Studim mbi Perceptimin e Korrupsionit 2019 · Bizneset nuk kanë dyshime lidhur me ndikimin negativ...

25
Studim mbi Perceptimin e Korrupsionit 2019 Dhjetor 2019 Autorët: Arian Zeka Ardita Hajra

Transcript of Studim mbi Perceptimin e Korrupsionit 2019 · Bizneset nuk kanë dyshime lidhur me ndikimin negativ...

Studim mbi Perceptimin e Korrupsionit 2019

Dhjetor 2019

Autorët:

Arian ZekaArdita Hajra

Publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbështetur nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale.

HEQJE E PËRGJEGJËSISE

Ky studim nuk paraqet me doemos qëndrimet e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ose të Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale.

Ky studim mund të riprodhohet, shumëzohet ose transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, fotokopje, të regjistruar ose në ndonjë mënyrë tjetër, me kusht që atribuimi ndaj Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale të tregohet qartë në çdo kopje të bërë dhe të shpërndarë.

2

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE .............................................................................................................. 3

HYRJE ................................................................................................................................................ 5

Kapitulli 1 | PROBLEMET KRYESORE ME TË CILAT PËRBALLEN BIZNESET NË KOSOVË ....................... 6

Kapitulli 2 | KORRUPSIONI NGA KËNDVËSHTRIMI I BIZNESEVE ........................................................ 7

Kapitulli 3 | PËRVOJA ME KORRUPSIONIN ...................................................................................... 12

Kapitulli 4| EFIKASITETI NË LUFTIMIN E KORRUPSIONIT ................................................................. 19

Kapitulli 5|ROLI I BIZNESEVE NË PENGIMIN E KORRUPSIONIT ........................................................ 21

KONKLUZIONET .............................................................................................................................. 22

3

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Studimi i Perceptimit mbi Korrupsionin nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është duke u bërë studim krahasues për t’i ndihmuar vendit të vlerësoj progresin e arritur në luftimin e korrupsionit. Studimi i vitit 2019, i cili përfshin të dhëna nga anketa e realizuar me 256 kompani nga tërë Kosova, prezanton të dhëna dhe shifra shqetësuese në disa nga treguesit për perceptimin e korrupsionit, me përkeqësime të konsiderueshme në disa tregues dhe përmirësime të vogla në disa të tjerë. Me një ndryshim të vogël në renditje (nga vendi i dytë në të tretin) nga studimi i vitit 2018, korrupsioni (38.67%) radhitet nga bizneset edhe një herë në krye të tri problemeve më të mëdha me të cilat përballet vendi, pas emigrimit të fuqisë punëtore, që rezulton në këtë tregues (43%) dhe papunësisë në 39.5%. Një tipar shtesë i Studimit të vitit 2019, për dallim nga ai paraprak, është se ky i fundit elaboron gjetjet në tregues të ndryshëm të ndarë sipas industrive në të cilat bizneset operojnë. Në rastin e emigrimit të fuqisë punëtore duket se industria e TIK-ut dhe e prodhimit janë më të shqetësuarat nga ky fenomen dhe ky shqetësim tregon ndikimin që ka fuqia punëtore në aktivitetet biznesore dhe rritjen ekonomike. Me vlerësimin e aspekteve kritike të korrupsionit, studimi i vitit 2019 tregon që 72% e bizneseve e perceptojnë korrupsionin si çështje që kërkon trajtim urgjent në Kosovë. Ngjashëm, pothuajse gjysma e bizneseve të intervistuara konsiderojnë se korrupsioni në Kosovë është sistematik, pasuar nga dy të tretat e atyre që e konsiderojnë si sporadik dhe vetëm 6% besojnë që nivelet e korrupsionit janë të papërfillshme. Studimi i këtij viti tregon një ndryshim më të madh nga studimi i vitit 2018 në vitin 2019 në krahasim me perceptimin rreth korrupsionit për pesë vitet paraprake, me mbi 40% e të anketuarve që deklarojnë se korrupsioni është rritur, në krahasim me 22% të anketuarve që janë deklaruar kështu në vitin 2018. Sundimi i dobët i ligjit është i pari në grupin e faktorëve që kontribuojnë në korrupsion në Kosovë, siç deklarohet nga 65.63%, pasuar nga 50.39% të atyre që besojnë se pagat e ulëta dhe varfëria janë faktori i dytë që i nxitë njerëzit të përfshihen në korrupsion. Kjo është gjetje interesante duke pasur parasysh që qeveria ka rritur vazhdimisht pagat për punonjësit e sektorit publik. Mungesa e vullnetit politik për luftimin e korrupsionit është radhitur nga pothuajse 43% e të anketuarve si faktori i tretë më i rëndësishëm që e ushqen korrupsionin në Kosovë. Sa i përket burimeve te informacionit mbi të cilat ato ndërtojnë bazën e vlerësimit dhe perceptimeve për korrupsionin në Kosovë, bizneset radhitin raportet e mediave, përvojën e miqve dhe familjes dhe përvojën personale si tri burimet kryesore nga të cilat informohen. Megjithatë, mund të argumentohet nevoja që këto informacione të jenë më gjithëpërfshirëse, veçanërisht lidhur me mekanizmat dhe format e raportimit të korrupsionit, pasi që afërsisht 40% e të anketuarve nuk janë të vetëdijshëm se mund t’i raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë anonime tek Agjencia kundër Korrupsionit. Bizneset nuk kanë dyshime lidhur me ndikimin negativ që e ka korrupsioni në tërheqjen e IHD-ve, ku afërsisht 85% e atyre deklarojnë që korrupsioni ka ndikim në dekurajimin e investitorëve të huaj. Rreth 70% e bizneseve të intervistuara besojnë që korrupsioni është i pranishëm deri në një masë në aktivitetet e prokurimit publik. Megjithatë, është shënuar progres në këtë tregues në krahasim me studimin e vitit 2018, ku më pak biznese kanë deklaruar këtë vit se korrupsioni është i pranishëm në masë të madhe në prokurim në krahasim me vitin e kaluar. Shumica absolute e bizneseve vazhdojnë të besojnë që prokurimi elektronik do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e korrupsionit. Për dallim nga viti i kaluar, studimi i vitit 2019 tregon që më pak se një e treta e bizneseve janë përballur me korrupsion, ndërsa komunat radhiten të parat në grupin e institucioneve në të cilat së paku 22% e bizneseve të intervistuara janë përballur me korrupsion, pasuar nga Administrata Tatimore, ministritë dhe gjykatat. Në studimin e këtij viti vlerësohet për herë të parë korrupsioni në zbatimin e kontratave dhe në mekanizmat për zgjidhjen alternative të kontesteve, ku përmbaruesit privat udhëheqin në këtë kategori me 3.91%, pasuar nga ndërmjetësimi (3.13%) dhe arbitrazhi dhe

4

shërbimet noteriale (1.17%). Ngjashëm si në studimin e vitit 2018, Zyra e Presidentit është radhitur shumë ulët sa i përket ballafaqimit me korrupsionin nga ana e bizneseve. Në total, 22% e të anketuarve që janë përballur me korrupsion e kanë raportuar atë tek autoritetet përkatëse. Me gjithë përmirësimin e vogël në krahasim me studimin e vitit 2018, nivelet e raportimit janë akoma shumë të ulëta, dhe si të tilla nuk janë të kënaqshme. Kjo e dhënë sugjeron nevojën për analiza të mëtutjeshme dhe adresimin e faktorëve që ndikojnë në këtë hezitim të bizneseve për raportim të korrupsionit, të cilat radhiten si në vijim: frika e hakmarrjes nga institucioni në të ardhmen (65%), mungesa e besimit në gjyqësor (47%) dhe rezultatet e pakënaqshme në luftën kundër korrupsionit (32%). Ka pasur përmirësime të vogla sa i përket perceptimit të korrupsionit si fenomen normal në krahasim me studimin e vitit 2018. Ngjashëm me vitin e kaluar, mbi 75% e të anketuarve kanë pohuar që do t’i raportojnë rastet e korrupsionit në të ardhmen dhe vetëm 1.56% kanë theksuar që nuk do t’i raportojnë fare. Megjithatë, në bazë të përvojës, ky zotim nuk përmbushet për aq sa nuk shënohet progres në adresimin e faktorëve që fuqizojnë hezitimin e bizneseve për raportimin e korrupsionit. Ryshfeti, keqpërdorimi i pasurisë publike dhe nepotizmi dhe klientelizmi radhiten si tri format më të pranishme të korrupsionit në Kosovë. Arsyet kryesore që i shtyjnë bizneset të përfshihen në korrupsion përfshijnë: shmangien e ndëshkimit, sigurimin për trajtim favorizues në ndonjë proces të hapur/konkurrues dhe përfitimin për qasje në një shërbim të veçantë. Ngjashëm me vitin e kaluar, gjetja më shqetësuese vazhdon të jetë mungesa e besimit në sistemin gjyqësor, me vetëm 14% të të anketuarve që deklarojnë se kanë besim të plotë në gjyqësor dhe 27% që deklarojnë se nuk besojnë aspak. Sa i përket besimit në integritetin e mekanizmave për zbatimin e kontratave, duhet të theksohet që bizneset raportojnë një prani të konsiderueshme të korrupsionit në gjykata me mbi 12% në krahasim me mekanizmat për zgjidhjen alternative të kontesteve (3.13%), si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi (1.17%). Dy të tretat e të anketuarve ndajnë pikëpamjen që institucionet për zbatimin e kontratave nuk janë efikase në luftimin e korrupsionit dhe ky është shqetësim i madh edhe për progresin që vendi synon ta arrijë në zvogëlimin e këtij fenomeni. Korniza ligjore nuk duket që të jetë shqetësim në këtë drejtim, pasi që 70% e të anketuarve besojnë që Kosova ka ligje të mira për luftimin e korrupsionit. Zbatimi i këtyre ligjeve pa dyshim që është problem. Një e treta e të anketuarve nuk kanë informacione lidhur me parimet e qeverisjes së mirë dhe përfundimisht rolin që këto parime mund ta kenë që bizneset të mos përfshihen në korrupsion. Pothuajse dy të tretat e të anketuarve kanë kode të etikës dhe i zbatojnë ato në mënyrë të duhur, me një përqindje inkurajuese prej 18% që planifikojnë të kenë një kod të tillë në të ardhmen.

5

HYRJE

9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Në data të tilla simbolike bëhen përpjekje për ngritjen e vetëdijesimit mbi çështje të veçanta, vlerësohet ndikimi i çështjeve të tilla dhe festohen arritjet potenciale. Në këtë rast, mund të lind pyetja nëse progresi që ka shënuar Kosova në luftën kundër korrupsionit lë ndonjë hapësirë për festim? Ky studim ofron përgjigje në këtë pyetje. Sjelljet dhe aferat korruptive duket se janë të pranishme në shumë shtresa të shoqërisë, madje edhe në agjencitë që duhet ta luftojnë korrupsionin. Korrupsioni i shfrenuar del të jetë njëri nga faktorët kryesorë që e pengon progresin social dhe ekonomik të Kosovës. Për dy vite me radhë, hulumtimet tona me biznese sugjerojnë që korrupsioni mbetet njëra nga sfidat më bezdisëse për komunitetin e biznesit. Me të vërtetë, ky faktor e dobëson qeverisjen, frikëson investitorët, e largon fuqinë punëtore të kualifikuar nga vendi dhe e mbyt ndërmarrësinë. Është shqetësues fakti se ka një përmirësim shumë të vogël kur bëhet fjalë për raportimin e korrupsionit tek autoritetet përkatëse. Niveli i ulët i raportimit të korrupsionit vazhdon të lidhet me frikën e hakmarrjes dhe mungesën e besimit në institucionet përkatëse. Megjithatë, duhet të theksohet që në krahasim me vitin e kaluar, një çerek shtesë i të anketuarve deklarojnë që do ta raportojnë korrupsionin në të ardhmen, që është një gjetje shumë inkurajuese. Përveç kësaj, përkundër perceptimit të lartë për korrupsionin, përqindja e atyre që kanë raportuar se kanë hasur në korrupsion vazhdon të mbetet shumë e ulët, duke çuar kështu në një boshllëk të madh ndërmjet korrupsionit të perceptuar dhe atij real. Ndonëse Kosova ka kornizë ligjore të avancuar që zakonisht është në harmoni me acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, luftimi i korrupsionit gjithashtu kërkon një nivel më të lartë të autonomisë gjyqësore, nivel më të lartë të vullnetit politik dhe përmirësim të qytetarisë aktive. Deri më tani, ka pasur mungesë të rezultateve konkrete në trajtimin e këtij fenomeni, gjë që është shumë shqetësuese për komunitetin e biznesit. Në bazë të hulumtimeve, përpjekjet për luftimin e korrupsionit kanë qenë të pamjaftueshme dhe thirrjet për luftimin e korrupsionit kanë hasur në veshë të shurdhër. Ky studim jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse mbi perceptimin e korrupsionit nga perspektiva e bizneseve. Së pari prezantohen perceptimet e bizneseve lidhur me mbizotërimin e korrupsionit dhe llojet e tij në Kosovë, pastaj përvoja e bizneseve me korrupsionin dhe ndikimin e tij në investime. Vëmendje i është kushtuar edhe nivelit të informimit të bizneseve lidhur me parimet e qeverisjes së mirë korporative. Studimi është realizuar në partneritet me Programin “Drejtësia Komerciale” të USAID-it, që ka për qëllim fuqizimin e proceseve dhe cilësisë në konteste komerciale, zvogëlimin e mundësive për korrupsion dhe kontribuimin në besimin më të madh të investitorëve.

6

Kapitulli 1 | PROBLEMET KRYESORE ME TË CILAT PËRBALLEN BIZNESET NË KOSOVË

Përtej sfidave të shumta me të cilat përballet Kosova, përfaqësuesit e bizneseve të anketuara e shohin emigrimin e fuqisë punëtore ose rënien në numër të kapitalit njerëzor si një nga më sfidat më kritike. Duke marrë parasysh ndikimin që ka kapitali njerëzor në veprimtarinë e biznesit dhe trendin e migrimit për punësim në Kosovë, ky rezultat është i pritshëm. Të dhënat dhe raportet e fundit zbulojnë se migrimi ka shfaqur një trend të vazhdueshëm të rritjes në Kosovë.

Figura 1.1. Problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova Fakti që Kosova ka përjetuar rritje të madhe të migrimit të fuqisë punëtore, bën thirrje për nevojën e menjëhershme të analizimit të faktorëve që shkaktojnë këtë fenomen. Duke marrë parasysh që vështirësitë ekonomike dhe sociale janë stimuluesit kryesorë që detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre, mund të thuhet se papunësia (39.45%) dhe korrupsioni (38.67%), të cilat gjithashtu renditen nga bizneset si probleme kryesore, janë duke e nxitur migrimin e fuqisë punëtore. Kur flasim për emigrimin e fuqisë punëtore si shqetësim i industrisë, janë kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) ato që duket se shqetësohen më së shumti për këtë çështje, me 21%, pasuar nga ndërmarrjet prodhuese me 20%, ndërsa shërbimet profesionale dhe tregtia duket se janë më pak të shqetësuar për këtë çështje, që renditen me 16% dhe 15% .

Figura 1.2. Shqetësimi i industrisë për emigrimin e fuqisë punëtore Ndikimi i fuqisë punëtore si në biznes, ashtu edhe në rritjen e përgjithshme ekonomike është thelbësore, për këtë arsye, këto të dhëna nuk duhet të shpërfillen, por përkundrazi duhet të i inkurajojnë institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin reforma të mëdha për trajtimin e faktorëve

42

.97

%

39

.45

%

38

.67

%

37

.89

%

26

.95

%

23

.05

%

23

.05

%

17

.58

%

11

.72

%

21

%

20

%

16

%

15

%

T I K P R O D H I M S H Ë R B I M E P R O F E S I O N A L E

T R E G T I

7

shtytës, cekur më lartë, të cilët nxisin migrimin e fuqisë punëtore, ndërsa fokus i veçantë duhet t'i kushtohet luftës kundër korrupsionit, e cila në masë të madhe ndikon negativisht në çdo shtresë të shoqërisë. Duhet theksuar se nëse institucionet e Kosovës nuk veprojnë me shpejtësi në këtë drejtim, Kosova shumë shpejt do të rrezikohet që të humbasë aftësinë e saj për të përparuar, gjë që nuk është në interes të askujt.

Kapitulli 2 | KORRUPSIONI NGA KËNDVËSHTRIMI I BIZNESEVE

Sektori privat i njeh rreziqet, llojet, pasojat dhe ndikimin e dëmshëm që mund të shkaktojë korrupsioni në mjedisin e të bërit biznes, dhe si i tillë, ky fenomen është bërë një shqetësim në rritje për ta. Bizneset gjithashtu duket se posedojnë nivel të konsiderueshëm informacioni se si të raportojnë korrupsionin, por që ekzistojnë një varg arsyesh që i ndalojnë ata që ta bëjnë një gjë të tillë. Gjetjet e hulumtimit përforcojnë besimin e kamotshëm publik se korrupsioni është një çështje që kërkon trajtim urgjent në Kosovë me (72%), pasuar nga (17%) që besojnë se korrupsioni është çështje e rëndësishme, por jo në nivele alarmante, siç tregohet në figurën 2.1. më poshtë.

Figura 2.1. Sa serioze është çështja e korrupsionit në Kosovë? Ndërsa, një numër shumë i vogël i të anketuarve, më pak se 0.78% e perceptojnë korrupsionin si një çështje jo shumë të rëndësishme, pasuar me vetëm 1.17% që besojnë se korrupsioni pothuajse nuk ekziston në vend. Për më tepër, pothuajse 9% e përfaqësuesve të përgjithshëm të bizneseve të anketuara pohojnë se nuk janë të informuar në lidhje me shkallën e pranisë së korrupsionit, rrjedhimisht kanë zgjedhur opsionin nuk e di, si përgjigje. Pavarësisht kësaj, ekziston konsensus i gjerë dhe bindës në mesin e bizneseve (89%) që mbështesin mendimin se korrupsioni është një çështje shqetësuese në vend, gjë që thërret për nevojën për të ndërmarrë veprime të koordinuara më serioze kundër korrupsionit.

Korrupsioni është çështje shumë

urgjente në Kosovë…

Korrupsioni është çështje e

rëndësishme, por jo në nivele alarmante

17%

Nuk e di9%

Korrupsioni nuk është çështje shumë kritike 0.78% Korrupsioni pothuajse nuk ekziston në Kosovë1.17%

8

Figura 2.2. Si e vlerësojnë bizneset gjendjen e korrupsionit në Kosovë? Përderisa shumica e të anketuarve besojnë se korrupsioni është i pranishëm në masë të madhe në vend, është gjithashtu e rëndësishme të vlerësohet niveli i shpeshtësisë në të cilën ndodh korrupsioni (Figura 2.2. më lart). Opinionet për këtë çështje u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë në dy dimensione të ndryshme. 47% e perceptojnë korrupsionin si sistematik, ndërsa 33% thanë të kundërtën. Megjithëse grupi i parë e tejkalon të dytin, është e rëndësishme të analizohet arsyeja që qëndron pas këtyre mendimeve të ndara. Kësisoj mund të supozohet se disa biznese kanë ndërveprime më pak të shpeshta me institucione, të cilat mund të konsiderohen se janë më të prira për korrupsion, prandaj besojnë se korrupsioni është më tepër sporadik sesa sistematik. Rrjedhimisht, vetëm 6% besojnë se korrupsioni është i papërfillshëm, dhe 14% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë të dhëna të mjaftueshme që të japin një pohim të tillë.

Figura 2.3. Perceptimi i biznesit mbi rritjen/rënien e korrupsionit në pesë vitet e fundit Perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në krahasim me vitin e kaluar vetëm sa është përkeqësuar. Kur u pyetën për të vlerësuar përparimin e bërë që nga viti 2014, 42% e të anketuarve besojnë se korrupsioni vetëm se është rritur, dhe 35% besojnë se ka mbetur i njëjtë. Për dallim nga viti i kaluar, ku 22% besonin se korrupsioni është rritur dhe 54% besonin se kishte mbetur i njëjtë. Këto përqindje shënojnë përkeqësim në luftën kundër korrupsionit, duke sugjeruar kështu që një numër i njerëzve të cilët vitin e kaluar mendonin se korrupsioni kishte mbetur i njëjtë, tani besojnë se ai është rritur, gjë që është shumë dekurajuese. Rezultatet tona tregojnë që kontrolli mbi korrupsionin nuk është duke u përmirësuar, prandaj kjo duhet të ngjallë interesim të madh jo vetëm për institucionet publike përgjegjëse për të luftuar korrupsionin, por edhe për komunitetin e biznesit dhe qytetarët, të cilët ngurrojnë ta raportojnë atë.

Korrupsioni në Kosovë është sistematik

47%

Korrupsioni në Kosoë është sporadik

33%

Nuk e di14%

Niveli i korrupsionit është i papërfillshëm6%

Është rritur, 42%

Ka qëndruar njëjtë, 35%

Është zvogëluar, 8%

Nuk e di, 15%

9

Rezultate të tilla të frikshme gjithashtu duhet të shërbejnë si një alarm për qeverinë e re që të bëjë më shumë në rritjen e efikasitetit të organeve të zbatimit të ligjit. Nëse përparimi i Kosovës vazhdon edhe më tutje të pengohet nga korrupsioni, kjo do të paraqet rrezik të vërtetë në krijimin e një kulture, ku ky fenomen do të bëhet normë, dhe rrjedhimisht do të ndaloj përparimin socio-ekonomik të vendit.

Figura 2.4. Ndryshimi i perceptimit të korrupsionit në krahasim me pesë vite më parë Nga grafiku i mësipërm mund të vërehet se në vitin 2019, numri i të anketuarve që besojnë se korrupsioni në vitin 2019 është rritur në krahasim me pesë vite më parë, përbën pothuajse dyfishin e përqindjes së të anketuarve që kanë ndarë të njëjtin mendim në vitin 2018, dhe në fund përqindja e atyre të cilët besojnë se ka mbetur e njëjtë është më e ulët në krahasim me sondazhin e vitit 2018.

Figura 2.5. Faktorët që kontribuojnë në praninë e korrupsionit në Kosovë Korrupsioni vazhdon të pengoj zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin shoqëror të vendit, duke minuar demokracinë dhe zvogëluar besimin e qytetarëve ndaj qeverisë. Sidoqoftë, Kosova ka rrugë të gjatë përpara për të zhdukur faktorët që mundësojnë praninë e korrupsionit në vend. Siç tregohet në figurën 2.5. më lart, shumica dërrmuese bizneseve besojnë se korrupsioni shfaqet kryesisht si rezultat sundimit të dobët të ligjit (65.63%). Ky perceptim mund të jetë nxjerr nga performanca e dobët dhe diskutabile e autoriteteve të zbatimit të ligjit, të cilët janë të stërmbushur me lëndë të pazgjidhura dhe nuk kanë vullnet të merren me krimin e profileve të larta. Situata të tilla rrisin dyshimin në efikasitetin e sundimit të ligjit, prandaj ky perceptim është i pritshëm. Se Kosova ka institucione të dobëta të sundimit të ligjit është theksuar vazhdimisht në çdo Raport Vjetor të Progresit, përgatitur nga BE-ja. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm i të anketuarve (50.39%) radhisin pagat e ulëta dhe varfërinë si një tjetër faktor kyç që po krijon kushte për lulëzimin e korrupsionit. Bizneset e anketuara gjithashtu shprehin pakënaqësi me angazhimin e udhëheqësve politik sa i përket luftës kundër korrupsionit. Të anketuarit besojnë se mungesa e vullnetit politik është një përcaktues tjetër kyç që

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

2018 2019

Është rritur Ka mbetur njëjtë' Është zvogëluar Nuk e di

65

.63

%

50

.39

%

42

.97

%

25

.39

%

17

.97

%

S U N D I M I D O B Ë T I L I G J I T

R R O G A T E U L Ë T A D H E V A R F Ë R I A

M U N G E S A E V U L L N E T I T P O L I T I K

P Ë R T A L U F T U A R K O R R U P S I O N I N

K U A D R I L I G J O R J O I P L O T Ë

P A S I G U R I A P O L I T I K E

10

lehtëson praninë e korrupsionit në Kosovë. Duhet të theksohet se vullneti politik është jetik në luftën kundër korrupsionit, e që mungon në rastin e Kosovës. Luftimi i korrupsionit kërkon udhëheqje politike të aftë, të gatshme dhe largpamëse, dhe që vetë nuk është e lidhur me korrupsionin. Për më tepër, korniza ligjore jo e plotë (25.39%) dhe pasiguria politike (17.97%) u renditën ndër të tjera si faktorë që lehtësojnë praninë e korrupsionit. Është e rëndësishme të theksohet se në krahasim me raportin e vitit të kaluar, faktorët si: korniza ligjore jo e plotë dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin kanë treguar një përmirësim të konsiderueshëm. Në përgjithësi, hulumtimi shfaq nevojën për të forcuar shtyllën kryesore të demokracisë - sundimin e ligjit. Nëse Kosova nuk vepron me shpejtësi, mund të humbasë përfitimet e rëndësishme që vijnë nga sundimi efektiv i ligjit.

Figura 2.6. Çfarë burime informacionesh përdorin bizneset për të ndërtuar vlerësimin e tyre për korrupsionin Meqenëse numri i të anketuarve që pohojnë të kenë pasur përvoja me korrupsion është i vogël, është e pritshme që perceptimi mbi korrupsionin të formohet nga faktorë të tjerë, përveç përvojave personale. Në këtë drejtim, hulumtimi tregon se media mund të luajë një rol kyç në formimin e qëndrimeve të publikut ndaj korrupsionit. Shumica dërrmuese e bizneseve, përkatësisht 69.14%, i marrin raportimet e mediave si burimin më të rëndësishëm të informacionit në vlerësimin e nivelit të korrupsionit. Rritja e vetëdijes së bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend përmes raportimeve të mediave nënkupton që roli i mediave në frenimin e korrupsionit nuk duhet të nënvlerësohet. Përkundrazi, kapacitetet për gazetari hulumtuese duhet të rriten dhe gjendja e lirisë së shtypit duhet të përmirësohet. Komuniteti i biznesit gjithashtu formon bindjet e tyre për korrupsionin duke u bazuar në përvojën e miqve/prindërve (40.23%), e që renditet si burimi i dytë më i rëndësishëm i informacionit. Ndërsa (28.13%) e të anketuarve deklarojnë se perceptimi i tyre për korrupsionin bazohet në përvojat e tyre personale. Raportet e përgatitura nga organizatat ndërkombëtare me (24.22%) dhe raportet e përgatitura nga organizatat vendore me (19.14%) janë burimet e tjera të informacionit. Në anën tjetër, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë, përfshirë shoqatat e biznesit, duhet të jenë më të ashpra në fushatat e tyre të ndërgjegjësimit, si për pasojat negative që sjellë korrupsioni, ashtu dhe për informimin më të mirë mbi mekanizmat ku mund të raportohet korrupsioni. Siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, një përqindje e konsiderueshme e bizneseve të intervistuara, afër 40%, nuk janë të vetëdijshme se mund ta raportojnë korrupsionin në mënyrë anonime në Agjencinë kundër Korrupsionit.

69

.14

%

40

.23

%

28

.13

%

24

.22

%

19

.14

%

R A P O R T E T M E D I A L E P Ë R V O J A E S H O K Ë V E / P R I N D Ë R V E

P Ë R V O J A P E R S O N A L E R A P O R T E T E P Ë R G A T I T U R A N G A

O R G A N I Z A T A T N D Ë R K O M B Ë T A R E

R A P O R T E T E P Ë R G A T I T U R A N G A

O R G A N I Z A T A T L O K A L E

11

Figura 2.7. A janë të vetëdijshme bizneset se mund t’i raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë anonime në Agjencinë kundër Korrupsionit?

Siç mund të shihet në figurën 2.8. më poshtë, duket se nuk ka dyshime kur bëhet fjalë për ndikimin që ka korrupsioni në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Siç mund të shihet në figurën 2.8. më poshtë, lidhja midis korrupsionit dhe IHD-së duket të jetë shumë e fortë.

Figura 2.8. A i pengon korrupsioni investimet e huaja direkte? Korrupsioni ndikon në marrjen e vendimeve për investime, për shkak se rrit pasiguritë dhe kostot. Edhe studimi e vë në pah këtë fenomen, ku rreth 83.20% e të anketuarve e pohuan këtë, gjersa 2.73% thanë që ai ndikon në vendimet lidhur me investimet, mirëpo nuk është faktor i dëmshëm. Gjithsej, vetëm 2.34% e të anketuarve besojnë që korrupsioni nuk ndikon në përpjekjet për tërheqjen e IHD-ve.

Figura 2.9. A është i pranishëm korrupsioni në aktivitetet e prokurimit publik?

60

.55

%

39

.45

%

P O J O

Po, 83.20%

Jo, 2.34%

Po, por nuk ështëfaktor i dëmshëm,2.73%

Nuk e di, 11.33%

I pranishëm, 40%

Nuk e di, 30%

I pranishëm në shkallë të lartë,

24%

I pranishëm në shkallë të ulët, 5%

Aspak i pranishëm, 1%

12

Për më tepër, bizneset e intervistuara thonë se ka korrelacion ndërmjet aktiviteteve të prokurimit publik dhe korrupsionit përkitazi me bizneset (Figura 2.9 më sipër), ku afër 70% e tyre besojnë që korrupsioni është në njëfarë mase i pranishëm në aktivitetet e prokurimit publik, ndërsa çereku i të anketuarve janë të mendimit që korrupsioni është gjerësisht i pranishëm në aktivitetet e prokurimit publik. Vetëm një përqindje shumë e ulët e të anketuarve (1%) besojnë që korrupsioni nuk është fare i pranishëm në aktivitetet e prokurimit publik.

Figura 2.10. Perceptimi i korrupsionit në aktivitetet e prokurimit publik në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 Shumica gati absolute e të anketuarve (91%) besojnë që prokurimi elektronik do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit, ndërsa vetëm 7% prej tyre janë të mendimit që ai nuk do të ndihmojë fare në këtë drejtim (Figura 2.11 më poshtë). Përqindja e skeptikëve është pak a shumë e ngjashme me studimin e 2018-ës, me një rritje shumë të ulët prej 1% këtë vit.

Figura 2.11. A do të ndihmojë prokurimi elektronik në luftimin e korrupsionit?

Kapitulli 3 | PËRVOJA ME KORRUPSIONIN

Përkundër perceptimit të lartë rreth korrupsionit, përqindja e atyre që kanë raportuar se janë ballafaquar me korrupsionin vazhdon të mbetet tejet e ulët, duke çuar kështu në një hendek të madh ndërmjet korrupsionit të perceptuar dhe atij real. Në këtë drejtim, sondazhi i 2019-ës nxjerr në pah që 73.83% e të anketuarve nuk kanë pasur përvojë me korrupsionin, ndërsa 26.17% e tyre raportojnë të kenë pasur përvojë me të (Figura 3.1. më poshtë). Kësisoj, sondazhi tregon një përmirësim pozitiv krahasuar me studimin e 2018-ës, në të cilën 48% deklaruan se kanë pasur përvojë me ndonjë lloj të korrupsionit.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

2018 2019

I pranishëm në shkallë të lartë I pranishëm I pranishëm në shkallë të ulët

Aspak I pranishëm Nuk e di

Do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit

në njëfarë mase55%Do të ndihmojë në luftimin e

korrupsionit në masë të madhe…

Do të ndihmojë në luftimin e

korrupsionit në masë të vogël…

Nuk do të ndihmojë fare në luftimin e korrupsionit…

Pa përgjigjje, 2%

13

Figura 3.1. A janë ballafaquar bizneset me korrupsion? Një gjetje interesante është se, gjersa në sondazhin e 2019-ës bizneset kanë raportuar prani më të

vogël të korrupsionit, ato kanë deklaruar një rritje eksponenciale të perceptimit mbi korrupsionin në

vitin 2019 krahasuar me pesë vjet më parë. Oda Amerikane, por edhe organizata të tjera në të kaluarën

kanë sugjeruar që të adresohen çështjet që mund të kenë çuar në hendekun ndërmjet korrupsionit të

perceptuar dhe atij real, njëra prej të cilave domosdoshmërisht përfshin mosbesimin e bizneseve në

institucionet qeveritare dhe operimet e tyre.

Figura 3.2. Në cilat institucione kanë hasur bizneset korrupsion? Siç tregohet në figurën 3.2. më sipër, komunat me 21.09% prijnë në listën e institucioneve në të cilat kompanitë kanë hasur korrupsion, pasuar nga Administrata Tatimore me 16.02%, ndërsa ministritë dhe gjykatat kanë një përqindje të afërt. Sondazhi i 2019-ës mat praninë e korrupsionit në radhët e institucioneve private dhe/ose alternative të zbatimit të kontratave, kurse Përmbaruesit Privat prijnë si organet më të korruptuara me 3.91%, pasuar nga ndërmjetësimi me 3.13%, dhe arbitrat dhe noterët me 1.17%, perceptohen si më pak të korruptuarit. Pavarësisht se sa shkurajuese mund të jenë këto gjetje, duhet të theksohet se niveli i korrupsionit te mekanizmat alternative për zgjidhjen e kontesteve është shumë i ulët në krahasim me gjykatat, si dhe që bizneset duhet t’u drejtohen të parave si mjete për zgjidhjen e kontesteve të tyre potenciale. Grafiku në vijim tregon ndryshimin e perceptimit të korrupsionit në disa prej institucioneve kryesore në sondazhin e 2019-ës krahasuar me vitin paraprak. Gjersa kurba është pak a shumë e ngjashme me atë të 2018-ës, mund të vërehet rënia e niveleve të perceptimit të korrupsionit në Administratën Tatimore të Kosovës, Ministritë, Ndërmarrjet Publike dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit. Kuvendi,

26

.17

%

73

.83

%

P O J O

21

.09

%

16

.02

%

12

.89

%

12

.50

%

10

.55

%

10

.16

%

7.0

3%

5.8

6%

3.9

1%

3.1

3%

1.9

5%

1.1

7%

1.1

7%

0.7

8%

14

pasuar nga gjykatat dhe komunat, raportohen të kenë pasur rritje të vogël në nivelet e korrupsionit krahasuar me një vit më parë (Figura 3.3. më poshtë).

Figura 3.3. Korrupsioni i hasur në institucione në vitin 2019 krahasuar me 2018-ën

Figura 3.4. A e kanë raportuar bizneset korrupsionin tek autoritetet përkatëse? Në krahasim me vitin e kaluar, ca progres është arritur në raportimin e korrupsionit tek autoritetet përkatëse. Në total, 22% e të anketuarve që janë ballafaquar me korrupsion e kanë raportuar atë, në krahasim me studimin e 2018-ës, ku 15% e të anketuarve deklaruan se kishin raportuar korrupsionin. Pavarësisht kësaj, niveli i bizneseve që raportojnë korrupsionin mbetet shumë i ulët edhe në vitin 2019, gjë që është dekurajuese duke pasur parasysh që nuk mund të presim progres në luftimin e korrupsionit, pa u raportuar tek autoritetet përkatëse. Prej kompanive të anketuara që kanë hasur në korrupsion dhe e kanë raportuar atë, 40% prej tyre e kanë raportuar atë në institucionin ku ka ndodhur korrupsioni, ndërsa 46% në polici ose prokurori dhe 7% tek Agjencia kundër Korrupsionit.

0.00%

5.00%

10.00%

15.00%

20.00%

25.00%

30.00%

2018 2019

Organi Shqyrtues i Prokurimit Administrata Tatimore e Kosovës

Doganat e Kosovës Ministritë

Kuvendi i Republikës së Kosovës Zyra e Presidentit

Ndërmarrjet Publike Gjykatat

22

.00

%

78

.00

%

P O J O

15

Figura 3.5. Ku e kanë raportuar bizneset korrupsionin? Pjesa e mbetur prej 7% e kanë raportuar korrupsionin në media dhe në platforma joqeveritare, që përfaqësojnë një grup të vogël të respodentëve që kanë më tepër besim në media dhe organizata joqeveritare sesa në institucionet shtetërore.

Figura 3.6. Pse hezitojnë bizneset ta raportojnë korrupsionin? Renditja e arsyeve se pse bizneset nuk e raportojnë korrupsionin mbetet e ngjashme me studimin e 2018-ës, ku frika e hakmarrjes nga institucioni përkatës prin me 63.67%, pasuar nga mungesa e besimit në institucionet gjyqësore (46.88%). Së treti, pakënaqësia me rezultatet e luftimit të korrupsionit duket se ka pasur ndikim shkurajues te bizneset për raportimin e korrupsionit. Kështu deklaruan 32.03% e atyre që kanë hasur në korrupsion por kanë vendosur të mos e raportojnë atë. Siç është argumentuar më parë dhe më sipër në këtë studim, është e një rëndësie të madhe që institucionet e sundimit të ligjit të arrijnë rezultate të konsiderueshme në luftimin e korrupsionit, në mënyrë që kompanitë e sektorit privat dhe shoqëria të inkurajohen që t’i raportojnë rastet e korrupsionit tek autoritetet përkatëse. Nga ana tjetër, fuqizimi i sundimit të ligjit është gjithashtu i rëndësishëm në sigurimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes për bizneset që vendosin ta raportojnë korrupsionin pa iu nënshtruar ndonjë hakmarrjeje në të ardhmen.

Polici/prokurori46%

Në institucionin në të cilin ka ndodhur

korrupsioni40%

Agjencia Kundër Korrupsionit,7%

Media, 7%

63

.67

%

46

.88

%

32

.03

%

18

.36

%

11

.33

%

F R I K A E H A K M A R R J E S N D A J

B I Z N E S I T N G A A I I N S T I T U C I O N N Ë T Ë

A R D H M E N

K A M U N G E S Ë T Ë B E S I M I T N Ë

I N S T I T U C I O N E T G J Y Q Ë S O R E

R E Z U L T A T E T E L U F T Ë S K U N D Ë R

K O R R U P S I O N I T N U K J A N Ë T Ë

K Ë N A Q S H M E D E R I M Ë T A N I

B I Z N E S E T N U K K A N Ë I N F O R M A C I O N T Ë

M J A F T U E S H Ë M S E S I T Ë R A P O R T O J N Ë K O R R U P S I O N I N

K O R R U P S I O N I S H I H E T S I N J Ë

F E N O M E N N O R M A L

16

Figure 3.7. Frika nga hakmarrja sipas industrive Kur flasim për frikën nga hakmarrja sipas industrive, industria e prodhimit prin në këtë drejtim me 52%, pasuar nga industria e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit me 42%, dhe shërbimet profesionale dhe tregtia me 36%. Siç tregohet në Figurën 3.8. më poshtë, ka pasur një përmirësim të vogël në këtë tregues, ku përqindja e atyre që besojnë se korrupsioni është dukuri normale ka rënë në 11.33% në sondazhin e 2019-ës krahasuar me 15.91% në vitin 2018. Mungesa e njohurisë për raportimin, nga ana tjetër, është rritur në 18.36% këtë vit, krahasuar me 12.50% vitin e kaluar.

Figura 3.8. Korrupsioni shihet më pak si dukuri normale në vitin 2019

Figura 3.9. A do ta raportojnë bizneset korrupsionin në të ardhmen? Krahasuar me studimin e vitit 2018, një çerek shtesë i të anketuarve (75.39%) deklarojnë se do të raportojnë të gjitha rastet e korrupsionit në të ardhmen (Figura 3.9.). Nga ana tjetër, 18.78% e tyre deklarojnë se do ta raportojnë korrupsionin vetëm nëse ai ka një ndikim të rëndësishëm për bizneset e tyre, kjo përqindje është afër gjysmës së atyre që raportuan të njëjtin probabilitet në studimin e vitit 2018. Kjo është një e gjetur shumë inkurajuese, bashkë me gjetjen tjetër ku vetëm 5% e të anketuarve janë shprehur se nuk do ta raportojnë korrupsionin në të ardhmen. Përqindja e bizneseve që ishin shprehur se nuk do ta raportonin korrupsionin në të ardhmen, sipas studimit të vitit 2018, ishte rreth 16.5%.

52

%

42

%

36

%

36

%

P R O D H I M I T I K S H Ë R B I M E T P R O F E S I O N A L E

T R E G T I A

0.00%

5.00%

10.00%

15.00%

20.00%

2018 2019

75

.39

%

18

.75

%

3.9

1%

1.5

6%

P O , N E D O T Ë R A P O R T O J M Ë T Ë G J I T H A R A S T E T E K O R R U P S I O N I T

N E D O T A R A P O R T O J M Ë A T Ë V E T Ë M N Ë S E K A N J Ë

N D I K I M T Ë R Ë N D Ë S I S H Ë M P Ë R K O M P A N I N Ë T O N Ë

M E S I G U R I N U K D O T A R A P O R T O J M Ë

N E D E F I N I T I V I S H T N U K D O T A R A P O R T O J M Ë

17

Sidoqoftë, duhet të theksohet se zotim i ngjashëm u dha nga të anketuarit edhe në vitin 2018, ku 50% e tyre kishin thënë se do të raportonin rastet e korrupsionit në të ardhmen. Studimi i 2019-ës tregon pak progres në këtë aspekt, ku 22% e të anketuarve kanë deklaruar se e kanë raportuar korrupsionin kur janë ballafaquar me të.

Figura 3.10. Cilat forma të korrupsionit janë më të pranishme në Kosovë? Figura 3.10. më lart tregon se të gjitha llojet e korrupsionit, nga ryshfeti deri te mos zbulimi i konfliktit të interesit janë në masë të madhe të pranishme në Kosovë. Jo çuditërisht, ryshfeti (78.52%) u rendit si lloji më i përhapur i korrupsionit, që tregon se sektori privat është zakonisht shumë i ekspozuar ndaj këtij lloji të korrupsionit, pasi është dukuri shumë e zakonshme që zyrtarët publikë të korruptohen me qëllim që të ndikojnë një ndonjë vendim, të përshpejtojnë ndonjë procedurë, të shmangin ndonjë ndëshkim ose në këmbim të favoreve të tjera. Llojet e tjera të korrupsionit duket se janë gjithashtu të përhapura, ku më shumë se gjysma e bizneseve të anketuara (56.25%) mendojnë se keqpërdorimi i pasurisë publike është i pranishëm, pasuar nga nepotizmi dhe klientelizmi (48.83%) dhe zhvatja (32.03%).

Figura 3.11. Pse përfshihen bizneset në korrupsion? Bizneset kanë mendime të ndryshme sa i përket arsyeve që i nxisin ata të përfshihen në afera korruptive. Megjithatë, 48.05% e të anketuarve besojnë se arsyeja kryesore pse bizneset janë të gatshme të përfshihen në korrupsion është që të i shmangen ndonjë ndëshkimi, që nënkupton se disa biznese favorizojnë të bashkëpunojnë me palët e interesit për përfitime afatshkurtra, përkundër pasojave afatgjata dhe rreziqeve të mëdha që mund të rrjedhin nga përfshirja në afera të tilla. Pothuajse një përqindje e ngjashme e të anketuarve u shprehën se nevoja për të pasur një trajtim të favorshëm në një procedurë të hapur ose konkurruese (44.14%) është një arsye tjetër kryesore që i shtyn bizneset të përfshihen në korrupsion, gjë që nënkupton se prokurimi është shumë i prekshëm

78.5

2%

32.0

3%

56.2

5%

48.8

3%

17.9

7%

22.2

7%

19.9

2%

17.9

7%

48.0

5%

44.1

4%

37.8

9%

35.9

4%

T Ë I S H M A N G E N N D O N J Ë D Ë N I M I

T Ë K E N Ë N J Ë T R A J T I M T Ë F A V O R S H Ë M N Ë N J Ë

P R O C E D U R Ë T Ë H A P U R / K O N K U R R U E S E

T Ë K E N Ë A K S E S N Ë N J Ë S H Ë R B I M T Ë V E Ç A N T Ë

T Ë P Ë R S H P E J T O N J Ë N J Ë P R O C E D U R Ë

B U R O K R A T I K E

18

nga kjo dukuri. Kjo gjendje mund të jetë shumë e rrezikshme pasi shumë lehtë mund të mbyt konkurrencën ndërmjet bizneseve dhe të kufizojë hyrjen në treg të disa ndërmarrjeve duke favorizuar disa të tjera. Të dhëna të tilla shqetësuese shprehin nevojën për të i avancuar aktivitetet e prokurimit dhe për të siguruar një trajtim të drejtë dhe të barabartë të të gjitha palëve të përfshira në procedura konkurruese ashtu siç parashohin marrëveshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Të anketuarit besojnë se faktori i tretë që i nxit bizneset të përfshihen në korrupsion është dëshira për të pasur qasje në shërbime të veçanta (37.89%), pasuar nga nevoja për të përshpejtuar procedura burokratike (35.94%).

Figura 3.12. Përfshirja në korrupsion për të shmangur një dënim nga industria Figura 3.12. më lart paraqet renditjen bizneseve të anketuara në bazë të industrisë, që përfshihen në korrupsion me qëllim që të shmangin pagimin e një dënimi, ku ndërmarrjet prodhuese dhe tregtare prijnë në këtë grup me 30%, ndërsa ndërmarrjet e shërbimeve profesionale, ndërsa ato të teknologjisë dhe informacionit përfshihen më pak në korrupsion për arsyen e cekur më lartë. Megjithatë, situata duket ndryshe kur bëhet fjalë për gatishmërinë e bizneseve për t'u përfshirë në korrupsion për të siguruar një trajtim të favorshëm në procese të hapura dhe konkurruese, ku shërbimet profesionale (27%) prijnë, pasuar nga industria e tregtisë (26%), dhe në fund kompanitë e teknologjisë së informacionit dhe ato të komunikimit, të cilat duket se janë më pak të nxitura nga kjo arsye për t'u përfshirë në korrupsion (18%).

Figura 3.13. Përfshirja në korrupsion për të marrë një trajtim të favorshëm në një proces të hapur/konkurrues nga industria

30

%

30

%

18

%

18

%

P R O D H I M I T R E G T I A S H Ë R B I M E T P R O F E S I O N A L E

T I K

27

%

26

%

18

%

S H Ë R B I M E P R O F E S I O N A L E T R E G T I A T I K

19

Kapitulli 4| EFIKASITETI NË LUFTIMIN E KORRUPSIONIT

Grafiku më poshtë paraqet në detaje nivelin e besimit që kanë bizneset në sistemin gjyqësor të Kosovës, ku vetëm 14% të tyre thonë se kanë besim të plotë.

Figura 4.1. A i besojnë bizneset sistemit gjyqësor? Kompanitë në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (33%) prijnë sa i përket mungesës së besimit në sistemin gjyqësor, pasuar nga shërbimet profesionale dhe tregtia që kanë nivel shumë të ngjashëm besimi si dhe industria prodhuese (16 %).

Figura 4.2. Mungesa e besimit në sistemin gjyqësor nga industria Përderisa mungesa e besimit në integritetin e mekanizmave shtetërorë për zgjidhjen e kontesteve është padyshim shqetësuese, duhet të theksohet se niveli i integritetit raportohet të jetë shumë i lartë në mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve siç janë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi (figura 4.3. më poshtë).

Figura 4.3. Integriteti i mekanizmave të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve Gjetjet e përsëritura mbi arsyet që i pengojnë bizneset të raportojnë korrupsionin, e veçanërisht mungesa e besimit ndaj gjyqësorit, duhet të sinjalizoj institucionet përkatëse mbi nivelin e angazhimit

Po,14%

Pjesërisht,59%

Jo,27%

33

%

27

%

26

%

16

%T I K S H E R B I M E

P R O F E S I O N A L ET R E G T I P R O D H I M

12

.50

%

3.13

%

1.1

7%

G J Y K A T A T N D Ë R M J E T Ë S I M I A R B I T R A Z H I

20

dhe rezultateve që ata duhet të demonstrojnë në mënyrë që të rritet besimi i bizneseve. Ky besim lidhet edhe me një gjetje tjetër, e që është efikasiteti i institucioneve të zbatimit të ligjit, siç janë Policia dhe Organet Prokuroriale, në luftimin e korrupsionit, me 67% të të anketuarve që besojnë se institucionet e zbatimit të ligjit nuk janë efikase në luftimin e korrupsionit. Nga kjo përqindje, 22% e të anketuarve deklarojnë se këto institucione nuk janë aspak efikase, ndërsa 45% e tyre deklarojnë se nuk janë shumë efikase. Vetëm 27% e të anketuarve besojnë se institucionet për zbatimin e ligjit janë efikase në luftën kundër korrupsionit.

Figura 4.4. Sa efikase janë institucionet e zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit? Mosbesimi i bizneseve ndaj efikasitetit të gjyqësorit dhe organeve të zbatimit të ligjit nuk duket se është në përputhje me vlerësimin e tyre ndaj kornizës ligjore të vendit për luftimin e korrupsionit, pasi 34% prej tyre besojnë se Kosova ka legjislacion të mirë, dhe vetëm 18% prej tyre shprehin pakënaqësinë me kornizën ligjore të vendit për luftimin e korrupsionit. Nga gjetjet e tjera të cekura më lart, dhe siç deklarohet publikisht dhe shumë shpesh nga sektori privat, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare, Kosova nuk vuan nga legjislacioni, por nga zbatimi i tij.

Figura 4.5. A ka Kosova një kornizë të mirë ligjore për të luftuar korrupsionin?

Shumë efikase,4%

Efikase,23%

Jo aq efikase,45%

Aspak efikase,…

Nuk e di,6%

Po34%

Deri në një masë36%

Jo18%

Nuk e di12%

21

Kapitulli 5|ROLI I BIZNESEVE NË PENGIMIN E KORRUPSIONIT

Bazuar në gjetjet dhe konkluzionet e lartpërmendura, mund të argumentohet se pengimi i sjelljeve korruptive kërkon angazhim jo vetëm nga agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe nga komuniteti i biznesit. Një nga mënyrat si bizneset mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit është thjesht duke refuzuar të përfshihen në çështje të tilla, dhe një nga mënyrat e arritjes së kësaj, është sanksionimi i këtyre veprimeve përmes dokumenteve të brendshme dhe akteve të kompanisë që formojnë arkitekturën e qeverisjes korporative të bizneseve.

Figura 5.1. Njohuritë mbi parimet e qeverisjes së mirë Kur bëhet fjalë për parimet e qeverisjes së mirë dhe rolin që bizneset kanë dhe mund të luajnë në pengimin e korrupsionit, një e treta e bizneseve të intervistuara nuk ka njohuri për këtë çështje. Ndërsa, një e katërta e të anketuarve ka informacione të pjesshme për këto parime, dhe pjesa tjetër e mbetur e të anketuarve kanë njohuri. Vetëm 5% e atyre që kanë njohuri për parimet e qeverisjes së mirë nuk i zbatojnë ato akoma. Siç tregohet në figurën 5.2. më poshtë, pothuajse dy të tretat të të anketuarve kanë kod etik, ku 59% prej tyre e zbatojnë atë siç duhet. Nga ana tjetër, 18% e të anketuarve nuk kanë kod etik dhe nuk kanë deklaruar nëse dëshirojnë që të kenë një të tillë në të ardhmen, ndërsa 18% i mbetur planifikojnë që të kenë kod etik në të ardhmen.

Figura 5.2. A kanë bizneset kod të etikës?

Po, dhe ne i zbatojmë ato në kompaninë

tonë37%

Po, por ende nuk i kemi zbatuar ato

5%Ne kemi informacion të pjesshëm për këto

parime25%

Jo32%

Pa përgjigjje. 1%

Po dhe është duke u zbatuar si duhet

59%

Po, por nuk është duke u zbatuar ende

5%

Jo18%

Jo, por planifikojmë të kemi një të tillë

18%

22

KONKLUZIONET

Bizneset perceptojnë emigrimin për punë së bashku me papunësinë dhe korrupsionin si

problemet më kritike në Kosovë.

72% e të anketuarve besojnë se korrupsioni është çështje që kërkon trajtim urgjent, pasuar

nga 17% që besojnë se korrupsioni është një çështje e rëndësishme, por jo në nivele

alarmante. Megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë dhe bindës në mesin e bizneseve që

mbështesin mendimin se korrupsioni është një çështje shqetësuese në vend.

47% e perceptojnë korrupsionin si sistematik, ndërsa 33% e perceptojnë si sporadik.

Në krahasim me vitin e kaluar, perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit vetëm është

përkeqësuar. Kur u pyetën që të vlerësojnë progresin e arritur që nga viti 2014, 42% e të

anketuarve besojnë se korrupsioni është rritur, pasuar nga 35% të cilët besojnë se ai ka

mbetur i njëjtë. Ndërsa, vitin e kaluar, 22% besonin se korrupsioni është rritur dhe 54%

besonin se ai ka mbetur i njëjtë.

Respodentët besojnë se të gjitha llojet e korrupsionit nga ryshfeti deri te mos zbulimi i

konfliktit të interesit është në masë të madhe i pranishëm në Kosovë. Sidoqoftë, ryshfeti me

78.52% mbizotëron listën.

Pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se arsyeja kryesore pse bizneset janë të gatshme

të përfshihen në korrupsion është të shmangin ndonjë ndëshkim, pasuar nga 44.14% që

besojnë se dëshira për të pasur trajtim të favorshëm në një procedurë të hapur ose

konkurruese i nxit bizneset të përfshihen në korrupsion.

Dy të tretat e respodentëve besojnë se sundimi i dobët i ligjit e nxit korrupsionin

Raportet e mediave janë burimi kryesor i informacionit për bizneset në vlerësimin e nivelit të

korrupsionit.

Afërsisht 83.20% e të anketuarve deklaruan se korrupsioni pengon investimet e huaja direkte

në Kosovë.

Pothuajse shumica absolute e të anketuarve, pra 91% prej tyre, besojnë se prokurimi

elektronik do të ju ndihmojë në luftimin e korrupsionit, që është një gjetje shumë inkurajuese.

Përkundër perceptimit të lartë të korrupsionit, përqindja e atyre që kanë hasur në korrupsion

vazhdon të mbetet shumë e ulët, duke çuar kështu në një hendek të madh ndërmjet

korrupsionit të perceptuar dhe korrupsionit real.

Përqindja e atyre që janë ballafaquar me korrupsion dhe e kanë raportuar atë tek autoritetet

përkatëse mbetet shumë e ulët, me vetëm 22%

Arsyet se pse bizneset nuk raportojnë korrupsionin mbeten të ngjashme me studimin e vitit

2018, ku frika e hakmarrjes nga institucioni përkatës prinë me 63.67%, pasuar nga mungesa e

besimit në institucionet gjyqësore me 46.88%.

Në krahasim me studimin e vitit 2018, një e katërta shtesë e të anketuarve, gjegjësisht 75.39%,

deklarojnë se do të raportojnë të gjitha rastet e korrupsionit në të ardhmen.

Vetëm 14% e të anketuarve deklaruan se kanë besim të plotë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Niveli i korrupsionit në mekanizmat alternative të zgjidhjes së kontesteve (MAZK) është shumë

më i ulët në krahasim me gjykatat, prandaj bizneset duhet të konsiderojnë përdorimin e

MAZK-ve si mjete për zgjidhjen e kontesteve të tyre të mundshme.

34% të bizneseve besojnë se Kosova ka një legjislacion të mirë, dhe vetëm 18% prej tyre

shprehin pakënaqësinë e tyre me kornizën ligjore të vendit për luftimin e korrupsionit.

Kur bëhet fjalë për parimet e qeverisjes së mirë dhe rolin që bizneset kanë dhe mund të luajnë

në pengimin e korrupsionit, një e treta e bizneseve të intervistuara nuk kanë njohuri për këtë

çështje.

23