Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

61
Sigurimi i licensës për shfrytëzim Zbatimi i përvojës më të mire për shfrytëzim Ruajtja e resurseve natyrore Promovim i riciklimit P R li Lehtësim i aksesit në resurse Parandalim i shfrytëzimit paligjshëm Përmirësim i performancës tërësore mjedisore Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në Komunitetet Lokale Udhëzues SEE/A/151/2.4/X

Transcript of Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

Page 1: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

Sigurimi i licensës për shfrytëzim 

Zbatimi i përvojës më të mire për shfrytëzim 

Ruajtja e resurseve natyrore             

Promovim i riciklimit             

P R li

Lehtësim i aksesit     në resurse Parandalim i shfrytëzimit          të paligjshëm 

Përmirësim i performancës 

tërësore mjedisore 

 

Si të Sigurojmë  Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate  

në Komunitetet Lokale  

Udhëzues   

SEE/A/151/2.4/X

Page 2: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

    

Mbështetur në:  

Raportet e përgatitura në kuadrin e paketës së punës 3 të Projektit të SARMa  të titulluar “ Menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve agregate” (SEE/A/151/2.4/X)  

   

Website: http://www.sarmaproject.eu            

Informacion për redaktimin  

Redaktori:  F. Chalkiopoulou & K. Hatzilazaridou (IGME, Greece)  Kopertina & fotot:  F. Chalkiopoulou Botimi:  Universiteti Teknik i Kretës Viti botimit  2011 

  

© Copyright  

Ky publikim pasqyron vetëm pikpamjet e autorit  dhe të Autoritetit të administrimit të Programit te Europës Juglindore. Ai nuk mban përgjegjësi për ndonjë përdorim tjetër të informacionit të përfshirë në të. 

  

“Si të sigurojmë efikasitetin e shfrytëzimit të resurseve agregate në komunitetet lokale” 

 Udhëzues i përbashkët për palët vendim‐marrëse në nivel lokal 

Page 3: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 1 

PËRMBAJTJA 

  PERSHKRIMI  Faqe 

  Parathënie  3 

1  Hyrja  5 1.1  Qëllimi i udhëzuesit  6 1.2  Metodologjia  6 1.3  Struktura e udhëzuesit  7 

2  Si i plotësojmë nevojat tona për agregate?   9 2.1  Rëndësia e agregateve në jetën e përditëshme  11 2.2  Përshkrim i shkurtër i praktikave që përdoren në prodhimin e 

agregateve në vendet e Europës JL 12 

3  Çështjet kryesore që ndikojnë në qëndrueshmërinë e resurseve agregate në nivel lokal 

23 

3.1  Nevoja për zhvillim të qëndrueshëm  24 3.2  Problemet sociale  24 3.3  Aspektet mjedisore  25 3.4  Shfrytëzimi i paligjshëm  28 3.5  Riciklimi  30 3.6  Procesi i dhënies së lejeve  31 

4  Treguesit kyç për një industri të qëndrueshme  33 4.1  Të përgjithëshme  34 4.2  Përvojë pozitive  35 

5  Key recommendations to local authorities and communities     45 5.1  Progamet lokale të zhvillimit  46 5.2  Rritja e shkallës së njohjes dhe vetëdijes  47 5.3  Parandalimi i shfrytëzimit të paligjshëm  47 5.4  Promovimi i riciklimit  48 5.5  Mjete të reja në procesin e vendim‐marrjes  49 

6  Terma të përzgjedhur dhe definicione  50 

7  Referenca  52 

Page 4: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

2 | Fa q e  

Kontribuesit  

Autorët e udhëzuesit: 

 

Chalkiopoulou, Fotini, Institut i Gjeologjisë & Zbulimit të Mineraleve (IGME), Greqi Hatzilazaridou, Kiki, MSc, Instituti i Gjeologjisë & Zbulimit të Mineraleve (IGME), Greqi 

Recenzuesit: 

Emri  Përkatësia 

Të brendshëm Agioutantis, Zach, Dr  Universiteti Teknik i Kretës (TUC), Greqi 

Blengini, Gian Andrea, Dr  Politekniku i Torinos, Itali 

Cibin, Ubaldo, Dr  Rajoni Emilia Romana, Dep. Mbrojtjes së MjedisitTokës dhe Zonës bregdetare 

Garbarino, Elena, Dr  Dep. Zhvillimit të qëndrueshëm e Mjedisit,  Shërbimi i vlerësimit të ndikimit mjedisor, Provinca e Torinos, Itali 

Marinescu, Mihai, Dr  Universiteti i Bukureshtit, Fak. Gjeologji‐Gjeofizikë Rumani  

Moisiu, Ledi  Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Shqipëri 

Pelosio, Andrea, Dr  Shërbimi i Planif. Territorial, Provinca e Parmës, Itali 

Solar, Slavko, Dr  Shërbimi Gjeologjik i Sllovenisë, Slloveni 

Simic, Vladimir, Dr  Univ. Beogradit, Fak. Miniera – Gjeologji, Serbi 

Tamas, Hamor, Dr  Zyra hungareze për Miniera‐Gjeologji, Hungari 

Tiess, Guenter, Dr  Universiteti i Lobenit, Austri 

Anëtarët e jashtëm të bordit këshillimor Brown, Teresa  Shërbimi Gjeol. Britanik (BGS), Mbtetëria Bashkuar 

Hejny, Horst, Dr  Ekspert i jashtëm (konsulent), Gjermani 

O’Brien, Jim  President i Shoqatës Europiane të Agregateve (UEPG), Borad, Mbretëria e Bashkuar 

Shields, Deborah J., Dr  Univ. Shtetit të Kolorados, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Të jashtëm Adam, Katerina, Dr  Univ. Kombëtar Teknik i Athinës (NTUA), Greqi 

Falënderime 

Partnerët e Projektit SARM dëshirojnë të falënderojnë Komisionin Europian për financimin e projektit, i cili krijoji lehtësi për të punuar bashkërisht, shkëmbyer pikpamjet dhe arritur një nivel të lartë bashkëpunimi, 

që në esencë mundësoi realizimin e këtij projekti.. 

Page 5: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 3 

Parathënie  Agregatet  përdoren  në  ndërtimin  e  banesave,  ndërtesave  treg‐tare, zhvillimin  industrial, si dhe një varg projektesh të  infrastruk‐turës publike. Vendet e Europës juglindore janë të pasur me agre‐gate, por si administrimi, ashtu dhe shfrytëzimi i tyre është i lidhur me nevojat e brendëshme  apo  ato ndër  rajonale. Në nivel  lokal, problemet kryesore  janë ato  të ndikimit mjedisor,  riciklimi  i kufi‐zuar,  nevoja  dhe  kapaciteti  ekzistues  për  konsultime me  palët  e interesuara apo mungesa  licensave  sociale, që kanë aftësi  të op‐erojnë. 

Në përgjigje të këtyre sfidave, si dhe me synim të nxitjes për ndry‐shime, Komisioni  i BE ka aprovuar projektin me titull “Menaxhimi  i qëndrueshëm  i resurseve agregate”  (SEE/A/151/2.4/X – SARM a), i cili është bashkë financuar  nga ERDF në vitin 2009. Dy janë objektivat kryesorë te këtij projekti: 

i. Të zhvillojë përqasje drejt një administrimi të qëndrueshëm të resurseve agregate (SARM) për vëndet e Europës juglindore, e cila synon shfrytëzimin efikas dhe me ndikim të pakët social‐mjedisor, si dhe merr në konsideratë menaxhimin e mbetjeve 

ii. Të zhvillojë politikën e furnizimit të përzier të qëndrueshëm në vëndet e Europës  juglin‐dore, që nënkupton përdorimin e burimeve të shumëllojshme, përfshirë mbetjet e ricik‐luara, bishtrat  (mbetjet)  industriale  (shllaket), që në  totalin  e  tyre  rritin përfitimin dhe mbështetin përdorimin e agregateve për disa breza.  

Objektivat e këtij projekti përfshijnë gjithashtu koordinimin e aktiviteteve në administrimin e resurseve  agregate,  rritjen  e  përvojës  dhe  transfertën  e  saj  drejt  të  tjerëve, mbështetjen  e kapaciteteve ndërtuese të subjekteve të ndryshme, qeverisë dhe shoqërisë civile. Aktivitetet e zhvilluara  në  kuadër  të  këtij  projekti  kanë  ndërlidhur  aktorë  të  ndryshëm  institucionalë, vendim‐marrësit, institucionet zbatuese, sektorin ekonomik, operatorët e guroreve, shoqërinë civile dhe organizatat jo qeveritare. Kjo është realizuar nëpërmjet seminareve, që kanë rrahur në disa drejtime kryesore. Në rrafshin lokal, është pikërisht ky udhëzues qe sintetizon të gjithë problematikën në  fjalë.   Në mënyrë më  të hollësishme, ky udhëzues synon: a. optimizimin e efikasitetit të prodhimit të agregateve parësore; b. parandalimin ose minimizimin e ndikimeve mjedisore  të  shfrytëzimit,  si  dhe    përmirësimin  e  aspekteve  rehabilituese;  c. minimizimin  e shfrytëzimi të paligjshëm, duke rritur shkallën e njohjes; d. promovimin e procesit të riciklimit (ndërtim, shëmbje & mbetjet në gurore); e. rritjen e kapacitetit të grupeve të interesuara apo atyre që preken nga ky aktivitet, për të kuptuar  dhe interpretuar në mënyrë korrekte  të gjitha çështjet që lidhen me shfrytëzimin e guroreve, si dhe nxitur dialogun me autoritetet lokale dhe operatorët respektivë.. 

 

Kordinatori i Projektit  

Slavko V. Solar 

 

 

 

Geological Survey of Slovenia 

Page 6: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

4 | Fa q e  

 

 

  

Fig.1: Bllok diagrama e strukturës së projektit dhe metodologjia e përdorur për formulimin e 

Udhëzuesit 

Struktura e SARMa 

WP3: ‘Aktivitete të shfrytëzimit dhe shkatërrimit në nivel objekti 

WP1  WP2  WP4  WP5 

Activiteti 3.1: ‘Praktika mjedisore dhe miqësore të shfrytëzimit’ 

5  raste të studjuar, pasqyruar në raporte të veçantë.

Aktiviteti 3. 2. ‘Shfrytëzimi i paligjshëm’ 

5  raste të studjuar, pasqyruar në raporte të veçantë. 

Aktiviteti 3.3. ‘Riciklimi’ 9 raste të studjuar, 

pasqyruar në raporte të veçanta. 

1 raport përmbledhës “Aktivitete shfrytëzimi dhe shëmbje në nivel objekti” 

1 raport përmbledhës “Shfrytëzimi i paligjshëm” 

1 raport përmbledhës “Riciklimi” 

Aktiviteti 3.4:  Përgatitja e Udhëzuesit në nivel objekti, bazuar 

në 3 raportet e mësipërm 

   SHPËRNDARJA 

1 Udhëzues i vetëm i titulluar:  

“Si të sigurojmë  efikasitetin e shfrytëzimit të resurseve agregate  

në komunitetet locale  (Në anglisht dhe gjuhën kombëtare)

2. Raporte të veçantë SARMAa PP3 & raportet e PP 4 

3. Bibliografia

2. Recenzë e brëndshme  

3. Recenzë e jashtëme 

Page 7: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 5 

1.  Hyrje  

 

Në përgjithësi, “Efikasiteti i resurseve” përcaktohet si përvojë apo praktikë, ku përdorimi  i  lëndës ma‐teriale  mbështetet  me  përparësi  mbi  konceptin “Kufizim‐Ripërdorim‐Riciklim‐Restaurim”,  ku shkalla e prioritetit është në sensin zbritës  (Terma dhe  definicione  të  përzgjedhura,  kapitulli  6  i  Ud‐hëzuesit).   

Zbatimi  i  këtij definicioni për  agregatet  realizohet nëpërmjet  Menaxhimit  të  qëndrueshëm  të  re‐surseve  agregate  (SARM)  dhe  Prodhimit  të  qën‐drueshëm  të  përzierjeve  (SSM),  të  cilët  janë veprime kyç, që duhen realizuar nga të gjitha palët e përfshira  (prodhuesit,  autoritetet,  komunitetet). Vetëm  trajtimi  i  bashkërenduar,  siguron  efi‐kasitetin e resurseve agregate.  

Në  mënyrë  më  të  specifikuar,  synimet  kryesore janë  :  a.  të  punohet    për  një  ndikim  efikas  dhe kosto  te  ulët  social‐mjedisore  për  shfrytëzimin  e guroreve, duke marrë parasysh edhe menaxhimin e mbetjeve  (SARM),  b.  të  përdoren  burime  të shumëllojshëm, përfshirë mbetjet e  ricikluara dhe mbetjet  industriale  të  nënprodukteve  (shllaket). Këto  lëndë  të  përziera  rritin  përfitimin  neto  të shfrytëzimit  të agregateve,  si dhe vlejnë edhe për brezat  e  ardhshëm  (SSM).  [Burimi:  Fjalori  SARMAa http://www.sarmaproject.eu/] 

Page 8: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

6 | Fa q e  

1.1  Qëllimi i udhëzuesit 

Udhëzuesi  “Si  të  sigurojmë  efikasitetin  e  shfrytëzimit  të  resurseve  agregate  në komunitetet lokale” përfaqëson një produkt publik me rëndësi të Projekti SARMa. Ai i adresohet palëve të  interesuara në nivel  lokal, të cilat  janë subjektet që merren me guroret (industria), shoqëria / komuniteti dhe autoritetet lokale. Ai përfshin një varg këshillash, mesazhesh dhe rekomandimesh, si dhe shpjegon kërkesat   për veprimet që  duhen  ndërmarrë  për  të  arritur  efikasitetin    e  shfrytëzimit  në  nivel  lokal. Rekomandimet e sugjeruara synojnë : 

− Inkurajimin e praktikave pozitive, që  janë miqësore në pikpamje mjedisore,  të cilat duhen aplikuar gjate proceseve të shfrytëzimit të agregateve. 

− Të  sjellin  ide  për  zhvillimin  instrumenteve  të  nevojshëm  që  parandalojnë shfrytëzimin e paligjshëm. 

− Të promovojnë aktivitete ricikluese, që vlejnë për prodhimin e agregateve. 

Ky  dokument  nuk  ka  karakter  teknik  e  ligjor  dhe  nuk  synon  të  zëvendësojë dokumentet zyrtare kombëtare dhe legjislative, si dhe dukumentet e tjera udhëzuese për  subjektet  që merren me  prodhimin  e  agregateve.  Ai  vë  në  dukje  problemet shqetësuese, si dhe sugjeron veprimet e nevojshme në një mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme. Në esencë, ky Udhëzues përpiqet të kontribuojë  për një zhvillim të qëndrueshëm të vëndeve  të  Europës  juglindore,  duke  përmirësuar  e  rritur  më  tej  menaxhimin  e qëndrueshëm  të  praktikave  dhe  politikës  së  shfrytëzimit  të  agregateve,  si  dhe përdorimit  të qëndrueshëm  të  lëndëve  të  tjera  të përziera. Kjo mënyrë pune do  të mundësojë  licensimin  social  për  subjektet  e  ndryshme,  duke  i  aftësuar  ata  në zhvillimin me leverdi të biznesit.  

1.2 Metodologjia Në  Projektin  SARMa  kanë  marrë  pjesë  15  partnerë  nga  10  vënde  të  Europës juglindore  (Fig.  2). Vëzhguesit,  që  ndoqën  këtë  aktivitet  përfaqësonin  dikastere  të ngarkuara me problemet minerare, autoritetet  lokale, si dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë.  Kontribut  kanë  sjellë  gjithashtu  shërbimet  gjeologjike,  institutet, fakultetet,  që  kanë  punuar    rregullisht  si  ekspertë,  si  dhe  këshilltarët  e  niveleve politike  në  qeveri  e  industri.  Të  gjithë  së  bashku  kan  ë  shkëmbyer  dhe  azhurnuar shkallën  e  njohjes  dhe  ekspertizën  në  fushën  e  agregateve. Njëkohësisht,  në  këtë aktiviutet janë përfshirë 8 borde vendim‐marrëse, të cilët udhëheqin veprimtarinë e prodhimit të agregateve.  

Projekti SARMa është strukturuar ne 5 paketa pune, 2 prej të cilave janë të karakterit të përgjithshëm dhe 3 janë tematike (fig. 1). Paketa 3 “Shfrytëzimi dhe shëmbjet në nivel  objekti”  është  pjesa  thelbësore  e  projektit,  që  synon  të  realizojë  objektivat nëpërmjet katër aktiviteteve, të cilat  janë fokusuar në përmirësimin e efikasitetit të resurseve në nivel lokal. 

Page 9: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 7 

Udhëzuesi aktual është realizuar në kuadrin e aktivitetit 3.4 të projektit dhe bazohet kryesisht në raportet përmbledhës të PP3 (Paketa e Punës 3) (fig. 3.1). Njëkohësisht janë marrë në konsideratë:  

− Raportet e veçantë, të përgatitur nga partnerët e projektit në suazën e PP 3, të cilët lidhen me studimin e rasteve të ndryshme  në vendet e Europës juglindore. Rastet  e  aktivitetit  3.1  janë  përzgjedhur  për  të  demonstruar  shembuj  të shfrytëzimit  të agregateve, shoqëruar me aplikimin e praktikave miqësore ndaj mjedisit.  Rastet  në  aktivitetin  3.  2  shqyrtojnë  shfrytëzimin  e  paligjshëm. Rezultatet  e  monitorimit  të  këtij  aktiviteti  janë  përdorur  për  të  tërhequr rekomandime se si duhet të parandalojmë shfrytëzimin e paligjshëm në vendet e Europës  juglindore.  Përveç  raporteve,  brënda  aktivitetit  3.33  jane  kryer pyetësorë,  të  plotësuar  nga  partnerët.  Ata  sollën  të  dhëna  mbi  praktikat  e riciklimit, që aplikohen në vendet e Europës juglindore. 

− Raportet e përgatitura në suazën e PP 4, dhe më specifikisht në aktivitetin 4.1, janë përfshirë  në studimin e kuadrit të legjislaciont dhe atij rregullator, që synon menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve agregate. 

− Dokumentet e publikuara dhe websitet lidhen me përmbajtjen e Udhëzuesit.        

Të  gjitha burimet,  e përmendura më  lart,  janë  referuar në mënyrë  të detajuar në kapitullin 7 të Udhëzuesit.  

Përpara daljes në dritë, Udhëzuesi është recenzuar  nga subjekte të brëndshëm dhe të  jashtëm, partnerët e projektit dhe  recenzentët e  jashtëm  të emëruar  . Në  këtë mënyrë,  ky  raport    perfaqëson  nje  vizion  të  sintetizuar  të  shumë  ekspertëve (kontribuesit, fq. 2.). 

Fig. 2: Takimi i i dytë i partnerëve të Projektit SARMa. Split, Kroaci, 4‐5 Shkurt 2010 

 

 

 

Page 10: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

8 | Fa q e  

1.3 Struktura e Udhëzuesit Udhëzuesi  është  strukturuar  në  7  kapituj.  Në  kapitullin  në  fjalë  përfshihet informacioni hyrës, ku pasyrohet qëllimi i Udhëzuesit, metodologjia e aplikuar, si dhe struktura e tij. 

Kapitulli  2  përmban  informacion  të  përgjithshëm  mbi  aktivitetin  e  prodhimit  të agregateve në Europë, si dhe praktikat e shfrytëzimit në vendet e Europës juglindore.  Si shembuj konkretë  janë sjellë të dhënat e përzgjedhura nga shqyrtimi  i rasteve të ndryshme. 

Kapitulli 3 vë në dukje problemet kryesore, që lidhen me aktivitetet e shfrytëzimit në nivel lokal. Të dhënat e ofruara paraqiten ashtu siç janë identifikuar nga vëzhgimet e kryera  në  kuadër  të  projektit.    Qëllimi  i  këtyre  të  dhënave  është  të  evidentojë problemet, në mënyrë që autoritet lokale dhe komunitetet ne Europën juglindore të marrim masat e duhura, si dhe të menaxhojme situatën në mënyrë të qëndrueshme. Edhe në këtë aspekt,  janë ofruar të dhënat që  janë fituar nga shqyrtimi  i rasteve të ndryshme.  

Kapitujt  4  dhe  5  sugjerojnë  praktika  dhe  rekomandime  të  dobishme,  të  cilat  i adresohen  industrisë dhe palëve lokale. Ky kuadër propozimesh përfshin sintezën  e shëmbujve  pozitivë  nga  vëndet  e  Europës  juglindore,  përvojën  dhe  praktikat    të pranuara gjerësisht në Europë. 

Termat  e  përzgjedhura  dhe  definicionet  e  përdorur  në  Udhëzues,  shpjegohen  në kapitullin  6.  Ky aspekt është konsideruar me rëndësi, në mënyrë që lexuesit të kenë qartësi dhe të kuptojnë brendinë e termave të përdorur. Burimet e referencave janë cituar në kapitullin  6 dhe ato mund të shfrytëzohen sipas nevojës.  

Së  fundi, të gjithë dokumentet e cituar ne Udhëzues    jane pasqyruar sipas alfabetit  në kapitullin 7. 

 

Page 11: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 9 

 

2. Si i plotësojmë nevojat për agregate?   

 

Aktualisht, rreth 90 % e prodhimit  global të agre‐gateve në Europë kryhet nga resurset natyrore në karrierat e guroreve dhe minierat. Sasia e mbetur e prodhimit prej 10 % sigurohet  nga sedimentet de‐tare, riciklimi i mbetjeve  industriale, siç janë shllaket, hirat, si dhe mbetjet e ricikluara nga ndër‐timi, prishja ose shkatërrimi i objekteve të ndry‐shme. 

Prodhimi agregateve detare dhe agregateve të ricikluara do të vazhdojë të rritet. Megjithkëtë, në pikpamje afatgjatë, rreth 85 % e kërkesave do të mbulohet ende nga agregatet e prodhuar në gu‐rore.  

Agregatet e prodhuar nga aktivitetet ricikluese nuk duhet të shihen si konkurrentë të agregateve të prodhuar në karrierat e guroreve. Në pikpamje strategjike, të dy këto burime duhet të shfrytëzo‐hen bashkërisht, duke plotësuar në këtë mënyrë objektivin e furnizimit të e qëndrueshëm me lëndë të përziera (SSM)

Page 12: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

10 | Fa q e  

Fig. 3: Prodhimi i agregateve në Europë sipas burimit të origjinës 

Grafiku është ndërtuar nga F. Chalkiopoulou sipas të dhënave dhe kategorizimit të burimeve të ndryshme, të paraqitura në “Politikat e planifikimit dhe procedurat e lejeve, të cilat mundësojnë 

ofertën e qëndrueshme të agregateve në Europë”, Universiteti i Lobenit (2010), Raporti përfundimtar i Shoqatës Europiane të agregateve, fq. 9.  

 

Shënim: Ashtu siç është theksuar edhe në kapitullin 2. 1, agregatet prodhohen edhe nga mbetjet (bishtrat) e shfrytëzimit minerar. Në raportin e cituar më lart, ky tip agregatesh nuk 

është përmendur në mënyrë të veçantë. Me sa duket, ai është përfshirë në kategorinë “shkëmbinj të  bluar (grimcuar) në gurore”

Agregatetë prodhuar

(shllake të grimcuar, hira)

2%

Rërë dhe zhavorr nga minierat

41%

Shkëmbinj të  bluar në gurore

49%

Materiale të ricikluar nga ndërtimi 

  dhe prishja e objekteve

6%

Agregatedetare (te nxjerraNga deti ose liqeni)

2%

Page 13: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 11 

2.1 Rëndësia e agregateve në jetën e përditëshme 

Agregatet  janë  materiale  copëzore  apo  të  grimcuar,  të  cilët  takohen  në  gjëndje natyrore  (rëra,  zhavorre)  ose  prodhohen,  duke  thërmuar  apo  bluar  shkëmbinj  të ndryshëm. Ata mund  të  jenë në gjëndje  të  lidhur  (me çimento, gëlqere, ose asfalt) ose  të  lirë.  Ky  material  përdoret  në  ndertim,  duke  qënë  pjesë  ose  tërësi  e  një ndërtese apo strukture  inxhinierike. Po ashtu, këto materiale cilësohen si “agregate ndërtimi” dhe përdoren kryesisht në beton, llaç, si gurë për shtrim rrugësh, asfaltim, në kanalizime drenimi, material mbushës ose ballast (çakëll) për rrugët hekurudhore. (Termat e përzgjedhura dhe definicionet ndodhen në kapitullin 6 të Udhezuesit. [Selected terms and definitions, chapter 6 of the manual] 

Siç  shihet,  në  këtë  studim  përdoren  terma  të  reja,  si  “agregate  të  ricikluar”  dhe “agregate  të  prodhuara”  ,  që  jane  produkte me  origjinë  konvencionale,  që  janë ndryshe nga agregatet që merren nga guroret dhe minierat. “Agregatet e  ricikluar” sigurohen nga  riciklimi  i mbetjeve, që  krijohen  gjatë procesit  të ndërtimit ose nga shëmbjet,   shkatërrimi  i objekteve të ndryshme. Këtu përfshihen tullat e dëmtuara, thyera ose  të  coptuara,  copa  betoni, mbetje materialesh  nga  procesi  i muraturës. “Agregatet  e  prodhuar”  krijohen  nga  aktiviteti  industrial  gjatë  përpunimit  apo ripërpunimit  të mbetjeve  (bishtrave), nënprodukteve  të ndryshme etj. Nganjëherë, “agregatet  e  prodhuar”  cilësohen  si  agregate  dytësore.  Lidhur  me  mbetjet  nga shfrytëzimi minerar, apo sterilet, siç quhen shpesh, ato krijohen gjatë proceseve  të kërkim zbulimit, shfrytëzimit, përpunimit, stokimit të resurseve minerale, punimet në karriera etj. Të gjithë këta materiale, mund të përpunohen, duke prodhuar produkte agregate. [Termat e përzgjedhura dhe definicionet ndodhen në kapitullin 6 të Udhezuesit]. 

Çdo  vit,  rreth  65 %  e  agregateve,  që  konsumohen  në  Europë  shkojnë  për  qëllime ndërtimi. Kjo spikat sidomos në vëndet me seizmicitet të lartë, ku ndërtimet duhet të jenë  veçanërisht  të qëndrueshëm dhe betoni përbën nje  standart ndërtimi. P.  sh., ndërtimi i një shtëpie në Greqi me sipërfaqe 120 m2, e cila ndodhet  në një zonë me seizmicitet të lartë, ka nevojë për 180 m3 (ose më shumë se 400 ton) beton. Rreth 70‐80 % e sasisë së betonit përbëhet nga agregatë. Ndërtesat sociale, siç  janë shkollat, spitalet, stadiumet kërkojnë sasi të konsiderueshme të agregateve. Sipas të dhënave të Shoqatës Europiane të agregateve  (2010), nevojiten rreth 3000 ton agregate për çdo  shkollë  të  zakonëshme,  ndërsa    për  një  stadium  duhen  rreth  300.000  ton agregate.  Sipas  destinacionit,  agregatet    përdoren në mënyrë  indirekte  si  çimento dhe gëlqere (gëlqerorë të pjekur) ose direkte në betone dhe llaç. [Burimi: Raport vjetor 2010‐2011, UEPG, http://www.uepg.eu/]. 

Agregatet  janë shumë  të  rëndësishëm në punimet e  infrastrulkturës e sidomos për ndërtimin e rrugëve. Kështu, për ndërtimin e një rruge të nivelit kombëtar, per 1 km rrugë  nevojiten  30.000  ton  agregate.  Në  këtë  rast,  agregatet  përdoren  për bazamentin e rrugës apo në përzierjen asfalto‐beton të sipërfaqes së rrugës. Rreth 20 %  e  konsumit  të  agregateve  në  nivel  Europian  i  përket  ndërtimit  të  rrugëve, autostradave, rrugëve hekurudhore dhe kanalizimeve ujore.  

Page 14: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

12 | P a g e    

Përveç  përdorimeve  të  mësipërme,  sasi  të  caktuara  të  agregateve  shkëmbore karbonate  përdoren  në  trajtë  të  granuluar  apo  të  bluar  imët  në  aplikime  të ndryshme,  si  ushqim  për  kafshët,  industrinë  e  sheqerit,  industrinë  e  xhamit, industrine plastike (bojra, plastikë) etj. 

Kërkesa për agregate eshtë gjithashtu e lidhur ngushtë me nivelin e mirëmbajtjes dhe riparimit të ndërtesave ekzistuese, si dhe nivelin e projekteve inxhinierike civile.  

Meqënëse agregatet  janë materiale  të  rënda dhe  voluminoze,  transporti  i  tyre  rrit ndjeshëm koston. Megjithkëtë, shumica e  tregjeve është  lokale apo  rajonale, kurse tregtia në nivel ndërkombëtar është e kufizuar. Zhvillimi  i një rrjeti të përshtatshëm  të minierave dhe karrierave është i domosdoshëm për të plotësuar kërkesat e tregut lokal/rajonal,  kufizuar  koston  e  transportit,  zvogëluar  ndikimet  mjedisore,  si emetimet e CO2. 

Sipas të dhënave të UEPG, të paraqitura në raportin vjetor 2010‐2011, kërkesa totale për  agregate  në  Europë  është  3  miliard  ton  në  vit.  Sektori  i  agregateve  ka  një qarkullim    prej  rreth  20 miliard  Euro  dhe  një  konsum mesatar  5.5  ton  në  vit  për frymë. Sipas këtij burimi,  industria e agregateve   përfshin rreth 16.000 kompani,  të cilat  janë  ndërmarje  të  vogla  ose  të mesme.  Ato  operojnë  në  24.000  gurore  dhe miniera, si dhe kanë punësuar në mënyrë direkte ose  indirekte 300.000 njerëz. Deri tani,  sektori  i  agregateve  është  sektori  më  i  madh  ndër  industritë  nxjerrëse  jo energjetike.  Sipas  një  vlerësimi  empirik,  në  ekonomitë  e  zhvilluara  në  disa  vënde  të  Europës, kërkesa vjetore për agregate mund të arrijë deri 12 ton për  frymë. Megjithkëtë, në kushtet e krizës së sotme ekonomike, ky sektor ka pësuar rënie rreth 20 % ne vitin 2009 krahsuar me vitin 2008. Në vitin 2010, në disa vende në  recesion po vihet  re rënie e mëtejshme e prodhimit. Pavarësisht kësaj  situate, parashikohet që kërkesa për agregate  shpejt do  të  rritet, duke arritur në nivelin e vitit 2008 me 3,5 miliard ton. Bazuar në rritjen ekonomike të Europës qëndrore e  juglindore, në planin afatmesëm parashikohet të kemi nje rritje deri  4 miliard  ton.  Kërkesa në  rritje për  agregate duhet  të drejtohet nga  sistemi  i politikave  kombëtare  për  mineralet  dhe    sistemi  i  planifikimit.  [Burimi:  Politikat  e planifikimit dhe procedurat e licensimit sigurojne një ofertë të qëndrueshme me lëndë agregate në Europë, Univ. Lobenit, 2010; Raporti përfundimtar i UEPG, fq. 6,7]. 

2.2  Përshkrim  i shkurtër  i praktikave që zbatohen në prodhimin e agregateve në vendet e Europës juglindore (EJL) 

Përsa  i  përket  Europës  (fig.  3),  rreth  90  %  e  prodhimit  të  agregateve  tërësore realizohet në karriera të shkëmbinjve të fortë, si dhe në miniera për rërë dhe zhavorr. Pjesa  tjetër  prej  10  %  e  prodhimit  Europian  të  agregateve  vjen  nga  sedimentet detare, mbetjet industriale të ricikluara (shllake, hira), si dhe mbetjet e ndërtimit dhe materialet e prishje‐shëmbjeve të ricikluar. 

Page 15: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 13 

Ashtu siç është dokumentuar nga projekti SARMa, praktikat e prodhimit të agregat‐eve    në  vendet  e  Europës  juglindore  përfshijnë:  a.  nxjerrjen  dhe  përpunimin  e shkëmbinjve  nga  guroret,  si  rërë  dhe  zhavorr  nga  minierat,  b.  përpunimin    e mbetjeve minerare  dhe  gërmimin  e  tokave/shkëmbinjve me  punime  civile,  si  dhe përpunimin  e mbetjeve  industriale. Megjithkëtë,  praktika  kryesore  e  prodhimit  të agregateve në vëndet e Europës juglindore mbetet shfrytëzimi me karrierë në gurore dhe miniera  të  tjera  të  ngritura  për  këtë  qëllim. Nëpërmjet  aktiviteteve  specifike, prodhohet  një  varietet  i  gjerë  i  produkteve,  i  përshtatshëm  për  përdorim  të ndryshëm. Agregatet e  tjerë,  të prodhuar në mënyra  të  tjera dhe  jo nëpër gurore, përdoren gjithashtu për ndërtimin e rrugëve, betonit duke qenë konform standartit të cilësisë. Përsa  i përket prodhimit  të agregateve nga materiale  të  ricikluar, për momentin ai është i kufizuar. 

2.2.1  Agregate shkëmbore të bluar, rërat dhe zhavorret Në  kuadër  të  projektit,  janë  shqyrtuar  raste  të  ndryshme,  të  cilët  pasqyrojnë veprimtarinë në guroret e  shkëmbinjve,  si dhe  shfrytëzimin e  rërës e  zhavorrit nga miniera (Tabela 1). 

Këto  raste  janë marrë  si  shëmbull për  të  treguar praktikën e  shfrytëzimit mjedisor miqësor në vëndet e Europës  juglindore. Të dhënat  janë marrë dhe vlerësuar në 5 gurore dhe miniera, që përfaqësojnë shembuj tipikë të prodhimit të agregateve. Dy nga këto karriera  janë per rërë dhe zhavorr (Trstenik‐Kroaci dhe Lanca dei Francesi, Itali), ndërsa  tre  të  tjerë  (Araxos‐Greqi, Revarsarea  ‐ Rumani dhe Kovilovaca‐Serbi) përfaqësojnë  aktivitete  per  shfrytëzimin  e  shkëmbinjve  [Burimi:  Raport  sintezë  në ndihmë të raporteve kryesorë studimorë të SARMa lidhur me aktivitetin në objekte; Aktiviteti 3. 1 (praktikat e mira). http://www.sarmaprojevt.eu/] 

Tabla 1: Studimi i rasteve në kuadër të projektit SARMa, të cilët tregojnë praktika mjedisore miqësore të shfrytëzimit  

Vendi EJL Partner i SARMa‐s 

Rast i studjuar           (Gurore / minierë) 

Materiali i nxjerrë 

Kroaci  MINGORP   Trstenik  Rërë & zhavorr 

Greqi  IGME   Araxos   Shkëmb (gëlqeror) 

Itali  ER & Parma   Lanca dei Francesi  Rërë & zhavorr 

Rumania  FGG  Revarsarea  Shkëmb (diabaz) 

Serbia  RGF  Kovilovača  Shkëmb (gëlqeror) 

Metoda  e  shfrytëzimit  është  karrierë  (Fig.  4).  Aktiviteti  i  prodhimit  të  agregateve shkëmbore  të  bluara  përfshin  punime  në  infrastrukturë  (akses  në  objekt  /  rrugë transporti), zhvillimi i krahëve të gurores, nxjerrje e shkëmbinjve (në qoftë e domos‐doshme, pas shpërthimit të minave), përpunimi i materialt të nxjerrë me bluarje dhe sitisje  (fig.  5),  stokimi  dhe  në  fund  transportimi  i  produktit  në  treg.  Sedimentet  e 

Page 16: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

14 | P a g e    

rërës dhe  zhavorrit  shfrytëzohen me eskavator hidraulik  (pas  largimit  të mbulesës) dhe merren  poshtë  nivelit  të  akuiferit.  Në  varësi  të madhësisë  së  kokërrizave  të lëndës së parë, rëra dhe zhavorri mund të kenë nevojë për klasifikim të mëtejshëm për të prodhuar fraksione me dimensione të caktuara, ashtu siç i kërkon tregu. 

Fig. 4: Gurore e gëlqerorëve, Araxos, Greqi 

[Burimi: Raport përgatitor për guroren e gëlqerorëve, Araxos; Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/] 

 

Page 17: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 15 

Fig. 5: Impiant lëvizës për bluarje dhe sitisje, gurorja Araxos 

[Burimi: Raport përgatitor për guroren e gëlqerorëve, Araxos; Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/] 

 Fig. 6: Gërmim me dragë i rërës dhe zhavorrit në Lanca dei Francesi, Itali 

[Burimi: Raport pilot i objektit Lanca dei Francesi; Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/]  

 Fig. 7: Objekti Trstenik Kroaci, shfrytëzim me dragë lundruese me shirita transportues 

[Burimi: IGM, Sljuncara Trstenik d.d, Kroaci, fotografuar nga B. Kruk] 

Objekti Lanca dei Francesi në itali (fig. 6) prodhon alevrite, argjila dhe argjila ranore. Objekti Trstenik (fig. 7 ) ndodhet ne fushën e përmbytur të  lumit Sava, në rajonin e Zagrebit, Kroaci. Karrierat prodhojnë alevrit, argjilë, zhavorr, rërë dhe torfë. Gurorja Araxos, Greqi (fig. 4) prodhon kryesisht agregate shkëmborë të bluar të gëlqerorëve 

Page 18: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

16 | P a g e    

kalcitikë. Gurorja Revarsarea e diabazeve në Rumani prodhon agregate shkëmbore të bluar, gurë, çakëll dhe rërë të bluar. Së fundi, gurorja gëlqerore e Kovilovacës (fig. 8) prodhon kryesisht agregate shkëmbore të bluar.  

Prodhimi mesatar  i  guroreve  dhe minierave  lëviz  rreth  400.000  deri  850.000  ton agregate në vit. Produktet e fundit agregate gjejnë përdorim  në fusha të ndryshme, si rrugë, ndërtim ndërtesash, ballast për hekurudha,  industrinë e xhamit, metalurgji dhe si shtesa për ushqimin e kafshëve (Tabela 2). 

Tabla 2:  Përdorimi i agregateve, të prodhuar në gurore dhe miniera në vëndet e EJL 

Quarry or pit  Main uses or/and fields of application 

 Trstenik, Kroaci  Rrugë dhe ndërtim ndërtesash 

Araxos, Greqi  Rrugë dhe ndërtim ndërtesash 

Lanca dei Francesi, Itali  Llaç me çimento, beton, industri xhami, tulla, Skarpatë rrugësh 

Revarsarea, Rumani  Ndërtim rrugësh dhe digash, ballast hekurudhe 

Kovilovača, Serbia  Rrugë dhe ndërtesa (80%), metalurgji (10%), filler in shtesa në ushqimin e kafshëve (10%) 

Page 19: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 17 

Fig. 8: Gurore gëlqerorësh, Kovilovača, Serbia 

[Burimi: Raport përgatitor i objektit, gurorja Kovilovaca; Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/] 

Page 20: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

18 | P a g e    

2.2.2  Agregate të prodhuar nga aktivitete riciklimi 

Shprehja  “agregatë  të prodhuar nga  riciklimi” nënkupton  të gjithë produktet agre‐gatë  të prodhuar nga aktivitete riciklimi,  të ndryshëm nga ata që bëhen në gurore. Disa  lloje nën produktesh  industrialë  (bishtrat) mund  të kthehen me efektivitet në produkte dytësore nëpërmjet riciklimit. Këto produkte mund të përdoren si zëvëndë‐sues  ose  në  përzierje me  agregatet  natyralë  për  disa  destinacione  përdorimi.  Kjo mënyrë pune kursen  resurset e pa  rinovueshme, kufizon përdorimin e  terrenit dhe ndikimin  në  mjedis.    Në  këtë kuptim,  “agregatet  e  prodhuar nga  riciklimi”  përfshijnë gjithashtu  agregate  të  prodhuar nga mbetjet (sterilet) minerare.  

Sipas  klasifikimit  të  aktiviteteve ricikluese,  të  propozuar  dhe pranuar nga partnerët e SARMa‐s, janë evidentuar 4 tipe të ricik‐limit,  të  cilët  konsiderohen burime  potenciale  për  agregate (Tabela 3). Aktivitetet e riciklimit të  renditur  në  tabelën  3  janë brënda  kuadrit  ligjor  të  disa Di‐rektivave dhe Komunikimit të BE për  administrimin  e  këtyre  ti‐peve të mbetjeve. [Burimi: Raport sintezë në ndihmë të raporteve kryesorë studimorë të SARMa lidhur me aktivitetin në objekte; Aktiviteti 3.3 (riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

Duhet  theksuar,  se përsa  i përket materialeve  të  ricikluar për prodhim  agregatesh dhe përdorimit të tyre, gati nuk ka diferenca midis vendeve të EJL. Lidhur me ricik‐limin e mbetjeve nga ndërtimi dhe shëmbjet, duhet thënë se pothuajse në të gjitha vëndet e EJL,  legjislacioni kombëtar, si dhe objektivat e riciklimit,  janë ende në fazë pak të avancuar. Informacioni që vijon më tej është grumbulluar  nga pyetësorët, të cilët trajtojnë problematikën e riciklimit. Ata janë plotësuar nga partnerët e projektit. 

− Në Shqipëri, një pjesë e bishtrave, që mbeten pas procesit industrial të pasurimit të kromiteve përdoren për prodhimin e agregateve në industrinë e ndërtimit.  

− Në Hercegovinë nuk ka impiante përpunimi, ndërsa në Bosnje ka pak të tillë. 

− Në  Greqi,  legjislacioni  kombëtar mbi  riciklimin  e mbetjeve  nga  ndërtimi  dhe shëmbjet është forcuar vetëm kohët e fundit. R1 mbetjet  (mbetjet e  industrisë nxjerrëse) dhe R4 (shllaket) përdoren për prodhimin e agregateve në ndërtimin e rrugëve. R1 mbetjet dhe R3 mbetjet (terrenet/shkëmbinjtë e gërmuar nga pun‐ime civile), shërbejnë shpesh për mbushje. Deri tani nuk ka të dhëna për tonaz‐hin e tyre.  

Tabla 3: Klasifikimi i aktiviteteve ricikluese si burim potencial për prodhimin e agregateve

R1:   Riciklimi  i nënprodukteve,  sterileve dhe mbetjeve të industrisë nxjerrëse 

R2:   Riciklimi  i  mbetjeve  nga  ndërtimi  dhe shëmbjet 

R3:   Riciklimi  i  materialit  (terren  &  shkëm‐binj), të gërmuar  gjatë punimeve civile 

R4:   Riciklimi i mbetjeve industriale ( p.sh. shllake, nga shkrirja e mineraleve heku‐rorë, hirave nga mbetjet e ngurta ko‐munale, hirave nga djegia e qymyrit) 

Page 21: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 19 

− Në Serbi, sasi të kufizuara të mbetjeve nga ndërtimi dhe shëmbjet, riciklohen për  prodhimin e agregateve. Mbetjet  industriale, si shllake dhe hirat, të krijuar nga djegia e qymyreve përdoren rastësisht si lëndë e parë për prodhimin e agregat‐eve.  

− Në Serbi, sasi të kufizuara të mbetjeve nga ndërtimi dhe shëmbjet, riciklohen për  prodhimin e agregateve. Mbetjet  industriale, si shllake dhe hirat, të krijuar nga djegia e qymyreve përdoren rastësisht si lëndë e parë për prodhimin e agregat‐eve. 

− ‐  Në Austri, mbetjet R1  (mbetje minerare) shfrytëzohen kryesisht si material mbushës në gurore. Megjithkëtë, një përqindje e lartë e tipeve të tjerë të mbet‐jeve  i nënshtrohen përpunimit  si vijon: 83 %  (5 milion  ton nga 6 milion  ton) e mbetjeve R2 (mbetje nga ndërtimi dhe shëmbjet), 72 % (15.9 milion ton  nga 22 milion ton) e mbetjeve R3 (terrene dhe shkëmbinj të gërmuar) dhe 69 % (1.1 mil‐ion ton nga 1.57 milion ton) e mbetjeve R4 ( mbetje industriale). Afërsisht 100 % e asfaltit  (mbetja R2)  riciklohet, ndërsa 90‐95 % e betonit  të përdorur  (mbetja R2) gjithashtu ricikohet.  

Rastet e shqyrtuar, të renditur në tabelën 4, shërbejnë si shëmbuj për prodhimin e agregateve të riciklimit në vëndet e EJL. Këto raste  janë heterogjene, sepse variojnë nga  përpunimi  i  mbetjeve  minerare  në  përpunimin  e  materialeve  të  ndërtim  & shëmbjeve, gërmim  terreni/shkëmbinjsh dhe mbetje  industriale  (p.sh. shllake, hira) [Burimi: Raport sintezë  i studimit kryesor të modeleve të objekteve, SARMa projekt; Aktiviteti 3.3 (riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

Tabela 4:  Rastet e studjuar për riciklimin në kuadër të projektit SARMa 

Vendi Partneri i SARMa‐s 

Rasti studjuar Aktiviteti  nxjerrës 

Tipi i  riciklimit 

Shqipëri  METE  Bulqiza  Minierë kromi  R1 

Greqi  IGME  Gerakini Minierë mag‐

neziti R1 

Itali  ER & Parma  Madregolo (Collecchio)  ‐  R2 

Itali  ER & Parma  Castellarano   Rërë & zhavorr  R1,R2,R3,R4 

Rumani  FGG&IGR  Deva Ruschita  Mermer  R1 

Slloveni  GeoZS  Velica Piresica  ‐  R2,R3 

Slloveni  GeoZS  Sezana  ‐  R2,R3 

Slloveni  GeoZS  Dogose  ‐  R2,R3 

Slloveni  GeoZS  Smarje‐Sap  ‐  R2,R3 

Page 22: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

20 | P a g e    

Per  shembull,  bishtrat,  që mbeten  nga  Fabrika  e  përpunimit  në  Bulqizë,  Shqipëri (200.000 ton/vit),  riciklohen në impiantin e pasurimit si mbetje minerare. Produktet e ricikluar përfshijnë koncentrat kromi për treg (38‐42 % Cr2O3), i përshtatshëm për industrinë kimike dhe metalurgji,  si dhe produkt  rëre  (R1), që përdoret per beton.  [Burimi: Raport studimor i SARMa‐s, rasti Bulqizë, Shqipëri (3.3 Riciklimi)]. 

Po ashtu, në minierën Gerakini, Greqi, (Fig. 9), nën produkti që del nga impianti blues i  seleksionimit,  si  dhe  mbetjet  që  krijohen  nga  procesi  i  nxjerrjes  në  minierë, përpunohen,  duke  prodhuar  agregate  R1(150.000  ton/vit),  që  përdoren  për ndërtimin e rrugëve (Fig. 10).  

 Fig. 9: Pamje e përgjithëshme e stoqeve të materialit mbetës në minierën e magnezitit Gerakini, Greqi. [Burimi : Studimi kryesor për riciklimin. Rasti : Gerakini. http://www.sarmaproject.eu/] 

 Fig. 10: Aggregates Agregate (R1), të prodhuar nga përpunimi i mbetjeve minerare të minierës 

Gerakini. 

Page 23: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 21 

Në kuadër të projektit, janë shqyrtuar 6 impiante riciklimi, prej të cilëve, dy në Emilia‐ Romana, Itali dhe katër në Slloveni. Këto raste u zgjodhën për të treguar  potencialin e prodhimit të agregateve të ricikluara në vendet e EJL. 

Impianti i riciklimit në Madregolo (Collecchio) në Itali, (Fig. 11), është një shembull i evolucionit nga “shfrytëzimi i tradicional i guroreve” në “shfrytëzimn e integruar dhe ricklimin”.  Ky  impiant  ri‐përpunon  dhe  ri‐ciklon  agregatet  që  krijohen  nga  shtresa asfaltike e gërryer e rrugëve (R2), që përzihet me agregate natyrore. Procesi i nxehtë dhe i ftohtë  janë dy operacionet teknike që përdoren për përzierjen e tyre. Në me‐todën e parë, agregatet e  ricikluar  janë si shtesë   në më pak se 20 %  të përzierjes tërësore. Në metodën  e dytë,  agregatet  e  ricikluar    janë  si  shtesë   me mbi  50 %. Agregatet  e  ricikluar  të  cilësisë  së  dytë  për  ndërtim    rrugësh,  aeroportesh  dhe portesh  janë në përputhje me standartet e tregut të BE. Po ashtu, prodhohet edhe asfalto ‐ betoni i ricikluar. [Burimi: Raport përmbledhës i Raporteve studimorë kryesorë për objektet model të SARMa‐s; Aktiviteti 3.3 (Riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

 

Fig. 11: Impianti i riciklimit në Madregolo (Collecchio), Itali 

[Burimi : Raportet studimore kryesore për objektet model të SARMa‐s (Riciklimi). Rasti Madregolos] 

Impianti  i riciklimit të Kastelaranos,  Itali përdor tekonologjitë ekzistuese më të mira në fushën e riciklimit. Ai ndodhet pranë një fabrike që prodhon rërë dhe zhavorr, e që i përket sektorit Sassuolo‐Scandiano të qeramikës. Për rrjedhim, 76 % e materialit që riciklohet është mbeturinë e industrisë qeramike (R4). Kapaciteti i impiantit është 

Page 24: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

22 | P a g e    

150.000  ton/vit.  [Burimi:  Raportet  studimore  kryesore  për  objektet  model  të  SARMa‐s; (Riciklimi), Rasti i Kastelaranos]. 

Rast tjetër i studjuar është ai i Rumanisë në guroren e mermerit Deva Ruschita. Rreth 50 % e shkembinjve të shfrytëzuar shkon për prodhimin e 190.000 ton/vit mermer si gur dimensional. Blloqet e nxjerrë, që nuk janë të përshtatshëm si gurë dimensionalë, si dhe mbetjet  e krijuara  nga impianti i prerjes, përpunohen nga një kompani tjetër që merret me prodhimin e materialeve mbushës, e  cila ndodhet pranë gurores  së mermerit  Deva  Ruschita.  [Burimi:  Raportet  studimore  kryesore  për  objektet  model  të SARMa‐s; (Riciklimi), Rasti i Deva Ruschita]. 

Impianti  i ricikimit në Velica Piresica, Slloveni, ndodhet në një sektor të braktisur të një guroreje të dolomiteve, e cila aktualisht është në punë. Mbetjet R2 (mbetje ndër‐timi dhe shëmbje) dhe R3 ( terren dhe shkmbinj të germuar nga punime civile) tra‐jtohen pikërisht në këtë  impiant, duke prodhuar agregate  të  ricikluar  të  cilësisë  së lartë dhe të mesme, të cilët përdoren për ndërtim rrugësh dhe hekurudhash. [Burimi: Raportet studimore kryesore për objektet model të SARMa‐s; (Riciklimi), Rasti i Velica Pirecica]. 

Në kushte te ngjajshme ndodhet impianti i riciklimit në Sezana, Slloveni, i cili gjëndet në nje sektor të braktisur   të një guroreje të gëlqeroëve. Mbetjet e tipit R2 dhe R3 përpunohen  në  këtë  impiant,  i  cili  prodhon  agregate  të  cilësisë  së  lartë  dhe  të mesme.  [Burimi: Raport përmbledhës  i Raporteve studimorë kryesorë për objektet model  të SARMa‐s; Aktiviteti 3.3 (Riciklimi) http://www.sarmaproject.eu/] 

Rasti tretë i impianteve të riciklimit nga Sllovenia është ai i Dagose, që lokalizohet në objekt të shfrytëzuar për rëra & zhavorre, pjesërisht i rihabilituar, pranë lumit Drava. Në  këtë  zonë  ndodhen  edhe  dy  impiante  të  tjerë:  njëri  prodhon  agregate  rërë & zhavorr,  ndërsa  tjetri  përgatit  beton  të  përzier. Materiali  që  furnizon  impiantin  e riciklimit  të Dogoses përbëhet nga mbetje  të    tipit R2 dhe R3, ndërsa  agregatet e prodhuara  janë  të  cilësisë  së  mesme  dhe  të  ulët,  të  përshtatshëm  për  ndërtim rrugësh,  prodhim  betoni  dhe  përzierjesh  bitumi  dhe  për  punime  për  rimbushje. [Burimi: Raport përmbledhës  i Raporteve studimorë kryesorë për objektet model të SARMa‐s; Aktiviteti 3.3 (Riciklimi). http://www.sarmaprojevt.eu/]. 

Rasti  i  fundit,  që  është  studjuar,  është  ai  i  impiantit  të  riciklimit    në  Smarje‐Sap, Slloveni,  i  cili  ndodhet  në  një  zonë  të  braktisur  të  një  guroreje  të  dolomiteve,  që është ende në punë. Aktiviteti riciklues kryhet një herë në vit, duke marrë me qera paisjen  (bluesin)  për  trajtimin  e mbetjeve  të  tipit  R2  dhe  R3.  Ky  impiant  prodhon  agregate të ricikluar të cilësisë së ulët, të përshtashëm për punime rimbushje. [Burimi: Raport përmbledhës i Raporteve studimorë kryesorë për objektet model të SARMa‐s; Aktiviteti 3.3 (Riciklimi). http://www.sarmaprojevt.eu/]. 

Mbështetur  në  analizën  e  rasteve  të  studjuar,  duhet  nënvizuar  se  shumica  e impianteve riciklues për të cilët është bërë fjalë, janë instaluar në sektorë të guroreve / objekteve të shfrytëzuara ose që  janë ende aktive, në afërsi të zonave  industriale dhe pranë zonave urbane. Kjo praktikë pune ështe e arësyeshme sepse: 

Page 25: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 23 

− Impiantet  ricikluese  furnizohen me mbetje  të  përziera  të  industrisë  nxjerrëse, mbetje industriale dhe mbetje të ndërtim/shëmbjeve. Materiale të kësaj natyre gjënden lehtësisht në zona të tilla.  

− Impiantet bluarës / selektivë të agregateve në gurore/miniera  janë të vlefshëm dhe mund të përdoren gjithashtu edhe nga impiantet riciklues.     

Page 26: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

24 | Fa q e  

 Fig. 12: Pluhuri është i zakonshëm gjatë punës në gurore [: Foto nga arkiva e autorit] 

Page 27: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 25 

  

 

 

 

 

 

3. 1.  Problemet kryesore që ndikojnë në qëndrueshmërinë e resurseve 

agregate në nivel lokal 

 

  

Agregatet janë produkte me kosto të ulët, të rëndë dhe voluminozë. Duke qenë  të domosdoshëm nga ana  ekonomike  dhe  mjedisore,  burimet  e shfrytëzimit të tyre zakonisht ndodhen pranë qen‐drave  kryesore  të  konsumit,  e  sidomos  atje  ku transporti me hekurudhë apo me anije nuk është  i mundur.  Meqënëse  argregatet  shfrytëzohen  në karriera të hapura, ndikimi i tyre në estetiken e pei‐sazhit  është  evident.  Ndikime  të  tjera  potenciale mjedisore mund  të  krijohen  gjatë punës  në  karri‐era/  miniera  apo  transportit  të  materialit. Shfrytëzimi  i  gurores mund  të  prekë  komunitetet që banojne përreth, si dhe nevojat e tyre. Në këtë mënyrë,  megjithëse  jo  formalisht,  kjo  veprimtari kërkon nje pranim  social, por me kusht, që ajo  të zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë miqësore. 

Page 28: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

26 | Fa q e  

3.1  Nevoja për zhvillim të qëndrueshëm Sipas raportit të “Komisionit Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin”  (1987), zhvillimi  i qëndrueshëm është  “zhvillimi që plotëson nevojat  e  të  sotmes, pa  komprometuar aftësinë e brezave  të ardhshëm në plotësimini e nevojave  të  tyre”. Zhvillimi  i qën‐drueshëm përfshin zhvillimin ekonomik, së bashku me cilësinë e e mjedisit, ku secili mbështet njeri  tjetrin. Në  esencë,  termi  “Zhvillim  i qëndrueshëm nënkupton  zhvil‐limin ekonomik dhe social, duke mos ezauruar (shteruar) resurset natyrore”. [Burimi: “E ardhmja  jonë e përbashkët: Komisionit Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin”, Bruntland, G. 1987]. 

Autoritetet,  industria  dhe  shoqëria  duhet  të  bashkëpunojnë  në  nivel  krahinor dhe lokal, në mënyrë që shfrytëzimi  i qëndrueshëm  i agregateve  të  jetë  i suksesëshëm. Për të siguruar një administrim dhe prodhim të qëndrueshëm te resurseve agregate , secila nga palët e interesuara duhet të marrë përsipër disa përgjegjësi. Autoritet kanë përgjegjësi    të zhvillojnë politikën, kuadrin rregullator, nxitjen ekonomike, që krijon  klimë të favorshme për kompanitë e guroreve, duke sjellë siguri që nevojat dhe pref‐erencat e  komuniteteve  rrethuese do  të  respektohen.    Industria duhet  të  zhvillojë aktivitetin e saj, duke njohur përgjegësitë dhe duke qenë anëtare e mjedisit ju jeton komuniteti.  Shoqëria  (përfshirë  organizatat  jo  qeveritare)  ka  përgjegjësinë  për  të qenë  e  informuar mbi  problemet  e  administrimit  të  resurseve  agregate.  Të  gjitha palët e  interesuara kanë përgjegjësinë të  identifikojnë dhe zgjidhin shqetësimet  leg‐jitime, duke kontribuar në mënyrë konstruktive në procesin e vendim‐marrjes që  i adresohet  jo  vetëm  atyre,  por  një  spektri  të  gjerë  të  objektivave  dhe  interesave. [Burimi: “Menaxhimi dhe mbrojtja e resurseve agregate”, Raport ‐ dosje e hapur 02‐415, Sher‐bimi Gjeologjik i ShBA, Langer, W.H. 2002]. 

Në ditët e  sotme, një pjesë e  rëndësishme e  informacionit mjedisor,  i cili përdoret për  të  interpretuar, parashikuar apo projektuar problemet   e zhvillimit  të qëndrue‐shëm,  që  lidhen me me  sistemet  industriale,  vjen  nga  aplikimi  i metodologjisë  së Vlerësimit të ciklit të Jetës. Industria e minierave/ guroreve është një nga sektorët ku kjo metodologji është aplikuar më pak ose konsensusi për zbatimin e saj ende nuk është  arritur.  [Burimi:  Kriteret  e  Vlerësimit    të  ciklit  të  jetës;    Aktiviteti  3.3  (Riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

Në këtë kontekst, për palët e  interesuara,  të përfshira në sektorin e agregateve në  nivel  lokal,  dalin  një  sërë  përgjegjësish. Ashtu,  siç  u  pa  gjatë  zbatimit  të  projektit SARMa, në vendet e EJL ka disa sfida, ndër të cilat rradhitim : sigurimi  i  licensës so‐ciale për  të ushtruar aktivitet, menaxhimi  i  impakteve mjedisore potenciale, paran‐dalimi  i  shfrytëzimit  të  paligjshëm,  promovimi  i  aktiviteteve  ricikluese,  eliminimi  i mangësive në kuadrin legjislativ. 

3.2  Problemet sociale 

Është  jashtë  çdo  dyshimi  që  për  zhvillimin  e  infrastrukturës  dhe  qëllime  ndërtimi, shoqëria ka nevojë për agregate. Nga njera anë mbetet shqetësim oferta me kosto 

Page 29: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 27 

efektive për agregate me cilësi të pranueshme. Nga ana tjetër, nxjerrja e agregateve nga  guroret  apo  objektet  e  tjera  të  shfrytëzimit    për  rërë  &  zhavorr,  kërkon  një proces të tërë mekanik, që përfshin transportin e sasive të mëdha të materialit, i cili mund të sjellë në mënyra të ndryshme shqetësime në komunitetin lokal (shiko para‐grafin  3.3). Ndër më  kryesoret  janë:  a. ndryshimi  i  peisazhit  në  sektorët  fqinjë, b. ndikimi në mjedis, habitate dhe specie, c. shqetësimi  i vazhdueshëm nga transporti nëpër fshatra etj. Shqetësime  lindin dhe nga natyra e shfrytëzimit, që prek mjedisin rrethues dhe komunitetin. Po ashtu, banorët vendas dhe autoritetet kanë shqetësim për menaxhimin e  territorit pas mbylljes  së aktivitetit dhe përdorimin e gurores  së abandonuar. 

Rritja e sipërfaqes së shfrytëzimit të agregateve mund të kufizohet nga zgjerimi i ko‐munitetit,  që ndodh  nga mungesa  e  planeve  për  administrimin  e  territorit,  si  dhe mungesa  e  lëndeve  të  para. Ndërkohë,  shumë  gurore,  dikur  në  periferi  të  komu‐nitetit, sot ato janë “gëlltitur” dhe rrethuar nga zhvillimet dhe zgjerimi urban.  

Sido që të jetë, problemet sociale në nivel lokal mund të krijohen nga dy aspekte kon‐fliktuese : a. pikpamja e konsumatorit, dhe b. pikpamja e qytetarit “të shqetësuar”. 

Shumë qytetarë pjesërisht nuk e mbeshtetin shfrytëzimin e guroreve sepse nuk njo‐hin varësinë e shoqërisë nga agregatet. Kjo është “sindroma  ‐  jo në oborin tim”. Ky vështrim mund të kufizojë zhvillimin e agregateve.  [Burimi: “Menaxhimi dhe mbrojtja e resurseve agregate”, Raport  ‐ dosje e hapur 02‐415, Sherbimi Gjeologjik  i ShBA, Langer, W.H. 2002]  

Vitet e fundit, nëpërmjet konsultimeve me publikun, në disa vende të EJL është para‐shikuar procedura e  lejeve në  aspektin mjedisor. Kjo  ka  sjellë një përfshirje më  të gjerë  të komuniteteve  lokale   në procesin e vendim‐marrjes për gurore  të  reja apo ato që  janë në punë.   Palët e  interesuara, si komunitetet  lokale dhe organizatat  jo qeveritare, mund të krijojnë pengesa të konsiderueshme në performancën e guror‐eve,  sidomos  në  rastet    kur  ato  e  zhvillojnë  aktivitetin    pranë  zonave  natyrore  të mbrojtura dhe objekteve  arkeologjike. Duke përmbledhur nevojat për  aktivitetin e prodhimit të agregateve, miratimi social është themelor për të zhvilluar një aktivitet të qetë dhe pa probleme 

3.3  Problemet mjedisore 

Aspektet kryesore mjedisore, që prekin zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve naty‐rore lidhen me: 

− Si  vlerësohet, monitorohet dhe menaxhohet  efektivisht  impakti mjedisor,  i  cili krijohet  gjatë  fazave  të  ndryshme  të  projektit  për  shfrytëzimin  e  agregateve (planifikimi, zhvillimi, impiantet, proceset e punës). 

Page 30: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

28 | Fa q e  

− Në  se  disponohet  nje  plan  rehabilitimi  efikas,  i  zhvilluar mirë  dhe  bindës,  që mund  të kompensojë komunitetet  lokale në  rast se krijohen dëmtime  të pash‐mangëshme për shkak të aktiviteteve të shfrytëzimit.  

Ndikimet mjedisore ndyshojnë nga nga një gurore në tjetrën, duke qenë në vartësi të metodës së shfrytëzimit, teknikës së përpunimit, projektit tërësor, si dhe shkallës së shfrytëzimit.  

Objektet e shfrytëzimit, të cilat ndodhen në një mjedis qe cënohet lehtë, si ligatinat ose pranë  lumenjve,  liqenjve apo  terreneve   me vlerë  të madhe natyrore, mund  të sjellin një impakt potencialisht më të madh, në krahasim me ato objekte që ndodhen në sektorë qe kanë pësuar tashmë nje impakt të rëndë mjedisor.  

Ndryshimi i peisazhit është ndikimi direkt dhe më i qartë që sjell aktiviteti në gurore. Ai prek aspektin estetik  të mjedisit, duke sjellë çrregullim  jo vetëm në komunitetin lokal, por edhe në habitatet ekzistuese (Fig. 13). 

Fig. 13: Pamje e përgjithëshme e gurores dhe impiantit në Kovilovac, pranë qytetit Despotovac, 

Serbi [Burimi: Raport përgatitor për guroren Kovilovac; Aktiviteti 3. 1. http://www.sarmaproject.eu/] 

Gjatë  shfrytëzimit,  karrierat  e  guroreve  mund  të  kenë  nevojë  për  zhvendosjen mbulesës së tokës, si dhe të krijojnë hapësira për stokimin e materiali dhe infrastruk‐

Page 31: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 29 

turën e objektit  të punës  (ndërtesa,  rrugë për  të  shkuar në objekt). Sipas  rastit,  të tilla aktivitete mund të sjellin çrregullime në botën  e kafshëve  të egra, në mënyrë të përkohëshme ose të përherëshme, direkt ose indirekt, pranë ose larg zonës ku zhvil‐lohet ky aktivitet. (Tabela 5). 

Tabela 5. Impaktet potenciale në biodiversitet gjatë aktiviteteve nxjerrëse  

[Burimi : Udhëzues i BE për rastin e zhvillimit të aktiviteteve nxjerrëse jo energjetike, konform kërkesave të Natyra 2000, Komisioni Europian, Korrik 2010, fq.. 31] 

Impakti potencial ne habitat dhe speciet 

Stadet/Aktivitetet 

Zhdu

kja habitatit, 

perkeq

esim

 ose 

fragmen

tarizim 

Çrregullim  ose 

zhvend

osje e 

specieve të

 nd

jeshme 

Zhdu

kje ose dë

mtim 

i spe

cieve ose tufave 

Ndryshime në

 pë

rbërjen e specieve  

(flora & faun

a lokale) 

Kolonizimi i objektit 

nga specie të

 huaja  

e të reja 

Ndryshime dh

e de

gradim

i i 

ekosistemeve ujorë 

Zbulimi             

Shpime dhe kanale             

Rrugë / Rrugë gjurmë             

Qarkullim njerëzish e makinash             

Përgatitje objekti/Shfrytëzim             

Largimi/stokimi i mbuleses dhe bimësise 

           

Zhvillimi infrastrukturës (linja tensioni, rrugë, mullinj, shirita transporti) 

           

Shëpërthim minash             

Nxjerrje & stokim             

Shkarkim ujrash të sipërfaqes e gruntit 

           

Ulje e nivelit të akuiferit             

Transport materiali             

Përpunim             

Coptim‐bluarje             

Dambë dhe stoqe mbetjesh             

Mbyllja objektit             

Rrethimi i gurores, minierës dhe dambës 

           

Rrethimi me gardh i zonave të rrezikshme 

           

Nxjerrje nga përdorimi i rrugëve, çmontim ndërtesash 

           

Ri mbjellje e bimësisë në zonat e dëmtuara 

           

Page 32: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

30 | Fa q e  

Monitorimi dhe përpunimi i mund‐shëm i cilësisë së ujit 

           

Aktiviteti  i  shfrytëzimit në  gurore mund  të  çojë në ndryshimin  e  cilësisë  së ujit  të pijshëm  për  shkak  penetrimit  në  thellësi  të  ujërave  të  shplarjes  që  përdoren  në gurore, si dhe ndotësve të tjerë. Në qoftë se do te kërkohet mos përdorimi  i ujit në objekt, aktiviteti nxjerrës mund  të modifikojë potencialisht kushtet hidrogjeologjike në zonën e shfrytëzimit, si dhe në zonat përreth, duke sjellë ndryshime në rrjetin e drenimit, që shkaktohet nga nga mos balancimi provizor. Ky  i  fundit sjell  largimin e ujit,  infiltrimin e  tij etj.. Në këto  raste, kjo  situatë mund  të ndikojë në cilësinë dhe sasinë e ujit në  burimet e tjera, ligatinat etj. (ndërprerje hidraulike). 

Gjatë shfrytëzimit dëgjohen  zhurma të ndryshme, si edhe dridhje të terrenit në qoftë se punohet me mina.  Zhurmat dhe dridhjet mund të prekin speciet e ndryshme rreth e përqark, si dhe komunitetet lokal , në se banesat e tyre ndodhen pranë gurores.  

Emetimet e pluhurit  janë gjithashtu të pranishme gjatë procesit të shfrytëzimit dhe transportit. Ato ndikojnë në cilësinë e ajrit, tokës së punueshme dhe habitateve (Fig. 12).  

Megjithëkëtë,  duhet  pranuar  se  vitet  e  fundit  industria  nxjerrëse  e  agregateve  ka përmirësuar  mjaft  performancën  mjedisore  dhe  është  fokusuar  në  ruajtjen  e biodiversitetit dhe  zonave  të mbrojtura  “Natyra 2000”. Disa  raste  të  studjuara, në kuadrin e projektiit SARMa, (Tabela 1), tregojnë shembuj të kryerjes së veprimtarisë nxjerrëse  në  afërsi  të  zonave  të  mbrojtura  të  Natyrës.  Gurorja  Araxos  në  Greqi operon brënda zonës Natyra 2000. Lanca dei Francesi në Itali ushtron veprimtari në terrene  të  përmbytura  të  Lumit  Po,  që  kufizohen me  zonën Natyra  2000. Gurorja Kovilovaca  në  Serbi    operon  pranë  grykës  të  lumit  Resava,  e  cila  është  rezervat  i posaçëm Natyre, që quhet Vinatovaca. Gurorja Revarsarea (Rumani) ndodhet në mes të rrugës migratore të zogjve të egër. [Burimi: Raport përmbledhës i Raporteve studimorë kryesorë  për  objektet  model  të  SARMa‐s;  Aktiviteti  3.1  (Praktikat  pozitive). http://www.sarmaprojevt.eu/]. Aktualisht, në shumë vende  të EJL, monitorimi  sistematik dhe administrimi  i mirë  i ndikimeve mjedisore, të diskutuara më lart, kanë mundësuar përpilimin e detyrimeve ligjore për operatorët e  guroreve. Megjithkëtë, ende mbetet  rrugë për  të bërë në arritjen e nivele të larta të performancës mjedisore.  

3.4  Problemet e shfrytëzimit të paligjshëm Përkundër kuadrit  ligjor ekzistues për guroret, disa vende  të EJL ende vazhdojnë  të ballafaqohen  me  aktivitete  të  paligjshme.  Kjo  situatë  sjell  ndikime  të  forta ekonomike,  sociale  dhe  mjedisore,  që  prekin  jo  vetëm  zonat  ku  zhvillohen  këto aktivitete, por edhe më gjerë.  

Gjatë studimit të kryer janë përzgjedhur raste të ndryshëm, duke identifikuar shkaqet potenciale për shfrytëzim të paligjshëm në vendet EJL, si dhe jemi përpjekur të pro‐pozojmë mënyrat e duhura për ti parandaluar. Si rezultat i kësaj praktike, janë fituar 

Page 33: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 31 

të dhëna  të dobishme.  [Burimi: Raport  përmbledhës  i  Raporteve  studimorë  kryesorë; Ak‐tiviteti 3.2 (Shfrytëzimi i paligjshëm). http://www.sarmaproject.eu/] − Shfrytëzimi i paligjshëm varion nga gërmime në shkallë të vogël nga individë që 

kanë nevojë vetijake për agregate deri në shfrytëzim guroreje në shkallë të ndry‐shme. Në rastin e fundit, individët operojnë për disa muaj dhe nuk kontrollohen lehtë nga autoritetet lokale.  

− Është  vështirë  të  vlerësohen  sasitë  e  agregateve,  që  vijnë  nga  veprimtaria  e paligjshme në vendet e EJL, sepse të dhënat zyrtare nuk  janë gjithmonë të dis‐ponueshme. Duke marrë  si  shembull një  studim  të  kryer nga organet  kompe‐tente të Republikës së Kroacisë, rezulton se në vitin 2009 rreth 20 % e prodhimit të  agregateve  erdhi  nga  burimet  e  paligjshme.  (Burimi  :  Aktiviteti  3.2,  SSM objektet model Lumi Sava (Trstenik), studimi i rastit Zagrebacka – Kroaci). 

− Aktivitetet e paligjshme shpesh zhvillohen në zonat e braktisura dhe jo plotësisht të  rehabilituara.  Për më  tepër,  guroret  e  braktisura  shërbejnë  për  hedhjen  e paligjshme të mbetjeve të tipeve të ndryshme. ( Fig. 14). 

 

 Fig.14. Mbetje ndërtimi dhe shtëpijake në sektorë të braktisur të gurores Trstenik, Kroaci. [Burimi: Aktiviteti 3.2, SSM objektet model Lumi Sava (Trstenik), studimi i rastit Zagrebacka 

– Kroaci]

Page 34: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

32 | Fa q e  

− Operatorët  e  paligjshëm  nuk  zbatojnë  rregullat  e  sigurimit  teknik  dhe shëndetësor. Në këtë mënyrë,  janë të pranishme rreziqe serioze   për sigurinë e vetë operatorëve, mjedisin rrethues, banimet dhe banorët. Meqënëse, ata nuk janë profesionistë dhe  janë të pa autorizuar, ata nuk zbatojnë teknika dhe me‐toda mqësore shfrytëzimi   ndaj mjedisit. Përkundrazi, praktika e zakonëshme e tyre ështe grabitja e agregateve, e shoqëruar me hedhje mbeturinash në mënyrë të pa kontrolluar. 

− Shfrytëzimi   paligjshëm  ka ndikime  ekonomike negative në nivel  lokal,  rajonal dhe kombëtar, sepse operatorët e paligjshëm nuk paguajnë taksë apo detyrimet e tjera, që parashikohen për guroret e ligjëshme.   

− Mungesa e  studimeve afat mesme dhe afatgjata për nevojat e  tregut në nivel lokal,  të  bashkërenduara  me  procesin  e  lejeve  të  shfrytëzimit,  inkurajon shfrytëzimin e paligjshëm.  

− Së  fundi,  një  faktor  që  ”lejon”  aktivitetet  e  paligjshëm  të  shfrytëzimit  është mungesa e monitorimit efikas dhe të përhershëm, si dhe instrumentet që duhet të përdorin autoritetet kompetente për këtë problem..  

3.5  Problemet e riciklimit Riciklimi nuk duhet konsideruar si një aktivitet i vetëm. Ai duhet parë në kontekst më të gjerë si një resurs i integruar dhe menaxhim i mbetjeve. Në këtë kuptim, prodhimi i  agregateve  nga  aktivitetet  e  riciklimit  (shiko  paragrafin  2.2.  2)  është  i  lidhur me legjislacionin respektiv. 

Bashkimi Europian ka adoptuar një numër direktivash, të cilat synojnë harmonizimin e menaxhimit të mbetjeve dhe politikave të mbetjeve urbane për të gjithë Europën, të cilat garantojnë mbrojtjen e mjedisit..  

‐  Direktiva kuadër e mbetjeve  (Direktiva 2006/12/BE mbi mbetjet) 

‐  Direktiva  mbi  vend  depozitat  e  mbetjeve  (Direktiva  1999/31BE  mbi  vend depozitat e mbetjeve). 

‐  Direktiva  e  kontrollit  dhe  parandalimit  të  integruar  të  ndotjeve  (Direktva 2008/1/BE). 

‐  Direktiva e mbetjeve minerare  (Direktiva 2006/21/BE mbi menaxhimin e mbet‐jeve nga industria nxjerrëse) 

Studimi  i rasteve të ndryshme,  i paraqitur në paragrafin 2.2.2 të Udhëzuesit (Tabela 4), tregon shembuj për prodhimin e agregateve   nga aktivitete riciklimi në vendet e EJL. Përmes këtyre rasteve  është treguar se mendimi i përgjithshëm për riciklim dhe rrugët e aktiviteteve ricikluese është konceptuar  dhe menaxhuar në mënyrë të atillë, që ato të bëhen burime agregatesh, por duhet të themi se ky aspekt shikohet ndry‐she nga njëri vend në  tjetrin në vendet e EJL.  [Burimi: Raport përmbledhës  i Raporteve studimorë  kryesorë  për  objektet  model  të  SARMa‐s;  Aktiviteti  3.3  (Riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

Page 35: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 33 

Shumë  vende  të  EJL,  në  politikat  e  tyre  minerale  nuk  marrin  në  konsideratë prodhimin e agregateve nga aktivitetet potenciale të riciklimit. Ndërkohë, prodhimi i agregateve  nga përpunimi i mbetjeve minerare  është praktikë e zakonëshme e tyre. Nga ana tjetër, prodhimi i agregateve nga mbetjet e ndërtimit dhe shëmbjeve është  i kufizuar. Disa vende ende nuk kanë miratuar legjislacion për këto aspekte specifike të riciklimit. 

Si rezultat i kësaj, baza e të dhënave për agregatet nga aktivitete e riciklimit mungon ose është e kufizuar [Burimi: Raport përmbledhës mbi  legjislacionin dhe kuadrin rregullator  për një  menaxhim të qëndrueshëm të  resurseve agregate në disa vende të EJL, SARMa]. 

Prodhimi  i agregateve nga aktivitetet e riciklimit   kufizon përdorimin e terrenit dhe impaktin mjedisor. Në të njejtën kohë, ai kursen resurset e pa rinovueshme dhe rrit efikasitetin e  resurseve. Të gjitha  këto probleme  janë  sfida  shqetësuese për politi‐kanët dhe administratën publike. Duke e sintetizuar problemin, çështja qëndron:   a. si  të  organizojmë  dhe menaxhojmë  grumbullimin  dhe  riciklimin  e materialeve  të mbetura, b. duhet të bëjmë të kuptohet si prodhohen agregatet nga riciklimi dhe në se ato janë plotësuese për agregatet e prodhuara nga guroret. Në bilanc të fundit, kjo praktikë siguron një ofertë të qëndrueshme të materialit të përzier. 

3.6  Problemet e procesit të lejeve Ndërsa ka disponibilitet  të madh për agregatet, që ndeshen kudo në vendet e EJL, aksesi në resurset e tyre, si dhe oferta shpesh është e vështirësuar nga procedurat e gjata të marrjes së lejeve. 

Në  shumë  raste,  sistemi  i  lejeve  për  gurore  është  kompleks  dhe  ngadaltë,  duke vështirësuar pa nevojë  aksesin  tek  resurset. Po  ashtu,  vlefshmëria  e  shumë  lejeve eshtë tepër e shkurtër dhe nuk  justifikon një  investim të përshtatshëm. Del e nevo‐jshme, që secili vend të krijojë një sistem të thjeshtuar, të shpejtë dhe të  justifikue‐shëm të lejeve të shfrytëzimit. Ideal është aplikimi i metodës “one‐ stop‐shop”, e cila është sinteza e lidhjeve dhe procedurave racionale në nivel kombëtar‐rajonal‐lokal, si dhe agjensive të përfshira në këtë veprimtari. Kjo përvojë siguron aktivitet industrial shumë të mirë, me performancë sociale dhe mjedisore.  

Pjesmarrja e publikut  sigurohet gjatë  fazës  së  licensimit mjedisor, nëpërmjet  sean‐cave publike apo pikpamjeve të shkruara. Megjithkëtë, përfshirja e publikut të ftuar shpesh është problematike dhe në mjaft raste problemi përfundon në gjyq.  [Burimi: Raport përmbledhës mbi legjislacionin dhe kuadrin rregullator  për një  menaxhim të qëndrue‐shëm të  resurseve agregate në disa vende të EJL, SARMa] 

 

Page 36: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

34 | Fa q e  

 

Fig. 15: Gurororja Araxos ( Greqi) ndodhet brënda zonës së mbrojtur të natyrës. Rajone rreth objektit të gurores shquhet nga biodiversiteti pë shkak të afërsisë me ligatinat e Parkut natyror 

të Strofilia‐ Kotihi [Burimi: Foto nga arkivi personal i autorit]   

 

Page 37: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 35 

      

4.     Parametrat kryesorë për qëndrueshmërinë në industri 

 

 

 

 

 

Në  thelb,  termi  “zhvillim  i qëndrueshëm” nënkup‐ton  arritjen  e  zhvillimit  ekonomik  dhe  social  pa ezauruar (shteruar) resurset natyrore të vendit.  

Licensë  sociale,  që  lejon  zhvillimin  e  aktivitetit  të  shfrytëzimit, do të thotë kur një projekt  shfrytëzimi minerar ka marrë miratimin dhe pranimin nga ko‐muniteti  i atyshëm dhe më gjerë. Ajo është një  li‐censë që nuk mund të jepet vetëm nga autoritetet, strukturat politike apo qoftë dhe nga sistemi ligjor. Para  sëgjithash  ajo  duhet  të marrë  pëlqimin  nga  komuniteti fqinj. Një pranim  i tillë duhet të arrihet në disa nivele, por së pari ai duhet të fillojë dhe të jetë  i mbështetur mirë në miratimin social nga ko‐munitetet lokale për zhvillimin e resurseve.

Page 38: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

36 | Fa q e  

4.1  Të përgjithëshme  

Në  rastet  kur  bëhet  vlerësimi  i ndikimeve  potenciale  të  aktiviteteve të  shfrytëzimit  të agregateve, është e rëndësishme  të  kihet  parasysh  se  ky ndikim nuk  i përket vetëm procesit  të shfrytëzimit,  por  të  gjithë 

infrstrukturës së krijuar  (rrugët e aksesit në objekt, shiritat  transportues,  impiantet bluarës, vendet e stokimit etj.). Ky ndikim ka lidhje me të gjitha fazat e projektit, duke filluar me  fazën e  zbulimit dhe operacionet e  tjera që  kryhen në objekt  (zgjerimi  i zonës së punës apo deri mbyllja eventuale dhe rehabilitimi).  Lidhur me këto çështje, planifikimi  dixhital  i  zhvillimit  të  gurores  është  një mjet  i  domosdoshëm,  sepse  ai mundëson  skenarë  të  ndryshëm  dhe  rrjedhimisht  do  të  zhvillojë  diskutime midis operatorëve dhe palëve të interesuara. 

Parandalimi dhe zbutja e ndikimeve  përmes ciklit të jetës të gurores është gjithashtu një moment me rëndësi, që përcakton  leverdinë dhe fazën projektuese të projektit.  Marrja e masave të përshtatëshme dhe zbutëse ndihmon në evitimin e disa efekteve negative të shfrytëzimit. Ndjeshmëria ndaj mjedisit ku zhvillohet aktiviteti është me rëndësi të posaçme. 

Aktualisht, kufizimet që  sjellin  shumica e Legjislacioneve kombëtare dhe Europiane për mjedisin, shtrojnë nevojën e përmirësimit të performancës mjedisore nga indus‐tria nxjerrëse. Për  rrjedhim, nevojitet aplikimi  i metodave/teknikave  të  reja dhe  të përmirësuara,  që  ndikojnë  në  kufizimin  e  impakteve  negative,  si  zhurma,  pluhuri, emetimet e gazit, apo dridhjet e  terrenit. Në ditët e  sotme, operatorët e guroreve  janë  subjekt  i presionit që vjen nga komunitetet dhe autoritetet  lokale. Përshtypja publike për kompanitë e guroreve është se ato punojnë për interesat e tyre.  

Duke përmbledhur sa thamë më sipër, industria e agregateve duhet të marrë në kon‐sideratë këto çështje: 

‐ Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit është nevojë urgjente, që duhet të kihet në qendër  të  vëmendjes  nga  aktiviteti  njerëzor  dhe  industrial,  i  cili  potencialisht ndikon ndaj mjedisit. Vetëm brënda këtij kuadri, sektori  i agregateve nuk do të lihet mënjanë.  

‐ Shoqëria eshtë më  tepër e  informuar dhe më  shumë e ndjeshme, ndaj ka më tepër  kërkesa  për  problemet  që  lidhen  me  ndikimin  që  sjell  aktiviteti  i shfrytëzimit  të agregateve 

‐ Kuadri ligjor po bëhet gjithnjë e më strikt përsa i përket zonave Natyra 2000, të cilat ndodhen pranë aktiviteteve shfrytëzuese.  

‐ Sektori  i  agregateve    po  ndjen  konkurencën  përsa  i  përket  cilësisë  dhe  vlerës tregtare të produktit;  

Page 39: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 37 

Në  këtë  kontekst, është e  rëndësishme  të  theksohet  se veprimtaria e guroreve në vëndet e EJL zhvillohet nga ndermarje të vogla deri të mesme, që punojnë me prak‐tikë tradicionale. Karakteri konvencional i këtij sektori, e bën të vështirë përshtatjen për ndryshime  të domosdoshme  teknologjike   dhe  të menaxhimit,  të   cilat  janë në gjëndje të asistojnë një  industri të qëndrueshme. Si konkluzion, industria e guroreve  në vëndet e EJL duhet të rishikojë strategjitë e saj, metodologjinë e aplikuar, si dhe mënyrën e prodhimit  të produkteve, që sigurojnë qëndrueshmërinë.   

4.2 Praktika te mira 

Termi “praktika të mira” nënkupton “strategjinë  ideale kundër efekteve të pa dëshi‐rueshme që eventualisht  lindin edhe nga procedura apo praktika  të mira. Këto  tek‐nika aplikohen gjatë kohës së veprimtarisë së gurores, duke filluar me vëzhgimet fill‐estare  deri  në  fazën  prodhuese,  mbylljen  e  saj  dhe  kujdesin  pas  mbylljes”. [http://www.goodquarry.com/glossary]  

Në shumë raste, praktikat e mira përcaktohen me ligje dhe rregullore, që kanë si ob‐jektiv  të  përgjithshëm  mbrojtjen  e  mjedisit  dhe  promovimin  e  nje  zone  të shëndetëshme dhe të sigurtë të punës. Megjithkëtë, një numër rastesh, që përfshi‐hen në praktikat e mira, bazohen në përvojën dhe punën shkencore, pavarësisht se veprimtaria që kryhet nuk është e mbuluar  nga rregullat e më sipërme.  

Puna  e  kryer  është  efektive  vetëm  kur  arrihen  rezultatet  e  dëshiruara. Në  shumë raste,  aplikimi  i praktikave  të mira  ka  efekte  ekonomike pozitive  sepse proceset  e pastrimit apo operacionet e  rehabilitimit janë mënjanuar. [Burimi: Raport përmbledhës i  Raporteve  studimorë  kryesorë  për  objektet model  të  SARMa‐s;  Aktiviteti  3.1  (Praktikat  e mira). http://www.sarmaproject.eu/] 

4.2.1  Fillo me planifikimin 

Planifikimi i hershëm dhe gjithëpërfshirës i aktivitetit për shfrytëzimin e agregateve është faktor kyç për një performancë të suksesëshme.

Ai duhet të marrë në konsideratë të gjithë faktorët ligjorë, si atë teknik, mjedisor dhe social, të cilët ndikojnë në procesin e punës së gurores, duke filluar që nga faza propozimit deri në fazën e pas mbylljes së gurores. Planifikimi i mirë siguron një projekt të suksesëshëm për të gjithë operacionet e punës.

Gjatë kryerjes së planifikimit duhet të kihet parasysh: 

Page 40: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

38 | Fa q e  

‐ Kufizimet ekzistuese  ligjore dhe problemet e administrimit  të  terrenit duhet  të vlerësohen mirë që në fillim; 

‐ Arritjet e reja teknologjike, që lidhen me metodat e prodhimit duhet të shqyrto‐hen dhe aplikohen në aktivitetet e projektit. Teknikat e reja ofrojnë performancë më të shëndetëshme dhe të sigurtë, si dhe kanë potencial të parandalojnë dhe minimizojnë ndikimet mjedisore.  

‐ Duhet shikuar mundësia për të përdorur pajisje prodhimi të gjeneratës së re. Të tilla makineri mund të jenë më të shtrenjta për ti blerë, por në planin afatgjatë, do të shohim se ka qenë më i arësyeshëm përdorimi i tyre se sa i paisjeve tradi‐cionale  e  të  vjetra.  Të  rejat  sigurojnë  nivele  prodhimi më  të mirë,  kanë  pak nevojë  për  mirëmbajtje,  si  dhe  tregojnë  një  performancë  mjedisore  të  për‐mirësuar përsa i përket emetimit të gazeve, konsumit të energjisë etj.  

‐ Operacioni  i qëndrueshëm  i  shfrytëzimit  vendoset nga ndërveprimi  i  vazhdue‐shëm  midis komponentit ekonomik‐prodhues dhe komponentit mjedisor.  

‐ Ekspertët  e mjedisit  duhet  të marrin  pjesë  në  përpilimin  e  projektit  bazë  për planifikimin dhe projektimin e veprimtarive shfrytëzuese.  

‐ Planet e shfrytëzimit   duhet të  integrojnë projektin e restaurimit, që nga faza e nisjes së punës. Në këtë kuadër është e këshillueshme, që trajtat e reliefit, për‐dorimi i terrenit dhe lloji i bimësisë që do të mbillet, të përcaktohen nga studime të posaçme të kryera më parë.  

‐ Zhvillimi  i strategjisë së  terrenit  (pesazhit) përpara nisjes së projektit, do  të  le‐htësojë dukshëm zbutjen e efekteve. 

‐ Praktika  të mira  (pozitive),  të  realizuara në aktivitete  të  tjera  të  suksesëshme, janë gjithashtu të dobishme për tu aplikuar. 

Page 41: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 39 

 

4.2.2  Puna me mina 

Puna    me  mina  është procesi nxjerrës kryesor që aplikohet  në  guroret  me shkëmbinj  të  fortë. Shpërthimi  i minave krijon zhurmë,  dridhje  dhe 

tymra,  që mund  të  prekin  vendbanimet  fqinjë.  Fenomene  të  fluturimit  të  gurëve mund të jenë gjithashtu të pranishme.  

Shkalla e fragmentarizimit të shkëmbinjve  gjatë procesit të shfrytëzimit  varet shumë  nga  teknika  e  aplikuar  e  shpërthimit  të minave.  Nga  ana  e  tij,  ai  influencon  në prodhimtarinë e paisjve thërmuese‐bluese, si dhe sasinë e materialt të imët. Projekti i mirë  për  punën me mina  të  lejon  të  kontrollosh  fragmentarizimin  (coptimin)  e shkëmbinjve, kufizon fluturimin e gurëve, koston  dhe sasinë e lëndës plasëse. 

Praktikat  e mira  për  punën me mina  duhet  të  përfshijnë  aplikimin  e  teknikave  të përmirësuara, si shpërthimin sekuencial që krijon dridhje terreni më të pranueshme. Rekomandohet,  po  ashtu,  përdorimi  i  teknologjisë  së  re  për  të  kufizuar  zhurmën. 

Rekomandime:  Përgatit që në fillim plane të  integruara, duke marrë në konsid‐eratë kufizimet  ligjore;  identifiko stadet kritike për menaxhimin e territorit. 

Përgatit vlerësimin  lokal të peisazhit nëpërmjet studimeve bazë dhe vlerëso ndikimin tërësor mjedisor. 

Zhvillo  strategjinë  e  peisazhit  dhe  planin  e  restaurimit  që  nga fillimi  punës,  duke  mbajtur  në  konsideratë  momentin  e  pas mbylljes së objektit. 

Zbato mjetet dixhitale  për planifikimin 

Parashiko në projekt, sa më shumë të jetë e mundur, teknologji të reja. 

Identifiko  kundërshtimet  e mundëshme  sociale  që  në  fazën  e hershme  të  planifikimit,  si  dhe  nis  dalogun  me  ata  që  kanë shqetësime. 

Përfito nga raste të tjera të suksesëshme dhe ktheji problemet e vështirësitë në oportunitete (mundësi). 

Page 42: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

40 | Fa q e  

Sidoqoftë, në çdo rast, sipas ligjit janë përcaktuar nivelet e zhurmës dhe dridhjeve, të cilat duhen respektuar.  

 

4.2.3  Ndotja e ajrit  Ndotja e ajrit mund  të  shkaktohet nga ngritja e pluhurit dhe emetimet e gazit në sektorë  të  gjerë  të  gurores.  Praktikat  e mira  duhet  të  përfshijnë masa  për    të  dy ndotësit,  duke  përdorur  sisteme kundra  pluhurit,  që  mbledhin materialin  e  hollë  mbetës,  si  dhe pluhurin që çlirohet nga mullinjtë etj. (fig. 16).   

Burimet  potenciale,  që  prodhojnë pluhur, siç janë rrugët apo sektorët e karrierës, duhet të lagen me ujë (Fig. 17 dhe 19). Transporti  i brendshëm  i materialit duhet  të bëhet me  shirita të mbuluar apo me kamionë me ma‐terial paksa të njomur.  

Transporti  i  jashtëm  i  lëndës së parë duhet bërë me mjete të mbuluar apo me  sisteme  të  tjerë  që mbajnë  plu‐hurin  

Rekomandime:  Apliko shpërthime sekuenciale  për të kufizuar dridhjet e ter‐renit 

Përdor teknologji të re për të kufizuar zhurmën 

Përpilo një projekt të mirë për punën me mina, për të kufizuar fluturimin e gurëve, ulur koston dhe sasinë e lëndës plasëse, si dhe kontrolluar më mirë fragmentarizimin (coptimin) e materi‐alit që shfrytëzohet. 

Fig. 16:  Filtër që mbledh pluhurin 

[Burimi: Raport përgatitor për guroren  Araxos, Aktiviteti 3.1.  

ttp://www.sarmaproject.eu/]

Page 43: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 41 

Fig. 17: Sistem njomje në guroren Taro River, Itali 

[Burimi : Raport për objektet – Studim Rasti: Fani aluvial i Lumit Taro –Provinca e Parmës, Itali] 

Rekomandime:  Të merren masa për kufizimin e pluhurit dhe emetimeve të gazit; 

Instalo sisteme kundër pluhurit, që grumbullojnë mbetjet e materialit të imët; 

Përdor sisteme që thithin pluhurin në mullinj; 

Shiritat e transportit dhe sistemet blues të mbulohen; 

Të njomen rrugët dhe sektorët e karrierës që prodhojnë pluhur; 

Transporti  i materialeve  në  karrierë  të bëhet me  shirita  të mbuluar  apo me material paksa të njomur; 

Transporti i materialeve në rrugët publike të bëhet me mjete të mbu‐luar apo me sisteme që mbajnë pluhurin 

Sigurohu  që  të  kryhet  monitorimi  sistematik  dhe  vlerësimi  i  eme‐timeve të pluhurit dhe gazit, si dhe kontrollo në se kufiri i lejuar është tejkaluar. 

Page 44: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

42 | Fa q e  

Monitorimi  sistematik  dhe vlerësimi emetimeve të gazit dhe të pluhurit  duhet  të  bëhet  rregullisht (Fig.  18).  Në  qoftë  se  kufinjtë  e lejuar  tejkalohen,  atëherë  paisjet që  bëjnë  emetime  duhet  të kontrollohen.   

Fig. 18: Paisje për monitorimin e pluhu‐rit. (Burimi : Raport përgatitor për guro‐

ren Araxos, Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/] 

 

4.2.4  Zhurma 

Zhurma në gurore krijohet nga dy burime kryesore: makineritë  (stacionare: bluesit apo ato në  lëvizje: kamionet), si dhe shpërthimet e minave. Në përgjithësi, zhurma është problemi më madh, që i paraqitet dokumentacionit, që planifikon hapjen e një guroreje të re apo zgjerimin e atyre ekzistuese.  Operatorëve u kërkohet informacion mbi  nivelet  e  zhurmës  në mjedis,  parashikimi  i  niveleve  të  zhurmës  në  stade  të ndryshme  të  zhvillimit  të  gurores,  si  dhe  detaje  mbi  masat  për  zbutjen  e  saj. [http://www.goodquarry.com/glossary] 

Praktikat e mira të sugjeruara duhet të përfshijnë monitorim të rregullt të zhurmës, si dhe krahasimin me limitet ligjore aktuale, apo me kufijtë respektivë të mjedisit. Një‐kohësisht, kërkohet instalimi i sistemeve të shtypjes së zhurmës dhe përdorimi i tek‐nikave të përshtatëshme të shpërthimit të minave dhe eksplozivit. Duhet të mënja‐nohen gjithashtu zhurmat për zonat e banuara, duke ndërtuar rrugë by‐pass.  

Page 45: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 43 

 

4.2.5 Materiali i imët dhe mbetjet e gurores 

“Çdo substancë apo objekt, që personi mbajtës e hedh poshtë ose kërkon ta hedhë ” është mbeturinë  apo mbetje  (Direktiva  kuadër  për mbetjet  ‐  Direktiva  Europiane 2008/98/BE, e hyrë në fuqi në Dhjetor 2010.). Mbetjet  janë materiale dhe nuk  janë produkte parësore, të prodhuar për tregun. Poseduesi i tyre nuk ka më nevojë për to dhe dëshiron ti hedhë.   

Shfrytëzimi  i  guroreve,  si  dhe  proceset  e  ndryshme  që  aplikohen  gjatë  punës,  në mënyrë  të  pa  evitueshme  çojnë  në  krijimin  e materialit  të  imët  dhe mbetjeve  të ndryshme.  Sasia  e materialit  të mbetur  varet  nga  struktura  gjeologjike  dhe  tipi  i shkëmbinjve,  si  dhe  nga  efikasiteti  i  operacioneve  të  nxjerrjes,  përpunimit,  si  dhe tregut  lokal  për  produktet  e  gurores.  Tregjet  e  reja mund  të  ndihmojnë    për  të reduktuar mbetjet subekonomike  të karrierave, duke krijuar stokime  të stivuara në sektorë të ndryshëm. [http://www.goodquarry.com/glossary] 

Materialet  që  mund  të  klasifikohen  si  mbetje  në  gurore,  përfshijnë  mbulesën, materialin e panevojshem që ndodhet midis shtresave ekonomike  të agregateve, si dhe mbetjet e përpunimit, të cilat janë prodhime të pa tregtueshme, kryesisht të tipit kokërr imët, që krijohet nga seleksionimi, bluarja dhe procese të tjerë të përpunimit.  

Në  vendet  e  EJL, mbetjet  dhe materiali  i  imët  që  del  nga  prodhimi  i  agregateve konsiderohet  inert. Sasia e  tij ndryshon nga njera gurore në  tjetrën. Ka disa gurore me mbetje zero, por ka edhe gurore ku nga rëra dhe zhavorri prodhohen argjila dhe mbetje alevrite.  

Rekomandime:  Kryej monitorim  të  rregullt  të  zhurmës dhe  krahaso  rezultatet me  limitet  ligjorë dhe kushtet  specifike mjedisore  të  rajonit  të punës; 

Instalo sisteme të shtypjes së zhurmës; 

Mos bëj  zhurmë  të panevojshme dhe kufizo emetimet e  zhur‐mës, p.sh. fik paisjet kur nuk janë në punë, evito rindezjen e pa nevojshme  të  makinerisë,  përdor  veshje  gome  në  planet  e pjerrta të shkarkimit, vetshkarkues, kamionë, pika transferte ; 

Aty  ku  është  e mundur,  evito  punën  natën  pranë  zonave  të ndjeshme; 

Ndërto rrugë by‐pass, duke shmangur qëndrat e banuara. 

Page 46: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

44 | Fa q e  

 

4.2.6  Transporti Transporti rrugor është praktikë e zakonëshme në gurore (Fig. 19). Në rastet kur gu‐rorja ndodhet brënda apo pranë zonave natyrore të mbrojtura ose pranë sektorëve të banuar, si rezultat  i krijimit të pluhurit dhe zhurmave, transporti mund të cënojë komunitetet dhe botën e kafshëve të egra. Në këto raste duhen marrë masa  për të minimizuar ndikimin në botën e kafshëve të egra, si dhe minimizuar ndikimin në qen‐drat e banuara. 

Në guroren Araxos, Greqi është ndërtuar urë dhe rrugë by pass pranë  fshatit, duke mbrojtur botën e egër të kafshëve, që potencialisht është e kërcënuar nga transporti me kamionë. [Burimi: Raport përgatitor për guroren Araxos, Aktiviteti 3.1.  http://www.sarmaproject.eu/] 

Rekomandime: Përpiqu  ti gjesh përdorim mbetjeve, si p.sh. krijim peisazhi, re‐habilitim terreni apo si material rimbushës; 

Krijo  peisazh  dhe  gjelbëro  sa  të  jetë  e  mundur  grumbujt  e mbeturinave; 

Shiko mundësinë  për  të  trajtuar materialin  e  imët  kalcitik  për prodhimin e materialeve të dobishëm e të tregtueshëm, si p.sh. material rimbushës të cilësisë së ulët; 

Menaxhimi i mbetjeve të prodhuara duhet bërë gjatë gjithë ko‐hës së shfrytëzimit të gurores. 

Page 47: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 45 

 

 Fig. 19:  Transporti i brendshëm me kamionë. Rruga është e lagur dhe materiali është  njomur. 

[Burimi: Raport përgatitor për guroren Araxos, Aktiviteti 3.1. http://www.sarmaproject.eu/] 

4.2.7  Uji  Uji  është  përbërës  kryesor  në  të  gjitha  operacionet  që  kryhen  në  gurore.  Uji ndërvepron me karrierën, si në sipërfaqe me rrjedhjen e  tij, ashtu dhe duke qenë  i pranishëm në tërheqjen e materiali me dragë. Në se ai mungon në sektorin e punës, ndikimi  ose jo i tij në gurore është i diskutueshëm. Cilësia e ujit mund të degradojë si rezultat derdhjes së tij gjatë proceseve të punës apo nga pikimi gradual i produkteve 

Rekomandime:  Parashiko  rrugët alternative dhe  zbato  skemat e mbrojtjes për uljen e  zhurmës dhe mënjanimin e pluhurit, duke parandaluar dhe minimizuar ndikimet;  

Kufizo, atje ku është e mundur,  distancën e transportit;  Transporti  i agregateve  të kryhet  jashtë kohës  së pikut apo në orare të ngarkuara të ditës, duke evituar bllokimin e trafikut; 

Shiko  për  alternativa  të  tjera  për  transportin  në  distanca  të mëdha, si p.sh., në qoftë se është e mundur, me tren e anije  

Parashiko  alternativa  për  transportin  rrugor  nga  vendi  i shfrytëzimit   deri në  impiantin e përpunimit, si p.sh. me shirita transportues; 

Përdor  rrugë  të shtruara në sektorin midis vendit  të shpëlarjes së  gomave  të makinave  dhe  sektorit  të  daljes,  duke  lehtësuar kështu pastrimin e mjedisit të ndotur me baltë

Page 48: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

46 | Fa q e  

të naftës. Rekomandohet mënjanimi  i kontaminimit të ujit, si dhe të ushtrohet kon‐troll në sipërfaqe dhe ujrat e gruntit gjatë proceseve të punës.  

4.2.8  Praktika të mira sociale 

Hapi i parë për zgjidhjen e  situatave  komplekse që  ndikojnë  në shfrytëzimin e sigurtë  të agregateve  është  njohja e  vlerave,  interesave dhe qëllimeve  të palëve të interesuara. 

Shumica  e  problemeve që krijohen midis operatorëve dhe komunitetit lokal lindin më tepër si rezultat i për‐plasjeve se sa  i bashkëpunimit. Në disa raste dhe veçanërisht në zonat e braktisura, kjo mund të demonstrohet, duke folur për  përmirësimet e ndjeshme të mjedisit, që mund  të  realizohen nëpërmjet  veprimtarive  restauruese  të mëpasme.  Përmirësimi mjedisit është me përfitim   dhe një mundësi për të kompensuar komunitetin për të gjitha problemet që ka patur gjatë punës në gurore. Pranimi social është vendimtar për një  veprimtari  shfrytëzimi  të qetë  e  të butë, por që duhet  të  sigurohet që në fazën e parë të planifikimit. 

Rekomandime:  Monitoro cilësinë e ujit sipërfaqësor dhe të gruntit;  

Ndërto stacione për kryerjen e matjeve për cilësinë e ujit. Ky proces duhet të jetë i vazhdueshëm; 

Përdor struktura mbrojtëse për cilësinë e ujit (p.sh. gjeopëlhura për mbulimin e paisjeve) për të mënjanuar kontaminimin po‐tencial të ujrave të gruntit; 

Kryej studime hidrogjeologjike për të monitoruar ndryshimet e cilësisë së ujit..

Page 49: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 47 

 

4.2.9  Restaurimi Restaurimi  i  zonës  së prekur dhe rehabilitimi  i saj   është një proces që fillon  para  hapjes  së gurores  dhe  që  shtrihet deri në periudhën e pas –  mbylljes.  Kjo  është fazë  shumë  e rëndësishme  sepse 

opinioni  publik  fokusohet    zakonisht  në  planet  e  restaurimit  Suksesi  i  skemës  së restaurimit varet nga planifikimi  i mirë, konsultimi me palët kryesore që  janë  të  in‐teresuara, si dhe nga objektivat  realiste. Ky është operacion kompleks,  i cili kërkon aftësi ndërdisiplinore, fleksibilitet dhe krijimtari. Në  të  kaluarën,  restaurimi    i  një  guroreje  apo miniere  bazohej  ne  trajtimin  tradi‐cional: “në fillim shfrytëzo, pastaj restauro”. Sot, trajtimi  integruar kërkon “Në fillim zhvillo planin e restaurimit dhe pastaj shfrytëzo”. Planet e restaurimit duhet të projektohen në mënyrë të atillë, që pas mbylljes, sek‐tori të kthehet në ekuilibër estetik, që i përshtatet mjedisit rrethues. Në këtë aspekt, guroret e restauruara ashtu si duhet, sjellin një vlerë të shtuar krahasuar me guroret e lëna pa restaurim.  Për shembull, në Kroaci, një kompani operuese ka përgatitur një plan restaurimi, i cili e kthen guroren   në një  rezervat ornitologjik,  i cili bë pjesë në  rrjetin Natyra 2000. [Burimi: Aktiviteti 3.2, objektet model : Lumi Sava (Trstenik), Kroaci]. 

Krijimi  i  habitateve  nuk mund  të  kompensojë  humbjen  e  habitateve  të  vlefshëm gjysëm‐natyrorë. Megjithkëtë, krijimi  i një  seri habitatesh në guroret e  restauruara 

Rekomandime:  Siguro pranimin social që në fazën e planifikimit; 

Merr në konsideratë dhe respekto nevojat e komunitetit  lokal. Informo dhe eduko palët e interesuara; 

Rrit  komunikimin  e  qëndrueshëm  me  palët  e  interesuara nëpërmjet  takimeve,  seminareve,  fletëpalosjeve,  sesioneve dëgjimore dhe postereve; 

Parashiko që më parë rrugët e kalimit për njerëzit e kafshët e egra, si dhe krijo lehtësi sa me tepër që është e mundur 

Ofro dhe merr masa kompensuese kur impakti është i tepruar. 

Page 50: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

48 | Fa q e  

mirë,  tregon se  industria sjell kontribut  të  rëndësishëm në nivel kombëtar,  rajonal, dhe ajo që ka më tepër vlerë, sjell një praktikë të mirë në nivel lokal. 

  

Rekomandime: 

Zbato një përqasje  të ekuilibruar midis  ruajtjes  së natyrës dhe aktiviteteve nxjerrëse; 

Fillo  resaturimin që në nisje  të aktivitetit,  sepse ai bëhet më  i lehtë dhe më efektiv; 

Diskuto planet e restaurimit me palët  lokale dhe ndiq planifiki‐min; 

Kolaudo planin e restaurimit që më parë, në përputhje me për‐dorimin  potencial  të  gurores  pas  mbylljes  së  saj,  në  bash‐kërendim me autoritetet dhe komunitetin  lokal, në qoftë  se ai është i përfshirë në planet lokale të zhvillimit, 

Krijo  lehtësi të reja, kur plani  i restaurimit  lidhet me ndryshime ne  përdorimin  e  terrenit  (liqenj,  në  se  guroret  janë  të  thella, duke krijuar një dysheme  të pa përshkueshme nga uji, mjedise sportive, parqe rekreacioni, ligatina); 

Restauro tiparet natyrore të terrenit (p.sh. përrenj, etj.); 

Restauro  tokat  e  degraduara  duke  përdorur  shtresë  dheu  të gërmuar dhe  stokuar gjatë  fazës  së parë  të  shfrytëzimit  të gu‐rores apo të marrë nga zona të tjera; 

Krijo fidanishte gjatë kohës që gurorja është në punë, për të le‐htësuar fazën e restaurimit me speciet lokale; 

Mbill specie të përshtatëshme; 

Mos lejo kontaminim mbetës. 

Page 51: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 49 

        

5.  Rekomandime bazë për autoritetet lokale dhe komunitetet 

Përcaktimi  i  nevojave  lokale  për  agregate,  si  dhe planifikimi  me  kohë  i  zhvillimit  territorial  nga autoritet  lokale,  ka  rëndësi  të  madhe    për menaxhimin  e  qëndrueshëm  të  resurseve potenciale dhe atyre me natyrë të përzier. Rritja e vetëdijes mbi riciklimin potencial, do të rritë më tej efikasitetin e  resurseve agregate. Komuniteti  lokal mund  të  ushtrojë  ndikim  në  autoritetet  vendim‐marrëse, në rast se shkalla e njohjes dhe vetëdija e publikut  mbi  efektet  e  shfrytëzimit  të  guroreve është e rritur. Për ekspertët teknikë të autoriteteve lokale,  rekomandohet    përdorimi  i  instrumenteve që  bazohen  në  Vlerësimin  e  Ciklit  të  Jetës.  Ato lejojnë  të  identifikosh  në  mënyrë  sasijore ngarkesën mjedisore që sjell prodhimi i agregateve. 

Page 52: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

50 | F a q e  

5.1  Zhvillo planet lokale 

Në  të gjitha  vendet e EJL ekzistojnë nje  seri  ligjesh  rregullatore për  shfrytëzimin e guroreve. Megjithkëtë politika e planifikimit mineral në nivel kombëtar/rajonal   nuk është e zhvilluar në mënyrë të njëjtë. Më tepër bëhet fjalë për dokumente strategjikë të karakterit të përgjithshëm se sa për politikë specifike për problemin që trajtojmë. Në  varësi  të  shkallës  së  decentralizimit  të  secilit  vend,  përgjegjësia  e  planifikimit mund të bëhet në nivel shtetëror apo lokal. [Burimi: Raporti përmbledhës, Paketa e punës 4, Veprimi 2 – furnizimi i qëndrueshëm i agregateve të përziera: shkalla e studjueshmërisë në vendet e EJL. http://www.sarmaprojevt.eu/]  

Në çdo rast, autoritetet e nivelit shtetëror duhet të marrin në konsideratë opinionin e autoriteteve  lokale kur përcaktohen zonat prioritare për shfrytëzimin e agregateve. Aksesi në terren është me rëndësi të madhe  për sektorin e agregateve. Aksesi është çështje   e administrimit të territorrit dhe  legjislacionit / politikës së menaxhimit. Në disa vende të EJL, dëgjimi  i opinionit publik është paraparë në aktet   minerare   apo gjatë diskutimit për përdorimin e territorit. Pothuajse të gjithë vendet  kanë inventar  kombëtar  apo  lokal    mbi  rezervat  dhe  resurset  e  agregateve,  që  janë  pjesë  e inventarit kombëtar apo lokal për mineralet.  

Megjithkëtë, inventaret e resurseve nuk janë të azhurnuar rregullisht apo të jenë në format dixhital. Inventari i resurseve është i plotë kur planifikimi i zhvillimit territorial merr në konsideratë edhe agregatet. Përsa i përket inventarit mbi mbetjet minerare, ai  pothuajse  mungon.  [Burimi:  “Raport  përmbledhës  mbi  legjislacionin  dhe  kuadrin rregullator  lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve agregate në disa vende te EJL, SARMa”] 

Në mjaft  vende  të EJL, procesi  i planifikimit për menaxhimin e  resurseve  agregate dhe  furnizimin  e  tyre  në  nivel  lokal  nuk  është  i  plotë. Autoritetet  lokale  duhet  të planifikojnë që më parë kërkesat  lokale /  rajonale   për agregate për  të mbuluar  të gjitha  nevojat  e  komunitetit.  Hartat  që  pasqyrojnë  administrimin  e  territorit  dhe resurset agregate ekzistuese dhe potenciale,  janë dokumente bazë për menaxhimin e qëndrueshëm  të këtyre  resurseve. Siç e kemi  thënë, komunitetet  lokale duhet  të përfshihen që në fillim në proceset planifikimit të përdorimit të territorit. 

Page 53: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 51 

 

5.2  Rritja e shkallës së njohjes dhe e vetëdijes   Komunitetet  lokale  mund  të  preken  nga  impaktet  potenciale  të  diskutuara  në kapitullin 3  të Udhëzuesit. Efekti  tërësor  i ndikimeve ndaj personit apo komunitetit mund të jetë i konsiderueshëm. Rritja e shkallës së njohjes dhe vetëdijes mbi efektet mjedisore, ekonomike dhe sociale që sjell zhvillimi mineral nënkupton që komuniteti lokal mund  të  ushtrojë  ndikim  të madh  në mënyra  të  ndryshme mbi  autoritetet vendim‐marrëse.  Në  vijim  të  asaj  që  është  thënë më  lart,  autoritetet  lokale  dhe komunitetet  duhet  të  përgatiten  për  fazën  e  pas‐mbylljes  së  guroreve.  Kjo  do  të thotë se ata që më parë duhet të shqyrtojnë dhe krahasojnë zgjidhjet alternative për përdorimin  e  ardhshëm  të  hapësirës  së  gurores.  Ata  duhet  të  kërkojnë  nga operatorët e gurores që planet gjithëpërfshirëse të restaurimit, ti bëhen të njohura komunitetit lokal 

Rekomandime:  Përcakto dhe vlerëso nevojat lokale për agregate dhe zhvillo në kohë plane se si do të plotësohen këto kërkesa; 

Përgatit harta  të administrimit  të  territorit dhe planifiko  infor‐mimin e komunitetit lokal për të mënjanuar kundërshtimet e pa justifikuara dhe siguruar plotësimin e kërkesave për agregate 

Sigurohu që  komuniteti  është  i  vetëdijshëm për planet miner‐are, si dhe vazhdon ende disponueshmëria e kërkesave për re‐surse minerale. 

Page 54: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

52 | F a q e  

 

5.3  Parandalo shfrytëzimin e paligjshëm Sistemi  i kontrollit të shtetit duhet të përmirësohet, si dhe procesi  i  lejeve duhet të thjeshtohet  për  të  parandaluar  shfrytëzimin  e  paligjshëm.  Në  disa  vende  të  EJL forcimi  i  kontrollit  të  autoriteteve  kompetente,  i  shoqëruar me  gjoba  të  larta  për operatorët e paligjshëm, ka çuar në ulje  të shpejtë  të prodhimit  të agregateve nga burime  të  paligjshme.  Po  ashtu,  duhet  thënë  se  shfrytëzimi  jo  legal  mund  të dekurajohet, në  se  subjektet që  kanë nevojë për  agregate,  kërkojnë  çertifikatën  e burimit  të prodhimit  [Burimi: Aktiviteti 3.2, objektet model:  Lumi Sava  (Trstenik),  studim  i rastit – rajoni Zagrebacka‐Kroaci]. 

Bazuar  në  faktin  se  në mjaft  vende  të  EJL  nuk  ka  regjistra  të  përshtatshëm mbi veprimtarinë e  shfrytëzimit  të  guroreve, mendohet  se  krijimi  i bazave dinamike  të dhënave,  të  azhurnuara  vazhdimisht,  do  të  kontribuojë  në  parandalimin  e aktiviteteve  të  paligjshme.  Autoritet  kombëtare,  rajonale  dhe  lokale  duhet  të bashkërendojnë përpjekjet për parandalimin e këtyre aktiviteteve. Këto përpjekje do të jenë më efikase në se  krijohen sisteme të përshtatshëm të monitorimit.   

 

Rekomandime:  Shyrto interesat tërësore të zonës, siç janë aspektet e punësimit dhe krahaso me kujdes përfitimet  dhe efektet jo të mira nga ak‐tiviteti i shfrytëzimit të gurores; 

Vendos  ura  komunikimi midis  operatorëve  te  gurores  dhe  ko‐munitetit; ruaje dhe lehtëso komunikimin; 

Inkurajo konsultimin dhe përfshirjen e komunitetit; 

Konsidero  si  nevojë  diskutimin me  operatorët  për  veçoritë  e planifikimit,  sidomos  për  :    kufinjtë  e  dridhjeve  të  terrenit, zhurmës dhe pluhurit, b. rrugët e transportit, c. masat e marra për monitorimin; 

Diskuto me  komunitetin  lokal  dhe  përcakto  që  në  fillim  për‐dorimin e hapësirës së gurores pas mbylljes së saj; 

Përpiqu  të  jesh  i  informuar  në mënyre  objektive,  para  se  të japësh gjykime apo të shprehësh fuqishëm ankesa; 

Përpiqu të bashkëpunosh dhe jo të qëndrosh mënjanë; 

Shqyrto mundësitë potenciale për masat kompensuese

Page 55: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 53 

Aplikimi  i  teknikave moderne  te vëzhgimit ajror,    së bashku me  inspektorët  lokalë, mund ti ofrojë autoriteteve  instrumente të vlefshme për monitorimin e aktiviteteve të  ligjshme  dhe  të  paligjshme.  Të  tilla  teknika  janë  demonstruar  në  kuadër  të projektit SARMa për rastin e Lumit Taro, Itali, ku është aplikuar dedektimi i imazheve me  lazer  dhe  sistemi  deshifrues  (LIDAR).Kjo metodë,  e  cila mundëson  kontrollin  e sektorëve  të  vegjël  dhe  të mëdhenj,  realizohet me  fluturim me  aeroplan  [Burimi: Raport mbi nje objekt pilot‐ shfrytëzimi i paligjshëm, Rasti ‐ Fani aluvial i Lumit Taro, Provinca e Parmës, Itali]. 

Komunitetet  lokale  duhet  të  luajnë  rol  të  rëndësishëm  në  parandalimin  e  kësaj veprimtarie, duke kontribuar në operacionet e monitorimit   

 

5.4  Promovo riciklimin 

Një  nga  sfidat  e  Projekti  SARMa  është  promovimi    dh  inkurajimi  i  politikave  për prodhimin e qëndrueshëm të agregateve të përziera. Nga vëzhgimet e kryera është vërtetuar se shumica e vendeve  të EJL ende nuk ka  filluar  të marrë në konsideratë prodhimin  e  agregateve  nga  aktivitetet  e  riciklimit.  Të  dhënat  e  mbledhura  për menaxhimin e ketyre resurseve të rëndësishme nuk janë të përshtatëshme.   

Rekomandime:  Zhvillo, mbështet dhe përdor  procese efikase të monitorimit, si dhe  instrumente të tjerë për kontrollin e veprimtarive të palig‐jshme; 

Zhvillo dhe mbështet dialogun social dhe kanalet e komunikimit për  të  lehtësuar  monitorimin  efikas  të  aktiviteteve  të  palig‐jshme; 

Thjeshto dhe shpejto proceset e lejeve;  Forco ndëshkimet për operatorët e paligjshëm; 

Reastauro karrierat e braktisura të guroreve;  Vendos  regjimin  e  çertifikatave mbi  origjinën  e  agregateve  të shitura; 

Page 56: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

54 | F a q e  

 

5.5  Përdor mjete të reja në vendim‐marrje 

“Mendime për Ciklin e  Jetës” dhe “Vlerësimi  i Ciklit    të  Jetës”  janë përqasje shken‐core në ndihmë të politikave mjedisore moderne dhe mbështetje e vendim‐marrjes të biznesit për prodhim dhe  konsumim  të qëndrueshëm.  Sot,  “Vlerësimi  i Ciklit  të Jetës” përdoret gjerësisht në botë si mjet gjithëpërfshirës, për të kuptuar implikimet mjedisore të produkteve / mallrave, që vijnë nga resurset e shfrytëzuara nëpërmjet prodhimit, përdorimit dhe  riciklimit e deri  tek  vend depozitimi  i mbetjeve.  [Burimi: Udhëzimet e Vlerësimit të Ciklit të Jetës; Aktiviteti 3.3 (riciklimi). http://www.sarmaproject.eu/] 

Studimet për “Vlerësimin e Ciklit të Jetës” ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi, por pa krijuar ndërkohë një problem tjetër. Ato  janë mjet  i  fuqishëm dhe vital për ven‐dim‐marrjen duke plotësuar më tej metodat e tjera. 

Rekomandime:  Konsidero  aktivitetet  ricikluese  si  burime  potenciale  për prodhimin e agregateve; 

Rrit  shkallën e njohjes mbi potencialitetin e mbetjeve  të  ricik‐luara minerare dhe të industrisë për prodhimin e agregateve; 

Merr në konsideratë agregatet e ricikluara nga mbetjet e ndër‐timit dhe  shëmbjeve për  të plotësuar prodhimin  lokal  të agre‐gateve; 

Instalo impiante riciklimi pranë guroreve në fazën e pas mbylljes së tyre. 

Rekomandime:  Përdor metodën “Mendime për Ciklin e  Jetës” dhe përqasje për vendim‐marrjen 

Merr në konsideratë mjetet e “Vlerësimit të Ciklit të Jetës” për të rritur prodhimin e qëndrueshëm dhe riciklimin e agregateve. 

Page 57: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 55 

6.   Terma të përzgjedhur dhe definicione Agregat: Material kokërrzor apo i grimcuar, në gjendje natyrale [rërë dhe zhavorr] apo i  prod‐huar    nga  bluarja  e  shkëmbit. Duke  qenë  në  gjendje  të  lidhur,  kur  bashkohet me  çimento, gëlqere apo bitum apo në gjendje natyrale  të pa  lidhur,   ai përdoret në ndërtim duke qenë pjesë apo një e tërë e një strukture ndërtimi apo e inxhnierisë civile [Burimi: Fjalori i SARMa‐s] 

Praktika të mira  (positive): Metoda dhe  teknika, që në mënyrë  të vazhdueshme kanë dhënë rezultate më të mira. Këto metoda dhe teknika janë si reperë apo standarte. Megjithkëtë nuk ekziston një praktikë fikse që konsiderohet më e mirë e që mbetet për një kohë të gjatë, pasi njerëzit  gjejnë  gjithmonë mënyra  të  tjera më  të mira  për  të  kryer  punët  [Burimi:  Fjalori  i SARMa‐s]. 

Nxjerrje: Nxjerrja përfshin  lëvizjen e materialit nga toka/nëntoka dhe dërgimin e tij   në trajtë të përshtatëshme në një  impiant prodhimi. Ky  term  i përket gjithashtu  shfrytëzimit minerar nëntokë apo në gurore [Burimi: Fjalori i SARMa‐s].  

Mbetje nga nxjerrja  (apo mbetje minerare): Mbetje që krijohen nga kërkim‐zbulimi, nxjerrja, përpunimi dhe stokimi i resurseve minerare apo nga puna në gurore [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Shfrytëzim  i paligjshëm: Aktivitete shfrytëzimi në gurore etj., të cilat kryhen pa  leje, që qën‐drojnë jashtë sistemit financiar dhe nuk paguajnë  taksa [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Planifikimi i përdorimit të territorit: Aktivitet, i cili zakonisht kryhet nga pushteti lokal, që bën rekomandime për përdorimin e territorit privat apo publik, duke qenë në përputhje me politi‐kat  dhe  preferencat  publike  të  komunitetit.  Në  përgjithësi,  ai  shërben  për  vendim‐marrje [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Analiza e ciklit të jetës:”Vlerësimi i Ciklit të Jetës”është një proces, që vlerëson efektet që sjell një produkt ndaj mjedisit, gjatë gjithë kohës së jetës së tij, duke rritur apo zvogluar efikasitetin e resurseve. Ai mund të përdoret në studimin e impaktit mjedisor qoftë të një produkti, qoftë të  funksionit që  ai ështe destinuar  të  kryejë.   Elementët  kryesorë  të”Vlerësimit    të Ciklit  të Jetës”janë: 1. Të  identifikojë / të vlerësojë anën sasijore të barrës [ngarkesës] mjedisore; en‐ergjinë dhe lëndët e para të konsumuara, emetimet dhe mbetjet e prodhuara; 2. Të vlerësojë impaktin potencial mjedisor  të  kësaj barre  [ngarkese];  3.  Të  vlerësojë opsionet e disponue‐shme për reduktimin e impaktit mjedisor [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Agregate  të  prodhuar:  Agregate  të  prodhuar  nga  aktivitete  industriale,  si  përpunimi  apo mbetje të ripërpunuara, nënprodukte dhe mbetjet e tyre [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Zbutje: Masa që synojnë minimizimin apo zhdukjen e impaktit negativ të një plani apo projekti gjatë apo pas përfundimit të tij [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Monitorim: Grumbullimi dhe analiza e vëzhgimeve apo matjeve të përsëritura për vlerësimin e ndryshimeve, si dhe  identifikimin e përparimit të bërë në plotësimin e objektivave të menax‐himit [Burimi: Fjalori i SARMa‐s].   

Resurse natyrore: Asete apo materiale që përbëjnë kapitalin natyror  [material  inorganik dhe organik] të një shteti. Disa tipe të resurseve natyrore, si mineralet, kërkojnë përdorimin e re‐surseve  kapitale  dhe  njerëzore  (mendore  dhe  punë  fizike)  për  tu  shfrytëzuar  [nxjerrë,  për‐punuar, prodhuar] për  të siguruar vlerën e  tyre ekonomike. Disa  resurse  të  tjera natyrale, si p.sh. sistemi i shpellave, mund të ketë apo jo vlerë ekonomike, bazuar në ekzistencën e tyre pa aplikimin e kapitalit njerëzor dhe fizik [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Page 58: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

56 | F a q e  

Minierë në qiell të hapur: Karrierë apo sektor sipërfaqësor ku kryhet shfrytëzimi  i resurseve minerale. Në rastin tonë – rërë dhe zhavor [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Gurore: Gurore është çdo sipërfaqe pune ku shfrytëzohen  [nxirren] agregate  (minerale). Ajo mund  të  jetë  një  sipërfaqe  miniere,  pus  (gropë,  thellim)  i  hapur,  ndryshe  nga  miniera  e mirëfilltë, e cila është punim nëntokësor [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Rehabilitim: Proces, i cili kthen një territor të braktisur në territor të përdorshëm. Ai mund të përfshijë zgjidhje inxhinierike ose ekologjike. Rehabilitimi i habitateve natyrorë shpesh përfshi‐het si pjesë e mbylljes së objektit dhe procesit të restaurimit [Burimi: Udhëzimet e BE, 2010]. 

Efikasiteti  i  resurseve:  Praktikë  pune,  ku  parësor  është  koncepti”kufizo‐ripërdor‐riciklo‐riparo”, i cili paraqet prioritetin në sensin zbritës [Burimi: Fjalori i SARMa‐s].  

Resurs:”Resurs mineral”është një përqëndrim apo dalje e një materiali me  interes ekonomik brenda apo në koren tokësore, ku trajta, cilësia dhe sasia e bëjnë të arsyeshme  kërkimin për shfrytëzim  ekonomik  eventual. Vend‐ndodhja,  sasia,  cilësia,  vazhdimësia  dhe  tiparet  e  tjera gjeologjike të resursit mineral bëhen të njohur, vlerësuar apo interpretuar nga punimet speci‐fike  gjeologjike. Resurset minerale ndahen  sipas besueshmërisë  gjeologjike në  sensin  rritës: kategoria e  supozuar, e  treguar, e matur  (Kodi paneuropian për  raportimin e  rezultateve  të zbulimit të resurseve dhe rezervave minerale, 2008) [Burimi: Udhëzimet e BE, 2010]. 

Restaurim: Veprim i ndërmarrë në një objekt për shkak të degradimit apo përkeqësimit antro‐pogjenik  për  të  restauruar  apo  rritur  vlerën  e  tij  ekologjike.  Në  këtë  dokument  udhëzues, shpesh është përdorur termi rehabilitim, i cili udhëhiqet nga principi ekologjik dhe promovon ripërtërritjen e integritetit ekologjik, rikthimin në ekosistemin origjinal [para shfrytëzimit] në të gjitha aspektet e tij strukturore dhe funksionale [Burimi: Udhëzimet e BE, 2010]. 

Ri‐përdorim: Përdorimi i materialeve që nuk nevojiten për ndonjë aplikim tjetër pa kryer për‐punim shtesë Ky proces aplikohet për të ripërdorur ujërat në impiantin e gurores [Burimi: Ud‐hëzimet e BE, 2010]. 

SARM  [Menaxhim  i  qëndrueshëm  i  resurseve  agregate]: Menaxhim  i  qëndrueshëm  i  re‐surseve agregate është   efikas, me  impakt  të ulët  social‐mjedisor  të procesit  të  shfrytëzimit dhe menaxhim të mbetjeve [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Agregate dytësore: Agregate që krijohen nga mbetjet e shfrytëzimit apo proceset  industriale [mbetje në minierat e qymyrit apo minierat e tjera, shllake nga furrënaltat, hira nga termocen‐tralet,  rëra  argjilore  nga  qeramika, mbetje  të  rreshpeve, mbetje  nga  shëmbjet  /  ndërtimet, duke përjashtuar gëlqeren dhe argjilat / rreshpet argjilore, që janë përdorur fillimisht për qël‐lime agregate nga disa breza [Burimi: Fjalori i SARMa‐s].  

Furnizim  të  qëndrueshëm me  përzierje:  Furnizimi  i  qëndrueshëm me  përzierje  shfrytëzon burime të shumta, përfshirë  mbetjet e ricikluara dhe dhe nën produktet industriale [shllake], që  së  bashku  rritin  ndër  breza  përfitimin  neto  të  furnizimit me  agregate  [Burimi:  Fjalori  i SARMa‐s]. 

Palët e  interesuara: Njerëz apo organizata që do  të preken   apo do  të  influencojnë në  real‐izimin e programit, projektit apo veprimit [Burimi: Udhëzimet e BE, 2010]. 

Zhvillim  i  qëndrueshëm: Objektivi  kryesor  i  zhvillimit  të  qëndrueshëm  është  nevoja  për  të siguruar një furnizim të përshtatshëm me minerale për të plotësuar nevojat eknomike, por pa minimizuar potencialin minerar dhe ndikuar negativisht ndaj mjedisit [Burimi: Fjalori i SARMa‐s]. 

Page 59: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

F a q e | 57 

Mbetje: Mbetje janë materialet që nuk janë produkte parësore [produkte për treg] për të cilët, në  aspektin e qëllimeve  të prodhimit,  transformimit  apo  konsumimit, prodhuesi nuk  ka më nevojë. Për rrjedhim, ai dëshiron ti hedhë ato në vend – depozitë. [Burimi: Fjalori i SARMa‐s].   

Page 60: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

58 | F a q e  

7.   Referenca  Agioutantis,  Z., Maurigiannakis,  S., Athousaki, A.,  2011:  “Synthesis  report  of  baseline  study 

reports of SARMa model sites; Activity 3.1.”, http://www.sarmaproject.eu/; 

Blengini,  G.  A.,  Garbarino,  E.,  2011:  “Synthesis  report  of  baseline  study  reports  of  SARMa model sites; Activity 3.3 [Recycling]”. http://www.sarmaproject.eu/; 

Blengini, G. A., Garbarino, E., 2011: “Life Cycle Assessment [LCA] Guidelines to be used in the SARMa Project. Definition of a common methodology  to boost use of LCA  tools  in  sus‐tainable production and  recycling of aggregates”, Romania Emilia Region, Politecnico di Torino, http://www.sarmaproject.eu/; 

Bruntland, G. [ed.], [1987]: “Our common future: The World Commission on Environment and Development", Oxford, Oxford University Press; 

Cibin, U., Furin S., Ricciarelli F., Rizzati A.R., Romagnoli M., Scappini S., Segadelli S., Boggio P., Corradi A., Pelosio A., Ruffini A., 2010:  “Pilot  site  report of  Lanca dei  Francesi, Activity 3.1”, http://www.sarmaproject.eu/; 

Cibin, U., Cera, M.C., Spotorno, C., Furin, S., Pelosio, A., Romagnoli, M., Rizzati, A.R., Marasmi, C., 2011: “Synthesis Report, Work Package 4, Action 2 – Providing a Sustainable Supply Mix of Aggregates: State‐of‐the‐art in South‐East Europe”, http://www.sarmaproject.eu/; 

Department  of Mineral  Resources  and  Petroleum  Engineering,  University  of  Leoben,  2010: “Planning policies and permitting procedures to ensure the sustainable supply of aggre‐gates in Europe”, Commissioned by UEPG; 

European  Commission,  2010:  “Non‐energy mineral  extraction  and  Natura  2000”GUIDANCE DOCUMENT  [EC Guidance on undertaking new non‐energy extractive activities  in accor‐dance with Natura 2000 requirements]; 

Hamor, T., 2011: “Synthesis report on legislation and regulatory framework related to sustain‐able  aggregate  resources  management  in  selected  South  East  European  countries”; SARMa report; 

Hatzilazaridou  K.,  Chalkiopoulou  F.,  Papantoni  H.,  2010:  “Preparatory  site  report  of  Araxos quarry; Activity 3.1”, http://www.sarmaproject.eu/; 

Langer, W. H., 2002: “Managing and Protecting Aggregate Resources”, Open‐File Report 02‐415, U.S. Geological Survey; 

Lekaj, G., Mati, S., Moisiu, L.., Plaku, E. “Study report of SARMα case study Bulqiza Albania [3.3 Recycling]”, SARMa report; 

Marinescu M., 2010: Case study baseline study report of Revarsarea quarry; Activity 3.1  [Envi‐ronmentally Friendly Practices]. http://www.sarmaproject.eu/; 

Mărunțiu M.,  Bindea, G., Marica, G.‐S.,  Colțoi, O., Munteanu, M.,  2011:  “Synthesis  report  of baseline study reports; Activity 3.2 [Illegal quarrying]”, http://www.sarmaproject.eu/; 

Miko  S., Hasan O.,  Kruk  B.,  2010:  “Activity  3.2‐SSM model  sites:  Sava  River  [Trstenik]  case study‐the Zagrebačka county –Croatia”, SARMa report; 

Simić  V.,  Živanović  J.,  Beljić  Č,  Životić  D.,  Radivojevi M.,  2010:  “Preparatory  site  report  of Kovilovača quarry; Activity 3.1”, http://www.sarmaproject.eu/; 

http://www.goodquarry.com/ 

http://www.sarmaproject.eu/  

Page 61: Si të Sigurojmë Efikasitetin e Shfrytëzimit të Resurseve Agregate në ...

Menaxhimi i Qëndrueshëm i Resurseve  Agregate

http://www.sarmaproject.eu 

− Komunikim i kufizuar dhe jo efektiv midis prodhuesve dhe palëve të interesuara; 

− Impakt i zgjeruar ndaj peisazhit dhe restaurim i kufizuar; 

− Humbje kohe dhe procese të komplikuara për marrjen e lejeve; 

− Monitorim i mangët dhe jo i qëndrueshëm i aktiviteteve të paligjshme 

− Shfrytëzim jo i plotë i resurseve agregate dhe riciklim i kufizuar. 

PROBLEME  KRYESORE 

Menaxhimi i  Qëndrueshëm i Agregateve dhe praktika e Qëndrueshme për Furnizimin me Materiale të Përziera  mund të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të Europës Jug Lindore