Tabernakulli -...

20
Tabernakulli Eksodi 25:1-9 1 Zoti i foli Moisiut duke thënë: 2 "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij. 3 Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz; 4 stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie; 5 lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie; 6 vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë; 7 gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore. 8 Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre. 9 Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t`iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive. Nuk ka hollësi të panevojshme në Fjalën e Zotit.Nuk ka fjalë të tëpërta e fjalë pa domethënie. Të gjita materialet për ndertim simbolozojnë diçka: Ari - simbolozon shenjtërinë. Argjendi - simbolizon çlirimin. Bronxi - simbolizon vuajtjen. Ngjyra blu - simbolizon Jezus Krishtin, Birin e Atit. Ngjyra e purpurt - simbolizon ngjyrën mbretërore dhe tregon se Jezus Krishti është Mbret. Ngjyra e kuqe - simbolizon shpëtimtarin që vuajti e derdhi gjakun e Tij për ne. Lir i hollë - simbolizon njeriun e përsosur. Lesh dhie (kozine) -

Transcript of Tabernakulli -...

Page 1: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Tabernakulli Eksodi 25:1-9

1 Zoti i foli Moisiut duke thënë:

2 "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

3 Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

4 stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

5 lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

6 vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;

7 gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

8 Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

9 Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t`iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

Nuk ka hollësi të panevojshme në Fjalën e Zotit.Nuk ka fjalë të tëpërta e fjalë pa domethënie. Të gjita materialet për ndertim simbolozojnë diçka:

Ari - simbolozon shenjtërinë.

Argjendi - simbolizon çlirimin.

Bronxi - simbolizon vuajtjen.

Ngjyra blu - simbolizon Jezus Krishtin, Birin e Atit.

Ngjyra e purpurt - simbolizon ngjyrën mbretërore dhe tregon se Jezus Krishti është Mbret.

Ngjyra e kuqe - simbolizon shpëtimtarin që vuajti e derdhi gjakun e Tij për ne.

Lir i hollë - simbolizon njeriun e përsosur.

Lesh dhie (kozine) -

Page 2: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

simbolizon Jezusin që u orua për mëkatet tona:në Dhjatën e Vjetër gjithmonë kur ofrohej për mëkatin ofrohej nje cjap pa të meta.

Lëkurë dashi e ngjyer në të kuqe – Dashi është simbol i prijësit. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun. Pra, udhëheqësi që vdiq. Kur Abrahami do të ofrontë Isakun, Zoti e ndali dhe i tha të ofrontë kafshën që Zoti kish siguruar si ofertë në vendin e Isakut.Kjo kafshë nuk ish një qenjgj por ish një dash. Kjo kish kuptimin se Zoti do të ofronte një ditë një prinjës e mbret, Zoti do të ofronte për shlyerjen e mëkateve atë person që Ai, Zoti vetë e kish caktuar të ish mbret mbi kombin e Tij.

Lëkure baldose - simbol i diçkaje të ulet e pa vlerë. Jezus Krishti pranoi të zhvishet nga vlerat e titujt e Tij për ne.

Dru akacie –Druri në vetvete është simbol i mishit, i gjithçkaje njerëzore, simbol i njeriut. Druri i akacjes është i vetmi lloj druri që rritët në Lindjen e Mesme që nuk kalbet. Pra Jezus Krishti u be njeri, por trupi i Tij nuk u kalb. Kjo simbolozohet nga druri i akacjes.

Vaji (i ullirit) - simbol për Shpirtin e Shenjtë.

Ereza - simbol i thurjes së lavdisë ndaj Zotit.

Gurët e çmuar - simbolizojnë Kishën, bashkësitë e krishtëra. Jezus Krishti sot jeton në kishat dhe në bashkësitë e krishtëra që i qëndrojnë besnike Fjalës se Tij.

Tabernakulli ishtë një çadër e ndarë në dy pjesë: - Njëra quhej Vendi i Shenjtë, -Pjesa tjetër quhej Vendi Shumë i Shenjë. Kjo çadër rrethohej nga një gardh dhe kishtë një portë të jashtme. Pjesa midis çadrës dhe gardhit quhej oborri. Gardhi ndërtohej nga shtylla prej druri akaciesh të cilat sipër kishin nje mbulesë (kapele) prej argjëndi, kurse në anën e poshtme, që futej në tokë futeshin në nje këllëf prej bronxi, pastaj çdo shtyllë lidhej me nje litar prej leshi dhie i cili lidhej ne pjesen e sipërme të shtyllës.Ky litar tërhiqej fort dhe lidhej në një kunj prej bronxi i cili futëj përgjysem në tokë. Pra Jezus Krishti, shtylla prej druri akacje, njeriu i përsosur trupi i të cilit nuk u kalb, njeriu që është është çlirimtari im (simbolizuar nga kupa prej argjëndi); njeru që vuajti për mua(simbolizuar nga bronxi); njeriu që u bë mëkat për mua (litari me lesh dhie) që vuajti, vdiq dhe u ringjall për mua. Pra për këtë arsye kunji prej bronxi është gjysëm i futur në tokë për të shprehur në mënyrë simbolike se Jezu Krishti do të vinte të vuante, të vdiste e do të varrosej në vendin tim, por do të ringjallej përsëri.

Page 3: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

I gjithë tabernakulli ishtë një zbulesë për Jezu Krishtin. Porta e tabernakullit, që ishtë drejt lindjes, përbëhej nga katër ngjyra, sejcila nga këto ngjyra simbolizon funksionet e zbulesat e Krishtit. Porta e Tabernakullit kish katër ngjyra kjo përputhet me faktin që Jezu Krishti në Dhjatën e Re na zbulohet nëpërmjet 4 Ungjijve: 1- Ngjyra blu - simbolizon Jezu Krishtin në pozitën e tij si Biri i vetëm i Atit të Shenjtëruar Qiellor. Këtë zbulesë ne sot na e jep Ungjilli i Gjonit. 2-Ngjyra e kuqe flakë - simbolizonJezuss Krishtin si shpëtimtar.Kjo na është zbuluar tek Ungjilli sipas Lukës. 3-Ngjyra e bardhë - simbolizon njeriun e përsosur. Kjo zbulesë na jepet në Ungjillin sipas Markut. 4-Ngjyra e purpurt - simbolizon ngjyrën mbretërore. Mbretërit në atë kohë në Izrael mbanin një mantel të purpurt. Jezusi mbret zbulohet në ungjillin sipas Mateut. Jezusi Biri i Atit Qiellor u bë bir njeriu që ne bijtë e njeriut të bëhemi Bij të Atit. Ai, Biri i Njeriut u bë njeri të na flasë e dëshmojë ne për Atin. Pasi u ringjall, Ai, Biri i Njeriut u ngjit në qiell të ndërmjetësojë tek Ati për ne. Unë përfaqësoj Jezus Krishtin në tokë, Ai më përfaqëson mua para Atit në qiell.

Page 4: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Bibla përdor shprehjet ne Krishtin. Ne Bibël kurrë nuk përdoret shpehja ne e kemi Krishtin në zemër, por na thuhet unë në Krishtin, Krishti në mua. Unë në Krishtin dal në praninë e Atit. Krishti në mua mposht djallin dhe forcat e tija të errësirës. Tani po të shohim vazhdimin e Eksodit 25, vemë re që Zoti na përshkruan Tabernakullin duke e filluar nga brenda – jashtë. Kështu vepron Zoti edhe në jetën njerëzore: në fillim ndryshon zemrën e njerëzve, pastaj pasojnë ndryshimet e tjera; por ne, për lehtësi studimi do ta shpjegojmë mënyrën e ndërtimit të Tabernakullit dhe domethënien simbolike të çdo pjese duke filluar nga jashtë – brenda pasi mendja e intelekti njerëzor është e aftë që fillimisht të shohë anën e jashtme dhe pastaj fillon të kuptojë anën e brëndshme. Tabernakulli siç thamë kishte tre porta: 1. Porta e jashtme, e para me anën e së cilës mund të hysh nga jashtë në

obarrin e tabernakullit. 2. Dera e çadrës që të çontë në Vendin e Shenjtë 3. Veli që ndantë çadrën në dy pjesë dhe veçonte Vendin e Shenjtë nga

Vendi Shume i Shenjtë. Në Vendin Shumë të Shenjtë futej vetëm kryeprifti një herë në vit për të ofruar flijimin dhe aty ai rrintë vetëm pak minuta. 1. Porta e jashtme e Tabernakullit quhej: Rruga. 2. Dera e çadrës së Vendit të Shenjtë quhej: E vertëta. 3. Veli ndares quhej Jeta. Kur Jezus Krishti deklaronte në Tempull në atë kohë: "Unë jam Rruga, e Vërtëta dhe Jeta", Ai deklaronte se Ai ish porta e hyrjes me anën e të cilit mund të hyej drejtpërdrejt në pranjnë e Atit Qiellor. Bashkëkohësit e Tij e kuptonin menjëherë përse ishtë fjala, prandaj dhe ata skandalizoheshin kur dëgjonin deklarata të tilla. Shpjegimin tonë do ta ndërtojme si një kalim tonin nëpërmjet këtyre tre portave për të shkuar në vendin ku banon Zoti. Që të kalojmë derën e parë, portën e jashtme të Tabernakullit ne duhet më parë të njohim dhe ta pranojmë Jezu Krishtin në të katra funksionet e Tij, funksione në të cilat ai na është zbuluar nëpërmjet Ungjijve.` Kur ne njohim dhe e pranojmë Jezu Krishtin në të katër funksionet e Tij: 1-Si mbret i përjetshëm e Zot. 2. Si njeri i përsosur

Page 5: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

3. Si shpëtimtar 4. Si Bir i Vetëm i Atit të Gjithësisë Atëhere ne mund të kalojmë portën dhe të ecim përpëra. Jezu Krishti thotë: "Unë jam Dera, kush futet nëpërmjet meje shpëtohet." Me të kaluar derën gjëja e parë që na del neve para është Altari i Ofetrave.

Në këtë altar i ofroheshin Zotit kafshë të ndryshme. Pra, me të pranuar ne Jezu Krishtin si Zot e Shpëtimtar tonin, gjëja e parë që do të na zbulojë ne Shpirti i Shenjtë është gjaku, çmimin e madh që Jezusi e pagoi për ne .Shpirti i Shenjtë na shpjegon gjithashtu fuqinë e gjakut të Jezu Krishtit. Nuk është e mundur që ne të futemi në Vendin e Shentë dhe në Vendin Shumë të Shenjtë pa njohur fuqinë e Gjakut të Jezu Krishtit. Gjaku i Jezu Krishtit ne na jep: 1. Falje: Efesianëve 1:7 "në të cilin kemi shpengim me anë të gjakut të Tij, faljen e mëkatëve sipas pasurive të hirit të Tij" 2. Pastrim: 1 Gjonit 1:7. "po të ecim në dritë sikurse Ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri - tjertin, dhe gjaku i Jezus Krishtit, Birit të Tij na pastron nga çdo mekat." 3. Justifikim Rom 5:9 "Shumë më tëpër, pra, duke qënë tani të shfajësuar në gjakun e Tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të Tij." • Falja ka të bëjë me të kaluarën: çdo mëkat që ne kemi kryer në të kaluarën është falur me anë të gjakut të Jezu Krishtit. • Pastrimi ka të bëjë me të sotmen, të tanishmen. N.q.s ne jemi të sinqertë, mjafton të kërkojmë falje dhe na falen mëkatët • Justifikimi ka të bëjë me të ardhmen. Bibla na paralajmëron se do të vijë dita kur Zoti të gjykojë gjithë botën dhe do të dënojë rreptësisht mëkataret. Nga ky gjykim, nga ky ndëshkim ne jemi të çliruar, ne jemi të shfajësuar e të justifikuar, sepse Jezu Krishti e pagoi me gjakun e Tij fajin tonë. Pra, Ati i Shenjtë Qiellor ka siguruar për ne me anën e Gjakut të Jezus Krishtit të shkuaren, të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Page 6: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi me të cilin ne u çliruam, aty jo vetëm na zbulohet shenjtëria e fuqia e Gjakut të Jezu Krishtit, por altari është gjithashtu edhe vendi ku vdes egoizmi i besimtarit. Rom 12:1 1."O vëllezër, po ju bëj thirrje nëpërmjet dhemshurisë së Atit Qiellor, ta paraqitni trupin tuaj si fli të gjallë të shenjtëruar, të pëlqyer tek Krijuesi që është shërbesa juaj e mençur. 2. Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të përtëritjes së mëndjes suaj, që të provoni cili është më i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Zotit." Altari i sakrificës ishtë vendi i parë ku duhet të kalonin priftërinjtë në kohën e Dhjatës së Vjetër para se të shkonin më tutje .E njëjta gjë është e vërtëtë edhe për ne sot. Pasi ne përjetojmë Rilindjen Shpirtërore dhe pranojmë Jezus Krishtin si Zot e Shpëtimtarin tonë edhe ne na duhet të kalojmë pranë altarit ku së pari duhet të kuptojmë thellësine dhe madhësinë e vetsakrifikimit të Jezus Krishtit për ne. Ne na duhet të kuptojmë domethënien e Gjakut të Jezus Krishtit dhe fuqinë e Tij. Por duhet të kuptojmë edhe që egoizmi dhe interesi ynë vetjak duhet të vdesë. Gjoni 12: "Në të vërtëtë, ne të vërtëtë po ju them: "Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetët e vetme, por, po të vdesë jep shumë fryt: Kush do jetën e vet do ta humbasë: dhe kush e urren jetën e vet në ketë botë, do ta ruajë për jetën e vet të përjetshmë." Mateu 10: 38. Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe vjen pas Meje, nuk është i denjë për Mua. 39. Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë, por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim do ta gjejë përsëri." Kryqi është simboli i vdekjes. Pa vdekur mishi, egoizmi ynë ne nuk mund të jemi në praninë e Zotit. Të marrësh kryqin do të thotë të ndjekësh shembullin e Jezus Krishit: Luka 22:

Page 7: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

41."Dhe si u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet nje gur, ra në gjunjë dhe lutej 42.duke thënë: "O Atë, po të duash largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im por Yti." 43.Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t´i dhënë forcë. 44.Dhe Ai, duke qënë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e Tij po bëhej si gjak i mpiksur që bintë në tokë. DËSHMIA E BENNY HINN Njerëzit më pyesin vazhdimisht :"Kur edhi fuqia e Zotit në jetën tënde?" Përgjigjja ime është gjithmonë e njëjtë :"Atëhere kur unë vdiqa " Vazhdojnë e më pyesin :"Po si vdiqe?" Më kujtohet kur isha i ri dhe merrja pjesë në predikimet e Katrin Kulman, ku ndodhnin aq shumë mrekulli. Dhe kur unë dëgjoja atë që thoshtë se si ajo kishte vdekur qindra herë unë i lutesha Zotit " O Zot më ndihmo të vdes ",megjithatë nuk e kuptoja për se ishtë fjala .Më vonë lexova: Psalmin 63:

1 O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

2 Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

3 Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

4 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

Psalmi 42: 1."Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu dhe shpirti im ka dëshirë të zjarrtë për Ty." Kur drerin e ndjekin kafshet grabitqare ai kërkon rrëkëtë e ujit, jo për të pirë, por për të humbur gjurmët .Sepse dreri e di se kafsha grabitqare e ndjek atë me anë të erës dhe ai gjithashtu di se po të futet në ujrat atëhere era do të zhduket, gjurma do të humbasë dhe kafsha grabitqare nuk e ndjek dot më.

Page 8: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Në të njëjtën pozitë jemi edhe ne. Edhe ne na ndjek nga pas djalli e demonët e tij si pasojë e natyrës sonë Adamike. Ata duan të na coptojne e të na hanë. Prandaj edhe ne kemi nevojë për ujrat e Shpirtit të Shenjtë, kemi nevoje të futëmi në rrjedhat e tij dhe atëherë askush nuk do të na afohet. Kur ne jemi të zhytur në rrjedhat e Shpirtit të Shenjtë ne kemi humbur cilësitë Adamike dhe jemi të paprekshem.As satani dhe asnjë nga demonët e tij nuk na afrohen dot. Bibla thotë: "Të gjithë ata që udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë janë bij të Atit Qiellor." Një nga mënyrat e vdekjes është Lutja: Kur fillojmë të lutemi ne fillojmë të pasigurt; përsërisim vazhdimisht të njëjtat fjale: "Zot na fal, Zot na ndihmo.Në fillim kur njeriu fillon të lutet zakonisht fillon duke përseritur të njëjtat fjalë.Shpesh i thua vetës: "Kot, po mundohem, nuk po arrij të lutem si duhet." Mendime nga më të ndryshmet të vijne, shumë gjëra që duan të të shkëputin nga lutja do të ndodhin: herë të haet, herë të ze gjumi, here bie telefoni pikërisht në momentin kur ti sapo kapërcen momentin e krizës, herë troket dera etj. Por po të mposhtim këto sulme të mishit, të natyres egoiste si dhe të Sataniait vetë, vjen një moment kur kjo pengesë kapërcehet. Duhet ta kemi të qartë se sa më shumë të rrimë në gjunjë dhe të lutemi, edhe sikur thjesht të përsëritim të njëjtat fjalë në mënyrë mekanike ne i japim mundësi Shpirtit të Shenjtë të veprojë dhe mishi e Satanai do të mposhtën. Sa më shumë të lutemi aq më shumë mposhtet e vdes mishi, aq më shumë vepron e merr fuqi Shpirti i Shenjtë. Lind pyetja :Si e kuptojme që mishi dhe egoizmi ka vdekur? Shumë thejsht: Tani nuk ndjehesh më fajtor e i padenjë për tu lutur. Kur fillojmë të lutemi themi: " O Zot me fal, o Zot më fal, o Zot më jep ketë, o Zot më jep atë. Kjo lloj lutjeje tregon se jemi në pozitat e lypsarit. Me kalimin e kohës kjo ndjenjë fajësie e kjo ndjenjë pasigurie zhuket. Kur fillon lutja e vërtetë e di që ke vdekur, sepse mishi e egoizmi njerëzor nuk di si të lutet. Pra kur fillon lutja e vërtetë e kuptojme që mishi e egoizmi ka vdekur. Ketu ne këtë altar Zoti çliron zemrat tona nga Isakët. Përse Zoti i kërkoi Abrahamit të flijonte Isakun? Zoti i tha Abrahamit me fjalë të tjera: Abraham, zemra jote me përkiste Mua, vetëm Mua. Por tani nuk jam i sigurt. Le të shohim se kush është më i rëndësishëm për ty Isaku apo Unë. Jezus Krishti thotë të njëtjen gjë: "Në qoftë se nuk urren atin, nënën, gruan, burrin, fëmijet e çdo gjë nuk je i denje për Mua." Si duhet ta kuptojmë këtë fjalë? Pasi nga ana tjetër Zoti na urdhëron të duam prindërit e fëmijët e të gjithë të tjerët, madje dhe armiqtë tanë. Zoti na urdhëron të duam fqinjin si vetveten.Zoti na thotë se në qoftë se fëmijët

Page 9: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

duan të kenë mbarësi në tokë, ata duhet ta nderojnë atin dhe nënën e tyre. Ku qendron zgjidhja? Ku është sekreti? Zgjidhja e këtij sekreti është shenja e kryqit.Çdo gjë që i kundërvihet dashurisë për Zotin dhe bindjes ndaj Tij duhet urryer e luftuar. Gjithçka që na pengon të ndjekim Jezu Krishtin duhet flakur tutje. Edhe dashuria për prindërit, fëmijët, bashkëshortët etj, kur këto gjëra kaq të shtrenjta bëhen pengesë për të ndjekur Jezus Krishtin, edhe këto duhen flakur tutje. Krishtërimi është një braktisje e largim i vullnetshëm i gjithçkaje të kesaj botë për të merituar qytetarinë në jetën e përjetshme; kur këto gjëra të kësaj botë i kundërvihen jetës së përjetshme, ato duhen urryer. Gjithçka që i kundërvihet e rivalizon dashurinë e Zotit duhet urryer. Kjo ishte dhe mbetet urdhëresa e parë: " Ti duhet ta duash Zotin tënd me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me gjithë mëndje "Zoti gjithmonë kërkon t´i japim Atij dashurinë e nderin që i përket. Kjo bëhet e mundur vetëm pasi vdes egoizmi, pasi ne flijojmë vullnetarisht egoizmin tonë, pasi ne vullnetarisht flijojmë vetveten, interesat tona, vetëm atëhere ne bëhemi të denjë që gjaku i Jezus Krishtit të na pastrojë nga mekatet tona. Ne nuk mund të kërkojme të na pastrojë gjaku i Jezu Krishtit atëhere kur ne nuk kemi vetëflijuar egoizmin tonë. Ashtu si u vetëflijua Jezus Krishti për të bërë vullnetin e Atit ashtu duhet të përkushtohemi dhe ne me fjalë dhe me vepra.Vetëm atëhere gjaku i Jezu Krishtit na pastron .Kush nuk është i gatshem të flijohet për Jezu Krishtin nuk mund të përfitoje nga flijimi i Jezu Krishtit.Vetëm pas ketij përkushtimi e vetëflijimi ne jemi të lejuar të shkojme më tutje tek: LEGENI PREJ BRONXI

Page 10: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Aty laheshin priftërinjtë para se të futeshin në Tabernakull. Legeni, uji i larjes na simbolizon Fjalën e Zotit. (Fjalen e Zotit që na pastron, na fuqizon, na mbush ne me praninë dhe fuqinë e Zotit.) Shumë besimtarë mbeten tek porta. Ata e kanë njohur Jezusin dhe katër zbulesat e Tij, por nuk janë të gatshëm të kryqëzojë mishin dhe egoizmin dhe pa kryqëzuar mishin askush nuk mund ta kuptojë fuqinë dhe rëndësine e Fjalës së Zotit. Tek Gjoni 13:10 Jezusi tha:

10 Jezusi i tha: ``Ai që është i larë, s`ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë``.

Page 11: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Pra, Jezussi me fjalë të tjera na thotë ne se me të kaluar portën (me të njohur Jezusin si Zot e Shpëtimtar) ne jemi të pastër, nuk kemi nevoje të lajmë veçse këmbët. Përse na duhet të lajmë këmbët? Në Dhjatën e Vjetër priftërinjtë lanin tek ky legen prej bronxi duart dhe këmbët: Duart, larja e duarve simbolizon veprat që ne kryejmë. Këmbët,simbolizon menyrën se si ne ecim në jetë. Priftërinjtë ne kohën e Dhjatës së Vjetër ishin të veshur me rroba të pastra e të shkëlqyera, por nuk u lejohej të mbanin këpucë .Kjo bëhej me qëllim që atyre t´u kujtohej vazhdimisht se ata çiknin pluhur. Edhe ne jemi të pastruar nga Gjaku i Qengjit, por meqë jetojmë në ketë botë ndyhemi prej saj. Prandaj është e domosdoshme që të pastrojmë e të mbushim vetveten me Fjalën e Zotit. Sot ne na duhet të lajmë vetëm këmbët, jo duart sepse ne na mban mëshira e Zotit dhe jo veprat tona. Në Dhjatën e Vjetër ishin veprat e tua ato që të shfajësonin dhe të vleresonin. Por ne duhet të lajmë këmbët sepse mënyra si ne ecim duhet të jetë vazhdimisht e pastër dhe e drejtuar nga Fjala e Zotit. Legeni ishte bërë nga pasqyra dhe ishte njëkohësisht një pasqyrë e madhe. Kjo tregon se Fjala e Zotit është një pasqyrë ku secili nga ne njeh dhe mund të shohë fytyrën e tij shpirtërore. Duke lexuar fjalën e Zotit njeriu kupton të vertëtat. Kur Fjala e Zotit të mbush shpirtin tënd atëhere fillon diçka të lëvizë brenda teje.Tani vjen e Vërtëta dhe futet brenda teje .Kjo e vërtetë që futet brenda teje të jep fuqi të shkosh më tutje në Vendin e Shenjtë. Dera që të fut atje quhet e Vërtëta. Kur e Vërtëta futet në shpirtin tënd lutja jote bëhet e gjallë. Atëhere ne fillojmë e lutemi sipas Fjalës se Zotit. Ç´është lutja? 1. Lutja është shpallje e një proklamim i të vërtetave hyjnore. Tek veprat e apostujve kap. 4 apostujt të ndhodhur para presionit të madh luten kështu:

24 Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: ``O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,

25 dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?

Page 12: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

26 Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij".

27 Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit,

28 për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.

29 Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,

30 duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit``.

31 Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltërsi.

Po ashtu lutet dhe Moisiu tek Eksodi 32: " O Zot Ti i premtove Atit tonë Abrahamit..." Edhe ne kur të luetmi duhet t´i përmendim Zotit të vërtëtat, faktet dhe premtimet që Ai na ka dhënë në fjalën e Tij dhe ta shtrojmë kërkesën që kemi në lidhje dhe në mbështëtje me keto premtime. Bibla na mëon se:

1. Lutja është një pohim i të vërtetave hyjnore 2. Kërkesë

3.Adhurim 4. Intimitet 5. Ndërhyrje 6. Falenderim 7. Thurje lavdie

Brenda Vendit të Shenjtë ndodhen: 1. Shendani. 2. Buka e paraqitjes. 3. Altari i temjanit

Page 13: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Dera që të fut në Vendin e Shenjtë mbahej nga 5 shtylla. Edhe ky detaj ka kuptim simbolik, na jep shërbesat në kishën e krishterë:

Efesianëve 4:

Page 14: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

11."Dhe Ai vetë i dha disa si (1) apostuj, të tjerë si (2) profetë, të tjerë (3) ungjilltarë (evangjelistë, shpërndares të Fjalës), të tjerë si (4) barinj pastorë) e si (5) mësues, 12.për përsosjen e shenjtorëve për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit. Zoti i dha urdhër Moisiut që dera e Vendit të Shenjtë të Tabernakullit të mbahej nga 5 shtylla. Pesë shtylla mbajnë sot të vërtetën. Sot një Kishë e Vërtetë shpallet dhe mbështetet nga pesë shërbesa

1. Apostujt: Apostull mund të bëhet dikush që i ka kryer më parë të gjitha funksionet e tjera. Ashtu si gishti i madh që me lehtësi mund të prekë të tjerët. 2. Profeti, është si gishti tregues i dorës që drejtohet te dikush dhe thotë: "Kështu thotë Zoti!" 3. Ungjilltari që shpall ungjillin është si gishti më i gjatë që arrin atje ku nuk arrijnë të tjerët 4. Bariu (pastori) gishti i mirësjelljes 5. Mësuesi është ashtu si gishti i vogël që futet në hollësi të imta e nxjerr në dritë të vërtetën. Të gjithe së bashku bëjnë një dorë, Dorën e Zotit. Kur këto shërbesa veprojnë si Dora e Zotit ne kemi këto rezultate: përsosjen e shenjtorëve, uniteti besimi,pjekuri, mbrojtje nga mashtrimi, rritje shpirtërore etj: Efesianet 4:

11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,

Page 15: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

12 për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

13 derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,

14 që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,

15 por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.

16 Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

Me të përjetuar fjalën e Zotit dhe ndryshimin që ajo i sjell jetës njerëzore ne mund të futëmi në Vendin e Shenjtë dhe në vendin e thurjes se lavdise. Psalmi 63:

1 O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

2 Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

3 Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

4 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

5 Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

6 Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

7 Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.

8 Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

Page 16: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Vendi i Shenjtë është vendi i thurjes së lavdisë, vendi, vendi ku nuk je më i etur .Ti kishe dëshirë për ketë vend dhe tani që mbërite, shpirti yt u kënaq. Fjala e Zotit të solli ty në ketë vend, të kënaqi shpirtin dhe thurja e lavdisë ndaj Zotit buron nga thellësia e qënies sate; e Vërteta është me ty. Jeta vetë të ka prekur. Si pasojë e fjalës ti shijon dritën e Shendanit. Shëndani simbolizon zbulesën që Zoti vetë ta jep ty personalisht. Atë që asnjë mësues në botë nuk mund të ta mësojë e të ta shpjegojë, vetë Zoti ta shpjegon me anën e Shpirtit të Shenjtë. Jezus Krishti tha :"Fjalët që Unë ju them janë Shpirt dhe Jetë. "Kjo fjalë nuk është diçka e largët.Vaji bën që shëndani të ndritë ditë e natë në Vendin e Shenjtë, Shpirti i Shenjtë të jep ty vazhdimisht ndriçim. Zoti të flet personalisht. Pas shëndanit objekt tjetër që gjendet në Vendin e Shenjtë ishte edhe buka e paraqitjes. Buka e paraqitjes ish një bukë që gatuhej me miell të zgjedhur dhe ishte e shijshme, por në sipërfaqje ajo bëhej me temjan. Temjani ka ere shume të mirë por ka shije shumë të hidhur Kuptimi është ky :Zoti të dha një zbulesë, Zoti të ndriçoi një të vërtetë, a je i gatshem ta ndërtosh jetën tënde sipas asaj zbulese. Të gjithë kënaqen kur marrin një zbulesë nga Zoti. Të gjithë kënaqen kur shohin dritën e shëndanit.Po a je i gatshem të hash bukën e paraqitjes duke e ditur qe do të të ngopë barkun, por do të të hidhërojë në gojë. Ai që nuk është i gatshëm t´i vërë në jetë zbulesat që i jep Zoti nga frika e përndjekjes nuk mund të shkoje me tutje. Jo vetëm kaq por shëndani nuk do të vazhdojë të ndritë gjatë për të . Ata qe hanë bukën mund të shkojnë një hap tjetër përpara në qoftë se dëshirojnë pra, mund të shkojne tek Altari i Temjanit. 1Pjetrit 4: 14." Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, Lum ju, sepse Fryma e Lavdisë dhe Fryma e të Gjithpushtetshmit prehet mbi ju;... Që të ecen përpara, që të mund të futesh në praninë e Zotit duhet të jesh i gatshëm të durosh përndjekje. Duhet të jesh i gatshem të futesh në një rrugë ku do të përndiqesh patjetër. Unë personalisht do t´i pranoj me kënaqesi përndjekjet duke e ditur që ato shkaktohen nga fakti se Fryma e Shenjtë qëndron mbi mua. Pra, nga ata që kafshuan Bukën e Paraqitjes, nga

Page 17: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

ata që ishin të gatshem t´i vënë në jetë zbulesat e marra nga Zoti, secili ka dy rrugë: 1. Të ankohen për hidhërimin që ndjenë, të ankohen për vështiresitë kundërshtimin dhe zhgënjmet që pësuan pasi vunë në jetë zbulesat që iu dha Zoti. Ata që ankohen mbeten në vend. 2. T´i thurrin lavdi Atit për hidhësinë që ndjejnë në goje, për vështirësitë dhe përndjekjet që iu ardhën si pasojë e ndërtimit të jetës së tyre sipas Fjalës se Zotit.Vetëm ata që i thurin lavdi Zotit pavarësisht nga përndjekjet, vetëm atë shkojnë përpara dhe arrijnë tek Altari i Temjanit. Altari i Temjanit ishte një altar ku digjej temjan ditë e natë pa pushim. Temjani simbolizon thurjen e lavdisë ndaj Zotit. Vetëm ata që janë të gatshëm t´i thurin lavdi Zotit në mes të persekutimeve dhe përndjekjeve që kanë ardhur si pasojë e ecjes në rrugën e Zotit, vetëm ata jane të denjë të kalojnë velin dhe të futen në praninë e Tij. Psalmi 96:

7 Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

8 Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

9 Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

Kjo thurrje lavdie vjen nga një shpirt i kënaqur, i ushqyer nga Jezus Krishti vetë, Buka e Jetës dhe kush është i gatshëm të ecë në këtë rruge, kush ka përjetuar mirësinë e Bukës së Jetës, kush e ka shpirtin e ushqyer nga Jezus Krishti, kush i thur lavdi Atit për përndjekjet qe ai pëson për shkak të Jezus Krishtit, ai person është në gjëndje ta kalojë velin ndarës dhe të futet në vendin Shumë të Shenjtë.

Pra, le të kalojmë velin me guximin qe na jep besimi në Jezus Krishtin:

Page 18: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

Psalmi 91:1-16

1 Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

2 Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".

3 Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

4 Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

5 Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

6 as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

7 Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

8 Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

9 Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

10 nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t`i afrohet çadrës sate.

11 Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

12 Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

13 Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

14 Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.

15 Ai do të më kërkojë dhe unë do t`i përgjigjem; do të jem me të

Page 19: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

16 Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t`i tregoj shpëtimin tim.

Ne këtë vend fjalët bëhen të pamjaftueshme . Tek Isaia 26:9 kemi: 9." Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën time që është brenda meje të kërkoj në mëngjes heret..." Këtu në vendin Shumë të Shenjtë ne bëhemi një me Të. Këtu fillon shoqëria dhe intimiteti bashkimi me Krijuesin. Këtu fjalët janë të pa afta të shprehin atë që njeriu përjeton kur futet ne vedin Shumë të Shenjtë. Bibla thotë: "Me shpirtin tim unë të dëshiroj..." Unë lutem që Shpirti i Shenjtë të krijojë tek ju një dashuri të zjarrtë për Atin e Gjithësisë që ju t´a kërkoni atë me gjithë fuqinë e shpirit tuaj. Këtu është vendi ku ti i kupton fjalët: "Hesht dhe mëso se Unë jam Zot!" Une lutem që ju këtë gjë t´a përjetoni çdo ditë duke ditur se: • Tek porta e jashtme; Rruga, ne u falëm. • Tek altari i flijimeve ne u çliruam • Tek legeni me ujë ne u pastruam dhe u shenjtëruam • Tek shëndani ne u ndriçuam • Tek tavolina e bukës së paraqitjes ne u kënaqëm

• Tek Altari i temjanit i thurëm lavdi Dhe tani tek Vendi Shumë i Shenjtë ne po e prekim dhe vetëm tani kur ne e prekim Atë mund ta kuptojmë e ta përjetojmë atë që na thuhet në Psalmin 42 Psalmi 42: 7." Nje hon thërret një hon tjetër (në anglisht ky varg jepet: Thellësia i thërret thellësisë) në zhurmën e ujrave të tua; të gjitha dallgët dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua." Këtu në vendin Shumë të Shenjtë i thërret thellësia thellësisë, thellësia e shpirtit tim i thërret thellësisë së Shpirtit të Krijuesit dhe kur ndodh kjo gjë të gjitha dallgët e valët e dashurisë e të plotësisë së Tij kalojnë mbi mua. Atëhere Ai fillon të na veshë e të na mbulojë ne me valet e pranisë se Tij,

Page 20: Tabernakulli - krishterimibiblik.weebly.comkrishterimibiblik.weebly.com/uploads/6/9/4/2/69428773/tabernakulli_i_moisiut.pdf · Por altari nuk është vetëm vendi ku na zbulohet çmimi

me valet e Shenjtërise se Tij. Thellësia i thërret Thellësisë.