STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e...

36
STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur Shtator 2016

Transcript of STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e...

Page 1: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË 2016—2022:Një rrugë që duhet ndjekur

Shtator 2016

Page 2: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

FalënderimECMI Kosova dëshiron të falënderoj Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në Kosovë dhe Ministrinë e integrimit Evropian, të cilët kanë informacion dhe të dhëna të vlefshme për këtë raport.

ECMI Kosovo (www.ecmikosovo.org)ECMI Kosova është organizata kryesore joqeveritare e angazhuar me çështje të komuniteteve minoritare në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të institucioneve përfshirëse, përfaqësuese dhe të ndjeshme ndaj komuniteteve, institucione këto që mbështesin një Kosovë të qëndrueshme shumetnike. ECMI Kosova kontribuon në zhvillimin, forcimin dhe zbatimin e legjislacionit përkatës, dhe përkrah institucionalizimin e mekanizmave qeveritarë të ndërlidhur me çështje të komuniteteve dhe ngrit kapacitetet e akterëve të shoqërisë civile dhe të qeverisë për t’u angazhuar me njëri-tjetrin dhe bashkëvepruar në mënyrë konstruktive dhe të qëndrueshme.

Rr. “Zahir Pajaziti”, Nr. 20, Banesa 5, Rruga Mbreti Petar/Kralja Petra 183a10000 Prishtinë/Kosovë, 38220 Mitrovicë e Veriut – Kosovë,Tel. +381 (0) 38 224 473 Tel. +381 (0) 64 433 10 40

Klauzole e përgjegjësisëPërmbajtja e këtij raporti nuk pasqyron opinionin zyrtar të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Përgjegjësia për informacionin dhe pikëpamjet e shprehura në raport janë përgjegjësi e plotë e ECMI Kosovës.

Raporti është hartuar si pjesë e Koalicionit të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC), një projekt katër vjeçar, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga ZBE në Kosovë. Ndër të tjera, Koalicioni mbështet Zyrën për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit në organizimin e procesit kërkimor, publikimin dhe prezantimin e dokumenteve të politikave për sa i përket gjashtë (6) të drejtave themelore si në vijim: të drejtës për barazi para ligjit; të drejtës për liri dhe siguri; të drejtës së lirisë së shprehjes; të drejtës për arsimim; të drejtës për punë dhe profesion; të drejtës për shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

E drejta autorialeQendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) Kosova, gusht 2016. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtëritëse ose të transmetohet në çfarëdo forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik, mekanik, foto-kopjimi, incizimi ose ndryshe, pa lejen paraprake të ECMI Kosovës

Page 3: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË 2016—2022:Një rrugë që duhet ndjekur

Page 4: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,
Page 5: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 5

PËRMBAJTJE

Përmbajtje..................................................................................................................................................5Lista e akronimeve dhe shkurtesave.....................................................................................................61. HYRJE......................................................................................................................................................72. METODOLOGJIA.....................................................................................................................................93. TË DREJTAT E NJERIUT NË KOSOVË: DREJT THJESHTËSISË, FOKUSIT DHE KOORDINIMIT..............9

3.1 Vlerësimi mbi Strategjitë.........................................................................................................................103.2 Instrumenti për asistencë të para-anëtarësimit, si mjet për promovimin e të drejtave të njeriut............................................................................................................................................................11

4. PROCESI I HARTIMIT...........................................................................................................................145. FORMËSIMI I STRATEGJISË: PARIMET, STRUKTURA, PRIORITETET DHE NDËRHYRJET..........16

5.1 Strategjia ombrellë dhe projekt-strategjia e fundit e të drejtave të njeriut.............................165.2 Parimet.........................................................................................................................................................185.3 Struktura......................................................................................................................................................185.4 Prioritetet.....................................................................................................................................................20

6. REKOMANDIME PËR VEPRIME TË MËTEJSHME...........................................................................22LITERATURA PËRKATËSE......................................................................................................................23SHTOJCAT.................................................................................................................................................25

Page 6: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur6

LISTA E AKRONIMEVE DHE SHKURTESAVE

BE Bashkimi EvropianECMI Kosova Qendra evropiane për çështje të minoriteteveERAC Koalicioni të drejtat e barbarta për të gjithëDPS Dokumenti i planifikimit sektorialGKNDNj Grupi koordinues ndërministror për të drejtat e njeriutKiE Këshilli i EvropësKB Kombet e BashkuaraOSHC-të Organizatat e shoqërisë civileIPA Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA)IAP Institucioni i avokatit të popullitLGBTI Lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët dhe interseksualëtOJQ Organizatat jo-qeveritarePZhBV-të Personat e Zhvendosur Brenda VenditMIE Ministria e integrimit evropianSPVDNj Strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriutTACSO Asistencë Teknike për Organizatat e Shoqërisë CivileTeR Termat e referencësZQM Zyra për qeverisje të mirëZKM Zyra e kryeministrit

Page 7: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 7

1. HYRJE

Korniza ligjore e Kosovës për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore është në masë të madhe e vendosur. Përmes Kushtetutës dhe ligjeve të saj, Kosova është e angazhuar për respektimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore. Dispozitat e instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që kanë të bëjnë me të drejtat civile dhe politike janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë dhe mbivendosen kundrejt legjislacionit vendor.

Kosova e përcaktuar një kornizë për forcimin e zbatimit të dispozitës ligjore për të drejtat e njeriut me anë të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, 2009-2011 (SPVDNj). Bazuar në një format të raportimit sipas matricës-standarde, Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) ka lëshuar tri raporte vjetore për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit gjatë periudhës 2009-2011.1

Raporti vjetor i vitit 2010 i SPVDNj-së hedh dritë mbi një sërë problemesh në zbatimin e strategjisë.2 Për shkak të mungesës së përkushtimit, ndarjes së qartë të detyrave, përvojës dhe burimeve njerëzore e financiare, Qeveria dhe komunat përballen me vështirësi në zbatimin e legjislacionit ekzistues për të drejtat e njeriut, si dhe zbatimin e ligjit.3 Raporti numëron një sërë fushash ku institucionet përballen me sfida dhe komplikime në zbatimin e SPVDNj-së 2009-2011. Në mesin e atyre sfidave dhe vështirësive janë mungesa e informacionit si dhe raportimi dhe monitorimi joefikas ose i munguar. Buxhetet për veprimtaritë që ndërlidhen me strategjinë në shumë institucione dhe komuna janë ad-hoc dhe jo pjesë e buxhetit të planifikuar. Kjo mund t’i jap shpjegim disa nga nismat që mungojnë për sa i përket raportimit dhe planifikimit në nivelin lokal. 4

Raporti përmend rekomandime të shumta për implementimin e plotë të SPVDNj-së 2009-2011. Në mesin e tyre janë rekomandimet se ZQM-ja duhet të forcohet nëpërmjet rritjes së numrit të personelit për monitorim dhe që Qeveria e Kosovës të bëjë objektiva të qarta dhe më të matshme, si dhe të rris fondet me qëllim të përmbushje së synimeve.5

Edhe pse raporti fokusohet në mungesën e gjerë të zbatimit,megjithatë, përmend disa raste të suksesshme. Në mesin e rasteve të suksesshme është krijimi i Njësive për të drejtat e njeriut (NjDNj-ve) në pothuajse të gjitha ministritë dhe komunat. Detyra e NjDNj-ve është të sigurojë zbatimin e ligjit për të drejtat e njeriut në të dy nivelet e qeverisjes.6 Veç kësaj, është vendosur një bashkëpunim në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe NjDNj-ve për të shkëmbyer informacion mbi zhvillimet në terren në fushën e të drejtave të njeriut.7

Në gusht të vitit 2013, ZQM-ja ka përgatitur draftin e parë të Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut (2013 – 2017).8 Në një vlerësim të hershëm të këtij drafti, Këshilli i Evropës (KiE) ka theksuar një numër çështjesh, duke përfshirë mungesën e një procesi të duhur të pjesëmarrjes

1 Këshilli i Evropës. Propozimet për reforma për t’i dhënë energji dhe aktivizuar Institucionet jo-gjyqësore të të drejtave të njeriut në Kosovë. (2013), f. 35.

2 Për shkak të mungesës së qasjes në raportin vjetor të vitit 2009 dhe 2011, është analizuar vetëm raporti vjetor i vitit 2010 3 Raporti për zbatimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë (2009—2011) f.114 Ibid. f.165 Ibid. f. 166 Raporti mbi aktivitetet në fushat e të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, të drejtave të pakicave, të drejtave të fëmijëve,

të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, kundër-diskriminimit dhe kundër-korrupsionit, korrik - dhjetor 2009 (Raport gjashtëmujor) f. 8

7 Raporti për zbatimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës (2009-2011) faqe 128 ZQM/ZKM: ‘Draft-Strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës (2013–2017)’ (gusht, 2013).

Page 8: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur8

dhe konsultimit në fazën e hartimit.9 Për më tepër, KiE-ja ka rekomanduar që: “Në rastin e zhvillimit të politikave në lidhje me të drejtat e njeriut, këto qëllime do të arrihen, më së miri, duke pranuar se Kosova është e mbingarkuar me politika, plane të veprimit dhe strategji – pavarësisht nga meritat e konsiderueshme individuale të objektivave të ndryshme që ato ngërthejnë – dhe është duke punuar drejt zvogëlimit të numrit dhe gjithashtu fushëveprimit të tyre. Sigurisht një qasje që ka pasur për qëllim identifikimin e më pak prioriteteve, të realizueshme për zbatim, mund të sjellë rezultate shumë më të suksesshme në aspektin afatgjatë.”10

Në përputhje me këto rekomandime, Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (2016 – 2020/22) (në tekstin e mëtejmë “Strategjia”), e cila aktualisht është në fazën e fundit të hartimit, duhet të vendos një kornizë gjithëpërfshirëse politikash për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Strategjia duhet të shërbejë si një “ombrellë” për strategjitë e tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të pandashme. Miratimi i një strategjie “ombrellë” do të bëj bashkë të gjitha strategjitë aktuale të të drejtave të njeriut për të krijuar një strategji të vetme nga ana e qeverisë së Kosovës për të drejtat e njeriut. Aktualisht, ekziston një numër i madh i strategjive nën-sektoriale që krijojnë konfuzion tek ministritë e linjës mbi përgjegjësitë përkatëse, duke e bërë shumë të vështirë monitorimin e progresit të arritur.

ZQM, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), ka një rol drejtues dhe koordinues në procesin e hartimit dhe finalizimit të Strategjisë. ZQM-ja ka emëruar një ekip përgjegjës për hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit (shih shtojcën 1). ZQM-ja, gjithashtu, ka themeluar një Grup koordinues ndërministror për të drejtat e njeriut (GKNDNj), me detyrën për të koordinuar, ndarë informacion dhe të dhëna, raportuar dhe monitoruar mbi zbatimin e strategjive dhe politikave për të drejtat e njeriut (shtojca 2).

Deri më sot janë hartuar dy drafte të Strategjisë. Janë mbajtur disa takime konsultative dhe dy seminare për të diskutuar mbi draftet ekzistuese të Strategjisë. Procesi i hartimit nxjerrë në pah mungesën e harmonisë për sa i përket strukturës dhe objektivave të Strategjisë dhe planit të veprimit. Për më tepër, draftet vazhdojnë të përmbajnë disa nga të metat dhe mangësitë e SPVDNj-së (2009-2011).

Ky raport është një përpjekje për të formuluar një rekomandim të qartë mbi objektivin dhe strukturën e Strategjisë, si udhëzues për finalizimin e procesit të hartimit. Në vijim, ky raport jep informacion mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut në Kosovë, një qasje më të thellë të procesit të hartimit, një propozim për parimet gjithëpërfshirëse që rregullojnë Strategjinë, si dhe disa rekomandime në lidhje me hapat e mëtejmë drejt finalizimit të procesit të hartimit të Strategjisë.

9 Këshilli i Ebvropës: Propozimet për reforma, faqe 16.10 Ibid. faqet 45–47

Page 9: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 9

2. METODOLOGJIA

Raporti bazohet në hulumtimin e dokumenteve dhe krahasimin e të dhënave të burimeve kryesore në dispozicion, përfshirë Strategjinë dhe planin e veprimit për të drejtat e njeriut (2009 – 2011) dhe projekt-strategjitë e mëvonshme, si dhe udhëzimet dhe komentet për kornizën strategjike të Kosovës për të drejtat e njeriut nga organizatat ndërkombëtare. Raporti bazohet në studimet e mëparshme të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) që punojnë me grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara për sfidat e vazhdueshme në fushën e tyre të veçantë të fokusit dhe mënyrat se si të trajtohen këto sfida. Hulumtimi i dokumenteve dhe krahasimi i të dhënave të burimeve kryesore në dispozicion, është bërë me intervista joformale me përfaqësues të ZQM-së, Ministrisë së integrimit evropian (MIE) dhe aktorëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë. Veç kësaj, ECMI Kosova ka kryer edhe hulumtime të pavarura, së bashku me OJQ të tjera brenda Kosovës për të krijuar një bashkëpunim efikas në mes të partnerëve të Koalicionit të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC) për të zgjeruar më tej kapacitetet dhe për të promovuar të mësuarit e vazhdueshëm.

3. TË DREJTAT E NJERIUT NË KOSOVË: DREJT THJESHTËSISË, FOKUSIT DHE KOORDINIMIT

Duke pasur parasysh historinë e fundit të Kosovës, është e rëndësishme për Kosovën që të arrijë anëtarësimin në BE- për progresin dhe stabilitetin kombëtar. Nëpërmjet këtij fokusi dhe synimi drejt anëtarësimit në BE--, të drejtat e njeriut duhet të vendosen në fokus qendror të qeverisë së Kosovës. Pas vërejtjeve të Presidentit Thaçi, “Procesi i integrimit evropian mbetet një objektiv dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës.”11 Ky seksion do të paraqesë gjendjen aktuale të legjislacionit mbi të drejtat e njeriut të pasuara nga një analizë se si mund të përdoret, qasja sektoriale ndaj BE-së, si një instrument për zhvillimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Të drejtat themelore të njeriut janë të mbrojtura në mënyrë të qëndrueshme në Kushtetutën e Kosovës. Promovimi dhe zbatimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve të Kosovës është i rregulluar me akte të ndryshme legjislative civile dhe penale, duke përfshirë pakon e legjislacionit të të drejtave të njeriut (p.sh. ligji kundër diskriminimit, ligji për Avokatin e Popullit dhe ligji për barazi gjinore), që ka hyr në fuqi në korrik të vitit 2015. Ligjet e reja kanë eliminuar mangësitë në ish kornizën ligjore duke rregulluar kuadrin jo-gjyqësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe duke siguruar pajtueshmërinë me standardet evropiane të të drejtave të njeriut, dhe me konventat ndërkombëtare. Këto ligje janë, veçanërisht, të vlefshme meqë ato përcaktojnë kompetencat dhe ndërlidhjet në mes të organeve të ndryshme që kanë kompetenca në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe konfirmojnë rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit, si organi kryesor kompetent në fushën e të drejtave themelore. Edhe pse Kosova nuk është nënshkruese e marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Kushtetuta e Kosovës thotë se të gjitha instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut janë drejtpërdrejt të zbatueshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës;

Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Kosovë dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:

11 http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,104,1339, 08/09/16

Page 10: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur10

(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet

e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe

Poshtëruese.

Të drejtat dhe liritë themelore janë një temë ndër-sektoriale e ndërthurur në fushën e funksionimit të institucioneve të shumta. Si pasojë, një gamë e gjerë dhe/apo numër i madh i mekanizmave gjyqësorë dhe jo-gjyqësorë mbajnë përgjegjësi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Strukturat gjyqësore të të drejtave të njeriut gjykojnë shkeljet e të drejtave të njeriut. Strukturat jo-gjyqësore të të drejtave të njeriut janë të vendosura në nivele të shumta të qeverisjes dhe janë përgjegjëse për hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet publike, zhvillimin e politikave, hartimin e masave legjislative, monitorimin e zbatimit, dhe përgjegjëse për mekanizmat jo-gjyqësorë të dëmshpërblimit ose zhdëmtimit. Mekanizmat gjyqësorë dhe jo-gjyqësorë të të drejtave të njeriut janë të lidhur ngushtë, si struktura jo-gjyqësore të të drejtave të njeriut ato rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut dhe rrugët gjyqësore për të mbrojtur këto të drejta, identifikojnë dhe pranojnë apo vihen në dijeni për shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe dërgojnë rastin/et tek strukturat gjyqësore të të drejtave të njeriut, nëse rasti/et është përkatës. Për një pasqyrë të mekanizmave për të drejtat e njeriut dhe të dokumenteve strategjike të Kosovës, shikoni shtojcën 3.

3.1 Vlerësimi mbi Strategjitë

Aktorët dhe palët e interesuara ndërkombëtare që kanë monitoruar dhe raportuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, kanë kritikuar mungesën e fokusit, koordinimit, matjes së realizueshmërisë dhe, në fund, efektivitetin e bollëkut ekzistues të strategjive që lidhen me të drejtat e njeriut në Kosovë. Siç është cekur nga KiE-ja, ndikimi i këtyre strategjive është i kufizuar, për shkak të mungesëssë kapaciteteve të institucioneve përkatëse, konfuzionit, si rezultat i strukturës së mekanizmave të shumtë në të gjitha nivelet, të të drejtat e njeriut si dhe mungesës së një objektivi mjaftueshëm të matshëm dhe metodologjisë së zbatimit.12

Në bazë të vlerësimit të kryer nga KiE-ja, efektiviteti i ZQM-së dhe palëve të tjera të interesuara në SPVDNj (2009 — 2011) ka vuajtur nga të meta të mëdha për shkak të formulimit të paqartë të planit të veprimit. Këto strategji nuk kanë arritur të ofrojnë qëllime të arritshme brenda një harku realist kohor, ndërsa plani i përgjithshëm nuk ka ndarë në mënyrë efektive detyrat dhe përgjegjësitë ndërmjet institucioneve. Kjo, së bashku me mungesën e koordinimit midis institucioneve, mungesës së personelit të kualifikuar, si dhe një mandati gjithnjë në zgjerim apo shtrirje, në të cilën Drejtori i ZQM-së është ngarkuar me detyrën si koordinator kombëtar për të drejtat e njeriut, kundër-korrupsionin, dhe koordinator për të drejtat e fëmijës dhe personave me aftësi të kufizuara, ka shkaktuar konfuzion të madh mbi përgjegjësitë institucionale. Kjo ka bërë që ZQM-ja të kërkojë ndihmë nga faktorë të jashtëm për krijimin dhe zbatimin e strategjive të reja të të drejtave të njeriut. Me kalimin e kohës, raporti i KiE-së thotë se, roli i ZQM-së ishte reduktuar në një rol koordinues mes palëve, duke shërbyer kryesisht si një Sekretariat për këshille të ndryshme (për shembull, Këshilli për Strategjinë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali

12 Këshilli i Evropës: Propozimet për reforma, faqet 14-20, 45-47.

Page 11: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 11

dhe egjiptian dhe Projektin e ri të BE-së për mbështetjen e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe organizatave të shoqërinë civile). Si rezultat i nevojës së vazhdueshme për mbështetje nga faktorë të jashtëm, Zyra për qeverisje të mirë – (ZQM) e ka pasur të vështirë të monitorojë në mënyrë efektive implementimin e politikave të miratuara nga qeveria. ZQM-ja ka bërë shumë përpjekje për të rritur kapacitetet për zhvillimin e politikave, të cilat nuk kanë pasur shumë sukses, në këtë formë ZQM-sëi është krijuar një varësi edhe më e madhe për ndihmë të vazhdueshme nga faktorë të jashtëm. Kjo për shkak të vështirësisë që ZQM-ja ka pasur për të krijuar politika profesionale për të drejtat e njeriut. Si rezultat, ZQM-ja nuk ka qenë në gjendje të ofrojë, në mënyrë efektive, një vlerësim të raporteve nga institucione të tjera aktive në SPVDNj (2009 — 2011) që ka rezultuar në mungesë të informacionit në raportet vjetore duke e bërë akoma më të vështirë për t’i mbajtur palët e interesuara të përditësuara dhe informuara dhe për të monitoruar/ dhe mbajtur institucionet përgjegjëse për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.13

Është e rekomanduar, megjithatë, se Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me detyrimet për të zbatuar instrumentet ndërkombëtare dhe ato rajonale të të drejtave të njeriut dhe për të përmbushur kriteret acquis dhe ato të pranimit të Bashkimit Evropian (BE-së) për të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta. Përveç kësaj, siç u përmend më lart, është konstatuar se Strategjisë i mungojnë një analizë adekuate e situatës, objektivat e qarta, treguesit e matshëm, kriteret statistikore, objektivat e pritshme dhe mjetet financiare për zbatimin e saj.14

Në një intervistë të mëhershme, drejtori i ZQM-së zt. Habit Hajredini, i përgjigjet disa kritikave të KiE-së. Ai pretendon se ZQM ka vuajtur nga shumë sfida të ndërlidhura me kapacitetet e saj gjatë periudhës kohore të strategjisë së parë për shkak të statusit ligjor të ZQM-së, paqartësive të shumta në strategjinë e të drejtave të njeriut, mungesës së mjeteve financiare dhe kapitalit njerëzor, dhe konfuzionit të përgjithshëm për të zbatuar në mënyrë efektive në praktikë “Strategjinë ombrellë”. Nëpërmjet mësimeve të nxjerra nga sfidat gjatë Strategjisë 2009-2011, zt. Hajredini pohon se ZQM-ja ka marrë forcë të re për të drejtuar dhe koordinuar strategjitë e të drejtave të njeriut në kuadër të qeverisë. Kjo, duke i shtuar edhe ligjin e ri kundër-diskriminimit parasheh krijimin e një mekanizmi për të zbatua në mënyrë efektive dhe për të monitoruar ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mos-diskriminimin. Koordinimi efikas në mes të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes është çelësi për organizimin e këtij mekanizmi për të udhëhequr dhe raportuar mbi strategjinë e të drejtave të njeriut. ZQM-ja do të punësojë zyrtarë kundër-diskriminimit në çdo komunë, të cilët/cilat do të raportojnë mbi aftësitë e shërbyesve civilë/punonjësve kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe mos-diskriminimin. Në nivel qendror, do të punësohen gjashtë zyrtarë të lartë për qeverisje të mirë dhe marrëdhënie me OJQ-të dhe OSHC-të, një zyrtar për çështje të mundësive të barabarta dhe të aftësisë së kufizuar, një për çështje të mundësive të barabarta dhe të minoriteteve, një në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, gjithashtu do të punësohet një koordinator i përgjithshëm për marrëdhënie brenda ZQM-së dhe për strategjinë e përgjithshme të të drejtave të njeriut. Pozita e fundit e përmendur do të ngarkohet edhe me përgjegjësinë e monitorimin të të gjitha ministrive, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mos-diskriminimin, përgatitjen e raporteve, si dhe do të përfaqësojë ZQM-në në këshillat e ndryshëm kombëtarë.

3.2 Instrumenti për asistencë të para-anëtarësimit, si mjet për promovimin e të drejtave të njeriut

KiE vuri në dukje se “dokumentet specifike të të drejtave të njeriut- janë zhvilluar me shumë pak konsideratë të kontributit të tyre në kornizat e përgjithshme të politikave/dokumenteve për të 13 Këshilli i Evropës: Propozimet për reforma për t’i dhënë energji dhe aktivizuar Institucionet jo-gjyqësore të të drejtave të njeriut në

Kosovë.(2013), faqet 19-20 14 Ibid., fq.19.

Page 12: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur12

drejtat e njeriut, të tilla si Plani i veprimit për partneritet evropian, Plani vjetor i punës së qeverisë dhe strategjitë sektoriale. Gjithashtu, ndërlidhja në mes të dokumenteve/politikave-specifike të të drejtave të njeriut dhe përmbushjes së obligimeve karshi mekanizmave ndërkombëtarë, duket të mos jestë shumë e mirë.”15

Gjatë viteve të fundit, BE-ja ka rikonfirmuar angazhimin e saj për të drejtat e njeriut nëpërmjet veprimeve të saj të jashtme. Politika e zgjerimit të BE-së “mbetet e përqendruar në parimin ‘çështjet themelore në rend të parë’. Të drejtat themelore janë në bërthamë të vlerave të BE-së dhe një element thelbësor në procesin e pranimit. Të drejtat themelore janë të përfshira në masë të madhe në legjislacionin e vendeve të cilat synojnë anëtarësimin, por duhet të bëhet më shumë për të siguruar që ato janë plotësisht të zbatuara në praktikë.” Dhe, për këtë arsye “një kornizë më e fuqishme institucionale për mbrojtjen e të drejtave themelore është e nevojshme, sidomos për promovimin e punës së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe për të mbështetur punën e organizatave jo-qeveritare (OJQ) dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut.”16

Në përputhje me rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, BE-ja ka argumentuar se një strategji gjithëpërfshirëse e të drejtave të njeriut është një instrument i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm për të përqendruar dhe racionalizuar masat e ndryshme dhe divergjente të politikave që janë ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Siç është theksuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, të vitit 2015, “Strategjia për të Drejtat e Njeriut duhet të azhurnohet dhe përmirësohet.”17 Raporti nënvizon se kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, ekziston një nevojë për rritjen e angazhimit politik dhe financiar në të gjitha nivelet në mënyrë që të ndërpresin varësinë që Qeveria ka nga donatorët në këtë sektor, gjë që dëmton pronësinë dhe ofrimin efektiv. Gjithashtu, Dokumenti Strategjik për Kosovën i Komisionit Evropian (2014-2020) nënvizon se, “strukturat që merren me mbrojtjen, promovimin dhe raportimin mbi të drejtat e njeriut duhet të jenë të efektshme si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.”18

Nevoja për formulimin e një kornize gjithëpërfshirëse të planifikimit strategjik për përmirësimin e zbatimit të kuadrit ligjor ekzistues të të drejtave të njeriut është në pajtim me qasjen sektoriale të aplikuar në programet BE-së për asistencën e para-anëtarësimit. Nga viti 2014, BE-ja ndryshoi qëndrimin e saj për bashkëpunim me partnerët për Instrumentin për asistencë të para-anëtarësimit (IPA), në mbështetje të reformave duke u bazuar më tepër në politikat e sektorit të një vendi se sa zbatimin e projekteve individuale. Në vend se të definojë projektet për ndërhyrje nëpërmjet mbështetjes së BE-së nga lart, qasja sektoriale “ka për qëllim të zgjerojë pronësinë e qeverisë dhe të shtetit mbi politikat dhe vendimet e sektorit publik në shpërndarjen e burimeve brenda Sektorit”, domethënë “një zonë qartazi e përkufizuar e një politike publike që adreson një sërë sfidash homogjene.”19 Qasja sektoriale promovon pronësinë e shtetit, politikën e sektorit dhe reformat strukturore, më shumë ndihmë përkatëse, vendos prioritete duke u bazuar në vlerësimin e nevojave dhe ngritjen e kapaciteteve në nivel kombëtar për shtyllat në të cilat mbështetet qasja sektoriale, respektivisht: a) zhvillimin e politikave dhe planifikimin strategjik p.sh. aftësinë për të vendosur prioritete afatmesme dhe afatgjata në përputhje me objektivat e integrimit në BE me qëllim të realizimit të një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse; b) duke siguruar që ministritë e linjës kanë kapacitet administrativ për të udhëhequr dhe zbatuar me efikasitet politikat dhe programet për të drejtat e njeriut; c) përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe sistemet e buxhetit shtetëror (duke përfshirë një lidhje më të ngushtë mes 15 Ibid., fq.18. 16 KoMisioni Evropian. Strategjia e Zgjerimit të BE-së (10 nëntor, 2015), faqe 5.17 KoMisioni Evropian. Raporti i Progresit për Kosovën 2015 (10 nëntor, 2015), f. 20. Shikoni, gjithashtu, Raportin e Progresit për

Kosovën 2014 (teor, 2014), faqet 16–17.18 KoMisioni Evropian. Dokumentin Strategjik për Kosovën (2014-2020) (20 gusht, 2014), f.24. 19 KoMisioni Evropian. Instrumenti për asistencl të para-anëtarësimit (IPA II) 2014–2020: Një udhëzues i shpejtë i programeve të IPA-së ,

f.36.

Page 13: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 13

veprimtarisë dhe planifikimit buxhetor nëpërmjet zhvillimit të kornizave afatmesme buxhetore); d) përmirësimin e kapacitetit të monitorimit dhe vlerësimit dhe nxitjen e fokusit në programe të bazuara në rezultate; e) forcimin e kapaciteteve për të bashkëpunuar më ngushtë me donatorët dhe për të menaxhuar më mirë me donacionet.20

BE-ja ka identifikuar një numër të sektorëve dhe më pas ka ftuar qeveritë e vendeve përfituese për të përcaktuar më tej secilin prej këtyre sektorëve nëpërmjet dokumenteve strategjike të vendit përkatës dhe programeve të veprimit. Nëpërmjet këtij procesi, vendet përfituese pritet të marrin pronësinë mbi sektorin e reformave duke ndërmarrë veprime konkrete brenda vizionit të tyre strategjik afatgjatë në reformat që synojnë një sektor të tërë. Qeveria në Kosovë është ftuar në vitin 2015 që të përgatisë dokumentet e planifikimit sektorial (DPS) për fushat kryesore prioritare për bashkëpunim të mëtejshëm me BE-në. Formulimi i këtyre DPS-ve përbëhet nga faza e vlerësimit të sektorit dhe faza përfundimtare e planifikimit. Vlerësimi merr parasysh kriteret kryesore si më poshtë:

- Politikat/strategjitë kombëtare sektoriale; - Mjedisi institucional dhe kapacitetet;- Koordinimi brenda sektorit dhe me donatorë; - Perspektivat afatmesme buxhetore;- Monitorimi i zbatimit të politikave;- Menaxhimi i financave publike;- Korniza makroekonomike.21

Në përputhje me fokusin e riafirmuar të BE-së për të drejtat e njeriut në politikën e saj të zgjerimit, një nga fushat që qëndron lartë në agjendën evropiane për IPA-në është fusha e të Drejtave themelore dhe sundimit të ligjit. Duke pasur parasysh kompleksitetin e sektorit të të Drejtave themelore dhe sundimit të ligjit, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar DPS të veçanta për këtë sektor. Sipas vlerësimit të BE-së, kërkohet akoma më shumë punë për sa i përket DPS-ve për të Drejtat themelore të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Formulimi i DPS-ve për të Drejtat themelore të njeriut dhe sundimin e ligjit duhet të jetë në harmoni dhe të përshtatura me procesin e hartimit të Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut. Qasja sektoriale e BE-së, në këtë mënyrë, mund të ndërthuret dhe të sigurojë stimuj për iniciativat e brendshme për identifikimin e plotë të gjendjes aktuale të reformave në sektor dhe në planifikimin e mëtejmë strategjik të veprimeve konkrete për të adresuar mangësitë e identifikuara në vlerësimin sektorial.

20 Ibid., f.36. 21 Ibid., f.37.

Page 14: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur14

4. PROCESI I HARTIMIT

Me këto rekomandime, Qeveria e Kosovës ka filluar përgatitjet e para për zhvillimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse dhe plani të veprimit për të drejtat e njeriut në gusht të vitit 2015, me vendimin e 14 gushtit, 2015 për të emëruar një ekip përgjegjës për hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit mbi të drejtat e njeriut 2016—2020/22 (shih Shtojcën 1). Sipas vendimit, grupi është i përbërë nga 28 anëtarë që përfaqësojnë institucionet përkatëse kosovare, shoqërinë civile, si dhe aktorë ndërkombëtarë. ZQM/ZKM udhëheq dhe koordinon procesin.

Drafti i parë i Strategjisë është prezantuar më 25 shtator, 2015 dhe një version i rishikuar më 26 nëntor, 2015. Gjatë vlerësimit të këtyre drafteve, u bë e qartë se disa çështje ideore duhet të harmonizohen dhe të rakordohen së pari brendaQeverisë dhe me palët e interesuara, dhe se ekziston nevoja e një mekanizmitë zbatimit të nivelit më të lartë, për të sjellë të gjithë aktorët sektorialë në tryezë. Institucioni i Avokatit të Popullit ka sugjeruar që Kryeministri të vihet në krye të miratimit të Strategjisë, të monitorojë dhe raportojë mbi zbatimin e Strategjisë për të drejtat themelore në Kuvendin e Kosovës. Për më tepër, është vërejtur se draftet vazhdojnë të përmbajnë disa nga mangësitë e Strategjisë së parë të të drejtave të njeriut, në veçanti një mungesë të një analize të duhur të situatës, objektivave të qartë, treguesve të matshëm, standardeve statistikore, objektivave realë dhe mjeteve financiare për zbatimin e Strategjisë. Dhe në fund, draftet nuk arrijnë të ndërlidhin Strategjinë për të drejtat e njeriut me obligimet për të zbatuar instrumentet ndërkombëtare dhe rajonale të drejtave të njeriut dhe për të përmbushur kriteret “acquis communautaire” dhe ato të pranimit të BE-së për të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta. Gjatë kësaj faze, u bë e qartë se Strategjia për të drejtat e njeriut duhet të veprojë si një ombrellë, duke mbuluar dhe sjellë së bashku të gjitha strategjitë nën-sektoriale.22 Në korrik të vitit 2016 një tjetër draft-Strategji është realizuar me këto synime të përmbajtura. Ajo sugjeron katër shqetësime/fusha gjithëpërfshirëse që duhet të adresohen nëpërmjet parimeve strategjike që drejtojnë masa më të detajuara për një numër të zgjedhur të të drejtave themelore. Që janë;

(1) Ndarja e roleve dhe kompetencave dhe koordinimi ndërmjet strukturave të drejtave të njeriut;(2) Prioritizimi i kufizuar i kompensimit për rastet konkrete të abuzimit të të drejtave të njeriut;(3) Ndërgjegjësimi i publikut të gjerë mbi të drejtat e njeriut;(4) Monitorimi dhe identifikimi i shqetësimeve aktuale.

Duke pasur parasysh rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Grupit ndërkombëtar të punës mbi të drejtat e njeriut në Kosovë, dhe pas konsultimeve të mëtejshme, Kryeministri i Kosovës, me vendimin Nr. 06/87 të datës 13 maj, 2016 ka themeluar Grupin koordinues ndër-ministror për të drejtat e njeriut (shih Shtojcën 2). GKNDNj do të kryesohet nga vetë Kryeministri dhe përbëhet nga 18 aktorë kyç në sektorin e të drejtave të njeriut në Kosovë, përkatësisht ministritë kryesore të linjës, agjencitë përkatëse shtetërore, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile (shih Shtojcën 4). Anëtarësia mund të llogaris në autonominë e agjencive të pavarura, si për shembull Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës (IAP). Kjo mund të lehtësohet duke e riemëruar grupin në Grupi ndërinstitucional. Është sugjeruar edhe përfshirja e aktorëve të tjerë kyç për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, p.sh gjyqësorit dhe prokurorisë, ASK-ja dhe Agjencia e mbrojtjes së të dhënave.

GKNDNj ka këto detyra dhe përgjegjësi:1. Forcimin e koordinimit të të gjitha ministrive dhe autoriteteve kompetente qeveritare në fushën

e të drejtave të njeriut;

22 Shih, veçanërisht, Rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, të datës 16 dhjetor 2015, dhe komentet e Grupit ndër-kombëtar të punës për të drejtat e njeriut në Kosovë mbi draftin e 25 nëntorit 2015, i datës 23 janar, 2016.

Page 15: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 15

2. Monitorimin e zbatimit të politikave dhe strategjive në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë;3. Raportimin para Kuvendit të Kosovës për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut në

Kosovë;4. Shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave, si dhe zbatimin e rekomandimeve të përfshira në

raportet e OKB-së, KiE-së, BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare;5. Buxhetimin dhe vendosjen e politikave prioritare për të drejtat e njeriut; dhe6. Dhënien e propozimeve për të avancuar kornizën ligjore në fushën e të drejtave të njeriut dhe

propozimeve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

GKNDNj— do të jetë organi kompetent i nivelit të lartë politik që do të miratojë Strategjinë, dhe do të jetë në gjendje të sigurojë ndarjen e burimeve të nevojshme për zbatimin e reformave përkatëse. Ky mekanizëm koordinimi do të mbikëqyrë dhe monitorojë zbatimin e legjislacionit përkatës të të drejtave të njeriut dhe strategjisë, ndërsa kryeministri do të raportojë çdo vit në institucionet relevante, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës.

Si Sekretariat i GKNDNj-së, ZQM/ZKM ka mandat – në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile --- për të përgatitur projekt-Termat e Referencës për të përshkruar fushëveprimin e punës së GKNDNj-së, të cilat duhet të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e parë të GKNDNj-së. Mbledhjet e GKNDNj-së duhet të mbahen të paktën tre herë në vit; megjithatë, Kryesuesi i grupit mund të iniciojë takime më të shpeshta në rast se ai/ajo e sheh këtë të nevojshme.

ZQM vepron si një trup koordinues për GKNDNj-në, me përgjegjësitë që përfshijnë hartimin e politikave, sigurimin e funksionimit efikas të mekanizmave të qeverisë, dhënien e këshillave për qeverinë, marrjen në konsideratë të këshillave të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të strategjive të të drejtave të njeriut në të gjitha nivelet qendrore dhe lokale të qeverisë. ZQM ka përvojën e duhur në mbështetjen e qeverisë për sa i përket Strategjisë, marrë në konsideratë faktin që ZQM-ja ka punuar ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe Institucionin e Avokatit të Popullit për të organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe për të krijuar mekanizma për të zbatuar këto politika në mënyrë efektive. Nevoja për ndihmë nga mekanizma të jashtëm për ZQM-në për promovimin dhe zbatimin e strategjive të qeverisë ka vënë në pah sfidat eventuale të kapaciteteve të zyrës.

Në bazë të një raporti të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO) Zyrës në Kosovë, ZQM-ja ka disa pamjaftueshmëri që në mënyrë të drejtpërdrejtë pengojnë aftësinë e kësaj zyre për të zhvilluar dokumente efektive politike, duke e bërë ZQM të ndjej nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga faktorë të jashtëm. Së pari, mungesa e stafit në kuadër të ZQM-së dhe mungesa e trajnimeve adekuate dhe aftësimit të duhur për të promovuar dokumente politike të të drejtave të njeriut ka penguar kapacitetin e ZQM-së në kuadër të Strategjisë. Duke vepruar si Sekretariat i GKNDNj-së, ZQM-ja nuk ka arritur të ndajë, në mënyrë të qartë, përgjegjësitë në mes të institucioneve, ndërsa ka vendosur përgjegjësi të caktuara tek më shumë institucione duke krijuar konfuzion në mesin e partnerëve në Strategji. Në raportin e TASCO-së gjithashtu thuhet se ekziston një mungesë e përfshirjes së qeverisë në financimin dhe/apo ndarjen e fondeve për strategjitë e ZQM-së, duke rekomanduar krijimin e një linje të veçantë buxhetore nga qeveria, duke promovuar një fokus më të madh në procesin e krijimit/zbatimit të dokumenteve politike të ZQM-së. Ndihma nga faktorë të jashtëm ka ndihmuar në orientimin e ZQM-së për të koordinuar zbatimin e këtyre strategjive, por nuk ka arritur të trajnojë stafin e ZQM-së për zhvillimin e strategjisë së të drejtave të njeriut, duke krijuar akoma më shumë varësi nga ndihma e faktorëve të jashtëm. Si rezultat i kësaj, ZQM-ja nuk ka arritur të rris kapacitetet e veta në promovimin e të drejtave të njeriut dhe hartimin e dokumenteve politike për këtë qëllim. 23

23 Zyra e TACSO-së në Kosovë. “Ndihmë në zbatimin e Strategjisë së qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile 2013-2017: Raport i Misionit.” Faqe 5-8.

Page 16: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur16

5. FORMËSIMI I STRATEGJISË: PARIMET, STRUKTURA, PRIORITETET DHE NDËRHYRJET

Me kornizën institucionale të Kosovës për përfshirje të nivelit të lartë në hartimin e Strategjisë, palët e përfshira duhet të përcaktojë parime të qarta ideore për strukturën dhe objektivat e Strategjisë. Përgjatë vijave të këtyre parimeve, Strategjia mund të hartohet në mënyrë të koordinuar dhe të shpejtë. Në vijim, ky dokument bën rekomandime në nivel ideor për të udhëhequr procesin e hartimit të Strategjisë. Kjo do të përcaktojë parimet kryesore të Strategjisë dhe udhëzimet për përcaktimin e prioriteteve dhe ndërhyrjeve. Por, së pari do të bëj një vështrim më të afërt në konceptin e strategjive ombrellë dhe në draftin e Strategjisë së të drejtave të njeriut të korrikut të vitit 2016.

5.1 Strategjia ombrellë dhe draft-Strategjia e fundit e drejtave të njeriut

Një strategji ombrellë duhet të përcaktojë disa objektiva gjithëpërfshirës që sjellin së bashku të gjitha strategjitë nën-sektoriale – Edhe strategjitë që janë duke u bërë edhe ato që tashmë janë bërë. Lista e strategjive që ose janë të miratuara, ose janë në proces të miratimit mund të gjenden në shtojcën 3. Në letrën e Institucionit të Avokatit të Popullit dërguar Zyrës së Kryeministrit (ZKM) në lidhje me Strategjinë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM), Institucioni i Avokatit të Popullit rekomandon “Qeveria e Kosovës, mundësisht të hartojë një dokument të vetëm strategjik në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku do të përfshihen të gjitha strategjitë specifike për të drejtat e njeriut.”24 Nëse kjo gjë do të bëhet, atëherë do ketë nevojë për një riorganizim të madh të procedurave administrative që qeverisin raportimin e zbatimit të çdo strategjie. Në fakt, të raportuarit duhet të bëhet në mes të dhjetëra strategjive që prekin çështjet e të drejtave të njeriut në një mënyrë apo tjetër, me një strategji gjithëpërfshirëse te të drejtave të njeriut.

Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020 mund të shërbejë si një frymëzim në hartimin e strategjisë së të drejtave të njeriut në Kosovë, për shkak se ajo mbart shumë nga cilësitë e një strategjie ombrellë. Strategjia e Gjeorgjisë është krijuar me përfshirjen aktive të institucionet qeveritare dhe atyre jo-qeveritare.25 Qëllimi i strategjisë është që të zhvillojë një qasje sistematike për realizimin e të drejtave të njeriut nga ana e të gjithë qytetarëve gjeorgjianë, dhe dhënien apo ofrimin me kohë të detyrave që kanë të bëjnë me këto të drejta nga autoritetet shtetërore.26 Ata kanë bërë katër parime gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme për të siguruar të drejtat e njeriut si të tilla. Këto parime janë:27

24 Rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, të datës 16 dhjetor, 201525 Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020 f. 426 Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020 f. 627 Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020 f. 9

Page 17: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 17

(1) Paprekshmëria e të drejtave të njeriut nga ana e shtetit;(2) Mbrojtja kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga të tjerët;(3) Krijimi i një sistemi që do të lejojë personat për të realizuar të drejtat e tyre në praktikë;(4) Informimi adekuat i popullatës për të drejtat e e tyre.

Në bazë të rekomandimeve të aktorëve të ndryshëm në fushën e të drejtave të njeriut, Republika e Gjeorgjisë ka bërë 23 prioritete me objektivat dhe detyrat e përcaktuara për periudhën 2014—2020. Për secilin prioritet kanë bërë edhe një plan veprimi që mbulon qëllimin, objektivin, veprimin/masën, organin përgjegjës, afatin kohor dhe treguesin. Organet përgjegjëse duhet të raportojnë çdo vit përpara qeverisë. Si e tillë, strategjia Gjeorgjisë mbart shumë nga cilësitë që i mungojnë strategjive të Kosovës. Ajo përmban një analizë të situatës, objektiva të qarta, tregues të matshëm, objektiva realë dhe mjete fikse financiare për zbatimin strategjisë.28

Drafti i Strategjisë së të drejtave të njeriut i korrikut të vitit 2016 përpiqet që të lëviz drejt strategjisë ombrellë. Duke u thirrur në Kushtetutën e Kosovës, Kapitullin II të Drejtat e njeriut dhe liritë themelore, ku janë të paraqitura të gjitha të drejtat dhe liritë e njerëzve/qytetarëve.29 Draft-Strategjia e korrikut të vitit 2016 sugjeron katër parime kryesore, siç të përcaktuara në seksionin e mëparshëm.

Këto katër parime kryesore duhet të adresohen nëpërmjet këtyre parimeve strategjike që do të ofrojnë masa dhe veprime më të hollësishme në nën-kategoritë, që nuk janë të përshkruara këtu. Këto parime janë;(1) Parimi 1 – harmonizimi dhe përmirësimi i roleve, aftësive dhe bashkëpunimit të strukturave

të te drejtave të njeriut;(2) Parimi 2 – forcimi i institucioneve kyçe të te drejtave të njeriut që ofrojnë dëmshpërblim

kundër shkeljeve te të drejtave të njeriut;(3) Parimi 3 – edukimi i publikut mbi standardet, mekanizmat dhe politikat e të drejtave të njeriut;(4) Parimi 4 – Identifikimi dhe monitorimi i parimeve të të drejtave të njeriut dhe zbatimit të

legjislacionit si bazë për bërjen e politikave dhe vendimmarrje.30

Drafti i Strategjisë së të drejtave të njeriut, i korrikut të vitit 2016, është kështu një përpjekje për të bërë një strategji ombrellë dhe të marrë në konsideratë kritikat mbi strategjitë e mëhershme. Ky draft, gjithashtu, merr në konsideratë grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara. Një element ky që mungonte në versionet e mëparshme të strategjisë. Drafti, gjithashtu, identifikon grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara si grupe prioritare të strategjisë. Këto grupe janë fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet jo-shumicë,31 pjesëtarët e komunitetit LGBTI, dhe të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit, dhe kjo ka qenë e pranuar shumë pozitivisht nga shoqëria civile.

Një kritikë shumë të madhe për strategjinë e mëparshme që është theksuar në vet vlerësimin e ZQM-së dhe në raportin vjetor të vitit 2010 mbi SPVDNj-në dhe nga KiE-ja është sfida në menaxhim. ZQM përballet me probleme për sa i përket çështjes së mbledhjes së informacionit mbi progresin e strategjive të ndryshme, si dhe monitorimin e përgjithshëm të fushës së të drejtave të njeriut. Si pjesë e strategjisë ombrellë duhet të thuhet në mënyrë të qartë se cilat organe do të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse si dhe atë se sa shpesh ato organe/mekanizma duhet të raportojnë për çështjet të cilat ato mbulojnë. Që Strategjia e re të ketë sukses, duhet

28 Për më shumë informata shih, Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020 dhe Planin e veprimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014-2020.

29 Kushtetuta e Republikës së Kosovës mund të gjenden në http://www.kushtetutakosoves.info/repository/docs/Constitution.of.the.Republic.of.Kosovo.pdf

30 Strategjia për të drejtat e njeriut – (draft) korrik 201631 Komunitetet jo-shumicë janë të definuar në draft- Stategji si serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinjë dhe egjiptianë.

Page 18: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur18

të vendosen udhëzime të qarta për mënyrën e mbledhjes së informacionit për raportim, për t’i siguruar Kryeministrit të Kosovës informacion të mjaftueshëm për fjalimin vjetor të tij para Kuvendit të Kosovës.

Një aspekt që versioni i fundit i strategjisë për të drejtat e njeriut nuk e ka adresuar ishin objektivat në drejtim të çështjeve me përparësi të të drejtave të njeriut. Ndërsa ka adresuar çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe administrimin efektiv të institucioneve të të drejtave të njeriut në Kosovë, nuk ka ofruar objektivat që kanë të bëjnë me çështjet thelbësore të të drejtave të njeriut. Qeveria e Kosovës, së bashku me institucionet përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile, duhet ta ketë për obligim që të formulojë objektivat që merren me çështjet thelbësore të të drejtave të njeriut. Këto objektiva duhet të kenë bazë tek shqetësimet më të mëdha për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve të fundit dhe duhet të jenë brenda fushëveprimit të Kapitullit II të Kushtetutës së Kosovës.

5.2 Parimet

Në anën ideore, draft-Strategjia ka për qëllim të vendosë një kornizë gjithëpërfshirëse të politikave dhe të shërbejë si një ombrellë për strategjitë e tjera nën-sektoriale, në mënyrë që të zvogëlojë fragmentimin aktual të procesit të reformave në fushën e të drejtave të njeriut. Strategjia duhet t’i jap përparësi fushave për ndërhyrje në sferën e të drejtave të njeriut, duke shpjeguar lidhjet midis këtyre ndërhyrjeve. Prioritetet duhet të jenë të zgjedhura me kujdes, së bashku me prioritetet e kritereve të përzgjedhjes dhe duke marrë në konsideratë zbatimin real të të gjitha ndërhyrjeve brenda afatit të caktuar kohor të strategjisë. Për secilën nga këto prioritete, Strategjia duhet të vendosë për një numër të kufizuar të objektivave dhe treguesve specifikë, të matshëm, të arritshëm dhe të kufizuar në kohë (SMART). Këto prioritete duhet pastaj të vendosen dhe të specifikohen më tej në strategji të veçanta nën-sektoriale dhe në planet e veprimit. Si e tillë, Strategjia e të drejtave të njeriut nuk do të jetë një qëllim në vetvete, por një dokument udhëzues për reforma të zbatueshme strategjike në nën-sektorë të veçantë, si dhe një mjet monitorimi që do t’i mundësojë qeverisë, shoqërisë dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndjekur përparimin dhe progresin në mbrojtjen e të drejtave themelore në Kosovë së bashku me prioritetet kryesore të politikave të Qeverisë.

Strategjia duhet të përfshijë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, të cilat janë pjesë përbërëse e kuadrit kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Angazhimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE kërkojnë reforma strategjike për të garantuar qasje të plotë të të gjithë banorëve të Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut. Strategjia e të drejtave të njeriut duhet t’i referohet në mënyrë eksplicite detyrimeve për të zbatuar instrumentet ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut dhe për të përmbushur kriteret “acquis communautaire” dhe ato të pranimit të BE-së për të drejtat e njeriut dhe mundësitë e barabarta. Si e tillë Strategjia mund t’i referohet mekanizmave mbështetës të BE-së për reformën e strategjive vendore.

5.3 Struktura

Struktura e Strategjisë duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara në Udhëzimin Administrative mbi procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimin të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre.32

Përmbledhja ekzekutive ngërthen natyrën e problemit (ve) që janë duke u trajtuar, objektivin (at) kryesor dhe një përmbledhje të shkurtër të veprimeve, të rekomanduara, për të adresuar problemin (et) në fjalë dhe arsyetimin për qasjen e ndjekur.32 ‘Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2012’, 23 mars, 2012.

Page 19: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 19

Pjesa e hyrjes paraqet një përshkrim të gjendjes aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë duke theksuar të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut që duhet të adresohen, si dhe një përshkrim të shkurtër të situatës së të drejtave të njeriut përgjatë kohës.

Pjesa e metodologjisë paraqet një pasqyrë të ministrive dhe institucioneve të përfshira në zhvillimin e Strategjisë dhe rolin e tyre në procesin e hartimit, procedurat e konsultimit dhe detajet e çdo organizate ndërkombëtare, konsulentëve dhe OJQ-ve që kanë ndihmuar procesin, si dhe të gjithë aktorëve dhe palëve të tjera të interesit që janë konsultuar gjatë procesi të zhvillimit të strategjisë.

Pjesa kryesore e dokumentit mbulon pikat si më poshtë:- analizon gjendjen e tanishme dhe identifikon se ku janë më të nevojshme ndërhyrjet;- përcakton objektivat gjithëpërfshirëse që Qeveria synon të arrijë gjatë periudhës së paraparë,

në përputhje me analizën e gjendjes aktuale të të drejtave të njeriut; - përzgjedh fushat prioritare për ndërhyrje;- përcakton mënyrën e qasjes për ndërhyrje;- përcakton procedurat SMART për zbatimin, monitorimin dhe raportimin;- alokon burimet buxhetore për zbatimin, monitorimin dhe raportimin.

Pjesa e sfondit ofron një vlerësim të situatës aktuale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Pjesa e sfondit, për më tepër, identifikon çështje të veçanta që duhet të adresohen nga Strategjia, me të dhëna sasiore nëse janë në dispozicion. Përveç kësaj, ky seksion jep një përshkrim të shkurtër të gjendjes së të drejtave të njeriut përgjatë kohës, një pasqyrë krahasuese rajonale, faktorët me ndikim të rëndësishëm mbi problemin, si dhe shkaqet që nuk mund të ndikohen fuqishëm nga veprimet e qeverisë dhe të cilat janë përtej qëllimit apo fushëveprimit të këtij dokumenti strategjik për shkak se janë të adresuara diku tjetër. Pjesa e sfondit, gjithashtu, ofron një përmbledhje të aktiviteteve të mëdha ekzistuese dhe të planifikuara (financuara) të qeverisë dhe legjislacionit që synojnë trajtimin e problemit në fjalë, duke përfshirë veprimet kryesore të komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të shoqërisë civile. Veç kësaj, kjo duhet të ndërlidhet me dokumentet e Vlerësimit të Sektorit të parashikuara në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Pjesa e objektivave përcakton synimet dhe qëllimin e strategjisë për të adresuar problemet e identifikuara dhe shkaqet e tyre themelore. Ky seksion gjithashtu shpjegon se pse janë përfshirë pikërisht këto objektiva dhe pse objektivat e tjera të rëndësishme nuk do të trajtohen me këtë dokument strategjik.

Të lidhura ngushtë me objektivat, prioritetet strategjike janë përzgjedhur me qëllim që të adresojnë qëllimet afatgjata që kërkojnë ndryshime specifike legjislative, institucionale dhe praktike, bazuar në rekomandimet kombëtare dhe ndërkombëtare të vendosura nga aktorët/mekanizmat kryesorë të të drejtave të njeriut në Kosovë (më poshtë mund të shihni një Listë jo të plotë të tyre). Prioritetet duhet të jenë të zgjedhur me kujdes, duke pasur parasysh se Strategjia nuk është një qëllim në vetvete, por një dokument zbatimi. Strategjia nuk duhet të përpiqet, me çdo kusht, të përmendë të gjitha fushat ku ndërhyrja dhe/apo intervenimi është i nevojshëm, por të përzgjedhë një numër real dhe të kufizuar të fushave me përparësi për ndërhyrje.

Pjesa e qasjes përshkruan mënyrën në të cilën Strategjia ka për qëllim të adresojë çështjet e identifikuara dhe të ndërmarrë objektivat e përcaktuara. Ajo paraqet veprimet e propozuara/pajtuara të cilat është konsideruar të jenë mënyra më efektive për arritjen e objektivave, duke marrë parasysh kufizimet buxhetore dhe gjykimet e zbatimit. Në këtë rast, qasja është e bazuar në të drejtat e njeriut dhe ndërlidhet me qasjen e sektorit të BE-së. Pas dhënies së hollësive për

Page 20: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur20

rrjedhën dhe/apo kursin e veprimit të rekomanduar, Strategjia identifikon alternativat kryesore që janë konsideruar për përmbushjen e objektivave duke ofruar një shpjegim të qartë se pse ky kurs i veprimit është preferuar para alternativave.

Në pjesën e zbatimit, monitorimit dhe raportimit, Strategjia përshkruan institucionin(et) përgjegjëse për secilin nga veprimet e propozuara, jep një përshkrim të qartë të rreziqeve dhe masave lehtësuese dhe vendos qëllime dhe tregues për të mundësuar zbatimin dhe monitorimin e shpejtë. Strategjia përcakton institucionet përgjegjëse për zbatimin monitorimin dhe raportimin e përgjithshëm të veprimeve dhe paraqet se si Qeveria do të mbështesë dhe sigurojë stimuj për zbatimin e suksesshëm të veprimit.

Pjesa e Burimeve buxhetore/njerëzore, parasheh ndarjen e burimeve duke përfshirë edhe vlerësimin e efektivitetit të kostos së aktiviteteve që kanë për qëllim trajtimin e problemit. Për secilin nga veprimet e propozuara, seksioni i burimeve gjithashtu jep një vlerësim të kostove të mundshme, në bazë të një vlerësimi vit-pas-viti për një afat të përshtatshëm kohor. Ndarja e mjeteve financiare në dispozicion për zbatimin është një pjesë thelbësore e strategjisë, në mënyrë që ajo të jetë e zbatueshme.

Plani i Veprimit, në fund, specifikon se kur do të zhvillohet plani i veprimit, duke treguar gjithashtu agjencitë dhe mekanizmat përgjegjës, afatin kohor për zbatim, burimet financiare dhe treguesit e performancës.

5.4 Prioritetet

Me synimin për të arritur qëllimet e saj afatgjata, Strategjia duhet të parashikojë ndryshime të caktuara legjislative, institucionale dhe praktike, kur bëhet fjalë për të garantuar qasje në të drejtat themelore për të gjithë banorët e Kosovës, duke përfshirë grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara. Në përgjithësi, masat kryesore duhet të jenë:

(1) Edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut;(2) Masat administrative që synojnë sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut (duke përfshirë

edhe mekanizmat e dëmshpërblimit/zhdëmtimit);(3) Masat gjyqësore që kanë për qëllim sigurimin e zbatimit e plotë të të drejtave të njeriut.

Strategjia duhet t’i kushtoj vëmendje të veçantë promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grupeve të cenueshme, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të ndërmarra nga qeveria. Strategjia do të konsiderojë si grupe të synuara, grupet e mëposhtme të cenueshme:

(1) Fëmijët;(2) Gratë;(3) Të moshuarit;(4) Njerëzit me aftësi të kufizuara;(5) Komunitetin LGBTI;(6) Pakicat etnike;(7) Azilkërkuesit, personat të cilëve u është pranuar azili dhe që kanë statusin e refugjatëve;(8) Personat e zhvendosur brenda vendit; dhe(9) Të burgosurit.

Në përputhje me këto pika gjithëpërfshirëse të vëmendjes, kur është fjala për masat dhe grupet e synuara, Strategjia duhet të bëjë një përzgjedhje të prioriteteve të të drejtave themelore të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, të cilat mund të kategorizohen në të drejtat

Page 21: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 21

civile dhe politike dhe ekonomike, sociale dhe kulturore (shih Shtojcën 5). Përzgjedhja e këtyre prioriteteve duhet të çojë në një listë të kufizuar dhe reale të fushave prioritare për ndërhyrje dhe të ndërthuren apo korrespondojnë me strategjitë tjera nën-sektoriale të cilat mbulojnë fushat përkatëse. Gjithashtu, duhet të ndërlidhen me një sfond analizë të plotë në fushën e të drejtave të njeriut.

Rezultati përfundimtar duhet të jetë që Strategjia, për secilin prioritet të ndërhyrjeve, të adresojë tri masa për ndërhyrje duke përdorur strukturën e mëposhtme:

• Cilat janë sfidat? • Cilat janë shkaqet? • Cilat janë zgjidhjet?• Aktivitetet konkrete të masës/veprimit;• Ndikimi mbi të drejtat e njeriut.

Përgjigjet në secilën nga këto pyetje duhet të jenë sa më të matshme që të jetë e mundur, për të garantuar zbatimin dhe monitorimin efektiv. Fokusi duhet të jetë tek grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara. (Shih Shtojcën 5 për një pasqyrë të Kartës së të Drejtave).

Page 22: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur22

6. REKOMANDIME PËR VEPRIME TË MËTEJSHME

Strategjia duhet të përfshijë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe parimet e ligjshmërisë dhe/apo sundimit të ligjit, të cilat Kosova i ka të marra në përputhje me legjislacionin e saj. Strategjia duhet të përdorë një qasje të unifikuar dhe të plotë mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut që përfshin të gjitha strategjitë në Kosovë që kanë për fokus të drejtat e njeriut. Strategjia duhet të jetë e zbatueshme në përputhje me legjislacionin ekzistues dhe angazhimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova. Për më tepër, duhet të përmbajë parimin e barazisë dhe të mos-diskriminimit. Me qëllim të modernizimit të procesit të hartimit të Strategjisë për të drejtat e njeriut, dhe në bazë të zhvillimeve të fundit, si më poshtë rekomandohen veprimet që duhet ndërmarrë:

(1) Pas takimit të parë të Grupit ndër-institucional dhe pas një diskutimi për këtë çështje, sekretariati duhet të hartojë Termat e Referencës (TR) duke përcaktuar rregullat e procedurës dhe fushëveprimin e punës, që do të diskutohen dhe ndoshta miratohen nga GKNDNj- në mbledhjen e tij të dytë. Sekretariati është këshilluar që të konsultojë të gjithë aktorët kryesorë për draft-Termat e referencës. Një afat kohor si shtojcë Termave të referencës do të informojë publikun për hapat e planifikuara për hartimin e Strategjisë;

(2) Në aspektin teorik, GKNDNj duhet të sqarojë se çfarë nënkuptohet me konceptin e një “strategjie ombrellë”, dhe çfarë duhet të ndodhë më pas me të gjitha strategjitë ekzistuese nën-sektoriale, se si janë duke u monitoruar këto dy nivele dhe kush është përgjegjës për të gjitha aspektet që mbulojnë të dy nivelet;

(3) GKNDNj dhe ekipi për hartimin e Strategjisë duhet të analizojnë dhe të përditësojnë dokumentet për planifikim strategjik për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit për të krijuar një hartë të përbashkët të përditësuar mbi reformat aktuale. Hartimi i Strategjisë duhet, gjithashtu, të marrë në konsideratë praktikat më të mira të vendeve të tjera (p.sh. Strategjinë kombëtare për të drejtat e njeriut të Gjeorgjisë ose Armenisë apo vendeve të tjera të rëndësishme, shembujt praktikë më të mirë të KiE-së, kornizën strategjike të BE-së dhe Udhëzimet e saj për të drejtat e njeriut dhe burime të tjera përkatëse);

(4) (4) Gjatë hartimit të Strategjisë duhet të vazhdojnë konsultimet e strukturuara me të gjithë aktorët kryesorë në mënyrë që të sigurohet që procesi të jetë përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent. Veç kësaj,. duhet të mbahen konsultimet publike në nivel kombëtar dhe lokal;

(5) Pas miratimit të draft-Strategjisë nga ana e GKNDNj-së, konsultime të mëtejshme duhet të zhvillohen për të shpërndarë Strategjinë dhe për ta përmirësuar atë më tej dhe, gjithashtu, për të finalizuar Planin e zbatimit dhe kornizën gjithëpërfshirëse të rezultateve me një numër të kufizuar të treguesve kryesorë SMART. Strategjia përfundimtare duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Kostoja e zbatimit të Strategjisë duhet eventualisht të vendoset në buxhet dhe në Kornizën afatmesme buxhetore (KAB);

(6) Është sugjeruar të bëhet vlerësimi i kapaciteteve të ZQM-së si sekretariat i procesit të ndërlikuar të politikave dhe investimi në reformimin dhe forcimin e ZQM-së.

Page 23: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 23

LITERATURA PËRKATËSE

Udhëzimi administrativ Nr. 02/2012 për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre;

Strategjia kombëtare e Armenisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, 29 tetor, 2012;

Ndihma për zbatimin e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Organizatat e shoqërisë civile 2013-2017: Raporti i Misionit, TACSO Kosovë, mars 2015;

Udhëzimet mbështetëse për Buxhetin: Programimi, Projektimi dhe Menaxhimi - Një qasje moderne për mbështetjen e Buxhetit, Komisioni Evropian, shtator 2012;

Komentet nga GPNDNj në draft-Strategjinë për të drejtat e njeriut, të kryera nga Zyra për Qeverisje të Mirë - ZQM/ZKM, Grupi Punues Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (GPNDNj), 23 janar, 2016;

Dokumenti ideor dhe Koncept dokumenti i Strategjisë për të drejtat e njeriut, ERAC/ECMI, 26 prill, 2016;

Kushtetuta e Kosovës;

Vendimi për emërimin e Ekipit përgjegjës për “hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë 2016-2022”, Vendimi Nr. 160/2015 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm / Zyra e Kryeministrit, 14 gusht, 2015;

Strategjia e Zgjerimit të BE-së 2015, 10.11,2015, COM (2015) 611;

Të drejtat e njeriut dhe demokracia: Kuadri Strategjik dhe Plani i veprimit i BE-së, 11855/12, Këshilli i Bashkimit Evropian, 25 qershor, 2012;

http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,104,1339, 08/09/16;

Dokumenti Strategjik për Kosovën (2014-2020), Komisioni Evropian, më 20 gusht 2014;

Raporti i Progresit i Komisioni Evropian për Kosovën i vitit 2014;

Raporti i Progresit i Komisioni Evropian për Kosovën i vitit 2015;

Strategjia kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji 2014—2020, mars 2014;

Strategjia kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Sllovaki 2014—2020;

Rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit për Kryeministrin e Kosovës në lidhje me Strategjinë për të drejtat e njeriut të hartuar nga ZQM / ZKM, Nr. 1718/2015, 16 dhjetor, 2015;

Vendimi i Kryeministrit për themelimin e grupit koordinues ndërministror për të drejtat e njeriut, Vendimi Nr. 6/87, 13 maj, 2016;

Udhëzim i shpejtë mbi Programet e IPA-së (v. 0.1), Instrumentit për ndihmë të para-anëtarësimit (IPA II) 2014-2020, Komisioni Evropian;

Propozimet për reforma për t’i dhënë energji institucioneve jo-gjyqësore të drejtave të njeriut në Kosovë, Këshillin e Evropës, 2013;

Raporti mbi aktivitetet në fushën e të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, të drejtave të pakicave, të drejtave të fëmijëve, të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, mos-diskriminimit dhe kundër-korrupsionit, Periudha: korrik – dhjetor, 2009, Raport Nr. 10, ZKM /ZQM, janar 2010;

Page 24: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur24

Raport për zbatimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë (2009-2011), Periudha: Janar - dhjetor 2009, Raporti Nr. 1, ZKM/ZQM, janar 2010.

Raport për zbatimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë (2009-2011), Periudha: Janar - dhjetor 2009, Raporti Nr. 2, ZKM/ZQM, maj 2010.

Dokumenti për planifikimin e veprimeve të sektorit, Mbështetje e mëtejme për reformën gjyqësore në Kosovë 2015, Komisioni Evropian;

Dokumenti për planifikimin e veprimeve të sektorit, Të drejtat themelore në Kosovë 2016-2017, Komisioni Evropian;

Strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë 2009-2011, ZKM, dhjetor 2008.

Strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë (2013—2017) (Draft) gusht 2013;

Mbështetje për programet e sektorit, duke mbuluar tre modalitetet e financimit: Mbështetje për sektorin e buxhetit, fonde të bashkuara dhe procedurat e projekteve sipas KE-së, Udhëzimet Nr. 2, Komisioni Evropian, korrik 2007.

Strategjia Zvicerane për të drejtat e njeriut 2016 -- 2019, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA), Bernë 2016;

BE-ja e zbërthyer – (The EU Explained): Drejtësia, të drejtat themelore dhe barazia, Bashkimi Evropian, 2014.

Page 25: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 25

SHTOJCAT

Shtojca 1: Vendimi i Zyrës së Sekretarit të përgjithshëm/ Zyra e Kryeministrit për emërimin e Ekipit përgjegjës për hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Kosovë 2016-2022.

Page 26: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur26

Page 27: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 27

Page 28: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur28

Shtojca 2: Vendimi i Kryeministrit të Kosovës për themelimin e GKNDNj-së

Page 29: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 29

Page 30: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur30

Shtojca 3: Sa u përket politikave/strategjive, Qeveria e Kosovës ka hartuar/miratuar ose është në proces të hartimit të një sërë dokumentesh strategjike në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus në grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara;

DOKUMENTI STRATEGJIK INSTITUCIONI PËRGJEGJËS

Programi Kombëtar për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave për personat e shurdhër në Kosovë 2013-2016

Zyra e Kryeministrit

Plani i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 "Gratë, paqja dhe siguria" në Kosovë 2013-2016 Agjencia për Barazi Gjinore

Strategjia e përmirësimit të cilësisë dhe sigurisës së shërbimeve shëndetësore 2012-2016 Ministria e Shëndetësisë

Strategjia dhe Plani i Veprimit për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në Kosovë 2011-2016

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Strategjia dhe Plani i Veprimit për komunitete dhe kthim 2014-2018 Ministria për Komunitete dhe Kthim

Strategjia kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2013-2023 Zyra e Kryeministrit

Projekt Strategjia dhe Plani i Veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

Zyra e Kryeministrit

Strategjia kombëtare për riintegrimin e të kthyerve Ministria për Komunitete dhe Kthim

Një numër i strategjive dhe planeve të veprimit janë në fazën e hartimit:

DOKUMENTI STRATEGJIK INSTITUCIONI PËRGJEGJËS

Projekt Strategjia dhe Plani i Veprimit për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

Zyra e Kryeministrit

Plani Strategjik për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020 Zyra e Kryeministrit

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2016-2020 Zyra e Kryeministrit

Strategjia për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore Zyra e Kryeministrit

Programi i Kosovës dhe Plani i Veprimit kundër Dhunës në Familje Ministria e Drejtësisë

Strategjia Kombëtare për të Drejtat e Pronësisë Ministria e Drejtësisë

Page 31: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 31

Mekanizmat e të drejtave të njeriut në Kosovë:

MEKANIZMAT GJYQËSORË TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Gjykatat e rregullta Gjykojnë çështjet apo rastet civile, penale, administrative dhe ato për kundërvajtje.

Gjykata Kushtetuese Mbron kushtetutshmërinë e të gjitha rregulloreve dhe akteve legjislative të Kosovës.

MEKANIZMAT JO-GJYQËSORË TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Institucioni i Avokatit të Popullit

Institucion i pavarur me përgjegjësinë kryesore për të hetuar shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut nga administrata publike dhe sektori privat.

Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM)

Në kuadër të ZKM-së, ZQM është përgjegjëse për të koordinuar çështjet e të drejtave të njeriut në të gjitha ministritë dhe komunat. Zyra ofron këshilla për qeverinë, harton politika dhe monitoron rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe zbatimin e strategjisë së të drejtave të njeriut.

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ)

Në kuadër të ZKM, ABGj është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore dhe hartimin e politikave të ndërlidhura.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticion

Në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Komisioni është përgjegjës për nxjerrjen e projektligjeve në tre (3) tema të caktuara dhe për monitorimin e zbatimit të tyre. Komisioni gjithashtu mund të paraqes apo depozitojë ankesat individuale të një organi përkatës.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Në kuadër të Kuvendit të Kosovës, ky Komision është përgjegjës për shqyrtimin e projektligjeve dhe formulimin e rekomandimeve për komunitete dhe kthim.

Zyra për Çështje të Komu-niteteve (ZÇK) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

Në kuadër të ZKM-së, ZÇK-ja është përgjegjëse për ofrimin e këshillave për sa i përket çështjeve të komuniteteve.

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Në kuadër të Zyrës së Presidentit, KKK është një mekanizëm që mundëson shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Komisionarit për gjuhët

Në kuadër të ZKM, ZKGj-ja është përgjegjëse për ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve siç parashihet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Page 32: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur32

Njësitë për të Drejtat e Njeriut brenda ministrive dhe komunave

Në kuadër të ministrive dhe komunave, njësitë për të Drejtat e Njeriut janë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe aktiviteteve dhe për monitorimin e zbatimit të drejtë të ligjeve për të siguruar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Megjithatë, disa nga këto njësi kanë vepruar edhe jashtë mandatit të tyre duke vepruar si pika kontakti për publikun për të pranuar dhe më pas proceduar ankesat për sa i përket të drejtave të njeriut. Me hyrjen në fuqi të pakos së të drejtave të njeriut dhe riorganizimit dhe harmonizimit të kompetencave të strukturave të ndryshme jo-gjyqësore të të drejtave të njeriut, të gjitha rregulloret në lidhje me njësitë e të drejtave të njeriut brenda ministrive dhe komunave janë revokuar, në pritje të një debati mbi rolin dhe mandatin e tyre të veçantë.

Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), shërbejnë si një platformë komunikimi për përfaqësuesit e autoriteteve komunale, Policisë së Kosovës, organizatave të bashkësisë ndërkombëtare, dhe të gjitha komuniteteve lokale, për të adresuar çështjet e sigurisë në bashkësi.

Organizatat e Shoqërisë Civile

Organizatat e shoqërisë civile duhet të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante për zbatimin e duhur të Strategjisë për të Drejtat e Njeriut dhe të ndërmarrin aktivitete për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës ka krijuar një numër të mekanizmave të politikëbërjes dhe koordinimit, që janë komitete të posaçme, grupe të punës dhe mekanizma të tjerë ad-hoc, ku ZQM-ja shërben si sekretariat për shumicën prej tyre:

- Këshilli kombëtar për personat me aftësi të kufizuara;- Komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës;- Grupi këshillues dhe koordinues në nivel kombëtar në Kosovë për të drejtat e komunitetit LGBT;- Komiteti drejtues i agjencive dhe Grupi punues teknik për zbatimin e Planit të veprimit të

Republikës së Kosovës për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (2009-2015);- Këshilli për zbatimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile

2013-2017; - Këshilli për mbrojtje dhe drejtësi për fëmijë;- Komiteti për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve;- Komisioni për monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit të veprimit për

personat me aftësi të kufizuara; - Këshilli Kombëtar, i udhëhequr nga Presidenti i Kosovës, për të mbijetuarit/at e dhunës seksuale

gjatë luftës;- Sekretariati ndërinstitucional dhe Grupet teknike për monitorimin e zbatimit të Planit të veprimit

për zbatimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara (KB);- Grupi për çështje të komuniteteve (GÇK); etj.

Page 33: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur 33

Shtojca 4: Struktura Organizative e GKNDNj-së

Struktura organizative e mekanizmave për koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë për

të drejtat e njeriut në Kosovë

Ministria e punëve të

brendshme

Organizatat e Shoqërisë

civile

Ministria e punëve të jashtme

Ministria e integrimit evropian

Ministria e drejtësisë

Ministria e punës dhe mirëqenies

Ministria e

Popullit

Ministria e

lokal

Ministria e arsimit,

shkencës

Ministria e shëndetësisë

Ministria për komunitete dhe kthim

Ministria e kulturës, rinisë dhe

ZQM/ZKM

Agjencia për barazi

gjinore/ZKM

Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur

Agjencia Kosovare e

Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave Personale

Sekretariati i ZQM-së dhe Ekipi teknik i hartimit

Grupi koordinues ndërministror për të drejtat e njeriut (GKNDNj)

Kryeministri i Kosovës

Page 34: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,

Strategjia e të Drejtave të Njeriut në Kosovë 2016—2022: Një rrugë që duhet ndjekur34

Shtojca 5: Të gjitha nenet janë marrë nga Kapitulli i 2-të i Kushtetutës (të drejtat dhe liritë themelore). Ne kemi kategorizuar nenet 21-56 në dy fusha

Fusha 1: të drejtat civile dhe politike (1) Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtës së gjykimit të drejtë dhe të paanshëm nëpërmjet

mbështetjes së reformës së vazhdueshme të gjyqësorit;(2) Reformimi i Zyrës së Prokurorit të Shtetit, me synimin për të siguruar procedura të ndershme,

efikase, transparente dhe të pavarura të ndjekjes penale;(3) Përmirësimi i standardeve të parandalimit të krimit, hetimeve dhe mbrojtjes së të drejtave të

njeriut nga ana e agjencive të zbatimit të ligjit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;(4) Përmirësimin e sistemit të burgjeve dhe të shërbimit sprovues;(5) Zbatimin e masave efektive kundër torturës dhe keqtrajtimit ose dënimit, duke përfshirë

kryerjen e hetimeve transparente dhe të pavarura;(6) Vendosjen e standardeve të larta të mbrojtjes së të drejtës së privatësisë;(7) Zhvillimin e një sistemi efektiv të drejtësisë për të miturit, në përputhje me standardet

ndërkombëtare, që merr parasysh interesat e të gjithë fëmijëve, sidomos të atyre që janë në konflikt me ligjin, viktima dhe dëshmitarë, si dhe të atyre që janë të përfshirë në procedurat civile dhe administrative;

(8) Rritjen e fokusit në të drejtat e fëmijëve nëpërmjet përmirësimit të mekanizmave ekzistues të ofrimit të mbrojtjes dhe ndihmës, zhvillimin e shërbimeve sociale, reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe normave të vdekshmërisë dhe garantimin e ofrimit të standardeve të larta të arsimit;

(9) Ofrimin e të drejtës së pjesëmarrjes në jetën shoqërore dhe politike nëpërmjet përmirësimit të mjedisit aktual zgjedhor dhe përmirësimit të shërbimeve publike;

(10) Ofrimin e një niveli të lartë të mbrojtjes për liritë e shprehjes, organizimit dhe grumbullimit paqësor;

(11) Garantimin e së drejtës për qasje në dokumente publike dhe lirinë e media-ve;(12) Garantimin e së drejtës së lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit;(13) Garantimin e të drejtave të barabarta dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve/

minoriteteve dhe pjesëtarëve të tyre;(14) Promovimin e barazisë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe parandalimin e dhunës

në familje;(15) Garantimin e të drejtave të barabarta për personat me aftësi të kufizuara dhe zbatimin e

parimit të “përshtatjes së arsyeshme”;(16) Garantimin dhe respektimin e të drejtave të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Fusha II: të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore

(1) Garantimin e qasjes, sidomos të pjesëtarëve të grupeve të cenueshme, në të drejtën në kujdesin shëndetësor;

(2) Garantimin e qasjes, sidomos të pjesëtarëve të grupeve të cenueshme, në të drejtën në arsimim; (3) Garantimin e përputhshmërisë së legjislacionit vendor të punës me garancitë ndërkombëtare

të së drejtës për punë, duke përfshirë ndalimin e skllavërisë dhe punës së detyruar; (4) Garantimin e së drejtës së zgjedhjes së lirë të punës;(5) Garantimin dhe mbrojtjen e të drejtës në pronë;(6) Garantimin e të drejtës për një standard të përshtatshëm të jetesës/strehimit-banimit;(7) Garantimin e së drejtës në mbrojtje sociale;(8) Garantimin e të drejtave të emigrantëve dhe atyre që janë në nevojë për strehim;(9) Mbrojtjen e të drejtave të personave të zhvendosur, PZHBV-ve;(10) Forcimin e obligimeve ligjore të vendit për t’i garantuar secilit/es mundësinë që të ndikojë në

vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ajo/ai jeton.

Page 35: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,
Page 36: STRATEGJIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · PDF filetë drejtat e njeriut (2013 – 2017) ... tjera të ngjashme, për të shmangur fragmentimin e të drejtave të njeriut,