Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

20
Projekti: TË NXËNËT NDËRVEPRUES STUDIM RASTI SHKOLLAT PILOT Prishtinë, Përpiluar nga: Janar, 2002 Naser Zabeli Halim Hyseni Säde Urpola

Transcript of Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

Page 1: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

Projekti: TË NXËNËT NDËRVEPRUES

STUDIM RASTI

SHKOLLAT PILOT

Prishtinë, Përpiluar nga: Janar, 2002 Naser Zabeli Halim Hyseni Säde Urpola

Page 2: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

I HYRJE

Qendra për Arsim e Kosovës (Kosova Education Center – KEC) është organizatë joqeveritare e themeluar nga Fondacioni "SOROS". KEC ushtron veprimtari në fushën e edukimit dhe është e specializuar për trajnimin e punëtorëve të arsimit për zbatim të suksesshëm të strategjive bashkëkohore të mësimdhënies. Në kuadër të saj implementohen një numër i konsiderueshëm i projekteve ndër to edhe projekti: Të nxënët ndërveprues. Projekti: "Të nxënët ndërveprues" financohet nga UNICEF dhe implementohet nga KEC në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Leximit (ARA).1Ai sendërtohet në 10 shkolla pilot të përzgjedhura nga UNICEF:

Nr. Shkolla fillore Vendi 1. Elena Gjika Prishtinë 2. Shkolla fillore Janjevë 3. Rexhep Elmazi Gjilan 4. Emin Duraku Kaçanik 5. Shaban Jashari Skënderaj 6. Vaso P. Shkodrani Pejë 7. Hysni Dobruna Junik-

Deçan 8. Meto Bajraktari Mitrovicë

im Berati Dragash ail Grameno Rahovec

9. Nez10. Mih

1 ARA është organizatë joqeveritare profesionale me seli në Tiranë. Është implementuese e programit ndërkombëtar: "Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit."Është, gjithashtu, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit (IRA) me seli në Uashington.

Page 3: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues
Page 4: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

II QËLLIMI, OBJEKTIVAT DHE

AKTIVITETET E PROJEKTIT

A) QËLLIMI Projekti ka për qëllim që të aftësojë arsimtarët për zbatim të metodave dhe strategjive të të nxënit në mënyrë që:

- të promovohet të menduarit krijues, - të zhvillohen shkathtësitë dhe shprehitë për mësimdhënie

efektive në klasë, - të zhvillohen e formohen te nxënësit shkathtësitë e

shprehitë për të nxënit ndërveprues, - të përgatiten trajnerët potencialë

B) OBJEKTIVAT B. 1. Objektiva e përgjithshme:

Objektivë e përgjithshme e projektit është që të trajnohen 200 punëtorë të arsimit nga 10 shkollat pilot dhe së paku 25 trajnerë potencialë.

B. 2. Objektivat specifike:

Për nxënës:

- të nxënë në bashkëpunim me të tjerët, - të marrin përgjegjësi për të nxënët e tyre, - të mendojnë në mënyrë kritike, - të aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës Për arsimtarë: - të ndërtohen klasat që inkurajojnë të nxënët ndërveprues në

mënyrë të hapur dhe të përgjegjshme, - të përdorin strategjitë për mësimdhënie që promovojnë të

menduarit kritik dhe të nxënët e pavarur, - të përdorin repertuarin e teknikave efektive që promovojnë

ndërveprim dhe pavarësi të të nxënit në harmoni me kurrikulumin.

Për trajnerë: - të zhvillojnë aftësi komunikimi me të tjerët, - të transmetojnë në mënyrë efektive njohuritë e fituara te

kolegët tjerë, - të demonstrojnë teknikat e reja të mësimdhënies së të nxënit

ndërveprues në mënyrë të suksesshme.

Page 5: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

C) AKTIVITETET

Janë paraparë 5 seminare trajnuese, katër dhe dy ditore me gjithsej 84 orë si dhe 2 seminare dy ditore për trajnerë me gjithsej 24 orë.

C. 1. Kalendari i trajnimeve të mësuesve:

Seminari Datat e trajnimeve I. 27-30 gusht 2001 II. 6-7 tetor 2001 III. 8-9 dhjetor 2001 IV. 3-6 janar 2002 V. 2-3 mars 2002

C. 2. Kalendari i trajnimeve të trajnerëve:

Seminari Datat e trajnimeve I. 30-31 mars 2002 II. 20-21 prill 2002

Seminaristët në varësi të rezultateve të treguara cerifikohen si: pjesëmarrës, mësues dhe trajnerë të të nxënit ndërveprues. Këta të fundit (trajnerë) pas një përvoje relevante në trajnimin e të tjerëve.

Page 6: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

III REZULTATET

A) PUBLIKIMI I TEKSTEVE Në kuadër të këtij projekti janë publikuar këto tekste:

1. Strukturë për zhvillimin e mendimit kritik gjatë leximit e shkrimit, Udhëzues 1, KEC & ARA, Prishtinë, 2001.

2. Zhvillimi kognitiv dhe social i fëmijës, Udhëzues 2, KEC & ARA, Prishtinë,

2001.

3. Leximi, shkrimi dhe diskutimi në çdo lëndë, Udhëzues 3, KEC &ARA, Prishtinë, 2001.

4. Teknika të tjera për zhvillimin e të menduarit kritik, Udhëzues 4, KEC &

ARA, Prishtinë, 2001.

5. Të nxënët në bashkëpunim, Udhëzues 5, KEC & ARA, Prishtinë,2001.

6. Planifikimi i mësimit dhe vlerësimi, Udhëzues 6, KEC & ARA, Prishtinë, 2001.

7. Seminari për të shkruarit "nga të vetëshprehurit tek argumentet e shkruara",

Udhëzues 7, KEC & ARA, Prishtinë, 2001.

8. Krijimi i lexuesve mendimtarë, Udhëzues 8, KEC & ARA, Prishtinë, 2001.

9. Modele për mësimdhënie të suksesshme, "Edualba", Tiranë, 2001.

10. Puna me të rriturit, KEC & ARA, Tiranë 2001

Është botuar, gjithashtu, edhe Plani Ditor (për projektin Programi i arsimit cilësor), por që ju shpërndahet edhe pjesëmarrësve në programin tonë. Vlen të theksohet se ky është akt suplementar në projekt sepse si i tillë nuk ka qenë i paraparë, madje është realizuar jashtë buxhetit të paraparë.

Page 7: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

B) OPINIONET E ARSIMTARËVE, NXËNËSVE DHE

PRINDËRVE Për të hetuar rezultatet e projektit: Të nxënët ndërveprues, kemi marrë opinionet e arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve. Për studim rasti kemi zgjedhur tri shkolla pilot nga gjithsej dhjetë sa i kemi të përfshira në projekt dhe ato:

- Shkolla fillore "Nezim Berati" në Dragash (ka të përfshirë 4 arsimtarë të minoritetit boshnjak)- 22. janar 2002;

- Shkolla fillore "Vaso P. Shkodrani" në Pejë, 23 janar 2002 dhe

- Shkolla fillore "Shaban Jashari" në Skënderaj, 23 janar 2002.

Nga arsimtarët, nxënësit dhe prindërit kemi kërkuar që të shprehen për përshtypjet, efektet, përvojat etj. si rezultat i katër seminareve të zhvilluara deri më tani. Ata kanë qenë tërësisht të lirë të shprehen sepse ne nuk u kemi pararashtruar pyetje të standardizuara të cilat në ndonjë mënyrë do të diktonin përgjigjet por thjesht janë shprehur në atë mënyrë se si ata e ndiejnë atë. B. 1. Opinionet e arsimtarëve Në vazhdim po japim disa pjesë nga shënimet e arsimtarëve, të cilat, të plota i japim në aneks - origjinal në dorëshkrim:

"…Në fillim të seminarit më është dukur se metodat klasike janë të pazëvendësueshme.Por pas dy ditëve seminar kuptova se të nxënët ndërveprues… të gjitha ato teknika që i mësuam, në mënyrën më të përsosur i ndërrojnë metodat klasike. Gjatë orës të gjithë nxënësit janë aktivë, shumë të lirë dhe pjesëmarrës të barabartë në mësim. Pas përdorimit të këtyre metodave dhe teknikave edhe suksesi në klasë dukshëm u përmirësua dhe edhe ata dy nxënës të dobët iu bashkangjiten atyre të mirëve.”

Nadil Dauti, mësues klasorë në

shkollën fillore ”N. Berati” të Dragashit

Ismail Isaki, arsimtar klasorë në

shkollën fillore “N. Berati” të Dragashit (i minoritetit

boshnjak)

Page 8: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"Kur në gusht të vitit 2001 jam njoftuar se duhet të marrë pjesë në seminarin katër ditor, kam konsideruar se edhe ky seminar do të jetë si shumë seminare tjera të mëparshme, ku do të bisedohet për disa çështje profesionale. Sot kur mendoj pas 12 ditëve të seminarit vërej se jam mashtruar sepse nuk është ajo e njëjta që kam menduar. Diçka e fuqishme ka ndodhur në kokën time…Nuk konsideroj më se detyrë e imja si arsimtar është të mbush kokën e nxënësit vetëm me informacione të mërzitshme. Metodat e reja të cilat i kam njohur në seminare kanë ndryshuar çasjen dhe raportin kundrejt nxënësve. Nuk jam më burim kryesor i njohurive të nxënësve.Tani nxënësit deri te njohuritë arrijnë vetëm nëpërmjet ndihmës së nxënësve tjerë dhe teksteve. Nxënësit janë mjaft aktiv dhe të interesuar për këtë mënyrë të punës sepse kanë liri të plotë të mendimit dhe të kuptimit… edhe puna në grupe në klasë krijon gjithsesi atmosferë tjetër. Me këto metoda nxitet të menduarit kritik dhe të kuptuarit. Sigurisht se në punë ka edhe probleme. Si problem i parë është koha. Është vështirë që këto metoda të përmblidhen në orën mësimore e cila zgjat 40 ose 45 minuta. Pastaj programet e punës…tekstet joadekuate… Me gjithë këto kam mendim shumë të lartë për të nxënët ndërveprues. Kjo për mua është të nxënët e ardhmërisë."

"…Kjo mënyrë e pune mësimit tani në mbashkëpunim i ndërskomplekse se do të gkonceptuara për këtë mjete mësimore. Është mendim i imi snë mënyrë që nxënësi

"…Anët pozitive të kshumta si psh.:

1. Nxënësit shprdëshirojnë të b

2. Të gjithë nxëmendimeve;

n

(i m

ars

Lajko Shejvat, arsimtar

ë shkollën fillore “N. Berati” të Dragashit

inoritetit boshnjak)

ës ka anët pozitive dhe negative.Anë pozitive janë se në procesin ënyrë aktive përfshihen të gjithë nxënësit dhe se ekziston

jellë në kuadër të tërë grupit të klasës. Ata nuk kanë më abojnë apo jo. Anë negative të saj janë se tekstet nuk janë të mënyrë të punës dhe se nuk kemi kabinete të përshtatshme dhe

e duhet të gjithë kolegët të përfshihen në këtë mënyrë të punës t të kenë një kontinuitet të punës…"

Ardiana Hyseni, imtare e Matematikës në shkollën fillore ”V.P. Shkodrani”

të Pejës

ëtyre metodave dhe të formave të të nxënit ndërveprues janë të

ehin dëshirë të madhe të punojnë në grupe sepse ndihen të lirë, ashkëpunojnë dhe shprehin idetë pa u hamendur; nësit janë aktivë, së paku angazhohen në dhënien e ideve dhe

Page 9: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

3. Para se t'i vlerësojmë ne ata , ata vlerësojnë njëri tjetrin; 4. Korrelacioni me kolegë është në nivel; 5. Prindërit shprehin kënaqësi dhe pajtim me këtë punë-me metoda të reja; 6. Por, ora mësimore është e shkurtër prej 45 minutash."

"…Seminari ka suksRaportet nxënës – ar

"…Trajnimet tona stereotipe të punës jhapat e parë drejtpërmbajtësor….Nxëu "zihet në fyt".

"Që nga fillimi i pufrymë e re e punës. parë nuk ka ekzistuaProcesin mësimor përvetësojmë nga lnxënës kanë ardhu

an”

an”

në”V

Arjeta Jakupi, rsimtare klasore ë shkollën fillore V.P. Shkodrani”

të Pejës

es të madh dhe është mjaft i qëlluar sidomos për ciklin e ulët. simtar janë shumë liberale…"

a

p

Visare Gashi, rsimtare klasore ë shkollën fillore V.P. Shkodrani”

të Pejës

kanë pasr sukses të madh nga që format tona të dikurshme në të tejkaluara…Konsideroj se këto që po bëjmë tani janë vetëm avancimit të procesit mësimor më të qëndrueshëm dhe më

nësit punojnë në grupe kurse mendimi i tyre respektohet dhe nuk

Naser Gega, arsimtar

shkollën fillore.P. Shkodrani”

të Pejës

nës me këto metoda (shtator 2001) në shkollën tonë, vërehet një Kam përshtypjen se kemi filluar punën nga e para. Asnjëherë më r një bashkëpunim mes mësimdhënësve si tani. o e pasurojmë në vazhdimësi falë teknikave të reja që po i

igjërueset të cilat janë të shkëlqyera…Raportet mësimdhënës-r në nivelin më të kënaqshëm. Janë më këmbëngulës në

Page 10: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

përvetësimin e njohurive të reja. Vetë zhvillimi i orës mësimore është më liberal….Prindërit kanë vërejtur ndryshim dhe shprehin respekt. Për fëmijë e tyre shkolla është kënaqësi e jo obligim."

"…Metodologjia e re e punës ka ndikuar pozitivisht dhe është pranuar shumë mirë nga vetë nxënësit… ata janë mjaft të kënaqur me aplikimin e teknikave të reja që janë mjaft tërheqëse për ta.Shumë më lehtë kuptojnë dhe shumë më lirshëm shprehen. Vlerësimi i nxënësve është më objektiv, ata e ndiejnë, e shohin dhe vetëvlerësojnë.

"…Duke i zbatuar këto teknika të reja të të nxënit ndërveprues, punën kryesore e bëjnë vetë nxënësit….nxënësi me anë të aktiviteteve, lojrave, punës në grupe më shumë e zotëron lëndën…"

"Seminaret kanë pasur efekt pozitiv në mësim-sukses të nxënësve etj. Nxënësit më me lehtësi kuptojnë mësimet…, duke punuar së bashku ata shprehin mendimin e lirë të tyre, nuk lodhen. Dija e tyre vlerësohet realisht. Suksesi i nxënësve në këtë gjysmëvjetor ka qenë dukshëm më i lartë. Në raportin e Drejtoratit të arsimit në Pejë, suksesi i nxënësve të shkollë sonë renditet në vendin e katërt çka nuk ka qenë më parë. Më duket se nuk ka vend për fjalë të tjera.”

Besim Perjuci, arsimtar i gj. dhe l.

Shqipe në skollën fillore ”V.P. Shkodrani”

të Pejës

Aferdita Kastrati, arsimtare

në shkollën fillore "V.P. Shkodrani"

të Pejës

Myhedin Gjikolli, drejtor

i shkollën fillore "V.P. Shkodrani"

të Pejës

Page 11: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"…Çdo respekt për ligjëruesit dhe të gjithë atyre që kanë ndihmuar dhe kontribuar në çfarëdo forme për realizimin e këtij projekti. Unë personalisht dhe mësimdhënësit që janë duke ndjekur (por edhe të tjerë) me të cilkët kam biseduar: prindër, nxënës etj. i përkrahin këto ndryshime pozitive të të nxënit. Është me rëndësi të theksohet se arsimtarët që përdorin këto teknika kanë më shumë sukses te nxënësit. Nxënësit shumë më lehtë i përvetësojnë, realizojnë dhe studiojnë të gjitha përmbajtjet që i ofrohen gjatë orës mësimore. Nxënësi është më i lirë, më tolerant ndaj shokëve, respekton mendimet e të tjerëve, bashkëpunon, shpreh mendimin e lirë, është komunikues, aktiv. Kjo tregon se këto reforma janë të mirëseardhura për shkollën tonë por edhe për shkollën shqipe në përgjithësi. Në kuadër të kësaj shkolla jonë po kalon nga një shkollë tradicionale në një shkollë bashkëkohore." "…Ky program (Të nxënët ndërveprue, v.j.) ka shumë përparësi:

- Bashkëpunimi nxënës-arsimtar, - Komunikimi i ndërsjelltë nxënës-nxënës, - Forma e punës në grupe, - Shprehja e mendimit të lirë, - Lehtësia e të nxënit, - Pjesëmarrja aktive, - Interesimi i nxënësve, - Vetëbesimi i nxënësve, - Ndryshimet në të menduarit etj.”

Musa Dërguti, drejtor

i shkollën fillore ”Shaban Jashari" të

Skenderajt

Luljeta Deliu, mësuese

në shkollën fillore "Shaban Jashari"

të Skënderajt

Mihane Mangjolli, mësuese

në shkollën fillore "Shaban Jashari"

të Skënderajt

Page 12: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"…Me shumë kënaqësi kam filluar t'i zbatoj disa prej teknikave. Nxënësit në fillim kanë qenë të hutuar dhe ora ishte e mërzitshme, disiplina kishte rënë. Pas orës së tretë dukej kënaqësia e nxënësve, dëshira për të mësuar ishte e madhe….Mësimi është më i lehtë, nxënësi më i lirë, hulumtues dhe do të ketë më shumë vetëbesim. Bashkëpunimi nxit kurreshtjen dhe interesimin për mësim madje edhe ata që janë pasivë."

"…Të punosh me mësimit….Drejtpë

"Gjatë seminarevendërveprues", kemklasike, sepse angmësimdhënësit. Ky

n“

Sherife Ajeti, mësuese

ë shkollën fillore Shaban Jashari" të Skënderajt

këto teknika do të thotë se kemi hyrë në një kohë bashkëkohore të rdrejt janë parë frytet e mësimieve…"

tëi

azh p

në“S

Raza Gashi, mësuese

shkollën fillore haban Jashari" të Skënderajt

cilat i kemi përcjellë deri më tani – të projektit "Të nxënët vërejtur se ndryshimi është shumë i madh kundrejt metodave imi, interesimi është shumë i madh si te nxënësit ashtu edhe te

rogram ka shumë përparësi…"

Page 13: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

B. 2. Opinionet e nxënësve

"…Për mua këto mpër mua ashtu edhe

"…Metodat e reja e arsimtarëve i për "…Çdo orë punoarsimtari pyet në grupe është më e di…"

"…Mendoj se këshshkon mirë. Shokëndihmoj ata. Disa nUnë mendoj se pre

n

n

Florida Misini, nx. e kl. V

në skollën fillore "N. Berati" të Dragashit

etoda janë mjaft interesante.Mësimi është mjaft i kuptueshëm si për shokët dhe shoqet…"

Bujare Ahmeti, nx. e kl. V

ë shkollën fillore "N. Berati" të Dragashit

për mua janë shumë të dobishme për të kuptuar mësimin. Shumica dorin këto metoda…"

jhm

t

j

ë

Aida Hamza, nx. e kl. VIII shkollën fillore "N. Berati" të Dragashit

më në grupe,…përgjigjemi bashkarisht. Kur nxënësi përgjigjet ollësi dhe nese vetëm një e di punohet pastaj në grup. Puna në irë sepse më shumë mbahet në mend dhe i ndimohet atij që nuk

Amanda Selmani, nx. e kl. VI

në shkollën fillore "N. Berati" të Dragashit

tu është shumë mirë. Punojmë me shokët e shoqet dhe çdo gjë më dhe shoqet më ndihmojnë kur unë nuk di diçka por edhe unë i xënës më parë nuk kanë ditur mirë tani po… kur kam nisur shkollën kjo mënyrë e punës nuk ka ekzistuar."

Page 14: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"…të gjithë nxënësit janë të njejtë dhe bashkëpunojnë njëri me tjetrin.Tani nxënësit mund t'i shprehin mendimet e tyre.Këto metoda i ndihmojnë edhe nxënësit më të dobët…Tani idetë e nxënësit janë të mirëpritura te mësimdhënësi. Jemi të gëzuar që këto metoda arritën në shkollën tonë…, të gjithë nxënësit janë të kënaqur me to."

"… Ora është më atraktive, nxënësit janë shumë më të interesuar….Nxënësit e kanë fjalën e lirë, arsimtari respekton mendimet e secilit. Nxënësit kanë filluar ta "çelin gojën" . Kjo ide është e shkëlqyer dhe po funksionon mirë. Gjithashtu, marrëdhëniet me arsimtarë janë më të mira. Mësuesi i mëparshëm më shumë ka folur se sa që i ka dëgjuar mendimet e nxënësit, kurse tani është e kundërta…" "…Unë jam e kënaqur që bashkëpunojmë në grupe së bashku me shokët e klasës prandaj kam dëshirë që kjo metodë të vazhdojë kështu….Ne bashkëpunojmë në grupe, secili shpreh mendimin e vet dhe njëri prej tyre zgjedhet udhëheqës i grupit… Kam përshtypje të për këtë metodologji të re dhe mendoj se duhet të vazhdohet." "…Tani çdo gjë është ndryshe. Për dallim nga më parë ne tani mësojmë në grupe, pyetemi me teste dhe i shprehim mendimet tona hapur…"

Dafina Gllogjani, nx. e kl. VII

në shkollën fillore "V.P. Shkodrani"

të Pejës

Furtuna Berisha, nx. e kl. VII

në shkollën fillore "V.P. Shkodrani"

të Pejës

Florentina Kaliqani, nx. e kl. VIII

në shkollën fillore "V.P. Shkodrani"

të Pejës

Jeta Pajaziti, nx. e kl. VIII

në shkollën fillore "V.P.Shkodrani"

të Pejës

Page 15: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"Unë jam tepër i këmetoda çdo nxënësparasysh nese mendreforma e metoda ja

"Zbatimi i metodavkulturën shqiptare…kaluara. Orët janë m B. 3.

"…Po vërehet një ndhe janë më të kënaJemi të kënaqur dhe

në "

në"V

In

Fisnik Ukaj, nx. i kl. VIII shkollën fillore

V.P.Shkodrani" të Pejës

naqur me metodat e reja që kanë filluar të vihen në jetë…Me këto gëzon të drejtën e tij për shprehjen e lirë të mendimit pa marrë imi është i saktë apo i gabuar. Nxënësit prej se janë aplikuar këto në shumë të aktivizuar."

q

Ilire Gjuka, nx. e kl. VII

shkollën fillore .P. Shkodrani"

të Pejës

e të reja është hap i parë drejt përparimit për arsimin dhe në Ka shumë ndryshime në krahasim me mësimin e viteve të

ë të lira dhe mund t'i shprehim lirshëm mendimet tona…"

Opinionet e prindërve

dryshim te fëmijët e mi, do të thotë shumë më lehtë po kuptojnë ur sidomos me punën në grupe, po vërej një vullnet. dëshirojmë që edhe më tutje të punohet në këtë drejtim."

dire Rifaj, prind

Page 16: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"…Unë si prindnga arsimtarët einteresimi i fëmpërkushtuar pran

"…Mund të thearsimtarët.FëmiuSi fëmija im ashfëmijës tim." "…Në shumë asshumë interesimaktivitet shumëdrejta…shumë kMendoj se metoarsimimin e gjith

Maliq Ahmeti,prind

i dy fëmijëve, kam hetuar se metodat e reja të mësimit që zbatohen lëndëve të ndryshme kanë sjellë një freski të re te fëmijët e mi…Tani ijëve është më i madh për të mësuar dhe punuar në mënyrë më të daj dëshiroj që këto teknika të mësimit të vazhdojnë edhe më tej."

m

p

d

Softiq Hajrij, prind

se jam i kënaqur me metodat e reja të të nxënit të cilat i përdorin im është plotësisht i kënaqur dhe vetëm pret që të shkojë në shkollë. tu edhe unë personalisht dua të them se i falenderoj për çasjet ndaj

Qazim Lutvija, prind

ekte vajza ime tani ndryshon, prej se përdoren metodat e reja: tregon për mësim dhe shkollë, angazhohet më shumë në shtëpi, tregon më të lartë se deri më tani, parashtron pyetje logjike, kuptime të a përparuar në mësim. at e reja në mësim shumë më shumë kontribuojnë në zhvillimin dhe anshëm të nxënësit.”

Page 17: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

IV PËRFITIMET E KEC-it

Ky projekt që implementohet nga KEC-i për vetë atë paraqet një aspekt shumë të rëndësishëm. Duke e realizuar atë, ka bërë që të fitohet një përvojë e re për shkollat që janë të përfshira në këtë program. I gjithë stafi është i njohur më drejtpërdrejt me gjendjen e shkollave, të personelit mësimdhënës dhe nxënësve. Kjo bën që në të ardhmen problemeve t'u qasemi më me seriozitet duke marrë për bazë përvojën e fituat. Në kuadër të këtij projekti KEC ka botuar disa tekste (Udhëzues, të cilat i kemi paraqitur më lart) dhe ato janë për ne një pasuri shumë e çmueshme sepse është krijuar një bazë e mirë për vazhdimin e punës në programe të ngjashme. Për KEC-in është shumë e rëndësishme nota tepër afirmative që është dhënë nga pjesëmarrësit e 10 shkollave pilot të përfshira në program. Kjo notë është 4.72 që rrallë ndodh në seminare të ngjashme të organizuara nga institucione të tjera.Gjithashtu edhe anketimet e bëra nga ana jonë me arsimtarë të përfshirë në projekt rezultojnë me përshtypje shumë pozitive. Psh.seminaret e deritashme i vlerësojnë :

a) të pasuksesshme 0%, b) të suksesshme 27% c) shumë të suksesshme 60%

(Më hollësisht për këto në raportin: Monitorimi deri në fund të dhjetorit 2001)

Në anën tjetër, për KEC-in është shumë pozitiv fakti se, trajnerët tanë kanë pasur mundësi që në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria, të përfitojnë përvojë relevante dhe kanë pasur mundësi që njohuritë e fituara gjatë trajnimeve në kuadër të KEC-it, t'i zbatojnë në praktikë. Madje, edhe ata vetë kanë përshtypje mjaft të mira për përvojën e fituar gjatë demonstrimit të mësimeve të zhvilluara gjatë seminareve.

Page 18: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

A) Opinionet e trajnerëve të KEC-it

"Si bashkëpunëtor në këtë projekt ("Të nxënët ndërveprues") më është dhënë rasti të fitoj përvojë të re dhe atë:

- duke vënë kontakte me persona të ndryshëm me eksperiencë në udhëheqje të projekteve për çështje të nduarnduarshme të arsimit;

- duke u njohur më drejtpërdrejt me problemet dhe personelin e dhjetë shkollave pilot të Kosovës (të përzgjedhura nga UNICEF-i);

- duke bashkëpunuar më ngushtë me drejtorë e arsimtarë tk këtyre shkollave, etj.

Puna në projektin "Të nxënët ndërveprues", paraqet sfidë dhe njëkohësisht kënaqësi për mua. Ky program ka bërë që personalisht të fitoj:

- shprehi pune, - pavarësi në punë, - ngritje të aftësisë menagjuese, - ndërmarrje të iniciativave, - kompletim të strategjive për të nxënit e nxënësve e të

mësimdhënies etj. Duke marrë për bazë përshtypjet e arsimtarëve, nxënësve, prindërve, trajnerëve si dhe rezultatet shumë pozitive të nxjerra nga raportet, analizat, anketimet etj.,jam jashtëzakonisht i lumtur që ky program është vënë në jetë dhe po i jep shpirt e frymë të re arsimit kosovar.

TË NDRYSHOJMË DHE TË NDRYSHOHEMI “Gjithçka do të jetë ndryshe tash e tutje”… “Ka ndryshuar krejtësisht sistemi im i të menduarit”… “Nxënësit e mi tash sillen ndryshe, ata janë më afër njëri tjetrit, ata e duan njëri tjetrin, ata janë më solidarë”…

Naser Zabeli, mësimdhënës

Në Fakultetin Filozofik, Bashkëpunëtor në projekt

Të nxënët ndërveprues

Osman Gashi, Mësimdhënës në Fakultetin

e Filologjisë, Trajnues në Programin Të nxënët ndërveprues

Page 19: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

“Në shkollat tona po hyn një filozofi e re, e ndryshme nga tradicionalja, ta quajnë të tjerët si të duan, reformë, transformim, avansim…” “Është kjo një dhuratë që na erdhi nga Perëndia…” “Fëmija im mezi prêt të shkojë në shkollë, kjo më parë rrallëherë ka ndodhur…” Janë këto mbresa, përshtypje, gjykime çasti të nxënësve, mësuesve, prindërve si dhe të trajnuesve të rinj, të cilët sapo kanë kanë filluar të marrin përgjegjësitë për zgjerimin e Projektit “TË NXËNËT NDËRVEPRUES” dhe të filozofisë së të menduarit kritik në arsimin kosovar. Dhe fjala e parë që mund të dëgjohet më së shpeshti në çdo bisedë, debat a dialog me ata që janë futur në këtë lumë të pandalshëm është fjala NDRYSHE. Është kjo esenca, emëruesi i përbashkët i tërë një procesi që ka filluar të implementohet në shkollat tona. Ndonëse me vështirësitë e shumta, përçapjet fëmijnore dhe me bagazhin e vuajtjeve, të mundimeve, të tragjedive që i barti edhe shkolla jonë bashkë me tërë Kosovën, këtë NDRYSHIM ajo po e përjeton si një gjak të ri, i cili do t’i ndihmojë që më në fund të dalë nga letargjia. A jemi vonuar? A mund të arrijmë të kyçemi në sistemin global që aq shumë ka ecur përpara? Të gjitha mund t’i arrijmë në qoftë se punojmë ndryshe, në qoftë se kërkojmë t’i ndryshojmë gjërat, para së gjithash ta ndryshojmë vetveten. Kur nxënësit janë të lirë për të menduar, duket ndryshmëria e opinioneve dhe ideve. Edhe një pyetje e vetme e saktë e lënë mënjanë, bën të shfaqen shumë mendime… Të përpiqesh për të kufizuar shprehjen e mendimeve, do të thotë të kufizosh mendimin e nxënësve. Për të lulëzuar mendimi kritik duhet të krijohet në klasë një mjedis, i cili bind nxënësit se janë të mirëpritur dhe të lejuar për një shtrirje të gjerë të opinioneve dhe të ideve. (J. L. Steele, K. S. Meredith, C. Temple). "…Seminaret e mbajtura janë të një vlere të veçantë sidomos në ngritjen profesionale të mësimdhënësve. Veçanarisht do të potencoja dy drejtime kryesore ku ky program solli tek unë ndryshime të mëdha:

1) Gjatë procesit të mësimdhënies si mësues ndjehem më i sigurtë në ralizimin e objektivave mësimore të orës, sepse vetë teknikat e ndryshme bashkëpunuese janë shumë motivuese dhe ndikojnë që nxënësit të jenë plotësisht të përfshirë në nxënje e cila rrjedh natyrshëm….Nxënësit ndiejnë kënaqësi dhe argëtim gjatë të nxënit me këto teknika.

2) Në raport me kolegë ky program më ndihmoi të jem një këshillues dhe mësues shembull. Shumë kolegë nga dëshira që të arrijnë suksese të tilla me nxënës, me vetëdëshirë vijnë të marrin pjesë në orët mësimore ku jap mësim dhe të gjithë me admirim e shohin punën time…dhe me kënaqësi presin të kyçen në të ardhmen në trajnime të këtilla."

Abdullah Hoxha, prof. Në shkollën e Mesme

në Prizren, trajner në Programin Të nxënët ndërvepres

Milikie Maliqi, arsimtare në shkollën fillore

në Ferizaj, trajnere në Programin Të nxënët ndërveprues

Page 20: Studim Rasti_Te Nxenit Nderveprues

"…Për nxënësit mësimi sipas këtij programi sjell kënaqësi sepse shprehin lirisht mendimet e tyre, diskutojnë problemet, japin vlerësimet e tyre… …Kisha fatin që të jem në mesin e 12 kolegëve që përhapin këtë projekt. Natyrisht se puna më të rritur është më e vështirë e sidomos fillimi por me kalimin e kohës fituam sigurinë në vetvete, shprehjen e mendimeve më lehtë se përpara, komunikimi me pjesëmarrës e shumë gjëra të tjera që ndoshta dikujt do t'i dukeshin të parëndësishme."