Të lutemi për gratë në Afrikën...

2
Dëgjoni kalendarin e lutjes online në twr-albania.com Të lutemi për gratë në Afrikën Lindore Afrika Lindore është një nga zonat më të varfra në botë. Përveç varfërisë së skajshme, shumë gra në të gjithë rajonin përballen me sfida të përbashkëta si analfabet- izmi, martesat e detyruara, poligamia dhe dhuna në familje. Gjithashtu janë të zakonshme çështjet shënde- tësore si shtatëzania në adoleshence, gjymtimi gjenital i femrave, prolapsi i mitrës, fistulat, kequshqyerja, vdekja e nënës dhe HIV / AIDS. Studimet kanë treguar se edu- kimi i komuniteteve rreth rreziqeve të disa praktikave të vjetra kulturore, duke promovuar trajtimin me respekt të grave dhe vajzave dhe duke e bërë mbrojtjen e fëmi- jëve një përparësi janë çelësat kryesore për tejkalimin e këtyre sfidave. Përshtatja dhe zbatimi i ligjeve kundër martesave të fëmijëve dhe abuzimit seksual të fëmijëve, së bashku me vendosjen e arsimit të detyrueshëm ose trajnimit të aftësive për të gjithë fëmijët do të forcojë komunitetet. Kur abuzuesit janë të turpëruar dhe të ndëshkuar, njerëzit do të fillojnë të ndryshojnë qëndrimet dhe ve- primet e tyre. Dhe kur të rriturit guxojnë të flasin dhe të veprojnë në emër të fëmijëve të tyre, komunitetet do të përparojnë. Kur vajzat mbesin shtatzënë shpesh detyrohen të mar- tohen me babain, i cili zakonisht është shumë më i moshuar. Trupat dhe emocionet e tyre nuk janë gati të jenë nëna ose gra. Ato braktisin shkollën dhe cikli i varfërisë dhe abuzimit vazhdon. Sigurimi i shtëpive të sigurta përveç edukimit ose trajnimit të aftësive për nënat e pamartuara është një mundësi për të paran- daluar abuzime të mëtejshme. Fëmijët kanë nevojë për prindërit dhe mësuesit, po aq sa edhe për udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit për t’u mësuar atyre në lidhje me çështjet e shëndetit dhe jetës, t’u tregojnë atyre përfitimet e respektimit të të tjerëve, t’u japë atyre pasion dhe qëllim për vendosjen e objektivave dhe t’i mbrojë ata duke i inkurajuar që të tejkalojnë sfidat dhe të përmirësojnë jetët e tyre. 23. Drejtuesit e Afrikës Lindore për të siguruar ujë të pijshëm të pastër dhe objektet sanitare të nevojshme për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse që marrin jetën e miliona njerëzve çdo vit. 24. Mbrojtjen e refugjatëve dhe të krishterëve të rinj që kanë lënë besimet e tyre të vjetra fetare. Lutuni gjithash- tu që atyre t’u lejohet të adhurojnë lirisht në Afrikën Lin- dore. 25. Krerët në Sudanin e Jugut, kombi më i ri në botë, për të mbrojtur dhe edukuar fëmijët e tyre dhe për të mos lejuar që ata të përdoren si ushtarë fëmijë. Lu- tuni për ushtarët fëmijë të cilët janë liruar pas viteve të tmerrshme. 26. Fëmijët e Sudanit Jugor. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë fëmijëve të moshës shkollore nuk po arsimohen, sipas shifrave të U.N. Tre të katërtat e popullsisë janë analfabetë. 27. Koordinatoren dhe përkthyesen vullnetare të “Shpresë për ty” për Ruandën për të gjetur një shtëpi të sigurt për familjen e saj ndërsa kthehen në vend për t’u shërbyer grave që kanë nevojë për shpresë në Jezusin. 28. Ndërmjetësuesit në Ruandë që përdorin kalendarin e lutjes në gjuhën Kiniaruanda. Lutuni për fonde për të ndihmuar me shpenzimet e një laptopi, shtypjen e kalendarëve të lutjes, vizitat, dhe fillimin e grupeve të lutjes dhe të dëgjuesve. 29. Vullnetarët që përkthejnë kalendarin e lutjes në gjuhët Luganda dhe Lango për ndërmjetësuesit në Ugandë. “Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.” (Gala- tasve 6: 9). 30. Gratë që jetojnë me HIV / AIDS në Afrikën Lindore. Shumë prej tyre janë lënë pas dore nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët e familjes dhe nuk janë në gjendje tu plotësohen nevojat e tyre. 31. Gjyshet dhe të tjerët që mbajnë përgjegjësi të rënda kur kujdesen për fëmijët jetimë të prindërve që kanë vdekur nga sëmundjet që lidhen me AIDS. “Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.” (Jakobi 1:27). MAJ 2018 Nëse dëshironi, mund t’i dërgoni kërkesat tuaja të lutjes në adresën postare: Kutia postare 130 Tiranë, ose në adresën elektronike: [email protected]

Transcript of Të lutemi për gratë në Afrikën...

Page 1: Të lutemi për gratë në Afrikën Lindoretwr-albania.com/wp-content/uploads/bsk-pdf-manager/... · Dëgjoni kalendarin e lutjes online në twr-albania.com Të lutemi për gratë

Dëgjoni kalendarin e lutjes online në twr-albania.com

Të lutemi për gratë në Afrikën Lindore

Afrika Lindore është një nga zonat më të varfra në botë. Përveç varfërisë së skajshme, shumë gra në të gjithë rajonin përballen me sfida të përbashkëta si analfabet-izmi, martesat e detyruara, poligamia dhe dhuna në familje. Gjithashtu janë të zakonshme çështjet shënde-tësore si shtatëzania në adoleshence, gjymtimi gjenital i femrave, prolapsi i mitrës, fistulat, kequshqyerja, vdekja e nënës dhe HIV / AIDS. Studimet kanë treguar se edu-kimi i komuniteteve rreth rreziqeve të disa praktikave të vjetra kulturore, duke promovuar trajtimin me respekt të grave dhe vajzave dhe duke e bërë mbrojtjen e fëmi-jëve një përparësi janë çelësat kryesore për tejkalimin e këtyre sfidave.

Përshtatja dhe zbatimi i ligjeve kundër martesave të fëmijëve dhe abuzimit seksual të fëmijëve, së bashku me vendosjen e arsimit të detyrueshëm ose trajnimit të aftësive për të gjithë fëmijët do të forcojë komunitetet. Kur abuzuesit janë të turpëruar dhe të ndëshkuar, njerëzit do të fillojnë të ndryshojnë qëndrimet dhe ve-primet e tyre. Dhe kur të rriturit guxojnë të flasin dhe të veprojnë në emër të fëmijëve të tyre, komunitetet do të përparojnë.

Kur vajzat mbesin shtatzënë shpesh detyrohen të mar-tohen me babain, i cili zakonisht është shumë më i moshuar. Trupat dhe emocionet e tyre nuk janë gati të jenë nëna ose gra. Ato braktisin shkollën dhe cikli i varfërisë dhe abuzimit vazhdon. Sigurimi i shtëpive të sigurta përveç edukimit ose trajnimit të aftësive për nënat e pamartuara është një mundësi për të paran-daluar abuzime të mëtejshme.

Fëmijët kanë nevojë për prindërit dhe mësuesit, po aq sa edhe për udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit për t’u mësuar atyre në lidhje me çështjet e shëndetit dhe jetës, t’u tregojnë atyre përfitimet e respektimit të të tjerëve, t’u japë atyre pasion dhe qëllim për vendosjen e objektivave dhe t’i mbrojë ata duke i inkurajuar që të tejkalojnë sfidat dhe të përmirësojnë jetët e tyre.

23. Drejtuesit e Afrikës Lindore për të siguruar ujë të pijshëm të pastër dhe objektet sanitare të nevojshme për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse që marrin jetën e miliona njerëzve çdo vit.

24. Mbrojtjen e refugjatëve dhe të krishterëve të rinj që kanë lënë besimet e tyre të vjetra fetare. Lutuni gjithash-tu që atyre t’u lejohet të adhurojnë lirisht në Afrikën Lin-dore.

25. Krerët në Sudanin e Jugut, kombi më i ri në botë, për të mbrojtur dhe edukuar fëmijët e tyre dhe për të mos lejuar që ata të përdoren si ushtarë fëmijë. Lu-tuni për ushtarët fëmijë të cilët janë liruar pas viteve të tmerrshme.

26. Fëmijët e Sudanit Jugor. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë fëmijëve të moshës shkollore nuk po arsimohen, sipas shifrave të U.N. Tre të katërtat e popullsisë janë analfabetë.

27. Koordinatoren dhe përkthyesen vullnetare të “Shpresë për ty” për Ruandën për të gjetur një shtëpi të sigurt për familjen e saj ndërsa kthehen në vend për t’u shërbyer grave që kanë nevojë për shpresë në Jezusin.

28. Ndërmjetësuesit në Ruandë që përdorin kalendarin e lutjes në gjuhën Kiniaruanda. Lutuni për fonde për të ndihmuar me shpenzimet e një laptopi, shtypjen e kalendarëve të lutjes, vizitat, dhe fillimin e grupeve të lutjes dhe të dëgjuesve.

29. Vullnetarët që përkthejnë kalendarin e lutjes në gjuhët Luganda dhe Lango për ndërmjetësuesit në Ugandë. “Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.” (Gala-tasve 6: 9).

30. Gratë që jetojnë me HIV / AIDS në Afrikën Lindore. Shumë prej tyre janë lënë pas dore nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët e familjes dhe nuk janë në gjendje tu plotësohen nevojat e tyre.

31. Gjyshet dhe të tjerët që mbajnë përgjegjësi të rënda kur kujdesen për fëmijët jetimë të prindërve që kanë vdekur nga sëmundjet që lidhen me AIDS. “Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.” (Jakobi 1:27).

MAJ 2018Nëse dëshironi, mund t’i dërgoni kërkesat tuaja të lutjes në adresën postare: Kutia postare 130 Tiranë, ose në adresën elektronike: [email protected]

Page 2: Të lutemi për gratë në Afrikën Lindoretwr-albania.com/wp-content/uploads/bsk-pdf-manager/... · Dëgjoni kalendarin e lutjes online në twr-albania.com Të lutemi për gratë

Të lutemi për...

1. Gratë që jetojnë në varfëri, të paafta për të lexuar ose shkruar, që të kenë mundësinë të më-sojnë Fjalën e Perëndisë nëpërmjet radios. Lutuni për fonde në mënyrë që programi “Shpresë për ty” të jetë në dispozicion në më shumë gjuhë. “Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?” (Jakobi 2: 5)

2. Prindërit që t’u japin vajzave të tyre një arsim dhe të mos i detyrojnë ato të martohen me njerëz që do t’i abuzojnë. Lutuni gjithashtu që vajzat të kuptojnë të drejtat e tyre ligjore për të refuzuar një martesë të detyruar dhe që udhëheqësit e ko-munitetit do të sigurojnë mbrojtje për këto vajza.

3. Gratë që jetojnë në qytetet e shkatërrara pas lufte në Afrikën Lindore për të njohur paqen dhe shpresën në Jezusin. “Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” (Filipi-anëve 4: 7).

4. Stabilitet politik dhe ekonomik në Afrikën Lin-dore në mënyrë që burimet e nevojshme, kujdesi mjekësor dhe furnizimet ushqimore të vihen në dispozicion të grave dhe familjeve të tyre. Lutuni gjithashtu për refugjatët dhe personat e zhven-dosur brenda vendit të cilët dëshirojnë të zhven-dosen në një vend të sigurt.

5. Gratë që lindin foshnjat e tyre në shtëpi, në lagjet e varfëra, ose edhe jashtë në natyrë, duke i vënë ato në rrezik që të vdesin nga komplikimet ose vuajtjet për vite të tëra nga fistulat ose pro-lapsi i mitrës, rezultat i i procesit të gjatë dhe jo normal të lindjes.

6. Mundësi për 27,000 refugjatë në Xhibuti për të dëgjuar të vërtetën rreth dashurisë së Perëndisë. Zyrtarët kanë rënë dakord të integrojnë refugjatët në sistemet e tyre kombëtare të arsimit, përfundi-misht duke u dhënë atyre çertifikata që njihen në të gjithë rajonin.

7. Siguri për anëtarët e ekipit të “Shpresë për ty” të Amharik dhe Oromos në Etiopi dhe dëgjuesit që jetojnë në varfëri të rëndë, në burgje, me probleme

të mëdha shëndetësore (prolapsi i mitrës, fistulat) dhe me pasojat e abuzimit (sulmet acide, martesat e fëmijëve, përdhunim).

8. Radio dramën “Zëri i shërimit “për të edukuar gratë e prekura nga fistulat dhe për t’i siguruar ato për dashurinë e Perëndisë për to. Lutuni gjithashtu për planet për të regjistruar “Zërin e shërimit “në gjuhët Amharike dhe Oromo.

9. Vajzat e reja që janë të detyruara t’i nënshtro-hen gjymtimit gjenital të femrave (FGM) dhe të përballen me komplikime gjatë gjithë jetës nga procedura, duke përfshirë dhe dhimbjet ekstreme, hemoragjitë dhe infeksionet. Lutuni që prindërit t’i kuptojnë këto pasoja të dëmshme dhe të kërkojnë një ndalesë për këtë traditë kulturore.

10. Mbrojtjen e Perëndisë mbi fëmijët që përbal-len me ndikimet e këqija dhe presionit të bashkë-moshatarëve që i çojnë ata të bëjnë zgjedhje të gabuara në jetë. Lutuni për ata që janë në rrezik të abuzimit të drogës, alkoolizmit dhe adhurimit të djallit.

11. Gratë e prekura nga dhuna në familje në Af-rikën Lindore. Policia shumë shpesh nuk i merr seriozisht ankesat, dhe gjykimet kërkojnë vite për të arritur në gjykata.

12. Gratë në Burundi të cilat nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë, por thellë dëshirojnë të mësoj-në. Lavdëroni Zotin për trajnimin katër-ditor në vitin 2017 gjatë së cilit gratë ishin në gjendje të flisnin për vuajtjet e tyre. Disa udhëtuan milje të tëra në këmbë për të marrë pjesë në seminar sepse nuk kishin fare autobus. Disa erdhën me fëmijët e tyre.

13. Fëmijë, të rinj dhe të moshuar, për të nderuar dhe respektuar nënat e tyre dhe që fëmijët e rritur do të mbrojnë nënat e tyre. Lutuni që nënat të marrin inkurajim dhe mbështetje nga kishat lokale. “Ndero atin tënd dhe nënën tënde” (Eksodi 20:12).

14. Familjet e krishtera ungjillore, duke përfshirë fëmijët, të cilët po arrestohen në shtëpitë e tyre në Eritrea. Lutuni gjithashtu për Eritreasit që ikin nga vendi i tyre vetëm për t’u rrëmbyer dhe të mbahen për harac në Çad, Libi, Somali dhe vende të tjera.

15. Drejtim dhe mençuri për ekipet e Suahilit të “Shpresë për ty” në Kenia dhe Tanzani, ndërsa përk-thejnë, përshtasin dhe regjistrojnë këto programe në mënyrë që shumë njerëz të preken dhe të çojnë në një marrëdhënie personale me Perëndinë. “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekur-ish, do të shpëtohesh.” (Romakëve 10: 9).

16. Udhëheqësit në Kenia ndërsa punojnë për të reduktuar pengesat që nuk i lejojnë vajzat adolesh-ente të edukohen. Lutuni për gratë në të gjithë Afrikën Lindore që marrin trajnim për shkrim-lexim.

17. Gratë që janë braktisur nga burrat e tyre ose që nuk kanë marrëdhënie të besueshme dhe të kujdesshme me burrat në jetën e tyre. Lutuni që këto gra do të marrin trajnim aftësish për të gjeneruar të ardhura në mënyrë që ato të mund të sigurojnë për fëmijët e tyre. Lutuni gjithashtu për të vejat dhe nënat e vetme që shmangen dhe pastaj luftojnë për të mbijetuar.

18. Gratë somaleze anembanë botës që kërkojnë të vërtetën për Perëndinë. Lutuni për siguri për gratë e krishtera të Somalisë që kërkojnë të arrijnë të tjerat duke ofruar shpresë në Jezusin. Më shumë se 6,000 janë bashkuar në faqen Facebook të grave të krishtera somaleze.

19. Shtëpinë e Ana në Tanzani, ku gratë mësojnë të qepin ose të përgatisin sende për të shitur. Pothuajse 70 për qind e rreth 50 milion njerëzve në Tanzani je-tojnë në varfëri.

20. Vullnetarët e përkushtuar që përpiqen të vizitojnë 343 grupe lutjesh në Tanzani (më shumë se 2,500 ndërmjetës) dhe për sigurimin e fondeve të nevojshme për transportin e tyre. Ata ndonjëherë udhëtojnë dis-tanca të gjata, ndonjëherë 19 orë, me autobus për të arritur dëgjues dhe ndërmjetësues.

21. Gratë që vuajnë për shkak të praktikës së zakon-shme të poligamisë. Lutuni që të bëhen më shumë ligje dhe të zbatohen për të mbrojtur njësinë familjare. “Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efesianëve 3:20).

22. Gratë nga Kongo dhe Burundi në kampet e ref-ugjatëve në Tanzani. Lutuni për gratë që shkojnë tek refugjatë dhe sigurojnë radiot në mënyrë që të mund të dëgjojnë programin “Shpresë për ty “.

Të lutemi për gratë në Afrikën e Lindore (Burundi, Xhibuti,Eritrea, Kenia, Ruanda, Somalia, Sudan i Jugut, Tanzania dhe Uganda)