Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

11
Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne shoqërinë shqipëtare Kërkim i bërë nga: Suada Agovi Studente e MNP, Shkodër Maj 2010

Transcript of Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Page 1: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Studim mbi efektin e teknologjive tëreja ne shoqërinë

shqipëtare

Kërkim i bërë nga: Suada Agovi

Studente e MNP, Shkodër

Maj 2010

Page 2: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Njerëzit bashkëveprojnë me mjetet teknologjike moderne

dhe i përdorin ato për arsye nga më të ndryshmet

Këto dy persona që shihni në këtë pamje po komunikojnë me njëri-tjetrin. Ato po

flasin dhe mund të shihen nëpëmjet Webcamerës edhe pse nuk janë pranë njëri-

tjetrit fizikisht. Ato mund të jenë me mijëra e qindra kilometra larg. Pra interneti me

gjithë ekipin e tij fizik (kompjuterin, webcameren, E-mail, MSN, Facebook etj. ) bën

të mundur lidhjen e komunikimin mes njerëzve kudo që të ndodhen qoftë brenda

kufijve shqiptarë qoftë edhe jashtë tyre.

Page 3: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Për të parë se çfarë efektit ka teknologjia e re te shoqëria

shqiptare, kam vendosur që të vëzhgoj përdorim e teknologjive

të reja te nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”, Shkodër. Zgjodha

këtë shkollë pasi këtu kam bërë praktiken time (stazhin). Së pari

duhet të them se është një nga shkolla më të mira të qytetit të

Shkodrës.

Page 4: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Ajo ka rreth 25-30 kompjutra, shkolla disponon 4 laptopa dhe 2

projektore që çdo mësues apo nxënës mund të përdorë për oren e

mësimit ose për projektet kurrikulare. Në fakt unë nuk kam hasur

asnjë pengesë që të përdorë këto mjete për qëllimet e mija

mësimore. Në këtë mënyrë kam përdorur mjetet teknologjike

didaktike duke u nisur që nga magnetofoni,

kompjuteri, laptopi, projektori (kur kemi bërë

prezantimin e projektit mbi Bashkimin Europian), salla

e informatikës ishte mjaft e pajisur. Duhet theksuar se

të gjithë nxënësit e mesa shkolle zhvillonin edhe orët

e informatikës. Vlen të theksohet se salla e

informatikës është e pajisur

me Internet.

Page 5: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Pyetësori për përdorimin e teknologjive

të reja

1-Në përjashtim të televizionit sa kompiutera keni në shtëpi?

a) Asnjë b) një c) dy ose më shumë

Ndër 150 nxënësit e klasës së IX : 40 skanë fare, 35 kanë dy dhe 75 kanë vetëm një.

Ndër 130 nxënësit e klasës së VIII: 45 skanë fare, 23 kanë dy dhe 62 kanë vetëm

një. Ndër 135 nxënësit e klasës së VII: 45 skanë fare, 30 kanë dy, 60 kanë një.

Ndër 130 nxënësit e klasës së VI: 50 skanë fare, 25 kanë dy, 55 kanë një.

2- Përveçse në shtëpinë tuaj e përdorni kompiuterin në vende të tjera ?

a) Jo b) Po, në shkollë c) në qendër (Internet kafe) d) tek të njohurit

Ndër të gjithë nxënësit e pyetur kanë thënë se e përdorin më së shumti në shtëpi,

por shpesh shkojnë edhe në Internet Kafe për të kryer edhe veprimet e tjera të

nevojshme, siç është që të printojnë, të skanojnë ose atë çfarë e kanë më

problem është printimi dhe fotokopjimi me ngjyra. Disa pohojnë se i drejtohen

Internet Kafesë pasi kanë vështirësi të përdorin disa programe që si kanë

përdorur më parë dhe preferojnë që të pyesin drejtuesin e qendrës t`i ndihmojë.

Page 6: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

3-A keni Internet në shtëpi?

a) Po b) Jo45%

65%

68%

78%

Klasa VI

Klasa VII

Klasa VIII

Klasa IX

Pra siç shihet nxënësit e klasës së nëntë kanë

Internet në shtëpitë e tyre, kjo lidhet edhe me

faktin se ato dinë ta përdorin më mirë kompiuterin

dhe kanë më nevojë që ta përdorin atë.

4- Për çfarë e përdorni Internetin më tepër? (pyetja i drejtohet të gjithëve)

- 67% në Face book

-18% për kërkime shkollore

- 10.5% për të zhgarkuar muzikë

- 2.5% për të luajtur

-1.5% E-mail

- 0.5% tjetër

Page 7: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

5-Sa kohë keni që e përdorni Internetin ?

Në përgjithësi nxënësit e përdornin Internetin që prej 3-4 vite. Ato I

ka ndihmuar shumë fakti që e kanë Internetin në shkollë ku gjatë

orëve të informatikës kanë mësuar si t`i përdorin programet bazë

të kompiuterit , dhe nganjëherë e kanë shfrytëzuar për të hyrë në

Internet.

6- Sa orë në ditë rrini në Internet?

-Klasa VI → Afërsisht 1 orë

-Klasa VII → Afërsisht 1 orë e 30 min

-Klasa VIII → Afërsisht 2 orë

- Klasa IX → Afërsisht 2 orë e 30 min

7- A ju pëlqejnë më shumë orët e mësimit

kur mësuesi shpjegon në tabelë, flet e ju

mbani shënime apo kur mësuesi përdor

magnetofonin ose laptopin me projektor?

Të gjithë nxënësit ishin dakord kur thonin

se orët e mësimit të shoqëruara me mjete

teknologjike ishin më të këndshme “Me

magnetofon mund të dëgjojmë

qoftë këngët ose ndonjë tekst në

gjuhë të huaj, me zërin e një të

huaji që të mësojmë më mirë

shqiptimin e saktë të fjalëve.”

Page 8: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Nxënësit gjithashtu pohojnë se orët e mësimit me

projektor janë më të pëlqyerat dhe se gjatë këtyre orëve mësojnë

çuditërisht shumë më lehtë. Kjo shpjegohet nga fakti se nxënësit

i kushtojnë vëmendje më të madhe zërit dhe pamjes (imazhit të

paraqitur nga projektori), që i ndihmon në memorizim.

8- A ka ndryshuar përdorimi i Internetit kohën tuaj (organizimin e ditës) ?

Pjesa më e madhe e nxënësve pohon se nganjëherë kur është në

Internet dhe ka duhet të bëjë detyrat, humb sensin e kohës dhe nga kureshtja për

të parë faqe të ndryshme të internetit harrohet fare dhe mund të rrijë me orë të

tëra para kompiuterit pa lëvizur fare. Shpesh herë janë prindërit që i bërtasin dhe i

kujtojnë që duhet të bëjnë gjëra të tjera. Disa ankohen se kanë dhimbje dhe

skuqje në sy, dhe efekti tjetër mjaft problematik në kohët e fundit në të gjithë botën

është se fëmijët ashtu si të rriturit nuk lëvizin më por që qëndrojnë përpara

kompiuterit pa lëvizur. Kështu ato vuajnë nga problemet e mbi peshës që sjellin

shumë probleme të tjera që ndikojnë negativisht organizmin tonë.

Page 9: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

9- Detyrat e ndryshme që ju japin mësuesit preferoni t`i bëni me

shkrim dore apo parapëlqeni t`i bëni në kompiuter?

shkrimin sipas dëshirës ( llojin dhe madhësinë), të nënvizojnë fjalët që duan të vënë

në dukje, mund t`i bashkangjisin foto, piktura, grafikë, ngjyra, efekte të vecanta etj.

Ndjejnë një kënaqësi shumë të madhe kur i prezantojnë ato në projektor para

konkurentëve të tjerë, dhe ndjehen shumë krenarë kur mësuesi dhe drejtori i

lavdëron për punën e bërë, dhe sidomos për prezantimin (paraqitjen).

10- Ju që keni Internet në shtëpi dhe që e përdorni cdo ditë, si do ndjeheshit po

t`jua heqin Internetin për afro 2-3 muaj?

“Nuk arrij ta imagjinoj të rri pa Internet… Mbase do shkoja në Internet Kafe, pasi

Interneti është bërë tashmë pjesë e jetës sime”!

Pjesa më e madhe e nxënësve pohon se parapëlqejnë t`i bëjnë

detyrat me kompiuter, sidomos për projektet që shërbejnë për të

garuar mes klasave, sepse me anë të kompiuterit ato mund ta

bëjnë detyren shumë “interesant”. Kështu ato mund të ndryshojnë

Page 10: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Konkluzion

Të rinjtë e sotëm, siç vihet re edhe nga përgjigjet

e pyetësorit, janë shumë të lidhur me boten e

Internetit. Dhe falë kurrikulës Kombëtare ato zhvillojnë si lëndë më vehte dhe kanë

mundësi që jo vetëm që të mësojnë përdorimin e kompjuterit, por mund të

shfrytëzojnë bazen materiale të laboratorit të informatikës dhe të punojnë për

detyrat apo punimet e tyre të ndryshme që kajnë të bëjnë edhe me Internetin.

Kështu, fëmitë janë gjithmonë në kontakt me mjete e reja teknologjike që do t`i

shërbejnë shumë edhe në të ardhmen. Vlen të theksohet se disa nga të rinjtë janë

shumë të varur nga përdorimi i Internetit, duke e konsideruar atë si një “virus”.

Gjithashtu u vu re nga përgjigjet se pjesa më e madhe e të rinjve zotëronin të

pakten një kompiuter. Ajo çka është më e rëndësishme është fakti se nxënësit I

pëlqejnë shumë orët e mësimit të shoqëruara me mjetet teknologjike, duke ja bërë

orën më të këndëshme, dhe duke ja lehtësuar procesin e të nxënit me anë të

pamjeve të ndryshme që paraqiten me kompiuter dhe video-projektor,

kështu ora e mësimit bëhet më konkrete dhe më e dashur për fëmijët.

Page 11: Studim mbi efektin e teknologjive të reja ne

Do ishte një gjë shumë e mirë sikur në të gjitha shkollat tona të

kishte 2 laboratorë informatike, njëra do ishte gjithmonë në

shërbim të lëndës së Informatikës, kurse tjetra do ishte

gjithmonë e lirë për nxënësit që duhet të punojnë ose që

skanë Internet.

Sidomos ne mësuesit e gjuhëve të huaja duhet të përdorim sa

më shumë këto burime të çmueshme për të animuar orën e

mësimit, pasi mund t`i shfaqim fëmijëve pamje nga kultura e

vendit të gjuhës së huaj, dhe çka është më e rëndësishmja,

nxënësit dëgjojnë shqiptimin e saktë të fjalëve, dhe të mësuarit

është në nivelin optimal. Pasi kështu tërhiqet edhe vëmendja e

nxënësve. Ja këshilloj çdo mësuesi (sidomos atyre të rinj) që

të integrojnë sa më shumë mjetet teknologjike ne metodat e

tyre të mësimdhënjes.

Faleminderit për vëmendjen tuaj…

Suada Agovi