STATISTIKA NIVELI-I KL

90
2015 MANUAL MËSIMOR PËR NXËNËS STATISTIKA NIVELI-I KL.XI

Transcript of STATISTIKA NIVELI-I KL

Page 1: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 0 -

Republic of Kosovo

MINISTRY OF EDUCATION SCIENCE

2015

MANUAL MËSIMOR PËR NXËNËS

STATISTIKA

NIVELI-I

KL.XI

Page 2: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 1 -

Moduli profesional:

“Statistika”

Klasa XI

(7 Kredi – 70 orë mësimore)

Profili mësimor:

Për të gjitha profilet e Kl . XI

Lëmi: “ Ekonomi dhe tregti ”

Niveli I

(7 Kredi - 70 orë mësimore, në Nivelin 3 të KKK)

Financuar nga: Projekti KSV/015 "Mbështetje për Reformën e Arsimit dhe

Aftësimit Profesional"

Page 3: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 2 -

Botuesi

Përgatitur nga:

Prof. Salajdin Badalli, ecc. i dip. – RM1, RM2, RM4, RM5 dhe Materialet

përcjellëse;

Avni Mazreku, ecc. i dip. – RM3

Lekturimi

Redaktimi

Përkthimi

Dizajni dhe grafika:

Katalogimi në botim / CIP

ISBN

E drejta autoriale

Page 4: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 3 -

Përmbajtja:

“Statistika” ............................................................................................................................... - 1 -

Botuesi ............................................................................................................................. - 2 -

Përmbajtja: ........................................................................................................................... - 3 -

Rezultatet Mësimore (RM) të Modulit ..................................................................................... - 6 -

RM1: Nxënësi përshkruan veçoritë e statistikës aplikative të ndërmarrjes. ............................. - 7 -

1. 1. Nocioni i statistikës aplikative ..................................................................................... - 7 -

1. 2 Lënda e shqyrtimit të statistikës aplikative ................................................................. - 10 -

1. 3 Rëndësia e studimit të statistikës aplikative ................................................................ - 11 -

1. 4 Ndërmarrja si njësi statistikore .................................................................................... - 12 -

1. 5 Të dhënat sekondare si burim i statistikës së ndërmarrjës .......................................... - 13 -

1. 6 Sistemi i informimit të ndërmarrjes ............................................................................ - 15 -

1. 7 Mënyrat e transmetimit të informatave në ndërmarrje ................................................ - 17 -

1. 8 Organizimi i shërbimit statistikor në ndërmarrje ........................................................ - 18 -

1. 9 Detyrat e shërbimit statistikor të ndërmarrjes ............................................................. - 19 -

RM2: Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të prodhimit dhe qarkullimit................. - 21 -

2. 1 Nocioni i vlerës së prodhimit dhe qarkullimit ............................................................. - 21 -

2.2 Të shprehurit e prodhimit në mënyrë natyrore ............................................................. - 22 -

2. 3. Të shprehurit e prodhimit dhe qarkullimit me anë të vlerës. ..................................... - 23 -

2. 4. Vlerësimi i tërësishëm i prodhimit dhe caktimi i tij për njësi themelore ................... - 25 -

2. 5 Treguesit relativ të strukturës së prodhimit dhe qarkullimit. ...................................... - 26 -

2. 5. 1 Struktura e prodhimit dhe qarkullimit sipas llojeve të produkteve ..................... - 26 -

Strukturën e prodhimit mund ta vështrojmë ................................................................... - 26 -

Tabela 8. Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë ....................................................... - 26 -

2.5.2 Struktura e prodhimit sipas njësive prodhuese në ndërmarrje .............................. - 28 -

2.5.3 Struktura e qarkullimit sipas njësive organizative të shitjes ................................. - 28 -

RM3: Njohuritë që përvetësohen nga nxënësit ...................................................................... - 30 -

3.1 Përfshirja statistikore e punëtorëve të zënë me punë ................................................... - 30 -

3.2. Gjendja numerike e punëtorëve .................................................................................. - 30 -

3.4 Struktura kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë .................................................. - 34 -

3.5 Struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës ............................................................... - 37 -

3.6 Struktura e punëtorëve të zënë më punë sipas gjinisë dhe moshës .............................. - 39 -

Page 5: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 4 -

3.7 Ecuria e numrit të punëtorëve të zënë me punë ........................................................... - 41 -

3.8 Intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të zënë me punë ............................................... - 43 -

3.9 Koeficienti dhe shkalla e fluktuimit të punëtorëve të zënë me punë............................ - 45 -

3.10 Koha e punës së të zënëve me punë dhe shfrytëzimi i saj .......................................... - 46 -

3.11 Koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve ..................................................................... - 49 -

3.12 Koeficienti i shfrytëzimit integral të kohës së punës ................................................. - 49 -

3.12 Koeficienti i shfrytëzimit të ditës së punës ................................................................ - 50 -

RM4 Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të produktivitetit të punës në ndërmarrje- 51 -

4. 1 Nocioni i produktivitetit të punës. ............................................................................... - 51 -

4. 2 Puna e harxhuar si bazë për matjen e produktivitetit të punës .................................... - 51 -

4. 3 Njësitë kohore për matjen e produktivitetit të punës ................................................... - 52 -

4. 3. 1 Produktiviteti ditor .............................................................................................. - 53 -

4. 3. 2 Produktiviteti mujor dhe vjetor ........................................................................... - 53 -

4. 4 Mënyrat e matjes së produktivitetit të punës ............................................................... - 53 -

4.5 Indekset e produktivitetit të punës ............................................................................... - 55 -

4.6 Indekset individuale të produktivitetit të punës ........................................................... - 56 -

4.7 Indekset grupore të produktivitetit të punës. ................................................................ - 57 -

4.7.1Indekset e produktivitetit të punës në bazë të përbërjes së pandryshueshme të

prodhimit ........................................................................................................................ - 57 -

4.7.2 Indekset e produktivitetit të punës në bazë të përbërjes së ndryshueshme të prodhimit.

........................................................................................................................................ - 59 -

4.8 Llogaritja dhe analizimi i produktivitetit të punës ....................................................... - 60 -

RM5: Nxënësi bën analiza statistikore të ardhurave(pagave) në ndërmarrje. ........................ - 61 -

5.1 Të dhënat për të ardhurat personale (pagat) në ndërmarrje .......................................... - 61 -

5.2 Treguesit statistikor për të ardhurat (pagat) në ndërmarrje .......................................... - 61 -

5.3 Të ardhurat (paga) neto nominale ................................................................................ - 62 -

5.4 Të ardhurat (paga) neto-reale ....................................................................................... - 63 -

5.4 Të ardhurat (paga) neto-mesatare ................................................................................. - 63 -

5.5 Indekset e të ardhurave (pagave) personale neto ......................................................... - 66 -

5.6 Indeksi i të ardhurave(pagave) neto-nominale të përbërjes së ndryshue-shme të

punëtorëve të zënë me punë ............................................................................................... - 67 -

5.7 Indeksi i të ardhurave (pagave) neto-nominale të përbërjes së pandryshueshme të

punëtorëve të zënë me punë. .............................................................................................. - 68 -

5.8 Indeksi i të ardhurës personale neto-reale. ................................................................... - 69 -

5.9 Vartësia e të ardhurave (pagës) prej produktivitetit të punës ....................................... - 69 -

Materiale përcjellëse (plotësuese) .......................................................................................... - 72 -

RM. 1. ............................................................................................................................ - 73 -

Page 6: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 5 -

RM.2 .............................................................................................................................. - 74 -

RM-3 .............................................................................................................................. - 76 -

RM.4. ............................................................................................................................. - 84 -

RM.5. ............................................................................................................................. - 85 -

Përmbledhje e Manualit “ STATISTIKA .......................................................................... - 87 -

LITERATURA ............................................................................................................... - 89 -

Page 7: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 6 -

Rezultatet Mësimore (RM) të Modulit

RM1: Nxënësi përshkruan veçoritë e statistikës aplikative të

ndërmarrjes.

RM2: Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të prodhimit dhe

qarkullimit.

RM3: Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve për punëtorët e

zënë me punë.

RM4: Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të produktivitetit të

punës në ndërmarrje.

RM5: Nxënësi bën analiza statistikore të të ardhurave personale në

ndërmarrje.

Page 8: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 7 -

REZULTATI MËSIMOR 1 (RM1):

RM1: Nxënësi përshkruan veçoritë e statistikës aplikative të

ndërmarrjes.

1. 1. Nocioni i statistikës aplikative

Statistika është shkencë e cila merret me organizimin e vrojtimit, grumbullimin,

analizimin dhe interpretimin e të dhënave, po ashtu ndihmon në marrjen e vendimeve

në kushtet e pasigurisë në biznes. Statistika nuk kufizohet vetëm në studimet e

aspekteve kuantitative të fenomeneve por ajo studion edhe anën kualitative të tyre. Pra

statistika studion popullsinë, sipas aktivitetit, gjinisë, arsimit, inkuadrimit, konsumit,

prodhimtarisë, eksportit, importit etj.

Kohëve të fundit statistika është duke gjetur aplikim edhe në disiplinat tjera shkencore

si në agronomi, medicinë, biologji, meterologji etj.

Pra statistika si metode shkencore studion fenomenet masive me variacione dhe me

ndryshime të brendshme vrojtim, mbledhje, përpunim, prezantim dhe interpretim të

shënimeve numerike mbi ato fenomene.

Figura 1. Statistikat në ndërmarrje.

Burimi:http://www.shutterstock.com

Page 9: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 8 -

Përmes metodave statistikore nxirren shumë tabela, grafike të rëndësishme edhe për

vendim marrësit në biznes. Mirëpo me evoluimin e hardwarëve ka pasur një zhvillim të

pa imagjinueshëm të teknikave dhe analizave statistikore. Këto software po mundësojnë

kryerjen e shpejtë të analizave statistikore nëpërmjet përdorimit të një numri të vogël

komandash shumë të fuqishme.

Në këtë rast ia vlen të përmendim sistemin EXCEL, SAS (Statistical Analysis Sistem),

SPSS (Statistical Package for the Social Sciences ), Minitab etj.Këta software

mundësojnë aplikime dhe hulumtime të ndryshme të cilët kanë të bëjnë më fusha të

ndryshme të ekonomisë që shërbejnë me llogaritje matricash, modele ekonom-metrike

financiare etj.

Statistika si bashkësi e metodave statistikore ndahet në :

- statistikën e përgjithshme apo teorike dhe

- statistikën e veçantë apo të zbatuar.

Statistika teorike përfshinë parimet, rregullat dhe metodat që zbatohen në çdo

hulumtim statistikorë të dukurive masive.

Statistika e veçantë ose e zbatuar është paraqitur për shkak të përdorimit të

llojllojshmërisë së metodave të hulumtimit të dukurive, të cilat janë përshtatur

hulumtimeve statistikore të disa lëmenjve dhe veprimtarive jetësore.

Në kuadër të statistikës së zbatuar hyjnë :

1. Statistika demografike

2. Statistika e veprimtarive jashtë ekonomike

3. Statistika ekonomike

4. Statistika afariste (statistika e ndërmarrjeve)

Në jetën e përditshme ekziston një lidhshmëri dhe kushtëzim në mes të këtyre

statistikave të cilat kanë një lidhje të ngushtë me statistikën e ndërmarrjeve-

bizneseve.Metodologjia statistikore e cila zbatohet gjatë hulumtimit të karakteristikave

themelore ekonomike, proceseve ekonomike në nivel të ndërmarrjeve quhet statistikë

afariste apo statistikë e ndërmarrjeve.

Page 10: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 9 -

Figura 2. Statistika demografike dhe ekonomike.

Burimi: www.yllpress.com

Statistika afariste pra hynë në mesin e statistikave aplikative e cila gjatë hulumtimit të

dukurive në kuadër të ndërmarrjeve shfrytëzon metodat statistikore.

Kjo statistikë quhet afariste sepse përdorë metodat statistikore me qëllim të prezantimit

të aktiviteteve afariste të ndërmarrjes, zgjidhjes së problemeve ekonomike të cilat

ndodhin gjatë afarizmit të ndërmarrjeve dhe me qëllim të marrjes së vendimeve të

ekonomizimit racional në përcaktimin e politikës afariste të ndërmarrjes.

Kur flasim për nocionin e statistikës së ndërmarrjeve përkatësisht së statistikës afariste

duhet të themi se me të nënkuptojmë grumbullimin sistematik të të dhënave të cilat nuk

hyjnë në kuadër të punëve të kontabilitetit, mirëpo kjo punë bëhet me qëllim të marrjes

së informatave mbi aktivitetin afarist të ndërmarrjeve.

Nocioni i këtillë i statistikës së ndërmarrjeve paraqet etapën e parë të procedurës së

hulumtimit gjegjësisht grumbullimit të të dhënave statistikore përkatësisht vështrimit

statistikorë. Tërësia e aplikimit të metodave statistikore në hulumtimin e aktiviteteve

afariste të ndërmarrjes qëndron në :

Krijimin e informatave statistikore me anë të të cilave pasqyrohet aktiviteti

afarist i ndërmarrjeve,

Dhënjen e kontributit në vrejtjen e problemeve afariste si dhe zgjidhjen e tyre

Dhënjen e mundëisisë afariste sa më racionale dhe ekonomike për të ardhmen.

Page 11: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 10 -

1. 2 Lënda e shqyrtimit të statistikës aplikative

Si lëndë shqyrtimi të statistikës afariste janë vetë ndërmarrjet dhe dukuritë të cilat i

përcjellin ato, mirëpo këtu duhet të përmendim edhe dukuritë e rrethinës të cilat e

kushtëzojnë veprimtarinë edhe aktivitetin e ndërmarrjeve.

Çdo ndërmarrje në kuadër të aktivitetit të vet, ushtron veprimtari të ndryshme me mjete

të ndryshme të punës dhe me punëtorë me kualifikime të llojeve të ndryshme. Sa i

përket ndërmarrjeve mund të themi se një numër i tyre merret me prodhim, një numër

tjetër kryejnë shërbime, të tjerat me qarkullim që dmth secila prej këtyre ndërmarrjeve

ushtron veprimtari të ndryshme, veçoritë e të cilave statistika i studion sipas një numri

të karakteristikave.

Si lëndë hulumtimi të statistikës së ndërmarrjës janë :

A. Mjetet e punës të cilat i posedon ndërmarrja,

B. Të punësuarit në ndërmarrje,

C. Lënda e punës,

D. Rezulatatet e aktiviteteve të ndërmarrjes.

Pos elementeve të lartë përmendura si lëndë studimi e statistikës së ndërmarrjes janë

edhe dukuritë të cilat shfaqen jashtë ndërmarrjes që është rrethina e sajë e cila ndikon

në afarizmin e ndërmarrjes. Me këtë nënkuptojmë se subjektet ekonomike nuk mund të

paraqiten si të izoluara por ato janë të varura dhe kanë një lidhshmëri me rrethinën.

Sikurse njeriu – si qenie e vetëdijshme më e përsosur dhe kreative që nuk është në

gjendje të jetoje plotësisht i vetmuar por që është i rrethuar nga ambienti, njerëzit të

mirat materiale etj, ashtu edhe ndërmarrja në mënyrë analoge ka lidhshmëri dhe vartësi

me rrethinën. Në këtë rast mund të përmendim dukuritë e ndryshme që ndikojnë në

afarizmin e ndërmarrjes siç janë oferta, kërkesa, çmimet, konkurrenca, proceset

integruese në degë të cilat i përkasin ndërmarrjes etj.

Page 12: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 11 -

1. 3 Rëndësia e studimit të statistikës aplikative

Ekonomia e ditëve të sotme (ekonomia e tregut) karakterizohet me dominimin e tregut i

cili është një prej rregullatorëve të rëndësishëm të ekonomisë së tërësishme të vendit.

Në këtë ekonomi janë të pranishëm prodhuesit dhe konsumatorët në cilësinë e shitësve

dhe blerësve,ku marrëdhëniet në mes tyre rregullohen në pikëtakimin e pranimit të

ndërsjellët të leverdive, ku blerësve u intereson që oferta të jeta sa me e leverdishme, që

të kenë sa më shumë oferta në treg dhe që ata të kenë mundësi të zgjedhin.

Shitësit po ashtu janë të interesuar që të plasojnë oferta të volitshme të cilat

konsumatorët do ti pranojnë dhe të jenë të kënaqur me to. Oferta duhet të përmbajë

produkte dhe shërbime cilësore me çmime që i konvenojnë blerësit me kanale të

përshtatshme të shitjes dhe informacione sa më të shumta dhe të sakta, përmbledhëse të

qarta dhe të krahasueshme.

Informatat e tilla në mënyre më të përshtatshme mund të pasqyrojnë gjendjen dhe

afarizmin e ndërmarrjeve dhe janë të përdorshme për marrjen e vendimeve të drejta të

cilat kontribuojnë në afarizmin e ndërmarrjes. Plotësimi i kërkesave të përmendura

bëhet me anë të të dhënave statistikore, treguesve të ndryshëm dhe analizës statistikore.

Të gjitha këto informata janë të rëndësishme dhe shërbejnë si bazë për planifikim në

ndërmarrje, ndërsa instrumentet shkencore, metodat statistikore shërbejnë gjatë hartimit

të planeve dhe përcjelljes së realizimit të tyre.

Statistika e ndërmarrjeve siguron informata të domosdoshme për qeverisje dhe

funksionim të ndërmarrjeve ndërsa hulumtimet statistikore në ndërmarrje duhet të jenë

burim i organizuar i informatave për shoqërinë dhe ekonominë në tërësi.

Të dhënat dhe rezultatet e aktivitetit afarist të ndërmarrjeve të cilat i pasqyron statistika

e ndërmarrjeve janë të rëndësishme dhe shërbejnë si burim për njohjen e gjendjes së

ekonomisë dhe orientimin e zhvillimit të sajë në nivel dege, veprimtarive, dhe lëmenj-

ëve sipas territorit - komunave dhe vendit në tërësi.

Page 13: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 12 -

1. 4 Ndërmarrja si njësi statistikore

Secili proces i punës për të shënuar rezultate duhet të organizohet, me qëllim të arritjes

së efikasitetit dhe efekteve të biznesit në procesin e riprodhimit. Format themelore të

organizimit të biznesit, nga aspekti kohor dhe strukturor,kanë kaluar nëpër periudha të

gjata kohore dhe kanë pësuar ndryshime përmbajtjesore të cilat iu përgjigjen

shkallëzimeve të zhvillimit.

Hulumtimi statistikor çdo herë i përshtatet kërkesave dhe nevojave të ekonomisë dhe

shoqërisë, me qëllim të sigurimit të informatave të nevojshme për punën e

ndërmarrjeve, veprimtarive të caktuara apo ekonomisë në përgjithësi.

Figura 3. Ndërmarrja si njësi prodhuese – statistikore

Burimi: http://www.trubiquity.com

Statistika punën hulumtuese ia përshtat organizimit të tanishëm të ekonomisë, ku

ndërmarrjen gjatë hulumtimit e trajton si njësi statistikore. Sipas ligjit mbi ndërmarrjet

bazuar në Agjencionin e Regjistrimit të bizneseve tek ne dallojmë: Ndërmarrjet

individuale, Shoqëritë Kolektive, Shoqëritë Komandite, Shoqëritë me Përgjegjësi të

Kufizuar, Shoqëritë Aksionare.

Page 14: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 13 -

Të gjitha këto forma të organizimit të ndërmarrjeve në statistikë mund të definohen si

njësi vëzhgimi dhe raportimi.

Duke u bazuar në ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve si dhe

trajtimin e ndërmarrjeve si njësi statistikore, për statistikën dalin detyra për hulumtim

të:

- punëtorëve të ndërmarrjes,

- mjeteve poseduese,

- udhëheqjes së punës dhe mjeteve,

- rezultateve të punës-prodhim,qarkullim shërbime etj

- fitimit apo humbjeve,

- fitimit neto (pagat) etj.

Këto hulumtime i mundësojnë statistikës që të përcaktoj çështjet primare të hulumtimit

me anë të cilave i përgjigjet kërkesave për informim të ndërmarrjeve dhe shoqërisë në

tërësi. Pasi ndërmarrja posedon dokumentacion mbi punën e saj duke u bazuar te

shërbimi i kontabilitetit nga raportet e ditarit, librit kryesor, librave ndihmës etj,

statistikës i shërbejnë si burim të dhënash për hulumtim.

1. 5 Të dhënat sekondare si burim i statistikës së ndërmarrjës

Në tërësi mbledhja, grumbullimi, përpunimi, analizimi i të dhënave bëhet me metoda të

ndryshme, varësisht nga natyra e problemit që trajtohet, dhe objektivat të cilët

dëshirohen të arrihen nga ana e statistikës. Kështu ekzistojnë dy rrafshe të hulumtimeve

të cilat shërbejnë si burim i të dhënave për statistikën e ato janë të dhënat primare dhe

sekondare. Statistika e ndërmarrjes kryesisht i shfrytëzon të dhënat e burimeve

sekondare. Statistika pjesën dërmuese të dhënave e shfrytëzon nga evidencat të cilat i

posedon ndërmarrja, nga publikimet zyrtare statistikore, publikimet nga institucionet

profesionale, shkencore, odat ekonomike etj.

Evidencat ekzistuese në ndërmarrje shfaqen në vende të shumta të evidentimit e më të

rëndësishmet prej tyre janë: shërbimi kadrovik, evidenca e depos, kontabiliteti i

Page 15: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 14 -

ndërmarrjes,evidencat për regjistrimin e ardhjeve në punë, kontratat e shitblerjes,

ofertat, kërkesa, porositë, raportet e afarizmit të ndërmarrjeve etj.

Të gjitha burimet e brendshme të ndërmarrjes mundësojnë studimin e ngjarjeve afariste

të cilat paraqiten dhe ndodhin në ndërmarrje. Mirëpo këto të dhëna nuk janë të

mjaftueshme për një udhëheqje të drejtë të politikës afariste të ndërmarrjes dhe për këtë

arsye kërkohen informata për rrethinën shoqërore në të cilën zhvillon veprimtarin

ndërmarrja.

Pasi ndërmarrja nuk mundë të ekzistoj dhe të funksionoj si e izoluar atëherë në

afarizmin e sajë ndikojnë edhe këto dukuri: politika ekonomike e vendit, sistemi

ekonomik i vendit përkatës, raportet në treg, marrëdhëniet me partnerët afaristë etj, të

cilat i mundësojnë sektorit të statistikës si burim të dhënash për përpunim dhe analiza.

Si burim të dhënash për dukurit jashtë ndërmarrjeve shërbejnë publikimet statistikore

zyrtare, organet e autorizuara për hulumtim statistikor grupet e interesit etj.

Mirëpo kur kërkohen të dhëna për hulumtimin e tregjeve të huaja, atëherë si burim të

dhënash shfrytëzohen publikimet zyrtare të atyre shteteve. Pra për hulumtimin e tregut

botëror duhet të shfrytëzohen publikimet të cilat ofrohen nga OKB (Organizata e

Kombeve të Bashkuara), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) BEE (Bashkës

ekonomike ndërkombëtare), FAO (Organizata ndërkombëtare e Bujqësisë),GAAT

Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë) etj.

Figura 4. Organizatat ndërkombëtare, si burim i të dhënave për statistikë.

Burimi:http://www.presstv.com

Page 16: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 15 -

Kur burimi i të dhënave në ndërmarrje dhe jashtë sajë janë të pamjaftueshme për

realizimin e qëllimit statistikorë atëherë bëhet incizimi dhe rregullimi i veçantë i të

dhënave statistikore.

Tabela 1. Burimet e të dhënave të statistikës së ndërmarrjes

1. 6 Sistemi i informimit të ndërmarrjes

Në kuadrin e ndërmarrjes informacioni është aktivitet i përbërë nga komunikimet e

caktuara,të cilat kanë vlerë informative për marrësin, me çka mund të vendos për arritjet

në objektivat e përcaktuara. Si bazë për formimin e rrjedhave të reja të informimit dhe

të ndërtimit të sistemit informativ shfrytëzohen të dhënat dhe njohuritë për afarizmin e

ndërmarrjes dhe dukuritë shoqëroro-ekonomike të cilat ndodhin jashtë saj.

Të gjitha këto njohuri dhe të dhëna mund ti klasifikojmë në disa grupe :

a) Grupi i të dhënave të parëndësishme të cilat refuzohen

Page 17: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 16 -

b) Grupi i njohurive të cilat menjëher shfyrtzohen nga puntori që i ka vërejtur dhe

vërtetuar

c) Grupi i njohurive të rëndësisë së gjerë të cilat duhet tu përcillen edhe puntoëve

tjerë në mënyre që ndërmarrja të punojë si duhet.

Ndërmarrja gjatë punës së sajë ballafaqohet me ndryshimet nga më të ndryshmet duke

filluar nga futja e programeve të reja në prodhim, shfrytëzimi i teknologjive të reja,

ndryshimi i strukturës kadrovike, rikualifikimi dhe riaftësimi i punëtorëve, rritja e

konkurrencës në treg.

Të gjitha këto aktivitete dhe ndryshime duhet të ndiqen me informacione të reja.

Sistemi i informacioneve ka karakteristikat dhe specifikat e veta të cilat duhet të jenë të

dokumentuara, faktike, ekonomike, racionale, të standardizuara dhe të jenë të hapura

ndaj mjedisit.

Detyrat e sistemit të informacionit janë: Eliminimi ose zvogëlimi i befasive, zvogëlimi i

dezorientimit dhe stabilizimi i orientimit të biznesit drejtë hulumtimeve statistikore.

Tabela 2. Fazat që e përbëjnë sistemin e informacionit.

Page 18: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 17 -

1. 7 Mënyrat e transmetimit të informatave në ndërmarrje

Se si do të përcillen njohuritë dhe të dhënat për faktet dhe ngjarjet të cilat në procesin e

afarizmit të ndërmarrjes paraqiten rregullisht apo kohë pas kohe varen nga organizimi

dhe mënyra e përcjelljes së informatave për të cilat përcaktohet ndërmarrja. Ekzistojnë

disa mënyra të përcjelljes së informatave e që janë :

A. Gojore

B. Me shkrim

C. Automatike

Figura 5. Mënyrat e ndryshme të përcjelljes së informatave.

Burimi:http://mesime24.com

Kumtimi gojor i informatave ka të bëjë me atë se faktet e vërejtura duhet kumtuar atij

për të cilin janë më të rëndësishme duke u nisur nga funksioni i tij në ndërmarrje. Këtu

si shembull mund të marrim lajmërimet gojore në formë të mbledhjeve të rregullta në

mëngjes me të gjithë udhëheqësit. Çdo njëri prej udhëheqësve informohet për gjendjen

dhe detyrat e njësisë së tij punuese dhe pastaj i lajmëron të tjerët për ngjarjet më të

rëndësishme. Transmetimi i shpejt dhe me kohë i informatës mundëson pamjen e

problemit dhe zgjidhjen e tij.

Nëse kjo mënyrë e informimit lëshon rrënjë si drejtim i transmetimit të informatave

atëherë kjo formë paraqet një rrjedhë informative. Për lajmërimet e plota dhe të

hollësishme për të gjitha ngjarjet që ndodhin në ndërmarrje dhe për problemet afariste

pos kumtimeve gojore përdoren informatat me shkrim ku të dhënat përcaktohen në

Page 19: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 18 -

vendet e theksuara të evidentimit p.sh. në urdhëresat e punës, fletëpranimet,

fletdërgesat, listat e pagave etj, ku kopjet e plotësuara u dërgohen të gjitha sektorëve të

ndërmarrjës.

Pos informatave të lartë përmendura që përcillen me gojë dhe me shkrim ekziston edhe

rrjedha e automatizuar e informatave përkatësisht sistemi i automatizuar, ku makinat

pranojnë, regjistrojnë, dhe kontrollojnë të gjitha informatat me anë të operacioneve të

tyre punuese. Sistemi automatik i informatave më së shumti përdoret nga ndërmarrjet e

mëdha dhe moderne ku edhe procesi i punës është i automatizuar.

Edhe pse rrjedhjet informative të automatizuara janë të një shkallë të lartë teknike ato

prapë se prapë nuk mund ti sigurojnë të gjitha informatat e ndërmarrjes, për këtë arsye

në praktikën e shumicës së ndërmarrjeve bëhet kombinimi i tri mënyrave të lartë

përmendura të transmetimit të informatave.

1. 8 Organizimi i shërbimit statistikor në ndërmarrje

Informacionet janë resurs i pazëvendësueshëm në ekonominë bashkëkohore të tregut.

Ushtrimi i veprimtarive në ndërmarrje pa u mbështetur në informacione është sikurse

lundrimi i anijes në detin e hapur pa e përdorur busullën.

Kështu ndërmarrjet me qëllim të udhëheqjes së politikës së mirë afariste, duhet ditur të

gjitha ato çka kanë të bëjnë me jetën afariste të sajë duke pasur njohuri të mjaftueshme

mbi karakteristikat dhe problemet e tregut, të partnerëve të sajë afarist dhe duke përcjell

ngjarjet e tjera ekonomike.

Për këtë arsye ndërmarrja për të siguruar informata të karakterit hulumtues dhe kreativ

ajo duhet të organizojë shërbimin e vet statistikorë. Sa i përket strukturës organizative të

organizimit statistikorë në ndërmarrje ekzistojnë model të ndryshme të cilat modele

janë të kushtëzuara nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Si faktorë objektiv prej të

cilëve varet organizimi i shërbimit statistikorë janë:

Lloji i veprimtarisë së ndërmarrjes

Madhësia e ndërmarrjes dhe

Struktura organizative e ndërmarrjes.

Page 20: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 19 -

Organizimi i shërbimit statistikorë në ndërmarrje duhet ti përshtatet skemës

organizative të sajë me qëllim që të mund të inkorporohen dhe përpunohen informatat

sipas nevojave dhe interesave të ndërmarrjes, sepse vëllimi dhe ndërlikimi i punëve

statistikore dallon prej ndërmarrjes në ndërmarrje dhe zbatimi i metodave statistikore

nuk mund të jetë i njëjtë dhe të jetë i rëndësishëm si për ndërmarrjet e prodhimit, ato

shërbyese, të eksportit dhe importit etj. Pra nga kjo që thamë më lartë del se shërbimi

statistikorë nuk mund të organizohet sipas të njëjtit model në ndërmarrje.

Shërbimi statistikorë i ndërmarrjes duke u bazuar në faktorët objektiv dhe subjektiv

mund të organizohet në njërën prej këtyre formave :

A. Si departament i pavarur profesional

B. Si departament i kombinuar me departametet tjera në kuadër të njërit prej tyre

në ndërmarrje

C. Si formë e bashkuar e departamentit statistikorë të ndërmarrjes ku bartet pjesa e

shërbimit statistikorë e secilës njësi të ndërmarrjes apo vet ndërmarrjes.

Çdo njëri nga modelet e lartë përmendura i ka përparësitë dhe të metat e tij. Nevojave të

brendshme të ndërmarrjes më së shumti i përgjigjet shërbimi statistikorë i cili paraqet

kombinimin e punëve të tjera të ndërmarrjes.

Organizimi i departamentit statistikorë si njësi organizative e veçantë më së shpeshti

vjen në shprehje tek ndërmarrjet e mëdha. Duke u nisur nga zhvillimi dhe ndryshimet e

ekonomisë së shoqërisë dhe krahas zhvillimit të tyre nga statistika kërkohet që edhe ajo

të ndryshojë dhe të përsoset krahas këtij zhvillimi në ndërmarrje.

1. 9 Detyrat e shërbimit statistikor të ndërmarrjes

Detyrat të cilat ia parashtron ndërmarrja departamentit të statistikës janë të shumta dhe

të ndërlikuara,ku të gjitha këto detyra janë të nevojshme për punën e vazhdueshme të

ndermarr jes. Në vendin tonë ndërmarrja ka funksion të dyfishtë:

Atë të objektit hulumtues që d.m.th atë që e studiojnë agjensitë statistikore dhe

shërbimet tjera të shtetit,

Atë të subjektit hulumtues ku ndërmarrja organizon shërbimin e vet statistikor

dhe kryen hulumtime të caktuara.

Page 21: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 20 -

Detyrat e këtij shërbimi po shihet se janë të ndryshme si për nga përmbajtja ashtu edhe

për nga rëndësia e tyre. Me qëllim të qartësimit të gjitha detyrat e shërbimit statistikorë

të ndërmarrjes ne me anë të skemës do ti paraqesim këto detyra:

Tabela 3. Detyrat e shërbimit statistikorë

Si qëllim kryesor i kryerjes së këtyre detyrave statistikore është përparimi i afarizmit të

ndërmarrjes, harmonizimi më i mirë i interesave afariste në ndërmarrjet tjera,

inkuadrimi sa më i suksesshëm në marrëdhëniet e tregut etj.

Page 22: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 21 -

REZULTATI MËSIMOR 2 (RM2)

RM2: Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të

prodhimit dhe qarkullimit

2. 1 Nocioni i vlerës së prodhimit dhe qarkullimit

Prodhimi është funksion me të cilin prodhohen vlera përdorimi të llojeve të ndryshme

dhe i cili si i tillë as që mund të ekzistoj pa u lidhur me funksionin e qarkullimit

(furnizimin dhe shitjen). Prodhimi është rezultat i aktivitetit ekonomik të secilës

ndërmarrje që përfshin krijimin e të mirave materiale dhe shërbimeve prodhuese.

Në shumicën e rasteve në qoftë se dikujt i kërkohet të përmend disa produkte, do të

përgjigjej duke zgjedhur rroba, televizor, telefona, akullore etj, por rrallë herë do ti

shkojë mendja te një shfaqje teatrale, një ndeshje futbolli, një udhëtim turistik e aq më

pak te informacioni, të cilët gjithashtu janë produkte por më pak të prekshme dhe më

pak të perceptueshëm se të parat. Prodhimi është shprehje përmbledhëse e rezultateve të

punës që ka formë materiale ose shërbyese, ku në bazë të nomenklaturës (nomenklatura

paraqet skemën e rregulluar me dispozita) së aprovuar të prodhimeve praktika

statistikore bënë përcaktimin e vëllimit të prodhimit në formë të materialit.

Produkti është e mirë materiale, shërbyese,ideore, shpirtërore etj që ka dalje në treg dhe

në të blerësi gjejnë dobi dhe interesin e vet për kënaqjen e nevojave të caktuara. Pra

produkti paraqitet si rezultat i punës në të cilin është bërë rrumbullakimi i procesit

teknologjik të punës. P.sh gruri na paraqitet si prodhim i bujqësisë ndërsa mielli,

makaronat, buka na paraqiten si prodhime te industrisë ushqimore ku funksioni i tyre

nga aspekti i industrisë nuk është i njëjtë. Për industrinë ushqimore (të bukës) gruri

paraqet lëndën e parë, mielli është gjysmë fabrikat ndërsa buka dhe makaronat

paraqesin prodhimin industrial të finalizuar. Në rastin tonë si lëndë e parë për industrinë

e bukës është gruri ku në kuadër të industrisë përpunuese nuk është kryer asnjë punë

ose veprim përpunues.

Gjysmëfabrikatet janë me origjinë industriale ku pjesërisht janë përpunuar në proceset

tekniko-teknologjike, ndërsa veçoria e prodhimit final qëndron në atë se në këtë

Page 23: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 22 -

prodhim nuk ka nevojë që të bëhet ndonjë përpunim i më tejshëm. Kur është fjala për

prodhimet e pa kryera duhet të themi se ato gjenden ndërmjet lëndës së parë dhe gjysmë

fabrikatëve apo ndërmjet gjysmë fabrikatëve dhe prodhimit final.

Tabela e më poshtme pasqyron prodhimin bujqësoro-bimor të grurit, misrit, patates,

domatës specit, lakrës dhe qepës në Kosovë gjatë periudhës prej vitit 2005-2012. Një

pjesë e këtyre produkteve është shfrytëzuar në mënyre të drejtë për drejtë për konsumim

kurse pjesa tjetër është futur në procesin tekniko-teknologjik dhe është finalizuar si

produkt final.

Tabela 4. Prodhimtaria bimore sipas viteve 2005-2012.

Burimi: http://ask. rksgov.net

2.2 Të shprehurit e prodhimit në mënyrë natyrore

Të shprehurit e prodhimit në mënyrë natyrore përbëhet nga tregtimi i prodhimit dhe

qarkullimit sipas njësive matëse të cilat më së miri ju përgjigjen karakterit të tyre fizik

p. sh automobilat i pasqyrojnë në copë, grurin në ton, drutë në metra kub, verën në

hektolitër etj.

Sipas kësaj mënyre të shprehurit natyror të produkteve në statistikë ne i kuptojmë si sasi

e prodhimit të realizuar. Mirëpo përdorimi statistikorë i këtyre të dhënave – në shprehje

natyrore është i kufizuar. Me qëllim të zgjerimit të aplikimit të shprehurit natyrorë të

prodhimit kërkon mbështetje në matësit natyrorë të kushtëzuar. Aplikimi i këtyre

matësve konsiston në ri-llogaritjen e prodhimit të të gjitha produkteve të njëjta në njërin

prej tyre kështu p.sh prodhimi i thëngjillit, konsumi i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë

Page 24: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 23 -

elektrike së bashku me energjinë e ujit mund të reduktojnë prodhimin bruto të energjisë

në GWh e këtë mundë ta shikojmë nëpër mes tabelës numër 5.

Tabela 5. Prodhimi dhe konsumi i thëngjillit për prodhimin e energjise elektrike

Burimi: http://ask. rksgov. Net

Nga kjo tabelë shihet se prodhimi i thëngjillit në miliona tonë për do vit është rritur që

nga viti 2002 deri në vitin 2012, por e njëjta gjë ka ndodhur edhe me prodhimin e

energjisë elektrike në termocentralet e Kosovës

2. 3. Të shprehurit e prodhimit dhe qarkullimit me anë të vlerës.

Në statistikë më së shpeshti përdoret të shprehurit e prodhimit dhe qarkullimit me anë të

vlerës e që fitohet si produkt i sasisë dhe çmimit për njësi prodhimi, e të cilën gjë

mundë ta shikojmë më së miri nëpër mes tabelave vijuese:

Page 25: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 24 -

Tabela 6. Eksporti i disa llojeve të mallrave të Kosovës gjatë periudhës 2005-2012 i

shprehur ne tregues vleror-euro(€).

Burimi: http://ask. rks-gov. net

Nga tabela e lartë shënuar mund të shohim eksportin e disa mallrave të shprehur në vlera

me anë të valutës euro(€).

Tabela 7. Struktura e qarkullimit në sektorët ekonomik sipas viteve 2009-2012.

Burimi:V.S i Republikës së Kosovës 2014.

Page 26: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 25 -

Gjatë të shprehurit të prodhimit dhe qarkullimit me vlerë paraqiten disa probleme

përkitazi me çmimin, që vështirëson përcjelljen e dinamikës së prodhimit dhe

qarkullimit. P. sh. Me anë të politikës së caktuar rregullohen çmimet veç e veç atëherë

çmimi i tyre do të devijoj nga vlera e vërtetë. Në këto raste të shprehurit në vlerë i

prodhimit apo qarkullimit nuk do të jetë real. Pos kësaj çmimet e disa prodhimeve

ndryshojnë gjatë kohës dhe kështu nëse rriten çmimet e njërit prodhim i cili është

shprehur në shprehje vlerore, do të duket se është rritur edhe prodhimtaria edhe pse nga

aspekti kumulativ ka mbetur e njëjtë.

Shembull: Ndërmarrja ”Solid” nga Theranda në tremujorin e parë të vitit 2013 ka

prodhuar 5000 palë këpucë me çmim 25 €(euro) për palë, vëllimi i prodhimit i shprehur

me vlerë në këtë periudhë do të jetë 125. 000 €. Edhe në vitin 2014 kjo ndërmarrje

prodhon të njëjtën sasi te këpucëve 5000 palë por me çmim prej 35 €, ky vëllim i

prodhimit i shprehur me vlerë do të jetë 175000 €, që do të thotë se vlera e prodhimi

është për 50000 € më e madhe se në vitin paraprak. Ky ndryshim ka ndodhur vetëm për

shkak të rritjes së çmimit të këpucëve kurse sasia e prodhimit ka mbetur e njëjtë. Për

këtë arsye në analizën e dinamikës së prodhimit dhe qarkullimit aplikohen çmimet e pa

ndryshuara.

2. 4. Vlerësimi i tërësishëm i prodhimit dhe caktimi i tij për njësi

themelore

Vlera e prodhimit të ndërmarrjes është tregues me rëndësi për studime ekonomike dhe

afariste jo vetëm për ndërmarrjen por edhe për shoqërinë në tërësi, shtetin. Në të vërtetë

kjo paraqet treguesin sintetik të rezultateve të punës të të gjithë të punësuarve në

sektorin e prodhimit, duke u vërtetuar nga kontabiliteti financiar.

Shërbimi statistikor në çdo ndërmarrje vlerësimin (vlerën) e prodhimit e llogarit duke u

bazuar në përmbajtjen e të dhënave vjetore të ndërmarrjes. Llogaritja vjetore e të

dhënave përmban disa formate të raporteve me anë të cilave vendoset vlera e tërësishme

e prodhimit përmes bilancit të suksesit dhe bilanceve të të dhënave të veçanta. Vlerën e

prodhimit të ndërmarrjes e fitojmë kur të dhënat për sasinë e prodhuar i shumëzojmë me

çmimet përkatëse – çmimet e tregut. Po ashtu vlerën e tërësishme të prodhimit mund ta

fitojmë duke u bazuar në të dhënat e kontabilitetit financiarë ku evidentohet shitja e

mallit, rezervave të prodhimit të gatshëm, prodhimit të pa realizuarvnë fund të

periudhës së caktuar kohore.

Page 27: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 26 -

Duhet të themi se llogaritja e vlerës së prodhimeve për njësinë prodhuese - ndërmarrjën

nuk është e vështirë, mirëpo vështirësi hasim tek ato ndërmarrje të cilat njësitë

prodhuese të tyre janë të lidhura me njësitë tjera të ndërmarrjes. Në këtë rast për të

gjetur vlerën e tërësishme të prodhimit të ndërmarrjes duhet eliminuar vlerën e gjysmë

produkteve që njësitë prodhuese ja dërgojnë njëra tjetrës, që donë të thotë se në bazë të

prodhimeve finale duhet matur rezultatin përfundimtarë të ndërmarrjes së bashkuar.

2. 5 Treguesit relativ të strukturës së prodhimit dhe qarkullimit.

Duke u bazuar në strukturën e treguesve relativë të strukturës prodhimin mund ta

llogarisim sipas veçorive të ndryshme :

Sipas llojeve të produkteve,

Sipas njësive prodhuese,

Sipas kualitetit të produkteve etj.

Në mënyrë të njëjtë mund të pasqyrohet edhe struktura e qarkullimit.

2. 5. 1 Struktura e prodhimit dhe qarkullimit sipas llojeve të produkteve

Strukturën e prodhimit mund ta vështrojmë me anë të shprehjes së tij në mënyrë

natyrore, e po ashtu edhe me anë të vlerës. Për ta vëzhguar strukturën e prodhimit sipas

llojeve të produkteve të shprehur në mënyrë natyrore, do të marrim si shembull

prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë, Kosovë prej vitit 2009-2012.

Tabela 8. Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë.

Burimi: http://ask. rksgov. net

Lloji i energjisë Prodhimi në GWh

2009 2010 2011 2012

Termoenergjia 5260 5481 5696 5847

Hidroenergjia 88,7 115,5 75,4 65,0

Gjithsejtë 5348,7 5596,5 5771,4 5912

Page 28: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 27 -

Nga të dhënat në shumë absolute nga tabela e lartëshëshenuar nuk mund të krahasojmë

strukturën e prodhimit të energjisë elektrike për periudha të gjata kohore. Por mundësia

e krahasimit na ofrohet nga të dhënat në tabelën vijuese, prej të cilës mund të

konkludojmë se struktura e prodhimit të energjisë elektrike në vitët e vështruara ka

ndryshuar gradualisht dhe në mënyrë progresive.

Tabela 9. Struktura e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë

Burimi: http://ask. rksgov. net/

Kështu nëse bëjmë krahasimin e prodhimit të tërësishëm të vitit 2009, ku energjia

termike merr pjesë me 98,34 %, e njëjta gjë përafërsisht ndodh edhe në vitin 2012, ku

kjo pjesëmarrje ishte me 98,9 %.Nga kjo mund të shofim se Hidroenergjia në

prodhimin e përgjithshëm të Kosovës ka një pjesëmarrje të vogël dhe kështu vendi ynë

duhet të orientohet në gjetjen dhe shfrytëzimin sa më të madhë të burimeve ujore me

qëllim të prodhimit të Hidroenergjisë. Në mënyrë të njëjtë mund të llogaritet edhe

struktura e qarkullimit sipas llojeve të prodhimit, ku si shembull mund të na shërbejnë

të dhënat nga tabela në vijim:

Tabela 10. Eksporti i disa llojeve të produkteve i vitit 2005 i shprehur në tregues vleror

euro ( € ).

Burimi: http://ask. rksgov. net

Lloji i energjisë Prodhimi në GWh

2009 2010 2011 2012

Termoenergjia 98,34 97,93 98,7 98,9

Hidroenergjia 1,66 2.07 1,3 1,1

Gjithsejtë 100 100 100 100

Page 29: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 28 -

2.5.2 Struktura e prodhimit sipas njësive prodhuese në ndërmarrje

Në shumicën e rasteve ndërmarrjet veprimtarin e tyre prodhuese, qarkullueses apo

shërbyese nuk e organizojnë vetëm brenda një lokacioni por atë mund ta ushtrojnë në

më shumë njësi organizative. Për këtë arsye kur na nevojiten të dhëna për prodhimin

sipas njësive organizative,atëherë këto të dhëna mundë ti sigurojmë duke i siguruar

shumat absolute të prodhimit të vështruar të atyre njësive organizative.

Si shembull do të marrim prodhimin e këpucëve të ndërmarrjes ‘’ X ’’në Prizren në

vitin 2010 sipas njësive organizative të cilën do ta shohim në bazë të tabelës vijuese :

Tabela 11. Prodhimi i këpucëve të ndërmarrjes ‘’ X ’’

Njësitë prodhuese Prodhimi në palë Struktura e prodhimit në %

Reparti i

Reparti iI

Reparti iII

Ndërmarrja

12.0000 palë

15.0000 palë

11.0000 palë

38.0000 palë

31.57 %

39.47 %

28.94 %

100 %

Duke u nisur nga të dhënat e fituara nga kjo tabelë shohim se reparti i dytë ka pasur

pjesëmarrje më të madhe në sasinë e tërësishme të prodhimit të këpucëve, ku

pjesëmarrja e këtij reparti ishte me 39.47 % pastaj pason reparti i parë me 12.0000 palë

këpucë apo shikuar në % me 31.57 % dhe i fundit është reparti i tretë me sasinë e

prodhuar prej 11.0000 palë këpucëve apo me 28.94 %.

2.5.3 Struktura e qarkullimit sipas njësive organizative të shitjes

Edhe strukturën e qarkullimit sipas njësive organizative të shitjes mund ta sigurojmë në

bazë të shumave absolute të vështruara të qarkullimit sipas njësive organizative të

shitjes sipas llojeve të prodhimeve.

Me qëllim të pasqyrimit të llogaritjes së strukturës qarkulluese sipas njësive

organizative do të shërbehemi me të dhënat që do ti japim në tabelën vijuese:

Page 30: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 29 -

Tabela 12. Qarkullimi dhe struktura (eksporti)i mallrave të përpunuara dhe të pa

përpunuara gjatë vitit 2012 në Kosovë, Burimi: http://ask. rksgov. net

000€

Llojet e mallrave

Eksporti në €

Struktura në %

Mallrat të përpunuara

Mallrat e papërpunuara

Gjithsej

123441

8912

132353

93.26

6.73

100.00

Nga kjo tabelë shohim se mallrat e përpunuara në eksportin e përgjithshëm të Kosovës

në krahasim më mallrat e papërpunuara kanë marrë pjesë me 93.26 %, që do të thotë se

mallrat e papërpunuara janë eksportuar në sasi të vogël ku ajo pjesëmarrje ishte vetëm

6.73 %.

Page 31: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 30 -

RM3: Njohuritë që përvetësohen nga nxënësit

3.1 Përfshirja statistikore e punëtorëve të zënë me punë

Në procesin afarist puntorët janë faktorë aktiv, të gjallë dhe prej tyre varet në masë të

madhe, suksesi ekonomik i afarizmit. Për këtë arsye, analiza afariste e të zënëve me

punë në Shërbimin Kombëtar të punësimit (SHKP) është e domosdoshme dhe e

rëndësishme. Qe të sigurojmë të dhena te nevojshme, tregues dhe metoda adekuate për

analizë të punetorëve të zënë me punë në SHKP, këta edhe paraqiten si lëndë e

hulumtimit statistikor.

Hulumtimi statistikor i të punësuarve në SHKP ka edhe rëndësi te gjerë shoqërore.

SHKP-të në Shqipëri i kanë për detyrë qe ne forme te raporteve te rregullta mujore,

gjysmëvjetore dhe vjetore t’u dergojne enteve të statistikës të dhena per punëtoret. Në

baze të të dhënave për punëtorët te zënë me punë, shërbimi statistikor i Shqipërisë bënë

hulumtimin e punësimit për nevojat të pergjithshme shoqërore.

Është detyrë e statistikës së ndërmarrjes që duke hulumtuar punësimin të sigurojë të

dhena dhe tregues te lidhur me:

1) Numrin e punëtorëve në ndërmarrje.

2) Përbërjen e të punësuarve sipas karakteristikave kryesore siç janë p.sh gjinia, stazhi i

punës, përgatitja shkollore, arsimimi profesional, lloji i vendit të punës dhe

marrëdhënjes së punës, të ardhurat personale dhe të tjera.

3) Përsosjen profesinale dhe arsmimin e punëtorëve.

4) Ecurinë (dinamikën) e numrit të punëtorëve në ndërmarrje.

5) Kohën e punës së të zënëve me punë.

3.2. Gjendja numerike e punëtorëve

Sipas terminologjisë statistikore punëtorë të zënë me punë janë të gjithë personat te cilët

kanë bashkuar punën e tyre me punëtorë të tjerë në kohë te caktuar ose të pacaktuar me

orar të plotë ose të shkurtuar të punës që gjenden në listen e të punësuarve të Shërbimit

kombëtar të punësimit dhe të gjitha shërbimeve të tjera ose të punëdhënësve privat.

Gjendja numerike e punëtorëve mund të shprehet si :

Page 32: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 31 -

- Gjendje e momentit dhe

- Gjendje mesatare e të punësuarve në një periudhë të caktuar kohore

Gjendja momentale shpreh të dhënat për numrin e të punësuarve në një çast të caktuar

përkatësisht në një ditë të caktuar të muajit.

Tabela 13. Numri i të punësuarve në një çast të caktuar.

Me rastin e dhënies së raporteve mujore për ente të statistikës, gjendja momentale

tregon numrin e punëtorëve të zënë me punë në ditën e fundit të muajit raportues.

Raportet gjysmëvjetore përmbajnë gjendjen momentale të shpprehur me numrin e

punëtorëve të zënë me punë në ditën e 31 Marsit dhe te 30 Shtatorit të vitit vijues.

Tabela 14. Gjendja numerike e të punësuarve në sektorin shtetëror-publik.

Burimi: instat 2013 pasqyra e lëvizjes së tregut të punës në Shqipëri.

Forca e punës 1.064.291 persona

Shkalla e papunësisë së regjistruar 141.816 punëkërkues të papunë ose 13.32 %

Të papunë afatgjatë 62.2%

Të papunë të moshave të reja 15.6% - grupmosha deri në 25 vjeç 22.9%

grupmosha 25-34 vjeç

Aktivitet i ulët i tregut të punës 61.9% në vitin 2009

Page 33: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 32 -

Numri mesatar i punëtorëve të zënë me punë merret si tregues i gjendjes së punësimit

në një periudhë të caktuar.

Llogaritet si mesatare aritmetike e të dhënave për gjendjen ditore, javore ose mujore të

punëorëve te zënë me punë, pra do të thotë se mund konfirmohen si mesatare javore,

mujore tremujore, gjysmevjetore dhe vjetore.

Si tregues i gjendjes numerike të të punësuarve numri mesatar i punëtorëve të zënë me

punë në ndërmarrje më së shpeshti llogaritet si mesatare mujore dhe vjetore. Kjo

mesatare është më reprezentative po që se e llogarisim prej një numri ë të madh të

gjendjeve individuale te punëtorëve te zënë më punë. Më së miri është që mesatarja

mujore e të punësuarve të llogaritet prej të dhënave të të gjithave gjendjeve ditore.

Kështu, me aplikimin e mesatares së thjeshtë aritmetike mblidhen të dhënat për të gjitha

gjendjet ditore të të punësuarve dhe kjo shumë pjestohet me numrin e ditëve të muajit të

vështruar. Nëse me 𝑥𝑝 shënojmë gjendjen ditore të të punësuarve me numrin e ditëve

dhe me 𝑥𝑝 numrin mesatar të punëtorve të zënë më punë atëherë do të këmi këtë

formulë:

𝒙𝒑=𝒙𝟏+𝒙𝟐+𝒙𝟑+ ………𝒙𝒏

𝒏 ose 𝒙𝒑=

∑ 𝒙

𝒏.

Është rregull që numri mesatar i punëtorve të zënë me punë në të gjitha organizatat e

punës së bashkuar, ku gjendja ndryshon shpeshherë gjatë muajit, të llogaritet ne bazë të

gjendjes ditore. Dukuria e këtillë është cilësi e organizatave bujqësore, ndërtimore dhe

atyre hotelejere e turisitike. Mirëpo shënimi i përditshem i të dhënave për gjendjen

numerike të të punësuarve është punë mjaftë vëllimore, prandaj mu për këtë arsye,

shpeshherë të dhenat llogariten vetëm prej disa gjendjeve të zgjedhura.

Kur nuk kemi të dhëna për gjendjën ditore atëherë mesataren mujore të të zënëve me

punë po ashtu përmes zbatimit të mesatares aritmetike të thjeshtë mund ta llogarisim

evidencën për gjendjet përfundimtare mujore. Fomula për përcaktimin e kësaj

mesatareje është edhe më e thjeshtë:

ku 𝒙𝒑= 𝑿𝟏+x2

𝟐,

ku 𝑥1 paraqet gjendjën e fundit mujore në muajin paraprak ndërsa 𝑥2 gjendjen e fundit

në muajin e vështruar.

Page 34: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 33 -

Kuptohet se mesatarja llogaritur kështu është më pak e besueshme se sa kur për

llogaritje marrim të gjitha gjendjet ditore. Mënyra e tillë zbatohet kur nuk ka të dhëna të

tjera përveq të dhënave për gjendjen në fillim dhe mbarim të muajit.

Me anë të metodës mesatarës aritmetike të thjeshtë duke u bazuar në mesataren e

punëtorëve të zënë me punë në interval më të shkurta kohore bëhet llogaritjet e

mesatarve për intervale më të gjata kohore. Kështu, prej mesatareve mujore del numri

mesatar i të punësuarve për 3 mujorësh, gjysmëvjetor dhe njëvjetor.

Le të supozojmë se nëse në ndërmarrje mesatarja mujore për korrik ka qenë 300 të

punësuar, ajo për gusht 290, ndërsa ajo per shtator 250 persona. Mesatarën e të

punësuarve për tremujorin III-të do t’a llogarisimin si mesatare aritmetike të mesatarës

për muajt korrik, gusht dhe Shtator:

Nëse nuk ka të dhëna për gjendjet mesatare mujore të të punësuarve, atëherë numri

mesatar i punëtorëve të zënë me punë për një interval më të gjatë kohor mund të

llogaritet prej gjendjes numerike në fillim ose në mbarim të secilit muaj dhe madje me

metodën e mesatarës kronologjike me ç’rast zbatojmë formulën vijuese:

𝒙𝒑 =

𝟏

𝟐𝒙𝟏 + 𝑿𝟐 + 𝒙𝟑 … . +

𝟏

𝟐𝒙𝒏

𝒏 − 𝟏

ku x paraqet gjendjen momentale të numrit të të punesuarve në fillim ose në fund të

secilit muaj, ndërsa n paraqet numrin e muajit.

Zbatimin e metodës të mesatarës kronologjike do ta pasqyrojmë nëpërmjet të dhënave

për gjendjen numerike të punësuarve në fillim të muajit të gjysmës të dytë të vitit 2011

në ndërmarrjen “ndërtimi” sipas të dhënave nga tabela e poshtëshënuar vërejmë se:

Tabela 15. Gjendja numerike të punësuarve në fillim të muajit të gjysmës të dytë të vitit

2011.

MuajiGjendja numerike e

të punësuarvekorrik 350

gusht 300

shtator 300

tetor 280

nëntor 250

dhjetor 200

janar 200

Page 35: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 34 -

Numri mesatar i të punësuarve në ndërmarrjen e veprimtarisë ndërtimore “Ndërtimi” në

gjysmën e dytë të vitit 2011është:

𝒙𝒑=𝟏𝟕𝟓+𝟑𝟎𝟎+𝟑𝟎𝟎+𝟐𝟖𝟎+𝟐𝟓𝟎+𝟐𝟎𝟎+𝟏𝟎𝟎

𝟔=

𝟏𝟔𝟎𝟓

𝟔= 𝟐𝟔𝟕. 𝟓

Për analizën statistikore të punëtorëve të zënë me punë e posaçërisht për atë të

produktivitetit të punës është mjaft me rëndesi që të llogaritet numri mesatar i

personave të punësuar që kanë ardhur në punë, sepse edhe vet rezultatet prodhuese

rrjedhin prej punës së tyre. Numri mesatar i punëtorëve që kanë ardhur në punë fitohet

në bazë të dhënave nga evidenca e ardhjes së punëtorëve në punë, ashtu qe shuma e

gjendjeve ditore jetësohet me numrin e ditëve të punës në periudhën e vështruar.

Numri mesatar i të punësuarve si e dhënë vjetore mbi numrin e tërësishëm të të

punësuarve në komunë, qeveri dhe për tërë vendin në tërësi fitohet si mesatare

aritmetike e gjendjes së 31 Marsit dhe 30 Shtatorit të vitit vijues. Siç del edhe nga

shqyrtimi i mëparshëm, zgjedhja e procedurës së konfirmimit të numrit mesatar të

punëtorëve të zënë me punë në ndërmarrje do të varet prej të dhënave qe i kemi, prej

periudhës së vështruar dhe prej qëllimit të hulumtimit.

3.4 Struktura kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë

Punëtoret e zënë me punë të grupuar sipas kualifikimit të fituar me shkollim ose të

pranuar në bazë të punës praktike dhe provojes së punes përbëjnë strukturën

kualifikuese të të punësuarve.

Kualifikimi varet nga lloji i shkalles dhe zgjatja e shkolles (të cilën gjë e përcakton

sistemi i arsimit në shoqeri), nga provoja e punës dhe praktika e fituar në bazë të të

cilave edhe mund të pranohet. Nocioni “kualifikim i punëtorit” paraqet veçori të

ndërlikuar të të cilen e përcaktojnë tri karakteristika kryesore:

- Përgatitja shkollore,

- Shkalla e arsimit profesional,

Shkalla e përgatitjes profesionale të nevojshme për kryerjen e detyrave të caktuara të

punës. Është e nevojshme që me rastin e interpretimit të nocioneve “pergatitja

shkollore” dhe “shkalla e arsimit profesional” te merret parasysh se këto janë

karakteristikat profesionale të punëtorit te cilat ai i ka fituar duke kryer ndonjë llojë të

Page 36: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 35 -

caktuar të shkolles duke dhënë provimin profesional ose duke pranuar në bazë të punës

praktike dhe përvojës.Prandaj në praktikë mund të ndeshen nocionin “Kualifikimi

personal i punëtorit“.

Me karakteristikën “ Përgatitja profesionale për kryerjen të detyrave të caktuara të

punës” nënkuptohen shkalla e aftësimit profesional të punëtorit, si dhe kushtet e tjera

për punë (p.sh. provimi profesional, përvoja e punës, aftësia organizative dhe ngjashëm)

ashtu siç janë përcaktuar me akte vetëqeverisëse të ndërmarrjës.

Kjo është karakteristikë e kualifikimit të vendit të punës dhe nga aspekti i

profesionalitetit dhe aftësimit të puntorit përfshin një bashkësi të kërkesave dhe

kushteve për kryerje të punëve në vëndin e caktuar të punës.

Për këtë arsye me rastin e pasqyrimit të strukturës kualifikuese të punëtorëve të zënë me

punë, në praktikën e ndërmarrjeve mund të ndeshim raste kur karakteristika e

kualifikimit është e shprehur si kualifikim personal i punëtorit ose si kualifikim i vendit

të punës.

Struktrën kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë, Shërbimi Statistikor i Agjencionit

të Statistikës e pasqyron sipas:

- përgaditjes shkollore,

- shkallës së arsimit profesional dhe

- shkallës së përgatitjës profesionale për kryerjen e punëve të caktuara.

Pasqyrimet e punëtorëve sipas këtyre karakteristikave mund të shihen në vjetarët

statistikorë. Pasqyrimi i strukturës kualifikuese të punëtorëve të zënë më punë sipas

përgatitjes shkollore dhe shkallës së arsimimit profesional në ndërmarrje është i

rëndësishëm për analizë të produktivitetit të punës, ekonomicitetit të afarizmit, të

ardhurave personale dhe të sistemit te shpërblimit. Struktura e punëtorëve sipas shkallës

së përgatitjes personale për kryerjen të detyrave të caktuara të punës është e dobishme

për udhëheqje të politikës së punësimit dhe të asaj kadrovike në ndërmarrje. Struktura të

punësuarve për nevoja analitike më së shpeshti shprehet me numra relativ, përkatësisht

me tregues të strukturës, të dhënat nga tabela më poshtme ilustrojnë se si mund të

pasqyrohet struktura kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë në ndërmarrje.

Page 37: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 36 -

Tabela 16. Shkalla e përgatitjes profesionale

Prej analizës së strukturës kualifikuese së punëtorëve të NT (ndërmarrje tregtare)

“Veglat” mund të konstatohet se, sipas shkallës së përgatitjës profesionale kryesisht

janë të harmonizuara kualifikimet personale të punëtorëve dhe kualifikimit të vendeve

të punës. Korigjimi i vogël duhet të bëhet te vendet e punës së punëtorëve të kualifikuar

dhe atyre me kualifikim të lartë ashtu që për tetë ose ( 4% ) punëtorë të kualifikuar

duhet të rikualifikohen për punëtorë me kualifikim të lartë. Po kështu edhe te vendet e

punës me pergatitje të mesme profesionale duhet të rritet numri i punëtorëve për tetë

ose 4% ndërsa te pergatitja e ulët profesionale për kaq duhet të zvogelohet.

Se sa është e volitshme struktura kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë në një NT

mund të shihet edhe sipas përqindjës së pjesëmarrjës të punëtorëve të kualifikuar në

numrin e tërësishëm të të punësuarve. Për shembull në NT veglat pjesamarrja e

punëtorëve të kualifikuar dhe atyre me kualifikim të lartë dhe atyre me kualifikim të

lartë është 60% që në tërësi i përgjigjet nevojave të NT sepse përqindja e njejtë kërkon

edhe kualifikimi i vendeve të punës. Si tregues i përbërjes kualifikuese të punëtorëve të

zënë me punë shfrytëzohet edhe kualifikimi mesatar, përkatësisht arsimimi mesatar i

shprehur me numrin e viteve të shkollimit.

Llogaritja e tij në bazë të shkallës së arsimimit profesional dhe me metodën e

mesatarës aritmetike të ponderuar sipas kësaj formule:

Kualifikimi

Shkalla e përgatitjes

profesionale Personal i vendeve të punës

Nr. i Nr. i

punëtorëve % punëtorëve %

Përgatitja superiore 8 4 8 4

profesionale

Përgatita e lartë 4 2 4 2

profesionale

Përgatitja e mesme 16 8 24 12

profesionale

Përgatitja e ulët 16 8 8 4

profesionale

Punëtorë me 20 10 28 14

kualifikim të lartë

Punëtorë i 100 50 92 46

kualifikuar

Punëtorë gjysmë 20 10 20 10

i kualifikuar

Punëtorë pa 16 8 16 8

kualifikim

Gjithsej 200 100 200 100

Page 38: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 37 -

𝐱𝐩=

∑ 𝐱∗𝐟

∑ 𝐟

Ku kemi: x-kualifikimi mesatar, x- koificientet e bazuara në vitet e shkollimit të secilës

shkallë të arsimimit, ndërsa f-numri i punëtorëve. Kualifikimi mesatar të punëtorëve në

prodhimin e drejtëpërdrejtë, përkatësisht, arsimimin e tyre profesional mesatar do të

llogarisim prej të dhënave të NT “Veglat” (të prezantuara në tabelën e poshtëshënuar):

Tabela 17. Struktura kualifikuese e punëtorëve në prodhimin e drejtpërdrejt në NT

“Veglat” më 31. XII. 2011

Koeficienti mesatar i arsimimit të punëtorëve në prodhimin e drejtëpërdrejtë të NT

“Veglat” kap shumën prej 10.69 vjetësh, që i përgjigjet shkallës së arsimimit

profesional të punëtorëve të kualifikuar. Në bazë të mesatareve të këtilla, për dy

ndërmarrjet, mund të konkludojmë se në cilën prej tyre kemi kualifikime më të larta

të punëtorëve.

3.5 Struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës

Hiç më pak e rëndësishme, me rastin e analizës së përberjes së të punësuarve, nuk është

as struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës. Gjatësia (numri i vjetëve) e stazhit të

Shkalla e aftësimit profesional

Koeficienti i bazuar në

vjet shkollimi

(x)

Numri i

punëtorëve (f)

Page 39: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 38 -

punës ndikon me fitimin e përvojës së punës, të shprehive dhe shkathtësive në punë. Të

gjithë këta janë faktorë prej të cilëve varet produktiviteti i punës së punëtorëve,

shfrytëzimi racional i mjeteve për punë dhe lëndës së punës, si dhe ndihmesës për

shpikje të reja në procesin e punës.

Struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës ose sipas kombinimit të kësaj

karakteristike me kualifikim shërben për analizë të ndikimit të faktorit njeri në

produktivitet, ekonomizim dhe rentabilitetit të afarizimit. Me ndihmën e treguesve

relativë të strukturës, *Stazhi mesatar i punës merret si tregues i madhësisë së stazhit të

punës së të gjithë punëtorëve të zënë me punë. Nga tabela më lartë mund të shohim se si

mund të bëhet pasqyrimi praktik i strukturës së punëtorëve të zënë me punë sipas stazhit

të punës dhe procedurën e llogaritjes së mesatares së vitëve të stazhit të punës.

Struktura e punëtorëve të prodhimit sipas stazhit të punës dhe llogaritjes e stazhit

mesatar të punës në NT “Makina-vegla” më 31. XII. 2011.

Tabela 18. Struktura e punëtorëve të prodhimit sipas stazhit të punës

Vitet e

stazhit të

punës

deri

në 1

vit 1-3 4-5 6-10 11-15 16-20 21-25 26-30 31-35 36-40

Gjith

sej

Numri i

punëtorëve

(f) 30 50 80 100 105 60 40 20 10 5 500

Struktura

në % 6 10 16 20 21 12 8 4 2 1 100

Mesi i

intervalit

(x) 0.5 2 4.5 8 13 18 23 28 33 38

x*f 15 100 360 800 1365 1080 920 560 330 190 5720

Bazuar në treguesin e strukturës dhe atë të stazhit mesatar të punës mund të konstatojmë

se struktura e punëtorëve të NT “Teknologjia-paisjet”, sipas stazhit të punës, është e

volitshme. Në vijën hyrëse të krijimtarisë dhe të sjelljes së inovacioneve në punë

gjenden punëtorë me përvojë prej 5 deri përtej 20 vjeçare, ndërsa në NT “Teknologjia-

paisjet”të këtilla janë rreth 70%.Stazhi mesatar i punës së punëtorëve prodhues të

organizatës punuese “Teknologjia-paisjet” është 11,44 vite.

Page 40: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 39 -

3.6 Struktura e punëtorëve të zënë më punë sipas gjinisë dhe moshës

Përbërja e punëtorëve sipas gjinisë dhe moshës shprehet me të dhëna absolute dhe në %

përmes treguesve të strukturës. Eshtë e rëndëshishme për analizë të shfrytëzimit të

kohës së punës, të shkallës së produktivitetit dhe intensitetit në punë, organizimit të

punës nëpër ndërrime, organizimim të shpërndarjes (vendosjes) së punëtorëve në vende

të punës dhe për udhëheqje të politikës kadrovike dhe banesore.

Dihet se mungesat nga puna nuk janë të njejtat te punëtorët e gjinisë mashkullore dhe

asaj femërore. Gratë e punësuara më shumë mungojnë nga puna dhe madje për shkaqe

të arsyeshme (për shkak të pushimit të lindjes, kujdesit për fëmijët e sëmurë, për shkak

të natyrës së organizmit, i cili ne kushte të vështirësuara të punës më lehtë, i nënshtrohet

sëmundjeve të ndryshme etj.).

Shkalla e përpjekjes dhe shpenzimit të forcës punuese të punëtorëve në procesin e

prodhimit nuk është e njëjtë as te punëtorët e rinj dhe ata më të vjetër. Gjinia dhe mosha

si karakteristika të punëtorëve janë të rëndësishme dhe për intensitetin e punës.

Meshkujt e punësuar dhe punëtorët e rinj mund të punojnë më shpejtë, me më pak

ndërprerje në punë, mund të përpiqen më shumë, kështu që edhe puna e tyre është më

intensive ndërsa si pasojë e tërë kësaj është prodhimi më i madh.

Te punëtorët e rinj dhe ata më të vjetër nuk është e njejtë as shkathësia dhe as interesimi

për punë. Punëtorët e rinj mund te ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës përmes

interesimit më të madh dhe shkathtësive më të larta në punë. Mirëpo, punëtorët më të

vjetër kanë përvojë më të madhe e cila është faktor i produktivitetit më të lartë të punës,

pastaj janë më të duruëshëm në punë dhe janë më tepër të lidhur me organizatën

punuese, që për disa lloje të punëve paraqet perparësi të caktuar.

Përbërja e të punësuarve sipas karakteristikës së moshës më së shpeshti pasqyrohet

duke klasifikuar punëtorët nëpër produkte të moshës.

Grupet e këtilla mund të përfshihen nga 5 vjet, por tri grupet e para janë të pabarabarta,

sepse kanë të bëjnë me rininë (Punëtorët e vjetër deri në 27 vjet). Si shembull të

prezentimit statistkore të strukturës së punëtorëve të zënë me punë sipas gjinisë dhe

moshës po japim tabelën e poshtëshënuar

Page 41: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 40 -

Struktura sipas gjinisë dhe moshës së punëtorëve të prodhimit në Ndërmarrjen tregtare

“Makine-vegla”, më 31.12.2011

Tabela 19. Struktura sipas gjinisë dhe moshës së punëtorëve të prodhimit

-19 20-24 25-27 28-29 30-34 35-39 40-44 45-49 50-54 55-60

Mashkullore 10 35 37 62 97 58 45 26 20 10 400

Femërore 5 10 13 18 23 17 10 4 / / 100

Gjithsej 15 45 50 80 120 75 55 30 10 10 500

Gjinia Rinia Punëtorët e tjerë Gjithsej

Zakonisht si tregues të moshës së punëtorëve të ndërmarrjeve tregëtare merret mesatarja

e vitëve të tyre të moshës e cila llogaritet si mesatare e ponderuar. Në bazë të të

dhënave të tabelës së lartë shënuar mund të llogaritet mesatarja e moshës së meshkujve

dhe femrave të punësuara si dhe numrit të tërësishëm të punëtorëve të cilën do ta

ilustrojmë në tabelën më poshtë. Llogaritja e moshës mesatare të punëtorëve të zënë me

punë në ndërmarrjen punuese “Makina-veglash”

Tabela 20. Llogaritja e moshës mesatare të punëtorëve të zënë me punë

Intervalet

e vjetëve

të moshës

Mesi i

intervalit

(x)

Numri i

meshkujve

punësuar

(f1)

X*f1

Numri i

femrave

punësuar

a (f2)

X*f2

Numri i

tërësishë

m I të

punësuarv

e (f3

X*f3

deri në 19 19 10 190 5 95 15 285

20-24 22 35 770 10 220 45 990

25-27 26 37 962 13 338 50 1300

28-29 28.5 62 1767 18 513 80 2280

30-34 32 97 3104 23 736 120 3840

35-39 37 58 2146 17 629 75 2775

40-44 42 45 1890 10 420 55 2310

45-50 47 26 1222 4 188 30 1410

50-54 52 20 1040 - - 20 1040

55-60 57.5 10 575 - - 10 575

Gjithsej - 400 13666 100 3139 500 16805

Me zbatimin e formulës për llogaritjen e mesatares aritmetikë të ponderuar do të gjejmë

se:

-mosha mesatare e meshkujve të punësuar është 34.17 vjet

-mosha mesatare e femrave të punësuara është 31.39 vjet dhe

Page 42: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 41 -

-mosha mestare e numrit të përgjithsëm të punëtorëve të zënë më punë në NT “Makina-

Vegla” është 33.61 vjet.

Me interpretimin e deri tashëm nuk janë konsumuar të gjitha mundësitë e pasqyrimit të

strukturës së punëtorëve të zënë më punë. Siç është thënë, personeli i punësuar mund të

vështrohet dhe të pasqyrohet sipas një numri të madh të karakteristikave që varet prej

qëllimit dhe detyrave të parashtruara me analizë të strukturës se të punësuarve. Eshtë

me rëndësi të theksohen edhe disa struktura të punëtorëve të zënë me punë.

Struktura e cila përfshin ndarjen e punëtorëve në prodhues të drejtëpërdrejtë dhe

punëtorë të tjerë jashtë prodhimit është e dobishme për analizë të karakteristikave të

organizimit të punës.

Në të studiuarit e organizimit të procesit të prodhimit rëndësi ka edhe struktura e

punëtorëve sipas tipit të vendit të punës (që mund të jetë: punë manuale individuale,

punë manuale e lidhur në formë zingjiri, punë me makinë, manipulim me mjete

transportuese, punë të përgjithshme etj).

Për nevojat e hulumtimit të shfrytëzimit të kapacitetit duhet të kemi të dhëna për

strukturën sipas ndërrimeve të punëtorëve në prodhim.

Politika e punësimit dhe analiza e kohës në ndërmarrje është e bazuar në strukturen e

punëtorëve të zënë me punë sipas llojit të marrëdhënies së punës (e cila mund të jetë në

kohë të pa caktuar, në kohë të caktuar, stazh i praktikantit) dhe sipas llojit të kohës së

punës (siç është koha e plotë, gjysmë e plotë dhe e shkurtuar e punës).

Struktura e punëtorëve sipas funksionit në organet vetqeverisëse të ndërmarrjës dhe

antarësisë ne Organizata shoqërore-politike është e nevojshme për studim të

vetqeverisjes dhe aktiviteteve shoqëroro politike të punëtorëve.

3.7 Ecuria e numrit të punëtorëve të zënë me punë

Numri mesatar i punëtorëve të zënë me punë tregon nivelin e punësimit në ndërmarrje

në një periudhë të caktuar, por nuk i zbulon ndryshimet në gjendje numerike të

punëtorëve të cilat shfaqen gjatë periudhës së vështrimit. Mirëpo këto ndryshime kanë

rëndësi për suksesin e SHKP-së, sepse ndërlidhen me pranimin e punëtorëve të rinj dhe

shkëputjen e marrëdhënjëve ekzistuese të punës. Çrregullime në procesin dhe

organizimin e punës bëhen po qe se në ndërmarrje ekziston dukuria e shkëputjeve të

Page 43: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 42 -

shpeshta ose në përmasa të gjera të marrëdhënies së punës. Për këtë arsye statistika e

ndërmarrjes hulumton në gjendje numerike ndryshimet të cilat te të punesuarit

shkaktohen me rastin e lidhjes, shkëputjes e të ndërrimit të marrëdhënies së punës dhe

të cilat i quajmë ecuri te punëtoreve të zënë me punë.

Të dhënat statistikore për lëvizjen e të të punësuarve fitohen prej evidencës e cila

udhëhiqet në shërbimin kadrovik të ndërmarrjës. Këtu në mënyrë individuale

regjistrohet pranimi i punëtorëve të rinjë dhe shkuarja e punëtorëve të cilët iu është

ndërprerë marrëdhenia e punës dhe madje sipas karakteristikave të cilat pasqyrojnë

themelimin e marrëdhënies së punës formën dhe shkaqet e shkëputjes së marrëdhënies

së punës.

Qarkullimi i punëtorëve të zënë me punë shprehet në:

-Tregues absolut dhe

-Tregues relativ

Shprehja absolute paraqet numrin e tërësishëm të punëtorëve të cilët kanë shkëputur

marrëdhënien e punës (përkatësisht të atyre që kanë shkuar gjatë muajit raportues) dhe

numrin e tërësishëm të punëtorëve të rijnë të pranuar (përkatësisht të atyre që kanë

ardhur gjatë muajit raportues). Rëndësi të posaçme për analizë të suksesit të zhvillimit

dhe të shtimit të punësimit në ndërmarrje ka të shprehurit e punëtorëve të pranuar në

mënyrë të posaçme sipas vendeve të reja të punës. Numri i marrëdhënieve të shkëputura

te punës është i rëndësishëm për kerkimin e shkaqeve, arsyeshmërisë ekonomike dhe

pasojave të shkëputjes së marrdhënies të punës në ndërmarrje.

Vështruar nga aspekti i nevojave ekonomike të ndërmarrjës dallojmë:

-Fluktuimin e arsyeshëm të punëtorëve të zënë me punë dhe

-Fluktuimin e paarsyeshëm ose të panevojshëm të punëtorëve të zënë me punë.

Konsiderohet se fluktuimi i të punësuarve është i arsyeshëm, i nevojshëm po qe se

numri i punëtorëve të rinjë të pranuar është pasojë e zgjerimit të kapaciteteve, ose e

aplikimit të teknologjisë më bashkohore ose e inaugurimit të ndërtesës së re të punës si

dhe nëse numrin e punëtorëve të cilët kanë shkuar nga ndërmarrja e ka kushtëzuar

zvogëlimi i vëllimit të prodhimit ose modernizimit të teknikës së prodhimit.

Shkëputja dhe themelimi i ri i marrëdhënies së punës me punëtorë të kualifikimeve të

Page 44: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 43 -

njejta paraqet fluktuim të panevojshëm dhe ekonominikisht të paarsyeshëm të

punëtorëve të zënëve punë.

Kjo paraqet ndërrim të paarsyeshëm të punëtorëve të zënë me punë dhe quhet fluktuim i

padobishëm i punëtorëve. Në shprehje absolute, fluktuimi i punëtorëve përbën numrin e

punëtorëve të ndërruar. Ky përcaktohet në bazë të numrit të marrëdhënieve të

shkëputura të punës të mbuluara me marrdhënie të reja të kontratave të punës.

Fluktuimi i punëtorëve mund të jetë dukuri normale dhe e padobishme ose e dëmshme.

Fluktuim normal kemi atëherë kur ndërrimet e punëtorëve bëhen për shkaqe të

arsyeshme ndërsa kur këto bëhen pa nevojë, atëherë kemi fluktuim të dëmshëm të

punëtorëve.

Sipas të dhënave të organizatës punuese “Teknologjia-paisjet” qarkullimi i punëtorëve

të zënë me punë gjatë muajit Maj dhe Qershor të vitit 2011 theksohet si shembull i

shprehjës absolute.

Ecuria e punëtorëve të zënë me punë në organizatën punuese (teknologjia – paisjet)

Gjatë muajit Maj dhe Qershor të vitit 2011.

Tabela 21. Ecuria e punëtorëve të zënë me punë në organizatën punuese

3.8 Intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të zënë me punë

Rëndësi më të madhe analitike në hulumtimin e kësaj problematike kanë treguesit

relativ të ecurisë dhe ndryshimit të gjendjes numerike të punëtorëve te zënë me punë me

ndihmën e tyre llogarisim intensitetin e qarkullimit të punëtorëve.

Shprehja relative e ecurisë së punëtorëve të zënë me punë quhet intensitet i qarkullimit

të punëtorëve të zënë me punë.

Muaji

Gjendja

fillestar

e e të

punësua

rve

Kanë shkëputur

marrëdhënien e

punës

Kanë themeluar

marrëdhënien e

punës

Qarkullimi i punëtorëve

Gjendja

e të

punësua

rve në

fund të

muajit

Punët

orët e

pensio

nuar

Punëtorët

që kanë

shkuar në

ndërmarrje

tjera

vendet e

zbrazëta

vende

reja

hapur

a

I

arsyeshë

m

Fluktuimi

Normal I pa

dobishëm

Maj 495 5 10 - - 5 - - 480

Qersh

or 480 - - 15 5 5 5 10 500

Page 45: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 44 -

Meqë qarkullimi i punëtorëve të zënë me punë mund të ketë shumë aspekte, atëherë

secila formë mund të shprehet me tregues relativ. Në shpjegimin vijues do të tregojmë

se si llogaritet intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të zënë me punë sipas formave të

qarkullimit.

Intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të cilët në bazë të shkëputjes të marrëdhënies së

punës gjatë muajit raportues kanë shkuar prej ndërmarrjes, fitohet duke vendosur në

raport kundrejt njëri-tjetrit numrin e të punësuarve që kanë shkuar dhe numrin e

tërësishëm të punëtorëve në fillim të periudhës së vështruar. Prej të dhënave të

paraqitura më lartë mund të bëjmë llogaritjen konkrete të këtij treguesi. Gjatë muajit

maj në NT “teknologjia dhe pajisjet” kanë shkëputur marrëdhënien e punës 15

punëtorë, ndërsa numri i tërësishëm i të punësuarve ka qenë 495 punëtorë, kështu që

intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të cilët kanë shkëputur marrëdhënien e punës do

të jetë:

%𝑸𝑷𝟎 =𝒑𝟎

∑ 𝑷𝒈𝒋𝒇=

𝟏𝟓

𝟒𝟗𝟓=0.03, përkatësisht në përqindje 3% ku % Q 𝑃0 . paraqet

qarkullimin e punëtorëve të shkuar; 𝑃0 - Numrin e punëtorëve që kanë shkuar dhe

∑ 𝑃𝑔𝑗𝑓- numrin e tërësishëm të punëtorëve (gjendja fillestare).

Intensiteti i qarkullimit të punëtorëve të rijnë të zënë me punë përcaktohet ashtu që

numri i ardhësve-punëtorëve të rijnë të zënë me punë vendoset në raport kundrejt

numrit të tërësishëm të punëtorëve në fund të periudhës së vështruar. Procedura e

llogaritjes së këtij treguesi mund të ilustrohet prej të dhënave të organizatës punuese

“teknologji-pajisje”.Prej tabelës më lartë po shihet se 20 punëtorë në muajin qershor

kanë themeluar marrëdhënie të punës, ndërsa gjendja numerike e të punësuarve në fund

të muajit ka qenë 500 punëtorë, prandaj sipas këtyre të dhënave del se intensiteti i

qarkullimit të punëtorëve të rijnë që kanë zënë punë është:

%𝑸𝑷𝒂 =𝒑𝒂

∑ 𝑷𝒈𝒋𝒑=

𝟐𝟎

𝟓𝟎𝟎=0.04, përkatëshisht në përqindje 4%, ku %𝑄𝑃𝑎 paraqet

qarkullimin e punëtorëve të cilët kanë ardhur në ndërmarrje,𝑝𝑎. - numrin e punëtorëve

të cilët kanë ardhur, ∑ 𝑃𝑔𝑗𝑝 – numrin e tërësishëm të punëtorëve sipas gjendjes

përfundimtare.

Treguesit e prezantuar të intensitetit të qarkullimit ë punëtorëve të zënë me punë për

periudha mujore. Përqindja vjetore e qarkullimit të punëtorëve të zënë me punë

llogaritet në bazë të mesatares së përqindjeve të 12 muajve.

Page 46: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 45 -

3.9 Koeficienti dhe shkalla e fluktuimit të punëtorëve të zënë me punë

Në mesin e treguesve relativë te qarkullimit të punëtorëve të zënë me punë vend

posaçërisht i rëndësishëm i takon indikatorit te fluktacionit të punëtorëve. Praktika ka

dëshmuar se fluktacionet e padobishme të punëtorëve mund të kenë reflektim negativ

në produktivitetin e punës dhe në rritje e shpenzimeve të afarizmit prandaj për këtë

arsye kërkohet maturi për ta

hulumtuar këtë dukuri.

Tregues relativ të fluktacionit të punëtorëve janë koeficienti dhe shkalla e fluktacionit.

Në të vërtetë, koeficienti i fluktacionit paraqet raportin midis personave të ndërruar dhe

numrit të tërësishëm të punëtorëve të zënë me punë, ndërsa i shumëzuar me 100 paraqet

shkallen, me ndihmën e formulës duket kështu:

f=𝒑𝒏

∑ 𝑷𝒈𝒋𝒑, përkatësisht %f=

𝒑𝒏

∑ 𝑷𝒈𝒋𝒑*100

Ku f paraqet koeficientin e fluktacionit, 𝑝𝑛 .- numrin e punëtorëve të ndërruar dhe

∑ 𝑃𝑔𝑗𝑝– numrin e tërësishëm të punëtorëve të zënë më punë në fund të periudhës së

vështruar. Koeficienti dhe shkalla e fluktacionit llogaritet veçmas për fluktacionin

normal (të pashmangshëm) dhe veçmas për fluktacionin e padobishëm. Llogaritja

konkrete e koeficientit dhe shkallës së floktacionit mund të pasqyrohet përmes të

dhënave të tabelës të shënuar më lartë. Gjatë muajit Qershor ne Organizatën punuese

“Teknologji dhe pajisje” janë të ndërruar gjithsejtë 15 punëtorë, ashtu që fluktacioni

normal ka qenë 5 punëtorë dhe fluktacioni i padobishëm 10 punëtorë, ndërsa numri i

tërësishëm i të punësuarve ka qenë 500 punëtorë.

Sipas këtyre të dhënave llogaritja e koeficienteve, përkatësisht shkallëve të fluktacionit

bëhet në këtë mënyrë:

a) f=,5-500.=0.01, përkatësisht shkalla e fluktacionit normal është 1%

b) f=,10-500.=0.02, përkatësisht shkalla e fluktacionit të pa dobishëm është 2%

c) f=,15-500.=0.03, përkatësisht shkalla e fluktacionit të përgjithshëm të punëtorëve të

zënë më punë është 3%. Për analizë të ecurisë e posaçërisht të fluktacionit të punëtorëve

të zënë me punë nuk mjaftojnë vetëm madhësitë kuantitative, treguesit absolut dhe

relativ por është edhe e nevojshme që të hulumtohen shkaqet dhe pasojat e themelimeve

të shkëputjeve dhe të ndërrimeve të marrëdhënieve të punës. Në bazë të hulumtimit të

Page 47: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 46 -

gjithanshëm të ecurisë së të zënëve me punë dhe ndryshimeve të gjendjes numerike të

punëtorëve vlerësohet arsyeshmëria e tyre, përkatësisht dobishmëria e tyre ekonomike

për SHKP.

3.10 Koha e punës së të zënëve me punë dhe shfrytëzimi i saj

Me qëllim te matjës dhe të shprehjes numerike, statistika bën reduktimin e punës së të

zënëve me punë në kohë të punës. Kohë e punës së punëtorëve është ajo kohë gjatë së

cilës punëtorët duhet të punojnë ose që kanë punuar. Me qëllim të matjes, Koha e punës

shprehet në njësi të caktuara:

-Orë-punë

-Ditë-punë

-Orë-punëtori

-Ditë-punëtori.

Dita e punës dhe ora e punës janë njësi për shprehje të kohës së punës të cilët punëtorët

e zënë me punë munden dhe duhet ta kryejnë sipas dispozitave ligjore.

Orë-punëtori dhe ditë-punëtori janë njësi të cilat masin kohën e harxhuar në procesin e

punës, do të thotë kohën e punës e cila është kryer.

Orë pune është koha që zgjat 60 minuta dhe këtë punëtori duhet ta kalojë në punë.

Dita e punës përmban kohën e përcaktuar me dispozita dhe këtë punëtori duhet ta kryej

gjatë ditës.

Java e punës sipas dispozitave tona ligjore, është 40 orëshe dhe për këtë dita e punës, në

javën punuese 5-të ditësh përmban 8 orë ndërsa në javën punuese 4 ditësh përmban 8.4

orë. Në këtë mënyrë raporti i ditës së punës kundrejt orës së punës është i përhershëm,

sepse dita e punës përherë ka numër të caktuar të orëve, që është me rëndësi për

llogaritje të ditëve të punës në orë të punës dhe anasjelltas.

Orë-punëtori është puna reale (efektive) e një punëtori në kohëzgjatje njëorëshe.

Ditë- Punëtori është ardhja dhe paraqitja e punëtorit në punë në ditën e caktuar pa marrë

parasysh numrin e orëve sa ka punuar atë ditë.

Definimi i njësive të prezantuara të kohës së punës na tregon se me ndihmën ë orës së

punës dhe të ditës së punës mund të masim kohën e punës ne dispozicion, ndërsa me

anë të orë-punëtorit dhe ditë-punëtorit mund të masim kohën realisht të shpenzuar,

përkatësisht shfrytëzimin e kohës së punës.

Page 48: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 47 -

Në përfshirjen e kohës së punës statistika ka detyrë dyllojëshe:

- Që të përcaktojnë fondin e mundshëm të kohës së punës dhe

- Që të masë shfrytëzimin e kohës së punës

Fondi i mundshëm i kohës së punës paraqet kohën të cilën, sipas dispozitave ekzistuese

ligjore, kolektivi punues mundet dhe duhet ta përfundojë në periudhën e vështruar.

Meqenëse me rastin e llogaritjes së këtij fondi nisemi nga numri me ligj i përcaktuar i

ditëve të punës në muaj, atëherë ky është përherë më i vogël se sa fondi kalendarik por

edhe për numrin e ditëve të festave, fondi i mundshëm i kohës së punës shprehet në ditë

të punës dhe në orë të punës.

Për llogaritjen e këtij fondi në ditë të punës kërkohet me sa vijon:

-së pari përcaktohet fondi kalendarik i kohës së punës në ditë të punës

-pastaj zvogëlohet për produktin e numrit të ditëve të festës dhe numrit të punëtorëve.

i shumëzuar me 8 orë, fondi i llogaritur kështu i kohës së mundshme të punës në ditë të

punës na jep fondin e mundshëm të kohës së punës në orë të punës, do të thotë se me

rastin e llogaritjës të fondit të mundshëm të kohës së punës nisemi nga ajo se dita e

punës zgjat 8 orë sepse me ligj është përcaktuar që java e punës të ketë 40 orë.

Llogaritjen praktike të fondit të mundshëm të kohës së punës mund ta ilustrojnë përmes

të dhënave për vitin 2011 të Ndërmarrjes prodhuese (NP)“Metalpunuesi” i cili ka 1980

punëtorë:

1) Fondi kalendarik i kohës së punës =30 x 1980=59 400 ditë

2) Ditët e festave =6 x 1980= 11 880 ditë

3) (1-2) fondi i mundshëm i kohës =47 520 ditë të punës

4) Fondi i mundshëm i kohës së punës =47 520 x 8= 380 160.

Kjo do të thotë se kolektivi punues i NP-së “Metalpunuesi” në muajin Nëntor ka fond të

kohës së punës prej 47 520 ditësh punuese, përkatësisht 380 160 orësh punuese, të cilat

është i obliguar t’i kryejë sipas dispozitave ligjore.

Me të vërtetë fondi i mundshëm i kohës së punës për secilin kolektiv punues paraqet

kohën reale të cilën mundet dhe është i obliguar ta realizojë kolektivi. Mirëpo në

praktikë, ky fond i kohës së punës kryesisht nuk shfrytëzohet në tërësi. Shkaqet e

shfrytëzimit jo të plotë të kohës së punës mund të jenë të ndryshme si p.sh: mungesat

nga puna, ndërprerjet në procesin e punës etj. Me që humbjet e kohës së punës

reflektohen negativisht në suksesin afarist të kolektivit punues, është e nevojshme që të

Page 49: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 48 -

matet dhe të hulumtohet shfrytëzimi i kohës së punës.

Meqë nuk shfrytëzohet në tërësi fondi i mundshëm i kohës së punës mund të ndahet në:

-kohë të caktuar të punës (ose orët e realizuara) dhe

-kohë të pacaktuar të punës (ose orët e pa realizuara).

Koha e realizuar e punës shprehet me anë të ditë-punëtorit dhe orë-punëtorit. Koha e

pacaktuar e punës paraqet, në të vërtetë, humbjen për shkak të mungesave të punëtorëve

në punë dhe mund të pasqyrohet me njësi të njëjta sikurse edhe koha e caktuar e punës.

Meqë me ditë-punëtori nënkuptojmë ardhjen e punëtorit në punë, atëherë kjo do të thotë

se koha e realizuar e punës së shprehur përmes kësaj njësie nuk nënkupton shprehjen e

përpiktë të punës reale të punëtorit. Numri i realizuar i ditë-punëtorit nuk tregon

humbjen në kohë të punës për shkak të daljes të punëtorëve nga puna gjatë kohës së

orarit të punës ose të ndërprerjeve të arsyeshme dhe të paarsyeshme në punën e

punëtorit.

Koha e realizuar e punës e cila paraqet punën reale (efektive) të punëtorit shprehet me

orë punëtori (ose me orë të kryera në mënyrë efektive).

Me rastin e përcaktimit të orëve të punës vërtet të realizuara është e nevojshme që të

vendosen vijat vijuese të demarkacionit:

-Të bëhet ndarja e orëve efektive të punës në kohën e rregullt,

-Të bëhet pasqyrimi i veçantë i orëve efektive të realizuara të punës dhe atyre të

humbura, si dhe orëve të paguara (siç janë orët e ngecjeve në punë pa fajin e punëtorit,

orët e mungesës së paguar dhe të pushimit vjetor, si dhe pushimit vjetorë deri në 30

ditë). Edhe pse orët e këtilla paguhen, ato nuk bëjnë pjesë në orë të punës.

Përveç orëve të humbura të kohës së punës e që paguhen, paraqitet edhe kategoria e

orëve të humbura që nuk paguhen (siç janë pushimet mjekësore përtej 30 ditëve,

mungesat nga puna, vonesat etj). Orët e humbura të paguara të kohës së punës dhe orët

e humbura të papaguara të kohës së punës së bashku përbëjnë orët e pashfrytëzuara të

fondit të kohës së punës.

Page 50: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 49 -

3.11 Koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve

Në mesin e treguesve më të rëndësishëm të shfrytëzimit të kohës së punës bëjnë pjesë:

koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve, koeficienti i shfrytëzimit integral të kohës së

punës dhe koeficienti i shfrytëzimit të ditës së punës.

Koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve tregon se sa punëtorë prej numrit të tërësishëm

të punëtorëve, në periudhën e caktuar kanë marrë pjesë në mënyrë efektive në punë. Ky

llogaritet duke vendosur raportin midis numrit mesatar të punëtorëve që kanë ardhur në

punë dhe numrit të punëtorëve të zënë me punë në periudhën e vështruar. Në

shembullin e NP-së “Metalpunuesi” është vërtetuar se në Nëntor të vitit 2011

mesatarisht kanë ardhur në punë 1735 punëtorë. Pasi që në muajin e njëjtë kemi pasur

gjithsej 1980 punëtorë të zënë me punë, atëherë koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve

të zënë me punë (Kp) do të jetë:

Kp =,1735-1980.=0.8763, që në përqindje jep vlerën prej 87.63%.

Rezultati na tregon se prej numrit të gjithëmbarshëm të punëtorëve të zënë me punë në

NP “Metalpunuesi” 87.63 % të tyre kanë ardhur në punë.

Me anë të koeficientit të shfrytëzimit të punëtorëve të zënë me punë matet shfrytëzimi i

kohës së punës sipas ditë-punëtorit. Meqë kjo njësi e kohës së punës tregon vetëm

ardhjen në punë të punëtorëve jo edhe kohën e tyre realisht të realizuar të punës,

përkatësisht humbjen e kohës së punës, atëherë kërkohet qe orë-punëtori t’i përcaktohet

puna efektive dhe të matet shfrytëzimi i kohës së punës.

3.12 Koeficienti i shfrytëzimit integral të kohës së punës

Treguesi me të cilin matet shfrytëzimi në orë-punëtori i kohës së punës quhet koeficient

i shfrytëzimit integral të kohës së punës. Ky llogaritet ashtu që koha e realizuar realisht

në orë-punëtori vendoset në raport kundrejt fondit të mundshëm të orëve të punës.

Përmes të dhënave të NP “Metalpunuesi” mund të pasqyrojmë llogaritjen konkrete të

këtij koeficienti. Fondi i mundshëm i kohës së punës për muajin Nëntor të vitit 2011 ka

qenë 380 160 orë të punës, ndërsa koha e realizuar e punës ka qenë 282 735 orë

punëtori prandaj koeficienti i shfrytëzimit integral të kohës së punës është Ki=𝟐𝟖𝟐𝟕𝟑𝟓

𝟑𝟖𝟎𝟏𝟔𝟎=

𝟎. 𝟕𝟒𝟑𝟕, përndryshe i shprehur në përqindje 74% që do të thotë se prej fondit të

Page 51: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 50 -

tërësishëm të orëve të punës, të cilat ka mundur dhe është dashur ti realizoj ky kolektiv

janë shfrytëzuar 74% ndërsa 26% kanë mbetur pa u shfrytëzuar.

Koha e pa shfrytëzuar e punës përfshin humbjet në kohë të punës për shkak të

mungesës së punëtorëve nga puna dhe humbjet në punën efektive të punëtorëve. Koha e

pashfrytëzuar e punës si shkak i humbjeve në punën efektive mund të përcaktohet me

ndihmën e gjatësisë mesatare të ditë-punëtorit. Ajo tregon se në ditë punëtori

mesatarisht sa orë është punuar realisht. Gjatësia mesatare e ditë-punëtorit në

shembullin e NP “Metalpunuesi” në muajin Nëntor të vitit 2011 punëtorët kanë

realizuar 47520 ditë-punëtori kështu që gjatësi mesatare e ditë-punëtorit (dpx) ka qenë:

d𝒑𝒙=𝟐𝟖𝟐𝟕𝟑𝟓

𝟒𝟕𝟓𝟐𝟎= 5.9498, e shprehur në përqindje duhet të jetë 5.94%

3.12 Koeficienti i shfrytëzimit të ditës së punës

Treguesi i shfrytëzimit të ditës së punës përkatësisht i humbjes të punës efektive

llogaritet në bazë të gjatësisë mesatare të ditë punëtorit dhe gjatësisë nominale të ditës

së punës për të cilën dihet se është 8 orësh, koeficienti i shfrytëzimit të ditës së punës

llogaritet ashtu që gjatësia mesatare e ditë-punëtorit vihet në raport kundrejt gjatësisë së

ditës të punës të caktuar me ligj të punës. Për NP-se “Metalpunuesi” koeficientit i

shfrytëzimit të ditës së punës (Kshdp) për muajin e 9-të të vitit 2011 ka qenë:

Kshdp=𝟓.𝟗𝟒

𝟖= 0.74, përndryshe i shprehur në përqindje 74%.

Nëse koeficientin e shfrytëzimit të ditës së punës, të shprehur në përqindje, e zbritini

nga 100, atëherë në përqindje do të fitojmë edhe humbjen efektive të punës. Nisur nga

shembulli i prezantuar i NP-se “Metalpunuesi” kjo do të thotë se humbja efektive e

ditës në nëntor të vitit 2011 ka qenë 26%.

Page 52: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 51 -

REZULTATI MËSIMOR 4 (RM4):

RM4 Nxënësi bën analiza statistikore të treguesve të

produktivitetit të punës në ndërmarrje

4. 1 Nocioni i produktivitetit të punës.

Me produktivitet të punës kuptojmë raportin në masë të njësive të prodhuara dhe të

punës së harxhuar. Po ta zbërthejmë këtë raport më konkretisht do të mësojmë se

produktiviteti i punës s’është asgjë tjetër, pos sasi e prodhuar e produkteve ose

shërbimeve brenda një njësie kohore. Kjo sasi e prodhuar shprehet me njësi fizike

(natyrale) si në kg, tonë, copë etj.

Në mënyrë statistikore raportin e produktivitetit të punës do ta shprehim në dy mënyra:

-Si herës të vëllimit të prodhimit dhe të punës së harxhuar dhe

-Si herës të punës së harxhuar dhe të vëllimit të prodhimit.

1. Pp = 𝑽ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭

𝐏𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐠𝐣𝐮𝐚𝐫, 2. Pp =

𝑷𝒖𝒏𝒂 𝒆 𝒉𝒂𝒓𝒈𝒋𝒖𝒂𝒓

𝑽ë𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭

Në rastin e parë produktiviteti i punës ofron informata mbi vëllimin e prodhimit sipas

njësisë së punës së harxhuar, ku produktiviteti i punës do të jetë më i lartë sa më i lartë

të jetë treguesi i fituar dhe anasjelltas.

Në rastin e dytë treguesi i produktivitetit të punës është puna e harxhuar për një njësi

prodhimi dhe nëse ky është më i lartë, atëherë produktiviteti i punës është më i ulët dhe

anasjelltas. Për këtë arsye produktivitetin e punës duhet vështruar si tregues natyrorë–

sasiorë, si vëllim të vlerave të përdoruara etj.

4. 2 Puna e harxhuar si bazë për matjen e produktivitetit të punës

Produktiviteti i punës është parim parësorë ekonomik prej të cilit varet standardi

jetësorë dhe zhvillimi i tërësishëm ekonomiko-shoqëror (shtetëror) i një vendi, ky parim

është shumë i rëndësishëm,sidomos në sistemin e ekonomisë së tregut të lirë.

Produktiviteti i punës nuk është nocion i njëjtë me prodhimin, sepse prodhim shpreh

tërë masën e prodhuar të produkteve brenda një intervali të caktuar, pa u bazuar në

numrin e punëtorëve dhe potencialin e mjeteve, ndërkaq produktiviteti i punës është

Page 53: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 52 -

parim cilësor ekonomik, me anë të cilit mësojmë se sa ka qenë një punëtor produktiv,

për të prodhuar produkte gjatë njësisë së kohës. Në këtë rast qëllimi është që të

prodhohen më shumë produkte me harxhime sa me të vogla të punës. Kështu me rastin

e prodhimit te dy produkteve të njëjta në të gjitha ndërmarrjet nuk harxhohet sasi e

njëjtë e energjisë dhe kohë e njëjtë e punës, dhe kështu as në produkte nuk bartet sasi e

njëjtë e punës së gjallë.

Raporti midis vëllimit të prodhimit dhe sasisë së kohës së harxhuar të punës së gjallë

tregon se sa është prodhuar në një njësi të kohës: për një orë, ditë, muaj dhe vit. Duke

vendosur kohën e harxhuar në raport ndaj vëllimit të prodhimit, fitojmë informatën mbi

kohën e nevojshme për prodhimin e një njësie prodhimi.

4. 3 Njësitë kohore për matjen e produktivitetit të punës

Duke u nisur nga ajo që kemi trajtuar më parë, treguesit statistikor të prodhimit

llogariten sipas metodave të ndryshme dhe në pajtim me qëllimet e studimit të

strukturës së prodhimit dhe dinamikës tij.

Produktiviteti i punës si kategori e veçantë dhe shumë e rëndësishme ekonomike është i

lidhur ngushtë dhe i varur nga një numër faktorësh, të cilët mund të jenë të natyrës

subjektive dhe objektive si faktori njeri, organizativ, teknik, natyror, shoqëror etj.

Për matjen e produktivitetit të punës më e përshtatshme është shprehja natyrore e

prodhimit, sepse na ofron mundësi për matjen e produktivitetit të punës sipas sasisë së

punës së gjallë të harxhuar. Mirëpo duke shprehur prodhimin në mënyrë përmbledhëse

të prodhimit duhet të përdoret shprehja e tij vlerore. Madhësia me të cilën shprehet

produktiviteti i punës varet prej njësisë së zgjedhur kohore, ku puna tregohet me anë të

orëve te punës, ditëve të punës, muajve dhe vitit.

Page 54: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 53 -

4. 3. 1 Produktiviteti ditor

Në këtë rast duhet të nisemi nga produktiviteti i punës i shprehur në orë i cili tregon

efektin e punës në kohë të punës reale, gjegjësisht ai paraqet raportin në mes të sasisë së

prodhimit të realizuar dhe numrit të orëve të punëtorit të vështruar në interval kohor më

të gjatë se një orë.

Produktiviteti ditor fitohet prej raportit të prodhimit dhe numrit të ditë-punëtorit, mirëpo

ky produktivitet nuk shpreh rezultatin e realizuar me punë efektive sepse krahas kohës

së punës reale përmban edhe kohën kur ndonjëri prej punëtorëve nuk ka punuar.

4. 3. 2 Produktiviteti mujor dhe vjetor

Pos produktivtetit ditorë si njësi matëse të produktivitetit të punës më së shumti merret

produktiviteti mujor dhe ai vjetor i cili përfshinë edhe të gjitha humbjet e kohës së

punës të cilat paraqiten gjatë muajit apo vitit. Në praktikën statistikore produktiviteti

ditor nuk llogaritet sepse humbjet ditore inkorporohen në humbje mujore.

Me rastin e llogaritjes së produktivitetit mujor merren parasysh punëtorët që punojnë

drejtëpërdrejt në procesin e prodhimit po ashtu edhe personeli i tërësishëm i të

punësuarve në ndërmarrje.Me rastin e krahasimit të këtyre dy formave të produktivitetit

mujor ne fitojmë treguesin e ri analitik rreth angazhimit të punëtorëve.

4. 4 Mënyrat e matjes së produktivitetit të punës

Produktiviteti i punës si kategori e rëndësishme ekonomike bëhet me qëllim të

përcjelljës reale të procesit të riprodhimit. Meqë në praktikën statistikore produktiviteti i

punës llogaritet sipas sasisë së punës së gjallë të harxhuar. Në këtë rast ne do të ndalemi

në variantet e llogaritjës së produktivitetit të punës në këto mënyra :

1. Vështrimi i produktivitetit të punës në kuptim të ngushtë, ku kohës së harxhuar të

punës ose numrit të personelit të punësuarve të ia kundërvëmë prodhimin. Produktiviteti

i punës i kuptuar në këtë mënyrë do të shprehet me anë të formulave:

𝒑𝒑 =𝒒

𝑻 ose 𝒑𝒑 =

𝑻

𝒒, ku T – paraqet kohën e punës së tërësishme të harxhuar të

punëtorëve, ndërsa q–paraqet sasisë e prodhimit të realizuar për atë kohë, ose më

thjeshtë kjo formulë mund ta shprehim kështu:

P - Produktiviteti i punës

Q - Sasia (vëllimi ) i produkteve

T - Njësia e kohës

Page 55: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 54 -

Nga formula e parë fitojmë produktivitetin në formë të prodhimit mesatar të realizuar

në njësi të kohës ndërsa nga formula e dytë fitojmë një cilësi tjetër që ka të bëjë me

kohën mesatare të hargjuar për prodhimin e njësisë së prodhimit si një copë, kilogram,

metër etj.

Shembull: Për prodhimin e 20. 000 palë këpucëve në ndërmarrjen ‘’Solid ‘’ në vitin

2014 janë harxhuar 100. 000 orë efektive. Sipas formulës së parë produktiviteti i punës

do të jetë 𝒑𝒑 =𝒒

𝑻 =

𝟐𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎

𝟏𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎 = 2 që d. m. th se për një orë efektive të punës janë prodhuar

2 palë këpucë. Nëse rezultati numerik i fituar sipas kësaj formule është më i madh,

atëherë edhe produktiviteti i punës do të jetë më i madh sepse për një njësi të kohës do

të prodhohen më shumë produkte dhe anasjelltas.

Sipas formulës së dytë produktiviteti i punës do të duket kështu :

𝒑𝒑 =𝑻

𝒒 ==

𝟏𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎𝟎

𝟐𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎 = 0. 5 që do të thotë se për prodhimin e një palë këpucëve në këtë

ndërmarrje në vitin 2014 janë harxhuar 0. 5 orë efektive.

2. Nganjëherë kur nuk disponojmë me kohën e harxhuar të punës atëherë mund të

marrim numrin e punëtorëve dhe kështu produktivitetin e punës do ta llogarisim me anë

të kësaj formule:

𝒑𝒑 =𝒒

𝒑 ose 𝒑𝒑 =

𝒑

𝒒, ku

P - tregon numrin e punëtorëve ndërsa

q – tregon sasisë e prodhimit

Shembull: Nëse në ndërmarrjen ‘’X‘’ 100 punëtorë në vitin 2014 kamë prodhuar 5000

biçikleta atëherë produktiviteti i punës sipas formulës së parë do të ishte:

𝒑𝒑 =𝒒

𝒑 =

𝟓𝟎𝟎𝟎

𝟏𝟎𝟎 = 50, prodhimi mesatar i realizuar për një punëtorë do të ishte 50

biçikleta.

Ndërsa sipas formulës së dytë do të kishim 𝒑𝒑 =𝒑

𝒒 =

𝟏𝟎𝟎

𝟓𝟎𝟎𝟎 = 0. 02 ku ky rezultat na

tregon numrin mesatar të punëtorëve të nevojshëm për prodhimin e një biçiklete.

Nga kjo mundtë konstatojmë se produktiviteti do të jetë më i lartë kur edhe vëllimi i

prodhimit për një punëtorë është më i lartë ose kur numri i punëtorëve të nevojshëm për

prodhimin e një njësie të prodhimit është më i vogël. Llogaritja e produktivitetit të

punës është e nevojshme të bëhet për shkak të nevojës së mobilizimit të punonjësve për

të shtuar produktivitetin e punës gjatë periudhave të ardhshme.

Page 56: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 55 -

Këto formula të lartë shënuara mund ti zbatojmë kur llogarisim produktivitetin e punës

në rastin e prodhimit të një produkti ose të një numri më të madh të produkteve të

barabarta.

3. Për më shumë produkte jo të barabarta por homogjene, llogaritjen e vëllimit të

prodhimit mund ta tregojmë në njësi të kushtëzuara natyrore e po ashtu për matjen e

produktivitetit shfrytëzohet shprehja punuese ose vlerore e prodhimit.

Zbatim më të gjerë dhe me rëndësi më të madhe analitike është matja e produktivitetit

të punës në bazë të shprehjes vlerore të veprimtarisë së ndryshme me pjesëmarrje

përafërsisht të njëjtë të shpenzimeve materiale në çmim. Sipas kësaj qe thamë më lartë

produktivitetin e punës do ta shprehim me anë të këtyre formulave:

𝒑𝒑 =∑𝒑𝒒

∑𝑻 ose 𝒑𝒑 =

∑𝑻

∑𝑷𝑸 ku

T – paraqet kohën e tërësishme të harxhuar të punës

Q - paraqet sasinë e prodhimit të realizuar për këtë kohë dhe

p – paraqet çmimin e prodhimit

Treguesi i parë na njofton për shumën vlerore të prodhimit të gjithëmbarshëm në një

njësi të punës së harxhuar përkatësisht kohën e punës, ndërsa treguesi i dytë shpreh

kohën e nevojshme për prodhimin e sasisë së prodhimit të shprehur me anë të vlerës.

4.5 Indekset e produktivitetit të punës

Produktiviteti i punës paraqet shprehjen absolute të prodhimit mesatar për një njësi të

kohës ose të kohës mesatare të nevojshme për prodhimin e një njësie të prodhimit Pra

po shohim se produktiviteti i punës vështrohet edhe nga aspekti dinamik i cili pëson

ndryshime prej një periudhe në periudhën tjetër. Kjo dinamikë mund të jetë e

pandryshuar, në rritje apo në rënie. Me dinamikën e produktivitetit të punës kuptojmë

nivelin e produktivitetit të punës në periudhën vijuese në krahasim me periudhën

paraprake, të cilën e quajmë periudhë bazë. Llogaritjen e dinamikës së produktivitet të

punës e bëjmë me metodën e indeksit.

Page 57: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 56 -

4.6 Indekset individuale të produktivitetit të punës

Këto indekse të produktivitetit të punës i fitojmë kur produktivitetin e periudhës

raportuese e vemi në raport me produktivitetin e periudhës bazë.

Sa i përket indekseve individuale të produktivitetit të punës ne ato mund ti paraqesim

me anë të kësaj formule: 𝒑𝒑𝟏 =𝒒𝟏

𝑻𝟏 kurse ata të periudhës raportuese 𝒑𝑷𝟎

=𝒒𝟎

𝑻𝟎, këtu

”njëshi” simbolizon të dhënat për periudhën raportuese, ndërsa simboli ”zero” ato të

periudhës bazë. Me këtë rast, formula për llogaritjen e indeksit individual të produktivi-

tetit të punës do të ishte: 𝑰𝒑𝒑=

𝑷𝒑𝟏

𝑷𝒑𝟎 =

𝒒𝟏

𝑻𝟏:

𝒒𝟎

𝑻𝟎.

Sipas kësaj formule fitojmë indeksin e produktivitetit të punës me anë të cilit tregohet

ndryshimi relativ i sasisë së prodhuar brenda një njësie të kohës. Produktiviteti i punës

mund të jetë i njëjtë me periudhën bazë, mund të jetë i zvogëluar apo i rritur.

Shembull: Nëse në ndërmarrjen ’’Tullëtorja” në Landovicë të Prizrenit për prodhimin e

500.000 blloqeve giter në vitin 2012 janë harxhuar 5000 orë pune, ndërsa për prodhimin

e 600.000 blloqeve në vitin 2013 janë harxhuar 5300 orë pune, indeksi i produktivitetit

do të jetë kështu:

𝑰𝒑𝒑 =

𝒒𝟏

𝑻𝟏:

𝒒𝟎

𝑻𝟎 =

𝟔𝟎𝟎𝟎𝟎𝟎

𝟓𝟑𝟎𝟎:

𝟓𝟎𝟎𝟎𝟎𝟎

𝟓𝟎𝟎𝟎=1.13, përkatësisht 113 që d.m.th. se në vitin 2013

produktiviteti është rritur 13% për një orë pune (ku si vit bazë merret viti 2012).

Nëse produktivitetin e shprehim në formë të raportit midis kohës së harxhuar për

prodhim dhe vëllimit të prodhimit, atëherë indeksi i dinamikës produktivitetit te punës

do të jetë: 𝑰𝒑𝒑=

𝑷𝒑𝟎

𝑷𝒑𝟏=

𝑻𝟏

𝒒𝟏:

𝑻𝟎

𝒒𝟎

Nëse e trajtojmë shembullin e mëparshëm të blloqeve giter të ndërmarrjes Tullëtorja

indeksi i produktivitetit të punës do të jetë:

𝑰𝒑𝒑 =

𝑻𝟏

𝒒𝟏:

𝑻𝟎

𝒒𝟎=

𝟓𝟑𝟎𝟎

𝟔𝟎𝟎𝟎𝟎𝟎:

𝟓𝟎𝟎𝟎

𝟓𝟎𝟎𝟎𝟎𝟎=0.88, përkatësisht 88, ku ky rezultati fituar tregon rritje

të produktivitetit për 11.5% (100:88=1.136) përafërsisht 11.5.

Gjendja e pa ndryshuar e produktivitetit të punës do të na jep indeksin 100, rënia nën të

(100) është rritje produktiviteti që d.m.th se në krahasim me periudhën bazë, nevojitet

më pakë kohë për prodhimin e njësisë së caktuar të prodhimit dhe anasjelltas.

Page 58: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 57 -

4.7 Indekset grupore të produktivitetit të punës

Kur dëshirojmë të hulumtojmë dinamikën e produktivitetit në një organizatë prodhuese

e cila prodhon produkte të ndryshme ose produkte të njëjta, në një apo më shumë

ndërmarrje atëherë duhet ti shfrytëzojmë indekset grupore të produktivitetit.

Këto indekse mund të llogariten duke u nisur prej produktivitetit si kohë e nevojshme

për prodhimin e njësisë së prodhimit 𝑷𝑷

ose të prodhimit të realizuar në njësi të kohës

𝑷𝒑, si me metodën e vlerave mesatare ashtu edhe me metodën e agregimit, qoftë me

ponder të periudhës bazë qoftë me afate të periudhës raportuese.

Indekset grupore të llogaritura në këtë mënyrë quhen indekse të produktivitetit të

përbërjes së pandryshuar, sepse ponderin përkatës e marrim si pikënisje ku struktura e

prodhimit është e pandryshuar gjatë periudhës së dhënë kohore d.m.th përherë është e

njëjtë siç ka qenë në periudhën bazë, ose përherë është tillë çfarë është në periudhën

raportuese.

Indekset grupore të produktivitetit të punës mundë të përmbajnë edhe ndryshime në

strukturën e prodhimit, e atëherë këto i quajmë indekse të produktivitetit me përbërje të

ndryshueshme të prodhimit.

4.7.1Indekset e produktivitetit të punës në bazë të përbërjes së pandryshueshme të

prodhimit

Këto lloje të indekseve fitohen me anë të metodës së agregimit dhe nëse ponderohen

efektet individuale të punës, ku si ponder mundë të marrim sasitë e realizuara të

prodhimit në periudhën bazë ose në periudhën raportuese. Formula për të llogaritur

indeksin grupor të produktivitetit të punës së prodhimit me përbërje të pa ndryshuar

është kështu:

𝑰𝒑𝒑 =∑ 𝒕𝟏𝒒𝟎

∑ 𝒕𝟎𝒒𝟎.100 me ponder nga periudha bazë ose

𝑰𝒑𝒑 =∑ 𝒕𝟏𝒒𝟏

∑ 𝒕𝟎𝒒𝟏.100 me ponder nga periudha raportuese,

ku 𝒕𝟏 dhe 𝒕𝟎 paraqesin efektet e punës përkatësisht produktivitetin e punës, ndërsa

𝒒𝟏dhe 𝒒𝟎 paraqesin sasitë e prodhuara në periudhën raportuese, gjegjësisht periudhën

bazë.

Page 59: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 58 -

Nga rastet e lartshënuara përbërja e prodhimit është e pa ndryshueshme. Në rastin e

parë struktura e pandryshuar e prodhimit është nga periudha bazë, ndërsa në rastin e

dytë nga periudha raportuese. Rezultatet e fituara nga këto formula për indekset e

produktivitetit të punës nuk do të jenë të njëjta, pos në rastet kur struktura e prodhimit

në periudhën raportuese është e njëjtë me atë të periudhës bazë. Llogaritjen e këtyre

indekseve do ta ilustrojmë përmes këtyre të dhënave në tabelës vijuese: Prodhimi dhe

puna e harxhuar në ndërmarrjen “X” për prodhimin e teknikës së bardhë në vitin 2011

dhe 2012.

Tabela 22. Prodhimi dhe puna e harxhuar për prodhimin e aparateve A,B,C.

Lloji i

aparatit

Prodhuar në 000 copë Orët e harxhuara të punës në 000

2011 2012 2011 2012

A

B

C

60

100

180

100

170

50

5000

8000

16000

7000

13000

4000

Gjithsej( ∑ ) - - 29000 24000

Me qëllim të lehtësimit të llogaritjes kemi përpiluar një tabelë punuese, ku me 𝒒𝟎 dhe

𝒒𝟏 kemi shënuar sasitë e prodhuara, ndërsa me 𝑻𝟎 dhe 𝑻𝟏 kohën e tërësishme për

prodhimin e tyre.

Në bazë të këtyre të dhënave llogarisim produktivitetin përkatësisht kohën e nevojshme

për prodhimin e njësisë të secilit produkt në periudhën bazë dhe periudhën raportuese.

𝒕𝟎 =𝑻𝟎

𝒒𝟎 dhe 𝒕𝟏 =

𝑻𝟏

𝒒𝟏 pasi ti fusim të gjitha në tabelë atëherë do të kemi:

Tabela (23) punuese për llogaritjen e indeksit të produktivitetit të punës së prodhimit

me përbërje të pandryshuar, duke u bazuar nga të dhënat e tabelës 22.

Lloji i aparatit 𝐪𝟎 𝐪𝟏 𝐓𝟎 𝐓𝟏 𝒕𝟎 =

𝑻𝟎

𝒒𝟎 𝒕𝟏 =

𝑻𝟏

𝒒𝟏

A

B

C

60

100

180

100

170

50

5000

8000

16000

7000

13000

4000

83

80

89

70

76.5

80

Gjithsej( ∑ ) 340 320 29000 24000

Page 60: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 59 -

Indeksi grupor i produktivitetit të punës do të dukej kështu, kur sasitë e periudhës bazë

𝒒𝟎 i marrim si ponder:

𝑰𝒑𝒑 =∑ 𝒕𝟏𝒒𝟎

∑ 𝒕𝟎𝒒𝟎=

𝟕𝟎∙𝟔𝟎+𝟕𝟔.𝟓∙𝟏𝟎𝟎+𝟖𝟎∙𝟏𝟖𝟎

𝟖𝟑∙𝟔𝟎+𝟖𝟎∙𝟏𝟎𝟎+𝟖𝟗∙𝟏𝟖𝟎=

𝟐𝟔𝟐𝟓𝟎

𝟐𝟗𝟎𝟎𝟎=0.90 përkatësisht 90.

Nëse në rastin tjetër si ponder marrim sasitë nga periudha raportuese 𝒒𝟏 , indeksi i

produktivitetit të punës do të jetë:

𝑰𝒑𝒑 =∑ 𝒕𝟏𝒒𝟏

∑ 𝒕𝟎𝒒𝟏=

𝟕𝟎∗𝟏𝟎𝟎+𝟕𝟔.𝟓∗𝟏𝟕𝟎+𝟖𝟎∗𝟓𝟎

𝟖𝟑∗𝟏𝟎𝟎+𝟖𝟎∗𝟏𝟕𝟎+𝟖𝟗∗𝟓𝟎=

𝟐𝟒𝟎𝟎𝟓

𝟐𝟔𝟑𝟓𝟎 =0.911 përkatësisht 91.10 Rezultatet e

fituara nga këto formula nuk përputhen, dhe do të dallohen edhe më shumë nëse

ndryshon edhe më shumë struktura e prodhimit në shembullin tonë. Indekset të cilët i

kemi llogaritura 90 dhe 91.10 tregojnë rritje të produktivitetit të punës. Në rastin e parë

koha për prodhimin e njësisë prodhuese është zvogëluar për: 100-90=10 përkatësisht

10%, ndërsa produktiviteti i punës është rritur për:(100:90)*100=1.11*100=111,d.m.th

për 11%. Po ashtu edhe në rastin e dytë është zvogëluar koha për prodhimin e njësisë

prodhuar për:

100-91.10=8.9 përkatësisht 8.9%,ndërsa produktiviteti është rritur

(100:91.10)*100=1.097, përkatësisht 109, që d.m.th është rritur për 9%.

Në raste të këtilla duhet bërë dallimin në mes të simboleve 𝑻𝟎 dhe 𝑻𝟏 , të cilat

paraqesin kohën tërësisht të harxhuar për prodhimin e tërësishëm të prodhimit të

vështruar dhe atyre 𝒕𝟎 dhe 𝒕𝟏 të cilat shënojnë kohën e nevojshme për prodhimin e

njësisë së prodhimit në periudhën bazë përkatësisht raportuese, me ç’rast kemi :

𝒕𝟎=𝑻𝟎

𝒒𝟎, prej këtu del se 𝑻𝟎 = 𝒒𝟎𝒕𝟎, 𝒕𝟏=

𝑻𝟎

𝒒𝟏, prej këtu del se 𝑻𝟏 = 𝒒𝟏𝒕𝟏,

4.7.2 Indekset e produktivitetit të punës në bazë të përbërjes së ndryshueshme të

prodhimit.

Ndërmarrja gjithmonë është e interesuar që të rritë produktivitetin e punës për secilin

produkt të saj, e po ashtu edhe për rritjen e prodhimit të atyre produkteve në të cilat ka

produktivitet më të lartë. Mirëpo produktiviteti i tërësishëm i ndërmarrjës mund të rritet

ose të zvogëlohet në rast të rritjes ose zvogëlimit të produktivitetit të punës në

prodhimin e ndonjë produkti në ndërmarrje, ose ndrrimin e strukturës së prodhimit në

periudhën e vështruar. Nëse i marrim të dhënat nga tabela nr.29 të cilat tregojnë se

koha e nevojshme për prodhimin e teknikës së bardhë për produktet A dhe B është më e

Page 61: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 60 -

vogël se sa për tipin C. Për këtë arsye ndërmarrja në fjalë në vitin 2012 ka zvogëluar

pjesëmarrjen e produktit C, ndërsa ka rritur prodhimin e produktit A dhe B.

Nëse tani dëshirojmë të masim efektin e tërësishëm të rritjes së produktivitetit të punës

dhe të ndërrimit të strukturës, atëherë me anë të formulës vijuese do të llogarisim

indeksin grupor të dinamikës së produktivitetit të punës së prodhimit me përbërje të

ndryshueshme:

𝑰𝒑𝒑 =∑ 𝑻𝟏

∑ 𝑻𝟎:

∑ 𝒒 𝟏

∑ 𝒒𝟎, ku nga tabela nr.29 fitojmë këtë rezultat:

𝑰𝒑𝒑 =𝟐𝟒𝟎𝟎𝟎

𝟐𝟗𝟎𝟎𝟎:𝟑𝟐𝟎

𝟑𝟒𝟎=0.879,përkatësisht 87.9

Ky rezultat tregon se me rastin e ridimensionimit të prodhimit, produktiviteti i punës në

këtë ndërmarrje është rritur për:( 100:87.9)= 113.7, përkatësisht 13.7%. Pasi rezultati i

fituar tregon rritje më të lartë se sa indeksi i përbërjes konstante të prodhimit, kjo d.m.th

se ndërrimi në strukturën e prodhimit, ka ndikuar në rritjen e produktivitetit të

tërësishëm të punës.

4.8 Llogaritja dhe analizimi i produktivitetit të punës

Produktiviteti i punës është i rëndësishëm atëherë kur ndërmarrja shënon rritje ose së

paku kur ky produktivitet i punës mbetet konstant,sepse ndërmarrja nuk mundë të

përsoset dhe të zhvillohet pa shtimin e produktivitetit të punës, kështu edhe ekonomitë e

përparuara në botë janë konkurrente pikërisht në sajë të parimit të produktivitetit të

punës.

Për studime analitike të produktivitetit të punës merren për tu llogaritur si indekset e

përbërjes së pa ndryshuar, ashtu edhe ata të përbërjes së ndryshuar të prodhimit.

Indekset e përbërjës së pandryshuar të prodhimit pasqyrojnë produktivitetin e punës i

cili është pasojë e zbatimi të masave të ndryshme organizative, ndërsa indekset e

produktivitetit të përbërjes së ndryshuar të prodhimit pasqyrojnë ecurin e dinamikës së

produktivitetit në kuptim të gjërë, të cilat krahas ndikimit të masave organizative ato

tregojnë edhe ndikimin e ndërrimeve në strukturën e prodhimit.

Në praktikën statistikore të shumë vendeve preferohet raportimi i produktivitetit të

punës nga ana e ndërmarrjeve prodhuese tek agjencionet e statistikës, ku nga të dhënat

llogaritet produktiviteti i tërësishëm për produkte, degëvë dhe veprimtarive të caktuara

si dhe indekset e produktivitetit të punës për tërë vendin përkatës.

Page 62: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 61 -

REZULTATI MËSIMOR 5 (RM5):

RM5: Nxënësi bën analiza statistikore të ardhurave(pagave)

në ndërmarrje.

5.1 Të dhënat për të ardhurat personale (pagat) në ndërmarrje

Me nocionin të ardhura neto nënkuptojmë sasinë e mjeteve monetare të cilat i merr

punëtori për punën të cilën kryen gjatë marrëdhënies së rregullt të punës në ndërmarrje.

Të dhënat për të ardhurat neto të punëtorëve statistika i siguron nga raportet mujore,

gjashtëmujore dhe vjetore të cilat i dërgojnë ndërmarrjet.

Të ardhurat neto (pagat) statistika i hulumton për nevojat e:

Institucioneve shoqërore-shtetërore në kuadër të agjencisë së statistikave dhe

Ndërmarrjeve, organizatave në kuadër të shërbimit të vetë statistikor.

Edhe ndërmarrjet dhe organizatat tjera të cilat merren me veprimtari joekonomike e

kanë obligim ligjor për të konfirmuar të dhënat për pagat e punëtorëve. Pagat statistika i

hulumton në bazë të dhënave të cilat i konfirmon kontabiliteti i ndërmarrjes.

5.2 Treguesit statistikor për të ardhurat (pagat) në ndërmarrje

Prej të dhënave për të ardhurat e të punësuarve mund të konfirmohen tregues të shumtë

statistikor, por ne do ti përmendim vetëm ata të cilët bëjnë pjesë në fushën tonë të cilët

trajtojnë problematikën e të ardhurave.

1. Shuma e paguar e bruto të ardhurave dhe bruto të ardhurave mesatare.

2. E ardhura neto personale dhe e ardhura neto mesatare personale,e cila tregon

madhësinë e nivelit të ardhurave në ndërmarrje. Këto të ardhura përfshijnë të gjitha

pagesat për punën e kryer nga punëtori, të ardhurat neto plotësuese për pushim

vjetor,pushim mjekësor,për punën gjatë ditëve të festave,ndërprerjen e punës pa

gabimin e punëtorit etj të cilat janë paraparë me ligj. E ardhura neto personale dhe e

ardhura neto mesatare personale shfrytëzohet si tregues i nivelit të ardhurave të

punësuarve në ndërmarrje.

Po ashtu konfirmohen edhe për nevoja më të gjëra shtetërore si tregues të të ardhurave

për të punësuarit në ekonomi, joekonomik dhe disa veprimtari.

Page 63: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 62 -

3. Diferenca dhe raporti midis të ardhurave neto më të larta dhe më të ulëta paraqet

treguesit të cilët masin variacionet e nivelit ë ardhurave. Madhësia e këtyre treguesve

varet nga raporti i përcaktuar midis punës me shkallë të lartë ndërlikimi dhe punës së

thjeshtë.

4. indekset (nominale dhe reale) e të ardhurave neto për një të punësuar janë tregues të

cilët shprehin në mënyrë relative ndryshimet e të ardhurave gjatë asaj kohe.

Shfrytëzohen për hulumtim të dinamikës së të ardhurave dhe dinamikës së standardit

jetësor.

Të gjithë treguesit e lartë përmendura të të ardhurave neto mundë të shfrytëzohen në

shpërndarjen e rezultateve afariste, stimulimin e të punësuarve për produktivitet më të

lartë me qëllim të arritjes së fitimit më të madh, për studimin e standardit jetësor dhe

për qëllime tjera.

5.3 Të ardhurat (paga) neto nominale

E ardhura neto e punëtorit shërben si burim për përmbushjen dhe kënaqjen e nevojave

të tij. Se sa do të mund ti kënaqë punëtorët kjo pagë dhe sa do ti përmbush nevojat e

tyre ajo nuk varet vetëm nga e ardhura neto e punëtorit, por varshmëri ka edhe prej

çmimeve të të mirave dhe shërbimeve të cilat i shfrytëzon punëtori për plotësimin e

nevojave personale. Pra nga kjo që thamë më lartë mund të themi se e ardhura neto

është dhe shërben vetëm si bazë për matjen e standardit jetësor të njerëzve punues.

E ardhura neto nominale paraqet shumën monetare të të ardhurës të cilën punëtori e

merr. E ardhura nominale paraqet shumën e parave të cilën punëtori e realizon si bruto

të ardhur dhe neto e ardhur.

Bruto e ardhura e punëtorit është e rëndësishme e punëtorit sepse në bazë të sajë

ndërmarrja i shikon shpenzimet e vërteta të punës. Kontributet dhe tatimet në bruto të

ardhurën janë të rëndësishme edhe për bashkësitë shoqërore – shtetërore të cilat

shërbejnë si të hyra për këto. E ardhura neto nominale është ajo sasi e mjeteve të cilën i

punësuari e merr dhe kjo paraqet një prej të dhënave më të rëndësishme për të

punësuarit sepse edhe standardi jetësor i të punësuarve varet nga lartësia e neto të

ardhurës.

Page 64: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 63 -

5.4 Të ardhurat (paga) neto-reale

E ardhura neto reale paraqet vlerën reale të të ardhurës e cila matet me sasinë e mallrave

dhe shërbimeve të cilat punëtori mesatar mund ti blejë me anë të sajë. Llogaritjen e

kësaj të ardhure e bëjmë në bazë të ardhurës neto nominale dhe indeksit të shpenzimeve

të jetesës, ku të ardhurën neto nominale të periudhës së vështruar e pjesëtojmë me

indeksin e shpenzimeve të jetesës. Nga kjo mund të konstatojmë se e ardhura neto reale

e shpreh aftësinë blerëse të të ardhurës nominale të matur me çmimet e periudhës bazë.

Për analiza afariste të ndërmarrjes të rëndësishme janë të dhënat e të hyrave neto,

numrit të punësuarve dhe neto dhe bruto të ardhurat. Si tregues sintetik të madhësisë së

neto dhe bruto të ardhurave shërben bruto e ardhura mesatare dhe neto e ardhura për të

punësuar. Të njëjtit tregues kanë rëndësi edhe për nevojat e gjera të shoqërisë – shtetit

të cilat përcillen nga ana e agjensionit të statistikave.

Si shembull të lartësisë së të ardhurave neto në Kosovë do të shohim nga tabela vijuese

sipas sektorëve publik: ASK-Kosova në shifra-2012.pdf

Tabela 24. Lartësisa e të ardhurave neto në Kosovë.

5.4 Të ardhurat (paga) neto-mesatare

Me të ardhurën (pagën) neto mesatare nënkuptojmë të ardhurën neto për një të punësuar

që shërben si tregues i nivelit të përgjithshëm të të ardhurave në ndërmarrje, po ashtu

shërben edhe për analiza të dinamikës së të ardhurave neto dhe të standardit jetësor.

Lloji i këtillë i pagës mund të llogaritet me metodën e mesatares aritmetike të thjeshtë

dhe të ponderuar. Me metodën e thjeshtë aritmetike kjo pagë llogaritet duke pjesëtuar të

Page 65: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 64 -

ardhurat e përgjithshme neto të paguara me numrin e punëtorëve, ndërsa me metodën e

mesatares aritmetike të ponderuar e ardhura neto mesatare llogaritet kur të dhënat

grupohen në formë të serisë d.m.th shpërndarja e punëtorëve bëhet sipas lartësisë së të

ardhurave.

Mirëpo gjatë përcaktimit të ardhurave neto mesatare duhet të caktohen disa kushte sipas

së cilave do të llogaritet ajo e që janë:

Njësia kohore që ka të bëjë me të ardhurën neto mesatare

Homogjeniteti i të dhënave qe do të merren për llogaritje

Të dhënat mbi numrin e punëtorëve për të cilët llogaritet e ardhura (paga) neto

mesatare

Në praktikën e ndërmarrjeve e ardhura neto mesatare llogaritet sipas këtyre

njësive kohore: mujore, tremujore, gjashtëmujore, nëntëmujore vjetore dhe për

një orë. Mirëpo më së shpeshti përcaktohet si mesatare në orë, mesatare mujore

dhe mesatare vjetore.

Te homogjeniteti i të dhënave për llogaritje merren vetëm ato të dhëna të cilat kanë të

bëjnë me pagesat prej të cilave formohet e ardhura neto dhe për cilët punëtor

përcaktohet shuma e të ardhurave neto.

Sa i përket të dhënave mbi numrin e punëtorëve për të cilët llogaritet e ardhura (paga)

neto mesatare duhet marrë parasysh punëtorët të cilët kanë realizuar më së paku 160 orë

dhe më së shumti 200 orë pune në muajt për të cilët përcaktohet e ardhura neto

mesatare.

Për të parë në mënyrë konkrete llogaritjen e të ardhurave neto mesatare mujore e bëjmë

duke u bazuar në të dhënat e ndërmarrjes “X” ku prej listës së pagave për muajin korrik

të vitit 2014 marrim shumat e të ardhurave neto nominale të 85 punëtorëve. Grupimi

dhe rregullimi i të dhënave sipas shkallës së përgatitjes profesionale të punëtorëve na

ndihmon në formimin e grupeve homogjene në kuadër të cilave është bërë llogaritja e të

ardhurës neto për një punëtor, të cilën na e pasqyron tabela në vijim:

Page 66: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 65 -

Tabela 25. E ardhura neto për një punëtor sipas shkallës së përgatitjes profesionale dhe

llogaritja e të ardhurës neto mesatare të ndërmarrjes”X” për muajin korrik.

Duke aplikuar formulën e mesatares aritmetike të ponderuar do fitojmë të ardhurën neto

mesatare për një të punëtor të ndërmarrjes “X” për muajin korrik të vitit 2014.

X=∑𝑿.𝒇

∑𝒇=

𝟑𝟏𝟑𝟐𝟎

𝟖𝟓 =368.47 €

Nëse si tregues i nivelit të të ardhurave merret vetëm mesatarja e përgjithshme, atëherë

nuk fitohet pasqyrë reale sepse nuk shihen diferencat në të ardhurat (pagat) personale.

Në shembullin tonë mesatarja e përgjithshme e të ardhurave ishte 368.47 €, ndërsa

mesataret e grupeve individuale të kualifikimeve të punëtorëve devijojnë dukshëm prej

kësaj mesatareje.

Të ardhurat neto për një punëtorë me kualifikime të ndryshme pjesërisht zbulojnë

diferencat në të ardhura dhe për këtë arsye bëhet përcaktimi treguesve të diferencave në

neto të ardhura. Si tregues të diferencave në neto të ardhura të kategorive të ndryshme

të punësuarve do ti përmendim:

1. intervalin e variacionit të neto të ardhurës ( i = 𝑿𝒎𝒂𝒙− 𝑿𝒎𝒊𝒏 ), ku do të kemi

diferenca midis të ardhurës neto të një punëtori me përgatitje superiore profesionale dhe

punëtorit të pa kualifikuar e që është 360 € (i= 𝑿𝒎𝒂𝒙− 𝑿𝒎𝒊𝒏 =600-240).

2. Raportin midis të ardhurës neto më të lartë dhe më të ulët për një të punësuar, e që

është 2.5 (600 ÷240) që d.m.th se punëtori me përgatitje superiore profesionale ka

realizuar nga 2.5 € të ardhura neto në secilën euro të ardhurës neto të fituar të punëtori

të pa kualifikuar.

Page 67: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 66 -

3. Raportin midis intervalit të variacionit të të ardhurave neto për një punëtor dhe të

ardhurës së përgjithshme neto mesatare e që është:97.70% ose( 360

368.47∙100=97.70). Nga

kjo rrjedhë se intervali i variacionit është më i ulët se mesatarja e përgjithshme e neto të

ardhurave për 2.30%.

5.5 Indekset e të ardhurave (pagave) personale neto

Statistika me ndihmën e indekseve përcjellë lëvizjen e neto të ardhurave brenda

periudhës së caktuar kohore. Si bazë për llogaritjen e indekseve të të ardhurave merret e

ardhura mesatare e cila kushtëzohet prej: rritjes ose zvogëlimit të të ardhurave mesatare

të disa kategorive të punëtorëve për arsye të rritjes apo zvogëlimit të pjesës së të

ardhurës së ndarë për neto të ardhura dhe ndërrimit të strukturës të punësuarve.

Është e ditur se shkalla e arsimit profesional është njëri prej elementeve bazike i cili

përcakton lartësinë e të ardhurave,prandaj nëse gjatë kohës rritet struktura kualifikuese

e të punësuar në ndërmarrje atëherë rriten edhe të ardhurat neto mesatare për një të

punësuar dhe anasjelltas. Kuptohet se kjo rritje do të ndodhë nëse punëtorët profesionist

rrisin prodhimin dhe produktivitetin.Ndryshimet në të ardhurat neto mesatare mund të

përcillen nëse merret parasysh veprimi i ndryshimeve të përbërjes kualifikuese të

punëtorëve.Sipas kësaj ekzistojnë dy lloje të indekseve të të ardhurave neto e që janë:

-indeksi me përbërje të ndryshueshme dhe

-indeksi me përbërje të pandryshueshme.

Indekset e këtilla tregojnë ecurinë e të ardhurave në shumën e tyre vijuese, që d.m.th se

janë indekse të të ardhurave neto nominale. Ndryshimet reale të të ardhurave janë të

varura prej ecurisë së shpenzimeve të jetesës. Nëse krahas rritjes së nivelit të të

ardhurave rriten edhe shpenzimet e jetesës, atëherë donë të thotë se të ardhurat realisht

nuk po ndryshojnë, dhe për këtë arsye nevojitet që krahas indekseve të të ardhurave

neto nominale të llogariten edhe indekset e të ardhurave neto reale.

Page 68: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 67 -

5.6 Indeksi i të ardhurave(pagave) neto-nominale të përbërjes së

ndryshue-shme të punëtorëve të zënë me punë

Indeksi i të ardhurave neto nominale i përbërjes së ndryshueshme të punëtorëve të zënë

me punë llogaritet si raport i të ardhurës neto mesatare për një të punësuar gjatë

periudhës raportuese kundruall neto të ardhurës mesatare të periudhës bazë.

Nëse me 𝑰𝒂𝒑 shënojmë indeksin e të ardhurave neto nominale të përbërjes së

ndryshueshme, ndërsa të ardhurave neto u japim simbolet: për periudhën vijuese 𝑿𝒂𝒑𝟏

dhe për periudhën bazë 𝑿𝒂𝒑𝟎 , atëherë formula për llogaritjen e këtij indeksi do të

jetë: 𝑰𝒂𝒑 =𝑿𝒂𝒑𝟏

𝑿𝒂𝒑𝟎.

Indeksi i fituar në ketë mënyrë i të ardhurave neto shpreh ndryshimet që janë shfaqur në

madhësinë e të ardhurave neto mesatare nominale qoftë për shkak të të rritjes ose

zvogëlimit të tyre, apo për shkak të ndryshimit të strukturës kualifikuese të punëtorëve.

Për të paraqitur në mënyrë praktike zbatimin e metodës së indeksit të përbërjes të të

ardhurave mesatare nominale do të nisemi nga ky shembull i të punësuarve në

ndërmarrjen “X”sipas përgatitjes profesionale dhe shumës së të ardhurave neto në vitin

2012 dhe 2013.

Tabela 26. Përgatitja profesionale dhe shuma e të ardhurave neto nominale.

Me qëllim të përcaktimit të indeksit të ardhurave neto nominale të përbërjes së

ndryshueshme të punësuarve në fillim duhet llogaritur e ardhura neto mesatare për vitin

2012 dhe 2013 nga tabela e lartë shënuar.

Shkalla e përgatitjes

profesionale.

Numri i punëtorëve

V-2012 V-2013

Shuma e neto të ardhur. €

V-2012 V-2013

Përgatitja superiore

profesionale

Përgatitja e lartë profesionale

Përgatitja e mesme profesionale

Përgatitja e ulët profesionale

Punëtor i kualifikuar

Punëtor gjysëm i kualifik.

Punëtor i pa kualifikua

5

2

15

12

15

8

5

7

4

18

14

19

12

9

3000

1000

4200

2400

6750

1800

900

4760

2080

5400

2940

8930

2880

1755

GJITHSEJ (∑ ) 62 83 20050 28745

Page 69: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 68 -

Viti 2012 do të dukej kështu:

𝑿𝒂𝒑𝟎

=∑𝒙𝟎

∑𝑷𝟎 =

𝟐𝟎𝟎𝟓𝟎

𝟔𝟐 = 323.38,

Viti 2013 do të jetë:

𝑿𝒂𝒑𝟏

=∑𝒙𝟏

∑𝑷𝟏=

𝟐𝟖𝟕𝟒𝟓

𝟖𝟑=346.32

Nëse e ardhura neto mesatare e periudhës vijuese dhe e periudhës bazë vendosen në

raport me njëra tjetrën, atëherë fitojmë indeksin e të ardhurave neto nominale të

përbërjes së ndryshueshme të punësuarve dhe kjo do të dukej kështu:

𝑰𝒂𝒑 =𝑿𝒂𝒑𝟏

𝑿𝒂𝒑𝟎=

𝟑𝟒𝟔.𝟑𝟐

𝟑𝟐𝟑.𝟑𝟖 . 𝟏𝟎𝟎 = 𝟏𝟎𝟕. 𝟎𝟗%

E ardhura neto mesatare në ndërmarrjen ”X” për një të punësuar në vitin 2013 në

krahasim me vitin 2012 është rritur për 7.09 %. Në këtë rritje ka ndikuar:

-rritja e të ardhurave neto individuale dhe

-ndryshimet në strukturën kualifikuese të punëtorëve gjatë vitit 2013.

5.7 Indeksi i të ardhurave (pagave) neto-nominale të përbërjes së

pandryshueshme të punëtorëve të zënë me punë.

Me qëllim të përjashtimit të ndikimit të ndryshimeve të strukturës kualifikuese të

punësuarve në ndryshimet e të ardhurave neto mesatare llogaritet indeksi i të ardhurave

neto nominale i përbërjes së pandryshuar i të punësuarve. Indeksi i këtillë fitohet kur

për secilën kategori të punësuarve sipas shkallës së përgatitjes profesionale përcaktohet

e ardhura personale neto për një punëtorë, pastaj në bazë të tyre llogariten indekset e të

ardhurave neto të secilës kategori dhe në fund gjendet mesatarja aritmetike e ponderuar

e tyre.

Si ponder me të cilin shumëzohet indeksi individual i secilës kategori të punësuarve

shërben shuma e të ardhurave neto e periudhës bazë. Formula për llogaritjen e

indekseve të ardhurave neto nominale të përbërjes së pandryshueshme të punësuarve do

të jetë:

i′ap =∑𝒊𝒂𝒑.𝒙𝟎

∑𝒙𝟎. 𝟏𝟎𝟎, ku

I′ap-simbolizon indekset e të ardhurave neto të kategorive veç e veç të punëtorëve,

𝒙𝟎-shumën e të ardhurave neto në periudhën bazë për secilën kategori.

Page 70: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 69 -

5.8 Indeksi i të ardhurës personale neto-reale.

Indeksi i të ardhurës neto-reale mund të llogaritet si raport ndërmjet indeksit të të

ardhurave neto-nominale dhe indeksit të shpenzimeve të jetës.

Si shembull për përcaktimin e indeksit të të ardhurave reale do të shfrytëzojmë të

dhënat nga ndërmarrja “X”, të cilat për vitin 2013:2012 ishin 107,09 ndërsa si indeks të

shpenzimeve të jetesës ishte 105. Llogaritja e indeksit të ardhurave neto reale do të

dukej kështu:

Indeksi i të ardhurës neto-reale = 𝑰𝒏𝒅𝒆𝒌𝒔𝒊 𝒊 𝒕ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫ë𝐬 𝐧𝐞𝐭𝐨−𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞

𝑰𝒏𝒅𝒆𝒌𝒔𝒊 𝒊 𝒔𝒉𝒑𝒆𝒏𝒛𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒕ë 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬ë𝐬 x 100=

𝟏𝟎𝟕.𝟎𝟗

𝟏𝟎𝟓 x 100

= 1,02 x 100 = 102.

Nga kjo mund të konstatojmë se llogaritja e indeksit të të ardhurave natyrale na tregon

se në krahasim me vitin 2012 aftësia blerëse e të ardhurave për një punëtor të

ndërmarrjes “X” ishte për 2 % më e lartë.

Përcaktimi i indeksit të të ardhurës neto ka rëndësi të madhe për hulumtimin e

dinamikës së të ardhurave në nivel të ekonomisë dhe jo ekonomisë, me qëllim të

shqyrtimit të standardit jetësor të njerëzve punues.

Ecuria e të ardhurës neto-reale dhe standardit jetësor të njerëzve janë të varura prej

ecurisë së çmimeve sepse ato në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në shpenzimet e

jetesës.

Nëse shpenzimet e jetesës rriten më ngadalë se sa rritja e të ardhurave neto-nominale,

atëherë e ardhura neto është më e madhe dhe punëtori mund të blejnë më shumë gjëra

për jetesë dhe standardi shkon në ngritje.

Kur indeksi i të ardhurës neto-reale e ka vlerën e barabartë me 100, atëherë tregon se e

ardhura neto-reale nuk po ndryshon dhe në këtë rast standardi jetësor është në nivel të

njëjtë me vitin paraprak.

5.9 Vartësia e të ardhurave (pagës) prej produktivitetit të punës

Produktiviteti i punës dhe të ardhurat neto të punëtorëve janë në lidhshmëri dhe të

kushtëzuara në mënyrë të ndërsjellë. Kështu sa më i madh të jetë produktiviteti i punës,

aq më i madh do të jetë vëllimi i prodhimit dhe marrëdhëniet e tregut do të jenë më të

Page 71: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 70 -

volitshme për realizimin e të mirave të prodhuara, dhe në këtë mënyrë do të fitohet edhe

një ardhur më e lartë, gjegjësisht të hyra (fitim) më i lartë.

E ardhura më e lartë e realizuar nga produktiviteti më i lartë siguron edhe të ardhura

neto më të larta dhe shumë më të madhe për pagat e punëtorëve në njërën anë dhe në

anën tjetër për zgjerimin e bazës materiale të punës.

Madhësia e të ardhurës së ndërmarrjes dhe të ardhurave të punëtorëve kushtëzohet me

efektin e tyre punues, përkatësisht me produktivitetin e tyre të punës. Pra, produktiviteti

i punës kushtëzon të ardhurat të cilat paraqesin bazën materiale të standardit jetësorë

dhe për këtë arsye punëtorët janë të interesuar për të ardhura më të larta dhe për

produktivitet më të lartë.

Interesimi i punëtorëve për nivel dhe rritje të të ardhurave bëhet si instrument që

stimulon punëtorët për të futur në procesin e punës më shumë dituri, shkathtësi dhe

disiplinë, me qëllim që të realizojnë produktivitet më të lartë. Nga kjo që thamë më lartë

del se në politikën afariste të ndërmarrjes duhet të përmbushen parimet ekonomike të

cilat kanë të bëjnë me atë se rritja e produktivitetit të punës duhet të shoqërohet edhe me

rritje të ardhurave neto, pra duhet të sigurohet në mes të ecurisë së produktivitetit të

punës dhe të ardhurave neto-reale.

Rritja dhe ecuria e produktivitetit të punës dhe të ardhurave reale mund të pasqyrohet

me anë të indekseve. Me krahasimin e indekseve zingjirorë të produktivitetit të punës

dhe indekseve të ardhurave neto-reale nëpër disa vite. Harmonizimi i rritjes relative të

të ardhurave reale me rritjen e produktivitetit të punës duhet të realizohet me ndërmarrje

veç e veç, e po ashtu ajo duhet të vazhdojë në nivel të veprimtarive ekonomike dhe

ekonomisë në tërësi. Më poshtë do të trajtojmë një shembull, ku mund të ndiqet dhe të

krahasohet rritja relative e produktivitetit të punës dhe e të ardhurave neto-reale:

Page 72: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 71 -

Tabela 27. Tempoja e zhvillimit dhe rritja relative e produktivitetit të punë,të ardhurës

neto nominale dhe reale për një punëtorë në një degë të ekonomisë së Kosovës.

vitet Produktiviteti i

punës

E ardhura nominale E ardhura neto reale

Indeksi

Zingjiror

rritja

relative

( në %)

Indeksi

Zingjirorë

rritja

relative

( në %)

Indeksi

Zingjirorë

rritja

relative

( në %)

2009:2008

2010:2009

2011:2010

2012:2011

2013:2012

98

99

102

98

101

-2

-1

2

-2

1

115

118

122

126

130

15

18

22

26

30

95

98

94

106

1012

-5

-2

-6

6

12

Nga kjo tabelë shihet se produktiviteti i punës prej vitit 2009 deri në vitin 2013 ka pasur

tempo të pavolitshme të zhvillimit, me përjashtim të vitit 2011.Të ardhurat reale kanë

pasur rritje negative prej vitit 2009 deri në vitin 2011, kurse rritje pozitive në vitin 2012

dhe 2013.

Ndryshimet e pavolitshme të produktivitetit të punës dhe të ardhurave mesatare reale

kanë qenë si rezultat i ngadalësimit të zhvillimit ekonomik për shkak të krizës

financiare botërore dhe zvogëlimit të donacioneve për ekonominë tonë.

Page 73: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 72 -

Materiale përcjellëse (plotësuese)

RM. 1

Nxënësi gjatë kryerjes së detyrave të ndryshme në ndërmarrje qoftë atë reale apo

imagjinare duhet të asistojë në shërbimin statistikor të ndërmarrjes, e po ashtu edhe të

bëjë mbledhjen dhe prezantimin e materialeve të ndryshme për veçoritë e statistikës

aplikative, të cilat mund ti sigurojë nga manuali, materialet e ndryshme dhe nga

interneti.

RM. 2

Nxënësi gjatë përpunimit të materialeve nga RM2-shi të bënë paraqitjen tabelore /

grafike të analizave statistikore të treguesve të prodhimit dhe qarkullimit sipas njësive

prodhuese dhe njësive organizative të shitjes. Po ashtu gjatë punës të përdorë

kompjuterin , internetin dhe kalkulatorin gjatë llogaritjeve.

RM. 3

Gjatë përpunimit të materialeve të RM3-shit nxënësi të përdorë kompjuterin dhe

internetin përmbledhjen, përpunimin dhe prezantimin e të dhënave të treguesve

statistikorë të zënëve me punë.

RM. 4

Nxënësi të përdorë kompjuterin dhe internetin për llogaritjen, analizimin dhe

prezantimin e produktivitetit të punës në ndërmarrje.

RM. 5

Nxënësi gjatë të materialit të RM5-shit të llogaritë dhe të konkretizon të ardhurat

(pagën) personale me shembuj konkret nga ndërmarrjet e ndryshme dhe të bëjë

prezantimin e rezultateve të fituara.

Page 74: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 73 -

RM. 1.

1. Në kuadër të statistikës së zbatuar hyjnë :

a. Statistika demografike

b. Statistika ekonomike

c. Statistika afariste (statistika e ndërmarrjeve)

d. Të gjitha.

2. Në jetën e përditshme ekziston një____________dhe kushtëzim në mes të këtyre

______________të cilat kanë një lidhje të __________me statistikën e ndërmarrjeve-

bizneseve.

3. Si lëndë hulumtimi të statistikës së ndërmarrjes janë :

a. Mjetet e punës të cilat i posedon ndërmarrja,

b. Të punësuarit në ndërmarrje,

c. Lënda e punës,

d. Rezulatatet e aktiviteteve të ndërmarrjes.

e. Të gjitha.

4. Statistika e ndërmarrjeve siguron informata të domosdoshme për __________dhe

funksionim të ndërmarrjeve ndërsa _____________statistikore në ndërmarrje duhet të

jenë burim i organizuar i ______________për shoqërinë dhe ekonominë në tërësi.

5. Ekonomia e ditëve të sotme (ekonomia e tregut) karakterizohet me dominimin e

________i cili është një prej rregullatorëve të rëndësishëm të ______________së

tërësishme të _____________.

6. Sipas ligjit mbi ndërmarrjet bazuar në Agjencionin e Regjistrimit të bizneseve tek ne

dallojmë:Ndërmarrjet individuale, _________________, __________________,

______________________________, Shoqëritë Aksionare.

Page 75: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 74 -

7. Statistika pjesën dërmuese të dhënave i shfrytëzon nga evidencat të cilat i posedon

ndërmarrja nga:

a) Publikimet zyrtare statistikore,

b) Publikimet nga institucionet profesionale,

c) Publikimet shkencore,odat ekonomike,

d) Nga të gjitha.

8. Ekzistojnë disa mënyra të përcjelljes së informatave e që janë :

a. Gojore

b. ____________,

c. ____________.

9. Si faktorë objektiv prej të cilëve varet organizimi i shërbimit statistikorë janë :

a. Lloji i veprimtarisë së ndërmarrjes

b. __________e ndërmarrjes dhe

c. Struktura__________ e ndërmarrjes.

10 Shërbimi statistikorë i ndërmarrjes duke u bazuar në faktorët objektiv dhe subjektiv

mund të organizohet:

a) Si departament i____________ profesional,

b) Si departament i kombinuar me ___________tjera në kuadër të njërit prej tyre

në ndërmarrje.

c) Si formë e__________ e departamentit statistikorë të ndërmarrjes

RM.2

1. Prodhimi është __________me të cilin prodhohen _________________të llojeve të

ndryshme dhe i cili si i tillë as që mund të ekzistoj pa u lidhur me _________e

qarkullimit (furnizimin dhe__________).

2. A janë produkte :

a) Rrobat,televizori,telefoni,akullorja,

b) Udhëtimi turistik,shfaqja teatrale,ndeshja e futbollit,

c) Informacionet,

d) Të gjitha.

Page 76: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 75 -

3. Produkti është e_______ materiale, _________,_______,shpirtërore etj. që ka dalje

në _______dhe në të blerësit gjejnë dobi dhe___________ e vet për kënaqjen e

nevojave të caktuara.

4. Të shprehurit e prodhimit bëhet:

a. në mënyrë natyrore,

b. në mënyrë vlerore (në vlerë),

c. në mënyrë natyrore dhe vlerore.

d. me asnjërën

5. Vlera e prodhimit të__________ është tregues me rëndësi për studime

_____________dhe ____________jo vetëm për ndërmarrjen por edhe për shoqërinë në

tërësi-shtetin.

6. Duke u bazuar në strukturën e treguesve relativë të strukturës,prodhimin mund ta

llogarisim:

a) Sipas ___________të produkteve,

b) Sipas ____________prodhuese,

c) Sipas kualitettë produkteve etj.

7. Të merret dhe të trajtohet një shembull i ngjashëm si shembulli i poshtë shënuar.

Tab. Struktura e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë

8.She

mbull:Ndërmarrja ‘’ABI’’ në Prizren në vitin 2010,sipas njësive organizative të shitjes

ka pasur këtë qarkullim të cilin do ta shohim në bazë të tabelës vijuese :

Njësitë shitëse qarkullim Struktura qarkullim e në %

1. Qendra tregtare “ABI”

2.“ABI”Plus

3.Qumështorja

4.Ndërmarrja

1586000 €

320000 €

142900 €

2048900

Të llogaritet pjesëmarrja e njësive organizative në strukturën e qarkullimit të

ndërmarrjes “ABI”,duke u bazuar nga të dhënat e lartë shënuara

Lloji i energjisë Prodhimi në GWh

2009 2010 2011 2012

Termoenergjia 98,34 97,93 98,7 98,9

Hidroenergjia 1,66 2.07 1,3 1,1

Gjithsejtë 100 100 100 100

Page 77: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 76 -

RM-3

1. Gjendja numerike e punëtorëve mund të shprehet si gjendje e _________dhe

gjendje __________________________ në një periudhë të caktuar kohore.

2. Cila është detyra e statistikës së ndërmarrjes?

3.Numri mesatar i punëtorëve të zënë me punë llogaritet me anë të:

a) Mesatares së ponderuar

b) Mesatares aritmetike

c)Medianës

4. Nocioni “kualifikimi i punëtorit” paraqet veçori të ndërlikuar të të cilën e përcaktojnë

tri karakteristika kryesore:

a)

b)

c)

5. Me ndihmën e kujt shprehet struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës:

a) Treguesve relativë të strukturës

b) Mesatares së thjeshtë aritmetike

c) Tregues absolut të strukturës

6.Përbërja e të punësuarve sipas karakteristikës së moshës më së shpeshti pasqyrohet

duke __________________nëpër produkte të moshës.

Grupet e këtilla mund të përfshihen nga ____________, por tri grupet e para janë të

pabarabarta, sepse kanë të bëjnë me rininë.

7. Si shprehet qarkullimi i punëtorëve të zënë me punë ?

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

________________________________________

8.Çka paraqet shprehja absolute ?

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

____________________________________________________________

Page 78: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 77 -

9. Shënoni domethënjen e formulës në vijim ?

%𝑄𝑃0 =𝑝0

∑ 𝑃𝑔𝑗𝑓, % Q 𝑃0. paraqet qarkullimin e __________________

;𝑃0- Numrin e punëtorëve që kanë shkuar dhe

∑ 𝑃𝑔𝑗𝑓- numrin e _______________________(gjendja fillestare).

10. Çka është nocioni i llogaritur i punëtorëve ?

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

__________

11. Treguesi me të cilin matet shfrytëzimi në _______________ i kohës së punës quhet

koeficient i shfrytëzimit ________________ së punës. Ky llogaritet ashtu që koha e

realizuar realisht në orë-punëtori vendoset në raport kundrejt fondit të mundshëm të

________________

12. Cilët janë njësit për shprehjen të kohës së punës të cilët punëtorët e zënë me punë

munden dhe duhet ta kryejnë sipas dispozitave ligjore ?

a) Ditë-pune dhe Orë-punëtori

b) Orë-punëtori dhe Ditë-punëtori

c) Dita e punës dhe ora e punës

Përfshirja statistikore e punëtorëve të zënë me punë

Page 79: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 78 -

Treguesit e punëtorëve me punë të zënë

Gjendja numerike e punëtorëve në ndërmarrje

Struktura kualifikuese e punëtorëve të zënë me punë

Page 80: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 79 -

Struktura e punëtorëve sipas stazhit të punës

Struktura e punëtorëve të prodhimit sipas stazhit të punës dhe llogaritjes e stazhit

mesatar të punës në NT “Makina-vegla” më 31. XII. 2011.

Page 81: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 80 -

Struktura e punëtorëve të zënë me punë sipas gjinisë dhe moshës

Ecuria e numrit të punëtorëve të zënë me punë

Page 82: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 81 -

Ecuria e numrit të punëtorëve të zënë me punë

Koeficienti dhe shkalla e fluktuimit të punëtorëve të zënë me punë

Koha e punës së të zënëve me punë dhe shfrytëzimi i saj

Page 83: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 82 -

Koeficienti i shfrytëzimit të punëtorëve

Koeficienti i shfrytëzimit integral të kohës

Page 84: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 83 -

Koeficienti i shfrytëzimit të ditës së punës

Page 85: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 84 -

RM.4.

1. Me produktivitet të punës nën kuptojmë ____________në mesë të njësive të

prodhuara dhe të _____________së harxhuar.

2. Në mënyrë statistikore raportin e produktivitetit të punës do ta shprehim në dy

mënyra:

a) Si herës _____________dhe të punës së harxhuar dhe

b) Si herës të punës së harxhuar dhe________________.

3. Produktiviteti i punës është parim parësor ekonomik prej të cilit varet:

a) standardi jetësor,

b) zhvillimi i tërësishëm ekonomik,

c) zhvillimi shoqëror (shtetëror) i një vendi,

d) apo i të gjithave.

4. Produktiviteti ditor fitohet prej raportit të___________ dhe numrit të ditë-punëtorit,

mirëpo ky produktivitet nuk shpreh _____________e__________me punë efektive

sepse krahas kohës së punës ___________përmban edhe kohën kur ndonjëri prej

punëtorëve nuk ka __________.

5. Njësitë kohore për matjen e produktivitetit të punës llogariten dhe të tregohen:

a) me anë të orëve te punës,

b) ____________ të punës,

c) muajve të punës,dhe

d) _________punues.

6. Me rastin e llogaritjes së produktivitetit mujor merren parasysh ___________që

punojnë drejtpërdrejt në procesin __________po ashtu edhe personeli i tërësishëm i të

_______________në ndërmarrje.

7. Produktivitetin e punës do ta shprehim me anë të këtyre formulave :

Page 86: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 85 -

𝒑𝒑 =∑𝒑𝒒

∑𝑻 ose 𝒑𝒑 =

∑𝑻

∑𝑷𝑸 ku

T – paraqet __________________të harxhuar të punës

Q - paraqet __________________të realizuar për këtë kohë dhe

p – paraqet_________________ e prodhimit.

8. Formula për llogaritjen e indeksit individual të produktivitetit të punës është

kështu: 𝑰𝒑𝒑=

𝑷𝒑𝟏

𝑷𝒑𝟎 =

𝒒𝟏

𝑻𝟏:

𝒒𝟎

𝑻𝟎. duke u bazuar në këtë formulë merrni shembuj me ata te RM.

4 –shit dhe trajtoni në klasë apo shtëpi.

9. Kur dëshirojmë të hulumtojmë dinamikën e produktivitetit në një organizatë

prodhuese e cila prodhon produkte të ndryshme ose produkte të njëjta,në një apo më

shumë ndërmarrje atëherë duhet ti shfrytëzojmë :

a) indekset grupore të produktivitetit,

b) indekset individuale të produktivitetit të punës,

c) te dyja këto indekse.

RM.5.

1. Me nocionin të ardhura neto nënkuptojmë________ e mjeteve _____________të

cilat i merr ___________për punën të cilën kryen gjatë marrëdhënies së_________ të

punës në________________.

2. Treguesit statistikor për të ardhurat(pagat) në ndërmarrje janë:

a) Shuma e paguar e bruto të ________dhe bruto të ardhurave_________,

b) E ardhura _____personale dhe e ardhura neto ____________personale,

c) Diferenca dhe ________midis të ardhurave __________më të larta,

d) Indekset (nominale dhe reale) e të ______________për një të punësuar.

3. E ardhura neto e punëtorit shërben si burim për :

a) përmbushjen e nevojave të tij.

b) kënaqjen e dëshirave me shërbimet që i merr.

c) mos përmbushjen dhe kënaqjen e nevojave dhe dëshirave.

Page 87: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 86 -

4. E ardhura neto reale paraqet vlerën reale të të ardhurës e cila________ me sasinë e

________dhe_________të cilat punëtori mesatar mund ti_________ me anë të sajë.

5. Gjatë përcaktimit të ardhurave neto mesatare duhet të caktohen disa kushte sipas së

cilave do të llogaritet ajo :

a) Njësia kohore që ka të bëjë me të ardhurën neto mesatar,

b) Homogjeniteti i të dhënave qe do të merren për llogaritje,

c) Të dhënat mbi numrin e punëtorëve për të cilët llogaritet e ardhura neto

mesatare.

d) Të gjitha këto.

6. Formula për llogaritjen e indeksit individual të produktivitetit të punës është: 𝑰𝒑𝒑

=

𝑷𝒑𝟏

𝑷𝒑𝟎 =

𝒒𝟏

𝑻𝟏:

𝒒𝟎

𝑻𝟎.

Duke u bazuar në këtë formulë llogaritni disa shembuj praktik në klasë apo në shtëpi.

7. Sipas formulës se më poshtme llogaritni indeksin e të ardhurave neto reale duke

shfrytëzuar shembuj konkret apo hipotetik.

Indeksi i të ardhurës neto-reale = 𝑰𝒏𝒅𝒆𝒌𝒔𝒊 𝒊 𝒕ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫ë𝐬 𝐧𝐞𝐭𝐨−𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞

𝑰𝒏𝒅𝒆𝒌𝒔𝒊 𝒊 𝒔𝒉𝒑𝒆𝒏𝒛𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒕ë 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬ë𝐬 x 100

8. Formula për llogaritjen e indekseve të ardhurave neto nominale të përbërjes së

pandryshueshme të punësuarve do të jetë: i′ap=∑𝒊𝒂𝒑.𝒙𝟎

∑𝒙𝟎. 𝟏𝟎𝟎,

Duke shfrytëzuar këtë formule dhe duke shfrytëzuar shembujt konkret nga njësit

mësimore ushtroni detyra te reja.

9. E ardhura më e ________e realizuar nga produktiviteti më i lartë ________edhe të

ardhura______ më të larta dhe shumë më të _________për pagat e punëtorëve në njërën

_____dhe në anën tjetër për ________e bazës materiale të punës.

10. interesimi i punëtorëve për nivel dhe_______ të të ardhurave bëhet si instrument që

__________punëtorët për të futur në procesin e ________më shumë dituri, __________

dhe disiplinë, me qëllim që të_____________ produktivitet më të lartë.

Page 88: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 87 -

Përmbledhje e Manualit “ STATISTIKA“

Botimi i këtij manuali ka për qëllim ti ndihmojë nxënësit e arsimit profesional të

drejtimeve ekonomike dhe tregtare në përvetësimin: teorik dhe praktik të statistikës

aplikative, të përshkruan nocionin dhe veçoritë e statistikës aplikative të ndërmarrjes, të

bën analiza statistikore të treguesve të prodhimit dhe qarkullimit, të bën analiza

statistikore të treguesve për punëtorët e zënë me punë, të bën analiza statistikore të

treguesve të produktivitetit të punës në ndërmarrje, të bën analiza statistikore të të

ardhurave personale në ndërmarrje Ky manual është i strukturuar dhe i bazuar në

rezultatet mësimore (RM) të modulit dhe në të janë përshirë me hollësi metodat dhe

fazat e mbarimit të këtyre detyrave. Rezultati mësimor (RM1): përshkruan nocionin e

statistikës aplikative, rëndësinë e studimit të statistikës aplikative, ndërmarrja si njësi

statistikore, të dhënat sekondare si burim i statistikës së ndërmarrjes,sistemi i

informimit të ndërmarrjes, rrjedhat e informatave në ndërmarrje, mënyrat e transmetimit

të informatave në ndërmarrje organizimi dhe detyrat e shërbimit statistikor në

ndërmarrje.

Në RM2 janë përshkruar: Nocioni i vlerës së prodhimit dhe qarkullimit, të shprehurit e

prodhimit në mënyrë natyrore, të shprehurit e prodhimit dhe qarkullimit me anë të

vlerës, vlerësimi i tërësishëm i prodhimit dhe caktimi i tij për njësi themelore, treguesit

relativ të strukturës së prodhimit dhe qarkullimit,struktura e qarkullimit sipas njësive

organizative të shitjes.

Në RM3 përshkruhen: përfshirjen statistikore te punëtorëve të zënë me punë, treguesit

dhe gjendjen numerike të punëtorëve të zënë me punë, strukturën kualifikuese, gjinore,

të moshës të punëtorëve të zënë me punë, koeficienti dhe shkallën e fluktuimit të

punëtorëve të zënë me punë, kohën e punës së të zënëve me punë dhe shfrytëzimi e saj,

koeficientin e shfrytëzimit të punëtorëve të ditës së punës

Në RM4 përshkruhen: Nocioni i produktivitetit të punës, puna e harxhuar si bazë për

matjen e produktivitetit të punës, njësitë kohore për matjen e produktivitetit të punës,

mënyrat e matjes së produktivitetit të punës, indekset e produktivitetit të punës, indekset

individuale dhe grupore të produktivitetit të punës, indekset e produktivitetit të punës në

bazë të përbërjes të pandryshueshme dhe të ndryshueshme të prodhimit.

Page 89: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 88 -

Në RM5 përshkruhen: të dhënat për të ardhurat personale në ndërmarrje, treguesit

statistikor për të ardhurat personale në ndërmarrje, të ardhurat personale neto nominale,

neto mesatare, neto reale, indekset e të ardhurave personale neto, indeksi i të ardhurave

personale neto-nominale të përbërjes së ndryshueshme dhe të pandryshueshme të

punëtorëve të zënë me punë, indeksi i të ardhurave personale neto-nominale dhe neto

reale, vartësia e të ardhurave personale prej produktivitetit të punës.

Page 90: STATISTIKA NIVELI-I KL

- 89 -

LITERATURA

Dr. Rahmije Mustafa ‘’Statistika ‘’ 2014 - 2 Universiteti i Prishtinës Fakulteti

Ekonomik

Prof. Nuhiu, R. dhe Shala, A. Bazat e Statistikës. 1995,

Prof.Dr. Mileva Zhizhiq “Statistike për shkollat e mesme ekonomi dhe tregti” Beograd,

2014.

Anderson R. David, Sweenes J. Dennis, Williams A.Thomas: „Statistics for Business

and Economics & quot;, Soyth-Western College Publishing, 2003;2. Amir D

Aczel:„Complete Business Statistics"The irwin McGraw-Hill 1999;

Prof.Jolevski Parts Evica, " Tasks on the basis of statistics & Quot;, University

American College, Skopje, 2009;

Prof.Suzana Standkovska,Dr.Evica Delova ‘’Statistika për vitin e tretë’’: fusha

ekonomike, ligjore dhe komerciale: Teknik ekonomike / Suzana Stankovska, Evica

pjesë- Jolevski. - Shkup: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së

Maqedonisë, 2010.

http://www.shutterstock.com

www.yllpress.com/54615/31-tetor-2012-popullsia-e-botes-shkon-7-miliarde.html

www.trubiquity.com/industries/manufacturing

www.presstv.com/Detail/2014/12/02/388464/Iran-wins-FAO-award-for-combating-

hunger

www./mesime24.com/v2/media/k2/items/cache

www.ask. rksgov. net/dmdocuments/Vjetari Statistikor