System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

31
Manual Përdorimi (DRAFT)

description

System Center Operations Manager 2012 R2 - Manual Perdorimi (Shqip)

Transcript of System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

Page 1: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

Manual Përdorimi (DRAFT)

Page 2: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

2

Përmbajtja

Koncepte kryesore mbi Operations Manager .................................................................................................. 3

Monitorimi i një serveri ..................................................................................................................................... 6

Monitorimi i një SQL Server-i ......................................................................................................................... 15

Monitorimi i IIS dhe i aplikacioneve .NET ...................................................................................................... 17

Konfigurimi i njoftimeve me e-mail ................................................................................................................. 26

Page 3: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

3

Koncepte kryesore mbi Operations Manager

Operations Manager (System Center O.M. – SCOM), një komponent i Microsoft System

Center 2012 R2, ështe një softuer qe ndihmon në monitorimin e shërbimeve, pajisjeve dhe operimeve për

shumë makina nga një konsolë e vetme. Këtu do të spjegohen koncepte bazë mbi SCOM për

administratorin që menaxhon infrastrukturën e SCOM dhe operatorin që monitoron dhe suporton makinat

në kompani.

Çfarë mundëson SCOM Kompanitë, të vogla a të mëdha, përgjithësisht janë të varura nga shërbimet dhe aplikacionet e

“mjedisit” kompjuterik të tyre. Departamentet IT janë përgjegjëse për të siguruar performancën dhe

disponueshmërinë e shërbimeve dhe aplikacioneve kritike. Kjo do të thotë që departamentet e IT duhet te

jenë në dijeni kur ndodh njëproblem, të identifikojnë burimin dhe çfarë shkakton problemin , idealisht

përpara përdoruesve. Më i madh numri i pajisjeve në një kompani, më sfiduese bëhet kjo detyrë.

Përdorimi i SCOM në mjedis e bën më të lehtë monitorimin e kompjuterave, pajisjeve, shërbimeve

dhe aplikacineve të shumta. Konsola e Operimit (Operations Console), e paraqitur në pamjen vijuese,

mundëson kontrollin e gjendjes së përgjithshme (object health), performancës dhe disponueshmërisë për

të gjitha objektet e monitoruara në mjedis dhe ndihmon në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

SCOM tregon cilët objekte të monitoruar nuk janë në gjendje të mirë (not healthy), dërgon alerte

kur identifikohen probleme dhe jep informacion për të ndihmuar në identifikimin e shkaqeve tënjë

problemi dhe zgjidhje të mundshme. Si administrator, konfigurohet cfarë do të monitorohet duke

zgjedhur kompjuterat dhe pajisjet për t’u monitoruar dhe importohen management packs të cilat ofrojnë

monitorim për funksionalitete dhe aplikacione specifike. Për të vendosur çfarë objektesh do të

Page 4: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

4

monitorohen dhe përse do të monitorohen është me rëndësi të kuptohen funksionalitet e infraksturës të

SCOM dhe si ai funksion.

Infrastruktura e SCOM Me të instaluar SCOM krijohet një mangement group. Ky managemen group është njësia bazë e

funksionalitetit. Minimalisht, një management group konsiston në një management server,në operational

database dhe në reporting data warehouse database.

Management server-i është pika kyçe për administrimin e management group-it dhe kominikimin me bazën e të dhënave. Kur aksesohet Operations Console dhe bëhet lidhja me management group-in , gjithashtu kryhet lidhja me management server-in e atij grupi. Në varësi të përmasave të një mjedisi kompjuterik, një grup mund të mbajë një management server ose disa të tillë.

Operational database është një bazë të dhënash SQL Server që përmban të gjitha konfigurimet për management group-in dhe ruan të gjitha të dhënat monitoruese që mblidhen dhe proçesohen për të. Kjo bazë të dhënash përmban të dhëna me afat të shkurtër, by default për 7 ditë.

Data warehouse database është një bazë të dhënash SQL Server që ruan të dhëna monitoruese dhe alerte për qëllime historiku. Kjo bazë të dhënash përmban të dhëna afatgjata.

Kur funksionaliteti raportues i SCOM instalohet, management group-i përmban gjithashtu një Reporting

Server që ndërton dhe prezanton raporte nga të dhënat e marra nga data warehouse database.

Agjentët Një agjent i SCOM është një service që instalohet në një kompjuter. Agjenti mbledh të dhëna,

krahason kampionët e mbledhur me vlerat e paracaktuara, krijon alerte dhe ekzekuton përgjigjet. Një

management server merr dhe shpërndan konfigurimet agjentëve në kompjuterat e monitoruar.

Çdo agjent i raporton një management server-i në management group. Ky server është

management server-i primar i agjentit.

Agjentët monitorojnë burime të dhënash në kompjuter dhe mbledhin informacione në përputhje

me konfigurimin që i dërgohet nga management server-i. Agjenti gjithashtu llogarit gjendjen (health state)

e kompjuterit të monitoruar e të objekteve që i përkasin dhe i raporton management server-it. Kur gjendja

e njëobjekti ndryshon ose kur kritere të tjera plotësohen, një alert mund të gjenerohet nga agjenti. Kjo

mundëson që operatorët të jenë vazhdimisht në dijeni kur nevojitet vemendje. Duke ofruar të dhëna mbi

gjendjen e objekteve të monitoruara, agjenti mundëson një pamje të përditësuar të gjendjes së pajisjes së

bashku me të gjitha aplikacionet që ajo përmban.

Një agjent mund të konfigurohet të funksionojë si një agjent proxy. Një agjent proxy është një

agjent që mund t’i kalojë të dhëna management server-it në emër të një kompjuteri ose pajisje rrjeti tjetër

nga kompjuteri ku ai është instaluar. Agjentët proxy mundësojnë monitorim në kompjuterat dhe pajisjet

në të cilat agjenti nuk mund të instalohet.

Page 5: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

5

Management Packs Paketat e menaxhimit (Management Packs) përcaktojnë informacionin që një agjent mbledh dhe i

kthen management server-it për një aplikacion a teknologji specifike. Për shembull, paketa BizTalk Server

Management Pack përmban rregulla dhe monitorë që mbledhin dhe vlerësojnë evente dhe operacione që

janë të rëndësishme në garantimin e gjendjes dhe efiçencës së aplikacionit BizTalk Server.

Pasi SCOM instalon një agjent në një kompjuter, i dërgon një konfigurim fillestar agjentit. Ky

konfigurim fillestar përmban zbulueshmërite e objekteve (object discoveries) nga paketat e menaxhimit.

Paketa përcakton tipologjitë e objekteve, si aplikacione dhe funksionalitete, që do të monitorohen në

kompjutera që janë zbuluar nga SCOM. Agjentët i dërgojnë të dhëna management server-it që identifikon

instancat e objekteve të zbuluara në kompjuter. Server-i më pas i dërgon agjentëve lementët e paketave

që i aplikohen objekteve të zbuluara në çdo kompjuter, si psh rregulla dhe monitorë.

Një rregull (rule) përcakton eventet dhe të dhënat e performancës për t’u mbledhur nga

kompjuterat dhe çfarë do të behet me informacionin pas mbledhjes. Një mënyrë e thjeshtë për të

përfytyruar rregullat është një If/Then statement. Për shembul, një management pack për një aplikacion

mund të përmbajë rregulla si vijueset:

Nëse një mesazh që tregon që një aplikacion është në proçes fikjeje shfaqet në event log, krijo një alert.

Nëse ngarkimi i një skedari burim dështon, mblidh informacion mbi eventin që indikon këtë dështim.

Siç tregojnë këto shembuj të thjeshtë, rregullat mund të krijojnë alerte dhe të mbledhin të dhëna mbi

eventet apo performancën, të cilat agjentët ia dërgojnë management server-it. Rregullat gjithashtu mund

të ekzekutojnë skripte, si psh. lejimin e një rregulle të tentojë ristartimin e një aplikacioni që ka dështuar.

Objektet e zbuluara kanë një gjendje (health state), që reflektohet në Konsolën e Operimit

(Operations Console) me ngjyre të gjelbërt (successful/healthy), të verdhë (warning) ose të kuqe

(critical/unhealthy). Monitorët përcaktojnë gjendjen për aspekte të veçanta të objektit të monitoruar. Për

shembull, një monitor për kapacitetin e nje disku mund të shfaqë gjendjen me ngjyrë te gjelbërt për më

pak se 85% hapësirë të zënë, të verdhë mbi 85% dhe të kuqe për mbi 90%. Një monitor mund të

konfigurohet të gjenerojë një alert kur ndodh një ndryshim gjendjeje.

Page 6: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

6

Monitorimi i një serveri

Për të mundësuar monitorimin e një serveri, së pari duhet të importohen management packs

përkatëse për sistemin operativ bazë të serverit. Në vijim do të përshkruhet procedura e importimit të

management packs nga katalogu online.

Importimi i një Management Pack nga katalogu

1. Aksesohet kompjuteri me një llogari që ka rolin e administratorit (Operations Manager Administrator).

2. Në Konsolë klikohet mbi Administration.

3. Right-click mbi Management Packs, dhe më pas klikohet mbi Import Management Packs.

4. Më pas do të hapet wizard-i Import Management Packs . Klikohet mbi Add, dhe më pas Add from

catalog.

Page 7: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

7

Si rrjedhojë do të hapet dialog box-i Select Management Packs from Catalog . Aty do të listohen të

gjitha management packs të disponueshme në katalog. Mund të ndryshohet View sipas rastit si ne figuren e mëposhtme:

Page 8: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

8

Mund të përdoret dhe fusha Find për të kërkuar një management pack specifike, pa pasur nevojë të navigohet nëpër të gjitha paketat e listuara. Në rastin konkret, për thjeshtësi shkruajmë “Windows Server”.

5. Në listën e rezultateve bëjmë expand Microsoft Corporation dhe më pas Windows Server dhe

kërkojmë për Core OS, bëjmë expand dhe do të listohen të gjithë paketat e disponueshme të kësaj kategorie.

Në listë zgjedhim paketat që na interesojnë, duke supozuar se do të na duhet të monitorojmë nje server me OS Windows Server 2008 R2, atëhere zgjedhim paketat e mëposhtme dhe më pas klijojmë mbi Add :

1. Windows Server 2008 Operating System (Discovery) 2. Windows Server 2008 Operating System (Monitoring) 3. Windows Server Operating System Library 4. Windows Server Operating System Reports

6. Pasi japim OK do të rikthehemi tek wizard-i Import Management Packs, tashmë me paketat e

zgjedhura për të importuar. Pasi klikojmë mbi Import do të vijojë faza e shkarkimit të paketave nga katalogu dhe importimi i tyre.

7. Klikojmë mbi Close dhe mbyllet wizard-i. Kështu mund të vijojmë me procedurën e zbulimit dhe monitorimit të serverit.

Page 9: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

9

Page 10: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

10

Zbulimi

1. Pasi klikojmë më të djathtën diku në menunë a administrimit të Konsolës, dhe të klikojmë mbi

Discovery Wizard, do të shfaqet ky i fundit si më poshtë:

2. Automatikisht është i zgjedhur opsioni i zbulimit të Windows Computers, duke qënë dhe ky objekti i

interesit tonë, klikojmë Next.

3. Zgjedhim Automatic computer discovery në vijim ose Advanced discovery dhe specifikojmë tek

Computer and Device Classes -> Servers only, nuk ndryshojmë Management Server-in e zgjedhur (duke

qënë se në konfigurimin aktual disponojmë vetëm një të tillë).

Page 11: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

11

4. Pasi klikojmë Next, tek specifikimi i llogarisë së administratorit, nëse Default Action Account (të

konsultohet dokumentacioni zyrtar për më shumë) ka të drejta administrative në kompjuterin që duam

të monitorojmë, atëhere vazhdojmë duke klikuar Next, në të kundërt zgjedhim Other user account dhe

japim kerdencialet e një përdoruesi me të drejta administrative në server, duke check-uar sipas rastit

opsionin This is a local computer account, not a domain account.

Page 12: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

12

5. Klikojmë Discover dhe presim teksa skanohet Active Directory dhe konfrontohet lista me kompjuterat e

menaxhuar nga SCOM, për të dhënë listën e kompjuterave të pamenaxhuar. Në këtë listë zgjedhim

kompjuterin që na intereson, mënyrën e menaxhimit Agent based apo Agentless (këshillohet fortësisht

Agent based) dhe klikojmë Next.

6. Në vijim specifikojmë direktorinë ku do të instalohet agjenti si dhe llogarinë me të cilën agjenti do të

veprojë ne makinë, qoftë Local System apo tjetër, në këtë rast vazhdojmë me zgjedhjen automatike,

Local System.

Page 13: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

13

7. Klikojmë mbi Finish.Do të na shfaqet një dritare që jep informacion mbi performimin e taskut të

instalimit të agjentit. Kur tasku përfundon me sukses, mesazhi përkatës do të shfaqet.

Monitorimi

Me të përfunduar procesi i instalimit të agjentit për zbulim, kontrollojmë statusin e makinës duke

zgjedhur menunë e Monitoring dhe më pas klikojmë mbi kategorinë Windows Computers. Këtu do të na

listohen makinat e menaxhuara nga SCOM momentalisht. Shohim që direkt pas përfundimit të instalimit

të agjentit, makina është detektuar por ende nuk monitorohet, është më se normale. Proçesi i fillimit të

monitorimit nga çasti i zbulimit të makinës nuk është imediat dhe mund të zgjasë disa minuta.

Page 14: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

14

Pas disa minutash po të bëjmë refresh në View, do të vërejmë që serveri ynë ka filluar të monitorohet, gjë

që dallohet lehtësisht nga ndryshimi i gjendjes nga Not Monitored në Healthy.

Page 15: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

15

Monitorimi i një SQL Server-i

Për të mundësuar monitorimin e një SQL Server-i, së pari duhet që serveri mbi të cilin ngrihet SQL

Serveri të jetë në monitorim nga SCOM. Më pas, mjafton që në varësi të versionit të Microsoft SQL Server,

të importohen Management Packs përkatëse (siç është shpjeguar ne fq.6) dhe monitorimi i SQL Server-it

bëhet në mënyrë automatike.

Monitorimi i SQL Server

Me të përfunduar procesi i importimit të management packs, kontrollojmë statusin e makinave që

disponojnë SQL Server duke zgjedhur nën menunë Monitoring ->Microsoft SQL Server -> Computers.

Kështu do të na shfaqet lista e serverave me SQL Server të instaluar si dhe statusi i makinës dhe SQL

Server :

Nëse zgjedhim të hapim folderin Databases mund të kontrollojmë ndër të tjera gjendjen e bazave të të

dhënave:

Page 16: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

16

Gjithashtu SCOM ofron mundësinë që nëpërmjet management packs, të importohen në sistem views dhe

dashboards , si e mëposhtmja ku përmblidhen në realtime të dhënat mbi performancën e databazave SQL

Server 2008 nën monitorim:

Page 17: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

17

Monitorimi i IIS dhe i aplikacioneve .NET

Për të mundësuar monitorimin e IIS dhe të aplikacioneve .NET, së pari duhet që serveri mbi të cilin

ngrihet IIS dhe që host-on aplikacionet të jetë në monitorim nga SCOM. Më pas, mjafton që në varësi të

versionit të IIS, të importohen Management Packs përkatëse (siç është shpjeguar ne fq.6) dhe monitorimi

i IIS dhe application pools të IIS bëhet në mënyrë automatike. Procedura vijuese merr parasysh faktin që

management Packs të mëposhtme janë importuar tashmë (duke marrë si shembull monitorimin e IIS 7):

1. Windows Server 2008 Internet Information Services 7

2. Windows Server Internet Information Services Library

3. Operations Manager APM Web IIS 7

4. Operations Manager APM Infrastructure

5. Operations Manager APM Infrastructure Monitoring

6. Operations Manager APM Library

7. Operations Manager APM WCF Library

8. Operations Manager APM Web

9. Operations Manager APM Windows Services

Monitorimi i IIS 7

Me të përfunduar procesi i importimit të management packs, kontrollojmë statusin e makinave që

hostojnë IIS 7 duke zgjedhur nën menunë Monitoring ->Microsoft Windows Internet Information Services.

Kështu do të na shfaqet lista e serverave me IIS të instaluar si dhe statusi i serverit:

Mund të kontrollojmë statusin e IIS nëpërmjet IIS Role State :

Page 18: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

18

Por mund të kontrollojmë dhe gjendjen e websites ( Web Site State ):

SCOM 2012 mundëson monitorimin aplikacionet .NET të hostuara në IIS nga prespektivat cient-

side dhe server-side për tëmarrë detaje mbi performancën dhe besueshmërinë që ndihmjnë në

individualizimin e shkaqeve kryesore të problemeve. Kur speifikohen konfigurimet, tipologjitë e eventeve

për t’u monitoruar, objektivat për t’u matur nga këndvështrimi i performancës dhe serverat për t’u

monitoruar, Monitorimi i Performancës së Aplikacioneve .NET tregon si po funksionjnë këto aplikacione.

Mund të kontrollohet frekuenca e ndodhjes së një problemi, si po performonte serveri kur nje problem ka

ndodhur dhe zinxhirin e eventeve të lidhura me një kërkesë të avashtë ose metodën që po ngre

Page 19: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

19

exceptions. Ky informacion nevojitet për t’iu kaluar ekipit të zhvilluesve dhe të administratorëve DB për të

ndihmuar në një performim korrekt dhe të besueshëm të aplikacioneve për klientët.

Nën zërin Application Monitoring -> .NET Monitoring po të zgjedhim dashboard-in IIS 7.0 ASP.NET

Web Application Inventory do të mund të aksesojmë një listë të të gjitha aplikacioneve të hostuara në

serverat e monitoruar aktualisht nga SCOM:

Monitorimi i një aplikacioni .NET By default, template për .NET Application Performance Monitoring konfiguron monitorimet e mëposhtme. Mund të aktivizohen, çaktivizohen dhe modifikohen monitorët në faqen Advanced Configuration të templatepër .NET Application Performance Monitoring .

Përshkrim i Monitorit Vlerat fillestare

Percentage of exception events per monitored requests

Enabled, Threshold=15%, Interval=5 minutes

Percentage of performance events per monitored requests

Enabled, Threshold=20%, Interval=5 minutes

Average Request Time Enabled, Threshold=10,000 ms, Interval=5 minutes

Page 20: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

20

Shqyrtimi i të dhënave të monitoruara Të gjitha të dhënat e mbledhura nga SCOM për sa i përket monitorimit të aplikacioneve .NET shfaqet në folderin .NET Monitoring të gjendur në panelin e naivigimit Monitoring. Për çdo grup aplikacionesh që monitorohet, kirjohet nga një folder nën .NET Monitoring. Gjithashtu mundësohen views dhe dashboards për të kontrolluar gjendjen e një aplikacioni:

Page 21: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

21

Si të regjistrosh një aplikacion për monitorim 1. Zgjedhim panelin Authoring duke klikuar mbi menunë përkatëse. 2. Diku mbi panel klikojmë me të djathtën Add Monitoring Wizard 3. Në dritaren që do të hapet zgjedhim .NET Application Performance Monitoring dhe japim Next.

4. Vendosim një emër domethënës për aplikacionin që do të monitorojmë, një përshkrim të shkurtër

(opsionale) si dhe zgjedhim (ose krijojmë) një management pack ku do të ruhen views që do të krijohen në përfundim të wizard-it. Në këtë shembull zgjedhim Default Management Pack. Japim Next.

Page 22: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

22

5. Më pas do të na duhet të shtojmë komponentët për monitorim, ne faqen e re klikojmë mbi Add dhe në dritaren e sapohapur, nën zgjedhjen Web Applications and Services kërkojmë ( tek seksioni Filter by part of name ) për “cm” dhe psi klikojmë mbi Search do të na shfaqet lista e rezultateve. Zgjedhim komponentin që na intereson, në këtë rast aplikacioni cm.tirana.bz dhe klikojmë mbi Add. Japim OK dhe me pas do të kemi aplikacionin e listuar në listën e komponentëve të zgjedhur për monitorim. Zgjedhim mjedisin (Environment) dhe zgjedhim opsionin më të përshtatshëm, psh. Production. Targeted Group na intereson vetëm në rastet kur do të kemi të njëjtin aplikacion në mjedise të ndryshme, psh, Production dhe Staging. Klikojmë Next.

6. Tani do të mund të konfigurojmë default settings të monitorimit, zgjedhim të aktiviozjmë alerte për evente performance dhe exceptions si dhe lëmë vlerën default si threshold ne milisekonda për eventet e performancës (average request time exceeded psh.). Për më shume detaje konfiguruese kemi opsionin Advanced Settings. Check-ojmë dhe opsionin Enable additional configuration options for server-side and client side monitoring. Japim dy herë Next, në këtë mënyrë shmangim konfigurimet shtesë (advanced) për server-side monitoring dhe kalojmë direkt tek konfigurimet client-side.

Page 23: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

23

7. Tani do të mund të konfigurojmë client-side settings të monitorimit, zgjedhim të aktiviozjmë alerte për

evente performance dhe exceptions si dhe lëmë vlerën default si threshold në milisekonda për Page Load, Ajax dhe WCF (sipas nevojave mund të ndryshohen, kuptohet).

Page 24: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

24

8. Zgjedhim të limitojmë adresat IP të klientëve në mënyrë të tillë që të jenë vetëm adresat 192.168.*.*. Përcaktojmë Deny Type (rregullën e mohimit të adresave) me IP is not in the subnet. Vendosim adresen 192.168.0.0 dhe si netmask 255.255.0.0 dhe japim OK. Klikojmë Next .

9. Aktivizojmë monitorimin client-side duke zgjedhur komponentin tonë cm.tirana.bz. Japim Next.

10. Do të na shfaqet një view ku do të kemi një përmbledhje të konfigurimeve të kryera, ku do të dallojmë

një mesazh: IIS may need to be restarted. Pasi klikojmë mbi Create, do të na duhet të ristartojmë IIS që hoston aplikacionin në fjalë.

Page 25: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

25

Pas kësaj do të kemi konfigurimin të listuar si më poshtë:

Ndërkohë, tek paneli Monitoring , në folderin përkatës, aplikacioni do të ketë gjendjen Not monitored derisa IIS të ristartohet:

Page 26: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

26

Konfigurimi i njoftimeve me e-mail

SCOM 2012 mundëson konfigurimin e kanaleve të njoftimit me e-mail për alertet, në bazë të

përzgjedhjeve. Së pari për të përdorur këtë shërbim, do të nevojitet të krijohet një kanal komunikimi

(channel), më pas do të krijohet minimalisht një subscriber, një person i cili do të regjistrohet më tej për të

marrë njoftimet si dhe vete regjitstrimi, subscription-i.

Krijimi i një kanali komunikimi 1. Zgjedhim panelin Administration duke klikuar mbi menunë përkatëse. Diku mbi panel klikojmë me të

djathtën New channel -> E-Mail (SMTP) .

2. Në dritaren e sapohapur për krijimin e një kanali komunikmi me E-mail, vendosim emrin e kanalit dhe

një përshkrim të shkurtër (opsional) si më poshtë. Klikojmë Next.

Page 27: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

27

3. Tani do të na duhet të shtojmë serverin/at SMTP. Klikojmë Add dhe japim FQDN të serverit dhe numrin

e portës. Zgjedhim mekanizmin e autentikimit dhe klikojmë OK.

Për Return address – mund të vendoset një adresë emaili e përdorur për dërgesën e njoftimeve të SCOM nëpërmjet email, megjithatë mund të mos jetë një adresë emaili ekzistuese, varet nga politikat e sigurisë së mail server-it. Pasi mbarojmë, japim Next.

4. Më pas vjen formati i email-it. Mund të përshtasim këtë pjesë me informacion shumë specifik në lidhje me mënyrën e paraqitjes së emaileve nga SCOM. Për momentin pranojmë konfigurimin defaulf mund t’i rikthehemi gjithnjë më vonë për të kryer modifikime.

Krijimi i një nënshkruesi (subscriber) 1. Zgjedhim panelin Administration duke klikuar mbi menunë përkatëse. Diku mbi panel klikojmë me të

djathtën New subscriber. By default do të japë llogarinë e domain-it, mund ta ndryshojmë sipas dëshirës. Klikojmë Next.

Page 28: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

28

2. Më pas zgjedhim kur duam të na vijnë alertet, për momentin zgjedhim alternativën Always send notifications. Klikojmë Next.

3. Më tej do të duhet të shtohet një adresë emaili e vlefshme, nëpërmjet Add plotësohen fushat përkatëse dhe jepet adresa e emailit.Next.

Krijimi i një nënshkrimi (subscription) 1. Zgjedhim panelin Administration duke klikuar mbi menunë përkatëse. Diku mbi panel klikojmë me të

djathtën New subscription. I japim nënshkrimit një emër deskriptiv mundësisht, në këtë rast është vendosur emri i management group:

Page 29: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

29

2. Më pas zgjidhen kriteret e nënshkrimit, për të dërguar njoftime vetëm në raste kur gjenerohen alerte mbi disa objekte që përmbushin kushte të caktuara. Nëse nuk zgjidhet asnjë kriter nga lista, atëhere njoftimi me email eralizohet për çdo alert të gjeneruar nga sistemi. Klikojmë Next.

3. Më pas vjen lista e nënshkruesve, ketu mund të krijohen nënshkrues të rinj ose të shtohen ekzistues. Klikojmë mbi Add dhe zgjedhim nga lista nënshkruesin që na intereson (psh. atë që u krijua disa çaste më parë). Klikojmë Next.

Page 30: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

30

4. Specifikohet kanali i komunikimit, nëpërmjet klikimit të Add dhe zgjedhjes nga lista, në këtërast kanalin e komunikimit SMTP Channel që u krijua në hapat e mëparshëm. Mund të zgjedhim të dërgojmë emailet me njëfarë kohëvonese, duke marrë parasysh se mund të ketë probleme për të cilat mund të ketë një kohë të caktuar që mund të zgjidhen dhe nërast se kjo kohë tejkalohet, atëhere të ketë njoftim me email. Zgjedhim Send notifications without delay. Japim Next dhe më pas do të shfaqet paneli i konfirmimit, klikojmë mbi Finish.

Page 31: System Center Operations Manager - Manual Perdorimi

31