Struktura e Masave të Personalitetit

18
1 Struktura e Masave të Personalitetit, Sjelljeve Sociale, Vlerave, dhe Normave Sociale Lazar Stankov Universiteti Sydney, Australi Rezyme. Ky punim paraqet rezultatet e studimit që përfshin masat e personalitetit, sjelljeve sociale, vlerave, dhe normave sociale që kanë qenë në fokus të hulumtimeve të fundit mbi dallimet individuale. Këto masa i janë dhënë mostrës së pjesëmarrësve (N=1,255) të cilët ishin të regjistruar në 25 kolegje dhe universitete në SHBA. Analiza faktoriale e matriksit korelativ rezultoi me katër faktorë. Tre prej këtyre faktorëve i përgjigjeshin fushave të: Personalitetit / Sjelljeve Amorale Sociale, Vlerave, dhe Normave Sociale; një faktorë, Konzervativizmi, shtrihej në të gjitha fushat. Aftësia kognitive tregoi korrelacion negativ me konzervativizmin dhe sjelljet amorale sociale. Studimi po ashtu shqyrtoi dallimet gjinore dhe etnike përkitazi me rezultatet e faktorëve. Interpretimi i tërësishëm i të gjeturave është në pajtim me perspektivën nga brenda-jashtë të interaksioneve sociale njerëzore. Fjalët kyçe: personaliteti, vlerat, normat sociale, sjelljet sociale, konzervativizmi Hyrje Studimet e dallimeve individuale të shumtën përqëndrohen mbi marrëdhënien ndërmjet masave të shumta, të ndryshme. Qëllimi i tyre është që të zbulojnë dimensionet latente, në shiqim të parë të pavërejtshme, duke përdorë teknikat e redukimit të të dhënave siç është analiza faktoriale. Në shumicën e rasteve, masat kanë të bëjnë me një fushë të vetme por ndonjëherë ato mbulojnë dy ose më shumë fusha (p.sh. personaliteti dhe aftësia). Fushat e zgjedhura si mostra në këtë studim- personaliteti, sjelljet sociale, vlerat dhe normat sociale – janë mirë të hulumtuara, në kuptimin se struktura, ose dimensionaliteti, brenda secilës fushë janë të njohura. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë masa, të ndryshme që janë në dispozicion për të studiuar çdo fushë veq e veq dhe, po aq me rëndësi ekzistojnë disa dimensione latente, mirë të përcaktuara brenda secilës fushë. Për shembull, dallimet individuale të personalitetit sot shpeshë përshkruhen në kuptim të Pesë Vizave të Mëdha të personalitetit (shih McCrae&Allik, 2002). Ngjashëm, egzistojnë disa dimensione mirë të përcaktuara brenda fushave të sjelljeve sociale, vlerave, dhe normave sociale. Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë marrëdhënien ndërmjet masave të katër fushave. Fushat e Dallimeve Individuale Përshkrimet e shkurtëra të dimensioneve të ndryshme brenda secilës fushë janë ofruar në Tabelën 1. Deklaratat mostër për të vlerësuar çdo dimension janë ofruar në kapitullin Metoda. Ky studim përdorë definicionet standarde të punës për katër fusha psikologjike. Shkurt: : - Personaliteti është përmbledhje e ndjenjave, mendimeve, dhe veçorive të sjelljes, unike për atë person. Ekzistojnë dallime të konsiderueshme individuale në aspektin e personalitetit, prandaj edhe termi “ Vizë e personalitetit” përdoret për të përshkruar konstelacionin e karakteristikave të cilat kanë dalë në pah nga grupi i variablave. Modeli i zakonshëm fokusohet në pesë dimensione ose faktorë më të gjërë, të paraqitur në Tabelën 1. - Sjellja sociale është gjendje e mendjes, ndjenjë, ndaj objektit specifik ose interaksion social. Historikisht, hulumtimi i sjelljeve sociale është fokusuar në identifikimin e patologjive të sjelljes sociale (p.sh. autoritarizmi, dogmatizmi, Makiavelizmi) ndërsa, termi “amoral” ( shih Stankov, 1977; Stankov& Knezheviq, 2005) ose “antisocial“ janë përdorë për t’i përshkruar këto sjellje. Shkaku kryesor i fokusimit në aspektet “e këqia” të besimeve dhe sjelljeve sociale ka qenë variabiliteti i ulët

Transcript of Struktura e Masave të Personalitetit

Page 1: Struktura e Masave të Personalitetit

1

Struktura e Masave të Personalitetit, Sjelljeve Sociale, Vlerave, dhe Normave Sociale

Lazar Stankov

Universiteti Sydney, Australi

Rezyme. Ky punim paraqet rezultatet e studimit që përfshin masat e personalitetit, sjelljeve sociale,

vlerave, dhe normave sociale që kanë qenë në fokus të hulumtimeve të fundit mbi dallimet

individuale. Këto masa i janë dhënë mostrës së pjesëmarrësve (N=1,255) të cilët ishin të regjistruar

në 25 kolegje dhe universitete në SHBA. Analiza faktoriale e matriksit korelativ rezultoi me katër

faktorë. Tre prej këtyre faktorëve i përgjigjeshin fushave të: Personalitetit / Sjelljeve Amorale Sociale,

Vlerave, dhe Normave Sociale; një faktorë, Konzervativizmi, shtrihej në të gjitha fushat. Aftësia

kognitive tregoi korrelacion negativ me konzervativizmin dhe sjelljet amorale sociale. Studimi po ashtu

shqyrtoi dallimet gjinore dhe etnike përkitazi me rezultatet e faktorëve. Interpretimi i tërësishëm i të

gjeturave është në pajtim me perspektivën nga brenda-jashtë të interaksioneve sociale njerëzore.

Fjalët kyçe: personaliteti, vlerat, normat sociale, sjelljet sociale, konzervativizmi

Hyrje

Studimet e dallimeve individuale të shumtën përqëndrohen mbi marrëdhënien ndërmjet masave të

shumta, të ndryshme. Qëllimi i tyre është që të zbulojnë dimensionet latente, në shiqim të parë të

pavërejtshme, duke përdorë teknikat e redukimit të të dhënave siç është analiza faktoriale. Në

shumicën e rasteve, masat kanë të bëjnë me një fushë të vetme por ndonjëherë ato mbulojnë dy ose

më shumë fusha (p.sh. personaliteti dhe aftësia). Fushat e zgjedhura si mostra në këtë studim-

personaliteti, sjelljet sociale, vlerat dhe normat sociale – janë mirë të hulumtuara, në kuptimin se

struktura, ose dimensionaliteti, brenda secilës fushë janë të njohura. Kjo do të thotë se ekzistojnë

shumë masa, të ndryshme që janë në dispozicion për të studiuar çdo fushë veq e veq dhe, po aq me

rëndësi ekzistojnë disa dimensione latente, mirë të përcaktuara brenda secilës fushë. Për shembull,

dallimet individuale të personalitetit sot shpeshë përshkruhen në kuptim të Pesë Vizave të Mëdha të

personalitetit (shih McCrae&Allik, 2002). Ngjashëm, egzistojnë disa dimensione mirë të përcaktuara

brenda fushave të sjelljeve sociale, vlerave, dhe normave sociale. Qëllimi i këtij studimi ishte të

hulumtojë marrëdhënien ndërmjet masave të katër fushave.

Fushat e Dallimeve Individuale

Përshkrimet e shkurtëra të dimensioneve të ndryshme brenda secilës fushë janë ofruar në Tabelën 1.

Deklaratat mostër për të vlerësuar çdo dimension janë ofruar në kapitullin Metoda. Ky studim përdorë

definicionet standarde të punës për katër fusha psikologjike. Shkurt:

:

- Personaliteti është përmbledhje e ndjenjave, mendimeve, dhe veçorive të sjelljes, unike për atë

person. Ekzistojnë dallime të konsiderueshme individuale në aspektin e personalitetit, prandaj edhe

termi “ Vizë e personalitetit” përdoret për të përshkruar konstelacionin e karakteristikave të cilat kanë

dalë në pah nga grupi i variablave. Modeli i zakonshëm fokusohet në pesë dimensione ose faktorë më

të gjërë, të paraqitur në Tabelën 1.

- Sjellja sociale është gjendje e mendjes, ndjenjë, ndaj objektit specifik ose interaksion social.

Historikisht, hulumtimi i sjelljeve sociale është fokusuar në identifikimin e patologjive të sjelljes sociale

(p.sh. autoritarizmi, dogmatizmi, Makiavelizmi) ndërsa, termi “amoral” ( shih Stankov, 1977;

Stankov& Knezheviq, 2005) ose “antisocial“ janë përdorë për t’i përshkruar këto sjellje. Shkaku

kryesor i fokusimit në aspektet “e këqia” të besimeve dhe sjelljeve sociale ka qenë variabiliteti i ulët

Page 2: Struktura e Masave të Personalitetit

2

që është vërejtur te masat të cilat kanë matur sjellje të kundërta “ pro-sociale” ose “morale”. Ky

studim përdori dy instrumente për të matur sjelljet sociale. Njëri është shkalla e vlerësimeve sociale e

Stankov/ Knezheviq, që bazohet në analizën faktoriale të rendit të dytë të grupit prej 11 shkallëve të

sjelljes amorale sociale, që rezultoi me dy faktorë të gjërë: Ashpërsia dhe Ligësia (shih Stankov dhe

Knezheviq 2005). Shkalla u formua duke zbatua dy analiza të komponenteve kryesore, njëra në

nivelin e njësive për shkallët që definojnë faktorin e Ashpërsisë dhe tjetra në njësitë nga shkallët që

përcaktojnë faktorin e Ligësisë. Shkallët e reja të Ashpërsisë

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

DOI 10.1027/1614-0001.28.4.240

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 241

Tabela 1. Konstruktet brenda fushave të personalitetit, sjelljeve sociale, vlerave dhe normave sociale

PESË VIZAT E MËDHA TË PERSONALITETIT

Shih Saucier, G., & Goldberg, L.R. (2002). Vlerësimi i Pesëshit të Madhë: Aplikimi i 10 kriteriumeve

psikometrike me qëllim të zhvillimit të marker shkallëve. Në B. de Raad & M. Perugini (Eds.), Vlerësimi

i Pesëshës së Madhe (f. 29–5 . Göttingen: Hogrefe & Huber. Shkallët janë marrë nga ëeb-site, si

vijon: ipip.ori.org/ipip/

Extraverzioni (vs. introverzioni: sjellje dalluese e orientume kah stimulimi fizik vs. tërhjekje dhe

shmangie nga stimulimi fizik);

Pajtueshmëria (sjellje e dashur, miqësore, e pajtueshme vs. agresive, dominante, e papajtueshme);

Ndërgjegjshmëria (me ndjenjë të detyrës, me plan, dhe rend vs. spontan, fleksibil dhe i pasigurtë për

t’u mbështetur në të);

Neuroticizmi (stabiliteti emocional vs. reaktibilitetit emocional, afinitetit ndaj emocioneve negative vs.

qetësia, optimizmi, mostrazimi);

Sinqeriteti (të qenit i hapur ndaj ideve të reja dhe ndryshimit vs. tradicional dhe i përmbajtur) .

SJELLJET SOCIALE (Stankov/Knezheviq)

Burimi: Stankov, L. & Knezheviç, G, (2005). Sjelljet sociale amorale dhe orientimi ndaj vlerave

ndërmjet Serbeve dhe Australianëve. Australian Journal of Psychology.

Ashpërsia (mazohizmi, realiteti i vështirë, Makiavelizmi);

Ligësia (kontrola e dobët e impulseve, sadizmi, fyerja, brutaliteti).

SJELLJET SOCIALE (Saucier)

Saucier, G. (2000). Izmat dhe strukturat e sjelljeve sociale. Journal of Personality and Social

Psychology, 78,, 366–385.

Alfaizmi (burimet religjioze të autoritetit). Legalizmi, Institucionalizmi, Sekularizmi, Evolucionizmi;

Betaizmi (motivet jo – PC të sjelljes) Materializmi, Sensualizmi, Fashizmi;

Gamaizmi (Besimet e demokracisë perëndimore) Konstitucionalizmi, Humanizmi, Ekzistencializmi,

Neoliberalizmi;

Deltaizmi (misticizmi personal) Hinduizmi, Transcendentalizmi, Zen Budizmi, Animizmi;

Intervencionizmi Shetëror (shih kapitullin mbi Metodat )

Ashpërsia ndaj të huajve (shih kapitullin mbi Metodat)

VLERAT (Scwartz)

Burimet: Schwartz, S.H., & Bardi, A. (2001). Kierarkia e vlerave nëpër kultura: Perspektiva e

ngjashmërive. Journal of Cross-Cultural

Psychology, 32, 268–290.

Fuqia (autoriteti, mirëqenia, fuqia sociale, imazhi publik, mirënjohja sociale);

Arritja (ambicia, suksesi, mundësitë, ndikimi, inteligjenca);

Hedonizmi (Kënaqësia, shijimi i jetës);

Page 3: Struktura e Masave të Personalitetit

3

Stimulimi (ndryshueshmëria, shqetësimi);

Vet-drejtimi (kreativiteti, liria, pavarësia, kurreshtja, zgjedhja e qëllimeve personale);

Univerzalizmi (mendjegjërësia, drejtësia sociale, barazia, paqa në botë, uniteti me natyrën, urtësia,

mbrojtja e mjedisit);

Dashamirësia (pafuqia, lojaliteti, të falurit, ndershmëria, përgjegjësia, e vërteta, miqësia, dashuria e

pjekur); Tradicionalizmi (respekti për traditë, modestia, devotshmëria, pranimi i një pjese të jetës,

maturia);

Konformizmi (nënshtrimi, vet-disciplina; butësia, respektimi i prindërve dhe më të vjetërve);

Siguria (rendi social, siguria e familjes, Siguria kombëtare, reciprociteti i të mirave, pastërtia, ndjenja

e përkatësisë, shëndeti);

Spiritualiteti (spiritualiteti, kuptimi i jetës, ndjenja e harmonisë së brendshme, ndjenja e shkëputjes).

NORMAT SOCIALE (GLOBE)

Burimi: House, R.J., Hanges, P.J., Javidan, M., Dorfman, P.W., & Gupta, V. (2004). Kultura,

Udhëheqja, dhe Organizatat: Studimi GLOBE i 62 shoqërive. Thousand Oaks, CA: SAGE Publications.

Shmangia nga pasiguria (masa deri në të cilën anëtarët e një organizate ose shoqërie përpiqen për t’iu

shmangur pasigurisë duke u mbështetur në norma të themeluara sociale, rituale, ose praktika

burokratike);

Orientatimi i ardhshëm (shkalla deri në të cilën individët në organizata ose në shoqëri kyçen në sjellje

të orientuara kah ardhmëria, sikur: planifikimi, investimi në të ardhmen, dhe shtyerja e gratifikimit

individual ose kolektiv;

Distanca nga fuqia (shkalla deri në të cilën anëtarët e një organizate ose një shoqërie presin dhe

pajtohen se fuqia duhet të shtresohet dhe të përqëndrohet në nivele më të larta të një organizate

oseqeverie);

Kolektivizmi I, Kolektivizmi Institucional (shkalla deri në të cilën praktikat organizative dhe praktikat e

institucioneve shoqërore inkurajojnë dhe shpërblejnë shpërndarjen kolektive të burimeve dhe

veprimin kolektiv);

Orientimi human (shkalla deri në të cilën individët në organizata ose në shoqëri inkurajojnë dhe

shpërblejnë individët për të qenë të drejtë, altruist, miqësor, gjeneroz, të kujdesshëm, dhe të mirë

ndaj njëri tjetrit);

Orientimi kah suksesi (shkalla deri në të cilën një organizatë ose shoqëri inkurajon dhe shpërblen

anëtarët e grupit për përmirësimin e suksesit dhe përsosmërinë);

Kolektivizmi II, Kolektivizmi grupor (shkalla deri në të cilën individët e shprehin krenarinë, lojalitetin

dhe kohezionin në organizatat e tyre ose në familje);

Egalitarizmi Gjinor (shkalla deri në të cilën një organizatë ose shoqëri e minimizon rolin e dallimeve

gjinore duke e promovuar barazinë gjinore);

Siguria (shkalla deri në të cilën individët në organizata ose shoqëri janë kategorik, konfrontues, dhe

agresiv në marrëdhëniet sociale).

© 2007 Hogrefe & Huber Publishers Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251

242 L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale

Shkallët e reja të Ashpërsisë dhe Ligësisë me njëzet njësi janë formuar nga njësitë që patën

plotësimet më të larta në komponentet e para kryesore respektive. Instrumenti i dytë është i bazuar

në punën e Saucier’s (2000). Ai përbëhet nga njësitë që masin katër “-ism” faktorët të emërtuar sipas

katër germave të para të alfabetit grek ( shih Tabelën 1 dhe kapitullin Metoda ). Këto katër shkallë

janë plotësuar me dy shkallë shtesë nga puna e Saucierit (2005): (1) Vrazhdësia ndaj të huajve dhe

Page 4: Struktura e Masave të Personalitetit

4

(2) Intervencionizmi qeveritar. Kjo është bërë për të zgjeruar fushën dhe për të mbuluar së paku disa

çështje aktuale politike dhe sociale.

- Vlerat janë parimet ose standardet udhëzuese përkitazi me disa gjendje të dëshirueshme,

përfundimtare, të ekzistencës ( Rokeach, 1973; Schëartz, 2003). Ato janë kritere që njerëzit i

përdorin për të vlerësuar të tjerët, vehten, veprimet, dhe ngjarjet. Ne përdorëm Hulumtimin e Vlerave

të Schwartz (SVS) për të vlerësuar njëmbëdhjetë sisteme të vlerave të paraqitura në Tabelën 1

(Schwartz & Bardi, 2001).

- Normat Sociale paraqesin grupin e besimeve mbi standardet e sjelljes që shoqëria, ndonjëherë në

mënyrë implicite, i vendosë dhe i fuqizon. Puna bashkëkohore në krahasimet kros-kulturore të

normave sociale në pjesën më të madhe mbështetet në çështjet prej interesit për psikologët

organizativ. Për këtë arsye, theksi, është të shumtën në grupin e besimeve që përkojnë më punën,

mirëpo janë të mbuluara edhe familja dhe aspektet e tjera të jetës sociale. Në botimin e dytë të librit

të tij me ndikim Konsekuencat e Kulturës, Hofstede (2001) argumenton se ekzistojnë pesë dimensione

të mëdha të normave sociale: Fuqia-Distanca, Pasiguria-Shmangia, Individualizmi-Kolektivizmi,

Mashkullorja-Femërorja, dhe Orientimi në të Ardhmen. Në këtë studim ne nuk e përdorëm VSM 94

shkallën e Hofstede, të dizajnuar për të matur këto pesë dimensione, dukeqenëse ajo ka qenë e

përpiluar për të vlerësuar shtetet, dhe jo individët. Puna e Hofstede është pasuar shpejtë nga ajo që

është e njohur si Studimi GLOBE ( House, Hanges, Javidan, Fortman, & Gupta, 2004), që për dallim

nga shkalla e Hofstede i është përkushtuar analizës në nivelin individual. Nëntë dimensionet e GLOBE

janë të paraqitura në Tabelën 1. Ekziston një përputhshmëri e konsiderueshme, ndërmjet

dimensioneve të sygjeruara nga Hofstede dhe Studimi GLOBE, së paku sa u përket emërtimeve të

përdorura.

Marrëdhënia ndërmjet dimensioneve të katër fushave mund të studiohet brenda shoqërisë së vetme.

Për shembull, puna fillimore e Saucierit ( 2000) mbi sjelljet sociale, ose ‘ISMS’, doli nga studimet që

fillimisht u zbatuan në SHBA me qëllim të zgjërimit të vizionit mbi fushën e personalitetit. Megjithatë,

ka tendenca që vlerat dhe normat sociale në veçanti të shihen më shumë të kushtëzuara nga kultura

se sa nga personi. Ndonëse këto konstrukte të fundit mund të vlerësohen në nivel individual, në

mënyrë të ngjashme si edhe personaliteti dhe sjelljet sociale, ato kanë tendencë që të fitojnë në

rëndësi nga krahasimet kros-kulturore.

Çka Dijmë Ne Mbi Marrëdhëniet Ndërmjet Fushave?

Ndonëse pohimet mbi marrëdhëniet ndërmjet fushave të ndryshme janë të zakonshme, aq sa unë

jamë në dieni, asnjë studim empirik deri më sot nuk i ka përdorë masat nga të katër fushat. Kjo mund

të shpjegohet pjesërisht, me faktin se interesimi për normat sociale ashtu siç u definua këtu është i

vonshëm dhe ndoshta i kushtëzuar me procesin e shpejtuar të globalizimit gjatë 20 viteve të fundit.

Ndonëse studimet e vlerave kanë histori më të gjatë se sa ato të normave sociale, duket se nuk

ekzistojnë studime empirike që përfshijnë të tri fushat e personalitetit, sjelljeve sociale, dhe vlerave.

Megjithatë, ekzistojnë studime empirike që kanë përdorë masat nga dy prej këtyre tri fushave1.

Personaliteti dhe Sjelljet Sociale

Literatura mbi marrëdhënien ndërmjet fushave të personalitetit dhe sjelljeve sociale është e shumtë.

Një këndëvështrim pranon sygjerimin e Eysenck’ut (1954; 1961) se sjelljet sociale duhet të shihen si

projeksione të fshehura të strukturës ‘bazike‘ të personalitetit. Këndvështrimi tjetër supozon se

personaliteti dhe sjelljet sociale janë fusha të ndara. Të dhënat empirike indikojnë se një faktorë i

personalitetit – Sinqeriteti – korrelonë me katër sjellje sociale të identifikuara në studimin e Saucierit

(2000). Knezheviq (2003) raporton se Neurotizmi (vs Stabiliteti Emocional) nga modeli i Pesëshes së

Madhe dhe shkalla e Agresionit që nuk është pjesë e Pesëshes së Madhe që të dyja korrelojnë me

komponimin e shkallëve të Ashpërsisë dhe Ligësisë të përdorura në këtë studim. Stankov dhe

Knezheviq (2005) gjetën korrelacione në spektrin .20 ndërmjet sjelljeve sociale dhe vizave të

personalitetit. Masa e njejtë e korelacioneve ishte raportuar nga Saucieri (200 ). Duke pasur parasysh

këtë përputhje të pjesërishme ndërmjet Pesëshes së Madhe dhe shkallëve të sjelljeve sociale, është

vështirë të parashikohet shkalla e ndarjes ndërmjet dy fushave. Mund të pritet se në disa studime

Page 5: Struktura e Masave të Personalitetit

5

faktorët e personalitetit dhe sjelljet sociale do të jenë të ndarë ndërsa në studimet e tjera ato mund të

definojnë faktorin e njejtë. Struktura që mund të dalë nga studimi i veçantë ( p.sh ndarja ose shkrirja

) do të varet nga përbërja e mostrës së pjesëmarrësve dhe nga variablat e përfshiera në studim.

Personaliteti dhe Vlerat

Roccas, Sagiv, Schëarts, dhe Knafo ( 2002 ) i vënë në lidhje Pesë Vizat e Mëdha të personalitetit me

vlerat themelore të Hulumtimit të Schwartz-it të Vlerave, dhe raportojnë se Pajtueshmëria korrelon

pozitivisht me vlerat e dashamirësisë dhe traditës; Sinqeriteti

1 Unë nuk shqyrtojë me këtë rast studimet në fushën e psikologjis kros-kulturore që merren me

analizat e marrëdhënieve ndërmjet katër fushave në nivelin e shtetit. Në këto studime, mesataret

aritmetikore janë kalkuluar për çdo shtet dhe shtete, ndërsa individët nuk janë trajtuar si njësi të

analizës. Fokusi në këtë punim është në analizat individuale.

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 243

korrelon me vlerat e vet-drejtimit dhe univerzalizmit, Ekstroverzioni korelon me vlerat e arritjes dhe

stimulimit, dhe ndwrgjegja korelon me vlerat e arritjes dhe pajtueshmërisë. Ata po ashtu vërejtën se

vlerat dhe vizat e personalitetit shfaqin veçoritë e ndryshme të korrelacionit me reliogjizitetin dhe

afektin pozitiv. Roccas dhe bashkëpunëtorët (2002) pohuan se të gjeturat e tyre janë në pajtim me të

gjeturat e Dallinger, Leong, dhe Ulicni (1996) si dhe Lool dhe Band (1993).

Kështu që, duket se ekziston një shkallë e përputhjes ndërmjet fushave të personalitetit dhe vlerave.

Yik dhe Tang ( 1996 ) raportuan se Sinqeriteti është dimension i personalitetit që më së shumti është

në relacion me vlerat.

Sjelljet Sociale dhe Vlerat

Është një mori e studimeve përkitazi me këto dy fusha. Stankov dhe Knezheviq (2005) krahasuan

qytetarët Serbë me Australianë në 11 vlerat e Hulumtimit të Schwartz-it të Vlerave dhe në 11

nënshkallët e sjelljeve sociale që ishin përdorë për të konstruktuar rezultatet e më parë përmendura

të Ashpërsisë dhe Ligësisë. Rezultati ishte zgjidhja katër-faktoriele e përbërë nga dy faktorë të

sjelljeve sociale dhe dy faktorë të vlerave. Derisa dy faktorët nga fusha e njejtë kishin korelacione të

moderuara, korelacionet ndërmjet fushave ( p.sh. korelacionet ndërmjet vlerave dhe sjelljeve sociale)

praktikisht nuk ekzistonin. Për këtë arsye, duket se, sjelljet sociale dhe vlerat mund të mos jenë në

korrelacion.

Normat Sociale dhe Fushat e Tjera

Si u përmend më parë, egziston mungesë e studimeve empirike që vënë në lidhje normat sociale me

fushat e tjera. Megjithatë, të dy burimet e mëdha mbi normat sociale- Hofstede (2001) dhe House me

bashkëpunëtorët (2004) – përmbajnë shumë referenca mbi marrëdhënien ndërmjet vlerave dhe

normave sociale. Për shembull, De Luque dhe Javidan (2004) sygjeruan se “shmangia e pasigurisë”

mund të jetë e lidhur me sjelljen sociale autoritare, tolerancën e ambiguitetit (pasigurisë), ankthit,

stresit, dhe neurotizmit. Por këta autorë nuk citojnë punën empirike që do të mbështeste pohimin e

tyre.

Synimet

Synimi i këtij studimi ishte që të shqyrtojë marrëdhënien ndërmjet katër fushave dhe të përcaktojë se

Page 6: Struktura e Masave të Personalitetit

6

a mund të merret në konsiderim numri relativisht i vogël i dimensioneve latente (faktorëve) përkitazi

me marrëdhënien ndërmjet shkallëve nga katër fushat. Qasja jonë ishte shpjeguese. Tri përfundime

ishin të mundshme:

(1) faktorët mund të shtrihen nëpër fusha të ndryshme, (2) faktorët mund t’u përgjigjen katër

fushave, dhe (3) kombinimi i (1) dhe (2). Literatura e shqyrtuar më lartë sygjeron se alternativa (1)

mund të jetë përfundimi më i mundshëm. Mbështetja në alternativën (2), do të thotë, pajtueshmëria

ndërmjet faktorëve dhe fushave, që do të sygjeronte përspektivë të veçantë të interaksioneve sociale

njerëzore.

Në veçanti, mund të jetë konzistent me vënjen në rend të aktiviteteve sociale, nga ato private

(personaliteti) kah ato të rregulluara nga shoqëria në kuptimin më të gjërë (normat sociale). Kjo

mund të emërtohet si perspektivë “nga brenda” e natyrës njerëzore.

Për të fituar kuptim më të mirë të dimensioneve brenda katër fushave, ne poashtu shqyrtuam dallimet

grupore (gjinore dhe etnike). Këto dallime ishin pritur që të jenë më të theksuara te masat e sjelljeve

sociale (p.sh., ashpërsia), ku meshkujt kishin rezultate më të larta se sa femrat. Ekzistojnë pak

njohuri të avancuara përkitazi me dallimet gjinore dhe etnike të vizave të personalitetit, vlerave, dhe

normave sociale, veçanërisht nëse del se faktorët u përgjigjen fushave – alternativa (2).

Për më shumë, ne shqyrtuam korelacionet ndërmjet masave jo-kognitive dhe aftësive verbale

kognitive. Këto korelacione ishin pritur, që në mënyrë të përgjithshme, të jenë të ulëta ose në rastin

më të mirë të moderuara. Ato do të na lejonin që të shqyrtojmë pohimet e përsëritura se ekziston

korelacioni negativ ndërmjet aftësive kognitive dhe masave që indikojnë sjellje sociale dhe politike të

krahut të djathtë (shih Jost, 2006).

Metoda

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit (N = 1,255) në këtë studim janë rekrutuar nga 25 kolegje dhe universitete të ndryshme

në SHBA. Të dhënat janë mbledhë në dy raste, me interval ndërmjet hulumtimeve prej përafërsisht 1

viti. Mbledhja e parë e të dhënave (N = 431) ishtë bërë në katër kolegje të komunitetit.Mbledhja e

dytë e të dhënave (N = 824) ishte bërë në 21 kolegje të ndryshme të komunitetit, 2 dhe 4 vjeçare.

Zgjedhja e kolegjeve ishte bërë në bazë të qasjes më të lehtë; nuk kishte përpjekje për të siguruar

reprezentativitetin e mostrës.Studentët ishin paguar $50 për pjesëmarrjen e tyre. Mosha mesatare e

mostrës ishte 22.18 (SD = 6.69). Ishin 465 student meshkuj dhe 788 femra (dy prej tyre nuk e

indikuan gjininë). Tabela 6 paraqet përbërjen etnike të mostrës sonë. Për shkak të të dhënave që

mungojnë si dhe përdorimit të gjërë të mundësisë së fshierjes nga lista, shumica e analizave

korrelative janë bërë në mostrën prej N = 1,176.

Masat

Janë përdorë gjithsejtë pesë instrumente që përfshinin 33 shkallë të përshkruara në Tabelën 1 A. Në

këtë kapitull ne elaborojmë strukturën e çdo shkalle dhe ofrojmë shembuj të njësive që janë përdorë

për matje. Për të zvogëluar ndikimin e rradhës së përdorimit të instrumenteve, janë përpiluar katër

verzione të baterisë së testeve. Çdo version kishte sekuencë të ndryshme të pesë instrumenteve.

© 2007 Hogrefe & Huber Publishers Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251

244 L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale

Page 7: Struktura e Masave të Personalitetit

7

Fusha: Vizat e Personalitetit

Pesë Vizat e Mëdha të Personalitetit

Teoria e personalitetit e Pesëshes së Madhe daton që nga 1950’at e vonshme ndonëse miratimi i

përgjithshëm i kësaj teorie nuk ndodhi deri në të 1980-at e vonshme. Për matjen e pesë faktorëve të

mëdhenjë të personalitetit (Saucier & Goldberg, 2002), ne përdorëm shkallën me 50 njësi që ishte në

dispozicicion nga Fondi Ndërkombëtar i Njësive të Personalitetit, në të cilën ka qasje në Ëeb në

adresën: http://www.ipip.ori.org/ipip/). Pasiqë ju dha udhëzimi që të mos humbin shumë kohë me

rastin e vendimit se çfar duhet të jetë përgjegja e tyre, pjesëmarrësit ofruan përshtypjen e tyre të

parë përkitazi me atë se a përshkruan çdo deklaratë në shkallën matëse mënyrën se si ata mendojnë,

ndjejnë, ose veprojnë. Gjithsejtë 50 njësi u ranguan në shkallën 5 – pikëshe të Likertit, nga 1 (shumë

e pasakt) deri te 5 (shumë e saktë), dhe pastaj këto njësi u klasifikuan në pesë shkallë të përbëra nga

10 njësi çdonjëra. Bllokat prej pesë njësive përbënin një deklaratë nga çdonjëra vizë e personalitetit

(p.sh., deklaratat ishin përzier). Për çdo shkallë, pesë njësi janë vlerësuar edhe anasjelltas.

1. Ekstraverzioni. Shembull: “Unë jam jeta e partisë.”

2. Pajtueshmëria. Shembull: “Unë jam i interesuar për njerëzit.”

3. Ndërgjegjshmëria. Shembull: “Unë jam gjithnjë i gatshëm.”

4. Neurotizmi. Shembull: “Unë stresohem shumë lehtë.”

5. Sinqeriteti. Shembull: “Unë kam fjalor të pasur.”

Fusha: Sjelljet Sociale (Amorale)

Ashpërsia dhe Ligësia

Shkalla e Vlerësimeve Sociale që ka matë këto dy konstrukte ishte e bazuar në punën e dizajnuar për

të shqyrtuar aspektet demografike dhe psikologjike të sjelljes antisociale dhe kriminele në Serbi gjatë

viteve të hershme të 1990-ta. Studimi i Stankovit dhe Knezheviqit (2005) krahasoi rezultatet e

studentëve Serb dhe Australian në këto shkallë, dhe si siç u përmendë në hyrje, masat e përdorura në

studimin aktual kanë dalë nga kjo punë e mëhershme. Gjithsejtë 40 njësi janë vlerësuar në shkallën 5

– pikëshe të tipit të Likertit filluar nga 1 (plotësisht nuk pajtohem) deri te 5 (plotësisht pajtohem).

Këto njësi formuan dy instrumente të përbërë nga 20 njësi çdonjëri. Që të gjitha 40 njësitë janë

dhënë në bllok; 20 të para ishin masat e Ashpërsisë, ndërsa 20 të fundit masat e Ligësisë.

6. Ashpërsia. Shembull: “Jam i lodhur nga detyrimi për t’I bërë gjërat”, dhe “Unë i shoh me nënçmim

figurat autoritare, edhe nëse ky person është babai im, mësuesi im, ose shefi im”. Pesë njësi janë

testuar edhe anasjelltas.

7. Ligësia. Shembull: “Disa njerëz nuk duhet të presin mëshirë nga mirëkuptim nga unë “, dhe “Pritojë

t’I shoh njerëzit duke vuajt sepse kjo ma ulë aftësinë që të kënaqem me vete”. Pesë njësi janë testuar

edhe anasjelltas.

“Izmat” – e Saucier’it

Është përdorë pyetësori me 28 – njësi i Saucier’it (2005) që matë katër dimensionet. Ai përdorë

shkallën 5 – pikëshe të tipit të Likertit, nga 1 (plotësisht & fuqishëm nuk pajtohem), deri 5

(plotësisht&fuqishëm pajtohem).

8. Alfa. Shembull: “Religjioni duhet të luaj rolin më të rëndësishëm në çështjet civile.” Tri nga gjashtë

njësit janë koduar anasjelltas.

9. Beta. Shembull: “Pasuritë e kësaj bote janë të mirat më të mëdha në jetë”. Katër nga tetë njësitë

janë koduar anasjelltas.

10. Gama. Shembull: “Unë e dua dhe jam i përkushtuar ndaj vendit tim.” Katër nga tetë njësitë janë

koduar anasjelltas.

11. Delta. Shembull: “Disa objekte kanë fuqi magjike.”Tri nga gjashtë njësitë janë koduar anasjelltas.

Dy shkallë të reja nga puna e Saucieri-it mbi “izmat” janë përfshirë në në Studimin 2. Këto janë me

numër 12 dhe 13 në Tabelën 3. Ato janë:

12. Intervencionizmi i Qeverisë. Shembull: “Njerëzit e pasur duhet të kenë shkallë më të larta të

Page 8: Struktura e Masave të Personalitetit

8

tatimit se sa të varfërit.” Tri nga gjashtë njësitë janë koduar anasjelltas.

13. Vrazhdësia Ndaj të Tjerëve. Shembull: “Unë pajtohem me vendosjen e kufizimeve për imigracion.

Tri nga gjashtë njësitë janë koduar anasjelltas.

Krahasuar me katër “izma” dimensionet kryesore që dolën nga puna e Saucierit, këto dy shkallë janë

themeluar në mënyrë më të dobët.

Fusha: Vlerat

Hulumtimi i Vlerave i Schwartz’it

Schwartzi dhe bashkp. (Schwartz & Bardi, 2001; Schwartz & Boehnke, 2004) zhvilluan teorinë e

vlerave njerëzore duke theksuar 11 dimensionet themelore në bazë të të cilave mund të dallohen

individët dhe shoqëritë. Sipas tyre, vlerat gjenerohen nga kërkesat univerzale të qenies njerëzore siç

janë nevojat biologjike, sociale dhe nevojat për të mbijetuar. Hulumtimi i Vlerave është përdorë për të

vlerësuar se sa është me rëndësi çdo vlerë si parim udhëheqës në jetën e çdo personi. Gjithsejtë 57

njësi janë vlerësuar në shkallën 9 – pikëshe sipas tipit të Likertit, duke filluar nga 1 (është në

kundërshtim me vlerat e mia) deri te 7 (ka rëndësi të jashtëzakonshme), dhe këto njësi janë

klasifikuar në 11 shkallë me tri deri tetë njësi çdo njëra. Asnjë njësi nuk është e koduar anasjelltas. 11

shkallët e vlerave janë, si vijon:

14. Fuqia, duke vlerësuar rëndësinë e autoritetit, mirëqenies, fuqisë sociale, imazhit pubik, dhe

njohjes sociale.

15. Arritja, duke vlerësuar rëndësinë e ambicies, suksesit, mundësive, ndikimit dhe inteligjencës.

16. Hedonizmi, duke vlerësuar rëndësinë e kënaqësisë dhe shijimit të jetës.

17. Stimulimi, duke vlerësuar rëndësinë e lloj-llojshmërisë dhe ekscitimit.

18. Vet-drejtimi, duke vlerësuar rëndësinë e kreativitetit, lirisë, pavarësisë, dhe kurreshtjes.

19. Univerzalizmi, duke vlerësuar rëndësinë e mendje-gjërësisë, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqës

në botë.

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 245

20. Dashamirësia, duke vlerësuar rëndësinë e pafuqishmërisë, lojalitetit, përulësisë, devotshmërisë

dhe përgjegjësisë.

21. Tradicionalizmi, duke vlerësuar rëndësinë e respektit për traditë, përulësi, devotshmëri, dhe

modesti.

22. Konformiteti, duke vlerësuar rëndësinë e dëgueshmërisë, vet-disciplinës dhe mirësjelljes.

23. Siguria, duke vlerësuar rëndësinë e rendit social, sigurisë familjare, sigurisë shtetërore, dhe

ndjenjës së përkatësisë.

24. Spiritualiteti, duke vlerësuar rëndësinë e kuptimit të jetës, ndjenjës së harmonisë së brendshme,

dhe ndjenjës së ndarjes.

Njësitë brenda të njejtës nënshkallë nuk janë dhënë në bllok (p.sh., të gjitha 57 njësitë e vlerave janë

përzier).

Fusha: Normat Sociale

GLOBE

Janë nëntë dimensione kryesore të normave sociale që dolën nga projekti hulumtues GLOBE (Shih

House dhe bashkp., 2004). Në internet verzionin e pyetësorit të përdorur në këtë studim, në fillim të

çdo faqe është një fjali jo e plotë hyrëse “NË SHOQËRINË TIME”, DHE PJESËMARRËSI duhet të

Page 9: Struktura e Masave të Personalitetit

9

përgjigjet në shkallën 7 pikëshe të tipit të Likertit, që fillon nga 1 (fuqishëm pajtohem) deri te 7

(fuqishëm nuk pajtohem). Gjithsejtë 39 deklarata janë përdorë për të vlerësuar:

25. Shmangja e pasigurtë. Shembull: “Shumica e njerëzve bëjnë jetë shumë të strukturuara me disa

ngjarje të papritura”.

26. Orientimi i ardhshëm. Shembull (vlerësim i anasjelltë): “Shumica e njerëzve jetojnë më parë për

të tashmen se sa për të ardhmen”.

27. Distanca nga fuqia. Shembull: “Pritet që pasuesit do t’u nënshtrohen udhëheqësve pa asnjë

pyetje”.

28. Kolektivizmi institucional. Shembull: “Udhëheqësit e përkrahin lojalitetin e grupit edhe nëse

qëllimet individuale janë të prekura”.

29. Orientimi njerëzor. Shembull: “Njerëzit, në përgjithsi janë shumë tolerant ndaj gabimeve”.

30. Orientimi kah rezultati. Shembull: “Studentët inkurajohen që të mundohen për përmirësimin e

vazhdueshëm të rezultatit”.

31. Kolektivizmi grupor. Shembull: “Të punësuarit ndjejnë lojalitet të madh ndaj organizatës së tyre”.

32. Barazia gjinore. Shembull: (e vlerësuar anasjelltas): “Djemtë janë të inkurajuar më shumë se sa

vajzat që të sigurojnë edukim të lartë”.

33. Vendosmëria. Shembull: “Njerëzit, në përgjithsi janë dominantë në marrëdhëniet me njëri

tjetrin”.

Nga 39 njësitë e GLOBE, 20 janë poentuar anasjelltas, të ekuilibruar për çdo nën-shkallë.

Masat e Zgjërimit

Si plotësim i masave të pyetësorit nga katër fushat, nga çdo pjesëmarrës janë fituar edhe dy masa

kognitive (njohëse). Këto masa janë përdorë si zgjërim i variablave

në studimin aktual (p.sh., ato nuk do të përdoren me variablat e tjera në analizën faktoriale). Që të

dyja vet - raportohen:

34. GPA e lartë në shkollë.

35. Dukeqenëse disa prej pjesëmarrësve morrën ACT-in para SAT-it, këto rezultate të vonshme janë

siguruar nga mostra më e vogël prej N = 732 pjesëmarrës.

Rezultatet

Përshkrimet

Tabela 2 tregon statistikat përshkruese dhe α-t e Cronbach-ut për shkallët e përdorura në këtë

studim. Mesataret e përgjithshme dhe deviacionet standarde janë të krahasueshme me rezultatet e

raportuara në literaturë për instrumentet e njejta të përdorura në mostrat e ngjashme të studentëve

të kolegjeveiablat e. Për dallim nga katër variablat e GLOBE, vlerësimet e besueshmërisë janë më të

larta se .50 dhe, për këtë arsye, ato janë të pranueshme për qëllime të hulumtimit.

Analizat Korrelative

Matriksi korrelativ i është nënshtruar analizës faktoriale eksplorative duke përdorë procedurën

maksimalisht të pritshme dhe PRO – MAX rotacionin (matriksi korrelativ mund të sigurohet te autori).

Përfundimisht, tetë rrënjë latente ishin më të mëdha se sa një. Zgjidhja katër-faktoriele e paraqitur në

Tabelën 3 paraqitte 48.2% të variancës së përgjithshme. Zgjidhja e fundit nuk përmbante faktorët

njëshe dhe dyshe dhe siguron interpretimin e arsyeshëm dhe substancial. Vlera prerëse prej .30 është

përdorë në Tabelën 4 me qëllim të shmangjes së rrëmujës. Faktorët janë si vijon:

Faktori 1: Personaliteti/Sjellja Amorale Sociale

Ky është faktor bipolar që ka mbushje pozitive nga shkallët e personalitetit që masin Pajtueshmërinë

dhe Sinqeritetin, dhe nga shkallët e sjelljes sociale, Gamaizmi (besimet e demokracisë perëndimore).

Në polin negativ janë shkallët e sjelljes sociale të ashpërsisë, ligësisë, dhe betaizmit (motivet

politikisht jokorrekte të sjelljes) dhe deridiku mbushje më të ulëta nga shkallët e vlerave të fuqisë dhe

Page 10: Struktura e Masave të Personalitetit

10

hedonizmit. Interpretimi i shpejtë dhe sipërfaqësor i këtij faktori është “djali i mirë kundër djalit të

keq”. Dukeqenëse studimi kros-kulturor i Stankovit (aktualisht nën shqyrtim), që pjesërisht bazohet

në grupin e njejtë të variablave, flet se katër nga pesë shkallët e personalitetit kanë mbushje në këtë

faktor të njejtë, për shkaqe të konsistencës është e dobishme që poli pozitiv të emërtohet si

Personalitet. Dy shkallët e vlerave (fuqia dhe hedonizmi) treguan mbushje më të larta në këto të

dhëna se sa që treguan në analizat kroskulturore. Ato janë në përputhje me interpretimin tonë të këtij

faktori.

Dukeqenëse Stankov & Knezheviq (2005) i referohen ashpërsisë dhe ligësisë si sjellje “amorale”

sociale është e dobishme që këtë termin t’ia bashkangjitim polit negativ të këtij faktori.

© 2007 Hogrefe & Huber Publishers Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251

246 L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale

Tabela 2. Përshkrimet për shkallët e përdorura në këtë studim

Masat Nitems M SD α

5 Vizat e mëdha të personalitetit (IPIP):

1. Ekstraverzioni 10 3.26 .76 .79

2. Pajtueshmëria 10 3.86 .58 .72

3. Ndërgjegja 10 3.33 .59 .73

4. Neurotizmi 10 3.10 .71 .80

5. Sinqeriteti 10 3.60 .57 .74

Dimensionet e Sjelljeve (Anti-) Sociale (Stankov/Knezheviq):

6. Ashpërsia 20 2.63 .46 .80

7. Ligësia 20 2.54 .48 .78

Dimensionet e Sjelljeve Sociale (Saucier):

8. Alfaizmi 6 3.31 .83 .70

9. Betaizmi 8 2.30 .63 .65

10. Gamaizmi 8 3.64 .55 .70

11. Deltaizmi 6 3.12 .70 .57

12. Intervenimi Qeveritar 6 3.20 .55 .59

13. Vrazhdësia ndaj të huajve 6 2.97 .68 .67

Vlerat (Schwartz):

14. Fuqia 5 3.30 1.46 .79

15. Arritja 6 5.16 1.27 .85

16. Hedonizmi 3 4.67 1.53 .73

17. Stimulimi 3 4.51 1.49 .70

18. Vet-drejtimi 6 5.15 1.27 .83

Page 11: Struktura e Masave të Personalitetit

11

19. Univerzalizmi 8 4.60 1.34 .85

20. Dashamirësia 7 5.51 1.26 .87

21. Tradita 5 4.33 1.42 .71

22. Konformiteti 4 5.06 1.40 .76

23. Siguria 7 4.76 1.20 .81

24. Spiritualiteti 3 5.30 1.45 .65

Dimensionet e Normave Sociale (GLOBE):

25. Shmangia e pasigurisë 4 4.61 .76 .39

26. Orientimi i ardhshëm 5 4.34 .83 .46

27. Distanca nga fuqia 5 4.57 .96 .64

28. Kolektivizmi institucional 4 4.26 .80 .30

29. Orientimi njrëzor 5 4.27 1.02 .77

30. Orientimi kah suksesi 3 4.76 .88 .42

31. Kolektivizmi grupor 4 4.49 .89 .50

32. Egalitarizmi gjinor 5 3.52 .82 .51

33. Këmbëngultësia 4 4.66 .88 .61

34. GPA e Shkollës së mesme – 3.31 .71 –

35. SAT (vet-raportim) – 1114.36 244.884 –

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 247

Tabela 3. Matriksi i veçorive të Faktorëve (4-faktorët e rotuar me PROMAX pas ekstrakcionit maksimal

të mundshëm)

Masat Personaliteti/Sjelljet amorale sociale

Vlerat Normat Sociale Konzervativizmi

1. Ekstraverzioni

2. Pajtueshmëria .605

3. Ndërgjegja

4. Neurotizmi

5. Sinqeriteti .357 .333 –.391

6. Ashpërsia –.772

7. Ligësia –.879

8. Alfaizmi .694

9. Betaizmi –.770

10. Gamaizmi .526

11. Deltaizmi

12. Intervenimi i Qeverisë

13. Vrazhdësia ndaj të huajve .394

Page 12: Struktura e Masave të Personalitetit

12

14. Fuqia –.469 .559

15. Arritja .901

16. Hedonizmi –.368 .775

17. Stimulimi .800

18. Vet-drejtimi .947

19. Univerzalizmi .863

20. Dashamirësia .769

21. Tradita .578 .444

22. Konformiteti .616 .405

23. Siguria .808

24. Spiritualiteti .538

25. Shmangia e pasigurtë

26. Orientimi i ardhshëm

27. Distanca nga fuqia –.535

28. Kolektivizmi institucional

29. Orientimi njerëzor .731

30. Orientimi kah suksesi .457

31. Kolektivizmi grupor .403

32. Egalitarizmi gjinor .311

33. Këmbëngultësia

Interkorelacionet e faktorëve

Faktorët 1 2 3 4

1. Personaliteti/Sjellja Amorale Sociale –

2. Vlerat .19 –

3. Normat Sociale –.07 .05 –

4. Konzervativizmi .28 .33 .15 –

Vërejtje. Plotësimi i faktorëve më pak se .30 është anashkaluar.

© 2007 Hogrefe & Huber Publishers Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251

248 L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale

Tabela 4. Korelacionet ndërmjet rezultateve të katër-faktorëve dhe masave kognitive

Variabla Faktori 1: Personaliteti/Sjellja

Faktori 2: Vlerat Faktori 3: Normat sociale Faktori 4: Konzervativizmi

Amorale Sociale

34. GPAe lartë .22 –.01 –.01 –.08

35. SAT (vet-raportim) N = 732 .28 –.10 –.09 –.35

Page 13: Struktura e Masave të Personalitetit

13

Tabela 5. Dallimet gjinore në katër grupe të rezultateve të

Variabla Faktori 1: Personaliteti/Sjellja

Faktori 2: Vlerat Faktori 3: Normat sociale Faktori 4: Konzervativizmi

Amorale Sociale

Meshkuj (N = 436) –.325 –.143 .117 –.144

Femra (N = 738) .193 .085 –.070 .084

d e Kohen’it .518 .215 .187 .228

t-testi (df = 1,1172) 8.33** 3.75** .2.62** 3.40**

Vërejtje: Rezultatet e faktorëve janë në njësi standarde të rezultateve (do të thotë, mesatarja = 0; SD

= 1)

Tabela 6. Dallimet etnike në katër grupe të rezultateve

Variabla Faktori 1: Personaliteti/Sjellja

Faktori 2: Vlerat Faktori 3: Normat sociale Faktori 4: Konzervativizmi

Amorale Sociale

Të bardhë (N = 727) .092 –.117 –.060 –.107

Të zi (N = 239) –.276 .249 .087 .324

Hispanik (N = 91) .039 .213 .214 .151

Azian (N = 91) –.068 .265 .076 –.148

Të tjerë (N = 49) .078 –.070 –.084 –.054

F-test i (df = 4,1165) 5.70** 8.39** 1.687 (ns) 7.50**

Vërejtje: Rezultatet e faktorëve janë në njësi standarde të rezultateve (do të thotë, mesatarja = 0; SD

= 1)

Faktori 2: Vlerat

Të gjitha 11 shkallët e vlerave patën plotësim komplet në këtë faktor. Plotësimi i vetëm i vogël nga

fushat e tjera ishte shkalla e personalitetit për Sinqeritet.

Faktori 3: Normat Sociale (GLOBE)

Pesë nga nëntë shkallët e GLOBE (House dhe bashkp., 2004) plotësuan këtë faktor mbi .30, me

orientimin njerëzor si mbushjen më të lartë dhe distancën e fuqisë si mbushje negative. Asnjë masë

Page 14: Struktura e Masave të Personalitetit

14

nga fushat e tjera nuk patë plotësim në këtë faktor.

Faktori 4: Konzervatizmi

Ky është i vetmi faktor në baterinë aktuale që kalon nëpër tri nga katër fushat. Dy plotësime në këtë

faktor vinin nga shkallët e sjelljes sociale të Saucier-it: alfa (burimet religjioze të autoritetit) dhe

vrazhdësia ndaj të huajve. Për më shumë, këtë faktor e plotësuan edhe shkallët e Schwartz-it të

traditës dhe konformitetit si dhe viza e personalitetit e Sinqeritetit (negativ). Stankov dhe Lee (në

shtyp) gjetën se variabla nga fusha e normave sociale – orientimi njerëzor – pat plotësim të ulët në

faktorin e njejtë. Vlerat e traditës dhe konformitetit dhe sjellja sociale të kapura nga shkalla (burimet

religjioze të autoritetit) përbënin bërthamën e këtij faktori. Interkorelacionet e faktorëve janë

paraqitur poashtu në Tabelën 3. Të gjitha ishin më të ulëta se .33, duke indikuar se ekziston

ngjashmëri e vogël ndërmjet faktorëve dhe se nuk ekziston faktori i përgjithshëm i kulturës.

Konzervativizmi ndau sasi të vogël të mospërputhjes me faktorin e parë dhe të dytë.

Marrëdhënia ndërmjet Masave Kognitive dhe Variablave Demografike

Tabela 4 paraqet korelacionet ndërmjet katër grupeve të rezultateve të faktorëve si dhe variablat e

shtrira që dolën nga dy masat kognitive – GPA i vet-raportuar i lartë dhe SAT rezultatet 2. Vetëm dy

faktorë – personaliteti/sjelljet amorale sociale dhe konzervativizmi – patën korelacione të rëndësishme

me masat kognitive. Këto korelacione janë në pajtim me pritjet në kuptim që aftësia më e lartë

njohëse (kognitive) është e shoqëruar me nivele më të ulëta të sjelljes amorale sociale dhe të

dimensioneve konzervative.

Dallimet në madhësitë e korelacioneve të GPA së lartë dhe SAT reflektojnë të gjeturat tipike në

literaturë – GPA

1 Rezultatet e vet-raportuara SAT ishin në dispozicion për 732 pjesëmarrës. Pjesa e mbetur e mostrës

raporti rezultate ACT. Testi i fundit është konkurent më pak i njohur i SAT që është përdorë për

zgjedhjen me rastin e pranimit në disa kolegje të SHBA. Me këtë rast, unë nuk raportoi korelacionet e

ACT. Në përgjithësi, ACT tregon veçori të njejta të korelacioneve si edhe SAT.

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 249

ka tendencë që të jetë në korelacion me shumicën e variablave më pak se SAT. Kjo zakonisht

shpjegohet me faktin se GPA reflekton më parë shkathtësi kryesisht të ndryshme ndërsa SAT ka

spektër më të ngushtë. Përfunfimisht, këto të gjetura janë në pajtim me konstatimet se aftësitë më të

ulura, në mënyrë të moderuar, janë të shoqëruara me rezultate më të larta të konzervativizmit (shih

Jost, 2006).

Tabela 5 tregon mesataret aritmetikore për subjektet meshkuj dhe femra për të katër faktorët.

Ndonëse t – testet ishin që të gjithë signifikant, dallimi më i theksuar ishte në faktorin e parë

(personaliteti/sjellja sociale amorale Pjesëmarrësit femra kishin tendencë që të përkrahin më pak

sjelljet sociale amorale.

Dallimi në tre faktorët e tjerë, ndonëse signifikant në aspektin statistikor, duket se ka më pak rëndësi

praktike. Pjesëmarrëset femra ishin më pak dogmatike dhe u jepnin më pak rëndësi vlerave. Ato

poashtu kishin tendencë që me ma pak entuziazëm se sa meshkujt të përkrahin deklaratat mbi

Page 15: Struktura e Masave të Personalitetit

15

normat sociale.

Tabela 6 paraqet mesataret aritmetikore për grupe të ndryshme etnike të paraqitura në mostrën tonë.

Ekziston dallim i vogël ndërmjet grupeve të “Të bardhëve” dhe “Të tjerëve” – për të gjitha qëllimet

praktike kategoria “Të tjerët” ishite e njejtë me grupin “Të bardhët”. Siç mund të pritet nga mostra e

një shteti të vetëm, dallimet ndërmjet grupeve etnike sa u përket faktorëve të normave sociale nuk

janë signifikante. Pjesëmarrësit Afrikan-Amerikan mbështetën sjelljet sociale amorale më shumë se sa

tri grupet e tjera (dhe më pak deklaratat “e mira” vet-vlerësuese mbi personalitetin). Ata poashtu

shprehën mbështetje më të fuqishme të deklaratave konzervative.

Në anën tjetër, grupi i pjesëmarrësve të Bardhë, i dha më pak rëndësi vlerave se sa grupet e tjera

etnike.

Diskutim i Përgjithshëm

Ekziston një mori e studimeve në literaturë që përfshijnë të katër fushat e mbuluara në këtë punim

(do të thotë, fushat e personalitetit, sjelljeve sociale, vlerave, dhe normave sociale). Kur çdo fushë

studjohet veçmas ose madje kur njëra shoqërohet me tjetrën, gjithmonë ekziston një indikator mbi

dallimet e konstrukteve që përfshijnë çdo fushë. Psikologët janë mësuar që për çdo fushë të mendojnë

thuase është e përbërë nga nënfushat dhe për këtë ata kanë zhvilluar, zakonisht kanë elaboruar,

teoritë psikologjike mbi natyrën e tyre. Subjektivisht dhe në pajtim me disa të dhëna empirike, duket

se ekziston përputhshmëri ndërmjet fushave gjq që sygjeron se, për shembull dimensioni i arritjes i

vlerave është në korelacion me Ekstroverzionin (Roccas dhe bashkp. 2002). Studimi aktual është

dizajnuar që të shqyrtojë ngjashmëritë e mundshme ndërmjet fushave. Si rezultat, vetëm njëri faktor

– konzervativizmi – përmbledhë variancën (mospërputhjen) nga nga fushat e ndryshme. Ky faktor kap

nënkonstruktet nga fushat e ndryshme dhe përmbledhë nevojën univerzale për siguri në dritën e një

bote vazhdimisht të ndryshueshme (dhe ndoshta kërcënuese) sociale. Gjetja më befasuese e

studimeve aktuale është ekzistimi i tre faktorëve që kapin nënfushat e ndryshme të personalitetit,

sjelljeve amorale sociale, vlerave dhe normave sociale

Faktori i parë vë në kontrast personalitetin dhe sjelljet amorale sociale. Siç është raportuar nga

Saucier (2000) dhe Stankov (në shqyrtim), dy polet e këtij faktori mund të ndahen në dy faktorë të

ndryshëm. Kështuqë, ajo që në fillim e kemi konceptualizuar si “fushë” u shndërrua në faktorë ose në

dimensione të gjëra të dallimeve individuale. Ky rezultat ka implikime për të kuptuarit e proceseve

psikologjike që janë të përfshira në veprimet tona me botën sociale.

Si e Shohim Ne Botën Tonë? Shtresimet Brenda – Jasht të Interaksioneve Sociale

Dalja në pah e faktorëve të ndërlidhur me fusha në këtë studim është në pajtim me këndvështrimin,

në vijim, të interaksioneve sociale njerëzore. Në një nivel të analizës, ne dukemi se jemi racional dhe

se jemi në gjendje të bëjmë dallimin ndërmjet mënyrës se si jemi (personaliteti), mënyrave se si

merremi me ata që na kanë lënduar (sjelljet sociale amorale), mënyrave se si ne mendojmë afatgjatë

(vlerat), dhe mënyrave se si e marrim parasysh mjedisin social (normat sociale). Ne dallojmë

varësisht nga ajo se cilës fushë dhe nënfushave të saj i japim më shumë rëndësi; mirëpo, në mendjet

tona, ne arrijmë që të bëjmë dallimin ndërmjet tyre. Prandaj, në rrafsh të gjërë, duket se ekzistojnë

katër (ose ndoshta tri) shtresa që janë të ndara por të cilat bashkjetojnë me njëra tjetrën. Për to

mund të mendohet si shtresa që emitojnë nga brendia e kokave tona në botën e jashtme sociale; ne

njerëzit nuk mund të shohim botën në asnjë mënyrë tjetër përveç nga brenda – jasht. Ato janë:

1. Vizat e personalitetit, të përcaktuara me deklaratat që përshkruajnë mënyrën se si ne “mendojmë,

ndjejmë, ose veprojmë”;

2. Sjelljet sociale, të përcaktuara me deklaratat që nxisin shprehjen e besimeve ndaj të e vërtetës,

reales, ose të mires, në situatat sociale (Saucier, 2000);

3. Vlerat që udhëheqin me parimet afat-gjata të jetës sonë, dhe

4. Normat sociale që përfshijnë besimet tona (ose percepcionet) ndaj asaj, që shoqëria në të cilën

jetojmë e përkrah.

Page 16: Struktura e Masave të Personalitetit

16

Në jetën tonë të përditshme, vizat e personalitetit janë përcaktueset kryesore të sjelljes. Këto viza,

janë të përcaktuara në mënyrë biologjike, më shumë se të tri fushat e tjera. Të afërta, dhe më shumë

ose më pak të ndërlidhura me vizat e personalitetit janë sjelljet sociale amorale. Ato, poashtu, luajnë

rolet e tyre në jetën tonë të përditshme krahas interaksioneve tona me qeniet e tjera njerëzore me të

cilat shoqërohemi. Sistemet e vlerave janë të kyçura në interaksionet e menjëhershme sociale në

mënyrë indirekte dhe vetëm rastësisht. Së fundi, normat sociale janë spostuar nga jeta jonë e

përditshme edhe më shumë se më parë, ato nganjëherë veprojnë si kontrolla të pavetëdijshme mbi

sjelljen tonë, dhe të shumtën bëhen të dukshme vetëm atë herë kur krahasohen dhe vehen në

kontrast me sjelljet e njerëzve të shoqërive të tjera; efektet e tyre janë uniforme (të njejta) për

anëtarët e shoqërisë së dhënë. Kjo strukturë bëhet e dukshme vetëm atëherë kur

© 2007 Hogrefe & Huber Publishers Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251

250 L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale

masat tona përfshijnë që të katër fushat. Rradhitja pasuese në formë të kaskadës e

fushave/dimensioneve (shih figurën 1) përshkruan rolin në rritje të katër fushave në interaksionet e

përditshme sociale.

Brenda Jasht

(Vizat e personalitetit )

(Sjelljet Anti sociale )

(Sistemet e vlerave )

(Normat Sociale )

Figura 1. Interaksionet e përditshme sociale.

Kierarkia e cunguar

Në kuptim të ngusht, do të thotë, brenda secilës fushë, ne mund të dallojmë dimensione të ndryshme

– siç është sygjeruar nga shumica e hulumtimeve paraprake të këtyre katër fushave. Struktura duket

të jetë kierarkike dhe e ngjashme me strukturën e aftësisë të përcaktuar me teorinë e fluidit (Gf) dhe

inteligjencës së kristalizuar (Gc). Çdonjëra nga 33 shkallët e përdorura në këtë studim mund të shihet

si faktorët primar të aftësisë ndërsa faktorët e gjërë/fushat të studimit aktual kanë afinitet ndaj

faktorëve të rendit të dytë të teorisë Gf/Gc. Ashtu si edhe te teoria e fundit, bëhet fjalë për kierarki të

cunguar, sepse duke pas parasysh interkorelacionet e ulëta ndërmjet faktorëve, nuk ekziston faktor (i)

gjithëmbulues psikologjik i kulturës i rendit të lartë.

Si rezultat, studimi aktual nuk e sfidon punën e mëparshme brenda katër fushave. Të gjitha përveç tri

shkallëve duket se kanë kualitete të kënaqshme psikometrike përkundër numrit relativisht të vogël të

njësive në shumicën e shkallëve. Prandaj, format aktuale të shkallëve mund të përdoren me

besueshmëri të konsiderueshme në të ardhmen.

Konzervativizmi dhe Dallimet Grupore

Faktori i konzervativizmit dallonte nga faktorët e tjerë me atë se plotësohej nga të katër fushat. Ne

pritëm më shumë faktorë të kësaj natyre në studimin aktual. Në bazë të të dhënave kros-kulturore,

që i kemi mbledhur deri më tani, mund të priten dallime të vogla me mostra të ndryshme të

pjesëmarrësve – struktura në rajonet e ndryshme të botës është e njejtë me atë që është raportuar

këtu (Stankov & Lee, në botim). Ndoshta ndryshimet e ardhshme në përbërjen e baterisë së testeve

do të qojnë te më shumë faktorë që kalojnë nëpër të gjitha fushat. Të gjeturat tona të dallimeve

grupore nuk e sfidojnë përshtypjen e mësipërme të dallimeve individuale. Siç pritej, pjesëmarrësit

meshkuj përkrahën më fuqishëm sjelljet sociale amorale. Ndonëse signifikant në aspektin statistikor,

Page 17: Struktura e Masave të Personalitetit

17

ndikimi i gjinisë në vlera, norma sociale, dhe faktorët e konzervativizmit ishte relativisht i ulët.

Pjesëmarrësit e bardhë kishin tendencë që t’u japin më pak rëndës vlerave krahasuar me grupet e

tjera etnike. Studentët Afriko-Amerikan, në anën tjetër, përkrahën më fuqishëm sjelljet sociale

amorale dhe qëndrimet konzervative.

Korelacionet me masat zgjëruese të aftësisë kognitive nuk e sfidojnë as përshtypjen e mësipërme mbi

dallimet individuale. Korelacionet negative ndërmjet aftësisë kognitive dhe konzervativizmit janë

raportuar në literaturë dhe e njejta gjë vlenë edhe për sjelljet amorale sociale (Bou- chard dhe

bashkp., 2003; shih poashtu Jost, 2006).

Lëshimet e Mundshme Metodologjike dhe Puna e Ardhshme

Në studimin e veçantë kroskulturor të bazuar në grupin e njejtë të variablave sikur ato të paraqitura

këtu, Stankov (nën shqyrtim) konsideroi kufizime të ndryshme të mundshme metodologjike ndaj të

dhënavë të raportuara në punimin aktual. Ato përfshijnë:

(1) stabilitetin struktural të rezultateve faktor-analitike, (2) efektet moderuese të aftësisë gjinore dhe

kognitive në strukturën faktoriele, (3) rendin e prezentimit të instrumenteve, (4) spektrin e vlerave të

shkallës së Likertit dhe ndikimet e tyre të mundshme në strukturën faktoriele, (5) mbizotërimi i numrit

të mostrave nga fusha e vlerave krahasuar me fushat e tjera të mbuluara në këtë studim, dhe (6) të

ipsatizohet ose jo.

Fakti se rezultatet e raportuara nga Stankov (nën shqyrtim), dhe për këtë shkak, të dhënat e studimit

aktual mund të shpjegohen në aspektin e lëshimeve metodologjike, është i parëndësishëm. Puna në të

ardhmen duhet të zgjërojë fushat duke inkorporuar masat që janë mostruar dobët në studimin aktual.

Ato, në mes të tjerave përfshijnë masat e religjiozitetit dhe aksiomave sociale (Leung & Bond, 2004).

Mirënjohjet

Të dhënat për këtë studim janë mbledhur derisa autori ishte në ETS. Mendimet e paraqitura në këtë

punim janë të autorit, jo të ETS. Unë i jam falenderues Walter Emmer- ich, Gerard Saucier, dhe Larry

Stricker për shqyrtimin e dobishëm të njërit prej drafteve të mëhershme të këtij punimi, si dhe Bill

Monaghan dhe Jen Minsky për ndihmën e tyre gjatë editimit.

Referencat

Bouchard, T.J. Jr., Segal, N.L., Tellegen, A., McGue, M., Keyes, M., & Krueger, R. (2003). Evidence for

the construct validity and heritability of the Wilson-Patterson conservatism scale: A reared-apart twins

study of social attitudes. Personality and Individual Differences, 34, 959–969

De Luque, M.S., & Javidan, M. (2004). Uncertainty avoidance. In R.J. House, P.J. Hanges, M. Javidan,

P.W. Dorfman, & V. Gupta (Eds.), Culture, leadership, and organizations: The GLOBE study of 62

societies (pp. 603–654). Thousand Oaks, CA: Sage.

Dollinger, S.J., Leong, F.T.L., & Ulicni, S.K (1996). On traits and

Journal of Individual Differences 2007; Vol. 28(4):240–251 © 2007 Hogrefe & Huber Publishers

L. Stankov: Masat e Personalitetit, Sjelljet Sociale, Vlerat, dhe Normat Sociale 251

values: With special reference to openness to experience. Jour-nal of Research in Personality, 30, 23–

41.

Eysenck, H.J. (1954). The psychology of politics. London: Routledge and Kegan Paul.

Eysenck, H.J. (1961). Personality and social attitudes. Journal of Social Psychology, 53, 243–248.

Page 18: Struktura e Masave të Personalitetit

18

Hofstede, G. (2001). Culture’s consequences: Comparing values, behaviors, institutions, and

organizations across nations (2nd ed.). London: Sage.

House, R.J., Hanges, P.J., Javidan, M., Dorfman, P.W., & Gupta, V. (2004). Culture, leadership, and

organizations The GLOBE study of 62 societies. Thousand Oaks, CA: Sage.

Jost, J.T. (2006). The end of the end of ideology. American Psychologist, 61, 651–670.

Knezevic, G. (2003). Koreni amoralnosti [The roots of amorality]. PhD thesis, University of Belgrade.

Leung, K., & Bond, M.H. (2004). Social axioms: A model for social beliefs in multicultural perspective.

Advances in Exper - imental Social Psychology, 36, 119–197.

Luk, C.L., & Bond, M.H. (1993). Personality variation and values endorsement in Chinese university

students. Personality and Individual Differences, 14, 429–437.

McCrae, R.R., & Allik, J. (2002). The five-factor model of personality across cultures. Neë York:

Kluwer.

Roccas, S., Sagiv, L., Schëartz, S.H., & Knafo, A. (2002) The Big Five personality factors and personal

values. Personality and Social Psychology Bulletin, 28, 789–801.

Rokeach, M. (1973). The nature of human values. New York: The

Free Press.

Saucier, G. (2000). Isms and the structure of social attitudes. Jour- nal of Personality and Social

Psychology, 78, 366–385.

Saucier, G. (2005). A brief measure of the four factors in the survey of dictionary-based isms (SDI).

Unpublished paper.

Saucier, G., & Goldberg, L.R. (2002). Assessing the Big Five:

Applications of 10 psychometric criteria to the development of marker scales. In B. de Raad & M.

Perugini (Eds.), Big Five assessment (pp. 29–5 . Göttingen: Hogrefe & Huber.

Schwartz, S.H. (2003). Basic human values: Their content and structure across cultures. In A. Tamayo

& J. Porto (Eds.), Valo- res e trabalho [Values and work]. Brasilia: Editora Universi- dade de Brasili.

Schwartz, S.H., & Bardi, A. (2001). Value hierarchies across cul- tures: Taking a similarities

perspective. Journal of Cross Cul- tural Psychology, 32, 268–290.

Schwartz, S., & Boehnke, K. (2004). Evaluating the structure of human values with confirmatory

factor analysis. Journal of Research in Personality, 38, 230–255.

Stankov, L. (1977) Some experiences with the F-scale in Yugo- slavia. British Journal of Social and

Clinical Psychology, 16, 111–121.

Stankov, L. (under review). Psychological aspects of culture.

Stankov, L., & Knezevic, G, (2005). Amoral social attitudes and value orientations among Serbs and

Australians. Australian Journal of Psychology. 57, 115–129.

Stankov, L., & Lee, J. (in press). Dimensions of cultural differ- ences: Pancultural, etic/emic, and

ecological approaches.

Yik, M.S.M., & Tang, C.S. (1996). Linking personality and val- ues: The importance of a culturally

relevant personality scale. Personality and Individual Differences, 21, 767–774.

Lazar Stankov

84 Jefferson Rd

Princeton, NJ 08540

USA

E-mail [email protected]