TA PASTROJMË KOSOVËN€¦ · medias dhe akterëve të tjerë, që kanë për qëllim për të...
Transcript of TA PASTROJMË KOSOVËN€¦ · medias dhe akterëve të tjerë, që kanë për qëllim për të...
1 | P a g e
B U L E T I N I I C S R K O R R I K , 2 0 1 5
Buletini i CSR është buletini i Rjetit Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative kushtuar anëtarëve të CSR,
medias dhe akterëve të tjerë, që kanë për qëllim për të informuar për aktivitetet, ngjarjet, dhe organizatat e Rrjetit.
Ky buletin përmban komunikimet nga Prilli 2015.
TA PASTROJMË KOSOVËN
Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili u organizua sot në tërë territorin e Kosovës ju bashkëngjit edhe Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, e
cila kontribuoi me makineri të rëndë për pastrimin e deponisë në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.
Hapja e aksionit në këtë deponi u bë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fehmi Agani, Kryetari i Komunës së Drenasit
z. Nexhat Demaku, Drejtori i Ndërmarrjes NewCo Ferronikeli z. Ioannis Moutafis si dhe përfaqësues të iniciativës “Ta pastrojmë
Kosovën”, ku më pas u bashkangjitën edhe shumë vullnetarë të tjerë.
PROJEKTE DHE AKTIVITETE
Më datën 21 Maj, edhe këtë vit vazhdoi iniciativa ''Ta
Pastrojmë Kosovën''. Edhe Rrjeti jonë i'u bashkangjit kësaj
iniciative, sikurse disa nga anëtarët e tij.
Meridian Corporation, përkrahu këtë aktivitet mjaft të
nevojshëm për vendin tonë , ku një pjesë dërmuese e
vendit u pastrua.
Edhe Banka Raiffeisen i`u bashkangjit iniciativës për
pastrimin e Kosovës. Stafi i bankës shfrytëzuan këtë ditë
pune për të pastruar një pjesë të lagjes Arbëria në
Prishtinë.
2 | P a g e
INTERVISTË NË PROGRAMIN E MËNGJESIT NË RTK
Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të mjedisit të pastër në shëndetin publik Rrjeti CSR, nëpërmjet aktiviteteve të
shumta është duke vepruar në ngritjen e vetëdijës ekologjike dhe përmirësimin e gjendjës ekologjike në Kosovë.
CSR, PRAKTIKË E RE PËR KOSOVËN
Për më shumë, më poshtë keni linkun e emisionit në tërësi:
https://www.youtube.com/watch?v=bD0b7rd4bow
Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit tonë Z. Gazmend Ahmeti,
ishte i ftuar në programin e mëngjesit në Radio Kosovë
në kuadrin e rubrikës së rregullt të së shtunave
“Mengjesi ekologjik”, më 06 Qershor, 2015.
Ndër tjerash u bisedua për të mirat që sjell anëtarësimi
në Rrjetin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, për
ndërmarrjet anëtare dhe për mbarë shoqërinë.
U informua më hollësisht për rëndësinë, objektivat dhe
veprimet konkrete të anëtarëve të tij në çështje
ambientale.
Me datën 1 Qershor 2015, në televizionin Klan Kosova
gjatë emitimit të emisionit „‟Ekonimia me Erëzen‟‟ u
shtjellua tema e CSR-së si praktikë e re për Kosovën.
Ndër të tjera, gjatë emisionit mysafir ishte edhe Drejtori
Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova Z. Gazmend Ahmeti i cili
spjegoi më hollësisht për shikuesit se çka është CSR si
dhe rëndësinë e këtij Rrjeti për kompanitë anëtare, si
dhe për shoqërinë në përgjithësi.
3 | P a g e
TRAJNIM PËR MEDIA DHE GAZETARË
ENTERPRISE 2020 MANIFEST 2015
Më 09 Qershor Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore
Korporative - CSR, mbajti trajnimin e pare për media, ''
Bazat e CSR-së''.
Ky trajnim ishte i një rëndësie te madhe si për
promovimin e CSR- sè si Rrjet ashtu edhe për
vetëdijësimin e gazetarëve për CSR-në si një fushë e
re e bizneseve në Kosovë e cila po përhapet gjithnjë e
më shumë.
Këso lloj trajnimesh do të bëhen vazhdimisht nga Rrjeti
CSR Kosova i cili vazhdimisht promovon vlerat e
përgjegjësisë shoqërore!
4 | P a g e
Në përgjigje të nevojës urgjente për të adresuar papunësinë, ndryshimin e klimës dhe ndryshimet demografike në Evropë, „‟The
Corporate Social Responsibility‟‟ ka zhvilluar Enterprise 2020 Manifestin për veprim deri në vitin 2020.
Ky organizm 2 ditor ishte ndarë në pjesën interne në të cilën anetaret e CSR Europe mbajën diskutime mjaft produktive, e percjellur
më pas nga Kuvendi. Gjatë ditës së dytë, u lancua fushata me e rëndësishme deri më sot " Manifesto e Ndermarrjeve 2020", ku 42
Rrjete dhe Shoqata Kombetare së bashku me 10,000 anëtaret e saj u zotuan që do të bëjnë zbatimin e saj.
Manifesti u bën thirrje bizneseve dhe qeverive të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin veprime në tri prioritetet strategjike gjatë pesë
viteve deri në vitin 2020:
1. Prioritetizimi i përfshirjes së barabartë në punësim në të gjithë segmentet e ekonomisë.
2. Stimulimi i kompanive që të kyqen si partner të vendosur me komunitetin, komunën dhe regjionet në zbatimin e projekteve
zhvillimore, metoda të reja prodhuese, konsum dhe miërqenie.
3. Vendosjen e transparencës dhe të drejtave të njeriut në thelbin e të përformuarit të afarizmit.
Manifesti është përgjigjja e korporatave ndaj ndryshimeve ne përgjegjësinë sociale ndaj sfidave të parashtruara nga Komisioni
Evropian në strategjinë e 2020 të Europës që bën thirrje për rritje të zgjuar , të qëndrueshme dhe përfshirëse . Progresi i bizneseve
europiane drejt arritjes së prioriteteve Manifesti do të percillet gjatë pesë viteve të ardhshme nëpërmjet angzhimt online interaktiv te
CSR Evropës dhe Biznesit të cilat do të theksoj qindra nisma nga e gjithë Evropa .
CSR Evropa i bënë thirrje qeverive dhe bizneseve nëpër Evropë për të marrë në konsideratë dhe të ndërmarrin veprime nëpërmjet
iniciativave të tyre.
Manifesti u lansua në konferencen "Thirrja e Fundit per Evropën 2020" organizuar nga Sodalitas në Panairin/Expo Milano me 19
qershor 2015.
Pjesë e saj ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova, z. Gazmend Ahmeti, duke përfaqësuar kështu Rrjetin CSR në Kosovë.
TRAJNIM PËR ANËTARË DHE JOANËTARË
Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative investim
strategjik për bizneset
Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë
(CSR), ka organizuar një trajnim të specializuar në
fushën e CSR-së për anëtarët e tij aktual dhe atyre
potencial siç janë: CEO / menaxherë, zyrtarë të CSR-
së, Marketingut dhe PR.
Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi sipas Drejtorit
Ekzekutiv të CSR, z. Gazmend Ahmeti ishte rritja e
ndërgjegjësimit për CSR e po ashtu synimi për
5 | P a g e
përkrahjen e mëtutjeshme të rrjetit, duke siguruar kështu ndihmë për bizneset e Kosovës.
“Integrimi i CSR në operacionet e përditshme të kompanive / organizatave nuk është një çështje e zgjedhjes më, por një kusht për çdo
kompani për të qëndruar konkurrues në një afat më të gjatë, pavarësisht nga vendndodhja, sektori i biznesit apo madhësia. CSR ka
rritur rolin e saj si një aktivitet vullnetar altruist filantropik, duke u bërë një nga faktorët vendimtar nëse organizata do të mbijetojë apo jo”
tha ekspertja për CSR z. Lindita Daija.
Më konkretisht disa nga pikat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: Çfarë është CSR dhe çfarë nuk është, CSR kundrejt filantropisë dhe
altruizmit apo marketingut, pse kemi nevojë për CSR, dhe si duhet të aplikohet në kuadër të kompanive etj.
Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit nga kompani dhe institucionet e ndryshme patën mundësinë të marrin njohuri më të hollësishme për
konceptin e duhur për CSR. Po ashtu ky ishte një rast i mirë për tu bashkuar me Rrjetin e CSR Kosova. Në fund të trajnimit
pjesëmarrësit u certifikuan nga organizata.
Ky trajnimi u përkrah nga anëtaret e CSR: NewCo Ferronikeli, Raiffeisen Bank, PR Solutions dhe Meridian Corporation.
AKTIVITETET CSR TË KOMPANIVE ANËTARE
IPKO Foundation
nga studentët e ndritur të Kosovës janë zgjedhur për t'u bërë tashmë pjesë e familjes së shquar të 138 bursistëve.
Nga më shumë se 200 aplikime që Fondacioni IPKO ka marrë, 14 fitues janë përzgjedhur dhe vijnë nga universitete të ndryshme në
Kosovë, si: Universiteti i Prishtinës, Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), Kolegji ISPE, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),
dhe Universiteti i Pejës dhe kryesisht nga komuna si: Prishtinë, Pejë, Vushtrri, Ferizaj, Istog, dhe Fushë Kosovë. Numri i fi tuesve është
rritur nga 10 në 14 bursistë për shkak të ideve të treguara në aplikacionet dhe angazhimin e Fondacionit IPKO për të ndikuar pozitivisht
në sa më shumë studentë.
IPKO Foundation vazhdon të shpërblejë studentë të
suksesshëm të Kosovës
Përveç angazhimit në projekte të shumta teknologjike,
Fondacioni IPKO shpalli fituesit e raundit të 7-të të Programit të
Bursave “Next Generation” për vitin akademik 2015/16.
Pas një procesi dinamik të vlerësimit, më të mirët
6 | P a g e
Fondacioni IPKO ka kënaqësinë për të vazhduar të kontribuojë në zhvillimin akademik të të rinjëve kosovarë që tregojnë potencialin e
tyre, kapacitete intelektuale, ide inovative dhe ambicien për të arritur sukses edhe më tej.
Kjo është hera e shtatë që Fondacioni IPKO përkrah studentët të cilët posedojnë një vizion digjital për Kosovën. Që nga viti 2009,
Fondacioni ka investuar rreth 317,323.00 Euro të dedikuara për bursa. Ky Program i Bursave është themeluar për të shpërblyer
studentët e regjistruar në çdo universitet të akredituar në Kosovë, të cilët kanë pasion, kreativitet, dhe kapacitet për t‟u bërë udhëheqës
dixhital i vendit.
Prandaj, në qoftë se ju e konsideroni veten vizionar për të dalë me një ide inovative për digjitalizimin e Kosovës, Fondacioni i`u
inkurajon që të filloni të punoni nga tani për shkak se vitin e ardhshëm ju mund të jeni një nga bursistët! Fondacioni IPKO do të
vazhdojë të punojë për të shtuar studentë të ndritshëm në komunitetin tonë të dijetarëve të shkëlqyer.
Meridian
TË PASTROJMË LAGJEN TONË SË BASHKU
Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express “N‟ derë të
shtëpisë”, me datë 16 Prill 2015, mbajti aktivitetin e pastrimit te
lagjeve me moton-“TË PASTROJMË LAGJEN TONË SË
BASHKU”
Kjo iniciativë erdhi si rezultat i përkushtimit të Meridian Express
në domosdoshmërinë e ngritjes së zërit për ndryshimin e
sjelljes sonë karshi mirëmbajtjes së ambientit ku na rrethon.
Në kuadër të kësaj iniciative, Meridian Express me stafin e saj
kontriboj në secilën lagje që është prezent. Pastrimi i lagjeve
do të bëhet traditë e Meridian Expressit, me shpresën që kjo
iniciativë do të krijoj bazë shumë të rëndësishme për zhvillimin
dhe mbrojtjen e mjedisit.
7 | P a g e
ProCredit Bank
Vlen të theksohet se këto çanta janë prodhuar sipas standardeve më të larta ekologjike duke dëshmuar edhe tutje qasjen shumë të
përgjegjshme të Bankës ProCredit ndaj mbrojtjes së ambientit.
Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut
Për Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, 24 puntorë
të Meridian Group, dhuruan vullnetarisht gjak.
Përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kosovës për
Transfuzionin e gjakut (QKKTGJ), falenderuan Meridianin
për gadishmërinë dhe vullnetin që shprehin cdo vit për të
dhuruar gjak.
ProCredit Bank dhuron 150.000 qanta ekologjike
Banka ProCredit së bashku me bankat tjera simotra të rajonit
kanë ndërmarrë iniciativë mjedisore e cila ka për qëllim
ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit duke
reduktuar përdorimin e qeseve të plastikës.
Për këtë qëllim, rreth 600,000 çanta 100% pambuk organik
janë shpërndarë FALAS - ku 150,000 prej tyre janë dhuruar
qytetarëve të Kosovës përmes degëve të bankës, qendrave
tregtare dhe rrjeteve të marketeve.
8 | P a g e
ANËTARET E RINJË
Vala ka shtrirë rrjetin e saj në tërë territorin e Kosovës dhe që një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj shërbimet më të
avancuara të telefonisë mobile, brenda dhe jashtë operatorit Vala.
Lansimi i produkteve të reja, atraktiviteti i shërbimeve të ofruara, çmimet tejet joshëse si dhe kualiteti i lartë, ka bërë që Operatori
Publik VALA të jetë lider i shërbimeve të telekomunikimit në vend duke shërbyer mbi 1.2 milionë konsumatorë.
Njëkohësisht Telekomi i Kosovës mban primatin në tregun e telefonisë fikse dhe ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të
gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të
internetit (IPTV).
PTK në vazhdimësi synon që të jetë në hap me trendet botërore të zhvillimit, duke siguruar mbulueshmëri cilësore përmes rrjetit
mobil të Vala-s dhe atij fiks të Telekomit të Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që konsumatorët tanë të
kenë shërbime sa më cilësore. PTK-ja operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka marrëveshje roaming me një numër
të madh të operatorëve botërorë, në vende të ndryshme të botës.
PTK-ja ka përafërsisht 2400 punonjës ku Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve të PTK-së.
PTK – VALA
Mirèsevini në CSR Kosova!
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK) është kompani publike e
transformuar në shoqëri aksionare, e cila aktualisht përbëhet nga dy njësi të
biznesit: Vala dhe Telekomi i Kosovës, përmes të cilave PTK-ja ofron një gamë
të gjerë të produkteve të telefonisë mobile e fikse, me qëllim të përmbushjes së
nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.
Operatori i telefonisë mobile Vala ofron shërbime të llojllojshme për
konsumatorët e saj.
9 | P a g e
ÇKA ËSHTË RRJETI PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE KORPORATIVE – CSR?
CSR është një proces me qëllim për të përqafuar përgjegjësinë për veprimet e kompanisë dhe të inkurajojë një
impakt pozitiv përmes aktiviteteve të saj mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit, komunitetet, palëve të interesuara
dhe të gjithë anëtarët e tjerë të sferës publike.
PËR KOSOVA CSR NETWORK
Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative-CSR është një organizatë jo-qeveritare, rrjeti i parë i këtij lloji në
Kosovë. Ajo kërkon të përputhet plotësisht me Dhjetë Parimet e Global Compact e cila është një kornizë bazuar në
parime për bizneset, të cilat përfshijnë të drejtat e njeriut, eliminimin e punës së fëmijëve, promovimin e praktikave
miqësore me mjedisin, eliminimin e diskriminimit në lidhje me punësimin dhe profesionin, si dhe promovimin e
vlerat anti-korrupsion. Është anëtare e CSR Europe, që është rrjeti kryesor i biznesit Evropian për përgjegjësi
shoqërore korporative me rreth 70 korporatat multinacionale dhe 37 organizatat partnere kombëtare si anëtarë.
PSE TE BEHENI ANËTARË?
Ndërtimi besnikërisë së konsumatorit në bazë të vlerave të veçanta etike;
Benefite në ndërtimin e reputacionit në praktikat më të mira;
Mundësi të mira bashkëpunimi me reprezentuesit Kosovar dhe Europian
Mundësi te mira biznesi;
Rritja e reputacionit të kompanisë në nivel regjional dhe europian .
Tringë Smajli, No.21
Prishtina, Republika e Kosoves 10000
Zyra: +381 (0) 38 712 715 PËR ME SHUMË VIZITONI : WWW.CSRKOSOVO.ORG OSE NA KONTAKTONI : [email protected]
BËHU ANËTARË I RRJETIT CSR KOSOVA
10 | P a g e
Anëtarët tanë:
11 | P a g e