Shkurorzmi Divorci

13

Transcript of Shkurorzmi Divorci

Page 1: Shkurorzmi Divorci
Page 2: Shkurorzmi Divorci

Shpesh herë, gjatë debateve dhe diskutimeve, si nga ana e perëndimorëve ashtu dhe nga disa muslimanë, shtrohet pyetja: Përse islami ia ka dhënë të drejtën e divorcit vetëm burrit? A nuk do të ishte më mirë që kjo e drejtë t'i përkasë edhe gruas? Ose përse të mos jetë me marrëveshjen e të dyve dhe vendimi përfundimtar t'i lihet gjykatës?

Duket qartë që në këtë rast, kemi të bëjmë me një çështje ligjore. Fillimisht, duhet të bëjmë dallim mes madhështisë së sistemit ligjor dhe keqpërdorimit të tij.

Ajo që i ka bërë shumë persona t'a kritikojnë sistemin ligjor islam në këtë çështje, është se kanë parë disa praktika të gabuara të muslimanëve

Disa muslimanë, e kanë keqpërdorur divorcin, i cili është mjet kurues në disa raste. Kushdo që studion çështje të divorcit në gjykata, do të gjejë shumë padrejtësi të burrave ndaj grave.

Përse një situatë e tillë? Mos e ka fajin sistemi ligjor islam? Apo fajin e kanë zakonet dhe traditat e gabuara?

Page 3: Shkurorzmi Divorci

Divorci në islamQë një çift të divorcohen, kjo ose bëhet me pëlqimin dhe

vullnetin e të dyve, ose me vullnetin e njërës palë. Në rastin e parë, kur bëhet me vullnetin e të dyve, nuk përbën asnjë problem.

Problemi, konsiston në rastin e dytë dhe sidomos kur ndodh vetëm me dëshirën dhe vullnetin e burrit. Sipas tyre, gruaja jeton nën trysninë e burrit, kur dëshiron ai e divorcon dhe kur dëshiron e mban. Sa herë që ndodh një problem qoftë dhe i vogël, burri e kërcënon me divorc.

Padyshim që një shqetësim i tillë është i drejtë. Por, a është i tillë legjislacioni islam, në këtë çështje? Padyshim që një çështje e tillë, nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me islamin. Sistemi ligjor islam, ashtu siç ia ka dhënë të drejtën e kërkimit të divorcit burrit, ia ka dhënë edhe gruas.

Në islam, divorci ndodh në tre forma: E para, kur të dy bashkëshortët janë dakort që të divorcohen. Forma e dytë kur divorcin e kërkon burri dhe forma e tretë kur divorcin e kërkon gruaja.

Page 4: Shkurorzmi Divorci

Në momentin kur islami ia njeh burrit të drejtën për të kërkuar divorcin, e obligon me disa përgjegjësi kundrejt të shoqes. Ai duhet t'i garantojë kushtet e jetesës gjatë periudhës së pritjes, deri në divorcin përfundimtar. Nëse kanë fëmijë, duhet të përballojë shpenzimet e tyre. Nëse jetojnë në një vend ku zakonisht marrin shërbëtorë, duhet të përbëllojë dhe këtë. Duhet t'i sigurojë shpenzimet e banesës, arsimit të fëmijëve etj...

Duke menduar mbi gjithë këto shpenzime dhe obligime, burri e peshon mirë çështjen e divorcit.

Kështu, duke ia dhënë këtë të drejtë burrit, islami e obligon atë me disa përgjegjësi. Këto përgjegjësi, e bëjnë një burrë të mendohet një mijë herë, para se të ndërmarrë hapin e divorcit. Veç kësaj, nëse divorci është i padrejtë, gjykata islame e studion çështjen me imtësi, duke studiuar mundësitë e kompensimit. Ajo kompensohet financiarisht ashtu dhe moralisht. Të gjitha këto, janë paraparë në Sheriatin islam. Për të garantuar të drejtat e secilit, islami ka vendosur ligje dhe norma tepër të detajuara.

Page 5: Shkurorzmi Divorci

Siç thamë dhe më lart, ashtu siç ka të drejtë divorci burri, edhe gruaja e gëzon këtë të drejtë. Këtë të drejtë, ajo e gëzon në rast kur dëmtohet dhe vuan nga martesa. Ashtu siç ka të drejtë të divorcohet, në këmbim të heqjes dorë nga disa të drejta të saj.

Gruaja mund të kërkojë divorcin nëse i shoqi e rreh, konsumon alkol, është dorështrënguar, e braktis atë dhe fëmijët për muaj të tërë etj...

Në një nga gjykatat e Egjyptit, një grua kishte ngritur padi ndaj të shoqit, vetëm sepse ai qëndronte gjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk fliste. Ai fliste me të gjithë shokët dhe të afërmit, por kur hynte në shtëpi, sikur i mbyllej goja. Ajo e kishte duruar për dy vite rrjesht këtë situatë. Në këtë rast, dëmi është moral dhe ajo kishte ngritur padi kundër të shoqit në gjykatë.

Page 6: Shkurorzmi Divorci

Gjykatësit e kishin studiuar këtë rast dhe në fund i kishin dhënë të drejtë kësaj gruaje të divorcohej nga i shoqi, për shkak të dëmit që i shkaktohet. I shoqi e kishte çuar çështjen në gjykatën e apelit. Në fund, gjykata e kasacionit i kishte dhënë të drejtë gruas dhe e kishte mbyllur çështjen.

A keni dëgjuar ndonjëherë një çështje të tillë në gjykatat perëndimore? A keni dëgjuar që një grua të padisë të shoqin sepse ai nuk i flet dhe gjykata t'i japë të drejtë?

Imam Malik thotë:"Nëse burri është i angazhuar larg shtëpisë dhe gruaja nuk ka dikë që t'a ngushëllojë, burri është i detyruar t'i sigurojë dikë që të qëndrojë me të shoqen dhe të bisedojë me të."

Po në medh-hebin e imam Malikut, thuhet se:"Nëse gruaja është mësuar të hajë pjepër në shtëpinë e babait dhe më pas martohet, burri obligohet që t'i sigurojë pjepër edhe në shtëpinë e tij."

Page 7: Shkurorzmi Divorci

Prandaj, nëse kritikohet islami për çështjen e divorcit, në fakt kritikohen praktikat e gabuara dhe zakonet që janë përhapur në vendet tona lidhur me këtë çështje, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me islamin. Gjë tjetër është të gjykosh ligjet dhe dispozitat islame dhe tjetër është të gjykosh aktualitetin e muslimanëve, të cilët përjetojnë një periudhë injorance mbi kulturën dhe fenë e tyre.

Kështu, të gjithë akuzat se islami i ka bërë padrejtësi gruas dhe ia jep të drejtën e divorcit vetëm burrit, janë të pabaza.

Islami ia jep të drejtën e divorcit gruas, edhe për çështje ndjenjash dhe shijesh. Nëse një grua është martuar me dikë dhe pas njëfarë kohe nuk ndjen dashuri për të shoqin, islami nuk e detyron të vazhdojë me këtë burrë. Ajo ka të drejtë të kërkojë divorcin.

Page 8: Shkurorzmi Divorci

Diçka e tillë ka ndodhur në kohën e Profetit a.s. Një grua, vajti dhe i tha:"O i dërguar i Allahut! Unë nuk e dua, madje e urrej bashkëshortin tim."

Profeti a.s u përpoq disa herë që t'i normalizojë marrëdhëniet mes tyre, por ajo refuzonte që kjo martesë të vazhdojë. Në fund, Profeti a.s thirri të shoqin e saj dhe i tregoi gjithçka. I shoqi i tha se e donte dhe se nuk dëshironte të divorcohej. Duke parë refuzimin e të shoqes, Profeti a.s e pyeti:"A ke në pronësi diçka me të cilën duhet t'a dëmshpërblesh bashkëshortin tënd?"

Gruaja i tha:"Po. Kam një fermë, të cilën ia jap si dëmshpërblim."

Burri e pranoi dhe kështu ajo arriti të divorcohej.

Page 9: Shkurorzmi Divorci

Një veçori e dallueshme e islamit është përmbajtja e rrugës së mesme. Shumë fe dhe sekte, e kanë të ndaluar divorcin për ithtarët e tyre. Ndërkohë që në disa shoqëri të tjera, ka filluar të harrohet institucioni i martesës dhe familjes.

Kurse islami i ka ofruar njerëzimit një sistem shoqëror perfekt dhe të përshtatshëm për natyrën njerëzore. Ai i ka dhënë njeriut të drejtën e martesës, ashtu siç i ka dhënë të drejtën për t'u divorcuar nëse kjo martesë nuk funksionon.

Page 10: Shkurorzmi Divorci

Llojet e divorcitMe qëllim që divorci të mos jetë diçka e lehtë, islami

ka vendosur disa proçese derisa të arrihet në divorcin e plotë mes një çifti. Kështu, fillimisht ndodh divorci i parë, ku burri i thotë gruas që je e divorcuar. Herën e dytë është për t'a vërtetuar seriozitetin e kësaj çështje dhe herën e tretë çifti ndahet përfundimisht.

Islami ka vendosur një ligj të papërsëritshëm dhe që nuk gjendet në asnjë kod dhe kushtetutë njerëzore. Ky ligj ka të bëjë me rikthimin e dy të divorcuarve, në ombrellën martesore sërish. Nëse një burrë e ka divorcuar të shoqen dhe pas njëfarë kohe, kërkon të martohet me të sërish, i jepet kjo mundësi. Kjo është një ndër veçoritë e fesë islame.

Page 11: Shkurorzmi Divorci

Në një studim që kam në dorë, flitet për anën e djathtë të trurit dhe atë të majtë, si tek burri dhe tek gruaja. Sot është zbuluar shkencërisht se gruaja ka aftësi që t'i përdorë të dy anët e trurit. Ndërkohë që burri përdor më shumë anën e majtë të trurit. Shkencëtarët zbuluan se ana e majtë e trurit, ofron shërbime aktuale dhe llogjike. Ndërkohë që ana djathtë ofron shërbime imagjinare, aty burojnë ndjenjat e dashurisë, gjenialitetit, fantazisë etj...

Kështu, duke qenë se burri përdor më shumë anën e majtë, do të thotë se burrat zakonisht bazohen në aktualitet dhe llogjikë. Ndërkohë, gratë karakterizohen nga ndjenja më të bollshme dhe fantazi. Sot njeriu mund të arrijë t'i përdorë të dy anët ose njërë më shumë se tjetra, duke u ushtruar. Por ne po flasim në përgjithësi.

Page 12: Shkurorzmi Divorci

Duke ia lënë divorcin burrit, islami ka respektuar dallimet Duke ia lënë divorcin burrit, islami ka respektuar dallimet fiziologjike të secilit. fiziologjike të secilit.

Sot flitet dhe dëgjojmë shumë mrekulli shkencore të Sot flitet dhe dëgjojmë shumë mrekulli shkencore të përmendura në Kuran dhe që janë zbuluar vetëm vitet e përmendura në Kuran dhe që janë zbuluar vetëm vitet e fundit. Këtyre mrekullive u shtohen edhe mrekulli sociale, të fundit. Këtyre mrekullive u shtohen edhe mrekulli sociale, të cilat gjenden me shumicë në sistemin islam. cilat gjenden me shumicë në sistemin islam.

Edhe pas divorcit, si burri ashtu dhe gruaja nuk i humbasin të Edhe pas divorcit, si burri ashtu dhe gruaja nuk i humbasin të gjithë pasuritë. Në disa shtete perëndimore, gruas së gjithë pasuritë. Në disa shtete perëndimore, gruas së divorcuar i jepet 50 % e pasurisë së burrit. divorcuar i jepet 50 % e pasurisë së burrit.

Një herë ndodhesha në Amerikë për specializim. Në një Një herë ndodhesha në Amerikë për specializim. Në një vendim divorci përfundimtar, burri vërtetoi me anë të vendim divorci përfundimtar, burri vërtetoi me anë të dokumentave se posedonte vetëm një dollar. Kjo, ndërkohë dokumentave se posedonte vetëm një dollar. Kjo, ndërkohë që ai kishte miliona. Kështu, gjykatësi vendosi që ky dollar që ai kishte miliona. Kështu, gjykatësi vendosi që ky dollar të ndahej përgjysmë mes burrit dhe gruas. Të gjithë të ndahej përgjysmë mes burrit dhe gruas. Të gjithë pasuritë, ai i kishte kaluar në emrin e dikujt tjetër. Me të pasuritë, ai i kishte kaluar në emrin e dikujt tjetër. Me të përfunduar proçedurat e divorcit, ai vajti dhe i riktheu të përfunduar proçedurat e divorcit, ai vajti dhe i riktheu të gjithë pronat sërish në emër të tij. gjithë pronat sërish në emër të tij.

Page 13: Shkurorzmi Divorci

Në islam, nuk kemi përse të përdorim hile Në islam, nuk kemi përse të përdorim hile dhe marifete të tilla. Sistemi islam i dhe marifete të tilla. Sistemi islam i divorcit është shumë i qartë dhe nuk lë divorcit është shumë i qartë dhe nuk lë shteg për gjëra të ngjashme. shteg për gjëra të ngjashme.

Kushdo që ka keqkuptime rreth divorcit në Kushdo që ka keqkuptime rreth divorcit në islam apo rreth çfarëdo çështjeje tjetër, i islam apo rreth çfarëdo çështjeje tjetër, i takon të lexojë më shumë dhe të zgjerojë takon të lexojë më shumë dhe të zgjerojë informacionin. Në fund, nuk do i mbetet informacionin. Në fund, nuk do i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë se drejtësia gjë tjetër veçse të pranojë se drejtësia islame qëndron mbi çdo drejtësi tjetër.islame qëndron mbi çdo drejtësi tjetër.