of TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Page 1: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE

Emertimi Flasim Lexojme Shkruajmë E R R

1.Stuhi mendimi(Brainstorming)

+ +

2.Harta e mendjes(Kllaster)

+ + + + +

3.INSERT + + + +4.Di dua, të di,mesova

+ + + +

5.Pesëvargëshi + + + +6.DRTA/DLTA + +7.PTP + + +8.Rrjeti i diskutimit

+ +

9.Ditaret e te nxënit

+ + + +

10.Diagrami i venit

+ + + +

1o.Kubimi + + + +11.Grupet e ekspeteve

+ + + +

12.Imagjinata e drejtuar

+ + + + +

13.Diskutimi + + + +14.Puna me projekte

+ + + + + +

15.Studimi i rastit

+ + + +

17.Gazetat e shkollës

+ + + + +

18.Ekspozitat e murit

+ + + + +

19.Minimësimi + +20.Konferenca + + + + +21.RAFT + + +22.Diktimet + + +

Page 2: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

23 Eseja argumentuese

+ + +

24.Multimedia + + + + +25.Demonstrimi + + + +26.Ilustrimi + + + + + +27.Shpjegimi + + +28. Të pyeturit + + + + + +29.Eksplorimi + + + +30.Investigimi + + + +31.Konsolidimi + + + +32.Puna në grupe të vogla

+ + + + +

32.Loja në role + + +33.Shpërndarja e handaut

+ + + + + +

34.Teatri + + +35.Gushkuqi rrethor

+ +

36.Turi i galerisë

+ + + + +

37.Dora e fshehtë

+ + + +

38.Videokonferencava

+ + + + + +

39.Të treguarit e historive

+ + + +

40.Format pune si mësimdhënes

+ + +

41.Mendo puno në dyshe ndaj me t ë tjerët

+ + + +

42.Karrigja e autorit

+ + + + +

43.Lojërat mësimore

+ + +

44.Kuicet + + + + + +45.Animacioni + + + + +

Page 3: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

1.BreinstormingPërcaktimiBreinstorming, ose stuhia e mendimeve është një teknikë, e cila u kërkon nxënësve të tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme, ose ideje të veçantë, e cila nis t’u rikujtojë atyre njohuritë që kanë. Nxënësit nuk mendohen nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta, ose të gabuara.Mënyra e zbatimit

Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale, ose në çift, në fillim duke i hedhur të gjitha idetë që kanë e, më pas, duke i shkëmbyer me shokun ose anëtarët e tjerë të grupit. Mësuesi i hedh të gjitha idetë në dërrasën e zezë. Duke dëgjuar mendimet e të tjerëve, nxënësve mund t’u kujtohen gjëra të tjera,, ose mund t’u shtohet informacion i ri në kujtesën e tyre. Komente

Kjo teknikë përdoret kur nxënësit kanë ca njohuri rreth një teme të caktuar. Është një veprimtari e mirë për fillimin e mësimit.2.KllasteriPërcaktimiKllasteri ose grupimi i mendimeve që, ndonjëherë, në literaturë emërtohet " harta e mendimeve", ose edhe “pema e mendjes” është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos për ata nxënës që u mungon një dëshirë e tillë.Mënyra e zbatimit

Hapat për realizimin e kllastërit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t'u mbajtur mend:1. Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, (dërrasës së zezë, apo

sipërfaqe ku mund të shkruhet)2. Shkruhen fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo

teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre.3. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen idetë me

njëra - tjetrën.4. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar.

Ndërkohë nxënësit nuk duhet të shqetësohen për sforcimet në shkrim apo shqiptim.

KomentePërvoja e zbatimit te kllasterit, ka treguar se kjo teknikë mund të

përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit, në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Ai mund të përdoret për të stimuluar të

Page 4: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

menduarit, përpara se të studiohet pjesa, ose për të bërë përmbledhjen e asaj që është studiuar, si një rrrugë për të ndërtuar lidhje apo grafikë të rinj që paraqesin arsyetimin e ri.

Fjala ose tema e gjetur për kllasterin, duhet të zgjidhet e tillë që të ketë mundësi i gjithë grupi që të punojë për të, si për shembull: atdheu, bimët, një personazh etj.

Në pamje të parë kllasteri duket sikur ngjan me Breinstorming, pasi të dyja kanë të bëjnë me hedhjen e ideve rreth një teme ose çështje të caktuar. Kur përdorim kllasterin, gjatë kohës që hidhen idetë, bëhet grupimi i tyre, në nëçështje, ose nëntema. Ndodh shoqërimi i mendimeve, ideve të dhëna. Nga ana tjetër, një gjë e tillë nuk ndodh me breinstoming. Idetë hidhen pa bërë asnjë lidhje apo shoqërim ndërmjet tyre.

3.INSERT1

PërcaktimiINSERT është një metodë që i lejon nxënësit të kontrollojnë gjallërisht shkallën e tyre të të kuptuarit gjatë leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet pjesëmarrje e qëndrueshme e fëmijëve në mësim. Mënyra e zbatimit

Gjatë leximit nxënësit udhëzohen që të vendosin shenjat e mëposhtme:“ Ö ” vendoset shenja “ Ö ” (kontrollo), nëse diçka që lexoni pohon atë

që dini ose mendoni se dini.“ + ” vendosni një “ + ” (plus), nëse një pjesë e informacionit që

ndeshni është i ri për ju.“ - ” vendosni një “ - ” (minus), nëse një ose disa prej informacioneve

që lexoni kundërshton ose është e ndryshme nga ajo që dini ose mendoni se e dini.

“ ? ” vendosni një “ ? ” (pikëpyetje), nëse ka informacion që është i paqartë për ju ose ka diçka që ju duhet të dini më shumë rreth këtij informacioni.

Informacioni i shenjëzuar, hidhet më pas në tabelën INSERT sipas shenjave përkatëse.

Ö + - ?

KomenteKjo teknikë përoret në fazën e realizimit të kuptimit.

Zbatimi i saj zgjat rreth 20 – 25 minuta. Përdoret në çdo lëndë 1 Interactive Noting System for Effective Reading and Thinking

Page 5: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

e me çdo moshë fëmijësh. Për nxënësit e klasës së parë deri në të katërt rekomandohet të përdorin jo më shumë se dy shenja.

Sugjerohet përdorimi i Ö “E di këtë” dhe – “Nuk e di këtë”.4.Di /dua të di/mësova

Një formë e ngjashme e teknikës INSERT është teknika “Di/ Dua të di/ Nxë”, skema e të cilës është kjo:

Di Dua të di

Nxë

Në kolonën e parë, “Di”, nxënësit do të shkruajnë atë informacion që nga leximi u duket si i njohur

Në kolonën e dytë, “Dua të di”, do të shkruhen pyetje, ose kërkesa të nxënësve, rreth çështjeve për të cilat ata kërkojnë të

dinë më tepër.Në kolonën e tretë, “ Nxë”, nxënësit do të shkruajnë një

përmbledhje të informacionit të ri që përvetësuan nga teksti.5.Pesëvargëshi2

PërcaktimiPesëvargëshi është një poemë e cila kërkon sintetizimin e

informacionit dhe materialeve dhe një shprehje të saktë, e cila përshkruan apo reflekton idenë kryesore të një teme të caktuar. Pesëvargëshi është një vjershë me pesë rreshta.Mënyra e zbatimitPesëvargëshi ka një strukturë të caktuar1. Rreshti i parë është pershkrimi me një fjalë i temës. (zakonisht

emër)2. Rreshti i dytë është përshkrimi me dy fjalë i temës (dy mbiemra)3. Rreshti i tretë përmban tri fjalë që shprehin veprime të temës (tri

folje)4. Rreshti i katërt është një fjali me katër fjalë që shpreh qëndrimin,

ndjenjën për temën (fjali)5. Rreshti i fundit është një fjalë sinonime, që ripërcakton thelbin e

temës (sinonim)Komente

Pesëvargëshi është një teknikë që përdoret zakonisht në fazën e reflektimit, meqë bën sintetizimin e informacionit të marrrë. Gjen zbatim në çdo lëndë e në çdo klasë. Pesëvargëshi shërben shumë mirë si mjet për të bërë përmbledhjen e informacionit në tërësi; si një 2 Rrjedh nga frengjishtja (Cinquain) që do të thotë diçka e lidhur me numrin pesë.

Page 6: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

mënyrë e vlerësimit të gjykimit të nxënësve; si një mënyrë për shprehje krijuese.

6. Veprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar - DRTAVeprimtaria e të menduarit dhe të lexuarit të drejtuar është një veprimtari, gjatë së cilës lexuesit nxiten të mendojnë e të parashikojnë rreth asaj që lexojnë. Fëmijët do të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, do të parashikojnë dhe do t’i mbajnë shënim parashikimet e tyre. Ky aktivitet ndërtohet në bazë të tri pyetjeve: Ç’mendoni se do të ndodhë më pas? Çfarë provash keni? Si ndodhi në të vërtetë?

Në mënyrë grafike organizohet në këtë mënyrë:

Ç’mendoni se do të ndodhë?

Çfarë provash keni?

Si ndodhi në të vërtetë?

Për të plotësuar tabelën, mësuesi bën pyetje, të cilat e përqëndrojnë vëmendjen e lexuesve në titujt ose ilustrimet e zgjedhura. Mësimi mund të fillojë me një diskutim për titullin e librit ose të historisë dhe duke u bazuar në pyetjet: “Për çfarë mendoni se bën fjalë kjo histori / libër?” “Pse mendoni kështu?” Parashikimet shkruhen në ndarjen e parë të tabelës ose në dërrasën e zezë. Mësuesi duhet të pranojë të gjitha parashikimet e bëra nga ana e nxënësve. Pas këtyre diskutimeve fillestare, nxënësit do të lexojnë në heshtje historinë / tekstin, deri në momentet e përcaktuara që më parë nga mësuesi, për të nxjerrë pikat apo provat që tregojnë nëse parashikimet e tyre janë të sakta apo jo. Në këtë pikë, diskutimi vazhdon me me parashikime të tjera të dhëna nga nxënësit, bazuar në leximin e tyre deri në këtë fazë. Këto veprime përsëriten derisa historia apo teksti të mbarojë.

Mësuesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm që ndalesat e tepërta të pjesës mund të cënojnë të kuptuarin e përmbajtjes.

Aktiviteti i të menduarit e të lexuarit të drejtuar (DRTA) mund të përdoret mjaft mirë në fazën e realizimit të kuptimit. Realizohet kryesisht në lëndën e leximit, por mund të realizohet me sukses edhe në lëndë të tilla si historia dhe dituria e natyrës. Zgjidhen tema përmbajtja e të cilave ka në qendër një problem, një personazh, ose

Page 7: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

A duhet të …?

një ngjarje që ndryshon papritur rrjedhë. Kohëzgjatja ndryshon nga 20 – 25 minuta. Përdorimi i kësaj teknike mban gjallë kureshtjen e fëmijëve deri në fund të zbulimit të përmbajtjes së pjesës. Nxënësit kryejnë disa procese gjatë kësaj faze. Ata lexojnë me vëmendje dhe një nga një seksionet e pjesës, nxjerrin provat mbështetëse të paragrafit që lexojnë dhe parashikojnë se ç’mund të ndodhë më tej në tregim. Për fëmijët e moshës së vogël, mësuesi mund ta lexojë vetë pjesën, ngjarjen, historinë dhe të kërkojë nga nxënësit të japin mendimet përkatëse. Në këtë rast kemi të bëjmë me veprimtarinë e të menduarit e të dëgjuarit të drejtuar – DLTA. Fazat e zbatimit janë njësoj si të veprimtarisë DRTA.7.Rrjeti i diskutimit

“Rrjeti i diskutimit” është një teknikë e mësimdhënies gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit, gjithashtu mund të "orkestrohet" një mësim i ndërlikuar. Kjo veprimtari i bën që nxënësit të jenë të vëmendshëm në leximin e tekstit për të kuptuar përmbajtjen dhe idenë kryesore të tij. Pjesëmarrja e nxënësve në këtë aktivitet është maksimale dhe argumentet e produktet e saj mjaft rezultative.

Mësuesi harton një pyetje binare (Pyetje që pranon përgjigje pozitive, ose negative) që prek direkt thelbin e çështjes që trajtohet në tekst. Ai u kërkon nxënësve që të argumentojnë psePo Jo janë pro, ose kundër çështjes duke i

shënuar në organizuesin grafik. Mendimet do të shkëmbehen në dyshe e në katërshe. Klasa do të pozicionohet në dy grupe, ku nxënësit do të përcaktojnë pozicionin e tyre. Bëhet një raportim para klasës për arsyet që janë zgjedhur pro ose kundër çështjes. Për çdo paraqitje caktohet një kufi kohor prej një minute. Gjatë kohës që dy grupet raportojnë arsyet e tyre, nxënësit mund të ndryshojnë pozicion dhe të shkojnë në grupin që ka arsyet më bindëse.

Rrjeti i diskutimit përdoret në fazën e realizimit të kuptimit, ose të reflektimit. Nga diskutimet që kryhen në klasë çdo nxënës kupton se cili është thelbi, çështja e mësimit, shkruajnë ese argumentuese dhe janë përfshirë të gjithë në diskutim.Realizohet lëndë të tilla si lexim, histori, dituri etj. Grupet e fëmijëve duhet të jenë mbi 20 vetë. Diskutimi vazhdon për reth 15 – 20 minuta. Mund të realizohet me nxënësit e çdo moshe. Zhvillimi i kësaj veprimtarie u siguron fëmijëve lirshmëri maksimale në dhënien e mendimeve,

Page 8: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

CitatiKomenti

CitatiKomenti iKomenti inxënësit mësuesit

shprehje mendimesh me zë të lartë, shkruarje argumentash në favor të një çështjeje, përpjekje për të bindur kundërshtarët, lirshmëri në ndërrimin e vendeve gjatë debatit etj.

8.Ditaret e të nxënitDitaret e të nxënit janë ditare dy ose tri pjesësh, që përdoren për

të nxitur nxënësit të lexojnë në mënyrë të qëllimshme, të lidhin ngushtë materialin e tekstit me kureshtjen dhe përvojat e veta.

Për të bërë ditarin dypjesësh, hiqet një vijë vertikale në mes të fletës së fletores. Në anën e majtë shkruhen ato pjesë të tekstit që i tërheqin më shumë vëmendjen nxënësit. Ndoshta ato që kujtojnë diçka, që i intrigojnë më shumë, ose ndoshta ato mendime dhe opinione me të cilat ata nuk pajtohen. Në anën e djathtë të fletës shkruhen komente për pjesën:

Pyetje ndihmëse për nxënësit janë: Ç'elemente kishte citati që i intrigoi më shumë? Ç'i bëri të mendonin ai citim? Çfarë pyetje lindin prej tij?

Gjatë leximit bëhen pushime për të shkruar të tjera citime dhe komente në fletore. Mund të caktohet edhe numri i citimeve që do të komentohen.Ditari me tre pjesë është një formë tjetër ditari. Ai është i ndarë në tri pjesë. Kolona e fundit i lihet mësuesit për të vlerësuar, gjykuar dhe dhënë mendime mbi komentet që kanë bërë nxënësit.

Duke e krahasuar me mësimin tradicional, ditaret e të nxënit kanë këto përparësi:Lexuesi ka një motiv për të lexuar, pra leximi nuk është pasiv.Bëhet lidhja e të lexuarit me të shkruarin.Lexuesi mban qëndrim kritik ndaj tekstit.

Mësuesi mund t’i përshtasë Ditaret e të nxënit për klasa të ndyshme nxënësish. Për klasën e parë, mund të zgjitdhen pjesët e tekstit nga mësuesi, ndërsa nxënësi vazhdon procedurën në vazhdim.9.Kubimi

Page 9: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Kubimi është një teknikë që ndihmon shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar nje kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa, të cilat i përkasin çdo niveli pyetjesh: Përshkruaj, Krahaso, Shoqëro, Analizo, Zbato, Argumento (pro ose kundër).

Në fillim paraqitet tema. Më pas nxënësit udhëzohen të mendojnë dhe: 1. Të përshkruajnë: Ç’formë ka? Cilat janë përmasat? Ç’ngjyrë ka? 2. Të krahasojnë: Me kë ngjason? Nga se ndryshon?3. Të rikojtojnë ndonjë ngjarje a histori: Çfarë ju bën të mendoni?

Çfarë ju vjen në mendje? 4. Të analizojnë: Si është ndërtuar ? Nga se përbëhet?5. Të zbatojnë në një situtatë a kontekst të ri: Ç'mund të bëni me

të? Si mund të përdoret?6. Të mbajnë një qëndrim të argumentuar: Cili është qëndrimi

juaj? Pse?Duke vazhduar periudhën e shkrimit, nxënësit shkëmbejnë

përgjigje për secilën faqe të kubit. Veprimtaria mund të organizohet në punë në çifte, ose në grupe. Çdo partner zgjedh 2 - 3 faqe të kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me partnerin. Pasi nje person i çiftit lexon, tjetri pergjigjet duke e lavdëruar ose pyetur. Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit, në të gjitha lëndët dhe në çdo klasë.10.Diagrami i VenitDiagrami i Venit është një teknikë me anën e të cilës evidentohen të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet dy koncepteve, dukurive, historive, personazheve etj. Dy pyetjet mbi të cilat ndërtohet diagrami i Venit janë:- Cilat janë të përbashkëtat ndërmjet …?- Po ndryshimet ndërmjet tyre?

Diagrami i Venit ndërtohet me ndërprerjen e dy a më shumë rrathëve. Mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve e duke treguar njëkohësisht të përbashkëtat që ato kanë me njëra - tjetrën.

Page 10: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Diagrami i Venit përdoret kryesisht gjatë fazës së reflektimit. Nëpërmjet tij, nxënësit zbulojnë tipare të përbashkëta, dallime midis koncepteve të ndryshme si dhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to.

Përvoja ka treguar se është e mundur të përdoret në çdo lëndë, pothuajse në çdo orë mësimi. Veprimtaria zgjat 10-20', por është në varësi të specifikave lëndorë, moshave dhe të kohës së përgjithshme në dispozicion të orës së mësimit.

11.Punë në grupe ekspertëshËshtë një teknikë që nxit punën në grupe të mëdha nxënësish 4-5 nxënës për cdo grup. Mësuesi e ndan klasën në grupe me nga katër pesë nxëns Cdo nxënës ka një numër 1,2,3,4,5 Pas nxënësit kanë përcaktuar numrat bashkohen njëshat bashkë ,dyshat bashkë, treshta bashkë,katrat bashkë, pesat bashkë dhe kështu me radhë. Mësuesi iu jep secilit grup nga një detyrë të caktuar dhe punojnë duke u bërë ekspertë të cështjes për të cilën janë caktuar pasi kryejnë detyrën në grupet e reja që janë krijuar me njëshat ,dyshat treshat e kështu me radhë kthehen dhe riformohen përsëri grupet bazë në të cilët cdo nxëns ka një detyrë specifike të cilën do ta prezantojë të gjtihë se bashku marrin pjesë me pyetje dhe komente duke e qartësuar problemin deri në fund Zakonisht kjo teknikë përdoret kur punohen pjesë të gjata.Përmes kësaj teknike nxënësit përfshihen në shumë inteligjenca dhe shprehi të tilla si të lexuarit të folurit të shkruarit dhe kështu me radhë.Përmes kësaj teknike nxënësit përfshihen në marrëdhënie ndërvepruese me njëri-tjetrin.

12.Teknika RAFTTeknika raft është një teknikë e cila përdoret zakonisht për të kryer punë më shkrim në forma të ndryshme.Nxënësit ndahen në grupe dhe u këqrkohet që të shkruajnë për një temë të caktuar.Por jo të gjitha grupet shkruajnë në të njëjtën mënyrë. Ata mund të shkruajnë për të njëjtën temë por mund të shkruajnë në mënyra të ndryshme.Këshut le ta ilustrojmë Tema e punës me shkrim është Në ndihmë të fëmijëve të varfër Atëherë mësuesitjep këto detyra

Page 11: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Grupi 1. të shkrujanë një ese me temën “ Një botë pa skamje dhe varfëri për fëmijët”Grupi 1Një letër presidentit të amerikës me temë NUK duam të shohim më fëmijë mes luftrave.Grupi tretë :Rishikim i katrëts për të drejtat e fëmijëve Grupi katërt:Një tekst protesete për fëmijët që kanë braktisur shkllën Grupi pestëNjë kërkesë Ministrisë së Arsimit për fëmiëjt e ngujuarRëndësia e kësaj teknike është se nxënsit shkruajnë në mënyra të ndryshme për të njëjtën temë.

13.Mendo/puno në dyshe/tregoju të tjerëve Kjo teknikë I bën nxënsit të reflektojnë mbi tekstin dhe t;u japin formë mëndimeve të tyre Për eaalizimin e kësaj teknike mësuesi shkruan ose pergsatit me aprë disa pyetje te hapura(me më shumë se një përgjigje ) dhe kërkon nga nxënësit që të japin përgjigje me shkrim rreth tyre Për të apsur përgjgije sa më të sakta nxënësit punojnë në dyshe dhe ëprpiqen të arrijnë së bashkupërgjigjgje sa më të sdakta.në përfundim cdo grup dysh përfaqësohet me një diskutim ku prezanton idetë e veta rreth përgjigjeve të pyetjeve të dhëna.

14.Ruaje fjalën e fundit për mua Teknika ‘Ruaje fjalën e fundit për mua” është një teknikë që nxit që nxënësit të mendohen dhe të reflektojnë rreth leximeve të tyre. Përmes kësaj teknike krijohen mundësi për të tërhequr në diskutime nxënsit e të gjitha niveleve. Hapat për realizimin e kësaj teknike janë :H 1. Kërkohetqë nxënësit të gjenë në pjesët që lexojnë një apo dy fragmente interesante.H 2.Pjesa e zgjedhur shkruhet në një skedë duke shënuar edhe numrin e faqes nga është marrë.H 3. Në anën e pasme të skedës shkruhet një koment rreth citatit të zgjedhur. Nxënësit mund të shkruajë argumente pro dhe kundra idesë së zgjedhur.H 4 .Mësuesi kërkon që nxënësit të lexojë fragmentitn apo komentin para të tjerëve Kjo teknikë mund të zgjidhet edhe si detyrë shtëpieH 5 Pasi lexohet pjesa mësuesi kërkon që nxënësit të bëjnë komente apo të reagojnë rreth fragmenteve të njëri tjetrit. Edhe mësuesi mund të bëjë komente rreth mendimeve dhe ideve të nxënësve.

Page 12: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

H 6 Mësuesi mbyll diskutimin duke ftuar njërin nga nxënësit që bëri komete të lexojë komentin për një fragment të zgjedhur fragmentin. Pasi kanë diskutuar të gjithë rreth fragmentit të zgjedhur dhe kur nuk ka më diskutime rreth tij mësuesi fton nxënsin që ka zgjedhur këtë fragment të bëjë komentet e veta. Prandaj dhe thuhet”Ruaje fjalën e fundit për mua” .Më pas vazhdohet me kometet e fragmenteve të tjera dhe ndiqet e njëjta rrugë.15.Ese 5-10’ dhe shkrime të liraEsetë dhe shkrimet e lira përdoren si teknika të cilat ndihmojnë për te sistemuar nxënësit mendimet e tyre përmes të shkruarit Gjatë shkrimit të lirë nxënësit hskruajnë pa u ndalur ,me qëllim që të shkruarit e tyre yë burojë në mënyrë të tilël që ata të mos kenë frikë nga kritikat dhe korrigjimet Shkrimet e lira të kësaj natyre e përgatisin nxënësit për veprimtari krijuese të shkruar .Ato shërbejnë si thesare krijimtarie Shumë ëmsues pëlqejnë shkriemt e lira për t’i përdorur ato për zgjedhjen e ideve interesante përt një ese të reja që është duke ardhur.duke shmanur në këtë mënyrë ujrat që dalin shpesh nga nxënësit në punët e tyre me shkrim.16.Tabela e koncepteve Është një teknikë e cila shërben për të organizuar informacioninKjo tabelë është e rëndësishme kur punohet me tre ose më shumë gjëra njëkohësisht.Në këtë tabelë renditen në rreshta gjëra dhe koncepte që krahasohen në tabelën e koncepteve krahasohen tipare të ndryshme .ka tabela të ndryshme koncepti Zakonisht mësuesit I formatojna ata sipas koncepteve që ata duan të krahasojnë.le tqë njihemi me një formatsi më poshtë:

Koncepti Përkufizimi

Shprehshmëria

Funksioni

kryefjala

Personazhi

Tiparet Dallimi Pëlqimi Mospëlqimi

P1P2P3

Page 13: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Nga tabela e konceptit mblidhet më pak informacion se sa mblidhet nga kllasteri , por mësuesi këtë teknikë e përdorur për të sistemuar informacionin , ng=dryshe nga kkasteri që përdoret për ta grumbulluar informacionin.

17.Tabela TTabela T është një oragnizues grafik me shumë ëprdorime për të mbajtur shënim përgjgijet binare (PO-JO,KUNdra?PTO)Pas leximit të një pjesë mbi racizmit nxënësit në grupe dyshe ndërtojnë Tabelën T dhe e plotësojnë duke vënë në anën e majtë sa më shumë argumente pro racizmit dhe në anën e djathtë sa më shumë argumente nundër racizmit. Më pas krahasojnë tabelat grupet me grupe të tjera. Ndërtohet një tabelë e madhe T për të gjithë klasësn në bashkëpunim dhe nën drejtimin e mësuesit.

Argumente në përkrahje të cështjes

Argument në kundërshtim të cështjes.

18.Karrigja e autorit Është një teknikë përmes së cilës thellohen nxënsit në reflektimin në idetë e pjesëve që lexojnë

19.Tryeza rrethore Realizohet në një mënyrë krejt të thejshtë :merret një letër dhe një laps.Nxënësit janë ulur në mënyrë rrethore të grupe ose në një grup të madhZgjidhet krahu nga do të levizë letra dhe lapsi.Mësuei kërkon që nxënësit rreth një problemi të shkruajnë një ide ashtu si ata mendojnë në atë moment për broblemin që mësuesja kërkon reflektimin e tyreLetra dhe lapsi lëvizin nga njëri tjek tjetri nxënsit Cdi nxënës pasi e shkruan idenë e tij e palos letrën me qëllim që shoku praën tij të mos e lexojë Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike.Mund të ëprdoren edhe lapsa me ngjyra të ndryshme .Në fund pasi ka mbaruar edhe nxënsit I fundit së shkruari komentin e e vet mësuesiKjo teknikë ndihmon shumë në realizimin e kuptimit të pjesës që punohet dhe gjen përdorim të gjerë në nxënësit e shkolëls tetëvjecare

Page 14: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Kjo teknikë mund të përdoret edhe duke e ndarë klasën në dy ose tre grupe kur në klasë ka shumë nxënsitPunimet e nxënsve ose varen në mur ose lexohen nga taa vetë apo nga mësuesiNdryshe kjo teknikë quhet edhe “Gushkuqi rrethor” dhe mund të realizohet edhe me zë apo duke lexuar pjesë leximi njëri pas tjetrit.QëKjo tenikë është një teknikë e suksesshme , por natyrisht që të jetë e tillë duhet që mësuesit ta shoqërojnë atë me kërkesa të qarta dhe formulim të pyetjeve motivuesedhe orientuese për debat.19.Karrigje autorit Një moment i rëndësishmë gjatë kohës që nxënësit shkruajnë është edhe ai i paraqitjes së punimeve të tyre para klasës është mirë që në cdo orë kur nxënësit kanë punë me shkrim tëq natyrës krijuese mësuesit të rezervojnë një karrigëe në të cilën të ulen nxënsit në rolin e autorit të një shkrimi të caktuar dhe të lexojnë punët e tyre me shkrim20.Botimi i shkrimeve Cdo shkrim i nxënësve në momentin kur ai e ka përfunduar në variantin e fundit duhet të quhet një shkrim për botim. Botimee të shkrime të nxënsve do të quhen të gjitha ato shkrime të cilat lexohen dhe vendosen në këndë të dukshem dhe të lexueshme, mësuesit duhet të nxisin vazhdimisht botimet e shkrimeve të nxënësve nëmënyra të ndryshme 21.Turi i galerisë Turi i galerisë quhet ajo teknike e cila synon qe përmes pasqyrimit të punëve të nxënsve në mure apo ne vende të posacme nxënësit të kenë mundësi të shëtisin përreth tyre duke i lexuar apo duke i vlerësuar.

22.Imagjinata e drejtuarShumë ide që shkruhen nga nxënësit janë frut i imagjinatës së tyre. Imagjinata ndricon përvojat e nxënësve Një teknikë e cila nxit fantazinë dhe zgjon imagjinatën është e teknika që mbështetet në “Imagjinatën e drejtuar’ Le ta Konktetizojmë :Shuani dritat (I mbyllni sytë”) vendosni prapa derës shënimin “Mos na shqetësoni”U kërkoni nxënësve të ulin kokën dhe të mbyllin sytë.Kërkoni të marrin frymë tri herë , ngadalë,jo shpejt.Pastaj i drejtoni nxënësit për të kujtuar përvoja të ndryshme nën drejtimin tuaj:Është dikush që e shihni përditë , por nuk e njihni, nuk i dini emrin.A mund ta pikturoni atë?(Mos flisni me gojë)

Page 15: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Është atje pranë teje, vetëm ti mund ta shohësh.Shikoje me kujdes. Kujto tri gjera rreth vendit ku është pesoni. Cfarë dëgjon? Cfarë po bën personi? E takuat?Biseduat?Cfarë?I lini të lirë nxënësit të shkruajnë atë që panë në mendjen dhe imagjinatën e tyre.

23Teknika këndet Teknikë e cila nxit debatin për cështje të kundërta. Nxënsve iu jepet detyrë të mendojnë për një cështje të caktuar ose të lexojnë dicka që e rekomnandon mësuesi.

24 Konferencat apo diskutimet dhe shkëmbimet në grup

Konferencat, diskutimet apo shkëmbimet në grup janë shumë të rëndësishme gjatë procesit të të shkruarit të përbashkët. Duke qortuar këtu mentalitetin e shkollës sonë se gjatë punimeve me shkrim në grup nuk diskutohet e nuk flitet dhe gjithsecili punon në mënyrë individuale, koncepti i ri që vjen për këtë problem lidhet me zhvillimin e shumë aftësive kamunikative, të cilat duhet të gjallërohen të tilla si: pyet duke lexuar

Qëllimi i një konference është që të ndihmojë nxënësit për të reaguar ndaj shkrimit të tij, dhe të të tjerëve , në mënyrë që ai të mund të identifikojë problemet e mundshme me shkrimin dhe t’i përmirësojë ato.

Disa nga aktivtetet që kryhen gjatë konferencave, që bëhen gjatë realizimit të shkrimeve të përbashkëta janë:

Dëgjo pjesët që lexohen, pyet me tej; Ritrego duke përmirësuar ritregimin e tjetrit, shto përmbajtje,

informacion, ide; Parashiko përfundime të mundshme pas dëgjimit apo leximit; Shpreh dëshira për detaje të shkrimit, si do të doje të

zhvilloheshin; Përmirëso punimin përmes të pyeturit, vlerësimeve dhe

opinioneve.

Gjatë një konference mund të zhvillohen njëkohësisht veprimtari të tilla si:

Shkruesi lexon- të tjerët dëgjojnë; Dëgjuesi ritregon përmbajtjen; Dëgjuesi bën pyetje për të kuptuar përmbajtjen; Shkruesi përgjigjet, pohon ose mohon ide për të cilat mund të

bëjë ndryshime të mundshme.

Page 16: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Pyetje dhe kërkesa të mundshme që mund të bëhen gjatë një konference:

Fol për pjesën që ke shkruar! Cila është pjesa që ke shkruar më bukur? Si të erdhi në mend ky mendim ? Pyet për pjesë që nuk ke shumë të qarta ? A të duhej më tepër informacion për këtë temë ? A i ke shprehur ndjenjat e tua rreth problemit ? Pse e zgjodhe këtë temë ? Mos ke më shumë se një histori? Çfarë mësove nga kjo që ke shkruar? Pse pikërisht trajtove këtë ide ? Ku mendon se mund të bësh ndryshime ? Si do ta bësh shkrimin tjetër ? Si të duket kjo pjesë kur e lexon me zë? Nënvizo paragrafin kryesor të shkrimit tënd , thuaj pse është i

tillë. Qarko pjesën që është më e bukur për ty, thuaj pse e vlerëson

si të tillë. Si mund ta bësh këtë pjesë edhe më të mirë? Çfarë vështirësish pate kur e shkrove ? A je i kënaqur me fillimin dhe fundin e pjesës ? Më trego pse titulli është i përshtatshëm për pjesën tënde? A mendon se i tërhoqe lexuesit me pjesën tënde ? Shkruaj një vazhdim për pjesën tënde! Shkruaj një ide shumë të rëndësishme për pjesën tënde! Bëj një reklamë në radio për temën që ke shkruar! Bëj një lojë të bazuar në një libër! Shkruaj mbi ndryshimet mes dy personazheve të pjesës! Bëj një hartë udhëtimi për ngjarjen dhe një lojë të bazuar në

një libër! Përmblidhe tregimin me 4 fjali! Bëj një lojë të bazuar në tregimin a ngjarjen!

Konferencat për shkrimet e përbashkëta japin shumë mundësi që nxënësit të nxitur nga pyetjet apo situatat e reja, që u krijohen gjatë diskutimeve të punimeve të tyre, ta vazhdojnë punën me temën dhe punimin e shkruar duke e zgjeruar atë dhe duke u thelluar me shumë në detaje të tjera interesante.

25 Teknika RAFT -(të shkruarit në grupe në forma të ndryshme për të njejtën çështje )

Page 17: TEKNIKA DHE STRATEGJI MESIMEDHENIE++

Përmes teknikës RAFT do të japim më poshtë një mënyrë të re se si mund të organizohen shkrime të përbashkëta me nxënësit e një klasë.Kuptimi i teknikës RAFT kalon në këto faza

I.a) -Mësuesi cakton një temë për të gjithë klasën: “Jeta e planetit në rrezik” dhe më pas u thotë që të mendojnë lirshëm për rolet e ndryshme të njerëzve lidhur me këtë temë. I.b) -Mësuesi kërkon që çdo pjesëmarrës të përcaktojë mjedisin dëgjues rreth kësaj teme në protestat, në parlament, në shkolla, në institucione shkencore etj.I.c)- Mësuesi kërkon që nxënësit të mendojnë për formën që mund të marrë të shkruarit e tyre ( komunikatë, amendament, ligj, raport me të dhëna , poster, fletëpalosje, intervistë etj. )II.a)- Mësuesi u kërkon nxënësve që për këtë temë të gjejnë apo të thonë se çfarë është shkruar dhe nga kush është shkruar. II.b)- Mësuesi u thotë nxënësve se cilat janë rolet e njerëzve që kanë shkruar për këtë temë: shkrimtarë, studjues, qytetarë, nxënës, zyrtarë, deputetë, shoqatë për mbrojten e mjedisit. II.c)- Ndërmjet roleve dhe mjedisit dëgjues mund të krijohen këto lidhje:

Ministri i mjedisit shkruan një raport që i kërkohet nga qeveria për mjedisin.

Ministri i jashtëm përmes kërkesës zyrtare, projektit a një letre të shkruar me shumë kujdes dhe elokuencë kërkon lidhje me vende të tjera, të cilat kanë të njejtin problem.

Një qytetar i dërgon një letër këshillit bashkiak.