SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat...

22
Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE HYRJE BK1 SKK7, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNK 17 dhe SIC 15. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një formë të thjeshtuar të SNRF-ve të përshtatshme për njësitë ekonomike pa përgjegjësi publike. BK2 Në 24 nëntor 2012 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit („KKK‟) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për t‟i përshtatur kërkesat e kontabilitetit me SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të detyrueshme për njësitë ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të në përgatitjen e pasqyrave financiare, sipas ligjit 9228 datë 29 prill 2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret ndërkombëtare. BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë duke qenë se SNRF për NVM-të nuk janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për Legjislacionin e Shoqërive. KKK-ja do ta rishqyrtojë këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF për NVM-të të përditësuara të jenë publikuar. BK4 Ndryshimet e bëra në versionin e përmiresuar të SKK 7 janë të pjesshme krahasuar me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. KKK-ja e ka shfytëzuar rishikimin e SKK 7 për të hequr shembujt ilustrues të paraqitur në SKK 7 në versionin origjinal dhe e ka plotësuar këtë standard me një seksion që përmban Udhëzuesin për Zbatimin e tij ku përfshihen shembuj më të plotë të zbatimit të standardit në dobi të hartuesve të pasqyrave financiare. OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES (Paragrafët 1-3) BK5 Paragrafi 2 i SKK 7 në versionin origjinal është ndryshuar për t‟iu referuar Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. Tabela korresponduese midis SKK-ve dhe SNRF-ve është ndryshuar për të paraqitur krahasimin me SNRF për NVM-të. FUSHA E ZBATIMIT (Paragrafët 4-7) BK6 KKK-ja vendosi të përcaktojë në mënyrë të qartë në këtë standard se disa lloj marrëveshjesh nuk përfshihen në fushën e zbatimit të SKK 7, të tilla si: a) qiratë për kërkimin ose për shfrytëzimin e mineraleve, të naftës, gazit natyror dhe burime jorigjeneruese të ngjashme cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare; marrëveshjet e liçensimit për zëra të tillë si filmat, video regjistrimet, lojrat, dorëshkrimet, patentat dhe të drejtat e autorit të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet afagjata jomateriale); matjet e pasurisë së mbajtur nga qiramarrësi që trajtohet si aktiv afatgjatë material për investim dhe matjet e aktivit afatgjatë material për investim i dhënë nga qiradhënësi sipas qirasë së zakonshme të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet afagjata jomateriale; matjet e aktiveve biologjike, të mbajtura nga qiramarrësi sipas qirasë financiare dhe aktiveve biologjike të dhëna nga qiradhënësi me qira të zakonshme të cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare; qiratë që mund të çojnë në një humbje për qiradhënësin ose qiramarrësin si rezultat i kushteve kontraktuale që nuk janë të lidhura me ndryshimet në çmimin e aktivit të dhënë me qira, ndryshimet në kursin e këmbimit të monedhave të huaja, ose i një tërheqjeje nga kontrata e njërës prej palëve; si dhe qiratë e zakonshme kur janë kontrata me kushte rënduese. Këto përjashtime paraqiten në një paragraf të ri (paragrafi 5). Fusha e zbatimit të Standardit korrespondon tani me fushën e zbatimit të Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. BK7 Në SKK 7 të përmirësuar është shtuar një paragraf (paragrafi 7) për të sqaruar se disa marrëveshje, si për shembull marrëveshjet për kryerje shërbimesh nga burimet e jashtme (outsourcing), kontratat e telekomunikacionit që sigurojnë të drejtat për kapacitete, dhe kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë në thelb marrëveshje qiraje për aktivet pasi ato e kalojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve në këmbim të pagesave, dhe prandaj ato duhet të trajtohen në bazë të këtij Standardi.

Transcript of SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat...

Page 1: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE

BAZA E KONKLUZIONEVE

HYRJE BK1 SKK7, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të

Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNK 17 dhe SIC 15. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një formë të

thjeshtuar të SNRF-ve të përshtatshme për njësitë ekonomike pa përgjegjësi publike. BK2 Në 24 nëntor 2012 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit („KKK‟) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për t‟i

përshtatur kërkesat e kontabilitetit me SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të detyrueshme për

njësitë ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të në përgatitjen e pasqyrave financiare, sipas ligjit 9228 datë 29

prill 2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret ndërkombëtare. BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë

duke qenë se SNRF për NVM-të nuk janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për Legjislacionin e Shoqërive. KKK-ja do ta

rishqyrtojë këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF për NVM-të të përditësuara të jenë publikuar. BK4 Ndryshimet e bëra në versionin e përmiresuar të SKK 7 janë të pjesshme krahasuar me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. KKK-ja e ka

shfytëzuar rishikimin e SKK 7 për të hequr shembujt ilustrues të paraqitur në SKK 7 në versionin origjinal dhe e ka plotësuar këtë

standard me një seksion që përmban Udhëzuesin për Zbatimin e tij ku përfshihen shembuj më të plotë të zbatimit të standardit në dobi të

hartuesve të pasqyrave financiare. OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES (Paragrafët 1-3)

BK5 Paragrafi 2 i SKK 7 në versionin origjinal është ndryshuar për t‟iu referuar Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. Tabela korresponduese

midis SKK-ve dhe SNRF-ve është ndryshuar për të paraqitur krahasimin me SNRF për NVM-të. FUSHA E ZBATIMIT (Paragrafët 4-7)

BK6 KKK-ja vendosi të përcaktojë në mënyrë të qartë në këtë standard se disa lloj marrëveshjesh nuk përfshihen në fushën e zbatimit të SKK

7, të tilla si: a) qiratë për kërkimin ose për shfrytëzimin e mineraleve, të naftës, gazit natyror dhe burime jorigjeneruese të ngjashme të

cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare; marrëveshjet e liçensimit për zëra të tillë si filmat, video

regjistrimet, lojrat, dorëshkrimet, patentat dhe të drejtat e autorit të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet

afagjata jomateriale); matjet e pasurisë së mbajtur nga qiramarrësi që trajtohet si aktiv afatgjatë material për investim dhe matjet e

aktivit afatgjatë material për investim i dhënë nga qiradhënësi sipas qirasë së zakonshme të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata

materiale dhe aktivet afagjata jomateriale; matjet e aktiveve biologjike, të mbajtura nga qiramarrësi sipas qirasë financiare dhe aktiveve

biologjike të dhëna nga qiradhënësi me qira të zakonshme të cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare;

qiratë që mund të çojnë në një humbje për qiradhënësin ose qiramarrësin si rezultat i kushteve kontraktuale që nuk janë të lidhura me

ndryshimet në çmimin e aktivit të dhënë me qira, ndryshimet në kursin e këmbimit të monedhave të huaja, ose i një tërheqjeje nga

kontrata e njërës prej palëve; si dhe qiratë e zakonshme kur janë kontrata me kushte rënduese. Këto përjashtime paraqiten në një paragraf

të ri (paragrafi 5). Fusha e zbatimit të Standardit korrespondon tani me fushën e zbatimit të Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. BK7 Në SKK 7 të përmirësuar është shtuar një paragraf (paragrafi 7) për të sqaruar se disa marrëveshje, si për shembull marrëveshjet për

kryerje shërbimesh nga burimet e jashtme (outsourcing), kontratat e telekomunikacionit që sigurojnë të drejtat për kapacitete, dhe

kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë në thelb marrëveshje qiraje për aktivet pasi

ato e kalojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve në këmbim të pagesave, dhe prandaj ato duhet të trajtohen në bazë të këtij Standardi.

Page 2: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Fusha e zbatimit të Standardit korrespondon tani me fushën e zbatimit të Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. PËRKUFIZIMET KRYESORE (Paragrafi 8) BK8 Seksioni 20 nuk përmban përkufizime. KKK-ja është i bindur se struktura dhe formulimi i SKK 7 përsa i përket përkufizimeve të dhëna

në të, e bën Standardin më të kuptueshëm për hartuesit e pasqyrave financiare,dhe për këtë arsye ka vendosur të mbajë përkufizimet e

versionit origjinal të Standardit, me disa ndryshime për t‟i qartësuar ato. KLASIFIKIMI I QIRAVE NË QIRA FINANCIARE DHE QIRA TË ZAKONSHME (Paragrafët 9-19) BK9 Për një paraqitje më të plotë të situatave që në mënyrë të veçantë apo të kombinuar normalisht të çojnë në klasifikimin e një qiraje si qira

financiare KKK-ja ka vendosur të shtojë një paragraf të ri (paragrafin 14) i cili jep një paraqitje të plotë të këtyre situatave në përputhje

me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK10 Disa nga paragrafët në këtë seksion (paragrafët 11, 12 dhe 15) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me kërkesat për

klasifikimin e qirave në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRADHËNËSIT (Paragrafët 20-33) Qiratë financiare (Paragrafët 20-28) BK11 Paragrafi 26 i SKK të përmirësuar (paragrafi 24 i versionit origjinal) është ndryshuar për të qartësuar trajtimin kontabël të diferencës

midis të ardhurave të shitjes dhe kostos së shitjes qe është fitimi nga shitja, i cili njihet në përputhje me politikën e njësisë ekonomike për

shitjet e drejtpërdrejta. Kjo bën që trajtimi kontabël i kërkuar nga SKK 7 i rishikuar të jetë në përputhje me atë që kërkohet nga Seksioni

20 i SNRF për NVM-të. BK12 Disa nga paragrafët në këtë seksion (paragrafët 23, 24, 25 dhe 28) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin

kontabël të qirave financiare nga qiradhënësi në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. Qiratë e zakonshme (Paragrafët 29-33) BK13 KKK-ja ka vendosur të përmirësojë paragrafin 30 (paragrafi 28 në versionin origjinal) duke shtuar një kusht të dytë në lidhje me

mënyrën e njohjes së të ardhurave nga qiratë e zakonshme. Kjo mënyrë ka të bëjë me rastet kur pagesat që i bëhen qiradhënësit janë të

strukturuara të rriten në përputhje me rritjen e inflacionit të përgjithshëm të pritshëm (bazuar në indekset ose statistikat e publikuara),

për t‟i kompensuar qiradhënësit rritjet e pritshme të kostos inflacioniste, atëhere të ardhurat nga qiraja e zakonshme njihen jo në mënyrë

lienare. Në të kundërt, nëse pagesat që i bëhen qiradhënësit ndryshojnë sipas faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të inflacionit, atëhere të

ardhurat nga qiraja e zakonshme njihen në mënyrë lineare përgjatë kohëzgjatjes së qirasë. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në

përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK14 Paragrafi 30 i SKK 7 të përmirësuar (paragrafi 28 në versionin origjinal) është përmirësuar për të qartësuar se të ardhurat e fituara për

shërbime të tilla si sigurimi dhe mirëmbajtja, nuk i nënshtrohen të njëjtës mënyrë njohjeje në të ardhura si dhe qiraja e zakonshme. Ky

përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. Gjithashtu, paragrafi 29 në versionin origjinal të

SKK 7 është hequr pasi është përfshirë tek paragrafi 30 i SKK 7 të përmirësuar. BK15 KKK-ja ka vendosur të shtojë një paragraf të ri (paragrafi 31) për të dhënë trajtimin kontabël të kostove, duke përfshirë amortizimin, të

kryera nga qiradhënësi për të fituar të ardhura nga qiraja, te cilat njihen si shpenzim. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje

me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRAMARRËSIT (Paragrafët 34-38) Qiratë financiare (Paragrafët 34-37) BK16 KKK-ja ka vendosur të heqë paragrafin 33 në versionin origjinal të SKK 7, pasi informacioni i dhënë në këtë paragraf ka të bëjë me

klasifikimin e qirasë në financiare dhe të zakonshme, e cila është trajtuar në paragrafët 9 deri 19 të SKK 7 të përmirësuar.

Page 3: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

BK17 Në paragrafin 35 në versionin origjinal (paragrafi 36 i SKK 7 të përmirësuar) është shtuar trajtimi kontabël në lidhje me qiratë e

kushtëzuara, d.m.th. pagesat e rastësishme, të cilat njihen si shpenzime në momentin kur ato ndodhin. Ky përmirësim e bën SKK 7 të

jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK18 Shembujt e dhënë në këtë seksion janë hequr pasi janë paraqitur në "Udhëzuesin për Zbatimin e SKK 7” ku janë shtuar shembuj të tjerë

për të dhënë më shumë qartësi për hartuesit e pasqyrave financiare. Qiratë e zakonshme (Paragrafi 38) BK19 KKK-ja ka vendosur të përmirësojë paragrafin 38 (paragrafi 37 në versionin origjinal) duke shtuar një kusht të dytë në lidhje me

mënyrën e njohjes së shpenzimeve të qirave të zakonshme. Kjo mënyrë ka të bëjë me rastet kur pagesat e bëra qiradhënësit janë të

strukturuara të rriten në përputhje me rritjen e inflacionit të përgjithshëm të pritshëm (bazuar në indekset ose statistikat e publikuara),

për t‟i kompensuar qiradhënësit rritjet e pritshme të kostos inflacioniste, atëhere shpenzimet e qirasë së zakonshme njihen jo në mënyrë

lienare. Në të kundërt, nëse pagesat që i bëhen qiradhënësit ndryshojnë sipas faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të inflacionit, atëhere

shpenzimet e qirasë së zakonshme njihen në mënyrë lineare përgjatë kohëzgjatjes së qirasë. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në

përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK20 Paragrafi 38 i SKK 7 të përmirësuar (paragrafi 37 në versionin origjinal) është përmirësuar për të qartësuar se shpenzimet e kryera për

shërbime të tilla si sigurimi dhe mirëmbajtja, nuk i nënshtrohen të njëjtës mënyrë ngarkimi në shpenzime si dhe qiraja e zakonshme. Ky

përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK21 KKK-ja ka vendosur të heqë paragrafin 38 në versionin origjinal, për të shmangur përsëritjen me trajtimin kontabël të dhënë në

paragrafin 38 të SKK 7 të përmirësuar. TRANSAKSIONET E SHITJES DHE RIMARRJES ME QIRA (Paragrafët 39-42) BK22 KKK-ja ka vendosur që në paragrafin 40 të shtojë trajtimin kontabël të diferences midis të ardhurave nga shitja dhe vlerës kontabël të

aktivit, e cila nuk do të njihet menjëherë si e ardhur, por ajo do të njihet si e ardhur e shtyrë dhe do të amortizohet përgjatë afatit të

qirasë. BK23 Dy paragrafë në këtë seksion (paragrafët 39 dhe 40) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin kontabël të

transaksioneve të shitjes dhe rimarrjes me qira në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK24 Disa nga paragrafët në versionin origjinal (paragrafët 41 deri 44) janë zëvendësuar me një paragraf të vetëm, paragrafin 41 te SKK 7 te

përmirësuar, për një paraqitje më të qartë dhe të përmbledhur në lidhje me trajtimin kontabël të fitimit dhe humbjes që rezulton nga

transaksione të shitjes dhe rimarrjes me qira në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. BK25 Shembujt e dhënë në këtë seksion janë hequr pasi janë paraqitur në "Udhëzuesin për Zbatimin e SKK 7” ku janë shtuar shembuj të tjerë

për të dhënë më shumë qartësi për hartuesit e pasqyrave financiare. SHËNIMET SHPJEGUESE (Paragrafët 43-46) BK26 KKK-ja ka vendosur të paraqesë në mënyrë të ndarë kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare të qiramarrësit dhe të

qiradhënësit për qira financiare, duke ndjekur në këtë mënyrë paraqitjen e kërkuar nga Seksioni 20 i SNRF për NVM-të. Për këtë arsye,

në SKK 7 të përmirësuar është shtuar një paragraf i ri (paragrafi 44) i cili paraqet kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare

të qiradhënësit për qira financiare. KKK-ja ka vendosur të mbajë kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare të qiramarrësit

dhe qiradhënësit për qira të zakonshme në një paragraf të vetëm (paragrafi 45) siç paraqiten në versionin origjinal të SKK 7. BK27 Paragrafi 47 në versionin origjinal të SKK 7 është hequr pasi kërkesat e tij janë përfshirë në paragrafin 43 të SKK 7 të përmirësuar. BK28 Paragrafi 45 në këtë seksion është përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin kontabël të qirave financiare nga

qiradhënësi dhe qiramarrësi në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

Page 4: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

BK29 Kërkesa dhënë në paragrafin 49 në versionin origjinal që qiradhënësi do të japë informacion mbi koston dhe vlerën kontabël të aktiveve

të dhëna me qira është hequr për të qenë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. DATA E HYRJES NË ZBATIM (Paragrafi 47) BK30 SKK 7 zbatohet në mënyrë retrospektive. Në përputhje me SKK 1 Kuadri i Përgjithshëm për Përgatitjen e Pasqyrave Financiare,

ndryshimi në politikat kontabël zbatohet në mënyrë retrospektive, që në fillim të periudhës më të hershme të paraqitur, përveç rasteve

kur:

(a) ndryshimi në politikën kontabël ka rezultuar nga një SKK i ri dhe për kalimin në metodën e re aplikime të ndryshme janë përshkruar

në këtë SKK; ose

(b) efekti i ndryshimit në politikat kontabël në periudhat e mëparshme nuk mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme.

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK 7

Shembujt ilustrues të dhëna në këtë kapitull nuk janë pjesë integrale e SKK 7. Ato janë dhënë me qëllim kuptimin dhe zbatimin e drejtë

të parimeve të njohjes, matjes dhe vlerësimit të mëpasshëm të qirave si dhe të shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare, të

përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në Shqipëri.

Shembuj ilustrues për paragrafët 9 deri 19

Çfarë është qiraja?

Qiraja është një marrëveshje sipas së cilës qiradhënësi i kalon qiramarrësit në këmbim të një pagese (ose disa pagesave) të drejtën e

përdorimit të një aktivi për një periudhë kohe te vendosur midis palëve.

Kur një qira klasifikohet si qira financiare apo si qira e zakonshme?

Një qira klasifikohet si qira financiare nëse ajo i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me

pronësinë. Një qira klasifikohet si qira e zakonshme nëse ajo nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe

përfitimet lidhur me pronësinë. Rreziqet përfshijnë mundësitë e humbjeve nga mospërdorimi i kapaciteteve apo vjetërimi teknologjik, si

dhe nga luhatjet në shlyerjen e qirasë për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike (përfshirë ndryshimet në vlerën e interesave të

mbetura). Përfitimet mund të përfaqësohen nga pritshmëritë për aktivitete fitimprurëse gjatë jetës ekonomike të aktivit dhe nga fitime

nga rritja e vlerës së aktivit përgjatë dhe në fund të afatit të qirasë.

Shembuj të situatave të cilat në mënyrë individuale ose të kombinuar do të çonin në klasifikimin e një qiraje si qira financiare janë:

-nëse qiramarrësi mund ta anullojë marrëveshjen e qirasë, humbjet e qiradhënësit lidhur me anullimin e marrëveshjes i mbarten

qiramarrësit.

- fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën e mbetur të aktivit të dhënë me qira i takojnë qiramarrësit (p.sh. në formën e një uljeje në qira

e barabartë me të ardhurat nga shitjet në fund të qirasë).

- qiramarrësi ka mundësinë për ta vazhduar marrëveshjen e qirasë për një periudhë të dytë me një pagesë qiraje që është më e ulët se ajo

e tregut.

Si klasifikohet qiraja e tokës dhe e ndërtesës?

Qiratë e tokës dhe ndërtesave duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë, duke qenë se shpesh qiraja e tokës është qira e zakonshme dhe

qiraja e ndërtesës është qira financiare.

Page 5: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Shembulli 1

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëvjeçare të paanullueshme për një

makinë që ka një jetë ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Më 1 janar 20X1 (fillimi i qirasë) vlera e drejtë (çmimi në

cash) e makinës është 100,000 lekë. Më 31 dhjetor të çdo viti gjatë katër viteve të para të afatit të qirasë, qiramarrësi duhet t‟i paguajë

qiradhënësit 23,000 lekë. Në fund të afatit të qirasë, pronësia e makinës i kalon qiramarrësit nëpërmjet pagesës së fundit të qirasë prej

23,539 lekë. Norma e interesit të nënkuptuar në marrëveshjen e qirasë është 5% në vit. Kjo normë i përafrohet normës së interesit të

huamarrjes.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Më 1 janar 20X1 qiraja transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe

përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb, qiramarrësi e zotëron tani makinën. Qiramarrësi është pala që

përfiton nga përdorimi i aktivit të marrë me qira dhe nga ndryshimet në vlerën e drejtë të tij gjatë gjithë jetës së pritshme ekonomike.

Shembulli 2

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi të qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

qirasë. Klasifikimi si qira financiare evidentohet nga:

- qiraja e transferon pronësinë e aktivit tek qiramarrësi në fund të afatit të qirasë; dhe

- në fillim të marrëveshjes së qirasë vlera faktike e pagesave minimale të qirasë përbën të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me

qira

Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë është dhënë në vijim:

Viti

Pagesa e

këstit

Interesi Principali Detyrimi I

mbetur

2011* (23,000) 5,000 18,000 82,000

2012 (23,000) 4,100 18,900 63,100

2013 (23,000) 3,155 19,845 43,255

2014 (23,000) 2,163 20,837 22,418

2015 (23,539) 1,121 22,418 -

Totali 100,000

(*) Llogaritjet per vitin 2011 jane si më poshtë:

Shpenzimet e Interesit = 100,000*0.05= 5,000 lekë

Principali i paguar = 23,000- 5,000= 18,000 lekë

Detyrimi i pashlyer ende= 100,000 – 18,000 lekë = 82,000 lekë

Page 6: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Shembulli 3

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një qira pesëvjeçare të paanullueshme për një tokë bujqësore me

vlerë të drejtë (çmimi në cash) prej 100,000 lekë. Qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 5,000 lekë në vit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira e zakonshme. Qiraja nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet

lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi (p.sh. fitimet dhe humbjet në vlerën e drejtë të tokës bujqësore i takojnë qiradhënësit

si para ashtu dhe pas hyrjes në marrëveshjen e qirasë). Qiramarrësi ka vetëm të drejtën e përkohshme të përdorimit të tokës bujqësore për

një pjesë të vogël (pesë vjet) të jetës ekonomike të pacaktuar të tokës bujqësore.

Shembulli 4

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëditore të paanullueshme për një

automjet që ka një jetë ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Më 1 janar 20X1 (fillimi i qirasë), vlera e drejtë (çmimi në

cash) e automjetit është 100,000 lekë. Qiradhënësi i cakton qiramarrësit 120 lekë në ditë për përdorimin e automjetit. Në përfundim të

afatit të qirasë qiramarrësi ia kthen automjetin qiradhënësit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira e zakonshme. Qiraja nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet

lidhur me pronësinë nga qiradhënësi të qiramarrësi. Qiramarrësi thjesht fiton të drejtën e përdorimit të automjetit të qiradhënësit për pesë

ditë.

Shembulli 5

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër. Por, në këtë shembull, pronësia e makinës nuk i kalon automatikisht qiramarrësit në

fund të qirasë. Në vend të kësaj, marrëveshja e qirasë i jep qiramarrësit opsionin për ta blerë makinën nga qiradhënësi më 1 janar 2016

për 1 lekë.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

qirasë. Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi pritet të ushtrojë mundësinë e tij për ta blerë makinën për 1 lek në 1 janar 20X6.

Klasifikimi si qira financiare evidentohet nga:

- opsioni i blerjes sipas marrëveshjes në fund të afatit të qirasë, d.m.th. mundësia për ta blerë makinën për 1 lek kur jeta e dobishme e

mbetur është pesë vjet; dhe

- në fillim të marrëveshjes së qirasë vlera faktike e pagesave minimale të qirasë përbën të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me

qira (shihni tabelën në shembullin 2 më sipër).

Shembulli 6

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër. Por, në këtë shembull, jeta ekonomike e makinës është pesë vjet dhe pronësia e makinës

nuk i kalon qiramarrësit në fund të qirasë.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

marrëveshjes së qirasë. Qiramarrësi përfiton nga përdorimi i aktivit përgjatë gjithë jetës së tij ekonomike.

Page 7: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Shembulli 7

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëvjeçare të paanullueshme për një

varkë që ka një jetë ekonomike prej 11 vitesh dhe vlerë të mbetur zero. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, vlera e drejtë (çmimi në cash)

e varkës është 1,000,000 lekë. Më 31 dhjetor, për çdo vit të afatit të qirasë, qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 150,000 lekë.

Qiramarrësi ka një mundësi për ta marrë varkën nga qiradhënësi më 31 dhjetor 20X5 për 440,744 lekë (në fillim të marrëveshjes së

qirasë, vlera e pritshme e tregut për varkën më 31 dhjetor 20X5 është 440,744 lekë).

Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 5% në vit. Në vitin 20X2 vlera e pritshme e tregut për varkën më 31

dhjetor 20X5 u rrit në 1,200,000 lekë.

Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi dhe qiradhënësi e klasifikuan marrëveshjen si qira të zakonshme. Në atë kohë, qiraja nuk

i transferonte në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Nëse më

31 dhjetor 20X5, vlera e drejtë e varkës është në mënyrë të konsiderueshme më pak se 440,744 lekë, qiramarrësi me shumë gjasa nuk do

ta ushtrojë mundësinë e blerjes (d.m.th. një rrezik i madh, rreziku i vlerës së mbetur, mbetet me qiradhënësin). Në vitin 20X2 ishte

pothuajse e sigurt që qiramarrësi do ta ushtronte mundësinë e blerjes së varkës në fund të afatit të qirasë, sepse çmimi në atë periudhë

prej 440,744 lekë u bë në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se vlera e pritshme e tregut e varkës (1,200,000 lekë). Opsioni i blerjes

shërben si tregues se të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së varkës janë transferuar tani në mënyrë të konsiderueshme nga

qiradhënësi te qiramarrësi. Njëri nga kushtet, ai i afatit të qirasë, i cili në rastin e qerasë financiare përfshin pjesën më të madhe të jetës

ekonomike të aktivit nuk plotësohet. Për rrjedhojë, kjo është një nga arsyet pse qeraja klasifikohet si qira e zakonshme dhe as qiradhënësi

e as qiramarrësi nuk e riklasifikojnë qiranë.

Shembulli 8

Faktet janë të njëjta si në shembullin 7. Por, në këtë shembull, më 31 dhjetor 20X4 marrëveshja e qirasë u ndryshua për të zëvendësuar

opsionon e blerjes me transferimin e detyrueshëm të pronësisë së varkës së dhënë me qira te qiramarrësi, në këmbim të një pagese nga

qiramarrësi prej 200,000 lekë.

Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi dhe qiradhënësi e klasifikuan marrëveshjen si qira të zakonshme. Në atë kohë, qiraja nuk

i transferonte në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi (shih

shembullin 7 më sipër).

Më 31 dhjetor 20X4 si qiradhënësi ashtu dhe qiramarrësi do ta riklasifikonin qiranë nga qira të zakonshme në qira financiare.

Qiradhënësi dhe qiramarrësi ranë dakord për të ndryshuar dispozitat e qirasë. Kushtet e marrëveshjes së ndryshuar të qirasë transferojnë

në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së varkës nga qiradhënësi te qiramarrësi, pasi qiraja transferon

pronësinë e aktivit te qiramarrësi në fund të afatit të qirasë.

Shembulli 9

Shoqëria A ka lidhur një marrëveshje qiraje për një pronë në të cilën titulli mbi pronësinë e tokës nuk i kalon njësisë ekonomikë në

përfundim të kontratës së qirasë, por titulli mbi pronësinë e ndërtesave i kalon pas 15 vitesh. Marrëveshja e qirasë filloi më 1 korrik

20X5, kur vlera e tokës ishte 5.4 milionë lekë dhe vlera e ndërtesës ishte 1.8 milionë lekë. Pagesa e qirasë do të fillojë më 30 qershor

Page 8: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

20X6 dhe është 0.6 milion lekë për tokën dhe 0.2 milionë lekë për ndërtesat. Njësia ekonomike i ka shpërndarë shumat e qirasë bazuar

në vlerat e tyre relative të drejta në fillim të marrëveshjessë qirasë. Pagesat, sipas kushteve të qirasë, ulen në çdo 6 vjet dhe afati minimal

i kontratës së qirasë është 30 vjet. Vlera aktuale neto e pagesave minimale të qirasë më 1 korrik 20X5, është 4 milionë lekë për tokën dhe

1.7 milionë lekë për ndërtesat. Ndërtesat njihen si shpenzime (nëpërmjet shpenzimeve të amortizimit) mbi një bazë lineare gjatë jetës së

dobishme të tyre prej 15 vjetësh. Supozojmë se kemi një normë efektive interesi prej 7%. Si duhet ta trajtojë ekonomisti i Shoqërisë A

këtë kontratë qiraje?

Nëse rreziqet dhe përfitimet e pronësisë transferohen në mënyrë të konsiderueshme te qiramarrësi, atëherë kemi të bëjmë me qira

financiare. SKK 7, paragrafi 18, kërkon që elementet e tokës dhe ndërtesave të trajtohen në mënyrë të veçantë. Zakonisht qiraja e tokës

do të konsiderohet si qira e zakoneshme përveç nëse titulli i kalon qiramarrësit. Në këtë rast titulli nuk kalon dhe vlera aktuale e

pagesave të qirasë është vetëm 74% [4 milionë lekë / 5.4 milionë lekë = 74%] e vlerës së drejtë të tokës, e cila nuk përbën në mënyrë të

konsiderueshme të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me qira, një nga kriteret për përcaktimin e një qiraje financiare.

Në rastin e ndërtesave, titulli kalon pas 15 vitesh, dhe qiraja vazhdon gjatë gjithë jetës së tyre ekonomike, gjë që tregon se kemi rastin e

një qiraje financiare. Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë është 94% [1.7 milionë lekë / 1.8 milionë lekë = 94%] e vlerës së drejtë

të aktivit në fillim të qirasë, një shumë që tregon se efektivisht qiramarrësi po e blen ndërtesën.

Regjistrimet kontabël për ndërtesen do të ishin:

(a) Data e fillimit te qirasë

D. Aktive Afagjata Materiale (ndërtesa) 1.7 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 1.7 milionë lekë

(b) Regjistrimi i interesave më 30 qershor 20X6

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.12 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.12 milionë lekë

(c) Pagesat e qirasë financiare më 30 qershor 20X6

D. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.2 milionë lekë

K. Banka 0.2 milionë lekë (*)

(d) Regjistrimi i interesave në 30 qershor 20X7*

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.11 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.11 milionë lekë

(e) Regjistrimi i pagesave të qirasë financiare cdo datë 30 qershor deri në 30 qershor 20Y7

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.2 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.2 milionë lekë

Page 9: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

(*) 1.7 milionë lekë × 7% = 0.12 milionë lekë

(*) Më 1 korrik 20X6 detyrimi i pashlyer është 1.7 milione –( 0.2 milion kësti -0.12 milionë interesi) = 1.62 milionë

Deri në 30 qershor 20X7 shpenzime për interesa llogariten 1.62 milion x 7% = 0.11 milionë. Kësti mbetet i pandryshuar çdo vit.

Në vitet në vijim llogaritjet vazhdojnë në të njëtën mënyre duke bërë që shpenzimet për interesa të vinë në rënie ndërsa principali në

rritje.

Toka nuk do të njihet në pasqyrën e pozicionit financiar, ndërsa shumat e qirasë së zakonshme do të paraqiten në pasqyrën e të ardhurave

dhe shpenzimeve.

Regjistrimet kontabël për tokën në çdo datë 30 qershor, deri në përfundim të kontratës së qerasë, do të jenë:

D. Shpenzime qiraje (qira e zakonshme) 0.6 milionë lekë

K. Banka 0.6 milionë lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 20 deri 28

Shembulli 10

Më 1 janar 2011 një njësi ekonomike hyn në një marrëveshje qiraje me afat të pacaktuar për përdorimin e një makine që ka një jetë

ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 23,000 lekë në vit. Qiramarrësi mund ta

ndërpresë marrëveshjen e qirasë në 1 janar të çdo viti. Por, kjo ndërprerje e detyron qiramarrësin t‟i paguajë qiradhënësit një gjobë për

ndërprerjen e marrëveshjes. Shuma e gjobës varet nga data e ndërprerjes, si më poshtë:

Data e ndërprerjes Gjoba

1 janar 2012 82,000

1 janar 2013 63,100

1 janar 2014 43,255

1 janar 2015 22,418

Pas 1 janar 2015 zero

Ne fillim të marrëveshjes së qirasë, vlera e drejtë (çmimi në cash) e makinës është 100,000 lekë. Norma rritëse e interesit të huamarrjes

për qiramarrësin është 5% në vit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

marrëveshjes së qirasë. Qiramarrësi mund ta anullojë marrëveshjen e qirasë. Megjithatë, humbjet e qiradhënësit lidhur me anullimin i

mbarten qiramarrësit. Kjo evidentohet nga fakti se vlerat faktike të të gjitha kombinimeve të mundshme të pagesave të qirasë dhe

gjobave për anullimin e marrëveshjes së qirasë përafrohen me çmimi në cash të makinës në fillim të qirasë.

Page 10: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Tabela e amortizimit e qirasë financiare që përfundon më 1 janar 2016:

Viti 1 janar Interesa/

komisione Pagesa 31 dhjetor

2011 100,000 5,000 (23,000) 82,000

2012 82,000 4,100 (23,000) 63,100

2013 63,100 3,155 (23,000) 43,255

2014 43,255 2,163 (23,000) 22,418

2015 22,418 1,121 (23,539) zero

Llogaritjet e interesave paraqiten ne vijim:

Viti 1 janar %

Interesa/

komisione

2011 100,000 5% 5,000

2012 82,000 5% 4,100

2013 63,100 5% 3,155

2014 43,255 5% 2,163

2015 22,418 5% 1,121

Shembulli 11

Shoqëria A mori me qira një kompjuter nga një shoqëri tjeter. Qiraja filloi më 1 janar 2010, për kompjuterin me jetë të pritshme të

dobishme prej 4 vitesh. Pajisja i kthehet përsëri qiradhënësit pas përfundimit të marrëveshjes së qirasë. Vlera e drejtë e kompjuterit është

35,000 lekë. Qiradhënësit duhet t‟i bëhen katër pagesa në shumën prej 10,000 lekë në vit duke filluar nga 31 dhjetori 2010. Një shumë

shtesë prej 1,000 lekë duhet të paguhet çdo vit nga qiramarrësi për shoqëritë e sigurimit. Qiramarrësi i garanton qiradhënësit një vlerë të

mbetur prej 1,000 lekë më 31 dhjetor 2013. Aktivi i marrë me qira pritet të ketë një vlerë të mbetur prej vetëm 500 lekë më 31 dhjetor

2013. Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 10%.

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vjet, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 32,382 lekë, pra 92% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore + VN e vlerës së mbetur të garantuar

VANPM =10,000 * VNFIV(10%,4)+1,000 * VNFI (10%,4)

VANPM = 10,000 * 3,1699 + 1,000 * 0,6830 = 32,382

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Page 11: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 1 janar 2011

Dr. Qira e arkëtueshme 32,382 leke

Kr. Aktive Afatgjatë Materiale (kompjuter) 32,382 leke

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i qirasë

financiare në fillim

të vitit (A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi (C)=10%

* (E)

Pakësimi detyrimit

të qirasë (D) =(B)-

(C)

Detyrimi i qirasë

financiare në

fund të vitit

(E)=(A)-(D)

0 32,382

32,382 1 32,382 10,000 3,238 6,762 25,620 2 25,620 10,000 2,562 7,438 18,182 3 18,182 10,000 1,818 8,182 10,000 4 10,000 10,000 1,000 9,000 1,000

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2010

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 6,762 lekë

K. Të ardhura nga interesi 3,238 lekë

Më 31 dhjetor 2011

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 7,438 lekë

K. Të ardhura nga interesi 2,562 lekë

Më 31 dhjetor 2012

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 8,182 lekë

K. Të ardhura nga interesi 1,818 lekë

Më 31 dhjetor 2013

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 9,000 lekë

K. Të ardhura nga interesi 1,000 lekë

Page 12: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Në fund, më 31 dhjetor 2013, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

D. Banka 500 lekë

D. Aktive Afatgjate Materiale (kompjutër) 500 lekë

K. Qira e arkëtueshme 1,000 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 29 deri 33, dhe 38

Qiraja e zakonshme

Trajtimi kontabël i qirasë së zakonshme është i hapur si për qiradhënësin ashtu edhe për qiramarrësin. Qiramarrësi ka kryer një shpenzim

të zakonshëm, kështu që shuma e qirasë së pagueshme njihet si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Qiradhënësi ka

fituar të ardhura nga dhënia me qira e aktivit dhe, në përputhje me këtë, i njeh shumat nga pagesat e qirasë si të ardhura në pasqyrën e të

ardhurave dhe shpenzimeve.

Shembull 12

Më 1 janar 2010, Shoqëria A, që ofron shërbime kompjuterike dhe printime, mori me qira një fotokopje me ngjyra nga Shoqëria B.

Marrëveshja e qirasë përcakton katër pagesa vjetore prej 100,000 lekë që fillojnë më datë 1 janar 2010, që është fillimi i kontratës së

qirasë, dhe bëhen në datë 1 janar deri në vitin 2013. Jeta e dobishme e fotokopjes është vlerësuar gjashtë vjet. Para se të vendosë ta

marrë me qira, Shoqëria A, mori në konsideratë blerjen e fotokopjes me çmimin e saj cash prej 479,079 lekë. Nëse do të ishte marrë hua

për të blerë fotokopjen, norma e interesit do të kishte qenë 10%.

Si duhet të klasifikohet qiraja?

Ne zbatojmë katër kriteret e klasifikimit:

- A e përcakton marrëveshja që pronësia mbi aktivin i transferohet qiramarrësit?

JO

- A e përmban marrëveshja opsionon e blerjes sipas kushteve të marrëveshjes?

JO

- A është afati i qirasë i barabartë me 75% ose më shumë të jetës së pritshme ekonomike të aktivit?

JO [4 vjet < 75% e 6 vjet]

- A është vlera faktike e pagesave minimale të qirasë e barabartë ose më e madhe se 90% e vlerës së drejtë të aktivit?

JO [100,000 lekë * VNFIV (4,10%) = 100,000 * 3.48685 = 348,685 lekë; 348,685 lekë< 90% e 479,079 lekë]

Duke qenë se asnjë prej katër kritereve të klasifikimit nuk përmbushet, kemi të bëjmë më qira së zakonshme.

Qiramarrësi - në fillim të çdo viti

D Qiraja e parapaguar 100,000 lekë

K Banka 100,000 lekë

Page 13: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Qiramarrësi - në fund të çdo viti

D Shpenzime qiraje 100,000 lekë

K Qiraja e parapaguar 100,000 lekë

Qiradhënësi - në fillim të çdo viti

D Banka 100,000 lekë

K Të ardhura të shtyra 100,000 lekë

Qiradhënësi - në fund të çdo viti

D Të ardhura të shtyra 100,000 lekë

K Të ardhura nga qiraja 100,000 lekë

Shembulli 13

Shoqëria A ushtron aktivitetet e saj në një juridiksion në të cilin në bazë të parashikimit të përgjithshëm të bërë nga bankat lokale pritet

që niveli i çmimeve, i publikuar nga qeveria, të rritet me një mesatare prej 10% në vit gjatë pesë viteve të ardhshme. Shoqëria A merr me

qira disa hapësira zyrash nga nje shoqëri tjetër për pesë vite sipas një qiraje të zakonshme. Pagesat e qirasë janë të strukturuara për të

pasqyruar inflacionin vjetor të përgjithshëm që pritet të jetë10% përgjatë një afati pesëvjeçar të qirasë si më poshtë:

Viti 1 100,000 lekë

Viti 2 110,000 lekë

Viti 3 121,000 lekë

Viti 4 133,000 lekë

Viti 5 146,000 lekë

Shoqëria A njeh një shpenzim vjetor të qirasë të barabartë me shumën që i detyrohet qiradhënësit, siç është paraqitur më lart. Në qoftë se

shkallëzimi i pagesave nuk është i strukturuar për të kompensuar qiradhënësin për rritjet e pritshme të kostos së inflacionit, bazuar në

indekset ose statistikat e publikuara, atëherë Shoqëria A njeh shpenzime vjetore qiraje mbi një bazë lineare: pra 122,000 lekë çdo vit

(totali i shumave për t'u paguar sipas kontratës së qirasë të pjesëtuar me pesë vite).

Shembulli 14

Një njësi ekonomike jep me qira zyra për pesë vite, sipas kushteve të një marrëveshjeje qiraje të zakonshme. Sipas marrëveshjes së

qirasë, qiraja e vitit të parë është falas, ndërsa në 4 vitet në vijim do të kryhen pagesa vjetore prej 250,000 lekësh. Shpenzimi total i

qirasë është 1,000,000 lekë.

Njësia ekonomike njeh 200,000 lekë si shpenzim vjetor qiraje, duke filluar nga viti i parë, pavarësisht nga fakti që në vitin e parë njësia

ekonomike nuk ka bërë pagesë qiraje.

Page 14: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Shembuj ilustrues për paragrafët 34 deri 37

Shembull 15

Një shoqëri ka marrë me qira financiare një aktiv më 1 janar 2010. Pagesat vjetore të qirasë prej 1,000 lekë janë të pagueshme më 31

dhjetor 2010, 2011 dhe 2012. Vlera e drejtë e aktivit në fazën e krijimit të qirasë është 2,500 lekë. Norma e interesit e nënkuptuar në

qira është 9,7% në vit. Pronësia ligjore e aktivit do t‟i kalojë qiramarësit në fund të afatit trevjeçar të qirasë. Jeta e dobishme e aktivit

është katër vite.

Si pasqyrohet qiraja e mësipërme në pasqyrat financiare të shoqërisë në fazën e krijimit të qirasë dhe më pas më 31 dhjetor 2010, 2011

dhe 2012?

Kjo është qira financiare (shih shembujt ilustrues të paragrafëve 9 deri 19).

Vlera e aktualizuar e pagesave minimale të qirasë është 2,500 lekë, që në këtë rast është e barabartë me vlerën e drejtë të aktivit. Nëse do

të ishte më e vogël, atëhere ajo do të përdorej për regjistrimin fillestar të qirasë. Gjithashtu, nëse qiramarrësi do kishte kosto të

transaksionit, këto do t‟i shtoheshin shumës fillestare.

Viti 1 janar

Interesa/

komisione Pagesa

31

dhjetor

2010 2,500 243 (1,000) 1,743

2011 1,743 169 (1,000) 912

2012 912 88 (1,000) 0

Qiramarrësi njeh shumat e mëposhtme në pasqyren e pozicionit financiar dhe në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë afatit të

qirasë:

1 janar 2010

D Aktivi 2,500 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 2,500 lekë

31 dhjetor 2010

D Shpenzime financiare nga qiraja 243 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 243 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%,) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

Page 15: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

31 dhjetor 2011

D Shpenzime financiare nga qiraja 169 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 169 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

31 dhjetor 2012

D Shpenzime financiare nga qiraja 88 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 88 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

Shembulli 16

Shoqëria A mori me qira një kompjuter nga një shoqëri tjeter. Qiraja filloi më 1 janar 2010, për kompjuterin me jetë të pritshme të

dobishme prej 4 vitesh. Pajisja i kthehet përsëri qiradhënësit pas përfundimit të marrëveshjes së qirasë. Vlera e drejtë e kompjuterit është

35,000 lekë. Qiradhënësit duhet t‟i bëhen katër pagesa në shumën prej 10,000 lekë në vit duke filluar nga 31 dhjetori 2010. Një shumë

shtesë prej 1,000 lekë duhet të paguhet çdo vit nga qiramarrësi për shoqëritë e sigurimit. Qiramarrësi i garanton qiradhënësit një vlerë të

mbetur prej 1,000 lekë më 31 dhjetor 2012. Aktivi i marrë me qira pritet të ketë një vlerë të mbetur prej vetëm 500 lekë më 31 dhjetor

2012. Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 10%.

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vite, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 32,382 lekë, pra 92% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore + VN e vlerës së mbetur të garantuar

VANPM =10,000 * VNFIV(10%,4)+1,000 * VNFI (10%,4)

VANPM = 10,000 * 3,1699 + 1,000 * 0,6830 = 32,382

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Page 16: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 1 janar 2011

D Aktive Afatgjatë Materiale (kompjuter) 32,382 lekë

K Detyrimi i Qirasë Financiare 32,382 lekë

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i

qirasë

financiare në

fillim të vitit

(A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi

(C)=10% *

E

Pakësimi

detyrimit të

qirasë (D)

=(B)-(C)

Detyrimi i

qirasë

financiare

në fund të

vitit

(E)=(A)-(D)

0 32,382 32,382

1 32,382 10,000 3,238 6,762 25,620

2 25,620 10,000 2,562 7,438 18,182

3 18,182 10,000 1,818 8,182 10,000

4 10,000 10,000 1,000 9,000 1,000

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2010

D Detyrimi i qirasë financiare 6,762 lekë

D Shpenzime interesi 3,238 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Më 31 dhjetor 2011

D Detyrimi i qirasë financiare 7,438 lekë

D Shpenzime interesi 2,562 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Page 17: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Më 31 dhjetor 2012

D Detyrimi i qirasë financiare 8,182 lekë

D Shpenzime interesi 1,818 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Më 31 dhjetor 2013

D Detyrimi i qirasë financiare 9,000 lekë

D Shpenzime interesi 1,000 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Në fund, më 31 dhjetor 2013, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

D Detyrimi i Qirasë Financiare 1,000 lekë

D Amortizimi i akumuluar 31,882 lekë

K Aktive Afatgjate Materiale (kompjutër) 32,382 lekë

K Banka 500 lekë

Shembull 17

Një njësi ekonomike, më 1 janar 2009 hyri në një marrëveshje qiraje për një makineri me një jetë të dobishme prej 4 vitesh. Periudha e

qirasë është gjithashtu 4 vjet. Qiraja vjetore prej 700,000 lekë do të paguhet në fund të cdo viti. Makineria nuk pritet të ketë vlerë të

mbetur në fund të jetës së saj të dobishme. Në momentin e lidhjes së kontratës makina kishte një vlerë 1,960,000 lekë. Shpenzimet

direkte të qirasë financiare që përfshijnë kostot e ndërmjetësimit dhe kostot noteriale prej 38,500 lekë, do të paguhen nga qiramarrësi.

Pra, vlera e drejtë e qirasë financiare në momentin e lidhjes së kontratës është 1,998,500 lekë. Qiradhënësi përfshin në përllogaritjen e

qirasë vjetore dhe një interes 15%.

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vjet, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 1,998,500 lekë, pra 100% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore

VANPM = 900,000 * VNFIV(15%,4)

VANPM = 900,000 * 2,8550 = 1,998,500.

Page 18: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 31 dhjetor 2009

D. Aktive Afatgjate Materiale (makineri) 1,998,500 lekë

K. Detyrimi i Qirasë Financiare 1,998,500 lekë

Pra qiramarrësi, do të njohë si pjesë e kostove të aktivit afatgjatë material edhe kostot direkte financiare që lidhen me aktivin financiar.

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i qirasë

financiare në fillim

të vitit (A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi

(C)=10% * E

Pakësimi detyrimit

të qirasë (D) =(B)-

(C)

Detyrimi i

qirasë

financiare në

fund të vitit

(E)=(A)-(D)

0 1,998,500 1,998,500 1 1,998,500 700,000 299,775 400,225 1,598,275 2 1,598,275 700,000 239,741 460,259 1,138,016 3 1,138,016 700,000 170,702 529,298 608,719 4 608,719 700,000 91,281 608,719 0

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2009

D. Detyrimi i qirasë financiare 400,225 lekë

D. Shpenzime interesi 299,775 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Më 31 dhjetor 2010

D. Detyrimi i qirasë financiare 460,259 lekë

D. Shpenzime interesi 239,741 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

Page 19: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Më 31 dhjetor 2011

D. Detyrimi i qirasë financiare 529,298 lekë

D. Shpenzime interesi 170,702 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Në fund, më 31 dhjetor 2012, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

Më 31 dhjetor 2012

D. Detyrimi i qirasë financiare 608,719 lekë

D. Shpenzime interesi 91,281 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 39 deri 42

Shembulli 18

Një njësi ekonomike kryen me një bankë një veprim shitjeje dhe rimarrjeje me qira të një ndërtese, sipas kushteve të mëposhtme:

- Vlera kontabël e ndërtesës në pasqyrën e pozicionit financiar të njësisë ekonomike 15 milionë lekë.

- “Çmimi i shitjes” së ndërtesës 20 milionë lekë (nga të cilat 15 milionë janë pagesa qiraje gjatë 10 viteve).

- Opsioni i riblerjes në fund të afatit të qirasë është për 5 milionë lekë.

- Interes prej 7%.

- Vlera e tregut e ndërtesës 25 milionë lekë.

- Afati i qirasë 10 vjet.

- Jeta e dobishme e mbetur e ndërtesës 40 vite.

Një opsion blerje më i favorshëm se sa çmimi i tregut në fund të afatit të qirasë lejon të besojmë që njësia ekonomike do ta përdorë

opsionin për ta riblerë aktivin, pra rimarrja me qira ndodh sipas kushteve të një qiraje tipike financiare.

Mbështetur në parimin e përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore, ky është rasti i një prone të paluajtshme që përdoret si garanci për

huanë, prandaj duhet të njihet si e tillë:

D Banka 20,000,000 lekë

K Detyrimi i qirasë financiare 20,000,000 lekë

Page 20: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Pagesat e qirasë ndahen në pagesa principali (ripagesa të detyrimit për t‟u paguar të qirasë financiare) dhe shpenzime interesi.

Në fund të vitit të parë njësia ekonomike do të kryejë veprimet e mëposhtme kontabël në lidhje me principalin dhe interesin:

D. Shpenzime interesi 1,050,000 lekë

K. Banka 1,050,000 lekë

D. Detyrimi i qirasë financiare 1,500,000 lekë

K. Banka 1,500,000 lekë

Pra shpenzimi për interesin do të jetë vlera e principalit të mbetur të qerasë financiarë në fund të vitit të parë, pra 15,000,000 lekë,

shumëzuar me normën e interesit 7%. Ndërkohë që në fund të vitit të parë dhe për 10 vitet në vijim njësia ekonomike do të pakësojë

detyrimin e qerasë financiare për shumën 1,500,000 lekë.

Shembulli 19

(rasti kur çmimi i shitjes = vlera e drejtë > vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite, dhe arkëton 120,000 lekë, vlera e drejtë e rënë dakord e pajisjes.

Shoqëria A do ta njohë qiranë si qira të zakonshme.

Shoqëria A do të njohë fitim nga shitja e aktivit:

D Banka 120,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

K Fitimi nga shitja e aktivit 20,000 lekë

Shoqëria A do të njohë çdo vit shpenzime për qiranë e zakonshme që ajo i paguan Shoqërise B.

Shembulli 20

(rasti kur çmimi i shitjes = vlera e drejtë < vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite dhe arkëton 90,000 lekë, vlera e drejtë e rënë dakord e pajisjes.

Shoqëria A do ta njohë qiranë si qira të zakonshme.

D Banka 90,000 lekë

D Humbje nga shitja e aktivit 10,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

Shoqëria A do të njohë çdo vit shpenzime për qiranë e zakonshme që ajo i paguan Shoqërisë B.

Page 21: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Shembulli 21

(rasti kur çmimi i shitjes ≠ vlera e drejtë < vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vjet dhe arkëton 90,000 lekë, që është e ndryshme nga vlera e drejtë e pajisjes. Shoqëria A do të paguajë shuma qiraje

më të ulta për shkak të këtij primi ne shitje. Shoqëria A do ta njohë atë si qira të zakonshme.

Njohja e transaksionit të shitjes

D Banka 90,000 lekë

D Humbje të shtyra nga shitja e aktivit 10,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

Humbja nga shitja do të amortizohet gjatë afatit të qirasë.

Njohja e shpenzimeve të qirasë

D Shpenzime qiraje (shuma e qirasë vjetore) lekë

K Banka (shuma e qirasë vjetore) lekë

Njohja e humbjes nga shitja

D Humbje nga shitja e aktivit 2,500 lekë

K Humbje të shtyra nga shitja e aktivit 2,500 lekë

Njohja e amortizimit të humbjes së shtyrë bëhet për 4 vite [10,000 ÷ 4].

Shembulli 22

(rasti kur çmimi i shitjes ≠ Vlera e drejtë > Vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite dhe arkëton 120,000 lekë, ndryshe nga vlera e drejtë e pajisjes. Shoqëria A do të paguajë shuma qiraje më të larta

për shkak të këtij primi. Shoqëria A do ta njohë atë si qira të zakonshme.

Njohja e transaksionit të shitjes

D Banka 120,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

K Fitime të shtyra nga shitja e aktivit 20,000 lekë

Fitimi nga shitja do të amortizohet gjatë afatit të qirasë.

Njohja e shpenzimeve të qirasë

D Shpenzime qiraje (shuma e qirasë vjetore) lekë

K Banka (shuma e qirasë vjetore) lekë

Page 22: SKK 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE BAZA E KONKLUZIONEVE … udhezimet/07. SKK 7.pdf · kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë

Njohja e fitimit nga shitja

D Fitime të shtyra nga shitja e aktivit 5,000 lekë

K Fitime nga shitja e aktivit 5,000 lekë

Njohja e amortizimit të fitimit të shtyrë bëhet për 4 vite [20,000 ÷ 4].

Shembulli 23

Një shoqëri fluturimesh, Shes sh.p.k ka shitur një prej avionëve të saj me vlerë kontabël prej 14,000 milionë lekë dhe menjëherë pas

shitjes ajo e ka rimarrë këtë avjon me qira operative. Shoqëria blerëse, Blej sh.p.k, ka paguar një cmim prej 11,200 milionë lekë për

blerjen e këtij avioni. Marrëveshja e qirasë kërkon që Shes sh.p.k t‟i paguajë blerësit të avionit, pra Blej sh.p.k shumën e blerjes prej

11,200 milionë lekë (principal) në këste të barabarta prej 2.95 milion lekë gjatë një periudhe 5-vjecare e normë interesi 10% (pagesa e

këstit çdo fundviti).

Shes sh.p.k do të njohë veprimet e mëposhtme kontabël:

Njohja e shitjes së aktivit afatgjatë material

D. Banka/ mjete monetare 11,200 milionë lekë

D. Humbje të realizuara nga shitja 2,800 milionë lekë

K. Aktive afatgjata material 14,000 milionë lekë

Njohja e pagesës së parë të qirasë operative

D. Shpenzime operative 2.95 milion lekë

K. Banka/ mjete monetare 2,95 milionë lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 43 deri 46

Shembuj ilustrues në lidhje me paraqitjen e qirave dhe shënimet përkatese shpjeguese jepen në Pasqyrat Financiare Ilustruese tek SKK 2.