Specialist ne SNV ProMali,...

33

Transcript of Specialist ne SNV ProMali,...

Page 1: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria
Page 2: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Tiranë, 2012

SHEREBELA DHE KULTIVIMI I SAJ NË ZONËN E MALËSISË SË MADHE, SI DHE NË KUSHTE TË TJERA

TË NGJASHME ME TË (Udhëzues Për Fermerët dhe Specialistët)

Page 3: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Ky udhëzues botohet dhe financohet nga Programi i SNV ProMali, në kuadër të programit: “Zhvillimi i Zinxhirit Ushqimorë për Rritjen e Prodhimit të Bimëve Etro-Vajore dhe veçanërisht të Sherebelës dhe Përmirësimin e Tregetimit të saj, jo vetëm në kushtet agro-klimaterike të zonës së Malësisë së Madhe, por edhe mundësisë së kultivimit të saj edhe nëpër zona të tjera të vëndit, ku kushtet agro-klimaterike janë thuajse të ngjashme, si dhe aftësimin e aktorëve për të përfituar sa më shumë mbështetje”.

Përgatiti: Dr. Fatmir VOCI – Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.

Bazë orientuese e këtij punimi, parë dhe jo vetëm, kanë qënë rekomandimet e dhëna nga Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore - QTTB, Shkodër.

Koordinuan dhe redaktuan:

MBA. Elvana ZHEZHA - Drejtoreshë e SNV & Promali, Shqipëri;

Ledi JAHJA MUCA – Asistente per SNV & Promali, Shqipëri;

©: SNV ProMali (Qeveria Hollandeze dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze), Tiranë.

Asnjë pjesë e këtij materiali nuk mund të kopjohet me çdo lloj mjeti e forme qoftë, duke përfshirë fotokopje, kopje, regjistrim i plotë apo i pjesëshëm, si dhe ribotim, pa lejen paraprake të botuesit dhe financuesit.

Të dhënat tekniko-shkencore të këtij materiali, komentet, konkluzionet dhe reko-mandimet e dhena, janë përgjegjësi ekskluzive e autorit të sipër-përmendur, që nënkupton evitimin e përgjegjesisë së SNV ProMali

Page 4: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Për Lexuesin

Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria e Punëve të Jashtme Daneze dhe Qeveria Hollandeze), me qëllim mbështetjen e fermerëve dhe te specialisteve që janë të përfshirë në kultivimin e bimes etero-vajore me te rendesishme Sherebelen, me qellim realizimin e nje prodhimi sipas rregullave dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Bazuar në faktin se SNV & ProMali ka vite qe e vlerëson kultivimin e Sherebeles si nje bime shume e pershtateshme per kushtet agro-klimaterike te vendit tone dhe sidomos kjo per kushtet e tokave bujqesore te zones se Malesise se Madhe (Fusha e Postpojes) e cila mbetet si nje aktivitet kryesor, ku SNV ProMali aktualisht po vepron, por ky material gjen vlera te dobishme edhe në të gjithë zonat malore e të defavorizuara të Shqipërisë, dhe me konkretisht për zonën e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Korcës, etj, pra autori dhe programi e ka vlerësuar nevojën e përgatitjes së këtij materiali.

Ky material eshte realizuar duke marre seriozisht ne konsiderate rezultatet dhe rekomandimet e dhena nga puna kerkimore dhe shkencore e Qendres se Transferimit te Tekniologjive Bujqesore Shkoder, si dhe te dhenat e materialeve te tjera referuese. Ky material do t’ju vine në ndihme kryesisht fermerëve, por dhe specialisteve që janë të perfshirë në sektorin e kultivimit të kesaj bime që aktualisht po merren serozisht, por edhe të tjerë që do të merren në të ardhëmen me këtë aktivitet kaq të rëndësishëm.

Nëpërmjet mbështetjes në këtë sektor, SNV & ProMali synon që të sigurojë një rritje ekonomike të shpejtë, të balancuar dhe të qëndrueshme në zonat rurale e sidomos malore në Shqipëri, nëpërmjet krijimit të një mjedisi të sigurt që sjell rritjen e të ardhurave

Page 5: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

për familje dhe reduktimin në maksimumin e mundshëm të varfërisë në këto zona.

Në material trajtohen në mënyrë të përmbedhur dhe në formë këshillash elemente praktike për kultivimin e kesaj bime si: per pergatitjen e fidanit, pergatitjen e tokes per mbjellje, mbjelljen dhe sherbimet kulturale dhe nje vend te rendesishem ne kete udhezues zene proceset e vjeljes se prodhimit dhe punimet e tjera te pas-vjeljes deri ne dorezim te produktit.

Kultivimi i bimeve etero-vajore dhe medicinale konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm që kërkon vëmendjen e fermerëve dhe specialistëve për orientimin e fermereve per rrityjen e te ardhurave te tyre.

Mënyra mjaft e thjeshtë e të shprehurit të fjalive, e përshkon të gjithë materialin dhe për pasojë pëmbajtja e tij është lehtësisht e asimilueshme dhe e përshatshme për lexuesit. Materiali është i ndarë në çështje dhe nënçështje, ku spikat një lidhje logjike në mes tyre. Një trajtim i tillë e bën materialin më të lehtë në kuptimin e detajeve të përshkruara, çka jep bazat për çdo lexues që do të merret me këtë aktivitet.

Duke u bazuar në një rrjedhojë llogjike, autori gradualisht e kalon informacionin në një konceptim më të saktë, duke e shtjelluar dhe e ilustruar atë me shembuj konkret, foto, tabela, dhe rezultati është se çdo pjesë e këtij materiali, bëhet akoma më i kuptueshëm dhe njohuritë transferohen me lehtësi duke u ngulitur në mënyrë të natyrshme dhe më të qëndrueshme tek lezuesit. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ky material i vjen në ndihmë jo vetëm fermerëve dhe specialistëve, por në të njëjtën kohë çdo njërit që dëshiron të marrë më tepër informacione për këtë fushë.

Duke ju falënderuar sinqerisht për gjithcka, mirëpresim çdo koment, sygjerim apo vërejtje tuajën, me qëllim përmiresimi të informacionit në ribotimet tjera.

MBA. Elvana ZHEZHA - Drejtoreshë e SNV & Promali, Shqipëri;

Ledi JAHJA MUCA – Asistente per SNV & Promali, Shqipëri;

Page 6: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Përmbajtja:

HyrJE ................................................................................................................. 7

1. VEçoriTE BoTANiKE DHE BiologJiKE .............................................. 7

2. PErDoriMi .................................................................................................... 9

3. MuNDESiTE E KulTiViMiT NE zoNEN E MAlëSE SE MADHE .. 12 3.1.TreguesiTklimaTerikdheTokësoreTeFushessePusToPojes.............. 13 3.2.kulTivimiisherebelesnekeTezone..................................................... 14 3.3.inTeresiekonomikikulTivimiTTesherebelës....................................... 15 3.4.sTudimeParaPrakeTekryerangaQTTb-shkoder............................ 16

4. KulTiViMi ................................................................................................... 18 4.1.kerkesaTPerTokendhePergaTiTjaesaj.............................................. 18 4.2.PergaTiTjaeFidaniTdhembjelljaeTyrenevendinePerheshem....... 19 4.3. sherbimeTagroTeknike......................................................................... 21

5. VJElJA, THArJA DHE PErgATiTJA E SAJ PEr TrEgETiM ............. 22

liTErATurA: .................................................................................................. 30

Figurat:Figure 1. Sherebela ne habitatin natyral te saj ............................................... 7Figure �. Bima dhe gjethet e sherebeles (S. officinalis L.) .............................. 8Figure �. lulet e sherebeles (S. officinalis L.) ................................................... 8Figure �. gjendrat e vajit esencial tek epiderma e gjetheve ....................... 10Figure 5. Mase e thare dhe çaji i sherebeles ................................................. 10Figure 6. Shtrirja e Fushes se Pustopojes ...................................................... 12

5

Page 7: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Figure 7. Tharese speciale e sherebeles (Shoqata “LIUS” Malesi e Madhe, bashjkefinancuar nga SNV ProMali dhe MADA) ............ 24

tabelat:Tabelë 1. Te dhëna rreth permbajtjes se komponimeve organike dhe minerale, te influencuar nga dozat e pleherimeve minerale te kultivari “Sllovenia” (ne % te lendes se thate, te realizuara nga laboratori i QTTB- Shkodër) .............................. 17Tabelë �. Te dhëna te disa principeve aktive ne ekotipet e vendit dhe te nje varieteti te huaj (ne % te lendes se thate, realizuar laboratori QTTB-se Shkodër) ........................................................... 20

6

Page 8: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Hyrje

Sherebela (Salvia officinalis l.), eshte quajtur ndryshe sherebela mjeksore. Madje per nga rendesia e perdorimit te saj ne kushte familjare dhe me gjere, ne shume raste ajo eshte quajtur edhe bima e kopshteve. Emri i saj vjen nga latinishtja “Salvus → ose Shëndet Dhënës”, ne saje te vetive të saja kurative. është klasifikuar si një bar/bime qe shëron shume sëmundje dhe nga emertimi shkencor e marre emerin Salva oficinalis L.. Salvia officinalis u përshkrua shkencërisht per here te pare nga Carl linnaeus në vitin 1753, e cila eshte vleresuar prej tij, si nje bime e rritur dhe e perdorur ne lashtesi per vetetite e saja te mrekullueshme kuruese qe zoteron. Kjo bime ndryshe eshte quajtur “uzina Medicinale”.

1. Veçorite botanike dHe biologjike

Sherebela është bimë barishtore, madje ne forma te ndryshme gjysëm-kaçubore, shumëvjeçare (me perjashtim te nen-specjes S. horminium L., e cila eshte njevjeçare). Ajo është me gjelbërim të përhershem, me lartësi mesatare 50-60 cm dhe nganjehere sipas kushteve te tokes arrin deri ne 1 m. Ka kercell te pushëzuar, ne forme drejkëndëshi e të degëzuar. Kërcejtë e rinj, që dalin nga rozeta e rrënjëve, janë me push të argjëndtë, ndërsa kur vjetërohen bëhen ne të murrme. gjethet i ka në Figure 1. Sherebela ne habitatin natyral te saj

7

Page 9: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

formë vezake dhe ne kushte te veshtira agroklimaterike behen deri ne heshtake, të përkundrejta, me ngjyrë hiri, të shëndritshme, me erë të këndëshme, por me shije të hidhur. Ato variojnë në madhësine 4 - 6,5 cm të gjata dhe deri në 2,5 - 3 cm te gjera (ndryshojne sipas kushteve te agrokultivimit dhe te tokes). Ngjyra e tyre në anën e sipërme eshte gati ne të bardhe, per shkak të qimeve shumë të shkurtra, te dendura dhe të buta, te cilet e reflektojne driten e diellit. Tek disa forma te kultivuara gjethet jane me ngjyre deri ne vjollcë.

lulet janë të mëdha, me ngjyrë vjollcë, deri në blu-trëndafili, rrallë të bardha, të grupuara në vile (kalli i rremë). lulëzimi ndodh në verë (me teper ne periudhen Maj-Korrik). Fruti është tetraaken.

Ne formen natyrale ajo rritet kryesisht ne shpate me formacione gelqerore, me kunderdrejtim nga

Jugu dhe Jug-Perendimi, te ekspozuara mire nga dielli, si dhe neper kullota, duke filluar nga zonat e uleta dhe vazhdon deri ne zonat sub-alpine, madje ne vendin tone shkon deri ne lartesite 1200 m mbi nivelin e detit (ose me sakte deri ne fillimin e zones se Ahut-Fagus sevatica L.). gjendet me e perhapur ne gjithë pjesën Veri-Perëndimore dhe Perëndimore te Shqipërisë, por kjo nuk do te thote se gjendet vetem atje. Ne keto zona ajo gjendet shpesh e perhapur si masive bimore me vete. Preferon zona ku qarkullimi i ajrit (ererat) te jene sa me presente, por jo erera arera te forta dhe te ftohta.

Page 10: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Ben pjese ne gjinine Salvia, dhe ne Familjen Botanile lamiaceae (qe ne shqip quhet Familja Buzore). Si vater e origjines botanike, jane vendet e rajonit te Mesdheut. Pervec specjes Salvia officinalis L., ne Shqiperi, ekzistojne edhe 6 specje te tjera te grupit te sherebelave, qe jane: i) Sherebela Veshtullake (Salvia glutinoza L.); ii) Sherebela Hormine (Salvia horminium L.); iii) Sherebela luleshengjini (Salvia sclarea L.); iv) Sherebela e livadheve (Salvia pratensis L.); v) Sherebela Shporis (Salvia verbenaca L.), dhe; vi) Sherebela Qerthullake (Salvia verticillata L.).

Duke qene se kjo bime ka nje veti pershtatjeje te larte ndaj kushteve tokesore dhe klimaterike, ajo thuajse po gjendet e perhapur ne te gjithe rajonet e botës. Shpesh here sherebela quhet nje bime rustike, e cila ka nje aftesi te përballoje mire mungesën e lagështirës. Por kjo nuk do te thote se nuk ka nevoje per ujitje ne kushtet e kultivimit te saj.

2. Perdorimi

Përdoren te gjithë pjesët (mbitokësore) të bimës, si: kërcelli, gjethet dhe lulet, kryesisht ne gjendje te thara. Cilësia më e mirë e materialit te thare është ajo e vegjetacionit të parë, që ndodh në fund të qershorit deri në fund të korrikut, kjo e krahasuar me ate te mbledhur gjate vegjetacionit të dytë që ndodh në periudhen shtator-tetor. Momenti më i mirë i korrjes është pak përpara lulëzimit ose me sakte sapo të ketë filluar lulëzimi i degës kryesore. Mbledhja para këtij momenti, siç mund te bëhet për interesa përfitimi, e ul cilësinë dhe sasinë e prodhimit të vjelur. Sasira me te larta te vajit esensial nga sherebela sigurohet vetem atehere kur vjelja e tij behet para fillimit te fazes se lulezimit.

Vjelja bëhet duke e prerë me mjete prerese, keshillohet pa dëmtuar pjesën e vitit të kaluar, pra jo rafsh me tokën. Kurre nuk duhet te aplikohet shkulje të gjithë bimës. Ne rastet e vjeljen ne habitatin e tyre, duhet medeomos te lihet rreth 30 % e popullatës pa u prekur, me qellim sigurimin e vazhdimesise vegjetative te tyre per vitet ne vijim. Buqetat e sapo mbledhura hapen për ajrosje dhe

Page 11: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

vendosen në tharje sa më shpejt (brenda ditës), në shtresa të holla, duke e përzier here pas here dhe mundesisht ne hije. Mbledhja e gjetheve bëhet kur është pjekur (periudha korrik-shtator), e cila dallohet kur gjate prekjes gjetheve, ato te lëshojne dyllë nëper gishta. Ky dyllë s’është gjë tjetër, por vetëm gjëndrat e vajit esencial (fig. 4). Tharja bëhet në mjedise të izoluara, larg produkteve apo

lëndëve të tjera. Kur thahet plotësisht produkti merr ngjyrë të gjelbër deri në gri-argjendi.

Ne gjendje te thate gjethet permbajne nje vaj esencial qe quhet saporine ne sasine 2-2.5%, alkaloide rreth 0,1%, lende regjese rreth 3-8%, rreshire rreth 5-6%, etj. Vaji esencial saporina, permban 40-47% tujon, 81,4% borneol, ne sasira me te vogla gjenden edhe glukozite te tjera si: cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool, etj. Ne gjethe ndodhen ne sasira te vogla edhe acidi fumarik, glukoze, pentoze, vitamina B1 dhe C, nje lende e hidhur qe quhen pikrosalvine, disa lende fitoncide, enzima, etj.

Extrati i nxjerre nga distilimi i sherebeles, permban nje fitoncid aktiv e cila perdoret me sukses kunder bacilit te tuberkulozit. Perdoret si çaj kunder djersitjes se tepert. Perdoret kunder

10

Page 12: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

skuqjes se gjirit, kunder skuqjes se gojes, per qetesimin e bajameve te infektuara. Perdoret gjithashti si çajra kunder nje sere semundjesh, si: katarreve (bllokimit) bronkiale, per mbrojtjen e melçise se zeze, kunder gureve te temthit, etj. çajrat e pergatitura ndikojne ne lehtesimin e dhimbjeve te stomakut, zorreve, vepron kunder diarese, etj. Kunder ketyre problemeve dhe jo vetem, sherebela mund te perdoret me efekte me te larta, duke e marre ekstratin ne sasine 1-3 gr/dite, i tretur ne 2 gota uji e cila pihet dy here ne dite. Mund te merret ne forme infuzi (d.m.th. i thare dhe i grimcuar), rreth 4 luge kafeje (si çaj ne dy gota uji) dhe i perdorur para gjumit.

Perveç sa me siper, çaji i pergatitur me sherebelen, sheron plotesisht ose lehteson shume mire efektet e disa semundjeve te tjera si: pastrimin e gjakut nga helmimet e shkaktuara nga enzimat e agjenteve apo lendeve te ndryshme; kunder djersitjes se tepert gjate nates; kunder kolles dhe bronkiteve kronike; kunder dhimbjes dhe shqetesimeve te fshigezes se urines dhe te veshkave; kunder problemeve te shkaktuara nga semundjet e mushkerive, perfshire ketu edhe astmen. Ndikon ne pakesimin e perkoheshem te qumeshtit te gjirit ne rastet kur nenat kane me shume se sa i nevojitet foshnjes, ose kur ajo don te beje shkeputjen e saj, etj.

lengu i perfituar pas zierjes se gjetheve te thara, perdoret me sukses ne: si kompresa kunder plageve te qelbezuara; kunder puçrrave/flluckave te gojes; trajtimin e femijve pas larjes kunder skuqjeve dhe/ose puçrrave te shfaqura ne lekuren e tyre, etj.

Si gjethe te fresketa dhe/ose te thara, perdoret gjeresisht ne guzhine per te aromatizuar peshqit e gatuar, mishin e patave dhe te rosave, mishin e derrit por edhe llojet e tjera te mishrave, sallamin e skuqur, etj. Vaji i ekstratuar perdoret ne industrine e kozmetikes dhe te parfumerise.

Per kafshet, sherebela nuk preferohet si ushqim, per faktin se ato nuk e pelqejne vajin esencial qe ka kjo bime. Per bleten lulet e sherebeles jane te pasura me nektar, dhe nga kjo bime prodhohet nje mjalt teper i embel, aromatik, me veti te larta sheruese, me ngjyre te verdhe ne te erret dhe shume i shendetshem sidomos per femijet ne rritje. Perdoret neper kopshte/parqe edhe si bime zbukuruese.

11

Page 13: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

3. mundesite e kultiVimit ne zonen e malëse se madHe

Malësia e Madhe shtrihet ne zonën Veri-Perëndimore te Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 555 km2. Dominohet nga zona e larte malore kurse ne pjesën jugore te saj, ne afërsi te liqenit te Shkodrës, relievi paraqitet fushor. Pjesa dominuese fushore, ka një emërtim Pustopoje, e cila eshte një toponim sllav qe do te thotë ”fushe e shkrete”. Fusha e Pustopojes ka një sipërfaqe rreth 7,000 ha, shtrihet nga rreza e alpeve e vazhdon deri ne buze te liqenit te Shkodrës. Fusha është e populluar me rreth 25,000 banore, te administruara ne 4 komuna dhe ne një Bashki. Aktiviteti baze ekonomik dhe te ardhurat për komunitetin sigurohen kryesisht

Figure 6. Shtrirja e Fushes se Pustopojes

1�

Page 14: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

nga bujqësia dhe blegtoria. gjate viteve te tranzicionit (1991-2011), rreth 1/3 e popullsisë se kësaj treve, rezulton te kete emigruar jashtë vendit, dhe/ose drejt zonave me urbane te Shqipërisë, por kryesisht ne periferi te qytetit te Shkodrës.

3.1. TreguesiT KlimaTeriK dhe ToKësor Te Fushes se PusToPojes

Fusha e Pustopojes zoterohet nga një klimë mesdhetare, dimër te butë dhe te lagësht, me verë te nxehtë dhe te thatë. Temperaturat mesatare vjerore, variojnë nga 14,5 °C deri ne 16,8°C. Mesatarisht bien 1,200 -1,800 mm reshje në vit, ku 80 % e tyre jane te perqendruara ne periudhën Tetor-Prill. Fusha e Pustopojes përshkohet nga 3 përrenj me prurje te mëdha ujore dhe veçanerisht sedimentesh te ngurta ne periudhen e reshjeve. Sipas studimeve kjo eshte baza gjeologjike e formimit te formacioneve aluvonale te ketyre tokave. gjate periudhes se thate (muajt Maj-Shtator), ato thahen plotesisht, ujrat e te cileve per shkak te formacioneve zhavorrore, precipitojne si ujra nentoksore. Veshja bimore karakterizohet kryesisht nga bime barishtore me cikël te shkurtër dhe/ose shkurre te ulëta. Pamja e përgjithshme ne muajt e thate te verës është pothuajse e “shkrete”. Toka është skeletike e gurishtore. origjina toke-formuese e Fushes se Pustopojes bazohet ne aluvionet e sjella kryesisht nga 3 përrej e siperpermendura te cilat kane ardhur nga Alpet drejt liqenit te Shkodrës. Përmbajtja e zhavorreve/gurishteve ne shtresën e thellesise nga 0-60 cm, qe quhet ndryshe edhe thellësia e tokës bujqesore, është ne sasine 70-90 %.

Deri ne vitet ’90, janë bere përpjekje te shumta për vënien ne efiçience te kesaj siperfaqeje, duke kultivuar me teper bime medicinale si timusi, levandola, trumza, e shume te tjera, sukseset e te cilave kane qene efektive. Sot këto sipërfaqe, si rezultat i mungeses se nisjativave per tí shfrytezuar ato, abandonimet masive, etj, kane bere qe keto toka ne pjesen me te madhe te tyre, kane mbetur nen ndikimin e jashtezakonshem te degradimit, te shplarjes te asaj pak lende organike dhe te erozionit intensisv qe ndodh ne keto zona per shkak te mos kultivimit te tyre.

1�

Page 15: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Vitet e fundit, si rezultat i “zgjimit” te banoreve, si dhe si rezultat i politikave te komunitetit rural te zonave perkatese, politikave te subvensioneve, etj, po konstatohet nje rritje interesit dhe vëmendjes ndaj fillimit te kultivimit te bimes fitim-prurese te sherebelës. Aktualisht janë mbjelle rreth 700 ha me kete bime, qe me te drejte tashme edhe perse eshte bime medicinale, ajo po quhet bime bujqësore. Fusha e Pustopojes ne rrethin e Malesise se Madhe, zoteron nje siperfaqe potenciale per t’u mbjelle me kete bime dhe perllogaritet deri ne 5000 hektare. Kjo siperfaqe aktualisht nuk eshte e kultivuar, por po shfrytezohet vetem si siperfaqe kullosore per mbarshtimin e blegtorise, kryesisht te imtat. Kjo siperfaqe rezulton e privatizuar sipas ligjit 7501 “Per Token”. Sipas informacioneve nuk ka tendenca te problemeve te pronësisë mbi token.

lidhur me kultivimin e bimes se sherebeles, si ne te kaluaren ashtu edhe tani, ekziston një eksperience ne rritje te kultivimit te saj. Vetem ne 3 vitet e fundit është 10 fishuar sipërfaqja e mbjelle me kete bime. Kjo me teper edhe ne saje te funksionimit te një rrjeti sipërmarrësish e grumbulluesish vendas me kapacitete te larta grumbullimi e përpunimi te sherebeles se prodhuar nga vendasit dhe jo vetem. Kjo fale edhe mbeshtetjeve relativisht te medha financiare qe ka bere SNV dhe ProMali, te investuara ketyre subjekteve me makineri e pajisje, efektiviteti i te cileve ka qene jashtezakonisht pozitiv per zonen dhe jo vetem. Mbeshtetje te konsiderueshme direkte ne financimin e materialit mbjelles, kane patur edhe kultivuesit e kesaj bime, nepermjet aplikimit te programit te suksesëshëm CurE (cultivation for regeneration (kultivim për regjenerim)), rezultatet e te cileve kane qene mjaft frutdhenese.

3.2. KulTivimi i sherebeles ne KeTe zone

Deri ne vitet 90, bima e sherebelës është mbledhur nga habitatet natyrore te saj. Destinacioni i saj ka qene eksporti. Shqipëria ka eksportuar gjate viteve 1970-2000 sasi te konsiderueshme te saj nga 1800 - 2500 ton/vit. Pas viteve 2000, disa fermere e filluan kultivimin e saj si bime bujqësore shumëvjeçare. Kjo për dy arsye kryesore: 1)

1�

Page 16: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

rezervat ne habitatet natyrore u ulen ne menyre drastike si rezultat i shfrytezimit pa kriter, si: a) vjelje te pervitshme ne nje vend; b) shkulje e bimes me gjithe rrenje; c) zjarre te qellimshme, etj; d) Vjelja e saj nga natyra po realizohet duke haxhuar me shume kohe dhe me kosto te larte grumbuillimi, dhe; e) Kerkesat e tregut boteror per kete bime jane rritur ndjeshem dhe vazhdojne akoma te jene te larta.

Sot ne kete zone janë te mbjellura rreth 700 ha dhe kjo vetëm ne zonën e Mbishkodrës, Pustopoje. Ekotipet/populacionet kryesore qe kultivohen neper keto zona, janë: “Taraboshi”, “Hoti”, “Velipoja” dhe një varietet tjeter i huaj i quajtur “Sllovenia”. Mënyra kryesore e përftimit te materialit mbjellës për ekotipet e vendit është ajo me copa te rrenjezuara te marra nga habitatet ekzistuese natyrore. Ndersa për varietetin “Sllovenia”, e cila eshte me dominante nga kultivaret e huaj, fidanët prodhohen nga mbjellja e fares. Ne kushtet e varfërimit te habitateve natyrore për ekotipet e vendit, qe deri tani kane qene burime te materialit mbjellës, ne veshtiresi te saj tashme ka filluar ngritja e farishtoreve dhe aplikimit te skemave për prodhimin e farave te ekotipeve me te mira. Kjo, si nje pervoje e mire ka filluar ne Qendrën e Transferimit te Teknologjive Bujqësore, Shkodër (QTTB).

3.3. inTeresi eKonomiK i KulTivimiT Te sherebelës

Nga praktikat e deritanishme te kultivimit te sherebelës rezulton se, bazuar edhe ne çmimet aktuale te grumbullimit, e cila leviz nga 1.5-1.8 uSD/kg mase e thate bimore e papërpunuar, te ardhurat vjetore jane mbreselenese. Prodhimi i masës gjethore te thate ne një ha shkon edhe në rreth 30 ton/ha/vit. Kostoja e prodhimit, qe nenkupton totalin e spenzimeve te përgjithshme te kultivuesit nga viti i pare deri ne vitin e 5 dhe/ose te 6 (sipas të dhënave të QTTB-Shkodër), varijojne nga 800-1200 uSD/ha. Ndersa te ardhutat mesatare vjetore (rreth 30 ton/vit/ha x 1,5 – 1,8 uSD/kg si mase e thate), flasin per leverdine e madhe ekonomike te kultivimit te kesaj bime ne keto toka e zona, ku bimet e tjera nuk kane rezultate. Shpenzimet me te mëdha i takojnë vitit te i-re, qe koencidon me

15

Page 17: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

vitin e mbjelljes si dhe te kultivimit, ku përfshihen shpenzimet për pastrimin e parcelave, plugimet dhe përgatitja e tokes për mbjellje, si dhe vlera e materialit mbjellës (fidanë nga farerat apo nga copat e rrenjezuara). Mundësitë e zgjerimit te sipërfaqes se kultivimit ne zonen e Pustopojes, janë për një sipërfaqe 5000 ha. Nese mbillet kjo siperfaqe, do te thote se e ardhura vjetore do te ishte 20-25 milion uSD. Kjo eshte nje shifër inkurajuese, e cila do te ishte një mbështetje e sigurt për një zhvillim te qëndrueshëm te komunitetit rural te zonës.

Deri tani tregu i eksportit te sherebelës ka qene i bazuar ne produktin mase gjethore e thate. Ka shume pak eksporte te sherebelës se përpunuar (dmth te extradimit te principeve aktive, vajit esencial, etj). Kjo po ndodh per faktin pasi deri tani, nuk ka pasur probleme ne sigurimin e tregjeve për eksportin e sherebelës ne formën e materialit te thate gjethor dhe se dyti dhe me kryesorja ne kete zone, nuk ka te instaluar kapacitete teknike te përpunimit te sherebeles se thate. Ne një te ardhme te afërt janë te gjitha mundësitë e ngritjes se infrastrukturës se përpunimit dhe te eksportit te principeve/koncentrateve aktive, te cilat jane premisa te tjera qe do te rrisnin akoma me shume interesin ekonomik te kultivimit te kësaj bime.

3.4. sTudime ParaPraKe Te Kryera nga QTTb-shKoder

Me qellim mbështetje te kësaj praktike bujqësore dhe me interes te madh ekonomik, nga QTTB Shkoder, ne vitet e fundit janë kryer mjaft studime ne funksion te hartimit dhe te zbatimit te teknologjive me sa më me efikasitet, kryesisht ne dobi te fermerit qe e kultivon sherebelën. Janë marre ne konsiderate edhe vlerësimet e mepareshme te bera për bimët medicinale te vendit tone. Shqipëria renditet nder te pasurat vende me bime medicinale ne rajon, ndërsa kur behet fjale për sherebelën e kultivuar, studimet janë ende te paketa.

Fillimisht QTTB Shkoder eshte fokusuar ne vlerësimin e ekotipeve me te përdorura si material mbjellës. Nga vleresimi rezulton se përmbajtja e tujonit dhe vajit esencial ne ekotipet e vendit (kryesisht te pjeses veri-perëndimore) është 10-12 % me e

16

Page 18: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

larte kundrejt varieteteve te huaja ne te njëjtat kushte kultivimi. Tregu i eksportit i preferon pikërisht këto ekotipe. Për t’i paraprirë gabimeve te mundshme, prioritet ne studimet e QTTB, ne te ardhemen do te kenë ekotipet autoktone, duke realizuar jo vetëm koleksionimin, por edhe karakterizimin agromorfologjik te tyre.

Ne keto vite, Qeveria e republikës se Shqipërisë, ka filluar mbështetjen e kësaj veprimtarie ekonomike, duke subvencionuar zgjerimin e sipërfaqeve te kultivuara me sherebele. Vlera e subvencionit është 2000 uSD/ha. Kjo mbështetje është aplikuar vetëm për vitin e i-re, si vit i investimeve kryesore per realizimin e mbjelljes. Ajo përfshin mbulimin e shpenzimeve te larta te vitit te i-re, ne veçanti e sigurimit te materialit mbjellës, qe akoma vazhdon te jete me kosto te larte. Efekti i kësaj mase te marre, është reflektuar qysh ne vitin e pare, e cila ka nxitur aplikimin e me se 300 projekteve për një sipërfaqe totale te mbjelle me bimën e sherebelës ne rreth 400 ha vetëm ne zonën e Malësisë se Madhe.

Mbështetja me kredi e zgjerimit te rrjetit te grumbullimit dhe përpunimit për sipërmarrësit privat vazhdon te jete prioritar për te përballuar rritjen e prodhimit te sherebelës. Nga ana tjetër, janë ofruar mbështetje për rritjen e kapaciteteve te distilerive ne funksion te përmirësimit te strukturës se eksportit duke e rritur atë nepermjet lendeve aktive te pastra.

Ne funksion te mbështetjes se fermerëve si kultivues te sherebelës, e shoqeruar me shërbim këshillimor sa me cilësor (asistence ne perzgjedhjen e ekotipit, teknologjinë e kultivimit, pleherimit, perpunimit pas vjeljes, etj), QTTB Shkodër, si institucion kërkimor dhe këshillimor, është fokusuar ne problematikat aktuale dhe te perspektives se kultivimit te kesaj bime. Ne ketë qendër kerkimore, po zbatohen projekte jo vetëm për përmirësimin e vazhdueshëm te teknikave dhe teknologjive te kultivimit te sherebelës, por edhe te menaxhimit te burimeve gjenetike te saj, me qellim ngritjen e një sistemi efikas te prodhimit te farerave dhe fidanave, për te mbështetur drejtpërdrejte rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe qëndrueshmërinë e këtij aktiviteti ne trevën e Malësisë Madhe. QTTB-Shkodër, po mbështetet gjithashtu,

17

Page 19: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

nepermjet një infrastrukture laboratorike për te kontribuar ne realizimin e analizave dhe ekspertizave te produkteve specifike te bimës se sherebelës dhe te bimëve te tjera medicinale.

Nga puna kerkimore dhe laboratorike qe QTTB-Shkoder, ka bere ne drejtim te influences se pleherimit mineral ne permbajtjen e komponimeve organike dhe minerale ne materialin e thate, rezulton se ato rriten me rritjen e dozave te pleherimit (Tabela nr 1). Por rritja e metejshme e tyre, ndikon ne rritjen e komponimeve nitrite dhe nitrate, te cilat ndikojne ndjeshem ne uljen e cilesise se produktit, ku niveli i permbajtjes se tyre eshte nje nga treguesit themelor te eksporteve ne tregun Europian dhe jo vetem.

4. kultiVimi

4.1. KerKesaT Per ToKen dhe PergaTiTja e saj

Sherebela eshte nje bime e cila nuk ka kerkesa te veçanta per token. Kjo nuk do te thote se nuk shkon ne toka “te mira” nga pikpamja agroteknike. Ajo i pershtatet shume mire tokave malore, gurishtore, skeletore, me horizont te ceket punues, por me mire shkon ne toka me permbajtje te komponimeve gelqerore. Nuk i pershtatet tokave me kunder-drejtim nga veriu dhe ose qe jane te ftohta, ose qe rrihen nga ererat e forta dhe ato te veriut, etj.

Punimi i tokes behet njesoj si per te gjithe kulturat e tjera etero-vajore. Ajo konsiston ne plugimin e saj ne thellesine 19-21 ose

1�

Tabelë 1. Te dhëna rreth permbajtjes se komponimeve organike dhe minerale, te influencuar nga dozat e pleherimeve minerale te kultivari “Sllovenia” (ne % te lendes se thate, te realizuara nga laboratori i QTTB- Shkodër)

Page 20: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

21-26 cm (ne varesi te shtreses aktive te tokes), behen 1-2 frezime sipas gjykimit te kultivuesit/specialistit, mjafton qe toka te jete e thermuar me strukture dhe e niveluar si duhet. Parashikohet qe bima e sherebeles do te shfrytezohet dhe do te qendroi ne toke rreth 5-7 vjet ne varesi te zhvillimit te saj. Para plugimit dhe/ose para frezimit, keshillohet te hidhen plehrat Fosforo-Potasike ne masen 15-18 kg fizik per nje dn, te kombinuara me elementet P205 + K20, te cilat perzihen mire me dheun. Per percaktimin e sakte te sasise se plehrave, rekomandohet kryerja e analizave laboratorike. Nese tokat jane shume te varfera mund te aplikohet edhe pleherimi organik ne doza te lehta 150-250 kv/ha. Nese tentohet te hidhet me shume, atehere cilesia e komponimeve te rendesishme (vajrat esenciale), bie ndjeshem.

4.2. PergaTiTja e FidaniT dhe mbjellja e Tyre ne vendin e Perheshem

Fidani pergatitet ne menyra te ndryshme. Nje denym toke per ta mbjelle ne distancat 60 -70 cm ndermjet rreshtave dhe rreth 30 cm ndermjet bimeve ne rresht, kerkon 5,500-6,000 bime ose 55,000-60,000 bime per hektare. Kjo sasi fidani sigurohet ne nje siperfaqe farishteje (shtreter/vellaja te ftohta ose ½ te nxehta) ne rreth 200 m2/ha ose 20 m2/dn. zakonisht per 1m2 shtrat farishteje, duhet 10 gram fare. Farerat keshillohen te mbillen ne rreshta ne gjeresi 10-15 cm. Nese fidanat do te pergatiten ne module plastike, atehere norma e fares reduktohet ndjeshem deri ne 50%, madje me shume. Mbjelljet e fidanit behen ne muajt e pranveres dhe ne muajt e fundit te veres. Per secilen nga keto mbjellje, fidanat duhet te mbillen jo vetem ne periudha te ndryshme, por edhe ne teknologji te ndryshme.

Nese mbjelljet e siperfaqes se perheshme do te behen ne pranvere, atehere farerat duhet te mbillen gjate muajit Shkurt deri ne fillimin e Marsit ne mjedise ½ te nxehte dhe fidani do te jete gati pas 55-60 diteve per tu mbjelle ne vendin e perhershem gjate muajve Prill dhe Maj, por gjithmone me mundesi ujitjeje per zenje dhe ne fazat e para te vegjetacionit (kjo nese nuk do te kete reshje).

1�

Page 21: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Nese mbjelljet e siperfaqeve se perheshme, do te behen ne muajt e vjeshtes, atehere farerat duhet te mbillen ne mjedise te ftohta, gjate muajve Korrik-gusht. Ne fushe te hapur duhet te mbillen para se te filojne ngricat dhe bimet te jene te lidhura mire me token. Kjo do te thote se duhet llogaritur mire periudha qe duhet per zenje (ndermjet periudhes se mbjelljeve dhe dites se fillimit te ngricave). Pas mbjelljes keshillohet ujitja individuale per zenjen sa me te shpejte te tyre (do te jete ideale ne forme shiu apo me pika atje ku mund te aplikohet).

Një nder problemet teknologjike, e cila merr një rëndësie te veçante është % e ulet e aftësisë mbirëse te farave te perpdorura nga ekotipet autoktone. Kjo është e lidhur me sigurimin e fidanave te prodhuara nga mbjellja e fares se ketyre formave bimore. Nga pikëpamja e zenies se tij ne fushe, mbjellja e fidanave te marra nga mbirja e farerave është shume me i larte se sa nga mbjelljet e fidanave te realizuara me copat e rrenjezuara te marra nga habitatet natyrore. Kostoja e fidanave eshte e larte, per efekt te farerave qe jane mjaft te kushtueshme. Nga studimet e kryera rezulton se aftësia mbirëse e farave nga kultivaret autoktone ne vitin e pare, nuk e kalon vlerën 12-15 %. Me kalimin e kohës si ne vitin e dyte, por ne kushte te mira ruajtje (ambiente te thata, temperature e ulet dhe ne mungese te dritës), farat e ekotipeve autoktone shprehin një aftësi mbirëse 50-60 %. Kjo do te ishte mënyra me e mire e menaxhimit te materialit faror me origjine ekotipet e vendit.

Duke pasur ne konsiderate rritjen e kërkesës për material mbjellës me origjine ekotipet e vendit, QTTB Shkodër ka ngritur dhe programuar një skeme te prodhimit te farave te çertifikuara për këto ekotipe. Fillimisht jane ngritur farishtoret mëma te ekotipeve baze te koleksionuara ne rajonin e Shqipërisë Veri-Perëndimore. Prej këtu do te vazhdohet me krijimin e farishteve për prodhimin e farave para-baze dhe me tej baze, për te vazhduar me prodhimin e farës se çertifikuar sipas ekotipeve duke respektuar rigorozisht kriteret dhe skemat e prodhimit te farave me tregues cilësore.

Ne një te ardheme te afërt, bazuar edhe ne ekotipet autoktone, do te hartohen programe te përmirësimit gjenetik ne funksion te

�0

Page 22: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

rritjes se prodhimtarisë, përshtatshmërisë dhe cilësisë se sherebelës se kultivuar.

4.3. sherbimeT agroTeKniKe

Konsistojne ne mbajtjen paster te tokes nga barerat e keqia, shkrifterimin e saj dhe mbulimin e plehrave azotike dhe te tjerat gjate pleherimit ne periudhen e vegjetacionit. Eshte e domosdoshme qe pleherimi azotik te behet ne masem 10-15 kg/dn, keshillohet ne forme ureje por jo vetem, por gjithmone e shoqeruar me mbulimin e saj ne toke, ndryshe elementi aktiv azoti (ne formen e NH3), avullon totalisht dhe bimet nuk pleherohen dhe shpenzimet jane bere. Kjo duhet te behet rreth dy here, njera ne fillim te rritjes dhe e dyta menjehere pas pas korrjes se pare dhe/ose ne fillim te shperthimit te llastareve te rinj.

Një nder elementet me te rëndësishmit ne teknologjinë e kultivimit te sherebeles është sistemi i plehërimit. rritja e prodhimtarisë kërkon një sistem plehërimi te kujdeseshem dhe te balancuar. është studiuar efekti i plehrave kimike mbi cilësinë e prodhimit dhe standardeve qe kërkon tregu. është konstatuar se përdorimi i njëanshëm i plehut azotik rrit prodhimin por dëmton seriozisht cilësinë dhe nxjerr produktin jashtë standardit (si rezultat i përmbajtjes se larte te nitriteve). Për kushtet e Pustopojes dozat e

�1

Tabelë 2. Te dhëna te disa principeve aktive ne ekotipet e vendit dhe te nje varieteti te huaj (ne % te lendes se thate, realizuar nga laboratori QTTB-se Shkodër)

Page 23: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

NPK (Azot, Fosfor dhe Potas), te rekomanduar nga QTTB-Shkoder, ne një vit te jene rreth nivelit N20 - 40-50 kg.l.a./ha, P205 - 40-60 kg.l.a./ha, K20 - 80-100 kg.l.a./ha. Sipas praktikes se kultivimit ne kete zone, kultivimi i sherebeles eshte me efektivitet te plote per nje periudhe 4-5 vjeçare. Shfrytezimi mund te shkoje edhe me shume vite, por rezultatet nuk jane te deshiruara.

5. Vjelja, tHarja dHe Pergatitja e saj Per tregetim

Koha apo çasti i mbledhjes së bimëve përcaktohet nga dy faktorë, si: veçoritë biologjikë të bimës (koha biologjike), ashtu edhe kushtet atmosferike (koha meteorologjike). Vjejla duhet medeomos te behet në kushtet më të mira të mundshme meteorologjike. Kërkohet së pari mot i mirë, duke shmangur vesën, reshjet dhe lagështinë ajrore të lartë.

Në shumicën e rasteve vjelja e bimëve bëhet me dorë, duke perdorur mjete te tilla si gërshërë, thika, drapëra, etj, por edhe mjete te mekanizuara. Sigurisht, përdoren edhe mjete të tjera ndihmëse, si rrjeta, çarçafë, copa bezeje, mushama, etj. Të gjitha këto mjete, sherbejne për të siguruar pastërti të produktit që vilet. Koha më e mirë për grumbullimin e sherebelës është pak para lulëzimit apo sapo të fillojë lulëzimi i degës kryesore. Mund të merren dy korrje, e para në verë (jo para mesit të qershorit) dhe e dyta në vjeshtë (shtator-tetor). Nuk duhet te aplikohet prerje rrafsh me tokën ose shkulja e bimës për të marrë gjethet, pasi keshtu bima zhduket.

Për të siguruar cilësinë e produktit që vilet duhet te ndiqen këto rregulla:

• Të mblidhen produkte të pastra plotësisht nga ndotësa të ndryshëm fizikë e kimikë. Vjelja të kryhet në zona të pandotura ose në largësi të caktuar nga burimet e ndotjes (rrugët, industria përpunuese apo prodhuese, vendbanimet, zonat e depozitimit të plehrave apo ndotësve të ndryshëm, zonat bujqësore të ndotura, etj). largësia përcaktohet në bazë

��

Page 24: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

të kushteve, duke u konsultuar me trupën e inspektimit.

• Të mos vilen pjesët e dëmtuara mekanikisht, apo të prekura nga sëmundjet.

• Të mos lëndohen, shtypen, a vriten gjatë vjeljes, sidomos gjethet janë delikate.

• Pjesët e mbledhura të bimës nuk lihen në konkakt të drejtpërdrejtë me tokën, ato duhet te vendosen menjehere ne carcafe, arka, kosha apo mjete te tjera dhe transportohen ne vendin e tharjes.

• Produkti i vjelë e i grumbulluar gjatë ditës nuk lihet në diell, por dergohet menjehere në hije per tu thare, ose dergohen tek vendi/pika e tharjes-grumbullim-përpunimit.

Pjesët e vjelura, meqë janë shkëputur nga trupi i bimës dhe janë të njoma kërkojnë përkujdesje mbas vjeljes sepse dëmtohen lehtë. Shumë e rëndësishme është te ndiqen keto procedura:

• Transportohet në kushte të pasterta dhe jo mjete qe jane te lagura/njomura.

• Nuk ngjishet e nuk vendoset në shtresa të larta, me qëllim që të mos dëmtohet gjatë transportit.

• Kur nuk është i mundur transporti i shpejtë, lihen në hije, në shtresa të holla, që të mos shtypen apo të mos nxehen nga fillimi i proceseve te dekompozimit, si produkte të freskëta bimore sepse ato përmbajnë shumë ujë.

Tharja e produktit bëhet me qellim që të ulet metabolizmi e të mos zhvillohen bakteret dhe kërpudhat, të cilat shkaktojnë prishjen, kalbjen apo mykjen e tij. Tharja është procesi i largimit të lagështisë së brendshme të produktit. Mbas procesit të tharjes lagështia e produktit të tharë duhet të jetë nën 14 % dhe e njëtrajtshme. Tharja është procesi kryesor i përpunimit, i cili kryhet mbas mbledhjes së bimëve.

��

Page 25: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Eshtë e rëndësishme që tharja të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse pengohet fermentimi apo kalbja, që çon në uljen e përmbajtjes së lëndëve që përdoren, por dhe për të ruajtur ngjyrën natyrale të bimës.

Ka dy mënyra tharjeje:

• Tharja natyrore: Bëhet në kushte klimatike natyrore: në hije e në temperaturë nor-male të mjedisit. Kërkohet të shmangen temperaturat shumë të larta atje ku eshte e mundur. Kjo mënyrë tharjeje zgjat disa ditë dhe kërkon shumë hapsirë për hapjen e produkteve. Në

periudhat me reshje, si pranvera apo vjeshta, rriten vështirësitë për tharje, për shkak të lagështisë relative të ajrit. gjate tharjes materiali i vjelur nuk duhet vendosur drejteperdrejte ne kon-takt me token. Materiali duhet vendosur mbi korniza/paleta ne rreth 25 cm nga toka.

• Tharja artificiale: Bëhet në tharëse apo makineri speciale. Kjo mënyrë tharje është më e shpejtë se ajo natyrore. Ajo mund të bëhet në çdo kohë e stinë. zakonisht kjo është e rëndësishme të bëhet qe te ruhet ngjyra origjinale, ose dhe kur kërkohet shpejtësi tharjeje për të ruajtur lëndët esenciale. ruajtja e ngjyrës bëhet kur produktet bimore thahen në 45ºC, të shoqëruara edhe me kushte të tjera, si ventilimi, vendosja mbi dërrasa, korniza (figura nr. 7) në shtresa të holla, etj.

��

Page 26: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Raporti i masës së thatë me atë të vjelë. Procesi i tharjes bën që të ulet lagështia dhe masa e bimëve te mbetet më pak. raporti i pjesës që mbetet si raporti i pjesës së tharë me atë të vjelë mesatarisht është 1 : 6 (varion nga 1 : 4 deri në 1 : 8).

Përpunimi i produktit mbas tharjes bëhet sipas kerkesave te tregut për qëllime të ndryshme (si i bluar per cajra, për t’i ulur vëllimin, për të bërë paketimin, etj). Proceset sipas kerkesave mbas tharjes së bimëve janë: copëtimi, grirja, thërrmimi, pastrimi i kërcejve apo organeve të tjera, sitja, etj. sipas standarteve të përcaktuara.

Këto procese bëhen kur është e përcaktuar në teknikën e tyre, gjithëmonë duke ruajtur e rritur vlerën dhe cilësinë e produktit që përpunohet. Përpunuesit dhe trajtuesit kanë të paracaktuara proceset e përpunimit, duke zbatuar kushtet e përgjithshme. gjatë përpunimit të ruhet cilësia dhe higjiena e produktit.

Dorezimi i produktit. Marrja në dorëzim është një proces i rëndësishëm, që ndodh midis kultivuesve dhe grumbulluesve. Cilado qoftë sasia që dorëzohet, në kontigjente të mëdha apo të vogla, puna fillon me kontrollin e produktit që do të dorëzohet, duke identifikuar cilësinë e tij. Kontrolli vlerëson përzierjen e produkteve me materiale apo sende të palejuara, përbërjen e cilësinë që lidhte me ngjyrën e aroma e produktit, e deri tek etiketimi e dokumentimi.

gjatë procesit të dorëzimit kontrollohen e shihen:

• Përbërja e materialit që ai të jetë sa më homogjen.

• Përmbajtja që produkti të jetë vjelë në fazën e duhur.

• Të jetë i padëmtuar nga ana mekanike.

• Të jetë i tharë apo përpunuar në kushtet e përcaktuara sipas standarteve dhe uniform.

• Të ketë lagështinë e kërkuar (kur dorëzohet i tharë).

• Nga pamja e jashtëme të ketë ngjyrën karakteristike, të jetë e paprekur, e padëmtuar nga kërpudhat, myqet e dëmtuesit.

�5

Page 27: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Shikohet homogjeniteti i materialit në të gjithë treguesit e mësipërm. Kur është e nevojshme bëhen analiza për lagështinë, përmbajtjen, etj., duke marrë një ose disa mostra mesatare, nga i gjithë kontigjenti (nga gjithë thasët apo dengjet e dorëzuar, duke marrë në thellësi të tyre) dhe duke e shënuar kontigjentin që përfaqëson. Marrja në dorrëzim bëhet për çdo kontigjent më vete.

Në bazë të këtij vlerësimi vendoset nëse produkti i gatshëm do të merret në dorëzim apo kërkon përpunim të mëtejshëm, ose kthehet që ai të rregullohet nga mbledhësi, apo mund të asgjesohet, kur përmbajtja është krejt e papranueshme dhe pa mundësi riparimi.

Materiali merret në dorëzim kur:

• Produkti te jete homogjen nga përmbajtja, pa përzierje të bimëve/organeve të tjera dhe pa pjesë të huaja në brendësi.

• Produkti te kete ngjyrën karakteristike, pa kalbie e mykje.

• Produkti te kete erën/aromen tipike të species/organit, pa erë myku. Për këtë materiali thërrmohet midis gishtave, mund të shtypet në havan, mund të njomet, etj., dhe pastaj nuhatet.

• Produkti te jete i paprekur nga sëmundjet e dëmtuesit.

Etiketimi. Pavarësisht nga sasia, mënyra e ambalazhimit apo paketimi, vendndodhja, cilësia, etj, vendoset etiketa, mbi ambalazh kur është i paketuar, apo brenda produktit kur është rifuxhio (i pa ambalazhuar), me qëllim që të bëhet njohja dhe gjurmimi i produktit.

Etiketimi është kërkesë e një marketingu të mirë, por dhe kërkesë ligjore e tregtisë apo e standardit, që i shërben blerësit apo konsumatorit të fundit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm që lidhet me produktin, si përmbajtja, origjina, lagështia, etj. Në etiketë mund te vendosen dhe logot apo shënjat e prodhuesve, apo shënja të veçanta, që tregojnë origjinën, ruajtjen, çertifikimin, etj.

�6

Page 28: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

Prandaj për etiketimin ndiqen këto rregulla:

• Produkti që në fazën e grumbullimit dokumentohet nga çdo prodhues.

• Në çdo kontigjent të grumbulluar, përpunuar e ambalazhuar bëhet gjurmimi i produktit i detajuar për çdo proces, që të bëhet maksimalizimi i gjurmimeve.

• Në çdo proces dokumentimi shoqëron produktin, bilè ajo duhet pasuruar duke i shtuar detaje kur mbi të ka përpunime, shtesa, përzierje, etj.

• Për sasi të caktuara, kur në magazina ka produkte me cilësi të ndryshme, shënohen me tabelë produktet sipas cilësive, përveç masave të sigurta të ndarjes së tyre.

• Etiketa vendoset brenda dhe jashtë ambalazhit. Etiketa e jashtme mbërthehet mirë mbas ambalazhit dhe vendoset në vendin e dukshëm, në anë apo sipër ambalazhit.

Përmbajtja dhe cilësia e etiketës:

• Etiketat për qëllimin e vet duhet të përmbajnë informacionin e kërkuar nga legjislacioni i vendit dhe mjaftueshëm për kërkesat e blerësit apo konsumatorit, si emri i bimës, sasia, cilësia, viti i kultivimit, vendi apo fermeri, shtesa që mund të jenë përdorur gjatë përpunimit dhe sqarime të tjera, që mund t’i kërkojë blerësi.

• Etiketa shkruhet qartë, që të lexohet lehtë nga blerësi.

• Etiketa në vetvete duhet të jetë e pastër, jo me lëndë kimike të ndaluara.

Produkti i paketuar, deri sa të shitet, magazinohet. Bimët e thara kanë veti të thithin lagështinë ajrore, kur kjo është e lartë dhe, për rrjedhojë, myken e prishen. Ato mund të jenë fole për depozitimin

�7

Page 29: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

e shumë insekteve dhe dëmtuesve. Prandaj edhe për magazinim kërkohen disa kushte e respektohen disa rregulla, që të ruhen vlerat e të mos dëmtohet prodhimi nga faktorë klimatikë e faktorë të tjerë me risk.

Konkretisht, magazinat e ruajtjes të jenë:

• Të pastra nga pluhurat e kimikatet, të ajrosura ose të ventiluara, të thara, pa lagështi; kushtet e temperaturës të luhaten pak, me hapësirën e nevojshme të ndriçimit, por që rrezet e diellit të mos bien direkt mbi produkt.

• Pa mundësi ndotjeje nga ndotësa të jashtëm kimikë, si pesticide, bojra, plehra kimike, etj., dhe pa rrrezik nga dëmtuesit, merimangat, etj.

• Pa rrezik përmbytjeje e zjarri, nga bagëtitë e kafshët shtëpiake, etj.

E rëndësishme është që produkti që magazinohet të vendoset e ruhet mirë, prandaj:

• Produkti në magazina vendoset i sistemuar, jo direkt në dysheme, por mbi paleta ose vende të ngritura nga dyshemeja.

Amballazhimi dhe magazimini i prodhimeve të thara

• Thasët apo produktet e thara te vendosen në shtresa (lartësi) të vogla, jo në shtresa apo sasi të mëdha (kur jane thase 4-7 copë), që të mos dëmtohen nga vetë pesha e tyre.

• Thasët vendosen larg nga muret anësore (rreth 50 cm) dhe mjediset e tjera, që të mos marrin lagështi dhe të ajrosen lirshëm nga të gjitha anët.

• Malli në magazinë sistemohet në mënyrë që të lihen rrugë kalimi, për të kontrolluar gjendjen dhe për të kryer

��

Page 30: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

manipulimet e nevojshme.

• Kur malli qëndron për një kohë të gjatë në magazinë, në mënyrë periodike, çdo muaj bëhet lëvizje e tij me qëllim ajrosje, duke i zhvendosur thasët e fundit përsipër dhe e kundërta.

• Merren masa për mos prekjen e produkteve nga dëmtuesit, nga zjarri, etj.

• Të mos përdoren fumigantë, sidomos fosfororganikët (fostoksina), por vetëm ato të lejuara nga standardi, kryesisht masat mekanike.

• Të vendosen të ndara produktet e bimëve aromatike, që ndotin me aromë apo vajra etirike produktet e tjera.

��

Page 31: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

literatura:• QTTB-Shkoder (Poster per SNV ProMali): Mundesite e kultivimit te sherbeles

ne Malesine e Madhe, 2012

• Anasi E.S.: “176 crops 176 doctors”, Baça”, Tirana, 2002, pp. 16-202;

• Angeletti, l.r., Agrimi, u., Curia, C., French, D., Mariani-Costantini, r., 1992. Healing rituals and sacred serpents. lancet 340, 223– 225.

• Asllani u, 2004, “Esencat e bimeve aromatike e mjekesore te trevave shqiptare” (The essences of aromatic and medicinal herbs of Albanian regions) Tirane

• Asllani u. 2000. Chemical composition of Albanian sage oil (Salvia officinalis l.). Journal of essential oil research, 12 (1)

• Bezzi A..la coltivazione della salvia ( Salvia officinalis l.). Annali istituto Sperimentale Assestamento Forestale e Alpicoltura.

• Chevallier A.: “Encyclopedia of Medicinal Plants”. A Dorling Kindersley Book. london, 2001, pp. 201-336;

• çikov P.S.: “lekarstennwje rastjenija”. Moskva, 1982, pp. 66-118;

• Demiri M., “Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone”, Tirane, 1979.

• Dizdari r., Ndoja H.: “The data from popular medicine by northern Albania”. Tirana, 1975, pp 68-424;

• Draft Descriptor list Salvia officinalis l. 2011, ECPgr

• guarino l., ramanatha V. and reid r.: “Collecting Plant genetic Diversity”. Technical guidelines. u.K. 1995, pp. 62-84;

• Hammer K., Pistrick K and Xhuveli l.: “Development of Albania’s Plant genetic resources interwoven with History”. Diversity, vol.11, Nos. 1 & 2, 1995, pp. 102–104;

• Hyso M. 2005 raporti final i “Programit të Koleksionimit dhe Vlerësimit të gjermoplazmës se bimeve medicinale ne Shqiperi, (Final report "Program of germoplazms collection and Evaluation of medicinal plants in Albania, (ASP), Tirana.

• Hyso M.: “Working methodic for wild germplasm collecting and evaluating of biodiversity species”. Tirana, 2003, pp. 21-81;

�0

Page 32: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria

• Piccaglia r et al 1989. Effect of mineral fertilizers on the composition of Salvia officinalis oil. Journal of essential oil research, 1 (2)

• Pieroni, A., Quave, C., Nebel, S., Heinrich, M., 2002b. Ethno pharmacy of ethnic Albanians (Arberesh ¨ e) in northern Basilicata (southern italy). ¨Fitoterapy 73, 217–241.

• Publication of the Ministry of Environment, Forests and Water recourses: “The red book of Albanian flora”, Tirana, 2007, pp. 5-88;

• QTTB-Shkoder (Poster per SNV ProMali): Mundesite e kultivimit te sherbeles ne Malesine e Madhe, 2012

• rexhepi F.: “Endemic Plants in Kosova”. Prishtina, 2000, pp.24 and 55-63;

�1

Page 33: Specialist ne SNV ProMali, Tiranë.agri.al/fileadmin/agri/downloads/pdf/broshura/broshura_sherebela.pdfPër Lexuesin Ky material udhezimi, është financuar nga SNV & ProMali (Ministria