Softueri - fiminfo.netfiminfo.net/Bujqesia/Shkarkime/Windowsi 1.pdf · edhe programe për menaxhim...

31
Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 1 Lënda: Bazat e Informatikës pjesa e ligjëratave nga Windows-i Softueri Sistemi operativ dhe programet aplikative të përmendura më parë paraqesin softuerin. Softueri mundëson që kompjuteri me një harduer standard të kryejë punë të ndryshme pa pasur nevojë të ndryshohet hardueri i montuar. 1. Sistemi operativ Sistemi operativ është program që shërben si ndërmjetës mes shfrytëzuesit të kompjuterit dhe harduerit të kompjuterit. Qëllimi i sistemit operativ është të krijojë rrethinën në të cilën ekzekutohen programet e shfrytëzuesit. Pra, mund të thuhet që qëllimi parësor i sistemit operativ është ta bëjë kompjuterin të përshtatshëm për shfrytëzim. Qëllimi i dytë i sistemit operativ është të mundësojë shfrytëzimin efikas të harduerit të kompjuterit. Sistemi operativ nuk kryen ndonjë punë që do të mund të shfrytëzohej. Këtë e bëjnë hardueri, programet dhe të dhënat e shfrytëzuesit. Sistemi operativ vetëm ofron mjetet programore për përdorim me vend të njësive kompjuterike. Themi se sistemi operativ siguron rrethinën në të cilën programet e tjera mund të kryejnë punë të dobishme. Për zgjidhjen e një problemi mund të nevojiten njësi të ndryshme të sistemit kompjuterik. Përveç vetë njësisë ka kuptim të flitet edhe për kohen e përdorimit të njësisë, siç është p.sh. koha e përdorimit të njësisë qendrore. Të gjitha këto mund të përmblidhen me një emër si resurse ose burime kompjuterike. Resurse kompjuterike mund të jenë, për shembull, koha e njësisë qendrore, hapësira memorie, njësitë hyrëse-dalëse etj. Sistemi operativ mund të trajtohet si shpërndarës i këtyre resurseve. Pasi mund të paraqiten më shumë kërkesa për resurse të njëjta, është detyrë e sistemit operativ të zgjidhë situatat e tilla në mënyrë të drejtë dhe efikase. Të kthehemi edhe një herë tek ato që u tha për sistemin kompjuterik. Qëllimi i kompjuterëve është zgjidhja e problemeve të shfrytëzuesve. Duke pasur këtë ndër mend është realizuar hardueri i kompjuterit. Mirëpo vetë hardueri nuk është i përshtatshëm për shfrytëzim. Kjo shtroi nevojën e shkrimit të programeve aplikative. Këto programe aplikative kanë nevojë për kryerjen e disa operacioneve të cilat janë të njëjta ose të ngjashme për të gjitha ato, siç janë për shembull, operacionet e hyrje-daljes. Së fundi, këto dhe të gjitha funksionet e përbashkëta të kontrollit dhe shpërndarjes së resurseve kompjuterike janë organizuar si një tërësi programore e njohur si sistem operativ. Qëllimi i pare i sistemit operativ është ta beje kompjuterin të përshtatshëm për shfrytëzuesin. Qëllimi i dytë i sistemit operativ është shfrytëzimi efikas i sistemit kompjuterik. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për sistemet e mëdha. Sistemet e tilla janë të shtrenjta dhe çdo rritje e efikasitetit të punës së tyre do të mirëpritej. Sistemet operative dhe hardueri i kompjuterit kanë ndikim të madh në njëri-tjetrin. Për te mundësuar përdorimin më te lehtë te harduerit janë krijuar sistemet e para operative. Zhvillimi i sistemeve operative ka shtruar nevojën e avancimit te zgjidhjeve harduerike me qëllim të thjeshtësimit të disenjimit dhe rritjes së efikasitetit të sistemeve operative. Sistemet operative kanë pasur një zhvillim i cili ka përcjellë paraqitjen e pajisjeve të ndryshme harduerike dhe ngritjen e cilësisë së tyre. Kështu për shembull, paraqitja e disqeve shtroi një varg kërkesash që nuk kanë qenë të pranishme kur për ruajtjen e të dhënave përdoreshin shiritat magnetike. Rritja e shpejtësisë se procesorit ka mundësuar që kompjuteri të përdoret, jo vetëm nga një përdorues ose një aplikacion, por nga më shumë sish njëkohësisht. paraqitja e shumë pajisjeve të tjera po ashtu ka ndikuar ne zhvillimin e sistemeve operative. Gjatë historisë janë paraqitur shumë sisteme operative, por janë disa qe paraqesin pika referuese. Te tillë janë sistemi operativ IBM VM 370, sistemi operativ Multics, sistemi operativ VMS, sistemi operativ UNIX, sistemi operativ DOS, sistemi operativ Windows, te tjerë. Sistemet operative DOS dhe Windows janë sisteme operative për kompjuterë personalë. Sistemi operativ UNIX është sistem operativ jashtëzakonisht i mirë dhe efikas, si për kompjuter personal ashtu edhe për sisteme të mëdha. Sistemet e tjera te përmendura operative janë për makina të mëdha dhe tashmë janë zëvendësuar nga pasardhësit e tyre më të fuqishëm.

Transcript of Softueri - fiminfo.netfiminfo.net/Bujqesia/Shkarkime/Windowsi 1.pdf · edhe programe për menaxhim...

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 1

Lënda: Bazat e Informatikës pjesa e ligjëratave nga Windows-i

Softueri Sistemi operativ dhe programet aplikative të përmendura më parë paraqesin softuerin.

Softueri mundëson që kompjuteri me një harduer standard të kryejë punë të ndryshme pa pasur nevojë të ndryshohet hardueri i montuar.

1. Sistemi operativ Sistemi operativ është program që shërben si ndërmjetës mes shfrytëzuesit të kompjuterit

dhe harduerit të kompjuterit. Qëllimi i sistemit operativ është të krijojë rrethinën në të cilën ekzekutohen programet e shfrytëzuesit. Pra, mund të thuhet që qëllimi parësor i sistemit operativ është ta bëjë kompjuterin të përshtatshëm për shfrytëzim. Qëllimi i dytë i sistemit operativ është të mundësojë shfrytëzimin efikas të harduerit të kompjuterit.

Sistemi operativ nuk kryen ndonjë punë që do të mund të shfrytëzohej. Këtë e bëjnë hardueri, programet dhe të dhënat e shfrytëzuesit. Sistemi operativ vetëm ofron mjetet programore për përdorim me vend të njësive kompjuterike. Themi se sistemi operativ siguron rrethinën në të cilën programet e tjera mund të kryejnë punë të dobishme.

Për zgjidhjen e një problemi mund të nevojiten njësi të ndryshme të sistemit kompjuterik. Përveç vetë njësisë ka kuptim të flitet edhe për kohen e përdorimit të njësisë, siç është p.sh. koha e përdorimit të njësisë qendrore. Të gjitha këto mund të përmblidhen me një emër si resurse ose burime kompjuterike. Resurse kompjuterike mund të jenë, për shembull, koha e njësisë qendrore, hapësira memorie, njësitë hyrëse-dalëse etj.

Sistemi operativ mund të trajtohet si shpërndarës i këtyre resurseve. Pasi mund të paraqiten më shumë kërkesa për resurse të njëjta, është detyrë e sistemit operativ të zgjidhë situatat e tilla në mënyrë të drejtë dhe efikase.

Të kthehemi edhe një herë tek ato që u tha për sistemin kompjuterik. Qëllimi i kompjuterëve është zgjidhja e problemeve të shfrytëzuesve. Duke pasur këtë ndër mend është realizuar hardueri i kompjuterit. Mirëpo vetë hardueri nuk është i përshtatshëm për shfrytëzim. Kjo shtroi nevojën e shkrimit të programeve aplikative. Këto programe aplikative kanë nevojë për kryerjen e disa operacioneve të cilat janë të njëjta ose të ngjashme për të gjitha ato, siç janë për shembull, operacionet e hyrje-daljes. Së fundi, këto dhe të gjitha funksionet e përbashkëta të kontrollit dhe shpërndarjes së resurseve kompjuterike janë organizuar si një tërësi programore e njohur si sistem operativ.

Qëllimi i pare i sistemit operativ është ta beje kompjuterin të përshtatshëm për shfrytëzuesin.

Qëllimi i dytë i sistemit operativ është shfrytëzimi efikas i sistemit kompjuterik. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për sistemet e mëdha. Sistemet e tilla janë të

shtrenjta dhe çdo rritje e efikasitetit të punës së tyre do të mirëpritej. Sistemet operative dhe hardueri i kompjuterit kanë ndikim të madh në njëri-tjetrin. Për te

mundësuar përdorimin më te lehtë te harduerit janë krijuar sistemet e para operative. Zhvillimi i sistemeve operative ka shtruar nevojën e avancimit te zgjidhjeve harduerike me qëllim të thjeshtësimit të disenjimit dhe rritjes së efikasitetit të sistemeve operative.

Sistemet operative kanë pasur një zhvillim i cili ka përcjellë paraqitjen e pajisjeve të ndryshme harduerike dhe ngritjen e cilësisë së tyre. Kështu për shembull, paraqitja e disqeve shtroi një varg kërkesash që nuk kanë qenë të pranishme kur për ruajtjen e të dhënave përdoreshin shiritat magnetike. Rritja e shpejtësisë se procesorit ka mundësuar që kompjuteri të përdoret, jo vetëm nga një përdorues ose një aplikacion, por nga më shumë sish njëkohësisht. paraqitja e shumë pajisjeve të tjera po ashtu ka ndikuar ne zhvillimin e sistemeve operative. Gjatë historisë janë paraqitur shumë sisteme operative, por janë disa qe paraqesin pika referuese. Te tillë janë sistemi operativ IBM VM 370, sistemi operativ Multics, sistemi operativ VMS, sistemi operativ UNIX, sistemi operativ DOS, sistemi operativ Windows, te tjerë.

Sistemet operative DOS dhe Windows janë sisteme operative për kompjuterë personalë. Sistemi operativ UNIX është sistem operativ jashtëzakonisht i mirë dhe efikas, si për kompjuter personal ashtu edhe për sisteme të mëdha. Sistemet e tjera te përmendura operative janë për makina të mëdha dhe tashmë janë zëvendësuar nga pasardhësit e tyre më të fuqishëm.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 2

Lënda: Bazat e Informatikës pjesa e ligjëratave nga Windows-i

Sistemi operativ Windows dominon botën e kompjuterëve personalë. Versionet e para të Windows-it nuk kanë qenë sistem operativ, por program që funksiononte nen kontrollin e sistemit operativ DOS. Versioni i fundit i Windows-it për DOS ka qenë Windows 3.11 for Workgroups.

Versioni i parë i sistemit operativ Windows është Windows 95. Windows 95 si dhe pasardhësi i tij Windows 98 nuk janë të ndare ende krejtësisht nga bota e DOS-it. Në kohën e paraqitjes së Windows-it për DOS, Microsoft-i, kompania që është prodhuese e sistemit operativ Windows zhvilloi një sistem operativ me emrin Windows NT. Windows NT paraqet bazën e sistemeve operative që pasuan, siç janë Windows 2000 dhe Windows XP. Windows-i sot prodhohet si version për server dhe për klient. Windows NT, 2000 dhe XP paraqesin sistemin produktiv dhe të lehtë për përdorim.

2. Softueri aplikativ U tha më lart se sistemi operativ është ndërmjetës mes harduerit në njërën anë dhe

aplikacioneve dhe përdoruesve, në anën tjetër. Aplikacionet softuerike ose programet janë ato që kryejnë një punë, rezultatin e së cilës e shohim në monitorin ose printerin tonë.

Aplikacione për përdorime të ndryshme ka shumë. Aplikacionet për përpunimin e tekstit janë kudo të pranishme dhe njihen me emrin si

procesor i fjalëve ose procesor i tekstit. Këto aplikacione shërbejnë për futjen e tekstit, formatizimin dhe shtypjen e tij. Tekst procesorët e sotëm mund të kryejnë edhe shumë punë të tjera me tekstin, mund të insertojnë figura, fotografi etj. Tekst procesori më i përhapur sot është Microsoft Word, i cili është pjesë përbërëse e paketës programore Microsoft Office.

Paketat programore si Microsoft Office dhe të ngjashme kanë zakonisht edhe një program i cili i dedikohet kryerjes së kalkulimeve me të dhëna të paraqitura në formë tabelore. Programi i tillë i paketës Microsoft Office është programi Excel. Excel mundëson kryerjen e një numri shumë të madh operacionesh matematikore me të dhëna, prezantimin grafik të rezultateve si dhe shumë operacione të tjera të dobishme. Program i ngjashëm me Excel-in është Quattro Pro.

Në kompjuter mund të bëhen edhe shumë punë të tjera përveç shkrimit të tekstit dhe kalkulimit me numra. Shumë të avancuara janë programet për përpunimin grafik dhe programet për thyerjen e tekstit. Programet e tilla më të njohura janë Corel Draw, Photoshop, Quark Express.

Për projektimin arkitektonik, makinerie etj., përdoren programe si AutoCAD, ArchiCAD, e të ngjashëm. Programet e tilla si dhe ato për përpunim grafik parashtrojnë kërkesa shumë të mëdha për sistemin kompjuterik, siç është shpejtësia e procesorit, sasia dhe shpejtësia e qasjes e memories operative (RAM), cilësia e sistemit grafik dhe monitorit.

Të përmendim në fund sistemet për zhvillimin e aplikacioneve. Sistemet e tilla paraqesin rrethinë të integruar zhvillimore (ang. Integrated Development Environment), e cila përbëhet nga të gjitha programet e nevojshme për shkuarjen, kontrollin dhe instalimin e programeve. Sistemi i tillë i ka po ashtu të integruara udhëzimet për punë. Paketa më e njohur për zhvillimin e aplikacioneve është Microsoft Studio. Versioni i tij i fundit është Microsoft Studio NET.

Për realizimin e aplikacioneve të ndryshme posaçërisht me baza të të dhënave nevojiten edhe programe për menaxhim të bazave të të dhënave. Aplikacione të tilla janë të njohura edhe si server bazash të të dhënave. Më të njohur janë Oracle, Microsoft SQL Server.

Se fundit të përmendim programet që përdoren për disenjimin e faqeve të Internetit. Aplikacionet e tilla janë p.sh. Front Page, Dreamweaver.

Për zhvillimin e shumë aplikacioneve nevojitet përdorimi i shumë aplikacioneve ose veglave zhvillimore. Shembull tipik janë aplikacionet për Internet, për realizimin e të cilave përdoren shumë vegla zhvillimore.

3. Freeware dhe Shareware Të gjitha aplikacionet e përmendura dhe sistemet operative janë aplikacione të cilat duhet

të blihen nga prodhuesi. Çmimi për to është i ndryshueshëm dhe për disa sosh siç janë sistemet për menaxhim të bazave të të dhënave duhet ndarë mjete të konsiderueshme të rendit disa dhjeta mijë euro. Përveç kësaj këto prodhime janë të mbrojtura dhe nuk bën të kopjohen pa leje të prodhuesit.

Përveç këtyre ekzistojnë programe qe shpërndahen falas të njohura i emrin freeware dhe me pagesë simbolike të njohura me emrin shareware. Burimi kryesor i këtyre aplikacioneve është

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 3

Lënda: Bazat e Informatikës pjesa e ligjëratave nga Windows-i

Interneti. Mirëpo, këto aplikacione nuk mund të kryejnë dhe nuk kanë për qëllim të kryejnë operacione si aplikacionet e përmendura më lart.

4. Open Source dhe Free Software Aplikacione të cilat kanë ambicie të kryejnë punën e aplikacioneve të shtrenjta, por të jenë

praktikisht pa pagesë, janë aplikacionet e njohura me emrin Open Source. Aplikacionet e tilla shpërndahen në kodin e vet burimor, mund të ndryshohen dhe të ridistribuohen. Aplikacionet e tilla zhvillohen nga entuziastë të cilët të lidhur përmes Internetit shkëmbejnë kodin dhe përcaktojnë versionet që pastaj shpërndahen. Aplikacione të tilla janë sistemi operativ Linux, baza e të dhënave MySQL, etj.

Free software është iniciativë e cila propagandon përdorimin dhe ndërrimin e lire të softuerit sipas nevojave të përdoruesit, kopjimin e lirë dhe pa kompensim të programeve. Free Software nuk e ka kuptimin e softuerit për të cilin nuk duhet paguar asgjë, edhe pse kjo është e dëshirueshme, por e ka më shumë kuptimin e përdorimit dhe të ndryshimit të lirë të softuerit.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 4

1. Hyrje Windows është sistem operativ që shfrytëzuesit ia mundëson përdorimin e lehtë dhe të

thjeshtë të kompjuterit të tij personal. Windows-i është sistem në të cilin njëkohësisht mund të punoni me më shumë aplikacione.

Për shembull, duke punuar në Windows njëkohësisht mund të shkruani një program, të shtypni një ose më shumë dokumente ne printer, të komunikoni me kompjuterët e tjerë përmes modemit dhe lidhjes telefonike, derisa njëkohësisht, dëgjoni muzikën e cila vjen nga njësia e disqeve kompakte e instaluar në kompjuterin tuaj.

Windows-i ka interfejsin (ang. interface, ndërmjetës, ndërlidhës) grafik i cili, në mënyrë të natyrshme dhe intuitive, e udhëheq përdoruesin në kryerjen e detyrave. Operacionet kryesore të Windows-it dhe të aplikacioneve të tij janë të paraqitura me ikona, të cilat në mënyrë grafike përshkruajnë operacionin që do të kryhet.

Windows dhe aplikacionet e krijuara për të i kryejnë operacionet e njëjta në aplikacione të ndryshme në të njëjtën mënyrë. Emrat e operacioneve dhe pozita c tyre nëpër meny është e njëjtë ne të gjitha aplikacionet e shkruara për Windows. Në këtë mënyrë, kur të mësoni shfrytëzimin e një aplikacioni, njëkohësisht keni mësuar edhe shfrytëzimin e një pjese të aplikacioneve të tjera. Kjo shkurton dukshëm kohën e nevojshme për njohje me aplikacionin e ri.

2. Paraqitja në sistem Kompjuterët mund të përdoren nga një ose me shumë përdorues. Ata po ashtu mund të

jenë të lidhur në rrjet te kompjuterëve. Të dhënat që ruhen në kompjuter mund të jenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit, por është rast shume i shpeshtë kur përdorues të ndryshëm të një kompjuteri ose të kompjuterëve të një rrjeti kompjuterik mund të shfrytëzojnë vetëm një pjesë të të dhënave në kompjuter dhe të startojnë vetëm disa nga aplikacionet e instaluara. Për këtë arsye te sistemet e tilla kompjuterike para se filloni të punoni në kompjuter duhet ta identifikoni vetveten. Të dhënat që duhet të futen me këtë rast janë emri i përdoruesit (ang. User name, User ID ose vetëm User) dhe parulla (ang. Password). Emri i përdoruesit është publik dhe kur të shkruhen simbolet e tij shihen në dritaren e paraqitjes në sistem. Password-i është sekret dhe atë e di vetëm përdoruesi. Kur të shkruhet password-i nuk shihen simbolet e shkruara, në vend të tyre zakonisht paraqitet simboli * (fig.1).

Këto dy të dhëna të futura përmes dritares së paraqitjes në sistem krahasohen me tabelën e përdoruesve të sistemit dhe nëse përputhen me të dhëna në tabele, përdoruesi fiton të drejtën të shfrytëzojë të dhënat dhe të aktivizojë aplikacionet për të cilat ka autorizim. Të dhënat që mund t’i përdorë dhe aplikacionet që mund t'i aktivizojë përdoruesi i përcakton administratori i sistemit, që është një përdorues i posaçëm i kompjuterit i cili pa kufizim mund t'i qaset të gjitha të dhënave dhe të startoje të gjitha aplikacionet.

Është rregull e pashkruar që emri me të cilin përdoruesi paraqitet në sistem të jete i njëjtë me emrin, mbiemrin ose kombinimin e simboleve të emrit dhe mbiemrit. Password-i duhet të jetë sa më i ndërlikuar dhe të përbejë shkronja, numra dhe simbole speciale. Sistemet e ndryshme përcaktojnë po ashtu gjatësinë minimale dhe maksimale të user name-it dhe pasword-it.

Fig. 1. Paraqitja në sistem

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 5

Ndonjëherë gjatë paraqitjes në sistem duhet të jepet edhe informata për domenin ose grupin punues në të cilin kompjuteri është i lidhur.

3. Desktopi Hapësira e cila përfshin tëre sipërfaqen e ekranit, në të cilën hapen dritaret e aplikacioneve

dhe vendosen ikonat e ndryshme të Windows-it quhet Desktop (fig. 2). Në rreshtin e fundit të desktopit është shiriti i punëve ose detyrave në të cilin tregohen emrat e aplikacioneve të startuar, folderëve dhe dokumenteve të hapura ose njësive të ndryshme të sistemit kompjuterik. Në skajin e majtë të këtij shiriti. është pulla Start e cila shërben për startimin e aplikacioneve, hapjen e dokumenteve, konfigurimin e komponentëve harduerike dhe softuerike, gjetjen e dokumenteve, shfrytëzimin e udhëzimeve, startimin e programeve nga linja komanduese dhe shkyçjen e Windows-it. Në skajin e djathtë të këtij shiriti në hapësirën me emrin System Tray janë zakonisht ikonat e orës, altoparlantit, printerit dhe programeve rezidente aktive.

Fig.2 Desktopi Pjesën tjetër të ekranit e zënë dritaret e hapura të programeve dhe ikonat. Numri i ikonave

është i ndryshëm. Ikonat janë figura të vogla që paraqesin njësi të ndryshme të kompjuterit, programet, fajllat dhe folderet.

Ikona My Computer shërben që, me zgjedhjen e saj, të hapni dritaren përmes së cilave do të shikoni përmbajtjen e disqeve, disketave dhe CD-ROM-ëve, të kontrolloni ose të ndërroni konfigurimin e kompjuterit, printerëve dhe lidhjeve përmes telefonit me kompjuterët e tjerë.

Ikona Recycle Bin shërben të shikoni përmbajtjen e folderit Recycled. Në folderin Recycled vendosen fajllat dhe folderët që i fshini. Prej aty, këto të dhëna mund të kthehen ose të fshihen në mënyrë të pakthyeshme.

Kur kompjuteri është i lidhur në rrjet, atëherë në Desktop paraqitet ikona My Netwok Places, me shtypjen e së cilës fitoni pasqyrën e kompjuterëve të tjerë në rrjet.

Ikona My Documents hap folderin My Documents i cili përdoret për ruajtjen e dokumenteve të krijuara nga përdoruesi.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 6

Në desktop ka edhe ikona të tjera dhe numri i tyre varet nga aplikacionet e instaluara, fajllat e ruajtura ne folderin Desktop dhe konfigurimi i Windows-it.

4. Dritaret Dritaret janë format kryesore për paraqitjen e informatave në Windows. Vetë emri i

programit e më vonë i tërë sistemit operativ - Windows, do të thotë dritare. Dritaret në Windows i kanë disa cilësi që do t'i tregojmë në vazhdim.

Në fig. 3 shihet dritarja e cila hapet kur të shtypni dy herë tastin e majtë të miut mbi ikonën My Computer. Në rreshtin ose shiritin e epërm të dritares kemi nga e majta ikonën kontrolluese te dritares, titullin e dritares, tastin për minimizim, tastin për maksimizim përkatësisht për kthimin e madhësisë paraprake të dritares dhe tastin për mbylljen e dritares dhe të aplikacionit. Rreshti i dytë paraqet menynë kryesore të dritares. Menyja kryesore ka së paku opsionet File, Edit, View dhe Help. Nën menynë kryesore është shiriti i ikonave të operacioneve më themelore, standarde të Windows-it (Standard Buttons),siç janë Back, Forward, Up, Search, Folders, History, Move To, Copy To, etj. Sipërfaqen e dritares e plotësojnë ikonat e objekteve në këtë rast të disqeve, disketave, CD-ve dhe ikona e Control Panelit. Në rreshtin e fundit janë dhënë informata shtesë siç është, p.sh., numri i objekteve në dritare dhe nëse fjala është për folder që përmban fajlla, hapësira që zënë ato dhe hapësira e lirë në disk. Nëse dritarja përfshin më shumë ikona se mund të paraqesë, ose madhësia e dritares nuk mjafton për paraqitjen e të gjitha ikonave, në skajin e djathtë dhe të poshtëm paraqitet shiriti rrëshqitës që shërben për paraqitjen e tërë përmbajtjes së dritares.

Fig. 3. Dritarja My Computer

4.1. Hapja e dritares Dritarja hapet nëse dy herë shtypet tasti i majtë i miut mbi ikonën që paraqitet. Mund të

hapni më shumë dritare. Njëra sosh do të jetë dritare aktive. Dritarja aktive ka shiritin e epërm të paraqitur në ngjyrë të kaltër (për skemën standarde të ngjyrave te Windows-it). Dritaret joaktive e

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 7

kanë këtë shirit të përhimët. Dritarja aktive pranon komandat e dhëna me tastierë. Nëse janë dy dritare të hapura, teksti që shtypni shkon në dritaren aktive.

4.2. Shiritat rrëshqitës Shiritat rrëshqitës (ang. scrollbar) ne skajin e djathte dhe te poshtëm të dritares shërbejnë

për të parë tërë përmbajtjen e dritares. Për ta zhvendosur shiritin ne kahun e dëshiruar shtypni shigjetën përkatëse, ose klikoni në pjesën e lirë të shiritit, ose duke e mbajtur të shtypur tastin e majte te miut mbi shirit, zhvendoseni shiritin ne kahun e dëshiruar.

Fig. 4. Shiritat rrëshqitës

4.3. Ndërrimi i madhësisë së dritares Madhësia e dritares mund të ndërrohet me tastet për minimizim dhe maksimizim që

ndodhen në rreshtin e epërm te dritares. Madhësia mund të ndërrohet edhe nëse "kapet" skaji i dritares ose njëri nga këndet e saj dhe tërhiqet në kahun e dëshiruar. Skaji i dritares kapet nëse sillet treguesi i miut në kornizën e dritares. Për të vërtetuar se jemi pozicionuar në kornizë të dritares Windows-i do t'ia ndërrojë formën treguesit të miut. Atëherë, duke mbajtur të shtypur tastin e majtë të miut, tërheqim miun në kahun e dëshiruar.

4.4. Kornizat Në shumë raste dritarja mund të jetë e ndarë në me shumë pjesë ose korniza (ang.

frames). Më së shpeshti bëhet fjalë për ndarje të dritares ne dy korniza. Të dy këto korniza i kanë shiritat pozicionues vertikalë dhe horizontalë. Madhësia e kornizave ndryshon. Për ta ndërruar madhësinë e kornizës "kapet" vija ndarëse e këtyre dy kornizave dhe zhvendoset majtas ose djathtas për ta rritur madhësinë e njërës në llogari të tjetrës (fig. 5).

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 8

Fig. 5. Dritarja e ndare në dy korniza

4.5. Zhvendosja e dritares Dritarja zhvendoset në pozitën e dëshiruar po qe se "kapet" rreshti i parë i dritares ku

ndodhet titulli i dritares. Pa e lëshuar tastin e miut lëvizet në pozitën e re.

4.6. Mbyllja e dritares Dritarja mbyllet nëse shtypet tasti i mbylljes që është ikona e skajshme në të djathtë, në

rreshtin e parë të dritares.

5. Menytë Menyja është lista e operacioneve. Çdo dritare e ka menynë kryesore nga e cila

aktivizohen nënmenytë. Nënmenytë paraqesin listën e operacioneve të cilat kanë lidhje të caktuar logjike, sepse kanë të bëjnë me një grup operacionesh në objekte të njëjta (fig. 6).

Fig. 6 Nënmenyja View

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 9

Ne menynë kryesore mund të pozicionoheni përmes miut, ose përmes tastierës, duke shtypur tastin Alt. Ngritja e prapavijës së ndonjërit nga opsionet e menysë kryesore tregon se e keni aktivizuar menynë kryesore. Opsionet e menysë, ose nënmenysë, i aktivizoni nëse klikoni në opsionin e zgjedhur.

Përmes tastierës, opsionet nga menyja kryesore zgjedhën duke shtypur Alt dhe shkronjën e cila aktivizon opsionin në fjale. Shkronja e tillë është e nënvizuar.

Elementet e nënmenysë qe përmbajnë nënmenynë e kanë në të djathtë simbolin ►. Pasi ta keni aktivizuar ndonjërin nga nënmenytë, lëvizja e miut nëpër opsionet e menysë kryesore automatikisht hap nënmenytë përkatëse në të cilat ndodhet treguesi i pozitës së miut (kuptohet, nëse këto nënmeny ekzistojnë). Kur ndonjë opsion i menysë është shkruar me shkronja me ngjyrë e cila është vetëm pak më e mbyllur se ngjyra e prapavijës dhe dallon nga ngjyra e theksuar e opsioneve te tjera, atëherë kemi të bëjmë me opsione të menysë që momentalisht nuk janë në dispozicion. Për të aktivizuar opsionin e tillë të menysë duhet plotësuar ndonjë kusht. Për shembull, operacioni i kopjimit të objektit nuk do të jetë i mundshëm nëse paraprakisht nuk e kemi zgjedhur objektin. Pranë disa opsioneve te menysë do të vëreni simbolin që tregon se ai opsion i menysë është aktiv. Për disa opsione të menysë do të shihni në të majtë një rreth të zi të mbushur. Ky simbol tregon se është zgjedhur njëri nga opsionet alternative të grupit të opsioneve që përjashtojnë njëri-tjetrin. Pranë emërtimit të disa opsioneve të menysë është treguar kombinimi i tasteve për aktivizim të menjëhershëm të opsionit të menysë. P.sh., Ctrl+C për kopjim, Ctrl+A për zgjedhjen e të gjitha objekteve në një dritare, etj. Përveç tastit Ctrl për operacione të tilla përdoren edhe tastet Shift dhe Alt.

Menyja kryesore e Windows-it është menyja Start (fig. 7). Kjo meny shërben për aktivizimin e programeve, hapjen c dokumenteve, konfigurimin e Windows-it, gjetjen e fajllave, kërkimin e ndihmës, startimin e programeve nga vija komanduese dhe ndaljen e kompjuterit. Shumica e opsioneve të menysë Start hapin një nënmeny.

Fig. 7 Menyja Start në Windows XP ( i rendomë dhe klasik) Menyja e objektit fitohet kur ne objekt shtypet tasti i djathtë i miut. Për objekte të

ndryshme kjo listë do të ketë më shumë ose më pak operacione. Menyja e objektit do të hapet në vendin ku ndodhet treguesi i miut dhe ka të bëjë me objektin në të cilin ndodhet treguesi i miut (fig. 8).

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 10

Fig. 5.8 Menyja e objektit

6. Dialogët Dialogët janë mënyra përmes së cilave Windows-i kërkon nga shfrytëzuesi informata për

konfigurim të harduerit dhe softuerit, për mënyrën e kryerjes së ndonjë operacioni, për vërtetimin ose heqjen dorë nga kryerja e ndonjë operacioni, për probleme eventuale e të ngjashme.

Nëpër elementet e dritares për dialog mund të lëvizni me ndihmën e miut, ose përmes tastierës, duke përdorur tastin Tab, për të kaluar prej një kornize në tjetrën dhe me tastet e shigjetave, për të kaluar nëpër opsionet e vendosura në një kornizë. Më thjesht, në një element të dritares së dialogut mund të kaloni duke shtypur tastin Alt dhe shkronjën aktivizuese të nënvizuar të elementit të dëshiruar.

Fig. 9 Dialogu qe paraqitet pas ekzekutimit te komandës Save As…

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 11

Duke pasur parasysh atë që u tha, dritaret e dialogëve mund të jenë më të thjeshta ose më të përbëra. Dritaret për dialog kanë zakonisht këto komponentë (fig. 9 deri 11).

Korniza për tekst (ang. Text box) shërben që në të të shkruhet informata e cila Windows-it i nevojitet për kryerjen e operacionit të filluar. Që të shkruani ne kornizën për tekst, klikoni mbi të me mi. Vija e drejtë vertikale tregon vendin prej të cilit do të shkruhet teksti. (fig. 10 korniza Pages).

Fig. 10 Dritarja e dialogut me pullat e opsioneve Korniza me listë paraqet hapësirën ku janë shënuar emrat e objekteve që mund të

zgjedhën. Shpesh kjo kornizë është e shoqëruar me shirit rrëshqitës për të mundësuar paraqitjen e më shumë objekteve në hapësirën relativist të vogël të kornizës. Po ashtu korniza me listë është shpesh e lidhur me kornizën për tekst, ashtu që, informata që zgjidhni nga lista, paraqitet në kornizën për tekst. Elementet e listës zgjidhni ashtu që të pozicionoheni me shigjeta dhe shtypni Enter për të marre informatën e zgjedhur (fig. 9 korniza qendrore me emra të fajllave të një folderi).

Korniza me listë rënëse (ang. pull down list) është korniza që ka vetëm një rresht, në anën e djathtë të së cilës është shigjeta, me shtypjen e së cilës hapet lista rënëse nga mund të zgjidhet informata e nevojshme. Edhe për të vlen çka treguam më lart. Nëse lista është shumë e gjatë mund të përdorni edhe tastet Page Up, Page Down, Home dhe End për t'u pozicionuar më shpejt (fig. 9 korniza Files of Type dhe Look In).

Pullat e opsioneve (ang. Radio Buttons) paraqesin opsionet e një grupi opsionesh që janë reciprokisht të përjashtueshme. Zgjedhja e njërit opsion automatikisht deaktivizon opsionet e tjera. (fig. 10, seksioni Page range).

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 12

Fig. 11 Dritarja e dialogut me katrorë për zgjedhje Katrorët për zgjedhje ose vërtetim (ang. Select buttons) shërbejnë për përkufizimin e

opsioneve për kryerjen e një operacioni. Pranë opsionit të zgjedhur është simboli . Mund të vërtetohen më shumë këso opsionesh (fig. 11, seksioni Effects).

Me tastet e komandave kryhet operacioni i treguar. Te tillë janë p.sh., OK dhe Cancel, Faqet përdoren te dialogët me të përbëra për të ndarë një grup më të madh të opsioneve

nga grupi tjetër. U përngjajnë faqeve të shkronjave të regjistrave telefonikë ose fjalorëve (fig. 11). Faqet e dritares nga fig. 11 janë Character Spacing dhe Text Effects.

Opsionet e përkufizuara përmes dritares për dialog do të pranohen nëse në fund shtypni tastin OK. Nëse dëshironi te hiqni dorë nga ndërrimet e bëra, shtypni tastin Cancel që shkakton të mbeten aktive opsionet paraprake.

7. Ndihma Nëse gjatë punës në Windows hasni në probleme, ose nuk dini si ta kryeni ndonjë

operacion, mund të shfrytëzoni udhëzimet e integruara në Windows. Kusht themelor është të dini gjuhën angleze ose gjuhën e versionit të instaluar të Windows-it. Ndihmën që e ofron Windows-i mund ta fitoni nëse hapni menynë Start dhe zgjidhni opsionin Help. Udhëzimet mund të fitohen me tastin F1 i cili hap udhëzimet e aplikacionit që ka dritaren aktive. Nëse asnjë dritare nuk është aktive, hapet udhëzimi për Windows.

Dritarja e udhëzimit për Windows e ka formën e paraqitur ne fig. 12.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 13

Fig. 12 Dritarja e Helpit Korniza Search ofron gjetjen e ndihmës për një koncept të caktuar të përdorimit të

Windows-it. Përmbajtja që ofrohet është e organizuar ne temat e gjetura nga kërkimi (fig. 13). Për konceptin e zgjedhur në anën e majte të dritares jepet udhëzimi në anën e djathtë.

Fig. 13. Udhëzimi i shprehjes së zgjedhur në kornizën e majtë i dhënë në kornizën e djathtë Faqja Index (fig. 14) shërben të gjeni udhëzimin duke shënuar fjalën kyçe të operacionit qe

dëshironi ta kryeni. Në kornizën për shkuarjen e tekstit shkruhen aq shkronja sa mjaftojnë të pozicionoheni në elementin e dëshiruar nga lista e cila paraqitet në kornizën e poshtme. Nëse jeni pozicionuar ku duhet shtypni tastin Display për të parë udhëzimin.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 14

Fig. 14 Faqja Index Nëse asnjë përgjigje e fituar nuk është e kënaqshme, atëherë ikona Web Help do të

mundësojë kërkimin e udhëzimit në Internet. Për përdorimin e këtij opsioni duhet të kemi lidhjen e realizuar në Internet.

Përmes Help-it të Windows-it mund të kryeni edhe operacione të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me konfigurimin e kompjuterit dhe pajisjes periferike. Me atë rast, duke iu përmbajtur udhëzimit dhe, duke aktivizuar operacionet e sugjeruara, do ta kryeni detyrën ose do ta evitoni problemin.

Sqarimi për ndonjë element të dritares fitohet duke e sjellë pikëpyetjen tek opsioni në fjalë. Kur të klikoni këtë objekt të dritares fitoni të rrethuar në katror sqarimin e shkurtër. Ikona e pikëpyetjes ndodhet pranë tastit për mbyllje të dritares. Të njëjtën informatë mund ta fitoni kur në elementin nga dritarja e dialogut shtypni tastin e djathtë të miut. Do të fitoni porosinë What’s this (fig. 16). Shtypni Enter për ta fituar sqarimin e kërkuar.

Fig. 16. Ikona e pikëpyetjes, komanda What's this dhe teksti që jep kjo komandë

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 15

8. Dalja nga Windows-i Nga Windows-i dalim nëse në shiritin e detyrave shtypim Start, pastaj zgjedhim opsionin

Shut Dom (fig. 17). Dritarja e dialogut (fig. 18) e cila do të paraqitet na jep tri mundësi. Ato janë: Shut down, për shkyçjen e kompjuterit, Restart për ristartimin e kompjuterit, Log off emri i përdoruesit nëse dëshirojmë ta shkyçim sesionin aktiv Windows-it dhe të paraqitemi si shfrytëzues tjetër. Opsioni i fundit ka kuptim vetëm për ata që janë të lidhur në rrjet, ose kanë të deklaruar më shumë përdorues kompjuterit.

Fig. 17. Dalja nga Windows-i

Fig. 18 Dalja nga Windows XP, opsionet e ç’lajmërimit nga sistemi, shuarjes dhe ristartimit

të kompjuterit Gjatë daljes nga Windows-i paraqiten vërejtjet për fajllat që kanë mbetur të hapur, për

aplikacionet që nuk kanë mund të ndalen automatikisht, ose operacionet e pakryera të shtypjes. Në ketë rast duhet përfunduar operacionet e papërfunduara ose duhet iniciuar ndërprerjen e tyre të dhunshme.

9. Startimi dhe mbyllja e aplikacioneve Aplikacionet e instaluara startohen nga menyja Start, Programs. Nëse nuk mund t'i qaseni

Start-it me mi, shtypni Ctrl+Esc, e pastaj me shigjeta ejani tek opsioni Programs. Kur te pozicionoheni në Programs automatikisht do të hapet menyja e programeve (fig 19). Pasi të pozicionoheni në emrin e aplikacionit tuaj, shtypni tastin e majtë të miut - dhe do te hapet dritarja e aplikacionit.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 16

Fig. 20. Përmbajtja e plotë e menysë Start, Programs Windows-i ju mundëson që, në bazë të llojit të dokumentit që dëshironi të përpunoni,

automatikisht të startojë aplikacioni i nevojshëm. Në Windows ekzistojnë asociacione të krijuara mes tipit të dokumentit dhe aplikacionit që e bënë përpunimin e tij. Kësi asociacionesh ose lidhjesh mund te krijoni edhe vetë.

Aplikacionet mund të startohen duke zgjedhur dokumentin nga lista që fitohet prej Start, My Recent Documents. Start, My Recent Documents ruan listën e 15 dokumenteve te hapura rishtas. Zgjidheni dokumentin dhe automatikisht do të startoni aplikacionin e duhur. (fig. 21). Për te startuar aplikacionin përmes hapjes së dokumentit nuk është e thënë që dokumenti të jetë në nënmenynë Start, Documents. Ai mund të jetë kudo në disk. Mjafton ta gjeni dhe të klikoni emrin e tij. Ashtu do të hapni aplikacionin.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 17

Fig. 21. Lista e fajllave të hapur rishtas Startimi i aplikacioneve mund të bëhet edhe kur prej menysë Start zgjidhni Run dhe në

kornizën për tekst shkruani komandën për startimin e programit tuaj, në të njëjtën mënyrë si do ta shkruanit nga linja komanduese Nëse e keni harruar emrin e aplikacionit tuaj, ndoshta do t'ju ndihmojë pulla Browse përmes së cilës do të mund të shfletoni direktoriumet ku supozoni se gjendet programi juaj (fig. 22).

Fig. 22. Startimt i programit përmes Start, Run Mbyllja e aplikacionit bëhet duke shtypur ikonën për mbyllje të aplikacionit ose dritares, që

është ikona e fundit ne skajin e djathtë të shiritit dritares së aplikacionit.

10. Puna me më shumë aplikacione ose dritare njëkohësisht Në Windows mund të punoni njëkohësisht me më shumë aplikacione, ose të hapni

njëkohësisht më shumë dritare. Pasi hapja e më shumë dritareve mund të shkaktoje që ato të mbulojnë njëra tjetrën (fig. 23), atëherë është mirë të keni mundësi të ndryshme të vendosjes së dritareve të hapura.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 18

Fig. 5.23. Desktopi me më shumë dritare të hapura Që dritaret e hapura t'i rregulloni në kaskadë, shtypni tastin e djathtë të miut, diku mbi

sipërfaqen e lirë të shiritit të detyrave. Nga menyja e ofruar (fig. 24) zgjidhni opsionin Cascade Windows. Nëse dritaret e hapura dëshironi t'i vendosni njërën mbi tjetrën, zgjidhni opsionin Tile Windows Horizontally. Për vendosje vertikale të dritareve zgjidhni opsionin Tile Windows Vertkally. Opcioni Minimize all Windows do t'i minimizojë të gjitha dritaret të cilat mbeten të paraqitura vetëm me një ikonë në shiritin e detyrave. Dritaret e minimizuara mund t'i ktheni në madhësinë paraprake me opsionin Undo Minimize All.

Kur punoni me më shumë aplikacione njëkohësisht, ka disa mënyra të kaloni prej një aplikacioni në tjetrin.

Fig. 24. Menyja për vendosjen e dritareve Nëse është e dukshme një pjesë e dritares së aplikacionit në të cilin dëshironi të kaloni,

shtypni tastin e majtë të miut mbi sipërfaqen e dritares së aplikacionit. Nëse dritarja e aplikacionit në të cilin dëshironi të kaloni nuk shihet, aktivizojeni duke shtypur ikonën e aplikacionit në shiritin e detyrave. Nëse nuk dëshironi të punoni me shiritin e detyrave, shtypni kombinimin Alt+Tab. Do të paraqitet dritarja me ikonat e aplikacioneve të startuara. Ikona e aplikacionit të zgjedhur do të jetë e rrethuar me katror. Pa e lëshuar tastin Alt, me Tab kaloni prej një ikone në tjetrën. Kur të paraqitet dritarja e aplikacionit të dëshiruar, lëshoni tastin Alt.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 19

Fig. 25. Kaskada e dritareve

10.1. Kopjimi dhe zhvendosja e të dhënave mes dritareve Në Windows është e mundshme të kopjoni ose të bartni informatat prej një dritareje në

tjetrën. Dritaret mund t'i takojnë një aplikacioni ose dritare që u takojnë aplikacioneve të ndryshme. Për të bartur informatat prej një dritareje ne tjetrën, Windows-i shfrytëzon një pjesë të memories së kompjuterit. Kjo pjesë e memories quhet bafer (ang. buffer), por në terminologjinë e Windows-it dhe e lidhur me funksionin që ka është e përdorur shprehia Clipboard.

Operacionet që do të përdorni më shpesh për bartjen ose kopjimin e informatave janë: Copy, Cut dhe Paste.

Para se të bëni kopjimin, ose zhvendosjen c informatave, ato duhet t’i zgjidhni me mi ose tastierë. Zgjedhja me mi bëhet ashtu që pozicionoheni në fillim ose në fund të tekstit që dëshironi të zgjidhni dhe, duke e mbajtur tastin e majtë të miut të shtypur, kaloni mbi tekstin që dëshironi të zgjidhni (fig. 26). Nëse dëshironi të bartni objekte të tjera, procedura është e njëjtë përveç në rastin kur bartni një objekt të vetëm, kur për ta, zgjedhur zakonisht mjafton ta shtypni një herë tastin e majtë të miut mbi objekt. Me tastierë i njëjti veprim behët përmes shigjetave dhe tastit Shift. Mbajeni tastin Shift të shtypur dhe përdorni shigjetat për ta bërë zgjedhjen.

Kopjimi bëhet me operacionin Edit, Copy, ose me kombinimin Ctr + C. Zhvendosja bëhet me operacionin Edit, Cut, ose me kombinimin Ctr + X. Po ashtu operacionet e përmendura mund të aktivizohen edhe nga menyja e objektit (fig. 26).

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 20

Fig. 26. Teksti i zgjedhur dhe nënmenyja e operacioneve për tekstin e zgjedhur Informatat e zgjedhura, të cilat i keni kopjuar, ose keni vendosur t’i zhvendosni, mund t'i

shihni nëse shtypni butonin Office Clipboard (fig. 27). Kopjimin ose bartjen e informatave do ta përfundoni pasi të pozicionoheni në aplikacionin

cak dhe të ekzekutoni operacionin Edit, Paste. Edit, Paste mund të zëvendësohet edhe me Ctrl + V. Nëse informatën e zgjedhur duhet ta kopjoni në më shumë vende, ose në më shumë aplikacione, nuk keni nevojë ta kopjoni përsëri. Vetëm përdorni operacionin Paste. informatat e zgjedhura dhe të kopjuara në Clipboard do të jenë aty derisa të kopjohet diçka e re në Clipboard.

Fig. 27. Përmbajtja e Clipboardit Operacionet e kopjimit (Copy), zhvendosjes, përkatësisht prerjes (Move/Cut) dhe ngjitjes

(Paste), mund të aktivizohen edhe me shtypjen e tastit të djathtë të miut mbi objektin e shtypur. Kopjimi i të dhënave ose bartja e tyre prej një aplikacioni në tjetrin prej një dritareje në

tjetrën mund të bëhet edhe me operacionet e tërheqjes dhe të lëshimit (ang. drag and drop). Objekti i zgjedhur, i cili do të bartet, ose kopjohet nga një dritare në tjetrën zgjidhet me mi e pastaj duke e mbajtur tastin e majtë të miut të shtypur tërhiqet deri në dritaren e aplikacionit tjetër ose aplikacionit të njëjtë dhe kur sillet në pozitën e dëshiruar lëshohet duke e liruar tastin e majtë të miut. Aplikacionet të cilat mund t'i shkëmbejnë të dhënat në këtë mënyrë duhet t'i kenë këto mundësi të inkorporuara, pra të mund të jenë burim i objektit që tërhiqet dhe destinacion i objektit

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 21

Lënda: Bazat e Informatikës pjesa e ligjëratave nga Windows-i

që tërhiqet. Disa aplikacione mund të funksionojnë vetëm si burim, disa të tjera vetëm si destinacion i të dhënave, e disa edhe si burim edhe si destinacion.

11. Disqet, folderët dhe fajllat Të gjitha të dhënat, të cilat ndodhen në kompjuterë, janë te vendosura në mediumet

memorie që janë në gjendje t'i ruajnë ato edhe kur kompjuteri është i shkyçur. Këto mediume memorie mund të jenë magnetike, optike dhe gjysmëpërçues. Mediumet memorie gjysmëpërçues duhet të kenë të siguruar furnizimin alternativ për ruajtjen e të dhënave gjatë kohës kur kompjuteri nuk punon.

Sasia më e madhe e informatave në kompjuter ruhet në disqe. Disqet kanë kapacitete të ndryshme dhe cilësi të ndryshme operative. Përveç disqeve të dhënat mund të ruhen edhe në disketa, CD-ROM dhe pajisje të tjera memoriesh.

Kapaciteti i mediumeve te përmendura memorie mund të jetë i mjaftueshëm për një lloj të dhënash ose i papërfillshëm për një lloj tjetër. Teksti zakonisht kërkon hapësire më të vogël. Fotografitë dhe posaçërisht video informatat kanë nevojë për shumë kapacitete memoriesh. Teknikat e ndryshme të kompresimit mund t'i zvogëlojnë për këto kërkesa, por ato prapëseprapë mbeten të mëdha.

Një pajisje memorie mund të ruajë disa përmbajtje të ndryshme tekstuale, ose pamore. Çfarëdo qofshin ato, në kompjuter mund të ruhen ose përpunohen vetëm si varg i simboleve 0 ose 1. Zakonisht ky varg i bitëve ka njëfarë lidhjeje logjike interne. Ky varg i bitëve njihet me emrin fajll ose skedë. Pra, fajlli paraqet një varg të dhënash (0 ose 1) që zakonisht ka një lidhje të caktuar logjike. Ka fajlla llojesh të ndryshme. Fajllat programorë ose programet, përmbajnë instruksionet për kryerjen e një pune. Fajllat e tjerë mund të përmbajnë të dhëna të tjera, si në shembujt e përmendur më lart. Në Windows janë paraprakisht të përkufizuara disa lloje fajllash për të cilët Windows-i e ka përkrahjen e inkorporuar. Për lloje të tjera të fajllave të përkufizuar nga shfrytëzuesi duhet të sigurohet edhe përkrahja programore në mënyrë që me ta të mund të manipulohet. Numri i llojeve të fajllave nuk është i kufizuar. Çdo fajll e ka emrin e vet me te cilin dallohet nga fajllat e tjerë. Windows-i mundëson emra fajllash që kanë deri 256 simbole, duke përfshirë këtu edhe pikat dhe vendet e zbrazëta. Pasi në një medium memorie qofte ai disk, disketë ose CD, mund të ruhen më shumë fajlla, është e nevojshme të ekzistojë një listë emrash te fajllave që ndodhen në atë njësi. Kjo listë quhet direktorium, skedar ose folder. Struktura e direktoriumit mund të jetë e ndryshme, por me e shpeshta është ajo e pemës më shumë nivele. Në Windows shpesh në vend të termit direktorium ose skedar do të përdorim terminin folder. Folderi paraqet një listë që përmban të dhëna për një grup objektesh. Përveç të dhënave për fajlla dhe folderë tjerë, ne folderë mund të ndodhen edhe ikonat për shtypës, kompjuterë etj.

12. Operacionet themelore me fajlla dhe folderë Operacionet me fajlla dhe folderë janë më të rëndësishme gjatë punës me cilindo

aplikacion në Windows. Nuk mjafton të dimë të kryejmë çfarëdo operacioni të ndërlikuar nëse nuk dimë ku ruhen të dhënat tona, si do t'i gjejmë, zgjedhim, hapim, fshijmë ose shtypim në çdo çast.

Njëri prej vendeve nga i cili do ta fillojmë hulumtimin e të dhënave në kompjuter është dritarja My Computer. Dritarja My Computer hapet kur të klikojmë në ikonën My Computer. Ikona My Computer zakonisht ndodhet në këndin e majtë të epërm të desktopit. Dritarja My Computer ka menynë kryesore nën të cilën ndodhet shiriti me ikonat e operacioneve më të rëndësishme dhe kornizën me listë rënëse Address. Dritarja My Computer përmban ikonat e disketave, disqeve lokale dhe të rrjetit, CD-ROM-ëve, shiritave dhe njësive të tjera, ikonën e printerëve, ikonën e panelit kontrollues etj. (fig. 28).

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 22

Fig. 28. Dritarja My Computer Për të paraqitur njësitë e ndryshme periferike për ruajtjen e të dhënave Windows-i

shfrytëzon emrat e rezervuar. Emrat e këtyre njësive janë shkronjat e alfabetit prej A deri Z të përcjella me dy pika. A: dhe B: paraqesin njësitë e disketave, C:, D:, E: dhe të tjerat janë të rezervuara për disqe lokale, CD-ROM njësi dhe disqe të rrjeteve, ashtu që zakonisht së pari merren disqet lokale, CD-ROM-ët e pastaj disqet e rrjetit.

12.1. Paraqitja e përmbajtjes së disqeve Përmbajtja e diskut mund të shihet kur të klikojmë mbi ikonën e diskut Nga dritarja e fituar

shihet sa është kapaciteti i diskut, sa hapësirë është e zënë dhe sa është e lirë. Fusha Address tregon cili është direktoriumi ose folderi në të cilin jemi të pozicionuar. Nga rasti në fig. 29 shohim se direktoriumi, përmbajtjen e të cilit e kemi të paraqitur ne pjesën e djathtë të dritares është direktoriumi rrënjë i diskut C: i cili në sistemin operativ Windows shënohet me \. Në shiritin e statusit në fund të dritares është numri i objekteve në folderin e paraqitur dhe shuma e hapësirës së zënë nga fajllat e këtij direktoriumi.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 23

Fig. 29 Përmbajtja e diskut Përmbajtja e disketës do te shihet nëse nga dritarja My Computer klikojmë ikonën e

njësisë së disketave. Paraqitja e përmbajtjes se disketës është e organizuar në të njëjtin parim si paraqitja e përmbajtjes së diskut. E njëjta vlen edhe për CD-të.

Një folder mund të ketë numër të ndryshëm fajllash dhe nënfolderësh. Në fig. 30 shihet përmbajtja e një folderi.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 24

Fig. 30 Përmbajtja e direktoriumit Nëse na intereson ku është ky direktorium në pemën e direktoriumeve mjafton të shtypim

ikonën Folders nga shiriti i ikonave. Me komandën Folders hapet dritarja që ka dy korniza te cilat tregojnë përmbajtjen e folderit (korniza e djathtë) dhe pozitën e folderit në pemën e folderëve (korniza e majtë) (fig. 31).

Fig. 31. Pozita e direktoriumit në pemën e direktoriumeve

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 25

Një folder i cili i dedikohet ruajtjes së dokumenteve te përdoruesit është folderi My Documents. Gjate instalimit të Windows-it në kuadër te këtij folderi krijohen folderët My Music, My Pictures, My library, My Webs, etj., të cilët i dedikohen ruajtjes së muzikës, fotografive, web faqeve etj. Është mirë që gjitha dokumentet e krijuara, përdoruesi t'i vendosë në këtë folder për lehtësi kërkimi dhe arkivimi. Nëse për ndonjë arsye duhet të barten të dhënat nga një kompjuter në tjetrin është shumë më lehtë të manipulohet me një folder, në këtë rast My Documents, se me më shumë folderë te shpërndarë nëpër disk. Dokumentet e përdoruesit nuk duhet asnjëherë të vendosen në folderët Winnt, Windows ose Program Files. Në folderët e përmendur ruhen fajllat e sistemit operativ dhe të programeve të instaluara. Çdo përzierje dokumenteve të përdoruesve me këta fajlla mund të krijoje vetëm probleme, humbje të të dhënave dhe bllokim të punës së aplikacioneve.

Fig. 32. Përmbajtja e folderit My Documents Folderi My Documents ndodhet në kuadër të folderit Documents and Settings (në

Windows XP) folder që ruan dokumentet dhe konfigurimet e aplikacioneve të përdoruesve të kompjuterit (fig. 33). Folderi Documents and Settings ka nga një nënfolderë për çdo përdorues të kompjuterit. Nga të dhënat e rëndësishme që ruhen në folderin Documents and Settings përveç My Documents do të përmendim edhe përmbajtjen e folderëve të programeve Outlook dhe Outlook Express të cilët përdoren për ruajtjen e postes elektronike.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 26

Fig. 33. Pozita e My Documents në disk Nëse dëshirojmë me i tregua të gjitha detajet për fajlat dhe folderet atëherë njësia G: do të

duket si që e tregon fig. 34.

Fig. 34. Njesia G: me detajet për fajlat dhe folderet

12.2. Krijimi i fajllave dhe folderëve Gjatë punës me kompjuterë do të paraqitet nevoja që programet ose fajllat t'i organizoni në

folderë të posaçëm. Folderët dhe fajllat mund të krijohen nga programet dhe nga vetë shfrytëzuesi,

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 27

Zakonisht gjatë instalimit të programeve, programi instalues krijon folderët e nevojshëm dhe në ta kopjon fajllat e nevojshëm.

Shfrytëzuesi mund të krijojë fajllat në mënyrë implicite dhe eksplicite. Mënyra implicite e krijimit të fajllit është përmes shfrytëzimit të një programi, p.sh., të një programi për përpunim të tekstit. Kur shfrytëzuesi e startor një program të tillë, në memorie të kompjuterit rezervohet hapësira në të cilën përkohësisht, ruhet përmbajtja qe shkruhet. Në çastin e ruajtjes së teksti, në disk ose në disketë, krijohet fajlli në të cilin do të ruhet kjo përmbajtje.

Kur shfrytëzuesi dëshiron të krijojë folderin, këtë mund ta bëjë duke zgjedhur së pari folderin në të cilin dëshiron ta krijojë atë folder.

12.2.1. Krijimi i folderit Folderët që krijohen gjatë instalimit të Windows-it nuk janë të vetmit që mund të ekzistojnë

në disk. Përdoruesi ka lirinë të krijojë folderë për nevoja të veta. Ku do t’i krijoj, për ruajtjen e çfarë informatave do t’i përdor, është plotësisht punë e tij. Këtu mund të sugjerohet vetëm një organizim që ka njëfarë logjike për përdoruesin dhe i mundëson atij gjetjen e shpejtë të informatave që i nevojiten. Krijimi i folderit të ri në kuadër të folderit punues bëhet përmes komandës File, New, Folder (fig. 35).

Fig. 35. Krijimi i folderit të ri Folderi që krijohet emërohet nga Windowsi New Folder (fig. 36) por ky emër mund të

ndërrohet menjëherë ose me vonë. Nëse dëshirojmë të kalojmë në folderin e sapokrijuar duhet klikuar në emrin e folderit.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 28

Fig. 36. Folderi i ri i krijuar

12.2.2. Krijimi i fajlit Krijimi i fajlit te ri zakonisht bëhet përmes operacioneve të aplikacionit konkret, por

Windows-i mundëson që një fajll i ri te krijohet edhe përmes komandës File, New. Opcioni New ofron krijimin e fajllave të ri për disa nga aplikacionet e instaluara. Në figurat në vazhdim është treguar procedura e krijimit të një dokumenti të ri për programin Word.

Fig. 37. Krijimi i Word dokumentit të ri

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 29

Fig. 38. Dokumenti i ri i krijuar Dokumenti i ri i krijuar merr emrin New Microsoft Word Document.doc (Fig. 38). Si në

rastin e krijimit të folderit të ri edhe këtu menjëherë mund ta riemërojmë fajllin ose këtë riemërtim ta bëjmë më vonë. Emri i fajllit në Windows mund të ketë 256 simbole. Zakonisht pas emrit të fajllit, i ndarë me pikë është tipi i fajllit. Tipi i fajllit, përveç informatës për llojin e fajllit, shërben edhe për përcaktimin e aplikacionit i cili manipulon me të.

12.3. Ruajtja e fajllit Çdo aplikacion ka operacionin e ruajtjes së fajllit të krijuar apo të ndryshuar. Operacioni i

tillë është File, Save (fig. 39). Ky operacion kërkon nga përdoruesi ta emërojë fajllin për ta dalluar nga fajllat e tjerë në direktorium (fig. 40). Operacion i ngjashëm është File, Save As i cili mundëson që dokumentin ta ruajmë me emër i cili ndryshon nga emri i mëhershëm.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 30

Fig. 39. Komanda për ruajtjen e fajllit

Fig. 40. Emërtimi i fajllit

12.4. Mbyllja e fajllit Fajlli mbyllet me operacionin File, Close.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 31

Fig. 41. Mbyllja e fajllit

12.5. Zgjedhja e fajllave dhe folderëve Fajllat që duhet të kopjohen, zhvendosen ose fshihen së pari duhet të zgjedhën. Një fajll

ose një folder zgjidhet ashtu që klikohet një herë me mi. Fajlli i zgjedhur paraqitet me shkronja të bardha në prapavijë të kaltër (fig. 42). Në varësi nga lloji i fajllit paraqiten të dhënat për të. Nëse fajlli përmban fotografinë atëherë ajo do të paraqitet në anën e majtë (fig. 43). Nëse është fjala për dokument të programit Word atëherë paraqiten disa të dhëna për dokumentin siç është data e ndryshimit të fundit, madhësia, atributet dhe emri autorit (fig. 42).