TË DREJTAT E NJERIUT versioni i permisuar - krct.orgkrct.org/raporte/TE_DREJTAT_E_NJERIUT_NE... ·...

76
Qendra Kosovare për Rehabilimin e të Mbijetuarve të Torturës The Kosova Rehabilitaon Centre for Torture Vicms JANAR – DHJETOR 2012 TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në instucionet e shëndet mendor në Kosovë, përkrahet nga: Rapor i tretë vjetor, Janar 2013 QKRMT, Prish ti CIVIL RIGHTS DEFENDERS

Transcript of TË DREJTAT E NJERIUT versioni i permisuar - krct.orgkrct.org/raporte/TE_DREJTAT_E_NJERIUT_NE... ·...

Qendra Kosovare për Rehabili!mine të Mbijetuarve të Torturës

The Kosova Rehabilita!onCentre for Torture Vic!ms

JANAR – DHJETOR 2012

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONETE SHËNDETIT MENDOR

Promovimi i të drejtave të njeriut për personate privuar nga liria, të vendosur në ins!tucionete shënde!t mendor në Kosovë, përkrahet nga:

Rapor! i tretë vjetor, Janar 2013QKRMT, Prish nëti

CIVIL

RIGHTS

DEFENDERS

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET

E SHËNDETIT MENDOR

JANAR – DHJETOR 2012

Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në institucionet e shëndetit mendor në Kosovë, përkrahet nga:

Raporti i tretë vjetor, Janar 2013

QKRMT, Prishtinë

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

Projekti “Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria të vendosur në institucionet e Shëndetit Mendor në Kosovë”, përkrahet nga Civil Rights Defenders – CRD (Mbrojtësit e të Drejtave Civile).

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të QKRMT-së dhe jo doemos pasqyrojnë qëndrimet e CRD-së.

Autore: Fatmire Haliti, Menaxhere e projektit

Redaktore: Dr.Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive në QKRMT Monitoruesit: Dr.Feride Rushiti, Fatmire Haliti, Dr.Melita Kallaba, Dr.Reshat Bajrami

Publikimet 2013 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Janar 2013

Kontakti: Rr.Hamëz Jashari 16b/2 10000 Prishtinë, Kosovë Tel/Fax: +381 (0)38 243 707 E-mail: [email protected] Website: www.krct.org

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

3

Përmbajtja:

Akronimet ......................................................................................... 7 Falënderime ...................................................................................... 8 1. Në përgjithësi për monitorimin e institucioneve të shëndetit mendor .......................................................................................... 9 1.1.Metodologjia ............................................................................. 12 2. Struktura e institucioneve të monitoruara nga qkrmt .................. 14 3. Monitorimi i përmbushjes/zbatimit të rekomandimeve .............. 15 4. Progresi i arritur gjatë periudhës monitoruese ............................ 18 5. Të gjeturat kryesore gjatë vitit 2012 ........................................... 20 6. Trajtimi i personave me aftësi të kufizuara mendore .................. 25 7. Të drejtat ligjore dhe organizimi institucional ............................ 28 7.1. Të drejtat ligjore (trashëgimia dhe të tjerat) ............................ 28 7.2. Akomodimi dhe trajtimi i personave mbi moshën 65 vjeçare . 29 7.3. E drejta në informim dhe procedura e ankesave ...................... 30 7.4. De-institucionalizimi ............................................................... 31 7.5. Kategorizimi ............................................................................ 32 7.6. Koordinimi ndër institucional .................................................. 33 7.7. Buxheti i pamjaftueshëm ......................................................... 34 7.8. Stafi dhe ngritja e kapaciteteve ................................................ 34 8. Standardet dhe kushtet e jetesës.................................................. 37 8.1. Infrastruktura dhe kushtet e banimit ........................................ 37 8.2. Ushqimi dhe kuzhina ............................................................... 39 8.3.Veshmbathja ............................................................................. 40 8.4. Higjiena ................................................................................... 40 9. Tretmani dhe shërbimet shëndetësore ......................................... 43 9.1. Shërbimet shëndetësore ekzistuese në institucionet e shëndetit

mendor ...................................................................................... 43 9.2. Trajtimi shëndetësor dhe plani i trajtimit ................................. 44 9.3. Furnizimi me medikamente ..................................................... 45 9.4. Evidencat dhe protokollet ........................................................ 45 9.5. Protokolli për menaxhimin e rasteve me kriza......................... 46 10. Aktivitet dhe angazhimi ............................................................ 49 11. Raportet e përgjithshme (të brendshme dhe të jashtme) ........... 51 11.1. Raportet familjare dhe jeta private ......................................... 51 11.2. Raportet brenda institucionit .................................................. 51 11.3. Stigma dhe paragjykimet ....................................................... 52

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

4

12. Njësia psikiatrike në prishtinë .................................................. 53 13. Rekomandimet .......................................................................... 55 14. Aktivitet e tjera dhe lobimi ....................................................... 58 14.1. Krijimi i protokollit për reagim profesional dhe terapeutik te

sjelljet e çrregulluara ................................................................. 58 14.2. "26 qershori" - dita ndërkombëtare në mbështetje të viktimave

të torturës ................................................................................... 60 14.3. Tryeza e diskutimit “e drejta në trashëgimi për personat me

aftësi të kufizuara mendore”...................................................... 61 14.4. Konkluzionet nga tryeza e diskutimit “e drejta në trashëgimi

për personat me aftësi të kufizuara mendore” .......................... 63 14.5. Ekspozita “dëgjo zërin tim dhe shiko vullnetin tim” ............. 66 14.6. Konferenca vjetore "të drejtat e njeriut në institucionet e

shëndetit mendor"...................................................................... 68 14.7. Bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e tjera ......... 70

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

5

Monitorimi i të drejtave të njeriut në vendet e ndalimit në Kosovë Të gjithë personat e privuar nga liria (PPL) duhet të trajtohen njerëzisht dhe të respektohet dinjiteti i tyre si qenie njerëzore. Këto të drejta janë mishëruar në dokumentet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare të obliguara ligjërisht. Megjithatë, kjo kategori është veçanërisht në rrezik për t’iu cenuar të drejtat, duke qenë se PPL mbahen larg syve të publikut. Prandaj, roli i shoqërisë civile si monitorues i jashtëm dhe i pavarur është esencial në dokumentimin dhe adresimin e shkeljeve të mundshme në vendet e ndalimit në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) po hynë në vitin e katërmbëdhjetë të ekzistencës së saj. Që nga viti 1999, kjo organizatë ka punuar në luftimin e torturës dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë. Gjatë gjithë këtyre viteve, QKRMT ka funksionuar si qendër kryesore reference për trajtimin dhe rehabilitimin e torturës dhe të mbijetuarve të luftës. Mandati i QKRMT është unik në krahasim me OJQ-të tjera kosovare për të drejtat e njeriut, në kuptimin që kjo organizatë posedon një mandat specifik për të luftuar torturën përmes monitorimit dhe dokumentimit parandalues të shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendet e ndalimit.

Në përputhje me strategjinë e saj parandaluese, monitoruesit e QKRMT kanë vizituar rregullisht të gjitha burgjet, vendet e ndalimit dhe ato të paraburgimit që nga viti 2007, ndërsa institucionet e shëndetit mendor nga viti 2010. Qëllimi i këtij aktiviteti është vlerësimi i nivelit të trajtimit dhe kushteve të përgjithshme duke iu referuar standardeve ligjore ndërkombëtare dhe atyre rajonale për personat e privuar nga liria dhe parandalimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këto institucione.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

6

Raporti aktual i QKRMT-së është një sintezë e punës profesionale të zhvilluar në vitin e tretë të projektit, i cili synon të jap një ekspoze edhe më të qartë për dinamikën dhe rezultatet e monitorimit, të masave të marra në zbatim të rekomandimeve të QKRMT-së për përmirësimin e kushteve të përgjithshme dhe avancimin e nivelit të trajtimit për personat e privuar nga liria e tyre.

Me anë të një qasjeje profesionale dhe konstruktive, QKRMT ka ndërtuar marrëdhënie besimi dhe konfidencialiteti me personat me aftësi të kufizuara mendore, familjet e tyre, komunitetet etj, si dhe marrëdhënie të mira bashkëpunimi me zyrtarët e të gjitha institucioneve të shëndetit mendor në Kosovë. Ekspertiza e QKRMT në monitorimin e vendeve të ndalimit në Kosovë është e njohur nga aktorë të rëndësishëm kombëtarë, rajonal dhe ndërkombëtarë. Raportet e QKRMT-së shërbejnë për gjenerimin e hapave konkret nga institucionet vendimmarrëse dhe gjetjet e saj janë cituar rregullisht nga raportet e të Drejtave të Njeriut të Departamentit të Shtetit (SHBA), Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, dhe nga Komiteti Evropian për Parandalimit e Torturës (CPT).

QKRMT është falënderuese për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të institucioneve të shëndetit mendor dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilat vlerësojnë mjaft punën e QKRMT-së dhe kanë vërejtur se mjaft konstatime të QKRMT-së iu kanë shërbyer atyre dhe kanë pasur ndikim në përmirësimin e kushteve dhe respektimin e të drejtave të këtyre personave.

Dr. Feride Rushiti

Drejtoreshë Ekzekutive në QKRMT

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

7

AKRONIMET

MPMS – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MSH – Ministria e Shëndetësisë

MD – Ministria e Drejtësisë

ISSH – Instituti Special në Shtime

SHK – Shtëpi në Komunitet për Personat me Aftësi të

Kufizuara Mendore

SHF – Shtëpi e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore

QIRSKP - Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të

Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime

SHIB – Shtëpi për Integrim në Bashkësi

QSHM – Qendra e Shëndetit Mendor

QPS – Qendra për Punë Sociale

NjP – Njësia Psikiatrike

QKUK – Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës

KP – Klinika Psikiatrike pranë QKUK-së

MKP – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim

IAP – Institucioni i Avokatit të Popullit

KMDLNJ – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të

Njeriut

KPT – Komiteti për Parandalimin e Torturës

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

8

FALËNDERIME

QKRMT falënderon në mënyrë të posaçme Civil Rights Defenders – CRD (Mbrojtësin e të Drejtave Civile) për përkrahjen e këtij projekti dhe për mbështetjen ndaj iniciativave të tilla të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor në Kosovë, si dhe mbështetjen e iniciativave të tjera të QKRMT-së.

Gjithashtu QKRMT shprehë konsideratë dhe falënderon të gjithë personat, institucionet e Kosovës, organizatat vendore dhe ndërkombëtare si dhe ekspertët e fushave të ndryshme për kontributin e ofruar në monitorimin dhe realizimin e aktiviteteve në institucionet e shëndetit mendor1 dhe të kujdesit institucional2.

Falënderim i veçantë i drejtohet monitoruesve, bashkëpunëtorëve si dhe gjithë stafit të QKRMT-së, për ndihmën, kritikat dhe sugjerimet e ofruara gjatë procesit të monitorimit, hulumtimit dhe përpilimit të këtij raporti.

1 Institucione të menaxhuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), në të cilat janë të

vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore. 2 Institucione të menaxhuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS),

në të cilat janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

9

1. NË PËRGJITHËSI PËR MONITORIMIN E INSTITUCIONEVE TË SHËNDETIT MENDOR

Në kuadër të fushatës së saj për respektimin e të drejtave të njeriut si dhe parandalimit të torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit apo denigrimit njerëzor, QKRMT nga Janari 2010 ka filluar implementimin e projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria të vendosur në institucionet e shëndetit mendor në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Civil Rights Defenders – CRD (Mbrojtësi i të Drejtave Civile). Në kuadër të këtij projekti, ekipi monitorues i QKRMT-së ka realizuar vizita monitoruese në institucionet e shëndetit mendor dhe ato të kujdesit institucional ku janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore. Çdo personi të vendosur në institucione shtetërore dhe që mbikëqyret nga autoritetet, i garantohet trajtimi human dhe respektimi i të drejtave të tij. Personat me aftësi të kufizuara mendore që janë të vendosur në institucione të shëndetit mendor apo ato të kujdesit institucional janë larg vëmendjes së opinionit dhe janë nën mëshirën e autoriteteve përgjegjëse, kështu që ata vazhdimisht mbeten të ekspozuar ndaj mundësisë për shkeljen e të drejtave të tyre. Në këtë kuptim monitorimi i këtyre institucioneve nga QKRMT, ka për qëllim që të vlerësojë respektimin e të drejtave të njeriut, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së këtyre institucioneve. Për më shumë projekti ka kontribuar në menaxhimin më të mirë të këtyre rasteve dhe në përmirësimin e shërbimeve, duke rritur kështu plotësimin e ligjeve të aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare nga autoritetet e vendit. Raporti “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor”, është nxjerrë në bazë të 25 vizitave monitoruese

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

10

dhe realizimit të 54 intervistave individuale me rezidentët e këtyre institucioneve, observimit të përgjithshëm të ambienteve të këtyre institucioneve, takimeve me udhëheqësit dhe stafin e institucioneve si dhe shikimit të protokolleve dhe dosjeve mjekësore. Vendosja dhe trajtimi i personave me aftësi të kufizuar mendore ka një shtrirje të gjerë si në aspektin territorial po ashtu edhe atë strukturorë. Aktualisht në Kosovë janë 16 institucione të cilat janë të dedikuara për ti vendosur personat me aftësi të kufizuar mendore; Njësia Psikiatrike si dhe Shtëpia e të Moshuarve në të cilën po ashtu janë të vendosur disa persona me aftësi të kufizuara mendore. Vendosja e këtyre personave bëhet pas kërkesës nga familjarët e tyre apo sipas vendimit të gjykatës. Zakonisht personat e vendosur në këto institucione nuk kanë familjarë që mund të përkujdesen për ta dhe kjo është njëra ndër arsyet që vendosen në këto institucione. Në bazë të legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi të institucioneve ku janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore, ata duhet t’i plotësojnë disa parakushte për të qenë rezidentë i këtyre institucioneve, siç janë: shkalla e aftësisë së kufizuar, heqja e zotësisë për të vepruar (për rezidentët në institucionet e MPMS), mungesa e kushteve adekuate për jetesë, mungesa e përkujdesjes nga familja, etj.. Institucionet qeveritare kanë hartuar rregullat e brendshme për sistemimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, organizmin dhe funksionimin e institucioneve përkatëse si dhe përcaktimin e shërbimeve për këta persona, duke përfshirë: akomodimin; organizimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale; përfaqësimin e të drejtave të tyre etj..

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

11

Mirëpo, meqenëse Kosova nuk ka ende ligj të veçantë që e rregullon trajtimin e kësaj kategorie, e gjithashtu nuk ka as Ligj për Shëndetin Mendor, monitorimi i QKRMT-së iu ka referuar disa standardeve minimale për akomodimin dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore sipas standardeve të Komitetit për Parandalimin e Torturës (KPT) si dhe konventave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e këtyre personave. Përveç monitorimit të rregullt dhe nxjerrjes së rekomandimeve, QKRMT ka promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore, qoftë përmes lobimit dhe avokimit për përmirësimin e trajtimit të këtyre personave, qoftë përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme publike me karakter sensibilizues dhe vetëdijsues. Fjala persona me aftësi të kufizuara, në këtë raport iu referohet rezidentëve të vendosur në institucionet e monitoruara3. Ndërsa fjala institucione të shëndetit mendor, në vazhdim të këtij raporti përfshinë si institucionet e shëndetit mendor që menaxhohen nga MSH po ashtu edhe institucionet e kujdesit institucional të menaxhuara nga MPMS në të cilat janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore.

3 Në kuadër të projektit janë monitoruar këto institucione: Instituti Special në Shtime

(ISSH), Shtëpia në Komunitet (SHK) në Shtime, SHK në Ferizaj, SHK në Kamenicë, SHK

në Vushtrri, SHK në Deçan, SHK në Graçanicë dhe Shtëpia e Fëmijëve (SHF) në

Shtime – institucione të menaxhuara nga MPMS; Qendra për Integrimin dhe

Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronikë Psikiatrik (QIRSKP), Shtëpia Integruese në

bashkësi (SHIB) në Prishtinë (Fushë Kosovë), SHIB në Gjilan, SHIB në Mitrovicë, SHIB

në Gjakovë, SHIB në Pejë dhe SHIB në Prizren – institucioneve të menaxhuara nga

MSH; si dhe Njësia Psikiatrike pranë QKUK-së në Prishtinë.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

12

1.1. Metodologjia Që nga fillimi i monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor, QKRMT ka rekrutuar ekipin profesional për monitorim dhe ka ndërtuar metodologjinë e monitorimit duke ia përshtatur nevojave dhe kategorive.

Pjesa kryesore dhe më e rëndësishmja e monitorimit ka qenë realizimi i vizitave monitoruese duke u mbështetur mbi termat specifikë të referencave të përgatitura në zbatimin e standardeve vendore dhe ndërkombëtare për monitorim. Objektivat e këtyre vizitave kanë konsistuar kryesisht në:

o Vlerësimin e gjendjes aktuale në institucionet e shëndetit mendor konform standardeve vendore dhe ndërkombëtare;

o Vlerësimin e trajtimit dhe akomodimit të rezidentëve në kuadër të respektimit të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut;

o Shikimin e dokumentacionit eventual; o Draftimin dhe prezantimin e rekomandimeve

paraprake dhe përfundimtare. Rëndësi e veçantë gjatë monitorimit i kushtohet kushteve materiale në këto institucione dhe vlerësimit të trajtimit të rezidentëve. Aktiviteti monitorues realizohet duke observuar në përgjithësi të gjitha ambientet e banimit si dhe duke organizuar takime dhe intervista me zyrtarët sipas skemës së mëposhtme: � Takime me drejtuesit e institucioneve ose personat e autorizuar;

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

13

� Takime me rezidentët4 – gjithmonë konfidenciale dhe kryesisht pa praninë e personelit të institucionit;

� Observimi i përgjithshëm në të gjitha ambientet e institucionit (dhomat e rezidentëve, dhomat e aktiviteteve, ambientet e kuzhinës, ambientet shëndetësore, etj);

� Takime me stafin e institucionit;

� Takime përmbyllëse me drejtuesit e institucionit, përmbledhje e gjetjeve paraprake dhe rekomandimeve të evidentuara gjatë vizitës.

Deri më tani vizitat monitoruese në këto institucione janë realizuar në bazë të lejes paraprake nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) si dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), ku para çdo vizite paraprakisht është dashur të njoftohet stafi i institucionit që monitorohet. Mirëpo kjo mënyrë e realizimit të vizitave nuk ka mundur të garanton nxjerrjen e fakteve dhe njohurive reale mbi kushtet aktuale në institucionet që janë monitoruar. Por, pritet që gjatë vitit vijues (2013) këto vizita të realizohen pa-paralajmërim.

Raporti “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor” është bazuar në standardet e përmendura në termat e referencës, duke u fokusuar në pika të veçanta të vërejtura gjatë vizitave, si: baza ligjore për vendosjen e rezidentëve; infrastruktura dhe akomodimi; kuzhina dhe ushqimi; higjiena personale; veshmbathja; përkujdesja shëndetësore; aktivitetet; kontakti me botën e jashtme; marrëdhëniet mes rezidentëve dhe stafit si dhe mes vet rezidentëve; të drejtat private dhe familjare; e drejta në ankesa, peticione dhe procedurat disiplinore; kapacitet profesionale; ngritja profesionale e stafit; etj..

4 Fjala rezidentë në këtë raport iu referohet personave me aftësi të kufizuara

mendore të vendosur në institucionet e shëndetit mendor.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

14

2. STRUKTURA E INSTITUCIONEVE TË MONITORUARA NGA QKRMT

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

15

3. MONITORIMI I PËRMBUSHJES/ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE

Ekipi i QKRMT-së, në vazhdimësi ka përcjell zbatimin e rekomandimeve të nxjerra nga monitorimi i vitit të kaluar dhe ka bërë matjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve nga ana e institucioneve përkatëse. Në raportin e monitorimit gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2012, QKRMT përcjell zbatimin e rekomandimeve si në vijim: Rekomandimet për vitin 2012 Realizimi i rekomandimeve 1) Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërsektorial mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë këtij vitit ka pasur progres sa i përket bashkëpunimit mes dy ministrive, mirëpo herë pas herë ka pasur situata kur ka munguar bashkëpunimi dhe koordinimi mes MSH me MPMS, sidomos në institucionet komunale.

2) De-institucionalizimi i QIRSKP-së dhe ISSH-së në bazë të strategjisë së MSH-së.

De-institucionalizimi i QIRSKP-së dhe ISSH-së ka qenë shqetësim edhe për këtë vit. Nuk ka pasur zhvillim progresiv në de-institucionalizimin e këtyre institucioneve, përkatësisht numri i rezidentëve që trajtohen në këto institucione mbetet i pa ndryshuar.

3) Mirëmbajtja e infrastrukturës së këtyre institucioneve në përputhje me nevojat e rezidentëve.

Përkundër rinovimeve në disa institucione (SHK Deçan, SHK Kamenicë, SHK Ferizaj, SHK Graçanicë) gjendja e përgjithshme gjatë kohës së monitorimit ishte jo e mirë, për shkak se rinovimet ishin të dobëta. Pra, rinovimet dhe krijimi i kushteve cilësore për jetesë, nuk janë realizuar në përputhje me nevojat e rezidentëve.

4) Furnizimi i rregullt me medikamente në këto institucione.

Në institucionet që menaxhohen nga MPMS, furnizimi me medikamente ka qenë i rregullt, përkatësisht ekipi i QKRMT-së, nuk ka evidentuar raste të mungesës së medikamenteve të nevojshme. Ndërsa në të gjitha

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

16

institucionet e menaxhuara nga MSH, mungesa e disa medikamenteve ka qenë e vazhdueshme gjatë tërë vitit.

5) Krijimi i protokollit dhe udhërrëfyesit për rastet me sjellje agresive dhe vetëlëndimet.

QKRMT ka iniciuar krijimin e grupit punues për ndërtimin e Protokollit. Grupi punues i cili është emëruar nga Ministri i Shëndetësisë, përbëhet nga zyrtarë të shëndetit mendor dhe profesionist që merren direkt me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore. Protokolli është draftuar dhe tani është duke u finalizuar për aplikim.

6) Rritja e përkrahjes financiare dhe motivimi i stafit, përfshirë rrezikshmërinë në punë, pagesën e kujdestarive dhe punës gjatë festave zyrtare, etj..

QKRMT mirëpret ngritjen e pagave për stafin e këtyre institucioneve si dhe pagesën e kujdestarive për stafin e institucioneve të menaxhuara nga MSH, mirëpo nuk ka pasur ndryshime në pagesat e kujdestarive të stafit të institucioneve të menaxhuara nga MPMS, dhe as pagesë për rrezikshmëri dhe punë gjatë festave zyrtare – nga të dyja ministritë.

7) Zgjidhja e përhershme dhe adekuate për vendosjen e rezidentëve mbi moshën 65 vjeçare, ku trajtimi do t’iu përshtatet nevojave të tyre.

Nuk është ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e akomodimit dhe të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore që janë mbi moshën 65 vjeçare.

8) Stigmatizimi dhe paragjykimet të luftohen përmes fushatës propaganduese dhe sensibilizimit.

Përkundër që personat me aftësi të kufizuara mendore stigmatizohen nga rrethi dhe vetë institucionet, nuk është ndërmarrë ndonjë fushatë sensibilizuese apo propaganduese për këta persona.

9) Kompletimi i stafit profesional: psikologë, punëtorë social, infermierë, etj..

Në përgjithësi në të gjitha institucionet mungon kompletimi i stafit profesionale adekuat.

10) Inkuadrimi i vullnetarëve në këto institucione (mundësia e bashkëpunimit me Fakultetin e Psikologjisë).

Përkundër nevojave të këtyre institucioneve, nuk ka bashkëpunim apo gatishmëri të inkuadrimit të vullnetarëve. Përveç në Shtëpinë Integruese në Pejë, në asnjë institucion tjetër nuk ka pasur

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

17

vullnetarë për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore.

11) Bashkëpunimi dhe mundësia që Specializantët nga Psikiatria dhe Psikologjia, të kryejnë specializimin në këto institucione.

Nuk ka pasur asnjë specializantë të angazhuar në këtë institucione, përderisa nevoja ekziston.

12) Organizimi i trajnimeve profesionale, sidomos ngritja profesionale e vazhdueshme për stafin e institucioneve që menaxhohen nga MPMS-ja.

Për stafin e institucioneve që menaxhohen nga MPMS, ka munguar ngritja e vazhdueshme profesionale.

13) Furnizimi i rregullt me veshmbathje, shtrojë dhe mbulojë.

Shtëpitë Integruese në Bashkësi kanë qenë të furnizuara rregullisht me veshmbathje, shtojë dhe mbulojë, përderisa në QIRSKP, ISSH, SHK dhe SHF mungon furnizimi i rregullt nga ministritë. Sigurimi i veshmbathjes, shtrojës dhe mbulojës bëhet vetëm përmes donacioneve.

14)Trashëgimia e rezidentëve, rritja e angazhimit të kujdestarëve ligjor për mbrojtjen e të drejtave të rezidentëve.

Nuk ka pasur rritje të angazhimit të kujdestarëve ligjor të rezidentëve, pra nuk ka pasur kush t’i përfaqësoj të drejtat e tyre, përfshirë edhe të drejtën e trashëgimisë.

15) Ri-kategorizimi i mirëfilltë profesional i rezidentëve në ISSH dhe QIRSKP, duke bërë rivlerësimin klinik të rezidentëve të të dyja institucioneve

Nuk është bërë ri-kategorizimi i rezidentëve, pra trajtimi institucional ndaj tyre nuk është adekuat dhe nuk iu përgjigjet nevojave të rezidentëve.

16) Funksionalizimi i mekanizmit të jashtëm të ankesave, pra vendosja e kutive të ankesave nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2012 ka filluar vendosjen e kutive të ankesave në disa nga këto institucione, por jo në të gjitha institucionet ku janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

18

4. PROGRESI I ARRITUR GJATË PERIUDHËS MONITORUESE

QKRMT vlerëson se përkundër që zbatimi i rekomandimeve nuk ka qenë i kënaqshëm, ka pasur përmirësime në fushën e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore. Përmirësimet gjatë këtij viti mund të listohen si në vijim:

� Sigurimi i oksigjeno-terapisë në ISSH.

� Trajtimi i rezidentëve me medikamente është reduktuar në ISSH, p.sh. gjatë këtij viti vetëm rreth 50% të rezidentëve trajtohen me terapi medikamentoze, ndërsa gjatë viteve të kaluara kjo përqindje ishte shumë më e lartë thuajse të gjithë rezidentët ishin nën tretman medikamentoz. Pra, trajtimi i tyre nuk është fokusuar vetëm në dhënien e medikamenteve, por janë realizuar edhe terapi okupuese sipas planit individual.

� Dekorimi i dhomave në Shtëpinë e Fëmijëve në Shtime.

� Në krahasim me vitet e kaluara ka pasur përmirësim në rishikimi e terapisë dhe planit të trajtimit në SHIB-të dhe SHK-të.

� Në SHIB-të vizitat psikiatrike janë të rregullta, për faktin se thuajse të gjithë udhëheqësit (drejtorët) e SHIB-ve janë psikiatër dhe janë më pranë rezidentëve. Por gjithashtu SHK në Kamenicë realizon vizita të rezidentëve tek psikiatri në QSHM

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

19

në Gjilan, falë bashkëpunimit të arritur mes këtyre dy institucioneve.

� SHIB në Gjakovë, programet edukative dhe terapinë okupuese i realizon rregullisht, zakonisht me tema rreth kujdesit personal dhe të ngjashme. Gjithashtu, në SHIB-të në Mitrovicë, SHIB në Ferizaj, SHIB në Gjilan organizojnë terapi grupore të rregullt.

� Është bërë decentralizimi i Shtëpive të Komunitetit dhe Shtëpisë së Fëmijëve nga ISSH, nga e cila kanë qenë nën menaxhim deri këtë vit. SHK-të dhe SHF-ja, kanë qenë nën menaxhimin e Institutit Special në Shtime, përmes të cilit i janë ofruar si shërbimet profesionale po ashtu edhe ato teknike, sanitare e ushqimore. Pra çdo kërkesë për shërbim apo furnizim është dashur që të bëhet përmes ISSH-së që shpesh herë ka zvarritur marrjen e shërbimeve me kohë. Ndërsa tani SHK-të dhe SHF-ja, janë të pavarura dhe menaxhohen direkt nga MPMS-ja, gjë që ka lehtësuar menaxhimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

20

5. TË GJETURAT KRYESORE GJATË VITIT 2012 Monitorimi i vazhdueshëm gjatë këtij viti ka konsistuar me përcjelljen për së afërmi të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore. Në situata të caktuara, QKRMT ka reaguar aty për aty për përmirësimin e trajtimit dhe kushteve të akomodimit, rekomandime që janë përcjellë edhe tek niveli më i lartë institucional – ministritë përkatëse. Si gjetje të përgjithshme gjatë të këtij viti kanë qenë:

� Kushtet e banimit jo adekuate në QIRSKP, ISSH, SHK-të dhe SHIB në Bresje. Në këto institucione nuk ka pasur furnizim të mjaftueshëm me shtrojë dhe mbulojë; dëmtimi i mureve dhe dyshemesë në masë të madhe duke përfshirë lagështinë në dhomat e gjumit të rezidentëve si dhe në dhomat e qëndrimit ditor; dyert dhe dritaret me defekte; mungesa e ndriçimit në dhomat e rezidentëve (mungesa e poçeve elektrike); sistemi i kanalizimit ishte i pa përshtatshëm etj.. Veçanërisht SHK në Shtime nuk ofron kushte të përshtatshme sa i përket ambienteve të banimit, lagështia në masë të madhe është e pranishme në të gjitha hapësirat e kësaj shtëpie (korridore, banjo, dhomat e gjumit), ku QKRMT vlerëson se qëndrimi i rezidentëve në këto kushte mund të qojë në trajtim jo njerëzor dhe degradues.

� Ofrimi i shërbimeve të përgjithshme shëndetësore dhe psikiatrike i pa mjaftueshëm në institucionet e menaxhuara nga MPMS. SHK-të nuk ofrojnë asnjë shërbim të tillë në mënyrë të rregullt, por vetëm sipas nevojës këto shërbime i marrin në mjekësinë familjare apo spitalore në qytetin e tyre. Në ISSH

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

21

kanë një mjek të përgjithshëm dhe një psikiatër me gjysmë norme, përkatësisht psikiatri shkon në ISSH vetëm njëherë në javë dhe ofron shërbime psikiatrike për 58 rezidentë të këtij institucioni.

� Mungesa e furnizimit të rregullt me medikamente

në institucionet e menaxhuara nga MSH (SHIB dhe QIRSKP). Në SHIB edhe pse ka munguar furnizimi nga Ministria, ia kanë dalë të sigurojnë medikamenet qoftë nga familjarët e rezidentëve qoftë përmes të hyrave vetanake të institucionit, apo përmes vijës buxhetore të dedikuar për mallra dhe shërbime. Ndërsa në QIRSKP kanë pasur shumë vështirësi për sigurimin e medikamenteve dhe është dashur të përdorin alternativa të ndryshme për t‘i siguruar.

� Reduktimi i furnizimit me ushqimi në QIRSKP. Në tre muajt e fundit të vitit 2012 në QIRSKP ka pasur mungesë të theksuar të ushqimit. Për shkak të mungesës së buxhetit ushqimi i servuar ka qenë i pamjaftueshëm dhe i cilësisë së dobët. Për derisa në të kaluarën rezidentëve çdo ditë gjatë drekës iu kanë shërbyer edhe mish, gjatë kësaj periudhe vetëm një herë gjatë javës kanë pasur mish, përkatësisht ditëve të enjte. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu kanë munguar lëngjet dhe pemët. Situata e tillë për disa muaj në QIRSKP paraqet shkelje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore, të cilët për shkak të mosplanifikimit të duhur buxhetor privohen nga e drejta në ushqim sipas standardit te paracaktuar.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

22

Përveç mungesës së ushqimit sipas nevojave minimale, për rezidentët e këtij institucione ka pasur mungesë të theksuar të cigareve, situatë e cila ka ndikuar drejtpërsëdrejti në disponimin dhe qëndrueshmërinë e rezidentëve, kur dihet se shumica e rezidentëve janë konsumues të rregullt të cigareve.

� Ndërprerja e shpërndarjes së “parave të xhepit”

për rezidentët e institucioneve që menaxhohen nga MPMS. MPMS në vazhdimësi deri në këtë vit iu ka ndarë rezidentëve që menaxhohen nga kjo ministri nga 10 euro “para të xhepit” (bona) për secilin rezidentë, të cilat janë shfrytëzuar për blerjen e cigareve të rezidentëve dhe shëtitjeve të ndryshme në formë të organizuar. Mirëpo gjatë periudhës një vjeçare (2012), është ndërprerë shpërndarja e këtyre parave për shkaqe buxhetore. Përjashtimisht kjo shumë e parave iu ka ndarë vetëm për muajin Qershor. Mungesa e shpërndarjes së këtyre parave ka ndikuar drejtë për së drejti në rezidentët, të cilët nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë cigare dhe të realizojnë vizita dhe aktivitete jashtë institucioneve. Duhet përmendur se stafi i këtyre institucioneve ka kontribuar personalisht në sigurimin e cigareve për rezidentët.

� Mos pagesa e punëtorëve të pastrimit në QIRSKP.

QIRSKP ka kontraktuar një firmë private për pastrimin dhe mirëmbajtjen higjienike të këtij institucioni, mirëpo punëtorët e kësaj firme nuk kishin marrë pagat e tyre nga kjo firmë private për

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

23

rreth 7 muaj5. Mungesa e pagesës së këtyre punëtorëve përveç që është shkelje e të drejtave të tyre, kjo ndikon drejtë për së drejti edhe në trajtimin e rezidentëve, për shkak të motivimit të ulët të stafit për t’i realizuar detyrat e tyre, mund të paraqiten situata johumane për trajtimin e rezidentëve, duke përfshirë kushtet dhe mirëmbajtje higjienike të papërshtatshme.

� Ndërprerja e energjisë elektrike në ISSH dhe

QIRSKP për disa ditë në vazhdimësi. Për shkak të mos pagesës me rregull të energjisë elektrike, KEK-u (Korporata Energjetike e Kosovës) kishte ndërprerë energjinë elektrike në këto dy institucione. Ndërprerja e energjisë elektrike kishte vazhduar për disa ditë. Mungesa e energjisë elektrike në këto institucione në të cilat janë të vendosur nga 58 rezidentë, ka kufizuar kushtet elementare për jetesë, siç janë: përgatitja e ushqimit, pastrimi i rezidentëve, pastrimi i veshmbathjeve, ndriçimi etj.. Kushte të cilat janë të domosdoshme për jetesën dhe trajtimin e këtyre rezidentëve.

� Mungesa e veturës/auto-ambulancës në QIRSKP. QIRSKP në Shtime edhe pse akomodon 58 rezidentë, nuk ka auto-ambulancë apo ndonjë veturë përkatëse për realizimin e rutinave me rezidentë (shëtitjet dhe aktivitet e tjera të lira). Mungesa e një auto-ambulance paraqet vështirësi të mëdha sidomos në rastet kur kanë ndonjë

5 Informacion i evidentuar gjatë vizitës në QIRSKP më datën 21.12.2012.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

24

rezidentë të sëmurë apo në raste emergjente, duke pasur parasysh moshën e tyre dhe sëmundjet kronike, ku në këto raste duhet të thirret ndihma e shpejt apo të bëjnë zgjidhje me ndonjë veturë private.

� Ambulanca e QIRSKP-së nuk i plotëson kushtet për

funksionim. Fillimisht kjo ambulancë ka qenë e vendosur në një hapësirë të veçantë nga repartet e rezidentëve dhe në katin përdhese ku edhe aty kushtet e funksionimit nuk kanë qenë adekuate, mirëpo në fund të vitit 2012 kjo ambulancë është risistemuar, përkatësisht është vendosur në katin e tretë të QIRSKP-së, në një dhomë të improvizuar si ambulantë, por që nuk ka kushte adekuate për trajtimin e rezidentëve sipas nevojës së tyre.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

25

6. TRAJTIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE Personat me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në institucionet e shëndetit mendor, duhet të trajtohen me humanizëm dhe me respekt për dinjitetin e tyre. Trajtimi i tyre me humanizëm dhe dinjitet është i garantuar me të drejtën ndërkombëtare.

Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), neni 10, thotë se: "Të gjithë personat e privuar nga liria duhet të trajtohen me humanizëm dhe respekt për dinjitetin e tyre të pandarë të personit njerëzor".

Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, neni 3, thekson se: "Askush nuk duhet të jetë subjekt i torturës ose trajtimit çnjerëzor, degradues ose poshtërues".

Neni 3 i Konventës për Personat me Aftësi të Kufizuara (CRPD), parasheh parimet e përgjithshme që garantojnë respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu sipas nenit 27 të Kushtetuta e Republikës së Kosovës, "Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues".

Në këtë kontekst tortura apo trajtimi çnjerëzor, degradues ose poshtërues, janë të ndaluara në kuptimin absolut me të drejtën ndërkombëtare dhe të brendshme, dhe nuk mund të arsyetohen nën kurrfarë rrethanash. Mbrojtja nga tortura apo trajtimi çnjerëzor, degradues ose poshtërues është e drejtë njerëzore e patjetërsueshme, qoftë ajo emergjencë publike, çështje e sigurisë shtetërore apo arsye të tjera.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

26

Pra, personat me aftësi të kufizuara mendore që janë nën mbikëqyrje institucionale, nuk duhet t'iu nënshtrohen torturës dhe duhet të trajtohen njerëzisht. Në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë i njerëzishëm dhe jo poshtërues duhet t’iu plotësohen kushtet elementare për jetesë, si: banimi adekuat, furnizimi me ushqim dhe medikamente, ofrimi i shërbimeve të nevojshme shëndetësore.

Na gëzon fakti që gjatë këtij viti monitorues, QKRMT nuk ka evidentuar raste të keqtrajtimit apo torturimit të personave me aftësi të kufizuara mendore dhe inkurajon institucionet e shëndetit mendor që këta persona t’i trajtojnë me dinjitet dhe respekt. Mirëpo, sido që të jetë, sipas KPT-së kushtet e banimit dhe trajtimi i papërshtatshëm, mund të qojnë në situata që hyjnë nën termin “trajtim çnjerëzor dhe poshtërues”, duke ju referuar ofrimit të kushteve materiale të cilat do të ndihmojnë në kurimin dhe mirëqenien e rezidentëve.

Në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në këto institucione, QKRMT ka konstatuar se gjendja fizike e objekteve të banimit për personat me aftësi të kufizuara mendore (p.sh. QIRSKP, ISSH, SHK-të) është e pa përshtatshme, duke mos i ofruar akomodim adekuat për jetesë, ku shumica e rezidentëve janë të vendosur për kohë të gjatë dhe një numër i madh i tyre edhe e përfundojnë jetën aty.

Gjithashtu mungesa e shërbimeve shëndetësore adekuate dhe mungesa e stafit në përgjithësi mund të ndikojnë direkt në trajtimin jo adekuat ndaj këtyre personave.

Andaj, QKRMT konstaton se infrastruktura akomoduese për personat e vendosur në QIRSKP, ISSH dhe SHK-të, nuk i plotëson kushtet adekuate për jetesë. Kushtet jo-adekuate në

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

27

këto institucione konsistojnë në: lagështi në masë të madhe; mungesë të shtrojës e mbulojës; mungesë të ndriçimit; mungesë të rrymës, e cila ndikon në përgatitjen e ushqimit, pastrimin e veshmbathjeve, etj..

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

28

7. TË DREJTAT LIGJORE DHE ORGANIZIMI INSTITUCIONAL

7.1. Të drejtat ligjore (trashëgimia dhe të tjerat) Personat me aftësi të kufizuara mendore, për shkak të mos aftësisë së tyre intelektuale, nuk munden që vet t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore. Me këtë rast këtyre personave iu caktohet nga një kujdestar ligjor për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Mirëpo si në të kaluarën, edhe tani QKRMT vlerëson se kujdestarët ligjor nuk janë duke i kryer si duhet obligimet e tyre ligjore ndaj të mbrojturve të tyre.

QKRMT, më 12 tetor 2012, ka organizuar një tryezë të diskutimit për të drejtat ligjore të personave me aftësi të kufizuara mendore, me theks të veçantë për të drejtën e tyre në trashëgimi. Gjatë tryezës u konstatua se mungon përfaqësimi adekuat i këtyre personave, dhe si pasojë e mos angazhimit të kujdestarëve të tyre ata privohen nga realizimi i të drejtave të tyre ligjore. Po ashtu u diskutua çështja e përzgjedhjes së kujdestarëve ligjor, që në të shumtën e rasteve Qendra për punë dhe mirëqenie sociale, për kujdestarë ligjor të këtyre personave i cakton familjarët e tyre. Kjo mund të sjell konflikt interesi, pasi që familjarët e tyre janë vet ata që kanë kërkuar vendosjen e tyre në institucione të shëndetit mendor. Mirëpo përveç anëtarëve të familjes gjithashtu mund t’iu caktohen kujdestarët ligjor edhe nga Qendra për punë dhe mirëqenie sociale. Por edhe në këto raste, vizitat nga ta (kujdestarët ligjor) janë jashtëzakonisht të rralla. Si pasojë e mos angazhimit të kujdestarëve ligjor dhe përfaqësimit të të drejtave të tyre, personat me aftësi të kufizuara mendore nuk realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj duke përfshirë

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

29

edhe të drejtën në trashëgimi, dhe për këtë fakt ata mbesin nën mëshirën institucionale për akomodimin dhe trajtimin e tyre.

7.2. Akomodimi dhe trajtimi i personave mbi moshën 65 vjeçare Edhe pse këto institucione janë të dedikuara për personat deri në 65 vjeç, në to ka rezidentë që kanë kaluar moshën 65 vjeçare por në mungesë të institucioneve të veçanta për persona me aftësi të kufizuara mendore mbi 65 vjeç, ata mbeten aty. Për shkak të moshës dhe specifikave të tjera që kanë personat mbi 65 vjeç, në institucionet e shëndetit mendor ku janë aktualisht mungon trajtimi i duhur për ta, pasi që në përgjithësi ka mungesë të stafit si dhe mungesë të hapësirave më të përshtatshme për akomodim, p.sh. objekti i QIRSKP-së është tre katesh, dhe vendosja e të moshuarve në kate të larta paraqet vështirësi në jetesën e përditshme. Në QIRSKP ka persona që janë të moshës 70 vjeçare; në SHIB në Pejë ka rezident 78 vjeçar; po ashtu në SHIB-të e tjera, ISSH dhe SHK-të ka persona të moshës mbi 65 vjeçar. Arsyeja e akomodimit jo adekuat për këta persona është edhe vakumi ligjor për vendosjen dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore të kësaj moshe. Sipas legjislacionit dhe rregulloreve për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore në institucione të shëndetit mendor, është rregull që këto institucione të akomodojnë dhe trajtojnë personat deri në moshën 65 vjeçare, ndërsa në Shtëpitë e të Moshuarve nuk mund të dërgohen pasi që kriteret për vendosje në Shtëpi për të Moshuar përcaktojnë se nuk mund të vendosen persona që kanë çrregullime mendore. Pra, me dispozitat ligjore dhe aktet normative për funksionimin e këtyre institucioneve nuk është paraparë

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

30

trajtimi dhe vendosja e personave me aftësi të kufizuara mendore të moshës mbi 65 vjeçare.

Gjatë diskutimit në konferencën vjetore të QKRMT-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore (12.12.2012), u rekomandua që njëri repart i QIRSKP-së i cili është i pa shfrytëzueshëm, të renovohet dhe të adaptohet për vendosjen dhe trajtimin e personave mbi moshën 65 vjeçare. Ky repart mendohet se është i përshtatshëm për personat mbi 65 vjeç pasi që është në përdhesë dhe është lehtë i qasshëm për personat e moshuar.

7.3. E drejta në informim dhe procedura e ankesave Edhe gjatë këtij viti sikurse në të kaluarën, gjatë intervistave individuale me rezidentë të realizuar nga stafi profesional i QKRMT-së, është konstatuar se personat me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në QIRSKP, ISSH, SHK-të, SHF dhe SHIB-të (përjashtimisht një numri të vogël i rezidentëve të SHIB-ve) – nuk kanë informacion rreth vendosjes së tyre në këto institucione, kohëzgjatjes së qëndrimit aty dhe trajtimit ndaj tyre. E drejta në informim është e drejtë e zbatueshme për të gjithë dhe e cila nuk është përjashtuese për asnjë kategori. Gjithashtu këta persona nuk kanë ndonjë mekanizëm për parashtrimin e ankesave. Përgjigja e autoriteteve për mungesën e mekanizmit funksional të ankesave dhe informimit të rezidentëve me të drejtat e tyre, është se niveli intelektual i këtyre personave është i tillë sa që nuk kanë aftësi për të parashtruar ankesë apo për të adresuar ndonjë çështje konkrete. Mirëpo, QKRMT vlerëson se ka shumë rezidentë që janë të aftë për adresimin e nevojave të tyre. Për më tepër, në vazhdim mund të shihni një

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

31

letër nga një rezident i QIRSKP-së dërguar QKRMT-së, e cila dëshmon aftësinë e tyre për të paraqitur nevojat e tyre.

7.4. De-institucionalizimi QIRSKP dhe ISSH edhe pse shumë vite më parë kanë hartuar strategjinë shtetërore për de-institucionalizimin e QIRSKP-së dhe ISSH-së, ende nuk është bërë de-institucionalizimi dhe integrimi i rezidentëve ashtu siç ishte planifikuar. Kjo

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

32

vazhdon të mbetet shqetësuese për faktin se këto dy institucione ishte paraparë që deri më tani (2012) gradualisht të mbylleshin, por fatkeqësisht lëre që nuk janë mbyllur por as nuk është reduktuat numri i rezidentëve. Dhe për shkak të planifikimit për de-institucionalizimin, përkatësisht mbylljes së këtyre dy institucioneve, mungojnë investimet kapitale dhe si pasojë e mos investimit gjeneral, kushtet e akomodimit dhe trajtimi nuk janë adekuate për rezidentët. Institucionet me numër të madh të rezidentëve siç janë ISSH dhe QIRSKP, është vështirë të menaxhohen dhe t’iu ofrohet trajtim adekuat rezidentëve të vendosur aty.

7.5. Kategorizimi Në vitin 2006 është bërë ndarja e Institutit Special në Shtime (ISSH) dhe është krijuara Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik (QIRSKP), ku janë ndarë personat me aftësi të kufizuar mendore (me çrregullime psikiatrike) në QIRSKP (menaxhuar nga MSH), ndërsa ata me aftësi të kufizuar mendore (ngecje në zhvillim) kanë mbetur në ISSH (menaxhuar nga MPMS). Por përkundër kësaj ndarje dhe planit për trajtim dhe ofrim të shërbimeve ende mungon kategorizimi i mirëfilltë, i cili ndikon në trajtimin e tyre. Pra në ISSH ka të vendosur persona me aftësi të kufizuara mendore (me çrregullime psikiatrike), ndërsa në QIRSKP ka të vendosur persona me aftësi të kufizuara mendore (ngecje në zhvillim), dhe në këto raste trajtimi i tyre nuk është adekuat sepse plani i trajtimit dhe kuadri profesional është i dedikuar për personat konkret. Po ashtu në Shtëpinë e Fëmijëve në Shtime të dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore, nga 10 rezidentët sa janë të vendosur në këtë shtëpi, 4 prej tyre janë mbi moshën 18 vjeçare (deri në 25 vjeç). Pra, dalëngadalë edhe kjo shtëpi do të ketë vetëm rezidentë të moshës madhore.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

33

7.6. Koordinimi ndër institucional Mungon koordinimi i vazhdueshëm ndër institucional, qoftë lokal apo qendror. Si pasojë e mungesës së koordinimit shpesh-herë rezidentët privohen nga e drejta në shërbime shëndetësore apo sociale. Gjithashtu, për shkak të mos bashkëpunimit ndodh që në një institucion të ketë mungesë të pajisjeve apo mjeteve teknike përderisa një institucion tjetër ka rezervë. Gjatë vizitave monitoruese QKRMT ka hasur në institucione që kanë pasur mungesë të karrocës, makinës për larjen e rrobave, jogi (dyshekë për shtretër), etj, për derisa në institucionet e tjera kanë pasur rezerva të këtyre mjeteve. Pra mungon një koordinim i duhur ndër-institucionale dhe si pasojë e mungesës së koordinimit ata që pësojnë janë rezidentët. SHIB në Gjakovë vazhdon të neglizhohet nga Spitali Rajonal në Gjakovë, ku në rastet që kanë nevojë për hospitalizim apo trajtim specialistik, nuk iu ofrohen shërbimet e nevojshme. Në këtë qendër ka pasur raste me agresivitet gjatë natës dhe mjekësia familjare (ndihma e shpejt) nuk iu kanë përgjigjur, me ç’rast stafi kujdestar i SHIB-së kanë njoftuar Policinë në Komunitet pastaj i kanë dërguar në spital për tretman psikiatrik. E njëjta situatë është edhe mes SHIB në Prizren me shërbimet shëndetësore publike në këtë qytet. Gjithashtu ka edhe arsye të tjetër që cungon koordinimi e këtyre institucioneve, e që është mungesa e internetit (SHF në Shtime dhe SHK në Deçan), të cilat vetëm përmes telefonave celularë duhet komunikojnë dhe t’i koordinojnë aktivitet e tyre me institucionet e tjera. 7.7. Buxheti i pamjaftueshëm Gjatë këtij viti ka pasur ulje të buxhetit dedikuar këtyre institucioneve, në raport me vitet e kaluara. Ulja e buxhetit ka

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

34

ndikuar direkt në trajtimin e rezidentëve të vendosur në këto institucione, si në: trajtimin shëndetësor; trajtimin medikamentoz; veshmbathje; shtrojë dhe mbulojë, realizimin e aktiviteteve të përditshme. Në mungesë të buxhetit të mjaftueshëm, rezidentët (e institucioneve të menaxhuara nga MSH) në shumicën e rasteve është dashur që vet t’i sigurojnë barnat që kanë qenë të domosdoshme për trajtimin e tyre. Gjithashtu mungesa e buxhetit ka ndikuar edhe në reduktimin e aktiviteteve të tjera në këto institucione si psh: shëtitjet, vizitat në kinema dhe aktivitete të tjera kulturore apo sportive. Rezidentëve të institucioneve të menaxhuara nga MPMS deri këtë vit iu kanë ndarë “paratë e xhepit” (bonat) në vlerë prej 10 euro për person, mirëpo gjatë këtij viti ka pasur ngecje në realizimin e kësaj shume, me ç’rast ka pasur vështirësi të theksuara për sigurimin e cigareve rezidentëve dhe realizimin e aktiviteteve si brenda institucioneve po ashtu edhe jashtë institucioneve. Buxheti i QIRSKP-së gjatë vitit 2012 është ulur për 25%, duke kufizuar realizimin e shumë aktiviteteve dhe trajtimit në këtë institucion. 7.8. Stafi dhe ngritja e kapaciteteve Në të gjitha institucionet nuk është i plotësuar kuadri profesionale: mjek i përgjithshëm, psikiatër, psikolog, punëtor social, fizioterapeut, logoped. Të gjitha SHIB-të dhe QIRSKP mbulohen nga psikiatri i rregullt, të cilët edhe janë udhëheqës të këtyre institucioneve, ndërsa në ISSH psikiatri është me gjysmë norme (një ditë në javë) i cili po ashtu sipas nevojës (thirrjes) i mbulon edhe 4 shtëpi të komunitetit (SHK në Shtime, Graçanicë, Vushtrri dhe SHF në Shtime). Mirëpo në fillim të vitit për shkaqe

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

35

buxhetore këtij psikiatri iu kishte ndërprerë kontrata për disa muaj, duke lënë një numër prej rreth 100 rezidentësh pa shërbime psikiatrike. Përveç ISSH-së që ka një mjek të përgjithshëm me normë të plotë, asnjë institucion tjetër nuk kanë mjek të përgjithshëm. Dhe për çfarëdo nevoje për mjekim ata duhet t’iu drejtohen shërbimeve publike shëndetësore më të afërta, dhe sipas stafit të këtyre institucioneve, ofrimi i këtyre shërbimeve nga ta bëhet me vonesë.

Gjithashtu mungesa e psikologëve, punëtorëve social, logopedëve dhe fizioterapeutëve është evidentë në të gjitha institucionet. Është shqetësuese se Shtëpia e Fëmijëve në Shtime ka pasur fizioterapeut, i cili për 10 vite në vazhdimësi ka punuar me rezidentët e kësaj shtëpie, mirëpo të njëjtit iu është ndërprerë kontrata për këtë vit (2012) në mungesë të mjeteve buxhetore. Mungesa e fizioterapeutit në këtë institucion paraqet shumë vështirësi në trajtimin e rezidentëve të këtij institucioni, duke marr parasysh rëndësinë e trajtimit fizioterapeutik për zhvillimin e fëmijëve të kësaj kategorie.

Përveç mungesës së stafit profesional (specialistik), mungesa e stafit infermierik edhe para-infermierik është evidente në të gjitha institucionet, mungesë e cila paraqet vështirësi të mëdha në menaxhimin e këtyre institucioneve. SHIB-të dhe SHK-të/SHF zakonisht kanë një staf të përbërë nga mesatarisht 4-5 infermier/teknik dhe një kryeinfermier, por ky numër i infermierëve/teknikëve nuk i plotëson nevojat e këtyre institucioneve që kanë të vendosur nga rreth 10 rezidentë. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të stafit, teknikët i mbajnë kujdestaritë 12 orësh e në disa raste 24 orësh (siç është SHIB në Bresje).

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

36

Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të stafit, në SHK në Kamenicë, gjatë natës nuk kujdestaron asnjë teknik apo staf profesional. Në këtë institucion gjatë natës (20:00-7:00h) në SHK qëndrojnë vetëm punëtorët e sigurimit privat. Mungesa e kuadrit profesional gjatë tërë natës në këtë institucion, lë hapësirë për dyshim në trajtim profesional të rezidentëve.

Po ashtu mungon një kategorizim i stafit në bazë të gjinisë, në shumë institucione kanë mungesë të stafit teknik të gjinisë mashkullore, dhe në këto raste shpesh herë duhet të kujdestarojnë vetëm teknikët-femra që shpesh herë kanë vështirësi në realizimin e detyrave dhe programit të paraparë.

Për stafin e institucioneve të menaxhuara nga MSH, herë pas here organizohen trajnime, ndërsa për stafin e institucioneve të menaxhuara nga MPMS gjatë vitit 2012 nuk është organizuar asnjë trajnim, qoftë bazik apo i natyrës specifike.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

37

8. STANDARDET DHE KUSHTET E JETESËS 8.1. Infrastruktura dhe kushtet e banimit Kushtet e banimit dhe akomodimi paraqesin brengë serioze për trajtimin njerëzor të personave me aftësi të kufizuara mendore. Dhomat e banimit në ISSH dhe QIRSKP janë me disa shtretër (deri në 6 shtretër) me çka pamundësohet intimiteti mes rezidentëve; dyert dhe dritaret janë të stërvjetëruara dhe të dëmtuara. Zakonisht këto dhoma janë të “ftohta” (të zbrazëta), të cilat nuk kanë TV, radio, material informues dhe në përgjithësi mungojnë mjetet dekorative. Sikurse edhe në raportimet e para të QKRMT-së6, edhe gjatë këtij vitit të monitorimit, QKRMT ka hasur në dhoma dhe ambiente të ISSH, QIRSKP, SHK-të (Ferizaj, Shtime, Deçan), SHF, SHIB-të (Ferizaj, Bresje), në të cilat mungonin poçet elektrike për ndriçim. Mungesa e dritës (ndriçimit) kufizon jetën e rezidentëve, të cilët sapo të bie terri nuk mund të lëvizin lirshëm. Kryesisht në objektet e ISSH-së dhe QIRSKP-së, por gjithashtu edhe në disa SHK (Deçan, Shtime, Ferizaj) dhe SHIB në Bresje, kishte lagështi, mure të dëmtuara, dyshemeja dhe plafoni të dëmtuara nga lagështia, sistemi i kanalizimit dhe ujit jo i duhur, ku kishte rrjedhje të gypave të ujit dhe kanalizimit. Kushtet fizike të ambientit në SHK në Shtime janë të papërshtatshme për banim. Në këtë shtëpi në tërësi janë dëmtuar muret nga lagështia si në banjo, korridore dhe në dhomat e gjumit të rezidentëve. Lagështia e ka dëmtuar në masë të madhe këtë shtëpi, dhe QKRMT vlerëson se qëndrimi

6 Raporti vjetor “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor”, Shkurt

2011, QKRMT;

Raporti vjetor “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor”, Shkurt

2012, QKRMT

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

38

i rezidentëve në ato kushte qonë drejt një trajtimi jo njerëzor dhe poshtërues.

Ambiente banimi në institucionet e shëndetit mendor QKRMT kërkon nga autoritet përkatëse që renovimet e këtyre institucioneve të bëhen konform standardeve dhe t'iu jepet garancion për qëndrueshmëri, për shkak se edhe pse ka pasur renovime të vazhdueshme në to, ato kanë qenë renovime sipërfaqësore, të dobëta dhe jo profesionale, sepse menjëherë pas renovimit ka filluar vetëdëmtimi. Renovime të tilla gjatë këtij viti ka pasur në SHK Ferizaj, SHK Deçan, SHK Graçanicë, por që menjëherë pas rinovimit situata është kthyer në gjendjen e mëparshme. Sipas intervistave individuale me rezidentët e ISSH-së dhe QIRSKP-së, ata shprehnin ankesat e tyre për shtretër të papërshtatshëm të cilët janë të hekurit dhe nuk u ofrojnë komoditet rezidentëve të cilët një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në këta shtretër.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

39

Fotografuar nga Scott Typaldos

8.2. Ushqimi dhe kuzhina Sipas deklarimeve të personave të vendosur në këto institucione, si dhe observimit nga ekipi i QKRMT-së, ushqimi i cili iu servohet rezidentëve është jo kualitativ; i njëllojshëm; nuk ka plan periodik për ndryshimin e menysë. Sa i përket furnizimit me ushqim shqetësuese është situata në QIRSKP, në të cilën gjatë tre muajve të fundit të vitit 2012, ka pasur mungesë të theksuar të ushqimit. Për shkak të mungesës së buxhetit ka munguar ushqimi edhe në sasi e po ashtu edhe në cilësi. Për derisa në të kaluarën rezidentëve çdo ditë gjatë drekës iu kanë shërbyer edhe mish, gjatë kësaj periudhe mish kanë pasur vetëm një herë gjatë javës përkatësisht ditëve të enjte. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu kanë munguar lëngjet dhe pemët. Situata e tillë për disa muaj në QIRSKP paraqet shkelje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore, të cilët për shkak të mosplanifikimit të duhur buxhetor privohen nga e drejta në ushqim sipas standardit te paracaktuar.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

40

Përveç mungesës së ushqimit sipas nevojave minimale, për rezidentët e këtij institucione ka pasur mungesë të theksuar të cigareve, situatë e cila ka ndikuar drejtpërsëdrejti në disponimin dhe qëndrueshmërinë e rezidentëve, kur dihet se shumica e rezidentëve janë konsumues të rregullt të cigareve.

8.3.Veshmbathja Veshmbathja, shtroja dhe mbuloja (çarçafët, batanijet) mbeten problem i vazhdueshëm për këto institucione. Kryesisht sigurimi i veshmbathjes bëhet përmes donacioneve dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Pra nuk ka furnizim të rregullt dhe të organizuar me veshmbathje. Përveç SHIB-ve të cilat vet sigurojnë veshmbathje, shtrojë dhe mbulojë, institucionet e tjera (QIRSKP, ISSH, SHK-të dhe SHF), sipas stafit të tyre, furnizimin me veshmbathje, shtrojë dhe mbulojë e sigurojnë kryesisht nga donacionet dhe shpesh herë ballafaqohen me mungesë të tyre. Për shkak të mos furnizimit me veshmbathje sipas nevojës dhe kërkesave dhe po ashtu për shkak të mos menaxhimit të duhur te veshmbathjeve, rezidentët e QIRSKP-së nuk kanë veshmbathje individuale. Pra pas çdo pastrimi të rrobave, ato iu ndërrohen rezidentëve dhe rezidentët nuk kanë mundësi që përsëri t'i bartën rrobat e veshura më herët. Kjo mënyrë e shpërndarjes së rrobeve cenon intimitetin e personave me aftësi të kufizuara mendore, duke mos i mundësuar që të kenë rrobe personale, por pas çdo larje rrobat që i ka pasur të veshura një rezident, tani i vesh rezidenti tjetër. 8.4. Higjiena Në përgjithësi, si në ambientet ditore po ashtu edhe në banjo e tualete në QIRSKP, ISSH, SHK-të, niveli i higjienës është i ulët. Kjo për faktin se shumë nga rezidentët nuk janë të aftë të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre personale dhe duke pasur

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

41

parasysh numrin e vogël të stafit që përkujdesen për këta rezidentë, niveli i pastërtisë dhe mirëmbajtjes mbetet i dobët. Fatkeqësisht në shumicën e institucioneve, në përgjithësi nuk ka makina për tharjen e rrobave, e në disa raste edhe ato për larjen e rrobave janë me defekt, ose janë të vogla-lavatriçe shtëpiake dhe nuk i plotësojnë nevojat aktuale, gjë që paraqet vështirësi në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e rezidentëve. Gjatë vizitave monitoruese në disa raste qethja e flokëve dhe prerja e thonjve nuk ishte e rregullt. Punëtorët e pastrimit në QIRSKP kanë pasur probleme me kontraktorin privat, ku QIRSKP pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit e bën përmes një firmë private, e cila është e obliguar të bëj pastrimin dhe mirëmbajtjen higjienike të këtij institucioni, mirëpo punëtorët e kësaj firme nuk kishin marrë pagat e tyre nga kjo firmë private për rreth 7 muaj. Mungesa e pagesës së këtyre punëtorëve përveç që është shkelje e të drejtave të tyre, kjo ndikon drejtë për së drejti edhe në trajtimin e rezidentëve, që për shkak të motivimit të ulët të stafit për t’i realizuar detyrat e tyre, mund të paraqiten situata johumane për trajtimin e rezidentëve, duke përfshirë kushtet dhe mirëmbajtje higjienike të papërshtatshme.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

42

Tabela nr.1 Kushtet material

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

43

9. TRETMANI DHE SHËRBIMET SHËNDETËSORE 9.1. Shërbimet shëndetësore ekzistuese në institucionet e shëndetit mendor Instituti Special në Shtime (SSH), ka mjekun e përgjithshëm të rregullt dhe një psikiatër një herë në javë. Në këtë institucion kanë laboratorin, por i njëjti nuk është plotësisht funksional, ku vetëm SE mund të bëhet aty ndërsa për analizat e tjera nuk kanë material dhe të njëjtat dërgohen në Shtëpinë e të Moshuarve për realizim. Rezidentëve të ISSH çdo 6 muaj iu bëhen analizat e përgjithshme laboratorike. Drejtori i Qendrës për Integrimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime (QISKP) është psikiatër dhe njëherit ofron shërbimet psikiatrike të rregullta në këtë institucion. Por, përkundër numrit prej 57 rezidentëve të vendosur në këtë institucion, nuk ka shërbime të përgjithshme mjekësore - pra nuk ka mjek të përgjithshëm. Drejtori i këtij institucioni është i vetmi që ofron shërbime profesionale në QIRSKP. ISSH dhe QIRSKP kanë nevojë për renovim dhe riorganizim të ambulancave shëndetësore ku do të përfshiheshin edhe laboratori më i kompletuar, dhomat gjysmë intensive me aparaturë adekuate dhe moderne dhe konform kësaj edukimi i vazhdueshëm profesional i kuadrit të mesëm mjekësor. Shtëpitë Integruese në Bashkësi (SHIB) ofrojnë shërbime psikiatrike të rregullta për rezidentët e vendosur aty, ndërsa shërbimet e tjera shëndetësore të përgjithshme apo specialistike i marrin në institucionet publike shëndetësore. Shtëpitë e Komunitetit (SHK) dhe Shtëpia e Fëmijëve (SHF), nuk kanë asnjë shërbim shëndetësor të rregullt. Të gjitha shërbimet shëndetësore të përgjithshme dhe specialistike duhet t'i marrin në institucionet shëndetësore publike në komunat e tyre apo sipas nevojës në QKUK.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

44

9.2. Trajtimi shëndetësor dhe plani i trajtimit Në krahasim me vitet e kaluara monitoruese, këtë vit ka pasur përmirësim sa i përket planit të trajtimit të rezidentëve. Në SHIB-të dhe SHK-të (përjashtim me SHK në Deçan) plani i trajtimit bëhet në baza të rregullta 3 ose 6 mujore duke iu përshtatur nevojave të rezidentëve. Ndërsa në QIRSKP dhe ISSH nuk ka plan të rregullt për trajtim. Në SHK në Deçan e cila është në periferi të qytetit, mungojnë të gjitha shërbimet shëndetësore, psikiatrike apo psiko-sociale, vizitat shëndetësore realizohen vetëm ad-hoc apo sipas nevojës. Vizitat mjekësore sipas nevojës kryhen në Mjekësinë Familjare në Deçan. Për rezidentët e këtij institucioni nuk ka plan të trajtimit, e sidomos është shqetësues trajtimi medikamentoz, i cili për kohë të gjatë nuk ndryshohet. Mungesa e përcjelljes së gjendjes së rezidentëve përkatësisht mungesa e rivlerësimit të trajtimit, mund të shfaqë edhe efekte anësore tek rezidentët pasi që përdorin terapi medikamentoze në mënyrë të vazhdueshme pa u rivlerësuar nevoja për vazhdimin e terapisë. Në këto institucione nuk ka vizita periodike te stomatologu, te mjeku familjar dhe te gjinekologu (për femrat), por vetëm në rastet kur nevoja është akute. Zakonisht trajtimi i rezidentëve bëhet me medikamente.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

45

9.3. Furnizimi me medikamente Si pasojë e zvogëlimit të buxhetit, ka dështuar furnizimi i rregullt me të gjitha medikamentet, sidomos në institucionet e menaxhuara nga MSH (QIRSKP dhe SHIB). Në të gjitha institucionet e menaxhuara nga MSH, të cilat janë monitoruar gjatë këtij vit, është konstatuar se ka mungesë të disa medikamenteve të cilat janë të domosdoshme për trajtimin e rezidentëve të vendosur në këto institucione. Sigurimin e medikamenteve në disa raste e kanë bërë familjarët e tyre, e në rastet e tjera është dashur që në mënyra alternative të sigurohen nga drejtorët e institucioneve. Mungesa e medikamenteve të domosdoshme për trajtim, konkretisht e medikamenteve antipsikotike mund të paraqet pasoja në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve, pasi që thuajse të gjithë rezidentët e vendosur në institucionet e menaxhuara nga MSH janë nën terapi të rregullt dhe mos marrja e terapisë rregullisht, përkeqëson gjendjen psiqike të tyre. Mungesa e furnizimit të rregullt me medikamente në institucionet e menaxhuara nga MSH ka qenë prezent gjatë tërë vitit 2012. Ndërsa sa i përket institucioneve të menaxhuara nga MPMS, QKRMT nuk ka evidentuar asnjëherë mungesë të medikamenteve të nevojshme për trajtimin e rezidentëve. 9.4. Evidencat dhe protokollet Mbajta e evidencave protokollare është e ndryshueshme nga një institucion në tjetrin, pra nuk ka formë të unifikuar për mbajtjen e regjistrave rreth trajtimit të rezidentëve. Secili institucion ka format e ndryshme të evidentimit, ku kryesisht evidencat mbahen në fletore të thjeshta jo protokollare. Për shkak se nuk ka formë të unifikuar të mbajtjes së evidencave, gjatë monitorimit kemi hasur në raste ku mbahen nga 5-6 fletore për evidentim, duke përfshirë evidencat për: vizitat e përgjithshme mjekësore; vizitat e veçanta mjekësore; dhënien

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

46

e ampullave; dhënien depoproverave; lidhjen e plagëve; rastet e lëndimit; e të ngjashme. Gjatë një vizite monitoruese të realizuar në SHK në Deçan, ekipi monitorues i QKRMT-së konstatoi se dosjet mjekësore të rezidentëve janë të pakompletuara dhe të pa sistemuara. Situatë e njëjtë e dosjeve mjekësore ishte edhe në SHK në Vushtrri, SHK në Ferizaj. 9.5. Protokolli për menaxhimin e rasteve me kriza Duke parë nevojën e domosdoshme për krijimin e një protokolli për menaxhimin e rasteve me krizë (sjelljet e çrregulluara dhe sulmet akute psiqike), QKRMT ka iniciuar krijimin e një protokolli për reagimin dhe menaxhimin në këto raste, duke formuar një grup punues, i cili ka draftuar protokollin e tillë dhe i njëjti është në finalizim e sipër. Ky protokoll parasheh procedurat e reagimit dhe menaxhimit të rasteve si dhe evidentimin e procedurës së aplikuar sipas hapave konkret. Deri më tani ka munguar një protokoll i tillë, dhe mungesa e tij ka lënë hapësirë për abuzime të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit në rastet me sjellje të çrregulluar, siç janë rastet që mbahen me duar të lidhura për kohë të gjatë pa ndjekur ndonjë procedurë apo udhërrëfyes që parasheh masat e kufizimit. Rast i tillë është një rezidentë i vendosur në ISSH i cili me vite të tëra mbahet me duar të lidhura për shkak se është agresivë dhe stafi përgjegjës nuk ka metodologji të reagimit ndaj këtij rasti. Përdorimi i masave të tilla të kufizimit (mbajtja me duar të lidhura) bëhet pa ndonjë protokoll apo bazë ligjore, gjë që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu gjatë këtij viti ka pasur një rast vdekje në QIRSKP (27.01.2012), ku një rezident i vendosur në këtë institucion pas disa sulmeve epileptike ka ndërruar jetë. QKRMT ka

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

47

përcjell këtë rast, dhe ka vërejtur mungesën e evidentimit për mënyrën se si është trajtuar ky rast. Pa marrë parasysh se mjekësia ligjore ka konstatuar se vdekja ka ardhur nga sulmi epileptik, QKRMT vlerëson se duhet të ishin evidentuar të gjitha hapat e ndërmarrë para vdekjes së rezidentit duke filluar që nga sulmi i parë epileptik gjatë kësaj faze, dhënien e medikamenteve, reagimet e më vonshme të tij dhe monitorimin e tij nga stafi deri në momentin e vdekjes, të cilat në këtë rast kanë munguar.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

48

Tabela nr.2 Tretmani dhe shërbimet shëndetësore

_______________ 1 Punëtor social, logoped, fizioterapeut, etj..

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

49

10. AKTIVITET DHE ANGAZHIMI Organizohen aktivitete të ndryshme si: ping-pong, vizatime, muzikë, shah, domina, kitarë etj; herë pas here shëtitje në natyre, kinema, teatër etj..

SHIB-të zakonisht kanë nga një sallë fitnesi të pajisura me mjetet konkrete për fitnes, por për shkak se mungon organizimi i duhur i realizimit të këtyre aktiviteteve, këto mjete shumë rrallë përdoren nga rezidentët.

Aktiviteti më i preferuar për rezidentët e SHIB-ve, SHK-ve dhe SHF, janë shëtitje e ndryshme, kinemat dhe teatri. Mirëpo në mungesë mjeteve financiare këto aktivitete nuk kanë mundur të realizohen sipas parashikimit dhe nevojave, si në institucionet e menaxhuara nga MSH po ashtu edhe të atyre të menaxhuara nga MPMS. Planifikimi i këtyre aktiviteteve bëhet ad-hoc varësisht prej stinës dhe nevojave, ndërsa mungon ndonjë doracak i cili do të parashihte aplikimin e aktiviteteve në baza të rregullta.

Për rezidentët e vendosur në këto institucione nuk organizohet ndonjë trajnim apo program edukativ, përveç rezidentëve të SHF në Shtime dhe disa nga SHK në Graçanicë, të cilët vijojnë mësimin.

Gjithashtu mungon gatishmëria për inkuadrimin e tyre në punë edhe pse disa nga ta shprehin gatishmërinë dhe janë të aftë për punë të lehta.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

50

Tabela nr.3 Aktivitetet dhe angazhimi

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

51

11. RAPORTET E PËRGJITHSHME (TË BRENDSHME DHE TË JASHTME) 11.1. Raportet familjare dhe jeta private Shumica e rezidentëve të vendosur në SHIB-të, mbajnë kontakte me familjet e tyre duke përfshirë: kontaktin telefonik me ta, vizitat nga familja, shkuarjen gjatë vikendeve dhe festave në familje. Ndërsa numri i rezidentëve nga QIRSKP, ISSH, SHK-të dhe SHF, që mbajnë kontakte me familjarët e tyre është shumë i vogël. Disa nga rezidentët e këtyre institucioneve nuk kanë fare familje, mirëpo edhe ata që kanë familje nuk kanë përkrahjen e tyre, me përjashtim të rasteve të rralla. QKRMT ka konstatuar se rezidenteve femra të vendosura në institucionet e shëndetit mendore (QIRSKP, ISSH dhe SHK) iu jepen depoprovera (mjete për mbrojtje nga shtatëzania). Mirëpo dhënia e depoproverave ju jepet pa marrë pëlqimin e tyre, përkatësisht rezidentet që iu jepen, nuk kanë fare njohuri për arsyet dhe qëllimin e përdorimit të këtyre masave. Përdorimi i këtyre mjeteve nuk është e rregulluar paraprakisht me dispozita ligjore për këtë kategori apo me rregulla të brendshme, por aplikimin e tyre institucionet e bëjnë vetëm për qëllim të parandalimit të shtatëzanive eventuale të rezidenteve të këtyre institucioneve. 11.2. Raportet brenda institucionit Duke pasur parasysh numrin e madh të rezidentëve të vendosur në këto institucione, sidomos QIRSKP dhe ISSH dhe mungesën e stafit adekuat, në përgjithësi mund të vlerësohet se klima brenda institucioneve është e mirë. Duhet të përmendet se herë pas here ka incidente të vogla mes rezidentëve, zakonisht për shkak të cigareve, por këto incidente nuk janë të shpeshtë dhe tejkalohen lehtë.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

52

11.3. Stigma dhe paragjykimet Personat me aftësi të kufizuara mendore përveç që stigmatizohen nga familja dhe rrethi, ata stigmatizohen edhe nga institucionet shëndetësore publike. Ka raste kur këta persona për shkak të gjendjes shëndetësore rekomandohen të hospitalizohen në spitale publike, mirëpo drejtuesit e spitaleve nuk i vendosin pa ndonjë përcjellës, dhe si pasojë e kësaj këta mbetën për tu trajtuar në institucionet ku janë rezidentë edhe pse nuk ka kuadro dhe hapësirë të përshtatshme për trajtimin e nevojshëm. Në njërin nga institucionet e monitoruara, ka vdekur një rezident, i cili ka pasur sulm në zemër për herë të tretë. Rezidenti ishte në taksi kur ka pësuar sulm në zemër, dhe taksisti e kishte dërguar për të konstatuar vdekjen në Shtëpinë e Shëndetit, të cilët posa e kanë konfirmuar se është rezident i vendosur në institucionet e shëndetit mendor, i kanë rekomanduar taksistit që ta dërgojnë direkt në institucionin ku është i vendosur rezidenti. Pra mungon një gatishmëri e institucioneve në përgjithësi për t’i ofruar ndihmën e nevojshme këtyre personave, e në shumë raste edhe duke i neglizhuar nevojat emergjente të tyre.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

53

12. NJËSIA PSIKIATRIKE NË PRISHTINË QKRMT ka monitoruar edhe Njësinë Psikiatrike në Prishtinë, në të cilën janë të vendosur të para-burgosurit për ekzaminim psikiatrik. Sikurse edhe në raportimet e kaluara të QKRMT-së, edhe gjatë këtij viti gjendja e këtij institucioni mbetet e njëjtë. Ekzaminimi psikiatrik për të para-burgosurit meshkuj bëhet në një pjesë të ndarë që mbikëqyret nga oficerët korrektues të Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës. Kjo njësi ka kapacitet prej 8 shtretërve, ku trajtimi i personave të vendosur aty bëhet sipas rregullave të Shërbimit Korrektues. Vendosja dhe trajtimi i personave të vendosur aty, i ngjan një burgu klasik, ku personat e vendosur aty nuk kanë mundësi të realizojnë aktivitete të lira dhe shëtitje në ambiente të hapura. Trajtimin i tillë i personave të privuar nga liria, është larg standardeve ndërkombëtare.

Shqetësuese mbetet trajtimi i femrave të para-burgosura që dërgohen për ekzaminim psikiatrik në këtë institucion. Për shkak që nuk ka hapësirë që iu referohet kësaj kategorie, femrat e para-burgosura gjatë ekzaminimit psikiatrik mbahen në repartin e Klinikës Psikiatrike nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit korrektues. Gjatë qëndrimit në këtë institucion, këto (femrat e para-burgosura) qëndrojnë gjatë gjithë kohës në shtrat sikurse pacientët e tjerë, në mungesë të hapësirës dhe kushteve për realizmin e aktiviteteve ditore.

QKRMT në vazhdimësi ka rekomanduar për zgjidhjen e këtij problemi - akomodimin adekuat të femrave të para-burgosura gjatë ekzaminimit psikiatrik, por për shkak të mungesës së hapësirës deri më tani, ato janë trajtuar në këto kushte. Mirëpo duhet përmendur se gjatë këtij viti janë ndërmarrë hapa konkret për fillimin e ndërtimit e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku gjatë vitit 2012 ka filluar ndërtimi i këtij instituti, e që parashihet të përfundoj në shtator 2013.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

54

Ndërtimi dhe funksionalizimi i këtij instituti do të përmirësoj kushtet e trajtimit dhe akomodimit të personave që vendosen për ekzaminim apo trajtim të detyrueshëm psikiatrik.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

55

13. REKOMANDIMET Në bazë të gjetjeve dhe vlerësimit të gjendjes faktike gjatë monitorimit të rregullt në institucionet e shëndetit mendor, diskutimit të këtyre gjetjeve me zyrtarët kompetent dhe pas paraqitjes së këtyre gjetjeve në Konferencën vjetore të QKRMT-së më 12.12.2012, QKRMT rekomandon si në vijim:

� Gjatë hartimit të Ligjit për Shëndetin Mendor, të përfshihet edhe trajtimi dhe akomodimi i personave me aftësi të kufizuara mendore në institucionet e shëndetit mendor;

� Të mbrohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore sipas ligjeve në fuqi. Kujdestarët ligjore të personave me aftësi të kufizuara mendore, duhet të mbrojnë të drejtat e tyre, ti përfaqësojnë ata sipas autorizime me ligj dhe në interes të tyre të adresohen çështjet e tyre tek organet kompetente;

� Të zgjidhet çështja e akomodimit të personave me aftësi të kufizuara mendore të moshës mbi 65 vjet. Të vihet në funksion një objekt i veçantë për trajtimin dhe akomodimin e këtyre personave, duke përfshirë edhe sigurimin e stafit të veçantë për ta;

� Të zbatohet strategjia shtetërore për de-institucionalizimin e ISSH-së dhe QIRSKP-së. Deri në de-institucionalizimin e tyre, të mirëmbahen në vazhdimësi këto institucioneve sipas nevojës;

� Personat me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në këto institucione, duhet të informohen paraprakisht

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

56

për arsyet e vendosjes, të drejtat e tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit në institucion dhe planifikimin e trajtimit;

� Të kompletohet stafi profesional dhe stafi ndihmës në të gjitha institucionet e shëndetit mendor;

� Kujdestaritë gjatë natës dhe festave zyrtare të mbahen nga stafi profesional dhe kompetent në të gjitha institucionet e shëndetit mendor;

� Të zbatohet Protokolli për reagim profesional dhe terapeutik për rastet me sjellje të çrregulluara në të gjitha institucionet e shëndetit mendor.

� Të draftohen dhe të harmonizohen dosjet (evidencat dhe regjistrat) për tretmanin dhe përcjelljen e progresit të rezidentëve;

� Të sigurohet furnizim i rregullt me ushqim, në sasi dhe cilësi, në të gjitha institucionet, e veçanërisht në QIRSKP;

� Të sigurohet furnizim i rregullt me medikamente, sidomos në QIRSKP dhe në të gjitha shtëpitë integruese në bashkësi;

� Të rregullohet dhe vihet në funksion ambulanca në QIRSKP;

� Të sigurohen automjete përkatëse për të gjitha institucionet e shëndetit mendor;

� Të renovohen dhe të përshtaten për jetesë ambientet e banimit në të gjitha institucionet e shëndetit mendor;

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

57

� Të bëhet shpërndarja e parave të xhepit rezidentëve të Institutit Special në Shtime, Shtëpive të Komunitetit dhe Shtëpisë së Fëmijëve, sipas rregullores për ndarjen e këtyre parave;

� Të mbikëqyren operatorët ekonomik/kontraktorët në zbatimin e kontratave të furnizimit apo shërbimeve nga autoritetet kompetente/institucionet, për të siguruar furnizim dhe shërbime më të mira për nevojat e këtyre institucioneve;

� Të realizohen aktivitete të rregullta me rezidentë dhe t'i plotësohen kushtet për angazhim në aktivitete punuese të përshtatshme me aftësitë e tyre;

� Të mbahen kontakte me familjarët e tyre dhe të vetëdijesohen për obligimet e tyre ndaj rezidentëve të institucioneve të shëndetit mendor.

QKRMT kërkon nga institucionet e shëndetit mendor dhe ministritë përgjegjëse, që të zbatojnë këto rekomandime si dhe rekomandimet e mëhershme të dala nga raportet dhe konferencat vjetore të QKRMT-së. QKRMT do të përcjell nga afër zbatimin e këtyre rekomandimeve.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

58

14. AKTIVITET E TJERA DHE LOBIMI Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - QKRMT, me qëllim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore, ka realizuar aktivitete të ndryshme. Në vazhdim janë të përshkruara disa nga aktivitetet e realizuara. 14.1. Krijimi i Protokollit për reagim profesional dhe terapeutik te sjelljet e çrregulluara Bazuar në gjetjet e mëparshme të QKRMT-së se mungojnë udhëzuesit e duhur apo protokollet për menaxhimin e rasteve në krizë për rezidentët e vendosur në institucionet e shëndetit mendor, është bërë inicimi për krijimin e grupit profesional për hartimin e protokollit për reagimin profesional dhe terapeutik në rastet e sjelljes së çrregulluar. Gjatë zbatimit të këtij projekti, përmes avokimit të vazhdueshme në Ministrinë e Shëndetësisë, u formua grupi formal për ndërtimin e këtij udhëzuesi/protokolli. Ky grup punues, i cili është formalizuar nga Ministri i Shëndetësisë, përbëhet prej 6 anëtarëve, të cilët janë në proces të finalizimit të Protokollit për reagimin profesional dhe ndërhyrjeve etike. Grupi i punës përbëhet nga zyrtarë të MSH-së deleguar drejtpërdrejt nga Ministri i Shëndetësisë, Dr.Ferid Agani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të shëndetit mendor (MSH dhe MPMS). Gjatë vitit 2012, janë organizuar takime të vazhdueshme të grupit punues dhe si rezultat është hartuar draft-protokollin për menaxhimin e rasteve të krizave.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

59

Fotografi nga takimi i grupit punues Deri më tani Protokolli është draftuar dhe pas përgatitjes së procedurave të brendshme në institucionet e shëndetit mendor, siç janë harmonizimi i dokumenteve relevante për zbatimin e Protokollit, Protokolli do të finalizohet konform rregullave të brendshme dhe do të jetë i gatshëm për zbatim gjatë këtij viti. Protokolli parasheh procedurat, përkatësisht ndërmarrjen e hapave konkret për reagimin profesional dhe menaxhimin e rasteve me kriza varësisht prej natyrës së rastit (vetëlëndimet, sjelljet e dhunshme, përkeqësimin e gjendjes sipas krizave, përdorimin e mjeteve të kufizimit).

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

60

14.2. "26 Qershori" - Dita ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës Më 25 qershor 2012, me përkrahjen e OSBE-së/Misioni në Kosovë, anëtarët e Këshillit Drejtues (IAP, QKRMT dhe KMDLNJ) për inicimi e krijimit të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e torturës, kanë organizuar tryezën e rrumbullakët “Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës-sfidat dhe mundësitë”. Tryeza u organizua për nder të 26 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës dhe shënimit të një vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet IAP/QKRMT/KMDLNJ në kuadër e angazhimit të përbashkët në përmbushje të Fushatës Kombëtare kundër Torturës.

Fotografi nga tryeza e dt.25.06.2012 Qëllimi i tryezës ishte njoftimi me Konventën e OKB-së kundër Torturës, përkatësisht Protokollin Shtesë të saj dhe obligimet që dalin nga shtetet palë nënshkruese të kësaj

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

61

konvente dhe iniciativën e organizatave monitoruese të të drejtave të njeriut në vendet e ndalimit në Kosovë për t’u përgatitur për krijimin e mekanizmit të ardhshëm parandalues në nivelin kombëtar.

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, që mori pjesë në këtë tryezë, Znj.Suzan Novebërdaliu, vlerësoi si të rëndësishme dhe të nevojshme nismën e të tri organizatave dhe ofroi përkrahjen e plotë në emër të Komisionit Parlamentar për bashkëpunim me Këshillin Drejtues dhe ofrimin e përkrahjes së nevojshme deri në funksionalizimin e plotë të tij sipas përcaktimeve të Konventës së OKB-së kundër Torturës.

14.3. Tryeza e diskutimit “E drejta në trashëgimi për personat me aftësi të kufizuara mendore”

Në vijim të aktiviteteve promovuese të QKRMT-së për ngritjen e vetëdijes së institucioneve për rregullimin ligjor dhe respektimin e të drejtës së trashëgimisë për personat me aftësi të kufizuara mendore, QKRMT përkrahur nga CRD, më datën 12 tetor 2012 organizoi një tryezë diskutimi me temën “E drejta në trashëgimi për personat me aftësi të kufizuara mendore”. Në këtë tryezë diskutimi ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të autoriteteve qendrore (Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale) dhe atyre lokale, përfaqësues të institucioneve të shëndetit mendor, Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, mandej përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, KMDLNJ-së, Gjykatave Komunale në Kosovë dhe përfaqësues të donatorëve të projektit. Për temën e kësaj tryeze diskutoi Profesori i së Drejtës Civile në Universitetin e Prishtinës, Prof.Dr.Haxhi Gashi, i cili sqaroi

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

62

rregullimin ligjor të së drejtës së trashëgimisë që Kushtetuta dhe ligjet relevante si Ligji për Familjen, Ligji mbi Procedurën Jokontestimore dhe Ligji mbi Trashëgiminë parashohin për këta persona. Ai theksoi se heqja e zotësisë së veprimit si kusht për vendosjen e këtyre personave nën kujdestari nuk nënkupton edhe heqjen e të drejtës në trashëgimi. Me heqjen e zotësisë së veprimit, e drejta e trashëgimisë vetëm bartet tek kujdestari i atij personi dhe qëllimi i kësaj është evitimi i shkaqeve që kanë quar deri te heqja e zotësisë së veprimit dhe kthimi në gjendjen e mëparshme.

Fotografi nga tryeza e dt.12.10.2012

Përfaqësuesit e institucioneve të shëndetit mendor shfaqën brengat e tyre lidhur me mosnjohjen e të drejtës së trashëgimisë nga ana e Gjykatave vendore për këtë kategori, ndërsa përfaqësues të Gjykatave komunale theksuan mungesën e koordinimit me Qendrat për Punës Sociale në vend dhe pamundësinë e Gjykatave për të vërtetuar trashëgimtarët e mundshëm ligjor në rastet kur shqyrtohet trashëgimia para këtyre gjykatave.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

63

Po ashtu u potencua se ndër motivet kryesore që qojnë në fshehjen/mosdeklarimin e familjarëve në deklaratat trashëgimore edhe të pjesëtarëve tjerë të familjes me aftësi të kufizuara apo çrregullime mendore janë ato të përfitimit material mbi pasurinë e tyre. Mirëpo, prof.Gashi, sqaroi se ky aktvendim është kontestimor dhe mund të ndryshohet në procedurë të veçantë civile dhe rihapet shqyrtimi i trashëgimisë. Të pranishmit ngritën edhe shqetësime që ndërlidhen me mangësi ligjore, mungesë koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe zbatim jo të duhur të dispozitave përkatëse që rregullojnë këtë materie.

Përveç tjerash të pranishmit u pajtuan se praktika në punën e institucioneve përgjegjëse, sikundër edhe praktika e gjykatave bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe ka mungesë institucionale, mungesë harmonizimi të ligjeve dhe rregulloreve e madje edhe konflikte ligjesh që rregullojnë këtë fushë të ndjeshme.

Në fund të kësaj tryeze u nxorën një sërë konkluzionesh rreth të drejtës në trashëgimi për personat me aftësi të kufizuara mendore.

14.4. Konkluzionet nga Tryeza e Diskutimit “E drejta në trashëgimi për personat me aftësi të kufizuara mendore”

• Heqja e zotësisë së veprimit merret vetëm në kushte të parapara me ligj. Derisa nuk ka një vendim të Gjykatës për marrje të zotësisë së veprimit personi i caktuar është plotësisht i barabartë me personat e tjerë dhe mund të ndërmarrë veprime juridike;

• Në kategorinë e mbrojtjes kushtetuese, e drejta e personave me aftësi të kufizuar ose me çrregullime mendore është e garantuar me të drejta të barabarta me

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

64

qytetarët e tjerë – kufizimet përjashtimisht bëhen vetëm në interes të përgjithshëm/publik;

• E drejta në trashëgimi edhe pas marrjes së zotësisë së veprimit iu takon këtyre personave, por vetëm e drejta e përkujdesjes, që përfshinë edhe përkujdesjen ndaj pasurisë dhe personalitetit të këtij personi transferohet tek Kujdestari i tij;

• Nuk ekziston zhveshja nga e drejta në trashëgimi për personat me aftësi të kufizuara mendore. E drejta e heqjes dorë nga trashëgimia është një e drejtë për të gjithë qytetarët, por te personat me aftësi të kufizuara mendore përfaqësuesi ligjor (kujdestari) nuk mund të heq dorë nga trashëgimia për këtë person;

• Në Institutin e Kujdestarisë hyjnë edhe të gjitha aspektet tjera të kujdesit, duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, kujdesin ndaj trashëgimisë etj. Qëllimi i këtij instituti është evitimi i shkaqeve që kanë quar në heqjen e zotësisë së veprimit dhe kthimit në gjendjen e mëparshme;

• Shqyrtimi i trashëgimisë është procedurë gjyqësore (në të ardhmen mund të zhvillohet edhe para Noterit) që mund të hapet pas vdekjes së trashëgimlënësit ku gjykata ka për obligim të shqyrtojë të gjitha evidencat dhe faktet relevante, duke përfshirë edhe vërtetimin e ekzistimit të trashëgimtarëve dhe vendndodhjen e tyre, si dhe thirrjen e tyre në trashëgim;

• Në praktikë, gjykatat kanë vështirësi që të vërtetojnë ekzistimin ose jo të trashëgimtarëve të mundshëm. Këta trashëgimtarë fshihen ose nuk paraqiten nga ana e familjarëve të tyre me rastin e plotësimit të deklaratës trashëgimore, për këtë kërkohet bashkëpunimi i të gjitha organeve dhe personave me interes;

• Aktvendimi për shpalljen e trashëgimisë është i kontestueshëm dhe me kërkesën e tyre, palët që nuk janë thirr në trashëgimi mund ta ndryshojnë atë vendim me procedurë të veçantë civile-procedurë kontestimore, në rastet kur personat me aftësi të

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

65

kufizuara mendore janë fshehë përkatësisht nuk janë paraqitur në deklaratë për trashëgimi;

• Praktika shpesh bie ndesh me ligjin dhe rregulloret (Ligji mbi Familjen, Ligji mbi Procedurën Jokontestimore etj) e aplikueshme. Praktika çdo herë duhet të “ndjekë” ligjin dhe jo e kundërta. Ka mungesë institucionale (mungesë mekanizmash), mungesë të harmonizimit ligjor, konflikte ligjesh apo konflikte kompetencash ndërmjet institucione/organeve përgjegjëse të cilat duhet evituar në mënyrë që të mbrohen të drejtat e qytetarëve, në veçanti personave me aftësi të kufizuara.

• Qendrat për punë sociale si organeve të specializuara për çështje familjare, gjatë veprimtarisë së tyre kanë për obligim të informojnë gjykatat me rastin e marrjes së informatave për ekzistencën e trashëgimtarëve të mundshëm për ti paraqitur në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë. Të gjitha institucionet apo organet e përfshira obligohen që të veprojnë në pajtim me përcaktimet e vendimeve të gjykatave.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

66

14.5. Ekspozita “Dëgjo zërin tim dhe shiko vullnetin tim”

Për nder të “10 Tetorit” – ditës ndërkombëtare të shëndetit mendor, QKRMT organizoi një ekspozitë të hapur me moton "Dëgjo zërin tim dhe shiko vullnetin tim". Në këtë aktivitet u ekspozuan punime dore të realizuar nga personat me aftësi të kufizuara mendore, respektivisht rezidentët e ISSH-së dhe të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, si: piktura, korniza, produkte tjera nga druri, tapiceri, thurje etj.

Fotografi nga ekspozita e dt.12.10.2012

Qëllimi i këtij aktivitetit ishte promovimi i aftësive të këtyre personave përmes sensibilizimit të opinionit dhe zbutjes së stigmës ndaj kësaj kategorie. Ekspozimi i produkteve të realizuara nga personat me aftësi të kufizuara mendore, dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë e këtyre personave për punë dhe përshtatje në shoqëri. Këto punime dorë gjatë kësaj ekspozite kanë qenë në dispozicion për t’i blerë nga vizitorët e ekspozitës, ku mjetet nga shitja e tyre solide janë përdorur ekskluzivisht për blerjen

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

67

e materialeve për të vazhduar aktivitete të ngjashme – punime dore nga ta, pasi që në mungesë të mjeteve financiare, këtyre rezidentëve iu mungojnë materialet punues për realizimin e punë-dorës.

Fotografi nga ekspozita e dt.12.10.2012: punë dore realizuar nga rezidentët e ISSH-së

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

68

14.6. Konferenca vjetore "Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor"

Para botimit të këtij raporti, QKRMT ka organizuar konferencën e tretë vjetore, në të cilën janë prezantuar të gjeturat gjatë periudhës monitoruese. Në këtë konferencë, në të cilën është diskutuar gjendja aktuale në institucionet e shëndetit mendor duke përfshirë: gjetjet, progresin e arritur gjatë këtij viti, sfidat dhe vështirësitë – kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë. Qëllimi i kësaj konference ishte bashkimi i të gjithë akterëve relevantë për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, për ti ballafaquar me gjendjen aktuale të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen institucionet që akomodojnë këta persona. Këtë konferencë e ka bërë të veçantë edhe prezenca e ekspertit të kësaj fushe (shëndetit mendore), z.Mat Kinton nga Britania e Madhe, i cili para të pranishmëve prezantoi praktikat më të mira të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale, duke diskutuar gjetjet e dala nga monitorimi i QKRMT-së, shprehen shqetësimin për mos zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, me arsyetim e mungesës së mjeteve financiare dhe kapaciteteve profesionale.

Zyrtari i Shëndetit Mendor në Ministrinë e Shëndetësisë, i pranishëm në këtë konferencë, u zotua se të gjitha rekomandimet e dala nga kjo konferencë (mungesa e barnave, mungesa e ushqimit, zvogëlimi i aktiviteteve, personat mbi 65 vjeç, etj.) do të përmbushëm, pasi që buxheti i ndarë nga MSH për shëndetin mendor për vitin 2013 do të jetë më i lartë se

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

69

viti 2012 për 200,000.00 euro. Gjithashtu nga përfaqësuesi i MSH-së u premtua sigurimi i një automjeti për QIRSKP-në.

Fotografi nga konferenca e dt.12.12.2012

Në këtë konferencë u diskutua gjatë edhe për gjendjen aktuale të personave me aftësi të kufizuara mendore të moshës mbi 65 vjeçar, për të cilët ende nuk ka strukturë organizative për akomodim dhe trajtim. Rezultati i këtij diskutimi ishte adresimi i nevojës që njëri repart i QIRSKP-së (aktualisht jo funksional dhe lehtë i qasshëm pasi që është në katin përllesë), të adaptohet për akomodimin e kësaj kategorie.

Z.Kinton paraqiti si vështirësi realizimin e mandatit të QKRMT-së për qasje në këto institucione. QKRMT deri më tani para çdo vizite monitoruese është dashur që ta njoftoj stafin e institucionit që monitorohet, gjë që nuk ka mundur të pasqyrojë gjendjen reale pasi që institucionet kanë qenë të njoftuar për kohën e realizimit të vizitës. Ky diskutim rezultoi me premtimin e përfaqësuesve të institucioneve relevante (MSH, MPMS) për qasje pa paralajmërim në këto

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

70

institucione. Qasja pa paralajmërim do të avansonte edhe më shumë punën profesionale të QKRMT-së.

Monitorimi, raportimi dhe rekomandimet e QKRMT-së, u vlerësuan se janë profesionale, të paanshme dhe jo tendencioze, të cilat mund t'i shërbejnë autoriteteve për përmirësimin dhe avancimin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore.

14.7. Bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e tjera QKRMT kanë pasur një pjesëmarrje aktive në veprimtari (konferenca dhe seminare) të organizatave të tjera në lidhje me çështjet e shëndetit mendor. Për më tepër, QKRMT ka dhënë informata në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në institucionet e shëndetit mendor për institucionet dhe organizatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare. Duke qenë kështu, QKRMT-ja është bërë një qendër referente për të gjitha organizatat apo institucionet që merren me fushën e shëndetit mendor, përkatësisht me të drejtat e njeriut.

Për më tepër gjetjet dhe rekomandimet e QKRMT në fushën e monitorimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, janë përdorur si burime për Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për të drejtat e Njeriut; EULEX-it, Bashkimit Evropian, zyrës në Kosovë; Këshillit të Evropës, zyrës në Kosovë; etj..

QKRMT është pjesë e Komitetit Drejtues të projektit të Këshillit të Evropës për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR – 2012

71

Fotografi nga prezantimi në trajnimin e Këshillit të Evropës & Komisionit Evropian, dt.13.12.2012 Si pjesë e këtij Komiteti Drejtues, QKRMT është ftuar për të prezantuar metodologjinë e monitorimit të saj dhe gjendjen e tanishme të të drejtave të njeriut në institucionet e shëndetit mendor, para një grupi të zyrtarëve qeveritarë dhe lokalë, të shoqërisë civile dhe të Institucionet të Avokatit të Popullit - në vazhdimësi janë duke u trajnuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisionit Evropian në lidhje me të Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me punën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në mesin e rreth 25 pjesëmarrësve të këtij grupi, janë edhe dy anëtarë të stafit të QKRMT (menaxher i projektit të monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor dhe menaxher i projektit të monitorimit të institucioneve korrektuese). QKRMT ka ndihmuar një fotograf dokumentarësh nga Zvicra, i cili ishte i interesuar për të realizuar një dokumentar në

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS – QKRMT

72

institucionet e shëndetit mendor. Ky dokumentar ka synuar që përmes fotografisë të dokumentojë gjendjen e banorëve në objektet e shëndetit mendor në të gjithë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim. Për realizimin e këtij dokumentari fotografish, QKRMT ka kërkuar dhe rekomanduar nga MSH dhe MPMS që t'i lejojnë qasje në institucionet e shëndetit mendor. QKRMT falënderon MSH dhe MPMS për lejimin e realizimit të fotografive për dokumentar. Disa fotografit të paraqitura në këtë raport, janë bërë gjatë realizimit të atij dokumentari.

Po ashtu QKRMT ka bashkëpunuar edhe me një organizatë tjetër joqeveritare YIHR (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut), për realizimin e një dokumentarit "Portretet e lirisë", i cili ka pasur për qëllim promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore: http://www.youtube.com/watch?v=sKrMO4eo2m4&list=PLjtva-

ieS7z8wWZQztCXTwkGa0OFKxxmv .

Qendra Kosovare për Rehabili!min e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) është organizatë epavarur, jo qeveritare, jo fi!mprurëse, e themeluar në vi!n 1999 me mision të ofrojëtraj!m dhe rehabili!m për vik!mat e torturës dhe të keqtrajtuarve gjatë të lu%ës në

Kosovë.

QKRMT po ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respek!min e të drejtave të njeriutpër të gjitha etnitetet në Kosovë si dhe në parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo

forme tjetër të keqtraj!mit përmes monitorimit të të drejtave të njeriut në Ins!tucionetKorrektuese, në Qendrat e Mbajtjes në Stacionet Policore dhe në Ins!tucionet e Shënde!t

Mendor.

QKRMT punon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit të saj dhe sektorit publikpër ofrimin e shërbimeve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me torturën dhe traumën.

QKRMT që nga vi! 2007 është duke zbatuar ak!vitetet të rregullta monitoruese në QendratKorrektuese, në Qendrat e Paraburgimit dhe në Ins!tucionet e Shënde!t Mendor.

Adresa: Hamëz Jashari Nr.16b/2, Lagja Dodona, 10000 Prish!në, KosovëTel: + 381 (0) 38 / 243 707, 243 708; Fax: + 381 (0) 38 243 707

e-mail: [email protected]" p://www.krct.org