Slajdet e prezantimit

14
Hipoteza: Ështё e rёndёsishme qe Kontrolli i Lartё i Shtetit tё bashkepunojё me njёsitё e tjera tё dhёnies sё sigurisё per Drejtorine e Pёrgjithshme te Tatimeve pёr tё shmangur dublimin e punёve dhe pёr t’i drejtuar burimet drejt zonave me risk mё tё lartё.

Transcript of Slajdet e prezantimit

Hipoteza: Ështё e rёndёsishme qe Kontrolli i Lartё i Shtetit

tё bashkepunojё me njёsitё e tjera tё dhёnies sё sigurisё per

Drejtorine e Pёrgjithshme te Tatimeve pёr tё shmangur

dublimin e punёve dhe pёr t’i drejtuar burimet drejt zonave

me risk mё tё lartё.

Metodologjia Per te ndermarre kete pune kerkimore u perdoren teknikat

cilesore kerkimore. Pergjigjet e marra nga intervista, dhe nga

burimet dytesore kenaqen objektivat e kesaj pune kerkimore.

Shtrimi i problemit themelor Problemi themelor eshte se Kontrolli i Larte i Shtetit

nuk bashkepunon me njesite e tjera te dhenies se sigurise,per arsye nga me te ndryshmet. Duke filluarqe nga problemet e brendshme deri tek ekzistenca e bashkepunimit vetem neper shkresa.

Analiza dhe gjetjet Bazë ligjore për koordinim apo bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e

tjera të dhënies së sigurisë nuk ka.

E vetmja gjë që flet për një bashkëpunim të KLSH-së me njësitë e tjera

të dhënies së sigurisë është një shkres e firmosur nga të dyja palet.

Megjithëse këto marrëdhënie janë vendosur formalisht, shkëmbimi i

informacionit mes palëve nuk ka njohur vijimësi dhe rreziku i mbivendosjes

në kontrolle ngelet sërish i lartë.

Një nga problemet ishte se KLSH-ja me vështirësi po orientohet drejt

auditimeve sipas praktikave bashkëkohore, ndërkohë që është kërkesë e

kohës shtimi i ritmit dhe përmirësimi cilësor i kryerjes së këtyre

auditimeve, veçanërisht auditimeve të performancës, duke patur parasysh që

në vitin 2011 u realizua vetëm një i tillë.

Analiza dhe gjetjet Edhe pse institucioni kishte përpunuar dhe përgatitur udhëzime dhe

metodika për ushtrimin e kontrolleve, bazuar në rekomandimet dhe

udhëzuesit zbatues të standardeve të auditimit të hartuar nga

INTOSAI, njohja, përditësimi dhe zbatimi i tyre, si element thelbësor i

teknikës profesionale (edhe pse ka qenë një kërkesë e stafit drejtues të

KLSH-së) nuk ishte plotësuar.

Një tjetër problem qe ishte hasur,ishte mungesa e stafit të kualifikuar dhe

mungesa e organizimeve të seminarëve për kualifikim stafi. Problemi i

stafit ishte menduar të zgjidhej duke hequr një pjesë të stafit ekzistues dhe të

zëvendësohej me staf te ri qe kishin profilin dhe kualifikimin e duhur, pasi

trajnimet që ata kishin nevojë të merrnin ishin shumë të kushtueshme dhe

nuk përballohej dot.

Analiza dhe gjetjet Në raportin e KLSH-sё drejtuar Kuvendit,thuhej se ёshtё konsideruar e

nevojshme rritja nё mbi 10 ditë në vit, ose rreth 5 herë më shumë se treguesi

aktual. Për punonjësit e rinj të rekrutuar do të ofrohet trajnim 25ditë në vit

Por kjo do te krijonte probleme të reja,sepse stafit të ri do t’i duhej kohë të

përshtatej me institucionin dhe rregullat e veta dhe do të sillte një vonesë në

realizimin e planeve.

Në raportin e SIGMA-s për vitin 2011 sërish cilësohet se KLSH-ja ende

vuan nga ambiente pune të papërshtatshme, të cilat, ndër problemet e

tjera, pengojnë investimin e domosdoshëm në infrastrukturën e IT-së,dhe

sigurisht në munges të kushteve të tilla,të konsideruara të domosdoshme

nuk mund të avancojnë planet dhe projektet e institucionit.

Analiza dhe gjetjet Marrëdhëniet e bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë të kontrollit

gjatë vitit 2011, si me INTOSAI, EUROSAI, Gjykatën e Llogarive të BE-së dhe me institucionet homologe të kontrollit, ndonëse kanë pasur vijimësi, nuk janë shfrytëzuar siç duhet dhe nuk kanë qenë shumë dobiprurëse për institucionin.Duhet theksuar se pozicioni i institucionit në këto marrëdhënie ka qenë statik, pritës, pa ndërmarrë vetë nisma konkrete. Por gjatë vitit 2012 bo bëhet edhe thellimi i realizimit të misionit kushtetues të KLSH-së në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike.

Deri tani kam parë thjesht koordinim dhe bashkëpunim me organizata ndërkombëtare,e cila nuk është e pa rëndësishme,përkundrazi por kryetari i KLSH-së nuk ka bërë asnjë draft, kërkes qoftë në Kuvend apo në ndonjë institucion zyrtar prej te cilave varen njësitë e tjera të dhënies së sigurisë në vend.

Analiza dhe gjetjet Nuk kam parë as edhe një mbledhje të vetme të organizuar nga kryetari i

KLSH-së për të ingranuar më tej punonjësit, t’u degjonte idete e tyre të

cilat mund të ishin shumë të mira dhe t’i jepnin vlerë institucioneve të tjera.

Rezultati i intervistës konsiston se KLSH-ja shkon për kontroll të punës së stafit të administratës tatimore. Ajo në qoftë se ka bërë gjetje të tipit se një inspektor ka bër shkelje të ligjit,ajo propozon masa disiplinore,të cilat mund të arrijnë deri në ndjekje penale për inspektorin.

Këto gjetje ai i adreson nëpërmjet një raporti në DPT dhe ky raport kalon në disa njësi të veçanta të DPT-së për të verifikuar nëse gjetjet janë të sakta dhe në qoftë se po,atëher është në kompetencë të këtyre njësive të kontrollit të japin masa disiplinore. Pra KLSH-ja thjesht bën propozime.

Analiza dhe gjetjet Në disa raste KLSH-ja ka bërë gjetje të “sakta” mbi punonjësit, por unë këtë

rezultat do ta komentoja si negativ, sepse ky lloj qëndrimi i KLSH-së e bën

atë të duket me rolin e “Policit” si institucionet që dikur janë konsideruar si

“fillestare” në të kaluarën ku audituesit bënin punë jo-audituese. Gjithsesi në mbledhjen midis kryetarit të KLSH-së dhe Komisionit për

Ekonominë dhe Financat,institucioni shprehu se ishin të vendosur të ecnin

drejt përmirësimit të standardeve të tyre të auditimit me moton e INTOSAI

“Experentia mutual ominibus prodest” (Eksperienca e përbashkët i shërben të gjithëve) dhe pas kësaj të realizonin bashkëpunime efektive me njësitë e tjera të dhënies së sigurisë.

Rekomandime Gjёja e parё qё KLSH-ja duhet tё bёjё ёshtё tё punёsojё

punonjёs tё çertifikuar,ku minimumi te kenё kryerprovimin pёr auditimin nga IKEA për vendetvakante.

Do ta konsideroja të dobishme nxitjen e mbledhjeve të rregullta nga kryetari i KLSH-së,midis punonjësve të AB në sektorin publik dhe punonjësit e njësisë së

kontrollit në DPT, sepse të treja palët do të shkëmbenin ide të vlefshme me njëri-tjetrin dhe do të shmangte dublikimin e punëve.

Rekomandime Auditimet e KLSH-së të bëhen më bazë risku dhe të

rriten auditimet e performances për t’i dhënë mëshumë vlera sektorit publik dhe sigurisht DPT-së

Do të ishte mjaft mirë që për përmbushjen e rekomandimit të tretë të përdorte punën e audituesvetë brendshëm të DPT-së,sepse nuk i bie autoriteti,porperkundrazi i jep vlerë rezultatit të auditimit dhendihmon edhe kolegët të korrigjojnë gabimet e tyre.

Rekomandime Mёnyra bashkёpunimi ka shumё,por shkalla e bashkёpunimit

mund tё ndryshojnё nё varёsi tё rrethanave tё ndryshme. Porpavarёsisht rrethanave bashkёpunimi i AJ dhe AB mund tёarrihet nёpёrmjet komunikimit dhe planifikimit të auditimit osetё strategjisё së Auditimit ; takimeve të rregullta midis grupeve tё AB dhe tё AJ; të arrihenmarrëveshje për ndarjen dhe shkёmbimin e informacioneve; komunikimi i raporteve të auditimit me njëri-tjetrin; organizimii programeve të përbashkëta si trajnime dhe kurse tёndryshme;zhvillimit tё metodologjive te reja audituese; ndarjessё materialeve trajnuese, metodologjike, dhe programacioneve tёpunës së auditimit;dhënies sё aksesit në dokumentacionin e auditimit; huadhënies sё stafit; përdorimin e disa aspekteve tëpunës së njëri-tjetrit për të përcaktuar natyrën, kohën dheshtrirjen e procedurave të kryerjes sё auditimit.

Rekomandime Kryetari I KLSH-së duhet tё marrë një interes aktiv në

çështjet që lidhen me auditimin dhe duke inkurajuarbashkëpunimin mes dy grupe të audituesve; tёidentifikojё mundësitё për bashkëpunim nga planet

përkatëse të auditimit; tё inkurajojё dialogun e rregulltdhe të strukturuar në mes të dy grupeve të Audituesve; tё inkurajojё tё dyja palёt audituese të miratojnё njërol aktiv në kërkimin e mundësive për bashkëpunim;tёmiratojё fushat e bashkëpunimit,në mënyrë qëbashkëpunimi most të mbetet vetëm formal (në letra).

Faleminderit

Për vëmendjen!