STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013...

26
ALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME 1 STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 - 2017

Transcript of STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013...

Page 1: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

1

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMININSTITUCIONAL

2013 - 2017

Page 2: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

2

“Albanian University” përfaqëson një nga alternativat serioze, të besueshme,profesionale dhe konkurruese në rrjedhën e zhvillimeve të shumta të Arsimit të Lartë që synontë ofrojë standarde, cilësi, përgatitje bashkëkohore dhe përshtatje me tregun e punës.

Institucioni është i orientuar drejt vlerave dhe formave të reja të kërkim-zhvillimit, duke synuartë formojë specialist të zotë që marrin përsipër e u përgjigjen me dinjitet sfidave të të jetuarit nënjë shoqëri të hapur.

“Albanian University” ka si kolona të forta për besim dhe sukses orientimin drejt HapësirësEvropiane të Arsimit të Lartë, profesionalizmin e përkushtimin e shkallës së lartë,bashkëpunimin dhe partneritetin e vazhdueshëm e të pandërprerë me studentët dhe faktorët etjerë që motivojnë dhe nxisin progres.

Institucioni krijon mundësi të mëdha për arritjen e potencialeve të plota fizike, intelektuale,emocionale, sociale dhe shpirtërore që nevojiten në një botë pa kufij.

Kjo strategji hartohet me qëllim për të qenë e pajtueshme me prirjet kryesore të zhvillimit të ALnë Evropë dhe në botë, dhe në veçanti, me procesin e Bolonjës. Qëllimi i saj është tëpërmirësojë Albanian University, në drejtime të ndryshme, në mënyrë që ky Institucion tëradhitet mes Institucioneve cilësore të Arsimit të lartë në Hapësirën Evropiane të Arsimit tëLartë.Strategjia është në përputhje me Ligjin për Arsimin e lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim tëtij, me Strategjinë kombëtare për Arsimin e lartë, 2008 -2013, Statutin dhe Rregulloret eInstitucionit.

Strategjia është fryt i një bashkëpunimi serioz midis bordit administrativ dhe niveleve më tëlarta akademike. Strategjia përbën bazën e një plani veprimi me detyra të programuara përzbatim deri në vitin 2017.

Strategjia përfshin gjerësisht ndjekjen e orientimeve kryesore me rëndësi për sukses në tëardhmen. Këto drejtime strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash tëndërlidhura.

MISIONI I ALBANIAN UNIVERSITY.

Universiteti ka për mision kryesor:

1. Të krijojë, të zhvillojë, të përhapë, të konsolidojë dhe të mbrojë një bazë të gjerë e tëpërshtatshme dijesh në shërbim të vendit me anë të mësimdhënies, të kërkimit shkencor sidhe shërbimeve të tjera në shkencat mjekësore, juridike, ekonomike, shoqërore, teknike,arkitektonike, inxhinierike dhe natyrore, në përshtatje me zhvillimet shoqërore dheekonomike në vend;

Page 3: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

3

2. Të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e standardeve të demokracisënëpërmjet edukimit të studentëve për një jetë qytetare aktive;

3. Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi dhe atij rajonal në veçantinëpërmjet formimit të një force pune të kualifikuar;

4. Të ndihmojë brezat e rinj në përmbushjen e aspiratave të tyre për zhvillim;

5. Të ridimensionojë arsimin universitar dhe zhvillimin e programeve kërkimore.

PARIMET BAZË MBI TË CILAT MBËSHTETET “ALBANIAN UNIVERSITY” NËREALIZIMIN E MISIONEVE TË TIJ.

Në realizimin e misioneve të tij, universiteti vepron në respekt të të drejtave themelore tënjeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kartat, Deklaratat dheKonventat evropiane dhe ndërkombëtare.

Universiteti promovon zhvillimin e lirë të studimit, procesit mësimor dhe të kërkimitshkencor, bashkëpunimin në shkallë të gjerë me institucione të arsimit të lartë dhe të kulturës,kombëtare dhe ndërkombëtare; hapjen ndaj komunitetit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar;bashkëpunimin me administratën shtetërore; raportin e frytshëm bashkëpunues me ndërmarrjetdhe bizneset, me botën e punës dhe të profesioneve, me veprimtaritë jofitimprurëse dhevullnetare.

Universiteti është i pavarur nga çdo lloj orientimi ideologjik, politik apo fetar; vepron nëpërputhje dhe në respekt të parimeve kushtetuese dhe të dispozitave ligjore në fuqi; garantonlirinë e studimit, të mësimdhënies dhe të kërkimit të lirë shkencor.

Universiteti aspiron përmbushjen e misionit të tij arsimor në frymën e lirisë dhe të respektit tëdinjitetit human, pluralizmit të ideve, transparencës së procedurave, si dhe promovon mendimine lirë të pedagogëve dhe studentëve duke u siguruar mundësi të barabarta për punësim dhestudim.

Albanian University ofron përgatitje dhe diplomim të studentëve për një spektër të gjerënjohurish, të domosdoshme për zhvillimin e karrierës së ardhme, dhe që krijon mundësi përnxitjen e pasionit për rinovim njohurish përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës. Studentët në këtëinstitucion përgatiten për një botë në ndryshim, si kontribuues përmes dijeve dhe përmesshërbimit.

Page 4: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

4

Duke ndjekur zhvillimet arsimore, shkencore, ekonomike e shoqërore në vend dhe jashtë tij,AU është e angazhuar për respektimin dhe ruajtjen e vlerave që lidhen me diversitetin eelementëve etnikë, socialë dhe kurrikularë duke pasqyruar një vetëdije globale.

Kështu, Albanian University mbetet i hapur për të rekrutuar studentë të kategorive të ndryshmeshoqërore dhe nacionale duke bërë kujdes që të mbetet i angazhuar për të përsosur procesinmësimor, kërkimin shkencor, edukimin qytetar e kulturor, në funksion të ofrimit të një shërbimipublik për të gjithë, në një shoqëri të hapur.

Albanian University beson në përgatitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve, si kolonatë nevojshme për të shërbyer në shoqëri si qytetarë të shkolluar dhe të kualifikuar. Dukevlerësuar e zbatuar eksperienca të traditës për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, AU mbështetdhe nxit rrugë e metoda të reja për zhvillimin profesional e kulturor të studentëve. Për këtëqëllim, krijohen mundësi të shumta edhe në bashkëpunim me Këshillin Studentor për praktikamësimore, programe kulturore dhe artistike, si dhe për pjesëmarrje në veprimtari çlodhëse e tëdobishme për publikun dhe në shërbim të komunitetit.

Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit, ky institucion synon të përdorë njohuritëqë transmeton tek studentët për të ndryshuar të ardhmen e jetës së tyre, duke kontribuar kështupër një shoqëri produktive dhe të begatë.

Për përmbushjen e misionit të tij, institucioni ofron një ofertë akademike elastike dhe tëmbështetur nga epërsia në mësimdhënie dhe mësim nxënie, duke krijuar një pjesëmarrje aktivetë studentëve, kërkim shkencor të zbatuar me njohje dhe ndikim brenda vendit, bashkëpunimme biznesin dhe sipërmarrjet, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesinlidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Albanian University ka si kolona të forta për besim dhe sukses: orientimin drejt HapësirësEvropiane të Arsimit të Lartë, profesionalizmin e përkushtimin, bashkëpunimin dhepartneritetin e vazhdueshëm e të pandërprerë me studentët dhe faktorët e tjerë që motivojnë dhenxisin progres.

Objektivat strategjike për realizimin e misionit të Universitetit në pesë vitet e ardhshme do tëpërqendrohen në drejtimet e mëposhtme:

1. Organizimin Institucional;2. Mësimdhënien, kurrikulat dhe mësimnxënien;3. Kërkimin shkencor;4. Sigurimin e brendshëm të cilësisë;5. Veprimtaritë shërbyese;6. Marrëdhëniet me jashtë.

Page 5: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

5

Objektivi 1: ORGANIZIMI INSTITUCIONAL.

Kuadri institucional aktual në Albanian University kërkon t’i përgjigjet zhvillimeve tëkohës. Aktualisht Institucioni kontribuon, por do të vazhdojë akoma më shumë të kontribuojënë zhvillimin e vendit në përgjithësi dhe në atë rajonal në veçanti nëpërmjet konsolidimit dhezhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të Institucionit. Aktualisht vepron AlbanianUniversity me seli qendrore në Tiranë, i ndarë në tre fakultete dhe filiali i Beratit, ku ofrohenprograme studimi të tre Fakulteteve. Gjithashtu edhe në qytetin e Fierit, Albanian UniversityKa hapur nje filial te ri

Programet e studimit si në Filialin e Beratit, ashtu dhe në Filialin e Fierit, pikërisht në kuadër tëkontributit në zhvillimin rajonal të këtyre qarqeve do të ofrohen me çmime të ulta, tëpërballueshme për pjesën më të madhe të shoqërisë. Objektiv i dy filialeve është zgjerimi nëmadhësi, në numrin e programeve të studimit të ofruara, në rritjen e kapaciteteve institucionale,në mënyrë që këto institucione të mund të orientojnë, në forma sa më efikase, veprimtarinë etyre drejt zhvillimit rajonal të qarqeve përkatëse.

Programet e ofruara aktualisht në Albanian University, Filiali i Beratit

Financë - bankë BachelorShkenca juridike BachelorShkenca politiko- administrative BachelorPsikologji e përgjithshme BachelorAdministrim biznesi BachelorTeknologji informacioni BachelorInxhinieri kompjuterike BachelorInxhinieri mekatronike BachelorInfermieri BachelorMësuesi për arsimin parashkollor BachelorMësuesi për arsimin shkollor BachelorGjuhë angleze BachelorInxhinieri elektrike BachelorDesign BachelorFizioterapi BachelorPedagogjia (me 2 profile) Master ProfesionalPsikologjia klinike Master ProfesionalMenaxhim bankar dhe financiar Master ProfesionalAdministrim biznesi Master Profesional

Page 6: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

6

Programet që planifikohen të hapen brenda pesëvjeçarit të ardhshëm në Filialin e Beratit

Marrëdhënie ndërkombëtare (2 profile) Master shkencorAdministrim publik (2 profile) Master shkencorShkenca juridike (5 profile) Master shkencorMenaxhim bankar Master shkencorAdministrim biznesi Master shkencorShkenca komunikimi (3 profile) Master shkencorTeknologji informacioni, Master shkencorInxhinieri kompjuterike, Master shkencorInxhinieri elektronike, Master shkencorInxhinieri mekatronike Master shkencorInxhinieri elektrike Master shkencorE drejte penale Master ProfesionalE drejte private Master ProfesionalMarrëdhënie ndërkombëtare, pol. e jashtme dhe diplomaci

Master ProfesionalQeverisje dhe administrim publik Master ProfesionalStudime mbi sigurinë Master ProfesionalAdministrim biznesi Master ProfesionalMenaxhim financiar dhe bankar Master ProfesionalPsikologji Shkollore Master ProfesionalPsikologji e Burimeve Njerëzore Master ProfesionalPsikologji Ligjore Master shkencorPsikologji Zhvillimi dhe Shkollore Master shkencorKëshillim Psikologjik Master shkencorInfermieri kirurgjikale Master ProfesionalPsikologji klinike Master shkencor

Ndryshimi në Strukturën Institucionale.

Aktualisht ky Universitet menaxhohet nga strukturat drejtuese të Albanian University nëTiranë, pasi është i vështirë rekrutimi i një stafi akademik drejtues nga rajoni i Beratit, pasikriteret për këtë staf kërkojnë kualifikime në tituj akademikë dhe grada shkencore. AlbanianUniversity ndër objektivat e tij përfshin dhe kualifikimin e stafit të Universitetit të Beratit(nëpërmjet programeve të studimit të doktoratës që do të hapen në selinë e Tiranës, si dhenëpërmjet financimit të kualifikimeve të stafit akademik jashtë vendit). Do të jetë ky staf i cilido të përbëjë më pas struktura të qëndrueshme, në nivel lokal, të Universitetit të Beratit.Mendojmë se ky do të jetë një ndryshim shumë cilësor i cili do të rrisë dukshëm cilësinë e këtijInstitucioni dhe mundësinë e përmbushjes më së miri të misioneve të tij.

Page 7: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

7

Shkurtimisht: Në nivel qendror, Rektorati do të përbëhet nga Rektori, Zv- Rektorët dheKancelari i përgjithshëm, të cilët do të jenë personalitete të shquara në fushën e tyre dhe do tëangazhohen me kohë të plotë në Universitetin e Beratit.

Çdo Fakultet do të ketë strukturat e tij – Dekan, Departament, Qendër Kërkimore, Kancelar dheSekretari Mësimore. Disa nga këto struktura janë krijuar që tani. Gjatë viteve të ardhshme do tëshkohet drejt konsolidimit të strukturave ekzistuese dhe plotësimit me strukturat e reja të cilatdo të funksionojnë me staf të punësuar me kohë të plotë pranë tyre.

Filiali në qytetin e Fierit.

Fillimisht ky Filial do të menaxhohet në nivel qendror, nga strukturat drejtuese tëAlbanian University të cilat përcaktohen qartë në Statutin e Institucionit. Arsyeja mbetetvështirësia në rekrutimin e një stafi akademik drejtues nga rajoni përkatës, pasi ky staf kërkonkualifikime në tituj akademikë dhe grada shkencore. Në një moment të dytë, edhe ky filial do tëketë strukturat e tij në vend ashtu siç po ndodh edhe me Filialin e Beratit. (Albanian Universityndër objektivat e tij përfshin dhe kualifikimin e stafit të Universitetit të Fierit (nëpërmjetprogrameve të studimit të doktoratës që do të hapen në selinë e Tiranës si dhe nëpërmjetfinancimit të kualifikimeve të stafit akademik jashtë vendit).

Lidhur me programet e studimit që planifikohen të hapen në Filialin e Fierit

Financë - bankë BachelorShkenca juridike BachelorShkenca politiko- administrative BachelorPsikologji e përgjithshme BachelorAdministrim biznesi BachelorTeknologji informacioni BachelorInxhinieri kompjuterike BachelorInxhinieri elektrike BachelorInxhinieri mekatronike BachelorInfermieri BachelorMësuesi për arsim parashkollor BachelorMësuesi për arsim fillor BachelorGjuhë angleze BachelorDesign BachelorFizioterapi BachelorMarrëdhënie ndërkombëtare (2 profile) Master shkencorShkenca administrative (2 profile) Master shkencorShkenca juridike (5 profile) Master shkencorMenaxhim bankar Master shkencorAdministrim biznesi Master shkencorShkenca komunikimi (3 profile) Master shkencor

Page 8: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

8

Teknologji informacioni, Master shkencorInxhinieri kompjuterike, Master shkencorInxhinieri elektronike, Master shkencorInxhinieri mekatronike Master shkencorE drejte penale Master ProfesionalE drejte private Master ProfesionalMarrëdhënie ndërkombëtare, pol. e jashtme dhe diplomaci Master ProfesionalQeverisje dhe administrim publik Master ProfesionalStudime mbi sigurinë Master ProfesionalAdministrim biznesi Master profesionalMenaxhim financiar dhe bankar Master profesionalPsikologji Shkollore Master ProfesionalPsikologji Ligjore Master shkencorPsikologji Zhvillimi dhe Shkollore Master shkencorKëshillim Psikologjik Master shkencorPedagogjia (me 2 profile) Master ProfesionalInfermieri kirurgjikale Master Profesional

Struktura e Albanian University në Tiranë

Edhe struktura e Albanian University në Tiranë do të pësojë disa ndryshime në kuadër tëpërmbushjes më të suksesshme të misioneve të Institucionit. Ndryshimet do lidhen me:

1. Zgjerimin dhe ofrimin e një shumëllojshmërie programesh studimi në përputhje me nevojate zhvillimit perspektiv të vendit. Ofrimi i një shumëllojshmërie programesh studimi do tësjellë si rrjedhojë dhe strukturimin e departamenteve të reja apo konsolidimin dhe zhvillimine mëtejshëm te departamenteve ekzistuese.

Programet aktuale të ofruara në Albanian University, Tiranë.

Stomatologji Master shkencorFarmaci Master shkencorArkitekturë Master shkencorFinancë-bankë BachelorShkenca juridike BachelorShkenca politiko- administrative BachelorPsikologji e përgjithshme BachelorAdministrim biznesi BachelorTeknologji informacioni BachelorInxhinieri kompjuterike BachelorInxhinieri elektronike BachelorInxhinieri mekatronike BachelorInfermieri BachelorFizioterapi Bachelor

Page 9: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

9

Design BachelorMarrëdhënie ndërkombëtare (2 profile) Master shkencorAdministrim publik (2 profile) Master shkencorShkenca juridike (5 profile) Master shkencorMenaxhim bankar Master shkencorAdministrim biznesi Master shkencorShkenca komunikimi (3 profile) Master shkencorPsikologji klinike Master shkencorTeknologji informacioni, Master shkencorInxhinieri kompjuterike, Master shkencorInxhinieri elektronike, Master shkencorInxhinieri mekatronike Master shkencorE drejtë penale Master profesionalE drejtë private Master profesionalMarrëdhënie ndërkombëtare, pol. e jashtme dhe diplomaci

Master profesionalQeverisje dhe administrim publik Master profesionalStudime mbi sigurinë Master profesionalMenaxhim biznesi Master profesionalMenaxhim financiar dhe bankar Master profesionalPsikologjia klinike Master profesionalPedagogjia (me 2 profile) Master profesional

Aktualisht në Albanian University janë hapur programet e studimit të ciklit të tretë“specializime në stomatologji” si më poshtë:

1. Endodonti,2. Protetikë,3. Kirurgji Orale,4. Kirurgji Oro-Maksilo-Faciale,5. Ortodonci,6. Dentistri Pediatrike,7. Implantologji,8. Periodontologji

Gjatë pesë viteve të ardhshme mendohet të ngrihet një klinikë e posaçme e cila do të jetë qendërstudimi dhe kërkimi për këto programe mësimore.

Edhe në lidhje me programet e studimit që janë aktive, Institucioni do të impenjohet nëdrejtimin e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të konsolidimit të planit dhe programeve

Page 10: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

10

mësimore në përputhje me objektivat e formimit, problemet e vërejtura në zbatim dhe “feed-back” të marrë nga studentët.

Programet që planifikohet të ofrohen brenda pesë viteve të ardhshme akademike nëAlbanian University, Tiranë.

Do të aktivizohen programet e studimit të doktoratës në drejtimet e mëposhtme:

1. Financë2. E drejtë evropiane e kontratave3. E drejtë dhe procedurë penale4. Psikologji klinike5. Shkenca administrative6. Marrëdhënie ndërkombëtare,7. “Arkitekturë, energjia dhe zhvillimi i territorit”,8. Farmaci klinike,9. Stomatologji.

Hapja e këtyre programeve të studimit do të shoqërohet me hapjen e shkollës doktorale.

Gjithashtu, pranë Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme do të hapen programet e ciklittë dytë në drejtimet e mëposhtme:

1. Master Profesional në Psikologji Shkollore2. Master i Shkencave në Psikologji Ligjore3. Master i Shkencave në Psikologji Zhvillimi dhe Shkollore4. Master i Shkencave në Këshillim Psikologjik

Pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierive do të ofrohen programet e studimit bachelor nëInxhinieri elektrike, Inxhinieri ndërtimi.

Pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore do të ofrohet dhe programi bachelor në gjuhë angleze.

Gjithmonë në kuadër të zhvillimit institucional objektivat afatmesme të Institucionit do tëjenë si më poshtë:

1. Konsolidimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i zyrave qendrore administrative si p.sh. zyra ekarrierës, zyra e marrëdhënieve me jashtë, zyra e marketingut. Të gjitha këto zyra janë zyratë miratuara në Organigramë, por që funksionimi i të cilave ende është në fazat e para;

2. Shndërrimi i Qendrës së kërkimit shkencor në Organizatë jofitimprurëse. Kjo do të bëjë tëmundur një dedikim më të madh fondesh për kërkimin shkencor;

3. Kualifikimi i stafit të zyrës së sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Page 11: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

11

4. Konsolidimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i strukturave të kërkimit shkencor – Qendrashkencore, zyra e koordinimit shkencor dhe qendrat kërkimore shkencore në niveldepartamenti.

5. Lidhur me politikat për studentët e diplomuar dhe lidhjet me botën e biznesit. Institucionido të impenjohet në zgjerimin e zyrës së karrierës e cila është zyra që mban lidhjet metregun e punës dhe ofron një shërbim tejet të rëndësishëm për studentët e sapodiplomuar.Mendohet që nëpërmjet funksionit të bursave të bashkëpunimit të aktivizohen çdo vit 3studentë në këtë strukturë. Gjithashtu, do të shtohen marrëveshjet e bashkëpunimit të kësajstrukture me Institucionet e ndryshme publike dhe private. Zyra do të zhvillojë njëmonitorim të kujdesshëm të të gjitha ofertave të publikuara për punësim, nga subjekteprivatë dhe publikë dhe do të asistojë studentët në prag diplomimi dhe të sapodiplomuargjatë procesit të aplikimit për punësim. Është kjo zyrë që do të kujdeset për mbajtjet elidhjeve me studentët e diplomuar, kontributi i të cilëve në zhvillimin e mëtejshëm tëInstitucionit konsiderohet thelbësor.

6. Ndërtimi i një Korpusi qendror, i cili do të jetë një ndërtesë moderne, e pajisur me të gjithalehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur një studim sa më cilësor.

7. Themelimi i një Instituti projektimi pranë Fakultetit të Arkitekturës.

8. Ngritja e laboratorëve kërkimorë shkencorë në Fakultetet e Farmacisë dhe Stomatologjisë.

9. Rritja e shkallës së mbështetjes së studentëve në nevojë duke aplikuar dhe programebursash për studentë të kategorive të ndryshme.

Objektivi 2. MËSIMDHËNIA, KURRIKULAT DHE MËSIMNXËNIA.

Në Albanian University, objektiv tjetër është përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhei përvetësimit të dijeve nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm të burimeve njerëzore dhe tëkulturës së cilësisë.

Lidhur me metodat dhe stilin e mësimdhënies, institucioni do të impenjohet në drejtimin efavorizimit të metodave moderne interaktive të mësimdhënies të cilat inkurajojnë të menduaritkritik dhe vendosin studentin në qendër të mësimdhënies. Do të eliminohet sa më shumë dhëniadhe kërkimi nga studentët që ata të riprodhojnë një informacion të gatshëm, statik. Edhepërmbajtja e lëndëve do të vazhdojë procesin e rishikimit në mënyrë që ato (përmbajtjet) të mosrezultojnë të ngushta dhe tradicionale, por të tilla që t'u japin studentëve alternativa zgjedhjesh,fleksibilitet në studime dhe informacion të përditësuar.

Page 12: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

12

Teknikat e mësimdhënies dhe përmbajtja e kurrikulave do të përshtaten me nevojat qëdikton tregu i punës. Numri i të punësuarve në sektorin privat po rritet me shpejtësi. Një numër imadh të diplomuarish do të punësohen në të ardhmen në veprimtari të sektorit privat që sotmund të mos ekzistojnë - dhe ata duhet të jenë të përgatitur për t'u riorientuar profesionalishtdhe ripunësuar disa herë gjatë jetës së tyre. Ndaj dhe është e nevojshme që të diplomuarit duhettë jenë të përgatitur me shprehi të përgjithshme dhe të transferueshme, si ato të analizës, të tëmenduarit, arsyetimit, paraqitjes dhe komunikimit.

Ky ndryshim është i rëndësishëm për të ardhmen e arsimit dhe në drejtim do të përqendrohenedhe investimet për zhvillimin e burimeve njerëzore në të ardhmen.

Institucioni është i vetëdijshëm që ndryshimi në metodat e mësimdhënies do të jetë një sfidë evërtetë për një pjesë të madhe të personelit akademik, veçanërisht për pedagogët e vjetër, tëcilët për vite kanë përdorur të njëjtën metodë mësimdhënie dhe ndoshta nuk e kuptojnë nevojënpër ndryshim, megjithatë ai do të impenjohet nëpërmjet planit të tij të veprimit në këto drejtime:

Kualifikime jashtë shtetit: Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi Institucional me treUniversitete perëndimore: “Universiteti i Pizës, Palermos dhe i Laquilës”, në Itali. Në këtomarrëveshje është parashikuar mundësia e shkëmbimeve afatshkurtra të personelit akademik.Gjatë pesë viteve të ardhshme do të hartohen protokolle ekzekutive me Institucionet emësipërme të cilat do të bëjnë të mundur shkëmbimet e personelit dhe përmirësimin dhezhvillimin e shprehive mësimdhënëse;

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar deri tani dhe do të vazhdojë t’i kushtohet rekrutimit tëpersonelit që është kualifikuar nga ana shkencore dhe akademike jashtë shtetit;

Për pjesën tjetër të stafit akademik do të organizohen në mënyrë sistematike kurse afatshkurtrapër metodat e mësimdhënies dhe veprimtari për shkëmbim përvoje në nivel IAL-je, rajonal ekombëtar;

Një fend-backë i rëndësishëm do të jetë dhe reagimi nga studentët të cilët janë përgjithësishtgjykuesit më të mirë të mësimdhënies. Ata do të trajnohen për aspekte specifike të vlerësimit tësaj, si dhe për mënyrën e strukturimit të formulimit të opinioneve të tyre.

Plani i mësipërm do të zbatohet nëpërmjet ndihmesës së Zyrës së sigurimit të brendshëm tëcilësisë, pjesë e rëndësishme e punës të së cilës është pikërisht vlerësimi i metodave tëmësimdhënies. Në këtë kontekst, një nga ndryshimet dhe investimet primare do të drejtohetdrejt fuqizimit dhe kualifikimit të kësaj zyre në mënyrë që ajo të operojë me standardetevropiane, dhe, për më tepër, të garantojë që çdo nismë për hapjen e programeve apo cikleve tëreja, të plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Plani i veprimit do të përfshijë fonde të veçanta investimi të dedikuara nga Bordi Administrativ.

Page 13: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

13

Gjithashtu, në mënyrë që të kihet një mësimdhënie cilësore dhe me informacion tëpasur, personeli akademik do të angazhohet në një punë të thelluar kërkimore dhe pedagogjikeqë t'i lejojë ndjekjen në vijimësi të zhvillimeve më të fundit në fushën përkatëse. Për përpariminnë karrierë akademike të personelit është i nevojshëm një kontribut kërkimor i mjaftueshëm, ikonkretizuar në gradën shkencore "Master" dhe "Doktor", si dhe një përvojë e mjaftueshme nëmësimdhënie. Kualifikimi i personelit akademik do të bëhet i mundur si nëpërmjet financimit tëstudimeve të doktoraturës për një pjesë të stafit pranë Universiteteve perëndimore, si dhenëpërmjet aktivizimit të programeve të studimit të doktoratës në Albanian University të cilatplanifikohet të ofrohen duke filluar nga viti i ardhshëm akademik.

Përveç kualifikimit të përshtatshëm, një drejtim tjetër në të cilin do të aktivizohetinstitucioni do të jetë përmirësimi i raportit student/personel akademik drejt mesatares së BE(20). Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet punësimit të pedagogëve të rinj, që siç u përmend mëlart, do të drejtohet nga tërheqja e kontingjentit cilësor të të shkolluarve dhe të të kualifikuarvejashtë vendit nëpërmjet mekanizmave motivues.

Universiteti siguron gjithashtu ambientet e duhura laboratorike, të radhitura më poshtë, të cilat ishërbejnë si promotorë të zhvillimit të procesit mësimor, ashtu dhe atij të kërkimit shkencor.Këto ambiente janë të pajisura në pjesën më të madhe më të gjitha aparaturat dhe lehtësirat eduhura për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor. Albanian University do të vazhdojë tëinvestojë në përmirësimin e kushteve mësimore duke pajisur laboratorët e mëposhtëm mepajisjet më të reja dhe cilësore sipas specifikave.

Laboratorët paraklinikë të anatomisë normale, kimisë inorganike dhe organike, histologjisë,fizikës, botanikës, stomatologjisë, kimisë farmaceutike, biologjisë,

1. Klinika stomatologjike universitare,2. Laboratori i Kimisë së Përgjithshme e Inorganike,3. Laboratori i Fizikës,4. Laboratori i anatonomisë normale dhe histologjisë së përgjithshme,5. Laboratori i morfologjisë dentare dhe protetikës,6. Laboratori paraklinik i terapisë stomatologjike,7. Laboratori i Biologjisë,8. Laboratori i Kimisë organike,9. Laboratori i Kimisë analitike,10. Laboratori i metodave fiziko – kimike të analizës,11. Laboratori i Kimisë fizike e koloidale,12. Laboratorë për programe mësimore të vitit të 3të Farmaci,13. Laboratori i Kimisë farmaceutike,14. Laboratori i Teknologjisë Farmaceutike,15. Laboratori i Farmakognozisë.

Page 14: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

14

Qendra e arkitekturës pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierive që përfshin:1. Laboratori i Projektimit Arkitektonik,2. Laboratori i Modelimit dhe Vizatimit të Lirë,3. Laboratori i Urbanistikës,4. Laboratori i topografisë,5. Laboratori i C.A.D,6. Laboratori i Informatikës.

Departamenti i Elektronikës ka në funksion të tij:1. Laboratori i Fizikës2. Laboratori i Elektroteknikës3. Laboratori i matjeve Elektrike dhe Elektronike4. Laboratori i Elektronikës analoge5. Laboratori Elektronikës shifrore6. Laboratori i Simulimeve

Parashikohet gjithashtu që të ngrihet një kabinet punimesh pranë këtij Fakulteti.

Klinika Universitare “U.F.O” e cila është pjesë funksionale e Fakultetit të Stomatologjisë në“Albanian University” është e ndarë në seksione ku zhvillojnë praktikën studentët e disadrejtimeve studimore:

Departamenti i Terapisë Stomatologjike me:1. Seksionin e Terapisë Endodontike2. Seksionin e Dentistrisë Operative3. Seksionin e Dentistrisë Pediatrike

Departamenti i Periodontologjisë me seksionin e sëmundjeve gingivo-periodontale:1. Seksioni i Patologjisë Gingivare dhe Periodontale2. Seksionin e Diagnozës Orale3. Seksionin e Implantologjisë4. Seksionin e Laborantëve të Ekzaminimeve mikroskopike dhe histo-kimike

Departamenti i Ortopedisë me:1. Seksionin e Protetikës së lëvizshme totale2. Seksionin e Protetikës së lëvizshme parciale3. Seksionin e Protetikës fikse

Page 15: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

15

Departamenti i Kirurgjisë Stomatologjike:

1. Seksioni i Kirurgjisë ambulatore (ekstra-aksionet)2. Seksioni i Mikrokirurgjisë ambulatore të planifikuar

Departamenti i Ortodontisë,

Departamenti i Radiologjisë dentare e maksilare,

Laboratori Ortopedik.

Në Fakultetin e Shkencave shoqërore dhe në Fakultetin Ekonomik praktikat mësimorezhvillohen pranë Institucioneve të ndryshme me të cilat Albanian University ka marrëveshje.Për të rritur cilësinë e praktikave Albanian University do të zgjerojë, në pesë vjeçarin eardhshëm, rrethin e Institucioneve me të cilat bashkëpunon dhe ka nënshkruar marrëveshjeinstitucionale dypalëshe.

Objektivi 3: KËRKIMI SHKENCOR

Kërkimi shkencor në Albanian University orientohet:

Së pari, në funksion të mësimdhënies.

Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet në Albanian University, duhet të synojë nërritjen e cilësisë së arsimimit, duhet të sigurojnë integrimin e kërkimit me mësimin. Ajo duhett’u japë studentëve aftësi metodologjike për kërkim, të japë mundësi të vazhdueshme nëplotësimin e disiplinave mësimore me njohuri shkencore dhe praktike të avancuara, tëpërmirësojë kualifikimet e personelit akademik të Albanian University, si dhe të krijojë mjetemateriale për zhvillimin dhe punën në institucion, etj.

Së dyti, në përshtatje të ofertës universitare me nevojat e tregut të punës.

Albanian University duhet të kryejë kërkim shkencor bazë ose të aplikuar, studime dhe projektepër zhvillim, veprimtari të tjera krijuese në mënyrën e përcaktuar në statutin e AlbanianUniversity, sipas objektivave specifikë të institucionit në këto drejtime.

Së treti, në bazë të marrëveshjeve me të tretët.

Page 16: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

16

Albanian University mund të kryejë për të tretët edhe shërbime të ndryshme të kualifikuara, siekspertiza, analiza, këshillime, monitorime, shërbime klinike, informacioni e të tjera qërregullohen në statutin dhe rregulloret e tij. Këto veprimtari do të kryhen me financime të palëvetë interesuara. Të ardhurat nga këto veprimtari duhet të shkojnë tërësisht në favor tëinstitucionit.

Orientuar nga vizionet dhe politikat e zhvillimit, Albanian University ka krijuar një strukturëefektive institucionale horizontale e vertikale, që përbëhet prej: Zyrës Kërkimore-Shkencoredhe të Zhvillimit, që koordinon punën e saj pranë fakulteteve dhe pranë bërthamave/seksionevetë veprimtarisë kërkimore-shkencore të departamenteve.

Kërkimi shkencor në planin strategjik synon:

1. T’i krijojë mundësi stafit akademik dhe studentëve për të zhvilluar kërkimin e tyreshkencor.

2. T’i shërbejë ngritjes së nivelit të mësimdhënies dhe zhvillimit akademik të brendshëmnë Universitet në mënyrë që studentët dhe pedagogët të jenë promovuesit e një kulturenxitëse, bazuar në parimet e të menduarit kritik.

3. Të japë kontributin e tij për thellimin e njohurive dhe dijeve njerëzore si edheaplikimeve të tyre profesionale në vend.

4. Të bëjë të mundur një impakt teorik dhe praktik mbi shoqërinë, ekonominë, shkencatmjekësore dhe me tej duke i transferuar njohuritë e zhvilluara me gjerë se sa komunitetiakademik i brendshëm në Universitet.

Krahas synimeve strategjike afatgjata të cilat lidhen me vizionin e Albanian University, si mjetepër arritjen e këtyre synimeve janë një grup me objektiva dhe prioritete si:

1. Ndërgjegjësimi i stafit akademik për domosdoshmërinë e përfshirjes së tij në veprimtarikërkimore-shkencore dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e kërkimit shkencor. Përrealizimin e këtij objektivi Albanian University ka vendosur departamentin në qendër tëpunës kërkimore dhe studimore;

2. T’i shërbejë ngritjes së nivelit të mësimdhënies dhe zhvillimin akademik të brendshëmnë Universitet në mënyrë që studentët dhe pedagogët të jenë promovuesit e një kulturenxitëse që bazohet në principet e të menduarit kritik. Kjo do të realizohet nëpërmjetpërcaktimit të tryezave të rrumbullakëta, diskutimeve dhe projekteve si pjesë erëndësishme në kurrikulat e studimit sidomos për studentët e niveleve të dyta dhe të tretatë studimit;

3. Të japë kontributin e tij në drejtim të thellimit të njohurive dhe dijeve njerëzore si edheaplikimeve të tyre profesionale në vend. Të bëjë të mundur një ndikim teorik dhe praktikmbi shoqërinë, ekonominë, shkencat mjekësore dhe me tej duke i transferuar njohuritë e

Page 17: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

17

zhvilluara me gjerë sesa komuniteti akademik i brendshëm në Universitet. Nëpërmjetkërkimit shkencor i jepet prioritet rritjes së dialogut social midis aktorëve të rëndësishëmnë fushat e ndryshme të zhvillimit të vendit;

Objektivi 4. SIGURIMI I BRENDSHËM I CILËSISË

Vlerësimi i edukimit dhe i kërkimit në universitete sot është pjesë e sigurimit të cilësisësë punës akademike dhe kërkimore të këtyre institucioneve. Ky vlerësim që zakonisht i përketstrukturave të brendshme dhe të jashtme, natyrisht që bëhet për përmirësimin e planeveafatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të performancës së institucionit dhe si i tillë kërkonangazhimin e përkushtuar dhe të sinqertë të gjithë punonjësve të tij, akademikë apoadministrativë, studentë aktualë dhe atyre të diplomuar.

Universiteti ka pikësynim përputhjen me praktikat evropiane të sigurimit, vlerësimit dhekontrollit të cilësisë. Universiteti do të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë e Akreditimit nëpërputhje me dispozitat e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Universiteti do të zhvillojë kurrikulat,programet dhe do të ofrojë mekanizma të tillë të sigurimit të cilësisë që do të jenë në përputhjeme krijimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë siç parashikohet në Deklaratën eBolonjës. Universiteti do të jetë në kontakt me zhvillimet e Shoqatës së Universiteteveevropiane, Rrjetit evropian për sigurimin e cilësisë dhe organeve të tjera.

Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë siguron drejtimin, këshillimin dhembështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë nëpërputhje me udhëzimet e brendshme, ato kombëtare dhe ndërkombëtare. Zyra raportondrejtpërdrejt te Senati i Universitetit nëpërmjet Zv-rektorëve të Çështjeve Akademike dheKërkimit.

Zyra e Sigurimit të Cilësisë dhe grupet e vlerësimit të brendshëm të cilësisë janë përgjegjës përtë gjitha çështjet e lidhura me cilësinë e brendshme të cilat kanë si qëllim përmirësimin dheruajtjen në nivel të lartë të shërbimeve akademike dhe administrative të “Albanain University”

1. Këto struktura promovojnë krijimin e kulturës së cilësisë në Universitet;

2. Paraqesin rekomandime pranë Senatit të Universitetit për çështje të lidhura mepërmirësimin e cilësisë si në fushat e mësimdhënies dhe ato jo-të-mësimdhënies;3. Rishikojnë dispozitat në lidhje me sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë tëmësimdhënies dhe mësimnxënies;

4. Mbajnë parasysh prirjet e reja ndërkombëtare dhe praktikës më të mirë në kontekstin eSigurimit të Cilësisë;

Page 18: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

18

5. Sigurojnë zbatimin e procedurave të parashikuara në lidhje me cilësinë;

6. Mundësojnë shpërndarjen brenda universitetit të informacioneve të lidhura me cilësinë;

7. Rishikojnë udhëzimet e lidhura me cilësinë.

Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e ngritur pranë AU, nëpërmjet grupeve të punës,funksionalë për cdo program studimi, ka detyrë që në të ardhmen e afërt:

1. Të kontribuojë në përmirësimin e edukimit dhe kërkimit, si dhe zhvillimin eindividualizmit të programeve të ndryshme të studimit;

2. Të asistojë në llogaridhënien e tyre të plotë para aktorëve dhe publikut me statusin e tyresi vlerësues;

3. Të krijojë besueshmëri tek komuniteti që universiteti përmbush standardet kombëtaredhe ndërkombëtare të cilësisë akademike;

4. Të mbështesë departamentet në zbatimin e standardeve të vendosura nga strukturatpërkatëse të AU dhe në përgatitjen e dokumenteve për paraqitjen për agjencitë eakreditimit;

5. Të kryejë vlerësime të çdo departamenti brenda universitetit për të promovuar që pikat eforta të jenë të qëndrueshme dhe dobësitë që duhet të korrigjohen;

6. Të mbështesë departamentet në krijimin e planit të tyre strategjik;

7. Të inkurajojë departamentet për të kryer vetë-vlerësim, duke përfshirë edhe vlerësiminnga studentët;

8. Të përmirësojë cilësinë e hulumtimit, mësimdhënies dhe mësimnxënies;

9. Të mbështesë fakultetet dhe qendrat e universitetit nëpërmjet krijimit dhe zhvillimit tënjë sistemi të brendshëm që siguron cilësisë;

10. Të përmbushë pritshmërinë e studentëve dhe të punësuarve në universitet;

11. Të përmbushë kënaqësinë dhe pritshmërinë e përfitimeve nga shërbimet e universitetit;

Page 19: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

19

12. Të njohë dhe respektojë parimin e pjesëmarrjes së komunitetit dhe institucioneve tëshoqërisë civile të interesuara për arsimin për të marrë pjesë dhe mbështetur klimën ekontrollit të cilësisë;

13. Të sigurojë një performancë të lartë nga njësitë përbërëse të universitetit;

14. Të mbështesë vlerat e ekselencës dhe konkurrimit në të gjithë fakultetet dhe qendrat eAU;

15. Të mbështesë një proces gjithëpërfshirës të sigurimit të cilësisë dhe akreditimitinstitucional dhe akademik, për të inkurajuar të gjithë kolegët të bëhen pjesë e progresitakademik gjatë veprimtarive të tyre mësimdhënëse dhe kërkimore shkencore

16. Të mbështesë mekanizma dhe sisteme që sigurojnë cilësi dhe vlerësim në nivelprogrami, fakulteti dhe universiteti;

17. Të bashkëpunojë me komunitetin akademik dhe të krijojë një sistem standardesh dheinstrumentesh vlerësues të cilat janë në përputhje me standardet e përcaktuara ngaAgjencia Shqiptare e Akreditimit të Arsimit të Lartë;

18. Të arrijë rezultate të larta në të gjithë programet si rezultat i përmirësimit të cilësisë dheperfomancës;

19. Të mbështesë përmirësimin e vazhdueshëm;

20. Të sigurojë që të diplomuarit në AU përmbushin kërkesat e tregut të punës;

21. Të bashkëpunojë me organizata të tjera dhe njësi sigurimi cilësie në nivel kombëtar,rajonal dhe ndërkombëtar.

Vlerësimi i brendshëm do të bazohet në kriteret, mbi të cilat ekspertët mund të japin gjykimet.Lidhur me punën kërkimore, kriteret do të jenë si për kompetencën shkencore, edhe për peshënekonomike e shoqërore. Ato do të vendosen në lidhje me arritjet më të reja ose me potencialinpër të ardhmen në mënyrë që t’i jepet rëndësi peshës ndërkombëtare për punën e prezantuar.

Vlerësimi për mësimdhënësit

Lidhur me mësimdhënien, vlerësimi do të synojë përmirësimin e cilësisë dhe të sasisë qëprodhon sistemi. Kriteret për mësimdhënien e mirë do të shihen në lidhje me mjediset fizike, mepërditësimin e lëndës, punën kërkimore dhe studimin etj.

Page 20: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

20

Kriteret e vlerësimit për mësimdhënien do të marrin parasysh përditësimin e metodave tëmësimdhënies dhe përdorimin e efektshëm të teknologjisë moderne. Ato do të sigurojnë qëstudentët të marrin mësim dhe të vlerësohen siç duhet, ndërsa burimet të përdoren maksimalishtnë funksion të përparimit të punës kërkimore e të studimit në fushat e përfaqësuara nëUniversitet.

Vlerësimi i mësimdhënies nga studentët

Formularët dhe pyetësorët e përshtatshëm për vlerësimin e mësimdhënies nga ana e studentëvepërbëjnë një pjesë të rëndësishme të procesit të vlerësimit. Do të përpunohen në vazhdimformularë të besueshëm të cilët do të shpërndahen për çdo semestër sipas mënyrave që do tëparashihen nga organet për sigurimin e cilësisë.

Shqyrtimet disiplinore

Shqyrtimet disiplinore do të përbëhen nga shqyrtime të mësimdhënies- nxënies dhe vlerësimit tëpedagogëvve dhe studentëve brenda Universitetit.

Objektivi 5. VEPRIMTARITË SHËRBYESE.

Veprimtaritë shërbyese të cilave u referohet objektivi i pestë ndahen në veprimtari në shërbim tëstudentëve dhe në veprimtari në shërbim të komunitetit.

Veprimtari në shërbim të studentëve:

Aktualisht Albanian University përfshin midis politikave të tij edhe një program ekselence dhebursash me synimin për të promovuar dhe nxitur studentët mё tё mirë.

Parashikohen forma të ndryshme mbështetjeje ekonomike të bazuara mbi mesataren e katёrviteve tё studimit nё shkollën e mesme, mbi rezultatet e arritura gjatë viteve të para të studimeveuniversitare, bursat e dhëna në bashkëpunim me “UTV NEWS” të bazuara jo vetëm mbirezultatet e arritura gjatë studimeve në shkollën e mesme, por dhe mbi nivelin e dijeve dheaftësinë për t’i përdorur ato në praktikë, gjatë ndjekjes së studimeve në shkollën e lartë si dheforma të tjera bursash për jetimët dhe për studentët, që u takojnë kategorive të tjera sociale.

Albanian University impenjohet jo vetëm që tё vazhdojë traditën e Programit tё Ekselencësedhe nё vitet e tjera akademike, por edhe të aktivizojë forma të tjera mbështetjeje financiare siprogrami i bursave për studentët të cilët në bazë të marrëveshjeve me Institucione të huajafitojnë të drejtën për të kryer kërkime për temën e diplomave pranë këtyre të fundit.

Page 21: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

21

Në shërbim të studentëve janë ngritur dhe funksionojnë pranë Albanian University edhe disastruktura si zyra e koordinimit studentor dhe zyra e këshillimit dhe karrierës. Zyra e koordinimitstudentor koordinon aktivitetin shkencor, akademik, social e kulturor të jetës studentore brendaAlbanian University. Në këtë zyrë vetë studentët janë mediatorë të problemeve të tyre duke idhënë kësaj zyre funksionin e këshilluesit për jetën profesionale. Zyra e këshillimit dhekarrierës zhvillon lidhjet mes studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ, me botën ebiznesit. Gjithashtu shërben si ndërlidhëse dhe ndihmon konsultat e studentëve me pedagogëtdhe asistentë pedagogët mbi informacionet akademike. Nëpërmjet kësaj zyre studentëtkëshillohen se si të bëjnë aplikime të ndryshme për shkollat verore, specializime, mastera,vende pune.

Një strukturë tjetër e ngritur në Albanian University është Këshilli Studentor. NëpërmjetKëshillit Studentor të Albanian University, krijohet akses për studentët në hartimin epolitikave, programeve dhe veprimtarive të ardhshme të Universitetit.

Në vitet e ardhshme Albanian University do të mbështesë, edhe financiarisht, zhvillimin emëtejshëm të strukturave të mësipërme.

Shërbime të tjera për studentët

Bibliotekat dhe sallat e studimit

Në mjediset e Albanian University janë vendosur tre biblioteka, që shërbejnë dhe si sallastudimi për studentët. Në to ruhen një numër i madh skedarësh me tituj të librave universitarëdhe botime artistike. Albanian University parashikon krijimin e një biblioteke qendrore e cilado të përfshijë një numër akoma më të madh titujsh, si dhe regjistrime në biblioteka tëndryshme online dhe në Revista shkencore prestigjioze perëndimore.

Shërbimet IT

Laboratorët kompjuterikë

Një shërbim jo pak i rëndësishëm është dhe Laboratori Kompjuterik i pajisur me teknologjinëmë të fundit multimediale. Janë tridhjetë kompjuterë të lidhur në rrjet dhe një ploter i madh, qëshfrytëzohen për leksione apo seminare. Po ashtu sallat e leksioneve janë të pajisur mevideoprojektorë, me anë të cilave lektorët bëjnë shpjegimin vizual të lëndëve në të gjitha degët.

Studentët e Albanian Universit janë të pajisur me adresat e tyre, nëpërmjet të cilave u jepetmundësia e hyrjes në sistemin e kompjuterëve, laboratorët kompjuterikë, si dhe shërbimet etjera kompjuterike, përfshi dhe internetin. Këto adresa u japin akses studentëve edhe përdiskutime në forumet e faqes zyrtare të universitetit. Gjithashtu studentët kanë akses dhe

Page 22: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

22

mundësi të zgjerimit të dijeve nëpërmjet sistemit të edukimit “online”, që konsiston në kërkiminnë internet të materialeve ndihmëse të studimit, që u kërkohen nga pedagogët.

Të gjithë studentët e Albanian University kanë adresat e tyre: [email protected]

Në pesë vitet e ardhshme ky sistem do të zhvillohet më tej në drejtime të ndryshme, duke shtuaredhe numrin dhe cilësinë e kompjuterëve.

Në faqen ueb të Albanian University , studentët mund të regjistrohen në faqen e Forumit dhe tëdiskutojnë për probleme të ndryshme, apo tema që lidhen kryesisht me Albanian University.

Pjesëmarrësit në forum specifikohen sipas interesave të tyre, që mund të jenë në lidhje me jetëne studentëve, oraret e kurseve, pedagogët, leksionet, administratën.

Qendra e Shkrimit Akademik

Pjesë përbërëse e shërbimeve të reja që Albanian University mund të ofrojë, është Qendra përShkrimin Akademik. Kjo qendër ndihmon formimin e studentëve të Universitetit duke u dhënëatyre të gjitha njohuritë për të qenë shkrimtarë akademikë të mirë dhe duke mbushur atomangësi, që mund të kenë nga formimi parauniversitar.

Interneti

Rrjeti i kompjuterëve, që përdoren nga studentët, stafi akademik dhe punonjësit e administratatjanë të lidhur me internetin në të katër godinat e Albanian University. Në godinën “BulevardiZogu I-rë”, studentëve u ofrohet falas shërbimi i internetit, në ambientet e internet kafe“Bookstore”, që ndodhet në katin e dytë të godinës.

Janë 120 kompjuterë të lidhur me tri serverë qendrorë, me një shpejtësi interneti 2 Mbit.

Kartat e studentit

Studentët e Albanian University janë të pajisur me kartat e identitetit, që u shërbejnë përidentifikim, dhe akses në të gjitha ambientet e Universitetit. Formati i kartës, në të cilën janë tëshënuara numri i ID-së, numri i Amzës dhe numri i Kartelës së regjistruar në bibliotekë eUniversitetit, i shërben studentit për të hyrë në provim, apo për të marrë vërtetime zyrtare ngashkolla. Kartat lejohen të përdoren vetëm nga personat e autorizuar në përputhje me kushtet epërdorimit të Albanian University.

Shërbimi me fotokopje

Albanian University ofron shërbime për fotokopjim tekstesh të ndryshme, apo leksionesh si përstudentët ashtu dhe për stafin pedagogjik.

Page 23: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

23

Bar-kafe dhe lokale me vetëshërbim

Akomodimi i studentëve

Për të krijuar kushte sa më të mira për studentët, Albanian University ofron ambiente banimi estudimi shumë afër mjediseve universitare. Janë shtatë godina banimi, në të cilat banojnë 310studentë. Apartamentet ndodhen në qendër të Tiranës dhe ofrojnë kushte shumë të mira jetese esigurie.

Shërbime për komunitetin

Institucioni, në ndihmë të zhvillimit ekonomik dhe social, ka menduar që në vitet e ardhshme, tëofrojë krahas mësimit, edhe konsulencë, kërkim shkencor të aplikuar dhe shërbime të tjera si nëTiranë, ashtu edhe në Filialin e Beratit. Kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të integrimit nëInstitucion të institutit të kërkimit shkencor, nga ku pritet të gjenerohen të ardhura shtesë tëkonsiderueshme për këto universitete. "Klientët" potencialë për këto shërbime do të jenëkomunitetet dhe bizneset lokale, organet qeverisëse, vendore dhe qendrore, dhe organizatadonatore të ndryshme.

Shërbime që mendohet të aktivizohen do të jenë: konsulencë juridike, konsulencë projektimiapo inxhinierike dhe hartime projektesh, shërbime të Psikologjisë, konsulencë farmaceutike,konsulencë ekonomike etj.

Do të ofrohen gjithashtu trajnime të ndryshme në fushat në të cilat Institucioni vepron.

Objektivi 6 - MARRËDHËNIET ME JASHTË

Albanian University ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e studimeve tëPalermos dhe Universitetin e Pizës, Itali. Këto bashkëpunime janë një mjet i domosdoshëm përnjohjen e ndërsjellë të kulturave, për zhvillimin kulturor, shkencor të njohurive dheshpërndarjen e tyre, për të nxitur zhvillimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellënë fushat e projektuara dhe disiplina të caktuara në drejtim të ndërkombëtarizimit të arsimit tëlartë.

Marrëveshja me Universitetin e Palermos- Itali, Universitetin Corvinus ne Hungari,Universitetin e LAquilas ne Itali

Kjo marrëveshje është lidhur në muajin shkurt të vitit 2011. Nëpërmjet saj ka filluarbashkëpunimi ndëruniversitar, i cili është konkretizuar deri tani në disa drejtime si pranimi i dy

Page 24: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

24

kandidatëve të Albanian University në procesin e formimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” pranëUniversitetit të Palermos. Fushat e bashkëpunimit përfshijnë:

Bashkëpunimin në projekte kërkimi të përbashkëta, që përfshin lëvizjen e kërkuesve dhe tëprofesorëve të të dy universiteteve dhe lëvizjen e kërkuesve të rinj dhe/ose të diplomuarve tëangazhuar në programe pasuniversitare, shkëmbimin e materialit shkencor.

Bashkëpunimin në disiplinat formuese të studentëve të regjistruar në të dyja universitetet, qëpërfshin lëvizjen e studentëve për periudha të paktën prej një semestri, sipas një programimi qëspecifikon numrin e studentëve, modalitetet edhe financiare të regjistrimit të përkohshëm,dhënien e mundshme të bursave të studimit, garancinë e dhënies, të zhvendosjes dhe të njohjessë krediteve akademike; lëvizjen e profesorëve në rrethin e projekteve formuese të rënë dakord;përpunimi i udhëve formuese të përbashkëta me objektivin e lëshimit të përbashkët të titujve.

Pjesëmarrjen e përbashkët në programet e nxitura prej shteteve dhe prej enteve dhefondacioneve, në koordinimin e propozimeve që lidhen me përdorimin e burimeve financiarepër realizimin e strukturave dhe për zhvillimin e projekteve kërkimore dhe/ose të formimit.

Marrëveshja e mësipërme është pasuar nga një marrëveshje tjetër për bashkëpunim nëzhvillimin e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë” pranë Albanian University, programe përhapjen e të cilave është aplikuar aktualisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në kuadër tëkësaj marrëveshje është parashikuar që studentët e ardhshëm doktorantë të AU të kalojnë njëperiudhë kohore prej tre muajsh pranë Departamenteve përkatëse në Universitetin e Palermos,duke ndjekur veprimtari mësimore dhe duke kryer kërkime shkencore nën udhëheqjen e njëpedagogu të Universitetit pritës. Gjithashtu, një listë e gjatë pedagogësh italianë kanë firmosurkontrata ku impenjohen të përfshihen si lektorë dhe udhëheqës në programet e doktoratës nëAU.

Në vitet akademike në vazhdim synohet të konkretizohet dhe të forcohet bashkëpunimi nëpraktikë. Që në vitin e ardhshëm akademik do të krijohet mundësia e zhvillimit të temave tëdiplomave në bashkë-udhëheqje, realizimi i konferencave në bashkëpunim, realizimi i një“Summer School”, “Winter School” mbi tematika specifike të rëndësishme për realitetinshqiptar. Universiteti i Palermos i mundëson aktualisht studentëve shqiptarë frekuentimin e njëshkolle vere të gjuhës italiane dhe frekuentimin e bibliotekave më të pasura me tituj brendaInstitucionit dhe në ato Institucione me të cilat Universiteti i Palermos bashkëpunon.

Në vitet e ardhshme do të synohet drejt bashkëpunimit në projekte kërkimore shkencore tëpërbashkëta me financim nga Komisioni Evropian.

Page 25: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

25

Marrëveshja me Universitetin e Pizës- Itali

Bashkëpunimi me Universitetin e Pizës, ka nisur në vitin 2008, vit ky në të cilin u firmos njëmarrëveshje bashkëpunimi në nivel fakulteti, ndërmjet Fakultetit te Arkitekturës tek “AlbanianUniversity” (Universiteti U.F.O) dhe Fakultetit të Inxhinierisë “Leonardo da Vinçi” tëUniversitetit të Pizës.

Marrëveshja e mësipërme u pasua nga një marrëveshje kuadër midis dy Institucioneve të lidhurnë qershor të vitit 2011.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i bashkëpunimit midis dy Universiteteve,shkëmbimi kulturor në fushën e edukimit, përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë akademike etj.Fusha e këtij bashkëpunimi do të përfshijë:

1. Shkëmbimin e pedagogëve, kërkimeve shkencore, personelit administrativ dhe teknik;2. Shkëmbimin e studentëve të padiplomuar, të diplomuar, studentëve të doktoraturës dhe

të post – doktoraturës;3. Projekte të përbashkëta kërkimore;4. Konferenca të përbashkëta dhe programe kulturore;5. Shkëmbime të materialeve akademike, botimeve dhe dokumentacioneve të tjera.

Synimi i Albanian University është konkretizimi i bashkëpunimit dhe krijimi i marrëdhënievedepartament me departament. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet dhe kualifikimit akademikdhe shkencor të stafit akademik të Albanian University pranë Universitetit të Pizës.

Marrëveshja me Universitetin e Corvinus, Budapest - Hungari

Marrëveshja me Universitetin e Corvinus është nënshkruar nga të dy palët Albanian Universitydhe Universiteti i Corvinusit më dt. 27.07.2012 dhe fokusohet në disa drejtime:

1. Të rriten marrëdhëniet profesionale ndërmjet dy universiteteve;2. Të zhvillohet bashkëpunimi akademik për të bërë një shkëmbim ndërkulturor në fushat e

edukimit, kërkimit dhe aktiviteteve të tjera;3. Të punohet së bashku në fushën e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë

Marrëveshja me Universitetin e Laquilas- Itali është nënshkruar nga të dy palët: Universiteti“Albanian University” dhe Universiteti i Laquilas më 27 mars 2015 dhe fokusohet në:

1. Shkëmbimin e stafeve akademike, personelit kërkues shkencor dhe studentëve;2. Shkëmbimin e publikimeve, materialeve shkencore, projekteve kërkuese;3. Zhvillimin e projekteve kërkimore ;4. Organizimin e publikimeve të përbashkëta, konferencave dhe workshopeve.

Page 26: STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN INSTITUCIONAL 2013 -2017albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Strategjia-e-Zhv... · Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit,

ALBANIAN UNIVERSITYUNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME

26

Kjo marrëveshje e “Albanian University” është marrëveshje kuadër me universitetin italian dheçdo organizim i mëtejshëm në fushat e lartpërmendura do të shoqërohet me një marrëveshjespecifike.

Në përfundim të dokumentit strategjik, “Albanian University” sheh dhe pengesat që mund tëhasë në rrugën e vështirë të përmbushjes së vizioneve dhe planit të veprimit në vitet që vijnë.Disa prej tyre janë të parashtruara më poshtë:

1. Ecuria e filialeve të universitetit në rrethet Berat e Fier për mungesë të burimevenjerëzore lokale të kualifikuara;

2. Bërja pasive e disa programeve të studimit për shkak të paqëndrueshmërisë që ka tregu ipunës;

3. Zhvillimi i projekteve të përbashkëta arsimore me universitetet evropiane për shkak tëkostove të larta dhe mosmbështetjes nga shteti dhe agjencitë përkatëse të tij;

“Albanian University” shpreh besimin e plotë që nëpërmjet stafit të tij të kualifikuar nga anaakademike dhe përkushtimit profesional të administratës së tij do të arrrijë të përmbushë mesukses misionin dhe planin e veprimit strategjik të institucionit deri në vitin 2017.