Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

40
24 Maj 2013 27 MAY 2013 CALL OFF NUMBER: MD 20 28 JANUARY 2013 CALL OFF NUMBER: MD 20 Sida Korniza e marrëveshjes për zhvillimin e tregut Draft raporti punues Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013 Konzorcium kornize i udhëhequr nga SIPU International AB Partnerët e konzorciumit: ORGUT Consulting AB Svartmangatan 9, 111 29 Stockholm, Sweden Tel + 46 8 406 7620, Fax + 46 8 21 02 69 E-mail: [email protected] Registration No: 556177-9538

Transcript of Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

Page 1: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

24 Maj 2013

2 7 M A Y 2 0 1 3

C A L L O F F N U M B E R : M D 2 0 2 8 J A N U A R Y 2 0 1 3

C A L L O F F N U M B E R : M D 2 0

Sida

Korniza e marrëveshjes për zhvillimin e tregut

Draft raporti punues

Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

Konzorcium kornize i udhëhequr nga SIPU International AB

Partnerët e konzorciumit:

ORGUT Consulting AB

Svartmangatan 9, 111 29 Stockholm, Sweden

Tel + 46 8 406 7620, Fax + 46 8 21 02 69

E-mail: [email protected]

Registration No: 556177-9538

Page 2: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

2

Autorë

Lars Nordén

Anders Olsson

Bersant Disha

Vera Muhaxhiri

Page 3: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

3

Shkurtesat

APK Agjencia Pyjore e Kosovës

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

BMP Bordi për Menaxhimin me Pyje

Dlgj Diametri i trungut në lartësi gjoksi, 1,3 metra lartësi mbi tokë

DP Departamenti i Pylltarisë

FAO Organizata për Ushqim dhe Bujqësi

Ha Hektar

IPK Inventarizimi Pyjor Kombëtar

KTOE Kiloton i ekuivalentit të vajit

M.l.t. Metër lartësi mbi tokë

MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MeF Ministria e Financave

NFG Grupi Norvegjez për Pylltari

QREP Qendra për Resurse të energjisë së ripërtritshme

RPV Rishikimi i përbashkët vjetor i sektorit të pylltarisë

Sida Agjencia Suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar

SSPK Studimi i sektorit pyjor të Kosovës 2013

SHPDK Shoqata e përpunuesve të drurit në Kosovë

Page 4: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

4

Tabela e përmbajtjes

PËRMBLEDHJE ........................................................................................................................... 6

1. HYRJE ................................................................................................................................... 7

1.1 SFONDI.................................................................................................................................. 7

1.2 ZBATIMI I PROJEKTIT............................................................................................................. 8

1.3 PROBLEMET E HASURA ......................................................................................................... 9

2. SHFRYTËZIMI/PRERJA E QËNDRUESHME VJETORE DHE KONSUMI I DRURIT ... 10

2.1 RESURSET PYJORE ............................................................................................................... 10

2.2 VLERËSIMET E SHFRYTËZIMIT AKTUAL NË PYJET PUBLIKE DHE PRIVATE ............................ 12

2.3 STUDIMI AKTUAL I KONSUMIT VJETOR TË DRURIT PËR DJEGIE DHE ATIJ INDUSTRIAL .......... 14

2.4 SHFRYTËZIMI I PAREGJISTRUAR .......................................................................................... 15

2.5 ZBATIMI I PLANEVE TË SHFRYTËZIMIT ................................................................................ 16

2.6 VEPRAT PENALE LIDHUR ME SHFRYTËZIMIN ILEGAL ........................................................... 16

3. SEKTORI I PËRPUNIMIT TË DRURIT ............................................................................... 18

3.1 STRUKTURA ........................................................................................................................ 18

3.2 INDUSTRIA E SHARRAVE ..................................................................................................... 18

3.3 PANELET ME BAZË DRURI .................................................................................................... 19

4. VLERAT E SEKTORIT DHE KONTRIBUTI PËR TË HYRAT E QEVERISË .................. 20

4.1 PARAMETRAT SOCIO-EKONOMIK ......................................................................................... 20

4.2 PRODUKTET NGA DRURI DHE SHFRYTËZIMI I TYRE .............................................................. 20

4.3 PRODUKTET PYJORE JO DRUNORE ....................................................................................... 20

4.4 VLERA E PRODUKTEVE DRUNORE DHE ATYRE JO-DRUNORE, DHE KONTRIBUTI POTENCIAL

PËR BUXHETIN SHTETËROR ....................................................................................................... 21

4.5 PUNËSIMI NË SEKTORIN PYJOR ............................................................................................ 22

4.6 KONTRIBUTI AKTUAL NË TË HYRAT E QEVERISË, GJENDJA DHE FUNKSIONET E

INSTITUCIONEVE QEVERITARE .................................................................................................. 23

5. POTENCIALET PËR ZVOGËLIMIN E KONSUMIT TË DRURIT .................................... 26

5.1 ÇMIMET E DRURIT PËR DJEGIE DHE TREGJET ....................................................................... 26

5.2 MASAT PËR RRITJEN E RENDIMENTIT TË ENERGJISË ............................................................ 26

5.3 KONKURRENCA NË ÇMIM .................................................................................................... 28

6. KONKURRENCA DHE KONTRIBUTI I QEVERISË PËR SEKTORIN ............................ 30

6.1 PERFORMANCA E SEKTORIT (KONKURRENCA NË BAZË TË KOSTOS) ..................................... 30

6.2 KONTRIBUTI I QEVERISË PËR SEKTORIN PYJOR .................................................................... 31

7. REKOMANDIMET ................................................................................................................ 32

7.1 KONKLUDIMET ................................................................................................................... 32

7.2 PROJEKTET E PROPOZUARA ME PRIORITET .......................................................................... 34

7.3 MASAT POLITIKE ME PRIORITET .......................................................................................... 35

7.4 INDIKATORËT E PERFORMANCËS ......................................................................................... 36

REFERENCAT ........................................................................................................................... 38

SHTOJCA 1: SIPËRFAQET TESTUESE (SILVI NOVA 2002/2003) .................................... 39

Page 5: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

5

Lista e tabelave Tabela 1. Zbërthimi i prerjes së lejuar vjetore pyjore (në 1 000 m

3) sipas llojit dhe pronësisë ............... 11

Tabela 2. Kalkulimi i gjithë konsumit aktual vjetor të drurit për djegie dhe atij industrial (vëllim m3) .. 14

Tabela 3. Prerja e paregjistruar (në vëllim m3), d.m.th, vjedhja dhe shkelja e rregulloreve (studimi

aktual). ...................................................................................................................................................... 15

Tabela 4. Prerja e planifikuar dhe e realizuar në tokat pyjore publike dhe private (në vëllim m3 ) ......... 16

Tabela 5. Veprat penale dhe paditë civile përkitazi me shfrytëzimet ilegale të pyjeve ............................ 17

Tabela 6 Furnizimi vjetor i drurit të sharritur 2005 -2011 (1000 m3) ...................................................... 18

Tabela 7. Furnizimi dhe konsumi i paneleve me bazë druri (1000 m3)..........................................19

Tabela 8. Vlerësim i të hyrave potenciale (vlerë e shtuar) për buxhetin fiskal shtetëror nga

shfrytëzimi/prerja e pyjeve publike (në vëllim M3 dhe milionë €). ........................................................ 21

Tabela 9. Numri i të punësuarve në sektorin pyjor .................................................................................. 22

Tabela 10. Të hyrat shtetërore dhe kostoja për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tokave pyjore (2012) ... 24

Tabela 11. Vlerësimet e prodhimit të energjisë nga 1.0 m3 dru me përmbajtje të ndryshme të lagështisë

(kWh/m3 dru ) ........................................................................................................................................... 27

Tabela 12. Kursimi i energjisë përmes strategjive të ndryshme. .............................................................. 28

Tabela 13. Statistikat regjionale për pylltari ............................................................................................. 30

Lista e figurave Figura 1: Të hyrat e gjeneruara nga APK-ja gjatë 2010-2012 ................................................................. 25

Figura 2. Vlerësimet e prodhimit të energjisë nga 1.0 m3 dru me përmbajtje të ndryshme të lagështisë 27

Figura 3. Avantazhi krahasues për produkte drunore dhe orendi që nga 2005 ......................………….31

Page 6: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

6

Përmbledhje

Qëllimi i këtij studimi është të ofrojë informata aktuale mbi gjendjen dhe potencialet ekonomike dhe

fiskale të sektorit pyjor në Kosovë. Gjithashtu, qëllim është edhe arritja e njohurive të thukta për

gjendjen ekonomike dhe socio-ekonomike të sektorit dhe resurseve pyjore në Kosovë. Ky studim

propozon një varg masash të politikave dhe projekte me prioritet që lidhen me funksionin e zinxhirit të

organizimit pyjor. Për më tepër, studimi propozon një hulumtim intensiv për shfrytëzimin e energjisë në

nivel kombëtar që do të shërbej për planifikime përkatëse në të ardhmen.

Në Kosovë janë dy produkte kryesore të drurit: druri për djegie dhe druri industrial që përdorët nga

industria e sharrave. 95% e gjithë vëllimit të përdorur të pyjeve shfrytëzohet për djegie. Sipas

Inventarizimit të Pyjeve (IPK, 2003), potenciali për prerje të lejuar vjetore të pyjeve është 0.9 milion

m3, prej të cilave 0.4 milion m

3 mund të përdoret për qëllime industriale. Mirëpo, pjesa dërmuese e këtij

druri cilësor industrial tani për tani është duke u përdorur për djegie. Nga prizmi i të hyrave të qeverisë,

kjo situatë është gjithsesi negative, pasi lënda e parë për dru të përpunuar mund të paraqes një vlerë më

të lartë të shtuar. Ky studim shtjellon skenarë të ndryshëm, me caqe afatshkurtra, afatmesme dhe

afatgjatë, për rritjen e kontributit të sektorit pyjor në buxhetin shtetëror.

Kosova ka pak apo fare përparësi krahasuese në eksportimin e produkteve drunore. Industria vendore

duhet të vazhdojë të fokusohet në përmbushjen e nevojave vendore për produkte drunore.

Kostoja e energjisë është e lartë, si në aspektin kombëtar ashtu dhe për amvisëri. Mirëpo, masat për

kursim të energjisë nuk kanë prioritet në Kosovë. Ky studim diskuton mënyrë të përmirësimit të

efikasitetit të shpenzimit të energjisë dhe të reduktimit të shpenzimeve të amvisërive. Kjo do të

zvogëlojë presionin e lartë në resurset pyjore në Kosovë.

Sektori pyjor vlerësohet se ka potencial të lartë në rritjen e kontributit të tij për ekonominë kombëtare

dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Një prej roleve të qeverisë në këtë proces është

mbështetja dhe mundësimi i zhvillimit të këtij sektori. Në bazë të prerjeve të bëra vjetore në pyjet

publike, të cilat ka shumë të ngjarë se tejkalojnë nivelin e qëndrueshmërisë, të hyrat shtetërore duhet të

jenë rreth 12-13 milion €, ndërsa aktualisht janë 0.6 milion €.

Vlerësimet përkitazi me nivelin e prerjeve vjetore dallojnë për shkak të jo-konsistencës në raportim dhe

sistemeve jo efikase apo inekzistente të regjistrimit të dhënave rreth shfrytëzimit. Rezultatet nga pesë

studime të ndryshme për prerjen vjetore të pyjeve në Kosovë dallojnë përafërsisht për 1 – 1,9 milion m3

dru në vit.

Nga të gjitha prerjet vjetore të pyjeve, 86% klasifikohet si prerje e paregjistruar. Kjo shifër sipas të

gjitha standardeve është e lartë. Ky studim bën dallimin në mes të prerje informale dhe jo-formale të

prerjes dhe vjedhjes së drurit. Prerja jo-formale është më shumë e rëndomtë në pyjet private për shkak të

kapaciteteve të ulëta të autoriteteve pyjore në ofrimin e lejeve për prerje. Kjo nënkupton se institucionet

shtetërore pyjore nuk janë në gjendje që të monitorojnë dhe të mbikëqyrin në mënyrë të duhur resurset

pyjore. Vlerësimi shumë i lartë i prerjeve vjetore të pyjeve, si dhe dallimet e thella në mes të këtyre

vlerësimeve thërrasin për një ndërhyrje urgjente nga ana e autoriteteve pyjore në Kosovë, sidomos pasi

prerja e lejuar vjetore prej 900 000 m3 tejkalohet shumëfish nga prerja e pakontrolluar e pyjeve në

Kosovë.

Page 7: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

7

1. HYRJE

1.1 Sfondi Degradimi i pyjeve dhe humbja e shërbimeve të asocuara të eko-sistemeve paraqet një prej sfidave më

të mëdha mjedisore me të cilën ndeshet Kosova. Këtu paraqitet nevoja urgjente për zbatimin e

Politikave dhe Strategjisë Pyjore në Kosovë. Kjo nënkupton rehabilitim të pyjeve dhe shfrytëzim të

qëndrueshëm të resurseve pyjore. Për më tepër, shfaqet nevoja për një shfrytëzim më efikas të mjeteve

të ndara financiare, si dhe të zvogëlohet hendeku në mes të kërkesës dhe ofertës për materialin nga

druri.

Vlera ekonomike e pyjeve, produkteve dhe shërbimeve pyjore nuk është mirë e njohur jashtë sektorit

pyjor dhe ajo rrallë herë analizohet. Të dhënat në dispozicion janë të mangëta, sidomos të dhënat

ekonomike. Ekziston nevoja e hulumtimit të të dhënave ekonomike pyjore dhe kështu të gjenden

mënyra dhe parametra të monitorimit si dhe të krijohen indikatorë ekonomikë për pylltarinë. Qëllimi

është që të analizohet kostoja e veprimeve dhe përfitimet nga sektori pyjor, përmes përditësimit të

rregultë të informatave. .

Qëllimi përgjithshëm i këtij studimi është që të vlerësojë, analizojë dhe kalkulojë kostot dhe dobitë

ekonomike aktuale dhe potenciale të pylltarisë dhe të aktiviteteve pyjore në Kosovë në aspektin

afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Studimi poashtu do të ofrojë rezultate dhe të dhëna për të

diskutuar politikat në kuadër të sektorit pyjor, të cilat do të shtjellohen edhe në Rishikimin e Përbashkët

Vjetor të Sektorit Pyjor (RPV). Do të propozohen rekomandime për të arritur një konsensus në mes të

palëve me interes mbi aspektet ekonomike të sektorit pyjor të Kosovës.

Objektivat specifike të studimit janë:

Gjendja e përgjithshme e sektorit: Të sigurohen informata më të reja për situatën aktuale dhe

potenciale ekonomike dhe fiskale për sektorin pyjor;

Politikat dhe strategjitë pyjore: Që në bazë të përcaktimeve të politikave në Strategji, efekteve

aktuale ekonomike dhe fiskale dhe relacionet për masat e ndryshme të propozuara në strategji,

të rekomandohet se cilat prej tyre do të rezultojnë në përfitime më të mëdha ekonomike për

Kosovën në aspektin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Ekipi i konsulentëve

Është formuar një ekip i konsulentëve për të përmbushur Termat e Referencës për studimin ekonomik të

sektorit pyjor të Kosovë. Detyrat kyçe për anëtarët e ekipit ishin:

Dr Lars G Nordén, Udhëheqës i Ekipit

Detyrat kyçe: Mban përgjegjësinë kryesore dhe përgjegjësinë për bashkërendimin e përgjithshëm të

detyrës, përfshirë shtjellimin e planeve të detajuara të punës dhe delegimin e detyrave në kuadër të

ekipit të konsulentëve. Ai do të jetë kontakti zyrtar me Klientin në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me

zbatimin e detyrave me fokus në objektiva specifike dhe fushëveprim të shërbimeve. Ai mban

përgjegjësinë e veçantë të përgatitjes së raporteve dhe prezantimeve.

Z. Anders Olsson, anëtar i ekipit, Ekonomia dhe Tregjet Pyjore

Detyrat kyçe: Specialist për lëmin e zhvillimit të pylltarisë private, çështjet e tregut pyjor, buxhetim dhe

planifikim pyjor. Ai do të ofrojë komentet kyçe në elaborimin dhe prezantimet e raportit.

Znj. Vera Muhaxhiri, anëtare e ekipit, çështjet institucionale dhe të politikave

Detyrat kyçe: Specialiste për çështje institucionale dhe të politikave. Ajo mban rolin kyç në lehtësimin e

takimeve me palë të interesit, të punëtorive dhe seminareve. Ajo poashtu do të ofrojë inpute kyçe në

shtjellimin e raportit, konsultimet dhe prezantimet.

Page 8: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

8

Z. Bersant Disha, “RECURA Financials”, anëtar i ekipit, instrumentet financiare, planifikimi i

biznesit

Detyrat kyçe: Specialist për lëmin e instrumenteve financiare, ekonomike dhe zhvillimit të biznesit. Ai

poashtu do të ofrojë inpute kyçe në shtjellimin e raportit, konsultimet dhe prezantimet.

1.2 Zbatimi i projektit Ekipi konsulentëve ka zhvilluar këto aktivitete:

Është siguruar një pasqyrim i situatës buxhetore, përkitazi me të hyrat dhe shpenzimet e

entiteteve më të mëdha të sektorit: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (tash

e tutje në tekst MBPZHR), Agjencisë Pyjore të Kosovës (tash e tutje në tekst APK), industrisë

së përpunimit të drurit dhe komunave:

Është siguruarnjë pasqyrim i kërkesës dhe ofertës aktuale për masë drunore për qëllime të

ndryshme, si për drurin për djegie, drurin industrial dhe për shfrytëzime tjera, si dhe ka siguruar

vlerësime për vlerat e tyre ekonomike;

Janë shqyrtuar informatat në dispozicion mbi kontributet ekonomike të sektorit të pylltarisë në

vendet fqinje dhe ka krahasuar situatën në Kosovë karshi këtyre fakteve;

Janë analizuar statistikat dhe të dhënat ekonomike mbi gjendjen aktuale të sektorit pyjor në

Kosovë, përfshirë edhe të dhënat mbi importin dhe eksportin, mbi prodhimin dhe konsumin e

drurit, të dhënat nga inventarizimi pyjor 2012, nga anketimet e amvisërive dhe regjistrimit të

popullsisë. Të dhënat u përpiluan në atë formë që për sektorin dhe për palët me interes ato të

ofrojnë një vështrim mbi situatën ekonomike, përfshirë prodhuesit dhe konsumatorët në sektor;

Janë mbledhur, përpiluar dhe analizuar statistikat në dispozicion për çmimin, vëllimin e

prodhimit dhe konsumin e produkteve pyjore, dhe luhatjet e çmimeve nga tregu në treg përgjatë

viteve, dhe ka nxjerrë konkludime;

Janë prezantuar të dhënat në dispozicion për punësimin në sektor dhe janë diskutuar kostot

ekonomike dhe buxhetore të rritjes së mundësive për punësim në sektorin pyjor;

Janë analizuar të dhënat nga sektori pyjor nga këndvështrim fiskal, e sidomos shpenzimet dhe të

hyrat e vazhdueshme nga sektori pyjor në buxhetin kombëtar;

Janë analizuar të dhënat ekzistuese mbi prerjet kundërligjore dhe janë prezantuar pasojat

ekonomike kryesore të prerjes kundërligjore, dhe se cilat masa janë – në aspektin ekonomik –

më efikase për t‟u ndërmarrë për të ulur prerjen kundërligjore dhe rrjedhimisht, rritjen e

kontributit të sektorit pyjor për shoqërinë.

Mbledhja e të dhënave është bërë përmes kërkimit në literaturë dhe përmes intervistave me zyrtarë

relevantë pranë MPBZHR-së, Ministrisë së Financave (MeF), Departamentit të Pylltarisë (DP), APK-

së, komunave, organizatave private dhe individëve.

Ekipi ka përpunuar dhe analizuar informatat dhe të dhënat në dispozicion në një draft raport të punës, i

cili u prezantua në RPV me 27 Shkurt 2013. Një version i ndryshuar i draft raportit i është dërguar

Klientit, Grupit Punues të RPV-së, MBPZHR-së, APK-së dhe palëve tjera kyçe me interes për komente,

vështrime dhe propozime.

Ndryshime të mëtejshme do të bëhen pas marrjes së komenteve nga palët kyçe me interes në Kosovë

deri në dorëzimin e raportit final në fillim të Majit 2013.

Page 9: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

9

Në bazë të gjetjeve nga një sërë aktivitetesh, në raportin final do të propozohen rekomandime mbi

çështjet në vijim:

Propozim të një varg indikatorësh, me anë të të cilëve do të matet gjendja ekonomike dhe

performanca e sektorit përgjatë kalimit të kohës, përfshirë burimet e informacioneve.

Propozim për mundësin e zhvillimit të studimeve të mëtejshme.

Rekomandim, nga këndvështrimi i kostos dhe përfitimeve, të masave dhe politikave me prioritet

për aktivitete pyjore të cilat do të maksimalizojnë përfitimet socio-ekonomike dhe fiskale për

shoqërinë.

Ky draft raport është një dokument pune, pritet të bëhen inpute në muajt që do të vijnë. Duhet të

theksohet se dokumenti është tentimi i parë që të arrihet një njohuri gjithëpërfshirëse mbi gjendjen

ekonomike dhe socio-ekonomike të sektorit pyjor dhe resurseve pyjore në Kosovë.

1.3 Problemet e hasura Në Kosovë nuk ka grumbullim dhe shpërndarje sistematike të të dhënave pyjore dhe të indikatorëve s,

përfshirë resurset dhe industritë pyjore. Sido që të jetë, për këtë studim, të dhënat dhe informatat janë

grumbulluar kryesisht nga burimet zyrtare si Agjencia Pyjore e Kosovës, MBPZHR-ja, Ministria e

Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave dhe Zyra e Statistikave të Kosovës. Informatat tjera vijnë

nga burime të ndryshme që përfshijnë kryesisht studime të financuara nga donatorë.

Puna e grumbullimit të të dhënave dhe informatave nga sektori pyjor në Kosovës hasi në disa pengesa

serioze: (i) mungesa e të dhënave dhe informacioneve, (ii) mosgatishmëria e shërbyesve civil që të

ofrojnë informata, dhe (iii) jo konsistenca e të dhënave nga burimi i njëjtë.

Duhet të ceket se të dhënat e paraqitura në këtë raport janë të natyrës preliminare, dhe janë objekt i

analizimit dhe ndryshimeve të mëtejshme në bazë të komenteve nga palët me interes dhe ekspertizave

tjera.

Page 10: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

10

2. SHFRYTËZIMI/PRERJA E QËNDRUESHME VJETORE DHE KONSUMI I DRURIT

2.1 Resurset pyjore Inventarizimi i parë kombëtarë i pyjeve është bërë në 2003. Rezultatet dhe të gjeturat kryesore ishin:

N.B. Të gjitha shifrat janë në paraqitura m3 përfshirë lëvoren.

379,200 ha janë klasifikuar sitoka pyjore përmes aero fotove dhe ekzaminimit në terren. 85,600

ha tjerë janë klasifikuar si toka pyjore përmes interpretimit të fotove, mirëpo nuk kanë mundur

të vizitohen në terren për shkak të minave dhe kufizime tjera të natyrës logjistike. Nga e gjithë

sipërfaqja e ekzaminuar dhe asaj jo e ekzaminuar pyjore, 278,880 ha u klasifikuan si toka pyjore

publike dhe 185,920 si toka pyjore private. E gjithë sipërfaqja prej 464,800ha ishte diç më e

madhe, apo 6-8% se sa vlerësimet paraprake;

Pyjet gjethore, të krijuara përmes farëzimit natyral, përbëjnë më shumë se 90% të pyjeve.

Speciet dominuese gjethore janë dushk dhe ah. Pyjet halore, të cilat mbulojnë 7% të gjithë

sipërfaqes pyjore, dominohet nga Abies alba, Picea abies dhe speciet Pinus;

I gjithë vëllimi në këmb u vlerësua të jetë 53 milionë m3. Nga ky vëllim, rreth 33.5 milionë m3

janë në pyje publike, prej të cilave 25.9 milionë m3 janë drunj me diametër >7cm. Vëllimi në

pyjet private u vlerësua të jetë rreth 19.5 milionë m3, prej të cilave 14.5 janë drunj me diametër

>7cm;

Rritja vjetore e sipërfaqes totale të klasifikuar si tokë pyjore u vlerësua të jetë 1.367 milionë m3

të drunjve me diametër >7cm. Pyjet të cilat nuk janëvizituar në terren, rreth 85,000ha, gjenden

afër apo brenda fushave me mina dhe në vende të tjera pa qasje. U duk e arsyeshme që këtë

rritje mos ta përfshijmë në bazën për prerjen e lejuar vjetore. Për këtë arsye, rritja vjetore u

reduktua në 1.167 milionë m3;

40% e tokave pyjore publike dhe 29% e atyre private ishin objekt i prerjes së pakontrolluar apo

prerjes kundërligjore. Sipas të gjitha standardeve këto përqindjejanë shumë të larta. Situata më

kritike është në pyjet halore, ku gjithë ekzistenca e pyjeve të mëdha do të cenohet nëse nuk

ndërmerren veprime të fuqishme dhe të menjëhershme.

Rezultatet e inventarizimit poashtu konfirmuan mendimet e ekspertëve se pyjet e ulëta, sidomos

në sipërfaqet pyjore publike, ishin objekt i prerjeve të shumta me cikle të shkurta. Rezultatet na

tregojnë se shumë pyje të në moshë të re dhe të mesme kanë nevojë urgjente për intervenime

menaxheriale, nga pastrimi/rrallim para-komercial deri në rrallim komercial.

Në bazë të gjendjes aktuale të pyjeve, prerja e lejuar vjetore u vlerësua të jetë 900,000 m3, që

korrespondon me 77% të rritjes së kalkuluar në vendet e vizituara. Rreth 700,000 m3 do të prehen në

pyje të larta (>16) dhe rreth 200,000 m3 në pyje të ulëta. Këto ishin vlerësime bruto, dhe përfshijnë

majet, lëvoren dhe degë më të mëdha. Realizmi i këtij vëllimi të prerjes kërkon një ndryshim në prerjen

aktuale dhe në praktikat e menaxhimit. Tabela në vijim paraqet shpërndarjen, sipas pronësisë dhe llojeve

kryesore, të këtij totali të prerjes së lejuar vjetore.

Page 11: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

11

Tabela 1. Zbërthimi i prerjes së lejuar vjetore pyjore (në 1 000 m3) sipas llojit dhe pronësisë

Pyje publike Pyje private Total

neto

vëllimi Lloji Bruto Faktori Neto Bruto Faktori Neto

Quercus ssp 99 0.50 50 290 0.55 162 212

Fagus ssp 320 1.00 320 116 1.00 116 436

Gjethorë tjerë 75 0.85 64 76 0.85 65 129

Abies alba 73 0.50 36 7 0.80 6 42

Picea abies 27 0.50 13 16 0.80 13 26

Pinus ssp. 60 0.80 48 1 1.00 1 49

Halor tjerë 6 0.75 5 1 1.00 1 6

Totali 660 0.81 536 507 0.72 364 900

Komentet përkitazi me masat e rekomanduara silvikulturore:

Në pyjet e ulëta dominon lloji Quercus. Këto pyje, si private ashtu dhe publike, ishin objekt i

prerjeve të rënda me cikle të shkurtra të prerjes, sidomos drunjtë më të mëdhenj. Për këtë arsye

prerjet duhet të jenë shumë më të vogla se rritja vjetore e pritur. Duhet bërë rrallimi para-

komercial në grumbujt e tejdendurë;

Shumë pyje ahu, në moshë të re dhe të mesme, janë të tejdendura dhe në nevojë urgjente për

rrallim. Përgjatë periudhës vijuese 5-10 vjeçare, prerja duhet të jetë afër rritjes vjetore;

Gjethorët tjerë përfshijnë një kombinim si të specieve të çmueshme dhe atyre më pak të

çmueshme. Për të promovuar cilësinë, prerja duhet çdo herë të përqendrohet në speciet më pak

të çmueshme;

Pyjet Abies alba dhe Picea abies ishin objekt i dëmtimeve të rënda për shkak të prerjes

kundërligjore ose joformale. Andaj, rrallimi duhet të fokusohet në grumbujt e tej-dendura për

restaurimin e pyjeve të dëmtuara rëndë;

Pinus ssp dhe speciet tjera halore janë të përqendruara në pyjet publike, ose si grumbuj të

përzier ose të pastra (plantacione). Fokusi duhet të jetë në rrallimin e plantacioneve të

tejdendura, kryesisht Pinus Nigra. Në rezultatet e inventarizimit nuk mund të shihet krejtësisht

sipërfaqja totale e plantacioneve pyjore, dhe për këtë arsye nuk mund të bëhen projektime të

detajuara të prerjes.

Shfrytëzimi/Prerja vjetore e lejuar është përcaktuar në 900,000 m3. Duke përshtatur faktorët e

deduktimit individual (IPK, 2003: tabela 17), apo duke zbatuar një faktor të përbashkët deduktiv, edhe

vëllimi i përgjithshëm i prerjes mund të përshtatet të jetë më i madh apo më i vogël.

IPK-ja e dytë është bërë gjatë vitit 2012. Rezultatet e tij do të jenë në dispozicion në Prill 2013.

Rekomandohet që këto të dhëna të reja të shfrytëzohen në Raportin Final të këtij studimi. Kjo është e

rëndësisë së veçantë pasi që 80% e mostrave të vjetra janë ri-ekzaminuar ndërsa 85,000ha të mostrave të

pa-ekzaminuara tani janë ekzaminuar për herë të parë.

Page 12: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

12

2.2 Vlerësimet e shfrytëzimit aktual në pyjet publike dhe private Vlerësimet sa i përket nivelit të prerjeve aktuale dallojnë kryesisht për shkak të jokonsistencës në

raportim dhe sistemeve joefikase apo inekzistente për evidentimin e të dhënave të prerjes. Agjencioni

Pyjor i Kosovës (APK), që është përgjegjës për raportim, sikur ka kontroll të kufizuar të aktiviteteve të

shfrytëzimit të pyjeve. Delegimi i stafit pyjor dhe rrjedhimisht i kompetencave pyjore, është bartur nga

institucioni qendror në nivel komunal. Shkalla e prerjeve kundërligjore apo joformale duket të jetë e

lartë. Të gjithë këta faktorë e bëjnë shumë të vështirë të vlerësohet se sa është vëllimi real vjetor i drurit

të prerë.

Duke pasur parasysh vështirësitë në marrjen e të dhënave relevante pyjore, studimi ekonomik i sektorit

pyjor ka bërë një shqyrtim të thuktë të të dhënave në dispozicion me synim që të bëjë “vlerësimin më të

mirë” të nivelit real të prerjes. Për të mbështetur këtë ambicie, rezultatet e një sërë studimesh janë

paraqitur më poshtë.

Nuk dihet nëse të dhënat nga zonat ku jetojnë minoritetet, p.sh. Mitrovica veriore, Leposaviç, janë të

përfshira plotësishtë në rexhistrat qeveritare.

Raporti i misionit të FAO-së, Nëntor 2012

Në kuadër të projektit GCP/KOS/005/FIN, i cili është në proces e sipër, është bërë një vlerësim i

shkurtër i aspekteve socio-ekonomike të sektorit pyjor. Një prej konkludimeve ishte mungesa e

mbledhjes dhe shpërndarjes sistematike të statistikave socio-ekonomike dhe statistikave të tregut të

produkteve pyjore. Mirëpo, rritja e informatave nga studimet ad hoc dhe nga statistikat zyrtare, si dhe

atyre të sektorit privat, gradualisht është duke përmirësuar boshllëkun e informatave në kuadër të

sektorit pyjor në Kosovë.

Ministria e Financave (MeF) dhe MBPZHR-ja, përfshirë APK-në, mbajnë shënimepër shpenzime dhe të

hyra të buxhetit shtetëror. APK-ja ka në dispozicion shënime të detajuara zyrtare për shitjen e drunjve

(të damkosur). Mirëpo disa informata të rëndësishme për analizë kanë po humbin gjatë raportimit.

Komunat raportojnë pranë zyrave regjionale të APK-së, të cilat pastaj raportojnë pranë zyrës qendrore të

APK-së. Të dhënat për prerjet pyjore zyrtare dhe për vlerën e lejeve për prerje të drurit, si industrial

ashtu dhe për djegie, mund të gjenden pranë zyrës qendrore të APK-së. Mirëpo, këto informata nuk

përmbajnë detaje në leje për prerje sipas llojeve të drunjve. Kjo informatë ngelet në shënimet e

komunës, dhe nuk konsolidohen në nivel shtetëror. Vlen të theksohet se informatat për çmimet e tregut

për masë drunore, pra trungje dhe dru për djegie, si dhe për koston e prerjes nuk mblidhen nga asnjë prej

institucioneve pyjore shtetërore, por kjo e dhënë është e nevojshme për analizimin e të hyrave për sektor

i nga pyjet shtetërore.

Raporti i misionit të FAO-së ka vlerësuar se furnizimi dhe konsumi është afër 1 milion m3. Kjo është

afër prerjes së vlerësuar të qëndrueshme vjetore prej 0.9 milion m3

(IPK, 2003). Dallimi mund të

shpjegohet me gabimet e mundshme në faktorin e konvertimit, që përdoret për të konvertuar vëllimin e

hapësinor në vëllimin m3. Një shpjegim tjetër është se një pjesë e drurit mbase vjen nga sipërfaqet që

nuk janë klasifikuar si pyje.

Kjo bie ndesh me situatën më dramatike të paraqitur në disa raporte tjera të cilat vënë në pah një

boshllëk të madh në mes të kërkesës dhe ofertës për masë drunore. Të dhënat sugjerojnë se niveli aktual

i prerjeve pyjore është rreth 1.0 -1.1 milion m3, i cili është afër vëllimit të rritjes vjetore. Kjo kërkon

vëmendje dhe zbatim të ligjeve për shkak të nivelit të madh të prerjes kundërligjore dhe joformale në

pyjet e Kosovës.

B. Grupi Norvegjez për Pylltari (NFG) Grupi norvegjez për pylltari ka mbështetur hartimin e 20 planeve të menaxhimit me pyje (PMP) në

Kosovë, në tokat pyjore publike, që përbëjnë rreth 20% të gjithë PMP-ve. Puna në terren përfshin një

vlerësim të prerjes ilegale/joformale në kuadër të Njësive për Menaxhimin e Pyjeve. Në bazë të të

dhënave nga këto PMP, prerja ilegale/joformale u vlerësua të jetë 55,000 m3 për të gjitha tokat pyjore

shtetërore.

Pasi planifikimi është bërë për pyje të larta, prerja joformale/ilegale në pyjet e ulëta publike të dushkut

nuk është përfshirë në këtë vlerësim. Mirëpo, është informatë e rëndësishme e cila tok me burimet tjera

të informatave mund të kontribuojë në kalkulimin e totalit të prerjeve vjetore të drurit në Kosovë.

Page 13: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

13

Silvi Nova AB 2003; Analiza e potencialit për rritje të prodhimi të drurit për djegie në Kosovë

SIDA (Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar) në tetor 2002 ka kontraktuar kompaninë

konsulente Silvi Nova, për të zhvilluar një studim të përdorimit dhe prodhimit të drurit për djegie në

Kosovë. Objektivi i këtij studimi, në mes tjerash, ishte llogaritja e konsumit aktual të drurit për djegie

dhe parashikimit të konsumit deri në vitin 2015. Studimi ka zhvilluar një sërë intervistash si bazë për

llogaritjen e shifrave të konsumit të drurit për djegie nga kategori të ndryshme të amvisërive në zonat

urbane, rurale dhe bujqësore.

Studimi ka dhënë një vlerësim të konsumit total të drurit për djegie në Kosovë në sezonet 2002/03 prej

1.5-milion m3 të drurit , i cili korrespondon me 2.5 milion m

3 të drurit të hapësinor . Një vëllim i

vlerësuar prej 0.3 milion m3 të drurit ishte shfrytëzuar në mjediset urbane ndërsa pjesa e ngelur prej 1.2

milion m3

të drurit ishte konsumuar në mjediset rurale. Ky vlerësim paraqet një vlerësim më të lartë të

konsumit se ai i dhënë nga studimet e FAO-së dhe të NFG-së. Konsumi mesatar vjetor ishte më i lartë

në amvisëritë rurale se sa në ato urbane, me një shkallë të vlerësuar prej 7.2 m3 të drurit në amvisëritë

bujqësore deri në 3 m3 të drurit në mjediset e mëdha urbane (p.sh. Prishtina). Druri për djegie është

shfrytëzuar në rreth 83% e amvisërive, apo rreth 245,000 amvisëri prej gjithsejtë 295,000 amvisërive.

Studimi i Silvi Nova nuk ka përfshirë drurin industrial. Një vlerësim prej 100,000 m3 (FAO, 2012) na

jep një total të prerjes vjetore të drurit në nivel prej 1.6 milion m3. Studimi është bërë menjëherë pas

luftës, dhe studimi ka mundur të ndikohet nga madhësia e prerjes së drurit e cila përgjatë kësaj periudhe

ishte më e madhe.

Agjencia Pyjore e Kosovës dhe Hulumtimi i Konsumit të Biomasës nga QREP

Të dhënat nga këto studime të bëra nga FAO, NFG dhe Silvi Nova, nuk janë të sigurta ngase vëllimet e

matura/vlerësuara nuk janë të definuara qartë. Për më tepër, ato mbulojnë vetëm disa pjesë të sektorit.

APK-ja në vitin 2012 ka raportuar prerje prej 15,000 m3 të drurit industrial (trungje për sharritje) dhe

20,000 m3 të drurit për djegie në pyjet publike. APK-ja ka lëshuar përgjatë vitit të njëjtë leje transporti

për 134,000 m3 dru djegieje nga pyjet private. Është e qartë se të gjitha këto shifra ngërthejnë vetëm një

pjesë të vogël të prerjes së totale që paramendohet në vitë. Poashtu, kjo vë në dukje se institucionet nuk

janë në kontroll të prerjes së pyjeve e cila sot ndodh në Kosovë.

Ekzaminimi i QREP-it për konsumin e biomasës ka dhënë një vlerësim të prerjes vjetore të drurit për

djegie prej 873,000 m3 për vitet 2010 – 2012. Përgjatë periudhës së njëjtë, prerja e drurit industrial ishte

përafërsisht rreth 70,000 m3, andaj, vëllimi total i prerjes vjetore është rreth 950,000 m

3.

AUK-RIT Qendra për energji dhe resurse natyrore: hulumtimi i konsumit të energjisë nga

amvisëritë e Kosovës.

Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) ka bërë nga 2010 deri 2013 një hulumtim të konsumit të

energjisë nga ana e amvisërive kosovare. Mostrat e amvisërivejanë ndarë në tri kategori të ndryshme:

mostrat janë marrë në Prishtinë, gjashtë qytetet e mëdha të Kosovë dhe zona rurale e Dragashit. Janë

vizituar gjithsejtë 5486 shtëpi. Ky hulumtim AUK-RIT tregon se konsumi total i drurit në shtëpitë e

Kosovës për një vit është nga 2.4 (1,56 solid) deri në 2.9 (1,88 solid) milion m3

dru të palosur.

Hulumtimi nuk tregon nëse vëllimi i drurit të konsumuar është solid apo i palosur, mirëpo supozohet se

amvisëritë e intervistuara e kanë shprehur në vëllim të palosur.

Shtëpitë në Prishtinë, përafërsisht rreth 14% e shtëpive në gjithë Kosovën, shfrytëzojnë rreth 7.6 m3 dru

të palosur (4,9 m3

solid) në vit. Shtëpitë në vendet e mëdha urbane të Kosovë, përafërsisht rreth 29% e

shtëpive në gjithë Kosovën, konsumojnë rreth 9.7 m3 (6,3 m

3 solid) dru në vit. Studimi poashtu vlerëson

se shtëpitë rurale në Kosovë, përafërsisht rreth 57% e shtëpive në gjithë Kosovën, konsumojnë rreth

11.5 m3 dru të palosur (7,5 m

3 solid) në vit.

Mesatarja e shfrytëzimit të drurit në vit për një amvisëri të Kosovës, siç është paraqitur në vendet ku

është bërë hulumtimi, në Prishtinë, gjashtë qytetet më të mëdha të Kosovës dhe në shtëpitë rurale të

Dragashit, vlerësohet të jetë rreth 6,2 m3

dru solid. Mesatarja e ponderuar, duke marrë parasysh

popullatën e ndryshme në Prishtinë, në gjashtë qytetet më të mëdha të Kosovës dhe viset rurale tregon

një konsum prej 6,8 m3 drurit në vit.

Page 14: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

14

2.3 Studimi aktual i konsumit vjetor të drurit për djegie dhe atij industrial Vlerësimet e prerjes vjetore në këtë studim luhaten nga 1.0 deri 1.6 milion m

3. Këto shifra janë më të

larta se sa niveli i lejuar i prerjes vjetore prej 0.9 milion m3, dhe mund të jetë në nivel të njëjtë si rritja

vjetore prej 1.367 milion m3

(IPK, 2003). Institucionet qeveritare nuk kanë kontroll mbi situatën, siç

edhe tregohet nga sasia e vogël e regjistruar e prerjes së pyjeve. Licencimi i decentralizuar dhe

evidentimi i prerjeve të pyjeve nga komunat është një faktor tjetër i rrezikut i nënkuptuar nga

përgjegjësitë e kontestuara dhe rolet e paqarta, kjo mund të shpijnë në kontroll të pakoordinuar dhe

joefikas të aktiviteteve prerëse.

Duke tentuar që të vlerësojë prerjen aktuale vjetore dhe atë totale të pyjeve, ky studim shfrytëzon një

kombinim të të dhënave prej raportit të regjistrimit të Kosovës (2011) dhe të dhënat nga Silvi Nova për

studimin e drurit për djegie në 2003.Konsumi i drurit për djegie në mjediset rurale, apo rreth 1.0 milion

m3, është shifër shumë e lartë. Kjo shpjegohet me faktin se ky është i vetmi burim i energjisë në zonat

me klimë kontinentale në të cilat cila ka dimra të gjatë dhe të ftohtë (tabela 2). Kjo shifër sugjeron se

konsumi i drurit për djegie në mjediset rurale ka një ndikim shumë të lartë në konsumin e përgjithshëm

të drurit në Kosovë. Vlerësimi i konsumit të drurit industrial nuk është i sigurt. Sido që të jetë,

shfrytëzimi i vogël i drurit industrial, në krahasim me shfrytëzimin e drurit për djegie, nuk ndryshon

dukshëm pasqyrën e shfrytëzimit të përgjithshëm të drurit në Kosovë.

Një faktor vendimtar në vlerësimin e shfrytëzimit total vjetor të drurit në Kosovë është faktori i

konvertimit të vëllimit nga ai i hapësinor në atë m3. Vëllimi hapësinor përdoret gjerësisht nga

konsumatorët dhe tregtarët me dru, sidomos për drurin për djegie. Për të konvertuar vëllimin e drurit

hapësinor në atë m3e cila është njësia më e rëndomtë e përdorur në statistikat pyjore, faktori i

shfrytëzuar mund të luhatet nga 0.33 apo 3.0 të vëllimit hapësinor për m3, dhe 0.65, apo 1.6 m

3 të

vëllimit hapësinor për m3 të. Këto shifra bazohen nga disa sipërfaqe-mostra (Silvi Nova, 2003) dhe

duhet të shikohen si mjaft indikative. Megjithatë disa testeve, në studimin e Silvi Nova, këto shifra

tregojnë një variacion të qartë të faktorit konvertues i cili do të shfrytëzohet për të konvertuar vëllimin

hapësinor në vëllimin m3, varësisht nga madhësia e drunjve të vëllimit hapësinor (për djegie). Kjo

poashtu ndikon në çmimin e tregut të drurit për djegie. Një tjetër burim i gabimit në studimin aktual të

shfrytëzimit vjetor të drurit për djegie, është vlerësimi i numrit të amvisërive që shfrytëzojnë drurin për

djegie. Është e nevojshme që urgjentishtë të zhvillohet një hulumtim i mirëfillët statistikor, i

vazhdueshëm dhe i zbërthyeshëm, në nivel kombëtar të parametrit për qëllime të planifikimit të

energjisë kombëtare. Ky studim do të jetë një mjet i rëndësishëm për planifikim në të ardhmen të

shfryëzimit të energjisë në Kosovë. Vlerësimet e sotëshme, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nuk

janë të bazuara në hulumtime të tilla.

Tabela 2. Kalkulimi i gjithë konsumit aktual vjetor të drurit për djegie dhe atij industrial (vëllim

m3)

Zonat gjeografike

Numri total i

amvisërive

familjare (AF)

Shfrytëzimi i drurit për

djegie (pjesë)

Konsumi për

AF (m3)

Vlerësimi

i kërkesës

totale % Numri i AF

Prishtinë 40 292 30 12 087 3.0 36 300

Mjediset tjera urbane 87 838 50 43 919 4.0 175 700

Mjediset rurale 168 960 85 143 616 7.0 1 005 300

Druri për djegie

total/mesatar

297 090 67 199 622 6.1 1 217 300

Druri industrial vëllim m3të drurit për sharritje (tabela 6: prodhimtaria e drurit të

sharruar)

120 000

Gjithë totali i vëllimit në m3 të konsumit vjetor 1 337 300

Page 15: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

15

Nëse gjithë konsumi vjetor është rreth 1.3 milion m3, siç është cekur nga studimi aktual, atëherë resurset

pyjore në Kosovë janë të mbi-eksploatuara. Ky vëllim total është pothuajse 40% më i lartë se prerja e

lejuar vjetore prej 0.9 milion m3, duke pasur parasysh edhe shfrytëzimin e drurit industrial. Vlerësimi

aktual i shfrytëzimit të drurit në Kosovë mbase është në nivel të rritjes vjetore të pyjeve në Kosovë.

2.4 Shfrytëzimi i paregjistruar Përkundër shumë përpjekjeve përgjatë viteve, prerja kundërligjore/joformale e drunjve është akoma e

lartë. Mirëpo, është më rëndësi të bëjmë një dallim në mes të shkeljes së rregulloreve dhe “vjedhjes së

drurit”. Prerja joformale e drunjve është më e shpeshtë në pyjet private. Pronari mund të mendojë se

shpenzimet e marrjes së lejes janë shumë të larta për shërbimet e ofruara nga institucionet shtetërore.

Andaj, rasti i tillë duhet të klasifikohet si “prerje joformale apo e paregjistruar”.

Rasti i dytë, “vjedhja e drurit” apo prerja kundërligjore natyrisht se ndërlidhet me prerje pa leje në pyjet

publike. Në rastin e prerjeve joformale, apo shkeljes së rregulloreve, ekziston nevoja për të përshtatur

këto rregullore dhe për t‟i përmbushur nevojat e vërteta të pronarëve në menaxhimin e pyjeve të tyre. Në

rastin e dytë, ku ka vjedhje të drurit apo prerje ilegale, qeveria duhet të luajë një rol më aktiv për të

parandaluar vjedhjen. Qeveria poashtu duhet të përgatitet që të mbështes plotësisht zbatimin dhe

respektimin e të gjitha mjeteve ligjore.

Nga të gjitha prerjet, 86% syresh definohen si prerje e paregjistruar (tabela 3). Sipas të gjitha

standardeve, kjo shifër është skajshmërisht e lartë. Shifrat për drurin industrial nuk janë të sigurta.

Vëllimi i trungjeve për sharritje llogaritet në bazë të vëllimit të drurit të përpunuar prej 60,000 m3 në

vjet (tabela 6). Nëse rendimentet e drurit të përpunuar janë 50%, atëherë vëllimi i vlerësuar i drurit të

përdorur është 120,000 e vëllimit m3 . Duke marrë parasysh madhësinë e trungjeve për sharrë,

rendimenti prej 50% mund të jetë numër shumë i ulët ndërsa vëllimi duhet të shikohet vetëm si

indikativ.

Tabela 3. Prerja e paregjistruar (në vëllim m3), d.m.th, vjedhja dhe shkelja e rregulloreve

(studimi aktual).

Kategoria Vëllimet Përqindja

Druri për djegie Regjistruar 163 300 13

Paregjistruar 1 054 000 87

Totali 1 217 300 100

Druri industrial Regjistruar 29 400 24

Paregjistruar 90 600 76

Totali 120 000 100

Totali Regjistruar 192 700 14

Paregjistruar 1 144 600 86

Totali i përgjithshëm 1 337 300 100

Page 16: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

16

2.5 Zbatimi i planeve të shfrytëzimit Një problem i cili shpeshherë është shpalosur nga palët me interes pyjor, si operatorët e shfrytëzimit,

është disponueshmëria e kufizuar e drurit që është prerë në mënyrë legale . Arsyeja për këtë problem,

sipas APK-së, është mungesa e resurseve dhe fuqisë punëtore për të hartuar plane për prerje vjetore dhe

për të shënjëzuar drurët në terren. Planet e prerjes vjetore, të përgatitura nga institucioni pyjor shtetëror -

APK – nuk janë të gatshme për zbatim deri në fund të vitit apo jo para muajëve qershor-gusht. Pas luftës

(1999), kjo ka qenë pengesë serioze për kompanitë private që merren me shfrytëzim në Kosovë. Kjo ka

bërë pothuajse të pamundur për kontraktuesit që të përfundojnë operacionet pyjore para përfundimit të

vitit atëherë kur kontratat për prerje automatikisht skadojnë. Kontratat për shfrytëzim lëshohen

maksimum vetëm për një vit. Mendimi i shumë profesionistëve nga fusha e pylltarisë është se

kontrata më të gjata për shfrytëzim/prerje, caqe më të larta të shfrytëzimit zyrtar dhe plane të

hershme për shfrytëzim do të reduktonin dukshëm prerjet ilegale.

Ka pasur shpërputhje të madhe në mes të caqeve të planifikuara dhe realizimit të prerjeve të pyjeve

përgjatë dy viteve të fundit (tabela 4). Kjo ka ndodhur edhe në vitet paraprake. Vetëm një e katërta e

caqeve të planifikuara për pyjet publike është arritur ndërkaq në pyjet private situata është tjetër, aty

pothuajse se 90% e vëllimit të planifikuar është prerë, me një mesatare totale prej 60%.

Tabela 4. Prerja e planifikuar dhe e realizuar në tokat pyjore publike dhe private (në vëllim m3 )

Kategoria 2011 2012

Planifikuar Realizuar Realizimi

në %

Planifikuar Realizuar Realizimi

në %

Pyje publike 139 514 35 790 26 141 500 33 800 24

Pyje private 145 939 134 655 92 180 200 158 900 88

Totali/mesatarja 285 453 170 445 60 321 700 192 700 60

Tabela 4 poashtu ilustron hendekun e madh në mes të prerjes së bërë dhe konsumit të kalkuluar vjetor

(tabela 2 dhe 3). Përgjatë vitit 2012, prerja e bërë (e regjistruar) prej 192,700 m3 e vëllimit M3 është

vetëm 11% e konsumit të kalkuluar. Prapë, kjo nënkupton se institucionet shtetërore pyjore nuk

janë të gjendje të monitorojnë dhe mbikëqyrin në mënyrë adekuate shfrytëzimin e resurseve

pyjore.

2.6 Veprat penale lidhur me shfrytëzimin ilegal Gjatë vitit 2012, Njësia për Mbrojtjen e pyjevenë APK , ka kryer 1048 inspektime në subjekte afariste,

drejtori regjionale, komuna, tregje, qarkullim rrugor dhe ngastra pyjore dhe ka hartuar 568

procesverbale. Përveq kësaj janë lëshuar 204 fletëparaqitje si dhe ka konfiskuar 1,075 m3 masë drunore,

ka lëshuar 118 vendime dhe kanë marrë pjesë ne 21 seanca gjyqësore.

Autoritetet Komunale të pylltarisë kanë ngritur 7586 fletëparaqitje prej të cilave 4854 për kundërvajtëje

që kanë shkaktu dëme në masë drunore 11,376 m3 në vlerë prej 1,046,900€. Ndërsa 2732

fletëparaqitje janë për vepër penale për masë drunore 12,659m3 dhe vlerë prej 1,823,919, si dhe janë

konfiskuar 4,669 m3masë drunore.

APK-ja ka ndihmuar financiarisht komunat duke vendosur edhe pika te përhershme kontrolli nga policia

ne Deçan. Kjo i ka kushtuar buxhetit te APK për çdo muaj nga 7,384 Euro. Kanë përfunduar 2167

aktgjykime dhe aktvendime pozitive për 1426 vepra të kundërvajtëjes dhe 741 penale, derisa. janë

pezulluar 844 lëndë prej te cilave 710 për kundërvajtëje dhe 134 vepra penale. Gjykata ka refuzuar 38

lëndë për vepra penale dhe 30 për kundërvajtëje. Sasia e demit sipas këtyre vendimeve gjyqësore në

Page 17: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

17

Tabela 5. Veprat penale dhe paditë civile përkitazi me shfrytëzimet ilegale të pyjeve

Mund të konkludohet se vetëm 2.1 % e prerjes ilegale apo të paregjistruar (tabela 3) procedohet nga

autoritetet relevante madje, edhe shumica e këtyre rasteve kalojnë pa u ndëshkuar. Këto shifra janë

kalkuluar duke hequr vëllimin e shfrytëzimit aktual të lejuar (tabela 4) nga shfrytëzimi i vlerësuar si i

përgjithshëm (tabela 3) pjesëtuar me vëllimin total të raportuar nga veprat penale, që janë identifikuar

nga autoritetet (tabela 5). Rastet e veprave penale raportohen nga APK-ja në gjykata komunale të cilët

më pas vendosin mbi ndëshkim, zbatojnë vendimin dhe mbledhin gjobat për veprat penale përkitazi me

prerjet e pyjeve. Gjykatat komunale janë kompetente për të shqyrtuar rastet, ndërsa për dënim vendosin

varësisht nga sasia e drurit të prerë ilegalisht. Nëse sasia nuk tejkalon 2 m3 atëherë ajo klasifikohet si

kundërvajtje, e nëse tejkalon 2m3 atëherë klasifikohet si vepër penale. Gjykatat shqyrtojnë rastet sipas

ligjit për pyje në Kosovë dhe sipas këtij ligji, ato mund të shqiptojnë gjoba deri në 25,000€. Mirëpo,

sipas drejtorit të APK-së, gjoba më e lartë e shqiptuar ndonjëherë ishte 5,000€.

Për më tepër, shumë raste mbesin të pashqyrtuara dhe kështu ato vjetrohen dhe më pas hedhen poshtë

dhe nuk shqyrtohen më. Këshilli gjyqësor i Kosovës nuk mban të dhëna të specifikuara për këtë. Për të

pasur shifra korrekte dhe vlerën e rasteve të pashqyrtuara, duhet të kontrollehn dhe të analizohen arkivat

e gjykatave komunale . Kjo është një detyrë e cila merrë shumë kohë, e cila nuk është e mundshme të

kompletohet prej ekipt të projektit. Sido që të jetë është një detyrë me rëndësi e cil duhet ë ketë

vëmendje të lartë. Qeveria duhet që të konsiderojë masat drastike për të dekurajuar prerjet ilegale, si në

fuqizimin e ligjit ashtu edhe në ofrimin e nxitjes për prerje legale.

2010 2011 2012

Numri i rasteve ilegale 7 375 7 672 7 592

Padi civile 4 804 4 991 4 831

Vepra penale 2 571 2 681 2 732

Vëllimi në m3 20 350 27 832 24 035

Padi civile 7 878 9 984 11 376

Vepra penale 12 472 17 848 12659

Vlera e dëmit në € 2 232 401 2 398 142 2 870 819

Padi civile 747 625 786 740 1 046 900

Vepra penale 1 484 776 1 611 402 1 823 919

Page 18: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

18

3. SEKTORI I PËRPUNIMIT TË DRURIT

3.1 Struktura Deri në fund të periudhës së luftës, përpunimi i drurit në Kosovë dominohej nga një numër i

kombinateve të mëdha të drurit (Ndërmarrjes Pronë Shoqërore – NPSH). Këto kombinate ishin të

pajisura me sharra druri dhe pajisje tjera për përpunim të mëtejshëm. Këto kombinate pësuan kolaps në

një mjedis të ri ekonomik dhe kështu nuk munden të këndellin prodhimtarinë e tyre. Arsyeja kryesore

për këtë ishte mungesa e lëndës së parë, marketingu i dobët dhe rrjete të dobëta të shitjes si dhe paaftësia

e përshtatjes kundruall realiteteve të reja ekonomike. Të gjitha kombinatet e drurit, përveç atyre në

Leposaviq dhe në Mitrovicë, kanë pushuar veprimtaritë e tyre. Statusi i këtyre dy kombinateve të fundit

nuk është i njohur.

Sot, kjo industri përbëhet nga 1,400 ndërmarrje, prej të cilave 120 janë të mesme dhe të mëdha ,

veprimtaria kryesore e të cilave është prodhimi dhe përpunimi i drurit në formë të dritareve, dyerve dhe

dollapëve. Potenciali për eksportim të dyerve dhe dritareve konsiderohet të jetë i lartë, pasi disa

kompani tashmë ka arritur sukses në eksportimin e orendive dhe produkteve tjera nga druri në shumë

vende, si në rajon ashtu dhe në shtetet e Evropës Perëndimore.

Sipas Shoqatës së Përpunuesve të Drurit (SHPD), 120 ndërmarrjet e mëdha punësojnë rreth 1,000

punëtor ndërsa ndërmarrjet tjera më të vogla punësojnë edhe 2,000 punëtorë tjerë, që do të thotë se ky

sektor gjithsejtë punëson rreth 3,000 punëtor. Vlerësohet se anëtarët e SHPD-së kanë një qarkullim prej

35 milionë € në vit. Qarkullimi për jo-anëtarët duhet të jetë rreth 15 milionë €, ndërsa i gjithë qarkullimi

për gjithë industrinë mund të jetë rreth 50 milionë €.

SHPD-ja është themeluar në vitin 2004, dhe është mirë e organizuar dhe përfaqëson mbi 100 kompani të

përpunimit të drurit të cilat punësojnë më shumë se 1,000 individë. Një vlerësim thotë se shoqata

përfaqëson 2/3 e ndërmarrjeve të cilat aktualisht e përpunojnë drurin. Shumica e kompanive anëtare janë

prodhues të orendive dhe produkteve sekondare të përpunuara drunore, si dysheme, shkallë, etj. SHPD-

ja rregullisht apo dy herë në vit mbledh informata nga anëtarët e saj për punësimin, për qarkullim, etj.

Mirëpo, nuk ka vlerësim, i cili mund të referohet, të saktë të numrit të të punësuarëve, si prej SHPD-së

apo Agjencionit të statistikave,

3.2 Industria e sharrave Industria primare e përpunimit të drurit në Kosovë është shumë e vogël. Druri i sharruar është artikulli

kryesor i prodhuar në në vend. Kapacitetet aktuale të punishteve të sharrave konsiderohet të jetë 50,000

– 100,000 m3 të trungjeve për sharritje, e cila sipas standardeve ndërkombëtare është shumë pak.

Problemet me furnizim me masë drunore nga pyjet lokale apo importimi i limituar i drurit kufizojnë

zhvillimin e sektorit e sharrave në Kosovë. Bilanci i vlerësuar për dru të sharruar është paraqitur në

tabelën 6.

Tabela 6 Furnizimi vjetor i drurit të sharritur 2005 -2011 (1000 m3)

Faktori

Burimi i të

dhënave

Viti

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Prodhimtaria Vlerësimi i FAO-

60

Importet AS, statistikat

tregtare

132 115 83 87 96 102 108

Eksportet AS, statistikat

tregtare

1 1 1 2 0 1 0

Konsumi evident 158

Page 19: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

19

Bilanci i vlerësuar për drurin për sharritje tregon se më shumë se gjysma e kërkesës për të plotësohet

nga importi, i cili që shtatë vite është mjaft stabil në vëllim prej 100,000 m3 në vit. Konsumi i 0.09 m

3

për kokë banori është i ngjashëm me atë në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni,

mirëpo rreth 50% më i lartë se në Shqipëri, Greqi dhe Mal të Zi.

3.3 Panelet me bazë druri Nuk ka prodhim të paneleve me bazë druri në Kosovë. Përfaqësuesit e industrisë së drurit pohojnë se ka

rritje të importimit të paneleve, sidomos të paneleve me fibra të dendësisë së mesme dhe të

konpensatëve. Ky pohim u konfirmua nga të dhënat zyrtare doganore, të cilat tregojnë se importet janë

dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit dhe pothuajse kanë arritur vëllimin e importit të drurit për sharritje

(tabela 7). Industria e drurit dhe orendive ka rritur vazhdimisht shfrytëzimin e paneleve si lëndë të parë

në përdorimin e orendive dhe dollapëve.

Tabela 7. Furnizimi dhe konsumi i paneleve me bazë druri (1000 m3). Burimi: Statistikat tregtare

të AS

Faktori

Viti

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Prodhimtaria 0 0 0 0 0 0 0

Importet e

furnirit/kompensatës

2 2 3 5 5 6 6

Importi i kompensatës 29 24 32 35 36 45 49

Importi i paneleve nga

fibrat

20 21 29 33 34 38 43

Total importi 51 47 64 73 75 89 95

Eksportet 0 0 0 0 0 0 0

Konsumi evident 51 47 64 73 75 89 95

Niveli i konsumit prej 0.05 m

3 të paneleve për kokë banori në Kosovë është i ngjashëm me atë të

Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Kroacisë, mirëpo është 20-30% më i ulët se në Shqipëri, Mal të Zi,

Serbi dhe Maqedoni. Sllovenia dhe Greqi konsumojnë dyfish më shumë panele për kokë banori se

Kosova.

Rezultatet e inventarizimit pyjor vënë në dukje qartë nevojën për ndërhyrje në menaxhimin e grumbujve

pyjorë me moshë të re dhe të mesme. Këto ndërhyje do të rezultojnë në sasi të konsiderueshme të

trungjeveme madhësitë vogël, të cilat industria parësore e përpunimit të drurit nuk është në gjendje t‟i

përpunojë në mënyrë efikase. Andaj, një industri pyjore në të ardhmën, e bazuar në investime private,

duhet të koncipohet asisoj që të përkojë më përbërjen dhe lokacionin e vëllimit të shfrytëzuar që

parashihet në të ardhmën. Përzgjedhja dhe dizajni i koncepteve të përpunimit dytësor apo terciar të

drurit duhet të merr parasysh nevojat për mbështetjen e zhvillimit të zonave rurale.

Page 20: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

20

4. VLERAT E SEKTORIT DHE KONTRIBUTI PËR TË HYRAT E QEVERISË

4.1 Parametrat socio-ekonomik Kontributi socio-ekonomik i sektorit pyjor për ekonominë kombëtare rëndom matet me katër indikatorë

ekonomik: (i) punësimi në sektor, (ii) vlera e shtuar (pra, kontributi i sektorit në GDP), (ii) vlera e

importeve dhe eksportit të produkteve pyjore (pra, kontributi i sektorit në bilancin tregtar) dhe (iv) të

hyrat për buxhetin fiskal. Llogaritja e vlerave të paraqitura në sektorët në vijim është, siç edhe duhet, e

bazuar në këto masa.

4.2 Produktet nga druri dhe shfrytëzimi i tyre Disponueshmëria e produkteve pyjore luan një rol të rëndësishëm në shumicën e shteteve. Furnizimi i

energjisë në Kosovë deri në shkallë të madhe bazohet në fibrat drunor. Kjo situatë ka rezultuar në një

presion ekstrem në resurset pyjore.

Në Kosovë janë dy produkte drunore kryesore: druri industrial (druri për sharritje) i cili përdoret nga

industria e sharrave, dhe druri për djegie. Për të plotësuar kërkesën e industrisë së përpunimit të drurit,

afër gjysma e sasisë së kërkuar të drurit për sharritje importohet nga vendet fqinje. Produkti i dytë është

druri për djegie, që llogaritet të jetë 95% e vëllimit total prej shfrytëzimit të pyjeve në Kosovë. Druri për

djegie shfrytëzohet për ngrohje dhe në disa raste edhe për gatim. Kjo sasi e lartë e drurit për djegie

shkakton një disponueshmëri të limituar të drurit për industrinë e përpunimit të tij. Sipas inventarizimit

të pyjeve (IPK, 2003), prerja potenciale e lejuar vjetore e drurit është 0.9 milion m3, prej të cilave 0.4

milion m3, mund të përdoret për qëllime industriale. Mirëpo, pjesa më e madhe e këtij druri cilësor

industrial është duke u përdorur si dru për djegie. Situata është gjithsesi negative nga perspektiva e të

hyrave qeveritare pasi lënda e parë drunore e përpunuar paraqet një vlerë të shtuar më të lartë.

Situata aktuale me kërkesën shumë të lartë për drurin për djegie do të vazhdojë të qëndrojë përgjatë

shumë viteve. Për të ndryshuar situatën dhe për të krijuar vlerë të rritur, duhet të vendosen në

dispozicion burime alternative të energjisë dhe të jenë konkurruese në bazë të çmimit. Industria poashtu

ka nevojë që të ketë një teknologji që lejon përpunim efikas të trungjeveme madhësi të vogël dhe

shfrytëzimin më efikas të potencialit të nën-produkteve.

4.3 Produktet pyjore jo drunore Produktet pyjore jo drunore (kërpudhat, frytet pyjore dhe barishtet) mund të konsiderohen si një

bazament ekonomik për shumë familje, sidomos për ato që jetojnë në mjedise rurale. Në vitin 2012,

vlera totale vjetore ishte llogaritur të jetë 3,758,750€ (nga RECURA Financials mbi raportet e

hulumtimit publik, tetor 2012). Produktet pyjore jo drunore nuk janë të pasqyruara në statistikat zyrtare

të ekonomisë kombëtare. Mbledhja e kërpudhave, frutave pyjore dhe barishteve në Kosovë mund të ketë

vlerë të konsiderueshme ekonomike. Nuk ka të dhëna të publikuara mbi numrin e mbledhësve apo të

sasisë së mbledhur. Një studim i bërë në vitin 2012 (nga RECURA Financials) vë në pah se biznesi me

produkte pyjore jo-drunore është fitimprurës dhe është duke u rritur. Sipas studimit të njëjtë, pothuajse

se 95% e të gjitha produkteve pyjore jo-drunore eksportohen, ndërsa 5% e ngelura absorbohen nga tregu

vendor. Vlera e vlerësuar e produkteve të eksportuara jo-drunore (3,570,813€) lidhet me kompanitë e

regjistruara për blerjen e produkteve të mbledhura pyjore jo-drunore. Sasia e vërtetë e mbledhur në vit

nuk dihet. Vëllime të konsiderueshme sigurisht se grumbullohen nga anëtarët e amvisërive, dhe ose

shiten në tregje ose konsumohen nga vetë familjet.

Investimi në produktet pyjore jo-drunore në Kosovë është mundësi për të forcuar jetesën e njerëzve që

varen nga pyjet. Rritja e kapaciteteve sipërmarrëse të njerëzve të kyçur në mbledhjen e produkteve jo-

drunore rezultojnë në të ardhura dhe mirëqenie të rritur. Për këto arsye, MBPZHR-ja do të tentojë të

zbatojë aktivitetet e lidhura me produktet jo-drunore, të cilat janë të ngërthyera në dokumentin e

Politikave dhe Strategjisë dhe në Planin e Veprimit. Disa studime vënë në dukje se Kosova është shteti

më i pasur në rajon sa i përket mundësive të grumbullimit të produkteve pyjore jo-drunore.

Page 21: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

21

Strategjia e Mjedisit e adoptuar nga qeveria në vitin 2004 pohon se mbrojtja e biodiversitetit dhe

shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore, si dhe mbrojtja e peizazheve të çmueshme

janë çështje me prioritet të lartë. Kjo është poashtu e cekur në strategjinë dhe politikat pyjore të

Kosovës. Përfitimet tjera që ofron sektori janë potenciali për të zbutur ndryshimet klimatike, ofrimi i

mundësive të gjuetisë, turizmit, rekreacionit, etj.

Njohja e vlerave të produkteve jo-drunore si një resurs i madh kombëtar do të rritet nga dita në ditë.

Forca shtytëse për zhvillimin e këtij sektori të resurseve natyrore është popullata e re dhe në rritje e

Kosovës, e cila tok me rritjen ekonomike të Kosovës do të shohin përftimet dhe mundësisë sipërmarrëse

në këtë pjesë të sektorit pyjor.

4.4 Vlera e produkteve drunore dhe atyre jo-drunore, dhe kontributi potencial për buxhetin shtetëror Konsiderohet se sektori pyjor ka një potencial të lartë në rritjen e kontributit të tij në ekonominë

kombëtare dhe në zhvillimin ekonomik. Një prej roleve të qeverisë në këtë proces është mbështetja dhe

lehtësimi i zhvillimit të këtij sektori.

Shfrytëzimi në pyjet private nuk duhet të përfshihet në kalkulimet e kontributit potencial për buxhetin

shtetëror pasi që të ardhurat nga ofrimi i shërbimeve poashtu bartë një kosto për qeverinë. Llogaritjet

janë bërë për caqe të periudhës afatshkurtë (masat e menjëhershme), afatmesëm dhe të afatgjatë (tabela

8).

Niveli i prerjeve për periudhën afatshkurtër në pyjet publike 2015-2020. Të dhënat

ekzistuese nuk mundësojnë një llogaritje të detajuar, mirëpo në bazë të prerjes totale prej 1.3

milion m3, qeveria nuk ka pranuar ndonjë kompensim për një vëllim përafërsisht prej 700,000

m3

në vit. Për të ndryshuar këtë humbje për të hyrat shtetërore, caku mund të jetë zvogëlimi i

këtij vëllimi në rreth 60,000 m3

në vit. Rezultati do të ishte, në fund të periudhës pesë vjeçare,

prerja totale do të zvogëlohet për 300,000 m3

apo në 1,000,000 m3. Mund të mos jetë reale që

niveli i prerjeve të zvogëlohet në afat të shkurtër, apo për një vit. Një pasojë negative e procesit

të ngadaltë për të ndryshuar situatën e prerjes së pakontrolluar të pyjeve është se mbi-

shfrytëzimi i pyjeve që është duke ndodhur, do të vazhdojë përgjatë një sërë vitesh. Për të

kufizuar efektet negative të prerjes së tepruar, institucionet qeveritare duhet të jenë shumë

aktive në planifikimin dhe mbikëqyrjen e prerjeve. Për të thjeshtëzuar llogaritjen e të hyrave

potenciale, prerjet totale vjetore, në mesatare, në pyjet publike gjatë 2015-2020 janë vlerësuar

se do të jenë 500,000 m3 (1,300,000 – 300,000)/2;

Perspektiva afatmesme (10 vite) 2020-2030: Prerja vjetore është përcaktuar në nivel të njëjtë

si rritja vjetore e llogaritur në pyjet publike, apo rreth 900,000 m3 në vit. Ky nivel do të

krahasohet me inventarizimin e ri, i dyti me rradhë, i cili është bërë gjatë vitit 2012. Poashtu

supozohet se pjesa e drurit teknik mund të rritet nga 100,000 m3 deri në 200,000 m

3;

Perspektiva afatgjate përtej 2030 - :Me një menaxhim të përmirësuar, i fokusuar në krijimin

e plantacioneve me rritje më të mirë se sot, dhe me menaxhim intensiv të pyjeve të reja, do të

jetë e mundur që të shfrytëzohen së paktën 1.0 milion m3

në vit nga pyjet publike. Për shkak të

teknologjisë më të mirë përpunuese dhe shfrytëzim më efikas të drurit për djegie, pjesa e drurit

teknik do të vazhdojë të rritet deri në nivelin e vlerësuar prej 400 000 m3 në vit.

Tabela 8. Vlerësim i të hyrave potenciale (vlerë e shtuar) për buxhetin fiskal shtetëror nga

shfrytëzimi/prerja e pyjeve publike (në vëllim M3 dhe milionë €).

Periudha Druri për djegie (m3) Druri teknik (m

3) Lëshim

i me

qira (€)

Totali

(€) Vëllimi Vlera

për

m3

Vlera

totale

Vëllimi Vlera

për

m3

Totali

Afatshkurtër 400 000 20 8.0 100 000 30 3.0 0.6 11.6

Afatmesëm 350 000 20 7.0 200 000 30 6.0 0.6 13.6

Afatgjatë 600 000 20 12.0 400 000 30 12.0 0.6 24.6

Page 22: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

22

Vlera për m3 është vlerësuar të jetë 35% e çmimit të tregut prej 60€ për vëllim në m

3 të drurit për djegie

(rreth 35€ për m3 e drurit të hapësinor ) dhe rreth 90€ për vëllim në m

3 të drurit teknik. Të dhënat për të

hyrat nga dhënia me qira e tokës janë marrë nga shënimet e APK-së. Në vendet e rajonit, vlera mesatare

e shtuar bruto për m3 të trupave drunor është prej 20-40€ (Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci).

Duke pasur parasysh kërkesën e lartë për dru në Kosovë, mbase do të jetë e arsyeshme të përdoren vlera

të njëjta në Kosovë.

Vlera e produkteve jo-drunore është vlerësuar të jetë 3.8 milion € (RECURA, 2012). Kjo vlerë nuk

përfshihet në shifrat e lartcekura dhe nuk është e mundshme të vlerësohet vlera e shtuar për këto

produkte dhe shërbime.

Vlerësimet e cekura në tabelën 8 janë të ndjeshme ndaj vëllimit dhe çmimit të drurit. Për këtë arsye,

tabela 8 duhet të shihet si një model për vlerësimin e vlerës potenciale të shtuar të sektorëve, pra, të

kontributit për GDP. Pjesa më e madhe e shifrave duhet të konfirmohen nga studime plotësuese, me

fjalë tjera, të anketimit të amvisërive mbi shfrytëzimin e drurit për djegie për të ardhur deri tek shifra të

besueshme. Për më tepër, ka nevojë për analizimin e të dhënave të inventarizimit të ri të pyjeve (IPK,

2012) dhe më shumë studime për potencialin ekonomik të produkteve jo-drunore, etj.

Tabela 8 nuk përfshin efektet pozitive shumëzuese të zhvillimit të sektorit të gjerë përmes menaxhimit

më të mirë të pyjeve, zëvendësimin e importit, efektet e menaxhimit të përmirësuar në zhvillimin e

sektorit për përpunimin e drurit dhe punësimin. Efektet e tilla në të ardhmen do të jenë të shumëfishta.

Si përfundim, mund të konkludohet se humbjet në të hyra për qeverinë e Kosovës janë të mëdha për

shkak të menaxhimit të pakontrolluar të pyjeve kombëtare.

4.5 Punësimi në sektorin pyjor Prodhimi i drurit për djegie dhe drurit teknik kërkon fuqi punëtore për prerje, transportim, ndërtim të

rrugëve, punë silvikulturore, etj. Në vendet fiqnje, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë , Bosnnjë

dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi punësimi për 1 m3

të drurit të prodhuar sillet në mes të 200 m3

dhe 400

m3

Duke supozuar se 1.337 300 m3

e masës drunore prodhohet në Kosovë, pylltaria në Kosovë punëson

në mes 6,000 dhe 12,000 njerëzëve. Transporti i drurit, silvikultura, etj. do të, përveq prerjes së drurit,

punësojnë shumë njerëz. Pjesa dërrmuese e kësaj fuqie punëtore janë banorë të fshatrave. Besohet se

këto aktivitete krijojnë punë për rreth 10,000 njerëzë (tabela 9). Këto kalkulime, bazuar në nivelin e

prerjeve, tejkalojnë nivelin e qëndrueshëm të shfrytëzimit. Në anën tjetër punët silvikulturore të

pashënuara janë shumë të mëdha që do të thotë se mundësit e punësimit janë të mëdha.

Sektori i përpunimit të drurit në Kosovë, prodhimin e vetë e bën kryesisht me lëndë të parë vendore dhe

të importuar dhe produkte gjysmë të kryera. Siç edhe u cek më lartë, kjo industri përbëhet nga 1,400

kompani prej të cilave 120 klasifikohen si ndërmarrje të mëdha dhe të mesme, aktiviteti kryesor i të

cilave është prodhimi i drurit të sharritur, i dritareve, dyerve, orendive, etj. Numri i përgjithshëm i të

punësuarëve i vlerësuar nga Shoqata e Përpunuesëve të Drurit është 14 000 (tabela 9). Përkundër

përpjekjeve të shumëta nuk ka qenë e mundur të gjindet informacioni i cili mund të arsyetonte këtë

vlerësim.

Tabela 9. Numri i të punësuarve në sektorin pyjor

Kategoria Numri i të punësuarve

Prodhimtaria e drurit 10 000

Përpunimi i drurit 14 000

Produktet pyjore jo-drunore 5 000

Tjera 1 500

Totali 20 500

Page 23: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

23

Potenciali për eksport konsiderohet i lartë, dhe disa kompani tashmë kanë themeluar biznese të

suksesshme në vendet e rajonit dhe në Evropën Perëndimore. Edhe pse ka mundësi të eksportimit në

tregjet e huaja, tregjet vendore do të ngelin gjithmonë tregu më i rëndësishëm i industrisë së përpunimit

të drurit për shkak të kërkesës së lartë vendore. Kjo do të thotë se prodhuesit të cilët ia dalin të mbajnë

prodhimin me kosto konkurruese do të mund të mbijetojnë në tregun vendor.

Punësimi në sektorin e produkteve pyjore jo drunore nuk është mirë i njohur, por duke u bazuar në

vlerësimet e bëra nga studimi i Recura Financials, të 3.8 € në vitë, vlerësimi real do të ishte rreth 5,000

njerëyëve të punësuar/vetëpunësuar.

Vler[sohet se janë rreth 20,000 njerëz të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të punësuar në sektorin

pyjor në Kosovë (tabela 9). Kjo do të thotë se aktivitetet pyjore ofrojnë mjete të jetesës për rreth 100

000 banorë që është baraz me 5% të popullatës së Kosovës.

Punësimet indirekte apo efekti i shumëzuar, është çdo herë i vështirë të matet. Një sektor më i madh

pyjor mund të jetë një bazë për krijimin e efektit grupor dhe efekteve të shumëfishta. Mirëpo, nëse

sektori është i vogël, duhet të mbështetët në importimin e pajisjeve dhe gjërave të shpenzueshme. Andaj,

efekti i shumëfishtë do të jetë i kufizuar. Sektori pyjor në Kosovë është relativisht i vogël, që do të thotë

se efektet e shumëfishta janë mbase të rëndësisë së vogël. Në anën tjetër, sektorët të cilët shfrytëzojnë

resurset natyrore vendore, çdo herë janë të rëndësisë së lartë pasi pjesa e mallit të importuar është

relativisht e vogël.

4.6 Kontributi aktual në të hyrat e qeverisë, gjendja dhe funksionet e institucioneve qeveritare Përgjegjësitë për mbikëqyrjen e aktiviteteve pyjore janë të ndara në nivelet e pushtetit qendror (APK

dhe DP) dhe atij lokal (komunat). Përgjegjësitë kryesore janë definuar në bazë të marrëveshjes për

statusin e ardhshëm të Kosovës (M. Ahtisaari) dhe ligjit mbi vetëqeverisjen lokale. Zbatimi i këtyre dy

dokumenteve ka rezultuar në një transferim të përgjegjësive përkitazi me mbrojtjen e pyjeve dhe

lëshimit të lejeve për prerjen e pyjeve nga pushteti qendror në komuna. Argumenti kryesor për

transferimin e përgjegjësive në nivel lokal, apo komunal, ishte supozimi për një mbrojtje më të mirë që

mund të ofrohet nga niveli lokal. Për shkak të problemeve të mëdha dhe të vazhdueshme të kontrollimit

të prerjeve pyjore në Kosovë, megjithë decentralizmit të kompetencave, është shumë e dëshirueshme që

të vlerësohet efekti i decentralizimit. Ky vlerësim në vete duhet të ngërthejë faktorë si çmimi i drurit,

druri në dispozicion, mbrojtjen, etj.

Sektori pyjor konsiderohet se ka potencial të madh në rritjen e kontributit për ekonominë kombëtare dhe

për zhvillimin ekonomik në vendet rurale. Në këtë aspekt, siç edhe është cekur në dokumentin e

politikave dhe strategjisë pyjore të Kosovës, roli i qeverisë është që të mbështesë sektorin pyjor që të

arrijë potencialin e tij. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, qeveria e Kosovës ka themeluar dy degë

kryesore pyjore: APK-në, e cila ka përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe monitorimin e aktiviteteve pyjore

dhe Departamentin e Pylltarisë, i cili është përgjegjës për politikë-bërje, trajnime, etj. Tabela 10 jep një

pasqyrë të të hyrave dhe kostos qeveritare për menaxhimin e pyjeve dhe mbikëqyrjen e resurseve pyjore

të Kosovës.

Page 24: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

24

Tabela 10. Të hyrat shtetërore dhe kostoja për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tokave pyjore

(2012)

Të hyrat nga shfrytëzimi/prerja e pyjeve Pronësia Totali

Tokapyjore publike 566 309

Toka pyjore private 407 524

Të hyrat tjera dhe të ardhurat nga qiraja 539 164

Gjithsejtë të hyra (+) 1 512 997

Shpenzimet Operacionet e APK-së 992 226

Departamenti i

Pylltarisë

158 428

Totali i shpenzimeve (-) 1 150 654

Të hyrat minus shpenzimet 362 343

Investimet kapitale 683 627

Shifrat e të hyrave dhe të shpenzimeve të paraqitura në tabelën 10, nuk janë mirë të definuara dhe

kërkojnë shpjegime të mëtejeshme për t‟u kuptuar plotësisht. Gjithashtu, është deri diku edhe

joadekuate që të krahasohen të hyrat nga shfrytëzimi/prerja me shpenzimet e institucioneve qeveritare.

Një krahasim i tillë mund të jep përshtypjen se efikasiteti i degëve institucionale matën me “shkallën e

vetë-financimit”. Do të ishte më saktë po të bëhej një dallim i qartë në mes të këtyre dy faktorëve dhe të

vlerësohet efikasiteti në mënyrë më adekuate (krahaso me të dhënat nga tabela 8).

Të hyrat nga shfrytëzimi/prerja e tokave pyjore publike janë një përzierje e të ardhurave të

krijuara nga druri teknik dhe druri për djegie. Pas marrëveshjes për ndarjen e tyre në mes të

pushtetit qendror dhe atij lokal, krahasimi duhet të bëhet deri në 70% e të gjitha të hyrave të

mbledhura. Të dhënat për masat e vëllimit janë të pasigurta;

Të hyrat nga prerja e drunjve në pyjet private ndërlidhen me lëshimin e lejeve. Të hyrat

mesatare për vëllim në m3 janë 2.6€;

Duhet të specifikohen të hyrat tjera, si p.sh. të hyrat nga qiraja;

Të hyrat minus shpenzimet nga japin një dallim pozitiv prej 362,343€;

Pjesa e madhe e investimeve kapitale prej 683,627€ ka të bëjnë me prodhimin e fidanëve.

Ka disa trende pozitive sa i përket totalit të të hyrave të gjeneruara nga APK-ja. Nga 2010-2012, të hyrat

totale janë rritur prej rreth 0.7 milionë € në 1.5 milion €, mirëpo ende kjo është shumë larg potencialit të

vetë (Figura 1).

Page 25: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

25

Figura 1: Të hyrat e gjeneruara nga APK-ja gjatë 2010-2012

2010 2011 2012

Totali i të hyrave të APK-së € 807,463.00 € 1,378,610.55 € 1,512,996.98

Të hyrat e APK-së nga shfrytëzimi/prerja

€ 515,468.00 € 962,456.65 € 973,832.59

Të hyrat tjera të APK-së € 291,995.00 € 416,153.90 € 539,164.39

€ 0.00

€ 0.20

€ 0.40

€ 0.60

€ 0.80

€ 1.00

€ 1.20

€ 1.40

€ 1.60

€ Million Të hyrat e APK-së 2010 - 2012

Page 26: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

26

5. POTENCIALET PËR ZVOGËLIMIN E KONSUMIT TË DRURIT

5.1 Çmimet e drurit për djegie dhe tregjet

Pjesa më e madhe e shfrytëzimit të drurit në Kosovë është për qëllime të ngrohjes dhe për gatim. Për

këtë arsye, është shumë më rëndësi që druri të shfrytëzohet në mënyrë sa më efikase dhe të kontrollohet

konsumi i përgjithshëm i tij, dhe kështu, rrjedhimisht të zvogëlohet presioni në resurset pyjore të

Kosovës.

Druri tregtohet si “vëllim hapësinor”, që është normale pasi konsumatori mund të mas drunjtë e palosur

. Faktori konvertues në mes të vëllimt të drurit hapësinor dhe atij në m3 luhatet varësisht nga dimensioni

i drurit. Disa teste bazuar në mostra (shtojca 1, Silvi Nova, 2003) kanë treguar ndryshim të madh, apo

nga 0.35 për diametër të vogël të dushkut në pyjet e ulëta, deri në 0.65 për drunjë me diametër të madhë

të ahut. Kjo do të thotë, përmes këtij shembulli se 1 m3 e drurit hapësinor përmban nga 0.35 deri në 0.65

m3 të drurit. Si pasojë, çmimi i tregut për këtë vëllim të drurit për djegie shkon nga 30 deri në 55 € për

m3. Druri me madhësi të vogël është natyrisht, si në tregjet e Evropës Perëndimore, më i lirë. Mirëpo, në

Kosovë druri për djegie tregtohet me çmime të ngjashme si ato të drurit industrial në shumë vende të

Evropës.

Konsumi total i drurit për djegie, i vlerësuar nga studimi aktual, duhet të jetë rreth 1.2 milion të vëllimit

m3 në vit (tabela 2). Supozohet se rreth 50% të pronarëve të pyjeve private, rreth 60,000 syresh,

përdorin vëllimin e 7.0 m3 të drurit në vit. Supozohet se kjo përafërsisht korrespondon me 0.4 milion

m3 të drurit të “vetë furnizuar”, apo drurit që është prerë dhe është shfrytëzuar drejtpërdrejtë në shtëpinë

e tij. Andaj, vëllimi në treg është rreth 0.8 milion m3. Nëse mesatarja e çmimit të tregut është 40€ për

vëllimin m3 t , atëherë kostoja për amvisëri është rreth 37 milionë € në vit. Kostoja e drejtpërdrejtë e

prodhimit për këtë vëllim vlerësohet të jetë 20€ për m3

që korrespondon me koston totale prej 18.6

milion €. 20€ e ngelur është vlerë e shtuar (tabela 8), prej të cilave vetëm një pjesë e vogël përfundon në

buxhetin shtetëror. Në këtë situatë është më rëndësi të analizohen politikat e çmimeve të drurit për

djegie në Kosovë. Duhet të kuptohet se këto llogaritje janë spekulative dhe duhet të konfirmohen para se

të arrihet në konkludimin përfundimtar.

5.2 Masat për rritjen e rendimentit të energjisë Kostoja e energjisë në Kosovë është e madhe, si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel të amvisërisë.

Mirëpo, masat për kursim të energjisë akoma nuk janë prioritet në Kosovë. Ka disa mënyra për

përmirësimin e efikasitetit të energjisë, e me këtë zvogëlim të harxhimit në amvisëri. Një qasje afatgjate

do të ishte përmirësimi i standardeve të ndërtimit për t‟i përmbushur kërkesat për shfrytëzim efikas të

energjisë. Kjo do të arrihet dalëngadalë përmes paraqitjes së standardeve të ndërtimit për objekte të reja.

Amvisëritë individuale mund të përmirësojnë situatën duke përmirësuar izolimin dhe duke mirëmbajtur

dyert e dritaret për të zvogëluar daljen e nxehtësisë.

Rritja e rendimentit të energjisë nga druri për djegie

Një mënyrë e thjeshtë e përmirësimit të shfrytëzimit efikas të energjisë në amvisëri apo kursimit të

energjisë është rritja e periudhës së tharjes pas prerjes së drurit për djegie. Shumica e drurit për djegie në

Kosovë shfrytëzohet metharje të paktë apo fare pa të. Kjo do të thotë se përmbajtja e lagështisë së drurit

shtrihet nga 35-45%. Shifra e fundit i referohet drurit të prerë rishtas. Në Kosovë druri për djegie ruhet

si trup apo pritet në gjatësi prej 0.5 apo 1 metër. Andaj, druri nuk teret mirë edhe nëse pjesët e gjata të

drurit (0.5-1m) ruhen për disa muaj.

Një m3 i dushkut apo ahut që përmban 45% lagështi, gjeneron rreth 2.7 kWh kur digjet. Kur të teret dhe

përmbajtja e lagështiës zbret në 20%, që është nivel normal i drurit për djegie, një m3 gjeneron rreth 3.2

kWh. Druri i terur në mënyrë të duhur prodhon 18% më shumë energji se sa druri i jo i terur (tabela 11

dhe figura 2).

Një konsumator, apo një amvisëri rurale në Kosovë, e cila shfrytëzon një vëllim prej 7m3 të drurit

(tabela 2) të prerë rishtas përgjatë një viti kalendarik, blerë me çmimin mesatar të tregut në Kosovë për

40€, mund të kursejë €50 në vit, vetëm nëse e drurin e terë në mënyrë të duhur. Përgjithësisht

rekomandohet nga organizatat e konsumatorëve të energjisë në Evropës, nga prizmi i ruajtjes së

Page 27: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

27

energjisë, se druri për djegie nuk duhet të konsumohet në të njëjtin vit kur është prerë. Kjo do të thotë

MOS TË KONSUMOHET druri i prerë në mars-nëntor, gjë që ndodh në Kosovë, deri në vitin e radhës.

Tabela 11. Vlerësimet e prodhimit të energjisë nga 1.0 m3 dru me përmbajtje të ndryshme të

lagështisë (kWh/m3 dru )

Përmbajtja e

lagështisë %

Dushk dhe ah

(kWh/m3)

Mështekën

(kWh/m3)

Pishë dhe

hormoq

(kWh/m3)

14 3 250 2 800 2 350

19 3 240 2 800 2 350

24 3 230 2 770 2 350

29 3 170 2 700 2 300

34 3 070 2 640 2 280

39 2 950 2 570 2 190

44 2 770 2 500 2 100

49 2 700 2 200 1 900

Figura 2. Vlerësimet e prodhimit të energjisë nga 1.0 m3 dru me përmbajtje të ndryshme të

lagështisë (kWh/m3 dru )

Trajtimi i duhur i drurit për djegie

Supozohet se shumë konsumatorë sot në Kosovë vazhdojnë të blejnë dru të prerë rishtas për shfrytëzim

përgjatë atij viti apo sezoni. Në vijim janë të paraqitura disa rekomandime kyçe të trajtimit të drurit për

djegie, të cilat do të rrisin dukshëm shfrytëzimin efikas të energjisë.

1800

2000

2200

2400

2600

2800

3000

3200

3400

14 19 24 29 34 39 44 49

kWh

/m3

Përmbajtja e lagështisë %

Dushk dhe ah(kWh/m3)

Mështekën(kWh/m3)

Pishë dhe hormoq(kWh/m3)

Page 28: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

28

Druri të blihet sa më herët që është e mundur në sezon, preferohet në prill – maj. Kjo ofron kohë

për të përgatitur drurin për terje dhe poashtu redukton koston e blerjes pas druri për djegie më së

liri në Kosovë është përgjatë kohës së pranverës;

Druri të copëtohet në atë madhësi që do të përdoret për stufë apo për furrë (0.3 m) dhe të çahet

për së gjati para se të paloset për ruajtje/terje;

Paloseni drurin copëtuar mirëpo leni hapësirë për ajër në mes të pjesëve të palosura. Druri nuk

duhet të paloset drejtpërdrejtë në tokë, ngase ajri duhet të qarkullojë nën drurët e copëtuar, dhe

duhet të këtë kulm mirëpo anash të jetë hapur për të përmirësuar procesin e terjes.

Përmbajtja e lagështisë së drunjve përmes këtij trajtimi të përmirësuar të drurit, do të reduktohet nga

45%, sa është fillimisht, në përafërsisht 30%. Kjo pasqyrohet në përafërsisht 14% rritje të energjisë. Së

bashku me çmimin blerës më të ulët në pranverë dhe me efikasitet më të madh që rezulton nga trajtimi i

përmirësuar i drurit për djegie pas blerjes, amvisëritë e Kosovës do të kursejnë të paktën 25% në vit!

Stufat e përmirësuara

Efikasiteti i energjisë së stufës është kyç për çdo amvisëri. Shumicae stufave kanë efikasitet të ulët,

mbase 40-50% të ulët, dhe nuk mund të përdoret për djegie të fibrave të drurit që prodhojnë shumë

energji. Kjo mund të jetë një prej arsyeve për shfrytëzimin e drurit të freskët prej stufave të amvisërive

të Kosovës. Poashtu, përdorimi i peletit dhe briketit mund të mos jetë akoma opsion për shumë

amvisëri kosovare për shkak të stufave joadekuate/të vjetra. Efikasiteti i pajisjeve në rreth 60% është që

në përgjithësi ofrohet sot në treg, të stufave që djegin drurin. Kjo është një çështje që kryesisht kur të

vjen koha duhet të mendohet për të investuar në pajisje të re, mirëpo efikasiteti mund të arrihet edhe

përmes mirëmbajtjes së pajisjes ekzistuese.

Një përmbledhje e kursimeve potenciale të energjisë

Çdo amvisëri në Kosovë mund të zvogëlojë shpenzimin e përgjithshëm të energjisë në mënyrë të

dukshme në krahasim me shfrytëzimin aktual joefikas të energjisë së drurit për djegie (tabela 12).

Tabela 12. Kursimi i energjisë përmes strategjive të ndryshme.

Masat Kursimi (%)

Shfrytëzimi i drurit që është tharë

mirë

18

Përmirësimi i efikasitetit të pajisjes 15

Koha e blerjes 15

Gjithsejtë kursime potenciale 48

Shumë amvisëri të Kosovës nuk mund të arrijnë disa nga këto kursime, të paktën jo në afat të shkurtër.

Mirëpo, stimulimi dhe veprimet shtytëse të qeverisë që mund të trasojnë rrugën për ndryshime të

mëdha, të cilat do të kontribuonin në reduktim më të madh të konsumit të drurit për djegie dhe

zvogëlimit të kostos së amvisërive në Kosovë.

5.3 Konkurrenca në çmim Rryma dhe druri për djegie për shumicën e amvisërive janë të vetmet burime alternative të energjisë për

ngrohje dhe për përdorime tjera amvisërie. Supozohet se shumica e amvisërive mund të zgjedhin një

burim të energjisë e cila është më efikase në aspektin e kostos. Një përzgjedhje e tillë racionale mund të

ndërpritet nga ndonjë prishje në sistemin e pagesës së rrymës. Kjo mund të krijojë një zgjidhje e cila jo

medoemos do të ishte e njëjtë nëse të dy këto burime do të konkurronin në kushte të njëjta.

Page 29: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

29

Kostoja e drurit për djegie llogaritet të jetë 40€ për vëllim m3

. Kostoja e rrymës në Kosovë sot është

0,07€ për kWh. Krahas kësaj, konsumatorët paguajnë një tarifë fikse prej 3€ në vit. Në krahasim me

shumë vende tjera të Evropës, çmimi i rrymës në Kosovë është i ulët. Arsyeja e kësaj është kostoja e

ulët e transmisionit (rrjetit-). Mirëpo, në afat të gjatë kostoja e rrymës do të rritet dhe do t‟i përafrohet

çmimit në shtetet tjera. Në vijim kemi rendimentin e dhënë nga disa burime të energjisë:‟

1.0 m3 të drurit të dushkut/ahut, përmbajtja e lagështisë 44%: 2 800 kWh (efikasiteti i pajisjes

50%)

1.0 m3 të drurit të dushkut/ahut, përmbajtja e lagështisë 24%: 3 300 kWh (efikasiteti i pajisjes

50%)

1.0 ton të thëngjillit/vaj: 9 450 kWh

1.0 ton/m3 peletë: 4 670 kWh

Thëngjilli dhe vajrat nuk konsiderohen si alternativa reale për ngrohjen e ndërtesës që ka një apo dy

njësi banimi. Në të ardhmen dhe me shfrytëzimin e stufave më efikase, peleti mbase mund të bëhet

alternativë më tërheqëse.

Me çmimet aktuale të drurit për djegie dhe të rrymës, dhe duke pasur parasysh efikasitetin e ulët të

gjeneruar të energjisë (50%) nga druri për djegie, a është druri shumë konkurrues ndaj rrymës elektrike

si burim energjie për ngrohje.

A. Druri për zjarrë, përmbajtja e lagështisë 44%: € 60 për vëllim m3 /1 400 kWh = € 0.043 për kWh

B. Druri për zjarrë, përmbajtja e lagështisë 24%: € 60 për vëllim m3 /1 650 kWh = € 0.036 për kWh

C.Rryma: € 0.07 për kWh.

Në shifrat e lartcekura nuk janë të përfshira kostot për trajtimin dhe përgatitjen e drurit (prerja, copëtimi,

etj). Nëse kostot e tilla i shtohen çmimit të tregut atëherë dallimi do të zvogëlohet. Megjithatë kostove të

tilla shtesë, të cilat mund të jenë të ndryshme prej rastit në rast, druri për djegie mund të jetë akoma një

alternativë konkurruese, sidomos nëse vetë pronari përgatit drurin për djegie.

Page 30: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

30

6. KONKURRENCA DHE KONTRIBUTI I QEVERISË PËR SEKTORIN

6.1 Performanca e sektorit (konkurrenca në bazë të kostos) Për të vlerësuar performancën e sektorit, apo konkurrencën në bazë të kostos, janë mbledhur të dhëna

nga një sërë vendesh fqinje, si Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia (tabela 13). Informatat e prezantuara

nuk janë komplete për shkak të kufizimit të të dhënave në dispozicion. Sido që të jetë, informatat në

dispozicion na japin një pasqyrë të përgjithshme të pozitës së Kosovës në regjion sa i përket

konkurrencës.

Tabela 13. Statistikat regjionale për pylltari

Statistika të përgjithshme të

pylltarisë

Serbi Shqipëri Maqedoni Kosovë

Gjithsejtë sipërfaqe pyjore (ha) 2 252 400 991 000 998 000 464 800

Përqindja e gjithë sipërfaqes 30 36 39 42

Sipërfaqja pyjore për kokë banori

(ha)

0.31 0.30 0.48 0.26

Pronësia publike/private/tjetër 40/52/8 98/2/0 90/10/0 60/40/0

Shfrytëzimi/prerja vjetore e pyjeve

(milion m3)

5.5 1.2 1.0 (0.9)

Shifrat për Kosovë (në kllapa) i referohen prerjes së lejuar vjetore, e cila mbase është shumë më e vogël

se prerja aktuale e paramenduar (tabela 3).

Raporti i misionit të FAO-së (2012) ofron informata në lidhje me përparësitë krahasuese të sektorit.

Indeksi i përparësive krahasuese mat potencialin për rritjen e eksportit të produkteve të sektorëve të

ndryshëm, duke supozuar se një vend apo një regjion do të rritë eksportin e atyre produkteve për të cilat

ka përparësi krahasuese (fig. 3).

Indekset e përparësive krahasuese janë shfrytëzuar për të vlerësuar potencialin e eksportimit të llojeve të

ndryshme të produkteve nga Kosova dhe vendet fqinje. Trendet në përparësitë krahasuese për produktet

në industrinë e përpunimit të drurit dhe për orendi në shtetet e Ballkanit janë të paraqitura në figurën 3

për periudhën 2005-2011. Vlera më pak se një nënkupton se një shtet ka disavantazh krahasues në atë

produkt, ndërsa vlera më e madhe se një do të thotë se shteti ka avantazh krahasues në atë produkt.

Përkitazi me përpunimin e drurit në Ballkan, avantazhin krahasues e mban Bosnja dhe Hercegovina,

Kroacia, Mali i Zi, Rumunia dhe Sllovenia. Në Kosovë, indeksi ka qenë pak mbi apo pak nën një, dhe

në tri vitet e fundit ka rënë. Kjo tregon se Kosova, së bashku me Shqipërinë, Greqinë, IRJ të

Maqedonisë, nuk kanë avantazh konkurrues në regjion sa i përket përpunimit të drurit. Kjo analizë

paraqet shifra të vogla për Kosovën, e cila eksporton vetëm 2 milionë € në vit.

Trendi në avantazhin krahasues sa i përket orendive ka rënë në gjithë regjionin në disa vitet e fundit, me

përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Eksportimi i orendive nga Kosova është i pakët, apo 2 milionë

€ karshi importit prej 48 milionë €. Këto shifra kanë qenë stabile përgjatë viteve të fundit.

Konkludimi është se Kosova ka pak apo fare avantazh krahasues në eksportimin e produkteve drunore.

Industria vendore duhet të vazhdojë të fokusohet në përmbushjen e kërkesës vendore për produkte të

drurit.

Page 31: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

31

Figura 3. Avantazhi krahasues për produkte drunore dhe orendi që nga 2005 (FAO, A. Lebedys,

2012)

Endi Produktet e industrisë së përpunimit të drurit

In

de

x o

f R

ev

ea

led

Co

mp

ara

tive

Ad

van

tag

e

Vit Vit

6.2 Kontributi i qeverisë për sektorin pyjor Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 21.4 milionë € për MBPZHR-në gjatë vitit 2012, i cili ka

qenë për rreth 64% më shumë se viti paraprak. Megjithatë kësaj rritjeje të konsiderueshme të buxhetit të

MBPZHR-së, kjo është vetëm 1.9% e buxhetit total të pushtetit qendror. Prej këtij buxheti qendror, 9%

apo shuma korresponduese prej 1.9 milionë € i është ndarë sektorit pyjor në Kosovë.

Në bazë të të dhënave në dispozicion, institucionet pyjore shtetërore nuk ishin në gjendje të

shfrytëzojnë buxhetet e ndara vjetore gjatë viteve të fundit. Shpenzimet ishin diku rreth 80% të buxhetit

të ndarë. Arsyet për këtë nuk janë studiuar. Mirëpo, kjo mbase mund të jetë pasojë e vlerësimeve të

pasakta të kostos apo të planeve të punës, apo mungesa e kapaciteteve për të zbatuar punën e

planifikuar. Andaj, këto rrethana e bëjnë të vështirë që të kërkohet një rritje e buxhetit për sektorin.

Në prill 2012, qeveria e Kosovës ka prezantuar një kornizë afatmesme (3 vjeçare) të shpenzimeve

buxhetore që mbulon vitet 2013-2015 sipas agjencive dhe sektorëve. Prioritetet e qeverisë janë

mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe institucional. Në këtë fazë është mbase një

përshkrim jo-specifik i caqeve të cilat duhet të materializohen përmes parashtrimit të caqeve specifike

dhe planeve të veprimit. MBPZHR-ja vjen nën linjën buxhetore “zhvillimi institucional” siç është e

përshkruar në kornizën afatmesme 3 vjeçare të shpenzimit buxhetor.

Siç është cekur në kornizën në fjalë dhe për të përmbushur detyrat e saj përgjatë kësaj periudhe

afatmesme, MBPZHR-ja duhet të arrijë 5 objektiva. Një prej tyre ka të bëjë me sektorin pyjor dhe është

definuar si “re-vitalizim i sektorit pyjor”. Për të realizuar këtë objektiv, qeveria ka ndarë 900,000€ në

vit, prej të cilave 350,000 ndahen për pyllëzim dhe 550,000 e ngelura për zhvillimin e planeve të

menaxhimit të pyjeve.

Page 32: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

32

7. REKOMANDIMET

7.1 Konkludimet Sektori pyjor i sjell shumë përfitime qytetarëve të Kosovës. Ky sektor punëson 20,000 persona dhe

është në mesin e 10 ofruesve më të mëdhenj të mundësive për punësim. Në vendet rurale të cilat janë të

pasura me pyje, sektori është njëri prej atyre që ofron mundësi punësimi. Sektori pyjor ofron edhe

shumë përfitime tjera, të cilat nuk mund të maten me të holla. Sektori pyjor ka kontroll të limituar dhe

ndeshet me shumë sfida. Një sektor i shëndetshëm pyjor, duke qenë resurs i ripërtërishëm, është i

rëndësisë së madhe për zhvillimin e Kosovës. Andaj, këto janë arsyetime të forta për qeverinë që të

krijoj një kornize mbështetëse legjislative dhe kushte të favorshme investimi për të siguruar një zhvillim

të suksesshëm të sektorit.

Grumbullimi joefikas i të hyrave nga shfrytëzimi/prerja

Ekziston shpërputhje e madhe në mes të shifrave zyrtare dhe prerjes së kalkuluar së drunjve. Është e

qartë se humbjet në të hyrat shtetërore janë të konsiderueshme. Në bazë të prerjes vjetore në pyjet

publike, e cila mbase tejkalon nivelet e qëndrueshmërisë, të hyrat shtetërore duhet të jenë diku rreth 12-

13 milionë € ndërkaq të hyrat aktuale janë më pak se 0.6 milionë€. Shuma e regjistruar në buxhetet

komunale është e panjohur. Sipas ndarjes së dakorduar në mes zyrave qendrore dhe atyre komunale, apo

70/30, supozohet se komunat kanë mbledhur 0.3-0.4 milionë €. Andaj, të hyrat totale të mbledhura

mund të jenë afër 1.0 milion €. Kjo është më pak se 10% e të hyrave potenciale (tabela 8). Andaj, ka të

ngjarë se institucionet pyjore shtetërore kanë kontroll të limituar apo nuk kanë kontroll fare mbi

shfrytëzimin e resurseve pyjore të Kosovë.

Koordinimi në mes të pushtetit qendror dhe atij lokal

Nuk është e qartë nëse delegimi i kompetencave nga pushteti qendror në pushtetin lokal ka rezultuar me

përmirësimet e pritura. Çështja e lejeve për prerje për sipërmarrësit privat, e cila është kompetencë e

komunës, është shumë e limituar. Kjo rezulton në vëllime të vogla të prerjeve pyjore në mënyrë të

ligjshme. Kapacitetet e komunave për të jetësuar në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre janë të

limituara për shkak të numrit të kufizuar të shërbyesve civil profesionist. Disa komuna thjeshtë nuk

dëshirojnë t‟iu përmbahen këtyre përgjegjësive, p.sh. përgjegjësia për mbrojtjen e pyjeve dhe investime

në praktikat e menaxhimit me pyje. Të hyrat e mbledhura nuk merren parasysh në nivel të shtetit që do

të thotë se të institucionet qendrore shtetërore nuk dinë se cilat janë të hyrat totale nga prerjet në pyjet

publike.

Menaxhimi me pyjet publike

Në vitin 2004 është futur sistemi i tenderimit për marrjen e lejes për shfrytëzim/prerje. Qëllimi ishte që

tëvendoset një sistem transparent ofertues me ç‟rast do të përzgjidhej kompania fituese. Kriteret

përzgjedhëse përfshijnë çmimin dhe kapacitetin e kompanisë për t‟ju përmbajtur obligimeve të saj.

Mirëpo, sipas shumë kontraktuesve për shfrytëzim/prerje të pyjeve, shumica prej të cilëve kanë pushuar

së ushtruari këtë veprimtari, ky proces është keqpërdorur nga autoritetet shtetërore. Një këndvështrim

tjetër i ndërmarrësisë pyjore është se dhënia e të drejtës për prerje duhet të jetë me kohëzgjatje më të

gjatë. Kjo do të siguronte planifikimin afat-gjatë të shfrytëzimit/prerjeve pyjore, si dhe punësimin nga

kompanitë që merren me shfrytëzim. Një tjetër përparësi do të ishte përmirësimi i menaxhimit me pyje,

ndërtimi i rrugëve pyjore dhe menaxhmenti.

Aktet kundërligjore

Pjesa dërmuese e prerjeve vjetore nuk regjistrohet. Kjo mund të jetë rezultat ose i shkeljeve të

rregulloreve aktuale apo thjeshte e vjedhjes së drurit, apo edhe të dyja. Shkeljet e rregulloreve janë më

të rëndomta për pyjet private. Pronarët e pyjeve private presin drunj për shfrytëzim familjar. Mbase

mendojnë se rregullat për leje për prerje dhe transport janë shumë të komplikuara apo të kushtueshme që

t‟iu përmbahen. Vjedhja e drurit shtrihet nga kundërvajtjet e vogla të bëra nga individët me ç‟rast drurin

e vjedhur e shfrytëzojnë për vete, deri te vjedhja e organizuar e sasive të mëdha të drurit. Këto të fundit

Page 33: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

33

përfundojnë për shitje në tregjet e Kosovës. Vëllimi për këto dy kategori, për prerje joformale dhe prerje

kundërligjore, nuk është i njohur. Trajtimi i rasteve penale dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore është i

ngadaltë dhe jo-efikas. Është e qartë se rregulloret dhe veprimet e organeve që zbatojnë ligjin nuk mund

të zmbrapsin prerjen kundërligjore të pyjeve në Kosovë!

Statistikat relevante në dispozicion

Nuk ka të dhëna të besueshme për prerjen totale vjetore. Të gjitha shifrat janë hamendësime dhe japin

numra nga 1.0 deri në 1.5 milion m3 dhe madje edhe më shumë. Një problem i veçantë ka të bëjë me

drurin për djegie, ku vlerësimet tregojnë luhatje të mëdha për shkak se nuk dihet numri të familjeve të

cilat përdorin dru për djegie, e as konsumi i drurit për djegie sipas amvisërive. Një burim tjetër i gabimit

është shfrytëzimi i përzier i matjeve të vëllimit hapësinor apo vëllimit m3 të drurit për djegie. Për më

tepër, nuk është paraqitur apo nuk shfrytëzohet fare faktori i konvertimit nga vëllimi hapësinor në vëllim

m3 .

Megjithatë këtyre burimeve të gabimeve në vlerësimin e prerjeve totale vjetore në Kosovë, është e qartë

se pyjet e Kosovës janë të mbi-shfrytëzuara. Andaj, nuk ka shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve

pyjore të Kosovës. Të gjitha vlerësimet, në të kaluarën dhe tashmen, tregojnë se prerjet aktuale vjetore

tejkalojnë prerjet vjetore të lejuara prej 0.9 milion m3, e cila është llogaritur dhe prezantuar në

Inventarizimin Kombëtarë të Pyjeve i pari në vitin 2003, dhe mund të jetë në nivel të njëjtë si dhe rritja

vjetore e kalkuluar prej (IPK, 2003) 1.3 – 1.4 milion m3.

Prerja jo e qëndrueshme e pyjeve në Kosovë ka mbizotëruar për shumë vite dhe kjo është alarmuese.

Vazhdimi i prerjes jo të qëndrueshme të pyjeve do të rezultojë në dëme të mëdha dhe në shkatërrimin e

resurseve pyjore.

Kapaciteti i ulët i institucioneve pyjore në planifikimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve pyjore

Një problem shpesh i paraqitur nga palët me interes pyjor është disponueshmëria e kufizuar e drurit të

prerë në mënyrë ligjore. Arsyet për këtë problem, sipas APK-së, është mungesa e resurseve për hartuar

plane të prerjeve vjetore dhe shënjëzimit të drunjëve të planifikuar për prerje. Planet e prerjeve vjetore

të pyjeve nuk janë të gatshme për zbatim deri dikur vonë në vit. Kjo çdo herë ka qenë një problem

serioz për kontraktuesit pyjor që të përmbyllin operacionet e tyre para përfundimit të vitit, pra, para

skadimit të kontratës. Mendimi i shumë sipërmarrësve pyjor është se caqet më të larta të prerjeve zyrtare

dhe procedimi më i hershem i planifikimit/tenderit, do të reduktonte shkallën e prerjeve jo formale /

kundërligjore.

Mundësitë e përmirësimit të shfrytëzimit të drurit për djegie (efikasiteti i energjisë)

Ekzistojnë disa mënyra për të përmirësuar shfrytëzimin efikas të energjisë dhe rrjedhimisht zvogëlimit

të shpenzimeve të amvisërive. Disa prej tyre janë të natyrës afatgjate, siç është izolimi më i mirë i

shtëpive, stufa më efikase, etj. Ka edhe tjera, të cilat mund të zbatohen menjëherë, si blerja me kohë dhe

trajtimi profesional i drurit për djegie. Potenciali total i kursimit të energjisë në Kosovë në perspektivën

afatgjate mund të shkojë deri në 50%.

Bilanci tregtar

Kosova ka pak apo fare përparësi krahasuese në eksportimin e produkteve të drurit, përfshirë orendi,

dhe ajo do të ngelet në rrjetin importues të produkteve drunore. Kjo justifikohet përmes bilancit negativ

tregtar. Është ardhur në përfundim se industria pyjore duhet të vazhdojë të fokusohet në plotësimin e

kërkesës vendore për produkte drunore. Prodhuesit e produkteve pyjore, ata të cilët janë në gjendje të

mbajnë prodhimin me kosto konkurruese, çdo herë do të kenë një treg në Kosovë. Në këtë perspektive,

është e rëndësishme që mbështetja e qeverisë dhe stimulimi i zhvillimit të një industrie të madhe dhe

vitale të përpunimit të drurit mund të plotësojë kërkesën e madhe vendore dhe ta bëjë shfrytëzimin më

efikas të resurseve pyjore.

Page 34: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

34

7.2 Projektet e propozuara me prioritet Problemet me të cilat ndeshet sektori pyjor në Kosovë kanë qenë prezentë që tash e sa vite, dhe kjo

është e njohur mirë nga vendimmarrësit në qeveri, nga industria private e drurit si dhe nga sipërmarrësit

pyjor. Ka kërkesë të lartë për produktet e drurit ndërkaq institucionet pyjore shtetërore nuk kanë mjetet

dhe resurset e nevojshme për një shfrytëzim më efikas të mjeteve ligjore si dhe për të mbledhur të hyra

nga prerjet në pyjet publike. Andaj, transferimet e të hyrave në buxhetet fiskale janë shumë të vogla.

Shumë struktura dhe sisteme administrative të vjetra ekzistojnë që para luftës. Institucionet e reja të

krijuara pas luftës, të dizajnuara për të vepruar në mjedisn e ri ekonomik të pas luftës, nuk kanë qenë aq

të forta dhe efikase në zbatimin e ligjeve të reja, rregulloreve, sistemeve, etj. Për të ndryshuar këtë

situatë të pakënaqshme, i rekomandohet qeverisë që të përqendrojë përpjekjet e saj në dy projekte

kryesore me prioritet (A dhe B në vijim), të cilat duhet të harmonizohen me aktivitetet tjera të cilat janë

në proces e sipër. Në vijim keni një përmbledhje të objektivave të përgjithshme, të aktiviteteve specifike

dhe të rezultateve të pritura të këtyre dy projekteve kryesore të caktuara si prioritet për intervenim.

A. Funksioni i zinxhirit organizativ pyjor

Projekti ka identifikuar një sërë problemesh në zinxhirin organizativ, që nga prerja e deri të shfrytëzuesi

i fundit i drurit, që kanë efekt negativ në funksionimin e zinxhirit. Shembull kemi rolet dhe

përgjegjësitë e kontestuara dhe të paqarta, si dhe problemet e natyrës administrative. Eliminimi i këtyre

pengesave mund të lehtësojë dukshëm zbatimin e politikave dhe strategjive të miratuara.

Objektivi i përgjithshëm

Sendërtimi i mëtutjeshëm në të arriturat e projektit aktual; zhvillimi i analizave të thella të

akterëve të involvuar në zinxhirin e organizimit me synim të identifikimit të proceseve të

parregullsive, dhe aty ku është e nevojshme, të sugjerohet zbatimi i masave korrektuese.

Aktivitetet për të arritur këtë objektiv

a) Analizimi i roleve dhe funksioneve të akterëve përkatës

Akterët kryesor janë institucionet shtetërore, si APK-ja, DP, komunat, pronarët e pyjeve private

dhe shoqatat e tyre, sipërmarrësit dhe gjykatat. E rëndësisë së veçantë do të ishte analizimi i

efektit të delegimit të kompetencave nga pushteti qendror në atë lokal. Analiza e tillë duhet të

përfshijë ndikimin në vëllimin e prerjeve, mbrojtjen e pyjeve dhe çështja e dhënieve të lejeve

për prerje.

b) Mekanizmat e çmimit

Kostoja e drurit për djegie është barrë e rëndë për amvisëritë familjare. Analiza duhet të

përfshijë vlerësimet e kursimeve potenciale përmes kohës optimale të blerjes së drurit për djegie

dhe si tregu i shitjes së drurit për djegie mund të organizohet më së miri nga perspektiva e

konsumatorit.

c) Lëshimi i lejeve për shfrytëzim/prerje

Një sistem për dhënien e lejeve për prerjen e pyjeve në tokat pyjore publike është krijuar dhe

është vënë në funksion para pothuajse 10 viteve. Pasi ka mendime të kundërta mbi efikasitetin,

transparencën dhe funksionin e tij, rekomandohet që të analizohet i gjithë sistemi. Kjo duhet të

bëhet si për kushtet e kontratës, siç është kohëzgjatja e lejes poashtu edhe për lejet e prerjes në

pyjet e ulëta dhe në pyje të larta. Mundësitë e monitorimit dhe mbikëqyrjes për alternativa të

ndryshme duhet të shoshitet në detaje.

Rezultati

Masa konkrete dhe rekomandime për aktivitetet a, b, dhe c, të cilat mund të zbatohen pa

procedura të gjata ligjore dhe pa probleme administrative. Çështjet e rëndësishme përshijnë

përvojën dhe konkludimet në lidhje me decentralizimin e kompetencave për pushtetin lokal,

masat për përmirësimin e funksionit të tregut të drurit për djegie dhe rekomandimet për

përmirësimin e sistemeve për lëshimin e lejeve për prerje në pyje publike dhe private.

Page 35: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

35

Institucioni zbatues

Bordi për menaxhimin me pyje (BMP) është propozuar si agjencia zbatuese e dokumentit të

politikave dhe strategjisë për zhvillimin e sektorit pyjor në Republikën e Kosovës për vitet

2010-2020. Kjo mënyrë e organizimit do të krijoj mundësi për BMP-në që të mësojë më shumë

për sektorin pyjor dhe të jetë më efikas në ushtrimin e mandatit të tij.

B. Anketimi i amvisërisë për të vlerësuar vëllimin aktual të drurit të shfrytëzuar për ngrohje

Konsumi total i drurit për djegie në Kosovë nuk dihet mirë. 90% e prerjeve totale të pyjeve në Kosovë

shkon për këtë qëllim. Posedimi i informatave më të mira për prerjen aktuale të pyjeve do të

mundësonte planifikimin e veprimeve në të ardhmen e veçanërisht pasi mendimet mbi vëllimin e

prerjeve totale vjetore në Kosovë dallojnë nga 1.0 milion m3 deri në më shumë se 1.5 milion m

3.

Objektivi i përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm është grumbullimi i informatave të sakta për konsumin e drurit për djegie

në Kosovë dhe analizimi i potencialit për kursim të energjisë dhe identifikimi i masave për një

shfrytëzim të qëndrueshëm dhe efikas të resurseve pyjore.

Aktivitetet

a) Vlerësimi i numrit të amvisërive të cilat shfrytëzojnë drurin për ngrohje ose/dhe për gatim,

si dhe konsumi i tyre vjetor.

b) Një faktor kyç në kalkulimin e konsumit të drurit është (i) numri i amvisërive që

shfrytëzojnë drurin për djegie dhe (ii) konsumi sipas kategorisë (shih tabelën 2). Ekziston

nevoja e rritjes së mostrave në nivel kombëtar, për dallim nga numri i kufizuar i mostrave i

shfrytëzuar në studimin Silvi Nova dhe hulumtimin AUK-RIT. Rekomandohen analiza të

thella të p.sh. konsumi i kategorive të amvisërisë, tregjet/sistemet e furnizimit, dallimet

regjionale, etj. Vlerësimi i potencialit për kursimin e energjisë në perspektivën afatshkurtër.

Dy çështje janë më rëndësi: (i) përgatitja e procesit të terjes së masës drunore dhe (ii) masat për

të minimizuar humbjet e energjisë nga shtëpitë/banesat.

c) Vlerësimi i potencialit për kursimin e energjisë në perspektivën afatmesme dhe afatgjatë

Shumë sisteme të ngrohjes siç është stufa, e cila rëndom shfrytëzohet në amvisëritë kosovare

sot, nuk lejojnë djegien që sjell rendiment të lartë të energjisë nga druri i terur për djegie, apo të

drurit i cili është terur mirë për më shumë se një vit. Kjo mund të jetë një prej arsyeve pse

shumë amvisëri përdorin drunjë të prerë rishtas apo drunjë jo të terur. Kjo rezulton në

shfrytëzim joefikas të energjisë. Stufat që përdoren gjerësisht nuk lejojnë shfrytëzimin e peletit

dhe briketit. Kjo pjesë e anketimit do të përshkruaj (i) standardin e sistemeve të ngrohjeve dhe

(ii) përfitimet potenciale për amvisëritë që të investojnë në teknologji të reja që kursejnë energji.

Rezultatet

Ky anketim i amvisërive do të prodhojë tri rezultate kryesore: (i) konsumin e drurit për djegie

nga amvisëritë, në nivel kombëtar me sistem korrekt statistikor të mostrave (ii) informata që do

t‟i jepen publikut për potencialin e kursimit të energjisë dhe kursimeve ekonomike për

amvisëritë, dhe (iii) raporti vlerësues i potencialit të kursimeve të energjisë në perspektiven

afatmesëme dhe afatgjatë.

Institucioni zbatues

Zbatues do të jetë një agjenci apo institucion kompetent që merret me anketime publike dhe me çështje

të energjisë, p.sh. Ministria e zhvillimit ekonomik.

7.3 Masat politike me prioritet Përgjatë studimit aktual kanë dalë në shesh disa çështje të natyrës së politikave që kanë nevojë për

vëmendje të veçantë. Në vijim keni pesë masa të politikave, jo me prioritet, të cilat rekomandohen të

ndërmerren. Duhet të përmendet se disa prej masave poashtu duhet të përfshihen në dy projektet e

rekomanduara me prioritet të cekura në kapitullin 7.2.

Page 36: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

36

Fuqia punëtore

Ka mungesë të profesionistëve pyjor në institucionet pyjore shtetërore si dhe në komuna. Kjo

është një prej arsyeve kryesore për kontrollin e limituar të prerjeve ligjore të pyjeve në Kosovë.

Arsimimi i stafit të ri pyjor në të gjitha nivelet e institucioneve pyjore dhe në komuna, si dhe

trajnimi i stafit aktual është një prej prioriteteve më të mëdha të cekura në politikat dhe

strategjinë pyjore të Kosovës 2010-2020.

Delegimi i kompetencave

Decentralizmi i kompetencave në komuna ka rezultuar në ndryshim të konsiderueshëm të

detyrave dhe përgjegjësive. Përvoja thërret për një shqyrtim të funksioneve, për të qartësuar dhe

nëse është e nevojshme, edhe ri-definuar detyrat dhe përgjegjësitë.

Të dhënat në dispozicion

Nuk ka grumbullim dhe shpërndarje sistematike të statistikave socio-ekonomike dhe të tregut të

produkteve pyjore, dhe ka informata të limituara për sektorin pyjor, përfshirë edhe industrinë

pyjore në Kosovë. Statistikat për vëllimin e drurit, p.sh. prerjet e pyjeve, duhet të konvertohen

në njësi krahasuese me informata tjera statistikore. Numri i të punësuarve duhet të definohet më

mirë; informatat mbi plantacionet, p.sh. normat e mbijetesës mungojnë.

Rezultatet e inventarizimit pyjor

Të dhënat e azhurnuara të inventarizimit pyjor kombëtar nga IPK 2012, do të vihet në

dispozicion përgjatë vitit 2013. Kjo do të mundësojë marrjen e vendimeve strategjike përkitazi

me zhvillimin e sektorit pyjor në Kosovë. Është më rëndësi të theksohet se këto informata të

azhurnuara do të vihen në dispozicion për të gjitha institucionet të cilat ndërlidhen me resurset

pyjore.

Industria e ardhshme e përpunimit të drurit

Industria e ardhshme pyjore, e bazuar në investimet private, duhet të dizajnohet që të përkojë

me përmbajtjen dhe lokacionin e resurseve pyjore në Kosovë.

Veprimet pasuese për prodhimin e fidanëve dhe pyllëzimi

Shfrytëzimi i investimit kapital për prodhimin e fidanëve dhe themelimin e plantacioneve duhet

të jetë nën kontrollin e rreptë të institucioneve pyjore shtetërore.

Bordi për menaxhimin me pyje (BMP)

Pasi BMP është në funksion tash e sa kohë, është koha të bëhet vlerësimi i funksionit të Bordit,

dhe nëse është e nevojshme, të zbatohen masa korrektuese dhe mbështetëse.

Puna e ardhshme zhvillimore

Përgjatë viteve shumë projekte pyjore në Kosovë kanë qenë të fokusuara në hartimin e

politikave dhe strategjisë, si dhe në forcimin e institucioneve. Fuqimisht rekomandohet që

projektet në të ardhshme të drejtohen në detyra dhe sfera që janë mirë të definuara.

7.4 Indikatorët e performancës Kontributi socio-ekonomik i sektorit pyjor për ekonominë kombëtare rëndom matet me një varg

indikatorësh ekonomik. Këta indikatorë, të kufizuar në aspektet socio ekonomike të sektorit pyjorë,

mund të ndihmojn jo vetëm akterët qeveritarë por edhe ata nga sektori jo qeveritarë (veçanarishtë

donatorët) që janë të interesuar në gjendjen e sektorit.

Qeveria duhet t‟i merr parasysh indikatorët në vijim kështu ti në sistemin e vazhdueshëm të anketimeve

statistikore kombëtare:

Sasia e prerjeve ilegale, shfrytëzimet që nuk sjellin të hyra prej tokave pyjore publike (%);

Page 37: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

37

Sasia e drurit të licencuar në tokat pyjore publike dhe ato private, respektivshtë (m3/ për vit)

Të hyrat për buxhetin fiskal (%);

Vlera e shtuar (me fjalë tjera, kontributi i sektorit për GDP);

Çmimi i tregut për dru zjarri (€ për vëllim m3 hapësinor)

Vlera e produkteve pyjore në gjithë eksportin-importin (me fjalë tjera, kontributet më të mira

të sektorit për bilancin tregtar);

Punësimi në pylltari dhe sektorin e përpunimit të drurit, krahasuar me punësimin e përgjitshëm

(%)

Numri i nxënësëve/studentëve që vijojnë edukimin pyjorë

Suksesi i kalkulimit të performacës së indikatorëve të propozuar mvaret nga:

Disponueshmëria e të dhënave

Shpenzimet e vogla për grumbullimin e të dhënave

Sa janë të lehta për tu interpretuar

Sa janë të lehta për tu komunikuar audiencës së synuar.

Page 38: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

38

REFERENCAT

„Aspektet bazike të aktiviteteve ilegale pyjore në Serbi, Blagoje Pejić, DušanJović,

IvanaGrujičić, Tetor 2008

Aktivitetet e prerjes pyjore kundërligjore në Kosovë (sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të

OKB-së 1244/1999), 2010.

Analiza e konkurrencës së industrisë pyjore në Maqedoni, pylltaria e Evropës Juglindore, 2011.

Historia e pylltarisë në Maqedoni, 2010,

http://www.mkdsumi.com.mk/zasumite_en.php?page=3&s=2

Informata dhe të dhëna pyjore për Shqipëri,

http://rainforests.mongabay.com/deforestation/2000/Albania.htm

Projekti “Mbështetje për zbatimin e Polikave dhe Strategjisë Pyjore në Kosovë”

GCP/KOS/005/FIN; Aspekti socio-ekomomik i sektorit të pylltarisë në Kosovë. Raporti i

misionit (Nëntor 2012) - Arvydas Lebedys, Zyrtar Pyjor i FAO-së, Romë, Itali.

Projekti Zhvillimi i sektorit pyjor në Serbi, GCP/FRY/003/FIN, Predrag Jovic, MAFW-

Drejtoria e pyjeve, Nëntor 2009.

Prospektet dhe nevojat e certifikimit pyjor në Maqedoni, Sašo Petrovski, Udhëheqës i projektit

pyjor, SNV Maqedoni.

Sfidat e industrisë pyjore për shfrytëzimin dhe zhvillimin e balancuar, projekti „Projekti për

mbështetje bizneseve dhe klastrëve në Kosovë‟, USAID 2008.

Sigurimi i qëndrueshmërisë pyjore dhe mjeteve të jetesës për eknomitë në transicion, Dokument

punues - Serbia për Bankën Botërore, 2005.

Studimi i konsumit të drurit për djegie (SIDA/Silvi Nova 2003)

Page 39: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

39

SHTOJCA 1: SIPËRFAQET TESTUESE (Silvi Nova 2002/2003)

Agjencia suedeze për zhvillim ndërkombëtar (SIDA) ka kontraktuar në tetor të vitit 2002 një kompani

konsulente suedeze, Silvi Nova, për të bërë një studim mbi shfrytëzimin dhe prodhimin e drurit për

djegie në Kosovë. Një prej objektivave të studimit është kalkulimi i konsumit aktual të drurit për djegie

dhe potencialit për kursimin e energjisë.

Druri për djegie në Kosovë matet dhe çmimi i vihet në vëllim hapësinor, ndërsa trungjet (trupat) maten

dhe iu vihet çmimi në vëllim m3 me lëvore. Këto shifra nuk janë të krahasueshëme ngase janë të matura

në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye, vëllimet e drurit për djegie duhet të konvertohen në vëllim m3

kur të krahasohen me prerjen e qëndrueshme vjetore.

Për të ardhur tek shifra më të sakta dhe më të krahasueshme të vëllimit, dhe për ta bërë të mundshme të

bëhen krahasime me caqet, një detyre specifike ishte gjetja e faktorëve konvertues për të konvertuar

vëllimin hapësinor në vëllim m3 për specie, dimension dhe mosha të klasave të ndryshme.

Tabelat e paraqitura më poshtë përmbledhin të dhënat nga 5 sipërfaqe mostra, secila me sipërfaqe 0.1

ha, të cilat shtriheshin në 5 lloje të ndryshme të grumbujve të dushkut dhe ahut. Në secilënsipërfaqe janë

matur speciet, diametri, lartësia, sipërfaqja bazë, numri i trungut, numri i drunjve të vdekur dhe të gjallë

para se të trajtohet dhe llogaritet vëllimi drunor i grumbullit.

Karakteristikat e grumbujëve për 5 sipërfaqe mostër para dhe pas trajtimit dhe prerjes së drurit për djegie

Sipërfaqëja 1, Deçan, pyll me ah, 55 vjeçar i

vjetër

Sipërfaqëja 2, Deçan, pyll me ah, 72 vjeçar i

vjetër

Faktori Para Pas Prerja Faktori Para Pas Prerja

Lartësia 17 17 Lartësia 22 22

Nr i

drunjve

2 350 830 1 520 Nr i

drunjve

2 230 810 1 420

Sipër.bazë 43 23 Sipër.bazë 54 37 17

Diam. dlgj 15 19 Diam. dlgj 18 24

Vëllimi m3 296 177 144 Vëllimi m

3 467 356 158

Sipërfaqëja 3, Ferizaj, pyll me ah, 51 vjeçar i

vjetër

Sipërfaqëja 4, Kamenica, pyll me dushk, 54

vjeçar i vjetër

Faktori Para Pas Prerja Faktori Para Pas Prerja

Lartësia 24 24 Lartësia 16 16

Nr i

drunjve

1 360 540 820 Nr i

drunjve

1400 650 750

Sipër.bazë 38 25 12 Sipër.bazë 23 17 6

Diam. dlgj 19 25 Diam. dlgj 15 18

Vëllimi m3 390 278 155 Vëllimi m

3 168 117 51

Sipërfaqëja 5, Kamenica, pyll me dushk, 23

vjeçar i vjetër

Faktori Para Pas Prerja

Lartësia 9 9

Nr i

drunjve

3 540 2 850 690

Sipër.bazë 13 11 2

Diam. dlgj 7 8

Vëllimi m3 17 7 10

Page 40: Studim i sektorit pyjor të Kosovës 2013

40

Diametri kalkulohet si sipërfaqja bazë ku peshon diametri. Drunjtë me diametër me pak se 7 cm në

DLGJ nuk janë të përfshira në vëllimet e cekura në „para‟ dhe „pas‟. Druri për djegie është matur deri në

2 cm (masa e marrur si matje e mesme). Andaj, vëllimi i prerë i shtuar vëllimit pas prerjes në tabela këtu

nuk përputhet me vëllimin e dhënë për grumbullin para prerjes.

Sipërfaqëja 1 është pyll i dendur ahu i vjetër 55 vjet. Faktori konvertues i vëllimit hapësinor në m3është

llogaritur në 0.55.

Sipërfaqëja 2 praqet një pyll ahu të vjetër 72 vjetër i mbi-dendur. Diametri është vetëm 18 cm në lartësi

gjoksi dhe është rezultat i menaxhimit joadekuat. Faktori konvertues është 0.57.

Sipërfaqëja 3 është poashtu ah, 55 vjet i vjetër dhe me shumë trungje për ha. Faktori konvertues është

0.65.

Sipërfaqëja 4 është pyll dushku i vjetër 44 vjet, me lartësi 16 m dhe mund të klasifikohet si pyll i lartë.

Faktori konvertues është 0.48, shifër relativisht e ulët. Arsyeja mund të jetë forma e trungjeve të

drunjve.

Sipërfaqëja 5 paraqet pyll të ulët të rëndomtë të dominuar nga dushku. Para rrallimit ka qenë i dendur, që

ka rezultuar në diametër të vogël të drurit. Faktori konvertues është vetëm 0.33.

Përfundimet e nxjerra nga testet ishte se shumë grumbuj të moshës së re dhe të mesme janë të

tejdendura dhe kanë nevojë urgjente për intervenim në menaxhimin e tyre. Po ashtu ishte e qartë se

faktorët e konvertimit treguan variacione të mëdha varësisht nga lloji, mosha dhe trajtimi paraprak.

Nga pikëpamja e energjisë, drurët me dimensione të vogla (dhe degët) janë po aq të mira sa edhe druri

me dimensione të mëdha si burim i energjisë.

Një përfundim tjetër ishte se mënyra më e mirë e shfrytëzimit të plotë të vëllimit të biomasës do të ishte

prezantimi i copëzimit të drurit. Djegia e copëzave të drurit mbase nuk është një alternativë realiste në

shkallë të madhe sot në Kosovë, duke pasur parasysh koston e madhe të investimit. Mirëpo, do të ishte

alternative realiste si mjet djegës në termocentrale pasi të krijohet sistemi i logjistikës. Këto

termocentrale tani përdorin thëngjill dhe vaj. Duke e zëvendësuar një pjesë me dru, kjo do të sillte

përfitime pozitive mjedisore si dhe do të reduktohej importi i vajit.