Si të Hartohet Punimi Seminarik,

21

Transcript of Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Page 1: Si të Hartohet Punimi Seminarik,
Page 2: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Punimi seminarik (ang. term paper): punë individuale e studentit, gjatë së cilës punë, nën udhëheqjen e mentorit përpunohet tema e dhënë (nga profesori) ose e zgjedhur nga vetë studenti.

Tema e punimit seminarik mund të jetë teorike ose praktike. Qëllimi i punimit është që të vërtetohet aftësia e studentit për zgjidhjen e

pavarur të problemeve praktike dhe teorike të cilat nuk ka nevojë të kenë karakter origjinal. D.m.th. punimi nuk duhet të paraqes arritje origjinale shkencore (risi shkencore), por, është e nevojshme që të tregohet aftësia e aplikimit të një teorie të caktuar.

Punimet mund të sjellin edhe pasqyrë të teorive dhe doktrinave shkencore. Është shumë e rëndësishme që të përmbahen rregullat e shkrimit akademik dhe shtjellimit të problematikës, bashkë me citimin e burimeve.

Page 3: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Hyrje Përpunimi (shtjellimi i temës) Përfundim Lista e literaturës

Lista e shtojcave (anekse)

Page 4: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Punimi seminarik duhet të zgjidhet nga lënda që studenti është duke e ndjekur me plan-programin mësimor.

Tema dhe titulli i punimit seminarik mund të përcaktohen nga vetë studenti ose nga mentori i tij.

Për të dyja variantet, e rëndësishme është që studenti të disponoj njohuri për lëndën në të cilët ka shfaqur interes, ka lexuar më tepër, ka përdorë literaturë ose ka pasur ndonjë përvojë nga praktika.

Page 5: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Leximi i literaturës Zgjedhja e temës

Projektimi i punimit (përmbajtja)

Marrja e shënimeve Strukturimi i punimit

(kapituj dhe nënkapituj)

Shkrimi i punimit Aktivitetet përgatitore

Page 6: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

zgjidhet materie e cila është në përputhje me interesat dhe njohuritë e studentit.

Sigurisht që do të zgjasë më gjatë në qoftë se zgjidhet një përmbajtje për të cilën nuk dimë shumë, sepse duhet të fillojmë të studiojmë vetë bazat e asaj lëmie

të zgjidhet një temë për të cilën do të shfaqim interes të madh dhe që do të na japë kënaqësi. (vullnet dhe të jemi të gatshëm të ndajmë kohë për të shkruar një punim cilësor, për arsye se të pasurit kohë është një nga komponentët kryesor)

Shpesh vetë profesorët ndajnë titujt e punimeve të seminarit, (mund të kërkohet nga profesori një temë për të cilën ekziston interes).

nga niveli i interesit varet edhe sasia e mundit dhe përpjekjes që do të jepet për hartimin e një punimi seminarik.

Page 7: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

se sa literaturë duhet të konsultohet varet prej njohurive të mëparshme. Por, përsëri ka nevojë për përsëritje të teorisë bazë dhe të ndërtohen njohuri të reja. për temë për të cilën nuk dimë shumë këshillohet mentori të na rekomandojë artikujt

apo librat që do të na shërbejnë si hyrje në këtë problematikë. Bashkërisht me pyetjen se “çfarë” duhet lexuar, është po aq e rëndësishme edhe

pyetja “si” duhet lexuar. Ekzistojnë rregulla të përgjithshme për mënyrën e leximit të literaturës akademike: Të shpenzohet kohë: çdo përmbajtje së pari duhet të shqyrtohet mirë. Studim i mirë

do të thotë të investohet kohë që të zotërohet përmbajtja e temës. Nuk është e mundur që për kohë të shkurtër të lexohen disa libra ose artikuj dhe të kemi pasqyrë të qartë për të gjitha pikat e rëndësishme të temës. Natyrisht që të gjithë studentët kanë numër të madh të angazhimeve në universitet, angazhime të cilat reduktojnë mundësinë e leximit të literaturës, por me përqendrim dhe organizim të mirë mund të zvogëlohet koha e nevojshme për tu njohur me çështjet e një teme të veçantë.

Page 8: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Të jesh i hapur ndaj tekstit: në literaturë hasim mendime, argumente dhe përfundime të ndryshme. Është e mirë që të mbahet një pozicion neutral, të paktën deri në kohën kur me të vërtetë jemi njohur me këtë çështje ose deri sa të bëhemi të aftë që të shprehim mendimin ose konkluzion tonë për një temë të caktuar.

Lexim aktiv dhe kritik: qasja aktive do të thotë të jemi në gjendje të njohim vlefshmërinë, besueshmërinë dhe vërtetësinë e argumenteve të parashtruara në tekst. Leximi aktiv gjithashtu supozon edhe kushte përkatëse, për shkak se nuk është e njëjtë të lexohet një tekst në tramvaj apo në tavolinë, për arsye që të fitojmë përqendrim dhe kushte përkatëse për të shkruar shënimet e nevojshme na duhet qetësi dhe atmosferë pune për rreth. Është e dëshirueshme që gjithmonë me një dozë mosbesimi t’i qasemi tekstit (edhe në qoftë se autori është autoritet i madh në atë fushë). Kritika e tillë do të na drejtojë që ne vetë të vijmë deri te argumentet dhe konkluzionet tona, i cili është në të vërtetë qëllimi i vërtetë i çdo teksti akademik.

Page 9: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Është shumë e rëndësishme që pas shqyrtimit të literaturës të jemi në gjendje që mbajmë mend dhe të riprodhojmë të lexuarën.

Shembull për të mbajtur shënime: merret një fletë letre me format A4, pastaj fleta të ndahet me një linjë vertikale në atë mënyrë që në anën e majtë të ngele 2/3 e fletës ndërsa në anën e djathtë pjesa tjetër. Në anën e majtë do të regjistrojmë argumentet më të rëndësishme dhe gjithë atë që ne mendojmë se duhet të regjistrohet, ndërsa në anën e djathtë (ana më e vogël) do të na shërbej për t’i regjistruar vërejtjet, mendimet, shqetësimet, pyetje, shtesa tona... Me fjalë të tjera, çdo gjë që e nënkuptojmë si lexim aktiv dhe kritik. Çdo artikull apo kapitull libri duhet të regjistrohet në një fletë të re. Rezultat përfundimtar do të jetë shënime të qarta dhe me cilësi dhe vrojtime brenda tekstit të lexuar.

Page 10: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Projektimi i punimit nënkupton zhvillimin e përmbajtjes së punimit.

Gjatë leximit të literaturës fillojmë të hartojmë konceptin e punës. Në këto momente fillon të hartohet i a.q. plani i punës. (skeleti i punës që përbëhet nga përmbajtja e përgjithshme e tekstit, i ndarë në disa tërësi logjike). Skeleti ka të bëjë vetëm me pjesën qendrore të tekstit.

Funksioni më i rëndësishëm i planit të punës është lehtësimi i fillimit të shkrimit të tekstit të plotë. (punimi ndërtohet mbi shënimet e planit të punës).

Page 11: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Plani i punës shërben: a) si një udhërrëfyes se si duhet të duket punimi i jonë, b ) si bazë për të filluar shkrimin e punimit.

Me lexim dhe përpunim literature fitohen më shumë informacione dhe ide. Prandaj, të gjitha idetë, gjetjet dhe mendimet të shkruhen. (pa marrë parasysh se është e palogjikshme si ide, e pavlefshme ose e rreme, duhet të vihet në letër). Pasi të kemi përfunduar, gjithçka që është shkruar të filtrohet dhe të mbahen vetëm idetë më të pjekura dhe më të mirë.

Page 12: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Përmbajtja, në formë të cilën e ndjekin shumica e teksteve akademike, që është si në vijim:

Hyrje

Pjesë qendrore (analizë, argumentim)

Ankesat

Përfundim

Hyrja: paraqet pjesën e parë në cilën shpjegohen lënda, objektivat dhe metodat e punës. Hyrja nuk duhet të jetë e gjatë, por sa më e shkurtë dhe më përmbledhëse. (siç thotë edhe vetë fjala të “hyjmë” në përmbajtjen e punimit). Prandaj, hyrja patjetër (në mënyrë eksplicite) duhet të formuloj tezën kryesore, dhe gjithashtu mund të shtohet dhe sfondi (prapaskena) e tij: kuptimi i tezës dhe pse është e rëndësishme, implikimet e saj, kush e ka përfaqësuar deri tani këtë tezë, kush e ka përfaqësuar tezën kundërthënëse.

Të shpjegohen metodat e punës, respektivisht, me çfarë jemi shërbyer gjatë hulumtimit (të dhëna statistikore ose anketa), ose thjesht të shpjegojmë se çfarë mjetesh të mendimit kemi zgjedhur që të na çojë deri te në rezultatet (njohuritë) përfundimtare, si p.sh. metoda induktive - përmes shembujve (rasteve) të caktuara vijmë në konkluzionin e përgjithshëm (gjetjet).

Page 13: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Pjesa qendrore e punimit është pjesa më e gjatë dhe më e rëndësishme e gjithë punimit.

Atë e përbën përpunimi (elaborimi, shtjellimi) i çështjes (problematikës) në të cilën ishim “futur” në pjesën fillestare, d.m.th. në Hyrje.

Është veçanërisht e rëndësishme që të paraqiten qëndrimet e sakta të autorit për këtë çështje. Për më tepër, argumentimi si kontribut i jonë personal duhet zakonisht të vijoj pasi që të kemi analizuar tërësisht tezat e autorëve të tjerë.

Page 14: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Përfundimi: pjesa e fundit e çdo punimi, i ngjashëm me pjesën fillestare, hyrjen. Përfundimi përsëri duhet të përmbajë formulimin e tezës kryesore. Është e dëshirueshme që po ashtu të theksohet rëndësia e tezës kryesore, të përmbaj përmbledhjen e punimit, bile, edhe të theksoj pyetjet e lëna të hapura.

Qëllimi i përfundimit është që të përmbledh atë që është trajtuar dhe deri te e cila është arritur si përfundim, duke i dhënë komentet e fundit. Në përfundim, nuk është e dëshirueshme që të paraqiten argumente të reja, për shkak se vetëm do të nxisë mos besueshmëri dhe paqartësi e të gjithë punimit.

Page 15: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

KOLEGJI ISPE FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Tema:

Mentori: Studenti: ___________ ___________

Prishtinë, 2013

1. Format A4, 2. Punim i printuar, 3. Kërkesat e tjera në varësi prej Rregullores së institucionit.

Page 16: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

PËRMBAJTJA 1. HYRJE ..........................................................2 2. PJESA QENDRORE................................... 3

1. NËNPJESA QENDRORE.................... 4 2. NËNPJESA QENDRORE .....................5 3. NËNPJESA QENDRORE .....................8

3. PËRFUNDIM ..............................................10 LITERATURA ............................................12 SHTOJCA.................................................. 13

Page 17: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Për punë akademike me cilësi të lartë, e plotë, e besueshme, profesionale/shkencore gjatë hartimit të punimit tu kushtohet vëmendje karakteristikave në vijim:. Qartësia: virtyti themelor i çdo aktiviteti të shkruar, veçanërisht e shkrimit

akademik, sepse pa të mbetemi pa funksionin bazë të çdo punimi - përshkrim i rrugës që çon në njohuri të reja apo hedhjen dritë mbi një temë të re. Që të arrihet qartësia: kushti themelore është përdorimi i gjuhës standarde/gjuhës letrare, është e dëshirueshme që të shmanget terminologjia tepërt profesionale.

Saktësia: tipar jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili bazohet në këtë të fundit (qartësinë). Prandaj, saktësia, në fakt është një aspekt i veçantë i qartësisë së tekstit. Me fjalë të tjera, me saktësi nënkuptojmë mënyrën se si përdoret një fjalë e zgjedhur ose term (nocion) në tekst.

Page 18: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Shkurtësia: Me këtë nënkuptojmë aftësinë që mendimi apo informacioni të përcillet në formë sa më të shkurtër të jetë e mundur ose në mënyrën sa më ekonomike në formën e saj të plotë. Arsyet për këtë janë që të arrihet qartësi, saktësi dhe lehtësim për lexuesin gjatë “rrugëtimit” në tekstin tonë. Ngjeshja (koncize) mund të arrihet duke shmangur fjalitë e panevojshme të gjata, ose heqjen e fjalëve të panevojshme.

Logjikshmëria: paraqet lidhshmërinë e menduar të nocioneve në fjali, ndërmjet fjalive dhe paragrafëve. Për realizimin e logjikshmërisë, mendimet duhet të shfaqen një nga një ose si një tërësi e mendimeve pas një tjetër tërësie. Për të arritur këtë, duhet të shfrytëzojmë të a.q. fjalë udhëzuese, siç janë: në fillim (fillimisht), pastaj (më pas), në fund ...

Strukturimi i tekstit: Me strukturim nënkuptojmë lidhjen e njësive më të mëdha brenda tekstit. Kjo arrihet me ndarjen në paragrafë. Pas kësaj ndarjeje, të gjithë paragrafët i ndajmë në tërësi në kapituj (propozohen shenja të titujve dhe nëntitujve, si

1,2,3 ... a, b, c ...). Për të qenë sa më të qartë është e dëshirueshme që të theksojmë atë që do të bëjmë në një tërësi të caktuar dhe të vendosim fjalët udhëzuese.

Page 19: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

korrigjimi i gabimeve gramatikore dhe fjalive të paqarta, paragrafët ... Korrigjimin e gabimeve gramatikore mund të bëhet me përfshirjen e të a. q. Opsione për kontroll të drejtshkrimit në programet për shkrim (Microsoft word).

gabime drejtshkrimore ose sintaksore, dhe mënyra më e mirë për një ri – korrigjim të sigurt është që të shtypet një “kopje” e punimit në letër dhe kontrolloni atë përsëri, (punimi në letër është gjithmonë më mirë të lexohet se në monitor).

paqartësitë në punim: Autorit të punimit shumica e pohimeve të shkruara dhe të paraqitura janë të kuptueshme, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se edhe për lexuesin të këto pohime (pretendime) do t’i jenë të qarta. Shpesh ndodh që disa pjesë të tekstit janë me të vërtetë e pakuptueshme dhe e palogjikshme, ndërsa, vetë autori nuk mund ta vërej këtë.

Rekomandim: për të përmirësuar këto gabime, është mirë që punimi tu jepet kolegëve, miqve apo të afërmve tanë që ta lexojnë dhe t’i kushtojnë vëmendje asaj nëse jemi shprehur qartë dhe në mënyrë logjike. Vlerësim i tillë objektiv për korrektësinë e deklaratave dhe fjalive ndihmon që të kapërcehen vështirësitë e fundit në hartimin e punimit.

Më në fund, punimi i dorëzohet mentorit, me të cilët nëpër të gjitha fazat e krijimit të punimit jemi konsultuar dhe prej të cilit kemi pranuar sugjerime dhe kritika qëllim-mira.

Page 20: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Citimi sipas kësaj metode: fusnotat në fund të faqes dhe literatura e shfrytëzuar në fund të shkrimit.

Literatura duhet cituar sipas kësaj renditje: Emri i autorit, inicialet e emrit të dytë (nëse ka) dhe mbiemri, i ndjekur nga një presje. Titulli i librit, i nënvizuar dhe i shkruar me fontin Times New Roman –Italic, (artikujt me

fontin Italic). Vendi dhe data e botimit, i ndarë nga një presje dhe i mbyllur në kllapa, më pas i

ndjekur nga një presje. Numri i vëllimit, me numra të mëdhenj romakë dhe i ndjekur nga një presje. Numrat e faqeve, të ndjekur me nga një pikë. Secili shkrim duhet të përmbajë 6- 10 faqe ( formati A4 ) - në vëllimin e faqeve

llogariten Hyrja, Pjesa kryesore e punimit, dhe Përfundimi, nuk llogariten përmbajtja, literatura e shfrytëzuar dhe shtojca.

Punimi duhet të të jetë i shkruara me: Times New Roman, madhësia e fontit: 12; 1,5 Line Spacing; formati A4.

Titulli i shkrimit duhet të jetë i shkruar: fonti Times New Roman, madhësia e fontit 16, bold, dhe me shkronja të mëdha.

Nëntitujt: Fonti Times New Roman, madhësia e fontit 14, bold-italic

Page 21: Si të Hartohet Punimi Seminarik,

Gjatë shkrimit të punimit është me rëndësi të dihen rregullat: Fjalët ndërmjet vete duhet të kenë vetëm nga një ndarje (SPACE). Pas çdo shenje të pikësimit duhet të ketë një ndarje, siç janë pika, presja,

pikëpyetja, dy pikat, kllapat, thonjëzat etj. Të gjitha shenjat, si thonjëzat, që duhet të hapen dhe të mbyllen, shkojnë,

bashkë me germën, pra nuk ka ndarje. Tri pikat shkruhen në fund të fjalës, pra një hapësirë (SPACE) para fjalës që

vjen. Viza e shkurtër shkruhet bashkë me fjalët që i lidh (p.sh.: njëri-tjetrin). Viza e gjatë shkruhet ndaras nga fjalët që i lidh (p.sh.: Shqipëria – shtet i

pavarur).