Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës...

16
1 Lindita Nikolla Ministre e Arsimit dhe Sportit Të dashur maturantë, Këto ditë, së bashku me mësuesit, ju po përgatiteni për të përmbyllur jo vetëm vitin më të bukur shkollor, Maturën, për një cikël të plotë studimi siç është arsimi i mesëm i lartë. Emocionin e ndarjes me shkollën, mësuesit shoqet e shokët këto ditë e ka zëvendësuar meraku i suksesit në provimet e Maturës Shtetërore. E tillë ka qenë dhe kështu do të mbetet ngahera “ beteja ” provim, por edhe ju jeni pregatitur për ta fituar. Në 16 vitet e mia e të mësimdhënies së matematikës kujtoj se si më pushtonte emocioni i rrahjeve të zemrës sa herë që maturantët kishin provim. Sot jam Ministre e Arsimit dhe zemra pulson përgjegjësi në fakt. E dëshiroj dhe e uroj suksesin me shpirt suksesin e secilit prej jush, por po aq fort po punojmë për ta bërë të mundur përmes cilësisë së vërtetë .

Transcript of Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës...

Page 1: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

1

Lindita NikollaMinistre e Arsimit dhe Sportit

Të dashur maturantë,

Këto ditë, së bashku me mësuesit, ju po përgatiteni për të përmbyllur jo vetëm vitin më të bukur shkollor, Maturën, për një cikël të plotë studimi siç është arsimi i mesëm i lartë.

Emocionin e ndarjes me shkollën, mësuesit shoqet e shokët këto ditë e ka zëvendësuar meraku i suksesit në provimet e Maturës Shtetërore. E tillë ka qenë dhe kështu do të mbetet ngahera “ beteja ” provim, por edhe ju jeni pregatitur për ta fituar.

Në 16 vitet e mia e të mësimdhënies së matematikës kujtoj se si më pushtonte emocioni i rrahjeve të zemrës sa herë që maturantët kishin provim. Sot jam Ministre e Arsimit dhe zemra pulson përgjegjësi në fakt.

E dëshiroj dhe e uroj suksesin me shpirt suksesin e secilit prej jush, por po aq fort po punojmë për ta bërë të mundur përmes cilësisë së vërtetë .

Page 2: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

2

Vijoni të qetë, por me ritmin e duhur përgatitjet. Kërkoni informacion dhe sqarime për çdo paqartësi apo dilemë nga mësuesit. Ata janë aty, si miqtë tuaj më të mirë. Secili prej tyre ka detyrimin e këshillës dhe ndihmës në orët përgatitore e përtej, sepse ndajnë me ju suksesin e përbashkët të punës së palodhur.

Unë pata fatin të takoja shumë prej jush dhe u ndjeva se si rritej pritshmëria nga minuta në minutë. Më drejtoheshit me pyetje dhe kërkesa për të përmirësuar Maturën Shtetërore. Dikush dyshues, ndonjë tjetër me ide novatore, po të gjithë mëndje ndarë se “ haku duhet të shkonte tek i zoti ”. Ndërtuam me kujdes paketën e masave për të patur një Maturë të mirëadministruar, mbështetur edhe në sugjerimet tuaja, mësuesve e prindërve të cilët po me aq kujdes e sqaruam në shumë takime të përbashkëta.

Komiteti i Maturës Shtetërore po punon me ritmin e sigurisë se masat e marra do të shënojnë progres duke i kthyer dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014.

Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur me cilësinë e punës së kryer në këto vite shkollimi. Unë, mësuesit, administratorët, vlerësuesit ju jemi pranë duke bërë më të mirën që të ndjeheni të sigurtë se puna do të shpërblehet dhe se vërtetë haku do të shkojë tek i zoti .

Shfletoni me kujdes këtë guidë. Është vetëm në dorën tuaj që ta ktheni në një udhërrëfyes të suksesit personal dhe bashkarisht të mundësojmë progresin e cilësisë së vertetë në Maturën Shtetërore 2014.

Punë të mbarë dhe suksese !Përqafime

Lindita Nikolla

Page 3: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

3

1. PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE

Maturanti kandidati nuk quhet kalues, nëse ka marrë më pak se 20 % të pikëve të testit.

Provimet e Maturës i jep maturanti i vitit shkollor 2013, 2014 që ka përfunduar me sukses vitin e fundit shkollr dhe ka plotësuar formularin A1.

Gjithashtu, provimet e Maturës i jep kandidati që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme që ka marrë Dëftesë Pjekurie, ose Diplomën e Maturës Shtetërore dhe ka plotësuar formularin A1Z .

Maturantët e vitit shkollor 2013- 2014 do t`i nënshtrohen provimit të detyruar të gjuhës së huaj, e cila do të jetë gjuha e huaj e parë që maturanti ka zhvilluar në shkollë. Testi për këtë provim do të jetë i nivelit A2 . Rezultati i provimit D3 ( gjuha e huaj ), nuk merret parasysh në formulën përllogaritjet e pikëve për shpalljen e fituesve sipas parimit Meritë - Preferencë. Çdo maturant që fiton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, paiset me diplomë.

Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 201, por nuk janë pajisur me Dëftesë Pjekurie / Diplomë:

– Nuk japin gjuhën e huaj si provim të detyrar

– Pasi kanë fituar provimet e Maturës, marrin Diplomë dhe Çertifikatë të Maturës Shtetërore.

Diploma për të gjithë maturantët/kandidatët lëshohet vetëm një herë. Kandidati, i cili është pajisur me Dëftesë Pjekurie në vitet e mëparshme, si dhe shtetasit shqiptarë ose të huaj që vijnë nga jashtë shtetit ( të diplomuar ) dhe japin provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, nuk marrin Diplomë, por pajisen me vërtetim për rezultatet e provimeve të Maturës.

Të gjitha provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim.

Page 4: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

4

Gjuhë shqipe dhe letërsi 1

Matematikë2

Gjuhë e huaj3

Provime me zgjedhje4

30 Maj

9 Qershor

16 Maj

18 Qershor

2. LËNDËT DHE DATAT E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE

Page 5: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

5

3. PROVIMET E DETYRUARA DHE ME ZGJEDHJE

– Provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë.

– Maturantët/kandidatët që do të japin provim të Maturës Shtetërore njëren nga lendet me zgjedhje, do të fillojne provim në orën 10:00 dhe do të përfundojnë atë në orën 12:00.

– Testi për secilin për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga te cilat 13 do te jene me pergjigje alterna-tive, qe vleresohen me 1 pike secila (13 pike gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, te cilat vleresohen me 37 pike.

– Testi vleresohet maksimalisht me 50 pike. – Testi per secilin nga provimet me zgjedhje do te permbaje 20 pyetje, nga te cilat 10 pyetje do te jene me pergjigje

alternative, qe vleresohen me 1 pike secila (10 pike gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim te cilat vleresohen me 30 pike.

– Testi vleresohet maksimalisht me 40 pike.

– Maturantet/kandidatet mbetes ne provimet e Matures Shteterore kane te drejten e provimit ne sezonin e dyte.

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje fillojnë në orën 10:00

Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila.

Page 6: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

6

4. KËSHILLIMI I KARRIERËS

Keshillimi i karrierës synon t’u jap maturantëve me shumë mundësi të kuptojnë dhe të hyjnë me sukses në rrugën e Arsimit të Lartë dhe ka si qëllim të:

• Informojë dhe të mbështesë maturantët në përzgjedhjen në programit të studimit

• Ndihmojë maturantet të shqyrtojnë dhe përcaktojnë vlerat dhe aftesitë e tyre

• Ndihmojë maturantët t’i kuptojnë dhe t’i shprehin synimet e tyre.

• Krijoje kushte maturanteve për t’u informuar dhe për të marrë vendime.

Keshillimi i karrieres ofrohet nga shkolla ku studjon, me plane të veçanta për infomimin e maturantëve dhe nga DAR/ZA. nëpermjet nxitjes së universiteteve publike dhe private për të informuar maturantët mbi mundësitë e stu-dimit brenda dhe jashtë vendit.

Keshillimi i karrierës ofrohet me mjedise të shkollës dhe në mjediset e universiteteve publike dhe private në forma të ndryshme (seminare, prezantime, promovime, fletepalosje etj).

Page 7: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

7

5. DETYRAT DHE TE DREJTAT E MATURANTIT/KANDIDATIT

1. Maturanti/kandidati paraqitet ne qendren e provimit, 1 ore e 30 minuta perpara fillimit te provimit.

2. Maturanti/kandidati ploteson testin me stilolaps me ngjyre (te zeze ose blu).

3. Maturanteve/ Kandidateve me aftesi te kufizuara, te perkohshme ose te perhershme, u krijohen kushte te per-shtatshme per zhvillimin e provimit. Per ata qe nuk mund te lexojne apo te shkruajne, pergjegjesi per administrimit te provimit (PAP) autorizojne nje person jo te profilit per plotesimin e testit, sipas pergjigjeve te dhena me goje nga Maturanti/kandidati.

4. Maturanteve/kandidateve te paraburgosur, u sigurohen kushte per zhvillimin normal te provimeve ne mjedise te posaçme nen mbikeqyrjen e perfaqesuesve te autorizuar te policise pa uniforme dhe pa arme.

5. Maturantet/kandidatet qe dorezojne testin, firmosin per dorezimin e tij ne listen qe disponon administratori i provimit (AP).

Page 8: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

8

6. PËRJASHTIMI DHE MOSNJOHJA E REZULTATIT TË PROVIMIT

Maturanti/kandidati perjashtohet nga provimi kur:

1. Ndryshon vendin që i eshte caktuar.

2. Merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturante/kandidate te tjere.

3. Ben komente per permbajtje ose zgjidhjen e testit

4. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjeter komunikimi ne mjedisin e provimit.

5. Refuzon kontrollin nga ana e administratoreve gjate hyrjes ne qendren e provimit.

Page 9: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

9

7. MATURANTIT/KANDIDATIT NUK I NJIHET REZULTATI

1. Nese perdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si ato te percaktuara ne nenin 28/2 te Rregullores se Matures Shteterore, ose perdor me shume sesa nje ngjyre ne plotesimin e testit.

2. Nese ka hequr ose ka demtuar kodin e sekretimit te testit (barkodin)

3. Nëse ka dëmtuar testin (palosur , zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta) , të evidentu-ara në procesverbal.

4. Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vleresimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i.

5. Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

6. Maturantët/kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së caktuar, nuk mund të dalin nga qëndra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen brënda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë.

7. Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ka të drejtë të informojë Administratorin e Provimit, Përgjegjsin e Administratimit të Provimit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

8. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit pas përfundimit të së gjithave provimeve, me një kërkesë drejtuar Komitetit Shtetëror të Maturës Shtetërore. Afatet e kërkesës përcaktohen me Udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.

Page 10: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

10

8. SHPALLJA E REZULTATEVE TE PROVIMEVE

Shpallja e rezultateve behet jo me vone se 15 (pesembedhjete) dite, pas cdo provimi te Matures.

Rezultatet publikohen ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Sportit

www.arsimi.gov.al dhe ne faqen zyrtare te Agjensise Kombetare te Provimeve www.akp.gov.al.

www.arsimi.gov.alwww.akp.gov.al.

Page 11: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

11

9. APLIKIMI ME FORMULARIN A2

Per te fituar te drejten e studimit ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik te Shqiperise, çdo maturant/kandidat qe kerkon te vazhdoje studimet e larta, duhet te plotesoje formularin A2, online, sipas nje kalendari dhe udhëzimeve përkatëse që do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjensisë Kombëtare të Provimeve.

Çdo maturant/kandidat ka të drejtë të përzgjedhë jo më shumë se 10 programe studimi.

Page 12: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

12

10. PËRLLOGARITJA E PIKËVE

Për llogaritjen e pikëve do të procedohet si më poshtë:

M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme të lartë, vleresimet në lendët e detyrurara “ Letërsi dhe Gjuhë Shqipe” dhe Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

K, F1 dhe F2, përkatësisht koeficenti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuar nga Institucio-net e Arsimit të Lartë Publik (IALP).

b) Llogaritja e shumës -S- të pikëve të maturantëve/kandidadëve,të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, behet me formulën:

S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17*(Z1*F1+Z2*F2)}*5

Page 13: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

13

11. LIBRI I TRANSPARENCËS

Ky libër paraqet ID e maturantit, notë nëse pikët mesatare të shkollës së mesme,notat e provimeve të maturës dhe pikët e grumbulluara për çdo program studimi të përzgjedhur në formularin A2. Libri i transparencës do të publiko-het në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Libri i transparences i vjen ne ndihmë cdo maturanti/kandidati për të verifikuar rezultatet e tij në Maturë,si dhe pikët e grumbulluara për programet e studimit të përzgjedhura në formularin A2. Për cdo parregullsi te vërejtur ai duhet të plotësoje formularin përkatës për korrektimin e tyre. Ky formular plotësohet nga maturanti/kandidati dhe dorëzohet në shkollë në afatet e përcaktuara.

Page 14: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

14

12. SHPALLJA E FITUESVE

Shpallja e fituesve dhe regjistrimet në IALP bëhen me Udhezim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Përzgjedhja e fituesve bëhet sipas parimit Meritë - Preferencë. Maturanti / kandidati shpallet fitues në preference më të lartë të grupit të preferencave, ku ai ka tejkaluar pikët e fituesit te fundit.

Listat e fituesve do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Page 15: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

15

13. SESIONI I DYTE I MATURËS SHTETËRORE

Maturanti / kandidati, i cili nuk rezulton kalues në sesionin e parë të Maturës Shtetërore, në sesionin e dytë jep vetëm provimin (et) mbetës (e) të detyruara dhe me zgjedhje, në të cilat nuk është kualifikuar kalues.Datat e zhvil-limit të provimeve të këtij sesioni shpallen me Udhëzim të posaçëm të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Page 16: Të dashur maturantë, - gjimnazi18tetori.yolasite.com · dinjitetin provimeve të Maturës Shtetërore 2014. Suksesi do të ketë emrin e secilit ndër ju, ngushtësisht i lidhur

16